❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 4 February 2026Lajme Kosove

Përfundojnë për sot bisedimet trepalëshe SHBA, Ukrainë dhe Rusi - shefi i delegacionit ukrainas tregoi se si u zhvilluan diskutimet

4 February 2026 at 17:57


Kanë përfunduar për sot bisedimet trepalëshe mes SHBA-së, Ukrainës dhe Rusisë në Abu Dhabi.

Këtë e njoftoi për gazetarët Diana Davitian, sekretarja për shtyp e shefit të delegacionit ukrainas.

“Bisedimet pĂ«r sot kanĂ« pĂ«rfunduar,” tha Davitian, raporton Ukrinform.

NdĂ«rkohĂ«, shefi i delegacionit ukrainas, Sekretari i KĂ«shillit tĂ« SigurisĂ« dhe Mbrojtjes KombĂ«tare, Rustem Umerov ka deklaruar se “puna ishte e thelluar dhe produktive, e fokusuar nĂ« hapat konkret dhe zgjidhje praktike” ndĂ«rsa nuk ka zbuluar se çfarĂ« mund tĂ« jenĂ« kĂ«to hapa.

Umerov vë në dukje se delegacioni amerikan përfshinte përfaqësuesin Steve Witkoff, dhëndrin e Donald Trumpit, Jared Kushner, Josh Gruenbaum, Daniel Driscoll dhe gjeneralin Alex Grynkewich.

Ai thotë se rusët ishin përfaqësuar në një nivel të lartë ushtarak.

Umerov thotĂ« se po pĂ«rgatit njĂ« raport pĂ«r t’ia dĂ«rguar presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky. Parashikohet qĂ« negociatat tĂ« vazhdojnĂ« nesĂ«r.

Siç raportoi më parë Ukrinform, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, miratoi kornizën e diskutimeve dhe objektivat specifike për ekipin ukrainas të negociatave para raundit të ri të takimeve trepalëshe në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Takimi i mĂ«parshĂ«m nĂ« Abu Dhabi mes UkrainĂ«s, SHBA-sĂ« dhe RusisĂ« u zhvillua mĂ« 23–24 janar dhe u fokusua nĂ« parametrat pĂ«r pĂ«rfundimin e luftĂ«s. PĂ«rfaqĂ«suesit ushtarakĂ« gjithashtu paraqitĂ«n listĂ«n e çështjeve qĂ« do tĂ« trajtohen nĂ« takimet e ardhshme. /Telegrafi/

Reali Madridi mund të rikthehet në garë për Konatën, por vetëm me një kusht

4 February 2026 at 17:52


Reali Madridi po shqyrton mundësinë e përforcimeve në mbrojtjen qendrore për merkato verore, duke vënë në listë disa lojtarë me kontrata që skadojnë.

Qendërmbrojtësi i Liverpoolit, Ibrahima Konate, mund të rikthehet sërish si një objektiv për gjigantët e La Ligës, por vetëm nëse i ul kërkesat financiare që e kanë bërë transferimin e mundshëm të komplikuar më parë.

Sipas ESPN, Konate ishte një nga objektivat e mundshëm që nga fillimi, por pretendimet e tij të larta e bënë Realin të përjashtohej nga gara. Nëse mbrojtësi pranon të rinegociojë kushtet, interesimi i Madridit mund të rinovohet.

telegrafi.com

Liverpooli, nga ana tjetër, po përpiqet të sigurojë një zgjatje të kontratës së mbrojtësit, i cili skadon brenda gjashtë muajve.

Konate tashmë mund të negociojë një marrëveshje para-kontrate me një klub të huaj, por ende nuk ka arritur akordin me ndonjë prej pretendentëve të mundshëm.

Situata e mbrojtësit francez pritet të jetë një nga temat më të ndjekura të merkatos së verës, ndërsa interesat e klubeve europiane vazhdojnë të rriten. /Telegrafi/

Ministria e Drejtësisë e refuzoi kërkesën e studentëve shqiptarë, provimi i jurisprudencës do të mbahet vetëm në gjuhën maqedonase

4 February 2026 at 17:40


Ministria e Drejtësisë ka refuzuar kërkesën e 385 studentëve shqiptarë të cilët kërkojnë që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe.

Nga Ministria e Drejtësisë vlerësojnë se një gjë e tillë është në kundërshtim me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi.

Në një përgjigje të gjatë në të cilën gjen shumë nene dhe ligje të cituara nga ministria thonë se gjuha shqipe dhe alfabeti i saj janë zyrtar, por deklarojnë se Ligji për Provimin e Jurisprudencës nuk përmban dispozita për dhënien e provimit të jurisprudencës në një gjuhë tjetër përveç gjuhës maqedonase.

“Zbatimi i Ligjit pĂ«r PĂ«rdorimin e GjuhĂ«ve nuk mund tĂ« shqyrtohet nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« izoluar, por nĂ« korelacion me rregulloret e tjera relevante, edhe atĂ«: Me Ligjin pĂ«r avokatinĂ«, Ligjin pĂ«r gjykatat, Ligjin pĂ«r prokurorinĂ« publike, Ligjin pĂ«r pĂ«rmbarim dhe Ligjin pĂ«r noterinĂ«, si tĂ«rĂ«si. PĂ«rkatĂ«sisht, provimi i jurisprudencĂ«s Ă«shtĂ« parakusht themelor pĂ«r tĂ« hyrĂ« nĂ« profesione tĂ« ndryshme nĂ« sistemin e gjyqĂ«sorit, e me kĂ«tĂ« rast nga natyra dhe qĂ«llimi i kĂ«tyre profesioneve buron edhe nevoja e njohjes aktive tĂ« gjuhĂ«s maqedonase si gjuhĂ« zyrtare nĂ« tĂ«rĂ« territorin e RepublikĂ«s sĂ« MaqedonisĂ« sĂ« Veriut”, deklaruan nga ministria pĂ«r televizionin Shenja.

Nga ky dikaster thonĂ« se pĂ«r t’u bĂ«rĂ« gjykatĂ«s, prokurorĂ«, avokat e pĂ«r tĂ« ushtruar profesione tĂ« tjera qĂ« lidhen me juridikun, duhet me patjetĂ«r tĂ« njohĂ«sh nĂ« mĂ«nyrĂ« aktive gjuhĂ«n maqedonase.

“NjĂ« nga kushtet pĂ«r zgjedhjen e gjyqtarit Ă«shtĂ« qĂ« personi tĂ« zotĂ«rojĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« aktive gjuhĂ«n maqedonase. NĂ« pĂ«rputhje me nenin 61 tĂ« Ligjit pĂ«r prokurorinĂ« publike pĂ«r prokurorĂ« publik mund tĂ« emĂ«rohet gjegjĂ«sisht tĂ« zgjidhet njĂ« person, i cili e zotĂ«ron nĂ« mĂ«nyrĂ« aktive gjuhĂ«n maqedonase”, deklaruan nga ministria.

Për çështjen e provimit shqip të jurisprodencës ka reaguar sot edhe ambasadori shqiptar në RMV, Denion Mejdani duke deklaruar se kërkesa e studentëve për qasje të barabartë në arsim dhe në proceset profesionale është pjesë e një debati më të gjerë për zbatimin praktik të të drejtave të garantuara me ligj dhe funksionimin efektiv të institucioneve.

Kujtojmë se kjo përgjigje e Ministrisë së Drejtësisë vjen një javë pasi studentët shqiptarë kërkuan që provimi i jurisprodencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe. Këtë kërkesë ata e mbështetën në një peticion të nënshkruar nga 385 studentë nga universitete të ndryshme të fakulteteve juridike. /shenja

Klodi i hidhet nĂ« pĂ«rqafim ElijonĂ«s, pasi ajo “shqetĂ«sohet” se si Ă«shtĂ« parĂ« nga jashtĂ«

4 February 2026 at 17:33


Elijona ka ndarë së fundmi një moment reflektimi brenda shtëpisë, duke shprehur hapur shqetësimin e saj për mënyrën se si mund të perceptohet nga publiku jashtë.

Në një bisedë të qetë dhe të sinqertë, ajo ka folur për këto mendime me dy banorët e tjerë, Klodin dhe Ludon, duke treguar se përvoja në shtëpi shpesh e bën të mendojë për imazhin dhe gjykimin që vjen nga jashtë.

Gjatë diskutimit, Elijona ka theksuar se është një ndjenjë e natyrshme të pyesësh veten se si po dukesh dhe si po interpretohen veprimet e tua nga audienca, veçanërisht në një format kaq të ndjekur.

Klodi dhe Ludo e kanë dëgjuar me vëmendje, duke i qëndruar pranë dhe duke i ofruar mbështetje morale në këtë moment reflektimi.

Pas përfundimit të bisedës, situata mori një kthesë më emocionale, kur Klodi iu afrua Elijonës dhe e përqafoi, në shenjë mbështetjeje dhe solidariteti. /Telegrafi/

Mbi 160 të vrarë nga sulmues të armatosur në Nigeri

4 February 2026 at 17:22


Më shumë se 160 persona u vranë në fshatin Woro në perëndim të Nigerisë nga sulmues të armatosur, duke u bërë sulmi më vdekjeprurës i këtij viti.

Banorët thanë se viktimat u mblodhën, iu lidhën duart dhe më pas u qëlluan. Sulmuesit dogjën edhe shtëpi dhe dyqane, raporton theguardian.

Disa banorë u arratisën në pyll me plagë nga armët, ndërsa disa, përfshirë sundimtarin e fshatit, janë të zhdukur. Banorët raportuan se sulmuesit ishin xhihadistë që kërkuan që ata të pranonin Sheriatin.

Kur banorët refuzuan, sulmuesit hapën zjarr gjatë predikimit. Policia konfirmoi sulmin, por nuk ka dhënë shifra të sakta, raporton theguardian.

Guvernatori i Kwara e dënoi si një akt frikacak të terrorizmit. Ushtria njoftoi se kishte neutralizuar 150 banditë dhe kishte pastruar strehimoret e tyre.

Nigeria po përballet me dhunë xhihadiste, grabitje dhe konflikte etnike në shumë rajone.


SHBA kanë dërguar një skuadër të vogël ushtarake për të ndihmuar në luftën kundër dhunës.


Siguria në vend mbetet e paqëndrueshme dhe komunitetet po përpiqen të rikuperohen nga dhuna. /Telegrafi/

Universiteti i Prishtinës, përsëri lider i universiteteve shqipe sipas Webometrics

4 February 2026 at 17:21


Universiteti i PrishtinĂ«s (UP) Ă«shtĂ« rikonfirmuar si universiteti mĂ« i mirĂ« nĂ« gjuhĂ«n shqipe nĂ« renditjen e vitit 2026 tĂ« platformĂ«s ndĂ«rkombĂ«tare „Webometrics”.

Sipas renditjes më të re globale, UP-ja pozicionohet në vendin e 2403-të, që përbën nivelin më të lartë që universiteti ka arritur ndonjëherë në këtë platformë. Për krahasim, në janar 2025 UP-ja ishte në vendin e 2543-të, ndërsa në fillim të vitit 2024 renditej e 2605-ta.

Platforma „Webometrics” vlerĂ«son universitete nga e gjithĂ« bota duke marrĂ« parasysh dukshmĂ«rinĂ« globale, prezencĂ«n digjitale, cilĂ«sinĂ« dhe ndikimin e kĂ«rkimit shkencor, transparencĂ«n dhe performancĂ«n akademike.

Renditja e vitit 2026 përfshin mbi 30,000 institucione të arsimit të lartë nga të gjitha kontinentet, duke konfirmuar kështu pozicionin e UP-së si lider ndër universitetet që ofrojnë mësim në gjuhën shqipe.

Ky sukses reflekton përpjekjet e vazhdueshme të universitetit për të rritur cilësinë akademike, inovacionin dhe prezencën globale në shkencë dhe arsim.

Fenerbahce zbulon prapaskenat e transferimit të Kantes, ndihma e Erdoganit ishte vendimtare

4 February 2026 at 17:15


Fenerbahçe ka pĂ«rfunduar me sukses transferimin e N’Golo Kante nga Al-Ittihad, pas njĂ« sagĂ« qĂ« u zgjat deri vonĂ« mbrĂ«mĂ«.

Klubi turk lëshoi sot një deklaratë duke falënderuar presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, për mbështetjen në realizimin e kësaj marrëveshjeje.

Transferimi i Kantes fillimisht ishte bllokuar për shkak të një gabimi nga Al-Ittihad në sistemin TMS të FIFA-s (Transfer Matching System). FIFA e ndaloi përkohësisht lëvizjen, derisa klubi arab dërgoi një formular të plotësuar saktë, duke lejuar që transferimi të miratohej menjëherë.

Presidenti i Fenerbahçes, Sadettin Saran, në emër të klubit, theksoi rëndësinë e mbështetjes së Erdogan në përfundimin e suksesshëm të transferimit:

“Klubi ynĂ« ka pĂ«rfunduar me sukses transferimin e njĂ«rit prej lojtarĂ«ve mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« futbollin botĂ«ror, N’Golo Kante. FalĂ«nderoj Presidentin e RepublikĂ«s sĂ« TurqisĂ«, z. Recep Tayyip Erdogan, pĂ«r mbĂ«shtetjen e dhĂ«nĂ« gjatĂ« kĂ«tij procesi, i cili do tĂ« kontribuojĂ« nĂ« zhvillimin e Fenerbahçes dhe futbollit turk".

TeßekkĂŒrlerimizle

🔗 https://t.co/D1mzOcgdu5 pic.twitter.com/8NQUtZXq4E
— Fenerbahçe SK (@Fenerbahce) February 4, 2026


Në deklaratë u theksua gjithashtu roli i tifozëve: besimi dhe mbështetja e tyre gjatë gjithë procesit kanë shërbyer si motivim dhe burim fuqie për klubin. Fenerbahçe përfundoi deklaratën me një mesazh për sezonin e ri.

“Tani Ă«shtĂ« koha pĂ«r ta transferuar kĂ«tĂ« forcĂ« nĂ« fushĂ« dhe pĂ«r tĂ« qenĂ« me ekipin tonĂ«. Do tĂ« besojmĂ« sĂ« bashku, do tĂ« luftojmĂ« sĂ« bashku dhe do tĂ« fitojmĂ« sĂ« bashku", thuhet nĂ« deklaratĂ«n e klubit turk.

Kante pritet të jetë një përforcim kyç për mesfushën e Fenerbahçes dhe për ambiciet e klubit turk këtë sezon./Telegrafi/

A e dini se kur duhet të zëvendësoni peshqirët tuaj?

4 February 2026 at 17:10


Shumica prej nesh besojmë se peshqirët mund të zgjasin përgjithmonë, për sa kohë që nuk janë të grisur, por ekspertët paralajmërojnë se kjo nuk është tamam e vërtetë - veçanërisht për arsye higjiene dhe shëndetësore.

Shkencëtarët dhe ekspertët thonë se peshqirët nuk kanë një etiketë me një datë të saktë skadimi si ushqimet, por me kalimin e kohës ata humbasin aftësinë për të thithur, bëhen me erë të pakëndshme, të ashpër në prekje dhe një mjedis ideal për shumimin e baktereve që janë të vështira për t'u hequr me larje të zakonshme.

Sa kohë duhet ta përdorni në të vërtetë një peshqir? Rekomandimi i përgjithshëm është që peshqirët e banjës të zëvendësohen afërsisht çdo dy deri në tre vjet, megjithëse materialet me cilësi më të lartë, si pambuku egjiptian ose turk, mund të zgjasin deri në pesë vjet me kujdesin e duhur.

Nëse peshqiri juaj nuk e thith më ujin aq mirë sa dikur, zbehet ose lë një erë të pakëndshme edhe pas larjes, këto janë shenja të qarta se është koha për ta hedhur.

Peshqirët më të vegjël, siç janë peshqirët e duarve që përdoren më shumë dhe lahen më shpesh, zakonisht duhet të zëvendësohen pas një ose dy vitesh sepse e humbasin funksionalitetin e tyre më shpejt.

Ekspertët theksojnë se tharja dhe ventilimi i duhur i banjës është thelbësor - peshqirët që qëndrojnë të lagur për një kohë të gjatë bëhen një mjedis i përshtatshëm për shumimin e baktereve dhe kërpudhave, të cilat gjithashtu mund të çojnë në acarim të lëkurës. Prandaj, nuk është e rëndësishme vetëm sa shpesh lani, por edhe ku dhe si i lini të thahen.

Sigurisht, e gjithë kjo nuk do të thotë që çdo peshqir i ngurtësuar ose i zbehur shkon menjëherë në plehra - copat e vjetra mund të përdoren si lecka pastrimi ose për fshirje pas punëve të shtëpisë, gjë që është një zgjidhje ekologjike dhe praktike përpara se të hidhen përfundimisht.

Shkurt - peshqirët mund të mos kenë një datë të saktë skadimi, por ata patjetër që kanë një "kohë përdorimi", dhe zëvendësimi në kohë do të thotë higjienë më e mirë, freski dhe një përvojë më të këndshme pas dushit.

Si u shndërrua Gaza në debat të brendshëm në Kosovë...

4 February 2026 at 17:04


Edhe pse Kosova ndodhet rreth 1.800 kilometra larg Gazës, konflikti i armatosur atje shkaktoi jehonë të fortë në debatet publike dhe rrjetet sociale vendase - nga sharjet dhe ofendimet, deri te kërcënimet me jetë.

Ngjarjet e 7 tetorit 2023, kur militantë të Hamasit - grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera - kaluan kufirin me Izraelin, vranë mbi 1.200 njerëz dhe rrëmbyen qindra të tjerë, shkaktuan një krizë humanitare në enklavën e kontrolluar nga Hamasi, që vazhdon të tronditë botën.

Mbi dy vjet më vonë, pas ndërmjetësimit të presidentit amerikan, Donald Trump, Izraeli dhe Hamasi bënë një armëpushim të brishtë, por pasojat e dhunës mbeten të thella: rreth 70 mijë palestinezë të vrarë në Gazë dhe një botë e ndarë midis viktimave dhe sulmuesve nga të dyja anët.

Në këtë kontekst, debatet në Kosovë, të cilat vazhdonin që nga fillimi i konfliktit, u intensifikuan javën e kaluar pas publikimit të një dokumentari nga gazetari kosovar, Kushtrim Sadiku.

Po, përse ky polarizim?

Kërcënimet ndaj gazetarit dhe reagimet publike

Tri ditë para publikimit të dokumentarit në Televizionin Kanal 10 - i cili rikthen ngjarjet e 7 tetorit përmes rrëfimeve të të mbijetuarve dhe analizës së situatës në Izrael, mbi dy vjet më vonë - Sadiku filloi të përballej me reagime të ndryshme lidhur me përmbajtjen.

Pas publikimit, mesazhet kërcënuese rritën shqetësimin e tij dhe të familjes.

“Kam marrĂ« kĂ«rcĂ«nime pĂ«r jetĂ«n, tĂ« cilat i kam adresuar te Policia dhe Prokuroria e KosovĂ«s. Gjithashtu, kam njoftuar edhe disa ambasada mike”, deklaroi Sadiku pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«.

Opinionistë dhe qytetarë morën qëndrime mbështetëse ose kritike, ndërsa komentet shpesh kaluan edhe në tone të ashpra.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) reagoi, duke kërkuar që diskutimi të zhvillohet brenda kornizave të debatit të lirë, pa kërcënime ndaj sigurisë personale.

Rrjetet sociale, terren i polarizimit

Për njohësit e fushës, gjërat nuk janë thjeshta.

Profesori i Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, Alban Zeneli, thotë se konflikti izraelito-palestinez është ndër më të mediatizuarit në botë dhe shton se rrjetet sociale në Kosovë janë ato që përdoren si mjet për përçarje.

“Komentet nuk filtrohen, debati nuk organizohet, ndĂ«rsa pĂ«rçarja shfrytĂ«zohet pĂ«r audiencĂ« dhe shikueshmĂ«ri. Televizionet vendore shpesh i amplifikojnĂ« kĂ«to tensione pĂ«rmes fragmenteve tĂ« emisioneve tĂ« tyre nĂ« rrjetet sociale”, thotĂ« Zeneli pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«.

Ky model i “ekonomisĂ« sĂ« vĂ«mendjes”, sipas tij, sjell pasoja reale: debatet emocionale tejkalojnĂ« analizĂ«n objektive dhe argumentet racionale, duke amplifikuar ndasitĂ« brenda shoqĂ«risĂ«.

“UnĂ« mendoj se kjo Ă«shtĂ« e lidhur direkt me mĂ«nyrĂ«n se si po bĂ«het biznes me median nĂ« KosovĂ«, sepse monetizimi i pĂ«rmbajtjeve nga mediat sociale e krijon kĂ«tĂ« lloj tĂ« logjikĂ«s sĂ« pĂ«rplasjes. NĂ« modelin e biznesit tĂ« vetĂ« mediave sociale, dominon ekonomia e vĂ«mendjes, pa tĂ« cilĂ«n kĂ«to platforma nuk janĂ« tĂ« vlefshme”, shton ai.

Reagimet historike dhe fetare

Profesori i Historisë në Universitetin e Prishtinës, Mentor Hasani, vlerëson për Radion Evropa e Lirë se përfshirja e Kosovës në këtë debat lidhet me shumë faktorë - historikë, fetarë, politikë e gjeopolitikë.

Sipas tij, Ballkani - përfshirë Kosovën - ka qenë historikisht pjesë e perandorive me shtrirje globale, ku janë formësuar identitete të ndryshme fetare, kulturore dhe sisteme vlerash që ndikojnë edhe sot në leximin e konflikteve ndërkombëtare.

Ai thotë se për shqiptarët e Kosovës, kujtesa e luftës, dhunës dhe spastrimit etnik mbetet e freskët, edhe gati 27 vjet pas përfundimit të saj.

Kjo përvojë, sipas tij, reflektohet drejtpërdrejt në reagimet ndaj konfliktit në Gazë, ku individë dhe grupe të ndryshme shfaqin empati ose mirëkuptim për njërën apo tjetrën palë.

“NjerĂ«zit e lexojnĂ« konfliktin pĂ«rmes pĂ«rvojĂ«s personale - kush Ă«shtĂ« viktimĂ«, kush agresor, kush ka pushtet dhe kush Ă«shtĂ« i pambrojtur - çka shpesh çon nĂ« vlerĂ«sime tĂ« pasakta”, sipas tij.

Hasani shton se reagimet në rrjetet sociale, veçanërisht ato në mbështetje të palestinezëve, përveç empatisë ndaj viktimave, bartin edhe një dimension fetar.

Edhe pse në Kosovë vazhdon të dominojë një islam tradicional, ai paralajmëron për ekzistencën e grupeve periferike që predikojnë forma radikale të fesë dhe nxisin përplasje brenda komunitetit.

“Ky emocionalitet i ushqyer nga pamjet e dhunĂ«s nĂ« PalestinĂ«, ka krijuar hapĂ«sirĂ« pĂ«r instrumentalizim dhe pĂ«rhapje tĂ« ideve radikale, duke lĂ«nĂ« edhe pĂ«rshtypjen e njĂ« antisemitizmi nĂ« nivele tĂ« caktuara”, thekson Hasani.

Megjithatë, ai vëren se në debatet publike ka edhe qëndrime mbështetëse për Izraelin, të cilat i sheh si strategjike dhe pragmatike.

“KĂ«ta njerĂ«z e shohin kĂ«tĂ« mbĂ«shtetje si pjesĂ« tĂ« orientimit drejt PerĂ«ndimit dhe fuqive tĂ« mĂ«dha, qĂ« kanĂ« luajtur rol vendimtar nĂ« mbijetesĂ«n e popullit dhe shoqĂ«risĂ« sonĂ«â€, thotĂ« Hasani.

Përplasjet online dhe emocionet

Për psikologun Dashamir Bërxulli, përplasjet online janë shpesh amplifikim i emocioneve historike dhe fetare.

Individët ose grupet me orientim fetar mbështesin kauzën palestineze, ndërsa të tjerët, me orientim historik, mbështesin Izraelin, sipas tij.

Ai paralajmëron se polarizimi i tillë mund të sjellë tension edhe në jetën reale, nëse nuk menaxhohet me kujdes nga elitat politike dhe intelektuale.

“UnĂ« nuk po them se (polarizimi i shoqĂ«risĂ«) do tĂ« kulmojĂ« nĂ« veprime tĂ« caktuara. Por, me gjasĂ«, kur njĂ« tullumbace me energji mblidhet, atĂ«herĂ« - nĂ« njĂ« mĂ«nyrĂ« ose tjetĂ«r - do tĂ« shpĂ«rthejĂ«â€, thotĂ« BĂ«rxulli pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«.

Edukimi dhe dialogu si zgjidhje

Historiani Mentor Hasani vlerëson se në parandalimin e thellimit të polarizimit shoqëror, rol të rëndësishëm mund të luajnë përfaqësuesit e komuniteteve të ndryshme, përfshirë ato fetare.

Duke iu referuar të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, sipas të cilave mbi 93 për qind e qytetarëve deklarohen të besimit islam, Hasani thekson se Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) mund të ketë ndikim kyç në shtendosjen e përplasjeve publike, veçanërisht në rastet kur përdoret fjalor me ngjyrim antisemit nga grupe me qëndrime radikale.

“BashkĂ«sia Islame e KosovĂ«s mund ta luajĂ« njĂ« rol tĂ« madh, ashtu siç e ka luajtur viteve tĂ« fundit pĂ«rballĂ« kĂ«tyre rrymave”, thotĂ« ai.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar BIK-ut për koment lidhur me këto polarizime, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka marrë përgjigje.

Në anën tjetër, diplomati i Kongresit Botëror Hebre për Kosovën, Flori Zevi, vlerëson për Radion Evropa e Lirë se debatet rreth Gazës janë tregues i qartë i nevojës për më shumë edukim medial, qasje ndërdisiplinore dhe dialog të përgjegjshëm publik.

Sipas tij, dokumentari i gazetarit Sadiku ka hapur një diskutim të domosdoshëm, por reagimet ndaj tij dëshmojnë vështirësinë e shoqërisë për të ndarë faktet nga emocionet dhe analizën nga pozicionimi ideologjik.

Zevi thotë se në diskursin publik po zbehen zërat që kërkojnë paqe dhe dialog, ndërsa po dominojnë slogane që, në kontekstin e tyre historik dhe ideologjik, mohojnë të drejtën e Izraelit dhe të popullit hebre për ekzistencë.

“Kur kritika politike shndĂ«rrohet nĂ« demonizim kolektiv, atĂ«herĂ« kemi kaluar kufirin nga debati legjitim nĂ« diskriminim dhe urrejtje etnike apo fetare. PikĂ«risht pĂ«r kĂ«tĂ« arsye, edukimi Ă«shtĂ« kyç”, thotĂ« Zevi.

Çka thotĂ« ligji nĂ« KosovĂ«?

NĂ« Kodin Penal tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s thuhet se “nxitja e urrejtjes, pĂ«rçarjes dhe mosdurimt midis grupeve kombĂ«tare, racore, fetare, etnike e tĂ« tjera, apo bazuar nĂ« orientimin seksual, identitetin gjinor dhe karakteristikat e tjera personale, dĂ«nohet me gjobĂ« ose me burgim deri nĂ« pesĂ« vjet”.

Gazetari Sadiku konfirmon për REL-in se rasti i tij është nën hetime nga prokuroria.

Paqja nuk ndërtohet me slogane shkatërruese, por me empati, dije dhe përgjegjësi morale, përfundon Zevi.

LSM e dorëzoi në Kuvend iniciativën me të cilën pagat e funksionarëve duhet të ulen për 80 për qind

4 February 2026 at 17:00


Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë e dorëzoi në Kuvend iniciativën me të cilën pagat e funksionarëve duhet të ulen për 80%.

Sipas propozimit të LSM-së, funksionarët në vend do të kishin pagë deri rreth 1.000 euro, në vend të 2.000 deri 3.000 eurove sa janë tani.

“Iniciativa Ă«shtĂ« nĂ« drejtim qĂ« edhe ata, ashtu si punĂ«torĂ«t, ashtu siç i bindin punĂ«torĂ«t se jetohet mirĂ« me pagĂ« minimale, tĂ« ndryshohet neni 11 i tĂ« njĂ«jtit ligj dhe nĂ« vend qĂ« si deri tani baza pĂ«r pĂ«rllogaritjen e pagĂ«s sĂ« funksionarĂ«ve tĂ« jetĂ« paga mesatare, tĂ« jetĂ« paga minimale. PĂ«r mĂ« tepĂ«r kĂ«rkojmĂ« qĂ« koeficienti i kompleksitetit pĂ«r pĂ«rcaktimin e kompensimit tĂ« pagave tĂ« pĂ«rcaktuara me kĂ«tĂ« ligj tĂ« ulet pĂ«r 40 pĂ«r qind, ose gjithsej 80 pĂ«r qind ulje tĂ« pagave tĂ« funksionarĂ«ve”, tha Sllobodan Trendafilov nga LSM.

Nga LSM paralajmëruan bllokimin e rrugëve pranë institucioneve kyçe të vendit, në rast se kërkesa e tyre nuk pranohet.

Ramadani tregon nĂ«se Kosova rrezikohet nga virusi “Nipah” qĂ« alarmoi botĂ«n

4 February 2026 at 17:56

Mjeku kosovar, Naser Ramadani, nga Instituti i ShĂ«ndetĂ«sisĂ« Publike ka shkruar pĂ«r virusin e njohur si “Nipah” qĂ« Ă«shtĂ« pĂ«rhapur nĂ« Indi.

Ramadani ka thënë se në Evropë, Kosovë dhe Shqipëri rreziku nga ky virus është shumë i ulët.

Ai ka bërë të ditur se në Kosovë e Shqipëri nuk jeton lloji i lakuriqëve të cilët e përhapin.

“Nipah Ă«shtĂ« njĂ« virus qĂ« mund tĂ« kalojĂ« nga kafshĂ«t te njerĂ«zit. Burimet mĂ« tĂ« shpeshta tĂ« infeksionit janĂ« lakuriqĂ«t e frutave (familja Pteropodidae) tĂ« cilat lloje nuk gjenden te ne! LakuriqĂ«t nĂ« ShqipĂ«ri dhe KosovĂ« quhen hundĂ«patkua i vogĂ«l (Rhinolophus hipposideros) dhe janĂ« insektivore, qĂ« do tĂ« thotĂ« se ushqehen kryesisht me insekte dhe molusqe tĂ« vogla dhe nuk hanĂ« fruta”, ka shkruar ai.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ramadani tregon nĂ«se Kosova rrezikohet nga virusi “Nipah” qĂ« alarmoi botĂ«n appeared first on Sinjali.

Washington Post pushon nga puna qindra punëtorë

4 February 2026 at 17:53

Gazeta Washington Post, në pronësi të miliarderit Jeff Bezos filloi sot një plan gjithëpërfshirës shkurtimesh nga puna, sipas burimeve dhe mediave, pasi gazeta prestigjioze amerikane është përballur me vështirësi vitet e fundit.

Një burim i tha AFP-së se shumë korrespondentë të huaj do të pushohen nga puna, ndërsa departamentet e lajmeve sportive dhe lokale janë gjithashtu veçanërisht të prekura nga vala e madhe e shkurtimeve të vendeve të punës , sipas raportimeve të medias.

“Nuk mund ta shpĂ«rbĂ«sh njĂ« zyrĂ« redaksionale pa pasoja pĂ«r besueshmĂ«rinĂ«, ndikimin dhe tĂ« ardhmen e saj”, njoftoi sindikata e gazetave Post Guild.

“VetĂ«m nĂ« tre vitet e fundit, stafi i PostĂ«s Ă«shtĂ« zvogĂ«luar me rreth 400 persona”, shtoi ai, duke thĂ«nĂ« se “kundĂ«rshton fuqimisht çdo reduktim tĂ« mĂ«tejshĂ«m”.

“I gjithĂ« ekipi” qĂ« mbulon Lindjen e Mesme, si dhe “shumica” e korrespondentĂ«ve tĂ« huaj, do tĂ« humbasin vendet e tyre tĂ« punĂ«s, tha pĂ«r AFP-nĂ« njĂ« nga punonjĂ«sit qĂ« do tĂ« humbasĂ« punĂ«n e tij.

Gazeta, e cila zbuloi skandalin Watergate dhe ka fituar disa çmime Pulitzer, ka qenë në krizë prej vitesh.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Washington Post pushon nga puna qindra punëtorë appeared first on Sinjali.

Aktgjykimi i Kushtetueses: Nënkryetari serb i Kuvendit propozohet nga shumica e deputetëve serbë

4 February 2026 at 17:34

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin e plotë lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, duke theksuar se nënkryetari propozohet nga shumica e deputetëve të këtij komuniteti.

Aktgjykimi i plotë publikohet disa ditë pasi Kushtetuesja publikoi një njoftim lidhur me këtë vendim sa i përket zgjedhjes së Nenad Rashiqit në postin e nënkryetarit gjatë legjislaturës së kaluar, duke gjetur se ai ishte zgjedhur në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit.

“Kandidati/ja pĂ«r nĂ«nkryetar/e tĂ« Kuvendit nga radhĂ«t e deputetĂ«ve tĂ« komunitetit serb propozohet nga shumica e deputetĂ«ve tĂ« komunitetit serb; pĂ«rderisa kandidati pĂ«r nĂ«nkryetar tĂ« Kuvendit nga radhĂ«t e deputetĂ«ve tĂ« komuniteteve tĂ« tjera qĂ« nuk janĂ« shumicĂ« propozohet, nga shumica e deputetĂ«ve tĂ« komuniteteve tĂ« tjera qĂ« nuk janĂ« shumicĂ«, nĂ« pĂ«rputhje me kĂ«rkesat formale dhe nĂ« mirĂ«besim”, thuhet nĂ« aktgjykim.

Rashiq, udhëheqës i partisë Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, u zgjodh nënkryetar nga radhët e komunitetit serb në tetor të vitit 2025, përmes shortit të iniciuar nga kryetari i Kuvendit, Dimal Basha.

Shorti u organizua pasi Lista Serbe – qĂ« kishte nĂ«ntĂ« deputetĂ« dhe po aq do tĂ« ketĂ« edhe nĂ« legjislaturĂ«n e re – nuk morĂ«n votat e nevojshme, dhe u organizua shorti.

Zgjedhja e tij u kontestua nga Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit.

QĂ« atĂ«herĂ«, Kuvendi Ă«shtĂ« shpĂ«rndarĂ« dhe vendi ka mbajtur zgjedhje dhe Kushtetuesja ka thĂ«nĂ« se aktgjykimi i saj nuk ka efekt prapaveprues”.

Pra, kjo do të thotë se ky vendim nuk vlen edhe për rastet para hyrjes në fuqi, por për ato që do të merren në të ardhmen.

ÇfarĂ« thuhet nĂ« aktgjykim?

Gjykata tha se e drejta për të propozuar nënkryetarin nga radhët e komunitetit serb i takon shumicës së deputetëve të këtij minoritet.

NĂ« aktgjykim u tha se aktivizimi i mekanizmit zhbllokues tĂ« shortit, “duhet tĂ« vijnĂ« nĂ« shprehje rrethana pĂ«rjashtimore, me ç’rast shumica e deputetĂ«ve nga radhĂ«t e komuniteteve qĂ« nuk janĂ« shumicĂ« nuk do tĂ« propozonte kandidatĂ«t”.

Institucioni më i lartë juridik në shtet tha se në rastin konkret nëntë kandidatë nga komuniteti serb u votuan nga tri herë, pas propozimit nga ana e përfaqësuesit të tyre.

“Rrjedhimisht, Gjykata vlerĂ«son se shumica e deputetĂ«ve nga radhĂ«t e komunitetit serb ka shfrytĂ«zuar tĂ« drejtĂ«n e propozimit pĂ«r nĂ«nkryetar tĂ« Kuvendit, respektivisht, anĂ«tar tĂ« KryesisĂ« sĂ« Kuvendit, si dhe pas kĂ«rkesĂ«s nga kryetari i zgjedhur i Kuvendit qĂ« tĂ« propozohet deputeti i mbetur i pa votuar nga radhĂ«t e komunitetit serb, pĂ«rfaqĂ«suesi i shumicĂ«s sĂ« deputetĂ«ve nĂ« radhĂ«t e komunitetit Serb kĂ«rkoi ripropozimin e kandidatĂ«ve nga kjo shumicĂ« bazuar nĂ« tĂ« drejtĂ«n e pĂ«rcaktuar nĂ« paragrafin 4 tĂ« nenit 67 tĂ« KushtetutĂ«s nĂ« lidhje me nĂ«nparagrafin 1 tĂ« paragrafit 6 tĂ« nenit 12 tĂ« Rregullores sĂ« Kuvendit”, u tha nĂ« aktgjykim.

NĂ« vendim thuhet se pĂ«rderisa i takon Kuvendit qĂ« tĂ« vlerĂ«sojĂ« rrethanat qĂ« e bĂ«jnĂ« tĂ« domosdoshĂ«m aktivizimin e mekanizmave debllokues, “Gjykata thekson fuqishĂ«m qĂ« kĂ«to mekanizma nuk mund tĂ« pĂ«rdoren si procedurĂ« e rregullt e zgjedhjes sĂ« kryetarit/nĂ«nkryetarĂ«ve, por vetĂ«m nĂ« rrethana tĂ« caktuara, kur njĂ« gjĂ« e tillĂ« Ă«shtĂ« e domosdoshme pĂ«r tĂ« debllokuar procesin e konstituimit tĂ« Kuvendit dhe vetĂ«m nĂ« masĂ«n qĂ« njĂ« gjĂ« e tillĂ« i shĂ«rben qĂ«llimit kushtetues pĂ«r çka kĂ«to mekanizma janĂ« pĂ«rcaktuar”.

“NĂ« parim, ashtu siç Ă«shtĂ« theksuar mĂ« herĂ«t, propozimet nga grupet parlamentare apo deputetĂ«t qĂ« gĂ«zojnĂ« tĂ« drejtĂ«n e propozimit, nĂ« frymĂ«n e mirĂ«besimit dhe bashkĂ«punimit, duhet tĂ« synojnĂ« arritjen e konsensusit, tĂ« sigurojnĂ« votat e nevojshme dhe tĂ« rezultojnĂ« nĂ« zgjedhjen e kandidatĂ«ve ashtu siç janĂ« propozuar dhe siç parashihet me KushtetutĂ«. PĂ«r mĂ« tepĂ«r, duke u mbĂ«shtetur nĂ« pĂ«rcaktimet kushtetuese tĂ« lartcekura, ky parim ka rĂ«ndĂ«si tĂ« veçantĂ« pĂ«r garantimin e sĂ« drejtĂ«s sĂ« pĂ«rfaqĂ«simit tĂ« komuniteteve qĂ« nuk janĂ« shumicĂ«, tĂ« cilat nuk disponojnĂ« numrin e nevojshĂ«m pĂ«r tĂ« siguruar vetĂ« zgjedhjen e pĂ«rfaqĂ«suesve tĂ« tyre nĂ« kryesinĂ« e Kuvendi”, thuhet nĂ« aktgjykim.

Kushtetuesja thotĂ« se shorti nuk mund tĂ« pĂ«rdoret si mekanizĂ«m nĂ« rrethanat kur shumica e deputetĂ«ve tĂ« Kuvendit do tĂ« pĂ«rcaktonte pĂ«rfaqĂ«suesin e njĂ« komuniteti joshumicĂ«, pa propozimin e kĂ«tij komuniteti, pasi argumenton se kjo, “nĂ« thelb, do tĂ« pĂ«rbĂ«nte anashkalim tĂ« garancive kushtetuese dhe atyre tĂ« pĂ«rcaktuara nĂ« Rregulloren e Kuvendit”.

Pas njoftimit pĂ«r aktgjykimin, tĂ« publikuar nga Kushtetuesja mĂ« 28 dhjetor, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, e kishte kritikuar atĂ«, duke vlerĂ«suar se pĂ«rmbante “gabime thelbĂ«sore nĂ« interpretim dhe zbatim tĂ« normave pĂ«rkatĂ«se”.

Ai vlerĂ«soi se pretendimet e GjykatĂ«s Kushtetuese “janĂ« tĂ« pabaza” sa i pĂ«rket zgjedhjes sĂ« nĂ«nkryetarit nga radhĂ«t e komunitetit serb.

Basha deklaroi se Rashiq nuk u propozua nga shumica e deputetëve serbë, pasi siç argumentoi ai, nga shumica e këtyre deputetëve nuk ka pasur propozim.

“Me fjalĂ« tĂ« tjera, vetĂ« Gjykata Kushtetuese po e pranon se shumica e deputetĂ«ve nga komuniteti serb nuk e kanĂ« propozuar zotin Rashiq, pra kemi pasur tĂ« bĂ«jmĂ« me refuzim, apo ndryshe thĂ«nĂ« mospropozim nga ana e tyre”, shkroi Basha nĂ« rrjetet sociale.

Më 16 tetor 2025, Lista Serbe iu drejtua Kushtetueses me ankesë lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, duke pretenduar se janë shkelur Kushtetuta, Rregullorja e punës së Kuvendit, si dhe një aktgjykim i mëparshëm i Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata më e lartë në vend veçse kishte trajtuar një ankesë të Listës Serbe lidhur me çështjen e nënkryetarëve, pasi kryeparlamentari Dimal Basha, e kishte shpallur të konstituuar Kuvendin pa zgjedhjen e nënkryetarit të pestë nga radhët e komunitetit serb.

Më pas, Gjykata konstatoi se Kuvendi nuk ishte i konstituuar, duke kërkuar që deputetët të zgjidhnin nënkryetarin nga radhët e komunitetit serb, me qëllim që të hapej rruga për formimin e Qeverisë.

Në atë vendim, Kushtetuesja tha se propozimi për nënkryetarin nga radhët e komuniteteve joshumicë, në këtë rast të pakicës serbe, duhet të bëhet nga shumica apo numri më i madh i deputetëve nga radhët e deputetëve të komunitetit serb.

The post Aktgjykimi i Kushtetueses: Nënkryetari serb i Kuvendit propozohet nga shumica e deputetëve serbë appeared first on Sinjali.

Dogana njofton se në Vërmicë ka ndaluar 102 kilogramë katalizatorë të bluar të padeklaruar

4 February 2026 at 17:07

Dogana e Kosovës, ka njoftuar se në pikën kufitare në Vërmicë, janë ndaluar 102 kilogramë katalizatorë të bluar të padeklaruar.

Dogana njofton edhe se, vlera e kësaj sasie është e përafërt rreth 8 mijë euro.

Postimi:

Ndalohen 102 kg katalizatorë të bluar të padeklaruar në Vermicë

Prizren, 04 shkurt 2026 – NĂ« PikĂ«kalimin Kufitar VermicĂ«, gjatĂ« kontrolleve tĂ« rregullta doganore, Ă«shtĂ« ndaluar njĂ« automjet pĂ«r kontroll tĂ« detajuar, ku Ă«shtĂ« zbuluar mall i padeklaruar.

Në automjet janë gjetur dhe sekuestruar katalizatorë të bluar me peshë totale prej 102.10 kg, me vlerë të përafërt rreth 8,000 euro.

Rasti është trajtuar si kundërvajtje doganore për mosdeklarim të mallit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Dogana e Kosovës vazhdon me përkushtim zbatimin e masave të kontrollit, me qëllim të parandalimit të veprimtarive të kundërligjshme në pikat kufitare.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dogana njofton se në Vërmicë ka ndaluar 102 kilogramë katalizatorë të bluar të padeklaruar appeared first on Sinjali.

Rizvanolli kërkon sakrificë: Blloqet duhet të ndalen për disa muaj, importi i rrymës pritet të jetë i lartë

4 February 2026 at 17:05

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se këtë vit por edhe vitin e ardhshëm Kosova do të kalojë periudhë sfiduese me energjinë elektrike për shkak se blloqet duhet të ndalen. Kjo sepse, sipas saj, po investohet në modernizim dhe rehabilitim të termocentraleve. 

Derisa ka folur për kërkesën e KESCO-s për rritje të çmimit të rrymës, Rizvanolli ka theksuar se edhe pse ende nuk ka një vendim për këtë çështje, disa zhvillime në sektorin e energjisë mund të kenë pasoja në atë aspekt. 

Ajo ka paralajmëruar import të lartë të energjisë elektrike edhe këtë vit. 

“SĂ« pari duhet theksuar se lajmi qĂ« Ă«shtĂ« publikuar ka tĂ« bĂ«jĂ« me kĂ«rkesĂ«n e furnizuesit dhe operatoreve tĂ« tjerĂ«, por nuk ka njĂ« vendim ende. NdĂ«rsa duhet pasur parasysh disa zhvillime qĂ« janĂ« objektive nĂ« sektor tĂ« energjisĂ« qĂ« do tĂ« mund tĂ« kenĂ« pasoja nĂ« kĂ«tĂ« aspekt. NĂ« KorporatĂ«n Energjetike tĂ« KosovĂ«s vitin e kaluar kanĂ« filluar investime nĂ« modernizim dhe rehabilitim qĂ« nuk janĂ« bĂ«rĂ« pĂ«r 40 vjet. Kjo do tĂ« thotĂ« qĂ« pĂ«r kĂ«to vite, vjet, sivjet dhe vitin e ardhshĂ«m ne do tĂ« kalojmĂ« njĂ« periudhĂ« sfiduese, sepse blloqet duhet tĂ« ndalen, Ă«shtĂ« e domosdoshme tĂ« ndalen pĂ«r njĂ« kohĂ« pĂ«r disa muaj, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« investimet tĂ« realizohen. Kjo Ă«shtĂ« njĂ« sakrificĂ« qĂ« duhet tĂ« bĂ«jmĂ« ne, pĂ«r ne dhe gjeneratat e ardhshme”, ka thĂ«nĂ« ajo gjatĂ« ceremonisĂ« sĂ« pĂ«rurimit tĂ« investimeve nĂ« efiçiencĂ« tĂ« energjisĂ« nĂ« ShkollĂ«n e Mesme Ekonomike ‘Isa Boletini’ nĂ« PodujevĂ«. 

Rizvanolli ka shtuar se investimi nĂ« KEK ka qenĂ« edhe arsyeja pse mĂ« 2025 â€œĂ«shtĂ« dashur tĂ« importojmĂ« mĂ« shumĂ«, pra, ka arsyeje objektive pse importi Ă«shtĂ« rritur, pse importi pritet tĂ« jetĂ« i lartĂ« edhe gjatĂ« kĂ«tij viti, mirĂ«po edhe gjatĂ« vitit tĂ« ardhshĂ«m”. 

KESCO ka bërë kërkesë tek Zyra e Rregullatorit për Energji për rritjen e tarifave për 21 për qind.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rizvanolli kërkon sakrificë: Blloqet duhet të ndalen për disa muaj, importi i rrymës pritet të jetë i lartë appeared first on Sinjali.

Bill Gates: Pendohem për çdo minutë që kam kaluar me Jeffrey Epstein

4 February 2026 at 17:02

Bill Gates ka thĂ«nĂ« se ishte “budalla” qĂ« kaloi kohĂ« me Jeffrey Epstein, se pendohet qĂ« e ka takuar ndonjĂ«herĂ« dhe e ka hedhur poshtĂ« njĂ« email nĂ« publikimin e fundit tĂ« dosjeve si “tĂ« rremĂ«â€.

NĂ« njĂ« intervistĂ« nĂ« Australi, miliarderi tha: “Me sa duket, Jeffrey i shkroi njĂ« email vetes. Ai email nuk u dĂ«rgua kurrĂ«, emaili ishte i rremĂ«. KĂ«shtu qĂ« nuk e di se çfarĂ« mendonte ai aty”.

Ai shtoi: “MĂ« kujton se çdo minutĂ« qĂ« kam kaluar me tĂ« pendohem dhe kĂ«rkoj falje qĂ« e bĂ«ra kĂ«tĂ«â€. Gates duket se po i referohet njĂ« emaili drejtuar “i dashur Bill” qĂ« Epstein ia dĂ«rgoi vetes nĂ« korrik 2013, shkruajnĂ« mediat e huaja.

NĂ« email, Epstein ankohet se Gates kishte “zgjedhur tĂ« shpĂ«rfillte miqĂ«sinĂ« tonĂ«â€ dhe i referohet “sĂ«mundjes seksuale”. Epstein akuzon Gates se i ka kĂ«rkuar atij “tĂ« sigurojĂ« antibiotikĂ« qĂ« mund t’i japĂ« fshehurazi MelindĂ«s” – duke nĂ«nkuptuar ish-gruan e tij, Melinda French Gates.

Gates foli për marrëdhënien e tij me Epstein në intervistën me 9 News Australia.

“Ishte faktikisht e vĂ«rtetĂ« qĂ« unĂ« isha vetĂ«m nĂ« darka. Nuk shkova kurrĂ« nĂ« Ishull, nuk takova kurrĂ« asnjĂ« grua
”.

Gates drejton Fondacionin Gates, një organizatë filantropike që punon për të zvogëluar sëmundjet dhe varfërinë në të gjithë botën.

Ai tha: “E takova Jeffrey-n nĂ« vitin 2011. Fokusi ishte gjithmonĂ« se ai njihte shumĂ« njerĂ«z shumĂ« tĂ« pasur dhe thoshte se mund t’i bindte ata tĂ« jepnin para pĂ«r shĂ«ndetin global”.

Ai shtoi: “Isha budalla qĂ« kalova kohĂ« me tĂ«. Isha njĂ« nga shumĂ« njerĂ«z qĂ« pendohen qĂ« e kanĂ« njohur ndonjĂ«herĂ«â€.

Para intervistĂ«s, njĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«s i Gates tha pĂ«r akuzĂ«n: “KĂ«to pretendime janĂ« absolutisht absurde dhe plotĂ«sisht tĂ« rreme. E vetmja gjĂ« qĂ« tregojnĂ« kĂ«to dokumente Ă«shtĂ« zhgĂ«njimi i Epstein qĂ« ai nuk kishte njĂ« marrĂ«dhĂ«nie tĂ« vazhdueshme me Gates dhe sa larg do tĂ« shkonte pĂ«r tĂ« zĂ«nĂ« nĂ« kurth dhe pĂ«r tĂ« shpifur”.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Bill Gates: Pendohem për çdo minutë që kam kaluar me Jeffrey Epstein appeared first on Sinjali.

Haradinaj në Departamentin Amerikan të Shtetit, takohet me Lawton: Kosova në NATO forcon sigurinë

4 February 2026 at 16:51

Kryetari i AleancĂ«s pĂ«r ArdhmĂ«rinĂ« e KosovĂ«s, Ramush Haradinaj, ka takuar Daniel Lawton, ZĂ«vendĂ«s NdihmĂ«s Sekretar i Departamentit tĂ« Shtetit, pranĂ« ByrosĂ« pĂ«r Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, nĂ« Departamentin Amerikan tĂ« Shtetit.

Haradinaj është shprehur se aty e tha qëndrimin se Kosova në NATO jo vetëm që do të forcojë sigurinë tonë, por do të kontribuojë gjithashtu në paqe, stabilitet dhe mbrojtje kolektive në të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe komunitetin euro-atlantik.

Postimi i plotë:

Pata nderin nĂ« Departamentin Amerikan tĂ« Shtetit, tĂ« takoj z. Daniel J. Lawton, ZĂ«vendĂ«s NdihmĂ«s Sekretar i Departamentit tĂ« Shtetit, pranĂ« ByrosĂ« pĂ«r Çështje Evropiane dhe Euroaziatike. E falĂ«nderova z. LaĂ«ton pĂ«r mbĂ«shtetjen e palĂ«kundur qĂ« Shtetet e Bashkuara i kanĂ« dhĂ«nĂ« KosovĂ«s, nga liria jonĂ« deri te ndĂ«rtimi i demokracisĂ« dhe institucioneve shtetĂ«rore.

Theksova se partneriteti dhe miqësia ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë të qëndrueshme dhe strategjike. Anëtarësimi i Kosovës në NATO jo vetëm që do të forcojë sigurinë tonë, por do të kontribuojë gjithashtu në paqe, stabilitet dhe mbrojtje kolektive në të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe komunitetin euro-atlantik.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Haradinaj në Departamentin Amerikan të Shtetit, takohet me Lawton: Kosova në NATO forcon sigurinë appeared first on Sinjali.

Reali i ka në listë dy yjet e PSG-së, njëri nga ta do të transferohet

4 February 2026 at 16:59


Real Madridi ka nisur lëvizjet për përforcimin e mesfushës dhe po shqyrton mundësinë e transferimit të Vitinha-s ose Fabian Ruiz nga Paris Saint-Germain.

Lajmi bëhet i ditur nga ESPN, mediumi i cili raporton se drejtuesit e klubit madrilen kanë zhvilluar diskutime të brendshme për njërin prej dy mesfushorëve.

Sipas ESPN, Vitinha shihet si opsioni ideal pĂ«r “Los Blancos”, megjithatĂ« nĂ« Madrid janĂ« tĂ« vetĂ«dijshĂ«m pĂ«r vĂ«shtirĂ«sinĂ« e madhe qĂ« paraqet negocimi me PSG-nĂ«.

“Vitinha do tĂ« ishte transferimi i Ă«ndrrave, por Real Madridi e di saktĂ«sisht sa e vĂ«shtirĂ« Ă«shtĂ« tĂ« largosh njĂ« lojtar nga PSG”, raporton ESPN.

Klubi madrilen beson se reparti i mesfushës ka nevojë për më shumë kreativitet dhe përvojë, veçanërisht në fazën e ndërtimit të lojës, ndaj po analizon alternativa të nivelit të lartë në treg.

Paralelisht me këto plane, Real Madridi po mendon edhe për rikthimin e Nico Paz. Mesfushori argjentinas po kalon një sezon shumë pozitiv si i huazuar te Como në Serie A dhe shihet si një opsion premtues për të ardhmen e skuadrës. /Telegrafi/

Aktgjykimi i plotë i Kushtetueses për rastin Rashiq: Vetëm shumica e deputetëve serbë mund të propozojnë kandidatin për nënkryetar

4 February 2026 at 16:56


Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin e plotë ku është vendosur se zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb më 10 tetor 2025, e dokumentuar në procesverbalin e seancës, nuk është në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.

Kërkesa ishte dorëzuar nga 10 deputetë të Kuvendit, përfshirë Igor Simiq, të cilët kontestuan kushtetutshmërinë e procesverbalit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës me pretendimin se ai është në kundërshtim me dispozitat relevante kushtetuese dhe rregulloren e punës së Kuvendit.

Në vendimin e saj, Gjykata thekson se ky proces ka shkelur parimet e barazisë dhe procedurës së rregullt në Kuvend.

“Vendimi i Kuvendit tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s pĂ«r zgjedhjen e nĂ«nkryetarit nga radhĂ«t e komunitetit serb mĂ« 10 tetor 2025, nuk Ă«shtĂ« nĂ« pĂ«rputhje me KushtetutĂ«n dhe Rregulloren e Kuvendit”, thuhet nĂ« aktgjykim.

Gjykata gjithashtu bëri të qartë se ky konstatim nuk ka efekt prapaveprues.

“Veprimet e kryera gjatĂ« kĂ«tij procesi mbeten nĂ« fuqi deri nĂ« marrjen e njĂ« vendimi tĂ« ri nga organet pĂ«rkatĂ«se”.

Në aktgjykim, Kushtetuesja ka vlerësuar se propozimi për nënkryetarin nga komuniteti serb duhet të bëhet nga shumica e deputetëve të komunitetit serb apo të komuniteteve tjera që nuk janë shumicë.

“Çdo shmangie nga ky standard cenon legjitimitetin kushtetues tĂ« procesit tĂ« konstituimit tĂ« Kuvendit tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s”, thuhet mes tjerash nĂ« aktgjykim.

Gjykata ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të deputetëve për të siguruar funksionalitetin e Kuvendit.

“E drejta e shumicĂ«s pĂ«r propozimin e kandidatit pĂ«r nĂ«nkryetar nga komunitetet qĂ« nuk janĂ« shumicĂ«, e pĂ«rcaktuar dhe e garantuar me KushtetutĂ«, duhet tĂ« respektohet nga tĂ« gjithĂ« deputetĂ«t dhe tĂ« realizohet pĂ«rmes bashkĂ«punimit nĂ« mirĂ«besim, ku deputetĂ«t veprojnĂ« nĂ« interesin mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« shtetit”

Gjykata gjithashtu ka konstatuar se procedura e shortit, e përdorur nga Kryetari i Kuvendit Dimal Basha për të zgjidhur ngërçin, nuk ishte zbatuar në përputhje me frymën dhe qëllimin e saj,

“Zbatimi i kĂ«tij mekanizmi nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« shumica e deputetĂ«ve tĂ« Kuvendit tĂ« pĂ«rcaktojĂ« pĂ«rfaqĂ«suesin e njĂ« komuniteti qĂ« nuk Ă«shtĂ« shumicĂ«, pa propozimin e kĂ«tyre tĂ« fundit, do tĂ« pĂ«rbĂ«nte anashkalim tĂ« garancive kushtetuese dhe atyre tĂ« pĂ«rcaktuara nĂ« Rregulloren e Kuvendit”, thekson Kushtetuesja nĂ« aktgjykimin e saj.

Gjykata ka theksuar se shumica e deputetëve serbë kishin propozuar nëntë kandidatë të tjerë dhe kishin marrë pjesë në votim, duke përfshirë edhe votimin kundër Rashiqit, prandaj nuk ishin plotësuar kushtet për aktivizimin e mekanizmit debllokues të procedurës së shortit.

Ky vendim shërben si precedent ligjor për të garantuar respektimin e procedurave kushtetuese në konstituimin e institucioneve, veçanërisht në periudha tranzicioni pas zgjedhjeve parlamentare.

Aktgjykimi i plotë. /Telegrafi/

Ky zakon ndikon negativisht në zhvillimin e të folurit të fëmijëve tuaj

4 February 2026 at 16:55


Shumë prindër i lejojnë fëmijët e tyre të përdorin telefona celularë, por përdorimi i tepërt mund të ndikojë negativisht në zhvillimin e fëmijës, përfshirë edhe në të folur.

Ndërsa shumë prindër besojnë se ngjyrat e ndezura dhe imazhet lëvizëse në ekrane tërheqin vëmendjen e fëmijëve, ekspertët paralajmërojnë se kjo nuk është një mënyrë e mirë për të mësuar. Ata gjithashtu vërejnë se shumë fëmijë që përdorin shpesh telefonat e tyre nuk kanë aftësi themelore, të tilla si aftësia për të folur, për të kuptuar fjalët dhe për të përdorur librat në mënyrë korrekte.

Përveç kësaj, përdorimi i shpeshtë i telefonave celularë lidhet edhe me mungesën e forcës muskulore dhe aftësitë motorike të zhvilluara dobët tek fëmijët.

Psikologu Dr. Eric Sigman i tha gazetës Mirror se prindërit shpesh u japin fëmijëve të tyre telefona celularë për shkak të mbingarkesës në punë dhe mungesës së mbështetjes familjare.

"Të mësosh fëmijët të përdorin teknologjinë që në moshë të vogël nuk është e dobishme për zhvillimin e tyre", tha ai.

Ekspertët theksojnë gjithashtu se fëmijët duhet të mësojnë si të socializohen dhe të zhvillojnë aftësi gjuhësore përmes ndërveprimit me të rriturit dhe bashkëmoshatarët, jo përmes kohës pasive të kaluar para ekraneve.

Për më tepër, ekspertët pohojnë se fëmijët janë të hutuar dhe të stresuar kur prindërit i shohin shumë telefonat e tyre dhe se humbja e lidhjes mund të ketë pasoja afatgjata në ndjenjën e sigurisë dhe aftësitë sociale të fëmijëve.

❌
❌