Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha |Foto: LSAShqipëria reagoi me shqetësim ndaj deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, mbi mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër dhe përfshirjen e ekspertëve dhe institucioneve serbe në shqyrtimin e një projekti të tillë. Në një deklaratë në platformën ‘X’, ministri i Punëve të Jashtme, Ferit Hoxha, tha se ndërhyrja nuk mund të konsiderohet […]The post Shqipëria paralajmëron Serbinë kundër ndryshimit të rrjedhës së Ibrit appeared first on Reporter.al.
Avokati Gentian SerjaniNë një letër dërguar qeverisë shqiptare, kryetari i Këshillit të Dhomave të Avokatisë dhe Shoqatave të Juristëve të Evropës (CCBE), i cili përfaqëson organizata të 46 vendeve, shpreh shqetësimin e tij lidhur me kërcënimet publike për ndjekje penale dhe procedim disiplinor ndaj avokatit Gentian Sejrani, në lidhje me ushtrimin e detyrave të tij profesionale në […]The post Avokatët europianë kritikojnë kërcënimet me ndjekje penale ndaj Gentian Sejranit appeared first on Reporter.al.
Nxënës të Shkollës së Mesme Profesionale të Mbrëmjes në Evosmos të Selanikut gjetën të afërmit e Vangelis Kerasiotis (në foto), i cili u mbajt në një kamp pune të detyruar në Gjermani në vitin 1944. Foto: Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë.Në fillim, nxënësit e Anna Politou-s e panë detyrën si një “gjëegjezë” – të gjurmonin pasardhësit e Dimitrios Vafeiadis dhe t’u kthenin atyre orën e xhepit, portofolin dhe unazën që nazistët ia kishin marrë në një kamp pune të detyruar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ora ishte ndër sendet personale të 10 të burgosurve grekë […]The post Në kërkim të gjurmëve të Luftës II Botërore, të rinjtë grekë ndihmojnë në “shërimin e një plage” appeared first on Reporter.al.
Një dyqan bastesh sportive në rrugën Myslym Shyri në Tiranë duke hequr tabelën më 29 dhjetor 2018. Shqipëria vendosi mbylljen e lojërave të fatit dhe basteve sportive në tetor 2018. Foto: Arben Celi/LSAKur qeveria shqiptare finalizoi ndalimin e lojërave të fatit në vitin 2019, narrativa zyrtare premtoi shkuljen me rrënjë të një plage sociale që kishte mbushur çdo cep rruge në Shqipëri. Në ato kohë nuk kishte lagje pa dy-tre pika bastesh, një pjesë e të cilave në afërsi të shkollave apo mjediseve të frekuentuara nga të […]The post Basti i ri i qeverisë me legalizimin e llotove sportive online appeared first on Reporter.al.
Artizani Met Lila humbi vajzën e tij 16- vjeçare gjatë eksodit me anijen "Vlora" në gusht 1991. Foto: Gëzim Kabashi. Met Lila, 76 vjeç, u bë pjesë e një inskenimi në kujtim të eksodit të tejzgjatur nga deti të mijëra shqiptarëve në kapërcyellin e dy shekujve. Në një qoshe të shëtitores, usta Meti riparon pa e ngritur kokën maketet e anijeve prej druri, bashkë me artistë profesionistë dhe amatorë. Tridhjetëepesë vjet më parë, Lila humbi […]The post Një ‘hartë memece për të mbyturit” dhe harresën e eksodit shqiptar appeared first on Reporter.al.
Protesta përpara Këshillit të Ministrave | Foto: LSAMë shumë se tre dekada pas përmbysjes së regjimit komunist, Shqipëria vazhdon të jetë pjesë e debatit ndërkombëtar mbi cilësinë e demokracisë dhe nivelin e konsolidimit institucional. Kalimi nga njëri prej regjimeve më të izoluara dhe represive komuniste në Evropë drejt një sistemi pluralist politik përbën një nga ndryshimet më të rëndësishme historike të vendit. […]The post Tranzicioni demokratik i Shqipërisë dhe fenomenet e reja autoritare appeared first on Reporter.al.
Një protestuese me pankartë kundër projektit në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë. | Foto: Nensi Bogdani
Një grup nismëtar prej 12 përfaqësuesish të shoqërisë civile dorëzuan të enjten një kërkesë zyrtare pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, KQZ, për të nisur procedurat për mbajtjen e një referendumi që synon shfuqizimin e ligjit kontrovers “21/2024”, që lejon ndërtimin e resorteve brenda Zonave të Mbrojtura. Kërkesa i drejtohet Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, […]The post Nismë për referendum, kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura appeared first on Reporter.al.
Çekiçi i gjyqtarit. Foto ilustruese nga Daniel B, Pixabay. Gjykata e Dhomës Penale në Tiranë caktoi të premten masën e sigurisë “arrest në burg” për aktivisten politike 32-vjeçare, Julide Yazici. Ajo u arrestua më 4 gusht 2026 në Rinas, ndërsa udhëtonte nga Franca për në Shqipëri, pasi rezultoi se ishte në kërkim nga Interpol Ankaraja për qëllime ekstradimi. Gjyqtari Kujtim Vraniçi pranoi kërkesën e […]The post Gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke, pavarësisht azilit politik nga Franca appeared first on Reporter.al.
Migrantë duke kaluar nga Maroku drejt enklavës spanjolle të Ceutës, më 30 korrik 2026.Javët që lidhin korrikun me gushtin janë zakonisht një periudhë kur ndërtesat e BE-së rreth Shumanit në Bruksel bien në qetësi dhe bisedat në grup të korrespondentëve heshtin pothuajse krejtësisht. Por këtë vit, java e fundit e korrikut vetëm e qetë që nuk ishte. Ndërsa zëdhënësit e BE-së aktivizonin mesazhet automatike të mungesës nga zyra […]The post Letër nga Brukseli: Episodi në Ceuta trazoi verën e BE-së appeared first on Reporter.al.
Ilustrim grafik nga Jurgena Tahiri/ BIRN. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi të mërkurën se ka nisur zyrtarisht procedurën për zgjidhjen e kontratës së koncesionit për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, duke i hapur rrugë një përballjeje në arbitrazh ndërkombëtar me kompaninë private. Ky vendim vjen pas një konflikti të ashpër gjyqësor dhe bllokimesh fizike në kantier mes dy ortakëve, “Mabco Construction” […]The post Dështimi i paralajmëruar i aeroportit të Vlorës rrezikon qindra milionë euro në arbitrazh appeared first on Reporter.al.
Milan Radoiçiq. Foto kortezi e N1.Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi të enjten se ka ngritur aktakuzë ndaj 20 personave, të cilët dyshohen për kryerjen e krimeve të luftës kundër popullsisë civile në qytetin perëndimor të Gjakovës gjatë vitit 1999. BIRN ka mësuar se ndër të dyshuarit është edhe Milan Radoiçiq, biznesmen dhe politikan i njohur serb nga Kosova. Prokuroria bëri […]The post Biznesmeni dhe politikani serb i Kosovës, Milan Radoiçiq, akuzohet për krime lufte appeared first on Reporter.al.
Sali dhe Ganimete Morina. Foto: BIRN“Në fund të marsit, forcat serbe po i rrethonin fshatrat,” kujton Sali Morina për Kosovën e vitit 1999. “Unë i mora në krahë të dy djemtë tanë dhe nënën time deri te makina, ndërsa gruaja ime mbajti Ganimeten (vajzën e tyre), sepse ishte më e lehtë për ta mbajtur.” Familja Morina, nga fshati Samadrexhë në […]The post “Prindërit na mbajtën në krahë për të na shpëtuar”: Fëmijët me aftësi të kufizuara kujtojnë eksodin e vitit 1999 appeared first on Reporter.al.
Magyar Péter dhe Orbán Viktor. Foto e krijuar me IA.Humbja e thellë e qeverisë së Viktor Orbanit në zgjedhjet e prillit tregoi qartë se dominimi i saj pothuajse i plotë mbi peizazhin mediatik të Hungarisë nuk mjaftoi këtë herë për të siguruar fitoren. Që atëherë, të dhënat e reja kanë treguar se sa joefektive ishte në të vërtetë fushata zgjedhore e partisë Fidesz, e […]The post Kur propaganda kthehet në boomerang: Mësimet nga disfata zgjedhore e Orban-it në Hungari appeared first on Reporter.al.
Kryeministri Edi Rama gjatë inaugurimit të qendrës së kontrollit të projektit Smart City. Foto: Ministria e Brendshme. Pas mbylljes antikushtetuese të TikTok, kryeministri Edi Rama e shfrytëzoi sërish vrasjen tragjike të 14-vjeçarit Martin Cani, këtë herë për të reklamuar projektin e kushtueshëm “Smart City” si një zgjidhje të artë për dhunën në shkolla. Gjatë inaugurimit të një qendre komande më 16 korrik, Rama tha se nuk e kishte harruar fëmijën e vrarë, […]The post “Smart City” premton siguri në shkolla, por kush e garanton sigurinë nga kamerat? appeared first on Reporter.al.
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Foto: LSA. Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, GJKKO, miratoi më 17 korrik një rregullore të re që përcakton udhëzime për sigurinë dhe sjelljen në ambientet e saj. Ky vendim, i shoqëruar nga një komentar voluminoz prej 532 faqesh, prek njëherazi aksesin e mediave dhe gazetarëve në gjykatë. Në një hapësirë të veçantë dedikuar […]The post ‘Bunkerizim i gjykatës’: Rregullorja e re e GJKKO cenon aksesin e gazetarëve appeared first on Reporter.al.
Mbeturina të hedhura pranë plazhit në zonën bregdetare të Golemit, pranë Durrësit. Foto: BIRN/Fjori Sinoruka.Violeta nuk u habit aspak nga mbeturinat që po i prishnin pushimet verore. “Është e tmerrshme, apo jo?” tha 24-vjeçarja, duke iu referuar mbeturinave dhe inerteve të shpërndara përgjatë vijës bregdetare në Plazhin e Golemit, në jug të qytetit portual të Durrësit. Golemi është një nga destinacionet më të përballueshme për pushime në Shqipëri, vetëm […]The post Ndotja kërcënon ambicien e Shqipërisë për t’u kthyer në një destinacion turistik në Adriatik appeared first on Reporter.al.
Hyrja e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK. | Foto: LSAProkuroria e Posaçme, SPAK, e ka cilësuar si një manovër procedurale kallëzimin penal për “shpifje” të ngritur në Verona të Italisë ndaj prokurorit Altin Dumani nga familja Çela, i cili u publikua së fundmi në disa media në vend. Përmes një reagimi zyrtar të martën, SPAK la të kuptohej se Dumani po paditet në shtetin […]The post SPAK thotë se padia ne Itali ndaj Dumanit është manovër procedurale appeared first on Reporter.al.
Ilustrimi: Igor Vujcic/BIRN.Për vite me radhë, Aleksandar Dinic mbajti një plumb si kujtim nga lufta në Ukrainë. Policia e gjeti atë mes sendeve të tij personale në janar, kur arrestoi shtetasin serb 35-vjeçar nën dyshimin për vrasje. Viktima e tij e dyshuar, një burrë 43-vjeçar, u vra me armë zjarri më 16 janar në rrëzë të malit […]The post Nga mercenar në Ukrainë te vrasës me pagesë për klanet kriminale appeared first on Reporter.al.
Selia qendrore e Bankës së Shqipërisë | Foto: BIRN/Nensi BogdaniPër këtë shkrim u bënë shkas debatet e fundit mbi kursin e këmbimit, propozimet për ndryshime në ligjin “Për Bankën e Shqipërisë” dhe diskutimet mbi integrimin monetar të vendit. Shqipëria paraqet disa veçori në zhvillimin e saj ekonomik, të cilat shpesh janë konsideruar paradoksale. Një nga këto veçori është hyrja e valutës (HV), e cila […]The post Forcimi i lekut – një avantazh që duhet të shfrytëzohet appeared first on Reporter.al.
Gjatë punimeve për ndërtimin e një ure në Pishë-Poro. Foto: PPNEA. Tre muaj pasi makineritë e rënda ndërhynë në zonën e mbrojtur Pishë Poro- Nartë për t’i hapur rrugën një kantieri për ndërtimin e resortit luksoz të lidhur me dhëndrin e presidentit amerikan, Prokuroria e Vlorës njofton se ka nisur hetime për 4 akuza. Në përgjigje të një kërkese për informacion nga BIRN, Prokuroria e Vlorës […]The post Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec appeared first on Reporter.al.