Normal view

Video/ Aksident në hyrje të Vlorës, plagosen dy persona

By: Rovena
5 December 2025 at 12:48

Mesditën e kësaj të premteje ka ndodhur një aksident në hyrje të Vlorës, ku një automjet është përplasur me një tjetër.

Për shkak të përplasjes, drejtuesi i automjetit, por edhe pasagjeri, kanë marrë plagë të lehta dhe janë dërguar në spitalin rajonal të Vlorës për mjekim.

Ndërkohë, policia rrugore ka mbërritur në vendngjarje, duke kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes, si dhe duke hetuar shkaqet e aksidentit, që dyshohet se janë shpejtësia mbi normat e lejuara dhe lagështia në rrugë./abcnews.al

VIDEO/ Humb jetën një grua në Vlorë, u rrëzua në bulevard teksa po ecte

By: Rovena
4 December 2025 at 12:00

Një grua rreth moshës 50 vjeç duke ecur në bulevardin “Ismail Qemali” është rrëzuar përtokë Pas rrëzimit gruaja ka humbur jetën.

Vdekja i ka ardhur pasi ka plasur kokën në një prej bordurave të bulevardit të Vlorës. Trupi i pajete është dërguar në murgun e spitalit rajonal të qytetit. Policia njofton se shkak është bërë era e fortë.

“Vrapojmë për Pavarësinë”/ Në Vlorë zhvillohet edicioni i pestë i gjysmëmaratonës

By: Rovena
30 November 2025 at 12:52

Vrapojmë për Pavarësinë.  Në Vlorë u zhvillua ediconi i pestë i  gjysmë maratonës, një garë ku morën pjesë  400 vrapues shqiptar dhe të huaj.

Gara zhvillohet u zhvillua ne tre etapa, 5, 10 dhe 21 km  dhe u  shtri në të gjitha rrugët e qytetit.

Fitues i 21 km është shpallur ukrainasi Bogdan Simonoviç.

Të tjerë vrapues shprehën kënaqësinë për pjesëmarrjen.

Në fund të nëntorit   zhvillimi i gjysmë maratonës është kthyer në traditë në Vlorë, pjesë e kalendarit festiv./abcnews.al

Vlorë/ Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e nënës së Gentjan Zotos, i dënuar për atentatin kundër Inez Hajrullës

By: Rovena
30 November 2025 at 08:17

Detaje të reja kanë dalë sa i takon shpërthimit me lënë plasëse në portën e jashtme të një shtëpie në Vlorë. Siç bën të ditur gazetari i ABC News, lënda plasëse është vendosur në banesën e Bakie Zotos, e cila është mamaja e Gentjan Zotos.

Ky u fundit nuk është një emër i padëgjuar për policinë. Gentian Zoto është një nga personat e dyshuar për atentatin ndaj Inez Hajrullas.

Inez Hajrulla është një emër i cilësuar si kontingjent kriminal për Policinë, i cili i ka shpëtuar dy atentate, fillimisht në vitin 2017 dhe më pas në 2019.

Atentati i 2017:

Ky atentat u krye me lëndë eksplozive në automjetin e tij, ku humbi një këmbë. Atentati ndodhi një prej lokaleve, që në Vlorë njihet si vendi që frekuentohej nga Edison Harizaj, një prej të fortëve të Vlorës, i vrarë në Durrës. Hajrulla dyshohet se është pjesë e grupit të Harizajt. 26- vjeçari at’here është djali i një biznesmeni të njohur në qytetin bregdetar dhe njihet si person me rrezikshmëri.

I riu është dënuar dy herë. Në shkurt 2018, Hajrulla ka marrë një dënim me 2 vite heqje lirie për “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Dënimi kishte lidhje pikërisht me armën që iu gjet gjatë atentatit me eksploziv, të ndodhur në nëntor të 2017, por ky dënim u pezullua duke e lënë të riun në shërbim prove. Gjithashtu, në fund të vitit u dënua me 8 muaj për “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Inez Hajrulla është person i marrë në hetim për zhdukjen e Elvis Troqes në Vlorë, në korrik 2017. Përfshirja e tij në këtë çështje erdhi pasi një nga dëshmitarët, që është personi i fundit që ka takuar 25-vjeçarin Troqe, ka deklaruar për hetuesit se Elvisi ishte larguar nga lokali ku po qëndronin, duke i thënë se do të takonte një shok me emrin Ini, që dyshohet se i referohet pikërisht Inez Hajrullës, pasi në Vlorë njihet si “Ini i Çones”. Përveç zhdukjes së 25-vjeçarit, Hajrulla dyshohet se është përshirë dhe në ngjarje të tjera kriminale, të cilat janë ende të pazbardhura.

Atentati i 2019:

Hajrulla po qëndronte në  një kafene në kompleksin “Oslo” në zonën e Lungomares, në shoqërinë e dy personave të tjerë, kur papritur nga dy makina janë lëshuar breshëri automatiku.

Qitësit me sa duket kanë qenë amatorë, pasi asnjë nga plumbat nuk ka kapur objektivin, por është plagosur krejt rastësisht një punonjës i bashkisë së Vlorës i quajtur Dajko Cenodemaj, 58 vjeç, i cili po pinte kafe me tre miq të tij.

Autorët u larguan duke i djegur dy makinat në zonës e Babicës, njëra prej të cilëve Land Rover, që nga hetimet rezultoi të ishte me targa të vjedhura ku dhe janë sekuestruar dy automatikë të djegur.

Vlorë/ 28-vjeçari thyen masën e sigurisë arrest me burg” dhe vjedh një shumë parash në një dyqan

By: Rovena
30 November 2025 at 07:32

Policia e Vlorës ka arrestuar një 28-vjeçar banuese në Vlorë, pasi dyshohet se ka thyer masën e sigurisë “Arrest në burg” dhe ka kryer vjedhje, brenda një dyqani, të një çante me një shumë monetare dhe sende personale të një shtetaseje.

Shqipëria feston ditëlindjen, ceremoni shtetërore në qytetin e Flamurit

28 November 2025 at 10:06

Ka nisur ceremonia në Vlorë për festën e 28 Nëntorit, Ditën e Flamurit, me rastin e 113 vjetorit të Pavarësisë.

Të pranishëm janë figura politike dhe qytetarë të shumtë që i janë bashkuar aktiviteve.

Presidenti Bajram Begaj, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjithashtu janë në ceremoninë shtetërore, si edhe kryeministri Edi Rama kanë vendosur kurorë pranë “Sheshit të Flamurit.

Qytetarë të shumtë nga Kosova gjithashtu kanë zgjedhur Vlorën për të festuar 28 Nëntorin. Gazetari i ABC News Elton Nika raportoi se Vlora është veshur kuqezi me një atmosferë festive.

Qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë bërë bashkë në Vlorë, në këtë 28 Nëntor. Grupe popullore janë gjithashtu në shesh, me tupana duke dhuruar shfaqje për qytetarët.

“Koncerti do të mbahet në Bulevard, grupe të ndryshme kanë ardhur në “Sheshin e Flamurit”, raportoi gazetari.

Mes emocionesh qytetarët shprehen për gazetarin Elton Nika “se Vlora sot është e të gjithë shqiptarëve”.  Gazetari Nika ndau edhe urime të veçanta të dhënë nga qytetarë të ndryshëm: “Një komb të gjithë së bashku, një Shqipëri e Madhe, të gjithë se bashku”, janë shprehur ata.

Më 28 Nëntor 1912, Kuvendi Kombëtar i Vlorës, i kryesuar nga Ismail Qemali, shpalli Pavarësinë e Shqipërisë. Ky akt ishte kurorëzimi i përpjekjeve dhe i luftërave shekullore të shqiptarëve, për mbrojtjen e tërësisë tokësore dhe ngritjen e një shteti të pavarur shqiptar.

Në shpalljen e Pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare, por 40 ishin firmëtarët që nënshkruan Aktin e Pavarësisë.

28 nëntori i vitit 1912 u quajt si “Nëntori i dytë” pasi më 28 Nëntor 1443, Heroi Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu çliroi Krujën nga pushtimi osman dhe ngriti flamurin mbi kalanë e saj.

“Erdhëm në Vlorën heroike”, shqiptarët e Kosovës festojnë Ditën e Flamurit

28 November 2025 at 10:06

VLORË– Shqipëria kremton 113-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Për të shënuar këtë ditë historike për kombin shqiptar, qytetarë nga të gjitha trojet janë mbledhur në qytetin e Vlorës, qytetin ku u shpall pavarësia e Shqipërisë, më 28 nëntor 1912.

Disa qytetarë nga Kosova kishin zgjedhur që këtë ditë të shënuar ta festojnë në Vlorën historike. Ata dhanë përshtypjet dhe emocionet e tyre për ABC News, ndërsa uruan shqiptarët për Ditën e Flamurit

“Kam ardhur nga Kosova. Jam nga Komuna e Skenderajt. Erdhëm në Vlorën heroike. Kam ardhur për herë të parë kam ardhur për 28 nëntorin. Ta gëzojmë të gjithë shqiptarët. Vlora është e të gjithëve. Ju urojmë festën”

“Vij nga Suhareka e Kosovës. I përshëndes kudo ku janë shqiptarët neper botë. Urime festa!”

“Kemi kënaqësinë të jemi këtu. Ky është vendi ynë i përbashkët. Vlora është vendi ynë, i përbashkët.”/abcnews.al

Kryetare e re, bashki e re/ Vlorë, ndryshime në strukturë, numër dhe paga

26 November 2025 at 15:20

Struktura e bashkisë së Vlorës dhe numri i punonjësve të saj pritet të ndryshojë. Kryetarja e re e bashkisë së Vlorës, dalë nga zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit, ka propozuar projektvendimin i cili pritet të miratohet nga këshilli bashkiak i Vlorës në ditët në vijim.

Brunilda Mersini në projektvendimin që mban firmës e saj ka propozuar ndryshime që lidhen me numrin e punonjësve dhe nivelit të pagave të bashkisë si edhe ndryshime në disa prej institucioneve në varësi të pushtetit vendor.

Me argumentin se kërkohet nevoja e plotësimit të shërbimeve dhe rritje të eficences, Mersini kërkoi miratimin për shtimin e punonjësve në disa ndërmarrje të varësisë së bashkisë.

Të tjera pika të cilat janë propozuar në këtë projektvendim janë edhe njohja e shtesës në pagë për vështirësi pune për punonjësit e policisë bashkiake si edhe punonjësit mbështetës të specialiteteve të veçanta.

Shërbimi I funksionit të ndërmarrjes së gjelbërimit do të transferohet në ndërmarrjen e pastrimit dhe do shërbejë si institucion më vete. Po kështu sektori I ndriçimit do kalojë në varësi të ndërmarrjes së shërbimeve publike.

Një vit më parë, në mbledhjen e këshillit bashkiak struktura e bashkisë u bë me tre drejtori, Ndërmarrja e gjelbërimit, e pastrimit dhe ndërmarrja e shërbimit publik.

Shkrirja e ndërmarrjes së pastrimit dhe gjelbërimit në një institucion të vetëm sipas projektvendimit, kërkohet për shkak të keqmenaxhimit.

Në këtë projektvendim është kërkuar gjithashtu që godina e shkollës “Shaban Demiraj” të vihet në shërbim të institucioneve të shërbimeve publike dhe drejtorisë së tatim taksave të bashkisë së Vlorës.

Nëntori, muaj feste në Vlorë/ Muzeu i Pavarësisë në qendër të aktiviteteve, program për çdo moshë

By: Rovena
22 November 2025 at 20:44

Nëntori është muaji i festave dhe Vlora padyshim është në qendër të aktiviteteve kulturore.

Muzeu i Pavarësisë ka programuar një sërë aktivitetesh gjatë gjithë muajit, të cilat do të kulmojnë në prag të 28 dhe 28 nëntorit.

Drejtoresha e Muzeut Kombëtar të pavarësisë konfirmon se aktivitetet kanë nisur me ekspozitën e trashëgimisë për të vijuar edhe me aktivitete të thera në bashkëpunim me shkollat e qytetit apo teatrin.

Muzeu i Pavarësisë pritet të regjistrojë edhe një numër të lartë vizitorësh.

Sipas statistikave, Muzeu i Pavarësisë ka patur rritje të konsiderueshme të vizitorëve krahasuar me një vit më parë, ndërsa në kuadër të festave të nëntorit, ambientet do të jenë në funksion të qytetarëve edhe përtej orarit zyrtar.

Muzeu i Pavarësisë mbetet një nga më të vizituarit e sidomos përgjatë muajit nëntor./abcnews.al

Reshjet e dendura të shiut, si paraqitet situata në qarkun e Vlorës

21 November 2025 at 08:01

Jugu vijon të mbetet i përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura shiu.

Në qarkun e Vlorës, ka pasur përmbytje të banesave, por edhe problematika në akse rrugore.

Njoftimi

Në qarkun Vlorë si rezultat i reshjeve të shumta kemi këtë situatë:

Në Sarandë në vendin e quajtur Shkallë Qafë Botë dhe nga Karburanti në qendër të Konispolit rruga për shkak të inerteve që bien nga mali është e bllokuar dhe nuk kalohet.
Në vendë janë shërbimet e policisë të Postës së Konispolit.

Në Ksamil për shkak të reshjeve të shiut është përmbytur kati përdhe I banesës së shtetasit Qani Sinani banor i Ksamilit. Nga shërbimi zjarrfikës ështe bërë e mundur largimi I ujit nga banesa.

Në fshatin Vrion Bashkia Finiq ështe përmbytur banesa e shtetasit Dilaver Hyraj, kanë shkuar shërbimet zjarrfikëse të Bashkia Finiq të cilët sqarojnë se ështe e pamundur largimi I ujit nga banesa pasi banesa ështe në një nivel me ujin, personat janë larguar nga banesa.

Në fshatin Metoq Bashkia Sarandë është përmbytur banesa e shtetasit Vaso Çipa.Nga shërbimi zjarrfikës ështe bërë e mundur largimi I ujit nga banesa.

Në aksi rrugor Sarandë – Shijan ështe bllokuar rruga në fshatin Shelegar, pasi lumi Kalase ka dalur nga shtrati dhe kalimi I mjeteve behet nga aksi rrugor Vrio – Finiq – Shijan.

Në fshatin Çukë Bashkia Sarande për shkak të reshjeve ështe dëmtuar argjinatura e lumit Bistricë dhe uji ështe afruar banesave, nuk ka persona të lënduar.
Pritet që edhe tuneli i Llogorasë për shkak të një defekti elektrik të mbylket përkohësisht.
Nga komunikimi me inxhinierin e Ost Fier, reulton se linja që furnizon tunelin e Llogaras nga nënstacioni i Tragjasit deri te tuneli është me difekt dhe nuk ka furnizim me energji të tunelit. Është lajmëruar grupi i eleminimit të avarive.
Mirmengjes situata ne konispol eshte si me poshte Rruga konispol postobllok e bllokuar me inerte te ardhura nga mali rruga shkalle bogaz eshte e bllokuar eshte shembur mali dhe ka rene ne xbade energjia ka ikur strukturat e bashkise jane ne teren emergjenca civile zjarrfiksat puntoret po punohet per stabilizimin e situates per cdo gje do tju informoj

Moti i keq/ Emergjencat në Vlorë në terren, ndërhyrje për të forcuar argjinaturën pranë lumit Vjosë

18 November 2025 at 17:25

Vendi është përfshirë që prej orëve të para të mëngjesit nga moti i keq dhe përmbytje në të gjithë vendin.

Emergjencat pranë Bashkisë së Vlorës janë pozicionuar në terren pranë urës së Mifolit, në shtratin e lumit Vjosë, ku po kryhet përforcimi i argjinaturës me rreth 800 metra kub dhe për ta ngritur mbi nivel.

Ndërhyrja po kryhet në ato pjesë Ku ka patur dëmtime të argjinaturës dhe qëllimi mbetet për të ndërhyre në kohë për të mos patur rrezik.

Kanan Shakaj, kreu i njësisë administrative Novosele tha se Vjosa ka kohë që nuk ka dalë nga shtrati, megjithatë situata duhet mbajtur nën monitorim të vazhdueshëm.

“Po hedhim dhe presim normalisht situatën që pritet në orët e mbrëmjes,” u shpreh ai, referuar edhe parashikimeve për reshje intensive.

Ndërkohë Shakaj ka theksuar edhe se janë bërë edhe njoftimet për çdo emergjencë të mundshme, kryesisht në familjet që kanë banesat apo gjenë e gjallë pranë shtratit të lumit Vjosë në mënyrë që strukturat të ndërhyjnë menjëherë nëse paraqitet nevoja. Për momentin nuk ka rrezik megjithatë po merren të gjitha masat e nevojshme.

Moti i keq/ Vlorë, era e fortë rrëzon pemët, vështirësi në qarkullim

By: Rovena
18 November 2025 at 09:28

Si pasojë e erës së forte gjatë natës ka patur pemë të rëna në zonën e “Skelës’ dhe në zonën e “Pyllit të Sodës”, në qytetin e Vlorës.

Ka pat vështirësi në qarkullim ndërsa po punohet në zonat e prekura nga forcat zjarrfikëse dhe nga shërbimet publike për largimin e pemëve dhe hapjen totale të rrugës.

Nga reshjet deri tani nuk ka patur probleme në akset e qytetit kanë qenë me intensitet mesatar.

Vodhi shuma parash në 3 biznese/ Vlorë, arrestohet 36-vjeçari

By: Rovena
17 November 2025 at 14:49

Vodhi shuma parash në 3 biznese, policia arreston 36-vjeçari, autor i dyshuar i këtyre vjedhjeve.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër pronës dhe pasurisë, finalizuan operacionin policor të koduar “Cashline”, si rezultat i të cilit u kap dhe u ndalua shtetasi:

* E. Xh., 36 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Vlorë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autor i 3 rasteve të vjedhjeve në qytetin e Vlorës, konkretisht:

* Më datë 17.10.2025, në lagjen “1 Maji”, ka vjedhur shumën 200 000 lekë në lokalin e një shtetasi;

* Më datë 14.11.2025, në lagjen “1 Maji”, ka vjedhur shumën 100 000 lekë në një furrë buke;

* Më datë 16.11.2025, në lagjen “Lef Sallata”, ka vjedhur shumën 200 000 lekë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.

Vlorë, makina me katër persona del nga rruga

15 November 2025 at 16:14

Një automjet ka dalë nga rruga në aksin Vlorë-Peshkëpi, pasditen e kësaj të shtune. Mjeti është përmbysur, ndërsa katër persona që ndodheshin brenda tij kanë pësuar dëmtime të lehta.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po heton shkaqet e aksidentit.

Sipas informacioneve të para, raportohet se shkak i aksidentit ka qenë lëvizja tej normave të lejuara.

Goditën me thikë 39-vjeçarin në Vlorë, arrestohen dy të rinjtë

15 November 2025 at 13:58

Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy të rinjtë, 23 dhe 26 vjeçar, të dyshuar për plagosjen e 39-vjeçarit, pas sherrit të ndodhur mes tyre.

Sipas policisë, këta 2 shtetas kanë plagosur rëndë me mjet prerës (thikë) shtetasin 39 vjeç, banues në Mal të Zi, duke e goditur në pjesë të ndryshme të trupit.

I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

 

Goditet me thikë 39-vjeçari në Vlorë, dy të shoqëruar në polici

15 November 2025 at 09:24

VLORË- Një konflikt mes disa personave ka përfunduar me përdorimin e thikës. Ngjarja ka ndodhur këtë të shtunë rreth orës 04:30, në lagjen “Uji i Ftohtë”.

Mësohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, një 22 vjeçar dhe një 26 vjeçar, të dy banues në Vlorë kanë goditur me mjet prerës një 39 vjeçar. Ky i fundit si pasojë e plagëve ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Të dy autorët e dyshuar janë shoqëruar në ambientet e DVP Vlorë për veprime të mëtejshme, ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Transportonin kokainë në Vlorë, arrestohen 3 persona

14 November 2025 at 10:36

VLORË- Finalizohet operacioni policor i koduar “Triple”. Gjatë këtij operacioni është goditur një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike, ndërsa në pranga kanë rënë tre shtetas që transportonin kokainë, me qëllim shitjen në qytetin e Vlorës.

Nga policia është sekuestruar lënda narkotike, 4 aparate celularë dhe automjeti me të cilin lëviznin 3 shtetasit e vënë në pranga.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Volkswagen”, në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, u gjetën të fshehura poshtë timonit 101 gram lëndë narkotike e dyshuar kokainë, e cila dyshohet se po transportohej me qëllim shitjen në qytetin e Vlorës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Vlorë, arrestohen dy persona pas plagosjes me thikë të një 30-vjeçari

12 November 2025 at 08:44

Policia e Vlorës ka arrestuar autorin e dyshuar të plagosjes me thikë të një 30-vjeçari. Nga veprimet hetimore rezultoi se më herët, këta dy shtetas kishin pasur një konflikt për motive të dobëta, të cilin nuk e kishin kallëzuar. Për shkak të përshkallëzimit të tij, mbrëmjen e datës 10 tetor 32-vjeçari Edi Latifaj është konfliktuar fizikisht dhe me thikë me dy persona.

Ai ka goditur në pjesën e kraharorit dhe të qafës, 30 vjeçarin, i cili mbeti i plagosur. Atualisht i riu ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në banesën e autorit u gjet dhe u sekuestrua një armë gjahu, pa leje, si dhe një thikë, e dyshuar si i përdorur në këtë ngjarje.

Po ashtu është arrstuar edhe një shtetas tjetër i përfshirë në konflikt.

Nga kontrollet e kryera, në automjetin e 23-vjeçarit, me të cilin ky i fundit ka transportuar të lënduarin drejt spitalit, u gjet dhe u sekuestrua një thikë.

 

Iu dogj biznesi/ Pronari në Vlorë: Nuk kam konflikte me askënd! Kamerat fiksojnë autorin

11 November 2025 at 09:19

VLORË– Një biznes mobilierie në qytetin e Vlorës është përfshirë nga zjarri, mëngjesin e kësaj të marte. Flakët janë përhapur me shpejtësi në ambientet e brendshme të biznesit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Pronari i biznesit, Edi Aliko thotë se nuk ka konflikte me njeri, ndërsa dëmi i shkaktuar përllogaritet në vlerën e 3 milionë lekëve. Ai kërkon zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe nxjerrjen e autorit para përgjegjësisë ligjore.

“Unë nuk kam ndonjë konflikt dhe nuk jam njeri konfliktual, jam shumë paqësor. Ja lë drejtësisë këtë shërbim, e cili është e detyruar ta bëjë, sepse kamerat janë aty, personi është i dukshëm dhe mendoj se shumë shpejt do të zbardhet ngjarja. Dëmi duhet të shkoj 3  milionë lekë të reja. Unë nuk kam konflikte dhe prandaj Ja kam lënë edhe drejtësisë. Me njerëzit që punoj dhe bashkëpunoj nuk kam asnjë lloj dyshimi”, tha ai.

Po ashtu kamerat e sigurisë kanë fiksuar autorin, i cili vendosi zjarr në ambientet e biznesit. Nga pamjet shquhet qartë momenti kur autori afrohet te dera e mobilierisë, thyen xhamin dhe më pas spërkat ambientin me lëndë djegëse./abcnews.al

E para grua që qeveris Vlorën/ Mersini për ABC News: E privilegjuar nga besimi i qytetarëve

10 November 2025 at 16:31

Brunilda Mersini, do të jetë e para kryebashkiake grua në Bashkinë e Vlorës, e dalë me votën e qytetarëve më 9 nëntor.

Në një intervistë për gazetarin Andon Kello, për ABC News, Mersini tha se ndihej e privilegjuar për besimin e marrë nga qytetarët dhe se me punën e saj në Bashki, do të cojë Vlorën në një nivel tjetër ku nuk kanë qenë më parë.

Intervista:

Si ndiheni që në qytetin e historisë, aty ku zakonisht iështë kënduar burrave, prej kohës së Pavarësisë, ju shkruani një histori të re, gruaja e parë kryebashkiake.

Padiskutim që ndihem e nderuar, edhe e emocionuar. Ky qytet është qyteti ku ka lindur pavarësia, identiteti ynë kombëtar dhe ka patur burra të mëdhenj që kanë shkruar historinë, por sot ky qytet hapi një faqe të re për një grua. Dhe fitorja ime personale është mesazh për cdo grua dhe për cdo vajzë në këtë qytet, që përmes punës dhe përkushtimit, misioni i tyre mund të lëvizë një qytet të tërë.

Megjithatë duket se vlonjatët në krahasim me vitet e tjera nuk patën një pjesëmarrjë, 12.54% si e patë ju këtë pjesëmarrje, statistikisht të ulët?

Historia e zgjedhjeve lokale gjithmonë kanë patur përqindje të ulëta pjesëmarrje, por unë dua të fokusohem te mesazhi i qartë që patën këto zgjedhje. Dhanë mandatin e kryebashkiakes dhe në ato kuti votimi mesazhi ishte shumë i qartë që vlonjatët zgjodhën stabilitetin për vazhdimin e projekteve të Bashkisë, kudo ku bashkia ka projekte në infrastrukturë, turizëm, në menaxhimin e mbetjeve dhe kudo të bërë Vlorën një qytet gjithë përfshirës, modern. Një qytet ku rinia do ta shikojë të ardhmen e vet, të moshuarit do ndihen të respektuar, dhe padiskutim vizitorët do të rikthehen në këtë qytet.

Shënuat rekord personal por edhe politik në Vlorë, fituat me 78% duke e bërë opozitën të duket inekzistente. Megjithatë, ndiheni pak në faj që nuk e arritët dot 80% që i premtuat kryeministrit.

Unë nuk kam qenë në garë për përqindje por për të fituar besimin e qytetarëve, tashmë këtë besim e kam. Dhe padiskutim ky besim u pasua me një përqindje të qytetarëve, nuk dhash atë shifër se isha e bindur se qytetarët dinë të zgjedhin njeriun e përkushtuar, njeriun e punës, një njeri që ka ardhur nga energjia e këtij qyteti, që e njeh këtë qytet dhe i ka kushtuar edhe jetën këtij qyteti me përkushtimin tim në punë si mjeke në këtë qytet.

Kryeministri Rama ka shfaqur pakënaqësinë në Vlorë nga pushteti vendor..

Nuk janë vetëm shqetësime të kryeministrit por të një qyteti të tërë, një qytet turistik dhe tashmë me aeroportin do të jetë edhe një qytet europian, do të hapë dyert për gjithë pjesën e botës dhe janë të dukshme problemet në menaxhimin e mbetjeve, por në programin tim elektoral, i cili ka qenë kryesisht në përmirësimin e shërbimeve bazë të qytetit është shumë i qartë se si do të realizojë me projekte të financuara të matshme për publikun me objektiva të qarta edhe në afate kohore, sepse landifilli i Sherishtës sot është një instrument që do e ndihmojë bashkinë me menaxhimin e mbetjeve, po ashtu mobiliteti ka projekte të qarta dhe produkti do të jetë i matshëm për qytetin, dhe kudo ku ka probleme infrastruktura, Bashkia në vijimin e zgjidhjeve që ka parashtruar kryebashkiaku i parë, stafi do përfshihet në zgjidhje të reja alternative, për ta bërë qytetin në fillimin e sezonit turistik, një qytet që do ta ndjejë ndjeshëm kudo cilësinë e shërbimit.

Me profesion jeni mjeke, a ka Vlora nevojë për shërim, do ia dilni në më pak se dy vite.

Unë nuk hy në garë për karrierë. Kam hyrë në këtë garëpër t’iu përkushtuar punës janë qytetarët që në 2027 do të vendosin kush do jetë kryebashkiaku i radhës. Kjo pjesë e mandatit politik që me të drejtë qytetarët vlonjatë më kanë besuar, do të jetë një mandat që do të shfaqë rezultate të prekshme për qytetarët. Ajo që duhet të ndryshojë është efikasiteti i administratës, në opinionin tim drejtimi nuk është vetëm për të marrë vendime, por është për të fituar besimin e qytetarëve dhe për të patur përgjigjet e pyetjeve drejt të ardhmes dhe padiskutim do të cojmë njerëzit në një nivel tjetër ku ata nuk kanë qenë më parë./abcnews.al

❌