Normal view

Nga Rama, Berisha, Ilir Meta e aktorët e rinj në politikë/ Vlerësimet në sondazhin e ABC News & Angi Ricerche

21 April 2025 at 20:47

ABC News dhe Angi Ricerche, një prej firmave me prestigjioze të sondazheve në Europë, publikojnë në emisionin ‘Real Story’ nga Sokol Balla, sondazhin e parë parazgjedhor kombëtar për zgjedhjet e 11 majit.

Vlerësimet  e udhëheqësve politikë

Vlerësimi për  Edi Ramën

Pozitiv- 51,2 %

Nuk ka mendim 3.6 %

Negativ- 45.2 %

Vlerësimet për Sali Berishën

Pozitiv – 33.8. %

Nuk ka mendim – 2,3 %

Negativ – 63, 9 %

Vlerësimet për Ilir Metën

Pozitiv – 11, 6 %

Nuk ka mendim 5,2 %

Negativ 83, 2

Vlerësimet për liderët e partive të reja;

Vlerësimet e udhëheqësve politikë: Adriatik Lapaj

Pozitiv – 35, 2 %

Nuk ka mendim – 29, 9 %

Negativ – 34 , 9 %

Vlerësimet e udhëheqësve politikë;  Agron Shehaj; 

Pozitiv – 34, 2%

Nuk ka mendim – 25, 6 %

Negativ – 40, 2 %

Vlerësimet e udhëheqësve politikë;  Arlind Qori

Pozitiv- 23, 6 %

Nuk ka mendim – 42, 7 %

Negativ – 33, 7 %

 

Meta ‘single’, në qeli dhe “jashtë”/ Divorc zyrtar në ditën e parë të fushatës

11 April 2025 at 11:24

Nga sot Ilir Meta është zyrtarisht është sigle. Në procesin gjyqësor, zhvilluar në gjykatën e Tiranës kreu i PL shkoi i shoqëruar me furgon policie nga qelia në sallën e gjyqës, por ish-bashkëshortja e tij tashmë, ashtu sikundër kishte deklaruar edhe më parë nuk u paraqit në seancë.

Që prej orës 10:30 është duke u zhvilluar në Gjykatën Civile gjyqi për zgjidhjen martesore mes Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës.

Në këtë seancë paraprake ku është parashikuar pajtimi mes palëve mësohet se i pranishëm ishte edhe vetë Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, i cili prej tetorit 2024 mbahet në burg për llogari të hetimeve te SPAK.

Meta është shoqëruar nga qelia e 313 me forcat e policisë së Burgjeve drejt gjykatës civile te Tiranës. Ndërkohë vetë Kryemadhi nuk u paraqit në Seancë por përfaqësohet nga avokati i saj mbrojtës Redi Llanaj.

Njoftimi i Gjykatës:

Sot në datën 11.04.2025, ora 10:30, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Civile, u zhvillua seanca e pajtimit si dhe seanca gjyqësore me objekt zgjidhje martese me paditës I.M dhe të paditur M.K, ku të pranishëm ishin paditësi dhe avokati i tij.

Pala e paditur, e njoftuar nga gjykata me fletëthirje, nuk u paraqit në seancë, pa asnjë shkak ligjor, duke e lënë gjykimin në mungesë.

Në përfundim të seancës, gjykata vendosi:

Zgjidhjen e marteses midis paditesit I.M dhe te paditures M.K. /abcnews.al

Berisha do hapë burgjet: Do lirohen të burgosurit, mbahen kot në qeli

10 April 2025 at 15:09

“Tjetër? Se ju bëni ca pyetje jashtë programit, por unë i pranoj”

Akuzon kryeministrin se nuk pranon pyetje, por Berisha një ditë para fushatës mori rolin që nuk e ka pranuar kurrë. Ai kërkoi të shmangte pyetjet për fushatën. Ndonëse reflektoi shpejt.

“Unë s’jam si Rama, ju e dini, unë i pranoj pyetjet tuaja. Jo. Shkoni bëjini pyetje atij, spranon ai”

Doktori duket se mendjen nuk e ka më 11 prill, por më 11 maj. Ai zbuloi se do e mbrojë votën, por me një ndryshim nga Lulzim Basha, mbrojtja e tij do të nisë pas zgjedhjeve, sapo të mësojë rezultatin.

“Ndryshimi është si dita me natën. Nëse opozita do të kishte mbrojtur votën, atëherë Rama s’do ishte më kurrë në pushtet. Unë premtoj se do e mbrojmë votën. Të mendosh se Edi Rama nuk do të bëjë çdo përpjekje për të manipuluar votën është të gënjesh veten”

Berisha u tregua i sinqertë, kur tha se është ogur i bardhë, kur europianët i hapin derën atij, ndërsa në të njëjtën kohë Ramës i vijnë në Tiranë. Ai nuk e fshehu se kur shkon në Strasburg, sulmon hapur drejtësinë ndërsa zbuloi edhe një plan të fshehur, lirimin e të burgosurve pas 11 majit, pa përjashtuar edhe Ilir Metën.

“Qytetarët shqiptarë duhet ta dinë se një e treta e të burgosurve janë plotësisht të pafajshëm, pa asnjë akuzë. Se mbi dy të tretat e tyre janë të padënuar, për definicion, të pafajshëm dhe se norma e standarde të tilla nuk kanë ekzistuar as në diktaturën më të zezë staliniste në Shqipëri. Ky rekord është ndër më të zinjtë në Europë.”

Megjithatë, Berisha u kujtua nesër përveç hapjes së fushatësh, është dhe 40-vjetori i vdekjes së Enver Hoxhës. Doktori tha se nuk beson tek profecitë, pasi ato ia ka lënë Ramës.

“A ka të bëjë me koincidencë, asnjë lidhje nuk ka. Tani të themi të vërtetën, po ta bënte PS-ja e cila e ka at shpirtëror dhe ka lidhje në krim me nomenklaturën, Edi Rama edhe mund të shkonte mendja. Unë nuk jam profet. Nuk marr rol profeti.”

Dhe si për rrëzuar koincidencën, Berisha njoftoi se nesër, nga përvjetor vdekje, do e kthejë fushatën në ditë dasme, me La Çivitën.

“Problemi është se, çifti dashurohet muaj apo vite, por e ka një ditë që ndryshon dhe paraqitet krejt tjetër dhe të gjithë pavarësisht se i kanë parë qindra e mijëra herë, vrapojnë ti shohin atë ditë si çift, me kostumin e nusërisë.”

Më shumë mundësi për adoleshentët në Facebook dhe Messenger

By: Rovena
8 April 2025 at 15:44

Gjigandi i teknologjisë, Meta po zgjeron llogaritë e adoleshentëve, atë që e konsideron përvojën e saj të përshtatshme për moshën për nën 18 vjeç, në Facebook dhe Messenger.

Sistemi përfshin vendosjen e adoleshentëve të rinj në platforma në cilësime më të kufizuara si parazgjedhje, me lejen e prindërve të kërkuar për të transmetuar drejtpërdrejt ose për të çaktivizuar mbrojtjen e imazheve për mesazhet.

U prezantua për herë të parë shtatorin e kaluar në Instagram, për të cilin Meta thotë se “ndryshoi rrënjësisht përvojën për adoleshentët” në platformë.

Por aktivistët thonë se është e paqartë se çfarë ndryshimi kanë bërë në të vërtetë. Mënyra se si funksionojnë llogaritë e adoleshentëve varet nga mosha e vetëdeklaruar e përdoruesit në krijimin e llogarisë.

Përdoruesit që i përkasin moshës 16 deri në 18 vjeç do të jenë në gjendje të çaktivizojnë cilësimet e paracaktuara të sigurisë, si p.sh. vendosja e llogarisë së tyre në private.

Por, moshat 13 deri në 15 vjeç duhet të marrin lejen e prindërve për të çaktivizuar këto cilësime, gjë që mund të bëhet vetëm duke shtuar një prind ose kujdestar në llogarinë e tyre.

Meta thotë se ka zhvendosur të paktën 54 milionë adoleshentë globalisht në llogaritë e adoleshentëve që kur u prezantua në shtator. Kompania gjithashtu thotë se 97% e moshave 13 deri në 15 vjeç kanë mbajtur gjithashtu kufizimet e tij të integruara./abcnews.al

Meta, fushatë me postë: Do çoj letra nga burgu për miq e shokë që nga rinia

5 April 2025 at 16:05

Ilir Meta ka nisur këtë të shtunë një fushatë paralele vetëm me 12 kandidatët e tij, të renditur në listat e koalicionit të Partisë demokratike të drejtuar nga Sali Berisha.

Në një video mesazh nga burgu, kreu i partisë së lirisë kërkoi votë preferenciale për të në garën për të mposhtur kandidatët demokratë në listën e hapur.

“Unë jam në listë të hapur dhe besoj te Tirana, e cila do të jetë lokomotiva e ndryshimit historik me të paktën 20 deputetë për aleancën tonë “PD–ASHM”.Vota për ILIR METAJ, deputet i Qarkut të Tiranës, është një votë e pastër kundër diktaturës”, thotë Meta.

Meta ka gjetur edhe formulën sesi do ta bëjë fushatën nga qelia, nga ku ndodhet i izoluar që prej tetorit të vitit të kaluar.

“Në kushtet e izolimit ekstrem, unë çdo ditë shkruaj dhe dërgoj 50 deri në 100 letra për shokët e mi, që nga shkolla fillore “Kongresi i Lushnjës”, 8–vjeçarja “Fan Noli”, gjimnazi “Sami Frashëri”, Fakulteti i Ekonomisë, shokëve që nga koha e sportit, për të kërkuar mbështetjen e tyre jo vetëm për Nr. 1, “PD–ASHM, por edhe për Ilir Metaj si deputet i Tiranës”, shprehet ai.

Marrja e Mandatit të deputetit për kryetarin e Partisë së Lirisë, do të thotë të fitojë pikërisht lirinë.

Kushtetuta e Shqipërisë parashikon në nënin 71 të saj se mandati i deputetit fillon ditën kur ai shpallet i zgjedhur nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.  Për këtë arsye, përsa kohë nuk ka një vendim të formës së prerë, Ilir Meta, në rast se do të arrijë të siguroi mandatin në listë të hapur, do të marre edhe imunitetin që i mundëson atij daljen nga qelia.

Meta probleme me ligjin, shkrimtarët padisin kompaninë e Zuckerberg

1 April 2025 at 07:38

Një grup shkrimtarësh amerikanë ka paditur kompaninë Meta për shkelje të ligjit të të drejtave të autorit.

Padia është ngritur për përdorimin e asaj që quhet “biblioteka e hijeve”, LibGen, për zhvillimin e softuerit për inteligjencën artificiale “Llama 3”.

Gazeta “Atlantik” publikoi javën e kaluar një mjet kërkimi për bazën e të dhënave LibGen, pasi dokumentet gjyqësore të dorëzuara më herët gjatë këtij viti për rastin e komikes amerikane Sarah Silverman dhe autorëve të tjerë kundër Metës ishin bërë publike.

Meta akuzohet se ka shkelur ligjet e të drejtave të autorit duke përdorur LibGen, e cila operon anonimisht dhe që, sipas raportimeve, përmban miliona kopje piratësh të librave, artikujve nga revista dhe materialeve të tjera, për zhvillimin e softuerit të saj për inteligjencën artificiale, raporton Sky News.

Në dokumentet e mëparshme gjyqësore, avokatët e Silverman dhe autorëve të tjerë treguan se CEO i Metës, Mark Zuckerberg, supozohet të ketë miratuar përdorimin e setit të të dhënave nga LibGen, pavarësisht shqetësimeve të disa punonjësve.

Meta ka mohuar këtë pretendim dhe ka thënë se çështja duhet të hidhet poshtë.

Në një dokument ligjor të dorëzuar më herët këtë javë, kompania teknologjike tha se nuk ka shkelur ligjin e të drejtave të autorit duke marrë libra nga disa pjesë të LibGen për të trajnuar sistemin e inteligjencës artificiale Llama 3, duke pohuar se ka “përdorur materialin në mënyrë të ndershme” dhe se Llama 3 nuk e riprodhon punën e autorëve.

KQZ dërgoi në prokurori 16 kandidatë/ Gjikondi: Lista e Berishës, strehë për mëkatarët

25 March 2025 at 13:33

Në një bisedë në News Line, në ABC News, juristja Brizida Gjikondi, komentoi dërgimin në prokurori nga KQZ të 16 kandidatëve për zgjedhet e 11 majit.

“16 kandidaturat që KQZ i ka referuar në Prokurori për hetim më të thelluar rezultojnë nga partitë e vogla. Një pjesë janë të dëbuar nga vende të BE, një pjesë kanë konflikt me polic të trafikut, pra nuk kanë vepra të rënda penale. Ata kanë bërë një vetëdeklarim për problematikat që ka patur aty ku ka patur dyshim KQZ i ka cuar për verifikim. Me sa duket partitë e reja ende nuk janë mësuar me listat e kandidatëve.

E shoh si thikë me dy presa se ligji dekriminalizimit është një risi por ka edhe ai truket e veta brenda. Për sa kohë persona si Meta e Berisha kanë kurajon të konkurojnë për deputet, mendoj se ligji nuk është aty ku duhet të ishte.

Një qytetar elita, si depueti,  s’mund të fshihet pas hileve të vogla, si Meta. Është një hap i parë, mendoj se lista e Berishës ka më shumë strehë për persona mëkatarë. Rama është kujdesur të ketë risi në listë, dhe të pa përfshirë në korrupsion.” -u shpreh Gjikondi.

Meta: Kandidoj në listë të hapur! Mesazhi nga burgu: Iki nga lista e sigurt

10 March 2025 at 20:34

TIRANË– Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të garojë për deputet në qarkun e Tiranës dhe do jetë në listë të hapur.

Ky vendim u  miratua nga Kryesia e Partisë së Lirisë.

“Kryesia e Partisë së Lirisë miratoi sonte vendimin e Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta për të qenë kandidat për deputet në listën e hapur, Qarku Tiranë, të koalicionit “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, në zgjedhjet për Kuvend të datës 11 Maj 2025”, thuhet në njoftim./abcnews.al

Meta “lirohet” me 12 maj/ Ish-kreu i Partisë së Lirisë del nga burgu, nëse merr mandatin

7 March 2025 at 15:06

Sali Berisha duket se po i kthen borxhin Ilir Metës. Propozimi i emrit të tij në listën e sigurt për deputet në qarkun e Fierit, për kryetarin e Partisë së Lirisë do të thotë të fitojë pikërisht lirinë.
Komisioneri i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi iu shmang një përgjigjeje direkte kur u pyet nga ABC Neës se çfarë ndodh më 12 maj, nëse Ilir Meta zgjidhet deputet.

“Nuk mundet në këtë moment të jap një vendim për një çështje e cila mund të jetë potencioalisht objekt i shqyrtimit nga komisioneri madje edhe nga institucione të tjera. Ajo çfarë Kushtetuta parashikon është fakti që çdo kandidat për deputet që shpallet fitues, e fiton mandatin që nga momenti që komisioni përkatës zgjedhor e konfirmon si të tillë, si kandidat fitues.”

Kushtetuta e Shqipërisë parashikon në nenin 71 të saj se mandati i deputetit fillon ditën kur ai shpallet i zgjedhur nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.

Po i njëjti nen flet edhe për rastet se kur hiqet mandati i deputetit. Pikërisht në rastin kur individi dënohet me vendim të formes së prerë. Por ky, nuk eshte rasti i Ilir Metës. Deri më tani nuk ka nje proces gjyqësor që të ketë marrë një vendim ndaj ish presidentit të burgosur në 21 tetor. Në rast se para datës 11 maj, do të kishte një vendim për denimin e tij, ateherë rasti i tij do të shkonte si precedent i krijuar nga Fredi Beleri, por koha deri më 11 maj, nuk premton që para kësaj date, të ketë një vendim për të.

Afat tjetër, është mbledhja e parë e Kuvendit të ri. Nëse edhe deri atëherë nuk ka një vendim për dënimin e Ilir Metës, betimi i tij si deputet do të duhet të bëhet brenda sallës së Kuvendit. Pas betimit, në rast se SPAK do të kërkojë një masë për të do duhet të marrë autorizim, sepse si deputet, ilir meta do te gezoje mburojën e imunitetit.

Megjithatë rasti Meta nuk do të ishte i pari.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në zgjedhjet parlamentare të 2001. Azgan Haklaj, kandidati i Partisë Demokratike u zgjodh deputet ndersa ndodhej në dhomat e paraburgimit si i dyshuar për organizimin e rremujave në Tropojë, ne nentor te vitit 2000. Pasi Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i dha atij mandatin e deputetit, ai bashke me mandatin, fitoi imunitetin dhe lirinë./abcnews.al

Listat/ Meta shkon në Fier. Dule te Beleri, Idrizi e Mediu në Tiranë

6 March 2025 at 15:16

Është në burg, por Ilir Meta po negocion nga qelia, me të njëjtën intensitet sikur ishte në liri. Por refuzimi dy herë nga Sali Berisha ka çuar Ilir Metën në listën e kandidatëve për deputetë në Fier..

Burime për ABC News, thonë se Partia e Lirisë ka propozuar te selia blu, emrin e Metës në listën e sigurt të qarkut të dytë më të madh në vend, pas Tiranës.

Berisha duketi kënaqur me zgjidhje, duke dhënë garancinë se aleati i tij do të jetë sërish deputet.

“Mund t’u konfirmoj se do jetë në listë të mbyllur dhe do jetë në parlament dhe do jetë fitimar”

Dhe pse në burg, Meta do të ketë shok dhe drejtues liste Gazment Bardhin, por që të bëjë fushatë, duhet t’i afrohet shtabit e të spostohet në qelitë e Fierit.

Dy musketierët e tij, Tedi Blushi e Erisa Xhixho janë propozuar në Tiranë, kurse Edmond Haxhinasto i kthehet kandidimit në Elbasan.

Agron Duka i PAA ka caktuar Artan Lukun për listën e sigurtë të Durrësit, kurse Mediut i mbetet Tirana.

Në pikëpyetje Berisha është vetëm për aleancën greko-çame. Kësaj radhe po kujdeset të mos i fusë në një listë, por t’i ndajë. Dulen në Vlorë për të mbajtur votat e Belerit në Himarë, kurse Idrizin si nip Tirane, do ta fusë në listë në kryeqytet.

Pasi mbylli aleatët kryesorë, Berisha me mendje është tek të vegjëlit e bashkimit madhështor portokalli. Por refuzoi të replikojë me kryeministrin Rama, pasi ky i fundit nga 25 aleatët, i mburri vetëm Kujtim Gjuzin, si qershia mbi torte.

Nuk replikoj me të, lëreni në botën e tij, me zhaba, bretkosa e zhapikë”/abcnews.al

Meta kërkon falje për videot e dhunshme në Instagram

28 February 2025 at 13:15

Meta, kompania mëmë e Instagram-it dhe Facebook-ut, kërkoi falje sot pasi përdoruesit raportuan një numër të madh videosh të shkurtra të dhunës, përgjakjes, abuzimit të kafshëve dhe trupave të pajetë në Instagram.

Në një forum në Instagram në platformën e diskutimit në internet Reddit, përdoruesit raportuan se kishin parë pamje të një njeriu duke u shtypur nga një elefant, një tjetër duke u copëtuar nga një helikopter dhe një i ri që derdhte vaj të nxehtë në fytyrë, raporton The Guardian.

Disa përdorues kanë postuar video nga Instagram ku shfaqen fjalët “përmbajtje sensitive” të shkruara në ekrane, duke paralajmëruar përdoruesit për përmbajtjen e videos.

Lista e përmbajtjeve të dhunshme në faqen kryesore të një përdoruesi përfshin të shtëna me armë, trupa të vdekur dhe abuzim me kafshët.

Në 24 orët e fundit, duket sikur algoritmi i Instagramit është bërë i egër. Faqja ime kryesore është e mbushur me klipe të dhunshme, njëra pas tjetrës,” tha një përdorues.

Zëdhënësi i Metës kërkoi falje dhe tha se gabimi që shkaktoi ofrimin e këtyre regjistrimeve për përdoruesit është korrigjuar.

Gabimi ndodhi pas ndryshimeve të fundit në qasjen e Metës për moderimin e përmbajtjes, por kompania pretendon se këto regjistrime nuk kanë lidhje me ndryshimet e reja.

Udhëzimet për përmbajtjen e Meta thonë se kompania do të heqë përmbajtjen që është “veçanërisht e dhunshme ose grafike” dhe se disa imazhe do të mbrohen me një etiketë “përmbajtje sensitive”./abcnews.al

Braktiset Meta-Kryemadhi/ Denis Hidri, anëtar Kryesie, largohet nga Partia e Lirisë

26 February 2025 at 19:06

Një tjetër zyrtar i Partisë së Lirisë ka tradhtuar çiftin Meta-Kryemadhi. Denis Hidri, anëtar kryesie dhe ish-kandidat për deputet është distancuar me akuza.

Ai shkruan se prej vitit 2021, kur kandidoi për deputet me kryetare të LSI, Monika Kryemadhi, kuptoi se votat ia kishin grabitur kolegët e vetë, dhe jo socialistët.

Hidri ka garuar edhe në primaret e PD, si përfaqësues i Partisë së Lirisë, në Krujë, duke akuzuar Berishën dhe Metën, për proces të manipuluar edhe abuziv.

Ai akuzon Presidentin e PL, Ilir Metën, se me rikthimin e tij mbushi partinë me njerëz anonimë, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, Tedi Blushi tek deputetët aktualë Vasili e Xhixho.

Menjëherë për këtë largim të radhës, ka reaguar Partia e Lirisë, e cila e ka etiketuar Hidrin, një patronazhist të PS të infiltruar brenda tyre.

Berisha ndryshon mendje për SPAK: Jo shkrirje, por reformim sipas “Venecias”

26 February 2025 at 15:14

I bezdisur nga fishkëllima e Ramës, Sali Berisha nuk ia jep votat menjëherë kryeministrit për ndryshimet në Reformën në Drejtësi, por ka gjetur një mënyrë më konsensuale. Para grupit parlamentar, ai shpalosi planin e tij, për ta ccuar Reformën në një institucioni këshillimor ndërkombëtar si Komisioni i Venecias, e pas përgjigjes do të procedohet.

“Njëherë duhet të qartësoj shqiptarët, se kurrë kjo parti nuk do bashkojë votat me Edi Ramën për asnjë lloj mase ndaj sistemit të drejtësisë. Kjo parti ka platformë të qartë, ka shprehur qëndrimet e veta në bindjen më të thellë se Shqipëria nuk mund dhe nuk duhet të ketë prokurori politike. Po kjo nuk do bëhet në asnjë rrugë tjetër përveç Komisionit të Venecias.”

Me këtë deklaratë, Berisha është tërhequr përfundimisht nga plani fillestar për shkrirjen e SPAK. Por, këtë e vërteton edhe aleati i tij më i ngushtë. Dhe pse nga burgu, Ilir Meta, thotë se jo vetëm nuk bëhet fjalë për shkrirje, por plani ‘Venecia’, i jep mbështetje totale Prokurorisë së Posaçme.

“Rikthimi në shinat “veneciane”, pra kushtetuese të reformës në drejtësi është shumë i thjeshtë. Nuk ka të bëjë më zhbërjen dhe as me incenerimin e SPAK dhe institucioneve të reja të drejtësisë, por me një verifikim së bashku me Komisionin e Venecias, të mënyrës se si është zbatuar Reforma në Drejtësi, nga ndryshimet kushtetuese në formimin e organeve të reja të drejtësisë dhe deri në rezultatet aktuale, që sipas Indeksit të Drejtësisë na renditin pas Vietnamit komunist dhe Bjellorusisë së Lukashenkos. Këtë askush nuk ka të drejtë ta kundërshtojë. Në emër të Partisë së Lirisë zotohemi që për ne SPAK do të jetojë edhe 2 mijë vjet.”

Gjyqi i divorcit Meta-Kryemadhi/ Shtyhet seanca e pajtimit, asnjëri nuk ishte paraqitur

21 February 2025 at 10:47

Shtyhet seanca për ndarjen mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Gazetari Ervin Leka raporton se shkak u bë mosparaqitja e Kryemadhit në seancë, ku ishte parashikuar nëse mes tyre do të kishte pajtim ose jo.

Seanca e radhës u caktua më 11 prill në orën 10:30. Edhe vetë Meta nuk ishte i pranishëm, por kishte lënë autorizim avokatin e tij, Genc Gjokutaj.

“Në fakt për shkak se vijon të jetë në qeli, Meta edhe ditën e sotme ka autorizuar avokatine tij Genc Gjokutaj. Dhe në seancën e ardhshme pritet që nëpërmjet autorizimit të avokatit të marrë pjesë në këtë proces pajtimi mes tyre”, raportoi gazetari Ervin Leka.

Ish presidenti njoftoi më 20 qershor 2024 se kishte nisur procedurat e divorcit me Monika Kryemadhin pas 26 vitesh martesë si dhe kishte depozituar në Gjykatën e Tiranës kërkesën e divorcit.

Meta ndodhet prej muajit tetor të vitit të kaluar në burg pasi u arrestua nën akuzat për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA./abcnews.al

 

Meta pranoi të paguante 25 milionë dollarë për të zgjidhur padinë e Trump

30 January 2025 at 11:36

Korporata amerikane e teknologjisë Meta ka rënë dakord të paguajë 25 milionë dollarë në një zgjidhje gjyqësore për të zgjidhur një padi të ngritur nga Donald Trump lidhur me pezullimin e llogarive të tij në mediat sociale Meta pas sulmit të 6 janarit 2021 në Kapitol, sipas një letre nga avokatët e kompanisë.

Meta konfirmoi se do të dhurojë 22 milionë dollarë për bibliotekën presidenciale të Trump dhe do të paguajë 3 milionë dollarë tarifa ligjore.

Në korrik 2021, Trump paditi Metën dhe CEO Mark Zuckerberg për censurimin e llogarive të tij në mediat sociale pas sulmit të 6 janarit, duke e akuzuar kompaninë për bashkëpunim me ligjvënësit demokratë. Marrëveshja vjen ndërsa Zuckerberg përpiqet të qetësojë marrëdhënien e tij me Trump.

Ekzekutivi i Meta mori pjesë në inaugurimin e Trump dhe vizitoi disa herë rezidencën e presidentit në Mar-a-Lago. Për më tepër, Meta dhuroi 1 milion dollarë për fushatën e Trump, përfundoi programet e saj DEI dhe ndryshoi sistemin e tij të kontrollit të fakteve të mediave sociale që ishte vënë nën kritika nga Trump./abcnews.al

Zuckerberg: ‘Meta’ do të zgjerojë lirinë e shprehjes në platformat e saj

10 January 2025 at 19:53

Këtë javë, shefi ekzekutiv i kompanisë ‘Meta’ njoftoi se do të ketë një gamë më të gjerë të lirisë së fjalës në Facebook dhe platforma e saj të tjera në internet. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Michelle Quinn, vendimi i kompanisë Meta pason kritikat e vazhdueshme të Presidentit të zgjedhur Donald Trump për kufizim të lirisë së shprehjes ndaj grupeve konsorvatore.

‘Meta’ është një nga kompanitë teknologjike që është kritikuar në mënyrë më të ashpër nga Presidenti i zgjedhur Donald Trump, duke përfshirë platformat e saj Facebook dhe Instagram.

Që nga përfundimi i zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, kompania Meta ka punuar për të përmirësuar marrëdhëniet e saj me zotin Trump ndërsa ai përgatitet të kthehet në Shtëpinë e Bardhë. Kompania ka kontribuuar një milion dollarë për fondin e inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Trump.

Këtë javë, drejtuesi i kompanisë ‘Meta’, Mark Zuckerberg njoftoi ndryshimet, që sipas tij, do të sigurojnë një gamë më të gjerë të lirisë së fjalës në Facebook dhe platformat e tjera. Presidenti i zgjedhur Donald Trump dhe udhëheqës të tjerë konservatorë kanë akuzuar prej kohësh Facebook-un për censurë.

“Është koha për t’u kthyer në rrënjët tona kur bëhet fjalë për lirinë e shprehjes në Facebook dhe Instagram”, tha ai.

Zoti Trump mbështeti vendimin e kompanisë ‘Meta’.

“Sinqerisht, mendoj se ata kanë bërë përmirësime të mëdha”, tha ai.

Në Shtetet e Bashkuara, Facebook do ta mbyllë programin e verifikimit të fakteve në bashkëpunim me ekspertë të jashtëm. Në vend të këtij programi, kompania ‘Meta’ do të bëjë verifikimin e fakteve të postimeve bazuar në shënimet e komunitetit të përdoruesve të platformave të saj. Kufizimet do të hiqen për tema si emigracioni dhe identiteti gjinor.

Reagimet ndaj ndryshimeve kanë qenë të ndryshme.

“Vendimi mund të ketë pasoja vërtet të dëmshme. Ne tashmë e dimë se gratë, njerëzit me ngjyrë, komuniteti LGBT+ dhe grupe të tjera si ato të shkencëtarëve dhe aktivistëve të klimës, përballen me një valë vërtetë të madhe diskriminimi, urrejtjeje dhe sulmesh në internet”, thotë Ava Lee nga organizata “Global Witness”.

Ndërsa mund të ketë përmbajtje më konservatore në Facebook në aspektin afatshkurtër, pyetja më e madhe është nëse miliarderët në industrinë e teknologjisë kontrollojnë përmbajtjet në platformat e tyre.

“Liria që tani gëzoni në këto platforma, veçanërisht në Meta, është shumë e kufizuar. Në të vërtetë ajo nuk bazohet në asnjë lloj mbrojtjeje”, thotë Daniel Cochrane nga Fondacioni Heritage.

Zuckerberg theksoi se do të punonte me administratën Trump për të mbrojtur lirinë e shprehjes në nivel global.

“Ne do të punojmë me Presidentin Trump për t’u rezistuar përpjekjeve të qeverive në mbarë botën për të kufizuar lirinë e shprehjes”, tha ai

Megjithatë, përafrimi me administratën Trump për lirinë e fjalës ka të ngjarë të jetë pjesë e strategjisë së industrisë së teknologjisë për të arritur qëllimet e saj afatgjata, siç është hyrja në tregun kinez.

“Kjo u blen atyre shumë fuqi për pozicionimin afatgjatë gjeopolitik”, thotë Kate Klonick nga Universiteti St. John’s.

Facebook pritet t’i zbatojë këto ndryshime në javët e ardhshme./voa

Ilir Meta dëshmoi për mbi dy orë në SPAK/ Ish-presidenti dha llogari për lobimin në SHBA

7 January 2025 at 13:30

TIRANË-Ka zgjatur për më shumë se dy orë dëshmia e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në Prokurorinë e Posaçme.

Avokati i tij, Genc Gjokutaj, tha për mediat se klienti i tij është pyetur nga prokurorët vetëm për lobimin e LSI-së në Shteteve të Bashkuara.

“Sot u pyet për lobimin në SHBA”, tha ai.

Sipas SPAK, në cilësinë e Kryetarit të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, nuk ka deklaruar një shumë prej 463 mijë dollarë nga lobimi që ka bërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo shumë thekson SPAK nuk është pasqyruar në bilancet e subjektit politik Lëvizja Socialiste për Integrim, të depozituara pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“Përgjatë periudhës 2016-2017, Ilir Meta. me cilësinë e Kryetarit të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, ka lidhur dhe ekzekutuar kontrata për shërbimi konsulence dhe lobimi me kompanitë Global Security and Inovative Solution LLC dhe  Grupi McKeon Inc në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga hetimi rezulton se një pjesë e financimit të kontratave është bërë me transferta bankare nga llogaritë e subjektit politik, Lëvizja Socialiste për Integrim, ndërkohë që shuma prej 463.546,26 USD nuk është transferuar nga llogaritë bankare të këtij subjekti politik. Po kështu rezulton se kjo shumë monetare, e cila nuk është transferuar nga llogaritë bankare të  forcës politike  nuk është pasqyruar në bilancet e subjektit politik Lëvizja Socialiste për Integrim, të depozituara pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Ish-presidenti i Republikës po hetohet për tre vepra penale, “korrupsion” në 3 raste, “pastrim parash” dhe “fshehje të pasurisë”./abcnews.al

Pas Berishës, edhe Meta në SPAK/ Të martën merret në pyetje si person nën hetim

6 January 2025 at 18:10

Ditën e martë më 7 janar pritet të merret në pyetje për herë të parë si person në hetim ish-presidenti Ilir Meta, i arrestuar për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.

Ndërsa deputetja Monika Kryemadhi u mor në pyetje këtë të hënë në cilësinë e personit ndaj të cilës zhvillohen hetime, ndërkohë që firmosi edhe procesverbalin për masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Kryemadhi tha në dalje të SPAK, se ajo tashmë do të flasë vetëm në gjykatë.

Pas Kryemadhit, në SPAK dha shpjegime edhe e ëma e saj Fatime Kryemadhi, e cila është pyetur edhe më herët në kuadër të hetimeve paraprake./abcnews.al

Jo më “WhatsApp” për dhjetëra modele smartphonesh

30 December 2024 at 22:42

Aplikacioni WhatsApp do të ndalojë për dhjetëra modele smartphone duke filluar nga 1 janari 2025.

Si çdo vit, platforma Meta braktis versionet e vjetëruara të Android, të cilat janë shumë të vjetra dhe tani nuk kanë përditësime sigurie.

Këta janë telefona celularë me sisteme operative që nuk mund të përditësohen më dhe për këtë arsye janë të prirur për probleme dhe defekte që nuk mund të zgjidhen.

Por jo vetëm Android: nga maji 2025, WhatsApp nuk do të mbështesë më versionet iOS para 15.1, domethënë modelet iPhone 5s, iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus (Galaxy S3, Galaxy Note II, Galaxy Ace 3, Galaxy S4 Mini), Motorola.

Vjetërsimi i pajisjeve në fjalë, të cilat nuk marrin më përditësime sigurie, i bën ato të prekshme ndaj kërcënimeve të mundshme kibernetike dhe të papajtueshme me teknologjitë më të fundit të integruara në WhatsApp si enkriptimi.

Nga pikëpamja e softuerit, WhatsApp prezantoi së fundmi disa opsione kushtuar festave të Krishtlindjeve, të tilla si emoticons dhe reagimet me confeti dhe transmetues, të shtuara në katalogun tradicional të emoticons të shërbimi.

“Është Krishtlindje”/ Dom Gjergj Meta një urim për Shqipërinë dhe shqiptarët

24 December 2024 at 08:43

Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, Dom Gjergj Meta në një intervistë në “ABC e Mëngjesit”, në ABC News, ka bërë një urim të veçantë, në vigjilje të Krishtlindje. Dom Gjergj Meta, ka uruar paqe dhe shpresë për të gjithë.

“Është festa që bashkë me pashkët përbëjnë kulmin e festës së të krishterëve. Urimet i dedikohen të gjithëve dhe ka zgjedhur të uroj me dy fjalë, paqe dhe shpresë. Paqe në zemra dhe shpresë për çdo njeri”, tha ai.

Gjithashtu tregoi se në orët e para të mëngjesit, kanë bërë edhe meshën e fundit para meshës së Krishtlindjes që zhvillohen në mbrëmje.

Sot në mëngjes kemi bërë meshë herët, janë nëntë ditët më të afërta të Krishtlindjes dhe sot në mëngjes mbaruam meshën e fundit para meshës së Krishtlindjes që është në darkë.

Ndërsa komentoi vendimin për mbylljen e Tik Tok, e cilësoi si një akt të guximshëm. Ai u shpreh se është shumë e rëndësishme që të krijohen filtra edukimi me të gjitha mjetet dhe rrjetet sociale.

“Ka ndodhur diçka me adoleshentët dhe është parë dhe konstatuar përpara se të ndodhte ngjarja se disa platforma janë të dëmshme për disa mosha. Personalisht mendoj që është bërë mirë, por nëse është e mjaftueshme apo jo, kjo pastaj kërkon sërish diskutim”, tha ai.

/abcnews.al/

 

❌