Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 18 January 2026Lajme Kosove

Ushtarët gjermanë largohen nga Grenlanda pasi "ekipi përfundoi misionin"

18 January 2026 at 18:54


Një ekip zbulimi ushtarak gjerman prej 15 ushtarësh, i dërguar së fundmi në Grenlandë, u nis nga ishulli Arktik të dielën për në Kopenhagen, tha një zëdhënës ushtarak për DPA-në.

Ekipi mbërriti të premten si pjesë e një misioni zbulimi të udhëhequr nga Danimarka që synonte forcimin e sigurisë përreth Grenlandës.

Disa vende evropiane të NATO-s dërguan gjithashtu ekipe të vogla personeli.

Dhe zëdhënësi i qendrës së komandës dhe kontrollit tha se ekipi e kishte përfunduar misionin e tij.

"Rezultatet e zbulimit do të analizohen në ditët në vijim".

The German Bild reports that less than 44 hours after the German soldiers landed in Greenland "to demonstrate a presence" in the face of President Trump's threats, they were instructed to leave Greenland.

The directive was given without explanation. The soldiers left secretly.… pic.twitter.com/b1gQ8laVwX
— Chaya’s Clan (@ChayasClan) January 18, 2026

Dislokimi vjen pas shtytjes agresive të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të blerë Grenlandën, një ishull Arktik gjysmë-autonom i pasur me burime, që është zyrtarisht pjesë e Danimarkës, një anëtare e NATO-s.

Të shtunën, Trump përshkallëzoi tensionet duke njoftuar tarifa shtesë për tetë vende evropiane, përfshirë Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Danimarkën, duke filluar nga shkurti.

Ai tha se masat e shkallëzuara do të mbeten në fuqi derisa të arrihet një marrëveshje për "blerjen e plotë dhe totale të Groenlandës" dhe kritikoi praninë e trupave evropiane në ishull.

Trump argumenton se SHBA-të kanë nevojë për Groenlandën për të garantuar sigurinë në Arktik, duke i justifikuar planet e tij me shqetësime sigurie rreth kërcënimeve nga Kina dhe Rusia në rajon.

Por aleatët e NATO-s thonë gjithashtu se Grenlanda nuk ka nevojë të merret nga SHBA-të për të mbrojtur Arktikun. /Telegrafi/

"Mashtruese je ti, unë nuk prish familje", debat i ashpër mes Françeska Muratit dhe motrës së Keijsit

18 January 2026 at 18:44


Një debat i ashpër ka ndodhur sot (e diel) në “Fan Club” mes opinionistes Françeska Murati dhe motrës së Keijsit, banorit të Big Brother VIP Albania 5.

Françeska ka komentuar lojën e Kejsit lidhur me dy konkurrentet e tjera në shtëpi, Inën dhe Stelinën, duke i quajtur mashtrues.

Motra e Kejsit, e prekur nga këto fjalë, i tha Françeskës të mos e ofendojë vëllanë e saj.

Pjesë nga debati mes tyre:

Françeska Murati: Unë s’kam gjykuar vetëm Keijsin, ata janë tre mashtruesa.

Motra e Keijsit: Mashtrues Keijsi nuk është, se ta kam dëgjuar dhe javën e kaluar kur e the, mashtruese mund të jesh ti se Keijsi nuk është, këto fjalë mos i hidhni se është shumë ofenduese mënyra se si ju dilni e flisni për Kejsin që është një bullizues, ofendues, një narcist, e ti vete i thua mashtrues. Ti bie po në të njëjtin nivel si Keijsi, atëherë jeni të gjithë si ai.

Françeska Murati: Ai është mashtrues, sidomos për faktin që del pa pik turpi e thotë për një burrë të martuar që ka dashnore. Ai nivel i mashtrimit nuk i falet. Të prishi një familje ku ka një grua me fëmijë duke thënë ka dashnore është e turpshme. Është turpi i turpit që e ka nxjerrë para publikut nuk tolerohet.

Motra e Kejsit: Nuk kam ardhur këto të dëgjoj ofendimet e tua, ti ofendimet e tua mbaji për vete. Mashtruese je ti e dashur dhe më vjen keq që vjen e flet.

Françeska Murati: Unë nuk prish familje.

Motra e Keijsit: Vëllait tim me këto gishta mos ju drejto fare vëllait tim. Absolutisht fare, kur të vij Keijsi këtu ta kesh përballë drejtoju Kejsit me gisht. Mua me gisht absolutisht jo, gishtat mbaj për veten tënde. Mos bjer në nivelin që sapo ofendove.

Franceska Murati: Atë gishtin ta kthej te vetja e jo të merret me burra të martuar, me fëmijë e gra jashtë.

Motra e Keijsit: Askush nuk është Françeska të quajë mashtruese mua ose Keijsin, vëllanë tim. Unë jam një familjar dhe vëllanë tim do ta mbroj deri në minutë të fundit. S’lejoj askënd në një televizion kombëtar që të më quajë mua mashtruese, s’më duket etike fare. Nëse ka një gjë të ja numëroje Keijsit. Ne kemi një familje jashtë. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Rama mohon raportimet e “Bloomberg”: Gënjeshtër që Shqipëria do të paguajë 1 miliard dollarë apo të pranojë palestinezë

18 January 2026 at 18:39


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas artikullit të publikuar nga Bloomberg, i cili u shpërnda gjerësisht në mediat shqiptare, duke i cilësuar si të pavërteta pretendimet se Shqipëria do të paguajë 1 miliardë dollarë për të qenë pjesë e Bordit të Paqes të presidentit amerikan Donald Trump.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Rama ka mohuar gjithashtu zërat se palestinezët do të vendosen në Shqipëri, duke i quajtur këto raportime “gënjeshtra”.

“Tenxheret politike e mediatike të mexhelisit tonë janë teneqera të zhurmshme të Shqipërisë së vjetër”, ka shkruar Rama, duke shtuar se ajo që po ndërtohet sot është “një Shqipëri tjetër, e dinjitetshme ndërkombëtarisht dhe e respektuar botërisht”.

Kryeministri ka theksuar se për të personalisht rëndësi ka vetëm besimi i shumicës së shqiptarëve, të cilët, sipas tij, e kanë mbajtur katër herë në krye të shtetit, si dhe respekti i liderëve ndërkombëtarë dhe evropianë, të cilin e sheh si mjet për të nderuar dhe lartësuar Shqipërinë.

Në reagimin e tij të plotë, Rama ka renditur disa pretendime që i ka cilësuar si të pavërteta, përfshirë atë se në Bordin e Paqes janë ftuar të gjitha shtetet e OKB-së, se Shqipëria do të paguajë 1 miliardë euro dhe se palestinezët do të vijnë në Shqipëri.

Sipas Ramës, e vërteta është shumë më e thjeshtë sesa ajo që, sipas tij, prodhohet nga “mllefi i injorancës dhe inati i ligësisë”, sidomos në raste kur Shqipëria nderohet në arenën ndërkombëtare.

“Ky është një moment i jashtëzakonshëm i Shqipërisë, ku tërbimi i tenxhereve thjesht na siguron se sa më shumë lehin qentë, aq më përpara është duke shkuar karvani”, ka përfunduar Rama.

Florent Hadërgjonaj shënon supergol ndaj Fenerbahçes

18 January 2026 at 18:31


Mbrojtësi i djathtë i Kosovës, Florent Hadëgjonaj, realizoi një supergol në ndeshjen kundër Fenerbahçes, e vlefshme për javën e 18-të të Superligës turke.

Hadërgjonaj mori një top jashtë zonës, vazhdoi kontrollin dhe me një gjuajtje të fortë nga mbi 20 metra hapi rezultatin për 1-0.

Fenerbahçe nuk vonoi shumë dhe barazoi rezultatin me golin e Anderson Talisca.

Hadergjonaj, Ederson'u perişan etti 😮💨
pic.twitter.com/Wq4upHujYL
— Le Marca Sports (@lemarcaspors_) January 18, 2026


Hadërgjonaj ka arritur të shënojë 5 gola dhe të dhurojë 2 asiste në të gjitha garat me fanellën e Alanyasporit.

Ai është pjesë e Kombëtares së Kosovës dhe së fundmi ka rinovuar kontratën me klubin turk për edhe tre vite të tjera. /Telegrafi/

Maqedoni, gripi sezonal përkeqësohet me fillimin e gjysmëvjetorit të dytë

18 January 2026 at 18:29


Me fillimin e gjysmëvjetorit të dytë shkollor, mjekët presin përkeqësimin e situatës me gripin. Sipas drejtorit të Klinikës së Fëmijëve, Rexhep Memedi brenda 24 orëve, mbi 150 prindër trokasin në dyert e kësaj klinike me fëmijët në krahë. Gripi nuk kursen askënd, nga foshnjat e deri te fëmijët e moshës shkollore.

“Momentalisht kemi duku afër 30 fëmijë të cilët janë të hospitalizuar në Klinikën e Fëmijëve që kanë simptoma të gripit apo komplikime nga virusi i gripit dhe viruse të tjera sezonale sikur që është virusi respirator sensicial. Kemi pacientë të moshave nga foshnjat deri te fëmijët e moshave shkollore dhe kuptohet pjesa dërmuese e tyre janë me ndezje në mushkëri, pneumoni, bronhiolit. Kemi edhe pacientë që kanë komplikim apo ndezje në muskuj, miozit, ndonjëherë ndodhë që mund të kemi edhe komplikime edhe më serioze”, tha Rexhep Memedi, Drejtor i Klinikës së Fëmijëve.

Memedi tha për Alsat se grumbullimi në hapësira të mbyllura dhe klasa pritet të përshpejtojë transmetimin e virusit, i cili javëve të fundit ka mbushur plot institucionet shëndetësore. SIpas tij, një kollitje apo një bisedë e afërt në bankë është mjaftueshëm që virusi të udhëtojë nga një fëmijë te tjetri.

“Masat preventive janë shumë të rëndësishme në kuptimin që personat të cilët kanë simptoma të gripit të qëndrojnë në shtëpi në fillim tash të shkollës. Fëmijët të cilët kanë simptoma të gripit, kanë temperaturë të lartë trupore, kollitje, dhimbje në muskuj, skuqje të syve, rrjedhje të hundëve, dhimbje në fund, këta fëmijë duhet të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që ta mbrojnë veten dhe bashkëmoshatarët e tyre”, u shpreh Rexhep Memedi, Drejtor i Klinikës së Fëmijëve.
Drejtori Memedi u bën thirrje prindërve dhe institucioneve arsimore që deri sa kulmi i gripit të kalojë, higjiena personale, vitaminat dhe ajrosja e klasave mbeten mjetet e vetme për të mbajtur shkollat hapur dhe spitalet jashtë rrezikut të stërngarkimit me pacientë.

Vendet evropiane: Kërcënimet e SHBA-së me tarifa "minojnë marrëdhëniet transatlantike"

18 January 2026 at 18:22


Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Holanda, Norvegjia, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar publikuan sot një deklaratë të përbashkët, në të cilën kanë dënuar kërcënimet e fundit të SHBA-së për vendosjen e tarifave për shkak të Grenlandës, duke riafirmuar përkushtimin e tyre ndaj sigurisë në Arktik, duke ruajtur njëkohësisht sovranitetin e tyre, transmeton Anadolu.

“Kërcënimet me tarifa dëmtojnë marrëdhëniet transatlantike dhe rrezikojnë një spiralë të rrezikshme në rënie. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë të bashkuar dhe të koordinuar në përgjigjen tonë. Jemi të përkushtuar për të mbrojtur sovranitetin tonë”, thuhet në deklaratë.

Ajo rithekson angazhimin e tetë vendeve për forcimin e sigurisë në Arktik “si një interes i përbashkët transatlantik”.

“Stërvitja daneze e parapërgatitur ‘Qëndrueshmëria e Arktikut’, e zhvilluar me aleatët, i përgjigjet kësaj nevoje. Ajo nuk përbën kërcënim për askënd”, theksohet në deklaratë.

Në deklaratë është shprehur gjithashtu “solidaritet i plotë” me Danimarkën dhe Grenlandën.

“Duke u bazuar në procesin e nisur javën e kaluar, jemi të gatshëm të angazhohemi në dialog të bazuar në parimet e sovranitetit dhe integritetit territorial, të cilat i mbështesim fuqishëm”, shtohet më tej.

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të shtunën se Washingtoni do të vendosë tarifa 10 për qind për mallrat nga Danimarka, Norvegjia, Suedia, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Holanda dhe Finlanda duke filluar nga 1 shkurti, të cilat do të rriten në 25 për qind në qershor, derisa të arrihet një marrëveshje për “blerjen e plotë dhe totale të Grenlandës”.

Udhëheqësit evropianë janë zotuar për një përgjigje të koordinuar. /AA/

Biznesmeni në Angli rrezikon të humbasë vilën milionëshe - pas ndërtoi një bodrum pa leje ndërtimi

18 January 2026 at 18:15


Një biznesmen në Hove të Anglisë është urdhëruar të shembë shtëpinë e tij luksoze me vlerë rreth 1.2 milionë paund, ose afërsisht 1.4 milionë euro, pasi ndërtoi një bodrum pa leje ndërtimi.

Michael Deller, 41 vjeç, kishte marrë miratim për një shtëpi dykatëshe, por më pas shtoi edhe një nivel nëntokësor.

Ai pretendon se ishte këshilluar të ndërtonte fillimisht dhe të aplikonte më pas për leje, për të shmangur një taksë të lartë infrastrukture.

Këshilli Bashkiak i Brighton and Hove e refuzoi aplikimin dhe lëshoi një urdhër shembjeje për të gjithë objektin.

Banorët përreth janë shprehur të zemëruar, duke e cilësuar ndërtimin si zhvillim të tepruar dhe dëmtues për zonën.

Pavarësisht vendimit, prona është nxjerrë në shitje për rreth 1.25 milionë paund, ose afro 1.47 milionë euro. /Telegrafi/

Qytetari nga Ferizaj gjen portofol me para dhe dokumente, i dorëzon në Polici

18 January 2026 at 18:12


Një gjest shembullor qytetar është shënuar në Ferizaj, ku një qytetar ka gjetur një portofol me para dhe dokumente personale dhe e ka dorëzuar menjëherë në Polici.

Sipas njoftimit, më 18 janar 2026, rreth orës 16:00, qytetari A. Rexhepi, 32 vjeç nga Ferizaj, në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, përkatësisht në parkingun e “Viva Fresh Store”, ka gjetur një portofol që përmbante para dhe dokumente personale.

Në portofol ndodheshin 1,133.50 euro, 10 franga zvicerane, 5 dollarë amerikanë, si dhe dokumente personale në emër të B. Ç., 29 vjeçe. Pas identifikimit, pronarja e portofolit është kontaktuar nga Policia dhe është paraqitur në Stacionin Policor në Ferizaj, ku i janë kthyer të gjitha paratë dhe dokumentet.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka falënderuar qytetarin A. Rexhepi për veprimin e tij human dhe shembullor, duke vlerësuar lart ndershmërinë dhe përgjegjësinë e tij qytetare.

Marrëveshja e FIFA-s me TikTok përfshin edhe transmetime të drejtpërdrejta të Kupës së Botës 2026

18 January 2026 at 18:11


Nëse nuk e kishit planifikuar tashmë të shikoni videot në TikTok të Kupës së Botës FIFA 2026, një partneritet midis platformës së mediave sociale dhe organizatorit të turneut mund t'ju motivojë të filloni të bëni një gjë të tillë.

Kjo pasi, sipas raportimeve të mediave botërore, përcjell Telegrafi, TikTok është "platforma e preferuar" e parë e FIFA-s për një Kupë Bote.

Sipas një deklarate të FIFA-s në fillim të këtij muaji, kjo nënkupton që TikTok do të ofrojë më shumë mbulim të Kupës së Botës, duke përfshirë përmbajtje origjinale dhe madje edhe transmetim të drejtpërdrejtë të disa pjesëve të ndeshjeve.

"Qëllimi i FIFA-s është të ndajë ngazëllimin e Kupës së Botës FIFA 2026 me sa më shumë tifozë të jetë e mundur", tha Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, Mattias Grafström.

Turneu i futbollit do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik dhe do të përfshijë 16 qytete pritëse në Kanada, Meksikë dhe SHBA. /Telegrafi/

Tomas Guidara ia hap derën Shqipërisë: Jam në kontakte me FSHF-në, dua të mësoj më shumë për rrënjët e mia

18 January 2026 at 18:11


Mbrojtësi Tomas Guidara që ka përfaqësuar Argjentinën në grupmosha, publikisht ka shprehur gatishmëri për të luajtur në fanellën e Shqipërisë.

Guidara për herë të parë ra në sy kur Sylvinho e përmendi se kishte gjetur një shqiptar në Argjentinë. Tani, për herë të parë futbollisti që mbron fanellën e Hurucan ka pranuar se dëshiron të luajë me “Kuq e Zinjtë”.

Ai për “Panorama Sport” deklaroi se dëshiron të mësojë më shumë për rrënjët shqiptare dhe që ndodhet në kontakte me FSHF-në.

“Të them të drejtën, më tërhoqi shumë vëmendjen dhe u entuziazmova kur mora vesh që një kombëtare tregoi interes për mua. Është gjithmonë diçka shumë e bukur dhe motivuese kur shikon që puna jote dhe përkushtimi vlerësohen në një nivel të tillë, dhe kjo të bën të ndihesh i njohur dhe pjesë e diçkaje më të madhe se vetja”.

“Sinqerisht, di shumë pak për prejardhjen time shqiptare. Është diçka që gjithmonë më ka ngjallur shumë kureshtje dhe dëshirë për të mësuar më shumë, por për momentin nuk kam kontakte direkt me persona nga Shqipëria apo komunitetin arbëresh, gjë që do të më pëlqente ta ndryshoja në të ardhmen”.

Ai shtoi se ndodhet në kontakte me FSHF-në, kurse është i hapur për ta përfaqësuar përfundimisht Shqipërinë.

“Po, ka pasur kontakt. Federata Shqiptare e Futbollit ka komunikuar drejtpërdrejt si me mua, ashtu edhe me përfaqësuesin tim, duke shprehur interesin e tyre për të më pasur në skuadër. Ishte një ndjesi shumë pozitive dhe një shenjë që puna ime vlerësohet jashtë vendit”, deklaroi ai.

Përndryshe, nuk dihet nëse Guidara është i pajisur me pasaportë shqiptare dhe nëse mund të ftohet nga Sylvinho për ndeshjet e muajit mars, në kuadër të gjysmëfinales së play-offit të Kupës së Botës./Telegrafi/

Të dalë nga shtëpia? Bashkëshortja e Erik Lloshit tregon se pse nuk donte që të futej në Big Brother

18 January 2026 at 18:01


Ka folur për herë të në “Fan Club” bashkëshortja e Erik Lloshit, Romina, pas aludimeve se marrëdhënia mes tyre është krisur për shkak të pjesëmarrjes së këngëtarit në Big Brother VIP Albania 5.

Ajo sqaroi se nuk ishte dakord për hyrjen e tij në Big Brother, por tashmë e mbështet atë plotësisht, megjithëse nuk i përkrah sjelljet e tij të agravuara.

“Nuk kam qenë kurrë dakord të futej në Bigh Brother. Jam larg televizionit dhe nuk e kam dashur. Kam dashur që jetën personale ta kisha timen dhe të mos isha në syrin e publikut", tha ajo.

- YouTube www.youtube.com

"Eriku ka pak temperament të vështirë, është shumë gjaknxehtë. Kjo ka qenë arsyeja pse i kam thënë të mos futej në Big Brother se njerëzit aty luajnë me çdo kartë. Ai është njëri shumë i drejtë dhe jo aq agresiv sa e portretizojnë".

"Eriku ka marrë ftesë dhe më parë dhe i kam thënë kategorisht jo, këtë herë nuk më dëgjoi. I thashë do marr valixhet dhe do të iki në shtëpi".

"Tashmë e mbështes totalisht, padiskutim. Tek Eriku ka gjëra që më pëlqejnë dhe disa që nuk i përkrah", theksoi mes tjerash bashkëshortja e Lloshit.

I njëjti ka pak ditë në shtëpi, por që këtë kohë ka krijuar mjaft debate e polemika me banorët. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Maqedoni, Safe City me mangësi fillestare, priten përmirësime në 3 deri në 6 muajt e ardhshëm

18 January 2026 at 17:54



Numri një i ekzekutivit, Hristijan Mickoski deklaroi sot se duhet të rregullohet çështja e të dhënave të qytetarëve që mblidhen nga ana e sistemit Safe City, duke pranuar se ky sistem nuk është i përsosur dhe se për këtë është diskutuar edhe në takimin e fundit koordinativ me udhëheqësinë e MPB-së. Por, ai tha se do të duhet një periudhë e caktuar pas zbatimit të sistemit, për të rregulluar të gjithë mangësitë që do t’i vërejmë gjatë implementimit.
“Duhet të ketë protokolle, për shumë çështje duhet të kemi protokolle, e kemi biseduar dje. Gajtë implementimit, do të vërejmë se shumë gjëra mungojnë. Në të vërtetë, askush nuk ka qenë i përsosur 100% menjëherë kur ka zbatuar këtë projekt. Është logjike që në 3 deri 6 muajt e ardhshëm të kemi harmonizime të caktuara. Por, gjithashtu atë që do ta përsëris, mua më gëzon fakti që kemi arritur aspektin human të këtij projekti, ndërsa ai është më pak viktima si pasojë e aksidenteve në trafik”, u shpreh Mickoski.
Në lidhje me miratimin e ligjeve për shkelje në Kuvend, që kanë të bëjnë me sistemin Safe City, Mickoski tha se pavarësisht pasigurisë rreth mbështetjes nga LSDM, është e rëndësishme që ky sistem tashmë po i arrin qëllimet e tij themelore dhe po ndihmon në mbrojtjen e jetëve njerëzore.
“Kjo do të thotë që qytetarët e respektojnë këtë projekt dhe kjo është dëshmi se ligjet mund të respektohen. Jam i lumtur që kjo po ndodh dhe dua t’i falënderoj qytetarët, shoferët dhe t’u bëj thirrje të jenë të ndërgjegjshëm”, deklaroi Mickoski.
Kujtojmë se, lideri i LSDM-së, Venko Filipçe të shtunën duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve për këtë temë, tha se mbështesin ligjet që lidhen me sigurinë në trafik, por se fillimisht duhet që në Kuvend të zhvillohet diskutim mbi lartësinë e dënimeve dhe të dhënat e qytetarëve që mbledh sistemi I ri në trafik.



Testohet droni kosovar “Skifteri”, pamje nga goditja me rreze veprimi deri në një mijë kilometra

18 January 2026 at 17:35

Droni i quajtur “Skifteri K1”, me rreze veprimi deri në 1 mijë kilometra, ka përfunduar me sukses fazën e testimit dhe tashmë është gati për përdorim, ka bërë të ditur Ridvan Aliu, i njohur si prodhues i dronëve nga Kosova.

Aliu ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook një video, në të cilën shihet droni duke goditur pikën e synuar gjatë testimit, duke prezantuar njëkohësisht edhe disa nga specifikat teknike të tij.

Sipas të dhënave të publikuara, “Skifteri K1” ka kohë fluturimi prej 7 orë e 12 minutash, rreze veprimi mbi 1 mijë kilometra dhe kapacitet bartës deri në 42 kilogramë.

Aliu ka theksuar se testimi është zhvilluar me sukses, pa dhënë më shumë detaje për fazat e ardhshme apo destinimin e përdorimit të këtij droni.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Testohet droni kosovar “Skifteri”, pamje nga goditja me rreze veprimi deri në një mijë kilometra appeared first on Sinjali.

Mbi 6 mijë vota më pak, Paçarizi: Të rinumërohen të gjitha votat në vend, përfshirë edhe ato të diasporës

18 January 2026 at 17:24

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Fetah Paçarizi, ka reaguar lidhur me procesin e rinumërimit të votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), duke e cilësuar situatën si serioze dhe shqetësuese.

Në një deklaratë për media, Paçarizi tha se ajo që po ndodh gjatë rinumërimit ngre dyshime të arsyeshme mbi integritetin e procesit zgjedhor dhe cenon besimin e qytetarëve në numërimin dhe rinumërimin e votave.

Sipas tij, për të garantuar transparencë, barazi dhe respektim të vullnetit real të qytetarëve, është i domosdoshëm rinumërimi i plotë i votave në të gjithë vendin, përfshirë edhe votat e diasporës.

Paçarizi theksoi se është i përfshirë rishtas në politikë dhe se nuk ka mbajtur asnjëherë poste apo përgjegjësi politike, duke sqaruar se nuk ka pasur asnjë ndikim në procesin zgjedhor. Ai u distancua nga çdo keqpërdorim apo manipulim që mund të jetë bërë në emrin e tij ose në dëm të votës së lirë.

“Kërkoj që Prokuroria e Shtetit të nisë hetime të plota, të pavarura dhe profesionale”, tha Paçarizi, duke shtuar se edhe KQZ-ja, si organ i pavarur kushtetues, duhet të japë llogari publike dhe të ofrojë prova të qarta për ligjshmërinë dhe korrektësinë e veprimeve të saj.

Ai theksoi se pavarësia institucionale nuk nënkupton mungesë përgjegjësie, ndërsa kërkoi transparencë, hetim dhe përgjegjësi institucionale, duke vlerësuar se gabimet apo manipulimet e këtij niveli përbëjnë përgjegjësi shtetërore.

Sipas të dhënave aktuale të KQZ-së, kandidati për deputet nga PDK, Fetah Paçarizi rezulton me 6 mijë vota më pak pas rinumërimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mbi 6 mijë vota më pak, Paçarizi: Të rinumërohen të gjitha votat në vend, përfshirë edhe ato të diasporës appeared first on Sinjali.

SPAK jep detaje nga aksioni kundër call-center në Tiranë, si u ndërruan zyrat një ditë para aksionit?

18 January 2026 at 17:13

SPAK ka dalë me njoftim zyrtar për aksionin kundër call-center në dy pallate Tiranë, që akuzohet se kanë mashtruar shtetas italianë dhe europianë për investime në kriptomonedhave të ndryshme.

Prokuroria e Posaçme nëpërmjet një njoftimi zyrtar mbi operacionin e dy ditëve më parë ka sqaruar se në pranga kanë rënë 8 persona, si dhe janë shpallur në kërkim 3 vëllezërit Agim, Alfred dhe Arjan Prekaj, ndërkohë që të paktën 28 objekte janë kontrolluar nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Policia e Shtetit. Por ndërhyrja e hetuesve më 16 janar nuk ishte e beftë.

Nga veprimet e para hetimore të BKH-së, rezultoi se organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale kishin ngritur një strukturë të sofistikuar sigurie, me disa perimetra mbrojtës, duke përdorur jo vetëm kamerat filmike statike, por edhe personel civil vëzhgimi, jashtë kësaj Qendre.

Vëzhguesit nuhatën se ishin nën lupën e hetuesve  dhe mbrëmjen e datës 15 janar ata boshatisën qendra e thirrjeve në kullën luksoze “Atti Tower”, në rrugën “Ibrahim Rugova”, përballë Katedrales Ortodokse, dhe disa materiale u asgjësuan. Brenda pak orësh ky aktivitet u ringrit në godinën “Downtown One”, në Bulevardin Bajram Curri ku dhe u arrestuan në flagrancë punonjësit, të cilët kishin transportuar gjatë natës material.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post SPAK jep detaje nga aksioni kundër call-center në Tiranë, si u ndërruan zyrat një ditë para aksionit? appeared first on Sinjali.

Ekuadori vendos 10 mijë trupa ushtarake kundër karteleve të drogës

18 January 2026 at 16:52

Autoritetet ekuadoriane njoftuan të premten se kanë vendosur 10,000 ushtarë kundër bandave të drogës të fajësuara për rritjen e dhunës në vendin e Amerikës Latine.

I vendosur midis dy eksportuesve më të mëdhenj të kokainës në botë, Kolumbisë dhe Perusë, Ekuadori është bërë një qendër tranziti për drogën dhe po përjeton një përshkallëzim të dhunës për shkak të përplasjeve midis bandave të lidhura me kartelet meksikane dhe kolumbiane.

Për t’u përballur me fenomenin, qeveria e Presidentit Daniel Noboa, një aleat i Presidentit të SHBA-së Donald Trump në rajon, ka vendosur të përforcojë forcat e sigurisë.

Midis 10,000 personave të vendosur ishin qindra anëtarë të forcave speciale, të cilët zbarkuan në qytetin e Guayaquil. Ministri i Mbrojtjes, Giancarlo Loffredo urdhëroi ushtrinë të ndërmerrte veprime për një periudhë të pacaktuar në qytet.

Avionë me personel ushtarak u dërguan gjithashtu në Manta, portin kryesor të peshkimit të vendit, gjithashtu një qendër kritike. Në mesin e dhjetorit, Uashingtoni njoftoi se po dërgonte trupa amerikane në Ekuador si pjesë e një “misioni të përkohshëm” kundër trafikut të drogës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekuadori vendos 10 mijë trupa ushtarake kundër karteleve të drogës appeared first on Sinjali.

KQZ: Në QNR është rinumëruar mbi gjysma e vendvotimeve të përcaktuara

18 January 2026 at 16:47

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i rinumërimit të fletëvotimeve, sipas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Sipas të dhënave zyrtare, nga fillimi i këtij procesi, të martën më 13 janar 2026 në ora 18:00, e deri të dielën më 18 janar 2026 në ora 16:00, janë rinumëruar rreth 56 për qind e vendvotimeve, respektivisht 509 nga gjithsej 914 vendvotime të përfshira në rinumërim.

Rinumërimi deri më tani ka përfunduar plotësisht në këto komuna: Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Leposaviq, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë dhe Prishtinë.

Ndërkohë, në komunën e Prizrenit janë rinumëruar 232 nga 235 vendvotime, ndërsa në Skenderaj 4 nga 72 vendvotime.

Sipas KQZ-së, procesi i rinumërimit është përmbyllur në 19 komuna, ndërsa gjatë ditës së sotme pritet të përfundojë edhe në komunën e Prizrenit. Pas kësaj, sipas radhës së përcaktuar, rinumërimi do të vazhdojë edhe në komunat e tjera.

Lexo edhe:

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KQZ: Në QNR është rinumëruar mbi gjysma e vendvotimeve të përcaktuara appeared first on Sinjali.

Ushtarët italianë të KFOR-it zhvillojnë stërvitje në Kosovën perëndimore

18 January 2026 at 16:29

Ushtarët italianë nga Komanda Rajonale–Perëndim (RC-West) e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO po vazhdojnë zhvillimin e stërvitjeve të rregullta në zonat e Kosovës perëndimore.

Sipas njoftimit, trajnimi ishte i përqendruar në aktivitetet e mbikëqyrjes përmes patrullave të montuara dhe të çmontuara, me qëllim ruajtjen dhe forcimin e kapaciteteve operacionale të KFOR-it në monitorimin dhe kontrollin e zonës së përgjegjësisë.

Këto patrulla konsiderohen thelbësore për ruajtjen e një pranie të dukshme dhe të paanshme në terren, rritjen e vetëdijes situative, si dhe për mbështetjen e stabilitetit dhe sigurisë në të gjithë rajonin e RC-West. Aktivitetet e tilla kontribuojnë drejtpërdrejt në krijimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, për të garantuar një ambient të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë, në çdo kohë.

Gjithashtu, misioni i KFOR-it bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përputhje me rolet e tyre si reagues të sigurisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ushtarët italianë të KFOR-it zhvillojnë stërvitje në Kosovën perëndimore appeared first on Sinjali.

BILD: Ushtarët gjermanë largohen nga Grenlanda disa orë pasi Trump kërcënoi me tarifa doganore

18 January 2026 at 16:27

Ushtarët gjermanë që mbërritën në Grenlandë janë larguar papritur nga ishulli arktik vetëm 44 orë pas mbërritjes së tyre, raportoi gazeta gjermane Bild, duke publikuar edhe një foto nga aeroporti.

Ndërkohë, vetëm një ditë më parë, autoritetet në Berlin kishin deklaruar se 15 ushtarët gjermanë do të qëndronin në Grenlandë për një periudhë më të gjatë se ajo e planifikuar fillimisht.

Sipas Bild, vendimi për largimin u mor të dielën në mëngjes, pa iu dhënë ndonjë shpjegim ushtarëve. Urdhri ishte i drejtpërdrejtë: “Kthehuni”. Të gjitha takimet e planifikuara për sot në Grenlandë u anuluan në mënyrë të menjëhershme.

Për momentin, mbetet e paqartë nëse ky vendim i Berlinit lidhet me kërcënimet e presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave doganore ndaj tetë vendeve europiane, përfshirë Gjermaninë, që kanë dërguar trupa në Grenlandë, apo nëse largimi ka arsye të tjera.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post BILD: Ushtarët gjermanë largohen nga Grenlanda disa orë pasi Trump kërcënoi me tarifa doganore appeared first on Sinjali.

Manipulim industrial i votave, Kryeziu: Kam lëshuar autorizim që identifikohen personat përgjegjës

18 January 2026 at 16:11

Në pothuajse gjysmën e vendvotimeve që supozohet t’i nënshtrohen procesit të rinumërimit të votave për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, ky proces tashmë ka përfunduar.

Rinumërimi i i një të tretës së vendvotimeve nisi më 13 janar, pasi u vërejten dallime në fletëvotimet me votat për kandidatët brenda subjekteve politike.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se procesi ka përfunduar në 19 komuna dhe se tani fillimisht do të vazhdojë me rinumërimin në Prizren dhe pastaj me komunat e tjera.

Në Prizren deri tash janë numëruar 172 nga 235 vendvotime dhe kjo komunë prin dukshëm me numrin e fletëvotimeve me gabime.

Për këtë çështje ka folur Petrit Kryeziu, kryeprokurori i Prokurorisë së Prizrenit, i cili tha për Gazetën Sinjali se sot ka lëshuar autorizim për Policinë për identifikimin e personave përgjegjës, sigurimin e provave, përfshirë këtu procesverbalet dhe nënshkrimet, krejt kjo pasi siç tha ai janë evidentuar keqpërdorime të dukshme të votave.

“Si institucion i Prokurorit të Shtetit, kemi monitoruar nga jashtë procesin e rinumërimit të rezultateve zgjedhore. Tani që rinumërimi po i afrohet fundit, janë evidentuar keqpërdorime të dukshme të votave gjatë numërimit brenda subjekteve politike në rajonin e Prizrenit. Në këtë drejtim, sot, në cilësinë e kryeprokurorit me vetiniciative kam lëshuar autorizim me shkrim për Policinë e Kosovës që të identifikojnë personat përgjegjës, të sigurojnë prova relevante, përfshirë procesverbalet dhe nënshkrimet”, tha Kryeziu për Gazetën Sinjali.

Kryeprokurori theksoi se çdo person që ka falsifikuar rezultatet përmes vendosjes së nënshkrimit të tij do të mbajë përgjegjësi, pasi manipulimi i votës është krim dhe do të ndëshkohen pa kompromis.

“Çdo person që ka vendosur nënshkrimin e tij duke falsifikuar rezultatet zgjedhore dhe duke ndryshuar vullnetin e qytetarit, nuk duhet të qëndroj i qetë, do të mbajë përgjegjësi të plotë penale. Manipulimi i votës dhe falsifikimi i dokumenteve zgjedhore janë krim dhe do të ndëshkohen pa kompromis”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Manipulim industrial i votave, Kryeziu: Kam lëshuar autorizim që identifikohen personat përgjegjës appeared first on Sinjali.

❌
❌