Filmi “Shame and Money” ka rikujtuar përmes një postimi në rrjetet sociale se së shpejti do të nisë shfaqja në kinematë e Kosovës dhe në vende të ndryshme të Evropës.
Përmes njoftimit, ekipi i filmit ka bërë të ditur se qytetet ku do të shfaqet filmi, datat e projeksioneve dhe informacionet për biletat do të publikohen në faqen e tyre në rrjetet sociale.
Publiku është ftuar ta ndjekë këtë faqe për të qenë i informuar për çdo përditësim lidhur me shfaqjet e filmit.
“Shame and Money” është film i regjisorit kosovar Visar Morina, ndërsa detajet për premierat dhe shfaqjet në kinema pritet të bëhen të ditura së shpejti./KultPlus.com
Nëse kjo ndjesi përsëritet shpesh, nuk duhet fajësuar gjithmonë moti: disa gjendje shëndetësore mund të ndikojnë në mënyrën si trupi rregullon temperaturën
Kjo ndjesi e përsëritur mund të mos lidhet vetëm me motin e nxehtë. Në disa raste, shkaku mund të jetë një gjendje shëndetësore që ndikon në mënyrën se si trupi e rregullon temperaturën.
Nëse ju duket vazhdimisht se keni vapë, edhe kur të tjerët përreth jush ndihen krejt rehat, shkaku mund të mos jetë thjesht moti i nxehtë. Ndjesia e mbinxehjes dhe djersitja e shtuar mund të jenë të bezdisshme, sidomos kur nuk e dini çfarë i shkakton. Ndonjëherë arsyeja është krejt e padëmshme, por ndjeshmëria e vazhdueshme ndaj nxehtësisë mund të lidhet edhe me disa gjendje shëndetësore ose me përdorimin e barnave.
Diabeti
Te diabeti, niveli i lartë i sheqerit në gjak mund të dëmtojë me kalimin e kohës enët e gjakut dhe nervat. Kjo mund të ndikojë në djersitje dhe në aftësinë e trupit për të rregulluar temperaturën, duke e bërë vapën më të vështirë për t’u përballuar.
Hipertiroidizmi
Kur gjëndra tiroide prodhon më shumë hormone sesa i nevojiten trupit, mund të shfaqet hipertiroidizmi. Përveç ndjeshmërisë ndaj nxehtësisë, mund të shfaqen djersitje e shtuar, rrahje të shpejta të zemrës, lodhje, dobësi muskulore dhe dridhje të duarve.
Shtatzënia
Gjatë shtatzënisë ndryshojnë metabolizmi dhe qarkullimi i gjakut, ndërsa trupi prodhon më shumë nxehtësi. Për këtë arsye, gratë shtatzëna mund të ndihen më shpesh me vapë dhe ta përballojnë më vështirë temperaturën e lartë.
Menopauza
Afshi i nxehtë është një nga simptomat më të njohura të menopauzës dhe perimenopauzës. Ndjesia e papritur e nxehtësisë zakonisht përhapet në fytyrë, qafë dhe kraharor dhe shpesh shoqërohet me djersitje. Mund të shfaqet edhe gjatë natës dhe të ndikojë në gjumë.
Anhidroza
Edhe mungesa e djersitjes mund ta bëjë më të vështirë përballimin e vapës. Anhidroza është gjendje në të cilën personi nuk djersit mjaftueshëm ose nuk djersit fare. Meqë djersitja ndihmon në ftohjen e trupit, mungesa e saj mund të rrisë rrezikun e mbinxehjes. Shkaku mund të lidhet me disa sëmundje, dëmtime të nervave, probleme me gjëndrat e djersës ose barna të caktuara.
Temperatura e lartë
Nëse ndjesia e vapës shoqërohet me temperaturë të lartë të trupit, mund të bëhet fjalë për ethe, të cilat shpesh janë reagim ndaj një infeksioni. Nëse temperatura është shumë e lartë ose zgjat gjatë, veçanërisht kur shoqërohet me vështirësi në frymëmarrje, konfuzion, qafë të ngrirë, dhimbje të forta koke, të vjella ose dobësi të theksuar, kërkoni ndihmë mjekësore.
Edhe barnat mund të ndikojnë
Disa barna, përfshirë disa antidepresivë, antipsikotikë, barna për tensionin e gjakut, diuretikë dhe antikolinergjikë, mund të ndikojnë në djersitje ose në rregullimin e temperaturës. Nëse dyshoni se shqetësimi lidhet me terapinë që përdorni, mos e ndërprisni vetë, por këshillohuni me mjekun ose farmacistin.
Si ta lehtësoni vapën?
Zgjidhni veshje të lehta dhe të ajrosshme, pini mjaftueshëm lëngje dhe qëndroni në ambiente të freskëta kur është e mundur. Aktivitetet fizike në natyrë planifikojini në mëngjes ose në mbrëmje, kur temperaturat janë më të ulëta.
Nëse keni afshe të nxehta, mund t’ju ndihmojë të shmangni alkoolin, kafeinën dhe ushqimet shumë pikante. Për djersitjen gjatë natës, mbajeni dhomën e gjumit të freskët dhe përdorni çarçafë të lehtë.
Si të freskoheni shpejt?
Ventilatori ose ajri i kondicionuar, një pije e freskët dhe një kompresë e ftohtë në qafë, ballë ose kyçe mund të sjellin lehtësim. Mund të ndihmojë edhe një dush me ujë të vakët ose të freskët. Nëse shfaqen dobësi, marramendje ose të përziera, shmangni sforcimin fizik.
Kur duhet të konsultoheni me mjekun?
Nëse ndiheni vazhdimisht me vapë pa arsye të qartë, keni vënë re një ndryshim të ri ose simptomat ndikojnë në jetën e përditshme dhe gjumin, këshillohuni me mjekun.
Ndihma urgjente është e nevojshme nëse mbinxehja shoqërohet me konfuzion, humbje të vetëdijes, vështirësi në frymëmarrje, dhimbje gjoksi, rrahje shumë të shpejta të zemrës, dobësi të fortë ose temperaturë shumë të lartë. Këto mund të jenë shenja të një gjendjeje serioze dhe kërkojnë trajtim të shpejtë. /ET
Udhëheqësi Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, e ka emëruar Mohsen Rezaee-n sekretar të Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare, posti më i lartë i sigurisë në vend, ku ai do të jetë përfaqësuesi i Khamenei-t.
Pozicioni më parë mbahej nga Ali Larijani, i cili u vra në sulmet amerikane-izraelite në mars, dhe më pas nga Mohammad Bagher Zolghadr.
Rezaee është një ish-shef i IRGC-së dhe anëtar i Këshillit të Vlerësimit të Përshtatshmërisë së Iranit, i cili zgjidh mosmarrëveshjet midis parlamentit dhe Këshillit të Gardianëve, një organ i veçantë që shqyrton kandidatët për poste.
Ai ishte komandant ushtarak gjatë Luftës Iran-Irak të viteve 1980, e cila në Iran njihet si “Mbrojtja e Shenjtë”.
Khamenei gjithashtu emëroi Zolghadrin si këshilltarin e tij politik/ET
Presidenti amerikan, Donald Trump tha të dielën se Shtetet e Bashkuara po zhvillojnë negociata me intensitet të ulët me Iranin dhe sinjalizoi një theks në rritjen e presionit ekonomik mbi vendin.
“Po e bëjmë këtë me zë të ulët”, tha Trump në një intervistë telefonike me Axios.
“Ne jemi vetëm në gjysmë të negociatave me ta. Po e vëzhgojmë Iranin me inflacionin e tij të madh dhe faktin që ata nuk kanë para”, tha ai.
Trump i tha Axios se Irani është në gjendje shumë të keqe ekonomikisht, duke thënë se Teherani nuk ka para për të paguar ushtarët.
Komentet e presidentit vijnë mes një sërë kërkesash të reja nga iranianët për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha më herët sot se Irani dhe SHBA-të nuk janë të angazhuara në bisedime.
“Do të funksionojë. Gjithmonë funksionon. Është si një lojë shahu”, tha Trump/ET
Ka nisur marshimi i qytetarëve në Tiranë, në kuadër të protestës së 71-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Protestuesit janë nisur nga sheshi para kryeministrisë, duke vijuar marshimin në rrugët kryesore të kryeqytetit me thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Ndër thirrjet që janë dëgjuar gjatë marshimit është “Rama, jep dorëheqjen!”, ndërsa protestuesit kanë përsëritur […]
Dronët ukrainas kanë goditur objektiva civile në rajonin e Belgorodit të Rusisë, duke vrarë pesë persona.
Zëdhënësja e Komitetit Hetues Rus, Svetlana Petrenko, tha se është hapur një “çështje penale në lidhje me një akt terrorist”.
“Formacionet e armatosura ukrainase përdorën mjete ajrore pa pilot për të goditur objektiva civile në Belgorod, duke përfshirë ndërtesa apartamentesh, disa ndërtesa administrative dhe objekte të infrastrukturës sociale.
“Sulmi rezultoi në viktima dhe të plagosur, me fëmijë midis të plagosurve”.
Sipas administratës rajonale, një djalë katërvjeçar ishte midis të plagosurve në sulme.
Autoritetet thanë se sulmet me dronë dëmtuan 29 blloqe apartamentesh dhe pesë shtëpi, si dhe ndërtesa administrative dhe “objekte tregtare” të paspecifikuara.
Ministria e mbrojtjes e Rusisë tha se mbrojtja e saj ajrore rrëzoi 285 dronë ukrainas gjatë një periudhe 12-orëshe në rajone të ndryshme.
Një 43-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Rimini të Italisë, është arrestuar nga karabinierët, pasi akuzohet për dhunë në familje, plagosje dhe kërcënime ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij 22-vjeçar. Ngjarja e fundit ka ndodhur më 5 gusht në një hotel, ku shërbimet e policisë u thirrën pas një telefonate të djalit të 43-vjeçarit. Sipas […]
Këto foto janë bërë rreth orës 01:00 të mëngjesit, në rrugën e malit të Krujës, në një moment kur situata po qetësohej disi. Por ajo që mbeti mbrëmë nuk ishte vetëm pamja e zjarrit… ishte njeriu përballë meje, shkruan në publikimin e tij, Denis Deliu. Do t’i shkruaj këto rreshta për ty, Komandant Altin Shullazi, por edhe për të gjithë shokët e tu të panjohur, për policët…
Disa persona u plagosën në një të shtënë me armë në qytetin e vogël danez Holbeck të dielën, të cilën policia tha se mund të lidhet me një larje hesapesh midis kriminelëve. Në një deklaratë, policia tha se forcat u vendosën në pjesë të ndryshme të qytetit portual Holbeck, i vendosur në ishullin Zealand, rreth 70 kilometra në perëndim të Kopenhagenit, pas “të shtënave gjatë të cilave u plagosën disa persona”.
“Në këtë kohë, nuk mund të japim informacione të mëtejshme mbi gjendjen e tyre shëndetësore“, shtoi policia, e cila u njoftua rreth orës 15:45 sipas orës lokale.
Rasti më i mundshëm është ai i “largimit të hesapeve midis organizatave kriminale”, sqaroi policia.Sipas informacioneve, të shtënat ndodhën në një zonë banimi.
Raportet fillestare tregojnë se autorët e krimit janë parë duke ikur nga vendi i ngjarjes me një makinë të bardhë, tha policia, dhe bëri thirrje për dëshmitarë të incidentit./ET
Interi nuk heq dorë nga Moussa Diaby dhe në përpjekjen për të bindur Al-Ittihad ka futur në bisedime edhe Kristjan Asllanin. Sipas raportimeve nga Italia, oferta e parë e klubit zikaltër për sulmuesin francez ishte 20 milionë euro plus kartoni i Kristjan Asllanit, por propozimi është refuzuar nga klubi saudit. Interi po punon tashmë për […]
DokuFest ka publikuar programin e plotë të DokuNights, duke zbuluar artistët dhe oraret që do të shoqërojnë netët e festivalit në Prizren nga 12 deri më 15 gusht.
Programi nis më 12 gusht, me Jackal që do të performojë nga ora 22:00 deri në mesnatë, ndërsa më pas, nga 00:00 deri në 02:00, atmosferën do ta vazhdojë Don’t Fk With Disco**. Më 13 gusht, muzika nis në orën 22:00 me Liburn Jupolli, i cili do të pasohet nga Lluni në orën 23:00. Nga mesnata deri në 02:00 performon Marshall Jungle.
Mbrëmja e 14 gushtit sjell një program që vijon deri në orët e para të mëngjesit. Bufiman performon nga 23:59 deri në 02:00, ndërsa më pas skenën e merr Konduku, nga ora 02:00 deri në 04:00. Programi mbyllet me Carl H, nga 04:00 deri në 06:00.
Netët e DokuNights përmbyllen më 15 gusht, me Tirana-Tirona Allstars, që performojnë nga ora 21:00 deri në 23:00. Më pas, nga 23:59 deri në 02:00, vijon Richii, ndërsa nga 02:00 deri në 04:00 performon Diamin. Programi mbyllet me Tam Tam, nga ora 04:00 deri në 06:00.
Me këtë program, DokuNights do të shoqërojë ditët e fundit të DokuFestit me muzikë dhe performanca që do të vazhdojnë deri në orët e para të mëngjesit./KultPlus.com
Ministria e Mbrojtjes mbrëmjen e kësaj të diele ka dalë me një përditësim të fundit lidhur me situatën e zjarrve në vend. Sipas njoftimit, gjatë ditës së sotme janë raportuar 8 vatra zjarri në qarqet Tiranë, Fier, Durrës dhe Lezhë.
Nga këto vatra 6 vijojnë aktive, ndërsa 2 janë nën kontroll/monitorim. Ministria bën me dije se janë angazhuar 227 forca në terren, ndërsa është kërkuar edhe angazhimi i 50 forcave ushtarake për vatrën në lagjen Boje, Krujë. Janë angazhuar gjithashtu mjete zjarrfikëse, 3 helikopterë, 1 avion Air Tractor, si dhe një mjet ajror i FA-së në Cikallesh.
Në Dajt, pranë fabrikës së ujit Selita, janë rishfaqur disa vatra dhe vijon ndërhyrja e monitorimi. Në Cikallesh, Kavajë, vatra është në rënie dhe po shkon drejt shuarjes së plotë. Në Priskë të Madhe vijon puna për vënien nën kontroll të vatrave të vogla. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Në zonën Panahor–Ndrenie–Vlosht, Mallakastër, vijon puna për izolimin e vatrave. Zjarri është nën kontroll. Në Koilaç–Greshicë zjarri është izoluar dhe nën kontroll. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Në Abaze, Krujë, situata është stabilizuar dhe kanë mbetur vetëm vatra të vogla me prush dhe tym. Vijon monitorimi dhe ndërhyrja nga strukturat e angazhuara. Në lagjen Boje, Krujë, për shkak të terrenit të vështirë dhe mungesës së aksesit rrugor, është kërkuar urgjentisht angazhimi i 50 forcave ushtarake. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Në Vilëz, Kurbin, zjarri vijon aktiv në sipërfaqe pyjore. Në terren janë angazhuar 50 forca nga strukturat vendore, MZSH, Policia dhe vullnetarët. Ndërhyrja nga ajri me 2 helikopterë ka ndërprerë avancimin e zjarrit, duke shmangur djegien e kishës, varrezave dhe banesave përreth./ET
Elon Musk ka njoftuar “Terafab”, një fabrikë çipash në Teksas që do të ndërtohet së bashku nga Tesla dhe SpaceX. Impianti do të prodhojë gjysmëpërçues për inteligjencën artificiale dhe robotikën, shkruan il messaggero.it. Musk deklaroi se “Terafab Texas” do të bëhet, me një diferencë të madhe, ndërtesa me vlerën më të lartë në botë. Tesla dhe SpaceX parashikojnë të investojnë 16.8…
Gjatë protestës kundër qeverisë, aktivisti Arben Kola ka ngritur shqetësimin për situatën e zjarreve dhe kushtet në të cilat punojnë zjarrfikësit. Duke iu referuar zjarreve të ditëve të fundit, përfshirë situatën e krijuar në Krujë, Kola tha se problematika me zjarret është e përsëritur dhe se mungojnë masat e duhura për parandalimin e tyre. “Sa […]
OG Anunoby solli një nga momentet vendimtare të rrugëtimit të New York Knicks drejt titullit të NBA-së sezonin e kaluar, por thotë se nuk dëshiron më të ri...
Numri i lartë i pushuesve, të cilët e kaluan fundjavën në plazhet e jugut të vendit, kanë shkaktuar trafik më radhë kilometrike mbrëmjen e sotme, nga Tuneli i Llogarasë drejt Orikumit dhe më tej në drejtim të Vlorës.
Një numër i lartë automjetesh qëndrojnë në radhë të gjata duke e bërë kthimin e pushuesve nga plazhet e Palasës, Drimadhasit, Dhërmiut, Jalës dhe Himarës të vështirë, si pasojë e lëvizjes me ritme të ngadalta.
Fundjava solli fluks pushuesish në jug të vendit duke sjellë ngarkesë edhe në rrugët kryesore të zonës.
Autoritetet kanë bërë thirrje që drejtuesit e mjeteve të tregojnë durim dhe të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor me qëllim shmangien e aksidenteteve./ET
Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar sot teksa është shënuar një vit pas agresionit dhe ndërprerjes së sinjalit të televizionit “News24”, duke e cilësuar ngjarjen si një sulm jo vetëm ndaj një televizioni, por ndaj lirisë së medias dhe fjalës së lirë në Shqipëri. Sipas ish-presidentit, Shqipëria është zhytur më tej në krizën e lirisë së medias, ndërsa gazetarët që mbajnë qëndrime kritike ndaj…
Rezultati i finales së Kupës së Botës me triumfin e Spanjës ka ndryshuar rrënjësisht kartat në garën për “Topin e Artë”.
Të gjitha pritshmëritë u rrëzuan, ndërsa kjo e radhës pritet të jetë një nga garat më të paparashikueshme, me shumë pretendentë në lojë dhe pa asnjë favorit kryesor.
Ndonëse shumëkush shpresonte se finalja do ta zgjidhte çështjen, nuk ndodhi kështu: si Messi ashtu edhe Yamal nuk arritën të shkëlqenin.
“pleshti” pësoi një goditje të rëndë në momentin vendimtar, ndërsa lojtari 19-vjeçar i Barcelonës e ngriti lart trofeun e Kupës së Botës pa luajtur realisht një rol kryesor.
Kjo rikthen në garë emra të tjerë të mëdhenj që lanë gjurmë sezonin e kaluar , nga Kane te Mbappé, Haaland dhe Rodri e madje edhe Cubarsí, tashmë një shtyllë kryesore si për Barcelonën ashtu edhe për kombëtaren spanjolle.
Pasiguria e vërtetë qëndron te kriteret që do të zgjidhen për dhënien e trofeut të lakmuar, pasi të gjithë kandidatët fituan diçka gjatë sezonit. Haaland mund të ketë siguruar “vetëm” Kupën e Ligës Angleze, por ai bëri një paraqitje të shkëlqyer në Kupën e Botës me Norvegjinë dhe, mbi të gjitha, shënoi plot 38 gola për Manchester City.
Kuotat e e Rodrit janë rritur gjithashtu me shpejtësi. Ai u rikthye në formë të shkëlqyer pas dëmtimit dhe u shpall lojtari më i mirë në Kupën e Botës. Nuk duhet anashkaluar as Kane; pas një sezoni të jashtëzakonshëm te Bayern Munich, me 61 gola ndërsa me Anglinë u rendit në vendin e tretë të Kupës së Botës.
E vetmja gjë e sigurt është se, në një vit Kampionati Botëror, paraqitjet dhe golat në këtë turne mund të jenë vendimtarë. Dhe në këtë aspekt, Mbappé nuk zhgënjeu. Pas një sezoni me ecuri të luhatshme te Reali, ish-lojtari i Monakos shkëlqeu duke shënuar dhjetë gola dhe duke marrë vendin e parë në listën e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave, duke kaluar kështu Messin, i cili mbetet ende një pretendent serioz për “Topin e Artë”. Megjithatë, njëkohësisht, francezi 27-vjeçar dështoi në gjysmëfinalen vendimtare kundër Spanjës dhe e mbylli sezonin pa asnjë trofe. E thënë shkurt, ka disa candidate për “Topin e Artë”, secili me argumente të forta në një garë që premton të jetë tejet e ngushtë deri në momentet e fundit./ET
Qytetarët u mblodhën sërish në protestë të dielën në kryeqytet, para Kryeministrisë, duke shënuar ditën e 71-të të qëndresës dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, si dhe ndryshime të thella politike e institucionale. Thirrja kryesore e protestuesve mbetet “Jep dorëheqjen!”, ndërsa në qendër të tubimit u vendosën kërkesat për ndryshime të thella dhe për largimin e klasës së vjetër…