❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Prokuroria në Prizren: 109 të ndaluar për manipulim të votave

PRISHTINË, 23 janar /ATSh/ Kryeprokurori i ProkurorisĂ« Themelore nĂ« Prizren, Petrit Kryeziu, tha tĂ« premten se 109 persona janĂ« ndaluar pĂ«r 48 orĂ« nĂ«n dyshimet pĂ«r keqpĂ«rdorim tĂ« votave tĂ« zgjedhjeve tĂ« parakohshme tĂ« 28 dhjetorit.

Autoritetet thanë se të ndaluarit janë kryesisht komisionerë dhe në mesin e tyre ka edhe familjarë të kandidatëve për deputetë.

Ata dyshohen për falsifikim të rezultateve zgjedhore, presion dhe kanosje dhe për dhënie e marrje të ryshfetit.

Gjatë një konference për media, Kryeziu tha se i gjithë manipulimi ka ndodhur në Qendrën Komunale të Numërimit dhe janë prekur votat e kandidatëve për deputetë.

Sipas tij, një manipulim i tillë nuk ka mundur që të ndodhë pa një kompromis mes komisionerëve të katër partive më të mëdha politike.

“Do tĂ« ishte e pamundur tĂ« ndryshoheshin tĂ« gjithĂ« kĂ«to vota po tĂ« mos kishte kompromis tĂ« gjithĂ« komisionerĂ«ve, atyre qĂ« kanĂ« qenĂ« tĂ« deleguar nga katĂ«r partitĂ« politike mĂ« tĂ« mĂ«dha nĂ« KosovĂ« sepse sistemi Ă«shtĂ« i tillĂ« qĂ« komisionerĂ«t nĂ« njĂ« mĂ«nyrĂ« janĂ« mekanizĂ«m kontrollues”, tha Kryeziu.

Sipas tij, vetëm një vendvotim, apo një klasë, ka dalë që nuk i ka pasur votat e keqpërdorura, teksa numri i votave të falsifikuara për një kandidat ka arritur në mbi 6.000.

“Po flasim pĂ«r komunĂ«n e Prizrenit qĂ« janĂ« shtuar hiç mĂ« pak se 40.497 vota dhe janĂ« hequr hiç mĂ« pak se 27.520 vota. Pra, diferenca totale e keqpĂ«rdorimeve Ă«shtĂ« 68.017 vota”, tha Kryeziu.

Nga Prokuroria thanë se tani kanë edhe komisionerë që kanë bashkëpunuar me ta dhe u kanë treguar autoriteteve se si kanë ardhur presionet se kush ka dhënë ryshfet.

Për këtë rast, asnjë kandidatë për deputetë nuk është marrë në pyetje, pasi Prokuroria në Prizren tha se nuk ka prova ndaj tyre. Ata, megjithatë, mund të ftohen në cilësinë e të dëmtuarve, tha kryeprokurori Kryeziu.

Nga Policia e Kosovës thanë se ky është një ndër aksionet më të mëdha të realizuara dhe është aksioni me numrin më të madh të të ndaluarve në rajonin e Prizrenit.

Për shkak të numrit të lartë të të ndaluarve, disa prej tyre janë dërguar edhe në qendrat e ndalimit në Prishtinë.

Ky aksion vjen pas dyshimeve se ka pasur manipulime të mëdha me vota, veçanërisht brenda subjekteve politike, në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.

Kjo madje e detyroi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ta nisë rinumërimin e plotë të votave, i cili është duke vazhduar tash e disa ditë.

Në fillim të muajit, komisioni gjeti mospërputhje në votat për kandidatët për deputetë pas një hetimi fillestar dhe më pas zbuloi gjatë rinumërimit të pjesshëm se dallimet në vota ishin të mëdha.

Si pasojë, prokurorët filluan të mblidhnin të dhëna lidhur me dyshimet për manipulime të mundshme me vota, ndërsa komisioni e shkarkoi përfaqësuesit politikë në komisionin e vet komunal në Prizren.

Në Kosovë manipulimi i votave është vepër penale e dënueshme me burgim.

MegjithatĂ«, sĂ« voni organizata joqeveritare, ÇOHU, e publikoi njĂ« hulumtim qĂ« tregoi se mbi 90 pĂ«r qind e rasteve pĂ«r manipulime zgjedhore pĂ«rfundojnĂ« me dĂ«nime me kusht ose gjoba.

Shumica e kandidatëve për deputetë të cilëve u janë hequr më së shumti vota gjatë rinumërimit, e kanë mohuar të kenë pasur gisht në keqpërdorim dhe kanë thënë se e dënojnë këtë dukuri.

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, i fitoi zgjedhjet e 28 dhjetorit me mbi 51 për qind të votave.

Ajo pritet tĂ« ketĂ« 57 ulĂ«se nĂ« legjislaturĂ«n e dhjetĂ« dhe ta formojĂ« qeverinĂ« e re, por shkuarja nĂ« rinumĂ«rim – i cili nuk pritet tĂ« ketĂ«n ndikim tek votat e partive – mund ta zvarrit procesin.

/REL/

The post Prokuroria në Prizren: 109 të ndaluar për manipulim të votave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gërvalla takon homologun turk në Stamboll, flasin për paqen dhe sigurinë në rajon

PRISHTINË, 23 janar /ATSh/ Ministrja e PunĂ«ve tĂ« Jashtme dhe DiasporĂ«s e KosovĂ«s, Donika GĂ«rvalla, Ă«shtĂ« takuar sot nĂ« Stamboll me ministrin e PunĂ«ve tĂ« Jashtme tĂ« TurqisĂ«, Hakan Fidan.

Gërvalla ka bërë të ditur se takimi bilateral është zhvilluar me ftesë të ministrit Fidan, në kuadër të takimit të dytë të Platformës së Paqes për Ballkanin.

Ajo, përmes një statusi në Facebook, ka theksuar se Turqia, si shtet mik dhe aleat i ngushtë i Kosovës, mbetet partner i rëndësishëm në promovimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal.

Sipas saj, Kosova përmes angazhimit në këtë platformë riafirmon orientimin strategjik drejt integrimit euroatlantik, përfshirë anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe NATO, si dhe përkushtimin për paqe të qëndrueshme, fqinjësi të mirë dhe stabilitet rajonal.

Ministrja Gërvalla po ashtu ka vënë në dukje rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe përpjekjeve të përbashkëta për një rajon më të sigurt.

Në fund, ajo ka falënderuar ministrin Fidan për ftesën dhe mikpritjen, duke ritheksuar marrëdhëniet e shkëlqyera dhe partneritetin e qëndrueshëm ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, si dhe rolin e Turqisë në avancimin e dialogut, paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë.

/KosovaPress/

The post Gërvalla takon homologun turk në Stamboll, flasin për paqen dhe sigurinë në rajon appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rrezik orteku në Brezovicë, vizitorët paralajmërohen për kujdes

PRISHTINË, 23 janar /ATSh/ ShĂ«rbimi i KĂ«rkim-ShpĂ«timit Malor tĂ« KosovĂ«s ka njoftuar pĂ«r njĂ« ortek qĂ« ndodhi nĂ« BrezovicĂ« tĂ« enjten, nĂ« njĂ« zonĂ« jashtĂ« shtegut tĂ« rregulluar, por qĂ«, sipas njoftimi disa persona janĂ« rrezikuar, por qĂ« fatmirĂ«sisht, kanĂ« shpĂ«tuar pa lĂ«ndime.

Teknikët e ShKShMK kanë evidentuar shtresa të dobëta të borës, veçanërisht një shtresë bazë mbi vegjetacion, e cila rrit rrezikun e ortekëve. Reshjet e fundit dhe erërat e forta kanë krijuar akumulime që shtojnë presionin mbi këto shtresa.

ShKShMK apelon që skitarët dhe vizitorët të shmangin lëvizjet jashtë shtigjeve të sigurta, të informohen për kushtet e motit dhe borës, të përdorin pajisje sigurie dhe të mos veprojnë individualisht në terrene të rrezikshme.

Njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë, Sot është raportuar një aksident orteku në Brezovicë, në një zonë jashtë shtegut të rregulluar. Orteku është iniciuar nga disa persona që ishin duke bërë ski, por fatmirësisht personat e përfshirë kanë shpëtuar pa lëndime.

TeknikĂ«t e KĂ«rkim-ShpĂ«timit Malor tĂ« ShKShMK, mĂ« datĂ« 18.01.2026, gjatĂ« kontrollimit tĂ« shtresave tĂ« borĂ«s, kanĂ« evidentuar dy shtresa problematike nĂ« zonĂ«n e BrezovicĂ«s. Nga kĂ«to, mĂ« shqetĂ«suesja Ă«shtĂ« shtresa bazĂ« mbi vegjetacion (Ground-based Persistent Weak Layer – Depth Hoar). Si pasojĂ« e reshjeve tĂ« fundit tĂ« borĂ«s, tĂ« shoqĂ«ruara me erĂ«ra tĂ« forta nga juglindja, janĂ« krijuar akumulime tĂ« shtresave tĂ« konsoliduara tĂ« borĂ«s, duke rritur peshĂ«n dhe presionin mbi kĂ«to shtresa tĂ« dobĂ«ta.

Bazuar në vlerësimin aktual, kombinimi i këtyre faktorëve ka krijuar kushte të pafavorshme dhe rrezik të shtuar për ortekë .ShKShMK apelon për kujdes maksimal gjatë skijimit dhe aktiviteteve bjeshkatare, veçanërisht në faqet veriore, pa përjashtuar rrezikun edhe në orientime dhe pozita të tjera gjeografike

Ju lutemi: shmangni lëvizjet jashtë shtigjeve të sigurta; informohuni paraprakisht për kushtet e borës dhe motit; përdorni pajisje adekuate të sigurisë; mos veproni individualisht në terrene të rrezikshme.

/KosovaPress//r.e/

The post Rrezik orteku në Brezovicë, vizitorët paralajmërohen për kujdes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dyshime për keqpërdorim të votave, Policia aksion në Prizren

PRISHTINË, 23 janar /ATSh/ Policia e KosovĂ«s nĂ« bashkĂ«punim me ProkurorinĂ« Themelore nĂ« Prizren Ă«shtĂ« duke zhvilluar njĂ« operacion nĂ« rajonin e Prizrenit lidhur me dyshimet pĂ«r keqpĂ«rdorim tĂ« votave.

“PĂ«r detajet e kĂ«tij operacioni do tĂ« njoftoheni nĂ« pĂ«rfundim tĂ« tij”, ka konfirmuar pĂ«r media zĂ«dhĂ«nĂ«sja e PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s, major Luljeta Mehmeti.

Sipas raportimeve tĂ« para, mĂ« shumĂ« se 100 zyrtarĂ« tĂ« angazhuar nga KQZ pĂ«r zgjedhjet e 28 dhjetorit janĂ« thĂ«rritur pĂ«r t’u marrĂ« nĂ« pyetje.

/KosovaPress//r.e/

The post Dyshime për keqpërdorim të votave, Policia aksion në Prizren appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dialogu Kosovë-Serbi, vihet në punë Komisioni i përbashkët për Persona të Pagjetur

PRISHTINË, 23 janar /ATSh/ ZĂ«vendĂ«skryeministri i parĂ« nĂ« detyrĂ« pĂ«r Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, Besnik Bislimi, ka marrĂ« pjesĂ« nĂ« takimet e radhĂ«s tĂ« dialogut Kosovë–Serbi nĂ« Bruksel, nĂ« nivel tĂ« kryenegociatorĂ«ve.

Sipas qeverisë në detyrë të Kosovës, tema kryesore e këtyre takimeve ishte vendosja në punë e Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur me Dhunë, në kuadër të zbatimit të marrëveshjes së arritur ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Pas përfundimit të takimeve, Bislimi ka deklaruar se pjesa më e madhe e diskutimeve është zhvilluar në takime bilaterale, fillimisht ndërmjet palës kosovare dhe Bashkimit Evropian, e më pas edhe ndërmjet palës serbe dhe BE-së.

Sipas tij, takimet kanë qenë të suksesshme dhe kanë rezultuar me dakordim për funksionalizimin e Komisionit të Përbashkët, duke hapur rrugën për zbatimin konkret të marrëveshjes për personat e pagjetur.

Bislimi bëri të ditur se në javët në vijim pritet që zëvendësit e palëve të takohen për të përcaktuar prioritetet e para të punës së këtij komisioni.

Ai shtoi se, përveç temës së personave të zhdukur, në takime janë prekur shkurtimisht edhe çështje të tjera, për të cilat priten zhvillime në të ardhmen, pas formimit të qeverisë, por theksoi se fokusi kryesor ka mbetur zbatimi i marrëveshjes për personat e zhdukur me dhunë.

/KosovaPress//r.e/

The post Dialogu Kosovë-Serbi, vihet në punë Komisioni i përbashkët për Persona të Pagjetur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Moti sot parashikohet me reshje lokale, temperaturat deri në -1°C në Korçë

TIRANË, 23 janar/ATSh/ShĂ«rbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditĂ«n e premte vendi ynĂ« do tĂ« ndikohet nga kushte atmosferike relativisht tĂ« paqĂ«ndrueshme.

Moti parashikohet kryesisht i vranët, ndërsa reshjet e shiut do të jenë me intensitet të ulët dhe karakter lokal, të përqendruara kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe lokalisht në zonat qendrore të vendit.

Era do tĂ« fryjĂ« e lehtĂ« nga verilindja nĂ« juglindje me shpejtĂ«si mesatare 5 m/s, ndĂ«rsa hera-herĂ«s, nĂ« zonat bregdetare dhe nĂ« lugina, pritet tĂ« fitojĂ« shpejtĂ«si deri nĂ« 10 m/s. ValĂ«zimi nĂ« det do tĂ« jetĂ« i ulĂ«t, i forcĂ«s 1–2 ballĂ«.

/a.f/

The post Moti sot parashikohet me reshje lokale, temperaturat deri në -1°C në Korçë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Salla prezanton Gjylametin në krye të AKU: Siguria ushqimore, pjesë kyçe e integrimit në BE

TIRANË, 22 janar/ATSh/ Ministri i BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla prezantoi sot drejtoreshĂ«n e re tĂ« pĂ«rgjithshme tĂ« Autoritetit KombĂ«tar tĂ« Ushqimit (AKU), Blerina Gjylameti, nĂ« njĂ« takim me ekipin drejtues tĂ« institucionit.

Gjatë prezantimit, ministri Salla vuri theksin te rëndësia e drejtimit dhe menaxhimit efikas të institucionit, si dhe te roli kyç i sigurisë ushqimore në procesin e integrimit europian.

“NdamĂ« me ekipin drejtues rĂ«ndĂ«sinĂ« e menaxhimit efikas tĂ« punĂ«s dhe vĂ«mendjen e shtuar ndaj sigurisĂ« ushqimore, e cila mbetet njĂ« prioritet kombĂ«tar dhe njĂ« shtyllĂ« thelbĂ«sore e procesit tonĂ« tĂ« integrimit nĂ« Bashkimin Evropian”, u shpreh ministri.

Ministri i BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural theksoi se AKU do tĂ« vijojĂ« tĂ« forcojĂ« rolin e tij institucional nĂ« funksion tĂ« qytetarĂ«ve dhe biznesit. “AKU do tĂ« vijojĂ« tĂ« forcojĂ« besimin e publikut dhe rolin e tij kyç nĂ« garantimin e ushqimit tĂ« sigurt dhe cilĂ«sor, pĂ«rmes kontrolleve tĂ« bazuara nĂ« risk dhe rritjes sĂ« profesionalizmit tĂ« inspektimeve, nĂ« shĂ«rbim tĂ« konsumatorĂ«ve dhe biznesit”, theksoi Salla.

Në përfundim, ministri Salla shprehu mirënjohjen për drejtuesin e deritanishëm të institucionit dhe e falënderoi për angazhimin dhe kontributin e dhënë, si dhe i uroi suksese në detyrën e re drejtoreshës së përgjithshme, Blerina Gjylameti.

1 nga 4
Blerina Gjylameti, Drejtoresha e AKU
Andis Salla, ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

/a.f/r.e/

The post Salla prezanton Gjylametin në krye të AKU: Siguria ushqimore, pjesë kyçe e integrimit në BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbi 3 500 sportistë priten në Kosovë për Lojërat Mesdhetare

PRISHTINË, 22 janar /ATSh/ Prishtina do tĂ« jetĂ« mikpritĂ«se e LojĂ«rave Mesdhetare 2030, edicioni i XXI-tĂ« i kĂ«tij kompeticioni shumĂ«disiplinor, qĂ« do tĂ« zhvillohet nga 24 korriku deri mĂ« 4 gusht 2030. NĂ« kĂ«tĂ« ngjarje pritet tĂ« marrin pjesĂ« mbi 3 500 sportistĂ« nga 26 shtete tĂ« rajonit mesdhetar, duke garuar nĂ« 33 sporte tĂ« ndryshme, ndĂ«rsa njĂ« pjesĂ« e disiplinave ujore, konkretisht garat e lundrimit, do tĂ« zhvillohen nĂ« DurrĂ«s tĂ« ShqipĂ«risĂ«.

E drejta e organizimit iu dha Prishtinës më 8 shtator 2023, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare në Heraklion të Greqisë. Kandidatura e Kosovës fitoi mbështetje të gjerë, duke shënuar një moment historik për shtetin, i cili për herë të parë do të organizojë një ngjarje kaq të madhe sportive ndërkombëtare, që nga anëtarësimi në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar në vitin 2014.

Organizimi i Lojërave Mesdhetare 2030 konsiderohet projekti më i madh sportiv i Kosovës deri më sot. Për këtë qëllim, institucionet kanë miratuar edhe një ligj të posaçëm organizativ, që synon përshpejtimin e investimeve në infrastrukturë sportive, objekteve kryesore në Prishtinë. Korniza organizative drejtohet nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës.
NjĂ« rol tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« realizimin e projektit do ta ketĂ« edhe marrĂ«veshja e bashkĂ«punimit Kosovë–ShqipĂ«ri, e nĂ«nshkruar nĂ« dhjetor 2024, e cila parashikon qĂ« DurrĂ«si tĂ« shĂ«rbejĂ« si qytet bashkĂ«pritĂ«s pĂ«r garat e lundrimit. Ky bashkĂ«punim Ă«shtĂ« vlerĂ«suar si thelbĂ«sor pĂ«r pĂ«rmbushjen e standardeve tĂ« LojĂ«rave Mesdhetare dhe pĂ«r rritjen e dukshmĂ«risĂ« ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« KosovĂ«s pĂ«rmes sportit.

/KosovaPress/

The post Mbi 3 500 sportistë priten në Kosovë për Lojërat Mesdhetare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bashkëpunim me BE-në për forcimin e kapaciteteve të Shërbimit Zjarrfikës në menaxhimin e zjarreve

TIRANË, 22 janar/ATSh/ EkspertĂ« tĂ« mbrojtjes civile nga vendet e Bashkimit Europian, nĂ« kuadĂ«r tĂ« njĂ« misioni kĂ«shillues, i janĂ« bashkuar ShĂ«rbimit ZjarrfikĂ«s nĂ« vendin tonĂ«. Ministria e Brendshme njofton se nĂ« fokus tĂ« kĂ«tij bashkĂ«punimi Ă«shtĂ« forcimi i kapaciteteve parandaluese nĂ« menaxhimin e zjarreve.

“NĂ« kuadĂ«r tĂ« angazhimit tĂ« vendit si pjesĂ«marrĂ«s nĂ« Mekanizmin e Mbrojtjes Civile tĂ« BE-sĂ«, ekspertĂ«t mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« mbrojtjes civile nga vendet e Bashkimit Europian i janĂ« bashkuar ekipeve tona tĂ« ShĂ«rbimit ZjarrfikĂ«s, si pjesĂ« e Misionit KĂ«shillues pĂ«r Zjarret nĂ« Pyje, pĂ«r t’iu pĂ«rgjigjur sfidave gjithnjĂ« e mĂ« tĂ« mĂ«dha qĂ« paraqesin zjarret nĂ« pyje.

“PĂ«rmes kĂ«tij bashkĂ«punimi, forcojmĂ« kapacitetet tona nĂ« parandalimin dhe menaxhimin e zjarreve nĂ« pyje, duke u mbĂ«shtetur nĂ« ekspertizĂ«n mĂ« tĂ« avancuar ndĂ«rkombĂ«tare dhe nĂ« standardet evropiane, me qĂ«llim mbrojtjen e pasurisĂ« natyrore dhe sigurinĂ« e qytetarĂ«ve”, njofton Ministria e Brendshme.

/a.f/r.e/

The post Bashkëpunim me BE-në për forcimin e kapaciteteve të Shërbimit Zjarrfikës në menaxhimin e zjarreve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ngrihet aktakuza e parë për zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025

PRISHTINË, 22 janar /ATSh/ Prokuroria Themelore nĂ« Ferizaj ka ngritur aktakuzĂ«n e parĂ« lidhur me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, pĂ«r veprĂ«n penale “AsgjĂ«simi i dokumenteve tĂ« votimit”, e parashikuar me nenin 217 paragrafi 1 tĂ« Kodit Penal tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s.

Sipas aktakuzës, më 28 dhjetor 2025, në një qendër të votimit në qytetin e Shtimes i pandehuri me inicialet M.A., ka dëmtuar dokumentet e votimit lidhur me zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Me kĂ«to veprime janĂ« pĂ«rmbushur elementet e veprĂ«s penale pĂ«r tĂ« cilĂ«n Ă«shtĂ« ngritur aktakuza pranĂ« GjykatĂ«s Themelore nĂ« Ferizaj – Departamenti pĂ«r Krime tĂ« RĂ«nda.

“Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se tĂ« gjitha rastet eventuale qĂ« kanĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« me procesin zgjedhor tĂ« 28 dhjetorit 2025, do tĂ« trajtohen me prioritet dhe nĂ« pĂ«rputhje tĂ« plotĂ« me ligjin, me qĂ«llim tĂ« mbrojtjes sĂ« integritetit tĂ« procesit zgjedhor dhe sundimit tĂ« ligjit”, thuhet nĂ« komunikatĂ«.

/KosovaPress//r.e/

The post Ngrihet aktakuza e parë për zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjendet uniformë me simbole të Serbisë, municion dhe çanta ushtarake në Leposaviq

PRISHTINË, 22 janar /ATSh/ Policia e KosovĂ«s nĂ« Leposaviq ka gjetur uniformĂ« me simbole tĂ« SerbisĂ«, maskĂ«, municion e çanta ushtarake, tĂ« mĂ«rkurĂ«n.

Të gjitha këto, sipas raportit 24-orësh të organit të rendit, Policia i hasi në fshatin Llozno të Leposaviqit, gjatë patrullimit në rrugë fillimisht kishte rastisur në disa gëzhoja të fishekëve të armës së gjuetisë.

Më pas, gjatë kontrollit në tri shtëpi pa banorë, policia thotë se si prova materiale ka gjetur dhe konfiskuar: 80 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, një rrethatore, dy gëzhoja, disa çanta ushtarake, një uniformë me simbole të Serbisë, një maskë ushtarake, dy baza me barot për mbushje, një qese me sfera metalike, dy gota barot për mbushje të fishekëve, 140 kapsula për fishekë, tri vegla pune dhe disa gëzhoja të fishekëve, raporton KosovaPress.

Bëhet e ditur se, rasti është nën hetime.

/KosovapPress/

The post Gjendet uniformë me simbole të Serbisë, municion dhe çanta ushtarake në Leposaviq appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Moti sot, reshje në Ultësirën Perëndimore, temperatura nën zero në disa qarqe

TIRANË, 22 janar/ATSh/ ShĂ«rbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditĂ«n e enjte vendi ynĂ« do tĂ« ndikohet nga kushte atmosferike relativisht tĂ« paqĂ«ndrueshme.

Sipas parashikimit, moti do të karakterizohet nga vranësira mesatare deri të dendura, me alternime të herëpashershme kthjellimesh. Në Ultësirën Perëndimore parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët, ndërsa në periudha shumë afatshkurtra reshjet mund të shfaqen në formën e shtrëngatave.

Temperaturat më të ulta do të regjistrohen në Kukës, Dibër dhe Korçë, ku minimalja do të jetë -1 gradë Celsius. Ndërsa temperaturat më të larta do të shënohen në zonën qendrore dhe Ultësirën Perëndimore, ku temperaturat do të jenë deri në 15 gradë Celsius.

Sipas parashikimeve, era do tĂ« fryjĂ« nga verilindja nĂ« juglindje me shpejtĂ«si mesatare rreth 6 m/s. PĂ«rgjatĂ« vijĂ«s bregdetare dhe zonave luginore, nĂ« pjesĂ«n e parĂ« tĂ« ditĂ«s, era pritet tĂ« forcohet deri nĂ« 16 m/s, duke shkaktuar valĂ«zim nĂ« det tĂ« forcĂ«s 2–4 ballĂ«. Pas orĂ«ve tĂ« mesditĂ«s, era do tĂ« dobĂ«sohet, me shpejtĂ«si mesatare rreth 5 m/s./r.e/

The post Moti sot, reshje në Ultësirën Perëndimore, temperatura nën zero në disa qarqe appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Basha: Rugova, ndër figurat më të rëndësishme të historisë moderne të politikës kosovare

PRISHTINË, 21 janar /ATSh/ Ish-presidenti Ibrahim Rugova e ka ndĂ«rkombĂ«tarizuar çështjen shqiptare, tha kryetari i Kuvendit tĂ« KosovĂ«s, Dimal Basha, pas homazheve pranĂ« varrit tĂ« RugovĂ«s nĂ« rasti e 20-vjetorit tĂ« vdekjes sĂ« tij.

Basha i shoqëruar me disa prej anëtarëve të kabinetiti qeveritar në detyrë dhe zyrtarë të LVV-së, tha se Rugova mbetët ndër figurat më të rëndësishme të historisë moderne të politikës kosovare.

“NjĂ« meritĂ« e jashtĂ«zakonshme i takon presidentit Rugova pĂ«r ndĂ«rkombĂ«tarizimin e çështjes shqiptare, marrĂ« parasysh se nĂ« atĂ« kohĂ« shumĂ« pak dinin se ku ndodhej Kosova dhe pĂ«r problemet qĂ« ballafaqohej, por ai arriti tĂ« depĂ«rtoj nĂ« qendrat kryesore botĂ«rore, duke ndĂ«rkombĂ«tarizuar çështjen shqiptare dhe duke shpĂ«rfaq terrorin dhe dhunĂ«n e SerbisĂ« ndaj njĂ« popullit tĂ« pafajshĂ«m shqiptarĂ«â€, tha Basha.

“Rugova gjithashtu ka rol tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« procese tĂ« ndryshme, pĂ«rfshirĂ« nĂ« atĂ« tĂ« RambujesĂ«, nĂ« themelimin e institucioneve tĂ« pasluftĂ«s, prandaj mbetet njĂ« ndĂ«r figurat mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« historisĂ« moderne tĂ« politikĂ«s dhe vendit tonĂ«â€, pĂ«rfundoi kryetari i Kuvendit tĂ« KosovĂ«s, Dimal Basha.

/KosovaPress//r.e/

The post Basha: Rugova, ndër figurat më të rëndësishme të historisë moderne të politikës kosovare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjimshiti rikuperohet nga dëmtimi, gati për sfidën ndaj Parmës

TIRANË, 20 janar/ATSh/ Kapiteni i KombĂ«tares sĂ« ShqipĂ«risĂ«, Berat Gjimshiti Ă«shtĂ« rikuperuar nga dĂ«mtimi qĂ« e mbante jashtĂ« fushe.

Lojtari kuqezi, i cili luan me Atalantën në Itali, është stërvituar këto ditë me klubin bergamask dhe këtë fundjavë, në sfidën përballë Parmës, pritet të jetë i gatshëm për të nisur nga minuta e parë.

Gjimshiti u dëmtua në sfidën ndaj Torinos, e vlefshme për Serinë A, e luajtur më 10 janar.

Ky është një lajm i mirë edhe për kombëtaren në prag të angazhimeve të ardhshme në play-off-in e Botërorit, ku kuqezinjtë më 26 mars do të luajnë kundër Polonisë në Varshavë.

/a.f/r.e/

The post Gjimshiti rikuperohet nga dëmtimi, gati për sfidën ndaj Parmës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gogu: Dekriminalizohet shpifja për gazetarët, transparencë pronësisë së televizioneve

TIRANË, 20 janar/ATSh- Arbi Fortuzi/ Ministri i Shtetit pĂ«r MarrĂ«dhĂ«niet me Parlamentin, Toni Gogu, njoftoi sot se njĂ« prej nismave ligjore qĂ« do tĂ« diskutohet nĂ« Kuvend, nĂ« kuadĂ«r tĂ« procesit reformues pĂ«r integrimin nĂ« Bashkimin Europian, Ă«shtĂ« ligji pĂ«r median.

Sipas ministrit Gogu, ndryshimet përfshijnë dekriminalizimin e shpifjes për gazetarët, duke forcuar dhe mbrojtur rolin e tyre në shoqëri, si dhe garantimin e transparencës mbi pronësinë së platformave televizive.

DeklaratĂ«n Gogu e bĂ«ri gjatĂ« njĂ« konference pĂ«r median, tĂ« zhvilluar nĂ« Kryeministri, me fokus “fazĂ«n e re tĂ« negociatave me Bashkimin Europian dhe angazhimin politik pĂ«r t’ia dalĂ« mbanĂ«â€.

Në konferencë ishin të pranishme edhe Majlinda Dhuka, ministre Shteti dhe Kryenegociatore, si dhe Adea Pirdeni, ministre Shteti për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.

Gogu bĂ«ri me dije se “njĂ« pjesĂ« e rĂ«ndĂ«sishme e nismave ligjore lidhet me median dhe rolin e saj nĂ« shoqĂ«ri. Ligji pĂ«r pĂ«rmirĂ«simin e medias audiovizive ka nĂ« fokus transparencĂ«n e platformave televizive, ku publiku ka tĂ« drejtĂ« tĂ« dijĂ« pronĂ«sinĂ« dhe aktorĂ«t qĂ« qĂ«ndrojnĂ« pas medieve. Vitin e kaluar kemi bĂ«rĂ« njĂ« punĂ« tĂ« jashtĂ«zakonshme pĂ«r luftĂ«n ndaj dezinformimit”.

Ai shtoi se “njĂ« tjetĂ«r element i rĂ«ndĂ«sishĂ«m lidhet me mbrojtjen e gazetarĂ«ve nĂ« rolin e tyre jetik pĂ«r demokracinĂ«. Dekriminalizimi i shpifjes do tĂ« garantojĂ« qĂ« gazetarĂ«t tĂ« jenĂ« tĂ« çliruar nga barra e shpifjes, kur veprojnĂ« nĂ« mirĂ«besim dhe pĂ«rpiqen tĂ« pasqyrojnĂ« zhvillimet e fundit. Kjo Ă«shtĂ« njĂ« nga gurĂ«t themelorĂ« tĂ« paketĂ«s ligjore, qĂ« mĂ« pas pĂ«rkthehet nĂ« standardet europiane tĂ« BE-sĂ« nĂ« jetĂ«n e pĂ«rditshme”.

Një tjetër paketë ligjore është ajo që lidhet me mbrojtjen e familjes.

“Familjet shqiptare janĂ« duke u pĂ«rplasur me pĂ«rbindĂ«shin e dhunĂ«s, prandaj janĂ« propozuar ndryshime ligjore pĂ«r forcimin e mbrojtjes sĂ« familjes nga dhuna, zonjave, por dhe mĂ« tĂ« dobtĂ«ve, pasi nga dhuna preken edhe tĂ« miturit, prandaj fuqizojmĂ« mekanizmin koordinues dhe mekanizmin reagues tĂ« ndĂ«rhyrjes”, tha Gogu.

“Ndryshimet e tjera kanĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« me luftĂ«n ndaj korrupsionit, me luftĂ«n ndaj krimit, qĂ« kanĂ« tĂ« bĂ«jmĂ« me ato propozime qĂ« bĂ«hen nĂ« Kodin Penal, edhe janĂ« disa projektligje qĂ« forcojnĂ« luftĂ«n ndaj narkotikĂ«ve, qĂ« janĂ« pjesĂ« e paketĂ«s. MĂ« pas do tĂ« ketĂ« dhe ndryshime nĂ« ligjin pĂ«r rolin e komisioneve hetimore etj.”, tha Gogu.

/r.e/

The post Gogu: Dekriminalizohet shpifja për gazetarët, transparencë pronësisë së televizioneve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balla: Marrëveshja me Italinë për transmetimet e ndërsjella, hap i rëndësishëm për diasporën

TIRANË, 20 janar/ATSh/ Kryetari i grupit parlamentar tĂ« PartisĂ« Socialiste dhe Drejtuesi Politik pĂ«r DiasporĂ«n, Taulant Balla vlerĂ«soi marrĂ«veshjen mes ShqipĂ«risĂ« dhe ItalisĂ« si njĂ« hap tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m strategjik, me fokus tĂ« veçantĂ« mbĂ«shtetjen pĂ«r diasporĂ«n shqiptare nĂ« Itali dhe forcimin e lidhjeve kulturore mes dy vendeve.

Në fjalën e tij në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Balla theksoi rolin vendimtar të komunitetit shqiptar në Itali në proceset demokratike të vendit, duke nënvizuar se diaspora shqiptare në Itali ishte komuniteti me pjesëmarrjen më të lartë në zgjedhjet e 11 majit, çka sipas tij i dha qeverisë mandatin për të vijuar reformat integruese.

“Dhe gjej rastin tĂ« falĂ«nderoj diasporĂ«n shqiptare qĂ« jeton nĂ« Itali edhe pĂ«r njĂ« fakt tjetĂ«r, qĂ« ishin edhe numri mĂ« i madh i shqiptarĂ«ve qĂ« morĂ«n pjesĂ« nĂ« zgjedhjet e 11 majit. Duke votuar pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ«. Dhe duke i dhĂ«nĂ« mbĂ«shtetjen qeverisĂ« sonĂ« pĂ«r tĂ« vijuar reformat integruese nĂ« rrugĂ«n drejt anĂ«tarĂ«simit nĂ« Bashkimin Evropian”, u shpreh Balla.

Një vend të veçantë në fjalën e tij zuri edhe komuniteti italian në Shqipëri, si dhe komuniteti arbëresh, të cilin Balla e cilësoi si një frymëzim për shqiptarët.

“Komuniteti arbĂ«resh Ă«shtĂ« njĂ« inspirim i madh pĂ«r çdo shqiptar pas 500 vitesh, njĂ« model i shkĂ«lqyer i ruajtjes dhe promovimit tĂ« kulturĂ«s dhe gjuhĂ«s shqipe”, tha ai, duke pĂ«rshĂ«ndetur njĂ«kohĂ«sisht vendimin e QeverisĂ« Meloni pĂ«r tĂ« mundĂ«suar transmetime nĂ« gjuhĂ«n shqipe arbĂ«reshe nĂ« kanalet e RAI-t.

Balla theksoi se një element thelbësor i kësaj marrëveshjeje historike është sanksionimi i transmetimeve të ndërsjella të kanaleve publike, çka do të rrisë mirëkuptimin kulturor mes dy vendeve dhe do të ndihmojë në ruajtjen e identitetit gjuhësor të diasporës.

“ËshtĂ« sanksionuar pĂ«rfshirja e transmetimit tĂ« kanaleve publike nĂ« territorin e palĂ«s tjetĂ«r, njĂ« hap shumĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r ndĂ«rveprimin kulturor dhe qytetar mes komuniteteve”, u shpreh ai.

Në vijim, Balla u ndal edhe te marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të kontributeve të sigurimeve shoqërore, e cila tashmë ka hyrë në fuqi.

“Sot, rreth 500 mijĂ« motra dhe vĂ«llezĂ«r shqiptarĂ« qĂ« jetojnĂ« nĂ« Itali janĂ« pĂ«rfitues tĂ« kĂ«saj marrĂ«veshjeje, e cila u miratua nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pĂ«rshpejtuar nga tĂ« dyja dhomat e Parlamentit italian”, deklaroi ai.

Në përfundim, Balla theksoi rolin e Kuvendit në monitorimin e zbatimit të marrëveshjes dhe nxitjen e qeverisë për të zgjeruar modele të ngjashme bashkëpunimi edhe me vende të tjera partnere ku jetojnë komunitete të mëdha shqiptare.

“Besoj qĂ« shpreh vlerĂ«simin e tĂ« gjithĂ«ve, Ă«shtĂ« njĂ« marrĂ«veshje e cila gĂ«zon mbĂ«shtetjen dhe pa dyshim qĂ« roli i Kuvendit Ă«shtĂ« tĂ« monitorojĂ«. Dhe tĂ« monitorojĂ« zbatimin e kĂ«saj marrĂ«veshjeje, dhe tĂ« nxisĂ« qeverinĂ«, qĂ« marrĂ«veshje tĂ« tilla tĂ« negociohen dhe tĂ« firmosen edhe me vende tĂ« tjera partnere. E nĂ«nvizova GreqinĂ«, por edhe me vendet e tjera ku jetojnĂ« dhe punojnĂ« shqiptarĂ«t”, pĂ«rfundoi Balla fjalĂ«n e tij nĂ« Komision.

/a.f/r.e/

The post Balla: Marrëveshja me Italinë për transmetimet e ndërsjella, hap i rëndësishëm për diasporën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria ruan pozicionin në renditjen e FIFA-s, Kosova ngjitet në vendin e 79-të

TIRANË, 20 janar/ATSH/ KombĂ«tarja shqiptare nuk ka ndryshuar pozicion nĂ« klasifikimin e FederatĂ«s NdĂ«rkombĂ«tare tĂ« Futbollit pĂ«r muajin janar.

Qeveria e futbollit botëror publikoi renditjen e parë për vitin 2026 me kuqezinjtë që e nisin vitin në të njëjtin pozicion siç e mbyllën edhe vitin 2025, në vendin e 63-të me 1401,07 pikë të grumbulluara.

Ajo që ka fituar sërish pozicion është pikërisht përfaqësuesja e Kosovës. Dardanët e nisin vitin 2026 në vendin e 79-të, një shkallë më lart në krahasim me klasifikimin e publikuar në fund të vitit 2025 me skuadrën e drejtuar nga Franco Foda që shkon në 1308,84 pikë.

Sigurisht që Kupa e Afrikës e mbyllur këtë të dielë ka ndikuar jo pak në klasifikimin e parë të FIFA për këtë vit, me dy skuadrat finaliste që kanë bërë shumë shumë progres duke ngjitur shkallë në këtë renditje. Kështu Maroku edhe pse humbi në finale e sheh veten mes 10 ekipeve më të mira të botës duke u pozicionuar në vendin e 8-të, një ngjitje me 3 vende në krahasim me muajin e kaluar. Ndërsa skuadra kampione e Afrikës, Senegali fitoi 5 vende dhe ngjitet në vendin e 12-të, një pozicionim që zbret Italinë në vendin e 13-të, shkruan TCh.

Për sa i përket kreut, Spanja vazhdon të jetë në vendin e parë, e ndjekur nga kampionia e botës në fuqi Argjentina dhe Franca në të tretin.

/a.f/r.e/

The post Shqipëria ruan pozicionin në renditjen e FIFA-s, Kosova ngjitet në vendin e 79-të appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu pret homologun belg: Thellim i bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes

TIRANË, 20 janar/ATSh/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu priti sot nĂ« takim homologun e tij belg Theo Francken, i cili po zhvillon njĂ« vizitĂ« zyrtare nĂ« TiranĂ«.

Gjatë takimit, dy ministrat diskutuan mbi forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në fushën e mbrojtjes, me fokus të veçantë në stërvitjet e përbashkëta, rritjen e ndërveprimit operacional dhe zhvillimin e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes. Këto elemente konsiderohen thelbësore për rritjen e kapaciteteve mbrojtëse dhe për forcimin e sigurisë rajonale.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu vlerĂ«soi partneritetin me BelgjikĂ«n dhe rolin e saj si aleate e besueshme nĂ« kuadĂ«r tĂ« NATO-s, duke theksuar rĂ«ndĂ«sinĂ« e bashkĂ«punimit me vendet mike dhe aleate: “KĂ«naqĂ«si tĂ« prisja nĂ« TiranĂ« homologun belg Theo Francken, njĂ« mik i vyer i vendit tonĂ«. Me BelgjikĂ«n po punojmĂ« pĂ«r tĂ« thelluar bashkĂ«punimin nĂ« stĂ«rvitje tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta, ndĂ«rveprim operacional dhe industrinĂ« e mbrojtjes, si pjesĂ« e pĂ«rpjekjes pĂ«r tĂ« rritur kapacitetet tona dhe sigurinĂ« rajonale”, u shpreh ministri Vengu.

Në këtë takim u ritheksua se thellimi i partneritetit me aleatët mbetet një prioritet strategjik për Shqipërinë, në funksion të stabilitetit, sigurisë rajonale dhe perspektivës europiane të vendit.

Ministri Vengu pret homologun belg:
1 nga 16

/a.f/r.e/

The post Vengu pret homologun belg: Thellim i bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pësoi hemoragji, ndërron jetë në spital i dënuari

TIRANË, 20 janar/ATSH/ Drejtoria e PĂ«rgjithshme e Burgjeve njofton se, rreth orĂ«s 04:35 tĂ« mĂ«ngjesit tĂ« sotĂ«m, nĂ« QendrĂ«n Spitalore Universitare “NĂ«nĂ« Tereza”, ka ndĂ«rruar jetĂ« i dĂ«nuari i sigurisĂ« sĂ« lartĂ« Mihal Pavllo MĂ«rkuri, i shtruar nĂ« Reanimacionin Qendror, Pavijoni i KirurgjisĂ«.

Sipas njoftimit zyrtar, vdekja ka ardhur si pasojë e arrestit kardiak dhe hemorragjisë në kokë.

Mihal Pavllo MĂ«rkuri, i datĂ«lindjes 25 janar 1979, lindur dhe banues nĂ« SarandĂ«, ishte i dĂ«nuar me 10 vjet burg pĂ«r veprat penale “vrasje me dashje e mbetur nĂ« tentativĂ«â€ dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje e armĂ«ve luftarake dhe municionit”.

Ai është ekstraduar nga Greqia më 20 qershor 2023 dhe më 15 shkurt 2025 është transferuar nga IEVP Korçë në IEVP Burrel.

Sipas Drejtorisë së Burgjeve, i ndjeri është shtruar në QSUT më 18 janar 2026, rreth orës 20:21, dhe i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të një hemorragjie të brendshme (hemoperitoneum).

Për rastin, autoritetet bëjnë me dije se po zbatohen të gjitha procedurat e parashikuara nga legjislacioni në fuqi.

/a.f/

The post Pësoi hemoragji, ndërron jetë në spital i dënuari appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Baste të paligjshme, masa sigurie për gjashtë punonjës policie

TIRANË, 20 janar/ATSH/ Agjencia e MbikĂ«qyrjes Policore (AMP), Rajoni Elbasan–Korçë, nĂ«n drejtimin e ProkurorisĂ« pranĂ« GjykatĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m Elbasan, ka ekzekutuar masat e sigurisĂ« ndaj 6 punonjĂ«sve tĂ« PolicisĂ« sĂ« Shtetit dhe njĂ« shtetasi, nĂ« kuadĂ«r tĂ« operacionit tĂ« koduar “Last Bet”.

Sipas AMP-sĂ«, Gjykata ka caktuar masĂ«n e sigurimit personal “Arrest nĂ« shtĂ«pi” ndaj nĂ«nkomisarit R.T., specialist pĂ«r krimet pranĂ« Stacionit tĂ« PolicisĂ« ManĂ«z, inspektorit E.K., ndihmĂ«s specialist/kontrollor pranĂ« Stacionit tĂ« PolicisĂ« Kufitare MorinĂ«, si dhe ndaj shtetasit I.T., banues nĂ« TiranĂ«.

NdĂ«rkohĂ«, masat “Ndalim i daljes jashtĂ« shtetit” dhe “Detyrim pĂ«r t’u paraqitur nĂ« policinĂ« gjyqĂ«sore” janĂ« caktuar ndaj komisarit D.S., shef i Seksionit pĂ«r Hetimin e Krimeve nĂ« Volum nĂ« Komisariatin e PolicisĂ« Devoll, nĂ«nkomisarit A.M., pĂ«rgjegjĂ«s turni pranĂ« Stacionit tĂ« PolicisĂ« Kufitare MorinĂ«, inspektorit G.B., ndihmĂ«s specialist/kontrollor nĂ« tĂ« njĂ«jtin stacion, si dhe inspektorit E.D., trupĂ« shĂ«rbimi operacional pranĂ« NjĂ«sisĂ« Speciale “RENEA”.

Nga hetimet e kryera në kuadër të një procedimi penal të vitit 2025, rezulton se të dyshuarit, duke shfrytëzuar atributet e funksionit dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar dhe favorizuar ushtrimin e lojërave të fatit dhe basteve sportive të paligjshme.

Veprimet e tyre dyshohet se pĂ«rbĂ«jnĂ« elementĂ«t e veprave penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarisĂ« sĂ« lojĂ«rave tĂ« fatit nĂ« kundĂ«rshtim me ligjin” dhe “ShpĂ«rdorimi i detyrĂ«s”.

Në funksion të hetimeve janë sekuestruar 7 telefona celularë, të cilët dyshohet se janë përdorur për kryerjen e aktivitetit kriminal.

/a.f/

The post Baste të paligjshme, masa sigurie për gjashtë punonjës policie appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌