Një shtëpi bari është zbuluar nga Policia në Shkodër, ndërsa është vënë në pranga një 22-vjeçar dhe 1 punonjës i OSHEE-së. Sipas policisë, shtëpia e barit është zbuluar në një ambjent në Velipojë, ku janë gjetur dhe sekuestruar 308 bimë të dyshuara kanabis, 85 gramë të kësaj lënde të tharë, 122 pajisje elektrike që shërbenin […]
Pesëmbëdhjetë shtetas shqiptarë janë dënuar me burg ditën e djeshme, më 17 dhjetor, pas zbardhjes së një ferme kanabisi të madhe brenda një depoje në qendër të Liverpulit. Incidenti u zbulua mbrëmjen e së shtunës, më 4 tetor, kur oficerët e policisë vunë re një burrë që po vepronte në mënyrë të dyshimtë në Rrugën […]
Një burrë britanik me një dashuri për automjetet me motor ndërtoi hambarin më të shpejtë të kopshtit në botë -- një strukturë depozitimi me një shpejtësi maksimale prej 200 kmh.
Brian Cade, 61 vjeç, tha se vendosi të merrte përsipër sfidën e thyerjes së një titulli të rekordeve botërore Guinness, ndërsa shikonte serialin televiziv Record Breakers, transmeton Telegrafi.
"Gjithmonë kam pasur idenë të bëj një përpjekje për rekord", tha Cade për gazetën The Sun.
"Mendova, çfarë mund të bëj? Unë jam ndërtues dhe i dua makinat klasike, kështu që le t'i bashkojmë të dyja", shtoi ai.
Hambari i tij i kopshtit me motor arriti një shpejtësi maksimale prej 200 kmh, duke ia marrë rekordin bashkëkombësit britanik Kevin Nicks, hambari i të cilit vendosi rekordin në vitin 2019.
Përpjekja zyrtare për rekord u zhvillua në fushën ajrore Elvington në York, dhe shpejtësia e tij u mat me ndihmën e sporteve motorike Straightliners.
Cade tha se po planifikon të vazhdojë të përmirësojë hambarin e tij për ta bërë atë më të shpejtë, dhe shpreson që përfundimisht ta bëjë atë të ligjshëm për në rrugë. /Telegrafi/
Një 30-vjeçare shqiptare është arrestuar në Belgjikë pasi kishte kthyer banesën e saj në një plantacion të kanabisit të kultivuar profesionalisht. Gjatë kontrollit të policisë në Wellen, u zbuluan 125 bimë kanabisi në disa dhoma të banesës. Policia tha se bimët ishin jashtëzakonisht të gjata dhe gati për korrje, ndërsa të dhënat tregojnë se plantacioni […]
Autoritetet spanjolle kanë shkatërruar një plantacion të madh kanabisi në Mas Ciurana, duke arrestuar një 31-vjeçar shqiptar për krim kundër shëndetit publik dhe mashtrim me energjinë elektrike. Operacioni policor, i zhvilluar më 18 nëntor si pjesë e operacionit “Greentrail”, çoi agjentët në një parcelë prej 7706 metra katrorë që përfshinte një ndërtesë kryesore dhe dy […]
Një makinë ka rënë në det në portin e Barit, ndërsa po hipte në një traget me destinacion Shqipërinë.
Në makinë ndodhej vetëm një person, i cili arriti të ngjitej ndërsa mjeti po fundosej dhe u shpëtua nga Roja Bregdetare.
Sipas mediave italiane, makina kishte kaluar kontrollet e sigurisë dhe po përgatitej të hipte në anije kur ndoshta për shkak të shiut të rrëmbyeshëm, shoferi humbi kontrollin dhe përfundoi në det, transmeton TCH.
Shqiptari theu xhamin e përparmë dhe arriti të dilte përpara se makina të fundosej.
Zjarrfikësit, së bashku me njësinë e tyre të zhytjes, ndërhynë për të nxjerrë automjetin.
Një incident i pazakontë është regjistruar në portin e Barit, ku një automjet ka rënë në det teksa po ngjitej në një traget me destinacion Shqipërinë. Në mjet ndodhej vetëm një burrë, i cili arriti të hipte mbi makinë, ndërsa automjeti po fundosej dhe u shpëtua nga roja bregdetare. I riu, shtetas shqiptar, arrin të […]
Një ambjent i përshtatur për kultivimin e lëndëve narkotike është zbuluar nga Policia në Shkodër. Për pasojë janë arrestuar Përparim Ndrevataj, 27 vjeç, Sebastian Gjoka, 24 vjeç dhe Artan Bilali, 58 vjeç, ndërsa u shpall në kërkim K. P., 33 vjeç. Gjithashtu, u ndaluan dy punonjësit e OSHEE-së Genc Aliaj, 63 vjeç dhe Blendi Cufaj, […]
Pesë shtetas shqiptarë janë dënuar me burg, pasi janë zbuluar nga autoritetet belge duke punuar në një shtëpi pari në Belgjikë. Shtëpia e barit u zbulua në mënyrë të rastësishme nga një zjarr që përfshiu godinën. Mediat vendase kanë zbardhur emrat e shqiptarëve të dënuar, dinamikën e ngjarjes si dhe rolin e secilit prej tyre […]
Gjykata e Shkodrës ka liruar nga paraburgimi 4 punonjësit e OSHEE të Malësisë së Madhe, të cilët u arrestuan pak ditë më parë, të dyshuar si bashkëpunëtor në lidhjen e energjisë elektrike në 3 “shtëpi bari”. Katër punonjësit dyshoheshin për veprën penale “shpërdorim detyre”. Njëri prej drejtuesve të OSHEE në Malësinë e Madhe,Gëzim Hoxha është liruar […]
Policia e Shkodrës ka zbuluar një “shtëpi kanabisi", ku ishin përshtatur disa ambiente për kultivimin dhe tharjen e bimëve narkotike të llojit kanabis.
Gjatë operacionit policor janë arrestuar disa persona, përfshirë kushërinj mes tyre, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
Në kuadër të aksionit janë ndaluar gjithashtu edhe katër persona të tjerë dhe janë proceduar penalisht dy të tjerë për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, pasi në ambientet ku kultivohej droga ishin konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
“Nga kontrollet e kryera në dy banesa dhe një stallë, të përshtatura për kultivimin dhe tharjen e bimëve narkotike kanabis, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1110 bimë të dyshuara kanabis, 1 kg e 800 gramë lëndë narkotike kanabis në proces tharjeje, 300 llamba, 22 aspiratorë, 35 veltinatorë, 11 panele neoni, 22 filtra ajri dhe 217 inverterë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Për këtë rast, organet e hetimit kanë nisur ndjekjen penale për veprat “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.
Hetimet po vazhdojnë për identifikimin dhe kapjen e personit të shpallur në kërkim.
Dy persona janë arrestuar dhe disa të tjerë janë proceduar penalisht në Malësi të Madhe, pasi akuzohen për kultivim kanabisi. Nga kontrollet në 3 ambiente në fshatin Hot, të përshtatura për kultivimin dhe tharjen e bimëve narkotike kanabis, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1110 bimë të dyshuara kanabis, 1 […]
Policia e Tiranës ka zbuluar një ambient në zonën malore të fshatit Mukje, i përshtatur për tharjen e bimëve narkotike dhe përgatitjen e tyre për shitje. Si rezultat është arrestuar organizatori i kësaj veprimtarie kriminale. Në kuadër të operacionit të koduar “Improvizimi” është vënë në pranga shtetasi J. M., 42 vjeç. Gjithashtu, ka nisur procedimi […]
Policia e Korçës ka goditur sot (15 tetor) një rast të kultivimit të lëndëve narkotike në ambiente të mbyllura, “shtëpi bari”.
Mësohet se pas informacioneve të marra në rrugë operative, është bërë e mundur gjetja e këtij ambienti dhe sekuestrimi i disa rrënjëve lëndë narkotike të dyshuara kanabis sativa.
Aksioni u krye në qytetin e Bilishtit, ku u bë edhe zbulimi i ambientit të mbyllur ku ushtrohej aktiviteti kriminal.
Policia ka shoqëruar disa persona, ndërsa pritet që të ketë arrestime në përfundim të veprimeve hetimore lidhur me këtë rast dhe të jepen detaje të aksionit.
Një çift shqiptar është kapur teksa po trafikonte një sasi të konsiderueshme me mbi 17 kg kokainë të pastër me vlerë mbi 2 mln euro në treg. Ndalimi erdhi pas një operacioni në shkallë të gjerë kundër grupeve kriminale në rajonin e Puljas. Policia e Barit njoftoi se bashkë me Prokurorinë nisën më 1 tetor […]
Një rrjet i mirëorganizuar i shpërndarjes dhe prodhimit të kanabisit në Mbretërinë e Bashkuar, i udhëhequr nga shtetas shqiptarë, është goditur nga autoritetet britanike. Shtatë persona janë dënuar me një total prej rreth 40 vitesh burg, pas një hetimi të gjatë të kryer nga Policia e West Midlands dhe Njësia Rajonale për Krimin e Organizuar. […]
Pesë shqiptarë, katër burra dhe një grua të moshës nga 24 deri në 37 vjeç, janë arrestuar në Spanjë si pjesë e një organizate kriminale që kishte kthyer një banesë në plantacion marijuane. Mediat spanjolle raportojnë se tre prej tyre akuzohen për kultivim dhe prodhim droge, si dhe për mashtrim me energji elektrike, ndërsa dy […]
Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, njëherësh deputeti i Partisë Demokratike, i ftuar në A2 CNN, u vendos përballë një shkrimit të tij të vjetër, ku akuzonte Sali Berishën për kapjen e partisë. “Demokratët nuk janë dele dhe nuk po kërkojnë një bari”, shprehej Gjekamarkaj dhe i pyetur nëse ”hoqi dorë Berisha së qëni çoban, apo […]
Oficerët e Agjencisë Kombëtare Kundër Krimit (NCA) në Britaninë e Madhe zhvilluan bastisje në Birmingham dhe Dudley, duke zbuluar disa shtëpi bari dhe sasi të konsiderueshme droge. Gjatë operacionit u arrestuan gjashtë persona, përfshirë një shqiptar 34-vjeçar. Në pronat e bastisuara u gjetën rreth 80 bimë kanabisi, vlera e të cilave llogaritet në rreth 80,000 […]
Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një person të akuzuar në Spanjë se ka kultivuar bimë narkotike, me llamba, në ambient të mbyllur. Në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted” u vu në pranga me qëllim ekstradimin shtetasi E. B., 39 vjeç. Gjykata e Sabadell, Spanjë, në muajin qershor 2025, i ka caktuar masën e […]