Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 31 January 2026Lajme Kosove

Grabiten një mijë euro në një këmbimore në Pejë, kapen dy të dyshuarit

31 January 2026 at 12:47

Dy persona janë arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “grabitje” në Pejë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti kishte ndodhur më 28.01.2026, rreth orës 15:45 në rrugën “Eliot Engel” në Pejë.

Policia i është përgjigjur menjëherë rastit dhe, pas arritjes në vendngjarje, nga deklarata e viktimës – e cila ndodhej në orarin e punës – ka kuptuar se dy persona të maskuar kishin hyrë në lokal dhe, nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë (thikë), kishin arritur t’i marrin viktimës para në shumë prej një mijë (1000) eurosh, për t’u larguar më pas në drejtim të panjohur.

Pas një pune intensive hetimore nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime, në bashkëpunim me njësitet e Stacionit Policor në Istog, më 30 janar 2026, rreth orës 23:00, zyrtarët policorë kanë arritur t’i lokalizojnë dhe t’i arrestojnë dy të dyshuarit në bjeshkët e Istogut, lidhur me grabitjen e ndodhur më 28 janar.

Pas intervistimit nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime, me urdhër të prokurorit të Shtetit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Të njëjtit dyshohen gjithashtu edhe për një grabitje tjetër, e cila ka ndodhur më 21 dhjetor 2025, në rrugën “Bekim Berisha” në Pejë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Grabiten një mijë euro në një këmbimore në Pejë, kapen dy të dyshuarit appeared first on Sinjali.

29 vjet nga rënia heroike – nderohen Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha

31 January 2026 at 12:43

Krerë shtetërorë dhe liderë të partive politike kanë bërë homazhe sot në 29-vjetorin e rënies heroike të Hakif Zejnullahut, Zahir Pajazitit dhe Edmond Hoxhës, tre dëshmorëve të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar se sakrifica e tyre ka ndërtuar themelet e shtetit të Kosovës, duke e cilësuar 31 janarin si një datë me peshë të veçantë historike.

“31 janari është një prej ditëve më me peshë në historinë e Republikës së Kosovës, është një prej ditëve më frymëzuese për rritjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe është po ashtu një prej ditëve më frymëzuese për gjithë popullin e Kosovës që luftoi për liri”, ka thënë Osmani.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se rënia e tyre i dha hov të jashtëzakonshëm vetëbesimit të popullit dhe rritjes së radhëve të UÇK-së.

“Zahir Pajaziti kishte veprimtari të dendur si pak kush tjetër. Ai ishte një luftëtar i paepur tërë jetën dhe njëkohësisht një guerilas me aksione fort të suksesshme. Bashkë me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën, në janarin e vitit 1997, u vranë nga pusia e forcave serbe për shkak se nuk ishte edhe e mundshme ndryshe. Aq shumë ishin tmerruar forcat armike të Serbisë nga Zahir Pajaziti, sa që vetëm kurthi, pusia, prita, mund t’i jepte shans forcave okupatore që ta eliminonin Zahir Pajazitin”, ka deklaruar Kurti.

Ndërkaq, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se sakrifica e tyre solli lirinë e Kosovës, duke vlerësuar rolin historik të Zahirit Pajazitit në organizimin e UÇK-së.

Pas homazheve, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se të tre janë heronj të Kosovës, duke rikujtuar edhe rrethanat e rënies së tyre.

“Më 31 janar të vitit 1997, kanë rënë në një pritë të Policisë serbe dëshmorët e parë të UÇK-së, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullau. Zahir Pajaziti u lind më 1 nëntor të vitit 1962 në fshatin Turuqicë të Podujevës, ndërsa ra dëshmor më 31 janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrrisë. Ishte një ndër themeluesit e UÇK-së dhe Hero – dëshmor i luftës së Kosovës”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 29 vjet nga rënia heroike – nderohen Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha appeared first on Sinjali.

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”, e-maili i ish-sekretarit të KiE drejtuar Epsteinit pas vizitës në Shqipëri

31 January 2026 at 12:37

Mes 3 milionë materialeve te reja që i përkasin dosjes Epstein të publikuara 1 ditë në parë nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë është edhe një ku përmendet Shqipëria.

Në faqen e Departamentit të Drejtësisë rezulton edhe një E-maili që ish-Sekretari i Përgjithshëm i KiE, Thorbjørn Jagland,  i shkroi Epsteinit pas vizitës së tij në Shqipëri, në vitin 2012.

Në dokumentin që mban datën 25.5. 2012 Jagland shkruan: “Jeffrey, jo, nuk kam telefonuar ende. Kam qenë në Tiranë (Shqipëri), vajza të mrekullueshme. Do të shkoj në Jordani, Palestinë dhe Izrael. Kthehem të enjten”.

Departamenti i Drejtësisë publikoi të premten shumë të dhëna të tjera nga dosjet hetimore mbi Jeffrey Epstein, duke rinisur zbulimet sipas një ligji që synon të zbulojë atë që qeveria dinte rreth abuzimit seksual të vajzave të reja nga financuesi milioner dhe ndërveprimeve të tij me të pasurit dhe të fuqishmit.

Dosjet, të postuara në faqen e internetit të departamentit, përfshijnë disa nga disa milion faqe me të dhëna që zyrtarët thanë se ishin të fshehura nga një publikim fillestar i dokumenteve në dhjetor.

Departamenti i Drejtësisë publikoi dhjetëra mijëra faqe dokumentesh pak para Krishtlindjeve, duke përfshirë fotografi, transkripte intervistash, regjistra telefonatash dhe të dhëna gjyqësore.

Këto të dhëna përfshinin regjistra fluturimi të publikuara më parë që tregonin se Donald Trump fluturoi me avionin privat të Epstein në vitet 1990, përpara se të ziheshin dhe disa fotografi të ish-Presidentit Bill Clinton. As Trump, një republikan, dhe as Clinton, një demokrat, nuk janë akuzuar publikisht për shkelje në lidhje me Epstein, dhe të dy kanë thënë se nuk kishin dijeni se ai po abuzonte me vajza të mitura.

Epstein vrau veten në një qeli burgu në Nju Jork në gusht 2019, një muaj pasi u padit për akuza federale për trafikim seksual.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”, e-maili i ish-sekretarit të KiE drejtuar Epsteinit pas vizitës në Shqipëri appeared first on Sinjali.

“E kam vëlla”, zyrtari i Besiktasit befasohet me fjalët që Rashica tha për Asllanin

31 January 2026 at 12:34

Mesfushori shqiptar Kristjan Asllani e ka kompletuar mbrëmë (të premten) transferimin te gjiganti turk, Beşiktaş.

Asllani është transferuar në elitën e futbollit turk në formë huazimi nga Interi, pas një aventure jo aq të suksesshme te Torino.

Te skuadra e Beşiktaşit, Asllani ka gjetur edhe yllin kosovar Milot Rashica, me të cilin ka ndarë disa momente gjatë seancës së tij të parë stërvitore.

Gjatë kësaj seance ra në sy edhe një komunikim mes Rashicës dhe një zyrtari të klubit turk, i cili e pyeti futbollistin vushtrrias nëse e njeh Asllanin.

“E njeh? E ke shok?”, ishte pyetja e zyrtarit të Beşiktaşit, ndërsa përgjigjja e Rashicës nuk vonoi.

“Jo, e kam vëlla”, u shpreh Rashica.

Vlen të theksohet se Beşiktaşi mban gjithashtu opsionin për blerjen përfundimtare të kartonit të Kristjan Asllanit, në rast se ky i fundit bën paraqitje të mira në kampionatin turk.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “E kam vëlla”, zyrtari i Besiktasit befasohet me fjalët që Rashica tha për Asllanin appeared first on Sinjali.

Abdixhiku: Kuvendi i LDK-së vendos për fatin politik të partisë

31 January 2026 at 12:25

Anëtarët e Kuvendit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) mblidhen të shtunën, me ftesë të kryetarit Lumir Abdixhiku, pas rezultatit të shënuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Në këtë proces zgjedhor, LDK-ja fitoi 13.24 për qind të votave – rezultati i dytë më i keq qysh prej pasluftës.

Abdixhiku ka thënë se e ka ofruar dorëheqjen e tij dhe tani vendimi i përket Kuvendit nëse do ta pranojë ose jo.

Mirëpo, disa figura partiake kanë kërkuar dorëheqjen e tij të parevokueshme.

Në mesin e tyre është Hykmete Bajrami, e cila ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e nënkryetares së partisë dhe e ka kërkuar të njëjtën edhe nga Abdixhiku.

Kryetari i LDK-së, Abdixhiku ka thënë pak para nisjes së punimeve të Kuvendit se ky është organi më i lartë i partisë dhe rrjedhimisht ai vendos për gjithçka.

“I siguroj të gjithë anëtarët LDK-së që nga ky debat do të dalim edhe më të unifikuar, edhe më të fortë, e më të gatshëm për të ardhmen më të mirë që na pret përpara. Me shumicë votash e përcaktojmë fatin tonë politik”, ka thënë Abdixhiku.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Abdixhiku: Kuvendi i LDK-së vendos për fatin politik të partisë appeared first on Sinjali.

Ahmeti: Kuvendi i LDK-së shqyrton vetëm dorëheqjen e Abdixhikut, jo garë për kryetar të ri

31 January 2026 at 12:23

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka deklaruar se Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës është kuvend pune dhe se pika qendrore është shqyrtimi i dorëheqjes së ofruar nga kryetari aktual, Lumir Abdixhiku.

Ahmeti tha se vendimi për këtë çështje i takon delegatëve të Kuvendit dhe se, sipas tij, është keqkuptuar ideja se sot zhvillohet garë zgjedhore për kryetar partie.

“Në fakt, Kuvendi është kuvend pune. Natyrisht, është pikë qendrore çështja e dorëheqjes së ofruar të kryetarit Abdixhiku. Kjo çështje varet eksplicit prej kuvendarëve të Lidhjes Demokratike. Ajo që shoh, duket që është keqkuptuar sepse nuk ka garë zgjedhore, nuk ka kandidatura për kryetar partie. Jemi në një fazë të shqyrtimit të dorëheqjes të kryetarit aktual dhe nëse ky Kuvend e aprovon dorëheqjen, atëherë shkohet në një proces tjetër zgjedhor për liderin e partisë. Në rast se i jep besimin këtij kryetari, vazhdohet me këtë kryetar. Çështjet tona të tjera janë çështje personale, të cilat besoj pas Kuvendit do t’i bëjmë publike”.

“Jo, absolutisht jo. Është kuvend pune. Sot vetëm trajtohet çështja e dorëheqjes të kryetarit aktual. E aprovon apo jo ky Kuvend, në të kundërtën është proces krejt tjetër gara zgjedhore për të parin e partisë. Unë mendoj që vota është çështje personale dhe nuk deklarohet. Do të jem pro votimit të fshehtë dhe prandaj nuk e deklaroj votën”, tha ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ahmeti: Kuvendi i LDK-së shqyrton vetëm dorëheqjen e Abdixhikut, jo garë për kryetar të ri appeared first on Sinjali.

Selmanaj: Është vlerë e madhe e LDK-së që Hoti të jetë në krye të partisë

31 January 2026 at 11:51

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se partia ka reflektuar çdo herë që është përballur me sfida për zgjedhjen e kryetarit, një proces që do të zhvillohet edhe sot.

Ai ka theksuar se çdo vendim lidhur me kryetarin është në vlerësimin e secilit individ brenda Kryesisë. I pyetur për kandidaturën e Avdullah Hotit, Selmanaj ka thënë se ai do të përbënte një vlerë për partinë.

“Është vlerë e madhe e LDK që Hoti të jetë në krye të LDK-së, por nuk përjashtohen edhe kandidaturat tjera”, ka thënë Selmanaj.

Ai gjithashtu ka cilësuar si shenjë jo të mirë paqartësinë lidhur me agjendën e Kryesisë për sot.

“Pavarësisht se sot nuk e kemi të qartë krejtësisht agjendën, kjo nuk është shenjë e mirë. Ishte dashur mbrëmë ta kishim të qartë nëse do votohet për votëbesim apo do kemi shqyrtim të dorëheqjes. Qëndrimet dhe qartësia e delegatëve do të jenë epilogu në çfarëdo procesi”, ka shtuar ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Selmanaj: Është vlerë e madhe e LDK-së që Hoti të jetë në krye të partisë appeared first on Sinjali.

Vendos Gjykata: Një muaj paraburgim 54-vjeçarit që dyshohet për dhunimin e 13-vjeçares në Istog

31 January 2026 at 11:40

Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit Tomë Prekaj, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda.

Masa e paraburgimit është vendosur për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale “Dhunimi”.

“Paraburgimi i është caktuar nga data 29.01.2026, ora 14:30, dhe do të zgjasë deri më 28.02.2026, ora 16:00”, thuhet në njoftim të gjykatës.

Për rastin pati raportuar ekskluzivisht Sinjali:

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vendos Gjykata: Një muaj paraburgim 54-vjeçarit që dyshohet për dhunimin e 13-vjeçares në Istog appeared first on Sinjali.

Shpërthejnë protestat në SHBA – mijëra protestues ndalojnë punën dhe shkollat shkaku i agjentëve të Trumpit

31 January 2026 at 11:32

Mijëra njerëz dolën dje në rrugët e Shteteve të Bashkuara për të protestuar kundër pranisë së agjentëve federalë të imigracionit në Minnesota, në një valë reagimesh që u shtua pas të shtënave që i morën jetën dy personave, përkatësisht Renee Good dhe Alex Pretti gjatë operacioneve të njohura si Operation Metro Surge.

Demonstratat u shtrinë në të gjithë vendin, me qytetarë, studentë dhe punonjës që organizuan greva, ndërprerje të mësimit dhe bojkotime të aktivitetit ekonomik në qytete si Minneapolis, New York, Los Angeles, Chicago dhe Washington, ku disa shkolla dhe biznese u mbyllën në shenjë proteste. Protestuesit marshuan nën sloganin “As punë. As shkollë. As blerje. Ndalo financimin e ICE”, duke kërkuar tërheqjen e operacioneve të ICE dhe një reformë të politikave të imigracionit.

Në Minneapolis, qindra demonstrues u mblodhën në qendër të qytetit edhe në temperatura shumë të ulëta, duke kërkuar ndalimin e pranisë së mijëra agjentëve federalë që janë vendosur për të zbatuar operacionet e imigracionit.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka mbështetur publikisht operacionet e agjentëve federalë dhe ka zgjeruar praninë e tyre në zonë, duke dërguar rreth 3,000 oficerë federalë në Minneapolis — numër më i madh se forcat policore lokale — për të monitoruar qytetin dhe për të mbështetur operacionet e Shërbimit të Doganave dhe Imigracionit (ICE).

Megjithatë, protestuesit dhe organizatat e shoqërisë civile i kanë quajtur praktikat e agjentëve si agresive dhe kanë dënuar përdorimin e forcës, duke i kërkuar qeverisë federale të tërheqë operacionet dhe të respektojë të drejtat qytetare. Në disa zona pati edhe ndërhyrje policore për shpërndarje të turmave, ndërsa familjarë të viktimave dhe aktivistë kërkuan llogaridhënie dhe drejtësi.

The U.S. erupts in protests against immigration enforcement — hundreds of thousands take to the streets

Mass protests have swept across the country against the actions of Immigration and Customs Enforcement (ICE). Marches took place in Minneapolis, New York City, and San… pic.twitter.com/JNaUwDB4Ov

— NEXTA (@nexta_tv) January 31, 2026

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shpërthejnë protestat në SHBA – mijëra protestues ndalojnë punën dhe shkollat shkaku i agjentëve të Trumpit appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | I dënuari me 4 vite burg për grabitje, ndalohet në pikën kufitare në Han të Elezit (EMRI)

31 January 2026 at 11:23

Një person i kërkuar nga drejtësia është ndaluar pas mesnate në Pikën Kufitare në Han të Elezit, pasi gjatë verifikimit në sistem ka rezultuar me urdhëresë aktive për vuajtje dënimi me burgim.

Ngjarja ka ndodhur më 31 janar 2026 rreth orës 00:30, kur zyrtarët policorë në PK Han i Elezit kanë ndaluar për kontroll Viktor Sogojeven. Gjatë verifikimit në sistemin policor, është konstatuar se ndaj tij ekziston urdhëresë aktive nga Gjykata Themelore në Prishtinë për veprën penale “Grabitje”.

Sipas të dhënave zyrtare, ai është i dënuar me katër vite burgim efektiv.

Pas ndalimit, i njëjti është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, ku do të vazhdojë procedura për ekzekutimin e dënimit.

Rasti është evidentuar si realizim i urdhëresës gjyqësore.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | I dënuari me 4 vite burg për grabitje, ndalohet në pikën kufitare në Han të Elezit (EMRI) appeared first on Sinjali.

Kuvendi i LDK-së përmes fotografive

31 January 2026 at 12:51


Sot po mbahen punimet e Kuvendit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për të vendosur lidhur me udhëheqjen e partisë pas rezultateve jo të mira në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Para delegatëve të partisë, në fjalë rasti e mbajti kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

E fotoreporteri i Telegrafit, Ridvan Slivova ju sjell fotografi nga punimet e Kuvendit të LDK-së. /Telegrafi/









Dy pengesat që Milani duhet të kapërcejë përpara se të arrijë transferimin e Matetës

31 January 2026 at 12:44


Raportimet nga Italia pretendojnë se Milani po afron drejt një marrëveshjeje të plotë me Crystal Palace për sulmuesin qendror Jean-Philippe Mateta, por “Rossonerët” ende kanë dy pengesa për t’i kapërcyer para se të mirëpresin francezin në “San Siro”.

Sipas raporteve të së premtes, Milani ka arritur një marrëveshje me Matetan, i cili po shtyn për t’u bashkuar me skuadrën e Massimiliano Allegri që në janar.

Përditësimet nga Gazzetta dello Sport të shtunën në mëngjes tregojnë se Mateta është gati të firmosë një kontratë deri në vitin 2030, me pagë rreth 3.5 milionë euro në sezon.

Sipas përditësimit të së shtunës, Milani po pret të kuptojë nëse do të jetë e mundur të finalizojë marrëveshjen me Crystal Palace në janar.

Nëse arrihet të mbyllet marrëveshja para mbylljes së afatit, Milani është i gatshëm të paguajë një shifër prej 35 milionë eurosh, përfshirë bonuse, e cila do të bjerë në 30 milionë euro, përfshirë bonuse, nëse ata detyrohen të presin deri në afatin e verës.

Për të realizuar transferimin në janar, Crystal Palace do të duhet së pari të gjejë një zëvendësues, pasi Oliver Glasner nuk do të kënaqet vetëm me një huazim për sulmuesin e Aston Villës, Evann Guessand.

Së dyti, Milani duhet të formalizojë edhe shitjen e Christopher Nkunku, i cili pritet të “sakrifikohet” për t’i hapur vendin ardhjes së Matetas.

Milani preferon ta shesë Nkunku në mënyrë të përhershme, por Gazzetta dello Sport raporton se ata mund të tundohen edhe nga një ofertë huazimi me obligim blerjeje të kushtëzuar./Telegrafi/

Mickoski: Qeverisja e kaluar e komplikoi procesin eurointegrues, ne po punojmë që ta realizojmë këtë qëllim

31 January 2026 at 12:43


Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski komentoi paralajmërimet për “non paper” nga eurokomisionerja Mart Kos, në lidhje me statusin e vendeve kandidate për anëtarësim në BE, ku parashihet edhe anëtarësim pa të drejtë vote.

Ai tha se qëndrimi i qeverisë është që duhet të punojmë dhe të bëjmë gjithçka që duhet, që ta realizojmë qëllimin tonë të dytë strategjik , anëtarësimin e plotë në BE.

"Nuk do të jetë lehtë, sepse qeveria e kaluar bëri komplikim të atillë me procesin eurintegrues, duke i dorëzuar të gjitha pozitat që ishin arritur paraprakisht në dekadat e fundit", tha Mickoski.

Ai tha se njëherë do ta shikojë non paperin.

“Ta shohim njëherë atë non paper. Ka liderë nga rajoni që këtë e kërkojnë, të jemi të sinqertë…nga ana e BE-së. Ta shohim atë no paper. Shumë herë kemi dëgjuar deri tani për “gradual integration”, respektivisht integrim në etapa, dhe “safe guards”, të tipit mekanizma mbrojtës, ja të themi Polonia 20 vjet nuk mundi të shfrytëzojë fonde strukturore për bujqësinë, për herët ë parë filloi t’i shfrytëzojë në vitin 2024. Fillimisht ta shohim konceptin, pastaj to ta themi qëndrimin tonë”, deklaroi Mickoski.

Grabiten në një këmbimore në Pejë, arrestohen dy të dyshuarit

31 January 2026 at 12:42


Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ka bërë të dotir se ka arrestuar dy të dyshuar për grabitjen në një këmbimore në Pejë.

Rasti kishte ndodhur më 28.01.2026, rreth orës 15:45 në rrugën “Eliot Engel” në Pejë.

Policia njoftoi se menjëherë i është përgjigjur rastit dhe me të arritur në vendngjarje, ka kuptuar nga viktima e cila ka qenë në orarin e punës se dy persona të maskuar kanë hyrë në lokal dhe nën kërcënimin e thikës kanë arritur t’i marrin nga viktima 1 mijë euro.

Në njoftim tutje thuhet se pas një pune intensive të hetuesve të sektorit rajonal për hetime, në bashkëpunim me njësitet e Stacionit Policor në Istog, më 30.01.2026, rreth orës 23:00, nga zyrtarët policor të Stacionit Policor në Istog janë lokalizuar dhe arrestuar në bjeshkët e Istogut, dy persona të dyshuar për këtë rast.

Pas intervistimit nga hetuesit e sektorit rajonal për hetime, dy të dyshuarit, me urdhër të prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Të njëjtit dyshohen edhe për një grabitje tjetër e cila ka ndodhur më 21.12.2025 në rrugën “Bekim Berisha” në Pejë. /Telegrafi/

Musk reagoi pasi u publikuan dokumente të reja të Epstein

31 January 2026 at 12:40


Elon Musk ka reaguar pas publikimit të një grupi të ri dokumentesh që lidhen me Jeffrey Epstein.

Email-et e zbuluara tregojnë se Musk kishte një korrespondencë të kufizuar me pedofilin e ndjerë, duke përfshirë diskutime për një vizitë të mundshme në ishullin e Epsteinit dhe një drekë të planifikuar në shkurt të vitit 2013.

Miliarderi i teknologjisë theksoi në rrjetet sociale se ai ka refuzuar ftesa për të vizituar ishullin e Epsteinit dhe për të udhëtuar me aeroplanin e njohur si “Lolita Express”.

Ai shtoi se një pjesë e email-eve mund të interpretohet gabim dhe të përdoret për të dëmtuar imazhin e tij publik.

“Kam pasur shumë pak korrespondencë me Epsteinin, por është e qartë se disa email-e mund të interpretohen gabim”, shkroi Musk.

“Më shqetëson më pak kjo, por më shqetëson fakti që të përpiqemi të ndjekim penalisht ata që kanë kryer vepra të rënda me Epsteinin, veçanërisht kur bëhet fjalë për shfrytëzim të rëndë të vajzave të mitura”, shtoi ai.

Publikimi i këtyre dokumenteve ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare dhe ka nxitur debat mbi lidhjet e mundshme të figurave të njohura me Epstein. /Telegrafi/

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme,” Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës ia pohonte Epsteinit

31 January 2026 at 12:38


Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland, ndodhej për një vizitë dyditore në Tiranë në maj të vitit 2012, ku në agjendë kishte takime të rëndësishme me presidentin Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha, kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli dhe Ministrin e Jashtëm Edmond Haxhinasto.

Por, teksa ishte i angazhuar me politikën e ditës në Tiranë, i kishte rënë në sy edhe një detaj tjetër: vajzat e jashtëzakonshme shqiptare.

Këtë, ia përcolli edhe Jeffrey Epstein një ditë më vonë përmes një emaili, duke e njoftuar se ai kishte qenë në vendin tonë.

Sipas arkivave të kohës, Jagland u takua me kryeministrin Berisha, të cilin e uroi për marrjen e kryesimit të radhës së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, raporton topchannel.

Tirana në atë periudhë po vlonte nga debati për zgjedhjen e presidentit, kur Bamir Topi ishte në muajin e fundit të mandatit dhe Sali Berisha nuk i kishte votat e mjaftueshme për të zgjedhur kreun e ri të shtetit në tre raundet e para.

Në konferencën për shtyp të 24 majit 2012, Jagland, i cili kishte qenë më parë edhe kryeministër i Norvegjisë, bëri thirrje për zgjedhjen e një presidenti konsensual.

Një ditë më vonë, mbresat e tij për vendin tonë kishin mbetur te “vajzat e jashtëzakonshme të Tiranës”.

29 vjet nga rënia e tre heronjve, krerët e shtetit me homazhe te përmendorja e Zahiri Pajazitit

31 January 2026 at 12:35


Krerët më të lartë të shtetit të Kosovës, përfaqësues të subjekteve politike, të komunës së Prishtinës, veteranë e familjarë kanë bërë homazhe pranë përmendores së heroit Zahir Pajaziti në Prishtinë, në përvjetorin e rënies së tij dhe bashkëluftëtarëve Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha.

Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, përfaqësues të tjerë institucionalë, kryetari i AAK-së, familjarë e veteran, dhe vendosën lule të freskëta dhe theksuan rëndësinë e sakrificës së tyre për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Presidentja Vjosa Osmani e cilësoi 31 janarin si një nga ditët më me peshë dhe më frymëzuese në historinë e Republikës së Kosovës. Ajo theksoi se rënia e tre heronjve i dha kumtin lirisë dhe frymëzoi një popull të tërë të luftojë kundër mohimit shekullor.

“Në këtë ditë ranë Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha, që të tre heronj të Republikës së Kosovës, duke dhënë kështu kumtin e lirisë dhe duke inspiruar një popull të tërë që të luftojë për lirinë që na ishte mohuar me shekuj. Natyrisht që kjo sakrificë e tyre ka vënë themelet e forta të Republikës së Kosovës, themele në këto që edhe sot qëndron shteti ynë sovran, i pavarur, i cili u ndërtua me gjak, i cili u ndërtua me mund dhe me shumë sakrificë e ndër to, ndër sakrificat më të rëndësishme që vërtet i dhanë peshë lirisë sonë dhe i japin dritë rrugës sonë përpara, ishte edhe sakrifica e Zahir Pajazitit me shokë, të cilët i kujtojmë sot“, tha ajo, raporton KP.

Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti, pasi kujtoi se homazhet u bënë bashkë me presidenten, nënkryetaren e kuvendit, kolegë nga qeveria, aktivistë dhe ish-luftëtarë, e përshkroi Zahir Pajazitin si një luftëtar të paepur dhe një guerilas me aksione tejet të suksesshme.

Sipas tij, forcat serbe i vranë më 31 janar 1997, sepse ishin të tmerruara nga veprimtaria e tyre.

“Aq shumë ishin tmerruar forcat armike të Serbisë nga Zahir Pajaziti, saqë vetëm kurthi, pusia, prita mund t'ju jepte shans forcave okupatore që ta eliminonin Zahir Pajazitin. Rënia e tyre i dha një hov të jashtëzakonshëm edhe vetëbesimit popullor, por gjithashtu edhe shtimit të radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ashtu qysh nuk mund ta mësojmë e kuptojmë historinë tonë më të re pa Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ngjashëm nuk mund ta kuptojmë e mësojmë edhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës pa figurën e jashtëzakonshme të komandantit Zahir Pajaziti. Në çdo janar ne i përkujtojmë ata, i kujtojmë ata në mënyrë që t'ia kujtojmë e përkujtojmë vetes sonë çmimin e lartë që kemi paguar për shtetin që kemi dhe lirinë që gëzojmë, por në të njëjtën kohë edhe për të shprehur zotimin tonë për përgjegjësitë më të larta shtetërore që kemi, se do të vazhdojmë rrugës së dëshmorëve dhe martirëve të kombit, gjaku i të cilëve është në themelet e Republikës së Kosovës. “, tha ai.

Edhe nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, i cilësoi tre heronjtë si figura themeltare të rezistencës së armatosur dhe të UÇK-së. Ajo theksoi se Zahir Pajaziti ishte një nga ideatorët dhe organizatorët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ylli i “Home Alone”, Catherine O'Hara kishte një diagnozë të rrallë: Çfarë është situs inversus?

31 January 2026 at 12:29


Aktorja kanadeze-amerikane Catherine O'Hara, e njohur më së miri për rolin e saj në filmin "Home Alone", ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare. Agjencia e saj tha se ajo vdiq pas një sëmundjeje të shkurtër, por detajet nuk u bënë të ditura. Aktorja kishte folur më parë për diagnozën e saj.

Konkretisht, asaj iu diagnostikua situs inversus, një gjendje e rrallë kongjenitale në të cilën organet në gjoks dhe bark janë në pozicione shëmbëlltyre pasqyre në krahasim me anatominë normale.

Klinika e Clevelandit deklaron se një në 10,000 njerëz ka situs inversus, dhe kjo gjendje është më e zakonshme tek burrat.

Foto: Getty Images

O'Hara rrallë fliste për gjendjen e saj, por në një intervistë tha se iu desh të testohej për tuberkuloz kur djali i saj ishte në kopësht. Gjatë testeve paraprake, ajo bëri një radiografi të kraharorit, e cila zbuloi situs inversus.

"Jam një e çuditshme! E dua mjekësinë perëndimore, thjesht nuk dua të jem pjesë e saj", tha ajo, duke shtuar se donte ta injoronte diagnozën e saj dhe nuk donte ta mbante mend emrin e saj.

"Njerëzit do të mendojnë se jam injorante ngaqë nuk e di këtë, por disi nuk dua ta di sepse nuk e dija më parë", tha ajo.

Tek njerëzit me situs inversus, atriumi i majtë i zemrës dhe mushkëria e majtë janë në anën e djathtë të trupit. Mëlçia është në të majtë në vend të së djathtës, dhe stomaku dhe shpretka janë në anën e djathtë të trupit në vend të së majtës. /Telegrafi/

Abdixhiku: Do të dëshiroja që kjo ditë të shënohet me maturitet politik, me debate të hapura

31 January 2026 at 12:18


Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku para se të hynte në mbledhjen partisë, saktësisht në Kuvendin e punës së LDK-së tha se do të dëshironte që kjo ditë të shënohet me maturitet politik, me diskutime dhe debate të hapura.

Abdixhiku thekoi se le të jetë kjo një standard i mirë, i mbarë jo vetëm për LDK-në, por edhe për partitë tjera.

“I siguroj të gjithë anëtarësinë e LDK-së se nga kjo ditë do të dalim edhe më të unifikuar, më të fortë, edhe më të gatshëm për të ardhmen e mirë që na pret përpara”, tha ai.

Abdixhiku tha se me debat, me diskutime dhe në fund me shumicë votash e përcaktojnë faktin politik.

Ai tutje tha Kuvendi është organi më i lartë i partisë dhe ka të drejtë të vendos çdo gjë.

“Kuvendi vendos për të ardhmen politike të LDK-së dhe të secilit”, tha ai, kur u pyet për kandidaturën e Avdullah Hotit.

Ndërkaq, lidhur me kritikat për mos qartësim të agjendës, Abdixhiku tha se ky është niveli më i lartë demokratik dhe mund të gjejnë kritika për gjëra të parëndësishme. /Telegrafi/

“E kam vëlla”, zyrtari i Besiktasit befasohet me fjalët që Rashica tha për Asllanin

31 January 2026 at 12:17


Mesfushori shqiptar Kristjan Asllani e kompletoi mbrëmë (e premte) transferimin te gjiganti turk Besiktas.

Asllani u transferua në elitën e futbollit turk në formë huazimi nga Interi, pas një aventure jo aq të mirë me Torinon.

Te Besiktasi, Asllani e ka gjetur edhe yllin kosovar Milot Rashica me të cilin ndau disa momente së bashku gjatë seancës së tij të parë stërvitore.

Aty ra në sy edhe komunikimi i Rashicës me një zyrtar të Besiktasit, me këtë të fundit që e pyeti yllin vushtrrias se a e njeh Asllanin.

“E njeh? E ke shok?”, ishte pyetja e zyrtarit të Besiktasit, teksa nuk vonoi përgjigja e Rashicës i cili i tha “Jo, e kam vëlla”.

Vlen të theksohet se Besiktasi mban gjithashtu opsionin për blerjen përfundimtare të kartonit të Asllanit, në rast se ky i fundit bën paraqitje të mira në Turqi./Telegrafi/

❌
❌