❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

FOKUS – 12 vende paralajmĂ«rojnĂ« aksident bĂ«rthamor nga sulmet nĂ« UkrainĂ«

VJENË, 30 janar /ATSH-DPA/ – DymbĂ«dhjetĂ« vende kanĂ« paralajmĂ«ruar pĂ«r rritjen e rrezikut tĂ« njĂ« aksidenti bĂ«rthamor nĂ« UkrainĂ«, gjatĂ« njĂ« seance tĂ« posaçme tĂ« AgjencisĂ« NdĂ«rkombĂ«tare pĂ«r EnergjinĂ« Atomike (IAEA), tĂ« mbajtur sot nĂ« VjenĂ«.

”Sulmet e pĂ«rditshme ruse ndaj infrastrukturĂ«s energjetike tĂ« vendit jo vetĂ«m qĂ« kanĂ« ekspozuar miliona ukrainas ndaj tĂ« ftohtit tĂ« dimrit, por po ndikojnĂ« negativisht edhe nĂ« sigurinĂ« bĂ«rthamore nĂ« UkrainĂ«, duke e afruar rrezikun e njĂ« aksidenti bĂ«rthamor shumĂ« pranĂ« realitetit”, thuhet nĂ« njĂ« deklaratĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t tĂ« kĂ«tyre vendeve.

Sipas deklaratës, sulmet ndaj nënstacioneve dhe dëmtimi gjithnjë e më i madh i rrjetit elektrik rrezikojnë sigurinë bërthamore.

Dymbëdhjetë vendet theksuan se një furnizim i qëndrueshëm me energji elektrike është thelbësor për funksionimin e sigurt të centraleve bërthamore.

Edhe drejtori i përgjithshëm i IAEA-s, Rafael Grossi, paralajmëroi në fjalën e tij se dëmtimi i nënstacioneve minon sigurinë bërthamore.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Rusisë në IAEA, Mikhail Ulyanov, e kundërshtoi këtë vlerësim.

”Ky Ă«shtĂ« njĂ« pretendim i rremĂ«â€, u tha ai gazetarĂ«ve, duke shtuar se centralet bĂ«rthamore ukrainase mund t’i pĂ«rballojnĂ« pa vĂ«shtirĂ«si sulmet ruse ndaj nĂ«nstacioneve.

Edhe pse centralet bërthamore prodhojnë vetë energji, energjia elektrike e jashtme përdoret për ftohjen e materialeve radioaktive në impiante.

Në raste emergjente përdoren gjeneratorë rezervë.

Nëse sistemet e ftohjes dështojnë, në skenarin më të keq ekziston rreziku i shkrirjes së bërthamës./  /Ad.Ab./ a.jor.

 

The post FOKUS – 12 vende paralajmĂ«rojnĂ« aksident bĂ«rthamor nga sulmet nĂ« UkrainĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VARSHAVË – Polonia forcon mbrojtjen ajrore me sistem tĂ« ri antidronĂ«

VARSHAVË, 30 janar /ATSH-DPA/ – Polonia ka vĂ«nĂ« nĂ« funksion njĂ« sistem tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m mbrojtjeje kundĂ«r dronĂ«ve, tĂ« porositur nga njĂ« konsorcium norvegjezo-polak, pĂ«r tĂ« mbrojtur mĂ« mirĂ« hapĂ«sirĂ«n e saj ajrore nga dronĂ«t luftarakĂ«, njoftoi sot qeveria.

”Sistemi ‘San’,  i zhvilluar nga kompania norvegjeze e mbrojtjes ‘Kongsberg’ dhe grupi polak i armatimeve ‘PGZ2’, pĂ«rbĂ«het nga 18 bateri dhe gjithsej 700 mjete”, deklaroi ministri i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz gjatĂ« nĂ«nshkrimit tĂ« kontratĂ«s.

Sipas medias polake, marrëveshja kap vlerën e rreth 3,6 miliardë eurove.

Kryeministri Donald Tusk e cilësoi porosinë si një hap vendimtar në përpjekjen e Polonisë për të ndërtuar mbrojtje ajrore efektive.

Ai rikujtoi një incident në shtator, kur një numër i madh dronësh hynë në hapësirën ajrore polake gjatë një sulmi rus ndaj Ukrainës fqinje, duke detyruar Forcat Ajrore të Polonisë dhe aleatë të tjerë të NATO-s të rrëzonin disa raketa për herë të parë.

”Sistemi do tĂ« pĂ«rfshijĂ« njĂ« gamĂ« tĂ« gjerĂ« armĂ«sh, si mitralozĂ«, raketa, dronĂ« interceptues dhe mjete tĂ« tjera pĂ«r mbrojtjen ndaj kĂ«rcĂ«nimeve ajrore”, bĂ«ri tĂ« ditur ”Kongsberg”.

Sistemi do të ketë gjithashtu pajisje për bllokimin elektronik të dronëve dhe sisteme radarësh.

Disa prej komponentëve bazohen në një frëngji të vogël luftarake, e cila mund të montohet në mjete të blinduara me rrota ose mjete terreni./  /Ad.Ab./ a.jor.

The post VARSHAVË – Polonia forcon mbrojtjen ajrore me sistem tĂ« ri antidronĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Norvegjia i bashkohet sanksioneve tĂ« BE-sĂ« kundĂ«r Iranit

OSLO, 30 janar /ATSH-DPA/ – Norvegjia i Ă«shtĂ« bashkuar sanksioneve tĂ« Bashkimit Evropian kundĂ«r “aktorĂ«ve” iranianĂ«, pas vrasjes sĂ« protestuesve antiqeveritarĂ« nĂ« Iran, njoftoi sot Ministria e Jashtme norvegjeze.

BE-ja e shpalli dje Gardën Revolucionare Islamike të Iranit organizatë terroriste, për shkak të shtypjes së dhunshme të protestave.

Sipas grupeve për të drejtat e njeriut, mijëra, e ndoshta dhjetëra mijëra persona, besohet se janë vrarë.

Vendimi i BE-së për Gardën Revolucionare pasoi një hap formal për vendosjen e sanksioneve ndaj 31 individëve dhe entiteteve të tjera iraniane.

Ata akuzohen se mbajnë përgjegjësi për represionin brutal të protestave dhe për mbështetjen e vazhdueshme të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Ministri i Jashtëm i Norvegjisë, Espen Barth Eide, tha se Oslo e ka dënuar dhunën ndaj civilëve, si publikisht ashtu edhe në kontakte të drejtpërdrejta me autoritetet iraniane.

“Ne kemi theksuar se pĂ«rdorimi i gjerĂ« i ekzekutimeve, arrestimeve, torturĂ«s dhe ndĂ«rprerjeve tĂ« gjata tĂ« internetit si instrumente kontrolli Ă«shtĂ« plotĂ«sisht i papranueshĂ«m”, deklaroi Barth Eide.

“RikonfirmojmĂ« thirrjen tonĂ« ndaj autoriteteve iraniane pĂ«r tĂ« respektuar tĂ« drejtat e njeriut dhe pĂ«r tĂ« garantuar qasje tĂ« lirĂ« dhe tĂ« papenguar nĂ« informacion”, shtoi ai.

Norvegjia nuk është anëtare e Bashkimit Evropian, por është e lidhur ngushtë me bllokun evropian./   /Ad.Ab./ a.jor.

The post FOKUS – Norvegjia i bashkohet sanksioneve tĂ« BE-sĂ« kundĂ«r Iranit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Trump: Duket se Hamasi do tĂ« çarmatoset

UASHINGTON, 29 janar /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi sot se duket qĂ« lĂ«vizja palestineze Hamas do tĂ« çarmatoset, njĂ« nga hapat kyç tĂ« parashikuar nĂ« planin e tij pĂ«r zgjidhjen e konfliktit nĂ« Gaza.

”ShumĂ« njerĂ«z thonĂ« se ata nuk do tĂ« çarmatosen kurrĂ«. Duket se do tĂ« çarmatosen”, u shpreh Trump gjatĂ« njĂ« mbledhjeje tĂ« kabinetit nĂ« ShtĂ«pinĂ« e BardhĂ«.

Ai theksoi gjithashtu se Hamasi na ka ndihmuar me trupat, me riatdhesimin e tyre, dhe familja u është shumë mirënjohëse, duke iu referuar kthimit të eshtrave të pengut të fundit izraelit të 7 tetorit, Ran Gvili, për të cilin Izraeli zhvilloi  dje një ceremoni funerale shtetërore.

Nga ana e tij, i dĂ«rguari special amerikan Steve Witkoff u shpreh i kĂ«naqur duke thĂ«nĂ« se “ne i kemi dĂ«buar terroristĂ«t prej andej dhe ata do tĂ« çmilitarizohen”.

“Ata do ta bĂ«jnĂ« kĂ«tĂ« sepse nuk kanĂ« zgjidhje. Do tĂ« dorĂ«zohen. Do tĂ« dorĂ«zojnĂ« armĂ«t AK-47”, shtoi ai.

NjĂ« ditĂ« mĂ« parĂ«, Hamasi ishte shprehur i gatshĂ«m pĂ«r njĂ« “transferim tĂ« plotĂ« tĂ« qeverisjes” sĂ« Rripit tĂ« GazĂ«s sa mĂ« shpejt qĂ« tĂ« ishte e mundur.

Sipas planit tĂ« presidentit amerikan pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s nĂ« Gaza, njĂ« Komitet KombĂ«tar pĂ«r Administrimin e GazĂ«s (NCAG) do tĂ« administrojĂ« pĂ«rkohĂ«sisht territorin palestinez nĂ«n drejtimin e njĂ« Bordi Paqeje, i kryesuar nga vetĂ« Trump./  /Ad.Ab./ a.jor.

The post SHBA – Trump: Duket se Hamasi do tĂ« çarmatoset appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BERLIN – Merz: Mbrojtja bĂ«rthamore evropiane njĂ« shtesĂ« e pĂ«rbashkĂ«t nukleare me SHBA-nĂ«

BERLIN, 29 janar /ATSH-DPA/ – Kancelari gjerman, Friedrich Merz, deklaroi sot se pĂ«rfshirja nĂ« njĂ« “ombrellĂ« bĂ«rthamore evropiane” do tĂ« konsiderohej si njĂ« shtesĂ« ndaj parandalimit tĂ« pĂ«rbashkĂ«t bĂ«rthamor me SHBA-tĂ«, nĂ« njĂ« kohĂ« kur po diskutohet pĂ«r kapacitetet mbrojtĂ«se tĂ« BE-sĂ«.

“E dimĂ« qĂ« duhet tĂ« marrim disa vendime strategjike dhe ushtarake kĂ«tu”, tha lideri gjerman  gjatĂ« njĂ« takimi me kryeministren lituaneze, Inga Ruginiene.

MegjithatĂ«, sipas tij, “koha nuk ka ardhur ende” pĂ«r njĂ« vendim pĂ«rfundimtar.

“Po zhvillohen bisedime strategjike me vendet e pĂ«rfshira, por ato janĂ« ende nĂ« fillim”, shtoi Merz.

“Gjermania ka rĂ«nĂ« dakord tĂ« mos ketĂ« armĂ« bĂ«rthamore sipas dy traktateve tĂ« detyrueshme, pĂ«rfshirĂ« MarrĂ«veshjen ‘Dy plus katĂ«r’ qĂ« hapi rrugĂ«n pĂ«r ribashkimin e GjermanisĂ« nĂ« vitin 1990 dhe Traktatin pĂ«r MospĂ«rhapjen e ArmĂ«ve BĂ«rthamore”, theksoi kancelari Merz.

“NĂ« kĂ«tĂ« kuptim, nuk Ă«shtĂ« nĂ« diskrecionin tonĂ« dhe nuk Ă«shtĂ« brenda juridiksionit tonĂ« tĂ« kemi armĂ« bĂ«rthamore nĂ« Gjermani”, tha ai.

MegjithatĂ«, kjo nuk do tĂ« thotĂ« se “nuk flasim me shtetet e tjera evropiane pĂ«r parandalimin e pĂ«rbashkĂ«t bĂ«rthamor”, shtoi ai.

“Bisedimet nuk bien nĂ« kundĂ«rshtim me ndarjen bĂ«rthamore me SHBA-nĂ«â€, tha Merz.

Gjermania nuk është fuqi bërthamore, ndryshe nga aleatët e NATO-s si Franca, BM dhe SHBA-ja, por kontribuon në parandalimin bërthamor të NATO-s duke ofruar avionë luftarakë që mund të pajisen me armë bërthamore amerikane të ruajtura në Gjermani në rast konflikti./  /Ad.Ab./ a.jor.

 

The post BERLIN – Merz: Mbrojtja bĂ«rthamore evropiane njĂ« shtesĂ« e pĂ«rbashkĂ«t nukleare me SHBA-nĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS  – Kina: Hetimi ndaj gjeneralĂ«ve tĂ« lartĂ«, sukses i rĂ«ndĂ«sishĂ«m kundĂ«r korrupsionit

PEKIN, 29 janar /ATSH-DPA/ –  Kina i ka pĂ«rshkruar hetimet ndaj gjeneralĂ«ve tĂ« lartĂ« Zhang Youxia dhe Liu Zhenli si njĂ« sukses tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« luftĂ«n kundĂ«r korrupsionit.

“Sa mĂ« vendosmĂ«risht po vepron ushtria kundĂ«r korrupsionit, aq mĂ« e fortĂ« dhe efektive do tĂ« bĂ«het lufta kundĂ«r korrupsionit”, shpjegoi sot nĂ« Pekin zĂ«dhĂ«nĂ«si i MinistrisĂ« sĂ« Mbrojtjes, Jiang Bin.

FundjavĂ«n e kaluar, ministria njoftoi hetime ndaj Zhang dhe Liu pĂ«r “shkelje serioze tĂ« disiplinĂ«s dhe ligjit”.

Të dy janë anëtarë të fuqishëm të Komisionit Qendror Ushtarak, i cili udhëhiqet nga presidenti Xi Jinping.

PĂ«r shkak tĂ« hetimeve tĂ« mĂ«parshme ndaj personelit tjetĂ«r ushtarak, komisioni, qĂ« komandon UshtrinĂ« Çlirimtare Popullore, mund tĂ« pĂ«rbĂ«het sĂ« shpejti vetĂ«m nga dy nga shtatĂ« anĂ«tarĂ«t e tij.

Hetimi ndaj Zhang, zëvendëskryetar i komisionit, erdhi si surprizë.

Zhang, 75-vjeç,  ishte një nga pak anëtarët e udhëheqjes së ushtrisë me përvojë luftarake, pasi kishte luftuar në konfliktin kufitar me Vietnamin që filloi në vitin 1979.

Zhang konsiderohej gjithashtu një besnik i presidenit Xi.

Ministria e Mbrojtjes refuzoi tĂ« komentonte njĂ« raport tĂ« “Wall Street Journal” qĂ« sugjeronte se Zhang mund tĂ« kishte zbuluar sekretet e programit bĂ«rthamor tĂ« KinĂ«s ndaj Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s./  /Ad.Ab./ a.jor.

 

The post FOKUS  – Kina: Hetimi ndaj gjeneralĂ«ve tĂ« lartĂ«, sukses i rĂ«ndĂ«sishĂ«m kundĂ«r korrupsionit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Franca ndryshon Kodin Civil: miraton projektligjin qĂ« heq “detyrimin bashkĂ«shortor”

PARIS, 29 janar 2026 /ATSH/ – Asambleja KombĂ«tare e FrancĂ«s ka miratuar me shumicĂ« votash njĂ« projektligj qĂ« eliminon konceptin e njohur si “detyrim martesor”, pas kritikave se ai pĂ«rdorej pĂ«r tĂ« anashkaluar pĂ«lqimin seksual brenda martesĂ«s, sipas Euronews.

Ky ligj ndërpartiak, i mbështetur nga mbi 120 deputetë, vendos parimin themelor që pëlqimi mbetet i domosdoshëm për çdo akt seksual, përfshirë edhe në martesë.

Nisma u drejtuar nga deputetja Marie-Charlotte Garin dhe presidenti i grupit ”Horizons”, Paul Christophe, synon tĂ« heqĂ« pĂ«rgjithmonĂ« idenĂ« se bashkĂ«shortĂ«t janĂ« tĂ« detyruar tĂ« kenĂ« marrĂ«dhĂ«nie seksuale tĂ« rregullta.

Ndërsa ky koncept nuk përmendet në Kodin Civil, ai ka mbetur në disa vendime gjyqësore dhe perceptime shoqërore.

Ligji i ri specifikon nĂ« nenin 215 tĂ« Kodit Civil qĂ« “bashkimi i jetĂ«s nuk krijon asnjĂ« detyrim pĂ«r bashkĂ«shortĂ«t pĂ«r tĂ« pasur marrĂ«dhĂ«nie seksuale.”

Sipas deputetes Garin, qĂ«llimi Ă«shtĂ« tĂ« “vijohet me interpretime qĂ« e shohin bashkimin e jetĂ«s si ‘bashkim nĂ« shtrat’ dhe kĂ«shtu tĂ« eliminohet koncepti i detyrĂ«s martesore qĂ« vazhdon tĂ« ekzistojĂ« nĂ« ligj dhe shoqĂ«ri”.

Ekspertët dhe aktivistët për të drejtat e grave e kanë përshëndetur këtë hap, duke theksuar se është e rëndësishme që seksualiteti të mos shihet si detyrim.

Ligji vjen në një kohë kur dhuna seksuale brenda çiftit mbetet kryesisht e paraportuar.

Sipas një sondazhi IFOP nga 11 shtator 2025, 57% e grave thanë se kishin pasur marrëdhënie martesore pa dëshirë, krahasuar me 39% të burrave.

Projektligji tashmë kaloi në Asamblenë Kombëtare dhe tani do të shqyrtohet nga Senati përmes një procedure të përshpejtuar.

Nëse miratohet, mund të hyjë në fuqi brenda disa muajsh./ /Ad.Ab./ a.jor.

The post FOKUS – Franca ndryshon Kodin Civil: miraton projektligjin qĂ« heq “detyrimin bashkĂ«shortor” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KINEMA – BashkĂ«shortja e presidentit Trump shfaq premierĂ«n e dokumentarit ”Melania”

UASHINGTON, 29 janar /ATSH-AFP/ – Melania Trump shfaqi sot dokumentarin e saj tĂ« ri, qĂ« premton njĂ« pamje nga pas skenave tĂ« rikthimit nĂ« pushtet tĂ« bashkĂ«shortit tĂ« saj, njĂ« dokumentar i financuar nga njĂ« marrĂ«veshje disa milionĂ«she me ”Amazon”.

I titulluar thjesht ”Melania”, dokumentari po shfaqet nĂ« njĂ« premierĂ« me tapet tĂ« kuq nĂ« qendrĂ«n sĂ« fundmi tĂ« riemĂ«ruar ”Trump-Kennedy Center” nĂ« Uashington, me pjesĂ«marrjen e ZonjĂ«s sĂ« ParĂ« dhe vetĂ« presidentit Donald Trump.

Por, me raportime pĂ«r shitje tĂ« dobĂ«ta tĂ« biletave pĂ«r filmin e 55-vjeçares sĂ« lindur nĂ« Slloveni, shuma e madhe e paguar nga gjiganti amerikan i teknologjisĂ« ka ngjallur pyetje nĂ«se ”Amazon” po pĂ«rpiqet thjesht tĂ« fitojĂ« favor nga presidenti.

”Ky dokumentar ofron njĂ« dritare nĂ« njĂ« periudhĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r AmerikĂ«n”, tha Melania Trump ndĂ«rsa goditi dje kambanĂ«n e BursĂ«s sĂ« Nju Jorkut.

”PĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« histori, njerĂ«zit do tĂ« dĂ«shmojnĂ« 20 ditĂ«t qĂ« çuan deri te betimi pĂ«rmes syve tĂ« njĂ« Zonje tĂ« ParĂ« nĂ« ardhje”, shtoi ajo.

Melania Trump ka qenë një figurë shpesh misterioze që nga rikthimi i presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë në janar 2025, duke preferuar të kalojë kohën me djalin tyre, Barron, në Nju Jork dhe Florida.

Por, ajo tha se ”dokumentari, qĂ« do tĂ« shpĂ«rndahet globalisht nesĂ«r dhe mĂ« pas do tĂ« shfaqet ekskluzivisht nĂ« ‘Amazon Prime’, do t’u japĂ« njerĂ«zve njĂ« vĂ«shtrim pas enigmĂ«s sime”.

”Do tĂ« shohin se si punoj, kush jam, si komunikoj me njerĂ«zit dhe do tĂ« mĂ« njohin pak mĂ« shumĂ«â€, i tha ajo ”Fox and Friends”.

Çifti Trump zhvilloi tĂ« shtunĂ«n njĂ« shfaqje private nĂ« ShtĂ«pinĂ« e BardhĂ«, disa orĂ« pas ngjarjes ku agjentĂ«t e emigracionit qĂ«lluan pĂ«r vdekje protestuesin Alex Pretti nĂ« Minneapolis, incident qĂ« shkaktoi zemĂ«rim kombĂ«tar.

Në një nga seritë e intervistave promovuese këtë javë për filmin, Melania Trump bëri thirrje për bashkim pas vrasjes në Minneapolis./  /Ad.Ab./ a.jor.

 

The post KINEMA – BashkĂ«shortja e presidentit Trump shfaq premierĂ«n e dokumentarit ”Melania” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BRUKSEL – BE miraton 145 milionĂ« euro ndihmĂ« humanitare pĂ«r UkrainĂ«n

BRUKSEL, 29 janar /ATSH-DPA/ – Bashkimi Evropian planifikon tĂ« vĂ«rĂ« nĂ« dispozicion 145 milionĂ« euro (173 milionĂ« dollarĂ«) pĂ«r ndihmĂ« humanitare nĂ« UkrainĂ«, njoftoi sot krahu ekzekutiv i aleancĂ«s me 27 vende anĂ«tare.

”Fondet synojnĂ« tĂ« ofrojnĂ« mbrojtje, strehim, ushqim si dhe qasje nĂ« ujĂ« dhe shĂ«rbime shĂ«ndetĂ«sore”, bĂ«ri tĂ« ditur Komisioni Evropian.

Sipas tij, edhe 8,0 milionë euro shtesë janë parashikuar për pritjen e refugjatëve të luftës në Moldavi.

Në kushtet e sulmeve të vazhdueshme ruse ndaj furnizimit energjetik të Ukrainës, BE-ja po dërgon gjithashtu edhe 500 gjeneratorë emergjence.

Të premten e kaluar u dërguan 447 të tillë.

Që nga fillimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës, gati katër vjet më parë, Komisioni ka siguruar mbi 1,4 miliardë euro për programe ndihme humanitare në Ukrainë dhe Moldavi.

Po ashtu, të paktën tre miliardë euro janë vënë në dispozicion për sigurinë energjetike.

”NĂ« total, BE-ja e ka mbĂ«shtetur UkrainĂ«n me 193,3 miliardĂ« euro”, bĂ«ri tĂ« ditur Komisioni./  /Ad.Ab./  a.jor.

The post BRUKSEL – BE miraton 145 milionĂ« euro ndihmĂ« humanitare pĂ«r UkrainĂ«n appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SPANJË – NjĂ« flotilje anijesh tĂ« NATO-s mblidhet pĂ«r manovra ushtarake

MADRID, 29  janar /ATSH-DPA/ – NjĂ« flotilje anijesh tĂ« NATO-s po mblidhen sot nĂ« portin ushtarak spanjoll tĂ« Rotas, nĂ« kuadĂ«r tĂ« manovrave mĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« aleancĂ«s transatlantike pĂ«r kĂ«tĂ« vit.

Manovrat, tĂ« quajtura “Steadfast Dart 26”, pĂ«rfshijnĂ« vendosjen e shpejtĂ« tĂ« mijĂ«ra ushtarĂ«ve brenda EvropĂ«s, nga jugu dhe perĂ«ndimi drejt veriut dhe lindjes.

Manovrat po organizohen nga Gjermania.

Katër anije turke dhe dy spanjolle pritet të nisen nga Rota në ditët e ardhshme dhe pritet të arrijnë në portin gjerman të Kielit më 11 shkurt.

Anije shtesĂ« nga Gjermania, Franca, Holanda dhe Polonia do t’i bashkohen flotiljes ndĂ«rsa po praktikohet edhe mbĂ«shtetja ajrore pĂ«r tĂ« siguruar anijet gjatĂ« rrugĂ«s.

Manovrat  drejtohen nga gjenerali gjerman Ingo Gerhartz, komandant i “Allied Joint Force Command” nĂ« Brunssum, HolandĂ«.

“Sidomos nĂ« kĂ«to kohĂ«, Ă«shtĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme tĂ« tregojmĂ« unitetin e aleancĂ«s sonĂ«, NATO-s”, tha Gerhartz nĂ« Rota.

“Manovrat nuk kanĂ« pĂ«r qĂ«llim dĂ«rgimin e kĂ«rcĂ«nimeve, por janĂ« njĂ« mesazh 360-gradĂ«sh pĂ«r gatishmĂ«rinĂ« e lartĂ« tĂ« NATO-s”, shtoi ai.

NĂ« total, 11 shtete anĂ«tare po marrin pjesĂ« nĂ« “Steadfast Dart 26” me njĂ«sitĂ« e ushtrisĂ«, forcave ajrore, marinĂ«s dhe hapĂ«sirĂ«s.

Këto operacione ndodhin pak ditë pas shmangies së një ndarjeje të madhe brenda aleancës mbi të ardhmen e territorit pothuajse autonom të Arktikut, Groenlandës, pjesë e Mbretërisë së Danimarkës./  /Ad.Ab./

The post SPANJË – NjĂ« flotilje anijesh tĂ« NATO-s mblidhet pĂ«r manovra ushtarake appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – BE mund t’u ndalojĂ« hyrjen ish-ushtarĂ«ve rusĂ« qĂ« luftuan kundĂ«r UkrainĂ«s

BRUKSEL, 29 janar /ATSH-DPA/ – Qindra mijĂ«ra ushtarĂ« rusĂ« qĂ« kanĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« luftĂ«n kundĂ«r UkrainĂ«s mund tĂ« ndalohen tĂ« hyjnĂ« nĂ« Bashkimin Evropian, sipas njĂ« propozimi tĂ« paraqitur nga ministri i JashtĂ«m i EstonisĂ«, Margus Tsahkna.

Duke folur sot në një takim të BE-së në Bruksel, Tsahkna tha se ekzistojnë informacione sipas të cilave shumë ushtarë rusë synojnë të vijnë në Evropë pas një përfundimi të mundshëm të luftës.

“Kjo do tĂ« ishte e pamundur t’u shpjegohej qytetarĂ«ve”,  tha ministri estonez, duke i cilĂ«suar ata si “persona shumĂ« tĂ« rrezikshĂ«m”.

Një dokument shoqërues i propozimit  thekson se rreth 1,5 milionë shtetas rusë kanë marrë pjesë në operacione luftarake që nga viti 2022, ndërsa rreth 640 mijë prej tyre janë ende të angazhuar aktivisht.

Sipas dokumentit, këta persona kanë karakteristika të përbashkëta si përvoja luftarake dhe përdorimi i dhunës, si dhe përfshirje të mundshme në krime lufte dhe mizori të tjera ndaj popullsisë ukrainase.

“Prania e tyre e mundshme nĂ« territorin e BE-sĂ« nuk pĂ«rbĂ«n vetĂ«m rrezik pĂ«r krime tĂ« dhunshme, por edhe njĂ« kanal tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r infiltrimin e krimit tĂ« organizuar, lĂ«vizjeve ekstremiste dhe operacioneve armiqĂ«sore shtetĂ«rore nĂ« EvropĂ«â€ , thuhet nĂ« dokument.

Sipas autorĂ«ve, Ish-luftĂ«tarĂ«t janĂ« gjithashtu veçanĂ«risht tĂ« lehtĂ« pĂ«r t’u rekrutuar nga shĂ«rbimet sekrete ruse.

Dokumenti vëren gjithashtu se në Rusi tashmë ekziston një lidhje mes ish-luftëtarëve dhe rritjes së dhunës.

Shumë prej të kthyerve kanë kryer krime të rënda, ndërsa numri i përgjithshëm i tyre arriti nivelin më të lartë në 15 vitet e fundit gjatë gjysmës së parë të vitit 2025.

Sipas të dhënave, deri në 180 mijë të dënuar penalë janë rekrutuar drejtpërdrejt në njësi të posaçme ushtarake./  /Ad.Ab./ a.jor.

The post FOKUS – BE mund t’u ndalojĂ« hyrjen ish-ushtarĂ«ve rusĂ« qĂ« luftuan kundĂ«r UkrainĂ«s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

DANIMARKË – Rasmussen: Bisedimet me SHBA-nĂ« pĂ«r GroenlandĂ«n i janĂ« rikthyer normalitetit

KOPENHAGË, 29 janar /ATSH/ – Ministri i JashtĂ«m i DanimarkĂ«s, Lars Lokke Rasmussen ka pĂ«rshĂ«ndetur sot bisedimet shumĂ« konstruktive tĂ« nivelit tĂ« lartĂ« me Shtetet e Bashkuara lidhur me tĂ« ardhmen e GroenlandĂ«s, duke theksuar se procesi diplomatik Ă«shtĂ« rikthyer nĂ« binarĂ«, sipas Reuters.

Deklaratat u bënë në Bruksel, përpara një takimi të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian, në një moment kur tensionet për ishullin arktik kanë qenë në rritje javët e fundit.

Bisedimet në Uashington, ku morën pjesë përfaqësues të SHBA-së, Danimarkës dhe Groenlandës, synuan të zbusnin krizën diplomatike të shkaktuar nga deklaratat e përsëritura të presidentit amerikan Donald Trump mbi marrjen e kontrollit të Groenlandës.

Rasmussen tha se takimi u zhvillua në një atmosferë pozitive dhe se janë planifikuar takime të tjera për të vazhduar dialogun.

”GjĂ«rat kishin filluar tĂ« pĂ«rshkallĂ«zoheshin, por tani jemi sĂ«rish nĂ« rrugĂ«n e dakordĂ«suar dy javĂ« mĂ« parĂ« nĂ« Uashington”, u shpreh ministri danez, duke shtuar se megjithĂ«se ende nuk ka njĂ« zgjidhje pĂ«rfundimtare, ai Ă«shtĂ« mĂ« optimist se njĂ« javĂ« mĂ« parĂ«.

Sipas tij, rikthimi te dialogu institucional është një hap i rëndësishëm për stabilitetin rajonal.

Qëndrimi më i moderuar vjen pasi Trump, javën e kaluar, u tërhoq nga kërcënimet për vendosjen e tarifave ndaj disa vendeve evropiane dhe për herë të parë përjashtoi përdorimin e forcës për të marrë Groenlandën./  /Ad.Ab./

 

The post DANIMARKË – Rasmussen: Bisedimet me SHBA-nĂ« pĂ«r GroenlandĂ«n i janĂ« rikthyer normalitetit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Suedia planifikon ndalimin e celularĂ«ve nĂ« shkolla

STOKHOLM, 29 janar /ATSH-AFP / -Suedia planifikon të ndalojë përdorimin e telefonave celularë në shkollat fillore dhe të mesme për të siguruar që fëmijët të përqendrohen në mësim gjatë orës së mësimit, njoftoi qeveria.

Ky ndalim do tĂ« thotĂ« se nxĂ«nĂ«sit deri nĂ« klasĂ«n e nĂ«ntĂ« ose tĂ« moshĂ«s 15–16 vjeç, do t’i dorĂ«zojnĂ« telefonat e tyre nĂ« mĂ«ngjes dhe do t’i marrin pĂ«rsĂ«ri nĂ« fund tĂ« mbarimit tĂ« mĂ«simit.

“Sipas studimeve, nxĂ«nĂ«sit suedezĂ« shpĂ«rqendrohen nga mjetet digjitale gjatĂ« klasĂ«s mĂ« shumĂ« se sa mesatarja e nxĂ«nĂ«sve nĂ« vendet tĂ« tjera tĂ« EvropĂ«s”, tha qeveria nĂ« njĂ« deklaratĂ«. “Prandaj qeveria propozon njĂ« ndalim tĂ« telefonave celularĂ« gjatĂ« gjithĂ« ditĂ«s sĂ« shkollĂ«s”, shton deklarata.

“Rreth 80 pĂ«r qind e shkollave fillore dhe tĂ« mesme suedeze tashmĂ« kanĂ« ndalime pĂ«r pĂ«rdorimin e telefonave celularĂ« brenda klasĂ«s, tĂ« vendosura sipas vullnetit tĂ« drejtorĂ«ve”, sipas agjencisĂ« suedeze tĂ« lajmeve TT.

Ministrja e Arsimit, Simona Mohamsson, tha në një konferencë për shtyp se një ndalim kombëtar është i nevojshëm për të siguruar që të gjitha shkollat të jenë zona pa telefona celularë.

“Kjo do tĂ« ulĂ« shpĂ«rqendrimet nĂ« klasĂ«â€, tha ajo, duke e pĂ«rshkruar si “njĂ« fitore pĂ«r mĂ«simdhĂ«nien dhe shĂ«ndetin mendor”.

Nëse miratohet nga parlamenti, ndalimi do të hyjë në fuqi në fillim të semestrit të vjeshtës në gusht 2026./  /Ad.Ab./ a.jor.

The post FOKUS – Suedia planifikon ndalimin e celularĂ«ve nĂ« shkolla appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Rubio: SHBA miraton çdo muaj buxhetin e qeverisĂ« sĂ« VenezuelĂ«s

UASHINGTON, 28 janar /ATSH-DPA/ – Qeveria e pĂ«rkohshme e VenezuelĂ«s ka rĂ«nĂ« dakord t’i paraqesĂ« Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s pĂ«r miratim njĂ« buxhet mujor, deklaroi sot sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.

Duke folur nĂ« njĂ« seancĂ« dĂ«gjimore tĂ« njĂ« komisioni tĂ« Senatit, Rubio tha se qeveria amerikane vendos se pĂ«r çfarĂ« mund dhe nuk mund tĂ« pĂ«rdoren fondet, nĂ« kuadĂ«r tĂ« asaj qĂ« ai e quajti njĂ« “mekanizĂ«m afatshkurtĂ«r”.

“NĂ« fakt, ata janĂ« zotuar tĂ« pĂ«rdorin njĂ« pjesĂ« tĂ« konsiderueshme tĂ« kĂ«tyre fondeve pĂ«r tĂ« blerĂ« ilaçe dhe pajisje drejtpĂ«rdrejt nga Shtetet e Bashkuara”, tha ai, duke shtuar se drejtuesit e VenezuelĂ«s kanĂ« qenĂ« shumĂ« bashkĂ«punues.

Në fillim të janarit, forcat amerikane sulmuan Venezuelën dhe kapën udhëheqësin e saj autoritar, Nicolas Maduro, si edhe bashkëshorten e tij, Cilia Flores, duke e futur vendin e Amerikës së Jugut në një fazë trazirash politike.

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se synon të ringjallë industrinë e madhe të naftës në Venezuelë dhe ka premtuar fitime të mëdha si për veten e tij, ashtu edhe për popullin venezuelian.

Menjëherë pas grushtit të shtetit, presidenti Trump njoftoi gjithashtu synimin për ta drejtuar Venezuelën në mënyrë tranzitore, pa sqaruar saktësisht se si e parashikonte këtë proces.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara po bashkëpunojnë me zëvendëspresidenten e Maduros, Delcy Rodríguez, e cila ka marrë detyrën si presidente e përkohshme e vendit./  /Ad.Ab./ a.jor.

The post FOKUS – Rubio: SHBA miraton çdo muaj buxhetin e qeverisĂ« sĂ« VenezuelĂ«s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BERLIN – Merz: AsnjĂ« arsye tĂ« dyshoj nĂ« shĂ«ndetin e presidentit Trump

BERLIN, 28 janar /ATSH-DPA/ – Kancelari gjerman, Friedrich Merz hodhi poshtĂ« sot dyshimet mbi aftĂ«sitĂ« e presidentit amerikan Donald Trump pĂ«r tĂ« qeverisur, ndĂ«rsa thashethemet pĂ«r shĂ«ndetin e 79-vjeçarit vazhdojnĂ« tĂ« qarkullojnĂ«.

“NĂ« bazĂ« tĂ« takimeve qĂ« kam pasur me presidentin Trump, nuk kam asnjĂ« arsye çfarĂ«dolloj qoftĂ« pĂ«r tĂ« dyshuar nĂ« shĂ«ndetin e tij”, tha Merz nĂ« njĂ« konferencĂ« pĂ«r shtyp nĂ« Berlin, duke iu pĂ«rgjigjur njĂ« pyetjeje tĂ« gazetarĂ«ve.

“Kam pĂ«rshtypjen se ai Ă«shtĂ«, po, plotĂ«sisht i aftĂ« pĂ«r tĂ« kryer detyrat e tij. Nuk kam asnjĂ« tregues qĂ« kjo tĂ« jetĂ« ndryshe”, shtoi kancelari Merz.

Pavarësisht sigurimeve të përsëritura nga Shtëpia e Bardhë, shëndeti i Trumpit mbetet një temë e shpeshtë debati, me pyetje nëse presidenti po shfaq shenja normale të plakjes, simptoma të lodhjes si kreu i një shteti shumë të angazhuar apo diçka më serioze.

Mavijosje në dorën e tij, të mbuluara dukshëm me grim, janë vënë re në evente publike.

Trump ia ka atribuar këto shenja përdorimit të shtuar të aspirinës, ndërsa zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, kishte deklaruar më herët se ato ishin shkaktuar nga shtrëngimet e shpeshta të duarve.

Raporte mediatike kanë kapur së fundmi Trumpin duke mbyllur sytë gjatë paraqitjeve publike, por presidenti ka hedhur poshtë pretendimet se e kishte zënë gjumi duke thënë se po pushonte ose ishte i mërzitur./  /Ad.Ab./  a.jor.

The post BERLIN – Merz: AsnjĂ« arsye tĂ« dyshoj nĂ« shĂ«ndetin e presidentit Trump appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Nafta nĂ« nivelin mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« katĂ«r muajve nga tensionet gjeopolitike

NJU JORK, 28 janar /ATSH-DPA/ – Çmimet e naftĂ«s kanĂ« rritur nĂ« nivelin mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« katĂ«r muajve tĂ« fundit, me njĂ« fuçi nafte “Brent” tĂ« Detit tĂ« Veriut pĂ«r dorĂ«zim nĂ« mars qĂ« u tregtua rreth 68,41 dollarĂ« sot, 84 cent mĂ« shumĂ« se njĂ« ditĂ« mĂ« parĂ«.

Nafta amerikane “West Texas Intermediate”  (WTI)  u rrit me 97 cent, duke arritur nĂ« 63,36 dollarĂ« pĂ«r fuçi.

Këto rritje i çuan të dyja referencat kryesore të naftës në nivelet më të larta që nga fundi i shtatorit.

Shkaku kryesor i rritjes duket të jenë tensionet gjeopolitike, ndërsa investitorët janë përqendruar te zhvillimet në Iran, një vend anëtar i grupit të prodhuesve të naftës OPEC.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar Iranin për shtypjen e protestave të fundit kundër udhëheqjes autoritare të vendit dhe ka shtuar praninë ushtarake të SHBA-së në rajon.

Sipas ekspertëve të tregut të mallrave në Standard Chartered, ndjenja në tregun e naftës ka ndryshuar, me pritshmëri për luhatje më të mëdha të çmimeve sesa ishte parashikuar më parë.

Çmimet e naftĂ«s bruto janĂ« faktori kryesor qĂ« ndikon nĂ« koston e karburanteve dhe tĂ« naftĂ«s pĂ«r ngrohje, ndaj kjo rritje mund tĂ« pĂ«rkthehet nĂ« shpenzime mĂ« tĂ« larta pĂ«r konsumatorĂ«t./ /Ad.Ab./ a.jor.

The post FOKUS – Nafta nĂ« nivelin mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« katĂ«r muajve nga tensionet gjeopolitike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

RUSI – Kremlini: Putin i hapur pĂ«r takim me Zelenskyn nĂ« MoskĂ«

KIEV, 28 janar /ATSH-DPA/ – Presidenti rus Vladimir Putin Ă«shtĂ« i hapur pĂ«r tĂ« takuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky pĂ«r tĂ« diskutuar rreth luftĂ«s nĂ« UkrainĂ«, tha sot kĂ«shilltari pĂ«r politikĂ«n e jashtme i Kremlinit, Yuri Ushakov.

“Rusia kurrĂ« nuk e ka pĂ«rjashtuar njĂ« takim tĂ« tillĂ«â€, tha Ushakov pĂ«r televizionin shtetĂ«ror.

“NĂ«se Zelensky Ă«shtĂ« vĂ«rtet i gatshĂ«m pĂ«r bisedime, ai mund tĂ« vijĂ« nĂ« MoskĂ«â€, shtoi Ushakov, duke theksuar se Putin e ka thĂ«nĂ« kĂ«tĂ« disa herĂ« mĂ« parĂ«.

“NjĂ« takim i tillĂ« duhet tĂ« pĂ«rgatitet mirĂ« dhe tĂ« fokusohet te rezultatet”, nĂ«nvizoi ai.

”Rusia do tĂ« garantojĂ« sigurinĂ« e presidentit ukrainas”, shtoi Ushakov.

Megjithatë, Ukraina e konsideron të papranueshëm një udhëtim të Zelenskyt në Moskë për arsye sigurie.

Ministri ukrainas i Jashtëm, Andrii Sybiha, kishte deklaruar më parë se Zelensky është i gatshëm të negociojë çështje të ndjeshme drejtpërdrejt me Putin, si pjesë e përpjekjeve për të ndalur luftën e Rusisë.

â€œĂ‡Ă«shtjet mĂ« tĂ« ndjeshme nĂ« kĂ«rkimin e njĂ« marrĂ«veshjeje paqeje ende nuk janĂ« zgjidhur,” tha Sybiha nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r portalin ukrainas “European Pravda”.

Këto përfshijnë pyetje territoriale dhe centralin bërthamor të Zaporizhias, i cili ndodhet nën kontrollin e  Rusisë.

Zelensky ka bërë disa herë thirrje për një takim me presidentin rus, ndërsa Moska ka qenë vazhdimisht e rezervuar.

Një takim mes dy liderëve ka qenë gjithashtu një temë e shpeshtë në bisedat telefonike mes presidentit Putin dhe presidentit amerikan, Donald Trump.

Fundjavën e kaluar, negociatorë nga Ukraina dhe Rusia zhvilluan bisedime direkte, për herë të parë pas disa muajsh, në Emiratet e Bashkuara Arabe me ndërmjetësimin e SHBA-së.

Bisedimet pritet të vazhdojnë të dielën në Abu Dabi./  /Ad.Ab./

The post RUSI – Kremlini: Putin i hapur pĂ«r takim me Zelenskyn nĂ« MoskĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS- Merz: Ka ardhur koha pĂ«r tĂ« finalizuar marrĂ«veshjen doganore BE–SHBA

BERLIN, 28 janar /ATSH-DPA/ – Kancelari gjerman Friedrich Merz bĂ«ri thirrje sot pĂ«r njĂ« vendim pĂ«rfundimtar nĂ« mosmarrĂ«veshjen lidhur me marrĂ«veshjen doganore mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s.

Duke folur nĂ« Berlin pĂ«rkrah kryeministrit rumun Ilie Bolojan, Merz tha se “tashmĂ« janĂ« hedhur themelet qĂ« kjo marrĂ«veshje tĂ« hyjĂ« nĂ« fuqi”.

MegjithatĂ«, kancelari paralajmĂ«roi se Shtetet e Bashkuara “nuk duhet tĂ« hedhin mĂ« dyshime” mbi marrĂ«veshjen e arritur nĂ« korrik tĂ« vitit tĂ« kaluar.

Merz iu referua kërcënimit të fundit të presidentit amerikan Donald Trump, tashmë i tërhequr, për vendosjen e tarifave ndaj vendeve evropiane që kundërshtojnë përpjekjen e tij për të marrë nën kontroll Groenlandën.

“Shtetet e Bashkuara duhet tĂ« kenĂ« interes qĂ« marrĂ«veshjet tĂ« respektohen dhe tĂ« mos vihen nĂ« pikĂ«pyetje nga ‘njoftime tĂ« pĂ«rditshme’,” tha Merz.

“Ne nuk jemi tĂ« gatshĂ«m tĂ« pranojmĂ« njĂ« pĂ«rkeqĂ«sim tĂ« kĂ«saj marrĂ«veshjeje”,  theksoi kancelari gjerman.

MegjithĂ«se marrĂ«veshja BE–SHBA u arrit vitin e kaluar, ajo ende ka nevojĂ« pĂ«r miratimin e Parlamentit Evropian pĂ«r t’u bĂ«rĂ« zyrtare.

Parlamenti e vendosi formalisht marrëveshjen në pritje javën e kaluar, ndërsa tensionet për Groenlandën u përshkallëzuan.

Plani parashikon që mallrat industriale amerikane të importohen në BE pa tarifa doganore. Në këmbim të këtyre angazhimeve nga BE-ja, Trump pranoi të mos vendosë tarifa të posaçme.

Merz vuri në dukje se negociatat me Uashingtonin vazhdojnë ende në dy sektorë të ndjeshëm: çelikun dhe aluminin./  /Ad.Ab./  a.jor.

The post FOKUS- Merz: Ka ardhur koha pĂ«r tĂ« finalizuar marrĂ«veshjen doganore BE–SHBA appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ITALI – Piantedosi: AgjentĂ«t e ICE-sĂ« nuk kanĂ« fuqi operacionale gjatĂ« LojĂ«rave DimĂ«rore

ROMË, 28 janar /ATSH-DPA/ – Ministri i BrendshĂ«m i ItalisĂ«, Matteo Piantedosi deklaroi sot se oficerĂ«t nga agjencia amerikane e imigracionit ICE, qĂ« do tĂ« jenĂ« tĂ« pranishĂ«m gjatĂ« LojĂ«rave Olimpike DimĂ«rore nĂ« Milano dhe Cortina d’Ampezzo, nuk do tĂ« kenĂ« ndonjĂ« autoritet operativ jashtĂ« misioneve diplomatike amerikane dhe nuk do tĂ« veprojnĂ« nĂ« territorin italian.

Ai theksoi se vetëm Italia është përgjegjëse për sigurinë jashtë hapësirave diplomatike, duke i qetësuar disa nga shqetësimet rreth pranisë së tyre.

Vendimi për të përfshirë ICE-në në sigurinë që lidhet me Lojërat Olimpike, të cilat fillojnë më 6 shkurt, u njoftua dje nga Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare (DHS).

Sipas DHS-së, një njësi do të mbështesë Shërbimin e Sigurisë Diplomatike të Departamentit të Shtetit, dhe nuk do të kryejë veprime të zbatimit të ligjit të imigracionit gjatë ngjarjeve.

Kjo nismë ka shkaktuar shqetësim dhe reagime të ashpra në Itali, sidomos pas një periudhe të tensionuar në Shtetet e Bashkuara  të Amerikës ku oficerë të ICE-së u përfshinë në dy incidente që rezultuan me vrasjen e dy qytetarëve amerikanë nga oficerë federalë në Mineapolis, MinnEsota.

Këto ngjarje kanë nxitur protesta të gjera dhe debate në SHBA mbi taktikat e ICE dhe përdorimin e forcës nga agjencitë e zbatimit të ligjit.

Kryebashkiaku i Milanos, Giuseppe Sala, ka qenë kundër pranisë së një force të tillë amerikane në qytetin e tij.

Ai e quajti ICE njĂ« “forcĂ« policore private qĂ« vepron nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« paligjshme”, duke iu referuar incidenteve tĂ« fundit nĂ« SHBA, dhe tha se nuk dĂ«shiron qĂ« kjo njĂ«si tĂ« jetĂ« prezent nĂ« Milano.

Qeveria e kryeministres Giorgia Meloni, e cila njihet si një aleate e ngushtë e presidentit amerikan Donald Trump, ka tentuar të zbusë reagimet duke theksuar se roli i ICE-së do të jetë i kufizuar dhe i kontrolluar këtu në Itali.

Piantedosi gjithashtu u takua me ambasadorin amerikan në Romë për të diskutuar këtë çështje dhe për të sqaruar rolin e zyrtarëve amerikanë në lidhje me sigurinë e Lojërave Olimpike./  /Ad.Ab./

The post ITALI – Piantedosi: AgjentĂ«t e ICE-sĂ« nuk kanĂ« fuqi operacionale gjatĂ« LojĂ«rave DimĂ«rore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KOMENT – Tension nĂ« rritje amerikano-iranian mbi çështjen bĂ«rthamore

UASHINGTON, 28 janar /ATSH-DPA/ – Shtetet e Bashkuara dhe Irani janĂ« pĂ«rfshirĂ« sĂ«rish nĂ« njĂ« pĂ«rshkallĂ«zim tĂ« tensioneve, kĂ«tĂ« herĂ« pĂ«r shkak tĂ« programit bĂ«rthamor iranian dhe mundĂ«sisĂ« sĂ« ndĂ«rhyrjes ushtarake amerikane nĂ« Teheran.

Presidenti amerikan Donald Trump ka pĂ«rdorur retorikĂ« tĂ« ashpĂ«r, duke paralajmĂ«ruar se njĂ« “armatĂ« masive” e forcave amerikane, pĂ«rfshirĂ« aeroplanmbajtĂ«sen “USS Abraham Lincoln”, Ă«shtĂ« duke u zhvendosur drejt Lindjes sĂ« Mesme pĂ«r tĂ« rritur presionin mbi Iranin.

Trump ka theksuar nĂ« postimet e tij nĂ« platformĂ«n Truth Social se koha pĂ«r njĂ« marrĂ«veshje pa armĂ« bĂ«rthamore po mbaron dhe se Irani duhet “tĂ« ulet nĂ« tryezĂ«â€ dhe tĂ« negociojĂ« njĂ« marrĂ«veshje tĂ« drejtĂ« dhe tĂ« qĂ«ndrueshme.

Ai ka paralajmëruar gjithashtu se, nëse Irani refuzon, Shtetet e Bashkuara janë të gatshme për veprime ushtarake edhe më të ashpra sesa sulmet ndaj objektivave bërthamore iraniane që ndodhën në qershor 2025.

Autoritetet iraniane kanë refuzuar kërkesat e SHBA-së për kufizime ndaj programit të pasurimit të uraniumit.

Kreu i programit bërthamor iranian, Mohammad Eslami, tha se Irani ka të drejtën për përdorimin e teknologjisë bërthamore për qëllime civile dhe se kërkesat amerikane për kufizime janë të papranueshme.

Irani ka insistuar prej vitesh se programi i tij bërthamor është vetëm për përdorim civil, ndërsa SHBA-ja dhe disa vende evropiane e akuzojnë Teheranin për synime bërthamore ushtarake.

NĂ« pĂ«rgjigje tĂ« kĂ«rcĂ«nimeve tĂ« presidentit Trump, ministri i JashtĂ«m iranian Abbas Araghchi ka deklaruar se diplomacia e kombinuar me kĂ«rcĂ«nime ushtarake “nuk Ă«shtĂ« as efektive e as e dobishme”.

“Shtetet e Bashkuara duhet tĂ« heqin dorĂ« nga kĂ«rcĂ«nimet dhe kĂ«rkesat e paarsyeshme nĂ«se duan tĂ« zhvillojnĂ« negociata” tha ai.

“ËshtĂ« e papranueshme dhe nuk mund tĂ« quhet diplomaci nĂ«se njĂ«ra palĂ« kĂ«rkon tĂ« arrijĂ« qĂ«llimet e saj me forcĂ«â€, shtoi Araghchi.

Analistët ndërkombëtarë kanë shprehur shqetësim për rrezikun e një përshkallëzimi të mëtejshëm, duke paralajmëruar se një konfrontim ushtarak mes SHBA-së dhe Iranit do të kishte pasoja serioze për stabilitetin e Lindjes së Mesme dhe për tregjet globale të energjisë.

Situata mbetet e paqëndrueshme, teksa tensionet brenda Iranit vazhdojnë për shkak të protestave të brendshme të shtypura me dhunë.

Ekspertët e politikës së jashtme po vëzhgojnë me kujdes zhvillimet e ardhshme, duke theksuar se çdo lëvizje e pamatur mund të çojë në një krizë më të gjerë ndërkombëtare.

Ndërkohë, diplomacia mbetet e sfiduar përballë kërcënimeve ushtarake dhe qëndrimeve të forta të të dyja palëve./ /Ad.Ab./

The post KOMENT – Tension nĂ« rritje amerikano-iranian mbi çështjen bĂ«rthamore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌