Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 11 January 2026Telegrafi

Formacionet zyrtare, Inter - Napoli" Amir Rrahmani starton në derbi

11 January 2026 at 19:49


Ndeshja e javës së 20-të në Serie A mes Interit dhe Napolit premton të jetë një tjetër përballje spektakolare për titull.

Interi udhëheq tabelën pas një serie fitoreje prej gjashtë ndeshjesh radhazi, ndërsa Napoli vjen me dëshirën për të shënuar një fitore të rëndësishme, pavarësisht krizës së lëndimeve që ka në skuadër.

Amir Rrahmani, mbrojtësi i përhershëm i Napolit, është i gatshëm për të udhëhequr mbrojtjen dhe për të përballuar sulmuesit e Interit, Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram, të cilët pritet të jenë një kërcënim konstant për portën e Partenopeëve.


Napoli vjen me disa mungesa të rëndësishme, por sulmin ia ka besuar treshes Matteo Politano, Eljif Elmas dhe Rasmus Hojlund.

Vendasët e Interi do të mbështetet te Hakan Calhanoglu, Nicolò Barella dhe Piotr Zielinski, për të kontrolluar lojën.

Formacionet zyrtare

Inter: Sommer; Bisseck, Akanji, Bastoni; Luis Henrique, Barella, Calhanoglu, Zielinski, Dimarco; Thuram, Lautaro Martinez.

I nostri 1️⃣1️⃣⚫🔵 per #InterNapoli ⚔️
Forza ragazzi 💪@play_eFootball pic.twitter.com/FXArcUW0jb
— Inter ⭐⭐ (@Inter) January 11, 2026


Napoli: Milinkovic-Savic; Beukema, Rrahmani, Juan Jesus; Di Lorenzo, Lobotka, McTominay, Spinazzola; Politano, Hojlund, Elmas.

/Telegrafi/

Me 52% të votave të numëruara, Shabani merr mbi 60% të votuesve në Vrapçisht

11 January 2026 at 19:48


Sot, e diel (11 janar, 2026) janë mbajtur zgjedhjet të pjesshme lokale në Komunën e Vrapçishtit ku kanë garuar dy kandidatë, Isen Shabani nga AKI dhe Zulhajrat Demiri nga Koalicioni VLEN, njofton Telegrafi Maqedoni.

Komisioni Shtetëror Zgjedëor (KSHZ) ka publikuar rezultatet e para nga dita e votimit sot në këtë komunë.

Sipas KSHZ-së, me 51,81% të votave të numëruara këto janë rezultatet e publikuara.

3. Isen Shabani - AKI - 2697 vota apo 64,72% të votuesve

5. Zulhajrat Demiri - VLEN - 1350 vota apo 32,40% të votuesve

Sipas KSHZ-së, në këtë komunë, deri ora 18:30 dalja e votuesve ka qenë 31,76% . Sipas ligjit për zgjedëjet lokale, nuk ka rivotim në Vrapçisht pasi nuk kërkohet census, si në zgjedhjet e kaluara. /Telegrafi/

Numërohen 50% e votave, Limani dyfishon epërsinë ndaj Bejtës

11 January 2026 at 19:44


Sot, e diel (11 janar, 2026) janë mbajtur zgjedhjet të pjesshme lokale në Komunën e Gostivarit ku kanë garuar dy kandidatë, Valbon Limani nga AKI dhe Nevzat Bejta nga Koalicioni VLEN, njofton Telegrafi Maqedoni.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka publikuar rezultatet e para nga dita e votimit sot në këtë komunë.

Sipas KSHZ-së, me 50,41% të votave të numëruara këto janë rezultatet e publikuara.

1. Nevzat Bejta - VLEN - 3734 vota apo 30,03% të votuesve

3. Valbon Limani - AKI - 7436 vota apo 59,80% të votuesve

Sipas KSHZ-së, në këtë komunë, deri ora 18:30 dalja e votuesve ka qenë 28,22% . Sipas ligjit për zgjedhjet lokale, nuk ka rivotim në Gostivar pasi nuk kërkohet census, si në zgjedhjet e kaluara. /Telegrafi/

Shabani në epërsi ndaj Demirit

11 January 2026 at 19:39


Sot, e diel (11 janar, 2026) janë mbajtur zgjedhjet të pjesshme lokale në Komunën e Vrapçishtit ku kanë garuar dy kandidatë, Isen Shabani nga AKI dhe Zulhajrat Demiri nga Koalicioni VLEN, njofton Telegrafi Maqedoni.

Komisioni Shtetëror Zgjedëor (KSHZ) ka publikuar rezultatet e para nga dita e votimit sot në këtë komunë.

Sipas KSHZ-së, me 30,77% të votave të numëruara këto janë rezultatet e publikuara.

3. Isen Shabani - AKI - 1323 vota apo 64,29% të votuesve

5. Zulhajrat Demiri - VLEN - 673 vota apo 32,70% të votuesve

Sipas KSHZ-së, në këtë komunë, deri ora 18:30 dalja e votuesve ka qenë 31,76% . Sipas ligjit për zgjedëjet lokale, nuk ka rivotim në Vrapçisht pasi nuk kërkohet census, si në zgjedhjet e kaluara. /Telegrafi/

Limani me epërsi të thellë ndaj Bejtës

11 January 2026 at 19:35


Sot, e diel (11 janar, 2026) janë mbajtur zgjedhjet të pjesshme lokale në Komunën e Gostivarit ku kanë garuar dy kandidatë, Valbon Limani nga AKI dhe Nevzat Bejta nga Koalicioni VLEN, njofton Telegrafi Maqedoni.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka publikuar rezultatet e para nga dita e votimit sot në këtë komunë.

Sipas KSHZ-së, me 21,49% të votave të numëruara këto janë rezultatet e publikuara.

1. Nevzat Bejta - VLEN - 1172 vota apo 24,74% të votuesve

3. Valbon Limani - AKI - 2581 vota apo 54,49% të votuesve

Sipas KSHZ-së, në këtë komunë, deri ora 18:30 dalja e votuesve ka qenë 28,22% . Sipas ligjit për zgjedhjet lokale, nuk ka rivotim në Gostivar pasi nuk kërkohet census, si në zgjedhjet e kaluara. /Telegrafi/

Bayern Munich i pamëshirshëm - i shënon tetë gola Wolfsburgut

11 January 2026 at 19:29


Bayern Munich ka vazhduar dominimin e tij në Bundesligë me një fitore të thellë 8-1 ndaj Wolfsburgut në javën e 16-të.

Ndeshja e zhvilluar në Allianz Arena ishte një demonstrim i fuqisë sulmuese të bavarezëve dhe e la Wolfsburgun në një situatë të vështirë në fund të tabelës.

Bayern kaloi në avantazh në minutën e 5-të pas një autogoli të Kilian Fischer, i cili gaboi duke devijuar një pasim dhe vendosi rezultatin 1-0. Wolfsburgu u kundërpërgjigj në minutën e 13-të me golin e Dzenan Pejcinovic, duke barazuar rezultatin 1-1.

Sulmuesit bavarezë u aktivizuan në pjesën e parë, dhe Bayern Munich rifitoi epërsinë në minutën e 30-të, kur Luis Diaz shënoi me kokë pas një krosimi të bukur nga Michael Olise, duke e çuar rezultatin në 2-1.

Në minutën e 50-të, Michael Olise shënoi golin e tretë, duke e bërë 3-1, ndërsa vetëm pak minuta më vonë, golin e katërt për Bayern e shënoi Moritz Jenz, por këtë herë si autogol për Wolfsburg, duke e çuar rezultatin në 4-1.

Pas kësaj, Bayern shënoi edhe golat e 5-të dhe 6-të, me Raphael Guerreiro dhe Harry Kane, duke konfirmuar fitoren.

Michael Olise shënoi golin e shtatë (7-1), ndërsa finalizimi i mbrëmjes erdhi nga Leon Goretzka, i cili shënoi me një goditje të fuqishme për rezultatin përfundimtar 8-1.

Wolfsburg pati disa momente të mira, duke përfshirë goditjet e Dzenan Pejcinovic dhe Adam Daghim, por portieri Manuel Neuer dhe mbrojtja e Bayern punuan në mënyrë të shkëlqyer për të parandaluar golat e tjerë.

Pas kësaj fitoreje, Bayern Munich ruan vendin e parë me 44 pikë, ndërsa në ana tjetër, Wolfsburg mbetet në vendin e 14-të me vetëm 15 pikë dhe kërkon përmirësim për të dalë nga zona e rrezikut. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Brajan Gruda gol dhe asistim - eliminon Man Utd nga FA Cup

11 January 2026 at 19:27


Në një përballje emocionuese të 1/32-finales së FA Cup, Brighton ka arritur të eliminojë Manchester United me rezultat 2-1, duke treguar një performancë të shkëlqyer fal sulmuesit shqiptar Brajan Gruda.

Ylli i ndeshjes ishte padyshim Gruda, i cili luajti një rol vendimtar në të dy golat e Brighton. Ai hapi rezultatin në minutën e 12-të duke shfrytëzuar një konfuzion para portës së Manchester United dhe më pas asistoi për Danny Welbeck, i cili shënoi golin e dytë në minutën e 64-të, duke vulosur fitoren e skuadrës së tij.

Për Manchester United, Benjamin Sesko shënoi një gol me kokë në minutën e 85-të pas një krosimi nga këndi, por kjo nuk mjaftoi për të shpëtuar ekipin nga eliminimi.

Portierët luajtën gjithashtu një rol të rëndësishëm: Senne Lammens realizoi disa pritje vendimtare, duke ndaluar përpjekjet e Georginio Rutter dhe Danny Welbeck në pjesën e parë, duke ruajtur avantazhin e Brighton.

Pas kësaj fitores, Brighton kalon në raundin tjetër të FA Cup, ndërsa Manchester United largohet nga kompeticioni.

Kjo ndeshje konfirmon edhe një herë se Brayan Gruda është një nga lojtarët më të rrezikshëm të Brighton, dhe performanca e tij mund të jetë vendimtare për suksesin e skuadrës gjatë këtij sezoni. /Telegrafi/

Përfundoi procesi i votimit, dalja totale e qytetarëve në katër komunat është 28.07%

11 January 2026 at 19:24


Ka përfunduar procesi i zgjedhjeve të ripërsëritura në katër komunat në Maqedoninë e Veriut, ku nuk u arrit cenzusi më 19 tetor.

Sot qytetarët votuan në Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë-Rostushë dhe Qendër Zhupë.

Nga votimet sot, u vërejtë një dalje më e ulët e votuesve në orët e mëngjesit dhe një rritje e lehtë në orët e pasdites.

Dalja totale në katër komunat është 28.07%, teksa me ndarje janë si vijon:

28,22% në Gostivar

31,76% në Vrapçisht

28,04% në Mavrovë dhe Rostushë

13,18% në Qendër Zhupë

Teksa daljet në zgjedhjet e 19 tetorit ishin:

32.38% në Gostivar

24.41% në Vrapçisht

25.58% në Mavrovë dhe Rostushë

21.30% në Qendër Zhupë. /Telegrafi/

Alba thotë se Limi do të jetë fitues i Big Brother VIP Kosova 4

11 January 2026 at 19:15


Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Alba Pollozhani, ka deklaruar se sipas saj, fitues i këtij edicioni do të jetë Lim Hoti.

Deklarata u bë gjatë një bisede në dhomën e ndejës, ku ishin të pranishëm edhe banorët Labi, Limi dhe Elijona.

Alba shprehu bindjen e saj duke theksuar se Limi ka cilësitë dhe strategjinë e nevojshme për të triumfuar në këtë edicion.

Foto: Instagram

Ndërkohë, Hoti kishte një mendim tjetër për fituesin, duke sugjeruar se sipas tij, fitues mund të jenë Alba ose Labinot Rexha.

Futja e Limit në shtëpi duket se ka ndryshuar dinamiken e brendshme të lojës dhe po shton rivalitet dhe strategji të reja midis banorëve.

Foto: Instagram

Limi u bë pjesë e shtëpisë më të famshme në vend të premten e shkuar.

Për të gjithë njihet si ish-partneri i Albës, e që ka pasur një lidhje edhe me Bia Khalifën. /Telegrafi/

Harrojeni kripën: Ky përbërës nga kuzhina shkrin akullin në sekonda dhe nuk dëmton betonin

11 January 2026 at 19:02


Harrojeni kripën që dëmton betonin. Me një përbërës të lirë nga kuzhina, akulli nga shkallët zhduket për sekonda, ndërsa pllakat tuaja mbeten të mbrojtura

Dimri sjell me vete jo vetëm magjinë e festave, por edhe një problem serioz: ngricat. Shkallët dhe hyrjet e shtëpisë të mbuluara me akull përbëjnë rrezikun më të madh dhe mendimi i parë zakonisht është kripa. Megjithatë, të gjithë e dimë se sa shumë e dëmton kripa betonin dhe pllakat, duke lënë gjurmë që riparohen me vështirësi.

Ekziston një zgjidhje që me shumë gjasë e keni tashmë në dollapin tuaj, e cila është po aq efektive, e lirë dhe plotësisht e sigurt për sipërfaqet tuaja.

Pse duhet shmangur kripa në sipërfaqet e shtëpisë?

Në rrugë dhe në sipërfaqe të asfaltuara, kripa është efektive kundër akullit, por në ambientet e shtëpisë situata është ndryshe. Hyrjet dhe shkallët shpesh janë prej betoni ose të shtruara me pllaka qeramike. Në këto sipërfaqe, kripa e kuzhinës apo ajo industriale mund të jetë jashtëzakonisht agresive. Pas vetëm një dimri, betoni mund të fillojë të shpërbëhet, ndërsa edhe pse pllakat e përballojnë më mirë kripën, fugat janë shumë më të ndjeshme. Kripa depërton në to, duke shkaktuar dëmtime që bëhen të dukshme pas disa sezonesh, transmeton Telegrafi.

Një përbërës për “mrekulli”: sekreti i përzierjes

Fatmirësisht, ekziston një alternativë që mund të jetë po aq efektive.

Përzieni dy litra ujë të ngrohtë, një lugë gjelle detergjent për enë dhe rreth 50 mililitra alkool 70-përqindësh. Përgatitni sasinë e nevojshme të kësaj përzierjeje në raportin e përmendur dhe aplikojeni me kujdes në shkallë. Akulli do të shkrihet shpejt dhe nuk do të formohet ngricë e re. Sigurisht, përpara se të aplikoni përzierjen, hiqni sa më shumë borë dhe akull në mënyrë mekanike.

Nëse nuk i keni të gjithë përbërësit në dispozicion, vetëm detergjenti ose vetëm alkooli i përzier me ujë mund të jenë të dobishëm, por kombinimi i tyre jep rezultatet më të mira.

Mbroni pllakat – dhe veten

Edhe pse kripa është zgjedhja më e shpeshtë, dëmi afatgjatë që ajo u shkakton betonit dhe pllakave tuaja thjesht nuk ia vlen rreziku. Kjo përzierje e thjeshtë e ujit të ngrohtë, detergjentit dhe alkoolit e zgjidh problemin e akullit shpejt dhe me efikasitet, duke mbrojtur njëkohësisht sipërfaqet tuaja.

Gjithmonë hiqni fillimisht borën, aplikoni përzierjen dhe siguroni kalim të sigurt pa shqetësimin e ngricës. /Telegrafi/

Presidenti i Iranit thyen heshtjen, fajëson fuqitë e huaja për protestat

11 January 2026 at 18:56


Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, për herë të parë iu drejtua protestuesve dhe dha intervistë mbi situatën ekonomike me mediat kombëtare të lidhura me regjimin.

Gjatë intervistës, ai tha se "terroristët" e lidhur me fuqitë e huaja po vrisnin njerëz, po digjnin xhami dhe po sulmonin pronën publike.

“Armiqtë e Iranit po kërkonin të mbjellnin kaos dhe çrregullim duke urdhëruar trazira”, tha ai.

Por ai gjithashtu përdori një ton pajtues, ndërsa tha se udhëheqësia iraniane ishte gati të dëgjonte popullin e vet.

Protestat fillimisht kishin shpërthyer për shkak të inflacionit në rritje dhe situatës së vështirë ekonomike të vendit.

Qeveria e tij ishte e vendosur të zgjidhte problemet ekonomike të njerëzve, sipas Pezeshkian, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të distancoheshin nga "rebelët dhe terroristët".

Pezeshkian i përket kampit të të moderuarve relativisht brenda politikës së Iranit, por ishte mjaftueshëm i lidhur me udhëheqësit konservatorë dhe klerikë saqë iu lejua të kandidonte në zgjedhjet presidenciale.

Megjithatë, ai nuk është aleat me udhëheqësin suprem ultrakonservator, Ajatollah Ali Khamenei.

Si president, Pezeshkian mban njëfarë pushteti brenda sistemit kompleks të qeverisjes së Iranit, por vendimet e tij mund të rrëzohen nga Khamenei. /Telegrafi/

Lladrovci paralajmëron hapa ligjorë ndaj KRU “Prishtina” për mosfurnizim me ujë të pijshëm

11 January 2026 at 18:52


Komuna e Drenasit, e cila ditëve të fundit është përballur me përmbytje si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, ka paralajmëruar padi ndaj Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” për ndërprerjen e furnizimit me ujë të pijshëm.

Sipas Komunës, pas vërshimeve KRU “Prishtina” ka ndaluar furnizimin me ujë në disa pjesë të territorit të Drenasit, gjë që, sipas kryetarit Ramiz Lladrovci, paraqet vështirësi serioze për qytetarët dhe rrezik për një krizë humanitare.

“Vështirësi e veçantë është furnizimi me ujë të pijes për disa ditë në një pjesë të territorit të komunës dhe mund të shkaktohet katastrofë humanitare. Lidhur me furnizimin me ujë, qytetarët duhet të drejtohen pranë Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina””, thuhet në njoftimin e Komunës së Drenasit.

Tutje bëhet e ditur se Komuna do të ndërmarrë hapa ligjorë ndaj KRU “Prishtina” për mosfurnizim të rregullt me ujë të pijshëm.

“Kryetari i komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci, ka bërë të ditur se Komuna do të ndërmarrë hapa ligjorë ndaj KRU “Prishtina”, për mosfurnizim të rregullt me ujë të pijshëm”, thuhet në njoftim.

Reali kërkon “hakmarrje” ndaj Barcelonës, publikohen formacionet zyrtare

11 January 2026 at 18:48


Real Madridi dhe Barcelona do ta kërkojnë trofeun e parë të vitit 2026, pra Superkupën e Spanjës.

Reali eliminoi në gjysmëfinale rivalin lokal, Atletico, derisa Barcelona “demoloi” Bilbaon për t’u kualifikuar në finalen e madhe.

Trajneri Xabi Alonso ka vendosur që për “El Clasico” të mos e rrezikojë Kylian Mbappen, të cilin e ka lënë në stol, duke i besuar sulmit Vinicius, Gonzalo Garcia dhe Rodrygo.

Në anën tjetër, Hansi Flick e ka rikthyer Lamine Yamalin në formacionin bazë pasi e la në stol në gjysmëfinale, me këtë të fundit që do të luajë pranë Raphinhas e Ferran Torres.

Formacionet zyrtare:

Real Madrid: Courtois; Carreras, Asencio, Huijsen, Valverde; Tchouameni, Camavinga, Bellingham; Rodrygo, Vinicius, Gonzalo.

📋✅ ¡Nuestro XI inicial!
🆚 @FCBarcelona_es
👉 @UnicajaBanco pic.twitter.com/ZWDYrS1wWg
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) January 11, 2026


Barcelona: Garcia; Balde, Cubarsi, E.Garcia, Kounde; De Jong, Fermin, Pedri; Raphinha, Lewandowski, Yamal

🚨𝗕𝗔𝗥𝗖̧𝗔 𝗫𝗜 🚨 pic.twitter.com/IoEsVgavmE
— FC Barcelona (@FCBarcelona_cat) January 11, 2026

Kujtojmë, përballja do të zhvillohet me fillim nga ora 20:00./Telegrafi/

U tha se ka qenë në lidhje me Brikena Selmanin, reagon Atdhe Xharavina

11 January 2026 at 18:41


Brikena Selmani u raportua se ka qenë në një lidhje edhe me konkurrentin tjetër të "Përputhen", Atdhe Xharavinën.

Megjithatë, ky i fundit ka reaguar në Fan Club duke treguar të vërtetën e kësaj.

Ai e vlerëson Brikenën, por thotë se vetëm një herë janë takuar dhe asgjë më shumë.

Foto: YouTube

Ka lënë të kuptohet se nuk kanë pasur asgjë bashkë, e që nuk do të komentohet në rrjet.

"Është gocë e çiltër, e pastër, nuk është intrigante. Jam duke bërë tifo për të, nuk dua të gozhdohet në rrjet prandaj desha të reagoj që nuk ka pasur gjë", u shpreh ai.

Tutje theksoi: "Thjesht jemi njohur, kemi dalë, takuar për kafe një herë përmes shokut tim. Mateon shok e kam. Kemi qenë të Përputhen".

I njëjti u pyet edhe nëse do të bëhej pjesë e këtij formati, ndonëse ishte në të Kosovës në edicionin e parë. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Jennifer Lopez sërish pa konkurrencë: Elegancë, guxim dhe shkëlqim pa moshë

11 January 2026 at 18:37


Jennifer Lopez, me këtë paraqitje sfiduese, nuk la askënd indiferent dhe fjalë për fjalë “ia vodhi shfaqjen” një eventi glamuroz

E pakonkurrueshmja Jennifer Lopez mori pjesë në një mbrëmje gala të organizuar nga revista Vanity Fair dhe Amazon MGM Studios dhe me paraqitjen e saj jashtëzakonisht femërore dhe provokuese arriti t’i lërë të gjithë të tjerët në hije.

Këtë grua të suksesshme me të drejtë e ndjek fama se është e jashtëzakonshme dhe, dukshëm, nuk ka ndërmend të ndalet, për fatin tonë, kështu që edhe kësaj here fjalë për fjalë i la të gjithë pa fjalë, me një krijim elegant dhe sfidues që theksonte në mënyrë perfekte linjat e saj femërore.

Diva latine zgjodhi një krijim spektakolar në ngjyrë vishnje të errët kishte veshur një fustan mbrëmjeje me shpinë të hapur, i cili “rrëshqiste” në mënyrë perfekte mbi format e saj karakteristike dhe i theksonte ato maksimalisht. Me këtë paraqitje nuk la askënd indiferent, as publikun e as kritikët e modës, transmeton Telegrafi.

Fustanin e kompletoi me sandale të hapura, çantë dore dhe një pallto të shkurtër gëzofi në të njëjtën ngjyrë, ndërsa dekolteja dhe pjesa e poshtme e trupit të saj ishin plotësisht të ekspozuara.

Megjithatë, Jennifer Lopez e di shumë mirë se cilën pozë të marrë edhe në paraqitje shumë të guximshme si kjo, në mënyrë që të mos zbulojë më shumë sesa duhet, por pikërisht aq sa mjafton.

/Telegrafi/

52 vjeçarja nga Shkupi e kërcënoi dhe më pas e sulmoi fizikisht punonjësin e policisë

11 January 2026 at 18:34


Një grua 52-vjeçare nga Shkupi sulmoi një oficer policie ndërsa ky i fundit po kryente detyrat zyrtare, njoftoi Ministria e Brendshme.

Incidenti ndodhi mbrëmë përpara stacionit të policisë në Gazi Babë, dhe gruaja e kërcënoi oficerin e policisë para sulmit.

“Më 10.01.2026 në orën 20:40 në Shkup, oficerë policie nga SPB Shkup e privuan nga liria E.D. (52) nga Shkupi sepse ajo sulmoi fizikisht një oficer policie i cili po kryente detyra zyrtare para Stacionit Policor Gazi Baba dhe e kërcënoi atë”, njoftoi Ministria e Brendshme.

Pasi çështja të dokumentohet plotësisht, do të bëhet një paraqitje përkatëse.

Alan Shearer zgjedh Granit Xhakën në formacionin e gjysmësezonit mes emrave të shquar dhe befasive

11 January 2026 at 18:33


Legjenda e Ligës Premier dhe golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave, Alan Shearer, ka publikuar formacionin e tij të gjysmësezonit për sezonin 2025/26, duke përfshirë Granit Xhakën si një nga yjet kryesorë.

Shearer ka vlerësuar lartë mesfushorin shqiptar të Sunderland, për lidershipin, por edhe për lëvzijet e tij me topin në fushë.

“U befasova pak kur ai la Bundesligën për të ardhur në Wearside, por ka qenë një lëvizje e shkëlqyer! Aftësia e tij me topin ka qenë e jashtëzakonshme, ashtu si edhe cilësitë e tij udhëheqëse, brenda dhe jashtë fushës”, shkroi Shearer ne pjesën për Xhakën.

Xhaka është pjesë e një formacioni që kombinon të rinj dhe përvojë, ku shtatë nga 11 lojtarët janë 25 vjeç ose më të rinj. Shearer ka përfshirë edhe lojtarë të tjerë që kanë spikatur në këto 21 javë të para.

Në mbrojtje janë përfshirë Robin Roefs (Sunderland), Jurrien Timber dhe Gabriel (Arsenal), Marc Guehi (Crystal Palace) dhe Marc Cucurella (Chelsea), të cilët kanë ndihmuar ekipet e tyre të ruajnë një mbrojtje të fortë dhe të shënojnë gola vendimtarë.

Mesfusha përfshin përveç Xhakës edhe Declan Rice (Arsenal) dhe Moises Caicedo (Chelsea), të cilët kanë spikatur me energjinë, kontrollin e topit dhe ndikimin e tyre në lojë.

Në sulm janë zgjedhur Morgan Rogers (Aston Villa), Erling Haaland dhe Phil Foden (Manchester City), yje që kanë shënuar gola vendimtarë dhe kanë treguar një nivel të lartë performancash.

Trajneri i përzgjedhur nga Shearer është Unai Emery i Aston Villa, i cili ka rikuperuar ekipin pas një fillimi të dobët dhe ka udhëhequr skuadrën drejt 11 fitoreve radhazi në të gjitha kompeticionet. /Telegrafi/

"Deri në pikën e fundit të gjakut", vjen reagimi i Kubës pas ultimatumit të Trumpit

11 January 2026 at 18:31


Presidenti kubanez, Miguel Diaz-Canel, e hodhi poshtë paralajmërimin e Trumpit për të ndaluar marrjen e naftës dhe parave nga Venezuela, duke shtuar se SHBA-të nuk kanë autoritet moral për ta detyruar Kubën të nënshkruajë ndonjë marrëveshje.

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi Kubën se as nafta dhe as paratë nuk do të vijnë nga Venezuela dhe sugjeroi që ishulli të arrijë një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara para se të jetë tepër vonë.

"Kuba është një komb i lirë, i pavarur dhe sovran. Askush nuk na dikton se çfarë të bëjmë", tha Diaz-Canel.

"Kuba nuk sulmon, SHBA-të e kanë sulmuar Kubën për 66 vjet. Kuba nuk kërcënon, ajo po përgatitet dhe është gati të mbrojë atdheun e saj deri në pikën e fundit të gjakut", shtoi ai.


No tienen moral para señalar a Cuba en nada, absolutamente en nada, quienes convierten todo en negocio, incluso las vidas humanas.

Quienes hoy drenan histéricos contra nuestra nación lo hacen enfermos de rabia por la decisión soberana de este pueblo de elegir su modelo político.
— Miguel Díaz-Canel Bermúdez (@DiazCanelB) January 11, 2026


Ministri i Jashtëm kubanez Bruno Rodriguez shkroi në një postim të veçantë në X se Kuba ka të drejtë të importojë karburant nga çdo furnizues që dëshiron ta eksportojë atë.

Ai mohoi se Kuba ka marrë kompensim financiar ose tjetër "material" në këmbim të shërbimeve të sigurisë të ofruara për ndonjë vend, përfshirë Venezuelën.

Venezuela është furnizuesi më i madh i naftës në Kubë, por asnjë anije cisternë nuk është larguar nga portet venezueliane për në vendin e Karaibeve që kur forcat amerikane kapën presidentin venezuelian Nicolas Maduro në fillim të janarit dhe bllokuan portet e vendit të OPEC-ut, tregojnë të dhënat e transportit detar.

Ndërkohë, Karakasi dhe Uashingtoni po bëjnë përparim në një marrëveshje prej 2 miliardë dollarësh për të dërguar deri në 50 milionë fuçi naftë venezueliane në SHBA, me të ardhurat që do të depozitohen në llogari të mbikëqyrura nga Departamenti i Thesarit i SHBA-së.

"JO MË NAFTË APO PARA PËR KUBËN - ZERO! Unë sinqerisht sugjeroj që ata të arrijnë një marrëveshje PARA SE TË JETË SHUMË VONË", shkroi Trump sot në platformën e tij Truth Social.

"Për shumë vite, Kuba ka jetuar me sasi të mëdha NAFTË dhe PARA nga Venezuela", shtoi Trump. /Telegrafi/



Genesis G70 mund të mos ndalojë prodhimin

11 January 2026 at 18:30


U mendua se prodhimi i Genesis G70 është ndërprerë.

Por kompania thuhet se ka përfunduar certifikimet për një ndryshim të dytë të pamjes së sedanit G70.

Testimi i ri thuhet se përkon me përmirësimin e sigurisë së automjetit nga prodhuesi i automjeteve për t'u përputhur me rregulloret më të rrepta.

Sipas Top Rider , ky version i përmirësuar i G70 duhet të debutojë së shpejti dhe është treguesi ynë i parë që sedani mund të mbijetojë pas vitit 2027.

Një raport i gushtit pretendonte se Genesis do ta ndërpriste modelin pas atij viti, por marka luksoze nuk e paranoi.

Edhe zëdhënësi i Genesis tha se “nuk ka plane për ta ndërprerë G70”.

Por kjo nuk do të thotë që Genesis nuk do ta ndërpresë prodhimin e tij përfundimisht.

Një ndryshim i dytë i pamjes së modelit mund ta lejojë atë të ekzistojë përtej vitit 2027, por ende nuk ka konfirmim nga prodhuesi i automjeteve se po zhvillon një zëvendësim të gjeneratës së dytë për sedanin e tij të nivelit bazë. /Telegrafi/

Algoritmi i X ndryshon, Musk premton transparencë totale

11 January 2026 at 18:30


Ashtu si pothuajse çdo aplikacion tjetër, X ka një algoritëm që përcakton rendin e postimeve që përdoruesit shohin në platformë.

Këto algoritme zakonisht funksionojnë në mënyra misterioze, por kjo mund të ndryshojë për algoritmin e X brenda pak ditësh.

Elon Musk tha se javën e ardhshme do ta bëjë algoritmin e ri të platformës së tij, me burim të hapur.

Kjo do të jepte më shumë informacion mbi mënyrën se si funksionon algoritmi dhe arsyet teknike pas asaj që përdoruesit shohin në feed-et e tyre.

Musk tha se algoritmi i ri X dhe i gjithë kodi që përcakton rekomandimet që përdoruesit marrin do të bëhen me burim të hapur brenda shtatë ditësh.

Ai gjithashtu premtoi se informacioni do të përditësohet çdo katër javë dhe do të vijë me shënime nga zhvilluesit që shpjegojnë dhe nxjerrin në pah ndryshimet e ardhshme.

Njoftimi vjen në një moment kur Musk po përballet me kritika globale për gatishmërinë e Grok për të publikuar imazhe të seksualizuara, duke përfshirë ato të grave dhe fëmijëve, pa pëlqimin e tyre.

Kjo bëri që shumë njerëz, përfshirë ligjvënësit amerikanë, të kërkojnë që Apple dhe Google të heqin aplikacionet X dhe Grok nga dyqanet e tyre të aplikacioneve. /Telegrafi/

❌
❌