Rama nderohet nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe: Mirënjohje për mikun e madh të shqiptarëve
Kryeministri Edi Rama nderohet nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed al Nayan.
Rama ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook, ndërsa shpreh falënderimet për nderimet nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe.
Reagimi i kryeministrit Edi Rama;
Thellësisht i prekur prej surprizës së paimagjinueshme dhe nderimit të jashtëzakonshëm nga presidenti i emirateve të bashkuara, Sheikh Mohammed Bin Zayed Al Nayan
Akordimi i medaljes më të lartë të vendit mik, e cila mban emrin e themeluesit të emirateve të bashkuara, sheikut Zayed, është respekti dhe vlerësimi më i madh për një kryeministër shqiptar, që e mora përulësisht plot me krenari për Shqipërinë, e me mirënjohje të thellë për mikun e madh të shqiptarëve, lartësinë e tij Sheikh Mohammed Bin Zayed, si edhe për çdo shqiptar që ma ka besuar udhëheqjen dhe përfaqësimin e atdheut tonë të përbashkët.