Normal view

10 viktima dhe shkatërrim në disa qytete, çfarë ndodhi së fundmi në Ukrainë

30 July 2026 at 22:00

Rusia ka kryer një nga sulmet më të mëdha ajrore të ditëve të fundit ndaj Ukrainës, duke lëshuar gjatë natës 74 raketa dhe 284 dronë.

Sulmet kanë shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha në disa qytete, përfshirë Kievin dhe Lvivin.

Sipas autoriteteve ukrainase, të paktën 10 persona kanë humbur jetën. Në qytetin Kryvyi Rig, vendlindjen e presidentit Volodymyr Zelensky, një raketë goditi një banesë familjare, duke vrarë një familje të tërë.

Mes viktimave dyshohet se ka qenë edhe një fëmijë vetëm 1 vjeç e gjysmë.

Presidenti ukrainas deklaroi se raketa balistike që goditi banesën mund të jetë prodhim i Koresë së Veriut, por tha se verifikimet do të vazhdojnë.

Në Kiev, dhjetëra mijëra banorë u detyruan të kalonin natën në stacionet e metrosë, të cilat prej fillimit të luftës janë kthyer në vende strehimi. Më shumë se 56 mijë persona kërkuan mbrojtje nëntokësore gjatë sulmit.

Edhe qyteti perëndimor Lviv u godit rëndë, ku ekipet e shpëtimit nxorën të gjallë nga rrënojat një grua 93-vjeçare. Ndërkohë, në Kiev u shkatërrua edhe një treg i njohur, ndërsa banorët përpiqeshin të shpëtonin sendet e mbetura.

Forcat ajrore ukrainase thanë se kishin arritur të rrëzonin shumicën e dronëve dhe raketave të përdorura në sulm, por raketat balistike mbeten një sfidë e madhe për mbrojtjen ajrore të vendit.

Rusia pretendoi se objektivat e saj ishin qendra të industrisë ushtarake, komunikimeve dhe logjistikës ukrainase.

Sulmi shkaktoi reagime edhe në Poloni, ku autoritetet gjetën një krater të madh në një zonë pranë kufirit me Ukrainën. Kryeministri polak Donald Tusk tha se fragmentet e gjetura tregojnë se bëhet fjalë për një raketë ruse Kh-101.

Zelensky ka kërkuar sërish nga aleatët më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore, duke paralajmëruar se Ukraina përballet me mungesë të raketave për t’u mbrojtur nga sulmet balistike.

Sulmet e fundit vijnë në një kohë kur Rusia ka rritur intensitetin e bombardimeve ndaj qyteteve ukrainase, ndërsa numri i viktimave civile është rritur ndjeshëm në muajt e fundit.

Osmani uron Abdixhikun pas rikonfirmimit në krye të LDK-së: Jo çdo fitore është e zakonshme

30 July 2026 at 21:59
Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pas rikonfirmimit të Lumir Abdixhikut në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke e cilësuar rezultatin e Kuvendit të jashtëzakonshëm si një fitore që shkon përtej një procesi të zakonshëm partiak. Përmes një reagimi publik, Osmani e përgëzoi Abdixhikun për mbështetjen e marrë nga delegatët e LDK-së. “Jo çdo […]

21:57 Si po i ndryshon lufta në Iran dinamikat e sigurisë në Lindjen e Mesme

By: Monika
30 July 2026 at 21:57

Lufta e prolonguar SHBA-Iran ka bërë që shumë vende të Gjirit të rishqyrtojnë nevojat e tyre të mbrojtjes. Për Pakistanin, i cili ka vepruar si ndërmjetës në negociatat mes Teheranit dhe Uashingtonit, kjo paraqet një mundësi për të stabilizuar ekonominë e tij të brishtë dhe për të përmirësuar shtrirjen e tij diplomatike në mbarë botën.

Por, partneritetet në zhvillim mes Islamabadit dhe kryeqyteteve të Lindjes së Mesme po riformësojnë po ashtu dinamikat e sigurisë në rajon, për të cilat analistët besojnë se mund të sjellin tensione të reja në marrëdhëniet mes shteteve.

Kuvajti është bërë shteti i dytë i Gjirit Persik që ka ratifikuar një marrëveshje të mbrojtjes me Pakistanin, e cila parashikon trajnime ushtarake, shkëmbime personeli dhe këmbim të informacioneve të inteligjencës. Edhe pse ishte nënshkruar në qershor të vitit 2023, marrëveshja mori miratimin përfundimtar vetëm javën e kaluar nga kabineti i Kuvajtit, njoftoi më 26 korrik Gazeta Zyrtare e Kuvajtit, Al-Kuwait Al-Youm.

Vitin e kaluar, Arabia Saudite nënshkroi me Pakistanin një marrëveshje strategjike të mbrojtjes së ndërsjellë, e cila përfshinte një klauzolë të ngjashme me nenin 5 të NATO-s, ku thuhet se “çdo agresion ndaj cilitdo prej dy vendeve do të konsiderohet agresion ndaj të dyjave”.

Zyrtarët pakistanezë thonë se një draft i një marrëveshjeje të veçantë të mbrojtjes mes Turqisë, Pakistanit dhe Arabisë Saudite tashmë është përgatitur dhe po pret një konsensus përfundimtar nga të tre palët.

Veçmas, udhëheqësit e të ashtuquajturës “katërshe rajonale”, ose R4 – Pakistani, Arabia Saudite, Egjipti dhe Turqia – kanë diskutuar për aleancën e tyre që prej konfliktit 12-ditor mes Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit në qershor të vitit 2025.

Ministrat e Jashtëm të këtyre shteteve zhvilluan takimin e tyre të katërt konsultativ në Kajro më 21 qershor, ku diskutuan zhvillimet rajonale. Më vonë, Ministria e Jashtme e Turqisë njoftoi se takimi rikonfirmoi rëndësinë e vazhdimit të konsultimeve dhe koordinimit “në mbështetje të paqes, sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit” në Lindjen e Mesme dhe në rajon.

Më herët, në shkurt, Turqia nënshkroi një marrëveshje kornizë ushtarake me Egjiptin, teksa po avanconte një nismë të përbashkët për prodhimin në fushën e hapësirës ajrore me Arabinë Saudite.

Para ratifikimit të marrëveshjes së saj të mbrojtjes me Pakistanin, Kuvajti, ashtu si vendet e tjera të Gjirit, ishte vazhdimisht në shënjestër të raketave dhe dronëve nga Irani, që shkaktuan dëme në infrastrukturë dhe viktima në njerëz. Kuvajti është mikpritës i të paktën tri baza ushtarake amerikane, me një numër personeli që vlerësohet të jetë prej 13 mijë personash.

Analistët thonë se urgjenca e shteteve të pasura të Gjirit për të kërkuar marrëveshje mbrojtjeje me Pakistanin dhe për të krijuar aleanca të reja u nxit nga dobësitë e sistemeve të tyre të mbrojtjes përballë sulmeve me raketa dhe dronë nga Irani, pavarësisht se ato janë aleate të vendit më të fuqishëm në botë, SHBA-së.

Mushahid Hussain Sayed, ish-senator pakistanez dhe analist i mbrojtjes me bazë në Islamabad, tha se vendet e Lindjes së Mesme kanë nisur një “rishqyrtim” të politikave të tyre, pasi “rreth 16 baza [amerikane]nuk mundën t}i shpëtonin nga sulmet me raketa dhe dronë të Iranit”.

Sayed tha se Pakistani është bërë “qendra e gravitetit”, pasi vepron si urë lidhëse mes Teheranit dhe Uashingtonit në çështjet e paqes dhe ka marrëdhënie të afërta me Kinën.

Alex Vatanka, bashkëpunëtor i lartë në Institutin e Lindjes së Mesme me seli në Uashington, tha se Pakistani ka kapacitetet ushtarake me fleksibilitetin strategjik.

“Ai ruan raporte me Arabinë Saudite, Iranin, Kinën dhe SHBA-në, pa iu bashkuar plotësisht asnjërit kamp, duke e bërë atë një partner të dobishëm të sigurisë në një rajon gjithnjë e më shumë multipolar”.

“Aranzhimet e reja të sigurisë që po shfaqen në rajon janë më shumë partneritete të mbivendosura sesa blloqe të përcaktuara qartë”, tha Vatanka Radios Evropa e Lirë, duke iu referuar marrëdhënieve mes Arabisë Saudite dhe Pakistanit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Indisë, si dhe Kinës dhe Pakistanit.

Këto lloj marrëveshjesh u japin “shteteve më shumë hapësirë për manovrim, por gjithashtu i bëjnë krizat rajonale më komplekse dhe më të vështira për t’u menaxhuar”, shtoi ai.

Teksa Pakistani po zgjeron shtrirjen e tij në Lindjen e Mesme, fqinji i tij shumë më i madh, India, tashmë ka krijuar lidhje të forta me Izraelin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat dikur konsideroheshin ndër aleatët më të afërt të Pakistanit.

Siç duket i pakënaqur me zgjerimin e lidhjeve të mbrojtjes mes Pakistanit dhe Arabisë Saudite, si dhe me rolin ndërmjetësues të Islamabadit në konfliktin Iran-SHBA, në prill, Abu Dabi i kërkoi Pakistanit të kthente menjëherë një hua prej 3.5 miliardë dollarësh.

Për dekada, Pakistani – shtet që ka armë bërthamore – është i varur nga kreditë dhe mbështetja financiare e vendeve të pasura të Gjirit, përfshirë Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katarin. Ekonomia e brishtë e Pakistanit ka qenë kryesisht e varur nga ndihma e Shteteve të Bashkuara, veçanërisht gjatë luftës në Afganistan nga viti 2001 deri më 2021, si dhe nga huatë e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

“Për Pakistanin, faktorët shtytës janë ekonomia e tij e brishtë dhe rreziku i vazhdueshëm i izolimit nga fqinji i tij shumë më i madh në Azinë Jugore, India. Për shtetet e Gjirit, motivimi është në forcimin e kapaciteteve të tyre mbrojtëse përmes zhvillimit të industrisë ushtarake vendore dhe avancimit teknologjik, të cilat i kanë afruar më shumë ato me njëra-tjetrën”, tha Feroz H. Khan, ish-brigadier i Ushtrisë së Pakistanit dhe hulumtues në Shkollën Pasuniversitare Detare në Kaliforni.

Khan i tha Radios Evropa e Lirë se vendet e Gjirit kanë humbur besimin tek arkitektura e mëparshme e sigurisë nën ombrellën e SHBA-së, pasi ato u sulmuan si nga Irani dhe Izraeli.

“Ata tani janë më të interesuar për një aparat të pavarur të sigurisë, në vend që të mbështeten te forcat e jashtme”, tha Khan.

Pakistani dhe India, të dyja vende me armë bërthamore, kanë zhvilluar disa luftëra që nga pavarësia e tyre nga Britania në vitin 1947. Duke qenë shumë më e madhe për nga territori, popullsia, ekonomia dhe kapacitetet mbrojtëse, India tradicionalisht është konsideruar fuqi rajonale në Azinë Jugore.

“Si pjesë e rëndësisë së tij strategjike, Pakistani ka krijuar një rol për veten në Lindjen e Mesme duke u paraqitur si kështjella lindore e botës myslimane”, tha Khan. “Në vend që të përpiqej të konkurronte me një Indi shumë më të madhe në Azinë Jugore, Pakistani ka shfrytëzuar me sukses konfliktin SHBA-Iran për t’u pozicionuar si një fuqi e Lindjes së Mesme”./mxh

Loja e Postës Shqiptare: Tenderi 250 milionë mbyllet me 0% konkurrencë

By: us er
30 July 2026 at 21:55

Një tjetër tender me hije të forta dyshimi dhe pa asnjë konkurrencë reale është mbyllur pranë shoqërisë shtetërore Sh.A Posta Shqiptare. Me një prapavijë ku procedurat formale mbulojnë mungesën e garës së hapur, fondet publike vazhdojnë të rrjedhin te konsorciume të paravendosura kompanish. Sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia e Prokurimit Publik (Referenca: REF-86041-05-19-2026 / […]

The post Loja e Postës Shqiptare: Tenderi 250 milionë mbyllet me 0% konkurrencë appeared first on BoldNews.al.

Abdixhiku i mbijeton nismës për shkarkim, rikonfirmohet kryetar i LDK-së

30 July 2026 at 21:54
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, është rikonfirmuar në krye të partisë, pasi i mbijetoi nismës për shkarkimin e tij në Kuvendin e jashtëzakonshëm të mbajtur të enjten. Sipas rezultateve të votimit, të siguruara nga Telegrafi, 169 delegatë votuan kundër shkarkimit, duke mbështetur vazhdimin e mandatit të Abdixhikut si kryetar i LDK-së. […]

“Më morën në telefon”, Berisha tregon si u njoftua për heqjen e “non gratës” dhe kur do të udhëtojë në SHBA

30 July 2026 at 21:52

Kryedemokrati Sali Berisha tregoi se si e mori njoftimin për heqjen e sanksionimit nga SHBA. Në një intervistë për emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Berisha tha se është telefonuar nga e ngarkuara me punë e SHBA-ve në Tiranë, VanHorn.

Zyrtarisht më ka njoftuar me telefon e ngarkuara me punë e SHBA-ve në Tiranë, znj. VanHorn. Më ka thënë se Sekretari Rubio ka vendosur që s’jam në listën e personave të ndaluar. Unë s’kisha sanksion tjetër”, tha Berisha.

Kreu i selisë blu vuri në dukje se e ka menduar një udhëtim drejt Amerikës që sipas tij do të realizohet në momentin më të përshtatshëm.

Do shkoj patjetër. S’kam aplikuar për vizë se do shkoj në momentin më të përshtatshëm. S’është ky momenti që do shkoj. Do shkoj patjetër. S’kam programuar asnjë takim. Do programoj brenda mundësive takimet. Kam 14-15 vite që s’kam qenë. Pasi u largova i kufizova shumë udhëtimet”, tha Berisha.

Ledion Krisafi: Konflikti në Iran po merr përmasa më të gjera, SHBA synon të shmangë përshkallëzimin e luftës

30 July 2026 at 21:52

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ledion Krisafi, vlerëson se regjimi iranian po shfaq një nivel të lartë vetëbesimi në zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, ndërsa paralajmëron se konflikti po merr përmasa gjithnjë e më të gjera.

Në një intervistë në emisionin “War Report” në ABC News, Krisafi u shpreh se sulmet e ndërmarra nga Irani tregojnë besimin e regjimit në kapacitetet e tij, duke theksuar se ato kanë shkaktuar edhe dëme.

“Ky regjim në Iran, për momentin, duket me shumë vetëbesim. Fakti që kreu një sulm të parë e tregon këtë vetëbesim, por edhe se sulmet e tyre kanë shkaktuar dëme. Po shohim një përhapje të luftës në të gjithë Lindjen e Mesme dhe duket sikur po zhvillohet një betejë për dominimin e rajonit”, u shpreh ai.
Sipas Krisafit, Shtetet e Bashkuara mund të jenë duke ushtruar presion ndaj Izraelit për të shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.

“Për të mos e përhapur luftën më shumë se kaq, ndoshta amerikanët po i kërkojnë Izraelit të qëndrojë i përmbajtur. Sipas disa informacioneve, kryeministri Benjamin Netanyahu u ka kërkuar disa herë amerikanëve leje për të eliminuar krerë të regjimit iranian”, deklaroi Krisafi.

Ai theksoi se zhvillimet e ardhshme do të varen nga vendimet e aktorëve kryesorë ndërkombëtarë dhe rajonalë, të cilët po përpiqen të balancojnë interesat strategjike me rrezikun e një konflikti më të gjerë.

/abcnews.al/

Ministri Enea Karakaçi: Po punohet për rikthimin e plotë të energjisë në Durrës pas zjarrit në Shkozet

30 July 2026 at 21:51

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka reaguar lidhur me ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike në Durrës, pas zjarrit të rënë në një magazinë private pranë rrjetit 110 kV në zonën e Shkozetit.

Sipas Karakaçit, situata vijon të jetë e rënduar, ndërsa shërbimet zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e plotë të flakëve. Ai bën me dije se, për arsye sigurie dhe me kërkesë të zjarrfikësve, njëra prej linjave 110 kV vijon të mbahet e stakuar.

Ministri sqaron se në orën 15:40, si pasojë e zjarrit, u stakuan linjat 110 kV që furnizojnë nënstacionin e Shkozetit, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në qytetin e Durrësit.

Karakaçi thekson se brigadat e Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST) ndodhen në terren dhe do të ndërhyjnë për riparimin e dëmeve në linjën 110 kV sapo zjarri të shuhet plotësisht dhe të krijohen kushtet e nevojshme për një ndërhyrje të sigurt.

Sipas ministrit, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) ka marrë masa të menjëhershme për furnizimin e një pjese të zonave përmes linjave alternative, duke bërë të mundur rikthimin e pjesshëm të energjisë elektrike në Durrës.

Megjithatë, ai thekson se furnizimi përmes unazimeve nuk mund të vazhdojë për një kohë të gjatë për shkak të ngarkesës së lartë në rrjet.

“Ekipet e OST dhe OSSH janë në gatishmëri të plotë dhe po punojnë për rikthimin sa më të shpejtë të energjisë elektrike në të gjitha zonat e prekura”, thekson ministri Enea Karakaçi, duke u bërë thirrje qytetarëve për mirëkuptim deri në normalizimin e plotë të situatës.

The post Ministri Enea Karakaçi: Po punohet për rikthimin e plotë të energjisë në Durrës pas zjarrit në Shkozet appeared first on Euronews Albania.

Nga takimi me Ramën tek emërimi si drejtore e AKT, Jola Hysaj: Jam demokrate, por jo me PD-në. E di që do të ketë mallkime

By: redi
30 July 2026 at 21:48

Jola Hysaj ka reaguar pas emërimit si drejtore e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, duke sqaruar përmes një mesazhi publik komentet dhe pyetjet e shumta që, sipas saj, ka marrë pas marrjes së detyrës së re. Hysaj shprehet mirënjohëse për besimin e dhënë dhe thotë se synon ta justifikojë këtë përgjegjësi duke punuar për zhvillimin e institucionit. “Po, jam emëruar drejtore e Agjencisë Kombëtare të…

Source

Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk bëjnë dot një javë pushime

30 July 2026 at 21:46

Shqipëria është e rrethuar nga dete, liqene dhe Alpe mahnitëse, por më shumë se gjysma e familjeve në vendin tonë nuk kanë mundësi financiare të përballojnë një javë pushime në vit larg banesës së tyre, duke e renditur Shqipërinë ndër vendet me nivelin më të lartë të privimit ekonomik në Europë.

Sipas të dhënave të Eurostat, që për Europën i përkasin vitit 2025, ndërsa për Shqipërinë vitit 2023, rreth 53% e familjeve në Shqipëri nuk mund të përballojnë një javë pushime. Shqipëria renditet e dyta, pas Rumanisë, ku kjo përqindje kalon 60%.

Pas Shqipërisë renditen Turqia, me rreth 51%, Maqedonia e Veriut, me afërsisht 48%, dhe Greqia, me rreth 47%. Të dhënat tregojnë se pamundësia për të bërë pushime është veçanërisht e përhapur në vendet e Europës Juglindore dhe në ekonomitë me të ardhura më të ulëta.

Në këtë tregues, Shqipëria paraqitet shumë më dobët edhe se vendet e rajonit. Në Serbi, rreth 36% e familjeve nuk mund të përballojnë pushimet, ndërsa në Bullgari dhe Hungari përqindja arrin në afërsisht 39%. Italia regjistron një nivel prej rreth 36%, ndërsa Portugalia, Kroacia dhe Spanja luhaten në intervalin 32–33%.

Mesatarja e Bashkimit Europian është rreth 27%, pothuajse sa gjysma e nivelit të regjistruar në Shqipëri. Kjo do të thotë se pamundësia për të kryer një javë pushime prek proporcionalisht gati dy herë më shumë familje shqiptare sesa në BE.

Në vendet me të ardhura më të larta, përqindja është dukshëm më e ulët. Në Gjermani dhe Irlandë, rreth një në pesë familje nuk mund të përballojë pushimet, ndërsa në Holandë dhe Suedi niveli zbret në rreth 12–13%.

Përqindjet më të ulëta regjistrohen në Zvicër dhe Norvegji, ku më pak se 10% e familjeve nuk kanë mundësi të kryejnë një javë pushime, si dhe në Luksemburg, me rreth 11%.

Pozicioni i Shqipërisë reflekton nivelin e ulët të të ardhurave të familjeve dhe hapësirën e kufizuar që mbetet për shpenzime jo të domosdoshme, pasi përballohen kostot e ushqimit, strehimit, energjisë dhe transportit.

Edhe pse pushimet nuk konsiderohen shpenzim bazë, pamundësia për t’i financuar ato përdoret si një tregues i rëndësishëm i standardit të jetesës dhe i privimit material.

Treguesi i Eurostat nuk mat nëse një person ka shkuar realisht me pushime, por nëse familja ka mundësi financiare të paguajë një javë larg shtëpisë. Pushimet mund të bëhen brenda ose jashtë vendit.

Nëse një familje zgjedh të mos udhëtojë për arsye personale, ajo nuk konsiderohet automatikisht e privuar.

/Marrë nga Monitor

21:45 “Protesta, synon të sabotojë investimet e huaja”, Edmond Spaho: Faktori politik të jetë i unifikuar për në BE, PD bëri “autogol”

By: Monika
30 July 2026 at 21:45

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, është shprehur kundër protestave duke i cilësuar ato si të dëmshme për interesat e vendit, investimeve të huaja dhe për vetë procesin e integrimit europian.

Spaho tha se protesta synon të sabotojë një investim të rëndësishëm për Shqipërinë dhe, sipas tij, përbën një përpjekje për të penguar anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Ai vlerësoi edhe qëndrimin e kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh se misioni i tij madhor është integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ai theksoi se partitë politike duhet të jenë të unifikuara rreth objtivit të anëtarësimit në BE.

“Që ditën e parë që ka filluar kjo protestë, jam shprehur kundër saj për dy arsye kryesore: së pari kërkojnë të sabotojë një investim, që është shumë i rëndësishëm për Shqipërinë. Së dyti, përbën problemin më të rëndësishëm se ai i pari, e kam parë dhe po e shoh, protestën si përpjekje të qëllimshme, e atyre që nuk janë dashamirës me Shqipërinë dhe tentojnë të sabotojnë integrimin e vendit në BE. Ne na ndajnë më pas se një vit nga mbyllja e kapitujve. I kam bërë thirrje kryeministrit Rama që të mos influencohet nga kjo protestë dhe as mos t’i shkojë ndërmend që të japë dorëheqjen, por të vazhdojë misionin për ta çuar Shqipërinë në BE. E gjithë politika duhet të jetë e unifikuar për në BE. Kjo është një ëndërr, që ka nisur që në kohën e Rilindjes. Sot të biesh në lojëra kaq të rrezikshme për ta ardhmen e vendit, mendoj se është një nga gabimet më të rënda që po bëhet, nga to që po e bëjnë. Qëndrime që mbajti Rama i arsyeshëm dhe personalisht e inkurajoj në këtë drejtim”, theksoi Edmond Spaho.

Duke komentuar edhe qëndrimin e Partisë Demokratike ndaj marrëveshjes së huasë prej 302 milionë dollarësh, të cilën opozita nuk e votoi dhe e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese, Spaho kritikoi ashpër vendimmarrjen e PD-së. Sipas tij, PD bëri autogol me veprimin e saj.

Sipas tij, opozita po vendos interesat e politikës së ditës mbi interesat kombëtare, një qëndrim që, sipas tij, është reflektuar edhe në kundërshtimin e marrëveshjes ushtarake me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas tij, opozita po vendos interesat e politikës së ditës mbi interesat kombëtare, një qëndrim që, sipas tij, është reflektuar edhe në kundërshtimin e marrëveshjes ushtarake me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Për fat të keq, PD, sikurse e thashë, vë interesat e politikës së ditës, të politikës së brendshme mbi interesat kombëtare siç është integrimi evropian i vendit. Jam shprehur dhe kundër qëndrimit të PD në lidhje me qëndrimit të marrëveshjes ushtarake me ShBA. Kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme për rolin e Shqipërisë në NATO, jam shprehur që PD duhet ta kishte votuar dhe nëse do kisha mundësi do ta votoja, pavarësisht pretendimeve që ngrohen shkelje të procedurave. Këtu shikoj një autogol të PD-së duke mos marrë pjesë në votim. PD po vuan koston e të pasurit në krye të saj të Sali Berishën, i cili dihet së bashku me familjen e tij, janë shpallur “non grata” nga SHBA dhe PD do ta vuajë këtë faturë, do ta vuajë dhe nuk beso. Problemi në PD, është Sali Berisha. Nuk mund të ngresh skenar, për sa kohë PD do drejtohet nga Berisha”, theksoi ai./mxh

Votimi i delegatëve, Lumir Abdixhiku rikonfirmohet kryetar i LDK-së

30 July 2026 at 21:45

Lumir Abdixhiku është rikonfirmuar në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), pasi mori mbështetjen e delegatëve në Kuvendin e partisë, të mbajtur këtë të enjte.

Abdixhiku, i cili është kryetari i katërt në historinë e LDK-së, siguroi votat e shumicës së delegatëve, duke ruajtur drejtimin e partisë edhe për një mandat.

Në punimet e Kuvendit morën pjesë rreth 330 delegatë, të cilët votuan për përbërjen e re drejtuese dhe konfirmimin e kryetarit.

Rikonfirmimi i Abdixhikut vjen pas diskutimeve të brendshme në parti dhe konsiderohet një votëbesim për drejtimin e tij në krye të LDK-së.

The post Votimi i delegatëve, Lumir Abdixhiku rikonfirmohet kryetar i LDK-së appeared first on Euronews Albania.

“Besa është një traktat i shkruar në ditë të vështira”, Çipa: Ja kujt i drejtohet “Prania Besnike”

30 July 2026 at 21:43

Gazetari, Aleksandër Çipa i ftuar këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me dokumentin e ri të kryeministrit Edi Rama, të quajtur “Besa” dhe protestat e qytetarëve. Gjatë fjalës së tij, Çipa u shpreh se protestat e vazhdueshme kanë rikthyer energjinë dhe shpresën e shoqërisë civile.

Sipas tij, sistemi politik në Shqipëri konsiderohet i kalbëzuar dhe jofunksional. Ai shtoi se kryeministri po përballet me konsumimin e gjatë në pushtet dhe koston politike të reformave të tij. Lidhur me “Besën”, ai tha se nuk është një dokument apo nismë e krijuar për publikun e gjerë, por një traktat në ditë të vështira.

“Diferenca mes pushtetit qendror ekzekutiv me pushtetin vendor qeverisës është ngushtuar si asnjëherë në historinë e shtetit shqiptar kësaj radhe, dhe këtë ka për ta ndjerë. E dyta, përqendrimi i bashkive, reduktimi i njësive administrative dhe krijimi i tre stilemave që është ose emërtimeve, që është bashkia, qyteti dhe njësia.

A është e paraprirë nga një strukturim paraprak se si do të funksionojë, si do të quhet X katund apo X fshat apo X mini-bashki që ka qenë dikur dhe ka qenë komunë? Do të quhet njësi. Po tek ajo njësia kush ka mbetur më? Sepse flasim për kapacitete administrative. Po të gjitha këto janë pjesë e këtij interpretimi.

Besa është një traktat të cilin e bën në ditë të vështira, në pozitë të vështirë, dhe jo për publikun, sepse ai e di shumë mirë që ndarja me publikun ka ndodhur.

Jam dakord me atë që thotë Kikia që dy janë targetet të cilat u adresohen këtij targeti. Edhe kjo që ne themi se është shumë e rafinuar, ne e kontestojmë këtë pjesën që e hodhi sot “Prania Besnike” se jo pa qëllim. Për kë prani e ka?

Nuk e ka fjalën për praninë e pluralizmit, e ka për familjen e vet politike. Sepse ai bën llogari gjithmonë me ato 800.000 votat, të cilat në kushtet e reduktimit mund t’i shkojnë 700. Nëse i shkojnë 700, ai bën dhe një skenar tjetër, thotë: grimcohen votat e opozitarizmit. Dhe në fakt kjo është një gjë kaq evidente”, tha ai.

The post “Besa është një traktat i shkruar në ditë të vështira”, Çipa: Ja kujt i drejtohet “Prania Besnike” appeared first on Euronews Albania.

Automjetet afrohen pranë vijës së detit, rriten shqetësimet për sigurinë e pushuesve

30 July 2026 at 21:43

Parkimi i automjeteve pranë vijës bregdetare vijon të mbetet një shqetësim në plazhet e Vlorës. Dhjetëra mjete ndalojnë çdo ditë fare pranë zonës ku qëndrojnë pushuesit, duke ngritur shqetësime për sigurinë, veçanërisht të fëmijëve dhe familjeve.

Pushuesit vendas dhe të huaj thonë se mungesa e hapësirave të dedikuara për parkim ka bërë që shumë drejtues mjetesh të afrohen deri në vijën e parë të detit. Sipas tyre, kjo situatë përbën rrezik dhe kërkon ndërhyrje më të fortë nga autoritetet.

“Këtu është qetë dhe kemi ku parkojmë, por është gabim që makinat të futen deri pranë detit. Duhet të ketë një vend të përcaktuar me kufizime. Është e rrezikshme dhe estetikisht shumë keq. Autoritetet duhet të bëjnë detyrën dhe policia të vendosë gjoba ndaj shkelësve”, shprehet një pushues.

Qytetarë të tjerë vlerësojnë investimet e kryera në Lungomare, por theksojnë se parkimi i pakontrolluar pranë bregdetit vazhdon të cenojë sigurinë dhe qarkullimin.

“Zona është përmirësuar shumë me Lungomaren, por kjo situatë nuk duhet të vazhdojë. Bashkia duhet të caktojë hapësira të posaçme për parkim. Makinat bllokojnë qarkullimin dhe rrezikojnë fëmijët që lëvizin me vrap në plazh. Nevojiten kontrolle të vazhdueshme nga Policia Rrugore”, thotë një tjetër pushues.

Përveç parkimit të automjeteve, pushuesit ngrenë shqetësime edhe për mungesën e koshave të mbeturinave, duke kërkuar më shumë vëmendje për mirëmbajtjen dhe pastërtinë e zonës.

“Plazhi është i mirë si hapësirë, por mungojnë koshat e mbeturinave. Problemi i makinave është serioz. Policia ndërhyri një ditë dhe largoi disa mjete, por kontrollet duhet të jenë të përditshme. Fëmijët janë më të rrezikuarit”, shprehet një pushues tjetër.

Sipas të dhënave zyrtare, Policia Rrugore dhe Policia Bashkiake kanë vendosur masa administrative ndaj drejtuesve që parkojnë automjetet në bregdet, ndërsa një pjesë e mjeteve janë larguar nga zona. Megjithatë, pavarësisht ndërhyrjeve, numri i automjeteve që vazhdojnë të parkojnë pranë vijës së parë të detit mbetet i lartë, duke mbajtur të hapur shqetësimin për sigurinë gjatë sezonit turistik.

The post Automjetet afrohen pranë vijës së detit, rriten shqetësimet për sigurinë e pushuesve appeared first on Euronews Albania.

Sejdiu: Pavarësisht vendimit të LDK-së sonte, vendi shkon në zgjedhje të reja

30 July 2026 at 21:40
Opinionisti Dardan Sejdiu ka vlerësuar se situata në të cilën ndodhet LDK-ja mund ta çojë vendin drejt zgjedhjeve, pasi sipas tij nevojitet dakordim i 18 deputetëve të kësaj partie për çdo vendim të ardhshëm. Sejdiu ka thënë se edhe në rast të shkarkimit të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, vendi do të hynte në një […]

Psikologët japin alarmin! Në rritje numri i të rinjve që konsumojnë lëndë narkotike

30 July 2026 at 21:40

Numri i adoleshentëve që konsumojnë lëndë narkotike po rritet vazhdimisht. Alarmi vjen nga psikologët, të cilët thonë se ky fenomen nuk po merr vëmendjen e nevojshme për t’u parandaluar.

Sipas psikologes, gjatë sezonit të verës konsumi i lëndëve narkotike rritet edhe më shumë.

Kur flitet për faktorët që ndikojnë në këtë fenomen, përveç kuriozitetit dhe problemeve në familje, psikologia thekson se shoqëria luan një rol vendimtar në nxitjen e adoleshentëve për të eksperimentuar me lëndët narkotike.

Edhe mjekët toksikologë kanë ngritur prej kohësh shqetësimin se të rinjtë shqiptarë po konsumojnë gjithnjë e më shumë lëndë narkotike. Sipas tyre, kombinimi i kokainës me alkoolin apo substanca të tjera është ndër format më të përhapura të konsumit.

The post Psikologët japin alarmin! Në rritje numri i të rinjve që konsumojnë lëndë narkotike appeared first on Euronews Albania.

SHBA do të përdorë bazat e tyre/ Irani paralajmëron Qipron dhe Bullgarinë: Mbani përgjegjësi për pasojat

30 July 2026 at 21:39

Irani ka paralajmëruar dy vende evropiane që të mos lejojnë Shtetet e Bashkuara të përdorin bazat e tyre për të nisur sulme të mundshme ndaj Republikës Islamike.

Në një telefonatë midis ministrave të jashtëm të Iranit dhe Qipros, Abbas Araghchi theksoi nevojën për të parandaluar që çdo forcë armike të përdorë bazat ushtarake të huaja të vendosura në Qipro për të kryer akte agresioni kundër Iranit.

Ai shtoi se nëse një shtet e vë tokën e tij në dispozicion për përdorim armiqësor nga një tjetër, atëherë kjo përbën pjesëmarrje në një akt agresioni.

Ministri i Jashtëm qipriot, Konstantinos Kombos tha se qeveria e tij kishte marrë garanci nga Mbretëria e Bashkuar se bazat ushtarake të huaja të vendosura në Qipro nuk do të përdoren kundër asnjë vendi, përfshirë Iranin, sipas deklaratës së ministrisë së jashtme iraniane.

Në një telefonatë të veçantë me ministren e jashtme bullgare Velislava Petrova-Chamova, Araghchi i kërkoi të rishqyrtojë një vendim të qeverisë bullgare për të lejuar avionët ushtarakë amerikanë të përdorin një nga bazat e saj për operacione ushtarake.

“Irani pret që qeveria bullgare ta rishqyrtojë urgjentisht vendimin e saj”, tha ministri i jashtëm iranian, duke paralajmëruar se Republika Islamike nuk do të hezitojë të mbrojë interesat dhe sigurinë e saj kombëtare kundër çdo agresioni ose akti armiqësor, dhe se çdo palë që merr pjesë në akte agresioni kundër Iranit në çfarëdo mënyre do të mbajë përgjegjësi për pasojat.

Meta mbështet propozimin e PD për 100 njësi vendore: Alternativa e Ramës, forcim i centralizimit

By: redi
30 July 2026 at 21:38

Ilir Meta ka përkrahur propozimin e PD për hartën e re territoriale me 6 rajone e 100 njësi duke thënë se është përgjigje efikase ndaj reformës së vitit 2014. Sipas kreut të Partisë së Lirisë, alternativa socialiste me shkrirjen e 15 bashkive, forcon centralizimin, largon shërbimet nga qytetarët dhe përshkallëzon shpopullimin. “Përshëndes dhe mbështes plotësisht alternativën e opozitës për 100…

Source

Eksperti i Sigurisë: Konflikti në Lindjen e Mesme po merr një dimension të ri

30 July 2026 at 21:37

Profesori i asociuar i çështjeve të sigurisë, Xhavit Shala, deklaroi se zhvillimet e fundit tregojnë se konflikti në Lindjen e Mesme po hyn në një fazë të re, me përfshirje gjithnjë e më të gjerë të aktorëve rajonalë.

Në një intervistë për emisionin “War Report” në ABC News, Shala u shpreh se Arabia Saudite po përfshihet gradualisht në konflikt edhe në aspektin ushtarak.

“Konflikti po merr një pamje tjetër në Lindjen e Mesme. Arabia Saudite ka marrë pjesë direkt në sulme të armatosura dhe po përfshihet gradualisht në konflikt. Ka edhe një thirrje për ndërtimin e një koalicioni. Konflikti tashmë po del edhe jashtë kornizave të vendeve të Gjirit”, u shpreh Shala.

Sipas tij, zgjerimi i përfshirjes së vendeve të rajonit mund të ndikojë në dinamikën e konfliktit dhe të rrisë rrezikun e përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme.

/abcnews.al/

Çfarë dihet për arkivat që Kosova po i kërkon Serbisë t’i hapë

30 July 2026 at 21:36

Përshëndetje! Në 3 minuta është një newsletter i Radios Evropa e Lirë, ku përpiqemi që zhvillimet më të rëndësishme t’jua zbërthejmë dhe t’jua sjellim sa më thjesht, shkurt e shqip.

Thirrjet që Serbia t’i hapë arkivat shtetërore dhe ushtarake për luftën e viteve 1998-’99 janë shtuar pas dyshimeve për varr masiv në veri të Kosovës. Për familjarët e rreth 1.600 personave ende të zhdukur, dokumentet në Serbi mund të jenë kyç për zbardhjen e fatit të të afërmve të tyre. Cilat institucione serbe mbajnë të dhënat më të rëndësishme, sa do të ndihmonte qasja në to, dhe pse Beogradi vazhdon të mos lejojë hapjen e plotë të arkivave?

Gërmimet e kësaj jave në veri të Kosovës, ku dyshohet për një varr masiv, i kanë shtuar thirrjet që Serbia t’i hapë arkivat e veta shtetërore dhe ushtarake lidhur me luftën e viteve 1998-’99.

Për familjarët e rreth 1.600 njerëzve ende të zhdukur nga ajo luftë, qasja e plotë në këto të dhëna mund të jetë një nga burimet më të rëndësishme për ta kuptuar fatin e të afërmve të tyre.

Megjithëse çështja e të zhdukurve me dhunë shihet kryesisht si çështje humanitare, Serbia deri tani nuk ka lejuar qasje të plotë në dokumentet e institucioneve që kanë vepruar gjatë luftës në Kosovë, pavarësisht zotimeve për bashkëpunim dhe shkëmbim të dhënash.

Ekspertë të dokumentimit të krimeve të luftës dhe të të zhdukurve thonë për Radion Evropa e Lirë (REL) se qasja e plotë në arkiva do të mund të ndihmonte në zbardhjen e lokacioneve të varreve, zinxhirit të përgjegjësisë dhe fatit të njerëzve që ende nuk janë gjetur.

Cilat institucione serbe mbajnë të dhënat kryesore?

Institucionet kryesore që besohet se mbajnë të dhënat më të rëndësishme janë arkivat shtetërore dhe institucionet kyç të ushtrisë së Serbisë dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, sipas kryetares së Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko.

“Arkivat ushtarake dhe strukturat policore ruajnë raporte luftarake, të dhëna për veprimet e njësive dhe regjistra të transferimeve, të cilat mund të ndihmojnë në identifikimin e varrezave masive dytësore ose rasteve të personave të zhdukur në zonat e luftimeve”, thotë Biserko për REL-in.

Ndërkaq, arkivat e shërbimeve të sigurisë shtetërore përmbajnë raporte të inteligjencës nga operacionet në Kosovë, të cilat përshkruajnë ndalimet dhe bashkërendimin mes Ministrisë së Brendshme dhe ushtrisë, shpjegon ajo.

Bekim Blakaj, nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, thotë për REL-in se derisa Ministria e Brendshme dhe ushtria mbajnë të dhënat kryesore, do ishte e dobishme që të hapen edhe arkivat e institucioneve të tjera.

Për shembull, thotë ai, ato të atyre që ishin përgjegjëse për bartjen dhe varrosjen e kufomave, “siç janë kompanitë e shërbimeve komunale dhe organizatave të ngjashme”.

Sa do të ndihmonte hapja e arkivave?

Qasja e plotë në arkivat shtetërore dhe ushtarake serbe nuk do të nënkuptonte patjetër zbardhjen e fatit të të gjithë njerëzve ende të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë, thonë ekspertët.

“Shumë ekzekutime në terren, të padokumentuara, nuk janë shoqëruar me dokumentacion zyrtar”, pohon Biserko.

Ajo nënvizon se, gjatë dhe pas konfliktit në Kosovë, strukturat shtetërore serbe u përfshinë në largimin sistematik të trupave të viktimave shqiptare të Kosovës, nga Kosova drejt varrezave masive në Serbi, “në një përpjekje të dukshme për të fshehur provat e krimeve”.

“Kjo dëshmon se ka ekzistuar një përpjekje e organizuar për të mbuluar gjurmët e këtyre krimeve. Nëse ekziston dokumentacion shtesë që mund të ndihmojë në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur, kjo mund të përcaktohet vetëm përmes qasjes së plotë dhe të pakufizuar në arkivat përkatëse”, sipas saj.

Blakaj beson se hapja e të gjitha arkivave dhe dosjeve mund ta zvogëlojë dukshëm numrin e të zhdukurve, duke thënë se “një përqindje e madhe e personave të zhdukur do të identifikoheshin”.

Pse Serbia nuk lejon qasje të plotë në arkivat e veta?

Ka disa arsye pse Serbia nuk lejon qasje të plotë në arkivat e saj, por kryesorja është se hapja e tyre “do të nënkuptonte drejtpërdrejt përgjegjësinë e ushtrisë dhe të shërbimeve sekrete, të cilat kanë vepruar në Kosovë para konfliktit, në fakt, qysh nga vitet ’90”, thekson Biserko.

As 27 vjet pas luftës së saj që shkaktoi 12.230 viktima, qindra mijëra të dëbuar dhe rrënim gjithandej në Kosovë, shteti serb nuk e pranon përgjegjësinë dhe vazhdon të ofrojë pak në zgjidhjen e çështjeve të luftës, përfshirë të të zhdukurve me dhunë.

Kosova kërkon tani në veçanti hapjen e arkivit të Brigadës së 37-të të Motorizuar të Ushtrisë Jugosllave, i cili më 2014 u shpall sekret për një periudhë 30-vjeçare, me vendim të Ministrisë së Brendshme serbe.

Fondi për të Drejtën Humanitare në Beograd kishte kërkuar po atë vit qasje në arkivin e kësaj brigade, dhe më 2015 e kishte paditur ministrin serb të Mbrojtjes, Bratislav Gashiq, për atë vendim që e cilësoi të paligjshëm.

Blakaj thotë se dokumentet lidhen me veprimtarinë e Brigadës së 37-të në Kosovë gjatë vitit 1999, përfshirë vrasjen e civilëve shqiptarë dhe zhvendosjen e fshehjen e trupave të tyre në varrezën masive në Rudnicë të Serbisë.

Në atë kohë, brigada komandohej nga Lubisha Dikoviq, më vonë shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë.

Vite më parë, Kosova dhe Serbia arritën pajtueshmëri për Deklaratën e përbashkët për personat e zhdukur, në kuadër të dialogut të Brukselit, duke u zotuar për qasje të plotë në informacione të besueshme, përfshirë ato të klasifikuara, për përcaktimin e fatit të personave të zhdukur.

Në fillim të 2026-tës, dy shtetet mbajtën takimin e parë të Komisionit të Përbashkët për personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë, i cili nuk dha fryt.

Pala serbe ia ka dorëzuar Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë një numër të konsiderueshëm dokumentesh mbi ngjarjet e luftës në Kosovë, sipas Blakajt.

Por, kjo nuk ka mjaftuar për zbardhjen e fatit të 1.577 njerëzve që janë të zhdukur nga ajo luftë.

Faleminderit që e lexuat këtë newsletter! Nëse ju pëlqeu, ju ftojmë ta shpërndani me të tjerët. (Ata mund të abonohen falas këtu për ta pranuar çdo numër të newsletter-it tonë)./REL

❌