Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Shpallen fituesit e Maratonës Kombëtare të Sigurisë Kibernetike 2025

22 December 2025 at 14:03

TIRANË, 22 dhjetor /ATSH/ Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka përmbyllur Maratonën Kombëtare të Sigurisë Kibernetike 2025, një iniciativë që u zhvillua përgjatë disa muajve, me qëllim identifikimin e talenteve të reja në nivel kombëtar.

AKSK njofton se maratona u organizua në tre kategori kryesore: Maratona për Universitetet dhe Shkollat Profesionale, Maratona për Vajzat dhe Gratë, si dhe Maratona Speciale për personat me nevoja të veçanta, duke reflektuar një qasje të gjerë dhe gjithëpërfshirëse. Formati i kësaj nisme ngjalli interes të lartë, me mbi 1000 aplikantë, prej të cilëve më shumë se 500 konkurrentë u përzgjodhën për të marrë pjesë aktive në fazat konkurruese.

Sipas AKSK, pjesëmarrësit u testuan përmes sfidave teknike të nivelit profesional, të implementuara dhe të administruara përmes platformës SimSpace, e financuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Sfidat përfshinë analiza, menaxhim incidentesh, simulime proaktive, si dhe zgjidhje skenarësh me kompleksitet të lartë.

Në aktivitetin e finales së maratonës, organizuar nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Igli Tafa, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, theksoi se Maratona Kombëtare e Sigurisë Kibernetike është një format që bashkon studentë të universiteteve, vajza dhe gra, si dhe persona me aftësi të kufizuara.

Ai nënvizoi se kjo maratonë shërben si një mekanizëm konkret për identifikimin e talenteve dhe ndërtimin e kapaciteteve profesionale, të domosdoshme për mbrojtjen e infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit në vend, si dhe për zhvillimin e sigurt të shërbimeve digjitale në vend.

Fituesit e Maratonës Kombëtare të Sigurisë Kibernetike 2025

Maratona për vajzat dhe gratë:

Vendi I: Ana Kaci

Vendi II: Adriana Roci

Vendi III: Irva Dafa

Maratona për studentët:

Vendi I: Earta Joca

Vendi II: Sidrit Zela

Vendi III: Orgito Leka

Vendi III: Firdeus Dikelari

Vendi III: Asim Lecini

Vendi III: Emanuel Dervishi

Vendi III: Abdurrahman Sejta

Vendi III: Arkel Lahi

Maratona speciale për persona me aftësi të kufizuara:

Vendi I: Dorina Olldashi

Vendi II: Erblin Karaj

Vendi III: Alvaro Dunja

Maratona për Universitetet:

Vendi I: Akademia e Forcave të Armatosura

Vendi II: Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit

Vendi III: Universiteti “Neë York”

/e.i/a.f/

The post Shpallen fituesit e Maratonës Kombëtare të Sigurisë Kibernetike 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

AKSK: Rriten rastet e dhunës online, të miturit grupi më i rrezikuar

13 December 2025 at 11:00

TIRANË, 13 dhjetor/ATSH/ Në epokën digjitale, ku komunikimi zhvillohet me shpejtësi marramendëse dhe rrjetet sociale janë bërë pjesë e pandashme e jetës sonë, dhuna online është kthyer në një fenomen shqetësues që po prek gjithnjë e më shumë qytetarët shqiptarë, veçanërisht të rinjtë.

Në kuadër të fushatës së “16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”, institucionet shtetërore dhe në mënyrë të veçantë Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), kanë marrë një rol të rëndësishëm në përballjen me këtë sfidë të re, duke ndërtuar mekanizma të mbrojtjes, raportimit dhe ndërgjegjësimit publik.

Floreta Faber, zëvendësdrejtoresha e AKSK-së, tha për ATSH-në se “dhuna online përkufizohet si çdo formë agresioni, kërcënimi apo ofendimi që ndodh përmes internetit dhe platformave digjitale”.

“Në Shqipëri, format më të përhapura janë bullizmi kibernetik, shantazhi digjital, mashtrimet me identitete të rreme dhe gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale. Këto forma janë bërë pjesë e përditshmërisë digjitale, shpesh duke kaluar pa u vënë re, derisa pasojat e tyre prekin rëndë jetën e individëve, sidomos të miturve. Shoqëria shqiptare po tregon një ndjeshmëri në rritje ndaj këtij fenomeni, por reagimi mbetet ende i kufizuar. Shumë raste të dhunës online nuk raportohen, për shkak të frikës, turpit apo mungesës së besimit tek institucionet. Megjithatë, fushatat e ndërgjegjësimit të zhvilluara nga AKSK dhe Ministria e Arsimit kanë ndihmuar në rritjen e raportimeve dhe në krijimin e një kulture të re përgjegjësie digjitale”, tha Faber.

Sipas Faber, “të miturit janë grup-mosha më e rrezikuar dhe janë më të ekspozuar ndaj bullizmit kibernetik, pasi janë përdoruesit më aktivë të rrjeteve sociale dhe shpesh nuk kanë njohuritë e duhura për mbrojtjen e të dhënave personale”.

“Sipas të dhënave të AKSK dhe Policisë së Shtetit për vitin 2025, janë regjistruar mbi 1200 raste të bullizmit kibernetik, nga të cilat 35 për qind kanë pasur si viktima të mitur, rreth 20 për qind e rasteve lidhen me publikimin e materialeve personale pa pëlqim, ndërsa vetëm 40 për qind e tyre janë raportuar zyrtarisht. Këto shifra tregojnë një rritje të dukshme të raportimeve, por edhe të vetë fenomenit”, tha ajo.

Faber tha se trajtimi i një denoncimi për dhunë kibernetike ndjek një procedurë të qartë institucionale.

“Fillimisht, viktima ose prindi bën raportimin pranë Policisë së Shtetit ose përmes portalit të AKSK: https://aksk.gov.al/raporto-3/. Më pas, ekspertët kryejnë verifikimin teknik për të identifikuar burimin e sulmit apo llogarinë anonime. Në rastet kur konstatohet shkelje ligjore, njoftohen institucionet përgjegjëse dhe hapet çështja penale. Paralelisht, përfshihen edhe strukturat e mbrojtjes së fëmijëve dhe psikologët shkollorë, për të garantuar mbështetje emocionale dhe sociale për viktimën”, u shpreh Faber.

Zëvendësdrejtoresha e AKSK-së, theksoi më tej se “në aspektin ligjor, Shqipëria ka bërë hapa përpara në përfshirjen e krimeve kompjuterike në Kodin Penal, por ende mungon një nen specifik që të trajtojë bullizmin kibernetik ndaj të miturve. AKSK ka propozuar ndryshime ligjore që do të parashikojnë dënime më të qarta për shpërndarjen e materialeve personale dhe për përdorimin e identiteteve të rreme me qëllim abuzimi. Kjo është një nevojë urgjente, pasi realiteti digjital po ecën më shpejt se ligji”.

“Një rol të rëndësishëm në këtë luftë ka edhe shkolla. Ministria e Arsimit ka nxjerrë udhëzime të posaçme që detyrojnë institucionet arsimore të kenë një koordinator për sigurinë digjitale, si dhe të trajnojnë mësuesit për identifikimin e rasteve të bullizmit online. Edukimi për përdorimin e sigurt të internetit është integruar në lëndët e teknologjisë dhe qytetarisë, me synimin për të ndërtuar një kulturë mbrojtjeje që fillon që në bankat e shkollës”, vijoi ajo.

“Ndikimi i dhunës online në shëndetin mendor është i thellë. Psikologët raportojnë raste gjithnjë e më të shpeshta të ankthit, depresionit, izolimit social dhe uljes së vetëvlerësimit te fëmijët që janë viktima të bullizmit digjital. Prindërit duhet të jenë të vëmendshëm ndaj shenjave paralajmëruese, si ndryshime të papritura në sjellje, refuzim për të përdorur telefonin apo rrjetet sociale, nervozizëm pas përdorimit të internetit dhe humbje interesi për aktivitetet e zakonshme. Këto sinjale mund të jenë tregues të qartë të një përvoje traumatike online”, shtoi Faber.

Për të përforcuar mbrojtjen e fëmijëve, AKSK ka ofruar platformën “Raporto”, që mundëson raportimin anonim të rasteve të dhunës online.

Faber nënvizoi se “të dhënat më të fundit tregojnë që gjatë periudhës janar-shtator në këtë platformë janë raportuar 184 raste të përmbajtjeve keqdashëse online. Rreth 69 për qind e personave të prekur nga këto përmbajtje keqdashëse online ishin të mitur, nën 18 vjeç”.

“Ndërsa vajzat dhe gratë përbënin 73 për qind të viktimave të këtyre përmbajtjeve të paligjshme. Gjithashtu, janë zhvilluar fushata kombëtare, të cilat synojnë ndërgjegjësimin e nxënësve, prindërve dhe mësuesve për rreziqet e botës digjitale. Sipas sondazheve të fundit, mbi 60 për qind e të rinjve shqiptarë kanë dëgjuar për këto fushata, por vetëm 35 për qind deklarojnë se kanë ndryshuar sjelljen e tyre online, çka tregon se ndërgjegjësimi duhet të shoqërohet me edukim praktik dhe të vazhdueshëm”, theksoi ajo.

Faber u shpreh se dhuna online është një sfidë që kërkon përgjigje të koordinuar nga të gjitha nivelet e shoqërisë.

“Qeveria shqiptare, përmes AKSK dhe institucioneve të tjera, ka hedhur themelet e një sistemi të mbrojtjes digjitale, por puna duhet të thellohet për të krijuar një mjedis virtual të sigurt për çdo fëmijë dhe qytetar. Vetëm përmes bashkëpunimit mes shtetit, shkollës dhe familjes mund të ndërtohet një kulturë e re digjitale, ku teknologjia të jetë mjet zhvillimi dhe jo burim frike apo abuzimi”, përfundoi Faber.

/e.i/a.f/r.e/

The post AKSK: Rriten rastet e dhunës online, të miturit grupi më i rrezikuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tafa: Nevojitet kuadër i ri ligjor ndaj kërcënimeve online për fëmijët

9 December 2025 at 14:49

TIRANË, 9 dhjetor /ATSH/ Drejtuesi i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Igli Tafa u shpreh sot se është i nevojshëm një kuadër të ri ligjor ndaj të gjitha masave që duhet të merren mbi kërcënimet online ndaj fëmijëve.

Tafa e bëri këtë deklaratë gjatë tryezës së zhvilluar me temë “Mbrojtja e Fëmijëve Online” organizuar nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.

Në këtë tryezë e pranishme ishte edhe ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, e cila tha se MA ka nxjerrë urdhrin i cili ndalon përdorimin e telefonëve celularë gjatë orarit të mësimit, ndërsa bëhet një punë e vazhdueshme që ky urdhër të vijojë të zbatohet.

“Ministria e Arsimit këtë shtator ka nxjerrë një udhëzim i cili ndalon futjen e celularëve në klasë, në të gjitha shkollat e Shqipërisë. Nga ky shtator, janë ndërtuar nëpër klasa kutitë e vogla dhe mësuesit dhe drejtorët e shkollës janë përgjegjës që të gjithë nxënësit që nxënësit t’i fusin celularët në mëngjes në ato kuti dhe i marrin kur dalin. Është tentuar disa herë, por këtë vit është bërë taksative, po zbatohet me rreptësi dhe nuk po them që u zgjidh, por vazhdojmë rregullisht t’iu kërkojmë mësuesve dhe drejtorëve ta zbatojnë me rreptësi. Nga ana tjetër, fëmija në shkollë kalon nga 4-6 orë dhe po marrim një tjetër iniciativë që ta zgjasim kohën e qëndrimit të tij në shkollë për të ekuilibruar atë hapësirë të kohës me një program më të madh që e kemi quajtur program passhkollor duke futur dhe aktivitete të tjera, si programi “Art dhe Zeje””, tha ministrja Kumbaro.

Më tej, në diskutimin e saj, ministrja e Arsimit nënvizoi se është futur përdorimi i teknologjisë në shkolla që në klasat fillore dhe mësuesit trajnohen intensivisht, për të krijuar një ekuilibër të shëndetshëm mes përdorimit të saj, por edhe aktiviteteve kreative, edukative dhe socializuese, ndërsa bashkëpunimi me prindërit është kyç në arritjen e një suksesi të përbashkët.

“Ne kemi futur lëndën e TIK (teknologji informacioni dhe komunikimi), kemi futur SmartLab-et, ndërsa brenda dy viteve të ardhshme do të pajisim një mijë shkolla me SmartLabe, me laboratorë inteligjentë që për klasat fillore deri tek gjimnazistët, me të gjithë tabelat inteligjente dhe 5500 laptopë me të cilët do të pajisen 5500 mësues të gjimnazeve, është një investim i madh teknologjik që shoqërohet me gjithë kurrikulën dhe një paketë trajnimi shumë intensiv nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar për mësuesit”, tha Kumbaro.

“Por mësuesit dhe shkollat, pa prindërit nuk mund të kenë sukses. Dhe me prindërit nuk funksionon as me urdhra, as me detyrim, as me ligj. Vetëm me komunikim. Ne nuk do të kemi asnjë betejë të fituar po nuk u ndërgjegjësuam të gjithë dhe ky ndërgjegjësim u ngjan rrathëve të ujit. Nëpër shkolla kemi futur TIK-un, por po fusim edhe “Art dhe Zeje”, që fëmijët të bëjnë sa më shumë aktivitete me duart e tyre, por në një mënyrë sa më atraktive. Ministria e Arsimit është në ndërtim të të gjitha mundësive për të ecur paralelisht me bashkëjetesën pa kushte dhe të domosdoshme me teknologjinë e cila është e sotmja dhe e ardhmja, por sa më shumë të jetë e mundur edhe me mbajtjen e kontakteve me disa aktivitete të tjera që janë edukative, por edhe njerëzore”, përfundoi ministrja Kumbaro.

Nga ana tjetër, drejtori i përgjithshëm Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Igli Tafa, u shpreh se është shumë i nevojshëm koordinimi institucional që do t’i shërbejë një kuadri të ri ligjor në Kodin e Ri Penal ndaj kërcënimeve online.

“Bota online, aq e nevojshme dhe e domosdoshme për të gjitha transformimet digjitale të ekonomisë së vendit, bëhet njëkohësisht edhe një ambient i rrezikshëm në raste të caktuara për fëmijët tanë. Sot jemi dëshmitarë që fëmijët tanë përballen me bullizmin online, shantazhimin online, por edhe me një teknologji tashmë të re siç është “Deep Fake”. E kemi shumë të nevojshëm mbledhjen, organizimin dhe koordinimin për atë që do të çojë në një kuadër të ri ligjor ndaj të gjitha masave që duhet të merren mbi kërcënimet online ndaj fëmijëve duke bërë bashkë të gjithë aktorët”, u shpreh ai.

1 nga 2

/e.i/r.e/a.f/

The post Tafa: Nevojitet kuadër i ri ligjor ndaj kërcënimeve online për fëmijët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Teknologji të reja të mbrojtjes kibernetike për AKSK nga ambasada amerikane

1 December 2025 at 10:13

TIRANË, 1 dhjetor/ATSH/ Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka përfituar pajisje të reja të avancuara për mbrojtjen e rrjetit, të cilat iu dorëzuan nga zëvendësshefja e misionit të SHBA në detyrë, Kathryn Hammond, si pjesë e mbështetjes së fortë të qeverisë amerikane për forcimin e kapaciteteve kibernetike të Shqipërisë.

Dorëzimi i pajisjeve teknologjike u realizua muajin e kaluar dhe përbën një hap të rëndësishëm në rritjen e sigurisë kibernetike kombëtare, në një kohë kur kërcënimet digjitale janë bërë gjithnjë e më të shpeshta dhe më të sofistikuara.

Ambasada e SHBA në një postim në rrjetet sociale theksoi se siguria kibernetike është një përbërës thelbësor i sigurisë kombëtare dhe i forcimit të mbrojtjes sonë të përbashkët ndaj kërcënimeve kibernetike keqdashëse.

“Shtetet e Bashkuara janë të kënaqura që kanë mbështetur Shqipërinë në forcimin e mbrojtjes së saj kibernetike, duke çuar përpara sigurinë rajonale dhe atë të NATO-s”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane në Tiranë. /j.p/

1 nga 4

The post Teknologji të reja të mbrojtjes kibernetike për AKSK nga ambasada amerikane appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rreth 200 raste bullizmi online, AKSK platformë të avancuar për raportim dhe edukim

9 November 2025 at 09:00

TIRANË, 9 nëntor /ATSH/ Në një kohë ku transformimi digjital po ndikon në të gjitha aspektet e jetës shoqërore, ekonomike dhe institucionale, siguria kibernetike ka marrë një rëndësi të jashtëzakonshme në Shqipëri dhe jo vetëm.

Vendi ynë, si pjesë e pandashme e ekosistemit global të informacionit, është e angazhuar të përballet me sfidat dhe të përqafoj mundësitë që ofron hapësira kibernetike, për të siguruar një mjedis digjital të sigurt dhe të besueshëm për qytetarët, bizneset dhe institucionet e saj.

Në zbatim të ligjit “Për sigurinë kibernetike”, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka një rol të veçantë në mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve nga rreziqet që paraqiten në mjedisin online. Qëllimi është krijimi dhe forcimi i një mjedisi të sigurt dixhital, ku fëmijët dhe adoleshentët të mund të mësojnë, komunikojnë dhe ndërveprojnë pa u ekspozuar ndaj kërcënimeve.

Era Gjata, përgjegjëse në sektorin e Koordinimit të Projekteve Ndërkombëtare, Zhvillimit Strategjik dhe Identifikimit pranë AKSK-së tha për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se “mbrojtja online e fëmijëve dhe të rinjve është një prioritet për vendin tonë, pasi rritja e përdorimit të teknologjisë dhe internetit nga të miturit është shoqëruar me rritjen e ekspozimit ndaj rreziqeve dhe kërcënimeve online”.

“Në Strategjinë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike 2025–2030, nxitja e kulturës kibernetike është një politikat që synon edukimin e përdoruesve për një sjellje të ndërgjegjshme dhe të sigurt në hapësirën digjitale. Nga ana tjetër, qeveria shqiptare po promovon zhvillimin dhe përdorimin e teknologjive të avancuara, si Inteligjenca Artificiale dhe identifikimi elektronik. Për këtë arsye, është e rëndësishme që brezi i ardhshëm të pajiset me njohuritë dhe aftësitë e duhura për t’u mbrojtur dhe për t’u orientuar në një mjedis dixhital gjithnjë e më kompleks. Edukimi i tyre me përgjegjësi krijon bazat për një shoqëri të sigurt në të ardhmen”, tha ajo.

Sipas Gjatës, një ndër fenomenet më të përhapura është bullizmi kibernetik, nga e cila fëmijët përjetojnë nënçmime, poshtërime apo përhapje të informacionit shpifës në rrjete sociale dhe platforma komunikimi.

“Sipas raportimeve të adresuara pranë AKSK, 200 raportime për vitin 2025, shumica e rasteve të identifikuara deri më tani përfshijnë vajza, të cilat shpesh janë më të ekspozuara ndaj presionit dhe gjuhës dhunuese online. Përveç bullizmit, rreziqe të tjera të rëndësishme përfshijnë mashtrimet online, përfshirë manipulime për dërgim informacioni personal, akses në llogari, apo përfitime financiare të paligjshme, ekspozimi ndaj përmbajtjeve të papërshtatshme, si materiale të dhunshme, pornografike apo që nxisin sjellje të rrezikshme, kontaktet me persona të panjohur, ku mund të ndodhin tentativa mashtruese, shfrytëzuese apo manipulime emocionale”, vijoi ajo.

Gjata tha se AKSK ka ndërmarrë një sërë programesh dhe fushatash ndërgjegjësimi për sigurinë online, duke zhvilluar takime të rregullta me nxënës dhe të rinj për t’i pajisur ata me njohuri praktike mbi mbrojtjen në mjedisin digjital.

“Së fundmi, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe me mbështetjen e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, është realizuar një program trajnimi për 41 senatorë nga gjimnazet e Tiranës. Këta nxënës u trajnuan mbi higjienën kibernetike, etikën online dhe sigurinë digjitale, me qëllim që më pas të shërbejnë si trajnerë në shkollat e tyre dhe të promovojnë te bashkëmoshatarët përdorimin e sigurt të teknologjisë digjitale”, theksoi ajo.

Gjata theksoi se AKSK nuk ka bashkëpunime direkte me kompanitë e medieve sociale, por punon ngushtë dhe në koordinim të vazhdueshëm me Policinë e Shtetit dhe institucionet përgjegjëse për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve.

“AKSK bashkëpunon ngushtë me të gjitha institucionet kompetente në vend, përfshirë Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Policinë e Shtetit, AKEP, ASHDMF dhe të tjera, për organizimin e fushatave ndërgjegjësuese, edukimin digjital të fëmijëve dhe trajtimin e rasteve të përmbajtjeve të dëmshme ose të paligjshme në internet. Po ashtu, Autoriteti ka bashkëpunime me partnerë ndërkombëtarë, si ITU (Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit), me të cilin u implementua projekti pilot për Mbrojtjen e Fëmijëve Online gjatë viteve 2021–2023. Ky bashkëpunim ka mundësuar ndarjen e përvojave, zhvillimin e praktikave të mira dhe forcimin e kapaciteteve për mbrojtjen e fëmijëve në mjedisin digjital, në përputhje me standardet ndërkombëtare”, tha Gjata.

Përgjegjësja e sektorit të Koordinimit të Projekteve Ndërkombëtare, Zhvillimit Strategjik dhe Identifikimit, u shpreh se “AKSK synon të vazhdojë dhe të forcojë punën për mbrojtjen online të fëmijëve dhe të rinjve përmes fushatave ndërgjegjësuese, trajnimeve të vazhdueshme për punonjësit që merren me fëmijët, oficerët e sigurisë në shkolla, mësuesit dhe specialistët e mbrojtjes së të miturve, si dhe përmes spoteve dhe aktiviteteve edukative që rrisin vetëdijen ndaj kërcënimeve të reja në mjedisin digjital”.

“Në plan afatgjatë, AKSK po punon për krijimin e një platforme të avancuar për raportim dhe edukim, e cila do të mundësojë raportimin e incidenteve online dhe ndërveprimin e institucioneve përgjegjëse. Platforma do t’u lejojë raportuesve të ndjekin vetë raportimet e tyre, duke siguruar transparencë, gjurmueshmëri dhe koordinim më të mirë mes institucioneve, si dhe duke rritur efikasitetin në reagimin ndaj kërcënimeve dhe mbrojtjen e të rinjve në hapësirën digjitale”, përfundoi Gjata.

/e.i/a.f/r.e/

The post Rreth 200 raste bullizmi online, AKSK platformë të avancuar për raportim dhe edukim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Prezantohet metodologjia kombëtare për vlerësimin e rrezikut të Sigurisë Kibernetike

7 November 2025 at 17:33

TIRANË, 7 nëntor /ATSH/ Në kuadër të forcimit të sigurisë kibernetike dhe garantimit të qëndrueshmërisë kombëtare ndaj kërcënimeve, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) organizoi aktivitetin “Menaxhimi i Rrezikut Kibernetik dhe Vlerësimi i Tij”, me pjesëmarrjen e rreth 300 përfaqësuesve nga infrastrukturat kritike dhe të rëndësishme të informacionit.

Në fjalën e tij hapëse, Drejtori i Përgjithshëm i AKSK, Igli Tafa, theksoi se të dhënat dhe informacioni janë arma më e fuqishme e një shteti, duke nënvizuar domosdoshmërinë e standardizimit të qasjes ndaj rrezikut, si dhe të ndërtimit të një kulture të përbashkët të parandalimit dhe menaxhimit.

“Vetëm duke folur me një gjuhë të përbashkët për rrezikun mund të kalojmë nga një shoqëri reaguese në një shoqëri parandaluese. Duhet të ndërtojmë besim, të ndajmë informacionin dhe të investojmë në standarde dhe kapacitete njerëzore”, u shpreh Tafa, duke theksuar gjithashtu se inteligjenca artificiale po shndërrohet në një mjet të dyfishtë, që mund të fuqizojë mbrojtjen, por edhe të përshpejtojë sulmet kibernetike nëse nuk trajtohet me kujdes dhe përgjegjësi.

Gjatë aktivitetit, ekspertët e AKSK prezantuan Metodologjinë Kombëtare për Vlerësimin e Rrezikut të Sigurisë Kibernetike, një instrument që përcakton hapat, burimet e informacionit dhe procesin e implementimit për matjen dhe menaxhimin e rrezikut në nivel institucional.

Gjithashtu, u prezantua Raporti Kombëtar i Vlerësimit të Rrezikut, i cili përmbledh gjetjet kryesore dhe trendet sektoriale në nivel kombëtar, duke ofruar një panoramë të qartë mbi sfidat dhe prioritetet për përmirësimin e sigurisë digjitale.

Në qendër të këtij procesi qëndron nevoja për bashkërendim, standardizim dhe veprim të përbashkët, për të ndërtuar një hapësirë digjitale më të sigurt, më të qëndrueshme dhe më të besueshme për të gjithë.

/e.i/a.f/

The post Prezantohet metodologjia kombëtare për vlerësimin e rrezikut të Sigurisë Kibernetike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tafa: Pajisjet DPI nuk përgjojnë, ato mbrojnë fëmijët në hapësirën digjitale

29 October 2025 at 10:26

TIRANË, 29 tetor /ATSH/ Drejtori i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Igli Tafa, në një deklaratë për mediet, sqaroi se pajisjet DPI (Deep Packet Inspection) nuk përdoren për të realizuar përgjim apo profilizim të qytetarëve, por përdoren për garantimin e një mjedisi digjital më të sigurt për fëmijët.

“Nuk ekziston asnjë mundësi shkencore apo teknologjike që përmes pajisjeve DPI të kryhet përgjim ose të krijohet profilizim i individëve gjatë komunikimeve të tyre”, theksoi Tafa.

Ai shpjegoi se çdo përdorues në internet del me një IP publike që i përket entitetit dhe jo individit, duke përjashtuar kështu mundësinë e identifikimit personal. Po ashtu, theksoi se komunikimet elektronike janë të enkriptuara, përmes çelësave dhe algoritmeve simetrike dhe asimetrike, gjë që i bën teknikisht të paarritshme ndërhyrjet apo leximin e përmbajtjes së tyre.

“Çdo interpretim ndryshe është i pabazuar në fakte shkencore. Ky është realiteti teknik që e them si drejtues i institucionit dhe si profesor me mbi 20 vite eksperiencë në këtë fushë”, u shpreh Tafa, duke shtuar se një pjesë e debatit publik shpesh krijon keqinformim dhe konfuzion te qytetarët.

Në vijim, Tafa theksoi se pajisjet DPI janë instaluar për të garantuar mbrojtjen e fëmijëve nga platformat dhe përmbajtjet e rrezikshme dhe nuk përfshijnë asnjë mekanizëm që cenon privatësinë e individëve.

/e.i/r.e/a.f/

The post Tafa: Pajisjet DPI nuk përgjojnë, ato mbrojnë fëmijët në hapësirën digjitale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tafa: Standardizimi i proceseve brenda institucioneve, çelësi i mbrojtjes kibernetike

27 October 2025 at 13:00

TIRANË, 27 tetor/ATSH/ Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) zhvilloi sot aktivitetin mbi “Qeverisjen e Mirë të Sigurisë Kibernetike”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga të gjitha infrastrukturat kritike dhe të rëndësishme të informacionit.

Ky ishte takimi i parë i një serie prej gjashtë sesionesh që do të zhvillohen gjatë javëve në vijim, me qëllim ngritjen e një qasjeje të unifikuar kombëtare për menaxhimin, standardizimin dhe mbrojtjen e sigurisë kibernetike në Shqipëri.

Në hapje të aktivitetit, drejtori i përgjithshëm i AKSK, Igli Tafa, theksoi se qeverisja e mirë është mburoja më e fortë kundër rreziqeve kibernetike, duke nënvizuar se siguria digjitale nuk varet vetëm nga teknologjia, por mbi të gjitha nga mënyra se si qeveriset dhe standardizohet puna brenda institucioneve.

Sipas tij, standardizimi i proceseve të pune mund të reduktojë deri në 80% të rreziqeve që burojnë nga mungesa e investimeve teknologjike:

“Nëse qeverisim mirë, ne parandalojmë shumicën e sulmeve që lënë gjurmë, sepse siguria fillon nga mënyra si menaxhojmë, si planifikojmë dhe si ndërtojmë standarde për çdo proces”, tha Tafa.

Tafa vuri në dukje se shpesh dobësitë nuk lidhen me mungesën e sistemeve teknologjike, por me keqqeverisjen, mungesën e koordinimit dhe gabimet njerëzore që ndodhin në procese të përditshme pune.

Në fjalën e tij, Drejtori i AKSK theksoi se siguria kibernetike nuk është më një detyrë teknike, por një proces i gjerë qeverisjeje, që kërkon sinkronizim, komunikim të hapur dhe bashkëpunim të vazhdueshëm midis sektorit publik dhe privat.

Ai shtoi se përballë sulmeve gjithnjë e më të sofistikuara, institucionet duhet të kalojnë nga modeli reaktiv drejt qasjes parandaluese, duke e filluar sigurinë që nga strukturimi i punës dhe ndërtimi i standardeve të brendshme.

“Është më e lehtë të parandalosh sesa të “kurosh”’. Prandaj duhet të fillojmë sot me themelin, qeverisjen e mirë kibernetike”, u shpreh ai.

Në vijim të aktivitetit, ekspertët e AKSK prezantuan rregulloren e re të masave të sigurisë sipas VKM Nr. 531, datë 25.09.2025, zhvillimet e fundit mbi sistemin e digjitalizuar të kontrollit dhe verifikimit të sigurisë kibernetike.

Ky proces shënon një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të mekanizmave të qeverisjes kibernetike, duke forcuar përgjegjshmërinë institucionale dhe rritur transparencën në raport me sigurinë.

/e.i/r.e/a.f/

The post Tafa: Standardizimi i proceseve brenda institucioneve, çelësi i mbrojtjes kibernetike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tafa: Qendra Sektoriale të Monitorimit për forcimin e mbrojtjes kibernetike

27 October 2025 at 08:16

TIRANË, 27 tetor/ATSH/ Drejtori i përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Igli Tafa mori pjesë në forumin “Siguria Kibernetike në Sektorin Bankar 2025”, organizuar nga Shoqata Shqiptare e Bankave në bashkëpunim me Shoqatën e Bankave të Kosovës, në kuadër të Muajit të Sigurisë Kibernetike.

Në fjalën e tij, Tafa theksoi se sektori financiar është në fokus të Strategjisë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025–2030 të sapomiratuar, si një nga shtyllat më të rëndësishme për garantimin e besimit dhe stabilitetit ekonomik.

Ai nënvizoi se ngritja e Qendrave Sektoriale të Monitorimit (SOC) do të forcojë mbrojtjen, do të mundësojë reagim në kohë reale ndaj incidenteve dhe do të rrisë bashkëpunimin ndërmjet institucioneve.

Duke folur për politikat shtetërore që mbështesin zhvillimin dhe sigurinë financiare, drejtori solli në vëmendje pjesëmarrjen e Shqipërisë në SEPA dhe zhvillimin e open banking, si shembuj të qasjeve që kombinojnë modernizimin digjital me sigurinë dhe transparencën.

Në përmbyllje, Tafa theksoi se siguria kibernetike është bazë e stabilitetit ekonomik, dhe se bashkëpunimi ndërinstitucional, teknologjitë e reja dhe vizioni afatgjatë janë thelbësore për ndërtimin e një ekosistemi financiar të qëndrueshëm dhe të mbrojtur digjitalisht.

/e.i/r.e/a.f/

The post Tafa: Qendra Sektoriale të Monitorimit për forcimin e mbrojtjes kibernetike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria ndër vendet me performancën më të lartë në sigurinë kibernetike, suksesi në Cyber National Security Index

26 October 2025 at 08:00

TIRANË, 26 tetor /ATSH/ Në një realitet global ku teknologjia është në zemër të zhvillimit ekonomik dhe të qeverisjes publike, siguria kibernetike është kthyer në një çështje thelbësore të sovranitetit kombëtar dhe të besimit publik.

Shqipëria, përmes reformave të thella në këtë fushë, ka arritur rezultat historik duke u vlerësuar me 85 pikë dhe duke u renditur në vendin e 18-të në botë në Cyber National Security Index (NCSI).

Në një intervistë për ATSH-në, drejtoresha e Monitorimit dhe Reagimit të Incidenteve Kibernetike, Qendrës Operacionale SOC CSIRT pranë Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Esmeralda Kazia, ndalet tek ky sukses, reformat që e mundësuan si dhe sfidat dhe prioritetet e ardhshme të Shqipërisë në ndërtimin e një arkitekture të qëndrueshme kombëtare të mbrojtjes digjitale.

Kazia thotë se “ky vlerësim përfaqëson një arritje të rëndësishme për Shqipërinë, duke reflektuar forcimin e sistemit të saj kombëtar të sigurisë kibernetike dhe përputhshmërinë me standardet ndërkombëtare”.

“Sipas tabelës zyrtare të NCSI, rezultati aktual shoqërohet me pozicionimin global nr. 18, që e vendos Shqipërinë ndër vendet me performancën më të lartë në rajon. Kjo pikë e lartë është tregues i gatishmërisë strategjike, përmirësimit të kornizës ligjore në përputhje me NIS2, forcimit të kapaciteteve operacionale dhe zhvillimit të sistemeve të monitorimit të avancuar që garantojnë një mbrojtje të qëndrueshme të infrastrukturës kritike kombëtare”, tha Kazia.

Sipas saj, kjo arritje ndikon ndjeshëm në imazhin dhe besueshmërinë e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, sa i takon sigurisë kibernetike.

“Ky rezultat forcon ndjeshëm imazhin e Shqipërisë si një vend që po ndërton me seriozitet një arkitekturë të qëndrueshme të sigurisë digjitale dhe po përmbush standardet më të avancuara të BE-së dhe NATO-s. Përputhshmëria me NIS2, zbatimi i Cyber Resilience Act dhe progresi në 5G Security Toolbox, në bashkëpunim me autoritetet e tjera përkatëse, e bëjnë Shqipërinë një partner të besueshëm në sistemin evropian të mbrojtjes kibernetike. Ky pozicionim rrit gjithashtu besueshmërinë ndërkombëtare për investimet e huaja dhe bashkëpunimet teknologjike në fushën digjitale”, pohoi ajo.

Kazia rendit disa nga faktorët kryesorë që çuan në këtë ngritje me 36 vende të Shqipërisë në harkun kohor të një viti.

“Në planin ligjor, Shqipëria ka përfunduar transpozimin e NIS2, duke forcuar përgjegjësitë e operatorëve të shërbimeve thelbësore dhe mekanizmat e raportimit të incidenteve. Në planin operativ, është ngritur dhe funksionalizuar Qendra Kombëtare Operacionale e Sigurisë (SOC), e cila ofron monitorim 24/7 dhe zbulim të hershëm të kërcënimeve përmes kombinimit të teknologjive me agjentë dhe pa agjentë. Ndërkohë, analiza e mangësive (gap analysis) ka ndihmuar në identifikimin e boshllëqeve teknike e procesuale dhe në përcaktimin e prioriteteve për ndërhyrje të drejtuara. Në bashkëpunim me autoritetet e tjera përkatëse, është zbatuar gjithashtu 5G Security Toolbox, duke siguruar që rrjetet e gjeneratës së pestë të komunikimit të zhvillohen me garanci të plota sigurie dhe rezistence ndaj kërcënimeve hibride”, pohoi ajo.

Drejtoresha e Monitorimit dhe Reagimit të Incidenteve Kibernetike pranë AKSK-së tha për ATSH se pas sulmit të vitit 2022, Shqipëria ndërmori një ristrukturim të plotë të arkitekturës së mbrojtjes digjitale.

“Sistemi kombëtar i reagimit është transformuar nga model reaktiv, në model proaktiv dhe inteligjent, ku SOC operon me teknologji të avancuara për parandalim, detektim dhe reagim të menjëhershëm ndaj incidenteve. Është përmirësuar ndjeshëm koha mesatare e përgjigjes, janë përditësuar playbook-et operative dhe është implementuar filozofia Zero Trust Architecture, në përputhje me parimet e Cyber Resilience Act. Kjo ka rritur ndjeshëm reziliencën e institucioneve publike dhe të infrastrukturave kritike ndaj sulmeve të sofistikuara dhe atyre ndaj zinxhirëve të furnizimit”, nënvizoi ajo.

Sa i takon mbrojtjes aktuale të të dhënave të qytetarëve dhe institucioneve publike përballë sulmeve apo kërcënimeve digjitale të huaja, Kazia u shpreh se “mbrojtja aktuale është shumë më e avancuar dhe e centralizuar se më parë”.

“Sistemet e SOC ofrojnë monitorim në kohë reale, reagim të automatizuar dhe bashkëpunim të menjëhershëm me strukturat ligjzbatuese dhe partnere ndërkombëtare. Megjithatë, siguria kibernetike është një proces i vazhdueshëm, dhe AKSK zbaton filozofinë defence-in-depth, duke testuar rregullisht qëndrueshmërinë e rrjeteve në përputhje me standardet e Cyber Resilience Act dhe NIS2”, tha Kazia.

Kazia u ndal edhe te prioritetet e radhës për sigurinë kibernetike në Shqipëri, duke theksuar se këto synime janë të orientuara drejt integrimit të plotë në hapësirën digjitale evropiane.

“Zbatimi i NIS2 dhe Cyber Resilience Act, krijimi i skemës kombëtare të certifikimit të sigurisë, forcimi i mbrojtjes së infrastrukturës kritike dhe zgjerimi i mbikëqyrjes teknologjike me inteligjencë artificiale për zbulim të hershëm të anomalive janë disa prej prioriteteve. Në bashkëpunim me autoritetet përkatëse, do të zgjerohet zbatimi i 5G Security Toolbox, duke garantuar siguri të shtuar për rrjetet e avancuara të komunikimit dhe integritetin e zinxhirit të furnizimit”, përfundoi Kazia.

/e.i/j.p/r.e/

The post Shqipëria ndër vendet me performancën më të lartë në sigurinë kibernetike, suksesi në Cyber National Security Index appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dialog rajonal në Tiranë mbi politikat e sigurisë kibernetike

20 October 2025 at 14:23

TIRANË, 20 tetor /ATSH/ Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Hollandës, në bashkëpunim me Observer Research Foundation America dhe Albania Sustainable Development Organization, organizuan në Tiranë një dialog rajonal mbi politikat e sigurisë kibernetike.

Ky aktivitet mblodhi 50 pjesëmarrës nga qeveria, biznesi dhe shoqëria civile nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Sipas njoftimit të AKSK-së, në këtë tryezë u trajtuan mënyrat për të përmirësuar bashkëpunimin rajonal në mbrojtjen kibernetike, reagimin ndaj incidenteve, diplomacinë kibernetike dhe ngritjen e kapaciteteve.

Drejtori i Përgjithshëm i AKSK, Igli Tafa, u shpreh se “ende ekziston një hendek i ndjeshëm në fushën e sigurisë kibernetike në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Sfida të tilla nuk mund të përballohen të vetëm, por vetëm përmes bashkëpunimit dhe ndërtimit të përbashkët të kapaciteteve mund të ecim përpara”.

Ernst Noorman, ambasador i Posaçëm për Çështjet e Sigurisë Kibernetike në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës, theksoi se “siguria kibernetike kërkon përfshirje të shumë aktorëve, nuk është vetëm çështje qeveritare, por përfshin gjithë shoqërinë. Me digjitalizimin që sjell efikasitet, sfidat bëhen gjithnjë e më komplekse. Veprimi i koordinuar dhe besimi i ndërsjellë janë thelbësorë nëse duam të ecim përpara së bashku”.

Ky dialog ndërtohet mbi rezultatet e takimeve të mëparshme të zhvilluara në Tiranë në nëntor 2024 dhe në Shkup, Maqedonia e Veriut, në qershor 2022 dhe shtator 2023.


/e.i/j.p/

The post Dialog rajonal në Tiranë mbi politikat e sigurisë kibernetike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tafa: Dy projekte bashkëpunimi me Arabinë Saudite në sigurinë kibernetike

15 October 2025 at 11:43

TIRANË, 15 tetor /ATSH/ Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Sigurisë Kibernetike, Igli Tafa mori pjesë në Forumin Global të Sigurisë Kibernetike, që po zhvillohet në Riad të Arabisë Saudite me ftesë zyrtare nga organizatorët e këtij takimi të përvitshëm.

Ky forum i rëndësishëm, këtë vit u mbajt nën temën “Zhvillimi i bashkërenduar në hapësirën kibernetike”.

Gjatë vizitës, Tafa mori pjesë në dy panele ndërkombëtare të nivelit të lartë, zhvilloi takime dypalëshe me homologët nga Arabia Saudite dhe Omani, ku diskutoi nxitjen e bashkëpunimit me vendet e tjera të Gjirit, si dhe dakordësoi nënshkrimin e një marrëveshjeje ndërkombëtare me United States Telecommunications Training Institute (USTTI), duke forcuar më tej rolin e Shqipërisë në ekosistemin global të sigurisë kibernetike.

Në një panel mbi ligjin kibernetik dhe rregullimin e revolucionit teknologjik, Tafa ndau përvojën e Shqipërisë në forcimin e kuadrit ligjor dhe institucional për sigurinë kibernetike, përmes përafrimit me Direktivën NIS2, miratimit të ligjit të ri për sigurinë kibernetike dhe zbatimit të 21 akteve nënligjore, nga të cilat 16 janë tashmë finalizuar.

Ai theksoi rëndësinë e ndërtimit të një kuadri të qëndrueshëm digjital, të mbështetur në bashkëpunim institucional, zhvillimin e kapaciteteve profesionale dhe përfshirjen e sektorit privat, për të garantuar qëndrueshmëri dhe mbrojtje afatgjatë ndaj rreziqeve në rritje.

Në diskutim, Shqipëria u vlerësua si një histori suksesi, duke u renditur ndër 20 vendet e para në botë për sigurinë kibernetike, sipas Indeksit Global të Sigurisë Kibernetike, një arritje që pasqyron reformat ligjore dhe institucionale të ndërmarra në vitet e fundit.

Në panelin kushtuar fuqizimit të grave në sigurinë kibernetike, drejtori i AKSK-së nënvizoi nevojën për veprim të menjëhershëm dhe të matshëm, përmes ndërtimit të rrugëve të qarta nga arsimi te lidershipi, përfshirjes së indikatorëve gjinorë në strategjitë kombëtare, si dhe krijimit të mjediseve pune fleksibël dhe të sigurta.

Tafa nënvizoi se barazia gjinore duhet të trajtohet si shtyllë thelbësore e sigurisë kibernetike globale, duke theksuar se vetëm përmes veprimit të koordinuar dhe përgjegjës mund të arrihet qëndrueshmëri dhe gjithëpërfshirje reale në këtë sektor strategjik.

Në kuadër të forumit, Tafa zhvilloi takime zyrtare dypalëshe me homologët e tij nga Mbretëria e Arabisë Saudite dhe Shteti i Omanit, ku u diskutuan nisma konkrete bashkëpunimi dhe projekte të përbashkëta për forcimin e kapaciteteve kombëtare në fushën e sigurisë kibernetike.

Në takimin me Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike të Mbretërisë së Arabisë Saudite (NCSA), Tafa prezantoi dy projekte konkrete bashkëpunimi si ngritjen e Qendrës Kombëtare të Ekselencës për Sigurinë Kibernetike, me asistencën e NCSA-së dhe krijimin e Qendrës së Monitorimit, Reagimit dhe Menaxhimit të Incidenteve Kibernetike për sektorin e Shëndetësisë në Shqipëri.

Në takimin me Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike të Shtetit të Omanit, u prezantua projekti për ngritjen e një platforme të përbashkët trajnimi, për rritjen e kapaciteteve profesionale në sektorët publik dhe privat. Palët ranë dakord të vijojnë me nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi, që do të formalizojë këtë partneritet.

Sipas njoftimit të AKSK-së, Tafa zhvilloi takime edhe me përfaqësues të Katarit, Kuvajtit dhe Bahreinit, me fokus në zhvillimin e kapaciteteve për përballjen e rreziqeve që burojnë nga Inteligjenca Artificiale dhe Kompjuterët Kuantikë, dhe ndërtimin e një shtrese mbrojtëse kundër rreziqeve kuantike (Quantum Resistance Layer) për infrastrukturat kritike kombëtare.

AKSK nënvizon se këto takime hapën rrugën për zgjerimin e bashkëpunimit rajonal dhe krijimin e partneriteteve të reja teknologjike dhe institucionale në mbështetje të qëndrueshmërisë digjitale.

Në vijim të takimit ndërmjet drejtorit të përgjithshëm të AKSK-së dhe drejtorit ekzekutiv të USTTI, u dakordësua nënshkrimi i një Marrëveshjeje Mirëkuptimi (MoU) për forcimin e kapaciteteve njerëzore në fushën e sigurisë kibernetike, përmes zhvillimit të programeve të trajnimit, shkëmbimit të praktikave më të mira dhe ndarjes së përvojave profesionale.

Në njoftimin e AKSK-së thuhet se përmes këtyre angazhimeve, Shqipëria riafirmoi rolin e saj si partner i besueshëm dhe kontribuues në agjendën ndërkombëtare të sigurisë kibernetike, duke avancuar bashkëpunimin rajonal dhe ndërinstitucional për forcimin e qëndrueshmërisë digjitale.

/e.i/r.e/a.f/

The post Tafa: Dy projekte bashkëpunimi me Arabinë Saudite në sigurinë kibernetike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Konferenca e NATO-s në Tiranë, Tafa: Siguria kibernetike, gur themeli i sovranitetit kombëtar

9 October 2025 at 09:29

TIRANË, 9 tetor/ATSH/ Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Igli Tafa u shpreh sot se siguria kibernetike mbetet një nga sfidat e epokës ku jetojmë.

Në konferencën e 3-të të Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, ku i pranishëm ishte edhe Kryeministri Edi Rama, dhe përfaqësues të 32 vendeve anëtare të Aleancës së NATO-s, drejtuesi i AKSK-së e cilësoi këtë aktivitet si një takim që mishëron këmbënguljen e përbashkët për të forcuar mbrojtjen e përgjithshme kibernetike në epokën digjitale me anë të optimizimit të aleancës.

“Kjo ndodh kur kufijtë mes paqes dhe konflikteve janë gjithnjë duke u formësuar ndryshe, por brenda lëmit digjital. Siguria kibernetike është një nga sfidat më të rëndësishme të epokës sonë. Nuk është një çështje teknike, por gur themeli i sovranitetit kombëtar dhe një përgjegjësi që e ndajmë të gjithë”, tha Tafa.

“Gjatë viteve të fundit është bërë më e dukshme që mbrojtja kibernetike nuk është thjesht një gjë e ndarë nga mbrojtja e një vendi, jo një shtesë, por pjesë përbërëse. Struktura shqiptare në sektorin publik dhe privat nuk ka qenë imune ndaj sulmeve kibernetike të sponsorizuara nga shtete të ndryshme. Këto sfida kanë testuar rezistencën tonë, por kanë fuqizuar edhe vendosmërinë për të vepruar dhe për ta bërë sa më funksional lëmin digjital dhe kibernetik”, pohoi ai.

Tafa u shpreh se në këtë përballje me kërcënimet digjitale, vendi ynë nuk ka qenë vetëm.

“Solidariteti i aleatëve të NATO-s me anë të mbështetjes teknike ka qenë instrumentale për të forcuar mbrojtjen tonë. Nën udhëheqjen e Kryeministrit Edi Rama ne kemi ecur përpara në teknologjinë e fundit sa i përket arritjeve të avancuara dhe shndërrimi ynë është përqendruar në modernizimin e infrastrukturës digjitale shtetërore”, cilësoi Tafa.

Por, sipas tij, për t’u bërë ballë sulmeve në të ardhmen, duhen përforcuar strukturat e ndryshme shtetërore, duke forcuar besimin mes partnerëve të brendshëm dhe të huaj.

“Duke çuar para novacionin, por duke ngushtuar hendekun që ekziston kemi promovuar nisma kolektive që kërkojnë përforcimin e rezistencës tonë. Në veçanti jemi përqendruar te fuqizimi për kërcënime të ndryshme, kemi realizuar ushtrime për mbrojtjen kibernetike. Kjo punë me aleatët vazhdon të përforcojë jo vetëm mbrojtjen tonë të përbashkët, por edhe ekosistemit tonë digjital”, përfundoi Tafa.

/e.i/j.p/

The post Konferenca e NATO-s në Tiranë, Tafa: Siguria kibernetike, gur themeli i sovranitetit kombëtar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nis Maratona Kombëtare Speciale e Sigurisë Kibernetike

7 October 2025 at 15:56

TIRANË, 7 tetor/ATSH/ Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, njoftoi sot se ka nisur Maratona Kombëtare Speciale e Sigurisë Kibernetike.

Sipas AKSK-së, kjo është një iniciativë e dedikuar për përfshirjen dhe fuqizimin e personave me nevoja të veçanta në fushën e sigurisë kibernetike.

Në një postim në rrjetet sociale, AKSK cilëson se përmes platformës SimSpace, pjesëmarrësit po angazhohen në trajnime praktike dhe sfida që synojnë ndërtimin e aftësive digjitale dhe profesionale.

“Kjo maratonë është pjesë e përpjekjeve të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike për të promovuar mundësi të barabarta në teknologji dhe për të zbuluar talente të reja që mund të kontribuojnë në mbrojtjen kibernetike të vendit”, thuhet në njoftim.

AKSK bën me dije për ATSH-në, se aktualisht janë duke u zhvilluar tre maratona në kuadër të sigurisë kibernetike. Njëra është e dedikuar për personat me nevoja të veçanta, një tjetër për gratë dhe vajzat dhe e treta për të rinjtë e grupmoshës 16-24 vjeç.

Të tri maratonat do të zgjasin deri në dhjetor, muaj kur është përcaktuar edhe mbajtja e një ceremonie të veçantë për të gjitha kategoritë e përfshira në këto maratona.

Sipas AKSK-së, në këto maratona zhvillohen trajnime dhe sfida unike nëpërmjet platformës SimSpace, gjë që i përgatit të gjithë individët e përfshirë për sfidat kibernetike të së ardhmes.

/e.i/j.p/

The post Nis Maratona Kombëtare Speciale e Sigurisë Kibernetike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

AKSK – INSTAT, marrëveshje për forcimin e mbrojtjes së të dhënave nga sulmet kibernetike

23 September 2025 at 19:28

TIRANË, 23 shtator /ATSH/ Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) dhe Instituti i Statistikave (INSTAT) nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi, e cila synon forcimin e mbrojtjes së të dhënave nga sulmet kibernetike dhe rritjen e sigurisë së sistemeve të informacionit.

Drejtori i përgjithshëm i AKSK, Igli Tafa, theksoi se Autoriteti është i angazhuar të mbështesë jo vetëm INSTAT, por edhe të gjitha institucionet shtetërore në përballjen me sulmet kibernetike dhe ato hibride, që synojnë destabilizimin e vendit.

Tafa nënvizoi gjithashtu gatishmërinë e AKSK për të ofruar trajnime praktike për stafin e INSTAT, në mënyrë që ata të jenë të përgatitur për çdo skenar kibernetik.

Drejtoresha e përgjithshme e INSTAT, Elsa Dhuli, falënderoi AKSK për mbështetjen e dhënë në momentet kritike pas sulmit kibernetik të vitit 2024.

“Siguria digjitale është një kusht thelbësor për besueshmërinë e statistikave zyrtare dhe një standard i domosdoshëm për procesin e integrimit evropian të vendit”, tha Dhuli.

/k.s/a.f/r.e/

The post AKSK – INSTAT, marrëveshje për forcimin e mbrojtjes së të dhënave nga sulmet kibernetike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

AKSK paralajmëron qytetarët: Po qarkullon një SMS që kërkon pagesa gjobash për shkelje rrugore, mos e klikoni

17 September 2025 at 19:07

TIRANË, 17 shtator /ATSH/ Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka parlajmëruar qytetarët se po qarkullon një mesazh “smishing” që synon të mashtrojë qytetarët me gjoba të rreme për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Sipas AKSK-së mesazhi përmban një link mashtrues dhe kërkon kryerjen e pagesave online.

AKSK thekson se ky nuk është një komunikim zyrtar nga institucionet shtetërore dhe çdo qytetar që e merr këtë SMS duhet ta injorojë dhe të mos klikojë në link, apo të japë të dhëna personale.

AKSK bëri të ditur se ka ndërmarrë menjëherë masat për raportimin e bllokimit të faqes, për të parandaluar çdo dëm të mundshëm.

“Ju bëjmë thirrje qytetarëve: Mos hapni linqe të dyshimta që vijnë nga SMS ose email-e jozyrtare; mos kryeni kurrë pagesa përmes faqeve që nuk janë domaine zyrtare; njoftoni menjëherë AKSK ose institucionet përkatëse nëse hasni mesazhe të tilla”, apeloi AKSK. /j.p/

The post AKSK paralajmëron qytetarët: Po qarkullon një SMS që kërkon pagesa gjobash për shkelje rrugore, mos e klikoni appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Automjeti juaj është gjobitur”/ AKSK apel qytetarëve: Mos i hapni këto mesazhe në telefonin tuaj

17 September 2025 at 17:30

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike u ka bërë apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm nga mesazhet që mund të mbërrijnë në telefonat e tyre, pasi kanë të bëjnë me mashtrim. Synimi duket se është vjedhja e të dhënave bankare të qytetarëve, për t’u grabitur më pas shumat e lekëve që kanë në llogaritë e […]

The post “Automjeti juaj është gjobitur”/ AKSK apel qytetarëve: Mos i hapni këto mesazhe në telefonin tuaj appeared first on BoldNews.al.

Mesazhe me gjoba të rreme, AKSK apelon qytetarët: Bëni kujdes

By: redi
17 September 2025 at 17:25

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka ngritur alarmin për një fushatë mashtruese që po qarkullon përmes SMS-ve të rreme, e cila synon të mashtrojë qytetarët me gjoba të pavërteta për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Sipas AKSK, mesazhi përmban një link mashtrues, i cili kërkon nga qytetarët të kryejnë pagesa online për gjoba të supozuara. Autoriteti ka ndërmarrë menjëherë…

Source

AKSK stërvitje për sigurinë kibernetike me specialistë nga Emiratet e Bashkuara

13 September 2025 at 14:46

TIRANË, 13 shtator /ATSH/ Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka zhvilluar për dy ditë me radhë një ushtrim praktik me përfaqësues të kompanisë CPX, nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

AKSK njofton se kjo stërvitje vjen në kuadër të bashkëpunimit strategjik mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Qëllimi i këtij ushtrimi ishte forcimi i kapaciteteve institucionale dhe ndërsektoriale për parandalimin, reagimin dhe rikuperimin nga incidentet kibernetike, duke rritur qëndrueshmërinë e infrastrukturave kritike dhe besimin e qytetarëve në shërbimet digjitale”, thuhet në njoftim.

Drejtori i përgjithshëm i AKSK-së, Igli Tafa, theksoi rëndësinë e këtyre stërvitjeve, të cilat jo vetëm rrisin gatishmërinë e ekipeve teknike, por edhe forcojnë sigurinë kombëtare në një kohë kur sfidat kibernetike janë gjithnjë e më komplekse dhe me ndikim ndërkombëtar.

Sipas AKSK-së, ky aktivitet përbën një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e Shqipërisë drejt ndërtimit të një ekosistemi të qëndrueshëm dhe të besueshëm kibernetik, në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare.

Autoriteti ushtrim praktik me përfaqësues të kompanisë CPX, nga Emiratet e Bashkuara Arabe
1 nga 6

/e.i/r.e/

The post AKSK stërvitje për sigurinë kibernetike me specialistë nga Emiratet e Bashkuara appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

AKSK hap thirrjen për përzgjedhjen e 10 të rinjve në garën botërore të ECSC

TIRANË, 26 korrik /ATSH/ Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka hapur thirrjen për përzgjedhjen e ekipit shqiptar që do të marrë pjesë në ‘European Cyber Security Challenge (ECSC) 2025’, që zhvillohet nga 6 deri më 10 tetor në Varshavë, Poloni.

Sipas njoftimit të AKSK-së, ECSC është një garë prestigjioze ndërkombëtare për të rinjtë e moshës 14–24 vjeç, e organizuar nga ENISA, Agjencia e Bashkimit Evropian për Sigurinë Kibernetike, ku ekipe nga mbi 40 vende përballen në sfida praktike të fushës.

Sfidat përfshijnë garat për sigurinë e faqeve dhe shërbimeve web, sigurinë e aplikacioneve mobile, cryptography, reverse engineering dhe forensics.

‘European Cyber Security Challenge 2025’ është një mundësi për të rinjtë që duan të testojnë dhe zhvillojnë aftësitë e tyre në sigurinë kibernetike, në skenën më të madhe evropiane të kësaj fushe.

Ekipi përfaqësues i Shqipërisë do të përbëhet nga 10 të rinj, të cilët do të përzgjidhen përmes këtij aplikimi në adresën https://aksk.gov.al/aplikim-per-perfaqesim-ne-european…/

/e.i/ /gj.m/

The post AKSK hap thirrjen për përzgjedhjen e 10 të rinjve në garën botërore të ECSC appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌