Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 3 February 2026Abc News

Protestat e dhunshme, autoritetet në Iran arrestuan qindra shtetas të huaj gjatë demonstratave

3 February 2026 at 12:57

Autoritetet në Iran kanë arrestuar 139 shtetas të huaj gjatë protestave që përfshinë vendin në fund të dhjetorit.

“Gjatë shqyrtimit të rasteve që lidhen me trazirat, u zbulua se 139 personat e arrestuar janë të huaj”, raportoi agjencia iraniane e lajmeve Tasnim.

Këta shtetas sipas raportimeve ishin të përfshirë në organizimin, nxitjen dhe kryerjen e trazirave.

Protestat në Iran, të cilat fillimisht shpërthyen më 28 dhjetor kundër kostos së lartë të jetesës, më pas u zhvilluan në një lëvizje antiqeveritare, shtypja e së cilës ka lënë mijëra të vdekur. Autoritetet iraniane pranojnë se më shumë se 3,000 njerëz janë vrarë në protesta.

/abcnews.al/

Balla-Berishës: Je i akuzuar për korrupsion. Nuk mund të vish këtu dhe të bësh të ndershmin dhe të flasësh në emër të drejtësisë

3 February 2026 at 12:48

Gjatë seancës së sotme në Kuvend, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, iu drejtua ish-kryeministrit Sali Berisha, duke ngritur çështjet e korrupsionit dhe vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shpalljen e tij non grata.

Balla theksoi se drejtësia në Shqipëri ka marrë të pandehur për korrupsion dhe se Berisha ka qenë subjekt i disa procedimeve ligjore, duke kërkuar transparencë dhe llogaridhënie nga figurat publike.

“Është e rëndësishme që të gjithë ata që janë akuzuar të përballen me drejtësinë”, tha Balla, duke iu referuar edhe procedimeve ku ai vetë ka marrë pjesë si kallëzues.

“Ej Sali, o Sali, ngrije kokën, ej ngrije kokën, Sali, hej, 100 herë të kthehen mbrapa, të njëjtën gjë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës të kanë shpallur non grata për korrupsion thuaj po apo jo?
Drejtësia në Shqipëri ka marrë të pandehur për korrupsion. Zotrote je i akuzuar për korrupsion dhe tani të vish këtu dhe të bësh të ndershmin, të flasësh në emër të drejtësisë dhe madje të bëhesh ti emisar për të sjellë habere dhe drejtësisë, ti që 1-2 herë në muaj shkon para drejtësisë dhe i merr me libër shtëpie të gjithë ata që të kanë ngritur ty akuza.
Merr prokurorin merr gjyqtaren, do vish këtu, do vish, këtu do vish, këtu do merresh edhe me mua që kam nderin e madh të jetës sime të jem kallëzuesi, njeriu që kam kallëzuar ty.

Rutte në parlamentin ukrainas: Mbështetja për Ukrainën mbetet e palëkundur

3 February 2026 at 12:27

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, përsëriti mbështetjen e palëkundur dhe prioritare të NATO-s për Ukrainën.

Në fjalimin e tij të mbajtur në Parlamentin ukrainas, Rutte nënvizoi se vëmendja e Aleancës ndaj sigurisë së vendit nuk do të zvogëlohet, pavarësisht sfidave globale.

Duke folur nga foltorja e Verkhovna Rada, si pjesë e vizitës së tij në Kiev, Rutte theksoi se qëndrimi i NATO-s ndaj Ukrainës ka mbetur i qëndrueshëm që para pushtimit rus dhe mbetet i pandryshuar deri më sot.

“Dua t’ju siguroj se NATO qëndron pranë Ukrainës. Kjo ishte e vërtetë para pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë, ishte e vërtetë më 24 shkurt 2022 dhe ka qenë e vërtetë çdo ditë që atëherë”, tha ai.

 

Maidan Nezalezhnosti. The People’s Memorial of National Remembrance. A memorial honoring our heroes, warriors, our people who defended Ukraine against the enemy, fought, and made the ultimate sacrifice in this war.

Together with @SecGenNATO Mark Rutte, we honored the memory of… pic.twitter.com/ugWsJChlAV

— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 3, 2026

/abcnews.al/

“Yjet” zbresin në fushë/ “Kupa e Botës së Legjendave”, turneu më i ri i futbollit

By: xhir jeta
3 February 2026 at 12:20

Rio de Janeiro do të presë edicionin e parë të Kupës Botërore të Legjendave, një turne special ku do të marrin pjesë 160 yje të futbollit nga 8 vende të botës. Mes tyre spikasin braziliani Romario, spanjolli Carles Puyol, argjentinasi Sergio Agüero, italiani Gianluigi Buffon, holandezi Clarence Seedorf apo francezi Thierry Henry.

Turneu i ri botëror do të bashkojë disa nga idhujt më të mëdhenj në mënyrë që brezat e rinj të mund t’i njohin ata dhe brezat e vjetër t’i kujtojnë ata, njoftuan organizatorët e tij në ceremoninë e prezantimit.

“Nuk do të jetë vetëm një ekspozitë. Do të jetë gjithashtu një garë dhe lojtarët që e kanë pranuar tashmë ftesën kanë thënë se janë shumë të emocionuar që të garojnë përsëri dhe për mundësinë për një titull botëror”, tha themeluesi dhe presidenti i Ëorld Legends Cup, biznesmeni saudit Nasr Jawid Buyadi.

Edhe pse data për edicionin e këtij viti nuk është përcaktuar ende – me shumë mundësi do të jetë në gjysmën e dytë të vitit.

Ndërkohë, është konfirmuar formati i kompeticionit, ku shtatë ndeshjet kualifikuese do të luhen në stadiumin olimpik “Nilton Santos” dhe finalja në legjendarin “Maracanã”.

Garuesit në edicionin e parë do të jenë Argjentina, e udhëhequr nga Sergio Agüero dhe e trajnuar nga Gabriel Batistuta; Brazili, i udhëhequr nga Cafu dhe me Zicon në stol; Spanja, me Carlos Puyol si kapiten dhe Fernando Hierro si trajner, Franca, me Thierry Henry si kapiten dhe Patrick Vieira si trajner. Listën e plotësojnë Italia, e udhëhequr nga Gianluigi Buffon dhe e trajnuar nga Paolo Maldini; Holanda, me Clarence Seedorf që udhëheq ekipin në fushë dhe Ruud Gullit në stol; Arabia Saudite, e udhëhequr nga Yasser Al-Qahtani dhe e trajnuar nga Majed Abdullah; dhe Nigeria, e udhëhequr nga Nëankëo Kanu dhe me Khalilou Fadiga në stol.

Sipas rregullave të turneut, ndeshjet do të zgjasin 60 minuta (dy pjesë 30-minutëshe) me njëmbëdhjetë lojtarë në fushë dhe nëntë në stol, por nuk do të ketë kufizim në zëvendësimet. Sipas organizatoreve, turneu pritet të ndiqet nga më shumë se 900 milion shikues në 75 vendet e botës ku ndeshjet do të transmetohen direkt dhe 1 miliard të tjerë në mediat sociale.

Benzema është “200 milionësh”/ Sulmuesi francez realizon transferimin e madh tek Al Hilal

By: xhir jeta
3 February 2026 at 12:05

Pritej që të ndodhte dhe tani do ta shohim me fanelë tjetër. Karim Benzema ishte kapiteni i Al Itihadit, kampion në fuqi i Arabisë Saudite, dhe fitues I Kupës së Mbretit, por tashmë nga verdhezi do të jetë blu.

Al Hilal, klubi më I madh në vend, lajmëroi se sulmuesi francez u bashkua me skuadrën e drejtuar nga trajneri Simone Inzagi dhe ku luajnë të tillë si Kulibali, Teo Hernandez, Milinkovic-Savic apo kapiteni Al Dausari.

Lajmet janë që Benzema do të ketë një rrogë të barabartë me Kristiano Ronaldon, 200 milionë euro në sezon, atë që kërkoi edhe në Al Itihad, por që nuk ia mundësuan.

Te kampionët, besohet se ai merrte 100 milionë euro në vit, apo edhe më shumë.

Ronaldo ka protestuar pikërisht për këtë skenar që po realizohet, që Al Hilal është në gjendje të shpenzojë pafund, por jo Al Nasr I tij apo Al Itihad, ndërsa pronari të gjitha klubeve është I njëjti, Fondi Publik Saudit.

Me ardhjen e Benzemasë, Al Hilal, padyshim është edhe më shumë favorit për titull, duke qenë në vend të parë, edhe pse jo larg Al Nasrit.

Ish-ylli I Realit po bashkohet me ekipin rekordmen të titujve në Arabinë Saudite me 19, dhe rekordmen të Kupave me 13.

“Plumbi i Artë”/ Vrasja e Dorian Shkozës, dëshmon Henrik Hoxhaj: Me Nuredinin folëm edhe për 2 ekzekutime në Durrës! Porosi nga ‘Krymi’?

3 February 2026 at 11:48

Këtë të martë është zhvilluara gjyqi për dosjen “Plumbi i Artë”. Në seancë ka dëshmuar Henrik Hoxhaj, i cili fillimisht kishte statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, por që më pas iu hoq nga SPAK.

Sipas dëshmisë së dhënë, rezulton se bisedat me Dumanin kanë qenë për vrasje me pagesë.

“Kemi biseduar për disa vrasje. Ai më tha se kishte marrë porosi nga Krymi. Më tha që kishte disa punë për t’u bërë dhe më pyeti nëse isha i interesuar. Unë i thashë po. Më tha për dy vrasje që do bëheshin në Durrës. Në fillim i paraqiti si porosi të Krymit, pastaj i quajti si problematika të tijat. Më tha: a je dakord? I thashë po.”, ka thënë ai.

Në këtë takim, sipas tij, është diskutuar edhe vrasja e Dorian Shkozës.

“Diskutuam për vrasjen e Dorian Shkozës. Do kryhej kundrejt pagesës. Në fillim propozoi 70 mijë euro. Mjetet dhe armët i siguroi Nuredini. Shofer ishte Elio Bitri, nga Elbasani. Ishte pak pas takimit, në kohë pandemie. Nuk kishim leje, por lëviznim sipas rregullave, me rrip sigurimi dhe duke respektuar qarkullimin. Ditën e ngjarjes shkova në Durrës. U takuam te shtëpia e Nuredinit dhe u nisëm me një makinë të zezë. Elio ishte në timon, unë isha mbrapa shoferit. Kisha dy armë, Elio kishte një.”, tregon ai.

Ai tha se fillimisht objektivat nuk ishin në vend.

“Bëmë një xhiro te servisi. Kur kaluam herën e parë nuk ishin. Kur u kthyem, ishin aty. Elio më tha: ‘Ja ku janë’. Ishin tre persona në trotuar.”

“Qëllova nga brenda makinës. Një armë mu bllokua dhe përdora tjetrën. Njëri ngeli në vend. Doriani u rrëzua pak më tutje. I thashë: a ti je Doriani? Më tha jo. Pyeta Elion: a ky është? Më tha po, dhe e godita.”

“Një e goditi edhe Elio. Ai kishte një pistoletë me mulli.”

Sa i përket pagesës, Hoxhaj tha: “Pagesën e mora. 70 mijë eurot u ndanë mes meje dhe Elios. Unë mora 35 mijë euro. Nuk e di sa i dha Elios.”

/abcnews.al/

Francë, Europol dhe Prokuroria e Parisit zbarkojnë në zyrat e platformës “X” të Elon Musk

3 February 2026 at 11:45

Një kontroll po kryhet në zyrat franceze të platformës së rrjeteve sociale X, në pronësi të Elon Musk, si pjesë e një hetimi të hapur në janar 2025, njoftoi të martën prokuroria e Parisit.

Sipas një deklarate, bastisja po kryhet nga njësia e krimeve kibernetike e prokurorisë, me përfshirjen edhe të Europol.

Sipas prokurorisë së Parisit, si kryetari i X, Musk, ashtu edhe ish-drejtoresha ekzekutive e X, Linda Yaccarino, janë thirrur të paraqiten në seanca dëgjimore në prill, ndërsa punonjësit e X do të merren në pyetje si dëshmitarë.

Prokurorja e Parisit, Laure Beccuau, tha se hetimi është zgjeruar për të përfshirë edhe “deepfake-t e seksualizuara të Grok-ut”.

Konkretisht, Bashkimi Evropian ka nisur një hetim zyrtar ndaj chatbot të inteligjencës artificiale Grok, i lidhur me platformën X, pas akuzave se mjeti lejon krijimin e imazheve seksuale të rreme të grave dhe fëmijëve, përmes komandave të thjeshta me tekst./abcnews.al

Vendimi i KQZ për Listën Serbe/ BE e shqetësuar: Të gjitha partitë të punojnë së bashku, në përputhje me Kushtetutën

3 February 2026 at 11:36

Bashkimi Evropian ka shprehur “shqetësim serioz” për dështimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë për të miratuar rezultatet përfundimtare për Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve në Kosovë – nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

“BE-ja përsërit thirrjen e saj për depolitizimin e punës së KQZ-së, në përputhje me raportin e Misionit të BE-së për Vëzhgim të Zgjedhjeve, dhe u bën thirrje të gjitha partive të punojnë së bashku, në përputhje me Kushtetutën”, tha zëdhënësi i BE-së në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

Ai shtoi se është e rëndësishme që të gjithë kandidatët e zgjedhur të jenë në gjendje t’i marrin mandatet e tyre në Kuvendin e Kosovës.

KQZ-ja i miratoi më 31 janar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, por jo rezultatet për Listën Serbe. Moskonfirmimi i nëntë anëtarëve të Listës Serbe në Kuvendin e ardhshëm të Kosovës u dënua ashpër nga vetë partia dhe Beogradi zyrtar.

Tre anëtarë të KQZ-së votuan pro konfirmimit të rezultateve, dy anëtarë nga Lëvizja Vetëvendosje votuan kundër, ndërsa anëtarët e tjerë abstenuan. Lista Serbe, parti e cila mbështetet nga Beogradi, paraqiti një ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) më 2 shkurt, lidhur me vendimin e KQZ-së.

Lista Serbe e përshkroi vendimin e 2 shkurtit si “të paligjshëm dhe diskriminues”, duke thënë se ai anulonte më shumë se 42.000 vota të fituara në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor të vitit të kaluar.

Në ato zgjedhje, Lista Serbe fitoi nëntë nga dhjetë ulëset e rezervuara për komunitetin serb. Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë tha se po i monitoron nga afër zhvillimet dhe bëri thirrje për pajtueshmëri me standardet ndërkombëtare zgjedhore.

“Ne bëjmë thirrje për publikim transparent dhe gjithëpërfshirës të rezultateve të zgjedhjeve si një mjet për të siguruar siguri ligjore dhe trajtim të barabartë të të gjithë pjesëmarrësve në procesin zgjedhor”, tha OSBE-ja.

Sipas KQZ-së, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor, Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti fitoi 51.10 për qind të votave, ose 57 ulëse parlamentare në Kuvendin e Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës fitoi 20.19 përqind të votave (22 ulëse), Lidhja Demokratike e Kosovës 13.24 përqind (15 ulëse), ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës fitoi 5.50 përqind të votave, gjashtë ulëse në Kuvend.

Nga dhjetë ulëset e rezervuara për komunitetin serb, nëntë u fituan nga Lista Serbe, ndërsa një shkoi për Partinë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë të Nenad Rashiqit. Dhjetë ulëse tjera janë të rezervuara për komunitetet joshumicë. Vendimin e KQZ-së e kritikuan një ditë më parë edhe Shtetet e Bashkuara.

Ambasada amerikane në Prishtinë i tha Radios Evropa e Lirë se vendimi i KQZ-së është “në kundërshtim me të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur në mënyrë demokratike përfaqësuesit e tyre”.

“Çdo përpjekje për të shkelur këtë parim bazë minon partneritetin mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës”.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti me partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje pritet ta formojë pa probleme Qeverinë e re.

Megjithatë, ai e ka pranuar vetë një ditë më parë se do të duhet të krijohet një raport i ri mes pushtetit dhe opozitës për çështje tjera madhore, siç është ajo e pozitës së presidentit apo miratimi i marrëveshjeve ndërkombëtare. Për të dyja proceset duhet siguruar dy të tretat e votave./REL

“Ju çfarë thoni në darkë nuk e thoni në mëngjes”, Balla-Boçit: Ju presim deri në darkë për Territorialen

3 February 2026 at 10:27

Në seancën e sotme plenare në Kuvend, në fjalën e tij për Komisionin e Reformës Territoriale, Taulant Balla, nënvizoi se opozita duhet të jetë e qartë në qëndrimet e saj dhe jo në mëngjes të paraqitet me një vendim dhe në mbrëmje me një tjetër.

“Të paktën tërheqjen na keni sjellë dje, shoh sot se jeni tërhequr nga ajo që keni sjellë dje. Pra nëse nuk e kam kuptuar gabim, nuk jeni tërhequr nga bojkoti. Zonja dhe zotërinj të PD, ju angazhoheni që të merrni pjesë rregullisht? Që ta dimë, këtë gjë e keni deri në darkë. Kjo historia se i thash kryetarit dhe bashkëkryetari s’më la…Ju ka lënë Luli pa shkollë…Nëse ju vini nuk ka nevojë të ndryshojmë. Se ju në mëngjes keni mend të tjera dhe në darkë keni mendje të tjera”, tha ai.

Reagimi i Ballës vjen pas deklaratave të deputetit të PD, Luçiano Boçi, bashkëkryetar i Komisionit për Reformën Territoriale, i cili u shpreh se mbledhje e komisionit ishte e njëanshme, pasi sipas tij nuk ka patur konsultim për mbledhjen.

“Nuk ka patur mbledhje të vlefshme që ju të përcaktoni apo jo pjesëmarrjen tonë. Nuk ka patur konsultim për mbledhjet e komisionit, dhe nuk e thoni dot që nuk kemi marrë pjesë. Mos bëni ultimatume. Ne jemi parti autonome që vendimet tona i marrim vetë. Ne ecim në baze të rregullores dhe Kushtetutës” u shpreh Boçi.

Reshjet e borës shkaktojnë kaos e bllokime rrugësh, të paktën 30 viktima në Japoni

3 February 2026 at 10:21

Reshjet e dendura të dëborës kanë ‘paralizuar’ Japoninë. Të paktën 30 persona kanë humbur jetën.

Qeveria japoneze ka dërguar ushtrinë për të ndihmuar banorët në prefekturën Aomori, e cila është goditur më rëndë, pasi janë regjistruar deri në 4.5 metra dëborë.

Kryeministrja Sanae Takaichi thirri dje një mbledhje urgjente të kabinetit të saj dhe kërkoi që ministrat e saj të bëjnë gjithçka që është e mundur për të mbrojtur jetën e qytetarëve.

 

“Imminent threat to life”

Record-breaking snowfall in Aomori, northern Japan, has left snow depths topping 1.8 metres (5.9 feet), overwhelming roads and raising fears of deadly accidents and roof collapses, prompting the Japan Ground Self-Defence Forces to begin disaster relief… pic.twitter.com/Kknt6xsKGs

— Volcaholic 🌋 (@volcaholic1) February 2, 2026

 

Porositi vrasjen e kushëririt/ Si nisi konflikti për pronën që futi në gjakmarrje kushërinjtë në Lushnjë

3 February 2026 at 10:21

Policia e Fierit ka ekzekutuar vendimin e gjykatës duke dërguar në burg, 34 vjeçarin Laert Hasalla për të vuajtur dënimin me 25 vite burg. 34 vjeçari banues ne fshatin Garunjë të lushnjes sipas vendimit të gjykatës së Fierit ka porositur Mariglen Matjanin për të vrarë Marjo Hasallën. Nga atentati i vitit 2023, u plagos në këmbë shtetasja Bajame Seneja.

Pas ngjarjes, policia arrestoi Mariglen Matjanin, 31 vjeç si autor të dyshuar për sulmin ku mbeti e plagosur 60 vjeçarja Bajame Sene, halla e kushërinjve Hasalla. Matjani u denua për vrasje të mbetur ne tentativë por Laert Hasalla mik me të, ishte i dyshuar si porositës i atentatit ku shënjestër ishte Mario Hasalla. Ky i fundit ishte pjesëmarrës në konfliktin që shkaktoi vrasjen e Romeos në vitin 2021 dhe plagosjen e Emiljano, Laert dhe Shuaip Hasallës.

Burime nga prokuroria e Fierit e cila kërkoi dënimin me 25 vjet burg për Laert Hasallën, thanë në atë kohë se Matjani nuk kishte asnjë motiv për të vrarë Mario Hasallën dhe se lidhja mes tij dhe Laertit ishte pista që çoi në arrestimin e këtij të fundit disa kohë pas ngjarjes. Me masë arresti në shtëpi, Laerti ka pritur vendimin e gjykatës e cila e shpalli fajtor për porositjen e vrasjes se Mario Hasallës, kushëririt të tij.

Ngjarja që coi në gjakmarrje fisin Hasalla në Garunjas të Lushnjes, nisi me vrasjen me armë gjahu, nga Kastriot Hasalla të Mario Hasallës në vitin 2021. Duke pretenduar pronësinë mbi një tokë ne të cilën familja e Laert Hasallës kishte mbjellë ullinj, Kastriot, Mario dhe Asqeri Hasalla u konfliktuan me vlllezërit Romeo, Emiljano, laert dha babain e tyre Shuaip Hasalla.

Sherri përfundoi me vrasjen e Romeos dhe plagosjen e dy vëllezërve Laert dhe Emiljano dhe babait të tyre Shuaip Hasalla. Pas ngjarjes, ne vitin 2021, Kastrioti deklaroi se e kreu vrasjen në kushtet e tronditjes psikike.

Ai u dënua për vrasjen e kusheririt por hakmarrja vazhdoi me atentatin e dy viteve më pas, kur mbi automjetin e drejtuar nga Mario Hasalla në të cilin ndodheshin edhe halla e tij dhe një avokat, u qëllua me arnë zjarri nga Mariglen Matjani. Dyshimet ranë mbi Laert Hasallën dhe pas shpalljes në kërkim ai u arrestua me akuzën për vrasje të mbetur në tentativë. Ndryshe nga sa u raportua pas ngjarjes, Laerti nuk kishte qënë pjesëmarrës ne atentat por e kishte porositur atë.

“Revolucion”…në tavolinë, PD braktis bojkotit/ Pas presionit nga PS dhe të vetët, Berisha pranon rikthimin në Komisionet e Reforma

3 February 2026 at 10:13

Sali Berisha tërhiqet nga bojkoti i dy reformave te rëndësishme. Vendimi u mor pak ore seancës së sotme plenare ku socialistet kishin paralajmëruar se do t’i hiqnin Partisë demokratike barazinë dhe të drejtën e vetos në këto komisione.

Kthesa e Berishës u duk edhe presion nga brenda grupit te tij parlamentar, por shumica nga 10 deputete i kërkuan që të kthehen në komisionet e reformës, ishin ndër më besnikët e tij

Këtë të martë seanca do të nisë me një interperlancë të ministrit të Drejtësisë Besfort Lamallari.

Kuba konfirmon “komunikimet” me SHBA, por negociatat mbeten ende larg

3 February 2026 at 10:09

Qeveria e Kubës ka thënë se ishte në “komunikim” me administratën e presidentit të SHBA-së Donald Trump, por ende jo në bisedime zyrtare mbi një marrëveshje për t’i dhënë fund fushatës së presionit të Washingtonit në ishull.

“Sot nuk mund të flasim për dialog me Shtetet e Bashkuara, por është e vërtetë se ka pasur komunikime midis dy qeverive”, ka thënë zëvendësministri i jashtëm Carlos Fernandez de Cossio.

Trump të dielën pretendoi se Shtetet e Bashkuara ishin në bisedime me “njerëzit më të lartë” në Kubën komuniste dhe se ai priste të “bënte një marrëveshje” me udhëheqjen e saj, pa thënë se si mund të dukej një marrëveshje e tillë.

De Cossio përsëriti se Kuba ishte “e hapur për dialog” me Shtetet e Bashkuara mes thirrjeve nga kubanezët që qeveria të negociojë për të shmangur një krizë humanitare.

Trump ka rritur presionin mbi Havanën që nga kapja më 3 janar nga forcat speciale amerikane e udhëheqësit venezuelian Nicolas Maduro, një aleat i lartë i Kubës dhe mbështetës financiar.

I vënë nën presionin e Uashingtonit, administrata e re e Venezuelës ka ulur dërgesat e naftës së papërpunuar në Kubë.

Trump tha të hënën se furnizuesi tjetër kryesor i Kubës, Meksika, gjithashtu do të “ndërpriste dërgimin e naftës” pasi ai kërcënoi me rritje tarifash për çdo vend që i lejonte Kubës të anashkalonte bllokadën de facto.

Megjithatë, nuk pati asnjë përgjigje të menjëhershme nga Meksika.

Partneri më i madh tregtar i Shteteve të Bashkuara kishte shkaktuar zemërimin e Trump duke dërguar naftë në Kubë për të kompensuar një rënie të ndjeshme të prodhimit të Venezuelës nën Maduron.

Deri në dhjetor, Meksika ende po dërgonte naftë të papërpunuar në Kubë.

Presidentja Claudia Sheinbaum nuk kishte dashur të ndërpriste linjën e shpëtimit për në Kubë, duke paralajmëruar për një “krizë humanitare të gjerë që prek drejtpërdrejt spitalet, furnizimet me ushqim dhe shërbime të tjera bazë për popullin kubanez”.

Por ajo gjithashtu pranoi javën e kaluar: “Ne nuk duam ta vëmë vendin tonë në rrezik për sa i përket tarifave”.

VIDEO/ Zjarri përfshin një treg në Teheranin perëndimor

3 February 2026 at 10:00

Një zjarr në shkallë të gjerë shpërtheu në një treg në Teheranin perëndimor.

Zjarri u regjistrua në kryqëzimin e rrugëve Neyyayeh dhe Zanetabad, duke nxitur mobilizimin e pesë departamenteve të zjarrfikësve, të cilat dërguan kamionë zjarrfikës, cisterna uji dhe cisterna oksigjeni.

Siç tha zëdhënësi, vendi i incidentit është një depo prej 2,000 metrash katrorë ku ndodhen një numër dyqanesh dhe përdorime të ndryshme. Zjarri është aq i madh sa mund të shihet nga pjesë të ndryshme të qytetit të Teheranit.

 

 

«آتش سوزی عظیم کنار پردیس سینمایی نیایش تهران» pic.twitter.com/BRcubzdwL0

— مملکته (@mamlekate) February 3, 2026

Zelensky: Rusia e konsideron terrorizimin më të rëndësishëm se diplomacinë

3 February 2026 at 09:57

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi sot se Rusia preferon të vazhdojë sulmet e saj sesa të angazhohet në diplomaci, pasi Moska lëshoi ​​më shumë se 70 raketa dhe 450 dronë në Ukrainë gjatë natës.

“Shfrytëzimi i ditëve më të ftohta të dimrit për të terrorizuar popullsinë është më i rëndësishëm për Rusinë sesa zgjedhja e diplomacisë”, shkroi presidenti ukrainas në rrjetin social X.

”Forcat ruse goditën gjatë natës me më shumë se 70 raketa në total dhe nisën 450 sulme me dronë”, u shpreh ai.

Emri/ Porositi vrasje për gjakmarrje, dënohet me 25 vjet burg 34-vjeçari

3 February 2026 at 09:15

FIER- Gjykata e Fierit ka dënuar me 25 vite burg, 34-vjeçarin Laert Hasalla  për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, e mbetur në tentativë.

Ai kishte paguar 31 vjeçarin Mariglen Matjani, aktualisht i dënuar, i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti, me qëllim vrasjen e Marius Hasallës.

Nga të shtënat mbeti e plagosur Bajame Sejena, halla e Marius Hasallës, e cila udhëtonte në të njëjtin automjet me të.

Aktualisht, 34-vjeçari ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”/abcnews.al

 

 

Dodik pas takimit me Vuçiç: Marrëveshja e Dejtonit ka dështuar

3 February 2026 at 09:10

Ish-kryetari i entitetit Republika Sërpska në Bosnjë-Hercegovinë, Milorad Dodik, ka thënë se Marrëveshja e Dejtonit që i dha fund luftës në Bosnjë-Hercegovinë “ka dështuar”.

Dodik në një postim në “X” pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të hënën tha se “Republika Sërpska ka të drejtë të mbrohet”.

Dodik ka zhvilluar një vizitë në Izrael dhe Hungari, para se të takohej të hënën me Vuçiqin në Beograd.

“E informova presidentin Vuçiq se Marrëveshja e Dejtonit ka dështuar, se Bosnja dhe Hercegovina ka atrofuar shkaku i mosgatishmërisë së politikës së Sarajevës për t’i respektuar të drejtat e Republika Sërpskas, se gjykatat janë bërë  një mjet hakmarrjeje dhe se Republika Sërpska ka të drejtën dhe detyrimin ta mbrojë veten dhe popullin serb”, ka shkruar Dodik.

❌
❌