Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 December 2025Lajme Kosove

Franca riafirmon mbështetjen e saj për sovranitetin e Danimarkës dhe Grenlandës

23 December 2025 at 13:00

Presidenti francez Emmanuel Macron riafirmoi të martën mbështetjen e vendit të tij për sovranitetin dhe integritetin territorial të Danimarkës dhe Grenlandës.

Duke iu referuar vizitës së tij në kryeqytetin e Groenlandës, Nuuk, qershorin e kaluar, Macron tha se Groenlanda “i përket popullit të saj”, ndërsa Danimarka “është garantuesja e saj”.

“E lidh zërin tim me atë të evropianëve për të shprehur solidaritetin tonë të plotë”, tha ai në kompaninë amerikane të mediave sociale X.

Franca, shtoi Macron, mbetet e përkushtuar për të mbështetur të drejtën ndërkombëtare dhe për të mbështetur partnerët e saj evropianë në ruajtjen e integritetit territorial.

Më herët, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se Jeff Landry, guvernatori i Luizianës, do të shërbejë si i dërguari special i SHBA-së në Grenlandë.

Trump shkroi në platformën e tij Truth Social se Landry e njeh “sa thelbësore është Groenlanda” për sigurinë kombëtare të SHBA-së dhe do të përparojë fuqishëm interesat e vendit për të siguruar sigurinë e aleatëve dhe të botës në përgjithësi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Franca riafirmon mbështetjen e saj për sovranitetin e Danimarkës dhe Grenlandës appeared first on Sinjali.

PZAP e gjobit me 20 mijë euro Listën Serbe

23 December 2025 at 12:48

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka gjobitur me 20 mijë euro subjektin politik Lista Serbe, për shkelje të Kodit të Etikës dhe Mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore.

Sipas vendimit të PZAP-së, ankesa është paraqitur nga subjekti politik Kosovski Savez, i cili ka pretenduar se në komunën e Leposaviqit, në disa lokacione të ndryshme, Lista Serbe ka vendosur materiale propagandistike në kundërshtim me ligjin. Për këto pretendime, Lista Serbe nuk ka dorëzuar përgjigje ndaj ankesës.

Paneli ka vlerësuar se ankesa është e bazuar, duke theksuar se ankuesi ka bashkëngjitur fotografi si dëshmi të vendosjes së materialeve promovuese. Sipas vendimit, materialet ishin vendosur në hapësira publike, përfshirë shtylla elektrike, parqe, stacione autobusi, mbikalime, trafo-stacione elektrike dhe rrugë publike.

Në arsyetim thuhet se vendosja e materialeve promovuese pa leje të organeve kompetente përbën shkelje të legjislacionit zgjedhor. PZAP ka obliguar Listën Serbe që menjëherë t’i largojë posterët dhe materialet e tjera zgjedhore, duke paralajmëruar se moszbatimi i këtij vendimi mund të sjellë sanksione shtesë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post PZAP e gjobit me 20 mijë euro Listën Serbe appeared first on Sinjali.

Ambasadori britanik takohet me kryetarin e KQZ-së: U impresionova nga profesionalizmi i stafit

23 December 2025 at 12:41

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, është takuar sot me kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Hargreaves ka thënë se është impresionuar nga profesionalizmi i stafit të KQZ-së.

“Si gjithmonë, u impresionova nga profesionalizmi i qetë i stafit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kur i vizitova këtë mëngjes”.

“Faleminderit Kreshnik Radoniqit dhe ekipit të tij për përpjekjet e pakursyera që zgjedhjet e ardhshme të zhvillohen në mënyrë të qetë dhe në përputhje me ligjet dhe procedurat e Kosovës”, ka shkruar ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ambasadori britanik takohet me kryetarin e KQZ-së: U impresionova nga profesionalizmi i stafit appeared first on Sinjali.

“Barazi reale, përfaqësim dhe dinjitet për shqiptarët”: Kryediplomatja shqiptare vijon qëndrimin në Maqedoni të Veriut

23 December 2025 at 12:39

Barazi reale, përfaqësim dhe dinjitet.

Këtë kërkoi Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, e cila po qëndron për vizitë në Maqedoni të Veriut ku ka takuar krerët shtetëror dhe përfaqësuesit politik të shqiptarëve.

“Shqipëria mbështet angazhimin konstruktiv e diplomacinë parlamentare si dhe pret zbatim konsekuent të Marrëveshjes së Ohrit, si standard për barazi reale, përfaqësim dhe dinjitet”, tha ajo.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Barazi reale, përfaqësim dhe dinjitet për shqiptarët”: Kryediplomatja shqiptare vijon qëndrimin në Maqedoni të Veriut appeared first on Sinjali.

Dogana e Kosovës sekuestron 380 fishekë në një lokal në Prishtinë

23 December 2025 at 12:14

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se janë sekuestruar 380 fishekë në një lokal në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur me datën 23 dhjetor 2025, ku Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë realizuar një kontroll operativ në një lokal afarist, në kuadër të veprimeve të rregullta për parandalimin dhe luftimin e kontrabandës.

“Gjatë kontrollit në lokal dhe në një automjet të ndërlidhur me rastin, janë gjetur dhe sekuestruar gjithsej 350 fishekë 9 mm për armë të shkurtër (pistoletë) dhe 30 fishekë kalibri 70 mm për armë gjuetie, për të cilat dyshohet se janë mbajtur në kundërshtim me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Rasti është njoftuar tek Prokuroria kompetente dhe i është dorëzuar Policisë së Kosovës për hetim të mëtejshëm sipas procedurave ligjore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dogana e Kosovës sekuestron 380 fishekë në një lokal në Prishtinë appeared first on Sinjali.

ATK: Zyrtari i arrestuar është pezulluar nga puna

23 December 2025 at 12:02

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se e kanë pezulluar nga puna zyrtarin që u arrestua.

“Pas njoftimit të Policisë së Republikës së Kosovës lidhur me arrestimin e një zyrtari të Administratës Tatimore të Kosovës, i dyshuar për vepër penal, ATK ka vepruar menjëherë në përputhje me kornizën ligjore në fuqi. Zyrtari i përfshirë është pezulluar nga detyra deri në përfundimin e procedurave nga organet kompetente të drejtësisë.”

“Administrata Tatimore e Kosovës rithekson se integriteti institucional dhe respektimi i ligjit janë parime thelbësore të punës së saj. ATK mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe adresimin e çdo forme të keqpërdorimit dhe korrupsionit, me qëllim ruajtjen e transparencës dhe besimit të qytetarëve dhe tatimpaguesve. ATK thekson se mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të vazhdueshëm me institucionet e rendit dhe drejtësisë, në këtë dhe në çdo rast tjetër ku ka dyshime për shkelje të ligjit.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post ATK: Zyrtari i arrestuar është pezulluar nga puna appeared first on Sinjali.

Përjashtohen gjashtë deputetët e PD-së pas kaosit në Kuvend

23 December 2025 at 11:37

Sekretariati i Etikës vendosi këtë të martë të përjashtojë me 30 ditë 6-të deputetë të PD pas kaosit që krijuan të enjten në seancën plenare.

Masa ndëshkuese për:

1-Belind Këlliçi

2-Fidel Kreka

3-Albana Vokshi

4-Flamur Noka

5-Elda Hoti

Klevis Balliu

Kurse për 24 të tjerë, Etika vendosi tërheqje vëmendjeje, shkruan Abcnews.

Sekretariati i Etikës u mblodh me kërkesë të Partisë Socialiste dhe tashmë pas ndëshkimit, sherrxhinjtë e Parisë Demokratike nuk do mund të marrin pjesë në jetën parlamentare për 30 ditë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Përjashtohen gjashtë deputetët e PD-së pas kaosit në Kuvend appeared first on Sinjali.

Ekskluzive: Ky është personi i dytë i arrestuar për “krim të organizuar, rrëmbim, armëmbajtje pa leje” në Pejë

23 December 2025 at 11:28

Një operacion i zhvilluar dje në qytetin e Pejës për “krim të organizuar, rrëmbim, armëmbajtje pa leje” ka rezultuar edhe me arrestimin e personit të dytë.

Gazeta Sinjali merr vesh ekskluzivisht se i arrestuar ka mbetur edhe Ymer Loci.

Operacion është realizuar në bazë të një urdhri për kontroll, dhe ishte i fokusuar në dyshimet për kryerjen e veprave penale, si: krim i organizuar, rrëmbim dhe armëmbajtje pa leje

I arrestuar për të njëjtin rast ka mbetur edhe Rifa Halitaj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive: Ky është personi i dytë i arrestuar për “krim të organizuar, rrëmbim, armëmbajtje pa leje” në Pejë appeared first on Sinjali.

QKMK paralajmëron bllokadë të rrugës afër kufirit Kosovë–Serbi, apelon qytetarët të përdorin rrugë alternative

23 December 2025 at 11:06

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka njoftuar se nesër, më 24 dhjetor është paralajmëruar një bllokadë e rrugës nga banorët lokalë në segmentin rrugor të fshatit Kastrat të Kurshumlisë të Serbisë.

Nga QKMK, qytetarëve i është bërë thirrje që të shfrytëzojnë rrugë të tjera me qëllim të evitimit të pengesave në rrugë.

Njoftim:

Duke u bazuar në burimet e hapura-mediat online, më datë, 24 Dhjetor 2025, është paralajmëruar bllokadë e rrugës, nga banorët lokal në segmentin rrugor, në fshatin Kastrat të Kurshumlisë (SRB), nga ora 11.50 deri në ora 15.50.

Ju inkurajojmë, që të shfrytëzoni rrugë tjera, me qëllim të evitimit të pengesave në rrugë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post QKMK paralajmëron bllokadë të rrugës afër kufirit Kosovë–Serbi, apelon qytetarët të përdorin rrugë alternative appeared first on Sinjali.

"Kush merr përgjegjësi", llogaria e Kushtrim Kelanit me reagim të fortë pas rikthimit të Toneyt

23 December 2025 at 13:00


Rikthimi i papritur i Toneyt në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, vetëm pak ditë pas eliminimit, ka shkaktuar trazira brenda dhe jashtë lojës.

Vendimi për rikthimin e tij u mor nga miqtë e ngushtë, Benita Zena, Ardit Stafaj dhe Labinot Rexha, të cilët pas daljes së Toneyt, u treguan tepër emocionalë, por vendosën unanimisht ta rikthejnë në garë.

Lidhur me këtë lëvizje, disa banorë si Londrimi, Hygerta dhe Klodi shprehën pakënaqësitë e tyre, ndërsa Kushtrim Kelani komentoi me sarkazëm: “Me këtë logjikë ‘hyr-dil’, do të mbesim në Big Brother deri në korrik".

Por pakënaqësitë nuk kanë mbetur vetëm brenda shtëpisë.

Llogaria e Kushtrimit në Instagram, e menaxhuar nga familjarët publikoi një reagim të fortë, duke kërkuar llogari publike nga produksioni.

Në postimin e tyre, ata ngritën disa pyetje të hapura për situatën.

"1. Çfarë përgjegjësie merr produksioni për mijëra SMS-a që kemi dërguar, të cilat rezultuan sikur të mos ishin dërguar fare, pa asnjë ndikim real në rezultat?

2. Nëse do të ishte eliminuar Kushtrimi spo cilido banor tjetër, a do të vlente i njëjti rikthim për të gjithë, që herën tjetër ne, si mbështetës, të dimë nëse ka apo jo kuptim të shpenzojmë para?

3. Si është e mundur që u anashkalua plotësisht situata ku Labinot Rexha e denigroi rëndë Kushtrimin, duke e etiketuar si serb/sllav dhe duke ia deformuar emrin në 'Kushiq'?

Kjo situatë u trajtua gjerësisht në media portale dhe mijëra komente të shikuesve, ndërkohë që për raste shumë më të lehta janë dhënë zarfe të zeza dhe eliminim direkt". /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Shkyçje emergjente e transformatorit në Prizren, qytetarët paralajmërohen për ndërprerje të energjisë

23 December 2025 at 12:52


KOSTT ka njoftuar qytetarët që furnizohen nga transformatori energjetik TR3 në Nënstacionin Prizren 1 për një shkyçje emergjente, e cila është e nevojshme për të kryer punimet dhe eliminuar problemet e paraqitura në transformatorin e fuqisë T3 (110 kV/10 kV).

Gjatë kryerjes së punimeve, të cilat pritet të zgjasin rreth 4 orë, një pjesë e qytetarëve dhe institucioneve që furnizohen nga NS Prizren 1 do të mbeten pa energji elektrike, me një reduktim të parashikuar rreth 30 MW.

KOSTT kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe falënderon për durimin gjatë kryerjes së punimeve, duke theksuar se ndërhyrja është e domosdoshme për sigurimin e furnizimit të vazhdueshëm dhe stabil të energjisë elektrike. /Telegrafi/


Polonia ngriti aeroplanët, sistemet e mbrojtjes u vunë në gatishmëri të shtuar - pasi Rusia nisi sulmet ajrore pranë kufirit të saj në Ukrainë

23 December 2025 at 12:51


Aeroplanë luftarakë polakë dhe të aleatëve u vendosën në gatishmëri mëngjesin e së martës pasi Rusia nisi sulme ajrore drejt Ukrainës perëndimore, pranë kufirit të Polonisë, thanë forcat e armatosura.

"Aeroplanët luftarakë u ngritën në ajër, dhe sistemet e mbrojtjes ajrore tokësore dhe të zbulimit me radar u vunë në gatishmëri të shtuar", tha komanda operative e forcave të armatosura të Polonisë në X, përcjell Telegrafi.

"Këto masa janë të natyrës parandaluese dhe synojnë sigurimin dhe mbrojtjen e hapësirës ajrore, veçanërisht në zonat ngjitur me rajonet e kërcënuara".

Ky veprim vjen pak muaj pasi Polonia mbylli hapësirën e saj ajrore ndërsa forcat ajrore ngritën aeroplanë në ajër në përgjigje të një sulmi rus ndaj Kievit në shtator, shkruan Sky News.

Polonia është detyruar të vendosë aeroplanët e saj në disa raste që kur Rusia pushtoi Ukrainën.

Kujtojmë se Rusia ka intensifikuar sulmet e saj në rajonin jugor ukrainas të Odesas, duke shkaktuar ndërprerje të gjera të energjisë dhe duke kërcënuar infrastrukturën detare të rajonit.

Zëvendëskryeministri ukrainas Oleksiy Kuleba tha se Moska po kryente sulme "sistematike" në rajon.

Javën e kaluar, ai paralajmëroi se fokusi i luftës "mund të jetë zhvendosur drejt Odesas".

Presidenti Volodymyr Zelensky theksoi se sulmet e përsëritura ishin një përpjekje nga Moska për të bllokuar qasjen e Ukrainës në logjistikën detare. /Telegrafi/

Nga janari do të shtrenjtohet energjia elektrike në Maqedoni

23 December 2025 at 12:49


Komisioni Rregullator për Energjetik ka vendosur që çmimi i energjisë elektrike në bllokun e parë të rritet me 2.45% nga 1 janari 2026, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për bllokun e dytë, KRRE njofton se rritja përfundimtare është 2.87%, ndërsa për bllokun e tretë, rritja e çmimit do të jetë 3.32%.
Për tarifën e lirë të energjisë elektrike, KRRE njoftoi se do të rritet me 2.50%.

"63.86% e amvisërive kanë konsum vetëm në bllokun e parë dhe në një tarifë të lirë. Kjo është 517.400 familje. 20.97% ose 169,900 amvisëri kanë konsum në bllokun e parë dhe të dytë, ndërsa 1.73% e familjeve kanë konsum në tre blloqet", njoftoi kryetari i KRRE-së, Marko Bislimoski.

Si rezultat i uljes së tarifës së rrjetit, shton Bislimoski, këto janë përqindjet për çmimin përfundimtar të energjisë elektrike.
"Për një amvisëri që ka konsum vetëm në bllokun e parë prej 210 kilovat/orë, fatura mujore rritet me 57 denarë. Për amvisëritë me konsum në bllokun e parë dhe bllokun e dytë, fatura rritet me 70 denarë", shtoi Bislimovski./Telegrafi/

Ambasadori britanik, Hargreaves: Stafi i KQZ-së i përkushtuar për zgjedhje të ligjshme dhe transparente

23 December 2025 at 12:48


Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, vizitoi sot Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke shprehur vlerësimin për profesionalizmin dhe përkushtimin e stafit gjatë përgatitjeve për zgjedhjet e përgjithshme që priten të mbahen së shpejti.

Gjatë vizitës, ambasadori Hargreaves falënderoi Kreshnik Radoniqin dhe ekipin e tij për përpjekjet e palodhshme që të sigurohet një proces zgjedhor i rregullt dhe në përputhje me ligjet dhe procedurat e Kosovës.

“Si gjithmonë, jam impresionuar nga profesionalizmi i qetë i stafit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve gjatë vizitës së sotme. Faleminderit Kreshnik Radoniqi dhe ekipit të tij për përkushtimin e tyre të vazhdueshëm për të siguruar që zgjedhjet e ardhshme të kryhen në mënyrë të qetë dhe ligjore”, ka shkruar ambasadori.

Deklarata e tij vjen në një kohë kur institucionet zgjedhore po përgatiten intensivisht për të garantuar transparencë dhe rregullsi në procesin zgjedhor. /Telegrafi/


Dy mbrojtësit nga Liga Premier i ofrohen Barcelonës në formë huazimi

23 December 2025 at 12:47


Barcelona po lëviz me kujdes në afatin kalimtar të janarit, duke shqyrtuar mundësitë për të mbuluar mungesën afatgjatë të Andreas Christensen.

Klubi mund të përdorë deri në 80% të pagës së danezit për të sjellë një lojtar, por çdo transferim duhet të jetë cilësor, konkurrues për një vend titullari dhe financiarisht i qëndrueshëm.

Sipas Diario Sport, dy emra nga Liga Premier janë ofruar për huazim: Nathan Ake nga Manchester City dhe Axel Disasi nga Chelsea.

Nathan Ake kërkon më shumë minuta në fushë për të siguruar një vend në Kombëtaren e Holandës për Kupën e Botës. Ai mund të luajë si qendërmbrojtës i majtë ose mbrojtës i djathtë, por City preferon një marrëveshje të përhershme dhe ka interes nga klube të tjera të Ligës Premier.

Axel Disasi, i cili sezonin e kaluar shkëlqeu te Aston Villa si i huazuar, dëshiron të luajë rregullisht për të rritur shanset e tij për Kupën e Botës. Milani ka shfaqur interes për mbrojtësin francez, por ai po pret për një mundësi konkrete të transferimit te Barcelona.

Brenda ekipit, Barça po shqyrton gjithashtu alternativa të tjera: transferimin e Eric Garcias në qendër të mbrojtjes dhe dhënien e më shumë minutave në mesfushë nga Marc Bernal. Kthimi i pritur i Gavi-t në shkurt dhe progresi i Ronald Araújo-s në stërvitje më 29 dhjetor mund të ndikojnë në çdo vendim për nënshkrime të reja në mbrojtje.

Klubi mbetet vigjilent, duke monitoruar të gjitha opsionet në rast se shfaqen pengesa të mëtejshme në repartin defensiv para fundit të shkurtit. /Telegrafi/

Kastrati dhe stafi i komunës sjellin gëzim për fëmijët në prag të Vitit të Ri

23 December 2025 at 12:42


Me rastin e festave të fundvitit 2025, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, së bashku me mësimdhënësit dhe prindërit, organizuan një aktivitet të veçantë për fëmijët e komunës, duke sjellë buzëqeshje dhe atmosferë festive në prag të Vitit të Ri.

Gjatë aktivitetit, fëmijët u pritën me dhurata simbolike, argëtim dhe programe artistike të përgatitura posaçërisht për ta. Kryetari Kastrati uroi të gjithë fëmijët dhe familjet e tyre për shëndet dhe suksese në vitin e ardhshëm, duke theksuar rëndësinë e kujdesit dhe investimit në mirëqenien e brezit të ri.

“Fëmijët janë e ardhmja e komunitetit tonë, dhe institucioni do të vazhdojë të mbështesë iniciativa që synojnë edukimin, argëtimin dhe zhvillimin e tyre”, tha Kastrati.

Prindërit dhe të pranishmit vlerësuan nismën si një gjest domethënës që forcon frymën e solidaritetit dhe festës në komunitet. Aktiviteti u mbyll me duartrokitje dhe urime për festa të mbara. /Telegrafi/


Janevska: Nuk do të ketë pushim të parakohshëm dimëror për shkak të ajrit të ndotur

23 December 2025 at 12:37


Nxënësit do të vijojnë mësimin deri në fund të muajit dhe pastaj shkojnë në pushim dimëror. Nuk do të ketë më herët pushim për shkak të ndotjes së ajrit. E pyetur nëse për shkak të ndotjes së ajrit MASH mendon për përfundim të parakohshëm të gjysmëvjetorit të parë të vitit shkollor 2025/2026, ministrja Vesna Janevska deklaroi sot se mbeten edhe pak ditë deri në pushim.

Siç tha, në këtë moment nuk kanë informacione se shëndeti i tyre është rrezikuar dhe se nuk është problem nëse për shkaqe shëndetësore mungojnë një-dy ditë nga mësimi. Por, shtoi, duhet të mënjanohet dukuria negative nga e kaluara kur për shkaqe të ndryshme janë shkurtuar ditët e shkollës.

“Më vjen keq që duhet të bëj krahasim të përafërt, por në disa vende evropiane, fëmijët, edhe kur kanë grip, si në kopshte ashtu edhe në shkollë, shkojnë në mësim për sa kohë që shëndeti i tyre nuk është i rrezikuar. E them këtë për shkak të komenteve se fëmijët tanë mësojnë shumë dhe janë të ngarkuar. Jo, nuk janë. Nëse shëndeti i tyre është në rrezik, sigurisht, mjekët dhe prindërit do të vendosin për këtë, por nëse nuk është asgjë serioze, mendoj se edhe nëse mungojnë për një ose dy ditë, nuk është problem. Dhe do të ishte problem, siç ndodhi në të kaluarën, të shkurtohen ditët e mësimit, që nxënësit të mungojnë sepse prindërit e tyre i çojnë në pushime më të lira, për t’u përgatitur për provim me shkrim, etj. Do të duhet të fillojmë ngadalë të eliminojmë këto fenomene negative.

Por gjithmonë do të vendosim në favor të shëndetit të tyre. Në këtë moment, nuk kemi informacione se shëndeti i tyre është i rrezikuar”, tha Janevska, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve gjatë vizitës në Fakultetin Ekonomik në UKIM.

Google po punon për të sjellë sugjerime kontekstuale në çdo telefon të mençur Android

23 December 2025 at 12:35


Familja Pixel 10 e Google ka një mori veçorish ekskluzive të softuerit, dhe njëra prej tyre quhet Magic Cue.

Tani një raport i ri thotë se Google po e sjell këtë funksionalitet në të gjithë telefonat inteligjentë Android si Sugjerime Kontekstuale.

Siç nënkupton edhe emri, kjo do të thotë që do të merrni "sugjerime të dobishme nga aplikacionet dhe shërbimet tuaja", të cilat bazohen në aktivitetet dhe vendndodhjet tuaja rutinë.

Shembujt që Google jep në përshkrimin e veçorisë janë: "aplikacioni juaj i muzikës mund të sugjerojë një listë dëgjimi në palestër që e dëgjoni shpesh gjatë stërvitjes suaj në mbrëmje" dhe "nëse shpesh transmetoni lojëra sportive në televizorin e dhomës së ndenjes të shtunave, pajisja juaj mund të sugjerojë transmetimin në kohën e duhur".

Këto sugjerime funksionojnë në një hapësirë të koduar në telefonin tuaj, dhe të dhënat e përdorura për to nuk ndahen kurrë me aplikacionet ose Google, dhe nuk dalin kurrë nga pajisja juaj (përveç nëse i ndani këto të dhëna për ndonjë qëllim tjetër).

Ju mund t'i fshini këto të dhëna kurdo që dëshironi, dhe si parazgjedhje ato fshihen automatikisht pas 60 ditësh, transmeton Telegrafi.

Mënyra se si funksionon e gjithë kjo është se aktiviteti i pajisjes dhe të dhënat e vendndodhjes ruhen në hapësirën e enkriptuar për të cilën folëm më parë, dhe në atë hapësirë, AI mëson nga të dhënat dhe bën parashikime rreth asaj që mund të jetë e dobishme.

Aplikacionet dhe shërbimet nuk mund t'i shohin të dhënat që përdor AI, por mund t'i përdorin parashikimet për t'ju ofruar sugjerime në kohë.

Sugjerimet Kontekstuale po shfaqen për disa përdorues si pjesë e versionit më të fundit beta të aplikacionit Shërbimet Google Play, por nuk janë të disponueshme për të gjithë ata që janë në atë program beta, kështu që është qartësisht ende një test i kufizuar.

Kur ta merrni, do ta gjeni në Cilësimet > Google (ose shërbimet Google) > Të gjitha shërbimet > Të tjera. /Telegrafi/

Ky mega-aeroport në Poloni pritet të bëhet një nga qendrat më të mëdha të transportit në Evropë

23 December 2025 at 12:33


Mega-aeroporti i planifikuar prej kohësh i Polonisë do të hapet në vitin 2032 me një emër të ri: Port Polska.

Qendra e transportit, e vendosur midis Varshavës dhe qytetit më të vogël të Łódź-it, shpreson të mirëpresë 40 milionë pasagjerë çdo vit.

Kjo e vendos atë në të njëjtën kategori me aeroportet si London Heathrow dhe Stamboll, transmeton Telegrafi.

Projekti mori miratimin në vitin 2017, por progresi është penguar nga një skandal korrupsioni që përfshin qeverinë e mëparshme.

Kryeministri aktual polak, Donald Tusk, i cili u zgjodh në vitin 2023, është zotuar t'i japë skemës "një fillim të pastër".

Ai më parë tha se aeroporti do të "revolucionarizojë plotësisht udhëtimin në të gjithë vendin dhe më gjerë".

Port Polska parashikohet si një portë hyrëse për në Evropë dhe si një nga qendrat më të mëdha të transportit në rajon.

Autoritetet kanë caktuar 131 miliardë zloty polakë (30 miliardë euro) për ndërtimin, i cili do të fillojë në vitin 2026.

Mega-aeroporti është cilësuar si një ndryshim rrënjësor për udhëtimet në rajon. Fluturimet do të lidhen me destinacione kryesore ndërkombëtare, ndërsa shërbimet hekurudhore me shpejtësi të lartë do të ofrojnë një mundësi ndalimi fluturimi për udhëtarët për të arritur në qytete kyçe si Kraków, Gdańsk dhe Wrocław.

Rreth 40 përqind e pasagjerëve pritet të mbërrijnë në aeroport me tren, veçanërisht nga Varshava, gjë që do të zgjasë rreth 20 minuta. Do të ketë gjithashtu një sistem autostradash që lidhet me pjesën tjetër të vendit.

"Aeroplanë nga e gjithë bota, 24/7; qendra më e madhe e transportit në rajon; rrjeti më i shpejtë hekurudhor në Evropë - kjo është ajo që po ndërtojmë", tha Tusk javën e kaluar.

Ai shtoi se projekti meritonte një "fillim të pastër". I quajtur fillimisht Centralny Port Komunikacyjny (CPK), aeroporti ishte i lidhur me akuza për korrupsion.

Raportet zbuluan se partia e mëparshme populiste në pushtet shiti 160 hektarë tokë çelës për ndërtimin e qendrës së transportit një kompanie private.

Një truall i gjerë toke prej 2,585 hektarësh është miratuar për ndërtim. Aeroporti do të hapet me dy pista paralele me gjatësi rreth 4,000 metra. Një e treta dhe ndoshta e katërta pritet të shtohen më vonë.

Ngjitur me pistat e uljes do të jetë një terminal pasagjerësh dhe një stacion hekurudhor.

Projektimi i qendrës së transportit po drejtohet nga studioja arkitekturore britanike Foster + Partners.

Ata po planifikojnë një shesh ndërrimi në anë të tokës "të gjallëruar nga gjelbërimi i harlisur dhe i mbushur me dritë natyrale".

Kjo hapësirë do të bashkojë tre mënyrat kryesore të transportit - ajrin, hekurudhorin dhe rrugën - dhe do të veprojë si një vend ku njerëzit mund të mblidhen para se të udhëtojnë ose ndërsa presin të mirëpresin vizitorët. /Telegrafi/

In Memoriam: Chris Rea (1951-2025) - i lodhur nga jeta, por gjithmonë optimist

23 December 2025 at 12:33


Çdo muzikant do të ndihej krenar po të kishte shkruar këngë gjysmë të bukura dhe prekëse si të tijat.

Nga: Neil McCormick, kritik i muzikës / The Telegraph (titulli: Chris Rea winced when I mentioned his hits. He shouldn’t have)
Përkthimi: Telegrafi.com

Chris Rea ishte me të vërtetë këngëtar, tekstshkrues dhe kitarist i madh britanik dhe, për më tepër, një njeri vërtet i mrekullueshëm. Nëse jeni rrugës për në shtëpi për Krishtlindje, ose i ngujuar në trafik duke shkuar për të vizituar familjen, ka shumë gjasa të pëshpëritni një këngë të Chris Reas. Por, kishte diçka më shumë te Rea - i cili ka vdekur në moshën 74-vjeçare - sesa hitet e tij. Një herë kalova një pasdite me të në studiot “Abbey Road”, në vitin 2016, duke xhiruar një emision televiziv, dhe u mahnita nga mirësjellja e tij, përulësia, humori, filozofia e tij e lodhur nga jeta, por prapë optimiste, dhe pasioni i tij i dukshëm për art dhe muzikë.

Ai ishte në siklet kur përmenda hitin e tij të parë të madh, këngën e lehtë disko-romantike, Fool (If You Think It’s Over), por çfarë kishte për t’u ndier në siklet? Është një këngë e mrekullueshme, një klasik absolut, me një melodi të lehtë dhe vargje prekëse për të cilën cilido do të ndihej krenar po ta kishte shkruar. Rea gjithmonë e kishte ndier atë si një mallkim, sepse bëri të kategorizohej gabimisht si baladist sentimental, mesatar, një lloj miksi i lirë verior mes Barry Manilowit dhe Barry Whiteit. Kënga doli në vitin 1978, kur supozohej se panku kishte ndryshuar peizazhin muzikor britanik.

Chris Rea(Foto: Samir Hussein/Redferns)

“Ende njoh gazetarë të cilët nuk më vlerësojnë për shkak të asaj kënge”, tha ai. Epo, ata gazetarë e kanë gabim. Rea ishte talent i jashtëzakonshëm, që shkroi muzikë me përmasë të gjerë, me inteligjencë dhe imagjinatë, duke u ngritur për t’u bërë një superyll stadiumesh në moshën e tij të mesme. “Në ëndrrën time më të bukur, do të isha një muzikant filmi dhe kompozitor klasik”, më tha ai. “Kjo ishte ajo që doja, por ky zë më doli përpara”.

Ah, zëri. Rea kishte zë të ulët, të rëndë, me tone melankolike dhe të mbushur me ndjesinë e një mençurie të fituar me mund, dhe kur vërtet u bazua te zëri, ai gjeti stilin e vet. Por, kur ishte i ri në Midëlsbrou, duke punuar në biznesin familjar të akulloreve dhe duke ëndërruar arratisjen, ndjeu se zëri ishte pengesë për t’u bërë këngëtar. “Nuk kam zërin që do të doja të kisha”, më tha ai. “Është i thellë, i vështirë, e mbush miksin, pengon që daullet të dalin në pak, gjëra të tilla”.

Kur ishte 21 vjeç, dëgjoi në radio një këngë të vjetër bluz të Charlie Pattonit dhe ajo e mahniti. “Tingëllonte sikur të ishte xhaxhai im”, mendoi ai. Gjëja tjetër që i tërhoqi vëmendjen qe kitara vajtuese. “Ishte tingulli i mjegullt ai që më dridhi”. Një mik muzikant i shpjegoi se ishte kitara bottleneck [interpretim me slide/slajd - shufër çeliku]. “Dy ditë më vonë isha pronar krenar i një kitare Hofner. Nuk kishte bottleneck në dyqanet muzikore të Midëlsbrou, ndaj përdora një nga shishet e llakut të thonjve të motrës së madhe. Ishte rozë metalike dhe u bë slajdi im për dy vjet”.

Rea ishte fillestar i vonshëm, por mësonte i shpejtë. Formoi një grup të quajtur Beautiful Losers - emër i marrë nga një roman i Leonard Cohenit, që ishte “aty ku unë isha mendërisht”. Heronjtë e tij muzikorë përfshinin artistët origjinalë të bluzit, si Blind Willie Johnson dhe Sister Rosetta Tharp, dhe kitaristët Ry Cooder, Joe Walsh dhe Eric Clapton.

Por, Fool (If You Think It’s Over) e futi atë në një rrugë të çuditshme, si një djalosh i pashëm me një zë tërheqës, dhe me një aftësi për të shkruar melodi të rrjedhshme dhe tekste që kanë mendim. “Drejtuesit e kompanisë diskografike donin vetëm zërin. Nuk mund të shkoja përtej kësaj”, më tha ai. Kishte një opinion edhe më të keq për drejtuesit e industrisë muzikore sesa për gazetarët. “Janë tmerrësisht të neveritshëm”, më tha me një buzëqeshje. “Nuk ka fjalë tjetër për ta, sepse kam kaluar një çerek shekulli me njerëz që më gënjejnë”.

Chris Rea(Foto: George Wilkes Archive/Hulton Archive)

Rea për shumë vite pati një karrierë mesatare, i tallur nga kritikët muzikorë dhe i nxitur nga drejtuesit e kompanive diskografike për të krijuar vazhdimësi të hitit të tij të vetëm ndërkombëtar. Megjithatë, në fund të të tridhjetave e gjeti disi ritmin e vet - me një stil më bluz, më të rëndë dhe më të pasur që nxori në pah mendimin dhe mjeshtërinë e tij. The Road to Hell ishte albumi që e shndërroi në superyll - kënga kryesore ishte një këngë ogurzezë dhe e zymtë për ngecjen në trafik. Ai e dinte saktësisht ku i erdhi ideja për këngën: “Në [rrugën] M4 kthehesh për të shkuar në M25, duke dalë nga Londra. Duhet të vendosin një pllakë të kaltër aty”.

I ngecur në trafik për katër orë e gjysmë, këngën e kompozoi në kokë duke përmbledhur gjendjen e çdo udhëtari të bllokuar, por duke i shtuar një frymë gospeli, thuajse kërkonte shpëtim nga ky ferr automobilistik. Kompania e tij diskografike fillimisht e refuzoi (“Kam një faks nga një prej ‘djemve të mëdhenj’ që thotë se Road to Hell do të dalë veç mbi trupin tim të vdekur”), por Rea nguli këmbë. Ajo ia dha atij hitin e parë numër një, në vitin 1989, kur ishte 38 vjeç.

Chris Rea bëri 25 albume në karrierën e tij, dhe pati shumë hite në stile të ndryshme, përfshirë I Can Hear Your Heartbeat, Stainsby Girls, Josephine, On the Beach, Let’s Dance dhe Julia. Pati një hit të madh - tashmë të përhershëm sezonal - në vitin 1988 me Driving Home For Christmas (një nga këngët e preferuara të Krishtlindjes për Cliff Richardin, siç më tha vetë Cliffi një herë).

Është ndoshta ironike që dy nga këngët më të mëdha të Reas ishin për udhëtime të gjata dhe të ngadalta me makinë, sepse ai ishte adhurues dhe koleksionues i makinave të shpejta. Shkroi dhe kompozoi muzikën për La Passione, në vitin 1996 - një film autobiografik për obsesionin e një djali me garat me makina. Ishte gjithashtu një piktor i talentuar në teknikën vaj në pëlhurë, dhe makinat ishin shpesh subjekt i pikturave të tij. Ai më tha se “kreativiteti nuk është talent, është gjendje”. Duhej të mbante veten të angazhuar, gjatë gjithë kohës. “Pikturoj, shkruaj, nuk ka asnjë moment, as edhe gjatë pushimeve familjare, që të mos jem duke bërë diçka”.

Nëse është kështu, gjendja e Reas ishte diçka që adhuruesit e tij e vlerësuan. Por, gjatë jetës vuajti shumë nga shëndeti, me episode të përsëritura të kancerit të pankreasit, ulcera stomaku dhe diabet. Një goditje në tru në vitin 2016 ishte pengesë e përkohshme, por u kthye shpejt në studio dhe në skenë. Pasioni i tij për muzikën dukej se rrezatonte nga ai.

Gjatë pasdites që kaluam së bashku, bëmë një shëtitje nëpër “Abbey Road”, ndërsa ai fliste me entuziazëm për muzikantët e mëdhenj të xhazit dhe bluzit, për stile të ndryshme të interpretimit në kitarë, dhe ndaluam shkurtimisht për të testuar jehonën në një dhomë të vogël ku Beatles (dhe siç theksoi Chris, edhe Cliff Richard) kishin incizuar vokalet. Isha me fat të dëgjoja atë zë të thellë, të rëndë, por ende të pasur, që më kthehej nga muret. Si shumë njerëz, do ta dëgjoj atë zë sërish gjatë Krishtlindjes - dhe për një kohë edhe më të gjatë.

***

Pesë këngët esenciale të Chris Reas

Nga: Ed Power
Përkthimi: Telegrafi.com

1. I Can Hear Your Heartbeat (1983)

I Can Hear Your Heartbeat (1983)

Një nga këngët më të bukura të incizuara ndonjëherë, balada e ndjeshme e Reas fuqizohet nga vokalet që shkaktojnë dhembje përmes butësisë. Edhe pse Rea ishte më krenar për interpretimin e tij në kitarë dhe i shpërfillte hitet e tij pop, I Can Hear Your Heartbeat vërtetoi se kur ai hapte shpirtin, pak kompozitorë mund të shkaktonin emocione kaq të forta.

2. Fool (If You Think It’s Over) (1978)

Fool (If You Think It’s Over) (1978)

Një nga hitet e para të Reas, kjo këngë e ndarjes, thellësisht e çiltër, ishte prezantim i përkryer për një zë njëkohësisht të ashpër dhe ekspresiv, stoik dhe të ndjeshëm. Frymëzuar nga ndarja e motrës së tij, ishte sukses i ngadaltë i cili me kalimin e kohës e hodhi Rean në një nivel yllësie të cilin ai kurrë nuk e kishte kërkuar. U rrit duke ëndërruar të bëhej muzikant bluzi - dhe e kishte shkruar këngën duke e pasur në mendje këngëtarin e gospelit, Al Green. “Është e vetmja këngë ku nuk kam luajtur në kitarë, gjë që tregon diçka për shpirtin e saj. Për më tepër, ishte një hit i madh”, ka thënë ai. “Kështu që nuk kisha çfarë të bëja. Ishte sikur: ‘Ky nuk jam unë’”!

3. On the Beach (1986)

On the Beach (1986)

Kjo elegji medituese u keqkuptua gjerësisht kur u publikua, si një këngë e lehtë për dëgjim - muzikë ashensorësh e zbukuruar me interpretimin mjeshtëror të Reas në kitarë. Në të vërtetë, ishte një letër shpirtërore dashurie për bukurinë e natyrës, frymëzuar nga ishulli i Formenterës dhe kohët e lumtura që kaloi atje me bashkëshorten e tij, Joan. E rrjedhshme si një koktej i shijuar mbi shezlong dhe e ngrohtë si dielli i mbrëmjes, dhimbja e ëmbël e saj i dha cilësinë e një peizazhi të pikturuar me muzikë.

4. The Road to Hell (1989)

The Road to Hell (1989)

Rea nuk e kishte shijuar shumë jetën si yll popi - nuk e pëlqente idenë se ishte aty për të argëtuar publikun, në vend që të komunikonte me ta në një nivel muzikor. Ai i derdhi ato zhgënjime në albumin The Road to Hell - i konsideruar nga shumica si kryevepra e tij - dhe, në veçanti, në këngën me të njëjtin titull që shërben si një paralajmërim kundër paqëndrueshmërisë sociale dhe politikës përçarëse që Rea parashikonte se po vinte.

5. Driving Home for Christmas (1986)

Driving Home for Christmas (1986)

Rea u frymëzua për të shkruar këtë klasik festiv me tinguj bluzi, kur ai dhe bashkëshortja e tij mbetën të bllokuar në dëborë jashtë Notingemit, në dhjetor të vitit 1978. “Na ndodhte shpesh të ngecnim në trafik”, ka thënë ai. “Shikoja shoferët e tjerë, që dukeshin të gjithë po aq të dëshpëruar. Për shaka nisa të këndoj: We’re driving home for Christmas ... Pastaj, sa herë që dritat e rrugës ndriçonin brendësinë e makinës, fillova të shkruaja tekstin”. Në atë kohë, Rea po përpiqej të afirmohej si një muzikant serioz dhe kishte frikë se një këngë për Krishtlindje do ta kategorizonte si artist zbavitës. Vite më vonë, pasi kishte pushtuar industrinë muzikore, i riktheu ato vargje të shkruara dhe krijoi një këngë të zjarrtë dhe plot ndjenja që mbërthen ndjesinë thuajse universale të rikthimit në shtëpi te njerëzit e dashur. Shumica e këngëve moderne të Krishtlindjes shoqërohen me një dozë “boze” - por, këtë herë ishte një reflektim i thellë mbi kënaqësinë e ribashkimit me familjen.

/Telegrafi/

❌
❌