Një 57 vjeçar, i identifikuar si Aleksandër Malaj, është arrestuar nga Policia në Malësi të Madhe, pasi akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike. Sipas Policisë, ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. […]
Një 42-vjeçar, është arrestuar nga Policia në Vaun e Dejës, pasi akuzohet për posedim të lëndëve narkotike. Sipas policisë, shtetasi A.P, është kapur në fshatin Hajmel me lëndë narkotike në makinë, ndërsa gjatë kontrollit në banesë i është gjetur dhe një sasi municioni luftarak. “Pasi kishte penguar qarkullimin e automjeteve të tjera në fshatin Hajmel, […]
Një sasi prej 51 kg kanabis sativa, e ndarë në 48 pako, është kapur nga Policia në Gjirokastër, e cila dyshohet se do të trafikohej drejt Greqisë. Si rezultat është arrestuar shtetasi Nelson Pashka 30-vjeç banues në fshatin Rusan, Delvinë, i cili është kapur duke transportuar lëndën narkotike të fshehur në një hapësirë të improvizuar […]
Dy persona janë arrestuar nga Policia në Vaun e Dejës pasi akuzohen për armëmbajtje pa leje dhe posedim të lëndëve naroktike. Sipas Policisë në pranga ka rënë shtetasi D. G., 34 vjeç pasi gjatë kontrollit fizik i është gjetur një armë zjarri dhe municion luftarak, si dhe shtetasi J. T., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit […]
Një 33-vjeçar banues në Durrës është arrestuar nga policia në pikën kufitare të Muriqanit, në tentativë për të dalë nga territori shqiptar.
33-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Veprimet e tjera procedurale do të kryhen nga DVP Durrës./abcnews.al
Një 52-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi ka dhunuar një punonjës të Policisë Rrugore.
Sipas uniformave blu, shtetasi me iniciale A.Sh, nuk iu bind urdhrit të policit për të ndaluar automjetin, ndërsa rezultoi se ishte ne gjendje të dehur dhe nën efektin e lëndën narkotike.
52-vjeçari ka goditur me grusht, punonjësin e Policisë Rrugore që ka qenë duke kryer veprimet procedurale, në vendngjarje.
Njoftimi:
Oficerët e Policisë Gjyqësore kryen arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Sh., 52 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin, të cilin pas verifikimeve, rezultoi se e drejtonte në efektin e lëndëve narkotike dhe në gjendje të dehur. Gjithashtu, 52-vjeçari ka goditur me grusht, punonjësin e Policisë Rrugore që ka qenë duke kryer veprimet procedurale, në vendngjarje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko–Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen G. E., 41 vjeçe, banuese në Shijak, pasi u konstatua se ushtron profesionin e stomatologes, pa qenë e regjistruar te Urdhri i Stomatologut i Shqipërisë, siç parashikon ligji i fushës. Gjithashtu, në bashkëpunim me Inspektoriatin Shtetëror Shëndetësor, u bllokua klinika private ku kjo shtetase ushtronte profesionin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës shpallën në kërkim shtetasin G. Ll., 30 vjeç, banues në Dibër, pasi dyshohet se ka mashtruar një shtetas, në lidhje me pagesën për një automjet të marrë me qira. Punohet për kapjen e 30-vjeçarit.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-H. H., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
-Xh. K., 37 vjeç, banues në Durrës,, pasi dyshohet se ka përndjekur dy 19-vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manëz referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-G. D., 63 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”;
-Q. B., banues në Durrës, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar lehtë, me send të fortë, 2 të mitur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Ll. K., banues në Kavajë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grusht, një shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. /Tch/
Policia e Korçës ka vënë në pranga dy shtetas dhe ka proceduar në gjendje të lirë një tjetër. Sipas burimeve zyrtare, një 25-vjeçar me inicialet S.D. u arrestua në fshatin Zëmblak, pasi gjatë kontrollit policor iu gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, e ndarë në doza të gatshme për shitje. Në të njëjtin […]
Një 39 vjeçar, është ekstraduar nga Italia në Shqipëri, pas një vendimi të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GjKKO), e cila në prill 2025 kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”. Sipas njoftimit të Interpol Tiranës, ekstradimi u realizua në bashkëpunim me autoritetet italiane, konkretisht me Interpol Romën. […]
Siguronte lëndë narkotike Kanabis Sativa dhe e ndante në doza, me qëllim shitjen, arrestohet 31-vjeçari Jashar Çepele.
Policia sekuestroi 3.6 kg Cannabis, peshore që shërbente për ndarjen e saj, një shumë parash e përfituar nga shitja e lëndës dhe 2 celularë.
Gjatë kontrolleve fizike dhe në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi me cilësinë e provës materiale: në total, 3.6 kg lëndë narkotike Cannabis (një pjesë, e ndarë në doza); 1 peshore elektronike; një shumë parash, e dyshuar e përfituar nga shitja e lëndës narkotike; 2 celularë./abcnews.al
Tre të rinj janë arrestuar dhe një i mitur është vënë nën hetim në Lezhë, pasi u kapën duke transportuar lëndë narkotike dhe armë të ftohtë, si dhe tentuan t’i shmangen kontrollit të policisë. Sipas njoftimit të bluve, Marsel Margjoni, Henri Ismaili dhe Pietro Gega u ndaluan nga policia në aksin “Shëngjin-Kune”, teksa udhëtonin me […]
Një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike është goditur nga Policia e Fierit këtë të martë, ku në pranga ka përfunduar shtetasi R.O 29 vjeç, banues në Fier. Sipas njoftimit, arrestimi u krye pas administrimit të shpejtë të informacioneve operative nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Forca e Posaçme Operacionale. I riu u kap […]
Një 19-vjeçar është arrestuar në Durrës për shpërndarje të lëndëve narkotike. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës, kanë lokalizuar dhe vënë në pranga shtetasin E. H., banues në lagjen nr. 13. Sipas hetimeve, i riu dyshohet se shpërndante lëndë narkotike të llojit cannabis sativa në zona të ndryshme të […]
Policia e Korçës ka zbuluar një rast të kultivimit të drogës në një ambient të mbyllur në qytetin e Bilishtit. Sipas raportimeve në media, policia ka sekuestruar disa rrënjë të dyshuara si kanabis sativa. Gjithashtu raportohet se disa persona janë shoqëruar për deklarime
Ekstradohet nga Spanja Juxhin Drazhi, 34-vjeç, shtetas që akuzohet nga GjKKO, si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike në Norvegji dhe Belgjikë.
Në vijim të bashkëpunimit shumë të ngushtë ndërmjet strukturave homologe të Interpolit, në Tiranë dhe në Madrid, u finalizua në kuadër të operacionit “The Wanted”, procedura për ekstradimin nga Spanja në Shqipëri, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, 34-vjeç.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, me vendimin e datës 30.04.2025, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.
Nga hetimet e kryera nga SPAK, dyshohet se shtetasi J. D. ka qenë pjesë e një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike në Norvegji dhe në Belgjikë.
Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona pasi u kapën në flagrancë me një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, që e posedonin me qëllim shitjen në zonën e Kamzës. U sekuestruan rreth 700 gram lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe 3 aparate celular.
“Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: S. C., 22 vjeç, R. Gj., 22 vjeç dhe një shtetas i mitur, 17 vjeç. Shërbimet e Policisë lokalizuan tre shtetasit në rrugën “Azem Galica”, Kamëz, të cilëve iu gjet një sasi lënde narkotike kanabis, që dyshohet se e posedonin me qëllim shitjen në këtë zonë. Nga hetimet ka rezultuar se lënda narkotike është siguruar nga shtetasi S. C”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al
Një 35-vjeçar me banim në Tiranë është arrestuar në flagrancë në zonën e Himarës. Gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit që ai drejtonte, iu sekuestruan 91 doza kokainë dhe 9 doza kanabis, të ndara dhe gati për shitje. Dyshohet se i arrestuari siguronte lëndët narkotike dhe i paketonte në doza të vogla për t’i shpërndarë […]
Uniformat blu në kryeqytet, kanë arrestuar një 48-vjeçar, pasi shiste doza kokaine dhe mbante sende të paligjshme në banesën e tij.
Sipas njoftimit të policisë, në banesën e 48-vjeçarit, në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, Tiranë, u gjetën një sasi lëndë narkotike e dyshuar si kokainë, një armë e ftohtë dhe municion luftarak të cilat u sekuestruan.
Sakaq, 48-vjeçari do hetohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa lejë e armëve të ftohta”, “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme procedurale.
Në fshatin Straçincë të Shkupit, oficerët e Njësisë së Policisë Ndërhyrëse e privuan nga liria personin me inicialet S.I., 50-vjeçar.
Gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare, oficerët e Policisë vunë re se kishte degë dhe kërcej në vazo të bimës së kanabisit të varura nën strehën e shtëpisë së tij.
Më vonë, me urdhër gjykate, Njësia e Tregtisë së Paligjshme kreu një kontroll në shtëpinë e tij, gjatë së cilës u gjetën dhe u sekuestruan 90 degë të bimës së kanabisit dhe dy qese me degë më të vogla të bimës së kanabisit.
Personi është ndaluar në Stacionin Policor të Gazi Babës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihen akuza përkatëse.
Policia e Lezhës ka vënë në pranga katër të rinj gjermanë, të cilët mbanin në makinë lëndë narkotike. Ata, dyshohen se donin ta shisnin lëndën narkotike në doza.
“Shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, goditën një rast të shitjes së lëndëve narkotike, në doza. Për këtë rast u arrestuan shtetasit gjermanë: L. H., 28 vjeç, L. S., 25 vjeç, S. H., 27 vjeç, dhe M. R., 23 vjeç, banues në Gjermani.”, thuhet në njoftimin e uniformave blu.
Më tej, policia bën me dije se këta persona u konstatuan nga shërbimet e Policisë Kufitare, në Shëngjin, pranë një automjeti tip “Dacia”, në të cilin u gjet lënda narkotike, që dyshohet se ata e posedonin me qëllim shitjen.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Një i ri është kapur në autostradën “Tiranë-Durrës”, duke transportuar një pako me kokainë, me qëllim për ta shitur në doza në zonat e Yzberishtit, Kasharit dhe “Ali Demi”.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Trekëndëshi” është vënë në pranga shtetasi Behar Sorra, 22- vjeç, banues në Tiranë, i cili akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
“Shërbimet e Policisë lokalizuan dhe ndaluan automjetin e dyshuar tip “Benz”, në autostradën “Tiranë-Durrës”, në afërsi të Vorës, që drejtohej nga shtetasi Behar Sorra. Nga kontrolli në këtë automjet, u gjet një pako me 564 gramë lëndë narkotike Kokainë, e cila dyshohet se do të ndahej në doza e do të shitej në zonat Yzberisht, Kashar dhe “Ali Demi””, – thuhet në njoftim.
Autoritetet raportojnë se kanë sekuestruar pakon me 564 gramë lëndë narkotike kokainë dhe automjeti tip “Benz” që drejtonte 22-vjeçari.
Policia thotë se vijojnë hetimet për të identifikuar dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i janë Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.