Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 25 January 2026Lajme Shqiperi

18:59 Chelsea fiton me lehtësi, Aston Villa “bindon” vendin e tretë

By: Monika
25 January 2026 at 18:59

Chelsea mori fitoren e dytë radhazi në Premier League, duke mposhtur 3-1 në transfertë Crystal Palace, në takimin e vlefshëm për javën e 23-të.

Skuadra mike kaloi në avantazh në pjesën e parë me Estevao, ndërsa në pjesën e dytë Joao Pedro dhe Enzo Fernandez vulosën rezultatin përpara se Richards të shënonte golin e vetëm për vendasit.

Me këtë fitore, “Blutë” ngjiten në kuotën e 37 pikëve, duke mbajtur vendin e katërt në klasifikim.

Paralelisht, Aston Villa ka arritur një fitore të rëndësishme 2-0 në fushën e Newcastle, duke u rikthyer te suksesi falë strategjisë së Unai Emery.

Ky triumf e mban ekipin nga Birmingham në vendin e tretë me 46 pikë, ndërsa Newcastle mbetet në vendin e nëntë.

Në ndeshjet e tjera të kësaj jave, Nottingham Forest mposhti Brentford me të njëjtin rezultat, 2-0./mxh

18:47 Britania krijon “FBI”-në e vet, një shërbim të ri policor kombëtar

By: Monika
25 January 2026 at 18:47

Qeveria e Britanisë së Madhe njoftoi se do të krijojë një Shërbim të Ri Kombëtar të, i përshkruar si një lloj “FBI britanik”.

Kjo njësi do të jetë përgjegjëse për luftimin e terrorizmit, krimit të organizuar dhe formave të tjera serioze të kriminalitetit në mbarë vendin.

Ministria e Brendshme tha se kjo reformë është ndër ndryshimet më të mëdha në sistemin e policimit që nga krijimi i forcës së parë policore në vitin 1829 dhe do të përfshijë konsolidimin e funksioneve të ndryshme nën një agjenci të vetme.

Ministrja e Brendshme, Shabana Mahmoud deklaroi në një komunikatë se modeli aktual i policimit është krijuar për një tjetër epokë dhe me krijimin e kësaj njësie do të jetë e mundur të përdoren teknologji moderne dhe ekspertizë e përqendruar për të luftuar krimet komplekse.

Kjo njësi e re do t’u lejojë policive vendore të fokusohen më shumë në krimet e përditshme në komunitete, ndërsa FBI-ja britanike do të marrë përgjegjësinë kryesore për hetimet e mëdha kombëtare./mxh

18:37 Kaos nga stuhia dimërore në SHBA/ Anulohen më shumë se 13,500 fluturime

By: Monika
25 January 2026 at 18:37

Një stuhi dimërore e madhe po shkakton kaos udhëtimesh në Shtetet e Bashkuara, me më shumë se 13,500 fluturime të anuluara, sipas të dhënave të gjurmimit të fluturimeve (FlightAware).

Rreth 9,600 prej tyre ishin të planifikuara për të dielën, duke e bërë këtë ditën e ndalesave më të shumta që nga pandemia e COVID-19, me për më shumë se 29% të fluturimeve në të gjithë SHBA të shtyrë ose anuluar.

Fluturimet u prekën ndjeshëm edhe në aeroportet kryesore, përfshirë Ronald Reagan Washington National Airport, ku afërsisht të gjitha fluturimet e nisjes për atë ditë u anuluan,sipas mediave amerikane.

Anulime të konsiderueshme priten gjithashtu në Dallas-Fort Worth, Charlotte, Philadelphia, Atlanta (aeroporti më i ngarkuar në vend), si dhe në New York, me aeroportet JFK dhe LaGuardia.

Udhëtarët këshillohen të kontaktojnë kompaninë e tyre ajrore për informacion mbi rimbursimet ose rifreskimin e biletave, dhe të jenë të përgatitur për vonesa të konsiderueshme, duke pasur parasysh kushtet e motit që përfshijnë borë të dendur, shi, ngrica dhe temperatura shumë të ulëta për një pjesë të madhe të vendit./mxh

18:27 “Poker” golash nga Atalanta, Genoa triumfon me përmbysje

By: Monika
25 January 2026 at 18:27

Atalanta u rikthye te fitorja në Serinë A, duke mposhtur Parmën me rezultatin e thellë 4-0, në ndeshjen e javës së 22-të.

Skuadra nga Bergamo e nisi ndeshjen me intensitet dhe kaloi shpejt në avantazh me Scamaccan nga penalltia në minutën e 15-të. De Roon dyfishoi shifrat në minutën e 24-t, pas asistit të De Ketelaere.

Në pjesën e dytë, Atalanta menaxhoi lojën dhe shënoi edhe dy herë të tjera me Raspadorin dhe Krstovic. Me këtë sukses, Atalanta shkon në kuotën e 35 pikëve dhe ngjitet në vendin e shtatë. Parma zbret në vendin e 14-të me 23 pikë.

Në ndeshjen tjetër, Genoa përmbysi Bologna-n dhe fitoi 3-2. Sassuolo ndërkohë triumfoi minimalisht 1-0 ndaj Cremoneses./mxh

18:17 Pse ndihemi më të uritur në dimër (Lifestyle)

By: Monika
25 January 2026 at 18:17

Gjatë dimrit, shumë prej nesh vërejnë se ndjesia e tërheqjes ndaj ushqimit ndryshon dhe shpesh shfaqet një dëshirë më e madhe për ushqime të ngrohta e të plotësuara si supe apo gjellëra të rënda.

Për më tepër, ky oreks ndikohet edhe nga faktorë socialë e emocionalë, si festat, mbledhjet familjare dhe darkat shoqërore që rrotullohen rreth ushqimit mund të çojnë në konsum më të madh ushqimi.

1. Reagimi natyror i trupit ndaj të ftohtit

Dimri mund të rrisë metabolizmin tonë sepse trupi përpiqet të mbajë temperaturën e brendshme të qëndrueshme. Kur temperaturat bien, trupi përdor një lloj të veçantë yndyre, për të prodhuar nxehtësi. Kjo mund të rrisë ritmin metabolik dhe të bëjë që trupi të djegë më shumë kalori për të qëndruar i ngrohtë, duke nxitë oreksin për ushqim për t’i kompensuar këto calorie të djegura.

2. Procesi i tretjes

Jo vetëm metabolizmi rritet në dimër, por edhe tretja e ushqimit kërkon punë shtesë nga trupi, gjë që gjithashtu prodhon nxehtësi. Kjo nxehtësi shtesë nga tretja bën që të ndihemi sikur po “ngrohemi” nga ushqimi, dhe kjo mund të motivojë që të hamë shpesh edhe ushqime më të pasura me karbohidrate dhe proteina për të mbajtur trupin më të ngrohtë dhe me energji.

3. Efekti i dritës dhe serotoninës

Dritë më e pakët gjatë dimrit mund të ndikojë në prodhimin e serotoninës, një substancë kimike në tru e cila ndihmon në rregullimin e humorit. Kur nivelet e serotoninës bien për shkak të ditëve më të shkurtra dhe më pak dielli, shumë prej nesh kërkojnë ushqime më të pasura me kalori dhe karbohidrate që ndihmojnë në rritjen e serotoninës dhe përmirësojnë humorin./mxh

18:10 Protesta masive në SHBA pas vrasjes së Alex Pretti-t, përplasje të forta me Agjencinë e Emigracionit dhe Doganave

By: Monika
25 January 2026 at 18:10

Protesta të mëdha janë përhapur në dhjetëra qytete të Shteteve të Bashkuara, pasi Alex Pretti, 37 vjeç, u qëllua për vdekje nga agjentë federalë.

Demonstratat shpërthyen një ditë pas një marshimi masiv kundër Agjencisë së Emigracionit dhe Doganave (ICE) në Minneapolis dhe u shtrinë në New York, Washington DC, San Francisco, Boston, Los Angeles dhe Providence. Pavarësisht temperaturave ekstreme, mijëra persona dolën në rrugë duke kërkuar drejtësi për Pretti-n dhe ndalimin e operacioneve të ICE.

Në Minneapolis, protestuesit u rikthyen në vendin ku Pretti u vra, duke ndezur qirinj dhe duke vendosur pankarta me mesazhin “Drejtësi për Alex Pretti”. Në New York, turma të mëdha u mblodhën në Union Square, ku u dëgjuan thirrje për shpërbërjen e ICE.

Në Washington DC, qindra persona protestuan përpara selisë së Departamentit të Sigurisë Kombëtare (DHS), ndërsa në San Francisco dhe Los Angeles protestat u shoqëruan me slogane kundër “terrorizimit të komuniteteve nga agjentët federalë”.

Sipas pamjeve video që janë bërë virale, Pretti shihet duke u përplasur në tokë nga agjentët federalë dhe më pas qëllohet disa herë. Analistë të pavarur kanë deklaruar se nga pamjet nuk duket se ai kishte armë në dorë në momentin e të shtënave.

Autoritetet federale pretendojnë se Pretti iu afrua agjentëve me një armë zjarri, por shefi i policisë së Minneapolis konfirmoi se ai ishte pronar ligjor i armës dhe me leje mbajtjeje, sipas ligjit të Minesotës.

Ngjarja ka ndezur debat të ashpër kombëtar mbi përdorimin e forcës nga agjentët federalë dhe rolin e ICE në qytetet amerikane./mxh

17:58 “Janë skuadra më e mirë në botë”, Guardiola befason me deklaratën e tij

By: Monika
25 January 2026 at 17:58

Pep Guardiola e ka shpallur Arsenalin si ekipin më të mirë në botë, gjë që ai mendon se mund të vërtetohet nga rezultatet e “Topçinjve” në Angli dhe në Evropë.

Arsenali ka një epërsi prej shtatë pikësh në krye të Ligës Premier dhe është skuadra e parë që siguroi kualifikimin në fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve.

Ata janë gjithashtu në një pozicion të mirë për të siguruar një vend në finalen e Kupës Carabao, pasi mposhtën Chelsean në ndeshjen e parë të gjysmëfinales.

Këto rezultate këtë edicion kanë bërë që rivali i tyre anglez, Guardiola i Cityt, të cilësoj Arsenalin si skuadrën më të mirë në botë.

“Absolutisht. Ata janë skuadra më e mirë në botë, duke fituar në Ligën Premier, Ligën e Kampionëve, Kupën FA dhe Kupën Carabao”, ka thënë fillimisht Guardiola në një konferencë për shtyp.

“Ata janë skuadra më e mirë tani dhe shpresojmë se mund të jemi afër, duke u përmirësuar dhe ata mund të na japin një shans për t’i arritur”, përfundoi trajneri i Cityt./mxh

17:46 Shkon numri në dy i shqiptarëve te Juventusi, talenti i kuqezinjve ftohet ndaj Napolit

By: Monika
25 January 2026 at 17:46

Juventusi ka bërë publike listën për ndeshjen ndaj Napolit, që është kryederbi i kësaj xhiroje.

Megjithatë, ajo që ra në sy në listën e Luciano Spallettit ishte se edhe një tjetër shqiptar përpos Edon Zhegrovës ka marrë ftesë për këtë përballje.

Bëhet fjalë për portierin e talentuar Raffaele Huli, i cili është ftuar për herë të parë në ekip te Juventusi për këtë sfidë të rëndësishme.

Kuptohet, gjasat janë minimale për të zhvilluar qoftë një minutë – megjithatë është edhe konfirmim që skuadra italiane po e vëzhgon nga afër dhe ka besim që ky i fundit edhe mund të bëhet portieri kryesor brenda pak viteve.

Huli është pjesë e ekipit U20 pavarësisht moshës 17-vjeçare, kurse ka zhvilluar 16 paraqitje në ligën e të rinjve, ku ka mbajtur gjashtë herë portën e paprekur./mxh

17:39 Projekti i Unazës së Prishtinës, Rama i dërgon letër të hapur Kurtit: Mos e vononi më!

By: Monika
25 January 2026 at 17:39

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka dërguar një letër të hapur kryeministrit në detyrë, Albin Kurti duke kërkuar zhbllokimin e menjëhershëm të projektit të Unazës së Prishtinës, një ndër projektet më të rëndësishme infrastrukturore për kryeqytetin dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Në letrën e tij, Rama thekson se projekti, i cili ka mbetur i bllokuar për më shumë se katër vjet në nivel qendror, ka pasoja të drejtpërdrejta për qytetarët dhe cenon interesin publik.

Ai rikujton se gjatë fushatës zgjedhore, Kryeministri në detyrë kishte shprehur publikisht mbështetje për zhbllokimin e këtij projekti, duke njohur rëndësinë e tij strategjike.

“Megjithatë, për më shumë se katër vjet, realizimi i këtij projekti ka mbetur i bllokuar në nivelin qendror, pavarësisht gatishmërisë së plotë teknike, ligjore dhe procedurale të Komunës së Prishtinës. Ky bllokim i zgjatur ka shkaktuar pasoja të drejtpërdrejta për qytetarët e kryeqytetit dhe po cenon seriozisht interesin publik”, ka njoftuar Rama.

Rama thekson rëndësinë financiare të projektit, i cili është miratuar për financim nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) me vlerë totale prej 206 milionë euro, nga të cilat deri në 40% janë fonde grant, respektivisht deri në 82.4 milionë euro të pakthyeshme.

Kryetari i Prishtinës paralajmëron se çdo zvarritje institucionale rrezikon humbjen e këtyre fondeve dhe kredibilitetin institucional të vendit ndaj partnerëve ndërkombëtarë.

“Ky nuk është një projekt politik. Nuk i shërben një partie apo një mandati, por zhvillimit afatgjatë të vendit, ekonomisë, mobilitetit urban dhe cilësisë së jetës së qytetarëve,” shkruan Rama, duke bërë thirrje për vendosjen e interesave të qytetarëve mbi çdo kalkulim politik.

Kryetari i Prishtinës kërkon që Qeveria në detyrë të eliminojë menjëherë pengesat administrative dhe institucionale dhe të mundësojë fillimin e punimeve pa vonesa të mëtejshme, duke e cilësuar projektin si prioritet strategjik kombëtar dhe pjesë të rrjetit të autostradave të Ballkanit Perëndimor./mxh

17:23 IGJEUM: Java nis me shtrëngata dhe reshje, ja qarqet më problematike

By: Monika
25 January 2026 at 17:23

Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim për kushtet meteorologjike në vend për fillimjavën.

Sipas të dhënave, në të gjitha qarqet priten reshje intensive deri në mesatare.

Po ashtu, parashikohen probleme të ndryshme, si rënie gurësh e inertesh dhe vërshime të ujit në zonat urbane të lokalizuara, në varësi të sistemit të kanalizimeve për shkak të shtrëngatave dhe intensitetit të lartë të reshjeve.

Reshjet:

Sot pasdite dhe nesër (e hënë, datë 26) priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarkun Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjera reshjet priten të dobëta deri lokalisht mesatare të shoqëruara me shtrëngata.

Në Veri, Lindje dhe Juglindje në lartësitë mbi 900 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.

Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si rënie gurësh e inertesh dhe vërshime të ujit në zonat urbane të lokalizuara, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër.

Temperatura:

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 8 / 14 °C

në vendet e ulëta: 3 / 13 °C

në vendet malore: 1 / 8 °C

Era:

Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë mesatare deri e fortë kryesisht në bregdet dhe në vendet malore./mxh

Nëna e Brikenës thyen heshtjen për Mateon: Kemi qenë dakord…

By: gi ada
25 January 2026 at 18:06
Pas momentit emocional të ribashkimit me të bijën në shtëpinë e “Big Brother VIP”, nëna e Brikenës ka zgjedhur të flasë publikisht për herë të parë. Në një intervistë ekskluzive për “Fan Club”, ajo ndalet te rrugëtimi i vajzës së saj në lojë, vendimi për hyrjen në BBV dhe qëndrimi i familjes për çdo zgjedhje […]

Bora Zemani hap zemrën për faljen në dashuri: Nuk gënjehem, di ku është gabuar…

By: gi ada
25 January 2026 at 17:09
Moderatorja Bora Zemani ka zgjedhur të flasë më hapur se kurrë për një nga periudhat më të ndjeshme të jetës së saj personale. E ftuar në podcast-in e Grida Dumës, ajo prek për herë të parë publikisht temën e faljes në çift, në një rrëfim që lidhet drejtpërdrejt me rikthimin e saj me Donald Veshajn. […]

Aksident në Fier, ndërron jetë 35-vjeçari

By: e xh
25 January 2026 at 18:53

Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier-Libofshë në fshatin Agim.

Një 35-vjeçar ka dalë nga rruga teksa ka qenë duke udhëtuar me motor dhe për pasojë ka marrë lëndime të shumta.

Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit Rajonal Fier, por nuk ka mundur t’u shpëtojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti me pasoja fatale.

Njoftimi i policisë

Në aksin rrugor “Fier-Libofshë”, shtetasi Xh. K., rreth 35 vjeç, duke drejtuar një motomjet pa targa, ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes së motomjetit nga rruga ka humbur jetën shtetasi Xh. K.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Aksident fatal në aksin Fier–Libofshë, humb jetën një 35-vjeçar –

By: 27
25 January 2026 at 17:58

Një aksident tragjik është regjistruar këtë të diel në aksin rrugor “Fier–Libofshë”, ku një motomjet ka dalë nga rruga.

Si pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i tij, 35-vjeçari Xhuljano Krasniqi, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Në aksin rrugor “Fier-Libofshë”, shtetasi Xh. K., rreth 35 vjeç, duke drejtuar një motomjet pa targa, ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes së motomjetit nga rruga ka humbur jetën shtetasi Xh. K.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“, thuhet në njoftimin e policisë.

gijotina.com/

FOKUS – Mbi 700 mijë familje pa energji elektrike në SHBA mes një stuhie të ashpër dimri

25 January 2026 at 18:48

UASHINGTON, 25 janar /ATSH-DPA/ – Një stuhi e ashpër  në Shtetet e Bashkuara  ka lënë tashmë qindra mijëra njerëz pa energji elektrike, përpara se të pritej të godiste Nju Jorkun, Filadelfian dhe Uashingtonin sot me vonë.

Misisipi, Luiziana dhe Teksasi janë ndër shtetet më të prekura, me rreth 730 mijë familje të goditura nga ndërprerjet e energjisë në mbarë vendin, sipas faqes “PowerOutage.us”.

Sipas autoriteve, rreth 190 milionë njerëz, më shumë se gjysma e popullsisë së SHBA-së, po përballen me ndërprerje dhe vështirësi për shkak të një prej stuhive më të rënda të dimrit të viteve të fundit.

Shërbimi Kombëtar i Motit bëri të ditur se stuhia pritej të shtrihej në një distancë prej rreth 3 mijë kilometrash, nga Nju Meksiko në jugperëndim deri në Maine në verilindje, gjatë fundjavës.

Parashikohej që ajo të godiste sot Nju Jorkun, ndërsa shumë shtete kanë shpallur gjendjen e emergjencës.

Kushtet e pafavorshme kanë shkaktuar gjithashtu kaos për udhëtarët, me mijëra fluturime të anuluara.
Autoritetet lokale thonë se reshjet e dendura të borës po shkaktojnë ndërprerje të trafikut dhe mbyllje rrugësh, që mund të zgjasin disa ditë.

Shtresat e akullit kanë krijuar kushte udhëtimi “jashtëzakonisht të rrezikshme” në disa zona.
Me valën e vazhdueshme të të ftohtit që kërcënon të paralizojë pjesë të vendit në ditët në vijim, autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë sa më shumë në shtëpi dhe të shmangin përdorimin e makinave.

Banorëve të Uashingtonit u është kërkuar të kenë gati elektrikë dore dhe të mbajnë të karikuar telefonat celularë.

Sipas “NBC News”, në të pesë bashkitë e Nju Jorkut do të hapeshin qendra ngrohjeje për banorët.

CNN raportoi se në Crested Butte, Kolorado, janë regjistruar 58 centimetra borë, ndërsa deri në 20 centimetra janë shënuar në disa pjesë të Oklahomës dhe rreth 30 centimetra në Nju Meksiko. /Ad.Ab./

The post FOKUS – Mbi 700 mijë familje pa energji elektrike në SHBA mes një stuhie të ashpër dimri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kryepeshkop Joani: Të mbajmë të gjallë trashëgiminë që na la Janullatos

TIRANË, 25 janar/ATSH/ Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” u përkutjua sot 1-vjetori i ndarjes nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatos.

Në këtë ditë përkujtimore morën pjesë krerë të komuniteteve fetare, ambasadorë, përfaqësues të lartë të Këshillit Botëror të Kishave, të Komunitetit të Sant’Egidios, të Qendrës së Krishterë Misionare në Amerikë, si dhe besimtarë të shumtë.

Në fjalën e tij, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e tij imzot Joani, theksoi se përkujtimi vjetor i Kryepeshkopit Anastas është një nevojë shpirtërore për reflektim, falënderim dhe forcim në hirin e Perëndisë Triadik.

Ai vuri në dukje se largimi i njerëzve të mëdhenj lë gjithmonë trishtim dhe boshllëk, por besimi në Ngjalljen e Krishtit dhe përjetësinë e shpirtit sjell ngushëllim dhe shpresë.

“Përkujtimi i Kryepeshkopit të lumur Anastas nuk është thjesht një kthim nostalgjik në të kaluarën, është zgjedhja e vetëdijshme për të mbajtur të gjallë trashëgiminë që ai na la. Jo si eksponat muzeu, por si udhërrëfyes për të sotmen dhe për të ardhmen dhe si një mundësi për meditim të brendshëm dhe për orientimin e jetës sonë. Fjalët e Shën Joan Gojartit: Ata që i duam dhe i humbasim, nuk janë aty ku ishin më parë,, ata janë tani kudo ku jemi ne, – i përshtaten plotësisht Kryepeshkopit Anastas. Ne besojmë dhe e ndiejmë praninë e tij dhe kjo na jep shpresë, kurajë dhe lehtësim”, tha Kryepeshkopi Joan.

Ai tha se “Kryepeshkopi i lumtur na la mësime dhe fjalë të cilat vazhdojnë të ndriçojnë jetën tonë. Do të citoj disa nga këto mësime dhe fjalë të çmuara”.

“Lutemi që Perëndia të na japë forcë e urtësi për të vazhduar rrugën e ndritshme të Kryepeshkopit të lumur Anastas, sepse nderimi më i madh që mund t’i bëjmë atij është të ecim të bashkuar në atë rrugë dhe me të njëjtën frymë”, tha Kryepeshkopi Joan.

Kryepeshkopi Janullatos ndërroi jetë pas një beteje të gjatë shëndetësore më 25 janar të 2025.

Kryepeshkopi Anastas, ishte rindërtuesi dhe rivitalizuesi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, të cilën e ngriti tërësisht nga rrënojat pas rënies së regjimit ateist. Me vizionin e tij hyjnor dhe punën e palodhur, ai rindërtoi jetën kishtare nga themelet, ndërtoi qindra kisha, themeloi institucione arsimore dhe bamirëse dhe formoi një brez të ri klerikësh, duke ofruar shërbim të pafund dhe sakrificë për më shumë se 33 vjet.

/k.s/a.f/

The post Kryepeshkop Joani: Të mbajmë të gjallë trashëgiminë që na la Janullatos appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

UKRAINË – Sulmet ruse lënë mijëra pa ngrohje, ndërsa Kievi përballet me të ftohtin ekstrem

25 January 2026 at 17:57

KIEV, 25 janar /ATSH– DPA/ – Forcat ruse goditën Ukrainën gjatë natës me 102 dronë dhe dy raketa balistike Iskander, njoftoi sot Forca Ajrore e Ukrainës, pavarësisht bisedimeve të fundjavës të zhvilluara në Emiratet e Bashkuara Arabe mes dy palëve dhe Shteteve të Bashkuara.

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, tha se 1 676 blloqe banimi në kryeqytet vazhdojnë të jenë pa ngrohje si pasojë e sulmeve ruse, edhe pse pjesa më e madhe e rreth 6 000 blloqeve që u ndërprenë nga rrjeti i ngrohjes tashmë e kane siguruar furnizimin me energji.

Temperaturat gjatë natës në Kiev ranë nën minus 10 gradë Celsius.

Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes në Moskë njoftoi se infrastruktura energjetike ishte dëmtuar nga raketa ukrainase gjatë natës.
Rajoni i Belgorodit është përballur me probleme të furnizimit me energji elektrike prej disa javësh.

Ukraina po i reziston një pushtimi të plotë rus që nga shkurti i vitit 2022.

Ukraina dhe Rusia zhvilluan të shtunën një ditë të dytë bisedimesh në Abu Dabi, takimi i parë zyrtar mes palëve ndërluftuese pas disa muajsh për t’i dhënëweek  /Ad.Ab./

The post UKRAINË – Sulmet ruse lënë mijëra pa ngrohje, ndërsa Kievi përballet me të ftohtin ekstrem appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MUZIKË – “Greatest Hits” e “The Eagles”, albumi i parë në historinë e SHBA-së që shet mbi 40 milionë kopje

25 January 2026 at 17:00

NJU JORK, 25 janar /ATSH-DPA/ – Albumi”Greatest Hits” i viteve 1971–1975 i grupit ” The Eagles” u publikua për herë të parë pothuajse saktësisht 50 vite më parë, shkurt 1976.

“Në një epokë dhe kulturë ku gjithçka duket se bëhet gjithnjë e më e përkohshme, është kënaqësi të kesh qenë pjesë e diçkaje që ka qëndrueshmëri edhe pas pesëdhjetë vitesh,” tha në një deklaratë anëtari themelues, bateristi dhe këngëtari Don Henley.

“Jemi të mahnitur dhe mirënjohës”, shtoi ai “.

“The Eagles” nisi dje 12 shfaqjet e fundit në Las Vegas.

“The Eagles u formuan në Los Angeles në fillim të viteve 1970 dhe mjeshtëruan përzierjen e rock ’n’ roll-it me muzikën country. Hitet e tyre, përfshirë, “Hotel California” dhe “Take It Easy” u bënë pjesë e kolonës zanore të asaj dekade.

Grupi u shpërnda në vitin 1980 dhe u ribashkua 14 vite më vonë, me Henley dhe Glenn Frey si dy anëtarët e vetëm origjinalë; Frey ndërroi jetë në vitin 2016.
Grupi u pranua në “Rock & Roll Hall of Fame” në vitin 1998 dhe u nderua nga “Kennedy Center” në vitin 2016. /Ad.Ab./

 

The post MUZIKË – “Greatest Hits” e “The Eagles”, albumi i parë në historinë e SHBA-së që shet mbi 40 milionë kopje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ish-deputetja greke: Rama studioi në Harvard me një bursë si minoritar

By: armand
25 January 2026 at 18:49

“Edi Rama mori një bursë nga një fondacion grek për të studiuar në universitetin e Harvardit meqë kishte nënën me origjinë greke”. Është kjo deklarata që vjen nga Niki Tzavella, ish-deputetja greke e partisë “Nea Demokratia”. Ajo ka shkruar në rrjetet sociale se kjo ka ndodhur në kohën kur ajo ishte nënkryetare këtij fondacioni. Tzavella, […]

The post Ish-deputetja greke: Rama studioi në Harvard me një bursë si minoritar appeared first on BoldNews.al.

Hyjnë në fuqi masat për kufizimet e lëvizjes së diplomatëve rusë në BE

By: armand
25 January 2026 at 18:40

Masat që kufizojnë lirinë e lëvizjes për diplomatët rusë në Bashkimin Evropian hynë sot në fuqi për t’u mbrojtur nga spiunazhi dhe dezinformimi. Kur udhëtojnë nëpër zonën Schengen përtej vendit të tyre pritës, diplomatët dhe zyrtarët konsullorë rusë si dhe stafi dhe anëtarët e familjes së tyre, tani do të duhet të njoftojnë vendin e […]

The post Hyjnë në fuqi masat për kufizimet e lëvizjes së diplomatëve rusë në BE appeared first on BoldNews.al.

❌
❌