Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 17 January 2026Main stream

Qfarë bën kur makina të ndalet dhe je vetëm në rrugë?



Askush nuk planifikon që makina t’i ndalet në mes të rrugës. As në qytet, as në autostradë, e as gjatë një udhëtimi familjar apo pune.

Megjithatë, defektet teknike, gomat e shpuara, bateria e zbrazur apo situata të tjera të papritura janë realitet për mijëra shoferë çdo vit.

Pikërisht këtu hyn në lojë APR - Asistencë e Përgjithshme Rrugore, një shërbim i ndërtuar mbi një parim të thjeshtë: siguri, reagim i shpejtë dhe qetësi për shoferin në çdo moment.

Çfarë është APR?

APR është një shërbim profesional i asistencës rrugore, që funksionon mbi bazë abonimi vjetor, duke u mundësuar shoferëve ndihmë të menjëhershme në rast problemi me automjetin. Pa stres, pa negociata në momentin e emergjencës dhe pa kosto të paparashikuara.

Me një rrjet funksional dhe shërbim 24/7, APR synon të jetë partneri yt i besueshëm në rrugë, jo thjesht një shërbim i rastësishëm.

Shërbimet e APR përfshijnë:

  • Ndihmë në vendngjarje për defekte të vogla teknike
  • Ndërrim gome apo asistencë në rast shpuarje
  • Ndezje të automjetit në rast të baterisë së zbrazur
  • Auto-bartje drejt servisit ose lokacionit të dëshiruar
  • Mbulim sipas paketës, brenda Kosovës dhe në raste të caktuara edhe jashtë saj

E gjithë kjo organizohet në mënyrë të strukturuar, pa humbur kohë dhe pa e lënë shoferin vetëm përballë problemit.

Pse gjithnjë e më shumë shoferë po zgjedhin APR?

Sepse realiteti i trafikut dhe i automjeteve sot kërkon parandalim, jo improvizim. Një abonim vjetor i asistencës rrugore është një nga ato vendime që shpreson të mos ta përdorësh shpesh - por kur të duhet, bën dallimin mes stresit dhe zgjidhjes.

APR nuk ofron vetëm ndihmë teknike, por siguri psikologjike: dijeninë se dikush është aty, i organizuar dhe i gatshëm të veprojë.

APR po kontribuon që kultura evropiane të bëhet normale edhe tek ne: të planifikosh paraprakisht, të udhëtosh më i qetë dhe të mos varesh nga rastësia.

Për më shumë kontaktoni në:

Facebook: APR - Asistencë e Përgjithshme Rrugore

Instagram: apr_kosova

Email: info@apr-ks.com

Website:apr-kos.com

Tel: +383 49 888 194

Plani sektorial i ndërtimit: Nga 15 janari, kontrolle në terren për nëndeklarimin e pagave

By: Ornela
17 January 2026 at 09:57

Në kuadër të zbatimit të Planit Sektorial për Ndërtimin dhe rritjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore, përmes deklarimit të pagave reale sipas profesioneve në sektorin e ndërtimit, Administrata Tatimore njofton se, pas rreth 30 ditësh nga publikimi i listës së pagave indikative për këtë sektor, konkretisht duke filluar nga data 15 janar, do të nisin kontrollet në terren.

Kontrollet do të zhvillohen kryesisht në subjektet e vlerësuara me risk për nëndeklarim të pagave, të cilat janë njoftuar më parë nga Administrata Tatimore, por nuk kanë reflektuar ndryshime në listëpagesa, pavarësisht njoftimit elektronik të dërguar në llogaritë e tyre në sistemin tatimor, e-Filing.

Fokus i kontrolleve do të jetë verifikimi i pagave të deklaruara në listëpagesa, duke i krahasuar ato me pagat indikative sipas profesioneve përkatëse, listë e  përcjellë në llogaritë elektronike të tatimpaguesve, si dhe e publikuar në faqen zyrtare të Administratës Tatimore.

Bëjmë me dije se çdo tatimpagues, që deklaron paga nën nivelin e pagave indikative, apo që ndryshon profesionin e punonjësve me qëllim shmangien e deklarimit real të pagave, duke rrezikuar pagesën e kontributeve shoqërore dhe pensionin do të konsiderohet me risk dhe si i tillë do i nënshtrohet kontrollit nga strukturat e specializuara të Administratës Tatimore.

Administrata Tatimore u bën thirrje të gjithë tatimpaguesve të marrin masat e nevojshme ligjore për deklarimin e saktë të pagave të punonjësve, me qëllim shmangien e masave administrative dhe ligjore.

 

Më poshtë mesazhi elektronik, që u është dërguar tatimpaguesve të identifikuar me risk në sektorin e Ndërtimit, datë 15.12.2025

 

Administrata Tatimore ka filluar zbatimin e planit  në Sektorin e Ndërtimit (Procesi i ndërtimit dhe aktiviteteve ndihmëse të tij), me qëllim ndërgjegjësimin e tatimpaguesve, por edhe masat për deklarim real dhe në kohë të detyrimeve tatimore.

Administrata Tatimore disponon të dhëna për Ju, të marra nga APT, Organet e qeverisjes vendore, Agjencitë imobilare, deklaratat tatimore, listëpagesat mujore,  faturat e fiskalizuara të vetëdeklaruara, ajo që furnitorët tuaj deklarojnë për furnizime mallrash dhe shërbimesh ndaj jush, etj.

Administrata Tatimore ju nxit të përmbushni detyrimin në lidhje me:

  • Deklarimin e çdo punonjësi të punësuar
  • Deklarimin real të pagave mbi bazën e profesionit dhe tregut të Punës *
  • Për cdo shitje/transaksion të kryer nga ana juaj lëshimin e faturave te fiskalizuara me NIVF/ NSLF (përfshirë edhe parapagimet)
  • Blerjen e çdo malli/shërbimi me faturë të rregullt tatimore
  • Deklarimin me saktësi e të dhënave në regjistrin e Tatimpaguesit
  • Deklarimin e saktë të kontratave të qiramarrjes së ambjenteve
  • Përdorimin vetëm të softëare-ve të çertifikuara të fiskalizimit

 

Mospërmbushja e pikave të mësipërme dhe çdo sjellje mospërmbushëse me qëllim shmangien tatimore që vihet re në analizat e Administratës Tatimore, Ju kategorizon si subjekt me risk, ndaj do të ndërmerren veprime verifikuese dhe monitoruese nga ana e strukturave te Aministratës Tatimore.

Ndërsa mosdeklarimi i punonjësve dhe nëndeklarimi i pagave të tyre konsiderohet një shkelje e rëndë pasi cënon garantimin e sigurimeve shoqërore dhe pensioneve. Për këtë qëllim ndaj çdo tatimpaguesi të vlerësuar me këtë risk do ndërmerren hetime dhe kontrolle të thelluara për çdo proces të aktivitetit të tyre, duke përfshirë edhe transaksionet me burime të ardhurash të dyshimta në bashkëpunim edhe me agjenci të tjera ligjzbatuese.

Mbetemi me besimin se Ju do ta vlerësoni dhe mirëkuptoni këtë thirrje, e cila ka si qëllim jo vetëm uljen e informalitetit në ekonomi, por gjithashtu për të vendosur drejtësinë sociale ndaj punonjësve tuaj.

 

Tatimet publikojnë pagat referencë për sektorin e ndërtimit, jo më pak se…

 

 

 

 

 

The post Plani sektorial i ndërtimit: Nga 15 janari, kontrolle në terren për nëndeklarimin e pagave appeared first on Revista Monitor.

Juventusi arrin marrëveshje në parim me super sulmuesin e Ligës Premier

17 January 2026 at 08:32


Juventusi thuhet se ka rënë dakord për kushtet personale me sulmuesin e Crystal Palace, Jean-Philippe Mateta, për një kontratë katërvjeçare përpara një transferimi të mundshëm në janar.

Sulmuesi francez dëshiron të largohet nga ‘Selhurst Park’ për një sfidë të re dhe është i hapur për të luajtur për Bianconerët, të cilët do t'i ofrojnë atij një vend në Ligën e Kampionëve.

Sipas gazetarit italian, Nicolo Schira, drejtuesit e Zonjës së Vjetër tashmë kanë arritur marrëveshje personale me Matetan për një kontratë katërvjeçare.

🚨 Excl. - Agreement in principle between #Juventus and Jean-Philippe #Mateta for 4-years contract. #transfers
— Nicolò Schira (@NicoSchira) January 17, 2026

Gjigantët italianë tani do të vazhdojnë bisedimet e tyre me klubin e Ligës Premier League për të siguruar një marrëveshje të plotë. Ata po propozojnë një marrëveshje huazimi me detyrim blerjeje.

Zonja e Vjetër është e etur të sjellë një numër 9 të ri për të forcuar sulmin e tyre, me Jonathan David, Lois Openda dhe Dusan Vlahovic shumë të paqëndrueshëm këtë sezon.

Ndryshe, Mateta ka shënuar tetë gola nga 21 ndeshje të luajtura deri tani me Crystal Palace në Ligën Premier. /Telegrafi/

09:00 “Sjellje prej dive”, JLo kritikohet për veprimin e saj në tapetin e kuq të Golden Globes

By: Klara
17 January 2026 at 09:00

Një video e publikuar nga tapeti i kuq i Golden Globes ka ndezur diskutime në rrjet, pasi disa përdorues pretendojnë se Jennifer Lopez ka shfaqur një qëndrim “prej dive” gjatë regjistrimit të Glambot-it.

Momenti që po qarkullon online tregon këngëtaren dhe aktoren gjatë xhirimit të klipit të famshëm slow-motion, por ajo që ka tërhequr vëmendjen e fansave është sjellja e saj pas përfundimit të videos. Sipas komentuesve, Lopez duket e ftohtë dhe pothuajse nuk e përshëndet fare regjisorin e Glambot-it, Cole Walliser, i cili është një figurë shumë e dashur dhe e respektuar në tapetet e kuq të Hollivudit.

Fakti që videoja u publikua nga vetë Walliser ka shtuar edhe më shumë spekulimet, me disa që besojnë se klipi është një mesazh i nënkuptuar për një ndërveprim jo fort të këndshëm.

 

Të tjerë, nga ana tjetër, e mbrojnë Lopez-in, duke thënë se momenti mund të jetë keqinterpretuar dhe se presioni dhe nxitimi i tapetit të kuq shpesh ndikojnë në sjelljen e yjeve./K.M

Yesterday — 16 January 2026Main stream

PSG-ja triumfon bindshëm ndaj Lille

16 January 2026 at 22:53


Paris Saint-Germain ka shënuar fitore me rezultat 3-0 në shtëpi ndaj Lille në kuadër të javës së 18-të në Ligue 1.

Lille e nisi takimin më guximshëm dhe ishte pranë golit që në minutat e para.

Në minutën e dytë, Olivier Giroud provoi nga distanca, por topi u ndal nga traversa, ndërsa pak çaste më vonë Ethan Mbappé përfitoi nga një top i kthyer në zonë, por u ndal nga pritja vendimtare e portierit Lucas Chevalier.

PSG reagoi dhe në minutën e 13-të kaloi në epërsi. Pas një pasimi të saktë nga Vitinha, Dembele kontrolloi topin në skajin e zonës dhe me një goditje precize e dërgoi topin në cepin e poshtëm të portës, duke kaluar edhe përmes shtyllës për rezultatin 1-0.

Në pjesën e dytë, parisienët vazhduan të kontrollojnë lojën. Në minutën e 57-të, Nuno Mendes shënoi, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Vetëm pak minuta më pas, PSG dyfishoi epërsinë.

Në minutën e 64-të, Dembele realizoi golin e dytë personal dhe të ndeshjes, duke përfituar nga një pasim brenda zonës dhe duke e lobuar mjeshtërisht portierin Berke Ozer, i cili kishte dalë nga vija e tij për rezultatin 2-0.

Deri në fund, vendasit realizuan edhe njëherë tjetër, kësaj radhe me anë të Bradley Barcola që realizoi për rezultatin përfundimtar 3-0.

Kampioni në fuqi i Evropës tani ka 42 pikë dhe aktualisht është lidere e tabelës me dy pikë më shumë se Lens që ka 40 sosh, por me një ndeshje më pak të luajtur./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Spitali jep detaje për gjendjen e të miturit që u godit nga vetura në Mitrovicë: Është jashtë rrezikut për jetë

16 January 2026 at 22:37

Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës ka njoftuar për rastin e një të mituri i cili është goditur nga vetura në rrugën nacionale Mitrovicë–Zubin Potok, në segmentin rrugor në fshatin Zhabar, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, i mituri ndodhet jashtë rrezikut për jetë, dhe se ai i ka pësuar lëndimet në fytyrë.

Një fëmijë i lindur në vitin 2013 (i gjinisë mashkullore), rreth orës 19:55 ka kërkuar ndihmë mjekësore në Shërbimin Emergjent të Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri”, si pasojë e goditjes nga një automjet.Ekipi mjekësor ka ofruar ekzaminim emergjent, përfshirë masat reanimatore”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës. Në bashkëpunim me ekipin e Shërbimit të Radiologjisë është kryer Tomografia e Kompjuterizuar (CT), si dhe janë realizuar analizat laboratorike. Po ashtu, është konsultuar mjeku kujdestar ortoped. Fëmija është jashtë rrezikut për jetë dhe është referuar për në QKUK për konsultë të mëtejshme me specialistët e Neurokirurgjisë dhe Kirurgjisë Maksilofaciale. Lëndimet janë në pjesën e fytyrës/sinuseve, por jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

.

The post Spitali jep detaje për gjendjen e të miturit që u godit nga vetura në Mitrovicë: Është jashtë rrezikut për jetë appeared first on Sinjali.

“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

By: A R
16 January 2026 at 22:44

Një natë përpara Prime-t të së shtunës, Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, ku në një moment është përmendur dhe babai i banores.

Teksa Miri po i përsëriste një gjë, Selin iu kthye duke i thënë se është fiks si babai i saj: “Më duket sikur e kam përballë, por nuk e beson njeri”.

Më pas këngëtari e pyet nëse do t’a takojë ndonjëherë dhe balerina iu përgjigj: “Nuk e di, ndoshta edhe e ke mërzitur”.

Ndërkohë kujtojmë se babai i Selin ka bërë deklarata të forta kundër Mirit, duke e quajtur atë ‘zhigolo dhe pervers’. Gjatë një bisede telefonike me emisionin “Shqipëria Live”, ai shtoi se sipas tij, Miri bën çdo gjë për famë dhe lekë.

Pjesë nga biseda-

Selin: Nuk e beson njeri. Po je fiks, fiks, fiks.

Miri: Fiks si çfarë?

Selin: Fiks si ta kam lënë emrin. Fiks sikur e kam përballë, por s’e beson njeri.

Miri: A do ta takoj ndonjëherë?

Selin: S’e di. Ndoshta edhe e ke mërzitur.

Miri: Jo, s’kam mërzitur njeri. Edhe ai e di se çfarë bëj unë këtu.

Selin: S’e di.

Miri: E di pra. Kur thua fiks, ai e kupton se çfarë bëj unë.

Në zmadhim 1000×, syri i njeriut zbulohet krejt ndryshe nga ajo që shohim me sy të lirë. Nën mikroskop shfaqen detaje të imta të kornesë, irisit dhe e...

17 January 2026 at 11:00

Në zmadhim 1000×, syri i njeriut zbulohet krejt ndryshe nga ajo që shohim me sy të lirë. Nën mikroskop shfaqen detaje të imta të kornesë, irisit dhe enëve të gjakut, duke krijuar një pamje befasuese të kësaj bote mikroskopike. #voxnews #media #lajme #eyes

305.7K views


💾

Franca ka dërguar një paralajmërim të qartë drejt Uashingtonit, se çdo përpjekje e Shteteve të Bashkuara për të marrë kontrollin e Groenlandës do të p...

17 January 2026 at 11:00

Franca ka dërguar një paralajmërim të qartë drejt Uashingtonit, se çdo përpjekje e Shteteve të Bashkuara për të marrë kontrollin e Groenlandës do të përbënte një “vijë të kuqe” dhe do të rrezikonte seriozisht marrëdhëniet ekonomike mes Bashkimit Evropian dhe SHBA-ve. Ministri francez i Financave, Roland Lescure, deklaroi se ia ka përcjellë këtë mesazh drejtpërdrejt sekretarit amerikan të Thesarit, Scott Bessent, gjatë një takimi në Uashington, raporton Financial Times. Sipas tij, shqetësimi në Evropë është i thellë për shkak të deklaratave të përsëritura të presidentit amerikan Donald Trump mbi “marrjen e pronësisë” së Groenlandës, territor autonom që i përket Mbretërisë së Danimarkës. “Groenlanda është pjesë sovrane e një shteti sovran që është anëtar i BE-së. Kjo nuk është diçka me të cilën mund të luhet”, shprehet Lescure për Financial Times. Pavarësisht tensioneve me administratën Trump për çështje si Groenlanda, tarifat doganore dhe rregullimi i gjigantëve amerikanë të teknologjisë, Franca thekson se dialogu me SHBA-të duhet të vazhdojë. Lescure nënvizoi se Evropa ka interes strategjik të bashkëpunojë me Uashingtonin në fusha kyçe, përfshirë përpjekjet për të ulur varësinë nga Kina në zinxhirët e furnizimit me minerale të rralla, një iniciativë që Franca synon ta shtyjë përpara në kuadër të G7-s. Megjithatë, ai pranoi se një pushtim i mundshëm i Groenlandës do ta ndryshonte rrënjësisht situatën. “Nëse do të ndodhte diçka e tillë, do të hynim në një botë krejtësisht të re dhe do të duhej të përshtateshim”, u shpreh ai, duke shmangur spekulimet për sanksione të mundshme ekonomike ndaj SHBA-ve. BE-ja dhe SHBA-të përbëjnë marrëdhënien më të madhe tregtare dypalëshe në botë. Sipas të dhënave të BE-së, tregtia e mallrave dhe shërbimeve mes dy palëve kaloi 1.6 trilion euro në vitin 2024, me SHBA-të si tregun më të madh të eksportit për bllokun evropian. Sipas Lescure, qasja e administratës Trump e ka bërë bashkëpunimin gjithnjë e më të vështirë, duke i përshkruar SHBA-të si aleatë që herë sillen si partnerë strategjik e herë si kundërshtarë të paparashikueshëm. Një tjetër pikë përplasjeje mbetet rregullimi evropian i kompanive të mëdha amerikane të teknologjisë. Ai konfirmoi se SHBA-të kanë shprehur pakënaqësi për gjobat e vendosura nga BE-ja, përfshirë penalizimin prej 120 milionë eurosh ndaj platformës X në dhjetor. “Ligjet evropiane do të zbatohen për çdo kompani që operon në Evropë”, tha Lescure. #voxnews #media #lajme #news

556 views


💾

Tre muaj pasi ishin sekuestruar nga SPAK, edhe Prokuroria e Tiranës deklaroi të premten se kishte sekuestruar kompanitë e biznesit, tokat dhe llogarit...

17 January 2026 at 11:00

Tre muaj pasi ishin sekuestruar nga SPAK, edhe Prokuroria e Tiranës deklaroi të premten se kishte sekuestruar kompanitë e biznesit, tokat dhe llogaritë bankare të investuara nga Shqipëri nga drejtuesit e një skeme piramidale me kriptovaluta në Spanjë. Prokuroria e Tiranës njoftoi të premten se kishte sekuestruar disa shoqëri tregtare, mbi 23 hektarë tokë në Dhërmi si dhe automjete dhe llogari bankare në pronësinë e shtetasit spanjoll Alvaro Castillos – i akuzuar për ngritjen e një skeme ndërkombëtare mashtrimi me vlerë 30 milionë euro nga Spanja deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas njoftimit, pronat e sekuestruara në Shqipëri dyshohet se janë produkt i veprës penale të pastrimit të parave. Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë megjithatë se masat e sekuestros së Prokurorisë së Tiranës nuk kanë ndonjë vlerë praktike, pasi të njëjtat prona ishin sekuestruar më parë nga Prokuroria e Posaçme. Sipas dokumenteve në Qendrën Kombëtare të Biznesit, kompanitë në pronësi të Casillos dhe të afërmve të tij, Wingwort, Wortend dhe Wortnova sikurse dhe pronat e tjera janë vendosur nën administrimin e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, AAPSK, që prej 16 tetorit të vitit 2025. I pyetur nga BIRN për këtë mbivendosje të sekuestrimeve, prokurori Ndini Tavani i Prokurorisë së Tiranës tha se masa e sekuestros ishte vendosur mbi bazën e një procedimi penal për veprën “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të filluar pas një informacioni të përcjellë nga Policia e Shtetit. Tavani sqaroi gjithashtu se ishte në dijeni të sekuestrimeve të kryera më parë nga SPAK, por këta të fundit nuk po hetonin sipas tij shtetasit spanjollë, por “i kishin kryer sekuestrimet mbi bazën e një letër-porosie të autoriteteve spanjolle”. “Në kushtet kur hetimi ynë ka filluar kohë përpara se SPAK të kryente sekuestrimin si dhe për faktin që nuk ka një hetim paralel nga ata, kam vijuar hetimin dhe kam ndjekur procedurat përkatëse, duke konkluduar me kërkesën për sekuestrim,” tha prokurori Tavani, duke shtuar se po e kryente detyrën sipas kërkesave ligjore. #voxnews #media #lajme #news

555 views


💾

Kryeministri Edi Rama ishte shumë kritik pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Në një fjalim të gjatë që ai mbajti, tha se përveç...

17 January 2026 at 11:00

Kryeministri Edi Rama ishte shumë kritik pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Në një fjalim të gjatë që ai mbajti, tha se përveç Televizionit Publik Shqiptar një tjetër dështim i madh i qeverisë është Ministria e Punëve të Jashtme. Sipas tij, duket sikur në këtë dikaster punojnë vetëm 3 veta: ministrja, sekretarja dhe roja. #edirama #voxnews #media #lajme

3627 views


💾

Kryeministri Edi Rama tha sot se televizioni publik shqiptar ka dështuar. Ai u shpreh pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste se “bi...

17 January 2026 at 11:00

Kryeministri Edi Rama tha sot se televizioni publik shqiptar ka dështuar. Ai u shpreh pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste se “bilanci i televizionit publik është dështim i suksesshëm”. Rama u shpreh se çdo opsion duhet të jetë në tavolinë, që nga mbyllja përfundimtare, privatizimi apo një lloj partneriteti për RTSH-në. Sipas Ramës, vetë RTSH-ja duhet të bëjë reformë. Ai paralajmëroi se qeveria nuk do t’i japë televizionit publik asnjë para derisa ajo t’i meritojë ato. #edirama #voxnews #media #news #lajme

6063 views


💾

Një reformë e re kushtetuese është në planet e mazhorancës socialiste përpara përfundimit të këtij mandati parlamentar. Kryeministri Edi Rama ka rihap...

17 January 2026 at 11:00

Një reformë e re kushtetuese është në planet e mazhorancës socialiste përpara përfundimit të këtij mandati parlamentar. Kryeministri Edi Rama ka rihapur publikisht debatin për ndryshimin e Kushtetutës, duke propozuar uljen e numrit të deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë nga 140 në 100. Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, Rama deklaroi se është e nevojshme ngritja e një grupi nismëtar që do të merret me hartimin dhe diskutimin e ndryshimeve kushtetuese. Sipas tij, një Kuvend më i vogël do të ishte më funksional, ndërsa procesi kërkon kohë, ekspertizë dhe angazhim serioz institucional, pasi shkon përtej një reforme të thjeshtë zgjedhore. Kryeministri theksoi se ambicia e mazhorancës është që deri në fund të mandatit të miratohet edhe reforma kushtetuese, paralelisht me përmbushjen e objektivave të integrimit evropian. Rama u ndal edhe te rruga drejt Bashkimit Europian, duke e cilësuar vitin 2027 si afatin për mbylljen e negociatave. Ai kujtoi se 83 mandatet e fituara në zgjedhjet e 11 majit përbëjnë një detyrim politik për të përmbushur premtimet, nga reformat institucionale deri te përmbushja e standardeve europiane, përfshirë mjedisin dhe sigurinë ushqimore. #edirama #voxnews #media #news

2503 views


💾

Kryeministri Edi Rama në mbyllje të fjalës së tij pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, u tha deputetëve se në Kuvend janë për të...

17 January 2026 at 11:00

Kryeministri Edi Rama në mbyllje të fjalës së tij pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, u tha deputetëve se në Kuvend janë për të bërë punë duke nënkuptuar procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. Mendim të kundërt ka për opozitën, për të cilët thotë se nuk janë të interesuar për të njëjtën gjë. Megjithatë theksoi se në asnjë moment dhe për asnjë arsye, socialistët nuk duhet të mbyllin derën për të bashkëpunuar me opozitën. #edirama #voxnews #media #news

1868 views


💾

Një reformë e re kushtetuese është në planet e mazhorancës socialiste përpara përfundimit të këtij mandati parlamentar. Kryeministri Edi Rama ka rihap...

17 January 2026 at 11:00

Një reformë e re kushtetuese është në planet e mazhorancës socialiste përpara përfundimit të këtij mandati parlamentar. Kryeministri Edi Rama ka rihapur publikisht debatin për ndryshimin e Kushtetutës, duke propozuar uljen e numrit të deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë nga 140 në 100. Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, Rama deklaroi se është e nevojshme ngritja e një grupi nismëtar që do të merret me hartimin dhe diskutimin e ndryshimeve kushtetuese. Sipas tij, një Kuvend më i vogël do të ishte më funksional, ndërsa procesi kërkon kohë, ekspertizë dhe angazhim serioz institucional, pasi shkon përtej një reforme të thjeshtë zgjedhore. “Kemi shtruar nevojën që Kuvendi i Shqipërisë të zvogëlohet në numër, kemi kuvend me 140 vetë, fare mirë mund të kemi kuvend me 100 vetë. Ka dhe aspekte të thera që duhen zgjedhur nga njerëzit që dinë se çfarë shohin, lexojnë, thonë, kur vjen fjala te kushtetuta e Shqipërisë duhet ngritur një grup që pastaj të hapë një proces, është shumë më tepër se një reformë zgjedhore, kërkon shumë më tepër hapësirë angazhim, burime”, tha Rama. Kryeministri theksoi se ambicia e mazhorancës është që deri në fund të mandatit të miratohet edhe reforma kushtetuese, paralelisht me përmbushjen e objektivave të integrimit evropian. #voxnews #lajme #media #edirama

1355 views


💾

Kryeministri Edi Rama në mbyllje të fjalës së tij pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, u tha deputetëve se në Kuvend janë për të...

17 January 2026 at 11:00

Kryeministri Edi Rama në mbyllje të fjalës së tij pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, u tha deputetëve se në Kuvend janë për të bërë punë duke nënkuptuar procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. Mendim të kundërt ka për opozitën, për të cilët thotë se nuk janë të interesuar për të njëjtën gjë. “Përkundrazi janë të angazhuar që me çdo mjet dhe mënyrë të përcjellin jashtë kufijve të Shqipërisë kobin e zi që ky vend është një narkoshtet dhe ndërkohë këtu brenda janë të interesuar që vetëm të pengojnë”, tha Rama. Megjithatë theksoi se në asnjë moment dhe për asnjë arsye, socialistët nuk duhet të mbyllin derën për të bashkëpunuar me opozitën. “Prandaj pa hequr për asnjë moment dhe asnjë arsye nga gatishmëria për të bashkëpunuar nëse do vijnë të ulen në tavolinat e bashkëpunimit ne nuk do presim për asnjë rast dhe arsye askënd për të vazhduar për të bërë detyrën tonë. E mirëkuptoj edhe thirrjen e miqve, partnerëve, predikuesve të dialogut, bashkëpunimit, konsensusit. E mirëkuptoj, jemi të gatshëm. Jemi të gatshëm, por bashkëpunime, dialog dhe ulje në një tavolinë të përbashkët me zor, unë nuk kam parë. Për ne është që asnjëherë dhe për asnjë arsye të mos mbyllim derën, të mos marrim karriget e tyre bosh dhe largqoftë t’i djegim siç i digjnin ata. Duan të bashkëpunojnë, bujrum. Duan të japin alternativë, mirë se të vijnë. Për të tjerat rrugët janë të ndara. Ne përpara, ata mbrapa. Sa më mbrapa të mbeten, aq më e fortë do të vijë jehona e lehjes së tyre sepse ajo që ata bëjnë në shqipen time quhet lehaqenie”, tha Rama. #voxnews #lajme #media #news

1764 views


💾

❌
❌