❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Komandanti i FSK-së dekoron pjesëtarët e angazhuar në operacionin e kërkim-shpëtimit në Shqipëri



Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim pjesëtarët e Njësisë së Kërkim-Shpëtimit të Regjimentit të Mbrojtjes Civile të Gardës Kombëtare të FSK-së, të cilët kanë qenë të angazhuar në operacionin humanitar të kërkim-shpëtimit në Klos të Republikës së Shqipërisë.

Gjatë takimit, gjenerallejtënant Jashari ka falënderuar pjesëtarët e FSK-së për angazhimin e tyre në këtë mision humanitar, duke vlerësuar profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar në kushte të vështira dimërore.

Ai i ka përgëzuar për përfundimin me sukses të operacionit dhe kontributin e dhënë në mbështetje të autoriteteve shqiptare.

NĂ« kuadĂ«r tĂ« kĂ«tij takimi, komandanti i FSK-sĂ« ka dekoruar pjesĂ«tarĂ«t e angazhuar nĂ« operacion me medaljen “ShĂ«rbim VetĂ«mohues”, ndĂ«rsa njĂ«sia pĂ«rkatĂ«se Ă«shtĂ« nderuar me mirĂ«njohje institucionale.

Forca e Sigurisë së Kosovës ka ritheksuar përkushtimin e saj për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe për ngritjen e vazhdueshme të kapaciteteve profesionale, duke dëshmuar gatishmëri për angazhim në misione humanitare brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/


Banorët e fshatit Shkozë raportojnë ndotje serioze në vendin e quajtur Karma dhe mungesë reagimi nga komuna e Malishevës



Banorë të fshatit Shkozë kanë raportuar përkeqësim të gjendjes mjedisore në lokalitetin e quajtur Karma, i cili, sipas tyre, po shndërrohet gradualisht në një deponi ilegale mbeturinash, raporton Telegrafi.

Sipas reagimit të një banori të fshatit, hedhja e mbeturinave në këtë zonë po ndodh në mënyrë të vazhdueshme, duke cenuar ambientin natyror dhe shëndetin publik.

Ai ka theksuar se një praktikë e tillë nuk ka qenë karakteristike për komunitetin lokal dhe ka rikujtuar se hedhja e mbeturinave në natyrë është e ndaluar me ligjet e Kosovës, ndërsa shkelësit mund të ndëshkohen sipas legjislacionit në fuqi.

Në reagim është shprehur gjithashtu shqetësim për mungesën e reagimit nga Kryesia e fshatit, në veçanti nga kryetari i fshatit, për këtë problematikë.

Banori ka bërë të ditur se gjendja është raportuar edhe te Inspektorati i Komunës së Malishevës dhe se personat që vazhdojnë hedhjen e mbeturinave do të mbahen përgjegjës.

Ai ka apeluar pĂ«r kujdes tĂ« shtuar nga qytetarĂ«t dhe pĂ«r mbrojtjen e mjedisit pĂ«r hir tĂ« brezave tĂ« rinj, duke ofruar edhe ndihmĂ« financiare pĂ«r persona qĂ«, pĂ«r shkak tĂ« vĂ«shtirĂ«sive ekonomike, nuk kanĂ« mundĂ«si t’i dĂ«rgojnĂ« mbeturinat nĂ« vendet e dedikuara.

Rasti tregon nevojën për reagim institucional dhe bashkëpunim të komunitetit lokal për të parandaluar degradimin e mjedisit dhe për të garantuar një ambient të pastër dhe të sigurt për banorët. /Telegrafi/

Disa lagje dhe fshatra të Mitrovicës mbesin pa ujë



Kompania Rajonale e Ujësjellësit Mitrovica ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të realizojnë punime të planifikuara në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa lokacione të qytetit dhe fshatrave përreth.

Sipas njoftimit, punimet në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në rrugët Enver Haliti, Ferki Aliu dhe Nuredin Hajzeri, si dhe në fshatrat Lushtë, Vërnicë dhe Kqiç.

Ndërkohë, punime në rrjetin e kanalizimit do të realizohen në rrugën Isa Boletini, në rrugën Aradha 142 dhe në fshatin Shupkofc.

KRU Mitrovica ka bërë të ditur se gjatë realizimit të punimeve në rrjetin e ujësjellësit, furnizimi me ujë të pijshëm në zonat e përfshira mund të ndërpritet përkohësisht, duke u kërkuar konsumatorëve mirëkuptim dhe bashkëpunim.

Kompania ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe ka theksuar se punimet po realizohen me qëllim të përmirësimit të shërbimeve dhe funksionimit të rrjetit. /Telegrafi/


Mbi 1.500 gjoba dhe 35 aksidente gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt



Policia Rajonale e Ferizajt ka intensifikuar aktivitetet për rritjen e sigurisë në komunikacionin rrugor, duke shqiptuar një numër të konsiderueshëm gjobash dhe duke regjistruar dhjetëra aksidente gjatë javës së kaluar.

Sipas komunikatĂ«s pĂ«r media, gjatĂ« periudhĂ«s 2–8 shkurt 2026 janĂ« shqiptuar gjithsej 1.567 gjoba kundĂ«rvajtĂ«se, ndĂ«rsa 21 patentĂ« shoferĂ« janĂ« pezulluar ndaj drejtuesve tĂ« mjeteve qĂ« kanĂ« kryer shkelje tĂ« rĂ«nda nĂ« trafik.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 35 aksidente trafiku, prej të cilave 12 aksidente me lëndime, ku janë lënduar 15 persona, si dhe 23 aksidente me dëme materiale.

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara parandaluese dhe u ka bërë thirrje të gjithë shoferëve që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjeteve.

Po ashtu, qytetarët janë ftuar të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik përmes stacionit më të afërt policor, aplikacionit digjital Lajmëro policinë dhe numrit kujdestar 192. /Telegrafi/

Spitali i Pejës publikon raportin javor, 19 lindje dhe mbi 2.800 vizita specialistike



Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka publikuar raportin javor të shërbimeve të kryera, duke bërë të ditur se gjatë javës së kaluar kanë lindur 19 foshnja, prej tyre 11 vajza dhe 8 djem.

Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe janë realizuar 2.803 vizita specialistike, ndërsa janë regjistruar 234 pranime të reja në spital.

Mesatarisht kanë qenë të shtrirë 173 pacientë.

Në sektorin e diagnostikës dhe laboratorit, 1.671 pacientë kanë kryer gjithsej 20.457 analiza, ndërsa janë realizuar 65 operacione.

Po ashtu, janë kryer 761 ekzaminime me rëntgen, 304 ultrazëra, 74 ekzaminime me MRI dhe 17 mamografi.

Spitali njofton se janë kryer 209 seanca dialize, 31 gastroskopi, 9 kolonoskopi, 54 ekzaminime ekokardiografike dhe 25 teste ergometrie. Në kuadër të shërbimeve të fiziatrisë janë ofruar 293 trajtime fiziatrike.

Nga Spitali i Përgjithshëm i Pejës theksohet se shërbimet shëndetësore vazhdojnë të ofrohen pa ndërprerje, 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë. /Telegrafi/


NPL Eko-Theranda në aksion pastrimi nga Malësia e Re deri në Carralevë



Ndërmarrja Publike Lokale Eko-Theranda ka nisur një aksion pastrimi në brezin rrugor nga Malësia e Re deri në Carralevë, në kuadër të aktiviteteve të saj të përditshme për mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe mbrojtjen e mjedisit.

Sipas njoftimit të ndërmarrjes, një pjesë e stafit është angazhuar intensivisht në terren për largimin e mbeturinave dhe përmirësimin e sigurisë përgjatë këtij aksi rrugor, ndërsa aksioni do të vazhdojë edhe ditëve në vijim.

Punëtorët janë vizituar nga kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, si dhe kryeshefi ekzekutiv i NPL Eko-Theranda , Bujar Kuçi, të cilët i kanë përgëzuar për punën dhe përkushtimin e treguar gjatë realizimit të këtij aksioni.

Nga ndërmarrja theksojnë se do të vazhdojnë angazhimin në shërbim të komunitetit dhe në ruajtjen e mjedisit, duke synuar krijimin e një ambienti më të pastër dhe më të sigurt për qytetarët. /Telegrafi/


Mbi 31 mijë seanca fizioterapie u kryen gjatë vitit 2025 në Spitalin e Mitrovicës



ShĂ«rbimi i FiziatrisĂ« nĂ« Spitalin e PĂ«rgjithshĂ«m “Dr. Sami Haxhibeqiri” nĂ« MitrovicĂ« ka ofruar mbi 31 mijĂ« seanca fizioterapie gjatĂ« vitit 2025, duke u shĂ«rbyer qindra pacientĂ«ve nga rajoni.

Sipas njoftimit të spitalit, ky shërbim funksionon me një mjeke specialiste të fiziatrisë dhe një staf prej shtatë fizioterapistësh, të mbështetur nga aparaturë moderne dhe hapësira të kompletuara për trajtim dhe rehabilitim.

Gjatë vitit të kaluar, Shërbimi i Fiziatrisë, i udhëhequr nga dr. Hyrije Koci, ka ofruar shërbime shëndetësore për 840 pacientë, të cilët kanë realizuar gjithsej 31.834 seanca të ndryshme fizioterapie.

Nga spitali bëhet e ditur se pacientët që kanë nevojë për shërbime fizioterapie fillimisht duhet të paraqiten për konsultë mjekësore, ku pas vlerësimit profesional, mjeku vendos nëse pacienti duhet të trajtohet me seanca fizioterapie apo me terapi tjetër përcjellëse për mjekim.

Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë thekson se synon vazhdimisht avancimin e shërbimeve rehabilituese dhe rritjen e kapaciteteve për trajtimin e pacientëve në rajon. /Telegrafi/


Kapet 26-vjeçari, i dënuar për keqpërdorim seksual të të miturve



Policia e KosovĂ«s ka arrestuar njĂ« person tĂ« dĂ«nuar me tre vjet burgim pĂ«r veprĂ«n penale “KeqpĂ«rdorim seksual i personave nĂ«n moshĂ«n 15 vjeç”.

Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi është realizuar nga Njësia për Realizimin e Urdhëresave, në kuadër të Stacionit Policor Veriu në Prishtinë.

Personi me inicialet E.M., 26 vjeç, ishte në kërkim dhe pas lokalizimit është ndaluar dhe dërguar për vuajtje të dënimit sipas vendimit gjyqësor.

Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe ka riafirmuar përkushtimin për garantimin e sigurisë publike, parandalimin e rreziqeve dhe zbulimin e veprave penale që cenojnë rendin dhe qetësinë publike. /Telegrafi/


Rama: Miratimi i buxhetit 2026 dëshmon funksionimin e demokracisë në Prishtinë



Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas miratimit të buxhetit të Kryeqytetit për vitin 2026, duke e cilësuar këtë vendim si dëshmi të lidershipit politik dhe funksionimit të demokracisë lokale.

“MIRATOHET BUXHETI I KRYEQYTETIT PËR VITIN 2026”, ka shkruar Rama nĂ« njĂ« postim nĂ« Facebook, duke shprehur mirĂ«njohje pĂ«r asamblistĂ«t qĂ«, sipas tij, dĂ«shmuan pĂ«rgjegjĂ«si publike dhe pjekuri politike.

Ai ka falĂ«nderuar edhe qytetarĂ«t e PrishtinĂ«s, duke theksuar se me votĂ«n e tyre kanĂ« zgjedhur pĂ«rfaqĂ«sues qĂ« e kuptojnĂ« mandatin si detyrim pĂ«r shĂ«rbim publik dhe vendimmarrje tĂ« pĂ«rgjegjshme. “Miratimi i buxhetit tĂ« Kryeqytetit Ă«shtĂ« imazhi mĂ« i qartĂ« se si funksionon demokracia kur asambleistĂ«t janĂ« aty pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar e jo pĂ«r tĂ« bllokuar, pĂ«r tĂ« marrĂ« pĂ«rgjegjĂ«si e jo pĂ«r tĂ« sabotuar”, ka theksuar Rama.

Sipas tij, ky vendim pĂ«rfaqĂ«son ndarjen mes politikĂ«s sĂ« sĂ« kaluarĂ«s dhe qeverisjes aktuale. “Kjo Ă«shtĂ« diferenca mes politikĂ«s sĂ« sĂ« kaluarĂ«s, qĂ« e mbante qytetin peng, dhe qeverisjes qĂ« zgjedh tĂ« ecĂ« pĂ«rpara me vizion, guxim dhe vendimmarrje”, ka shkruar ai.

Rama ka theksuar se çlirimi i institucioneve nga kultura e bllokadĂ«s hap rrugĂ«n pĂ«r planifikim serioz dhe investime strategjike. “Sot, si Kryeqytet, kemi kĂ«naqĂ«sinĂ« dhe pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« politike tĂ« flasim pĂ«r zhvillim urban, mirĂ«qenie dhe tĂ« ardhme, e jo pĂ«r sabotime, kriza artificiale dhe interesa tĂ« ngushta partiake”, ka deklaruar ai.

NĂ« fund, kryetari i PrishtinĂ«s ka vlerĂ«suar se buxheti i miratuar shkon pĂ«rtej njĂ« dokumenti financiar. “Ky buxhet nuk Ă«shtĂ« thjesht njĂ« dokument financiar. ËshtĂ« deklaratĂ« politike. ËshtĂ« mesazh i qartĂ« se Prishtina ka zgjedhur qeverisjen demokratike, pĂ«rgjegjĂ«sinĂ«, tĂ« ardhmen”, ka pĂ«rfunduar Rama. /Telegrafi/


Vrasja në Dumnicë të Podujevës, Prokuroria kërkon dënimin e të akuzuarve - mbrojtja aktgjykim lirues



Në seancën e së premtes në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në fjalën përfundimtare, prokurorja Dulina Hamiti kërkoi dënimin e të akuzuarve Besnik dhe Ilaz Salihu, të cilët ngarkohen për rastin e vrasjes së S.S. Kurse, mbrojtja e tyre kërkoi që në mungesë të provave, të akuzuarit të lirohen nga akuza.

NĂ« kĂ«tĂ« rast, Besnik Salihu akuzohet pĂ«r vrasjen e S.S., nĂ« mars tĂ« 2023-Ă«s nĂ« DumnicĂ« tĂ« PodujevĂ«s dhe pĂ«r armĂ«mbajtje pa leje, ndĂ«rsa Ilaz Salihu akuzohet pĂ«r ndihmĂ« nĂ« kryerjen e vrasjes, raporton “Betimi pĂ«r DrejtĂ«si”.

Fillimisht, prokurorja Hamiti sqaroi se fjalën përfundimtare e ka përgatitur me shkrim dhe e dorëzoi në Gjykatë.

Hamiti tha se bazuar nĂ« provat e administruara gjatĂ« shqyrtimit gjyqĂ«sor, Ă«shtĂ« vĂ«rtetuar se i akuzuari Besnik ka kryer veprĂ«n penale tĂ« “Vrasjes sĂ« rĂ«ndĂ«â€ dhe atĂ« tĂ« “ArmĂ«mbajtjes pa leje. NdĂ«rkaq, i akuzuari Ilaz atĂ« tĂ« “NdihmĂ«s nĂ« kryerjen e vrasjes sĂ« rĂ«ndĂ«â€.

Sipas prokurores, nga dëgjimi i dëshmitarëve në shqyrtim gjyqësor, janë vërtetuar në plotni të dhënat si në aktakuzë.

Lidhur me tĂ« akuzuarin Ilaz Salihu, kryetari i trupit gjykues, Alban Ajvazi kĂ«rkoi nga Prokuroria qĂ« tĂ« renditĂ« provat qĂ« dĂ«shmojnĂ« se ai ka kryer veprĂ«n penale tĂ« “NdihmĂ«s nĂ« vrasje tĂ« rĂ«ndĂ«â€.

Prokurorja Hamiti tha se provat janë listuar edhe në aktakuzë dhe se vetë i akuzuari Ilaz ka deklaruar mënyrën si e ka kryer veprën penale.

Më pas, fjalën përfundimtare e paraqiti përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Skender Musa, duke deklaruar se vrasja është bërë për shkak të motivit hakmarrës që nga viti 2012.

Musa tha se të akuzuarit kanë kryer veprën penale në mënyrë profesionale dhe kanë ndërmarrë veprime duke zhdukur provat në vendin e ngjarjes.

Gjithashtu, avokati Musa shtoi se të akuzuarit së bashku edhe me vëllezërit tjerë kanë zhvilluar komunikime mes vete duke ardhur deri te kryerja e veprës penale.

Në fund, ai tha se të akuzuarit duhet të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit. Tha se për kërkesën pasurore-juridike do të procedojnë në kontest të rregullt juridiko-civil.

Mbrojtësi i të akuzuarit Besnik Salihu, avokati Arlind Fetahu tha se së fundi është anagzhuar si mbrojtës. Ai u shpreh se deklarimet e dhëna nga Prokuroria dhe pala e dëmtuar nuk përputhen mes vete.

Fetahu tha se aktakuza mbështetet vetëm në të thënat e të akuzuarit Ilaz në Polici. Kërkoi që i mbrojturi i tij të lirohet nga akuza në mungesë të provave.

Vetë i akuzuari Besnik tha se familja e tij është viktimë e familjes së të ndjerit.

Në anën tjetër, mbrojtësi i të akuzuarit Ilaz Salihu, avokati Qazim Qerimi gjithashtu e dorëzoi me shkrim fjalën përfundimtare, duke mbetur në tërësi pranë saj.

Në fund, gjykatësi i rastit Alban Ajvazi e shpalli të përfunduar gjykimin, duke caktuar datën e shpalljes së aktgjykimit për një ditë tjetër.

Sipas aktakuzĂ«s, mĂ« 26 mars 2023, rreth orĂ«s 18:08 minuta, nĂ« fshatin DumincĂ« e EpĂ«rme, Komuna e PodujevĂ«s, pas njĂ« mosmarrĂ«veshjeje mes tĂ« akuzuarit Besnik Salihu dhe tani tĂ« ndjerit S.S., i akuzuari nĂ« mĂ«nyrĂ« dinake dhe papritur iu afrua tĂ« ndjerit S.S. me qĂ«llim qĂ« t’i merrte jetĂ«n.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari kishte shtënë me armë zjarri, duke qëlluar dy herë në kokë tani të ndjerin S.S- një herë me pistoletë në anën e majtë të kokës dhe një herë me armë të gjatë nën mjekër, duke i shkaktuar gjakderdhje masive të jashtme trunore, dhe për shkak të plagëve të marra nga predhat e shkrepura në kokë, tani i ndjeri S.S. ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ku më pas i akuzuari Besnik largohet nga vendi i ngjarjes.

Me kĂ«to veprime, i pandehuri Besnik Salihu ka kryer veprĂ«n penale tĂ« “Vrasjes e rĂ«ndĂ«â€, sipas nenit 173, paragrafi 1, pika 14 e KPRK-sĂ«.

Tutje, në aktakuzë thotë se i pandehuri Besnik, në datën, kohën dhe vendin e përshkruar si në dispozitivin e parë të kësaj akuze, pa autorizim dhe në kundërshtim me ligjin për armët, ka poseduar një revole dhe një armë të gjatë, me të cilën ka kryer veprën penale të përmendur si më lart.

I njĂ«jti ngarkohet edhe pĂ«r kryerjen veprĂ«n penale “Mbajtjes nĂ« pronĂ«si, kontroll ose posedim tĂ« paautorizuar tĂ« armĂ«ve”, sipas nenit 366, paragrafi 1 tĂ« KPRK-sĂ«.

Gjithashtu, në aktakuzës thuhet se i pandehuri Ilaz Salihu, në vendin, kohën dhe mënyrën e përshkruar në dispozitivin e parë të kësaj aktakuze, me dashje ndihmoi vëllain e tij, të akuzuarin Besnik, duke i premtuar se do të fshehë provat e kryerjes së veprës penale.

Me kĂ«tĂ«, i pandehuri Ilaz Salihu ka kryer veprĂ«n penale tĂ« “NdihmĂ«s nĂ« vrasjen e rĂ«ndĂ«â€, sipas nenit 173, paragrafi 1, pika 14, lidhur me nenin 3 tĂ« KPRK-sĂ«.

Komuna e Obiliqit subvencionon prodhuesit e qumështit me 8 cent për litër



Kryetari i KomunĂ«s sĂ« Obiliqit, Halil Thaçi, ka njoftuar se ka nĂ«nshkruar vendimin pĂ«r subvencionimin e prodhuesve tĂ« qumĂ«shtit nĂ« kĂ«tĂ« komunĂ« pĂ«r periudhĂ«n 2026–2029.

“Sot kam nĂ«nshkruar vendimin pĂ«r subvencionimin e prodhuesve tĂ« qumĂ«shtit nĂ« KomunĂ«n e Obiliqit me 8 cent pĂ«r çdo litĂ«r, pĂ«r periudhĂ«n 2026–2029”, ka shkruar Thaçi nĂ« Facebook.

Ai ka theksuar se kjo masĂ« pĂ«rfaqĂ«son njĂ« angazhim konkret dhe afatgjatĂ« pĂ«r fermerĂ«t lokalĂ«. “Ky Ă«shtĂ« angazhim konkret dhe afatgjatĂ« pĂ«r fermerĂ«t tanĂ«â€, ka deklaruar kryetari i Obiliqit.

Thaçi ka shtuar se sektori i bujqĂ«sisĂ« mbetet prioritet pĂ«r qeverisjen komunale. “Fermeri Ă«shtĂ« shtyllĂ« e ekonomisĂ« sonĂ« dhe do ta ketĂ« gjithmonĂ« pĂ«rkrahjen time”, ka pĂ«rfunduar ai. /Telegrafi/


Në Vushtrri nisin vendosjet e tabelave të reja të sinjalizimit rrugor



Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka njoftuar se në qytetin e Vushtrrisë ka filluar vendosja e tabelave të reja të sinjalizimit rrugor, me qëllim përmirësimin e sigurisë dhe orientimin më të lehtë për qytetarët dhe vizitorët.

“NĂ« kuadĂ«r tĂ« pĂ«rmirĂ«simit tĂ« sigurisĂ« rrugore dhe orientimit mĂ« tĂ« lehtĂ« pĂ«r qytetarĂ«t dhe vizitorĂ«t, nĂ« qytetin e VushtrrisĂ« ka filluar vendosja e tabelave tĂ« reja tĂ« sinjalizimit rrugor”, ka deklaruar Idrizi.

Sipas tij, këto tabela do të ndihmojnë në rregullimin e qarkullimit dhe në rritjen e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

“KĂ«to tabela ndihmojnĂ« nĂ« rregullimin e qarkullimit, rritjen e sigurisĂ« pĂ«r kĂ«mbĂ«sorĂ«t dhe drejtuesit e makinave, si dhe nĂ« lehtĂ«simin e lĂ«vizjes brenda qytetit”, ka shtuar kryetari i VushtrrisĂ«.

Idrizi ka theksuar se komuna do të vazhdojë punën për përmirësimin e infrastrukturës urbane.

“VazhdojmĂ« punĂ«n pĂ«r njĂ« qytet mĂ« tĂ« rregullt dhe mĂ« funksional”, ka pĂ«rfunduar ai. /Telegrafi/


MPJD reagon pas arrestimit të Mitehat Llozhanit në Serbi



Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se shtetasi i Republikës së Kosovës, Mitehat Llozhani, është arrestuar nga autoritetet serbe menjëherë pas hyrjes në Serbi, në pikën kufitare Batrovci, në kufi me Kroacinë.

Sipas MPJD-së, menjëherë pas marrjes së informatave për rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet institucionale. Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi ka adresuar një kërkesë zyrtare pranë Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, duke kërkuar konfirmimin e arrestimit, sqarimin e arsyeve konkrete të ndalimit, si dhe informacione të tjera relevante për trajtimin e mëtejmë të rastit.

Po ashtu, për rastin është njoftuar Delegacioni i Bashkimit Evropian në Serbi, ndërsa janë dërguar nota verbale edhe pranë misioneve diplomatike të vendeve të Quint-it të akredituara në Serbi, me qëllim sigurimin e angazhimit të partnerëve ndërkombëtarë në mbrojtje të të drejtave dhe sigurisë së shtetasit të Republikës së Kosovës.

MPJD bën të ditur se ambasadori i Republikës së Kosovës në Serbi, Jetish Jashari, është në kontakt të vazhdueshëm me familjen e të arrestuarit dhe se, përmes Zyrës Ndërlidhëse, do të procedohet kërkesa zyrtare për lejimin e vizitës ndaj Mitehat Llozhanit.

Ministria i ka bërë thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që të rrisë presionin ndaj autoriteteve të Serbisë, duke theksuar se praktikat e arrestimit dhe keqtrajtimit të shtetasve të Republikës së Kosovës përbëjnë shkelje të normave dhe standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. /Telegrafi/


PunĂ«torĂ«t e “Trafikut Urban” paralajmĂ«rojnĂ« grevĂ«



PunĂ«torĂ«t e NdĂ«rmarrjes Publike “Trafiku Urban” nĂ« PrishtinĂ« kanĂ« paralajmĂ«ruar hyrjen nĂ« grevĂ« nga data 13 shkurt 2026, nĂ«se deri atĂ«herĂ« nuk marrin pĂ«rgjigje institucionale lidhur me kĂ«rkesat e tyre.

Sipas njoftimit zyrtar të dorëzuar menaxhmentit të ndërmarrjes, punëtorët bëjnë të ditur se më 26 janar 2026 kanë dorëzuar paralajmërimin paraprak për grevë, por deri më 6 shkurt nuk kanë pranuar asnjë përgjigje nga organet kompetente.

Në dokument thuhet se vendimi për grevë bazohet në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Grevat, ndërsa theksohet se do të respektohet minimumi i procesit të punës, në mënyrë që të mos cenohen interesat publike dhe siguria e qytetarëve.

PunĂ«torĂ«t e “Trafikut Urban” kanĂ« bĂ«rĂ« tĂ« ditur se greva do tĂ« organizohet nĂ« pĂ«rputhje tĂ« plotĂ« me legjislacionin nĂ« fuqi dhe se ky njoftim konsiderohet paralajmĂ«rim pĂ«rfundimtar ligjor. /Telegrafi/

KRM Pastrimi apelon: Mos i digjni kontejnerët



Kompania Rajonale e Menaxhimit të Mbeturinave, KRM Pastrimi, ka bërë apel te qytetarët për kujdes në hedhjen e mbeturinave në kontejnerët e qytetit.

“Mos hedhni mjete qĂ« mund tĂ« shkaktojnĂ« ndezjen e zjarrit dhe djegien e kontejnerĂ«ve. Dijeni qĂ« kontejnerĂ«t i blejmĂ« me paratĂ« publike tĂ« qytetarĂ«ve”, thuhet nĂ« njoftimin e KRM Pastrimi.

NĂ« njoftim gjithashtu shfaqet njĂ« fotografi e njĂ« kontejneri duke u djegur nĂ« rrugĂ«n “Agim Ramadani”, duke rikujtuar se pronĂ«n publike duhet ta ruajmĂ« tĂ« gjithĂ« sĂ« bashku.

KRM Pastrimi fton qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të kontribuojnë në ruajtjen e pastrisë dhe sigurisë në hapësirat publike. /Telegrafi/


Kuvendi i Prishtinës miraton buxhetin për vitin 2026, VV refuzon votimin



Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar buxhetin për vitin fiskal 2026, me shumicë votash nga anëtarët e tij - buxhet ky që kalon mbi 150 milionë euro.

Gjatë seancës, 33 asamblistë votuan për miratimin e buxhetit, ndërsa tetë votuan kundër.

Buxheti i këtij viti u tha është projektuar për të adresuar nevojat operative të komunës, investimet kapitale dhe projektet zhvillimore të kryeqytetit.

Sipas të dhënave të prezantuara nga Drejtorja e Financave, Valbona Makolli, shuma totale e buxhetit është e ndarë në pesë kategori kryesore: paga dhe mëditje, mallra dhe shërbime, shpenzime komunale, subvencione dhe transferime, si dhe investime kapitale.

Makolli ka theksuar se investimet kapitale përfshijnë projekte të mëdha zhvillimore që kanë për qëllim transformimin e infrastrukturës dhe shërbimeve komunale në të gjitha lagjet e Prishtinës.

Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje kishte bërë të ditur paraprakisht se nuk do të mbështeste miratimin e buxhetit, duke e cilësuar si problematik në disa aspekte dhe duke kërkuar më shumë transparencë dhe llogaridhënie për përdorimin e mjeteve financiare.

Përfaqësues të kësaj partie theksuan se buxheti nuk përfaqëson vizionin e tyre për zhvillimin e kryeqytetit dhe se disa projekte kapitale të përfshira janë objekt shqyrtimi ligjor.

Partitë tjera politike, përfshirë Lidhjen Demokratike të Kosovës, PDK-në dhe Nismën, shprehën mbështetje për miratimin e buxhetit, duke e vlerësuar atë si një mjet për sigurimin e stabilitetit financiar dhe zhvillimin e projekteve të rëndësishme për qytetarët.

Miratimi i buxhetit të vitit 2026 shënon një hap përpara në planifikimin financiar të komunës, ndërsa diskutimet për mënyrën e ndarjes së mjeteve dhe prioritetet zhvillimore pritet të vazhdojnë gjatë implementimit të tij.

Në këtë seancë u vu re mungesa e kryetarit të komunës, për të cilën anëtarët e Kuvendit nuk dhanë sqarime, por kjo nuk ndikoi në procesin e votimit.

Në përfundim, buxheti 2026 hyri në fuqi menjëherë pas miratimit dhe pritet të nisë zbatimi i projekteve të planifikuara në të gjitha sektorët e komunës. /Telegrafi/

Makolli prezantoi buxhetin e kryeqytetit, LDK, PDK dhe partitë tjera po e mbështesin - VV kundër



Në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës, pa praninë e kryetarit, po diskutohet miratimi i buxhetit për vitin fiskal 2026.

Në seancë, përfaqësues të partive politike prezantuan qëndrimet e tyre lidhur me ndarjen e mjeteve financiare dhe prioritetet zhvillimore të kryeqytetit.

Drejtoresha për Financa, Valbona Makolli, ka prezantuar strukturën e buxhetit, duke kërkuar aprovimin e tij në tërësi.

Sipas saj, buxheti është i ndarë në pesë kategori ekonomike: paga dhe mëditje 48.3 milionë euro, mallra dhe shërbime 32 milionë, shpenzime komunale 3.5 milionë, subvencione dhe transferime 6.8 milionë, dhe investime kapitale 60.8 milionë euro.

Makolli theksoi se investimet kapitale janë të bazuara në projekte të mëdha, ndërsa shpenzimet operative lidhen drejtpërdrejt me jetën e qytetarëve, duke e prezantuar buxhetin si një instrument për transformimin e kryeqytetit.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), PDK-ja dhe Nisma shprehën mbështetje për buxhetin, duke theksuar stabilitetin dhe zhvillimin e qytetit. Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje deklaroi se nuk do ta votojë këtë buxhet, duke e cilësuar problematik dhe të papranueshëm në disa aspekte.

Seanca po zhvillohet ndërkohë që tensionet politike rreth ndarjes së mjeteve dhe prioriteteve zhvillimore të kryeqytetit mbeten të larta. /Telegrafi/

VV nuk mbështet buxhetin e Prishtinës, Sveçla kritikon PDK-në dhe projektet problematike



Gëzim Sveçla nga Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se subjekti i tij politik nuk do të votojë buxhetin e kryeqytetit, duke e vlerësuar si një paraqitje të gabuar të suksesit në qeverisjen komunale.

“Po na kĂ«rkohet t’i votojmĂ« 150 milionĂ« euro pa pikĂ« llogaridhĂ«nie”, tha Sveçla, duke shtuar se tri projekte kryesore tĂ« buxhetit janĂ« problematike dhe aktualisht nĂ« trajtim nga organet e drejtĂ«sisĂ«, raporton Telegrafi.

Ai pĂ«rmendi Sheshin “Xhorxh Bush”, lidhjen e ArbĂ«risĂ« me QendrĂ«n dhe tunelin nĂ« rrugĂ«n “Agim Ramadani”.

Sveçla kritikoi gjithashtu PDK-në, duke theksuar se ky buxhet më shumë i shërben interesave të saj sesa vetë LDK-së.

Qëndrimi i VV-së vjen ndërkohë që Kuvendi i Prishtinës po diskuton miratimin e buxhetit për vitin aktual, ndërsa debate të forta janë duke u zhvilluar për legjitimitetin dhe përmbajtjen e disa projekteve kapitale. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Ish-nënkryetarja e Prishtinës nga PDK, Sahatçiu: Nuk e mbështes koalicionin me LDK-në kryeqytet



Ish-nënkryetarja e Prishtinës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Donjeta Sahatçiu, ka bërë të qartë se nuk mbështet një koalicion të mundshëm mes PDK-së dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në kryeqytet.

NĂ« njĂ« postim nĂ« Facebook, Sahatçiu ka shkruar: “Nuk jam e pĂ«rfshirĂ« dhe nuk e mbĂ«shtes njĂ« koalicion tĂ« mundshĂ«m LDK-PDK nĂ« PrishtinĂ«. Kam kĂ«rkuar votĂ« pĂ«r atĂ« qĂ« kam besuar, publikisht dhe pa kalkulime. Edhe pse do tĂ« gĂ«njeja nĂ«se them se nuk i kuptoj arsyetimet politike pĂ«r njĂ« kompromis, nuk i kam pranuar kurrĂ« si mĂ«nyrĂ« pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar besim me qytetarĂ«t, e aq mĂ« pak sot, pas njĂ« pĂ«rvoje qĂ« dĂ«shmoi tĂ« kundĂ«rtĂ«n. PikĂ«pamjet e mia janĂ« krejtĂ«sisht tĂ« kundĂ«rta dhe kam 1001 arsye pĂ«r to”.

Ajo ka shtuar se pĂ«r hir tĂ« respektit ndaj bashkĂ«punĂ«torĂ«ve do tĂ« pĂ«rmbahet nga komentet e mĂ«tejme, por ndjen pĂ«rgjegjĂ«si t’i bĂ«jĂ« tĂ« qarta qĂ«ndrimet e saj pĂ«rpara se tĂ« demantojĂ« dikĂ« tjetĂ«r, duke theksuar se ky Ă«shtĂ« qĂ«ndrimi i saj edhe sikur tĂ« ishte aktualisht nĂ« PrishtinĂ«.

Ky reagim vjen disa muaj pas shkarkimit të saj nga pozita e nënkryetares nga kryetari Përparim Rama në shkurt të vitit 2024, pak orë pas thirrjes së seancës së jashtëzakonshme për anulimin e vendimit për këmbim të pronave.

Në postimin e saj, Sahatçiu nënvizon se politika, sipas saj, fillon dhe mbaron me dinjitetin dhe besnikërinë ndaj asaj që thuhet dhe punohet. /Telegrafi/


Abazi nga LVV: Kryetari Rama mungon në seancën e buxhetit dhe nuk emëron drejtorët në afatet ligjore



Asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Prishtinës, Berita Abazi, ka reaguar ndaj mungesës së Kryetarit Përparim Rama në seancën e jashtëzakonshme për miratimin e buxhetit të kryeqytetit.

“Seanca e jashtĂ«zakonshme pĂ«r miratimin e buxhetit tĂ« PrishtinĂ«s Ă«shtĂ« ftuar nga Kryetari Perparim Rama, e i njĂ«jti sot nuk Ă«shtĂ« prezent nĂ« seancĂ«â€, ka shkruar Abazi nĂ« Facebook.

Ajo ka theksuar gjithashtu vonesat në emërimet e zyrtarëve nëpër drejtoritë komunale.

“E edhe pĂ«r mĂ« keq, sot jemi nĂ« ditĂ«n e 59-tĂ« qĂ« Perparim Rama ka tejkaluar afatet ligjore pĂ«r emĂ«rimin e nĂ«nkryetarit dhe drejtorĂ«ve. Kaq pĂ«r seriozitetin e tyre”, ka shtuar Abazi.

Reagimi vjen ndërkohë që Kuvendi i Prishtinës vazhdon diskutimet për miratimin e buxhetit për vitin aktual./Telegrafi/


❌