Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 19 January 2026Abc News

Italia e gatshme të ndërmjetësojë mes SHBA dhe Evropës

By: xhir jeta
19 January 2026 at 10:55

Italia është shprehur e gatshme të ndërmjetësojë midis SHBA-së dhe Evropës. Kryeministrja italiane Giorgia Meloni konsiderohet nga udhëheqësit evropianë si një person që ka marrëdhënie të mirë me Trumpin.

Ministri i Jashtëm Antonio Tajani tha: “Unë besoj se Italia, për shkak të natyrës së saj, kapacitetit të saj për ndërmjetësim dhe aftësisë së saj për të folur me të gjithë, mund të luajë një rol pozitiv për gjetjen e marrëveshjeve.” Ai shtoi se Kryeministrja Giorgia Meloni është “në dialog me Shtetet e Bashkuara, por edhe me evropianët”.

Tajani vazhdoi: “Nuk ka absolutisht asnjë nevojë për luftëra tregtare apo konflikte. Ne kemi nevojë për dialog dhe duhet të gjejmë zgjidhje që nuk e dëmtojnë askënd.”

Meloni: “I thashë Trumpit çfarë mendoja”
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni i quajti tarifat doganoretë shpallura nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump si “gabim”. Ajo tha se kishte folur me Trumpin “dhe i kishte thënë mendimin e saj”.

Në të njëjtën kohë Meloni u përpoq të qetësonte tensionet midis SHBA-së dhe Evropës. Kishte “një problem me komunikimin dhe mirëkuptimin”, tha ajo. “Nga perspektiva e SHBA-së mesazhi nga përtej Atlantikut nuk kishte qenë i qartë”.

Sytë nga Davosi
Një mundësi për bisedime për krizën mund të ofrojë edhe Forumi Ekonomik Botëror në Davos. Donald Trump pritet të shkojë atje të mërkurën. Edhe kancelari Merz do të jetë në Davos. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi pas një bisede telefonike me Trumpin: “Ne do të vazhdojmë të punojmë në këtë drejtim” dhe gëzohet për takimin me Trumpin në Davos.

Italia, një nga anëtaret themeluese të NATO-s, nuk dërgoi në Groenlandë asnjë trupë në misionin e zbulimit të udhëhequr nga Danimarka. Në mision krahas Danimarkës morën pjesë shtatë vende të tjera evropiane: Norvegjia, Suedia, Franca, Gjermania, Britania e Madhe, Holanda dhe Finlanda./DW

Aksident në aksin Vlorë-Orikum/ Makina del nga rruga, lëndohet shoferja dhe 16-vjeçari

19 January 2026 at 10:48

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Vlorë–Orikum. Drejtuesja e automjetit tip Benz, ka humbur kontrollin e makinës dhe ka përfunduar jashtë rruge.

Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të dëmtuar lehtë shoferja dhe pasagjeri, rreth 16 vjeç.

Të lënduarit kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Trump rrit presionin për Groenlandën: S’jam i detyruar të mendoj vetëm për paqen

19 January 2026 at 10:43

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka rritur edhe më tej presionin ndaj NATO-s për Groenlandën, në një mesazh drejtuar kryeministrit të Norvegjisë, ku paralajmëroi se “nuk ndihem më i detyruar të mendojë vetëm për paqen”, pasi iu mohua Çmimi Nobel për Paqen.

Sipas mediave norvegjeze, presidenti SHBA-së kërkoi sërish që Groenlanda t’i dorëzohet Amerikës duke argumentuar se Danimarka nuk është në gjendje ta mbrojë atë nga Rusia dhe Kina, në një letër drejtuar kryeministrit norvegjez, Jonas Gahr Store.

“Kam bërë për NATO-n më shumë se çdo person tjetër që nga themelimi i saj, dhe tani NATO duhet të bëjë diçka për Shtetet e Bashkuara”, thuhet në letrën të cilën ai e ka dërguar.

Trump ka ndërmarrë hapin e jashtëzakonshëm për të lidhur dëshirën e tij për marrjen e Groenlandës nga  Danimarka me faktin se nuk iu dha Çmimin Nobel për Paqen, të cilin ai e ka deklaruar vazhdimisht se e meriton.

“I dashur Jonas: Duke qenë se vendi yt vendosi të mos më japë Çmimin Nobel për Paqen për faktin se i kam ndalur tetë luftëra e më shumë, nuk ndihet më i detyruar të mendoj vetëm për paqen, edhe pse ajo do të mbetet gjithmonë mbizotëruese, port tani mund të mendoj edhe për atë që është e mirë dhe e drejtë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet të ketë shkruar Trumpi në letër.

Kryeministrin norvegjez tha gjithashtu se i ka shpjeguar vazhdimisht Trump se është “gjerësisht e njohur” që qeveria norvegjeze nuk vendos se kush e fiton Çmimin Nobel për Paqen.

Trump tutje ka vazhduar me deklarimet se Danimarka pretendon se e zotëron Groenlandën “vetëm sepse një anije zbarkoi atje qindra vjet më parë”, dhe se nuk ka dokumente të shkruara mbi pronësinë.

“Është vetëm fakti që një anije zbarkoi atje qindra vjet më parë, por edhe ne kemi pasur anije që kanë zbarkuar atje. Kam bërë më shumë për NATO-n se çdo person tjetër që nga themelimi i saj, dhe tani NATO duhet të bëjë diçka për Shtetet e Bashkuara. Bota nuk është e sigurt përveçse nëse ne kemi kontroll të plotë mbi Gorenlandën”, ka shkruar tutje ai.

Thuhet se letra është shkruar nga Trump dhe më pas është shpërndarë nga stafi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare tek disa ambasadorë evropianë në Washington. Kryeministri norvegjez e ka konfirmuar se letra është e vërtetë. Letrën e ka shpërndarë edhe gazetari amerikan Nick Shcifrin.

VIDEO/ Kili ‘në flakë’ nga zjarret që përfshinë vendin, shkon në 18 numri i viktimave

19 January 2026 at 10:40

Zjarret kanë përfshirë Kilin prej disa ditësh. Numri i viktimave nga zjarret ka shkuar në 18.

Autoritetet paralajmërojnë se situata mund të përkeqësohet. Ekipet zjarrfikëse janë angazhuar për të shuar zjarret, megjithatë situata mbetet e vështirë për shkak se flakët favorizohen edhe nga erërat e forta.

Më shumë se 50 000   qytetarë u larguar nga shtëpitë e tyre për shkak se ishin të rrezikuar.

 

 

🇨🇱⚡- Massive fires have erupted in Penco, Chile, threatening thousands of homes and lives.

A few days ago two Israelis were caught on camera for starting fires in Argentina, and one detained in Chile for starting fires pic.twitter.com/7nGOrULIjg

— Monitor𝕏 (@MonitorX99800) January 18, 2026

Humb jetën në spitalin e Shkodrës 16-vjeçarja, dyshohet për arrest kardiorespirator

19 January 2026 at 10:12

SHKODËR- Në Spitalin Rajonal të Shkodrës, një 16-vjeçare, ka humbur jetën.

Paraprakisht dyshohet për një arrest kardiorespirator.

Grupi hetimor po kryen veprimet në drejtimin e Prokurorisë, për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës./abcnews.al

Nis sesioni i ri parlamentar, punë për ligje dhe reforma. Sot seanca e parë e Kuvendit

19 January 2026 at 10:05

Deputetet rikthehen sot në kuvend për nisjen e sesionit të ri parlamentar.

Në fokus do të jenë dy reformat e rëndësishme zgjedhore dhe territorial, ndërsa dy ditë më parë kryeministri njoftoi dhe nisjen e punës për ndryshime Kushtetuese.

PD ka bojkotuar diskutimet që nga dhjetori dhe nuk duket të jetë e gatshme të rikthehet në tryezë.

Por maxhoranca nga ana tjetër është e vendosur të vazhdoje punën me intensitet, edhe pa pjesëmarrjen e opozitës.

Arratisja e Altin Ndocit/ Lihen në fuqi masat e sigurisë për ish-drejtorin e burgut të Durrësit dhe mjeken

19 January 2026 at 09:59

DURRËS– Gjykata e Durrësit ka konfirmuar masat e sigurisë të dhënë me herët për ish-drejtorin e burgut të Durrësit Indrit Cërloi dhe Ylfete Sema.

Konkretisht, Cërloi është lënë me masën e sigurisë” arrest me burg”, kurse mjekja me masën “arrest në shtëpi”

Ata u arrestuan pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndocit, i cili u transportuan nga burgu për të kryer vizitë në spitalin e Durrësit.

I paraburgosuri Ndoci shfrytëzoi këtë moment duke goditur fizikisht njërin prej efektivëve që e shoqëronin dhe më pas u arratis nga ambientet e spitalit të Durrësit./abcnews.al

 

Kina regjistron shkallën më të ulët të lindjeve që nga viti 1949

19 January 2026 at 09:54

Shkalla e lindjeve në Kinë ka rënë në nivelin më të ulët që nga themelimi i Republikës Popullore në vitin 1949, sipas një raporti të hënën. Të dhënat zyrtare të publikuara nga Byroja Kombëtare e Statistikave treguan se lindjet ranë në 5.6 për 1.000 banorë vitin e kaluar, me numrin total të të porsalindurve që ranë në 7.9 milionë, një rënie e ndjeshme prej 1.6 milionësh dhe më e larta që nga viti 2020.

Rënia e uli popullsinë e përgjithshme të Kinës me 3.4 milionë, duke shënuar rënien e katërt vjetore radhazi. Shifrat i dhanë goditje përpjekjes së Pekinit për një shoqëri “miqësore ndaj fertilitetit” nën presidentin Xi Jinping, edhe pse autoritetet nxisin subvencione në para të gatshme, zgjatjen e lejes prindërore dhe stimuj të tjerë.

Kina gjithashtu regjistroi numrin e saj më të ulët të martesave që nga viti 1980 në vitin 2024, me vetëm 6.1 milionë çifte që lidhën kurorë, një rënie prej 20.5 për qind nga viti 2023 ndërsa shkalla e divorcit u rrit me 1.1 për qind.

Presionet demografike të vendit u thelluan ndërsa normat e ulëta të lindjeve vazhduan, të nxitura nga më pak gra në moshë lindjeje, së bashku me vonesën në martesë dhe prindërimin midis brezave të rinj për shkak të presioneve sociale dhe ekonomike.

Pekini ka zbatuar politika për të kundërshtuar rënien e normave të martesave dhe lindjeve, por ato ende nuk kanë treguar efekte të rëndësishme. Popullsia e Kinës ishte 1.4 miliardë në vitin 2024, duke shënuar rënien e tretë vjetore radhazi që nga viti 2021.

Aksidenti tragjik në Spanjë/ Rama mesazh ngushëllimi: Mendimet tona janë me ata që kanë humbur të dashurit e tyre

19 January 2026 at 09:16

TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përcjellë mesazh ngushëllimi për përplasjen e dy trenave në Spanjë, si pasojë e të cilit dhjetëra persona humbën jetë.

Në një mesazh drejtuar kryeministrit spanjoll Pedro Sánchez, ai ka shprehur trishtim të thellë për ngjarjen dhe solidaritet me familjet e viktimave.

Ai theksoi se mendimet e Shqipërisë janë me të gjithë ata që kanë humbur të dashurit e tyre dhe me ekipet e emergjencës, të cilët po punojnë pa u lodhur për përballimin e pasojave të kësaj tragjedie.

“I dashur Pedro,Me trishtim të thellë kam marrë lajmin për aksidentin tragjik hekurudhor të ndodhur në Adamuz.

Në emër të popullit të Shqipërisë dhe në emrin tim personal, dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e viktimave dhe solidaritetin tim me popullin dhe Qeverinë e Spanjës në këtë moment dhimbjeje. Mendimet tona janë me ata që kanë humbur të dashurit e tyre dhe me të gjitha ekipet që po punojnë pa u lodhur në përballimin e kësaj tragjedie.🇪🇸🙏🇦🇱”, shkruan  Rama.

Mediat e huaja raportojnë se të paktën 39 persona kanë humbur jetën dhe rreth 75 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga përplasja e trenave./abcnews.al

Ishin në kërkim ndërkombëtar për grup kriminal dhe trafikim/ Arrestohen dy të rinj, pritet ekstradimi në Kosovë

19 January 2026 at 08:51

Dy perona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar në Tiranë.

Ata ishin në kërkim nga autoritetet e Kosovës, pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar më 13 janar 2026 nga UNMIK, për veprën penale “Pjesëmarrje ose organizim i grupit të strukturuar kriminal” në fushën e trafikimit të qenieve njerëzore.

Ata u ndaluan me qëllim ekstradimin drejt Kosovës, ndërsa vijojnë procedurat për dorëzimin e tyre autoriteteve përkatëse.

Makina përplaset me barrierat anësore në Laç, tre të rinj mbeten të lënduar

19 January 2026 at 08:46

Tre të rinj kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur gjatë orëve të natës në Gjorëm.

Sipas informacioneve , automjeti me të cilin ata po udhëtonin ka devijuar nga rruga dhe është përplasur me barrierat anësore.

Dyshohet se drejtuesi i mjetit ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit. Si pasojë e përplasjes, tre të rinjtë kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës për ndihmë mjekësore.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

VIDEO/ Zjarr në një qendër tregtare në Pakistan, të paktën 11 viktima

19 January 2026 at 08:37

Zjarri k përfshirë një qendër tregtare në Pakistan. Mësohet se të paktën 11 persona kanë humbur jetën.

Ndërsa 60 të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit, ekipet e emergjencës janë angazhuar menjëherë për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve.

Zjarrfikësit u angazhuar për të bërë të mundur shuarjen  e flakëve.

 

Today’s fire at Gul Plaza in Karachi has once again starkly revealed the bitter truth that this city is not plagued by accidents, but by persistent neglect. Flames soared high, fear spread, the earnings of hard labor turned to ashes in 1 night. 🇵🇰🔥💔🥺#GulPlazaFire #GulPlaza pic.twitter.com/QfvO5NHLAZ

— Dr Naina Niazi 🧚‍♀️ (@nainaaniiazi) January 18, 2026

“E mbuluar’ nga dëbora/ Rama ndan pamjet me dron nga Dardha: Magjike!

19 January 2026 at 08:17

KORÇË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook pamje nga Dardha. E ‘veshur’ nën pektun e dëborës, pamjet tregojnë magjinë e vërtetë edhe në stinën e dimrit.

“MIRËMËNGJES dhe me Dardhën magjike, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama bashkëngjitur videos së publikuar.

Shqipëria është kthyer në një destinacion edhe gjatë sezonit të dimrit për turistët e huaj. Përveç plazheve gjatë verës, turistë të huaj zgjedhin të vizitojnë gjatë dimrit zona që të ofrojnë pamje fantastike dhe mundësi për të eksploruar.

Mijëra viktima nga protestat/ Mjekë dhe dëshmitarë përshkruajnë gjendjen e rëndë në Iran pas trazirave

19 January 2026 at 08:11

Autoritetet iraniane e kanë zhytur vendin në atë që dëshmitarët e përshkruajnë si një bllokadë pothuajse totale digjitale, në përgjigje të protestave vdekjeprurëse mbarëkombëtare kundër Republikës Islamike, duke kufizuar ndjeshëm qarkullimin e informacionit nga brenda vendit.

Me qasjen në internet të kufizuar, vetëm rrëfime të fragmentuara kanë arritur në botën e jashtme përmes telefonatave të shkurtra, individëve me qasje në internet satelitor dhe iranianëve që së fundi janë larguar nga vendi.

Protestat shpërthyen në fund të dhjetorit 2025, në mes të zemërimit në rritje të publikut për vështirësitë ekonomike, inflacionin e lartë dhe zhvlerësimin e fortë të rialit iranian.

Demonstratat fillestare për koston e jetesës dhe keqmenaxhimin ekonomik u përhapën shpejt në disa qytete dhe u shndërruan në protesta më të gjera kundër establishmentit, duke nxitur një reagim vdekjeprurës të forcave të sigurisë.

Organizatat për të drejtat e njeriut thonë se disa mijëra njerëz janë vrarë ose plagosur gjatë trazirave, megjithëse verifikimi i pavarur mbetet i pamundur për shkak të bllokadës.

Dëshmitarë okularë dhe profesionistë mjekësorë që folën për Radion Evropa e Lirë përshkruajnë spitale të mbingarkuara me pacientë që vuajnë nga plagë të rënda me armë zjarri, veçanërisht në kokë, sy, kraharor dhe bark.

Një protestues nga qyteti verilindor i Mashhadit, i cili së fundi u largua nga Irani, tha se kishte parë forcat e sigurisë duke u përballur dhunshëm me adoleshentë gjatë demonstratave.

Protestuesi përshkroi një adoleshent që pësoi lëndime të rënda në fytyrë pasi u godit me shkopinj, ndërsa një tjetër u qëllua në këmbë dhe më pas u desh t’ia amputonin këmbën. Disa dëshmitarë përshkruan gjithashtu shenja dhune të dukshme në hapësirat publike pasi përfundonin demonstratat.

“Të nesërmen në mëngjes në Haft-e Tir, të gjitha rrugët po laheshin”, i tha REL-it një banor tjetër i Mashhadit që së fundi u largua nga Irani. “Bashkëshorti im e kishte parë; gjithçka ishte e mbuluar me gjak”.

Punonjësit shëndetësorë brenda Iranit raportojnë presion ekstrem mbi institucionet mjekësore.

Në një dëshmi të regjistruar, një anëtar i stafit mjekësor përshkroi një mungesë akute specialistësh, përfshirë neurokirurgë, kirurgë ortopedë dhe oftalmologë, ndërsa pacientët mbërrinin me plagë nga fishekë pushke, veçanërisht në kokë dhe fytyrë.

REL-i nuk mund t’i verifikojë në mënyrë të pavarur shifrat e viktimave apo pretendimet individuale. Megjithatë, mjekë brenda dhe jashtë Iranit thonë se përmasat dhe modeli i lëndimeve sugjerojnë përdorim të gjerë të municionit të vërtetë dhe armëve me fishekë të vegjël.

Shahram Kordasti, drejtor i kërkimeve në Fakultetin e Onkologjisë dhe Shkencave Farmaceutike të Kolegjit Mbretëror në Londër, tha se kolegët e tij në Iran kanë raportuar një numër jashtëzakonisht të lartë lëndimesh në sy dhe kokë.

“Vëllimi ishte aq i madh sa spitalet e specializuara për sytë nuk mund të përballonin më”, tha ai, duke shtuar se mungesat e furnizimeve mjekësore dhe vështirësitë për të arritur në spitale e kanë përkeqësuar krizën.

Spitalet po përballen gjithashtu me mungesa të mëdha gjaku. Roozbeh Esfandiari, një ish-mjek urgjence në Teheran që tani jeton në Shtetet e Bashkuara, u bëri thirrje iranianëve me grupe gjaku O-pozitiv dhe O-negativ që të dhurojnë gjak urgjentisht.

Gazetat iraniane kanë publikuar raporte të kufizuara, por shqetësuese. E përditshmja Ham-Mihan me seli në Teheran raportoi se vëllai i një protestuesi 30-vjeçar tha se burri ishte i gjallë dhe po fliste në spital përpara se papritur të shembej dhe të vdiste nga një plagë me armë zjarri në pjesën e poshtme të barkut.

Një dëshmitar tjetër i tha REL-it se një burrë u vra nga disa plumba ndërsa përpiqej të shpëtonte një mik të plagosur dhe se familja u detyrua të paguante një shumë të madhe për të marrë trupin.

E përditshmja iraniane Shargh raportoi se lëndimet në sy përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të viktimave nga protestat. Spitali i Syve Farabi në Teheran, qendra kryesore oftalmologjike e vendit, raportohet se po funksionon me kapacitet të plotë.

Amir-Mobarez Parasta, drejtues i Qendrës së Syve në Mynih, i tha REL-it se shifrat e lëndimeve janë të paprecedent.

“Jam në kontakt me oftalmologë brenda Iranit”, tha ai. “Vetëm në një klinikë private të syve në Teheran, deri më tani janë regjistruar 6.000 lëndime në sy. Spitalet universitare në qytete të mëdha si Teherani, Mashhadi, Shirazi dhe Tabrizi kanë dokumentuar së bashku të paktën 600 raste që përfshijnë heqjen e syrit”.

Dëshmitarë okularë dhe stafi mjekësor raportuan gjithashtu një prani të rëndë të forcave të sigurisë në spitale, me forca të armatosura që kufizojnë qasjen dhe, në disa raste, ndalojnë pacientët para se të përfundojë trajtimi.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, pranoi më 11 janar se disa persona të plagosur ishin “eliminuar” nga ata që ai i quajti “terroristë”, dhe jo nga forcat e sigurisë.

Mjekët paralajmërojnë se shumë protestues të plagosur mbeten të fshehur, duke shmangur spitalet nga frika e arrestimit.

Plagët e patrajtuara nga armët e zjarrit dhe infeksionet, thonë ata, i vënë këta individë në rrezik serioz për vdekje, ndërsa Irani mbetet kryesisht i shkëputur nga bota e jashtme./REL

Zviceranët që jetojnë jashtë vendit kthehen të kryejnë shërbimin ushtarak

19 January 2026 at 08:10

Rreth 13,000 djem të rinj filluan të hënën trajnimin themelor ushtarak në Zvicër. Mes tyre janë edhe 45 zviceranë të rinj që jetojnë jashtë vendit – të cilët nuk janë të detyruar ligjërisht të shërbejnë – por që kanë zgjedhur të bashkohen vullnetarisht me ushtrinë.

Valentin Lopez, një shembull i angazhimit. Valentin Lopez, 19 vjeç, nga departamenti Haute-Savoie në jug të Liqenit të Gjenevës, pothuajse nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me Zvicrën. Ai ka pasaportën zvicerane falë stërgjyshit të tij, por familja e tij ka jetuar në Francë për tre gjenerata. Megjithatë, ai ka vendosur të shërbejë në Ushtrinë Zvicerane, transmeton albinfo.ch.

“E shoh këtë si një mundësi për të ndjerë më shumë se jam zviceran,” tha Lopez për RTS. “Kam pasur fatin të lind si zviceran, por nuk jetoj këtu. Shpesh ndihesh pak si i jashtëm.”

Valentin dhe rreth njëzet vullnetarë të tjerë nga jashtë u thirrën javën e kaluar në Payerne për një ngjarje të veçantë rekrutimi. Shumë prej tyre, ashtu si ai, janë qytetarë francezë dhe mund të shërbejnë gjithashtu në Francë, ku do t’u kërkohej vetëm një “Ditë Mbrojtjeje dhe Qytetarie”. Pas kësaj, ata mund të ishin të përjashtuar nga shërbimi atje.

Kthim te rrënjët dhe përmirësimi personal

Sébastien Albayrak, 18 vjeç, nga Strasburgu, e sheh shërbimin ushtarak si një mundësi për t’u përmirësuar: “Nuk dua vetëm të bëj shërbimin ushtarak, por dua të përmirësohem si individ. Mendoj se kjo është një situatë fitim-fitim.”

Edhe pse motivimi i këtyre të rinjve zviceranë nga jashtë mund të duket i pazakontë për bashkëmoshatarët e tyre në Zvicër, Valentin shpreson të integrohet shpejt gjatë trajnimit themelor. “Në Zvicër mund të mendojnë se jam francez dhe të më përjashtojnë, por në realitet nuk ka diferencë. Në fund të fundit, të gjithë jemi të njëjtë.”

Mbështetje nga familja dhe perspektiva e ardhshme

Në fshatin francez Valleiry, Pascale, nëna e tij, është e lumtur: “Për mua, është sikur Valentin po kthehet te rrënjët e tij,” thotë ajo. Ajo premton se do ta vizitojë djalin e saj në Birmensdorf pranë Zyrihut, një vend që gjendet pesë orë larg me tren. Valentin është caktuar atje si rekrut i infanterisë dhe po mendon të ndjekë trajnimin e oficerit pas shërbimit bazë, me mundësinë më pas të bëhet polic në Zvicër.

Rritja e numrit të vullnetarëve

Qytetarët zviceranë që jetojnë jashtë përbëjnë vetëm një pjesë të vogël të rekrutëve, por numri i tyre po rritet: në vitin 2020 rreth pesëdhjetë vullnetarë regjistroheshin çdo vit, ndërsa sot numri ka arritur pothuajse 90.

Koloneli Samuel Crettol, komandanti i qendrës më të madhe të rekrutimit në vend, e ka vënë re këtë rritje: “Po, ata po shtohen. Ndoshta kjo ka të bëjë me tensionet ndërkombëtare,” sugjeron ai.

Megjithatë, procesi i rekrutimit është i njëjtë për të gjithë. “Nuk ka asnjë diferencë me mua. Ajo që i dallon është motivimi i tyre shumë i lartë. Ata janë këtu sepse e duan,” thekson Crettol.

Danimarka i përgjigjet Trump për Groenlandën: Evropa nuk shantazhohet

19 January 2026 at 08:10

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, ka deklaruar se Evropa nuk do të shantazhohet, në një reagim të fortë pas kërcënimeve të presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave tregtare ndaj disa vendeve evropiane, nëse ato kundërshtojnë planet e tij për marrjen nën kontroll të Grenlandës, raportoi BBC.

Në një postim në Facebook, Frederikseni shkroi se Danimarka kërkon bashkëpunim dhe jo konflikt, duke përshëndetur mesazhet e qarta nga vendet e tjera evropiane.

“Evropa nuk do të shantazhohet. Është edhe më e rëndësishme që të qëndrojmë të palëkundur në vlerat themelore mbi të cilat është ndërtuar bashkësia evropiane”, theksoi ajo.

Deklaratat vijnë ndërsa vendet anëtare të BE-së zhvilluan një takim urgjent në Bruksel.

Trumpi ka kërcënuar me vendosjen e një tarife 10% ndaj mallrave nga këto vende, duke filluar nga 1 shkurti, me mundësinë që ajo të rritet deri në 25% dhe të mbetet në fuqi deri në arritjen e një marrëveshjeje.

 

VIDEO/ Shkon në 39 numri i viktimave nga përplasja e dy trenave në Spanjë

19 January 2026 at 07:45

Shkon në 39 numri i personave që kanë humbur jetën nga përplasja e dy trenave në Andaluzi në Spanjë.

Sipas raportimeve edhe numri i të plagosurve është rritur, të paktën 73 persona morën plagë dhe janë dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor.

Shkaqet e aksidentit mbetet ende të panjohura, ndërsa autoritetet theksojnë se linja hekurudhore ku edhe ndodhi tragjedia ishte rinovuar në maj të 2025.

 

Imágenes del interior de uno de los trenes que ha descarrilado en Córdoba

Un trabajador se dirige a los pasajeros para pedir colaboración y tranquilidad tras el accidente pic.twitter.com/8NPsW3AOrx

— EL MUNDO (@elmundoes) January 18, 2026

“‘Sentimental Value’ triumfon në EFA me gjashtë çmime

19 January 2026 at 07:39

Filmi “Sentimental Value” i Joachim Trier ka fituar një total prej gjashtë çmimesh, duke përfshirë ”Filmin më të Mirë Evropian”, ”Regjisorin më të Mirë” dhe të dy çmimet për aktrim, shkruan euronews.com.

Po ashtu, edhe filmi “Sirat” i regjizorit Oliver Laxe mori pesë çmime gjatë një mbrëmjeje të ngarkuar politikisht në Berlin.

Çmimet evropiane të filmit të këtij viti, homologu evropian i çmimeve Oscar që nderon arritjet më të mëdha në kinemanë evropiane, kanë folur… dhe ishte një natë triumfi për dramën familjare prekëse dhe të shtresuar “Sentimental Value” të regjisorit norvegjez Joachim Trier.

Filmi arriti një sukses të madh, duke fituar gjashtë çmime, duke përfshirë edhe çmimin e lakmuar për ”Filmin më të Mirë Evropian”.

Ai ”mundi” 14 filma të tjerë, përfshirë filmin tërheqës të ”Palmës së Artë” të Jafar Panahi “It Was Just An Accident”, odisenë post-apokaliptike “Sirāt” të Oliver Laxe, dhe filmin e suksesshëm “Sound of Falling” të Mascha Schilinski.

Trier fitoi çmimin për ”Regjisorin më të Mirë” si dhe ”Skenarin më të Mirë” së bashku me partnerin e tij të hershëm në skenar, Eskil Vogt.

Renate Reinsve fitoi çmimin për ”Aktoren më të Mirë Evropiane për Vlerë Sentimentale”, duke vërtetuar edhe një herë se si çiftëzimi i saj me Trier sjell lavdi, pas filmit “Personi më i Keq në Botë”, dhe se si aktorja është një nga pranitë më tërheqëse në ekran në kinema në mbarë botën.

Fitorja e saj pasoi Stellan Skarsgård që mori çmimin për ”Aktorin më të Mirë Evropian” për rolin e tij si një baba në mungesë në filmin e Trier.

Fjalimi i tij ishte i shkurtër dhe i drejtpërdrejtë: “Ndihem sikur po kthehem në shtëpi. Ju falënderoj me gjithë zemër”.

I shkurtër, i ëmbël dhe ndoshta paksa jetëshkurtër. Megjithatë, një çmim i merituar për Skarsgård, i cili kohët e fundit mori në shtëpi një Glob të Artë dhe çimenton pozicionin e tij si një favorit për çmimet Oscar në mars.

Parashikimi i motit, 19 janar 2026

19 January 2026 at 07:15

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa vranësirat të pakta deri mesatare kryesisht në lindje e jug të vendit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje– lindje, me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare në veri dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 16 m/s.

 Deti – Valëzimi forcës 2-3 ballë.

❌
❌