❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ekskluzive | “Bregdeti” – Arrestohen 3 tĂ« dyshuar nĂ« Merdare, kapen 76.8 kg marihuanĂ« dhe armĂ« zjarri, bastisen shtĂ«pi e sekuestrohen vetura e para

Tre persona janĂ« arrestuar nĂ« kuadĂ«r tĂ« operacionit policor tĂ« koduar “Bregdeti”, pas njĂ« hetimi tre mujor pĂ«r trafikim tĂ« narkotikĂ«ve, ku nĂ« PikĂ«kalimin Kufitar Merdare Ă«shtĂ« kapur njĂ« sasi e madhe e substancĂ«s sĂ« dyshuar narkotike.

Burime të sigurta bëjnë me dije se aksioni është zhvilluar nga Njësia Rajonale e DHTN-së në Prishtinë, e përkrahur nga njësitë mbështetëse të Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Sipas informacioneve, më 21.01.2026 rreth orës 23:00, është ndaluar i dyshuari:

Halil Stublla, rreth 47-vjeçar.

I njëjti ishte duke drejtuar një kamion me targa vendore, ku gjatë kontrollit janë gjetur të fshehura: 68 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë,

me peshë totale 76 kilogram e 800 gram.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda në Prishtinë dhe, në koordinim me të, është realizuar edhe kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ku janë sekuestruar:

Një armë zjarri me 5 fishekë të kalibrit 9.9 mm

2 vetura

1 kamion

1 telefon celular

2,950 euro para të gatshme

Aksioni ka vazhduar edhe mĂ« 22.01.2026 rreth orĂ«s 06:15, ku me asistencĂ« tĂ« NJSO-sĂ«, janĂ« bastisur edhe dy lokacione nĂ« fshatin Godishnjak – PodujevĂ«, nĂ« shtĂ«pitĂ« e tĂ« dyshuarve:

Rafet Xhema, rreth 65-vjeçar

Albion Xhema, rreth 24-vjeçar

Gjatë kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar:

  4 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë 4 kilogram e 454 gram

2 vetura

2 telefona celularë

thasë najloni të zbrazët, ngjitës dhe materiale që dyshohet se janë përdorur për paketim

Po ashtu, është gjetur edhe një armë me gas e modelit Signasauser, për të cilën është iniciuar rast i veçantë nga Stacioni Policor në Podujevë.

NĂ« vendngjarje ka dalĂ« edhe NjĂ«sia e ForenzikĂ«s Rajonale – PrishtinĂ«, e cila ka kryer fotografimin dhe konfiskimin e provave materiale.

Të dyshuarit janë shoqëruar në zyrat e DHTN-së për procedura të mëtutjeshme dhe, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Sipas vlerësimeve, vlera e substancës së sekuestruar arrin rreth 160 mijë euro, ndërsa rasti po hetohet edhe më tej.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | “Bregdeti” – Arrestohen 3 tĂ« dyshuar nĂ« Merdare, kapen 76.8 kg marihuanĂ« dhe armĂ« zjarri, bastisen shtĂ«pi e sekuestrohen vetura e para appeared first on Sinjali.

OVL-UÇK pĂ«r ligjeratĂ«n e GjykatĂ«s Speciale: Po bĂ«n ‘kontroll tĂ« dĂ«mit’ ndaj imazhit tĂ« saj

Organizata e veteranĂ«ve OVL-UÇK ka reaguar ndaj ligjĂ«ratave tĂ« zhvilluara nga Gjykata Speciale me nxĂ«nĂ«s tĂ« gjimnazit “Xhevdet Doda” nĂ« PrishtinĂ«, duke i cilĂ«suar si fushata propagandistike qĂ« synojnĂ« menaxhimin e imazhit tĂ« saj.

Sipas OVL UÇK-sĂ«, veprimet e Speciales cenojnĂ« besueshmĂ«rinĂ« e institucioneve, ndĂ«rhyjnĂ« nĂ« arsimin pa autorizim dhe nuk i respektojnĂ« standardet ligjore dhe tĂ« drejtave tĂ« njeriut.

“Kjo qĂ« nuk duket Ă«shtĂ« ligjĂ«ruese, por e dukshme Ă«shtĂ« Dhoma e Specializuar pĂ«r “kontroll tĂ« dĂ«mit” ndaj imazhit tĂ« tire tĂ« rĂ«nduar, pas shkeljeve tĂ« njĂ«pasnjĂ«shme qĂ« kanĂ« bĂ«rĂ« ndaj tĂ« njĂ«jtave tĂ« akuzave tĂ« KosovĂ«s. NĂ« vend qĂ« tĂ« merret me fushata propagandistike dhe menaxhim tĂ« imazhit publik, Gjykata Speciale duhet tĂ« komunikojĂ« besueshmĂ«rinĂ« e saj KushtetutĂ«n, ligjet e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s dhe standardet e tjera tĂ« veçanta. KĂ«to skena na pĂ«rkujtojnĂ« se, nĂ« mĂ«nyra tĂ« ngjashme, dikur kanĂ« veprime edhe organet e pushtetit nĂ« ish-Jugosllavi, tĂ« lidhura me Lidhja Komuniste dhe Li Socialiste, tĂ« cilat pas demonstratave tĂ« popullit studentor tĂ« vitit 1981 organizojnĂ« mbledhjen nĂ«pĂ«r fshatra dhe kolektive pune, me qĂ«llim tĂ« keqit tĂ« organizatorĂ«ve qĂ« janĂ« tĂ« mirĂ«filltĂ«. pushteti i atĂ«hershĂ«m po pĂ«rgatitej t’ia shqiptonte rinisĂ« shqiptare shqiptare. Kjo Ă«shtĂ« njohur e propagandĂ«s dhe presionit nĂ« institucional nuk i shĂ«rben shĂ«rbimeve, por imponimit tĂ« njĂ« narrative tĂ« parapĂ«rgatitur”, thuhet nĂ« komunikatĂ«.

Tutje, organizata ka renditur njĂ« varg shkelje qe sipas tyre, Gjykata Speciale ka bĂ«rĂ« ndaj ish-krerĂ«ve tĂ« UÇK-sĂ«.

“Shkelja e barazisĂ« para ligjit, duke ndjekur penalisht njĂ« palĂ«, luftĂ«n çlirimtare tĂ« UÇK-sĂ«, pasi qĂ« krimet mbi tĂ« gjitha parimet e pandĂ«shkuara. Mohimi i vazhdon dhe lirimit tĂ« pĂ«rkohshĂ«m, edhe nĂ« kĂ«tĂ« gjendje humanitare, nĂ« lidhje me njohuritĂ« evropiane dhe parimin e proporcional. Zgjatja e pajustifikueshme e paraburgimit, pa vendim pĂ«rfundimtare, duke u shndĂ«rruar nĂ« paraburgimin e njerĂ«zve paraprak. Cenimi i dinjitetit njerĂ«zor tĂ« paraburgosurve, pĂ«rmes kushteve kufizuese dhe qĂ« nuk i pĂ«rgjigjen standardeve tĂ« KonventĂ«s Evropiane pĂ«r tĂ« Drejtat e Njeriut. Mungesa e transparencĂ«s dhe llogarive publike, pĂ«rfshijnĂ« adresimin e adresave tĂ« kompanive tĂ« tyre tĂ« veteranĂ«ve. NdĂ«rhyrje indirekte nĂ« sfera tĂ« ndjeshme shoqĂ«rore, si arsimi, pa autorizim institucional dhe pa debat, gjĂ« qĂ« nuk ka dyshime serioze pĂ«r ndikim dhe propagandĂ«â€, thuhet tutje.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post OVL-UÇK pĂ«r ligjeratĂ«n e GjykatĂ«s Speciale: Po bĂ«n ‘kontroll tĂ« dĂ«mit’ ndaj imazhit tĂ« saj appeared first on Sinjali.

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për plagosje në Ferizaj, ishte dorëzuar dje në polici

Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj Argjent Ramës, të dyshuarit për plagosjen e ndodhur në Ferizaj, i cili një ditë më parë është dorëzuar në Policinë e Kosovës.

Sipas njoftimit zyrtar të gjykatës, masa e paraburgimit është marrë pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës nga gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, Ilir Bytyqi.

Në njoftim thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se më datë 21.12.2025, rreth orës 23:20, në një rrugë të qytetit të Ferizajt, pas një konflikti verbal, i pandehuri Argjent Rama, me qëllim që ta privojë nga jeta viktimën A.D., ka shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim të tij.

“Pas mbajtjes sĂ« seancĂ«s dĂ«gjimore dhe analizimit tĂ« shkresave tĂ« lĂ«ndĂ«s, gjyqtari i procedurĂ«s paraprake i Departamentit pĂ«r Krime tĂ« RĂ«nda Ilir Bytyqi, ka vlerĂ«suar se ekziston dyshimi i bazuar, se mĂ« datĂ« 21.12.2025, rreth orĂ«s 23:20, nĂ« njĂ« rrugĂ« tĂ« qytetit tĂ« Ferizajt, pas njĂ« konflikti verbal, i pandehuri me qĂ«llim qĂ« tĂ« privoj nga jeta ka shtĂ«nĂ« disa herĂ« me armĂ« zjarri nĂ« drejtim tĂ« viktimĂ«s A.D., duke i shkaktuar plagĂ« nga arma e zjarrit nĂ« abdomen, dorĂ« dhe regjion femoral, pĂ«r pasojĂ« i dĂ«mtuari i`u Ă«shtĂ« nĂ«nshtruar operimit nĂ« QKUK -PrishtinĂ«. Si dhe se i pandehuri me datĂ«, kohĂ« dhe vend tĂ« shĂ«nuar si mĂ« lartĂ« tek pika e parĂ« e dispozitivit, nĂ« kundĂ«rshtim me ligjin e aplikueshĂ«m lidhur me armĂ«t ka mbajtur nĂ« pronĂ«si dhe posedim armĂ«n e zjarrit tĂ« llojit CZ, modeli 70, kalibri 7.65 MM”, thuhet nĂ« njoftimin e gjykatĂ«s.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Një muaj paraburgim për të dyshuarin për plagosje në Ferizaj, ishte dorëzuar dje në polici appeared first on Sinjali.

Rama pranon kapjen e drejtësisë: SPAK stacioni i fundit i shpresës!

Edi Rama ka pranuar kĂ«tĂ« tĂ« enjte se sistemi i drejtĂ«sisĂ« nĂ« vend Ă«shtĂ« i kapur. Nga foltorja e Kuvendit, ai ka ironizuar opozitĂ«n teksa u shpreh se SPAK Ă«shtĂ« stacioni i fundit i shpresĂ«s pĂ«r ta. Rama u sugjeroi qĂ« ta çojnĂ« nĂ« SPAK edhe nismĂ«n pĂ«r “Bordin e Paqes”, teksa u shpreh me [
]

The post Rama pranon kapjen e drejtësisë: SPAK stacioni i fundit i shpresës! appeared first on BoldNews.al.

Një muaj paraburgim për djalin që dyshohet se vrau nënën në Dragash, urdhërohet edhe ekzaminimi psikiatrik

Gjykata e Prizrenit ia ka caktuar një muaj paraburgim 30 vjeçarit Ferzidin Boza, i cili dyshohet se e ka vrarë nënën e tij, dje në Restelicë të Dragashit.

“Me rastin e caktimit tĂ« paraburgimit, Gjykata ka marrĂ« parasysh peshĂ«n e rĂ«ndĂ« tĂ« veprĂ«s penale, duke marrĂ« parasysh mĂ«nyrĂ«n dhe rrethanat nĂ« tĂ« cilat dyshohen se  Ă«shtĂ« kryer vepra, brenda ambientit familjar, dhe duke marrĂ« parasysh vendosmĂ«rinĂ« e  tĂ« pandehurit pĂ«r tĂ« kryer veprĂ«n, me anĂ« tĂ« ushtrimit tĂ« dhunĂ«s dhe ngufatjes ndaj  anĂ«tarit tĂ« familjes, andaj nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ« caktimi i paraburgimit Ă«shtĂ« i domosdoshĂ«m dhe i arsyeshĂ«m”, thuhet nĂ« njoftimin e gjykatĂ«s.

Tutje në njoftim thuhet se ndja tij do të urdhërohet edhe ekzaminim psikiatrik.

“Gjithashtu duke marrĂ« parasysh edhe karakteristikat personale tĂ« tĂ« pandehurit, i dĂ«nuar mĂ« herĂ«t pĂ«r vepra tĂ« ngjashme ku palĂ« e dĂ«mtuar ka qenĂ« pikĂ«risht viktima  T.B., si dhe me qĂ«llim tĂ« mbarĂ«vajtjes sĂ« procedurĂ«s penale, ndaj tĂ« pandehurit do tĂ« urdhĂ«rohet ekzaminimi psikiatrik, Gjykata ka ardhur nĂ« pĂ«rfundim se caktim I paraburgimit Ă«shtĂ« i domosdoshĂ«m pĂ«r tĂ« siguruar prezencĂ«n e tij nĂ« procedurĂ«n hetimore e cila Ă«shtĂ« nĂ« fazĂ«n fillestare”.

“Nga tĂ« lartcekurat, Gjykata ka ardhur nĂ« pĂ«rfundim se nĂ« rastin konkret caktimi i paraburgimit pĂ«r tĂ« pandehurin Ă«shtĂ« oportune dhe e nevojshme, pĂ«r mbarĂ«vajtjen e procedurĂ«s hetimore. Gjithashtu Gjyqtarja e procedurĂ«s paraprake, me datĂ« 22.01.2026, ka lĂ«shuar URDHËR, pĂ«r QKUK-nĂ«, Institutin e forenzikĂ«s psikiatrike tĂ« kryejĂ« ekzaminim psikiatrik, nĂ« njĂ« kohĂ« sa mĂ« tĂ« shpejtĂ« qĂ« tĂ« jetĂ« e mundur, por jo mĂ« gjatĂ« se afati prej dy (2) javĂ«sh nga dita e lĂ«shimit tĂ« urdhĂ«resĂ«s. Dhe pas kryerjes sĂ« ekzaminimit, raporti dhe ekspertiza, ti dorĂ«zohet ProkurorinĂ« Themelore Prizren, dhe Gjyqtarit tĂ« procedurĂ«s paraprake”, thuhet ndĂ«r tĂ« tjera nĂ« njoftim.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Një muaj paraburgim për djalin që dyshohet se vrau nënën në Dragash, urdhërohet edhe ekzaminimi psikiatrik appeared first on Sinjali.

Gucati beson se ish-krerĂ«t e UÇK-sĂ« do tĂ« shpallen tĂ« pafajshĂ«m

Kryetari i OVL-UÇK’sĂ«, Hysni Gucati beson qĂ« ish-krerĂ«t e UÇK’sĂ«, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi do tĂ« dalin tĂ« pafajshĂ«m, duke theksuar se beson qĂ« drejtĂ«sia nuk do tĂ« jetĂ« selektive e politike.

“UnĂ« besoj mĂ« 16-17 do tĂ« jemi nĂ« HagĂ«, do t’i dĂ«gjojmĂ« katĂ«r bashkĂ«luftĂ«tar tanĂ«. BesojmĂ« qĂ« do tĂ« jemi atje, nĂ«se na lejohet, i kemi bĂ«rĂ« kĂ«rkesa para dy dite, besoj qĂ« do tĂ« na lejohet tĂ« marrim pjesĂ«. UnĂ« besoj dhe dua tĂ« besoj fuqishĂ«m ata do tĂ« dalin tĂ« pafajshĂ«m. Se besoj qĂ« drejtĂ«sia do tĂ« jetĂ« drejtĂ«si politike apo selektive, do tĂ« jetĂ« njĂ« drejtĂ«si e mirĂ«filltĂ« evropiane”, tha Gucati, pasi bĂ«ri homazhe nĂ« Kompleksin Memorial “Adem Jashari” nĂ« Prekaz nĂ« 28-vjetorin e sulmit tĂ« dytĂ« ndaj familjes sĂ« komandantit legjendar, Adem Jashari.

Gucati ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur edhe se do tĂ« marrin pjesĂ« nĂ« protestĂ«n e 17 shkurtit qĂ« Ă«shtĂ« thirrur nga platforma “Liria ka EmĂ«r”, e ku do tĂ« bĂ«het thirrje pĂ«r drejtĂ«si ndaj çlirimtarĂ«ve.

“Mua mĂ« vjen keq kjo pyetje qĂ« ma bĂ«rĂ«t, Ă«shtĂ« me spec. Qysh nuk marr pjesĂ« bre unĂ« dhe gjithĂ« shokĂ«t. Ne marrim pjesĂ« nĂ« protesta. Ne nuk jemi kĂ«shill organizativ, kemi thĂ«nĂ« me kohĂ«, arsyet dihen pak a shumĂ«, a nĂ« protestĂ« do tĂ« marrim pjesĂ«. UnĂ« vetĂ« kam vuajtur burgun edhe i kemi shokĂ«t, i kemi njerĂ«zit qĂ« kanĂ« luftuar”, tregoi Gucati.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gucati beson se ish-krerĂ«t e UÇK-sĂ« do tĂ« shpallen tĂ« pafajshĂ«m appeared first on Sinjali.

Vendos gjykata, 1 muaj paraburgim ndaj Arianit Sllamnikut

Gjykata Themelore e Gjilanit ia ka caktuar një muaj paraburgim Arianit Sllamnikut.

Lajmin e ka konfirmuar Sabit Shkodra, zëdhënësi i Themelores në Gjilan.

Sllamniku dyshohet pĂ«r dy vepra penale “Ushtrim i kundĂ«rligjshĂ«m i veprimtarisĂ« mjekĂ«sore ose farmaceutike’ dhe ‘Eksperimente tĂ« kundĂ«rligjshme mjekĂ«sore dhe testime tĂ« barnave”.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Vendos gjykata, 1 muaj paraburgim ndaj Arianit Sllamnikut appeared first on Sinjali.

Miratohet me ndryshime të vogla drafti i ligjeve të reformës në drejtësi

Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi tĂ« mĂ«rkurĂ«n me disa ndryshime propozimet e deputetit socialist, Olsi Komici pĂ«r dy nga ligjet e paketĂ«s sĂ« ReformĂ«s nĂ« DrejtĂ«si ku parashikohej dhe njĂ« dispozitĂ« kalimtare pĂ«r emĂ«rimin e kryetarĂ«ve tĂ« gjykatave dhe prokurorive, e kontestuar nga Shoqata e GjyqtarĂ«ve. Sipas variantit tĂ« miratuar nga komisioni nĂ« ligjin “PĂ«r [
]

The post Miratohet me ndryshime të vogla drafti i ligjeve të reformës në drejtësi appeared first on Reporter.al.

“DrejtĂ«si jo politikĂ«â€ – MĂ« 17 shkurt protestohet nĂ« PrishtinĂ« pĂ«r ish-krerĂ«t e UÇK-sĂ«

MĂ« 17 shkurt, pĂ«rvjetorin e pavarĂ«sisĂ« sĂ« KosovĂ«s, nĂ« PrishtinĂ« do tĂ« mbahet njĂ« protestĂ« nĂ« mbĂ«shtetje tĂ« ish-krerĂ«ve tĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s qĂ« gjenden nĂ« HagĂ«.

Protesta organizohet nga platforma “Liria ka emĂ«r”, ndĂ«rsa nĂ« kohĂ«n kur nĂ« HagĂ« pritet tĂ« jepen fjalĂ«t pĂ«rfundimtare, qytetarĂ«t do tĂ« dalin nĂ« rrugĂ«t e kryeqytetit.

Ismail Tasholli nga kjo platformë ka thënë se protesta do të jetë paqësore.

“NĂ« ditĂ«n kur Kosova shpalli pavarĂ«sinĂ« e saj mĂ« 17 shkurt, nĂ«n udhĂ«heqjen e shpallĂ«sit tĂ« saj Hashim Thaçi, e paralajmĂ«roj njĂ« protestĂ« paqĂ«sore pĂ«r drejtĂ«si nĂ« PrishtinĂ«, sepse pikĂ«risht tani, ku pas mĂ« shumĂ« se pesĂ« vitesh procesi nĂ« HagĂ« ka hyrĂ« nĂ« fazĂ«n pĂ«rmbyllĂ«se, Ă«shtĂ« momenti tĂ« ngritet zĂ«ri qytetar nĂ« mbrojtje tĂ« çlirimtarĂ«ve dhe vetĂ« parimit tĂ« drejtĂ«sisĂ«. Prandaj kĂ«tu jemi pĂ«r tĂ« njoftuar pĂ«r kĂ«tĂ« protestĂ« dhe pĂ«r tĂ« shpjeguar pse Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« e domosdoshme”, ka thĂ«nĂ« Tasholli.

Ai ka nënvizuar shqetësimet që lidhen me zvarritjen e procesit dhe rrjedhjen e dokumenteve nga Serbia gjatë viteve.

“Procesi nĂ« HagĂ« Ă«shtĂ« krijuar pĂ«r tĂ« sjellĂ« drejtĂ«si, por me kalimin e viteve nĂ« opinionin publik Ă«shtĂ« krijuar perceptim i mjegullt, proces i zvarritur, procedura tĂ« ndĂ«rlikuara, informacione kontradiktore, ndikim i diskursit politik dhe njĂ« ndjenjĂ« se drejtĂ«sia po humb fokusin e saj juridik. Gjykata u krijua nĂ« rrethana tĂ« jashtĂ«zakonshme politike, vet origjina e saj ka prodhuar debat publik. A Ă«shtĂ« kjo drejtĂ«si e pastĂ«r, apo e ndikuar nga rrethanat politike? Kjo pyetje nuk Ă«shtĂ« propagandĂ« e as retorikĂ«, por Ă«shtĂ« shqetĂ«sim real qytetar. QytetarĂ«t kanĂ« parĂ« ndĂ«r vitet rrjedhjen e dokumenteve qĂ« vijnĂ« nga Serbia, ankesa pĂ«r tĂ« drejtat e mbrojtjes, zvarritje tĂ« proceseve, mungesĂ« komunikimi tĂ« qartĂ« me opinionin publik dhe njĂ« diskurs ku politika shpesh flet mĂ« shumĂ« se ligji”, ka shtuar Tasholli.

Ndërsa Eliza Hoxha ka bërë të qartë mesazhin e këtij marshimi dhe proteste paqësore, duke theksuar se kërkohet një gjykim i drejtë dhe drejtësi pa presion e pa ndikim në prova.

“ËshtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme tĂ« theksojmĂ« se nuk marshojmĂ« as nuk protestojmĂ« kundĂ«r drejtĂ«sisĂ«; thjesht ne protestojmĂ« dhe kĂ«rkojmĂ« drejtĂ«si reale. ProtestojmĂ« sepse nuk duam standarde tĂ« dyfishta. Nuk duam procese tĂ« pafundme, nuk duam gjykime qĂ« duken tĂ« porositura, nuk duam drejtĂ«si selektive. Ne kĂ«rkojmĂ« verdikt juridik dhe jo politik. KĂ«rkojmĂ« vendime tĂ« bazuara nĂ« prova dhe jo nĂ« agjenda. Mesazhi ynĂ« Ă«shtĂ« i qartĂ« sepse kĂ«rkojmĂ« drejtĂ«si pa presion, pa ndikim, pa skenar. DrejtĂ«si pĂ«r tĂ« gjithĂ«. KĂ«rkojmĂ« qĂ« procesi nĂ« fund tĂ« mbyllet me vendim ligjor qĂ« respekton parimin e gjykimit tĂ« drejtĂ« dhe mos tĂ« mbetet peng i politikĂ«s. Prandaj, mĂ« 17 shkurt, ju ftojmĂ« tĂ« gjithĂ«ve tĂ« na bashkoheni nĂ« marshim dhe protestĂ« paqĂ«sore dhe dinjitoze me mesazhin tonĂ« tĂ« qartĂ«â€, ka thĂ«nĂ« Hoxha.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “DrejtĂ«si jo politikĂ«â€ – MĂ« 17 shkurt protestohet nĂ« PrishtinĂ« pĂ«r ish-krerĂ«t e UÇK-sĂ« appeared first on Sinjali.

Ndryshimet ligjore – KryegjyqtarĂ«t nĂ« detyrĂ« deri nĂ« 2028-Ă«n, veting anĂ«tarĂ«ve jomagjistratĂ« nĂ« KLP e KLGJ

TIRANË, 21 janar /ATSh/ Komisioni pĂ«r Çështjet Ligjore dhe AdministratĂ«n Publike miratoi sot nĂ« parim dhe nen pĂ«r nen projektligjin pĂ«r disa ndryshime nĂ« ligjin “PĂ«r statusin e gjyqtarĂ«ve dhe prokurorĂ«ve nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â€, dhe projektligjin pĂ«r “PĂ«r organet e qeverisjes sĂ« sistemit tĂ« drejtĂ«sisĂ«â€.

Nisma ligjore pĂ«r disa ndryshime nĂ« ligjin pĂ«r “PĂ«r statusin e gjyqtarĂ«ve dhe prokurorĂ«ve” ka nĂ« fokus garantimin e pavarĂ«sisĂ«, paanĂ«sisĂ« dhe llogaridhĂ«nies sĂ« magjistratĂ«ve, me qĂ«llim ndĂ«rtimin e njĂ« sistemi drejtĂ«sie tĂ« pavarur, profesional, tĂ« besueshĂ«m dhe tĂ« orientuar drejt shĂ«rbimit ndaj qytetarit.

Projektligji Ă«shtĂ« hartuar nĂ« pĂ«rputhje me rekomandimet e Komisionit Evropian pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« pĂ«r periudhĂ«n 2021-2025 dhe udhĂ«rrĂ«fyesin pĂ«r shtetin e sĂ« drejtĂ«s, duke synuar pĂ«rmbushjen e piketave tĂ« ndĂ«rmjetme tĂ« Kapitullit 23, “GjyqĂ«sori dhe tĂ« drejtat themelore”.

Ndryshimet e propozuara adresojnë problematika të konstatuara gjatë zbatimit të ligjit aktual, veçanërisht mungesën e drejtuesve të përhershëm në gjykata dhe prokurori, nevojën për rritjen e transparencës së vendimmarrjes së Këshillave, si dhe forcimin e mekanizmave të kontrollit të integritetit të kandidatëve për magjistratë.

Gjithashtu ndryshimet e propozuara parashikojnë dispozitë tranzitore për drejtuesit aktualë të gjykatave dhe prokurorive, që parashikon qëndrimin e tyre në detyrë deri më 31 dhjetor 2028, me kusht kalimin e vetingut dhe vlerësim pozitiv të performancës.

Po ashtu në ndryshime parashikohet rritje të transparencës në lëvizjet paralele dhe ngritjet në detyrë, përmes detyrimit për publikimin e vendimeve të KLGj-së dhe KLP-së, duke respektuar legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale.

Përfshirje të opinionit të Prokurorit të Përgjithshëm në procesin e përzgjedhjes dhe rizgjedhjes së kryetarëve të prokurorive, si dhe përjashtimin nga kandidimi të magjistratëve me masa disiplinore në fuqi.

Gjithashtu ndryshime parashikohen edhe në rregullat e komandimit të magjistratëve pranë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, duke zgjatur afatin maksimal të komandimit deri në 15 vjet dhe duke krijuar stimuj për rritjen e aplikimeve, përfshirë njohjen e përvojës si vlerë e shtuar në karrierë.

Nga ana tjetĂ«r projektligji pĂ«r disa ndryshime nĂ« ligjin “PĂ«r organet e qeverisjes sĂ« sistemit tĂ« drejtĂ«sisĂ«â€, synon korrigjimin e paqartĂ«sive ligjore dhe plotĂ«simin e boshllĂ«qeve normative tĂ« evidentuara gjatĂ« zbatimit tĂ« reformĂ«s nĂ« drejtĂ«si, duke rritur efektivitetin, transparencĂ«n dhe integritetin nĂ« qeverisjen e sistemit tĂ« drejtĂ«sisĂ«.

Projektligji, i cili përbëhet nga 38 nene, parashikon që edhe anëtarët jomagjistratë, qoftë në Këshillin e Lartë Gjyqësor, po ashtu edhe në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, të kalojnë nëpër filtra të thelluar verifikimi, të ngjashëm me procesin e vetingut të magjistratëve.

Ky mekanizëm synon krijimin e një barazie mes anëtarëve magjistratë dhe atyre jomagjistratë dhe garantimin e integritetit institucional.

Sipas projektligjit procedura për përzgjedhjen e kandidatëve nga fusha e avokatisë, fillon nga Avokati i Popullit, vijon me një verifikim të detajuar nga Komisioni i Pavarur Ad hoc, i cili ka kompetenca të zgjeruara për akses në të gjitha institucionet shtetërore dhe subjekte private, për të kontrolluar kriteret e pasurisë dhe figurës. Bazë e këtij verifikimi janë raportet e ILDKPKI-së dhe AKSIK-së.

Pas përfundimit të këtij procesi, kandidatët e kalifikuar ose të skualifikuar shqyrtohen në një filtër të dytë nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, i cili kontrollon përputhshmërinë e raportit me dokumentacionin e dosjes.

E njëjta procedurë zbatohet për kandidatët që vijnë nga fusha e pedagogëve, ku kompetenca të zgjeruara marrin Dekani dhe Këshilli i Shkollës së Magjistraturës, si dhe Komisioni Ad hoc, i cili kryen verifikime të detajuara dhe administron raportet përfundimtare të ILDKPKI-së dhe AKSIK-së.

Në rastin e kandidatëve nga shoqëria civile, dokumentacioni grumbullohet nga Avokati i Popullit, ndërsa Komisioni i Shoqërisë Civile ka kompetenca për verifikim dhe ka akses në institucione shtetërore dhe subjekte private, duke përfunduar me një raport përfundimtar.

Ndryshimet ligjore synojnë të rrisin besueshmërinë, transparencën dhe standardet e integritetit për të gjithë anëtarët jomagjistratë të organeve të qeverisjes së sistemit të drejtësisë.

/m.q/r.e/a.f/

The post Ndryshimet ligjore – KryegjyqtarĂ«t nĂ« detyrĂ« deri nĂ« 2028-Ă«n, veting anĂ«tarĂ«ve jomagjistratĂ« nĂ« KLP e KLGJ appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: PavarĂ«simi i gjyqĂ«sorit nuk zhduku hijen e padrejtĂ«sisĂ« mbi “21 janarin”

TIRANË, 21 janar /ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nĂ« ceremoninĂ« e pĂ«rkujtimit tĂ« 4 viktimave tĂ« 21 janarit se, pas 15 vitesh ende nuk Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« drejtĂ«si pĂ«r ngjarjen e 21 Janarit.

Duke folur pĂ«rpara familajrĂ«ve tĂ« 4 viktimave tĂ« “21 Janarit” Aleks NikĂ«s, Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran DedĂ«s, Rama u shpreh se, “vetĂ«m Zoti e di se me çfarĂ« guri nĂ« zemĂ«r unĂ« vij pĂ«r nĂ« kĂ«tĂ« godinĂ« kur del drita e ditĂ«s sĂ« “21 Janarit””.

“ËshtĂ« njĂ« gur qĂ« bĂ«het gjithnjĂ« e mĂ« i madh dhe qĂ« mĂ« tregon pĂ«rmes njĂ« sĂ«kĂ«lldije tĂ« madhe se sa mĂ« i madh bĂ«het nĂ« çdo 21 janar zhgĂ«njimi juaj tĂ« dashur familjarĂ« tĂ« 4 DĂ«shmorĂ«ve, hidhĂ«rimi juaj, pengu juaj  pĂ«r mosardhjen e drejtĂ«sisĂ«â€, tha Rama.

“15 vjet pa drejtĂ«si pĂ«r “21 Janarin” janĂ« 15 vjetĂ«t e njĂ« padrejtĂ«sie tĂ« madhe, jo thjesht pĂ«r disa, por mbi ShqipĂ«rinĂ« dhe mbi popullin shqiptar”, u shpreh Rama.

“NdĂ«rsa, pĂ«r ju familjarĂ«t e DĂ«shmorĂ«ve tĂ« “21 Janarit”, 15 vjetĂ«t e kĂ«tij boshllĂ«ku tĂ« pangushĂ«llueshĂ«m janĂ« sa njĂ« jetĂ« e tĂ«rĂ« e jetuar nĂ« ankth, dĂ«shpĂ«rim dhe poshtĂ«rim”, iu drejtua Rama familjarĂ«ve tĂ« viktimave.

“Atyre ndĂ«r ju qĂ« ishin gjyshĂ«r iu ka ardhur koha pĂ«r t’u bĂ«rĂ« stĂ«rgjyshĂ«r. Atyre qĂ« ishin fĂ«mijĂ« iu ka ardhur koha pĂ«r t’u bĂ«rĂ« prindĂ«r, ndĂ«rsa atyre 4 pjesĂ«ve tĂ« shpirtit tuaj tĂ« cilave u janĂ« tretur trupat nĂ« dhe’, nuk u ka ardhur koha ende tĂ« prehen tĂ« qetĂ« sepse as pĂ«rmbysja e sistemit tĂ« vjetĂ«r tĂ« drejtĂ«sisĂ«, as pavarĂ«simi i pushtetit gjyqĂ«sor dhe as rĂ«nia e kultit tĂ« pandĂ«shkueshmĂ«risĂ« sĂ« individĂ«ve tĂ« veshur me pushtet politik nuk kanĂ« mjaftuar deri mĂ« sot pĂ«r ta zhdukur hijen e padrejtĂ«sisĂ« mbi “21 Janarin””, tha Rama.

Sot shĂ«nohen 15 vite nga 21 janari 2011, kur gjatĂ« njĂ« proteste tĂ« PartisĂ« Socialiste, nĂ« bulevardin “DĂ«shmorĂ«t e Kombit”, para KryeministrisĂ«, u vranĂ« katĂ«r protestues.

Gjatë protestës u vranë Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda. Katër viktimat e 21 Janarit 2011 u shpallën Dëshmorë të Atdheut.

Në korrik të vitit 2024 Prokuroria e Posaçme (SPAK) rinisi zyrtarisht hetimet për 21 Janarin, pasi Gjykata e Strasburgut urdhëroi Strukturën e Posaçme të hetonte kallëzimin e bërë nga Rajmonda Nika, bashkëshortja e Aleks Nikës, ndaj Sali Berishës, ish-kryeministër, Lulzim Bashës, ish-ministër i Brendshëm dhe Ndrea Prendit, ish-kreu i Gardës së Republikës.

Gjykata e Strasburgut e ka cilĂ«suar vrasjen e katĂ«r protestuesve si “krim shtetĂ«ror qĂ« duhej zbardhur”.

/gj.m/a.f/

 

The post Rama: PavarĂ«simi i gjyqĂ«sorit nuk zhduku hijen e padrejtĂ«sisĂ« mbi “21 janarin” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balla: Shqiptarët dhe familjet e të rënëve të 21 Janarit duan drejtësi

TIRANË, 20 janar /ATSH/ NesĂ«r shĂ«nohen 15 vite nga 21 janari 2011, kur gjatĂ« njĂ« proteste tĂ« PartisĂ« Socialiste, nĂ« bulevardin “DĂ«shmorĂ«t e Kombit”, para KryeministrisĂ«, u vranĂ« katĂ«r protestues nga Garda e RepublikĂ«s.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste , Taulant Balla u shpreh sot se, shqiptarët dhe familjet e të rënëve të 21 Janarit duan drejtësi.

“Gjykata e LartĂ«, nĂ« dritĂ«n e vendimit historik tĂ« GjykatĂ«s Europiane pĂ«r tĂ« Drejtat e Njeriut, ka konkluduar me emra tĂ« pĂ«rveçëm”, theksoi Balla duke sjellĂ« vendimin e gjykatĂ«s.

“AsnjĂ«herĂ« nuk Ă«shtĂ« tentuar pĂ«r tĂ« shtrirĂ« hetimet – lidhur me “ngjarjen e 21 janarit” – ku mbeten tĂ« vrarĂ« katĂ«r demostrues dhe tĂ« plagosur dhjetĂ«ra tĂ« tjerĂ« – nga zjarri i armĂ«ve tĂ« pĂ«rdorura nga efektive tĂ« GardĂ«s
, pĂ«rtej nivelit tĂ« mirĂ«filltĂ« ekzekutues tĂ« krimit (krimeve) – tĂ« sipĂ«rcituar (efektivĂ« dhe drejtues tĂ« GardĂ«s) – por edhe tĂ« paballafaquar minimalisht (nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«) me indiciet individualizuese – evidentuese tĂ« implikimit tĂ« nivelit mĂ« tĂ« lartĂ« drejtues shtetĂ«ror – pĂ«rfshirĂ« Kryeministrin dhe Ministrin e BrendshĂ«m tĂ« kohĂ«s – pĂ«rtej atij tĂ« mirĂ«fillte ekzekutues – tĂ« vĂ«na nĂ« dispozicion tĂ« organit tĂ« procedimit”, thuhet nĂ« vendim.

Gjatë protestës së 21 Janarit 2011 u vranë Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda. Katër viktimat e 21 Janarit 2011 u shpallën Dëshmorë të Atdheut.

Në korrik të vitit 2024 Prokuroria e Posaçme (SPAK) nisi zyrtarisht hetimet për 21 Janarin, pasi Gjykata e Strasburgut urdhëroi Strukturën e Posaçme të hetonte kallëzimin e bërë nga Rajmonda Nika, bashkëshortja e Aleks Nikës, ndaj Sali Berishës, ish-kryeministër, Lulzim Bashës, ish-ministër i Brendshëm dhe Ndrea Prendit, ish-kreu i Gardës së Republikës.

Gjykata e Strasburgut e ka cilĂ«suar vrasjen e katĂ«r protestuesve si “krim shtetĂ«ror qĂ« duhej zbardhur”.

/gj.m/j.p/

The post Balla: Shqiptarët dhe familjet e të rënëve të 21 Janarit duan drejtësi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tarran takon Brahon: OSBE mbështet institucionet e drejtësisë në Shqipëri

TIRANË, 20 janar /ATSH/ Kryetari i PrezencĂ«s sĂ« OSBE-sĂ« nĂ« ShqipĂ«ri, ambasadori Michel Tarran, u takua sot me drejtuesin  e StrukturĂ«s sĂ« Posaçme kundĂ«r Korrupsionit dhe Krimit tĂ« Organizuar (SPAK), Klodjan Brahon.

Ambasadori Tarran e përgëzoi Brahon për zgjedhjen në detyrë dhe i uroi suksese në marrjen e këtij roli të rëndësishëm dhe sfidues.

Ambasadori Tarran ripohoi mbështetjen e fortë të Prezencës së OSBE-së për SPAK-un dhe rolin e tij kyç në procesin e reformës në drejtësi në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e këtij institucioni në forcimin e shtetit të së drejtës dhe rritjen e besimit të publikut tek institucionet demokratike të Shqipërisë.

Gjatë takimit, Tarran dhe Braho diskutuan bashkëpunimin aktual dhe të ardhshëm ndërmjet Prezencës së OSBE-së dhe SPAK-ut, përfshirë mbështetjen përmes veprimtarive të rritjes së kapaciteteve, këshillimit për politika dhe shkëmbimit të praktikave më të mira ndërkombëtare.

Kryetari i Prezencës ritheksoi angazhimin e vijueshëm të Prezencës së OSBE-së për të mbështetur institucionet e drejtësisë në Shqipëri dhe mirëpriti pikëpamjet e Brahos mbi mënyrat se si bashkëpunimi mund të forcohet më tej për të adresuar në mënyrë efektive korrupsionin dhe krimin e organizuar.

/gj.m/j.p/

The post Tarran takon Brahon: OSBE mbështet institucionet e drejtësisë në Shqipëri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zvarritja e vendimit pĂ«r Ballukun Ă«shtĂ« ‘standard europian’, sipas qeverisĂ«

Prej dy muajsh, Kuvendi i ShqipĂ«risĂ« po zvarrit procedurat pĂ«r shqyrtimin e kĂ«rkesĂ«s sĂ« ProkurorisĂ« sĂ« Posaçme pĂ«r autorizimin e arrestimit pĂ«r zv.kryeministren Belinda Balluku, ndĂ«rsa kjo e fundit Ă«shtĂ« marrĂ« e pandehur dhe po hetohet pĂ«r veprĂ«n penale tĂ« ‘shkeljes sĂ« barazisĂ« nĂ« tendera’ nĂ« disa procedura me vlerĂ« qindra-milionĂ« euro. Por pĂ«r ministrin [
]

The post Zvarritja e vendimit pĂ«r Ballukun Ă«shtĂ« ‘standard europian’, sipas qeverisĂ« appeared first on Reporter.al.

Komici: Emërimi i kryetarëve të gjykatave deri në vitin 2028, që KLGJ të mos zvarrisë procedurat

TIRANË, 20 janar /ATSh/ Deputeti Olsi Komici nĂ« Komisionin pĂ«r Nismat Qytetare, BashkĂ«punimin dhe MbikĂ«qyrjen Institucionale iu pĂ«rgjigj sot shqetĂ«simit tĂ« ngritur nga Shoqata e GjyqtarĂ«ve nĂ« lidhje me emĂ«rimin e kryetarĂ«ve tĂ« gjykatave.

Teksa shqyrtohej projektligji “PĂ«r disa ndryshime nĂ« ligjin nr. 96/2016 ‘PĂ«r statusin e gjyqtarĂ«ve dhe prokurorĂ«ve nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â€™â€, Komici tha se Ă«shtĂ« lĂ«nĂ« njĂ« afat qĂ« kryetarĂ«t e gjykatave tĂ« rrinĂ« nĂ« detyrĂ« deri nĂ« fund tĂ« vitit 2028, por kjo pikĂ« Ă«shtĂ« e diskutueshme.

Komici theksoi se viti 2028 është vendosur për të caktuar një afat për KLGJ-në, në mënyrë që mos të krijohet një vakuum institucional.

“NĂ« rast se bĂ«het fjalĂ« pĂ«r ‘deadline’ nĂ« lidhje me kryetarĂ«t e gjykatave, qĂ« Ă«shtĂ« dhe shqetĂ«simi kryesor i ShoqatĂ«s sĂ« GjyqtarĂ«ve, Ă«shtĂ« lĂ«nĂ« njĂ« afat qĂ« kryetarĂ«t e gjykatave apo zĂ«vendĂ«skryetarĂ«t tĂ« rrinĂ« nĂ« detyrĂ« deri nĂ« fund tĂ« vitit 2028. QĂ« kur bĂ«ra prezantimin e nismave ligjore, e lashĂ« si pikĂ« pĂ«r ta diskutuar, hapa kartat e diskutimit nĂ« kĂ«tĂ« komision. Logjika dhe ideja ime ka tĂ« bĂ«jĂ« me faktin se vĂ«rtetĂ« nga ana e KLGJ Ă«shtĂ« miratuar nĂ« rregulloren pĂ«rkatĂ«se pĂ«r zgjedhjen e kryetarĂ«ve tĂ« gjykatave, por unĂ« mbaj parasysh qĂ« procesi i vlerĂ«simit tĂ« pasurisĂ«, integriteti dhe aftĂ«sive profesionale tĂ« tĂ« gjithĂ« kandidatĂ«ve pĂ«r kryetarĂ« gjykatash, Ă«shtĂ« njĂ« proces qĂ« do tĂ« dojĂ« njĂ« kohĂ« tĂ« konsiderueshme.

“Pra ne mund tĂ« dimĂ« datĂ«n se kur do tĂ« fillojĂ« ky proces, por nuk mund tĂ« dimĂ« datĂ«n se kur pĂ«rfundon ky proces, i cili mund tĂ« vazhdojĂ« pĂ«r muaj, por mund tĂ« vazhdojĂ« dhe pĂ«r njĂ« 1 vit apo 2 vite. ËshtĂ« njĂ« proces realisht mjaft kompleks, ku pĂ«rveç marrjes sĂ« analizĂ«s sĂ« informacionit qĂ« bĂ«jnĂ« KĂ«shillat pĂ«rkatĂ«se, ka tĂ« bĂ«jĂ« me faktin me ndĂ«rthurjen e kĂ«tij informacioni dhe pika mĂ« e vĂ«shtirĂ« Ă«shtĂ« nĂ« vlerĂ«simin pĂ«rfundimtar qĂ« u bĂ«het kandidaturave.

“PikĂ«risht, pĂ«r tĂ« shmangur kĂ«tĂ« vakuum qĂ« mund tĂ« krijohet, nĂ« kohĂ« dhe institucional, kam propozuar qĂ« tĂ« vendoset njĂ« afat, pra qĂ« Ă«shtĂ« viti 2028, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« mos tĂ« lĂ«mĂ« bosh institucionin e kryetarit tĂ« gjykatĂ«s, pra tĂ« kĂ«tĂ« njĂ« vazhdimĂ«si ky institucion, ky rol, qoftĂ« ligjor dhe kushtetues, por nga ana tjetĂ«r pĂ«rcaktojmĂ« dhe njĂ« afat pĂ«r KLGJ-nĂ«. Pra nĂ« bazĂ« tĂ« Rregullores, ke tĂ« drejtĂ«n ta fillosh procesin, por jo ta zgjasĂ«sh pafund. Kam vendosur vitin 2028, por qĂ« Ă«shtĂ« i diskutueshĂ«m, Ă«shtĂ« relativ”, tha Komici.

Komici shtoi se “ligji pĂ«rcakton afatin 3-vjeçar tĂ« atyre qĂ« janĂ« nĂ« detyrĂ«, por deadline (afati i fundit) Ă«shtĂ« qĂ« mos tĂ« zvarrisin pafund procedurat”.

“NjĂ« propozim mund tĂ« jetĂ« qĂ« KLGJ tĂ« nisĂ« procedurĂ«n pĂ«r zgjedhjen e kryetarit dhe mos tĂ« kalojĂ« afati 3-vjeçar i atyre qĂ« janĂ« nĂ« detyrĂ«â€, tha ai.

Deputetët e Partisë Demokratike nuk morën pjesë në mbledhjen e komisionit.

/m.q/r.e/a.f/

The post Komici: Emërimi i kryetarëve të gjykatave deri në vitin 2028, që KLGJ të mos zvarrisë procedurat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Prokuroria: Dy nga katër të arrestuarit janë zyrtarë të MPB-së, lëshuan leje të armëve jashtë rregullave

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka lëshuar një komunikatë në lidhje me aksionin e sotëm, ku u arrestuar katër persona.

Prokuroria ka konfirmuar se dy nga tĂ« arrestuarit janĂ« zyrtarĂ« tĂ« MPB’sĂ« qĂ« dyshohet se kanĂ« lĂ«shuar certifikata pĂ«r pajisje me leje armĂ«sh pĂ«r qytetarĂ«t pa iu nĂ«nshtruar procedurave.

Po ashtu janĂ« arrestuar edhe dy persona pĂ«r “Pranim tĂ« ryshfetit nĂ« sektorin privat”.

Komunikata e plotë:

Prokuroria  Themelore në Prishtinë- Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se, me urdhër të Gjykatës kompetente dhe në bazë të kërkesës me shkrim të Prokurorit të Shtetit, sot është zbatuar një urdhër-kontroll në kuadër të një hetimi penal.

Deri mĂ« tani, janĂ« arrestuar dy persona zyrtarĂ« tĂ« MinistrisĂ« sĂ« PunĂ«ve tĂ« Brendshme (MPB), pĂ«r vepren penale ‘’KeqpĂ«rdorimi i pozitĂ«s apo autoritetit zyrtar’’, sipas nenit 414 tĂ« Kodit Penal tĂ« RepublikĂ«s sĂ« Kosoves, tĂ« cilĂ«t dyshohen se kanĂ« lĂ«shuar çertifikata pĂ«r pajisje me leje armĂ«sh pĂ«r qytetarĂ«, pa iu nĂ«nshtruar procedurave tĂ« nevojshme ligjore.  Poashtu, janĂ« arrestuar edhe dy persona tĂ« tjerĂ« pĂ«r veprĂ«n penale ‘’Pranimi i ryshfetit nĂ« sektorin privat’’, sipas  nenit 309 tĂ« KPRK-sĂ«.

Gjatë ezekutimit të urdhër-kontrollit janë sekuestruar disa dokumente  të nevojshme,  të cilat do të shërbejnë për zhvillimin e mëtejmë të hetimeve lidhur me këtë çështje penale.

Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor, do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës të sigurisë ndaj të pandehurve.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim dhe koordinim të plotë më Policinë e Kosovës, mbetet e përkushtuar në luftimin e kryerjes se veprave penale dhe në sundimin e ligjit.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Prokuroria: Dy nga katër të arrestuarit janë zyrtarë të MPB-së, lëshuan leje të armëve jashtë rregullave appeared first on Sinjali.

Aksidenti me tre të vdekur në Qubrel, polici që e shkaktoi aksidentin dënohet me 6 vjet burgim

Gjykata Themelore nĂ« MitrovicĂ«, Dega nĂ« Skenderaj, ka shpallur aktgjykimin ndaj tĂ« pandehurit E.R., i cili Ă«shtĂ« dĂ«nuar pĂ«r veprĂ«n penale “Rrezikimi i trafikut publik”, me pasojĂ« vdekjen e tre personave.

Gjyqtari i vetëm gjykues, Leotrim Gashi, pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, e ka shpallur fajtor E.R., sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Mitrovicë të datës 18 qershor 2025.

Vepra penale për të cilën është dënuar parashihet nga neni 370 paragrafi 9, lidhur me paragrafët 8 dhe 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, që parasheh dënim nga një deri në tetë vjet burgim.

Gjykata i ka shqiptuar të pandehurit dënim me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë vjet e gjashtë muaj, si dhe dënim plotësues ndalim të drejtimit të automjeteve të kategorisë B për një periudhë prej dy vjetësh.

Ky ndalim do të fillojë të zbatohet pas përfundimit të vuajtjes së dënimit me burgim.

Sipas aktakuzĂ«s, mĂ« 26 janar 2025, rreth orĂ«s 18:45, nĂ« rrugĂ«n rajonale Mitrovicë–PejĂ«, nĂ« fshatin Qubrel tĂ« KomunĂ«s sĂ« Skenderajt, E.R. nga pakujdesia nuk e kishte pĂ«rshtatur shpejtĂ«sinĂ« me kushtet e rrugĂ«s, duke shkelur dispozitat e Ligjit pĂ«r Trafikun Rrugor. Si pasojĂ«, ai kishte humbur kontrollin mbi automjetin, kishte kaluar nĂ« shiritin e kundĂ«rt dhe ishte pĂ«rplasur me njĂ« veturĂ« VW Golf IV.

Nga ky aksident kishin pësuar lëndime fatale A.G., G.G. dhe Z.G., ndërsa lëndime të rënda trupore kishte pësuar vetë i pandehuri, pasagjerët e tij D.E. dhe B.H., si dhe pasagjeri i veturës tjetër, fëmija L.G.

Arsyetimi i plotĂ« i aktgjykimit pritet t’u dorĂ«zohet palĂ«ve me vendimin e shkruar, ndĂ«rsa ndaj kĂ«tij aktgjykimi ekziston e drejta e ankesĂ«s brenda afatit ligjor, duke filluar nga dita e pranimit tĂ« tij.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksidenti me tre të vdekur në Qubrel, polici që e shkaktoi aksidentin dënohet me 6 vjet burgim appeared first on Sinjali.

Gucati: Protestat dhanĂ« efekt nĂ« gjykatĂ«, Thaçit po i lejohet tĂ« flasĂ« nĂ« ‘zoom’ me familjen 

Kryetari i OrganizatĂ«s sĂ« VeteranĂ«ve tĂ« LuftĂ«s sĂ« UÇK-sĂ«, Hysni Gucati, ka folur pĂ«r ndikimin e protestave tĂ« zhvilluara kundĂ«r GjykatĂ«s Speciale.

Ai tha se protestat kanë pasur efekt pozitiv dhe se ky është një informacion që kanë marrë nga mbrojtja e grupit, Thaçi dhe të tjerët, duke sjellë ndryshime të dukshme brenda gjykatës.

“Protestat kanĂ« pasur efektin e vet nĂ« mĂ«nyrĂ«n pozitive, ky Ă«shtĂ« njĂ« informacion qĂ« e kemi marrĂ« nga mbrojtja e grupit, Thaçi dhe tĂ« tjerĂ«t, qĂ« ka pasur efekt shumĂ« tĂ« mirĂ«. Dhe kanĂ« fillu edhe disa gjĂ«ra qĂ« tĂ« kenĂ« ndryshim tĂ« madh drastik brenda gjykatĂ«s. Thaçit po i lejohet tĂ« flasĂ« nĂ« zoom me familjen”, tha Gucati nĂ« Klan Kosova.

Kryetari shprehu optimizĂ«m qĂ« procesi tĂ« pĂ«rfundojĂ« me njĂ« rezultat pozitiv dhe tha: “Shpresoj qĂ« nĂ« pranverĂ«n e vonshme ta festojmĂ« lirimin e tyre”.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gucati: Protestat dhanĂ« efekt nĂ« gjykatĂ«, Thaçit po i lejohet tĂ« flasĂ« nĂ« ‘zoom’ me familjen  appeared first on Sinjali.

Rasti i krerĂ«ve tĂ« UÇK-sĂ«: MĂ« 19 janar dorĂ«zohen dosjet pĂ«rfundimtare nĂ« Speciale

TĂ« hĂ«nĂ«n, mĂ« 19 janar, nĂ« GjykatĂ«n Speciale tĂ« HagĂ«s do tĂ« dorĂ«zohen dosjet pĂ«rfundimtare nĂ« rastin ndaj krerĂ«ve tĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s.

Prokuroria, avokati i viktimave dhe ekipet mbrojtĂ«se tĂ« Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit do t’i dorĂ«zojnĂ« dosjet pĂ«rkatĂ«se trupit gjykues.

Pas dorëzimit të këtyre dosjeve, mbetet fjala përfundimtare, e cila pritet të mbahet nga 9 deri më 18 shkurt, ndërsa me përfundimin e saj procesi gjyqësor konsiderohet zyrtarisht i mbyllur.

KrerĂ«t e UÇK-sĂ« ndodhen nĂ« paraburgim qĂ« nga nĂ«ntori i vitit 2020, pa asnjĂ« mundĂ«si lirimi nga paraburgimi deri nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ« tĂ« procedurĂ«s.

Pas përfundimit të fjalëve përfundimtare, gjykatësit do të kenë një afat prej tre muajsh për të shpallur vendimin e shkallës së parë, me mundësi shtyrjeje edhe për dy muaj të tjerë.

Detajet për procesin:

Në nëntor 2020, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi u arrestuan pas konfirmimit të një aktakuze dhe lëshimit të fletarrestimeve nga një gjykatës. Prokuroria pretendon se të akuzuarit mbajnë përgjegjësi individuale për rrëmbimin, keqtrajtimin dhe vrasjen e qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë në luftime. Pretendohet se këtu përfshiheshin persona që konsideroheshin se bashkëpunonin me forcat jugosllave dhe kundërshtarë politikë.

Gjatë fazës paraprake, Prokuroria i tregoi Mbrojtjes mijëra faqe prova. Mbrojtja kreu hetimet e veta dhe ngriti kundërshtime ligjore ndaj aktakuzës dhe juridiksionit të gjykatës. Viktimat aplikuan për të marrë pjesë. Në proces marrin pjesë 155 viktima. Midis prillit 2023 dhe prillit 2025, Prokuroria thirri 125 dëshmitarë. Midis shtatorit dhe nëntorit 2025, ekipet e Mbrojtjes thirrën 7 dëshmitarë. Secila palë pati mundësinë të bëjë pyetje dhe të kundërshtojë dëshmitë e dëshmitarëve të thirrur nga pala tjetër.

Sipas ligjit, një i akuzuar mund të mbahet në paraburgim vetëm nëse gjykatësit konstatojnë se ekzistojnë rreziqe që e përligjin atë. Deri tani, në më shumë se 25 rishikime të paraburgimit, gjykatësit kanë konstatuar se z. Thaçi dhe të bashkakuzuarit e tjerë paraqisnin rrezik të kryerjes së veprave penale të tjera, konkretisht kundër personave që kishin dhënë dëshmi ose që pritej të jepnin dëshmi para Dhomave të Specializuara.

Gjykatësit kanë theksuar gjithashtu se paraburgimi synon të parandalojë rrezikun e hakmarrjes kundër dëshmitarëve ose përpjekjet për të nxitur një dëshmitar që të tërheqë dëshminë e tij. Gjykatësit do të vazhdojnë të vlerësojnë çdo dy muaj nëse paraburgimi vazhdon të jetë i nevojshëm për trajtimin e këtyre rreziqeve.

Sa i takon parimit të procesit publik, 134 dëshmitarë që dhanë dëshmi në sallën e gjyqit gjatë gjykimit, e bënë këtë në seancë publike, 61 prej këtyre dëshmitarëve dhanë dëshmi pas asnjë masë mbrojtëse. Kjo pavarësisht se transparenca, është kritikuar dukshëm.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rasti i krerĂ«ve tĂ« UÇK-sĂ«: MĂ« 19 janar dorĂ«zohen dosjet pĂ«rfundimtare nĂ« Speciale appeared first on Sinjali.

Prokurori që e ngriti aktakuzën në rastin e Rezervës: Precedent i rrezikshëm nëse Kurti intervistohet në Qeveri

Zëvendëskryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Valdet Gashi, ka thënë se do të krijohej precedent i rrezikshëm, po që se Prokuroria do të shkonte në zyrë të kryeministrit për ta intervistuar Albin Kurtin në cilësinë e dëshmitarit për rastin e rezervave shtetërore.

“Jo sepse nuk Ă«shtĂ« mundĂ«si ligjore nĂ« rend tĂ« parĂ« dhe nuk mund tĂ« krijohen precedentĂ« tĂ« tilla sepse janĂ« shumĂ« tĂ« rrezikshme pĂ«r procesin e hetimeve”, ka thĂ«nĂ« ai nĂ« ktv.

E nĂ«se ka pasur precedentĂ« tĂ« tillĂ« nĂ« tĂ« kaluarĂ«n, Gashi ka thĂ«nĂ«: “Jo, me sa e di unĂ«, jo”

Gashi ka thënë se Prokuroria Speciale i ka shfrytëzuar të gjitha mundësitë ligjore, sa i përket ftesave për Kurtin. Ai ka thënë se Prokuroria e ka ftuar Kurtin duke e parë si të domosdoshme dhe në interes të rastit një dëshmi të tij. Pas refuzimit, ai ka thënë se është kërkuar nga gjykata që Kurti të detyrohet të paraqitet, por prapë kjo nuk ka ndodhur.

“PavarĂ«sisht kĂ«saj, ne me rastin e ngritjes sĂ« aktakuzĂ«s e kemi propozuar qĂ« tĂ« dĂ«gjohet si dĂ«shmitar sepse kĂ«tĂ« na lejon edhe Kodi i ProcedurĂ«s Penale. Ne shpresojmĂ« shumĂ« qĂ« i njĂ«jti tĂ« paraqitet nĂ« gjykatĂ« kur tĂ« marrĂ« ftesĂ«n nga ana e gjykatĂ«s pĂ«r tĂ« dĂ«shmuar nĂ« shqyrtim gjyqĂ«sor. NĂ« momentin kur kemi dorĂ«zuar aktakuzĂ«n, tĂ« gjithĂ« procesin gjyqĂ«sor e menaxhon gjykata. Edhe dĂ«shmitarĂ«t edhe tĂ« pandehurit. Mosparaqitja e tyre ka pasoja ligjore qĂ« i vendos gjykata. Ne i kemi shfrytĂ«zuar tĂ« gjitha mundĂ«sitĂ« ligjore qysh e parasheh ligji. Por jemi ku jemi sot nĂ« raport me kĂ«tĂ« dĂ«shmitar”, ka thĂ«nĂ« ai.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Prokurori që e ngriti aktakuzën në rastin e Rezervës: Precedent i rrezikshëm nëse Kurti intervistohet në Qeveri appeared first on Sinjali.

❌