TIRANĂ, 30 janar /ATSH/ Transporti ajror nĂ« ShqipĂ«ri po shĂ«non njĂ« rritje tĂ« qĂ«ndrueshme, si nĂ« numrin e fluturimeve, ashtu edhe nĂ« pasagjerĂ«, duke reflektuar zhvillimin ekonomik dhe rritjen e kĂ«rkesĂ«s pĂ«r lĂ«vizshmĂ«ri ndĂ«rkombĂ«tare.
Tirana International Airport (TIA) njoftoi se gjatë vitit 2025 u ka shërbyer 11,6 milionë pasagjerëve, duke regjistruar rritje, krahasuar me 10,7 milionë pasagjerë në vitin 2024.
Ky rekord përfaqëson një sukses të rëndësishëm për transportin ajror dhe është një tregues i qartë i rritjes së kapacitetit dhe efikasitetit të infrastrukturës ajrore në vend.
Rrjeti ajror i TIA-së përfshin 68 destinacione, operim me 17 linja ajrore dhe lidhje direkte me 22 shtete, duke ofruar mundësi të gjera për lëvizjen e pasagjerëve, veçanërisht gjatë periudhës së festave të fundvitit.
Rritja e vazhdueshme e trafikut shoqërohet me zgjerim të destinacioneve, përmirësim të shërbimeve dhe investime në infrastrukturë, duke e kthyer TIA-n në një nyjë të rëndësishme lidhjeje për rajonin dhe më gjerë.
Administratori i aeroportit falënderon udhëtarët për besimin dhe mbështetjen e tyre gjatë vitit 2025, duke theksuar se investimet e vazhdueshme synojnë rritjen e cilësisë së shërbimeve, fluksin e fluturimeve dhe mbështetjen e turizmit dhe biznesit në Shqipëri.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se janë ulur largimet e mjekëve jashtë vendit dhe kërkesat për shërim jashtë Kosovës.
âLajm i mirĂ« nga puna e pĂ«rbashkĂ«t Ă«shtĂ« se ka rĂ«nie tĂ« theksuar tĂ« largimit tĂ« mjekĂ«ve nga vendi dhe tĂ« numrit tĂ« kĂ«rkesave tĂ« pacientĂ«ve pĂ«r shĂ«rim jashtĂ« vendit, çka dĂ«shmon pĂ«rmirĂ«simin e kushteve tĂ« punĂ«s pĂ«r profesionistĂ«t shĂ«ndetĂ«sorĂ« dhe tĂ« shĂ«rbimeve pĂ«r qytetarĂ«t e RepublikĂ«sâ, ka shkruar Kurti nĂ« Facebook pĂ«r vizitĂ«n qĂ« bĂ«ri bashkĂ« me ministrin nĂ« detyrĂ« tĂ« ShĂ«ndetĂ«sisĂ«, Arben Vitia, nĂ« OdĂ«n e MjekĂ«ve.
Kurti ka theksuar se zhvillim tjetër pozitiv është gjithashtu fakti se në gjashtë muajt e fundit Oda e Mjekëve ka licencuar rreth 50 mjekë nga radhët e komunitetit joshumicë serb, që tregon vullnet të mirë dhe gatishmëri për integrim në sistemin e shëndetësisë.
âNĂ« anĂ«n tjetĂ«r, sfidĂ« mbetet pensionimi i rreth 1600 mjekĂ«ve nĂ« 10 vitet nĂ« vijim, nga afĂ«r 5500 sa janĂ« tĂ« licencuar aktualisht. PĂ«r kĂ«tĂ« na duhet bashkĂ«punim i ngushtĂ« me OdĂ«n dhe planifikim i mirĂ« i MinistrisĂ« sĂ« ShĂ«ndetĂ«sisĂ« pĂ«r zĂ«vendĂ«sim tĂ« duhur me mjekĂ« tĂ« rinj, nĂ« fusha sipas kĂ«rkesave dhe nĂ« komuna qĂ« kanĂ« nevojĂ«â, ka potencuar Kurti.
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci është intervistuar  në cilësinë e të dyshuarit në Prokurorinë Speciale këtë të premte. Peci, ish ministër i bujqësisë gjatë mandatit Kurti 2, u mor në pyetje për grantet e ndara nga Ministria e Bujqësisë në kohën kur dikasteri drejtohej prej tij.
Prokuroria Speciale ka intensifikuar hetimet pĂ«r âgrantetâ e MinistrisĂ« sĂ« BujqĂ«sisĂ«, nga tĂ« cilat dyshohet se pĂ«rfituan familjarĂ« tĂ« pushtetarĂ«ve, pĂ«rfshirĂ« vĂ«llain e ish-deputetes sĂ« LĂ«vizjes VetĂ«vendosje, Fitore Pacolli.
NĂ« pyetje nga prokuroria Ă«shtĂ« marrĂ« edhe ministri nĂ« detyrĂ« i shĂ«ndetĂ«sisĂ« Arben Vitia. JashtĂ« prokurorisĂ« ai nuk ka pranuar tĂ« jap detaje pĂ«r âvizitĂ«nâ nĂ« institucionin e drejtĂ«sisĂ«.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar se ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, është intervistuar në lidhje me një rast që është në trajtim nga prokuroria.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Nora Luta.
Sipas tij, me qëllim të ruajtjes së integritetit të procesit hetimor, në këtë fazë nuk mund të ndajnë më shumë informacione.
âArben Vitia, me autorizim tĂ« ProkurorisĂ« Speciale Ă«shtĂ« intervistuar lidhur me njĂ« rast qĂ« kjo prokurori e ka nĂ« trajtim. Me qĂ«llim tĂ« ruajtjes sĂ« integritetit tĂ« procesit hetimor, nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ« nuk mund tĂ« ndajmĂ« mĂ« shumĂ« informacioneâ, ka thĂ«nĂ« Luta.
Po ashtu edhe Vitia para mediave konfirmoi lajmin që është intervistuar duke mos dhënë detaje.
Ndërkaq, zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Luta ka konfirmuar edhe intervistimin e deputetes së zgjedhur nga radhët e LVV-së, Fitore Pacolli duke mos dhënë detaje shtesë.
Ndryshe, ish-ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, është intervistuar gjatë ditës së sotme nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Nora Luta.
Sipas tij, Peci është intervistuar në cilësinë e të pandehurit në rastin e granteve, i cili është në trajtim nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës. /Telegrafi/
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka pranuar që është intervistuar nga Prokuroria Speciale, edhe pse nuk dha më shumë detaje.
Vitia po ashtu tha se shumë shpejt kjo do të sqarohet nga Prokuroria Speciale dhe nga ana e tij.
âPor tash nuk mund tĂ« ju tregoj njĂ«herĂ«, por shumĂ« shpejtĂ« besoj qĂ« do tĂ« sqarohet dhe nga Prokuroria Speciale dhe nga ana imeâ, tha shkurt Vitia.
Telegrafi ka dërguar pyetje në Prokurorinë Speciale dhe është në pritje të një përgjigje. /Telegrafi/
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari theksoi se sapo ka firmosur aktin e ri për amnistinë penale, nga i cili janë parashikuar të përfitojnë mbi 10 mijë të burgosur dhe të paraburgosur.
âSapo firmosur propozimin pas pĂ«rfundimit tĂ« procesit sĂ« marrjes sĂ« mendimeve nga institucionet pĂ«rgjegjĂ«sve tĂ« pĂ«rgjegjĂ«sie pĂ«r amnistinĂ« penale, duke e dĂ«rguar kĂ«tĂ« akt ligjor nĂ« KĂ«shillin e Ministrave, dhe shpresoj se do tĂ« jemi shpejt miratimin e aktit dhe mĂ« pas depozitimin nĂ« Kuvend. Dua tĂ« theksoj se Ă«shtĂ« njĂ« kategori e madhe personash qĂ« pĂ«rfitojnĂ«. Nga shifrat paraprake, pĂ«rfshirĂ« edhe procedimet e vitt 2024, numri i pĂ«rfituesve Ă«shtĂ« i lartĂ« mĂ« shumĂ« se 10 mijĂ« qĂ« pĂ«rfitojnĂ«, janĂ« 1280 persona qĂ« aktualisht janĂ« nĂ« sistemin petinenciar, qĂ« dmth 388 persona pĂ«rfitojnĂ« lirim tĂ« menjĂ«hershĂ«m, 900 tĂ« tjerĂ« qĂ« pĂ«rfitojnĂ« ulje dĂ«nimi dhe me ndryshimet e fundit nĂ« draft, nga ai i lancuar mĂ« herĂ«t qĂ« prezantuam nĂ« fund tĂ« dhjetorit, duke sjellĂ« kĂ«tu edhe faktin se kemi tĂ« tjerĂ« qĂ« pĂ«rfitojnĂ« nga shuarja e ndjekjes penale dhe nga tĂ« dhĂ«nat nga Prokuroria e PĂ«rgjithshme, pĂ«r dy vepra qĂ« konsiderohen te lehta , ato drejtimin e parregulltt tĂ« mjetit, nĂ« 2024 llogariten 7711 procedime dhe shuhen menjĂ«herĂ« pas miratimit tĂ« projektligjit pĂ«r amnisti, pa pĂ«rfshirĂ« kĂ«tu edhe tĂ« personave tĂ« tjerĂ« qĂ« janĂ« aktualisht nĂ« shĂ«rbimin e provĂ«s.â, u shpreh ministri Lamallari.
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka bërë të ditur se qyteti do të bëhet me spital të ri, pas një takimi që ka zhvilluar me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.
Peci ka njoftuar se nĂ« kĂ«tĂ« takim Ă«shtĂ« diskutuar pĂ«r sektorin e shĂ«ndetĂ«sisĂ« dhe projektet qĂ« Ministria e ShĂ«ndetĂ«sisĂ« planifikon tâi realizojĂ« nĂ« MitrovicĂ«, me theks tĂ« veçantĂ« nĂ« ecurinĂ« dhe dinamikĂ«n e projektit pĂ«r ndĂ«rtimin e spitalit tĂ« ri.
âMitrovica do tĂ« bĂ«het me spital tĂ« ri. Sot mirĂ«prita nĂ« takim ministrin e ShĂ«ndetĂ«sisĂ«, z. Arben Vitia, me tĂ« cilin diskutuam pĂ«r projektet qĂ« do tĂ« realizohen nĂ« MitrovicĂ« dhe pĂ«r ecurinĂ« e ndĂ«rtimit tĂ« spitalitâ, ka shkruar Peci.
Sipas tij, spitali i ri do të ndërtohet me hapësira moderne dhe do të ofrojë të gjitha shërbimet shëndetësore të nevojshme për qytetarët.
âSpitali i ri, me hapĂ«sira moderne dhe me tĂ« gjitha shĂ«rbimet shĂ«ndetĂ«sore, do tĂ« realizohet, ndĂ«rsa implementimi i tij do tĂ« fillojĂ« sapo tĂ« formohet Qeveria Kurti 3â, ka theksuar kryetari i MitrovicĂ«s.
Në kuadër të takimit është diskutuar edhe mundësia e zhvendosjes së ambulancave specialistike nga Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës në hapësira më të përshtatshme dhe më moderne të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Peci ka garantuar se Komuna e Mitrovicës do të përmbushë të gjitha obligimet e saj për realizimin e këtij projekti madhor.
âKomuna e MitrovicĂ«s do tâi kryejĂ« tĂ« gjitha obligimet qĂ« i pĂ«rkasin, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« ky projekt tĂ« jetĂ«sohet sa mĂ« parĂ«â, ka deklaruar ai. /Telegrafi/
India dhe BE kanĂ« finalizuar njĂ« marrĂ«veshje historike tĂ« tregtisĂ« sĂ« lirĂ«, tĂ« cilĂ«n presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e cilĂ«soi si ânĂ«na e tĂ« gjitha marrĂ«veshjeveâ.
Marrëveshja vjen pas pothuajse dy dekadash negociatash me ndërprerje midis Indisë dhe BE-së, të cilat u përshpejtuan shumë në gjashtë muajt e fundit dhe më në fund u përfunduan vonë të hënën në mbrëmje, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Marrëveshja pritet të hapë tregun e gjerë dhe tradicionalisht të ruajtur fort të Indisë për 27 vendet në bllok, me fokus në sektorin e prodhimit dhe shërbimeve.
Ajo pritet të lehtësojë qasjen në treg për produktet kryesore evropiane, duke përfshirë makinat dhe verën, në këmbim të eksporteve më të lehta të tekstileve, gurëve të çmuar dhe farmaceutikëve.
Marrëveshja pritet të dyfishojë eksportet e BE-së në Indi deri në vitin 2032 duke eliminuar ose ulur tarifat në 96.6% të mallrave të tregtuara sipas vlerës, dhe do të çojë në kursime prej 4 miliardë eurosh në detyrime për kompanitë evropiane, tha BE.
âEvropa dhe India po bĂ«jnĂ« histori sotâ, tha von der Leyen nĂ« njĂ« deklaratĂ« pasi mbĂ«rriti nĂ« Delhi, ku u takua me kryeministrin indian, Narendra Modi, tĂ« martĂ«n.
âKemi pĂ«rfunduar marrĂ«veshjen mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme. Kemi krijuar njĂ« zonĂ« tĂ« tregtisĂ« sĂ« lirĂ« prej dy miliardĂ« banorĂ«sh, me tĂ« dyja palĂ«t qĂ« do tĂ« pĂ«rfitojnĂ«â.
Von der Leyen kishte deklaruar më parë se priste që eksportet në Indi të dyfishoheshin pas marrëveshjes, me BE-në që do të kishte qasje të paprecedentë në tregun indian, i cili më parë ishte shumë i mbrojtur.
India, vendi më i madh në botë me një popullsi prej 1.4 miliard banorësh, është gjithashtu një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë në botë dhe është në rrugën e duhur për t'u bërë ekonomia e katërt më e madhe këtë vit, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar.
MarrĂ«veshja Ă«shtĂ« njĂ« nga mĂ« gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«set qĂ« India ka nĂ«nshkruar ndonjĂ«herĂ« dhe Modi theksoi se ajo pĂ«rfaqĂ«sonte rreth njĂ« tĂ« tretĂ«n e tregtisĂ« globale, duke e quajtur atĂ« âmarrĂ«veshjen mĂ« tĂ« madhe tĂ« tregtisĂ« sĂ« lirĂ« nĂ« historiâ.
âKjo marrĂ«veshje ka sjellĂ« mundĂ«si tĂ« mĂ«dha pĂ«r 1.4 miliard indianĂ« dhe miliona njerĂ«z nĂ« vendet evropianeâ, tha ai. âĂshtĂ« bĂ«rĂ« njĂ« shembull i mrekullueshĂ«m i sinergjisĂ« midis dy ekonomive kryesore tĂ« botĂ«sâ.
Marrëveshja do të çojë në uljen e tarifave mbi makinat nga Delhi në 10% gjatë pesë viteve nga 110% që ishte më parë, sipas një deklarate të BE-së, duke përfituar prodhuesit evropianë të makinave si Volkswagen, Renault, Mercedes-Benz dhe BMW.
Bisedimet tregtare midis dy vendeve filluan që në vitin 2007, por u ndërprenë për shkak të mosmarrëveshjeve mbi qasjen në makina, bujqësi dhe produkte qumështi.
Megjithatë, ato u rifilluan përsëri në vitin 2022 dhe u përshpejtuan me vrull gjatë gjashtë muajve të fundit përballë tarifave të rënda ndëshkuese nga administrata e Donald Trump në SHBA dhe shqetësimeve të përbashkëta mbi monopolin e Kinës mbi prodhimin global dhe kufizimet e vendit mbi eksportet kryesore.
India po përballet me tarifa prej 50% mbi eksportet në SHBA dhe BE po përballet me kërcënime për tarifa më të larta për shkak të kundërshtimeve të saj ndaj përpjekjeve të Trump për të marrë Grenlandën.
Sipas zyrtarëve, nënshkrimi zyrtar i marrëveshjes do të bëhet më vonë këtë vit dhe mund të hyjë në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/
Përshkallëzimi i radhës i tarifave duket se është shmangur për momentin, por tregtia midis SHBA-së dhe BE-së mbetet e paparashikueshme nën drejtimin e Donald Trump. DW tregon pikat e forta dhe të dobëta të të palëve.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e sheh ekonominë e vendit të tij në disavantazh në tregjet ndërkombëtare dhe dëshiron të zvogëlojë deficitin tregtarpërmes tarifave.
Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) së bashku përbëjnë partnerin më të madh tregtar të SHBA-së.
Pyetje dhe përgjigje më të rëndësishme rreth konflikteve tregtare dhe varësisë së ndërsjellë.
Sa e madhe është tregtia midis BE-së dhe SHBA-së?
BE-ja dhe SHBA-ja së bashku përbëjnë më shumë se 40 përqind të prodhimit ekonomik global dhe përfaqësojnë pothuajse një të tretën e tregtisë botërore.
Në vitin 2024, ato tregtuan mallra me vlerë më shumë se 975 miliardë dollarë amerikanë, ekuivalente me 867 miliardë euro. Duke përfshirë shërbimet, vëllimi total arrin në 1.68 trilion euro, sipas Këshillit Evropian.
A është bilanci tregtar i SHBA-së negativ?
Po, SHBA-ja blen dukshëm më shumë mallra nga BE-ja sesa i shesin BE-së.
Deficiti u rrit nga ekuivalenti i 156 miliardë eurove në vitin 2023 në 197 miliardë euro në vitin 2024.
Sipas Byrosë së Regjistrimit të SHBA-së, deficiti tregtar i SHBA-së në mallra me të gjithë botën është afërsisht 1 trilion euro.
BE-ja gjeneron suficite të konsiderueshme në sektorët e automobilave dhe farmaceutikës. SHBA-të regjistrojnë suficite vetëm në naftë, gaz dhe qymyr.
Po në lidhje me tregtinë e shërbimeve?
Për shkak të rëndësisë në rritje të gjigantëve të teknologjisë si Apple, Amazon, Microsoft, Meta dhe Google, SHBA-ja gjeneron një suficit të konsiderueshëm në tregtinë e shërbimeve.
Shërbimet financiare nga sektori i IT-së, ku të ardhurat nga licencimi luajnë një rol kyç, gjithashtu kontribuojnë në këtë suficit. Në përgjithësi, suficiti i SHBA-së në shërbime ishte ekuivalenti i 148 miliardë eurove në vitin 2024.
Prandaj, marrëdhëniet tregtare midis SHBA-së dhe BE-së janë shumë më të balancuara nga sa i portretizon Presidenti i SHBA-së Trump.
Ku ka probleme SHBA-ja në tregti?
Duke pasur parasysh rëndësinë në rritje të shërbimeve digjitale, tarifat ose taksat në këtë fushë mund ta godasin SHBA-në aty ku dhemb. Kjo do të ishte e mundur përmes instrumentit të BE-së për Masat Kundër Zbatimit të Ligjit (ACI), të ashtuquajturit bazooka tregtare. Megjithatë, ai nuk është përdorur kurrë.
A i duhet SHBA-së, BE-ja, si treg shitjesh?
Po, veçanërisht kur bëhet fjalë për eksportet e energjisë. SHBA-ja ka teprica të mëdha në këtë fushë.
Për shembull, gazi natyror i lëngshëm (LNG): Që nga pushtimi rus i Ukrainës në vitin 2022, evropianët kanë blerë ndjeshëm më shumë LNG nga SHBA-ja. Në vitin 2025, kjo arriti në 81 miliardë metra kub.
Kërkesa e shpejtë nga Evropa ka çuar në më shumë se gjysmën e të gjitha eksporteve të LNG-së amerikane që tani shkojnë në BE. Prandaj, varësia e fortë e Evropës nga importet e energjisë amerikane ka dy anë.
Sepse çdo ndërprerje jo vetëm që do ta godiste rëndë BE-në, por edhe prodhuesit dhe furnizuesit e gazit LNG në SHBA. Ky sektor është ndër mbështetësit e Trump.
Po produktet bujqësore?
Merrni për shembull sojen: SHBA-ja është furnizuesi i dytë më i madh në botë i sojës - vetëm Brazili prodhon më shumë. Blerësit më të mëdhenj të sojës amerikane janë Kina dhe BE-ja.
Kundërtarifat evropiane me vlerë prej 93 miliardë euro që BE-ja ka diskutuar përfshinin gjithashtu detyrime shtesë mbi sojën. Kjo mund të ndikojë negativisht në shitjet e sojës amerikane dhe në bujqësinë amerikane. BE-ja nuk do të pësonte ndonjë disavantazh të menjëhershëm. Mund të importojë sojë shtesë nga Brazili.
A ka nevojë SHBA-ja për Evropën për të financuar borxhin e saj?
Po. SHBA-ja ka borxhin më të lartë kombëtar në botë. Sipas Departamentit të Thesarit të SHBA-së, borxhi i përgjithshëm kombëtar ishte 38.4 trilionë dollarë më 7 janar të këtij viti. 6.79 trilionë dollarë (17.7 përqind) financohen nga huadhënës të huaj.
Japonia ishte mbajtësja më e madhe e obligacioneve të thesarit të SHBA-së jashtë SHBA-së në nëntor 2025, me 1.2 trilionë dollarë. Kreditori i dytë më i madh i vetëm është Mbretëria e Bashkuar.
Nëse mblidhen pjesët e të gjithë kreditorëve evropianë, bëhet e qartë se Evropa mban pothuajse gjysmën e të gjithë borxhit të SHBA-së jashtë vendit.
A po e dobëson politika tarifore dollarin?
Po. Tarifat e Trumpit rrisin rrezikun e inflacionit në SHBA. Në të njëjtën kohë, mosmarrëveshja mbi tarifat, deficitin buxhetor dhe uljet e normave të interesit në SHBA po përkeqëson pasigurinë ekonomike dhe politike në mbarë botën.
Ekspertët parashikojnë se rënia e dollarit kundrejt euros vitin e kaluar do të vazhdojë në vitin 2026.
Ata presin që Rezerva Federale e SHBA-së të ulë më tej normat e interesit këtë vit. Rezerva Federale e SHBA-së e uli tashmë normën e interesit nga 4.25 në 3.75 përqind në vitin 2025.
Humbjet e monedhës amerikane janë një shpatë me dy tehe. Për SHBA-në, një dollar i dobët i bën eksportet më të lira dhe për këtë arsye më konkurruese. Nga ana tjetër, i bën importet më të shtrenjta, gjë që nxit inflacionin në vend.
Për BE-në, importet e lira të energjisë nga SHBA-ja ulin inflacionin dhe ulin kostot e energjisë për kompanitë. Anasjelltas, një dollar i dobët i bën eksportet e BE-së në SHBA më të shtrenjta. Kjo i bën kompanitë e BE-së më pak konkurruese. /DW/
TIRANĂ, 24 janar /ATSH/ Bylisi ka ndalur sot hapin e kampionĂ«ve nĂ« fuqi tĂ« Egnatias, nĂ« ndeshjen hapĂ«se tĂ« JavĂ«s sĂ« 21-tĂ« tĂ« kategorisĂ« Abissnet Superiore.
Në ndeshjen e zhvilluar në Ballsh, lojtarët e Mirel Josës arritën një barazim të vyer 2-2 përballë rrogozhinasve.
Jahaja kaloi miqtë në avantazh në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë. Me fillimin e pjesës së dytë vendasit arritën ta përmbysin rezultatin, në fillim me golin e Përgjonit në minutën e 50-të, e më pas Mustafa ktheu në gol penalltinë e dhënë në favor të vendasve në minutën e 57-të. Ishte Adjesa i cili në minutën e 70-të barazoi shifrat që do të qëndronin të pandryshuara deri në fundin e lojës.
Po sot nĂ« orĂ«n 16:30 nĂ« âLoro Boriçiâ luhet takimi Vllaznia-Partizani.
Ndeshja tjetër e programuar për ditën e sotme, ajo mes Tiranës dhe Flamurtarit, është shtyrë në shenjë respekti dhe solidariteti pas ngjarjes tragjike që preku lojtarin e KF Tiranës, Freddy Alvarez.
NĂ« kĂ«tĂ« moment tĂ« rĂ«ndĂ«, si dhe nĂ« dakordĂ«si me KF TiranĂ«n dhe KF Flamurtarin, Federata Shqiptare e Futbollit bĂ«ri me dije se ndeshja TiranaâFlamurtari, e programuar tĂ« zhvillohej sot nĂ« orĂ«n 13:30 nĂ« stadiumin âSelman StĂ«rmasiâ, Ă«shtĂ« shtyrĂ« pĂ«r nesĂ«r, nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n orĂ«.
Po nesër, luhen edhe dy takime të tjera: Teuta-Vora (13:30) dhe AF Elbasani-Dinamo City (16:30).
Dhe një veprim i tillë vjen pasi presidenti Donald Trump kërcënoi të merrte Grenlandën dhe të vendoste një tarifë shtesë prej 35% për vendet që kundërshtojnë ambiciet e tij.
"Marrëveshja BE-SHBA e ngrirë për një kohë të pacaktuar!", ka thënë Bernd Lange, kryetar i komitetit të tregtisë së Parlamentit, në një postim në X, përcjell Telegrafi.
Nuk është e qartë nëse e gjithë marrëveshja tregtare, e cila kërkonte tarifa prej 15% për mallrat e Bashkimit Europian që transportohen në SHBA, është anuluar apo nëse pjesët që kanë hyrë tashmë në fuqi do të mbeten të tilla.
đąJetzt offiziell: EU-US Deal bis auf Weiteres auf Eis gelegt! Wir haben gerade beschlossen, Arbeit von @ep_trade zur rechtlichen Umsetzung Turnberry-Deal auszusetzen. Unsere SouverĂ€nitĂ€t&territoriale IntegritĂ€t stehen auf dem Spiel. Business as usual unmöglich #Grönland#Zölle â Bernd Lange (@berndlange) January 21, 2026
BE-ja dhe SHBA-të arritën një marrëveshje paraprake në korrik, duke e vënë në fuqi pjesën më të madhe të saj para se të nënshkruhej.
Lajmi erdhi ndërsa Trump i tha Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës se nuk kishte ndërmend të përdorte forcën për të blerë Grenlandën.
Por ai theksoi vazhdimisht një kërkesë që Evropa t'ia jepte Grenlandën Shteteve të Bashkuara në mënyrë efektive. /Telegrafi/
E goditi keq, apo e humbi me dashje? ĂshtĂ« kjo pyetje qĂ« i hedh mĂ« shumĂ« benzinĂ« zjarrit tĂ« polemikave pĂ«r finalen e KupĂ«s sĂ« Kombeve tĂ« AfrikĂ«s.
E sigurtë është vetëm që Brahim Diaz nuk do të merrte përsipër penalltinë, që do të mbetet gjatë një njollë në karrierën e tij.
NĂ« mediat marokene, po jo vetĂ«m ka marrĂ« zĂ« njĂ« teori konspirative, se ylli i Real Madrid gaboi me qĂ«llim me âPanenkĂ«nâ e tij.
Ky version mbështetet në disa fakte sipas akuzuesëve.
Sipas tyre, Brahim Diaz u urdhërua të gabonte, në mënyrë që të shuhej irritimi i tifozëve të Senegalit, që në ato momente po tentonin të hynin në fushë, duke u përplasur me forcat e sigurisë.
Por ka edhe shpjegime më sportivë.
Si përshembull, tensioni në kokën dhe këmbët e futbollistit, i aplifikuar nga koha e gjatë e pritjes, pas braktisjes së fushës nga skuadra senegaleze.
Kjo mbështetet edhe nga portieri I Senegalit, Edourd Mendy, që bëri pritjen më të lehtë, por atë të jetës.
âTĂ« mos bĂ«jmĂ« shaka. Cili lojtar do tĂ« donte tĂ« gabonte njĂ« penallti nĂ« minutĂ«n e fundit dhe qĂ« do ta bĂ«nte hero tĂ« njĂ« populli. Ai mendoi se do tĂ« hidhesha, por unĂ« prita deri nĂ« momentin e funditâ, ka thĂ«nĂ« portieri.
VetĂ« Brahim Diaz ka reaguar me njĂ« postim nĂ« rrjetet sociale. Ai ka kĂ«rkuar falje pĂ«r mĂ«nyrĂ«n se si zgjodhi tĂ« godasĂ« penalltinĂ«, duke thĂ«nĂ« se âe ka zemrĂ«n e thyer dhe se do tĂ« bĂ«jĂ« maksimumin nĂ« tĂ« ardhmen pĂ«r tĂ« shlyer gabiminâ.
Një mision aspak i lehtë, duke ditur se polemikat për këtë finale do të vazhdojnë gjatë.
Dyshimi se partneri juaj po ju tradhton rrallë shfaqet pa arsye. Më shpesh ai shfaqet fshehurazi, përmes ndryshimeve të vogla që nuk mund t'i shpjegojmë në fillim, por që padyshim mund t'i ndiejmë. Janë këto shenja të fshehura që shpesh thonë më shumë sesa provat e hapura.
Një nga alarmet e para është një ndryshim në komunikim. Një partner që më parë ishte i hapur, bisedonte dhe i interesuar për ditën tuaj mund të bëhet i tërhequr, i munguar ose, anasjelltas, jashtëzakonisht nervoz.
Bisedat bëhen më të shkurtra, më sipërfaqësore dhe pyetjet në lidhje me kohën e tij ose të saj përballen me reagime mbrojtëse ose përgjigje të paqarta. Shpesh ndihet sikur papritmas je bërë mysafir në marrëdhënien tënde.
Mënyra e përdorimit të telefonave celularë dhe rrjeteve sociale është veçanërisht mbresëlënëse. Nëse partneri juaj papritmas fsheh ekranin e tij, ndryshon fjalëkalimet, e merr telefonin në banjo ose reagon tepër kur i afroheni ndërsa ai po shkruan mesazhe, kjo mund të jetë një shenjë se ai po mban një sekret. Problemi nuk është në vetë telefonin, por në një ndryshim të papritur në sjellje që nuk ka një shpjegim të arsyeshëm.
Distanca emocionale është një tjetër tregues i zakonshëm. Mungesa e butësisë, shmangia e prekjes, përqafimet e rralla ose mungesa e plotë e intimitetit shpesh justifikohen si lodhje ose stres, por nëse kjo gjendje vazhdon, ia vlen të pyesësh se çfarë po ndodh vërtet. Ndonjëherë ndodh ekstremi i kundërt: një valë e papritur vëmendjeje, dhuratash dhe komplimentesh që duken paksa të pasinqerta, sikur të vijnë nga një ndjenjë faji.
Ndryshimet në rutinë mund të jenë gjithashtu domethënëse. Orari i papritur jashtë orarit, udhëtimet e shpeshta të biznesit ose hobi të reja që nuk ju përfshijnë mund të krijojnë hapësirë për një jetë të dyfishtë. Nëse kjo shoqërohet me mospërputhje në histori ose nëse partneri juaj harron diçka që ka thënë më parë, dyshimi rritet natyrshëm.
ĂshtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme tĂ« theksohet se asnjĂ« nga kĂ«to shenja mĂ« vete nuk Ă«shtĂ« provĂ« e tradhtisĂ«. NjerĂ«zit kalojnĂ« nĂ«pĂ«r stres, kriza dhe faza tĂ«rheqjeje. Por kur ndodhin shumĂ« nga kĂ«to ndryshime nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ« dhe zgjasin pĂ«r njĂ« periudhĂ« tĂ« zgjatur kohore, intuita juaj mund tĂ« jetĂ« duke u pĂ«rpjekur t'ju tregojĂ« diçka. NĂ« vend qĂ« tĂ« bĂ«ni akuza tĂ« shpejta, hapi mĂ« i shĂ«ndetshĂ«m Ă«shtĂ« tĂ« zhvilloni njĂ« bisedĂ« tĂ« hapur.
Komuna e Vitisë ka njoftuar fermerët se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përmes Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, do të vazhdojë mbështetjen e sektorit të blegtorisë në kuadër të Programit të Pagesave Direkte për vitin 2025.
Sipas njoftimit, përkrahja financiare do të realizohet përmes pagesave direkte për qumësht, për therjet e raportuara të gjedhit, për viçat për majmëri, për zogjtë për majmëri të tipit brojler, si dhe për akuakulturë.
Nga Komuna e Vitisë bëhet e ditur se thirrja për aplikim hapet më 19 janar 2026 dhe do të jetë e vlefshme deri më 18 shkurt 2026, në ora 16:00.
Fermerët e interesuar ftohen të aplikojnë brenda afatit të paraparë, ndërsa kriteret dhe kushtet e aplikimit janë të publikuara në uebfaqet zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë. /Telegrafi/
Ndeshjet e Superiores prodhuan rezultate interesante. Flamurtari triumfoi 3-0 ndaj Bylis, duke marrĂ« 3 pikĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme. VlonjatĂ«t shĂ«nuan me Urbaez, Marku dhe Maksuti. Me kĂ«tĂ« rezultat, ekipi i Moreioros shkon nĂ« vendin e 8-tĂ« me 18 pikĂ«. BallshiotĂ«t janĂ« nĂ« vendin e 9-tĂ« me 18 pikĂ«. NĂ« sfidĂ«n tjetĂ«r, barazim 2-2 mes Egnatias dhe [âŠ]
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se vendet që bëjnë biznes me Iranin do të përballen me një tarifë prej 25% për tregtinë që bëjnë me Amerikën.
Kjo vjen ndërsa Irani po përdor forcën ndaj protestuesve, me mijëra njerëz që dyshohet se kanë vdekur deri më tani.
Kujtojmë se Trump e ka përdorur kërcënimin me tarifa edhe më parë për të ushtruar presion mbi disa vende.
Por çfarë dimë për rastin e Iranit?
TĂ« hĂ«nĂ«n, Trump postoi nĂ« Truth Social: "Duke hyrĂ« menjĂ«herĂ« nĂ« fuqi, çdo vend qĂ« bĂ«n biznes me RepublikĂ«n Islamike tĂ« Iranit do tĂ« paguajĂ« njĂ« tarifĂ« prej 25% pĂ«r çdo biznes qĂ« bĂ«het me Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«sâ.
Por presidenti nuk ka hyrë në asnjë detaj përtej kësaj, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
Cilat vende tregtojnë me Iranin?
Nga mbi 100 vendet që tregtojnë me Iranin, Kina është partneri i saj më i madh i eksportit.
Gjatë vitit deri në tetor 2025, ajo bleu më shumë se 14 miliardë dollarë (rreth 12 miliardë euro) produkte nga Irani, sipas shifrave nga Monitori i të Dhënave Tregtare, të cilat bazohen në statistikat nga Administrata Doganore e Republikës Islamike të Iranit.
Kina pasohet nga Iraku, i cili mori mallra me vlerë 10.5 miliardë dollarë (rreth 9 miliardë euro) nga fqinji i saj.
Irani gjithashtu numëron Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqinë midis klientëve të tij më të mëdhenj.
Në fakt, eksportet nga Irani në Turqi u rritën ndjeshëm nga 4.7 miliardë dollarë (rreth 4 miliardë euro) në vitin 2024 në 7.3 miliardë dollarë (rreth 6.2 miliardë euro) vitin e kaluar.
Pothuajse të gjitha 10 eksportet kryesore të Iranit lidhen me karburantin - është një nga prodhuesit më të mëdhenj të naftës në botë.
Ai gjithashtu dërgon ushqim në vende të tjera, duke përfshirë fistikë dhe domate.
Megjithatë, Irani blen shumë më tepër artikuj bazë nga partnerët e tij tregtarë sesa eksporton.
Ushqimi përbën rreth një të tretën e importeve të Iranit, në veçanti misri, orizi, farat e lulediellit dhe vajrat, si dhe soja.
Por importi më i madh i Iranit është ari.
Në 12 muajt deri në tetor, ai importoi ar me vlerë 6.7 miliardë dollarë (rreth 5.7 miliardë euro) krahasuar me 4.8 miliardë dollarë (rreth 4.1 miliardë euro) një vit më parë.
Si mund të zbatohet tarifa?
Postimi i Trump thotë se tarifa prej 25% është "efektive menjëherë" dhe urdhri është "përfundimtar".
Megjithatë, deri më tani nuk ka pasur detaje nga Shtëpia e Bardhë se si do të funksionojë në praktikë, ose për cilat vende konkretisht do të zbatohet.
Veç kësaj, nuk e dimë nëse do të mbulojë të gjitha vendet që merren me Iranin apo vetëm partnerët e tij më të mëdhenj tregtarë.
ĂshtĂ« gjithashtu e paqartĂ« nĂ«se taksa prej 25% do tĂ« vijĂ« pĂ«rveç tarifave ekzistuese qĂ« administrata Trump ka vendosur tashmĂ«, pĂ«rcjell Telegrafi.
SHBA-të gjithashtu nuk kanë specifikuar se sipas cilit ligj do të futet tarifa e re.
Tarifat gjithëpërfshirëse të njoftuara prillin e kaluar u vendosën sipas Aktit Ndërkombëtar të Fuqive Ekonomike të Emergjencës.
Megjithatë, vlerëson shkrimi i BBC, zbatimi i tarifës së propozuar mund të jetë i vështirë.
Irani vlerësohet se ka fituar miliarda nga eksportet e naftës në vitin 2024 duke përdorur një flotë anijesh në hije që janë të vështira për t'u ndjekur dhe duke shitur naftën e tij në juan kinez në vend të dollarëve amerikanë më tradicionalë.
Si mund të ndikojë kjo në marrëdhëniet SHBA-Kinë?
Në pamje të parë, njoftimi i Trump rrezikon të rindezë konfliktin tregtar midis SHBA-së dhe Kinës.
Nëse presidenti e kishte me të vërtetë atë që shkroi, kjo do të thoshte se mallrat kineze të dërguara në SHBA duhet t'i nënshtrohen menjëherë tarifës së re prej 25%.
Megjithatë, këto tashmë i nënshtrohen një norme mesatare tarifore prej 30.8%, sipas Bloomberg Economics.
Pra, a do të vendoset tarifa e re përveç tarifës aktuale? Apo do të bëhen lëshime?
Kina ka treguar më parë një gatishmëri për t'u kundërvënë asaj që e percepton si veprim joproporcional nga SHBA-të.
Ajo e ka bërë këtë pjesërisht duke futur tarifat e veta, por më e rëndësishmja është se duke njoftuar kufizime në eksportet e metaleve të rralla, të cilat SHBA-ja ka nevojë urgjente për industritë e saj të teknologjisë së lartë.
Kina aktualisht dominon furnizimin global, duke i dhĂ«nĂ« asaj njĂ« ndikim tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m, gjĂ« qĂ« e ndihmoi Pekinin tĂ« arrinte ânjĂ« armĂ«pushim tĂ« pĂ«rkohshĂ«m tregtarâ me SHBA-nĂ« nĂ« nĂ«ntor qĂ« zbuti tensionet.
Pra, futja e një tarife të re prej 25% ndaj Kinës tani do të ishte shumë provokuese, dhe Pekini tashmë ka paralajmëruar se do të "marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e saj legjitime".
Analistët vënë në dyshim nëse kjo do të ndodhë vërtet, duke pasur parasysh ndikimin në botën reale të njoftimeve të mëparshme të Trump që nuk përputhen gjithmonë me titullin fillestar.
ĂfarĂ« po ndodh me ekonominĂ« e Iranit?
Rezervat e mëdha të naftës së Iranit e bëjnë atë një nga 10 prodhuesit më të mëdhenj të naftës në botë dhe ai duhet të jetë një burim pasurie të madhe.
Megjithatë, ekonomia e tij është gjymtuar nga vitet e keqmenaxhimit të financave publike, një rënie në shitjet e naftës dhe sanksionet e ashpra ndërkombëtare.
Shumë nga 92 milionë banorët e vendit po përpiqen të përballojnë gjërat bazë si ushqimi dhe shërbimet, dhe kostoja e jetesës është në qendër të protestave në javët e fundit.
Shpenzimet e familjeve kanë ka rënë krahasuar me kulmin e vitit 2008, sipas analizës së BBC-së, dhe kufizimet qeveritare mbi aftësinë e grave për të punuar e kanë ulur shkallën e punësimit nga 42.4% në dy dekada.
Në të njëjtën kohë, gjërat janë bërë më të shtrenjta për shkak të inflacionit të lartë, i cili arriti në 48.4% në tetor, mes ndryshimeve të politikave qeveritare që kanë çuar në rënien e vlerës së rialit kundrejt dollarit amerikan.
Kjo i bën importet edhe më të shtrenjta. Këto janë edhe më të rëndësishme sepse mungesa e konsiderueshme e investimeve në sistemet e energjisë elektrike dhe ujit do të thotë se ato janë të paqëndrueshme dhe kanë minuar premtimet e qeverisë për të rritur prodhimin vendas të gjithçkaje, nga ushqimi te mallrat e konsumit.
Një ulje e subvencioneve të karburantit në dhjetor dhe potencialisht edhe më pak tregti e jashtme për shkak të këtyre tarifave të fundit do të thotë se inflacioni mund të rritet edhe më shumë dhe ta shtyjë ekonominë edhe më afër kolapsit. /Telegrafi/
TIRANĂ, 13 janar /ATSh/ Kreu i Aviacionit Civil Shqiptar, Maksim Ethemaj, deklaroi se Aeroporti NdĂ«rkombĂ«tar i Rinasit operon me nivel tĂ« lartĂ« sigurie, falĂ« sistemeve tĂ« kamerave, kontrollit tĂ« aksesit dhe protokolleve tĂ« avancuara tĂ« sigurisĂ«.
Në një intervistë televizive ai njoftoi se vitin e ardhshëm Aeroporti do të ketë gjashtë porta të reja dhe 17 kabina check-in, të cilat do të lehtësojnë ndjeshëm lëvizjen e udhëtarëve.
Sa i përket linjave të reja të fluturimeve, Ethemaj bëri të ditur se Shqipëria do të ketë fluturime direkte me Kanadanë, me fluturimin e parë jashtë Europës që pritet në qershor. Po ashtu, nga Kopenhaga do të ketë fluturime të përditshme, ndërsa do të shtohen linjat drejt disa qyteteve të Suedisë.
Ethemaj njoftoi se po zhvillohen negociata me Marokun, Norvegjinë, Katarin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për zgjerimin e rrjetit të fluturimeve.
Kreu i Aviacionit Civil theksoi se në rastet e motit të keq, fluturimet nuk kryhen, pasi prioritet është siguria e udhëtarëve. Ai shtoi se anulimet për shkak të kushteve atmosferike nuk konsiderohen të shkaktuara nga linjat ajrore dhe udhëtarët nuk kompensohen, duke u bazuar në parimin e force majeure.
Gjatë vitit 2025, sipas të dhënave të Aviacionit Civil, 12 milionë turistë vizituan Shqipërinë, duke rritur numrin e udhëtarëve në Aeroportin e Rinasit dhe duke konfirmuar rëndësinë e zgjerimit të linjave ajrore.
TIRANĂ, 13 janar /ATSH/ Kampionati i KategorisĂ«  Superiore rikthehet tĂ« mĂ«rkurĂ«n me ndeshjet e javĂ«s sĂ« 19-tĂ«.
Tre takime do tĂ« luhen mĂ« 14 janar. NĂ« stadiumin âAdush Muçaâ tĂ« Ballshit, Bylis do tĂ« presĂ« TiranĂ«n nĂ« orĂ«n 13:30.
NĂ« orĂ«n 17:00 do tĂ« zhvillohen dy ndeshjet e tjera. NĂ« stadiumin âLoro Boriçiâ do tĂ« luhet supersfida Vllaznia â Egnatia, ndĂ«rsa nĂ« âElbasan Arenaâ, AF Elbasani do tĂ« pĂ«rballet me Flamurtarin.
TĂ« enjten janĂ« programuar dy ndeshjet e fundit tĂ« javĂ«s sĂ« 19-tĂ« tĂ« âAbissnet Superioreâ. NĂ« orĂ«n 13:30, nĂ« stadiumin e VorĂ«s, do tĂ« luhet ndeshja Partizani â FK Vora.
Java e 19-tĂ« do tĂ« mbyllet me takimin Teuta â Dinamo City, qĂ« do tĂ« zhvillohet nĂ« stadiumin âNiko Dovanaâ, nĂ« orĂ«n 17:00.
Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, Nikolin Jaka, në një bisedë për Radio Kosovën, ka thënë se një trend i veçantë i periudhës së fundit është se Kosova është bërë investitori më i madh në Shqipëri, duke çuar në rritje të ndjeshme të investimeve direkte dhe duke shfrytëzuar potencialin e tregut shqiptar në sektorë si pasuritë e paluajtshme, ndërtimi, energjia dhe turizmi.
Z. Jaka, si e vlerësoni nivelin aktual të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë?
Nikolin Jaka: Bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ka njohur përmirësime të dukshme gjatë viteve të fundit, duke reflektuar vullnetin politik dhe interesin në rritje të komunitetit të biznesit në të dy vendet. Shkëmbimet tregtare kanë arritur në nivele historike. Për pjesën e parë të vitit 2025, eksportet shqiptare në Kosovë vlerësohen rreth 420 milionë euro (rreth 41 miliardë lekë), pothuajse dyfish më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar. Importet nga Kosova drejt Shqipërisë janë gjithashtu në rritje, por në përgjithësi mbeten në nivele më të ulëta krahasuar me eksportet e Shqipërisë.
Megjithatë, pavarësisht këtyre rezultateve, niveli aktual i bashkëpunimit mbetet ende nën kapacitetin real që dy ekonomitë mund të arrijnë, duke pasur parasysh afërsinë gjeografike, lidhjet historike dhe kulturore, si dhe strukturën komplementare të tregjeve. Tregtia është e përqendruar kryesisht në sektorë tradicionalë si materialet e ndërtimit, karburantet, pijet, metalet dhe mineralet, ndërsa sektorë të tjerë me vlerë të shtuar mbeten të pashfrytëzuar.
Nga perspektiva e biznesit, pengesat administrative, procedurat doganore, si dhe zbatimi jo gjithmonë efektiv i marrëveshjeve ekzistuese, vazhdojnë të konsiderohen si barriera në thellimin real të bashkëpunimit ekonomik. Për këtë arsye, është e nevojshme një qasje më praktike dhe e koordinuar, e fokusuar në lehtësimin e procedurave, harmonizimin e rregulloreve dhe krijimin e kushteve konkrete që bizneset të operojnë më lirshëm dhe më konkurrueshëm në të dy tregjet.
Cilët janë sektorët kryesorë ku bashkëpunimi ekonomik ndërmjet dy vendeve ka shënuar rritje vitet e fundit?
Nikolin Jaka: Vitet e fundit, bashkëpunimi ekonomik ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës ka shënuar rritje në disa sektorë kyçë, ku interesimi i bizneseve dhe mbështetja institucionale kanë dhënë rezultate konkrete.
Një nga fushat kryesore mbetet tregtia e mallrave industriale, veçanërisht materialet e ndërtimit, mineralet, energjia dhe produkte të tjera industriale, të cilat përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të shkëmbimeve tregtare ndërmjet dy vendeve.
Sektori i energjisë përfaqëson një drejtim të rëndësishëm dhe relativisht të ri bashkëpunimi, veçanërisht përmes funksionimit të bursës shqiptare të energjisë ALPEX dhe projekteve të përbashkëta në fushën e energjisë elektrike, të cilat po krijojnë mundësi për optimizimin e burimeve dhe stabilizimin e tregut energjetik në nivel rajonal.
Gjithashtu, transporti dhe infrastruktura logjistike janë fusha ku bashkëpunimi është intensifikuar, veçanërisht në drejtim të përdorimit të porteve shqiptare nga bizneset e Kosovës dhe realizimit të projekteve infrastrukturore që synojnë lehtësimin e lëvizjes së mallrave dhe shërbimeve.
Në sektorin e bujqësisë dhe produkteve ushqimore, ka pasur rritje të shkëmbimeve tregtare dhe nisma bashkëpunimi në nivel qeveritar, megjithëse ekziston ende potencial i pashfrytëzuar për rritjen e vlerës së shtuar dhe standardizimin e produkteve.
Megjithatë, pavarësisht këtyre zhvillimeve pozitive, investimet direkte ndërmjet dy vendeve mbeten ende relativisht modeste. Sektori privat vazhdon të kërkojë një mjedis më të favorshëm biznesi, infrastrukturë më të zhvilluar dhe mekanizma mbështetës që do të nxisnin bashkëpunime më të thelluara dhe afatgjata.
ĂfarĂ« ndikimi kanĂ« pasur marrĂ«veshjet ndĂ«rqeveritare nĂ« rritjen e shkĂ«mbimeve tregtare ndĂ«rmjet dy vendeve?
Nikolin Jaka: Marrëveshjet ndërqeveritare kanë pasur një rol të rëndësishëm në krijimin e bazës institucionale dhe ligjore për rritjen e shkëmbimeve tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. Nga këndvështrimi i biznesit, këto marrëveshje janë thelbësore pasi krijojnë siguri juridike për investitorët. Veçanërisht marrëveshjet për mbrojtjen dhe nxitjen e investimeve dypalëshe që synojnë të rrisin kapitalin ndërkufitar dhe të inkurajojnë angazhimin më aktiv të sektorit privat në të dy tregjet.
Gjithashtu, marrëveshjet e reja në fusha si bujqësia, sigurimet shoqërore, hekurudhat, energjia dhe bashkëpunimi kufitar kanë zgjeruar ndjeshëm kornizën e bashkëpunimit ekonomik, duke krijuar premisa për integrim më të thelluar të tregjeve dhe përmirësim të kushteve operacionale për bizneset.
Lehtësirat doganore, njohja reciproke e dokumenteve dhe standardeve industriale, si dhe masat për thjeshtimin e procedurave, kanë ndihmuar në reduktimin e barrierave për tregti dhe në rritjen e mobilitetit të mallrave dhe shërbimeve ndërmjet dy vendeve.
Mirëpo, duhet theksuar se, pavarësisht progresit në nivel formal dhe institucional, ndikimi real i këtyre marrëveshjeve në terren shpesh mbetet më i kufizuar për shkak të sfidave në zbatimin praktik. Për komunitetin e biznesit, fokusi kryesor duhet të jetë tani te monitorimi i zbatimit, koordinimi institucional dhe shndërrimi i këtyre marrëveshjeve nga dokumente formale në instrumente funksionale që prodhojnë rezultate konkrete ekonomike.
Sa i interesuar është sektori privat për investime të ndërsjella ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë?
Nikolin Jaka: Mungesa e barrierave gjuhësore dhe kulturore, afërsia gjeografike dhe lidhjet historike mes Shqipërisë dhe Kosovës e bëjnë procesin e integrimit të bizneseve shumë më të lehtë dhe më të shpejtë.
Megjithatë, një trend i dukshëm i viteve të fundit është se bizneset nga Kosova tregojnë një interes shumë më të lartë për të investuar në Shqipëri sesa bizneset shqiptare në Kosovë. Në fakt, Kosova është bërë investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2025, duke shënuar një vit rekord për flukset e kapitalit dhe blerjet strategjike në tregun shqiptar.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se vetëm për tremujorin e tretë të 2025, investimet nga Kosova arritën 90 milionë euro, katër herë më shumë se një vit më parë. Për të gjithë 9-mujorin e vitit, investimet direkte nga Kosova kapën 153 milionë euro, duke regjistruar një rritje dramatike prej 139% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Referuar këtyre shifrave, mund të themi se janë disa arsye pse Shqipëria paraqet interes për shumë biznese nga Kosova. Së pari, Shqipëria ofron një treg në rritje, veçanërisht falë zhvillimit të turizmit dhe rritjes së konsumit, si dhe mundësive për zgjerim në sektorë të ndryshëm, që e bëjnë vendin një destinacion shumë të favorshëm për investime.
Në Shqipëri, ndërkohë, ka kërkesë të lartë për banesa dhe prona, veçanërisht nga të huajt dhe diaspora shqiptare. Për pasojë, duke qenë se tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri ka shënuar një rritje të ndjeshme, kompanitë e ndërtimit në Kosovë kanë shfaqur interes të lartë. Kompani ndërtimi nga Kosova kanë blerë pjesë në kompani shqiptare për të pasur lehtësi ligjore, për të marrë leje ndërtimi më shpejt dhe për të ndërtuar me partnerë lokalë, duke parë mundësi të shumta për projekte të reja. Në ndryshim nga Kosova, ku tregu është i tejngopur, Shqipëria ofron një hapësirë më të madhe.
Nga ana tjetër, Shqipëria ofron një gamë të gjerë incentiva për bizneset nga Kosova, si në formë zyrtare, ashtu edhe përmes lehtësirave praktike.
Nga perspektiva jonë institucionale, ky trend duhet parë jo si një largim i kapitalit, por si një mundësi për të forcuar bashkëpunimin ekonomik mbarëkombëtar dhe për të krijuar një hapësirë më të integruar biznesi ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. Nikolin Jaka: Ky është momenti që të punojmë shumë që institucionet të krijojnë mekanizma mbështetës për bizneset, duke e bërë këtë proces më të strukturuar, më të sigurt dhe me përfitime afatgjata për të dyja palët./rtk/
TIRANĂ, 7 janar /ATSH/ Java e 18-tĂ« e KategorisĂ« Superiore ishte e fundit pĂ«r vitin 2025, ndĂ«rsa kampionati do tĂ« rikthehet tĂ« mĂ«rkurĂ«n, mĂ« 14 janar, me ndeshjet e javĂ«s sĂ« 19-tĂ«.
Kampionatin e kryeson Egnatia me 37 pikë, por skuadra me sulmin më të mirë deri në këtë fazë është Dinamo City, e cila ka realizuar 27 gola, tre më shumë se Vllaznia dhe katër më shumë se Egnatia.
Dejvi Bregu është golashënuesi më i mirë i Dinamo City, me shtatë gola të realizuar deri tani, duke qenë një nga pikat kyçe të repartit ofensiv të bluve.
Sa i përket mbrojtjes, Egnatia dhe AF Elbasani janë dy skuadrat që kanë pësuar më pak gola në 18 javët e para të kampionatit, vetëm 11 secila. Pas tyre renditet Dinamo City, me 12 gola të pësuar.
Në 18 ndeshjet e zhvilluara deri më tani, Egnatia ka regjistruar 11 fitore, katër barazime dhe vetëm tri humbje, duke qenë skuadra me më shumë fitore në kampionat. Ndërkohë, Dinamo City është skuadra që ka regjistruar fitoren më të thellë të këtij sezoni, 6-2 ndaj Tiranës.