MĂ« 8 tetor 2025, KĂ«shilli i Ministrave firmosi njĂ« vendim qĂ« i ndalon zyrtarisht shqiptarĂ«ve tĂ« dijnĂ« se si shpenzohen paratĂ« e tyre nga pushtetarĂ«t.Â
Një vendim i ri i Këshillit të Ministrave (VKM) i jep Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare të drejtën që të blejë bileta avioni, të rezervojë hotele apo shërbime të tjera për zyrtarët e lartë të shtetit përmes kontratave konfidenciale me kompani private.
Në dukje, një ndryshim teknik. Në thelb, një ndarje midis pushtetit dhe qytetarëve: një mur tjetër që ngrihet mes atyre që paguajnë taksa dhe atyre që i shpenzojnë frytet e punës së qytetarëve.
âKonfidencialitetiâ qĂ« fsheh luksin
VKM-ja qĂ« pritet tĂ« hyjĂ« nĂ« fuqi me botimin nĂ« Fletoren Zyrtare, thotĂ« se Drejtoria e ShĂ«rbimeve Qeveritare ka tĂ« drejtĂ« âtĂ« mbrojĂ« tĂ« dhĂ«nat personale dhe tĂ« ruajĂ« informacionin e detyrueshĂ«m mes palĂ«veâ.Â
Fjalë burokratike që, në praktikë, përkthehen kështu: publiku nuk mund të dijë më sa kushton një udhëtim i kryeministrit, një natë qëndrimi në hotel i ministrit apo një fluturim i një delegacioni shtetëror.
ĂshtĂ« njĂ« vendim qĂ« i jep pushtetit komoditetin e luksit, pa rrezikun e turpit publik.
Studiuesi Afrim Krasniqi, e quan VKM-nĂ« ânjĂ« kthim prapa nĂ« standardet demokratikeâ:
âKy vendim bie nĂ« kundĂ«rshtim me parimet e transparencĂ«s, llogaridhĂ«nies dhe me detyrimin e institucioneve publike pĂ«r tĂ« dhĂ«nĂ« informacion tĂ« detajuar pĂ«r pĂ«rdorimin e buxhetit tĂ« shtetit,â â shpjegon Krasniqi, sipas tĂ« cilit nĂ« asnjĂ« vend demokratik nuk ndodh qĂ« kontrata tĂ« tilla tĂ« jenĂ« konfidenciale.Â
Për një vend që kërkon anëtarësimin në Bashkimin Europian, ky akt është një shuplakë ndaj transparencës, një rikonfirmim i qeverisjes pa llogaridhënie.
âStandardet e BE-sĂ«, ku ShqipĂ«ria dĂ«shiron tĂ« anĂ«tarĂ«sohet, e bĂ«jnĂ« detyrĂ« qĂ« krahas pasurisĂ« dhe tĂ« ardhurave tĂ« politikanĂ«ve, tĂ« deklarohen qartĂ« edhe shpenzimet e udhĂ«timeve, akomodimit dhe çdo shpenzim tjetĂ«r publik,â argumenton pĂ«r Faktoje, Afrim Krasniqi.
Sipas tij, ky vendim bie ndesh jo vetëm me etikën publike, por edhe me detyrimet që Shqipëria ka marrë ndaj BE-së, ku transparenca është kriter kyç i anëtarësimit.
âNĂ« vend qĂ« ta zgjerojmĂ« transparencĂ«n, â thotĂ« ai, â ne po e mbyllim atĂ«â.
Një betejë që Faktoje e njeh mirë
Ishte viti 2022, kur pas akuzave pĂ«r shpenzime marramendĂ«se nĂ« udhĂ«time charter, kryeministri Rama deklaroi se gjithçka ishte âbrenda buxhetit tĂ« qeverisĂ«â. Ne kĂ«rkuam provat. Por pĂ«rgjigja qĂ« morĂ«m ishte befasuese: âfaturat tatimore janĂ« tĂ« natyrĂ«s privateâ.
âFaturat tatimore tĂ« lĂ«shuara nga kompania ajrore Air Albania janĂ« tĂ« natyrĂ«s private dhe pa efekt mbi individĂ«â pretendoi Kryeministria asokohe, duke shtuar se âDrejtoria e ShĂ«rbimeve Qeveritare nuk Ă«shtĂ« e pĂ«rligjur tĂ« komunikojĂ« elemenĂ« material tĂ« kĂ«saj natyreâ
Sipas qeverisë, privatësia e kompanisë që shet biletat është më e rëndësishme se e drejta e qytetarëve për të ditur se si përdoren paratë e tyre.
NĂ« njĂ« rast tjetĂ«r, Faktoje fitoi nĂ« gjykatĂ« tĂ« drejtĂ«n pĂ«r tâu pajisur me faturat e udhĂ«timeve tĂ« ministrit tĂ« jashtĂ«m, por vendimi gjyqĂ«sor kurrĂ« nuk u zbatua.Â
Shkak pĂ«r kĂ«tĂ« âhermetizimâ tĂ« informacionit, me gjasĂ« ishte ngjarja e 2019-Ă«s kur Faktoje zbuloi se qĂ«ndrimi njĂ« natĂ« nĂ« RomĂ« i ministres sĂ« DrejtĂ«sisĂ« nĂ« kabinetin Rama 1 nĂ« 2019-Ă«n, Etilda Gjonaj, i kushtoi buxhetit tĂ« shtetit 700 euro.Â
Heshtja që kushton
NĂ« fund tĂ« ditĂ«s, kjo nuk Ă«shtĂ« thjesht njĂ« çështje ligjore. ĂshtĂ« njĂ« çështje morali publik.
Ădo euro qĂ« shkon pĂ«r njĂ« biletĂ« luksoze ose njĂ« suitĂ« qeveritare Ă«shtĂ« njĂ« para qĂ« del nga xhepat e njerĂ«zve qĂ« punojnĂ«, paguajnĂ« dhe jetojnĂ« me sakrifica.E nĂ«se qeveria kĂ«rkon tĂ« fshihet pas njĂ« kontrate âkonfidencialeâ, pyetja mbetet e hapur:
Kujt i shërben kjo fshehtësi, interesit të publikut, apo rehatisë së pushtetit?
The post Sekretet e udhëtimeve qeveritare appeared first on Faktoje.al.