Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

PEKIN – Xi: SHBA të jetë e kujdesshme në furnizimin e Tajvanit me armë

PEKIN, 5 shkurt /ATSH/ – Presidenti kinez, Xi Jinping i tha homologut të tij amerikan, Donald Trump se Shtetet e Bashkuara duhet të tregohen të kujdesshme në furnizimin e Tajvanit me armë, gjatë një bisede telefonike të zhvilluar mbrëmë, sipas  BBC.

Sipas medias shtetërore kineze, Xi e quajti Tajvanin çështjen më të rëndësishme në marrëdhëniet Kinë-SHBA.

Sipas agjencisë shtetërore Hsinhua, Xi tha se i kushton rëndësi të madhe marrëdhënieve me Uashingtonin dhe shprehu shpresën se të dyja palët do të gjejnë mënyra për të zgjidhur mosmarrëveshjet.

Trump e përshkroi bisedën si të shkëlqyer.

Telefonata vjen pas një vale vizitash të liderëve perëndimorë në Kinë muajt e fundit, përfshirë kryeministrin britanik Keir Starmer, në përpjekje për të rivendosur marrëdhëniet me ekonominë e dytë më të madhe në botë.

Vetë Trump pritet të vizitojë Kinën në prill, një udhëtim për të cilin tha se e pret me padurim.

Trump shtoi se Pekini po shqyrton blerjen e 20 milionë tonëve sojë amerikane, nga rreth 12 milionë tonë aktualisht.

”Marrëdhënia me Kinën dhe marrëdhënia ime personale me presidentin Xi, është jashtëzakonisht e mirë, dhe të dy e kuptojmë sa e rëndësishme është ta mbajmë kështu”, shkroi ai në një postim në Truth Social.

Në dhjetor, administrata Trump njoftoi një shitje të madhe armësh për Tajvanin me vlerë rreth 11 miliardë dollarë.

Pekini reagoi duke thënë se kjo përpjekje për të mbështetur pavarësinë e Tajvanit do të përshpejtojë shtytjen drejt një situate të rrezikshme dhe të dhunshme në Ngushticën e Tajvanit./   /Ad.Ab./ a.jor.

The post PEKIN – Xi: SHBA të jetë e kujdesshme në furnizimin e Tajvanit me armë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Trump: Pata një telefonatë të shkëlqyer me presidentin kinez Xi

UASHINGTON, 4 shkurt /ATSH-AA/ – Presienti amerikan, Donald Trump, ka theksuar se zhvilloi një telefonatë “të shkëlqyer, të gjatë dhe të plotë” me homologun e tij kinez, Xi Jinping, përpara një vizite zyrtare të ardhshme në Pekin.

Trump tha se ata diskutuan për “tregtinë, çështjet ushtarake, udhëtimin e prillit që do të bëj në Kinë, të cilin e pres me shumë kënaqësi, Tajvanin, luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, situatën aktuale me Iranin, blerjen nga Kina të naftës dhe gazit nga SHBA-ja”, si dhe çështje të tjera.

Trump tha se Kina po shqyrton mundësinë e blerjes së produkteve shtesë bujqësore amerikane, si dhe dërgesa të pritshme të motorëve të avionëve.

“Marrëdhënia me Kinën dhe marrëdhënia ime personale me presidentin Xi është jashtëzakonisht e mirë dhe të dy e kuptojmë sa e rëndësishme është ta mbajmë kështu”, tha ai në platformën e tij Truth Social.

“Besoj se do të arrihen shumë rezultate pozitive gjatë tre viteve të ardhshme të presidencës sime në lidhje me presidentin Xi dhe Republikën Popullore të Kinës”, theksoi Trump.

Kina e konfirmoi më herët telefonatën, por dha pak detaje.

Marrëdhëniet mes Pekinit dhe Washingtonit janë stabilizuar pasi Xi dhe Trump u takuan në fund të tetorit në Korenë e Jugut, me të dyja palët që vlerësuan përparimin në zbutjen e mosmarrëveshjeve tregtare të kahershme, të cilat kishin tronditur tregjet globale.  /os/

The post SHBA – Trump: Pata një telefonatë të shkëlqyer me presidentin kinez Xi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KINE – Xi takohet me kryeministrin britanik Starmer

PEKIN, 29 janar /ATSH-ANSA/ – Presidenti Xi Jinping priti kryeministrin britanik Keir Starmer, në një vizitë zyrtare në Kinë, në Pekin.

Këtë e raportuan mediat shtetërore, duke bërë një rrëfim për ceremoninë tradicionale të mirëseardhjes me gardën e nderit, e cila i paraprin asaj dypalëshe, e cila do të pasohet me një drekë.

Starmer është banori i parë i Downing Street që viziton Republikën Popullore që nga viti 2018 me synimin për të rifilluar marrëdhëniet midis Londrës dhe Pekinit pas vitesh marrëdhëniesh të tensionuara.

Megjithatë, pasdite, Starmer do të takohet me homologun e tij Li Qiang.   /os/

The post KINE – Xi takohet me kryeministrin britanik Starmer appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kuvendi nis punimet në sesionin e dytë të legjislaturës, PD bllokon foltoren

TIRANË, 19 janar /ATSH/ Kuvendi nisi sot punimet për sesionin e dytë të Legjislaturës XI.

Seanca ka nisur me përplasje teksa deputetët e Partisë Demokratike, menjëherë pas përfundimit të Himnit Kombëtar, kanë bllokuar foltoren e Kuvendit.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit edhe pse nuk iu dha fjala, akuzoi mazhorancën dhe qeverinë Rama për kapje të institucioneve.

Ndërsa kreu i Kuvendit Niko Peleshi mbante fjalën e hapjes së sesionit të ri, deputetët e PD-së u grumbulluan rreth Berishës në foltore.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi drejtoi akuza ndaj mazhorancës, teksa  Peleshi mbante fjalën.

Opozita nuk ka pranuar që të ulen në karriget e tyre dhe të vijojë seanca.

Peleshi me kërkesë të kreut të grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka hedhur në votim pikat e rendit të ditës, duke mbyllur seancën.

Seanca votoi dy projektvendime të propozuara nga kryetari i grupit parlamentar të PS  Taulant Balla, për disa ndryshime të anëtarësisë në komisionet e përhershme parlamentare.
Kështu, u miratua projektvendimi “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit”,  “Për caktimin e përbërjes së komisioneve të përhershme të Kuvendit” me 79 vota pro 2 kundër dhe 0 abstenim.
U miratua projektvendimi  për një shtesë dhe ndryshim në vendimin e Kuvendit “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit” me 81 vota pro 0 kundër, 0 abstenim.

 

Konferenca e kryetarëve miratoi sot më herët projektprogramin dhe projektkalendarin e punimeve të Kuvendit, si dhe projektkalendarin e ushtrimit të kontrollit parlamentar, në përputhje me Rregulloren.

Seanca e parë e sesionit të ri parlamentar, foto: Andrin Hoxha, Florian Abazaj
1 nga 23

/gj.m/j.p/

The post Kuvendi nis punimet në sesionin e dytë të legjislaturës, PD bllokon foltoren appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sipërmarrësi: Tregtarët e drogës janë shtrirë edhe në sektorin ushqimor! Po u japin qytetarëve vdekjen e ngadaltë

Sipërmarrësi Nikollaq Neranxi, i ftuar në tryezën e PD me partitë e opozitës, shoqërinë civile dhe intelektualët, ka ngritur alarmin mbi ndërhyrjen e mafies në sektorin ushqimor në vend. Ai theksoi se kur tregtarët e drogës investojnë në këtë sektor, ulen të gjitha standardet  e sigurisë ushqimore dhe askush nuk guxon kush t’i kërkoj llogari […]

The post Sipërmarrësi: Tregtarët e drogës janë shtrirë edhe në sektorin ushqimor! Po u japin qytetarëve vdekjen e ngadaltë appeared first on BoldNews.al.

Shihni çfarë ndodhi kur Robotaksitë u përballën me një ndërprerje të energjisë elektrike në San Francisko



Waymo, kompania që udhëheq garën e robotaksive në SHBA, u përball me një dështim të dukshëm pas një ndërprerjeje të madhe të energjisë elektrike në San Francisko.

Zjarri në një nënstacion të PG&E la pa energji deri në 130 mijë konsumatorë, duke nxjerrë jashtë funksionit semaforët dhe duke shkaktuar kaos në trafik.

Gjatë kësaj kohe, disa automjete autonome të Waymo u panë të ndaluara në mes të rrugës për orë të tëra, duke bllokuar qarkullimin, përcjell Telegrafi.

Waymo's self-driving cars were put on pause by the company on Saturday in San Francisco after the autonomous vehicles were baffled by the lack of traffic signals due to a widespread power outage in the city. https://t.co/t6NgkBCTe7 pic.twitter.com/cXoK0yuvTw
— ABC News (@ABC) December 21, 2025

Banorët raportuan se robotaksitë “thjesht ndalonin pa asnjë reagim”.

Waymo pranoi se shkalla e ndërprerjes e mbingarkoi logjikën e sistemit, i cili nuk arriti të menaxhonte situatën si një ndalesë katërkahëshe.

Si pasojë, kompania pezulloi përkohësisht shërbimin dhe tërhoqi automjetet në parking.

Ndërkohë, Elon Musk pretendoi se robotaksitë e Tesla-s nuk u prekën nga situata, por këto automjete ende operojnë me shofer njerëzor dhe nuk janë plotësisht autonome. /Telegrafi/

KOMENT – A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e luftës në Ukrainë?

PARIS, 8 dhjetor /ATSH/ – Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e ka përfunduar një udhëtim në Kinë, ku mes tjerash kërkoi ndihmën e Pekinit që t’i bëjë presion Rusisë për t’u pajtuar për një armëpushim në Ukrainë, teksa rriten përpjekjet diplomatike të Perëndimit për t’i dhënë fund luftës.

Mirëpo analistët dhe zyrtarët evropianë me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë, kanë dyshime nëse Pekini do t’i çojë në fund thirrjet e Perëndimit ashtu që presidenti rus, Vladimir Putin, të heqë dorë nga kërkesat e tij dhe të marrë fund konflikti i nisur gati katër vjet më parë.

Ndonëse pati shumë simbolika dhe fokus në mundësitë tregtare, vizita e Macronit nuk përfundoi me ndonjë rezultat të madh. Ekspertët nuk besojnë se Kina do ta tërheqë mbështetjen që i ka ofruar Rusisë përgjatë gjithë luftës dhe Xi Jinping ka pak arsye t’i kërkojë Putinit që të pajtohet për paqe dhe të pranojë plane që lideri rus tashmë i ka hedhur poshtë.

Plani origjinal amerikan për paqe, prej 28 pikash, lidhur me përfundim të luftës, është përshkruar në Ukrainë si tejet i favorshëm për Rusinë, ndonëse propozimi është përditësuar në mënyrë që aty të përfshihen edhe shqetësimet e Kievit.

“Nuk besoj se ekziston ndonjë shtysë për Pekinin që të angazhohet në tentimet për t’i dhënë fund luftës”, ka thënë Claus Soong, analist në Institutin MERICS me seli në Berlin.

Pasi është mirëpritur me qilim të kuq dhe ushtri në Pekin, më 4 dhjetor, Marconi ka paralajmëruar në takimin me Xinë për presionin në sistemin politik ndërkombëtar të nxitur nga lufta në Ukrainë dhe nevojën e arritjes së paqes afatgjatë.

“Po përballemi me rrezikun e shpërbërjes së rendit ndërkombëtar që ka rezultuar me paqe në botë për dekada, dhe në këtë kontekst, dialogu mes Kinës dhe Francës është më i nevojshëm se kurrë”, ka thënë Macron.

Presidenti francez i ka bërë thirrje Xisë që të angazhohet në përpjekjet evropiane për të” arritur, sa më shpejt që është e mundur, një armëpushim në formën e moratoriumit në sulme që shënjestrojnë infrastrukturën kritike”.

Xi nuk i është përgjigjur në mënyrë direkte thirrjes së Macronit, por ka thënë se “Kina mbështet të gjitha përpjekjet në drejtim të paqes” dhe ka bërë thirrje për një marrëveshje të pranueshme për të gjitha palët.

Pekini nuk i është referuar kurrë si luftë pushtimit të nisur nga Moska në Ukrainë më 2022, dhe e ka quajtur atë “konflikt”. Pavarësisht shumë thirrjeve të zyrtarëve evropianë që Kina ta frenojë Moskën, pozicioni i Pekinit ka mbetur i njëjtë.

“Kina mund t’i shkaktojë dëm shumë serioz ekonomik Bashkimit Evropian”, ka thënë Yurii Poita nga Qendra për Studime mbi Ushtrinë, Konvertimin dhe Çarmatosjen, me bazë në Kiev, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

“Për këtë arsye thirrjet e Macronit për Kinën që të ketë ndikim në Rusi janë thuajse simbolike. Askush në Evropë nuk beson që Pekini do të reagojë”.

Pse shkoi Macroni në Kinë?

Lidhjet ekonomike kanë qenë arsyeja kryesore për udhëtimin e Macronit, e cila ka përfunduar më 5 dhjetor me një vizitë në qytetin Çengdu, bashkë me Xinë.

Para udhëtimit, zyrtarët francezë kanë ndarë të dhëna të reja me gazetarët në Bruksel, lidhur me mungesën e madhe të balancit tregtar mes Francës dhe Kinës, duke përfshirë deficitin prej 47 miliardë eurosh, shifër dyfish më e madhe sesa një dekadë më parë.

Këta zyrtarë kanë thënë se qëllimi i tyre është t’i ribalancojnë këto qarkullime tregtare” gjatë vizitës. Bashkë me Macronin kanë qenë 35 udhëheqës të kompanive franceze – prej prodhuesve të konjakut e deri te kompanitë tjera më luksoze.

Takimi në kryeqytetin kinez më 4 dhjetor ka rezultuar më 12 marrëveshje për bashkëpunim që mbulojnë fushat si moshimi i popullsisë, energjia bërthamore, ruajtja e pandave, por nuk është bërë e ditur asnjë shifër monetare.

Bashkimi Evropian me 27 vende anëtare, ka deficit të madh tregtar me Kinën: mbi 300 miliardë euro vetëm vitin e kaluar.

Analistët besojnë se Pekini mund t’i shfrytëzojë lidhjet miqësore me Francën për ta zgjerur ndikimin brenda BE-së, mirëpo është i bllokuar momentalisht nga paaftësia për t’i ofruar Parisit koncensione të mëdha.

Një porosi e shumëpritur e aeroplanëve Airbus nuk pritet të ecë përpara, pasi mund të ndikojë në diskutimet e vazhdueshme tregtare mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat po i kërkojnë Kinës të bëjë porosi të reja të aeroplanëve amerikanë Boeing.

“Miqësia me kalkulime” mes Kinës dhe Rusisë

Kina vazhdon të jetë tregu kryesor për eksportuesit evropianë – prej aviacionit deri te kimikatet industriale – dhe është bërë treg edhe më i rëndësishëm pas vendosjes së tarifave amerikane në importet evropiane.

Kina është edhe shteti që e furnizon Evropën me materiale të rralla dhe minerale të rralla të tokës, duke e bërë të domosdoshme për zinxhirët strategjikë të furnizimit në kontinent.

Ministri i Jashtëm i Estonisë, Margus Tsahkna, i cili e ka vizituar Pekinin në fillim të nëntorit, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se dialogu me Kinën ende është i dobishëm, edhe nëse Pekini është ai që ia mundëson Rusisë vazhdimin e luftës, shkruan REL.   /os/

The post KOMENT – A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e luftës në Ukrainë? appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PEKIN – Xi&Macron: Mbështesin përpjekjet për armëpushim në Ukrainë dhe zgjidhjen me dy shtete në LM

PEKIN, 5 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Lidhur me Ukrainën, Kina dhe Franca “mbështesin përpjekjet për të arritur një armëpushim dhe për të rivendosur paqen bazuar në të drejtën ndërkombëtare, të vërtetën dhe parimet e Kartës së OKB-së.

Deklarata e Përbashkët mbi Situatën në Ukrainë dhe Palestinën, e publikuar pas bisedimeve në Pekin midis Presidentëve Xi Jinping dhe Emmanuel Macron, thekson zgjidhjen me dy shtete të Izraelit dhe Palestinës në Lindjen e Mesme.

Palët, anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, janë të përkushtuara për të kërkuar zgjidhje paqësore dhe konstruktive bazuar në të drejtën ndërkombëtare për sfidat dhe kërcënimet ndaj sigurisë dhe stabilitetit ndërkombëtar.

Deklarata, përfshinte “pikat kryesore” të konvergjencës së arritur nga Kina dhe Franca mbi “dy çështje të rëndësishme” që lidhen me kërcënimet ndaj paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Ndërsa paragrafi mbi Ukrainën është mjaft i shkurtër, ai mbi krizën në Lindjen e Mesme theksoi thirrjen ndaj Izraelit dhe Hamasit që të “përmbushin menjëherë angazhimet e tyre në lidhje me armëpushimin, duke shmangur çdo veprim që mund të rrezikonte zbatimin e tij të plotë’’.

Në të njëjtën kohë, palët dënojnë me forcë” aktet kundër ligjit ndërkombëtar humanitar, duke përfshirë të gjitha aktet e terrorizmit dhe sulmet pa dallim kundër civilëve”, dhe shprehën urgjencën që krerët e shteteve të ofrojnë “ndihmë në shkallë të gjerë nën mbikëqyrjen e OKB-së, duke siguruar ndihmë të shpejtë, të sigurt, të qëndrueshme dhe të papenguar në të gjithë botën”.   /os/

 

The post PEKIN – Xi&Macron: Mbështesin përpjekjet për armëpushim në Ukrainë dhe zgjidhjen me dy shtete në LM appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PEKIN – Macron: Kina ka kapacitetin për të arritur një armëpushim në Ukrainë

PEKIN, 4 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Presidenti kinez Xi Jinping mbajti një ceremoni mirëseardhjeje në nder të homologut të tij francez Emmanuel Macron, i cili ndodhet në vizitën e tij të katërt shtetërore në Kinë.

Sipas pamjeve të mediave, të dy udhëheqësit përshëndetën dhe prezantuan delegacionet e tyre përkatëse. Të dy u shoqëruan nga zonjat e tyre të para përkatëse, Peng Liyuan dhe Brigitte Macron.

Kina ka kapacitetin vendimtar për të ndikuar në armëpushimin në Ukrainë, theksoi presidenti francez Emmanuel Macron gjatë takimit të tij me homologun e tij Xi Jinping në Sallën e Madhe të Popullit.

Kreu i Pallatit Elize tha gjithashtu se ‘’Franca dhe Kina duhet të kapërcejnë dallimet e tyre, duke vënë në dukje se ndonjëherë ka mosmarrëveshje, por është përgjegjësia jonë t’i kapërcejmë ato për të mirën e përbashkët”.

Presidenti Xi Jinping bëri thirrje për “lidhje më të qëndrueshme” midis Kinës dhe Francës, duke shprehur shpresën e tij se ato mund të punojnë për të “përjashtuar çdo ndërhyrje” dhe për të arritur një “partneritet strategjik” të gjerë dhe më të qëndrueshëm.

‘’Kina mbështet të gjitha përpjekjet që çojnë në paqe në Ukrainë’’, theksoi presidenti Xi Jinping, duke përdorur frazën më të përdorur deri më sot nga Pekini në lidhje me agresionin e Moskës kundër Kievit.    /os/

 

The post PEKIN – Macron: Kina ka kapacitetin për të arritur një armëpushim në Ukrainë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ideja e madhe e radhës e Mate Rimac nuk ka të bëjë fare me makinat e shpejta



Mate Rimac ka ndarë një përditësim të ri për Verne, markën e tij të robotaksive plotësisht elektrike, 18 muaj pas prezantimit fillestar.

Ndryshe nga kompanitë e tjera, Verne po zhvillon nga e para veturën e saj autonome, një model dyderësh pa timon dhe pa pedale.

Rimac beson se robotaksit do t’u mundësojnë njerëzve të shfrytëzojnë më mirë kohën në trafik dhe do t’u hapin rrugë atyre që nuk mund të ngasin veturë.

Ai thotë se kabina e modelit Verne ofron më shumë hapësirë dhe komoditet se sedilja e pasme e një Rolls-Royce-i.


Në videon e fundit, ai tregon dhjetëra prototipe funksionale dhe njofton se shërbimi do të nisë së pari në Zagreb me një çmim më të ulët se platformat aktuale të transportit.

Nëse projekti rezulton i suksesshëm, Verne planifikon zgjerim në tregjet evropiane dhe globale. /Telegrafi/

KINË – Pas Trump dhe Putin, edhe Xi anulon pjesëmarrjen në samitin G20-ës në Afrikën e Jugut

PEKIN, 13 nëntor /ATSH-DPA/ – Presidenti kinez, Xi Jinping, ka anuluar pjesëmarrjen e tij në samitin e G20-s, që përfshin vendet e industrializuara dhe ato në zhvillim, në Afrikën e Jugut, pas tërheqjeve të mëparshme nga presidenti amerikan, Donald Trump dhe presidenti rus, Vladimir Putin.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Jashtme kineze, kryeministri Li Qiang do të përfaqësojë Republikën Popullore të Kinës në Johannesburg në fund të këti muaji.

Kjo do të thotë se, për herë të parë që nga themelimi i grupit, presidentët e tre vendeve më të fuqishme të G20, Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Kina, nuk do të marrin pjesë në samit.

Rusia do të dërgojë zëvendësshefin e administratës presidenciale, Maxim Oreshkin.

Trump planifikon të përfaqësohet nga zëvendëspresidenti JD Vance.

Së fundmi, megjithatë, ai kërcënoi të bojkotojë samitin, duke akuzuar Afrikën e Jugut për vrasjen e fermerëve të bardhë dhe konfiskimin e paligjshëm të tokave të tyre, pa paraqitur dëshmi.

Grupi G20 përfshin 19 vende, Bashkimin Evropian dhe Bashkimin Afrikan. Në të përfshihen demokracitë kryesore perëndimore si SHBA, Gjermania dhe Britania e Madhe , por edhe shtete autoritare si Rusia, Kina dhe Arabia Saudite.

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, planifikon të marrë pjesë në takim, më 22 dhe 23 nëntor./  /Ad.Ab./

The post KINË – Pas Trump dhe Putin, edhe Xi anulon pjesëmarrjen në samitin G20-ës në Afrikën e Jugut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Xuxi i zhgënjyer pas Festivalit të Këngës: Identitetin nuk na e merr askush, kenga ime meritonte finalen

Këngëtari i njohur Naim Bunjaku, i njohur për publikun si Xuxi, ka reaguar pas përfundimit të Festivalit të Këngës, duke shprehur hapur zhgënjimin e tij për moskalimin në finale. Përmes një statusi të gjatë në Facebook, ai theksoi se vlerësimi i jurisë nuk reflektoi ndershmëri dhe se, sipas tij, në festival vazhdojnë të favorizohen emra të caktuar.

Këtë vit, Xuxi u prezantua me këngën “Identitet”, një krijim me tematikë atdhetare dhe tinguj të lahutës, të ndërthurur me stilin e tij karakteristik rock. Kënga u pëlqye nga një pjesë e publikut për ngjyrimin tradicional dhe interpretimin emocional.

Postimi i plotë:

REAGIM

IDENTITETI – n nuk na e merr askush, e as na e ban kush te harrojme kush jemi!

Nuk më ka lënduar votimi i jurisë mbrëmë – sepse të gjithë e dimë se tek ne në festivale “fitojnë” emrat e kompozitorëve, te favoriteve te tyre e antareve te jurive qe i mbledhin neper pube nate ku bajnë muzik.

Unë jam mirënjohës dhe e them edhe një herë publikisht: faleminderit Andos për këngën dhe tekstin që do të jetojnë gjatë – pavarësisht qe qellimisht as ne finale nuk e futen.

Karriera ime eshte me shume se 40 vjeçare e ndertume mbi skenen e te kenduarit live e jo playback, mbi podiumet e krejt skenave ne Prishtine e Kosove. Publiku eshte çmimi im.

Por ajo që më dhemb është skenari i ndërtuar rreth “lahutistit” – kinse për t’ju kujtuar Mixhen Ramë – sepse kjo ishte denigruese dhe e pavend.

Genc ato tirqi dhe ajo Lahutë nuk janë ‘kostum skene’ – janë IDENTITET.�Janë rrënjët tona, historia jonë, gjaku ynë.

Publiku foli qartë mbrëmë, dhe për mua, ai është çmimi më i madh.

Ffaleminderit secilit prej jush e qe jeni shumë – që e keni dashur këngën me gjithë zemër.

Sapo u rrit shpresa se ky festibal do ec perpara pa mashtrime e vendime inatçore u zhgenjeva prape.

Mund ta urreni Xuxin ama kengen kurre ajo kenge meritonte te jete ne piedestal.

The post Xuxi i zhgënjyer pas Festivalit të Këngës: Identitetin nuk na e merr askush, kenga ime meritonte finalen appeared first on iconstyle.al.

"Në festival fitojnë emrat e jurive që i mbledhin nëpër pube nate ku bëjnë muzikë", Xuxi me kritika ndaj organzimit të Festivalit të Këngës



Këngëtari i njohur, Xuxi, nuk i kurseu kritikat pas përfundimit të Festivalit të Këngës në RTK, ku konkurroi me këngën “Identitet”.

Ai reagoi ashpër përmes rrjeteve sociale, duke akuzuar jurinë dhe duke cilësuar një segment të prezantimit të moderatorëve si “denigrues dhe të pavend”.

Duke ironizuar procesin e votimit, Xuxi shkroi: “Nuk më ka lënduar votimi i jurisë mbrëmë, sepse të gjithë e dimë se tek ne në festivale ‘fitojnë’ emrat e kompozitorëve, të favoriteve të tyre e anëtarëve të jurisë që i mbledhin nëpër pube natën ku bëjnë muzikë”.

Festivali në RTK/YouTube

Megjithatë, pika më e ndjeshme për të ishte skenari i prezantuesve: “Por ajo që më dhemb është skenari i ndërtuar rreth ‘lahutistit’, kinse për të kujtuar Mixhen Ramë, sepse kjo ishte denigruese dhe e pavend”.

Xuxi theksoi se elementet e performancës së tij nuk ishin thjesht “kostum skene”, por bartnin një domethënie të thellë kombëtare: “Ato tirqi dhe ajo Lahutë nuk janë ‘kostum skene’, janë IDENTITET. Janë rrënjët tona, historia jonë, gjaku ynë”.

Ai gjithashtu vuri në dukje karrierën e tij mbi 40-vjeçare në skenën e të kënduarit live dhe theksoi se vlerësimin më të madh e mori nga publiku: “Publiku foli qartë mbrëmë, dhe për mua, ai është çmimi më i madh”.

Në përfundim, Xuxi shprehu zhgënjimin e tij për mungesën e ndryshimit në festival: “Sapo u rrit shpresa se ky festival do të ecë përpara pa mashtrime e vendime inatçore, u zhgënjeva prapë.

Mund ta urreni Xuxin, ama këngën kurrë. Ajo këngë meritonte të jetë në piedestal”. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Xuxi reagon i zhgënjyer, përmend favorizime për fituesin e Festivalit të Këngës



Këngëtari i njohur Naim Bunjaku, i njohur për publikun si Xuxi, është shprehur i zhgënjyer pas përfundimit të Festivalit të Këngës.

Siç duket, ai ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj rezultatit të garës, përmes një reagimi të gjatë në një postim në Facebook.

Këtë vit, Xuxi mori pjesë në festival me këngën “Identitet”, një krijim me tekst atdhetar, ku përveç stilit të tij karakteristik rock, ka inkorporuar edhe tinguj të lahutës, duke e bërë këngën të veçantë dhe me ngjyrim tradicional shqiptar.


“IDENTITETI – n nuk na e merr askush, e as na e ban kush te harrojme kush jemi! Nuk më ka lënduar votimi i jurisë mbrëmë – sepse të gjithë e dimë se tek ne në festivale “fitojnë” emrat e kompozitorëve, të favoriteve të tyre e antarëve të jurive që i mbledhin nëpër pube nate ku bajnë muzikë”, u shpreh Xuxi.

“Unë jam mirënjohës dhe e them edhe një herë publikisht: faleminderit Andos për këngën dhe tekstin që do të jetojnë gjatë – pavarësisht qe qellimisht as ne finale nuk e futën”.


“Karriera ime eshte me shume se 40 vjeçare e ndërtume mbi skenen e të kenduarit live e jo playback, mbi podiumet e krejt skenave në Prishtine e Kosovë. Publiku eshte çmimi im”.

“Sapo u rrit shpresa se ky festival do ecë përpara pa mashtrime e vendime inatçore u zhgënjeva prap. Mund ta urreni Xuxin ama këngen kurrë ajo kengë meritonte të jetë në piedestal”.

Postimi i plotë:

REAGIM

IDENTITETI – n nuk na e merr askush, e as na e ban kush te harrojme kush jemi!

Nuk më ka lënduar votimi i jurisë mbrëmë – sepse të gjithë e dimë se tek ne në festivale “fitojnë” emrat e kompozitorëve, te favoriteve te tyre e antareve te jurive qe i mbledhin neper pube nate ku bajnë muzik.

Unë jam mirënjohës dhe e them edhe një herë publikisht: faleminderit Andos për këngën dhe tekstin që do të jetojnë gjatë – pavarësisht qe qellimisht as ne finale nuk e futen.

Karriera ime eshte me shume se 40 vjeçare e ndertume mbi skenen e te kenduarit live e jo playback, mbi podiumet e krejt skenave ne Prishtine e Kosove. Publiku eshte çmimi im.

Por ajo që më dhemb është skenari i ndërtuar rreth “lahutistit” – kinse për t’ju kujtuar Mixhen Ramë – sepse kjo ishte denigruese dhe e pavend.

Genc

ato tirqi dhe ajo Lahutë nuk janë ‘kostum skene’ – janë IDENTITET.�Janë rrënjët tona, historia jonë, gjaku ynë.

Publiku foli qartë mbrëmë, dhe për mua, ai është çmimi më i madh.

Ffaleminderit secilit prej jush e qe jeni shumë – që e keni dashur këngën me gjithë zemër.

Sapo u rrit shpresa se ky festibal do ec perpara pa mashtrime e vendime inatçore u zhgenjeva prape.

Mund ta urreni Xuxin ama kengen kurre ajo kenge meritonte te jete ne piedestal.

BERLIN – Wadephul: OKB duhet t’i përshtatet shekullit XXI

BERLIN, 7 nëntor /ATSH-DPA/ – Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul bëri thirrje sot për një reformë të Kombeve të Bashkuara në mënyrë që institucioni global të jetë në gjendje të përballojë sfidat e shekullit XXI.

”Më shumë se çdo gjë tjetër, kjo do të thotë që Jugut Global, veçanërisht Afrikës, duhet t’i jepet më shumë peshë”, tha Wadephul në një debat parlamentar për 80-vjetorin e OKB-së.

Ndërsa pranoi se OKB-ja ndonjëherë ka qenë e paaftë për veprim, kryediplomati gjerman tha se organizata me 193 anëtarë mbetet forumi i vetëm në të cilin të gjitha shtetet e botës mund të flasin me njëra-tjetrën.

Wadephul nënvizoi nevojën që Gjermania të jetë e gatshme të marrë një rol udhëheqës brenda OKB-së.

Gjermania po kandidon për një vend jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për vitet 2027-2028.

Ligjvënësit e pothuajse të gjitha fraksioneve theksuan rëndësinë e institucionit, me Isabel Cademartori, një social-demokrate, që e përshkroi OKB-në si zemrën e domosdoshme të një bote të globalizuar në të cilën asnjë krizë nuk ndalet në kufijtë kombëtarë.

Megjithatë, Beatrix von Storch, një anëtare e ”Alternativës për Gjermaninë”, vuri në dyshim integritetin e OKB-së.

”Organizata ka qenë e dominuar nga regjime autoritare, despotë, shtete të korruptuara dhe vende në zhvillim”, tha ajo ”të cilat do të lejoheshin të merrnin vendime për shtete demokratike si Gjermania”.

“Ndërkohë, kush paguan për të gjitha këto? Sigurisht, taksapaguesi gjerman”, akuzoi von Storch./  a.jor.

The post BERLIN – Wadephul: OKB duhet t’i përshtatet shekullit XXI appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Formacioni më i mirë i vitit 2025 sipas FIFPro: Kombinimi perfekt i talentit të ri dhe yjeve të mëdhenj - sulmi i frikshëm



Organizata globale që përfaqëson futbollistët profesionistë, FIFPro, ka publikuar formacionin më të mirë të vitit 2025.

Në këtë “Best XI” janë përfshirë vetëm futbollistë nga klubet më të mëdha të Evropës – si Barcelona, PSG, Manchester City, Chelsea dhe Real Madrid – duke reflektuar dominimin e këtyre gjigantëve në futbollin modern.

Në portë ndodhet Gianluigi Donnarumma, tashmë pjesë e Manchester Cityt, i cili fitoi vendin falë paraqitjeve heroike me PSG-në sezonin e kaluar.

Përpara tij, në mbrojtje, janë dy ish-bashkëlojtarë nga Parisi, Achraf Hakimi dhe Nuno Mendes, ndërsa treshen e plotëson veterani i Liverpoolit, Virgil van Dijk, që vazhdon të ruajë nivelin më të lartë në moshën 34-vjeçare.

Mesfusha përbëhet nga një kombinim i talentit të ri dhe përvojës: Cole Palmer nga Chelsea, që po shkëlqen me kreativitetin e tij; Jude Bellingham i Real Madridit, lideri i padiskutueshëm i mesfushës; Pedri nga Barcelona, që rikthehet fuqishëm pas lëndimeve; dhe Vitinha i PSG-së, që po rritet si një motor i vërtetë i skuadrës pariziene.

Në sulm, treshja është thjesht spektakolare: Lamine Yamal i Barcelonës, vetëm 18 vjeç, që është sensacioni më i ri i futbollit botëror; Kylian Mbappé, tashmë ikonë e Real Madridit, që po vazhdon të udhëheqë me gola.

Ky formacion nuk do të kishte kuptim pa Ousmane Dembele, ylli i madh i Paris Saint-Germain.

Formacioni i FIFAPro

Votat e lojtarëve profesionistë kanë nxjerrë, një gjenerat të futbollistëve që po dominojnë Evropën – një përzierje perfekte mes yjeve të afirmuar dhe talenteve që do të përcaktojnë të ardhmen e sportit më të dashur në planet. /Telegrafi/

Trump: Presidenti Xi i kupton pasojat e pushtimit të Tajvanit nga Kina

✇Albeu
By: M C

Presidenti i SHBA-së Donald Trump, tha se homologu i tij kinez, Xi Jinping, “i di pasojat” e një pushtimi ushtarak të Tajvanit, por nuk pranoi të thoshte nëse Uashingtoni do ta mbronte ishullin ushtarakisht. Në një intervistë me emisionin “60 Minutes” të CBS, Trump tha se çështja e Tajvanit as nuk u përmend gjatë takimit të tij me Xi në Korenë e Jugut.

Kur u pyet nëse do t’i urdhëronte forcat amerikane të vepronin në rast të një sulmi kinez, Trump u përgjigj: Do ta dini nëse ndodh. Ai e di përgjigjen.

Presidenti amerikan shmangu shpjegimet e mëtejshme, duke thënë vetëm: Nuk mund t’i zbuloj sekretet e mia. Pala tjetër e di.

Sipas tij, Xi dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë kanë deklaruar “hapur” se ata nuk do të bënin kurrë gjë për sa kohë që Trump është president.

Kina e konsideron Tajvanin pjesë të territorit të saj, ndërsa Shtetet e Bashkuara , megjithëse zyrtarisht njohin vetëm Pekinin, i furnizojnë Tajpeit pajisje mbrojtëse. Çështja e Tajvanit mbetet një pikë tensioni në marrëdhëniet Uashington-Pekin, megjithëse takimi midis dy udhëheqësve duket se u dominua nga diskutimet rreth çtensionimit të luftës tregtare midis dy superfuqive.

The post Trump: Presidenti Xi i kupton pasojat e pushtimit të Tajvanit nga Kina appeared first on Albeu.com.

SEUL – Xi fton kryeministrin kanadez Carney për vizitë zyrtare, pas vitesh tensionesh

SEUL, 31 tetor /ATSH-AFP/ – Presidenti kinez, Xi Jinping ftoi sot kryeministrin kanadez Mark Carney të vizitojë Kinën, duke shënuar takimin e parë zyrtar midis udhëheqësve të dy vendeve që nga viti 2017, një periudhë e shënuar nga marrëdhënie të tendosura.

“Ju ftojmë të vizitoni përsëri Kinën si kryeministër i Kanadasë”, deklaroi udhëheqësi kinez, sipas një regjistrimi audio të fillimit të takimit mes dy liderëve.

Mark Carney tha se ishte i kënaqur nga ftesa për të shkuar në Kinë për të thelluar dialogun dhe se ”po priste me padurim”.

Presidenti kinez, Xi Jinping vlerësoi sot “trendin pozitiv” në marrëdhëniet e vendit të tij me Kanadanë, gjatë një takimi me kryeministrin Mark Carney në Korenë e Jugut.

“Marrëdhëniet Kinë-Kanada janë rikthyer së fundmi në një trend pozitiv falë përpjekjeve të përbashkëta të të dyja palëve”, tha Xi.

“Kina është e gatshme të punojë me Kanadanë për t’i rikthyer marrëdhëniet Kinë-Kanada në rrugën e duhur”, shtoi ai./  /f.k/ a.jor.

The post SEUL – Xi fton kryeministrin kanadez Carney për vizitë zyrtare, pas vitesh tensionesh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SEUL – Trump: Me Xi kemi rënë dakord për shumë çështje

SEUL, 30 tetor /ATSH-AA/ – Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se kanë arritur marrëveshje për shumë çështje gjatë takimit të tij me presidentin kinez, Xi Jinping.

Pas takimit të tij në Korenë e Jugut me presidentin kinez, Trumpi u tha gazetarëve në avion se “ne kemi të njëjtat mendime për shumë gjëra. Do të blihen menjëherë sasi të mëdha soje dhe produkte të tjera bujqësore. Nëse e vutë re, presidenti Xi lejoi Kinën ta fillonte këtë dje”.

“E vlerësova që Kina ka filluar të blejë sasi shumë të mëdha soje dhe produkte të tjera. Ky ishte një gjest shumë i këndshëm. Dhe shumë gjëra të tjera të tilla”, tha presidenti amerikan.

Gjatë takimit, Trumpi tha se pala kineze është zotuar të punojë me zell për kontrollin e fentanilit dhe pararendësve të tij, prandaj SHBA-ja e ka ulur tarifën shtesë prej 20 për qind në 10 për qind ndaj Kinës për këtë arsye.

Pas takimit, Trumpi tha se “nuk ka më pengesa” lidhur me elementët e rralla të tokës.

“Mund të themi që kjo nuk është vetëm një situatë në SHBA, por situatë globale. Pra, ne vazhdojmë të prodhojmë elementë të rrallë të tokës dhe siç mund ta shihni, të blejmë elementë të rrallë të tokës dhe gjithçka tjetër nga vendet e tjera”, tha ai.

Presidenti amerikan theksoi se po i afrohen shumë shpejt një marrëveshjeje me Kinën lidhur me tarifat, se nuk kanë mbetur shumë pengesa, se negociatat do të vazhdojnë deri në fund të vitit dhe se shpresojnë të arrijnë marrëveshje të qëndrueshme./   /os/

The post SEUL – Trump: Me Xi kemi rënë dakord për shumë çështje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Trump dhe Xi takohen nesër pas 6 vitesh: A do t’i japin fund kaosit tregtar glob

Pas gati gjashtë vitesh, presidenti amerikan Donald Trump dhe ai kinez Xi Jinping do të takohen nesër në Seul, në kuadër të samitit të Bashkëpunimit Ekonomik të Azi-Paqësorit (APEC). Takimi, i pari që nga viti 2019, pritet të përcaktojë drejtimin e marrëdhënieve tregtare midis dy ekonomive më të mëdha në botë. Sipas burimeve nga të […]

The post Trump dhe Xi takohen nesër pas 6 vitesh: A do t’i japin fund kaosit tregtar glob appeared first on BoldNews.al.

❌