Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 January 2026Telegrafi

LSDM: Qeveria e OBRM-PDUKM-së po rrezikon partneritetin strategjik me SHBA-në

16 January 2026 at 08:55


Maqedonia, me politikën e saj të izolimit, përfundoi në një listë prej 75 vendesh, përfshirë Somalinë, në kategorinë e vendeve që vlerësohen si "bota e tretë", akuzojnë sot nga LSDM.

"Sipas perimetrit të Somalisë, kjo është diplomacia e Hristijan Mickoskit.

Vitin e kaluar, SHBA-të rritën tarifat për Maqedoninë. Tani, po vjen një pezullim i vizave.

LSDM ka paralajmëruar prej muajsh se koalicioni i tenderit OBRM-PDUKM-ZNAM po rrezikon partneritetin strategjik me SHBA-në dhe po e çon vendin në izolim larg BE-së.

Bashkëpunëtori më i ngushtë i Mickoskit në Qeveri, Ivan Stoilkoviq, ka qëndrime të qarta dhe të hapura pro-ruse dhe lidhje të drejtpërdrejta me Moskën.

Paralelisht me aktivitetet e saj anti-amerikane, Qeveria e Mickoskit po udhëheq edhe një fushatë të hapur anti-BE. Ajo po prodhon qëllimisht konflikte me fqinjët e saj, me Greqinë dhe Bullgarinë, duke hapur qëllimisht çështje të mbyllura dhe duke shpikur justifikime për të bllokuar negociatat evropiane.

E gjitha për të justifikuar izolimin. Nuk ka reforma, nuk ka përparim. Ka vetëm tendera kriminalë", thonë nga LSDM./Telegrafi/

Trump pozon me Çmimin Nobel për Paqen që ia dhuroi fituesja e vërtetë: Ky është një vlerësim për punën që kam bërë

16 January 2026 at 08:54


Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se është takuar me lideren opozitare venezueliane María Corina Machado, duke e cilësuar takimin si një “nder të madh”.

Në një deklaratë publike, Trump tha se Machado i kishte dhuruar atij Çmimin e saj Nobel për Paqen, si shenjë vlerësimi për punën që ai ka bërë.

“Ishte një nder i madh për mua të takoja sot María Corina Machado-n nga Venezuela. Ajo është një grua e jashtëzakonshme që ka kaluar shumë sfida. María më dhuroi Çmimin e saj Nobel për Paqen si vlerësim për punën që kam bërë. Një gjest i bukur dhe domethënës respekti të ndërsjellë”, u shpreh Trump, duke e falënderuar publikisht Machadon.

Në një reagim të shkurtër, e pyetur pse ia kishte dhënë Çmimin Nobel Trumpit, Machado u përgjigj “sepse e meriton”.

Deklarata ka ngjallur reagime dhe debat në opinionin publik, ndërsa nuk ka pasur ende sqarime zyrtare lidhur me natyrën simbolike apo reale të këtij gjesti.

Ngjarja vjen në një kohë tensionesh të vazhdueshme politike në Venezuelë, ku SHBA-ja ka kapur presidentin Nicolas Maduro. /Telegrafi/

— (@)

Policia e Kosovës intensifikon angazhimet për rritjen e sigurisë në trafik në rajonin e Prishtinës

16 January 2026 at 08:51


Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në rajonin e Prishtinës po vazhdojnë angazhimet e shtuara për rritjen e sigurisë në trafik, pavarësisht fokusit të deritanishëm në zbatimin e planit operativ “Sezoni Dimëror”.

Sipas njoftimit zyrtar, Njësiti Rajonal i Trafikut Rrugor, në periudhën nga 1 janari deri më 14 janar 2026, ka vepruar në kushte të vështira atmosferike, duke u angazhuar në rregullimin dhe menaxhimin e trafikut rrugor, veçanërisht në zonat ku qarkullimi ka qenë i vështirësuar. Këto aktivitete janë realizuar në koordinim me zyrtarët e ministrisë përkatëse dhe kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve.

Paralelisht me menaxhimin e situatës në terren, Policia ka theksuar se është punuar edhe në rritjen e nivelit të sigurisë në trafik. Vetëm gjatë dy javëve të para të këtij viti, në rajonin e Prishtinës janë shqiptuar gjithsej 1.883 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik.

Sipas statistikave të Policisë, përveç tejkalimit të shpejtësisë, sidomos në kushtet e dimrit, një sfidë e vazhdueshme mbetet edhe numri i madh i automjeteve të paregjistruara.

Gjatë kësaj periudhe janë evidentuar 353 automjete të paregjistruara, të cilat përbëjnë rrezik serioz për sigurinë rrugore, pasi qarkullojnë pa kontrollim teknik.

Policia e Kosovës ka apeluar te të gjithë drejtuesit e automjeteve që t’u përmbahen rregullave dhe shenjave të trafikut, duke paralajmëruar se Njësiti Rajonal i Trafikut Rrugor – Prishtinë do të vazhdojë aktivitetet policore me qëllim të mbarëvajtjes dhe rritjes së sigurisë në rrugë. /Telegrafi/

PSG kontakton kampin e yllit të Chelseat për një transferim gjatë verës

16 January 2026 at 08:47


Paris Saint-Germain synon një transferim të madh nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të verës dhe tashmë ka bërë bisedimet e para me përfaqësuesit e lojtarit.

Sipas gazetarit Uriel Iugt, PSG i është afruar ekipit përfaqësues të Enzo Fernandez, ndërsa po shqyrton një transferim të mundshëm të mesfushorit të Chelseat gjatë verës.

Gjigantët e Ligue 1 kanë një interes konkret për lojtarin e kombëtares argjentinase, por ende është bërë vetëm një kontakt joformal.

PSG pranon se një marrëveshje për Fernandez nuk do të jetë e lehtë, me kontratën e tij aktuale me Chelsean që skadon në vitin 2032.

Qëndrimi i lojtarit për një transferim në kryeqytetin francez është i panjohur, megjithëse thashethemet e mëparshme sugjeronin se ai do të merrte në konsideratë vendin e tij te Chelsea nëse roli i tij zvogëlohet nën drejtimin e trajnerit të ri Liam Rosenior.

Çmimi aktual i yllit argjentinas në faqen e specializuar të transferimeve Transfermarkt vlerësohet të jetë 85 milionë euro, por Blutë e Londrës në rast largimi do të kërkonin së paku 120 milionë euro. /Telegrafi/

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e personave të dyshuar

16 January 2026 at 08:47


Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve të cilët do të ndihmonin në identifikimin e personave që shihen në fotografi.

Sipas njoftimit të policisë bëhet e ditur se personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në veprën penale “Prezantim i rrejshëm si person zyrtar” dhe “Sulm”.

“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personave që shihen në fotografi. Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në veprën penale ‘Prezantim i rrejshëm si person zyrtar’ dhe ‘Sulm’. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/


Benita feston ditëlindjen, banorët i bëjnë surprizën e veçantë

16 January 2026 at 08:42


Benita Zena feston sot ditëlindjen e saj, një ditë e veçantë që nuk kaloi pa surpriza.

Në orët e para të mëngjesit të 16 janarit, banorët vendosën t’i bëjnë asaj një befasi të ngrohtë dhe plot emocion.

Ata i sollën një tortë ditëlindjeje, të cilën ia dorëzoi Klodi, së bashku me një qiri simbolik për të shënuar këtë moment të veçantë.


Të mbledhur rreth saj, banorët nisën t’i këndonin këngën tradicionale “Shumë urime për ty”, duke krijuar një atmosferë festive dhe plot gëzim.

Benita u shfaq e emocionuar dhe e surprizuar nga ky gjest i bukur, duke mos e fshehur gëzimin për vëmendjen dhe dashurinë që mori nga bashkëbanorët.

Vrasje në tentativë, arrestohet një person në Prizren

16 January 2026 at 08:38


Një person është arrestuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 05.01.2026 në rrugën “Ali Hadri”, në Prizren.

Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rr. Ali Hadri, Prizren 05.01.2026 – 22:45. Lidhur me rastin, është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Zv. ministrja e Jashtme e Bullgarisë: Për momentin nuk po shohim asnjë përparim në Maqedoni

16 January 2026 at 08:34


Zv. ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Elena Shekerletova thotë se nuk shikon ndonjë përparim lidhur me procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut.

“Do të ishim të lumtur të shihnim ndonjë përparim në Republikën e Maqedonisë së Veriut, por për momentin, për fat të keq, nuk shohim asgjë”, tha Shekerletova.

Shekerletova mori pjesë në takimin e përbashkët të Komitetit lokal për Politikë të Jashtme dhe Komitetit për Çështjet Evropiane dhe Kontrollin e Fondeve Evropiane në Parlament, në të cilin Ambasadori i Republikës së Qipros në Bullgari prezantoi prioritetet e Presidencës Qipriote të Këshillit të Bashkimit Evropian.

“Bullgaria vazhdon të besojë se zgjerimi i BE-së duhet të përfshijë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, kur ato tregojnë gatishmërinë e nevojshme”, theksoi Shekerletova.

Ajo tha se vazhdojnë të besojnë në këtë forcë reformuese dhe motivuese të zgjerimit të BE-së në këto vende.

Sipas saj, është e rëndësishme të ndërtohet një sistem vlerash në vendet që është në përputhje me atë të BE-së.

Zëvendës Shefja e Diplomacisë Bullgare beson se disa vende kandidate për anëtarësim po tregojnë përparim, por vullneti dhe gatishmëria nuk janë të njëjta në çdo vend./Telegrafi/

Dy raste të hetimit të vdekjes në Prizren, trupat dërgohen për obduksion

16 January 2026 at 08:29


Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të ndara të hetimit të vdekjes, të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Komunës së Prizrenit.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti i parë është raportuar më 15 janar 2026, rreth orës 01:00, në rrugën “Hajdar Shala”, ku një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në rrugë.

Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për kryerjen e obduksionit.

Rasti i dytë është raportuar po ashtu më 15 janar 2026, rreth orës 14:27, në rrugën “Hafiz Ismajl Haki”.

Sipas Policisë, një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Edhe në këtë rast, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se hetimet lidhur me shkaqet e vdekjes në të dy rastet janë duke vazhduar. /Telegrafi/

Kylie Jenner nën kritika, akuzohet se po kopjon ishin e partnerit të saj

16 January 2026 at 08:28


Kylie Jenner është kritikuar nga fansat për faktin se po “kopjon” ish-të dashurën e partnerit të saj, Timothée Chalamet, Lily-Rose Depp.

Sipërmarrësja 28 vjeçare, u krahasua me aktoren franko-amerikane, 26 vjeçe, në një video ku të dyja shfaqeshin me veshje të ngjashme dhe duke bërë poza identike në selfie.

Depp dhe aktori i filmit Marty Supreme, 30 vjeç, kanë qenë në një lidhje për një vit e gjysmë pasi u njohën në sheshxhirimin e filmit The King në vitin 2018. Chalamet më pas vazhdoi jetën e tij sentimentale me Jenner, me të cilën është në lidhje prej tre vitesh.

Fansat me sy të mprehtë kanë vënë re ngjashmëri të habitshme mes dy grave, duke nxitur akuza se Jenner po merr frymëzim të tepruar nga ish-partnerja e Chalamet.

Një nga imazhet e paraqitura në videon e TikTok-ut tregonte Depp — vajzën e Johnny Depp dhe këngëtares franceze Vanessa Paradis — e veshur me një crop top dhe fund të shkurtër Chanel në ngjyrë blu pastel, gjatë një sfilate të markës në vitin 2022.

Kylie më pas u shfaq me një veshje jashtëzakonisht të ngjashme nga e njëjta markë luksoze në vitin 2025, gjatë Javës së Modës në Paris.

Në një tjetër imazh, të realizuar në vitin 2025, Jenner shihej duke pozuar në një dhomë hoteli, me grim perfekt dhe flokë të stiluar në onde të lirshme.

Videoja e krahasonte këtë foto me një imazh të Depp nga viti 2023, ku të dyja shfaqeshin me pamje glam të ngjashme dhe duke bërë poza pothuajse pasqyrë.

Krahasimet nuk mbaruan me kaq.

Fansat vunë në dukje gjithashtu se Depp dhe Jenner kishin zgjedhur pamje të ngjashme edhe gjatë pjesëmarrjes së tyre në ceremoninë e Oscars në mars të vitit 2025.

Miroslav Klose zbulon emrat e dy lojtarëve që mund ta thyejnë rekordin e tij të golave në Kupën e Botës

16 January 2026 at 08:28


Miroslav Klose, golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në historinë e Kupës së Botës FIFA me 16 gola, ka pranuar se rekordi i tij i gjatë ka të ngjarë të thyhet në të ardhmen e afërt.

Duke folur për gazetën gjermane Bild, fituesi i Kupës së Botës 2014 me Gjermaninë, ka përmendur Lionel Messin dhe Kylian Mbappen si kandidatët kryesorë për ta tejkaluar atë.

“Jam i sigurt se rekordi im i shënimit të golave në Kupën e Botës do të thyhet së shpejti. Ose Lionel Messi e bën këtë në këtë Kupë Bote, ose më së voni, Kylian Mbappe në tjetrën”, ka thënë Klose.

Me turneun e vitit 2026 vetëm pesë muaj larg, Messi (13 gola) dhe Mbappe (12 gola) po i afrohen numrit të Kloses, ndërsa legjenda si Ronaldo Nazario (15) dhe Gerd Muller (14) mbeten gjithashtu ende në top treshe.

Klose theksoi ndryshimet kryesore në epoka që mund t’i ndihmonin yjet modernë, duke vënë në dukje se ai nuk ishte kurrë gjuajtësi kryesor i penalltive të Gjermanisë gjatë karrierës së tij ndërkombëtare - një rol që Messi dhe Mbappe e kanë aktualisht për kombëtaret e tyre.

Sulmuesi i pensionuar, i cili tani është trajner i Nurnbergut në divizionin e dytë të Gjermanisë, nuk shprehu hidhërim për mundësinë e humbjes së rekordit, duke ofruar përkundrazi një vlerësim realist të vëllimit sulmues dhe jetëgjatësisë së sotme në lojë. /Telegrafi/

Gastroenterologu Haziri: Soda e bikarbonit mund të qetësojë dhimbjen e lukthit dhe fryrjen, por nuk e trajton shkakun

16 January 2026 at 08:25


Gastroenterologu Avni Haziri gjatë podcastit "Shëndeti në rend të parë", e mbështetur nga United Hospital ka folur për përdorimin e sodës së bikarbonit dhe efektet e saj tek fryrja e barkut dhe tretja.

Sipas tij, soda e bikarbonit mund të japë ndjesi lehtësimi përkohësisht, por nuk trajton shkakun e vërtetë të problemeve të sistemit tretës.



“Soda e bikarbonit është e shëndetshme, por përdorimi i saj për të ndalur dhimbjen e barkut është i rrezikshëm. Ajo vetëm i qetëson simptomat, por nuk e shëron shkakun, dhe ky është problemi kryesor”, tha Haziri.

Ai shpjegoi se fryrja e barkut dhe krijimi i gazrave ndodhin për shkak të tre faktorëve kryesorë: infeksionet e zorrëve, inflamacionet e zorrëve dhe intolerancat ushqimore.

Fryrja dhe dhimbja janë sinjale që trupi jep për të treguar se diçka nuk shkon në sistemin tretës.

“Fryrja e barkut nuk duhet të trajtohet vetëm fizikisht përmes neutralizimit të acidit me sodë bikarboni, sepse kjo nuk zgjidh shkakun. Soda e bikarbonit neutralizon acidin, prandaj jep ndjesi lehtësimi, por dhimbja dhe gazrat janë një sinjal i rëndësishëm që nuk duhet të injorohet”, theksoi gastroenterologu.

Haziri gjithashtu paralajmëroi se përdorimi i barnave për dhimbje pa zbuluar shkakun mund të ketë pasoja serioze.

Ai e ilustroi këtë me një metaforë: “Është si një alarm sigurie që ndizet në një kompani sigurimesh. Nëse ndalojmë alarmin pa kontrolluar shkakun, problemet reale mbeten”.

Për më shumë shikoni të plotë podcastin "Shëndeti në rend të parë":

- YouTube www.youtube.com

Vlora Fetoshi shpërtheu në lot për masakrat gjatë edicionit të lajmeve në RTK

16 January 2026 at 08:15


Në 27-vjetorin e Masakrës së Reçakut, RTK solli lajme që shërbyen si kujtesë e një tragjedie që nuk harrohet. Ato nuk ishin thjesht informim; ishin dëshmi të dhimbjes që vazhdon të rëndojë mbi familjet dhe mbi shoqërinë tonë. Dhimbja që nuk kalon, dhimbja që mbetet e pranishme në kujtesën tonë kolektive.

Këtë ndjesi e përcolli në mënyrë prekëse prezantuesja e Edicionit Qendror në RTK, Vlora Fetoshi, e cila shpërtheu në lot pas kronikave të njëpasnjëshme për homazhet në Reçak dhe për masakrën në Krushë të Madhe.

Për vite të tëra, Vlora kishte mbajtur në heshtje dhimbjen për humbjen makabre të babait të saj, vrarë nga forcat policore dhe ushtarake serbe në masakrën e Krushës.

Por sonte, heshtja e tradhtoi, gjatë transmetimit të drejtpërdrejt. Ajo nuk lexoi vetëm lajmet, por solli edhe dhimbjen që ende rëndon mbi familjet e mbijetuar dhe mbi kujtesën tonë kombëtare.

Ky moment nuk ishte vetëm raportim lajmesh, ishte një thirrje për të mos harruar, një përkujtim se dhimbja e një populli nuk shuhet kurrë, dhe se kujtesa është e vetmja mënyrë për të nderuar ata që nuk janë më. /RTK/


Princi iranian prezantoi vizionin personal për Iranin pas Republikës Islamike

16 January 2026 at 08:07


Princi iranian Reza Pahlavi ka paraqitur vizionin e tij për mënyrën se si Irani mund të pozicionohej sërish brenda vendit dhe në arenën ndërkombëtare pas pesë dekadash izolimi dhe përplasjeje me botën, nëse Republika Islamike do të rrëzohej.

Ai gjithashtu ka deklaruar se është i gatshëm të marrë pushtet real gjatë një periudhe tranzicioni, duke u shprehur se gëzon besimin e publikut.

“Kjo fazë e tranzicionit ka nevojë për të vetmin person të cilit njerëzit mund t’i besojnë si një arbitër neutral,” tha Pahlavi, duke theksuar dy parimet kyçe: integritetin territorial të Iranit dhe ndarjen e qartë të fesë nga shteti.

Princi iranian Reza Pahlavi ka paraqitur vizionin e tij për mënyrën se si Irani mund të pozicionohej sërish brenda vendit dhe në arenën ndërkombëtare pas pesë dekadash izolimi dhe përplasjeje me botën, nëse Republika Islamike do të rrëzohej.

— (@)

Ai gjithashtu ka deklaruar se është i gatshëm të marrë pushtet real gjatë një periudhe tranzicioni, duke u shprehur se gëzon besimin e publikut.

“Kjo fazë e tranzicionit ka nevojë për të vetmin person të cilit njerëzit mund t’i besojnë si një arbitër neutral,” tha Pahlavi, duke theksuar dy parimet kyçe: integritetin territorial të Iranit dhe ndarjen e qartë të fesë nga shteti.

Princi shtoi se nuk bëhet fjalë për një qeveri të përkohshme të zgjedhur, por për një hap vullnetar “unë nuk po e bëj këtë kundër vullnetit të tyre. Po e bëj me kërkesën e tyre. Ata duan të jenë në gjendje t’i besojnë dikujt – dhe në këtë moment, ai person jam unë”.

Pahlavi theksoi se thirrjet për të kanë ardhur specifikisht për të, duke pranuar se kjo nuk përfshin të gjithë qytetarët, por një pjesë të konsiderueshme të opinionit publik.

Deklarata vjen në një kohë të tensionuar politike në Iran, ku sfidat për pushtet dhe protestat janë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare. /Telegrafi/

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

16 January 2026 at 08:06


Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe periudha diellore. Nëpër luginat e vendit do të ketë dendësi të mjegullave.
Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtime të ndryshme.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -6 deri 1, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 6 deri 13 gradë celsius.

Gjatë fundjavës moti do të jetë me vranësira dhe me reshje lokale të shiut dhe borës./Telegrafi/

Makina bie nga Ura e Dajlanit 30 metra poshtë, humb jetën 18-vjeçarja në Durrës - plagoset shoferi dhe dy këmbësorë

16 January 2026 at 08:03


Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Durrës, te Ura e Dajlanit. Një automjet tip BMW X5 ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga ura, duke përfunduar rreth 30 metra poshtë saj.

Si pasojë e aksidentit, pasagjerja 18-vjeçare ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit, 26 vjeç, ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Po ashtu janë plagosur edhe dy këmbësorë, raporton euronews.al.

“Rreth orës 22:15, të datës 15.01.2026, te Ura e Dajlanit, në lagjen nr. 4, automjeti me drejtues shtetasin A. Xh., 26 vjeç, banues në Fier, ka rënë nga mbikalimi. Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë pasagjerja, shtetasja V. G., 18 vjeçe, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi A. Xh., si dhe dy këmbësorë, shtetasit T. T., 33 vjeç, dhe A. M., 35 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Nga burime thuhet se është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për nxjerrjen e dy të rinjve që ndodheshin brenda automjetit.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Ish-presidenti i Koresë së Jugut dënohet me pesë vjet burg për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

16 January 2026 at 07:50


Ish-presidenti i Koresë së Jugut është dënuar me pesë vjet burg për shkak të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.

Yoon Suk Yeol është shpallur fajtor për keqpërdorim të detyrës, pengim të drejtësisë dhe falsifikim të dokumenteve lidhur me përpjekjen e tij të dështuar për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme në vitin 2024.

Prokurorët kishin kërkuar një dënim prej 10 vjetësh, por gjykata vendosi të dënojë Yoon me 5 vjet burgim, raporton bbc.

Kjo është e para nga katër gjyqet lidhur me dekretin e tij për ligj ushtarak, që shkaktoi trazira politike dhe protesta, dhe parlamenti e anuloi vendimin menjëherë.

Akuza më serioze për të, për kryengritje, për të cilën prokurorët po kërkojnë dënimin me vdekje, pritet të vendoset në muajin shkurt.

Ndryshe, gjatë përpjekjes për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme, ai përdorimi trupat e tij të sigurisë për të penguar arrestimin dhe për shkatërrimin e dokumenteve. /Telegrafi/

Sulmi në Banjskë, sot seanca gjyqësore ndaj tre të akuzuarve

16 January 2026 at 07:42


Sot mbahet seanca gjyqësore për sulmin në Banjskë ndaj të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.

Seanca nis në ora 09:30.

Ndryshe, Prokuroria Speciale, më 11 shtator 2024 ka ngritur aktakuzë kundër Milan Radoiçiqit dhe 44 të tjerëve, për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit.

Aktakuza e Prokurorisë Speciale të Kosovës për sulmin e armatosur në Banjkë i ngarkon shumicën e tyre me terrorizëm dhe krime të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

Deri tani, të arrestuar dhe nën masën e paraburgimit për këtë rast janë: Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.

Radoiçiq akuzohet, gjithashtu, për lehtësimin dhe financimin e kryerjes së terrorizmit dhe pastrimit të parave, ndërsa i gjithë grupi akuzohet se me përdorim të dhunës dhe armëve të rënda, ka tentuar të ndajë pjesën veriore të Kosovës – ku gjenden komunat me shumicë serbe – dhe ta bashkojë atë me Serbinë.

Aktakuza e përshkruan Radoiçiqin si “udhëheqës të grupit terrorist”.

Në aktakuzë thuhet se më 24 shtator të vitit 2023, pasi bllokoi rrugën për në urën e fshatit me dy kamionë, ai dhe pjesëmarrësit e tjerë u fshehën dhe sulmuan oficerët e Policisë së Kosovës që shkuan për t’i larguar kamionët dhe për të liruar rrugën.

Në sulm mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, ndërsa u plagosën policët: Alban Rashiti, Çlirim Shaqiri, Mirsad Kryeziu dhe Sedat Dushi.

Sipas aktakuzës, sulmi zgjati deri në orën 15:00, “kur shumica dërrmuese e grupit iku përmes rrugëve malore drejt Republikës së Serbisë”.

Në aktakuzë thuhet se ata ishin “trajnuar profesionalisht” dhe se kishin hyrë në Kosovë në mënyrë të paligjshme nga Serbia, përmes rrugëve malore, me dhjetëra makina, disa prej të cilave të blinduara dhe të ngarkuara me armë të rënda, municione, raketahedhës, eksplozivë, uniforma ushtarake kamufluese dhe pajisje të tjera ushtarake logjistike. /Telegrafi/

ChatGPT sfidon Google Translate me funksionin e ri

16 January 2026 at 07:40


OpenAI ka lansuar ChatGPT Translate , një mjet të pavarur përkthimi në internet që mbështet mbi 50 gjuhë dhe pozicionohet si konkurrent i drejtpërdrejtë i Google Translate .

Të dy shërbimet duken vizualisht të ngjashme: të dyja kanë dy kuti teksti - një për të shtypur ose ngjitur tekstin dhe një tjetër që shfaq rezultatet e përkthyera.

Megjithatë, ka disa dallime të dukshme.

Google Translate u lejon përdoruesve të ngarkojnë imazhe e dokumente të ndryshme për përkthim.

Faqja kryesore e ChatGPT Translate vëren se mund të përkthejë nga teksti, imazhet dhe zëri, por mbështetja për imazhet nuk është ende e disponueshme.

Uebsajti për desktop mbështet vetëm përkthimin nga teksti, ndërsa shfletuesit ju lejojnë të përdorni tekstin ose mikrofonin e pajisjes suaj.

Aktualisht nuk ka asnjë shenjë të një aplikacioni ChatGPT Translate në dyqanet e aplikacioneve të Apple ose Google, ndryshe nga Google Translate, i cili është i disponueshëm si faqe interneti dhe si aplikacion. /Telegrafi/

Eurovisioni njofton turneun evropian për të shënuar 70-vjetorin e konkursit

16 January 2026 at 07:30


Konkursi i Këngës në Eurovision ka njoftuar një turne live për të festuar 70-vjetorin e tij, i cili do të fillojë pas finales së madhe të këtij viti.

Shfaqja do të përfshijë disa nga interpretuesit më të paharrueshëm nga shtatë dekadat e konkursit, njoftoi Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU).

Organizatorët thanë se 'donin të bënin diçka vërtet unike dhe të veçantë' për të festuar përvjetorin.

Martin Green, drejtori i konkursit, tha se formati i turneut do të 'kapte evolucionin e konkursit' dhe 'do të festonte të kaluarën tonë fantastike, duke parë drejt së ardhmes'.

Artistët që marrin pjesë në turne do të performojnë këngët e tyre të Eurovisionit, si dhe interpretojnë këngë të preferuara nga historia 70-vjeçare e konkursit.

“Për herë të parë, po e sjellim magjinë e përvojës së Festivalit të Këngës në Eurovision drejtpërdrejt te fansat, miqtë dhe familjet e tyre në të gjithë Evropën”, shtoi Green.

EBU tha se turneu u jep fansave që nuk mundën të siguronin bileta për vetë konkursin 'mundësinë për të parë një shfaqje që do të sjellë ‘shkallën, spektaklin dhe shpirtin’ e konkursit'.

Turneu fillon më 15 qershor në O2 Arena të Londrës, i ndjekur nga shfaqje në Hamburg, Milano, Cyrih, Antverp, Këln, Kopenhagen, Amsterdam, Paris dhe Stokholm.

Ende nuk është konfirmuar se cilët artistë do të marrin pjesë, por është njoftuar se turneu do të përfshijë edhe pjesëmarrës nga konkursi i këtij viti.

Njoftimi vjen mes trazirave që rrethojnë konkursin, të lidhura me pjesëmarrjen e Izraelit. Irlanda, Spanja, Holanda, Sllovenia dhe Islanda kanë thënë të gjitha se nuk do të marrin pjesë këtë vit.

Konkursi i Këngës në Eurovision filloi në maj të vitit 1956 në Zvicër dhe është bërë një nga ngjarjet më të mëdha në kalendarin muzikor.

- YouTube www.youtube.com

Edicioni i vitit të kaluar u ndoq nga 175 milionë njerëz në të gjithë botën.

Konkursi i këtij viti do të mbahet në Vjenë më 16 maj, pas fitores së Austrisë në vitin 2025. /Telegrafi/

❌
❌