Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 28 December 2025Main stream

“Unë e kam bërë yll Violetën”/ Babai i Mal Ratkocerit bën deklaratën e fortë për ish-gruan pasi djali nuk e takoi

By: E S
28 December 2025 at 15:46

Pas refuzimit të Mal Retkoceri për ta takuar gjatë spektaklit të djeshëm, babai i tij, ka folur për mikrofonin e Fan Club, pasi doli nga studio.

Ai ka hedhur akuza të forta ndaj ish-bashkëshortes së tij, këngëtares së njohur nga Kosova, Vikoletë Kukaj, duke thënë se ajo nuk e ‘lejon’ të birin që të takohen. Ai më tej ka shtuar se është i gatshëm që të bashkohet me familjen, por se është ish-gruaja e tij që sipas tij nuk dëshiron.

“Ktheu jetës së mbarë, realitet, mbarësisë, rehatllëkut”, tha ai kur u pyet se cili është mesazhi i tij për të.

Ndërkohë ai tha se ka qenë ai që e ka bërë ‘yll’ të skenës.

“Unë e kam bërë yll. Kur e kam marrë për nuse, ajo kishte vetëm një këngë të incizuar. Unë ia kam incizuar mbi 300 këngë, me ajkën e Kosovës dhe Shqipërisë… ajo vinte nga një familje e dobët ekonomikisht para se të martohej me mua”, shprehet ai.

Before yesterdayMain stream

FOTO/ Humbi vëllain në një aksident tragjik, Gjesti i rikthehet muzikës pas disa muajsh shkëputjeje

By: Os De
27 December 2025 at 09:52

Pas muajsh të tërë larg vëmendjes publike dhe rrjeteve sociale, Gjesti ka bërë një rikthim të papritur, por domethënës, pikërisht në ditët e Krishtlindjes.

Mungesa e artistit nga skena dhe komunikimi me publikun kishte ardhur si pasojë e një humbjeje të rëndë familjare, ajo e vëllait të tij, duke e shtyrë këngëtarin të tërhiqej përkohësisht nga jeta publike.

Këtë herë, rikthimi nuk ka ardhur përmes një kënge apo interviste, por përmes një imazhi simbolik të publikuar nga kompania e tij menaxhuese, Three60 Music, si urim festiv. Fotografia e shpërndarë solli menjëherë vëmendjen e ndjekësve dhe ndezi reagime të shumta emocionale.

Në imazh, Gjesti paraqitet me një pamje që ruan stilin e tij të njohur, xhinse dhe atlete rozë të spikatura, i rrethuar nga dritat e pemës së Krishtlindjes.

gjesti

Megjithatë, detaji që u komentua më së shumti ishte fakti se figura e tij duket e krijuar ose e përpunuar përmes Inteligjencës Artificiale, duke dhënë idenë e një “pranie virtuale” pa e ekspozuar drejtpërdrejt artistin.

Një zgjedhje që tregon se Gjesti vijon të mbrojë privatësinë e tij në këtë periudhë të ndjeshme. Reagimet e fansave nuk vonuan. Komentet u mbushën me mesazhe dashurie, mbështetjeje dhe mallëngjimi.

gjesti 1

“Na ka marrë malli shumë dhe i urojmë çdo të mirë”, shkruante një ndjekëse, ndërsa një tjetër shprehej: “Gjesti o shpirt, vdiqëm për ty.”

Edhe pse nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar për një rikthim të afërt në muzikë apo në skenë, kjo paraqitje festive u pa si një shenjë shprese për komunitetin e tij. Fansat mbeten pranë artistit, duke treguar se janë të gatshëm ta presin sa herë që ai të ndihet gati të rikthehet plotësisht.

gjesti familja

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

By: E S
26 December 2025 at 23:05

Dua Lipa ka ndarë me ndjekësit disa foto dhe video nga festimet e Krishtlindjeve, duke treguar momente të ndryshme nga atmosfera familjare në shtëpinë e saj.
Këngëtarja shqiptare duket e përqendruar te dashuria dhe qetësia e këtyre ditëve, larg angazhimeve profesionale.

Në disa prej imazheve, ajo shfaqet duke gatuar, në të tjera duke pozuar pranë tryezës festive, si edhe në shoqërinë e familjarëve dhe partnerit të saj.

Dua Lipa ka ndarë gjithashtu momente nga darka e Krishtlindjes, përfshirë pamje të gatimeve, të cilat duket se i ka përgatitur vetë.

Në përshkrimin që shoqëron fotot, këngëtarja shkruan: “Gjithçka ka të bëjë me dashurinë… dhe këtë vit kam shkëlqyer në gatim”, për të shtuar më pas: “GËZUAR FESTAT TË GJITHËVE!! JU DËRGOJ SHUMË DASHURI!!!!!”

“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

By: E S
26 December 2025 at 22:35

Debatet sa vijnë e ndizen akoma më shumë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Një natë përpara Prime-t të tretë, në shtëpinë e Big Brother VIP 5, përveç përplasjeve dhe debateve të ashpra, kanë nisur dhe thumbimet mes banorëve.

Një gjë e tillë ndodhi mes Kristit dhe Mirit të cilët ‘sulmuan’ me provokime njëri-tjetrin në dhomën e gjumit.

Kristi: Këtu është diferenca mes nesh. Ti zgjedh fshehtas, unë zgjedh në prezencën tënde.

Miri: Ty të kam venë te rrethi.

Kristi: Kam për t’i dridhur më shumë duart.

Miri: Të kam vënë te rrethi. Je në rreth. Je në kuadrat. E di pse s’dua të merrem me ty? Se je në nominim. A ke ndonjë flos aty?

Kristi: Çfarë është kjo?

Miri: Fije për dhëmbët.

Kristi: I kam të bëra.

Miri: Ku i ke bërë, se i ke bërë bukur.

Kristi: E di që dhëmbët e mia këtu janë më të famshme se shumë karriera. Njihen më shumë se disa njerëz. Jam i sigurt që janë hapur fan-page me dhëmbët e Kristit.

Miri: Edhe më shumë se mua?

Kristi: Se disa njerëz thashë, nuk specifikova.

Transformimi i pabesueshëm i aktorit! Nga fëmijëria si yll kinemaje, përfundon i pastrehë

By: Os De
26 December 2025 at 11:53

Ish-aktori i njohur i Nickelodeon, Tylor Chase, është shtruar në një spital në Kaliforninë Jugore, pasi miq, familjarë dhe ish-kolegë u bashkuan për t’i ardhur në ndihmë pas një periudhe të gjatë ku ai jetonte në rrugë. Lajmi vjen pas pamjeve virale që tronditën fansat, ku Chase shihej i pastrehë dhe në gjendje të rënduar shëndetësore e emocionale. 

Sipas burimeve për Daily Mail, ndërhyrja u bë pas koordinimit mes babait të Chase, ish-bashkëpunëtorëve dhe influencuesit Jake Harris. Autoritetet shëndetësore vendosën se aktori kishte nevojë për trajtim të menjëhershëm dhe ai u dërgua në spital për një qëndrim 72-orësh nën kujdes mjekësor. 

Ish-kolegët e tij nga seriali “Ned’s Declassified School Survival Guide”, përfshirë Daniel Curtis Lee dhe Shaun Weiss, kanë shprehur publikisht shqetësimin dhe shpresën se kjo është një hap drejt rikuperimit të plotë. Weiss, i cili vetë ka kaluar një periudhë të vështirë me varësinë dhe shëndetin mendor, u angazhua personalisht për ta ndihmuar Chase të largohej nga rruga dhe të pranonte trajtimin mjekësor. 

Në videot e publikuara së fundmi, Chase dukej në prag të Krishtlindjes, mes shiut të dendur, duke pranuar ndihmë nga qytetarë të rastësishëm që i dhanë ushqim, rroba dhe luteshin për të. Nëna e tij ka kërkuar që njerëzit të mos i japin para drejtpërdrejt, duke theksuar se kjo mund ta rrezikojë më shumë, ndërsa ka bërë të ditur se dera e shtëpisë së saj mbetet e hapur për të birin. 

 

 

U përplasën ashpër në shtëpinë e Big Brother, Juxhini dhe Iliri përqafohen pas debatit: Po ndihem keq, s’mund ta bëja kurrë ty..

By: Os De
25 December 2025 at 19:32

Një përplasje e ashpër ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në shtëpinë e Big Brother VIP 5.

Një batutë e Juxhinit nuk u prit mirë nga Iliri, i cili iu kthye ashpër aktorit.

Pas disa orësh, Juxhini shkoi në krevatin e Ilirit për t’i kërkuar falje, gjë që ky i fundit e pranoi dhe të dy u përqafuan duke lënë pas çdo gjë.

Pjesë nga biseda:

Juxhin: Unë nuk e kam ditur pikën tënde të dobët. Po të më duhej do kisha pyetur të tjerët. Unë pikërisht se jemi nga Korça dhe se më ke mbajtur humorin, prandaj ta bëra ty, se kishim kofidenca.

Ilir: Nuk ishte humor ai.

Juxhin: Po të më falësh. Nuk e përtyp dot të më thuash që e kam tendencioze. Unë prisja një batutë mbrapsht.

Ilir: Nuk ishte poshtërsi, por mënyra duke e ditur që unë e kam pikë të dobët, ti je nga Korça, unë nga Korça, mendova mos të kishte thënë ndonjëri.

Juxhin: Unë e kam aq respekt, në distancë jemi njohur. Nuk jam karakter të ta bëj skuthçe.

Ilir: Ta kuptoj se unë ta ktheva kokën.

Juxhin: Po nuk e prisja të reagoje ashtu.

Ilir: Jam prerë, ndoshta mund të lehtësohem.

Juxhin: Thjesht më prano faljen, se e kam shumë të ndjeshme. Po ndihem keq, aq më tepër me ty, nuk do ndodhte kurrë nga ana ime.

 

 

 

VIDEO/ “Ishin 3-4 veta..!”- Ofendoi në rrjetet sociale, TikTokerja Suada Muça dhunohet brutalisht në Tiranë!

By: Os De
25 December 2025 at 15:20

Mbrëmjen e djeshme, në Tiranë, TikTokerja Suada Muça ka qenë viktimë e një akti dhune. Një video e cila po qarkullon ditën e sotme (25 dhjetor) në rrjetet sociale dokumenton momentin kur ajo sulmohet nga disa persona.

Sipas mediave, dyshohet se dhunimi i saj është porositur nga Xhemal Uka, i njohur në platformën TikTok me nofkën “Fire”, pas disa deklaratave dhe përmbajtjeve ofenduese që Suada  dyshohet se ka bërë ndaj tij në një video-live.

 

Pas incidentit, Suada Muça ka dalë në një video live në rrjetet sociale, ku është shfaqur me shenja të dukshme në fytyrë.

Ajo ka deklaruar se është sulmuar nga një vajzë dhe tre burra, të cilët, sipas saj, pasi e kanë dhunuar, e kanë detyruar të kërkojë falje publike për ofendimet e drejtuara ndaj Xhemal Ukës.

“Ishin 3-4 persona, një e pash që ishte vajzë të tjerët burra,” shprehet ajo në video.

Ish-bashkëshorti i vrau të fejuarin dhe motrën, këngëtarja shqiptare futet në Big Brother

By: Os De
25 December 2025 at 11:19

Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja Juela Nikolli u bë një nga banoret më të reja të “Big Brother VIP Albania 5”. 

E lindur në Laç, por e rritur jashtë atdheut, në Milano, vajza e cila mbrëmjen e së martës u fut në shtëpinë e Big Brother Vip Albania duke buzëqeshur, fsheh një histori të dhimbshme dhe shumë lot në të kaluarën. 

Juela pak vite më parë humbi të fejuarin pak para martesës. Ai u qëllua për vdekje së bashku me motrën e tij, nga ish-bashkëshorti i kësaj të fundit. 

Këngëtarja tha se këtë ngjarje e ka përjetuar shumë keq dhe se ajo periudhë e ka bërë më të fortë, më të vetëdijshme. 

“Kam kaluar shumë dhimbje dhe ankth, në fillim mendoja që dhimbja do të kishte qenë e papërballueshme, por me kohën kuptova se jeta ndryshon nga mënyra si zgjedhim ta përballojmë. Punova shumë me veten, dhe ajo dashuri e bukur që më kishte lënë ai u bë dritë në momentet më të errëta dhe më tregoi se unë mund të ngrihem përsëri, u bë forca që me ngriti. 

Kjo periudhë më ka bërë më të fortë, më të vetëdijshme për atë që dua dhe më mësoi të gjej dritë edhe kur mendoja se nuk kishte më, dhe mund të them me plot bindje qe unë ia dola dhe kam akoma shumë për te ndërtuar, siç dhe ai ka besuar gjithmonë te unë”, tha ajo. 

Një pasagjere e paftuar, koala futet në autobus për t’i shpëtuar trafikut

By: Os De
24 December 2025 at 17:52

Një skenë e pazakontë ka habitur pasagjerët dhe ekipet e shpëtimit në Brisbane të Australisë, ku një koala u pa brenda një autobusi të transportit urban.

Ngjarja ka ndodhur në një autobus të linjës CityGlider, pasi më herët kafsha ishte vënë re duke lëvizur mes trafikut në një rrugë të lagjes Camp Hill. Sipas autoriteteve, shoferi i autobusit e dalloi koalën teksa shmangte makinat në Wiles Street, përpara se të ngjitej në një shtyllë ndriçimi.

I shqetësuar se kafsha mund të kthehej sërish në rrugë dhe të rrezikonte jetën, shoferi ndërhyri menjëherë. Ai i mbuloi kokën koalës me një xhaketë të lehtë për ta qetësuar dhe e futi përkohësisht brenda autobusit, ndërsa njoftoi shërbimin “Koala Rescue Brisbane South”.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, koala, i quajtur Peri, shihet i kapur pas një shtylle brenda autobusit.

A koala named Peri rode a Brisbane bus after the driver spotted him dodging traffic. He climbed a pole, slipped, and was gently helped aboard – no bus pass needed. After a vet check, Peri was safely released. Koala Rescue Brisbane South #koala #australia #animals pic.twitter.com/HbcoZzjzVK

— thatgoodnewsgirl (@thatgoodnewsgrl) December 18, 2025

Këto janë katër bisedat që çdo çift duhet të bëjë para vitit të ri për një marrëdhënie më të fortë

By: Java News
23 December 2025 at 15:35

Fundvitin shpesh e ndjejmë si një kohë të veçantë. Ndoshta është ndjesia se koha po “mbyllet” në një rreth ose dëshira për një fillim të ri. Shumë kultura e perceptojnë këtë periudhë si kohë për reflektim. 

Psikologët që intervistohen nga Forbes shpjegojnë se kjo periudhë është një mundësi për çiftet të ripërcaktojnë marrëdhëniet e tyre me më shumë vetëdije dhe qëllim. Çiftet që qëndrojnë afër njëri-tjetrit gjatë viteve janë zakonisht ata që nuk i shmangen bisedave të hapura dhe të sinqerta. 

Idealisht, këto biseda bëhen para se të fillojë viti i ri, në mënyrë që çiftet të planifikojnë dhe formësojnë marrëdhënien e tyre për vitin e ardhshëm. Ekspertët rekomandojnë katër biseda kyçe që ndihmojnë çiftet të “mbyllin kapitujt” e vjetër dhe të fillojnë një vit të ri me energji pozitive: 

  1. Çfarë funksionoi për ne këtë vit

Çiftet duhet të fokusohen tek gjërat që kanë shkuar mirë dhe jo vetëm tek gabimet. Shprehja e mirënjohjes për njëri-tjetrin forcon marrëdhënien dhe rrit kënaqësinë në çift. 

  1. Çfarë na vështirësoi

Është e rëndësishme të flasin edhe për gjërat që i shqetësuan gjatë vitit. Mos-shprehja e ndjenjave mund të krijojë tension dhe largim emocional. Një bisedë e qartë për sfidat e kaluar ndihmon çiftin të lirohet nga barrët e panevojshme dhe të kuptojë më mirë njëri-tjetrin. 

  1. Si duam të ndihemi vitin e ardhshëm

Çiftet duhet të flasin për ndjesitë që duan të kultivojnë në marrëdhënie, jo vetëm për gjërat që do të bëjnë. Diskutimi për lidhjen e përditshme, ritualet e vogla dhe synimet e përbashkëta forcon ndjenjën e “ne” dhe ndihmon bashkëpunimin. 

  1. Çfarë duam të ruajmë vitin e ardhshëm

Çdo marrëdhënie e fortë ka elemente të pandryshueshme që e mbajnë të qëndrueshme. Çiftet duhet të vendosin së bashku se çfarë është e shenjtë për ta – nga mëngjeset e qeta të së dielës deri te hapësira personale apo rregullat për bisedat serioze. Kur të dy e njohin dhe e respektojnë këtë, marrëdhënia bëhet më e qëndrueshme dhe më e lumtur. 

 

Nisin përplasjet e para në Big Brother, Vrenozi debaton me Kristin: Skuth, ta fut edhe qesh

By: A R
21 December 2025 at 13:45

Big Brother VIP Albania 5 ka nisur me menjëherë me tensione mes banorëve, të cilët kanë hyrë të gjithë me një qëllim, fitimin e çmimit të madh.

Mëngjesin e ditës së parë, nuk kanë munguar përplasjet mes Ilirit dhe Kristit, kjo falë zgjedhjes së këtij të fundit për ndarjen e krevateve, pasi fitoi sfidën e “Bajames”.

Ndarja e bërë nga Kristi nuk i ka pëlqyer aspak Ilirit, i cili u shpreh se nuk donte të flinte me një mashkull tjetër në krevat (këtë rast Armiri).

Pjesë nga debati:

Iliri: Profesor Kristi…

Kristi: A mund ta shpreh mendimin të lutem? Pse nuk më dhe një mundësi ta sheshonim?

Iliri: Ti me këtë qetësinë tënde dhe me këtë buzëqeshjen tënde helmuese… je shumë i vogël. Sa të hapësh gojën, unë të kuptoj. Ti harroje, më dëgjo mua. Ti jep tip që ta fut edhe qesh, skuth. Skuthët janë kështu.

Kristi: Skuth jam unë?

The post Nisin përplasjet e para në Big Brother, Vrenozi debaton me Kristin: Skuth, ta fut edhe qesh first appeared on JavaNews.al.

Jeta e re në Tiranë e Françeska Muratit, a është ndarë ajo nga bashkëshorti?!

By: Os De
20 December 2025 at 15:00

Françeska Murati është njëra ndër ish-banoret më të përfolura të “Big Brother VIP Albania”. 

Që pasi mbaroi eksperiencën e saj në reality, Françeska ka kërkuar televizionin dhe ka qenë gjithnjë e pranishme në rrjetet sociale. Prej disa muaj ajo është zhvendosur për të jetuar në Tiranë. Bazuar në paraqitjet e saj në rrjetet sociale, Murati ka lënë të nënkuptohet se po jeton vetëm më të birin. 

Kjo lëvizje e saj na lë të nënkuptojmë se i ka dhënë fund martesës disavjeçare. Nga ana tjetër, ajo është pyetur disa herë lidhur me fjalët që po qarkullojnë, porse deri më tani nuk ka dhënë asnjë deklaratë konkrete. Çifti prej disa kohësh po jetojnë të ndarë, por ende nuk ka një ndarje përfundimtare mes tyre në rrugë ligjore. 

Dyshja janë prindër të një djali me emrin Charlie, i cili aktualisht është duke jetuar në Tiranë me nënën e tij. Disa muaj me parë vetë modelja u shpreh se po kalonte një periudhë të vështirë në jetën e saj, por pa dhënë më shumë detaje. 

Që atëherë, qarkulluan edhe lajmet e para për një ndarje, por në atë kohë vetë Françeska zgjodhi që t’i hidhte poshtë këto zëra. Por tashmë, ajo ka nisur një jetë të re në Tiranë dhe shihet përgjatë gjithë kohës në shoqëri të djalit të saj, duke konfirmuar kështu në heshtje përfundimin e martesës së saj. 

 

The post Jeta e re në Tiranë e Françeska Muratit, a është ndarë ajo nga bashkëshorti?! first appeared on JavaNews.al.

Çfarë ndodhi mes çiftit, Roza Lati i jep fund marrëdhënies me Xhonatanin. Dyshja largojnë njëri-tjetrin nga rrjetet sociale dhe fshijnë..

By: Os De
20 December 2025 at 13:54

Lidhja e Roza Latit dhe Xhonatan Islamit ishte për shumë kohë kryefjalë e mediave rozë. Çifti shpejt e bëri këtë raport publik, duke shijuar romancën edhe publikisht. Por pas më shumë sesa 1 viti bashkë, duket se diçka ka ndodhur dhe raporti i tyre me gjasa ka mbërritur në fund. 

Në rrjetet e tyre sociale si Roza, ashtu edhe Xhonatani kanë fshirë çdo foto që kishin së bashku. Nga ana tjetër, ata kanë larguar edhe njëritjetrin nga lista e ndjekësve. Në gjuhën e sotme, kjo shpesh merret si një shenjë që një çift është ndarë. Kujtojmë se përgjatë gjithë verës, çifti është parë së bashku në jug, ku Xhonatan ka qenë i zënë me sezonin turistik, teksa Roza e ka shoqëruar për 3 muaj me radhë. 

Moderatorja e njohur Roza Lati prej disa kohësh ka bërë publike lidhjen e saj të dashurisë me Xhonatan Islamin. Shpesh ata ndajnë në rrjetet e tyre sociale momente të ëmbla pranë njëri-tjetrit. Mirëpo së fundmi Roza e ftuar në një intervistë ka rrëfyer detaje nga marrëdhënia e tyre teksa ka theksuar se mes tyre ka shumë dashuri. 

“Unë Xhonatanin e gjeta në det. Shpirtrat binjakë gjejnë njëri-tjetrin. U kuptuam dhe që nga ajo ditë nuk kemi qëndruar më pa njëritjetrin”, – u shpreh ajo. 

Megjithatë, e pyetur për plane për martesë moderatorja theksoi se në këtë fazë të marrëdhënies, ata nuk janë duke menduar për këtë. 

“Për martesën është shumë herët për të folur, me rëndësi është se ka shumë dashuri”, – tha Roza. Në një seri përgjigjesh për ndjekësit në “Instagram”, Roza ka treguar se po përjeton një periudhë të qetë dhe të bukur në jetë. 

Ajo ka deklaruar se ka gjetur “njeriun e duhur” dhe se marrëdhënia e saj me Xhonatanin, i cili është 8 vjet më i ri, është një burim lumturie dhe harmoni. Në lidhje me pyetjet rreth mundësisë së një shtatzënie apo krijimit të familjes, Roza është përgjigjur duke theksuar se ata janë të fokusuar në të tashmen dhe po jetojnë çdo moment pa presion. Ndryshimet në rrjetet e tyre sociale janë vënë re menjëherë pas kthimit të tyre nga jugu. Nuk e dimë nëse ndryshimet që kanë pësuar në rrjetet e tyre sociale janë një reflektim i situatës së çiftit, apo diçka tjetër fshihet pas këtyre detajeve që kemi vënë re. 

The post Çfarë ndodhi mes çiftit, Roza Lati i jep fund marrëdhënies me Xhonatanin. Dyshja largojnë njëri-tjetrin nga rrjetet sociale dhe fshijnë.. first appeared on JavaNews.al.

“E vërteta” e ndarjes së Elhaida Danit dhe Ledian Agalliajt, krizë apo strategji për vëmendje?! Si nisi historia e dashurisë, balerini kishte 7 vite i fejuar..

By: Os De
20 December 2025 at 09:40

Javët e fundit kanë qenë impenjative për Elhaida Danin. Pasi mori përsipër për herë të dytë realizimin e festivalit të fundvitit, ajo ka publikuar edhe projektin e saj të ri në muzikë. Por duket se i gjithë interesi ka shkuar për jetën e saj private dhe lidhjen me Ledjanin. Një veprim i thjeshtë në rrjetet sociale mjaftoi që emrat e Elhaida Danit dhe Ledian Agallijajt të riktheheshin në qendër të vëmendjes.

Heqja e “follow”-it në “Instagram” u interpretua menjëherë nga ndjekësit si shenjë krize, duke hapur rrugë për thashetheme dhe tituj që flisnin për një ndarje të mundshme. Aludimet u përhapën me shpejtësi, duke u kthyer në temë diskutimi në portale dhe komente ‘online’. Megjithatë, sipas burimeve pranë çiftit, këto spekulime nuk kanë asnjë bazë. Marrëdhënia mes këngëtares dhe balerinit vazhdon pa probleme, pavarësisht “zhurmës” virtuale që u krijua ditët e fundit.

Sinjali më i qartë erdhi mbrëmjen e kaluar, gjatë Festivalit të Këngës në RTSH. Ledian Agallijaj publikoi në rrjete sociale një postim që tregonte hapur mbështetjen dhe praninë e tij pranë Elhaidës, pikërisht në një moment kyç të karrierës së saj. Ky gjest u lexua nga publiku si një përgjigje e heshtur ndaj thashethemeve. Kujtojmë se këtë vit Elhaida Dani është drejtoreshë artistike e Festivalit të Këngës, një rol që kërkon përkushtim maksimal dhe angazhim të vazhdueshëm. Në këtë periudhë intensive profesionale, mbështetja e partnerit duket se ka qenë konstante. Por teksa fansat e çiftit u lumturuan nga imazhet e dyshes së bashku, pati edhe nga ata që ngritën disa pyetje rreth heqjes nga lista e ndjekësve ishte për vëmendje apo një debat i vogël mes çiftit.

Kujtojmë se shpeshherë të famshmit ‘luajnë’ me ndjekësit duke ngritur dyshimet rreth ndonjë ndarjeje, por nuk e dimë nëse ky është rasti i Elhaidës dhe balerinit. Kujtojmë që në intervistat e fundit, këngëtarja ka folur plot dashuri për partnerin e saj, duke na zbuluar se lidhja është në ditët e tyre më të mira. Siç ka treguar ajo, ai e ka ftuar për të pirë kafe dhe i ka treguar se ishte ndarë nga partnerja që kishte prej 7 vitesh dhe se kishte rënë në dashuri me të.

“Ledi këtë ditë ishte shumë i lumtur kur më rrëfeu gjithçka. Më thotë ‘Elhajda, unë nuk jam më në një lidhje. Unë për ty kam ndjenja sa nuk di më as vetë ta mbaj, nuk më kërcehet, nuk më hahet, nuk më pihet, nuk mundem më, dua të ta them, nuk mundem më, nëse ti më thua që ndjen gjysmën e asaj qe ndjej unë, do të të të bëj njeriun më të lumtur në botë”,- rrëfeu ajo në “The Dalina Show”.

Këngëtarja më tej u shpreh mes lotësh se edhe sot pas tri vitesh nga nisja e lidhjes së tyre, balerinit i shkëlqejnë sytë kur ata janë bashkë.

“Në momentet që ne nuk ishim bashkë, me javë të tëra Ledi nuk më fliste. Tipik shqiptar. Nuk më fliste fare, nuk më shihte me sy dhe unë thosha ky ka ndonjë problem me mua dhe urren gjithë stafin që e ka vënë me mua. Do ketë ndonjë problem që nuk më flet gjatë provave, më fliste vetëm kur kishim shfaqjen. I disiplinuar. Ky miksim shqiptar me pak rus, se është rritur në Azerbajxhan, më çorientoi fare. Kur filloi kërcimi, çdo njeri nga nata e parë mendoi se ishim të lidhur, ndërkohë ne secili në punën tonë”,- u shpreh Elhaida.

The post “E vërteta” e ndarjes së Elhaida Danit dhe Ledian Agalliajt, krizë apo strategji për vëmendje?! Si nisi historia e dashurisë, balerini kishte 7 vite i fejuar.. first appeared on JavaNews.al.

Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

By: A R
19 December 2025 at 22:03

Nën dritat e skenës së “X Factor Kids”, Pirro Çako shfaqet jo vetëm si mentor i talentëve të rinj, por edhe si një baba dhe djalë që bart kujtime të thella…, në një periudhe të vështirë pas humbjes së nënës.

Në debutimin e netëve live, Çako nuk mundi të fshihte emocionet kur rrëfeu për dëshirën që e ëma kishte të ishte aty për të parë këtë moment.

Alketa Vejsiu: Je i lumtur që je pjesë e këtij paneli?

Pirro Çako: Patjetër që jam i lumtur. Është një eksperiencë e jashtëzakonshme për mua dhe e kisha të nevojshme që të isha në një aktivitet të tillë pas një periudhë të vështirë do të thoja që kam kaluar këto muaj. Do të doja shumë që mamaja ime të shihte këtë sonte, ishte një nga dëshirat e saj, por nuk mundi dot. Gjithsesi ajo na shikon nga lart edhe na jep forcë edhe na mbron.

Alketa Vejsiu: Gjithmonë kam menduar që kjo puna ne na shpëton në një farë mënyre në një farë mënyre, siç na bën që të paguajmë çmime shumë të larta të famës, ashtu na bën që të shpëtojmë kur kemi plagë, sepse ne këtu jemi në një univers që na shëron.

Pirro Çako: Patjetër! E kemi këtë avantazh.

The post Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë… first appeared on JavaNews.al.

Big Brother VIP 5, ja banori i parë/Moderatori e konfirmon, heq kollaren në mbyllje të emisionit e thotë: Shihemi në shtëpi!

By: Os De
19 December 2025 at 16:55

Anxhelo Haruni konfirmohet zyrtarisht si banori i parë i “Big Brother VIP Albania” 5, i cili nis nesër në ora 21:15 në Top Channel. 

Autori dhe moderatori i emisionit ekonomik në Top Channel ‘Top Talk’, njoftoi se është gati të nisë garën në ‘reality show-n’ më të ndjekur në Shqipëri. Pasi hoqi kollaren, Haruni u shpreh se në “BBV” do t’i tregojë publikut veten, pa filtra dhe pa formalitete. 

“Sot po e mbyll këtë kapitull me shumë mirënjohje, sepse nesër hapet një tjetër. Nga nesër, zyrtarisht, do të jem konkurrent në Big Brother VIP Albania 5. 

Sipas rregullave, menjëherë pas këtij momenti do të hyj në izolim total. Pa telefon, pa kontakt, ashtu siç tashmë ndodhen edhe konkurrentët e tjerë, të izoluar në dhomat e tyre. Nga ky çast, loja nis për të gjithë njësoj. 

Në Big Brother nuk shkon një rol, një plan, shkon njeriu. Dhe ajo që do të shihni nuk është versioni i moderuar, por versioni i vërtetë: me gabime, emocione, forcë dhe dobësi. Një version ndryshe nga ai që keni parë deri sot. 

Shpresoj që kjo mbështetje të më shoqërojë edhe në këtë udhëtim të ri, me synimin për të shkuar deri në fund. Faleminderit për gjithçka. Tani… shihemi brenda shtëpisë”, tha Haruni. 

 

The post Big Brother VIP 5, ja banori i parë/Moderatori e konfirmon, heq kollaren në mbyllje të emisionit e thotë: Shihemi në shtëpi! first appeared on JavaNews.al.

Kristin Cabot flet për herë të parë pas skandalit në koncertin e Coldplay: Çmimi që zgjodha të paguaja

By: A R
19 December 2025 at 11:03

Kristin Cabot ka thyer heshtjen pas skandalit me shefin e Astronomer, Andy Byron, në koncertin e Coldplay.

Ish-punonjësja e burimeve njerëzore tha për Times se ishte “vendim i gabuar” prej të cilit kishte pirë ca gota dhe “kërceu e u soll në mënyrë të papërshtatshme me shefin.”

Me kapjen ‘mat’ të çiftit, Astronomer njoftoi se kishte nisur një hetim për ngjarjen dhe dyshen. Ata ishin të dy ligjërisht të martuar dhe më pas u larguan nga kompania. Byron dha dorëheqjen që të nesërmen, kurse Cabot pa kaluar as një javë. Megjithatë, ajo tha se iu kërkua që ta mbante punën pavarësisht skandalit.

“Ky është çmimi që zgjodha të paguaja. Nëse nuk do të ishte bërë aq i famshëm online, mund të thosha ishte një vendim i keq dhe pendohem. Më vjen shumë keq për pozitën që ju kam vendosur, por e dua këtë vend dhe mund të qëndroja në punën time.”

Cabot ishte e martuar me CEO-n e Privateer Rum, Andrew Cabot, por ajo tha se ishte e ndarë prej tij në kohën kur ndodhi skandali dhe ishte afruar me Byron që ndodhej në të njëjtën situatë. Në mes të gushtit, ajo paraqiti kërkesën për divorc.

Nga ana tjetër, Byron dhe bashkëshortja e tij, Megan Kerrigan, duket se e kanë lënë pas skandalin dhe kanë vijuar jetën bashkë.

Nuk mungoi as një reagim për Gwyneth Paltrow nga Cabot, të cilën e quajti “hipokrite.”

“Isha admiruese e kompanisë së saj, Goop, që dukej se kishte synim të fuqizonte gratë. Pastaj ajo bëri këtë. Mendova si guxon ajo pas gjithë kritikave që mori për termin ‘ndarja e vetëdijshme’. Çfarë hipokriteje.”

“Ndarja e vetëdijshme” (conscious uncoupling) ishte një term që Paltrow e përdori duke thënë se ajo po “i lehtëson divorcet” përmes përvojës së saj.

Në shenjë hakmarrjeje, Cabot i hodhi të gjitha produktet e kompanisë së saj.

Paltrow ka qenë e martuar me vokalistin e Coldplay, Chris Martin, nga viti 2003 deri në 2014. Më pas, Astronomer i ofroi një reklamë ku ajo të tallej me Byron e Cabot. Aktorja nuk e përmendi drejtpërdrejt videon, por tha: “Jemi shumë entuziastë që po shohim kaq shumë njerëz që interesohen papritur në automatizimin e analizave të të dhënave.”

Gjatë korrikut, 53-vjeçarja shërbeu si “zëdhënësja e përkohshme” e kompanisë

The post Kristin Cabot flet për herë të parë pas skandalit në koncertin e Coldplay: Çmimi që zgjodha të paguaja first appeared on JavaNews.al.

“Për 3 muaj nuk këndoja dot, ishte dhimbje e madhe”/ Aurela Gaçe rrëfen momentin e vështirë: Kisha ankth, nuk flija as gjumë

By: Os De
16 December 2025 at 21:34

Këngëtarja e mirënjohur Aurela Gaçe ka folur më shumë rreth karrierës së saj muzikore, të cilën nuk e ka konsideruar si punë por si vetë jeta e saj, duke sjellë në kujtesë edhe një moment të vështirë, kur iu desh të shkëputej nga muzika.

E ftuar sot në ‘Goca dhe Gra’, këngëtarja foli edhe për ‘Aurela Gaçe Show’, që u transmetuar në Top Channel, me 12 shfaqe live, të cilin këngëtarja tregoi se publiku vazhdon ta kërkojë ende. 

“Kam kërkuar dhe kam guxuar dhe do vazhdojë të guxojë. Ka pasur edhe këngë që kam thënë nuk jam unë. Një këngë duhet ta provosh si një veshje. Publiku nuk ka ndonjëherë ndonjë këngë që nuk e ka përthithur shumë mirë. 

Ka edhe artistë që unë i kam mbështetur dhe mbase nuk kanë ditur të thonë faleminderit, ndonjëherë edhe mërzitem, sidomos kur janë të rinj sepse i duket kollaj. Ndonjëherë mërzitem por them do ta kuptojnë më vonë kur të përballen me veten. Në qoftë se kam një çelës në gjithë këtë rrugëtim është durimi. Energjinë e kam të lindur. 

Aurela Gace Show ishte një gërshetim mes asaj Aurelës që kam ndërtuar për gjithë këto vite, që këndoj live, për 12 vite kam qenë në Tiranë live. Aty kam mësuar ku dhe kur duhet të godasësh. Mua mu zhvillua intuita artistike. Ideja e show-t, e kam parë vetën në TV shumë vite me para. E kam kërkuar ndonjëherë më kanë thënë jo dhe jam tërhequr. Edhe ja ndodhi kjo që ndodhi. Një gjë që publiku e ka përqafuar dhe e kërkon akoma. Çdo gjë ka qenë Live. Është punuar në mënyrë deri në kafshërore nga i gjithë stafi. Ishin 12 shfaqe. 

Unë nuk e konsiderojë ndonjëherë që jam në punë. Nëse shkoi në studio nuk them që po shkoi në punë. Unë e dua këtë gjë.. jetojë me këtë gjë. Nëse ma heq skenën aty nuk kam më energji”, tha Aurela. 

Këngëtarja ndau edhe një moment të vështirë nga karriera e saj, ku i ishte dashur që për tri muaj të mos këndojë për shkak të një dëmtimi në kordat zanore, moment të cilin ajo e quajti shumë të dhimbshëm. 

“Më ka ndodhur që kam pasur një moment që mjeku më ka thënë që nëse nuk ndalon tani nuk do të këndosh më. Sepse kordat janë njësojë sikur dëmtohet një sportist. Tani kam mësuar, stërvitëm përditë si ajo balerina. Ato 3 muaj që nuk këndoja i kam përjetuar shumë keq, dhimbje e madhe shumë. Kisha ankth, nuk flija”, u shpreh Aurela Gaçe. 

 

The post “Për 3 muaj nuk këndoja dot, ishte dhimbje e madhe”/ Aurela Gaçe rrëfen momentin e vështirë: Kisha ankth, nuk flija as gjumë first appeared on JavaNews.al.

Klea Huta reagon për herë të parë/ U përfol se i dha fund martesës me këngëtarin Elgit Doda (FOTOT)

By: Os De
16 December 2025 at 17:54

Klea Huta dhe Elgit Doda i kanë dhënë fund aludimeve për ndarjen e tyre pas rreth dy vitesh martesë.

Ka qenë vetë Klea ajo e cila ka publikuar një fotot të familjes së saj në rrjetet sociale, ku dhe ka uruar bashkëshortin për ditëlindje. “Gëzuar ditëlindjen shpirti im! Të duam shumë”, ka shkruar ajo krahas një fotoje krah Elgiti dhe djalit të tyre, Krid.

klea huta elgit doda

Pavarësisht se lajmet për fundin e marrëdhënies së tyre qarkullonin prej javësh, dyshja nuk kanë reaguar për të mohuar apo pohuar lajmet, duke vendosur që të heshtin.

klea huta elgit doda2Por, me foton dhe dedikimin për këngëtarin, Klea i dha fund një herë mirë thashethemeve që ata nuk ishin më bashkë, thashetheme të cilat u nxitën edhe pasi ata fshinë fotot së bashku në rrjetet sociale, përfshirë edhe ato të dasmës. Klea Huta mban në mediat sociale vetëm disa imazhe me të birin, Kridi.

 

klea huta elgit doda

Çifti, prindër të një djali, celebruan dashurinë në martesë në qeshor 2023. Ata bashkë me familjarët dhe miqtë e tyre udhëtuan drejt jugut vendit aty ku u mbajt dhe ceremonia.

Festa e cila nisi pas mesnate përkonte edhe me ditëlindjen e djalit të tyre Krid ku e pritën të gjithë bashkë buzë detit.

klea huta elgit doda4

klea huta elgit doda3

klea huta elgit doda1klea huta elgit doda6klea huta elgit doda5

The post Klea Huta reagon për herë të parë/ U përfol se i dha fund martesës me këngëtarin Elgit Doda (FOTOT) first appeared on JavaNews.al.

Endri Prifti dhe Ola Bruko zbulojnë planet: Do kemi dasmë

By: Os De
16 December 2025 at 14:54

Nga një bashkëpunim televiziv te plane të qarta për një të ardhme së bashku. Historia e Endri Priftit dhe Ola Brukos nuk është më vetëm një romancë e bukur e lindur përpara kamerave, por një lidhje që tashmë po hyn në një fazë të re.

Të ftuar pasditen e kësaj të hëne në emisionin “Rudina” në Tv Klan, çifti foli për herë të parë hapur jo vetëm për fillimet e dashurisë së tyre, por edhe për hapat e radhës që po planifikojnë: fejesë, martesë dhe një dasmë “me të gjitha adetet”.

Rudina Magjistari: Po një fazë tjetër për marrëdhënien tuaj keni menduar, një propozim do të ketë?

Endri Prifti: Patjetër që do të ketë! Do të bëhet zyrtarisht me të gjitha adetet.  

Rudina Magjistari: Cilat janë planet?

Endri Prifti: Të gjitha do të bëhen me fejesa dhe martesa, me dasmë me të gjitha.

Rudina Magjistari: I paskeni në plan?

Endri Prifti: Patjetër, të gjitha!

Rudina Magjistari: Hajde paskemi dasmë! Sa mirë! Po, propozimin e keni menduar apo e keni bërë?

Ola Bruko: Nuk kemi unaza akoma, por do vijë avash-avash.

Endri Prifti: Vjen vetë ajo në mënyrë spontane.

The post Endri Prifti dhe Ola Bruko zbulojnë planet: Do kemi dasmë first appeared on JavaNews.al.

❌
❌