Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 10 February 2026Main stream

“Plumbi i artë”/ Henrik Hoxha: Dumani kërkoi vrasjen e biznesmenit për të nxjerrë në pritë të birin

By: Elva
10 February 2026 at 12:19

Në seancën e kësaj të marte në Gjykatën e Posaçme, Henrik Hoxha, i pandehur në dosjen e njohur si “Plumbi i artë”, ka dhënë dëshmi lidhur me atentatin e dështuar ndaj biznesmenit Lulëzim Masha. Sipas Hoxhës, porosia fillestare e marrë nga Nuredin Dumani nuk kishte si objektiv Lulëzim Mashën, por djalin e tij. Ai deklaroi […]

The post “Plumbi i artë”/ Henrik Hoxha: Dumani kërkoi vrasjen e biznesmenit për të nxjerrë në pritë të birin appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

“Na humbën 200 mijë euro!” Vrasësit u mërzitën për arrestimin e Sokol Sanxhaktarit

5 February 2026 at 19:19


Në gjykatën e Posaçme, Henrik Hoxhaj, i pandehur në dosjen “Plumbi i artë”, rrëfeu detaje për një porosi për vrasjen e Sokol Sanxhaktarit.

Ai tregoi se gjatë përgatitjeve për vrasjen e vëllezërve Haxhia, kishte diskutuar me Nuredin Dumanin për një tjetër “punë”, ku i ishte ofruar një shumë prej 200 mijë eurosh për të goditur Sanxhaktarin.

Hoxhaj tha se nuk ishte i interesuar dhe se nuk e dinte kush ishte investitori, vetëm se, sipas Dumanit, kishte të bënte me dhëndrin e kryetarit të Bashkisë së Elbasanit. Ai nuk mbajti mend të ishte përmendur emri Suel Çela dhe nuk mori pjesë në ngjarje.

“Ndërsa po përgatitesha për vrasjen e vëllezërve Haxhia, diskutuam me Nuredin Dumanin për një punë tjetër. Ai fliste në telefon gjithë kohën. Kishte ditëlindjen atë dite. Nuk e di me kë. Më tha për Sokol Sanxhaktarin”.

Prokurori: Kush ishte i interesuar për të goditur Sokol Sanxhaktarin?

Henrik Hoxhaj: Unë kam marrë një ofertë, tha Nuredin Dumani, për Sokol Sanxhaktarin. Më tha se do bënim takim. Jepeshin 200 mijë euro. Më pyeti nëse isha i interesuar. Por mbeti këtu, nuk u bë më shumë muhabet. Nuk më tha kush ishte investitori. Nuk më është përmendur Suel Çela. Më tha se është dhëndri i kryetarit të Bashkisë së Elbasanit. Nuk më tha pse, o prokuror. Nuk mbaj mend të jetë përmendur më.

Prokurori: Një Bledar Muça, a ju ka thënë ndonjë gjë Nuredini?

Henrik Hoxhaj: Jo. Nuk kam qenë i interesuar. Nuk u morëm më me Sokolin, se u morëm me atë çfarë ishim aty.

Ditën e arrestimit të Sokolit nuk e di a kam biseduar apo jo, se nuk më ka interesuar.

Prokurori: Në 30 korrik 2020, kur Sokol Sanxhaktari vrau Florian Lamçen, Nuredini të ka shkruar ty: “Na humbën 200 mijë euro.”

Hoxhaj: Po, se nuk u mbarua puna, pra.

“200 mijë € për kokën e Sanxhaktarit”/ Henrik Hoxhaj tregon porosinë për vrasjen e dhëndrit të Qazim Sejdinit

By: Brisi
5 February 2026 at 14:43

Henrik Hoxha, ka vijuar me dëshminë e tij në GJKKO për dosjen “Plumbi i Artë”, teksa ka treguar detaje për një porosi për vrasjen e Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut të ndjerë të Elbasanit, Qazim Sejdini. Ai tregoi se gjatë përgatitjeve për vrasjen e vëllezërve Haxhia, kishte diskutuar me Nuredin Dumanin për një tjetër “punë”, […]

The post “200 mijë € për kokën e Sanxhaktarit”/ Henrik Hoxhaj tregon porosinë për vrasjen e dhëndrit të Qazim Sejdinit appeared first on BoldNews.al.

“Plumbi i Artë”/ Vrasja e Dorian Shkozës, dëshmon Henrik Hoxhaj: Me Nuredinin folëm edhe për 2 ekzekutime në Durrës! Porosi nga ‘Krymi’?

3 February 2026 at 11:48

Këtë të martë është zhvilluara gjyqi për dosjen “Plumbi i Artë”. Në seancë ka dëshmuar Henrik Hoxhaj, i cili fillimisht kishte statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, por që më pas iu hoq nga SPAK.

Sipas dëshmisë së dhënë, rezulton se bisedat me Dumanin kanë qenë për vrasje me pagesë.

“Kemi biseduar për disa vrasje. Ai më tha se kishte marrë porosi nga Krymi. Më tha që kishte disa punë për t’u bërë dhe më pyeti nëse isha i interesuar. Unë i thashë po. Më tha për dy vrasje që do bëheshin në Durrës. Në fillim i paraqiti si porosi të Krymit, pastaj i quajti si problematika të tijat. Më tha: a je dakord? I thashë po.”, ka thënë ai.

Në këtë takim, sipas tij, është diskutuar edhe vrasja e Dorian Shkozës.

“Diskutuam për vrasjen e Dorian Shkozës. Do kryhej kundrejt pagesës. Në fillim propozoi 70 mijë euro. Mjetet dhe armët i siguroi Nuredini. Shofer ishte Elio Bitri, nga Elbasani. Ishte pak pas takimit, në kohë pandemie. Nuk kishim leje, por lëviznim sipas rregullave, me rrip sigurimi dhe duke respektuar qarkullimin. Ditën e ngjarjes shkova në Durrës. U takuam te shtëpia e Nuredinit dhe u nisëm me një makinë të zezë. Elio ishte në timon, unë isha mbrapa shoferit. Kisha dy armë, Elio kishte një.”, tregon ai.

Ai tha se fillimisht objektivat nuk ishin në vend.

“Bëmë një xhiro te servisi. Kur kaluam herën e parë nuk ishin. Kur u kthyem, ishin aty. Elio më tha: ‘Ja ku janë’. Ishin tre persona në trotuar.”

“Qëllova nga brenda makinës. Një armë mu bllokua dhe përdora tjetrën. Njëri ngeli në vend. Doriani u rrëzua pak më tutje. I thashë: a ti je Doriani? Më tha jo. Pyeta Elion: a ky është? Më tha po, dhe e godita.”

“Një e goditi edhe Elio. Ai kishte një pistoletë me mulli.”

Sa i përket pagesës, Hoxhaj tha: “Pagesën e mora. 70 mijë eurot u ndanë mes meje dhe Elios. Unë mora 35 mijë euro. Nuk e di sa i dha Elios.”

/abcnews.al/

‘Plumbi i Artë’/ Shtyhet seanca në GJKKO, shkak mungesa e Nuredin Dumanit

By: Brisi
29 January 2026 at 11:10

Është shtyrë seanca në GJKKO për dosjen Plumbi i Artë. Mësohet se shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e njërit prej të pandehurve të çështjes, Nuredin Dumani. Ishte avokati mbrojtës i të pandehurit Gentian Sharra, i cili kërkoi prezencën e të penduarit të drejtësisë Dumani, me qëllim ballafaqimin e deklaratave mes palëve. Nuredin Dumani […]

The post ‘Plumbi i Artë’/ Shtyhet seanca në GJKKO, shkak mungesa e Nuredin Dumanit appeared first on BoldNews.al.

“Vrasjen e Ervis Dedës ma tregoi vëllai im”, Petrit Qoli në GJKKO: I shkova për ngushëllim me prindërit

By: armand
22 January 2026 at 14:01

Në vijim të hetimeve për vrasjet e bujshme që tronditën Durrësin më shumë se një dekadë më parë, këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme është marrë në pyetje Petrit Qoli, vëllai i Festim Qolit. Në dëshminë e tij para SPAK, ai ka dhënë detaje mbi aktivitetin e të vëllait, konfliktet e krijuara rreth një […]

The post “Vrasjen e Ervis Dedës ma tregoi vëllai im”, Petrit Qoli në GJKKO: I shkova për ngushëllim me prindërit appeared first on BoldNews.al.

Shtyhet më 15 janar seanca gjyqësore ndaj të pandehurve të dosjes “Plumbi i artë”

By: armand
30 December 2025 at 11:45

Gjykata e Posaçme shtyu për më 15 janar seancën gjyqësore ndaj të pandehurve të dosjes “Plumbi i artë”. Shkak i shtyrjes u bë mungesa e avokatëve të dy prej të penduarve në proces. Ky shqyrtim gjyqësor ndodhet në fazën e pyetjes së dëshmitarëve të kërkuar nga SPAK. Dosja “Plumbi i Artë” Dosja “Plumbi i Artë” […]

The post Shtyhet më 15 janar seanca gjyqësore ndaj të pandehurve të dosjes “Plumbi i artë” appeared first on BoldNews.al.

“Vëllai i Talo Çelës më pyeste”, ra pre e grabitjes ku mbeti i plagosur rëndë, rrëfimi i kambistit: Nuk mendoja se grupi i Dumanit do të qëllonte me armë

By: M C
4 December 2025 at 17:39

Gjatë seancës së sotme në GJKKO për dosjen “Plumbi i Artë”, ka dëshmuar kambisti Xhemal Lici, i cili në 19 nëntor të vitit 2012 në Elbasan, ra pre e një grabitje dhe u plagos me armë zjarri nga grupi i të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani.

Gjatë dëshmisë së tij, Xhemal Lici ka rrëthyer se është grabitur në momentin që sapo ka dalë nga banesa dhe se ai nuk e kishte menduar se do ta qëllonin. Ai tha se në momentin e grabitjes kishte me vete kishte 120 milionë lekë të vjeta.

“Dola, nuk pandeha se do më qëllonin. Kisha 12 milionë lekë të reja me vete, në një çantë, që i lashë në bagazhin e makinës dhe po kthehesha të mbyll derën e shtëpisë, kur u sulmova,” tha Lici.

Kabisiti ka deklaruar se është grabitur nga 4 persona, të cilët e kanë qëlluar 4 herë, 2 herë në gjoks dhe 2 në këmbë.

“Unë dilja në 6:30 nga shtëpia në lagjen Kala në Elbasan. Dola, nuk pandeha se do më qëllonin. Dola dhe futa lekët në makinë. Kisha 12 milionë lekë të reja me vete. I kisha në një çantë lekët. I lashë lekët në bagazh dhe u ktheva të mbyll derën e shtëpisë. Pastaj pash që ishin 4 vete. Më qëlloi njëri, 2 herë në gjoks dhe 2 në këmbë”, deklaroi ai.

Lici më tej, tha se pas grabitjes, Bujar Çela, vëllai i Talo Çelës, i kishte shkuar në dyqan dhe e pyeste nëse kishte mësuar se kush ishin ata personat.

“Ai punonte taksixhi në të zezë. Thyente ndonjë 20-30 euro. Kur nuk kishte njerëz aty, pyeste. I thashë, ty nuk të vjen keq për mua. Duket sikur ke mizë në kësulë. Ke ardhur deri tani, mos të të shoh më në dyqan”, tha ai në deklaratë.

Më tej kambisti shtoi se nuk e njihte Talo Celën, por se e kishte parë në TV.

“Një vit para se të fliste Dumani unë e pashë Talo Çelën në një intervistë në televizion dhe e njoha, nga përmasat e trupit, si një nga personat që më ka goditur në ngjarje. Ai ka qenë pas Dumanit në ngjarje”.

The post “Vëllai i Talo Çelës më pyeste”, ra pre e grabitjes ku mbeti i plagosur rëndë, rrëfimi i kambistit: Nuk mendoja se grupi i Dumanit do të qëllonte me armë appeared first on Albeu.com.

“Plumbi i Artë” në ngërç, përplasje dhe seanca të ndërprera

29 October 2025 at 18:49

Procesi për 15 të pandehur përballet me tensione mes mbrojtjes dhe trupës gjykuese, kërkesa të shumta për dëshmitarë dhe mungesë avokatësh, ndërsa gjykata përpiqet të ruajë vijueshmërinë e seancave. Procesi gjyqësor i njohur si “Plumbi i Artë”, ku akuzohen 15 persona për një seri veprash penale, po përballet me vonesa të shumta dhe pengesa gjatë […]

The post “Plumbi i Artë” në ngërç, përplasje dhe seanca të ndërprera appeared first on BoldNews.al.

“Plumbi i Artë”/ Erjon Alibej: Jam pjesëmarrës në 6 vrasje! Financova ekzekutimin e Dorjan Shkozës

By: Ela
16 October 2025 at 11:54

Seanca gjyqësore në kuadër të procesit “Plumbi i Artë” po vijon këtë të enjte (16 tetor) në GJKKO ku në fokus është dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Erjon Alibej. Alibej po i përgjigjet pyetjeve të avokatëve, duke bërë deklarata tronditëse mbi përfshirjen e tij në disa prej ngjarjeve më të rënda kriminale të viteve të […]

The post “Plumbi i Artë”/ Erjon Alibej: Jam pjesëmarrës në 6 vrasje! Financova ekzekutimin e Dorjan Shkozës appeared first on BoldNews.al.

“Plumbi i Artë”/ Erjon Alibej rrëfen detajet e vrasjeve të Ramazanit dhe Runajt: U konsultova me Nuredinin

By: Elva
30 September 2025 at 11:42

Në seancën e fundit në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), i penduari i drejtësisë, Erjon Alibej, ka dhënë dëshminë e tij për dy vrasje të ndodhura në vitin 2020, atë të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, pjesë e dosjes kriminale të njohur si “Plumbi i Artë”. Alibej ka treguar se […]

The post “Plumbi i Artë”/ Erjon Alibej rrëfen detajet e vrasjeve të Ramazanit dhe Runajt: U konsultova me Nuredinin appeared first on BoldNews.al.

“Mos i jepni karkaleca Dumanit, maksimumi makarona ha…”/ Petrit Qoli – prokurorit: Po kryeni gjenocid

By: Ela
16 September 2025 at 11:01

Seanca e sotme gjyqësore për dosjen “Plumbi i Artë” është shoqëruar me tension dhe tone të ashpra. I pandehuri Petrit Qoli reagoi me revoltë ndaj prokurorit Behar Dibra, lidhur me kalendarin e seancave. Qoli akuzoi sistemin e drejtësisë për padrejtësi dhe trajtim çnjerëzor ndaj tij. “Po kryeni genocid individual nga padrejtësia e drejtësisë. Unë kam […]

The post “Mos i jepni karkaleca Dumanit, maksimumi makarona ha…”/ Petrit Qoli – prokurorit: Po kryeni gjenocid appeared first on BoldNews.al.

Shtyhet seanca për dosjen “Plumbi i Artë” për në 2 shtator/ Shkak mungesa e avokatit të Nuredin Dumanit

By: Rovena
17 July 2025 at 10:31

Shtyhet seanca për dosjen “Plumbi i Artë” për në 2 shtator. Shkak mungesa e avokatit Artan Simoni që mbron bashkëpunëtorin e drejtësisë Nuredin Dumani.

Të pandehurit e dosjes “Plumbi i Artë” akuzohen për disa vrasje, atentate të mbetur në tentativë dhe vjedhje me dhunë, të zbardhura pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani. Pjesa më e madhe e krimeve janë kryer me pagesë.

Dumani është i pari në listën e SPAK si autor i 9 vrasjeve dhe tentativave për vrasje, si dhe 3 episode të vjedhjeve me dhunë.

Në këtë proces, SPAK ka 3 persona të penduar. Fillimisht për ngjarjet rrëfeu Nuredin Dumani, pas tij u pendua edhe Erion Alibej dhe Skerdi Tase, i cili ka dëshmuar në seancë pak ditë parë./abcnews.al

Përplasje e ashpër në gjyqin e “Plumbit të Artë”, avokati braktis sallën pas debatit

By: fra nc
10 July 2025 at 13:56

Gjykata e Posaçme ka miratuar kërkesën e SPAK për të vënë në dispozicion të avokatëve dëshmitë e Nuredin Dumanit dhe Erion Alibejt, por vetëm për faktet që lidhen drejtpërdrejt me çështjen “Plumbi i Artë”. Ndërkohë, u rrëzua kërkesa e mbrojtjes për të pasur akses në dëshmitë e plota të të dy bashkëpunëtorëve të drejtësisë edhe për ngjarje të tjera jashtë kësaj dosjeje.

Ky vendim shkaktoi reagime të forta nga avokatët, Gentian Rumano, i cili mbron Henrik Hoxhën dhe Elda Zotaj dhe Aldo Shkëmbi, të cilët mbrojnë Altin Ndocin. Ata kërkuan përjashtimin e trupës gjykuese dhe ndërprerjen e procesit gjyqësor, deri në marrjen e një vendimi nga një gjyqtar tjetër për kërkesën e tyre.

Megjithatë, jo të gjithë avokatët iu bashkuan këtij qëndrimi; një pjesë e mbrojtjes kërkoi vijimin e procesit, duke argumentuar se seancat e fundit kanë mbetur në vendnumëro.

Prokurorja Doloreza Musabelliu i kërkoi trupës gjykuese të vijonte seancën pavarësisht kërkesës për dorëheqje, por situata u tensionua pas debateve mes prokurorit Behar Dibra dhe avokatit Gentian Rumano. Ky i fundit e braktisi sallën në mënyrë demonstrative, duke sjellë shtyrjen e seancës.

Në këto rrethana, GJKKO vendosi ta shtyjë gjyqin për më 15 korrik, ora 10:00, dhe pezulloi afatet e paraburgimit për personat e akuzuar. Këtë të enjte ishte planifikuar të dëgjohej dëshmia e bashkëpunëtorit të tretë të drejtësisë, Skerdi Tase.

The post Përplasje e ashpër në gjyqin e “Plumbit të Artë”, avokati braktis sallën pas debatit appeared first on Euronews Albania.

“Nuk do dëgjoj idiotësirat e këtij…”/ Dosja ‘Plumbi i Artë’, tension dhe fyerje mes palëve, dështon sërish marrja e…

10 July 2025 at 14:04

Përplasja nisi pas refuzimit nga ana e trupit gjykues për të pranuar kërkesën e mbrojtjes që të vihej në dispozicion i plotë procesverbali i deklarimeve të një tjetër të penduari, Erion Alibej, nga viti 2022.

Seanca gjyqësore për dosjen e bujshme “Plumbi i Artë” u ndërpre sërish, për të katërtën herë radhazi, pasi nuk u arrit të merrej dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Skerdi Tasi. Seanca u zhvillua mes tensioneve të forta, debateve dhe fyerjeve mes prokurorisë dhe avokatëve mbrojtës.

Avokatët e Henrik Hoxhajt dhe Altin Ndocit kërkuan përjashtimin e trupës gjykuese, duke i cilësuar anëtarët e saj si të njëanshëm. Situata në sallën e gjyqit precipitoi më tej kur prokurori Behar Dibra ndërhyri me tone të ashpra.

“A mund ta ndërprisni se nuk do të dëgjojmë idiotësirat e këtij idioti!”, u shpreh prokurori Dibra, duke iu drejtuar avokatit Gentian Rumano, i cili këmbëngulte në kërkesën për përjashtim të trupës gjykuese.

Rumano reagoi menjëherë, duke theksuar: “Ju sapo konsumuat një vepër penale”. Më pas ai braktisi sallën, ndërsa gjykata ndërhyri për të qetësuar situatën. Për shkak të mungesës së mbrojtësit ligjor për të pandehurin Henrik Hoxhaj, seanca u ndërpre dhe u shty për ditën e martë.

The post “Nuk do dëgjoj idiotësirat e këtij…”/ Dosja ‘Plumbi i Artë’, tension dhe fyerje mes palëve, dështon sërish marrja e… appeared first on Sot News | Lajme.

“Plumbi i Artë”/ Sërish përplasje në seancën e sotme në GJKKO

By: Ela
3 July 2025 at 12:38

Kërkesa e përsëritur e avokatëve për të pasur në dispozicion disa deklarime të vitit 2022 të të penduarit të drejtësisë, Erion Alibej, në gjykimin e dosjes “Plumbi i artë” shkaktoi tensione edhe në seancën e sotme në GJKKO. Prokurorët vunë në dispozicion të mbrojtësve vetëm një procesverbal, të cilit i janë hequr disa faqe, ku […]

The post “Plumbi i Artë”/ Sërish përplasje në seancën e sotme në GJKKO appeared first on BoldNews.al.

Zbardhen detaje/ Tensione te “Plumbi i artë” në GJKKO, avokatët sherr në seancë

1 July 2025 at 17:55

Për herë të dytë radhazi, procesi gjyqësor ndaj të pandehurve të dosjes “Plumbi i Artë” në Gjykatën e Posaçme u ndërpre për shkak të braktisjes së sallës së gjyqit nga avokatët, të cilët u përfshinë në debate të ashpra me gjykatën dhe prokurorët e SPAK. Ata pretenduan fshehje të provave nga ana e SPAK dhe gjykim të njëanshëm e tendencioz.

Mbrojtësit kërkuan me ngulm vënien në dispozicion të akt-marrëveshjes së të penduarit Erion Alibej me SPAK, si dhe gjashtë deklarimeve të dhëna prej tij në vitin 2022, para se të bëhej i penduar. Seanca e së martës u ndërpre pas largimit të avokates Elda Zotaj, mbrojtëse e interesave të Altin Ndocit, e cila la sallën pak çaste pasi kërkoi përjashtimin nga procesi të kryesueses së trupit gjykues, Engjëllushe Tahiraj, me pretendimin për gjykim të anshëm dhe sjellje intimiduese ndaj avokatëve.

Ndërprerja e procesit bëri që të dështonte edhe marrja e dëshmisë së të penduarit të tretë në këtë çështje, Skerdi Tasi, i cili ishte ulur në karrigen e dëshmitarit dhe ishte gati të fillonte rrëfimin.

Më herët, në një seancë që zgjati mbi dy orë, mes tensionesh, tonesh të larta zëri dhe tërheqjes së vëmendjes nga gjykata ndaj palëve për mënyrën e komunikimit, gjykata pranoi kërkesën e avokatëve për t’u vënë në dispozicion marrëveshja e bashkëpunimit e Erion Alibejt dhe gjashtë procesverbalet e deklarimeve të tij në vitin 2022. Por tensioni u fashit përkohësisht, pasi gjykata nuk ndodhej në sallë.

Përkundër përplasjeve të forta gjatë procesit, situata gjatë pushimeve të seancës ishte më e qetë. Në mungesë të gjykatës dhe prokurorëve, disa nga avokatët nuk i kursyen batutat me të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumani. Kur njëri prej tyre i tha se i kishte lënë klientin në burg, Dumani iu përgjigj: “Për atë punë, unë kam gjithë familjen në burg”, një batutë që u shoqërua me të qeshura në sallë.

Seanca e kaluar e të njëjtit proces u ndërpre pas largimit demonstrativ nga salla të katër avokatëve, të cilët më pas u ndëshkuan me gjobë nga gjykata.

The post Zbardhen detaje/ Tensione te “Plumbi i artë” në GJKKO, avokatët sherr në seancë appeared first on Sot News | Lajme.

“Të nxirret jashtë Nuredin Dumani”, përplasje në seancën për dosjen e “Plumbit të Artë”

By: Ela
1 July 2025 at 13:51

Në seancën e procesit gjyqësor “Plumbi i Artë”, avokati Sokol Hazizaj i kërkoi gjykatës që në momentin kur të dëshmojë Erjon Alibej, të largohet nga salla i pandehuri Nuredin Dumani. Kjo kërkesë u kundërshtua nga prokuroria dhe vetë Dumani. Gjykata vendosi që gjatë dëshmisë së Alibej, Dumani mund të qëndrojë në sallë. Nga ana tjetër, […]

The post “Të nxirret jashtë Nuredin Dumani”, përplasje në seancën për dosjen e “Plumbit të Artë” appeared first on BoldNews.al.

Përplasje në GJKKO për dëshmitë e Alibejt, gjykata urdhëron Prokurorinë t’i dorëzojë aktet e vitit 2022

By: Elva
1 July 2025 at 13:39

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), seanca e sotme për dosjen “Plumbi i Artë” u shoqërua me debate të forta, kryesisht në lidhje me marrjen në dorëzim të 6 akteve hetimore që përfshijnë dëshmitë e Erjon Alibejt para prokurorëve. Në këtë proces, tre persona janë bashkëpunëtorë të drejtësisë: Nuredin Dumani, […]

The post Përplasje në GJKKO për dëshmitë e Alibejt, gjykata urdhëron Prokurorinë t’i dorëzojë aktet e vitit 2022 appeared first on BoldNews.al.

Tensione në gjyqin për “Plumbin e Artë”/ Përplasje mes avokates dhe prokurorëve

By: user7
1 July 2025 at 14:11

Seanca e procesit gjyqësor “Plumbi i Artë” është shoqëruar sot me tensione. Avokatja e Altin Ndocit, Elda Zotaj ka braktisur seancën pasi kërkoi përjashtimin e kryesueses së trupit gjykues, Engjëllushe Tahiraj.

Zotaj akuzoi Tahirajn se merr vendime pa u konsultuar me anëtarët e tjerë të trupës dhe merr parasysh vetëm kërkesat e organit të akuzës. Si pasojë u vendos ndërprerja e seancës gjyqësore.

Lidhur me këtë, prokurori i SPAK, Behar Dibra, kërkoi që avokatja Zotaj të zëvendësohet, pasi sipas tij kërkesat e saj janë të pabazuara dhe po shkaktojnë ndërprerje të përsëritura të seancave.

“Duhet të merret një vendim për të zëvendësuar avokaten, qoftë kryesisht. Kjo është bërë shkak për ndërprerjen e seancës për herë të disatë,” deklaroi Dibra.

Prokurorja Doloreza Musabelli e cilësoi gjithashtu kërkesën e Zotajt si të pabazuar ligjërisht dhe kërkoi që të caktohet masa maksimale ndaj avokates, si dhe që Dhoma e Avokatëve të njoftohet për rastin. Ajo kërkoi gjithashtu ndërprerjen e seancave për shkak të mungesës së mbrojtjes ligjore për të pandehurin Altin Ndoci. Në përfundim, Gjykata e Posaçme vendosi zëvendësimin e avokates Elda Zotaj me avokaten Pranvera Doci.

Prokuroria e Posaçme po vijon procesin për dosjen e bujshme, ku ka disa të pandehur. Nuredin Dumani është në cilësinë e të penduarit, si bashkëpunëtor i SPAK, duke zbardhur të paktën 12 vrasje dhe dhjetëra krime të tjera në një dekadë, si dhe porositë që merrte për ekzekutime, me pagesa deri në 200 mijë euro. Erjon Alibej gjithashtu është bashkëpunëtor i drejtësisë.

The post Tensione në gjyqin për “Plumbin e Artë”/ Përplasje mes avokates dhe prokurorëve appeared first on Lapsi.al.

❌
❌