Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 9 February 2026Reporter

Trump ose vetëshkatërrimi i një superfuqie

9 February 2026 at 16:21

Presidenti amerikan Donald Trump duket i vendosur të riformësojë rajonin e Atlantikut të Veriut dhe është i gatshëm të shkatërrojë Perëndimin transatlantik gjatë këtij procesi. Trump dhe këshilltarët e tij duket se besojnë se aleancat si NATO-ja janë një barrë dhe se “Amerika vetëm” do të arrijë madhështinë e vërtetë. Megjithatë, duke shqyrtuar të dhënat […]

The post Trump ose vetëshkatërrimi i një superfuqie appeared first on Reporter.al.

Apeli lë në fuqi dënimin me 1 vit burg të kryebashkiakut të Rrogozhinës

9 February 2026 at 15:01

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të hënën më 9 shkurt lënien në fuqi të vendimit të dënimit me 1 vit burg të kryetarit socialist të Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, i akuzuar për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, si dhe për tre personat e tjerë të pandehur në këtë […]

The post Apeli lë në fuqi dënimin me 1 vit burg të kryebashkiakut të Rrogozhinës appeared first on Reporter.al.

Prokuroria e Hagës kërkon 45 vjet burg për ish-krerët e UÇK-së

9 February 2026 at 13:45

Në ditën e parë të deklaratave përmbyllëse në gjyqin për krime lufte ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe tre të tjerëve, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, të hënën, Zyra e Prokurorit të Specializuar (SPO) kërkoi dënim me 45 vjet burg për secilin nga katër ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). […]

The post Prokuroria e Hagës kërkon 45 vjet burg për ish-krerët e UÇK-së appeared first on Reporter.al.

Kalon për gjykim çështja e Erion Veliajt për korrupsion e pastrim parash

9 February 2026 at 13:17

Gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, Etleva Deda, shpalli të hënën më 9 shkurt vendimin për kalimin për gjykim të çështjes penale për korrupsion e pastrim parash në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, ish-deputetes socialiste Klotilda Bushka dhe 15 personave të tjerë, përfshirë pronarë kompanish […]

The post Kalon për gjykim çështja e Erion Veliajt për korrupsion e pastrim parash appeared first on Reporter.al.

“Ndryshime ligjore”: Rama shpall kabinetin e tij të paprekshëm nga masat e SPAK

9 February 2026 at 13:04

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi të hënën se do të ndërmarrë një ofensivë ligjore për të mbrojtur kabinetin e tij qeveritar dhe poste të tjera kushtetuese ndaj masave të pezullimit nga detyra nga ana e Prokurorisë së Posaçme, SPAK, si kundërpërgjigje ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese që la në fuqi pezullimin nga detyra për numrin 2 […]

The post “Ndryshime ligjore”: Rama shpall kabinetin e tij të paprekshëm nga masat e SPAK appeared first on Reporter.al.

Pse ka rëndësi Groenlanda

9 February 2026 at 12:23

Një çështje dominoi Forumin Ekonomik Botëror të këtij viti në Davos: kërcënimet e presidentit Donald Trump për të marrë kontrollin e Groenlandës nga SHBA-ja. Shpallja e një marrëveshjeje të shkurtër midis presidentit Trump dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ishte një lajm i mirë – edhe nëse rezulton të jetë vetëm një mbulesë […]

The post Pse ka rëndësi Groenlanda appeared first on Reporter.al.

I burgosuri boshnjak në Ukrainë tregon se si iu bashkua luftës së Rusisë

9 February 2026 at 12:20

Për Selver Hrustic, që t’i bashkohej luftës së Rusisë në Ukrainë ai u desh thjesht të mbërrinte në aeroportin Sheremetyevo të Moskës vonë më 4 shtator të vitit të kaluar dhe t’i tregonte policisë për qëllimin e tij. “E dija tashmë se si shkonte procesi”, tha ai. “Atje i thua policisë në aeroport se dëshiron […]

The post I burgosuri boshnjak në Ukrainë tregon se si iu bashkua luftës së Rusisë appeared first on Reporter.al.

Politika e qeverisë me energjinë e pastër u kushton shtrenjtë komuniteteve lokale

9 February 2026 at 07:48

Revolucioni i energjisë diellore mbërriti pa paralajmërim shtatorin e vitit të kaluar në fshatin Boçovë të Fierit – vetëm pak kilometra larg plazhit të Semanit në Adriatik – kur makineritë e rënda nisën të gërmonin përbri arave të mbjella. Në fshat askush nuk e dinte se çfarë po ndodhte, por alarmi u rrit me kalimin […]

The post Politika e qeverisë me energjinë e pastër u kushton shtrenjtë komuniteteve lokale appeared first on Reporter.al.

Yesterday — 8 February 2026Reporter

Tre persona akuzohen për ndikim të paligjshëm në procedurën e transferimit të një të burgosuri

8 February 2026 at 22:14

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, njoftoi të shtunën më 7 shkurt përfundimin e hetimeve ndaj tre personave të akuzuar për ndikim të paligjshëm në procedurën e transferimit të një të dënuari në Turqi, një prej të cilëve oficer i Gardës së Republikës. Po ashtu, çështja penale është dërguar në gjykatë […]

The post Tre persona akuzohen për ndikim të paligjshëm në procedurën e transferimit të një të burgosuri appeared first on Reporter.al.

Analogji e frikshme apo paralajmërim për “fatin” e SPAK-ut?

8 February 2026 at 17:38

Vetëm një javë më parë, Asambleja Kombëtare (Parlamenti) e Serbisë miratoi ndryshimet në ligjet kryesore gjyqësore, të propozuara nga një deputet i Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet (U. Mrdić). Kritikët në Serbi pretendojnë se këto ndryshime, të miratuara shpejt dhe pa konsultime publike, do të kufizojnë pavarësinë e gjykatave dhe prokurorëve; dobësojnë kompetencat e […]

The post Analogji e frikshme apo paralajmërim për “fatin” e SPAK-ut? appeared first on Reporter.al.

Before yesterdayReporter

Si u përcollën protestat në Iran në kanalet e propagandës së regjimit të Ajatollave

7 February 2026 at 15:26

Imazhet e trupave të pajetë, të rreshtuar në trotuare dhe rrugët e Teheranit apo qyteteve të tjera të Iranit, pasi regjimi atje iu kundërvu me forcë protestave që nisën në fund të dhjetorit për shkak të inflacionit të lartë, ishin më shumë se shokuese. Videot që u përcollën me vështirësi, duke tejkaluar bllokadën e internetit […]

The post Si u përcollën protestat në Iran në kanalet e propagandës së regjimit të Ajatollave appeared first on Reporter.al.

Letër nga Londra: Re oguri mbi Keir Starmer

7 February 2026 at 11:52

Shprehja shekspiriane “Beware the Ides of March” është një shprehje e zakonshme këtu, e huazuar nga drama e Shekspirit, Jul Cesari. Kuptimi është i thjeshtë: bëj kujdes! Telashet mund të jenë shumë pranë. Fatkeqësisht, Jul Cezari ynë, Keir Starmer-i, nuk do të ketë nevojë të presë deri në mars për ogurin e keq. Ai ka […]

The post Letër nga Londra: Re oguri mbi Keir Starmer appeared first on Reporter.al.

Saga e ‘seancës paraprake’ për çështjen Veliaj, 4 muaj jashtë afatit

6 February 2026 at 18:43

Seanca paraprake për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, SPAK, për kalimin për gjykim të çështjes penale për korrupsion e pastrim parash në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, ish-deputetes socialiste Klotilda Bushka dhe 15 personave të tjerë, përfshirë pronarë kompanish ndërtimi dhe bashkëpunëtorë të çiftit të parë […]

The post Saga e ‘seancës paraprake’ për çështjen Veliaj, 4 muaj jashtë afatit appeared first on Reporter.al.

Deklarohen fajtorë katër të pandehur për blerjen e votave për zgjedhjen e kreut të Bashkisë Rrogozhinë ne 2023-in

6 February 2026 at 17:39

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi të premten më 6 shkurt deklarimin fajtor të katër të pandehurve për korrupsion aktiv e pasiv në zgjedhje gjatë fushatës së zgjedhjeve vendore të 14 majit 2023 për kreun e Bashkisë së Rrogozhinës. Po ashtu, u deklarua fajtor për moskallëzim krimi ish-kandidati i opozitës për kryetar bashkie […]

The post Deklarohen fajtorë katër të pandehur për blerjen e votave për zgjedhjen e kreut të Bashkisë Rrogozhinë ne 2023-in appeared first on Reporter.al.

Si u përdor “Diella” nga rrjeti rus Pravda për të përhapur dezinformim

6 February 2026 at 17:06

Në fillim të dhjetorit, një media satirike kroate publikoi një tekst humoristik, sipas të cilit ministrja shqiptare ishte arrestuar pasi kishte marrë një ryshfet prej 14 bitcoin-ësh. Satira e qëlluar u bë menjëherë virale, por rrjeti Pravda (e përkthyer në shqip “E Vërteta”) – një mjet i propagandës ruse që përdor përkthimin, postimin dhe shpërndarjen […]

The post Si u përdor “Diella” nga rrjeti rus Pravda për të përhapur dezinformim appeared first on Reporter.al.

Projektligji për donacionet dhe sponsorizimet ‘rrezikon’ privatësinë e dhuruesve për OJF-të

6 February 2026 at 15:31

Më 14 janar, Ministria e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, në bashkëpropozim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, ka hapur procesin e konsultimit publik për projektligjin “Për donacionet dhe sponsorizimet”. Sipas detyrimeve që parashikon ky projektligj, për herë të parë pritet që Shqipëria të ketë një Regjistër Elektronik Kombëtar për Donacionet dhe Sponsorizimet, […]

The post Projektligji për donacionet dhe sponsorizimet ‘rrezikon’ privatësinë e dhuruesve për OJF-të appeared first on Reporter.al.

Kur dezinformimi vret

6 February 2026 at 13:10

Tre persona, përfshirë dy fëmijë, vdiqën nga fruthi në Shtetet e Bashkuara në vitin 2025. Vdekjet e tyre ishin të parandalueshme. Vitin e kaluar u regjistruan 2,267 raste të konfirmuara fruthi – më shumë se 7-fishi i 285 rasteve në 2024, dhe shifra më e lartë në më shumë se 30 vjet. Të gjitha këto […]

The post Kur dezinformimi vret appeared first on Reporter.al.

Një front i bashkuar për të zbutur Trump-in

6 February 2026 at 13:07

Si gjithmonë, fjalimi i presidentit amerikan Donald Trump në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror në Davos muajin e kaluar ishte një përzierje trillimesh, fjalësh pa lidhje dhe gabimesh gjuhësore. Megjithatë, ai përmbante një lajm të mirë: pas javësh kërcënimesh për të marrë Groenlandën, me forcë nëse do të duhej, ai dukej se po tërhiqej. […]

The post Një front i bashkuar për të zbutur Trump-in appeared first on Reporter.al.

Tre mjekë stomatologë dërgohen për gjykim për vrasje nga pakujdesia

6 February 2026 at 12:21

Prokuroria e Tiranës njoftoi të premten më 6 shkurt përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të tre mjekëve stamotologë, Roland Xhaxho, Ina Xhaxho dhe Marta Gina, të akuzuar për vrasjen nga pakujdesia të një fëmije 3 vjeçar, ngjarje e ndodhur tre vjet më parë. Ata akuzohen edhe për veprën penale të mashtrimit, e kryer […]

The post Tre mjekë stomatologë dërgohen për gjykim për vrasje nga pakujdesia appeared first on Reporter.al.

❌
❌