❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

ChatGPT pĂ«lqen qĂ« t’i drejtoheni ashpĂ«r



Një studim i ri tregon se ChatGPT në disa raste jep përgjigje më të sakta kur përdoruesit i bëjnë kërkesa të drejtpërdrejta dhe ashpra, krahasuar me pyetjet e formuluara shumë të sjellshme.

Kërkesa më të ashpra rezultuan me një saktësi përgjigjeje rreth 84.8 për qind, rreth katër për qind më shumë se formulimet më të buta.

Shkencëtarët shpjegojnë se tonet më të forta shpesh çojnë në udhëzime më të qarta dhe të përqendruara, që ndihmojnë modelin të përpunojë detyrën më mirë.

Megjithatë, ata paralajmërojnë se kjo nuk do të thotë se përdoruesit duhet të jenë qëllimisht të pasjellshëm ndaj sistemeve të inteligjencës artificiale.

Normalizimi i një stili të ashpër të komunikimit me AI mund të ndikojë negativisht edhe në komunikimin ndërnjerëzor dhe përdorimet e kësaj teknologjie në mësim, punë dhe jetë të përditshme. /Telegrafi/

RTSH larg transparencës dhe përdorimit etik të Inteligjencës Artificiale

Radio Televizioni Shqiptarë (RTSH) është vlerësuar mbi mesataren, por me boshllëqe domethënëse për përdorimin etik të inteligjencës artificiale dhe transparencën institucionale. 60 nga 100 pikë ka qenë vlerësimi që i është dhënë Televizionit Publik Shqiptar, nga një raport i cili ka monitoruar shtatë transmetues publik në Ballkanin Perëndimor.

PikĂ«zimi qĂ« ka pĂ«rdorur “NarativAI” nxjerr nĂ« pah sa shpejt po pĂ«rshtaten mediat publike nĂ« rajon me transformimet e menjĂ«hershme qĂ« ka sjellĂ« Inteligjenca Artificiale nĂ« raportim, ndryshimin e algoritmeve dhe manipulimin digjital.

Më të vlerësuarit në rajon janë BHRT i Bosnje-Hercegovinës dhe RTK i Kosovës, me nga 65 pikë, ndërsa në fund të renditjes qëndrojnë MRTV e Maqedonisë së Veriut dhe HRT e Kroacisë, me nga 50 pikë.

RTSH e Shqipërisë dhe RTCG e Malit të Zi renditen në nivel të mesëm me 60 pikë, duke reflektuar mangësi në transparencë dhe në politikat për inteligjencën artificiale.

Transparencë e kufizuar në RTSH

Në aspektin e transparencës, RTSH ka marrë vetëm 25 nga 50 pikë. Ndërsa në fushën e inteligjencës artificiale, RTSH vlerësohet disi më mirë, me 35 nga 50 pikë.

Raporti shpjegon se monitoruesit kanĂ« tentuar mĂ« shumĂ« se 20 herĂ« pĂ«r tĂ« aksesuar Kodin e EtikĂ«s, nĂ« seksionin e “TransparencĂ«s” nĂ« uebin online tĂ« televizionit, por ka qenĂ« e pamundur.

“Kodi u sigurua pĂ«rfundimisht pĂ«rmes faqeve tĂ« palĂ«ve tĂ« treta qĂ« monitorojnĂ« median dhe gazetarinĂ« nĂ« ShqipĂ«ri, dhe jo pĂ«rmes vetĂ« faqes sĂ« internetit tĂ« RTSH-sĂ«â€, citohet nĂ« pĂ«rmbledhjen e publikuar.

Kodi i Etikës i RTSH-së u miratua më 23 nëntor 2016 dhe është një nga dokumentet etike më të gjata në rajon, me gjithsej 55 faqe. Pavarësisht nivelit të detajimit, Kodi nuk është përditësuar për të përfshirë referenca ndaj inteligjencës artificiale, algoritmeve apo medias sintetike, kështu që nuk ka rregulla për përdorimin etik të AI-së në prodhim, verifikim apo vendimmarrje editoriale.

Kodi përfshin rregulla digjitale, duke kërkuar verifikimin e informacionit nga burime jozyrtare para publikimit dhe kontrollimin e fakteve përpara shpërndarjes online. Gjithashtu punonjësve të televizionit nuk u lejohet që të postojnë opinione që dëmtojnë RTSH-në dhe duhet të tregojnë kur postimet janë personale.

“Edhe pse kĂ«to elemente digjitale janĂ« tĂ« vlefshme, ato nuk janĂ« tĂ« mjaftueshme dhe nuk zĂ«vendĂ«sojnĂ« nevojĂ«n pĂ«r standarde moderne mbi inteligjencĂ«n artificiale, algoritmet ose verifikimin e medias sintetike”, thekson raporti.

Por pikëzimi relativisht i lartë i RTSH-së për gatishmërinë digjitale/AI vjen kryesisht nga rregullat strikte kundër manipulimit teknologjik dhe verifikimit online, jo nga përdorimi i vërtetë i inteligjencës artificiale.

Raporti e paraqet RTSH-në si një institucion që nuk është ndër më problematikët në rajon, por që mbetet larg standardeve më të avancuara të transparencës dhe inovacionit etik. Për të forcuar rolin e tij si transmetues publik, raporti sugjeron nevojën për më shumë hapje ndaj publikut, publikim të qartë të dokumenteve kyçe dhe hartim të politikave të posaçme për përdorimin e inteligjencës artificiale.

Sipas rekomandimeve tĂ« “NarativAI” RTSH duhet tĂ« bĂ«jĂ« tĂ« aksesueshĂ«m Kodine e EtikĂ«s nĂ« seksionin e TransparencĂ«s. Ky kod duhet tĂ« pĂ«rditĂ«sohet pĂ«r tĂ« pĂ«rfshirĂ« standarde moderne pĂ«r inteligjencĂ«n artificiale, algoritmet dhe median sintetike, si dhe tĂ« forcojĂ« rregullat pĂ«r verifikimin e informacionit online. Gjithashtu duhet tĂ« krijojĂ« njĂ« politikĂ« pĂ«r pĂ«rdorimin e inteligjencĂ«s artificiale qĂ« tregon qartĂ« se çfarĂ« pĂ«rdorimesh janĂ« tĂ« lejueshme, tĂ« kufizuara dhe tĂ« ndaluara nĂ« prodhim dhe punĂ« editoriale.

Citizens ka raportuar në vazhdimësi për procesin e zgjedhjes të drejtuesve të televizionit publik, por edhe krizën financiare në këtë institucion, ngërç i cili ka sjellë që dhjetëra gazetarë e bashkëpunëtorë të mbesin pa paga.

The post RTSH larg transparencës dhe përdorimit etik të Inteligjencës Artificiale appeared first on Citizens.al.

Cilat vende po e përdorin inteligjencën artificiale më shumë?



Përvetësimi i inteligjencës artificiale ka qenë në rritje në nivel global, por të dhënat e reja tregojnë se disa vende e tejkalojnë ndjeshëm të tjerat, ndërsa hendeku midis vendeve të përparuara dhe atyre në zhvillim po zgjerohet.

Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Singapori dallohen dukshëm, me mbi 60 për qind të popullsisë që përdor ndonjë mjet të inteligjencës artificiale gjeneruese gjatë vitit të kaluar, sipas një raporti të kohëve të fundit nga Microsoft, i cili vlerëson përhapjen e inteligjencës artificiale në të gjithë botën.

Të dy vendet po ashtu po rrisin numrin e qendrave të të dhënave, pavarësisht temperaturave të larta që e bëjnë funksionimin e tyre më sfidues, raporton theeconomist.

Në kontrast, në Amerikën Jugore dhe Qendrore, 14 nga 24 vendet kanë norma adoptimi nën 20 për qind, përfshirë Meksikën, Venezuelën dhe Brazilin.

Sipas raportit, pjesa më e madhe e përdorimit të inteligjencës artificiale në rajon vjen nga agjencitë qeveritare, ndërsa kompanitë private mbeten pas për shkak të kostove të larta dhe mungesës së aftësive teknike.

Ndërsa Koreja e Jugut renditet e 18-ta për përdorimin e inteligjencës artificiale, ajo regjistroi rritjen më të madhe vitin e kaluar, kryesisht falë përdorimit në rritje në vendin e punës.

Shkalla e përhapjes në vend u rrit nga gati 26 për qind në gjysmën e parë të vitit 2025 në 30 për qind deri në fund të vitit. I inkurajuar nga ky ritëm i shpejtë, OpenAI hapi një zyrë në Seul në shtator.

Deri në fund të vitit 2025, ChatGPT u bë aplikacioni më i popullarizuar për telefonat inteligjentë në vend.

Vende të tjera në rajon, si India, Filipinet dhe Malajzia, panë rritje të lehta në përdorimin e inteligjencës artificiale, me mjete si ChatGPT dhe Gemini ndër më të përdorurat.

Megjithatë, përvetësimi i përgjithshëm i inteligjencës artificiale në vendet aziatike dhe afrikane mbetet ende pas homologëve të tyre në Perëndim.

Pavarësisht dominimit të ChatGPT, DeepSeek ka arritur të përfitojë nga tregjet ku mjetet e bazuara në SHBA mund të jenë të kufizuara.

Ai ka siguruar një pjesë të konsiderueshme të tregut në vende të ndryshme, përfshirë tregun e saj vendas në Kinë (89 për qind), si dhe Bjellorusinë (56 për qind), Rusinë (43 për qind), Kubën (49 për qind) dhe disa vende afrikane, ku përvetësimi i përgjithshëm i inteligjencës artificiale mbetet ende i ulët. /Telegrafi/

OpenAI nënshkruan një marrëveshje prej 10 miliardë dollarësh me Cerebras



OpenAI ka njoftuar se do të blejë deri në 750 megavat fuqi kompjuterike gjatë tre viteve të ardhshme nga prodhuesi i çipave Cerebras.

Kjo, thuhet se po bëhet për të përballuar kërkesën në rritje për ChatGPT dhe për të forcuar pozicionin në garën e inteligjencës artificiale.

Marrëveshja vlerësohet në mbi 10 miliardë dollarë, ose rreth 9.2 miliardë euro, sipas një burimi të njohur me çështjen.

Sipas marrĂ«veshjes, OpenAI do tĂ« pĂ«rdorĂ« shĂ«rbimet cloud tĂ« Cerebras pĂ«r modele tĂ« cilat kĂ«rkojnĂ« kohĂ« pĂ«r tĂ« “menduar” para se tĂ« japin pĂ«rgjigje.

OpenAI tha se integrimi i teknologjisë së Cerebras synon të përshpejtojë ndjeshëm reagimin e sistemeve të saj të AI.

Marrëveshja po konsiderohet gjithashtu e rëndësishme për Cerebras, e cila po përgatitet për një ofertë publike fillestare (IPO), duke synuar diversifikimin e të ardhurave. /Telegrafi/

Marketingu në vitin 2026: polarizimi i tregut dhe sfida e inteligjencës artificiale



ÇfarĂ« po ndryshon, kush po e shtyn ndryshimin dhe pse viti 2026 pritet tĂ« jetĂ« njĂ« nga mĂ« sfiduesit pĂ«r industrinĂ« e marketingut?

Industria globale e marketingut po hyn në vitin 2026 në një fazë të re polarizimi, e shtyrë fuqishëm nga inteligjenca artificiale, konsolidimi i tregut dhe ndryshimet e thella në sjelljen e konsumatorëve. Kështu vlerëson një analizë e publikuar nga Marketing Dive, e cila identifikon disa nga pikat kryesore që do të formësojnë vitin në vijim.

Sipas analizës, fushata e balancuar mes dy formulave, asaj tradicionale dhe digjitale po bëhet gjithnjë e më e padukshëm. Nga njëra anë, brendet dhe agjencitë po lëvizin drejt modeleve white-glove (shërbime premium, të personalizuara), ndërsa nga ana tjetër po rriten zgjidhjet plug-and-play, të ndërtuara mbi AI. Hapësira tradicionale në mes po tkurret, si në modele biznesi, ashtu edhe në përmbajtje kreative.

Pse po ndodh kjo?

Rritja e shpejtë e AI gjenerative ka ulur barrierat e prodhimit të përmbajtjes, por njëkohësisht ka krijuar uniformitet. Ekspertët paralajmërojnë se algoritmet po prodhojnë volum, jo domosdoshmërisht vlerë. Si reagim, disa marka po zgjedhin komunikim më provokues dhe më autentik për të thyer monotoninë.

Pra, Në vitin 2026, AI pritet të përdoret masivisht në prodhimin e përmbajtjes, planifikimin e fushatave dhe analizën e audiencave. Megjithatë, ky zhvillim rrezikon të prodhojë përmbajtje të njëtrajtshme dhe pa identitet të qartë, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë dallimin e markave në hapësirën digjitale.

Në të njëjtën kohë, raporti vë në dukje se kompanitë po rishikojnë mënyrën se si e përdorin të dhënat. Fokusi po zhvendoset nga grumbullimi masiv i informacionit drejt lidhjes dhe kuptimit më të mirë të tij, në një mjedis ku matja e performancës po ndërlikohet nga zero-click search, bots dhe ndërhyrjet e AI në ekosistemin digjital.

Një tjetër zhvillim i rëndësishëm lidhet me ndryshimet demografike. Brezi Gen Alpha, edhe pse ende shumë i ri në moshë, tashmë po konsiderohet seriozisht në strategjitë e marketingut, për shkak të ndikimit të tij në vendimet e blerjeve dhe konsumit.

Paralelisht, investimet në krijues marketing (influencers) pritet të rriten, me theks të veçantë te krijuesit e vegjël, në vend të ndjekjes së shifrave të mëdha të audiencës.

Në planin ekonomik, pasiguria e shkaktuar nga tarifat tregtare, inflacioni dhe paqëndrueshmëria globale pritet të ndikojë drejtpërdrejt në strategjitë e marketingut. Brendet do të orientohen drejt fushatave më të shkurtra, fleksibile dhe me fokus te vlera, duke iu përshtatur konsumatorëve që po bëhen gjithnjë e më të kujdesshëm në shpenzime.

Viti 2026 pritet të jetë një vit vendimtar për marketingun, ku teknologjia, ekonomia dhe ndryshimet shoqërore po e shtyjnë industrinë drejt zgjedhjeve më të qarta. Mbijetesa dhe suksesi do të varen nga aftësia e kompanive për të ofruar zgjidhje, për të qenë autentike dhe për të përdorur AI-në si mjet strategjik, e jo si zëvendësim të mendimit kreativ.

I gjeneruar imazhi i fantazmĂ«s qĂ« po “pĂ«rndjek” banorĂ«t e PrishtinĂ«s

Pretendimi: Ky imazh tregon një person të maskuar që endet natën rrugëve të Prishtinës, duke i përndjekur qytetarët

Verdikti: E pavërtetë, Gjeneruar me AI

——————————————–

NjĂ« imazh qĂ« qarkulloi gjerĂ«sisht nĂ« mediat dhe rrjete sociale shqipfolĂ«se javĂ«n e dytĂ« tĂ« janarit 2026 pretendohet se tregon “FantazmĂ«n e PrishtinĂ«s,” njĂ« person i maskuar qĂ« endet natĂ«n rrugĂ«ve tĂ« kryeqytetit kosovar. Imazhi shoqĂ«rohet edhe me pretendimin se qytetarĂ«t ankohen se ky person i maskuar po “i tmerron” me pamjen e tij duke i pĂ«rndjekur ata gjatĂ« natĂ«s.

Megjithatë, lexuesit shqiptarë në të dyja anët e kufirit nuk duhet të frikësohen. Fantazma e Prishtinës nuk është reale. Imazhi i mësipërm është gjeneruar me anë të programeve kompjuterike të inteligjencës artificiale (AI).

KĂ«shilli i Mediave tĂ« Shkruara tĂ« KosovĂ«s (KMShK) ka pĂ«rgĂ«njeshtruar vĂ«rtetĂ«sinĂ« e imazhit mĂ« 12 janar nĂ« Facebook, duke e etiketuar imazhin si tĂ« gjeneruar me AI dhe duke kĂ«shilluar mediat “tĂ« kenĂ« kujdes qĂ« pĂ«rmbajtjet e ngjashme t’i verifikojnĂ« dhe tĂ« mos i shpĂ«rndajnĂ«, sepse mund tĂ« shkaktojnĂ« panik.”

NdĂ«rkaq, edhe Policia e KosovĂ«s ka mohuar se ka marrĂ« ndonjĂ« ankesĂ« apo informacion nga qytetarĂ«t lidhur me njĂ« person tĂ« tillĂ« qĂ« po terrorizon qytetin. “Policia e KosovĂ«s drejtoria e kryeqytetit deri mĂ« tani nuk ka pranuar ndonjĂ« ankesĂ« apo informatĂ« nga qytetarĂ«t lidhur me kĂ«tĂ« çështje,” deklaroi zĂ«dhĂ«nĂ«si Enis Pllana pĂ«r emisionin Rreth e Rrotull.

Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë postuar imazhe të ngjashme që dëshmojnë origjinën artificiale të imazhit, dhe sa e thjeshtë është tashmë të gjenerosh imazhe të tilla.

TĂ« shumtĂ« janĂ« dhe bizneset vendase qĂ« pĂ«rfituan nga interesi qĂ« ngjalli ky personazh pĂ«r ta kthyer atĂ« nĂ« njĂ« promovim nĂ« format humori pĂ«r produktet e tyre. Deri mĂ« tani, nuk Ă«shtĂ« raportuar ndonjĂ« kĂ«rkesĂ« e “fantazmĂ«s sĂ« PrishtinĂ«s” pĂ«r ndonjĂ« shpĂ«rblim nga pĂ«rdorimi i imazhit pĂ«r qĂ«llime marketingu. 

NjĂ« nga postimet e marketingut qĂ« shfrytĂ«zuan famĂ«n e “fantazmĂ«s”

The post I gjeneruar imazhi i fantazmĂ«s qĂ« po “pĂ«rndjek” banorĂ«t e PrishtinĂ«s appeared first on Faktoje.al.

I gjeneruar dreri albin rus që ka mrekulluar rrjetin

Pretendimi: Kjo video tregon një dre të bardhë me mutacion gjenetik që shfaqet në pyll

Verdikti: E pavërtetë, Gjeneruar me AI

——————————————————————-

Në këto ditë të ftohta dimri ka marrë mbi 15 mijë pëlqime në Instagram një video që pretendohet se tregon një kafshë të rrallë, një dre të bardhë me mutacion gjenetik. Pamjet pretendohet se janë regjistruar në Rusi më 21 dhjetor 2025.

Drerët e bardhë si pasojë e një mutacion gjenetik janë të vërtetë, siç përshkruhen në këtë artikull të revistës National Geographic.

Megjithatë, video që po qarkullon në rrjet nuk është e vërtetë. Ajo nuk shoqërohet me ndonjë referencë apo burim nga i cili është botuar fillimisht. Me gjasa, video është gjeneruar nga programe kompjuterike të inteligjencës artificiale (AI). 

Video po qarkullon gjerësisht në rrjet me pretendimin se është xhiruar në një numër vendesh të ndryshme, nga Kanadaja, te ShBA

Origjina artificiale e videos dëshmohet nga mospërputhje logjike si ndryshimi i formës dhe numrit të brirëve, mungesa e zhvendosjes së borës dhe përsosmëria e panatyrshme e lëvizjes. 

Megjithëse ekzistojnë drerë të bardhë të vërtetë, nuk janë kaq përsosmërisht të bardhë. Një kafshë që jeton në natyrë do të ishte bërë me baltë në këmbë dhe trup. Brirët do të ishin të paktën pak të konsumuar dhe të bërë pis nga vitet e kaluara në pyll.

The post I gjeneruar dreri albin rus që ka mrekulluar rrjetin appeared first on Faktoje.al.

Smart City, the contract without competition and the 140 million debt that returns to Abu Dhabi

While the public debate about the “Smart City” project remains heated, the company that will benefit from 140 million dollars from the pockets of Albanian citizens has already been created. Presight AI Ltd, the Arab company that secured the controversial contract, officially established its branch in Albania, just three weeks ago, reports Albeu.com.

Presight AI Ltd Albania Branch has been registered at the National Business Center with a clear and single object: the implementation of the “Smart City” project in the Republic of Albania. The official extract of the company states that the activity includes the supply of computer equipment and software, installation, implementation, as well as support and maintenance services — in short, everything that the hefty contract of 140 million dollars foresees.

A 140 million dollar project, a zero tender

As Albeu.com learns, the “Smart City” project foresees the installation of about 5 thousand monitoring cameras in the main cities of the country, as well as the supply of the State Police with about 3 thousand body cameras. All this, according to the government, to increase security and intelligent traffic management.

But behind the technological facade lies a financial scheme that burdens Albania with a heavy debt. In March of last year, the government approved in Parliament a loan of 118 million dollars from the Abu Dhabi Fund, with a repayment period of 15 years and an interest rate of 4 percent. The irony is that the money does not stay in Albania for a single day: it is returned to Abu Dhabi to pay Presight, without any competitive procedure.

The contract for the implementation of the project was entrusted to the Ministry of Interior, which set up a special negotiating group. But the reluctance to sign a contract without a tender and with a staggering cost brought tensions to the highest levels of government.

In November, Prime Minister Edi Rama was seen publicly irritated on the streets of Rome, shouting on the phone at Deputy Minister Julian Hodaj about the delays in closing the contract. A few days later, Hodaj was dismissed. In his place was appointed Xhemal Qefalia, who, unlike his predecessor, did not hesitate: on December 19, the signature on the contract was thrown.

What is bought with 140 million dollars?

According to official documents, the project includes the installation of artificial intelligence platforms for urban management and traffic, the construction of a control center, as well as equipping the police with monitoring technology.

In detail, the contract provides for:

2,239 ANPR cameras for automatic license plate recognition,

2,602 PTZ cameras for traffic monitoring,

3,816 body cameras for State Police employees,

100 intelligent radars and 100 noise sensors for monitoring speed and road safety.

The company will also provide maintenance services for four years.

Cost inflation and lack of transparency

The cost of the project raises serious questions. $31 million will be paid for software licenses alone. Hardware and infrastructure cost $62.4 million. $8 million goes for professional services and $17.1 million for maintenance — all without VAT.

In total, the bill amounts to $140 million.

Market experts note that ANPR and PTZ cameras are easily found on the market at prices ranging from $500 to $1,500 apiece. In this light, the figure of over $62 million for about 8,000 cameras seems blatantly inflated.

But when there is no competition, cost inflation is not a surprise. The scheme is familiar: the decision comes from above, firms are rejected, and citizens pay the bill.

In other words: The company was created so that $140 million could change hands. /albeu.com/

The post Smart City, the contract without competition and the 140 million debt that returns to Abu Dhabi appeared first on Albeu.com.

Google Chrome di se çfarë 'flasim' me ChatGPT



EkspertĂ«t e sigurisĂ« kibernetike kanĂ« zbuluar dy shtesa tĂ« rrezikshme pĂ«r Google Chrome qĂ« kanĂ« marrĂ« informacionet private tĂ« pĂ«rdoruesve nga bisedat me “chatbot” e inteligjencĂ«s artificiale, pĂ«rfshirĂ« ChatGPT dhe DeepSeek.

Shtesat e quajtura “Chat GPT for Chrome with GPT‑5, Claude Sonnet & DeepSeek AI” dhe “AI Sidebar with Deepseek, ChatGPT, Claude, and more” ishin instaluar nga mbi 900 mijĂ« pĂ«rdorues para se tĂ« hiqeshin nga dyqani zyrtar i Chrome.

Ato dërgonin në fshehtësi bisedat dhe faqet që vizitonin përdoruesit tek serverë të jashtëm, çdo 30 minuta.

EkspertĂ«t paralajmĂ«rojnĂ« se kjo praktikĂ«, e njohur si “prompt poaching”, mund tĂ« rrezikojĂ« informacionin personal, ide biznesi dhe tĂ« dhĂ«na konfidenciale, duke i bĂ«rĂ« ato tĂ« qasshme nga sulmues tĂ« jashtĂ«m.

Përdoruesit këshillohen të kontrollojnë shtesat e tyre, të heqin ato me origjinë të paqartë dhe të mos japin leje për qasje në përmbajtjen e faqeve pa qenë të sigurt. /Telegrafi/

Prodhuesi i madh i veturave zëvendëson njerëzit me robotë



Hyundai, kompania koreane e automjeteve, po shkon drejt një revolucioni teknologjik në fabrikat e saj me përdorimin e robotëve humanoidë për të zëvendësuar njerëzit në disa procese prodhimi.

Boston Dynamics, kompania udhëheqëse në ndërtimin e robotëve njerëzorë, tani nën pronësinë e Hyundai-t, ka prezantuar modelin e fundit të robotit humanoid të quajtur Atlas.

Ky robot është i gjatë rreth 190 cm, mund të ngrejë deri në 50 kilogramë dhe mund të programohet në një ditë pune. Ai është i aftë të ndërrojë vetë baterinë, gjë që i lejon të punojë tri turne radhazi pa ndërprerje.

- YouTube www.youtube.com

Hyundai ka nisur tashmë prodhimin e këtyre robotëve dhe planifikon që deri në vitin 2028 të fillojë përdorimin e rreth 30 mijë robotëve të tillë në fabrikat e tij për të zëvendësuar stafin njerëzor në detyra monotone dhe të përsëritshme.

Kompania pretendon se Atlas mund të kryejë punë të ngjashme me ato të një punëtori në linjën e montimit të automjeteve, duke zëvendësuar shumë nga proceset e bëra sot nga njerëzit.

Hyundai thekson se kjo do të sjellë kursime të mëdha në kosto, sepse robotëve nuk u nevojiten pauza për ushqim, sëmundje apo pushime, dhe nuk përfshihen në marrëdhënie sindikatash apo kërkesa për të drejta të punës.

Megjithatë, ky plan ka shkaktuar ankth mes punonjësve ekzistues, pasi shumë prej tyre janë të shqetësuar për ruajtjen e vendeve të tyre të punës, me rreth 250 mijë punonjës në fabrikat e Hyundai-t në mbarë botën. /Telegrafi/

Fermerët protestojnë në mbarë Evropën



Në disa vende të Evropës janë zhvilluar protesta të gjera të fermerëve kundër marrëveshjes tregtare mes Bashkimit Evropian dhe bllokut të Mercosurit, që përfshin Argjentinën, Brazilin, Paraguain dhe Uruguain.

Fermerët shprehin shqetësimin se marrëveshja do të hapë tregun evropian për produkte bujqësore më të lira nga Amerika e Jugut, duke vënë në rrezik prodhimin vendas dhe të ardhurat e fermerëve evropianë.

Protestat janë shoqëruar me bllokime rrugësh, marshime me traktorë dhe tubime masive në kryeqytete dhe nyje të rëndësishme rrugore. Fermerët thonë se produktet e importuara nga vendet e Mercosurit prodhohen sipas standardeve më të ulëta mjedisore dhe të sigurisë ushqimore, gjë që krijon konkurrencë të padrejtë për prodhuesit evropianë.

- YouTube www.youtube.com

Në Poloni, mijëra fermerë kanë mbërritur në Varshavë për të protestuar kundër marrëveshjes, duke paralajmëruar se ajo mund të dëmtojë rëndë bujqësinë polake dhe të rrisë varësinë nga importet ushqimore. Protestuesit kërkojnë nga qeveria dhe institucionet e BE-së të mos miratojnë marrëveshjen pa garanci të forta mbrojtëse për sektorin bujqësor.

Pakënaqësi të ngjashme janë shprehur edhe në vende të tjera si Franca, Irlanda, Austria dhe Hungaria, ku fermerët kërkojnë politika tregtare më të drejta dhe mbrojtje të prodhimit lokal. Sipas tyre, pa masa konkrete, shumë ferma familjare rrezikojnë të mbyllen, duke ndikuar negativisht në sigurinë ushqimore dhe ekonominë rurale të Evropës.

Protestat e fundit janĂ« pjesĂ« e njĂ« vale mĂ« tĂ« gjerĂ« reagimesh tĂ« fermerĂ«ve evropianĂ« ndaj politikave tĂ« tregtisĂ« dhe bujqĂ«sisĂ« sĂ« Bashkimit Evropian, ndĂ«rsa debati pĂ«r marrĂ«veshjen BE–Mercosur vazhdon tĂ« mbetet i ndezur. /Telegrafi/

‘Lind’ ChatGPT ShĂ«ndet: OpenAI siguron se nuk do tĂ« zĂ«vendĂ«sojĂ« mjekĂ«t

Lind ChatGPT ShĂ«ndet, funksioni i ri i inteligjencĂ«s artificiale qĂ« do t’u lejojĂ« pĂ«rdoruesve tĂ« ngarkojnĂ« kartelĂ«n e tyre klinike dhe tĂ« dialogojnĂ« mbi gjendjen shĂ«ndetĂ«sore me AI. OpenAI, megjithatĂ«, nxitoi tĂ« sqarojĂ«: “Nuk do tĂ« zĂ«vendĂ«sojĂ« mjekĂ«t dhe nuk do tĂ« bĂ«jĂ« diagnoza”. “GjatĂ« dy viteve tĂ« fundit kemi bashkĂ«punuar me mbi 260 mjekĂ« aktivĂ« nĂ« 60 vende dhe nĂ« dhjetĂ«ra specialitete, pĂ«r tĂ« kuptuar se çfarĂ« e bĂ«n njĂ« pĂ«rgjigje shĂ«ndetĂ«sore tĂ« dobishme ose potencialisht tĂ« dĂ«mshme”, shpjegon OpenAI.

Privatësi dhe siguri të përforcuara

Çdo javĂ«, miliona pĂ«rdorues i drejtohen ChatGPT-sĂ« duke ndarĂ« detaje mbi gjendjen e tyre fizike. PikĂ«risht kjo ka ngritur shqetĂ«sime edhe nga autoritetet e mbrojtjes sĂ« tĂ« dhĂ«nave personale, pĂ«rfshirĂ« garantĂ«t e privatĂ«sisĂ«. PĂ«r kĂ«tĂ« arsye, OpenAI siguron se ChatGPT ShĂ«ndet mbĂ«shtetet nĂ« “kontrolle tĂ« forta tĂ« privatĂ«sisĂ«, sigurisĂ« dhe menaxhimit tĂ« tĂ« dhĂ«nave”, me nivele shtesĂ« mbrojtjeje tĂ« dedikuara pĂ«r shĂ«ndetin. KĂ«to pĂ«rfshijnĂ« sisteme tĂ« posaçme kriptimi dhe mekanizma izolimi pĂ«r tĂ« mbajtur bisedat shĂ«ndetĂ«sore private dhe tĂ« ndara.

Në bashkëpunim me mjekët, jo në vend të tyre

“E projektuar nĂ« bashkĂ«punim tĂ« ngushtĂ« me mjekĂ«t, ChatGPT ShĂ«ndet luan njĂ« rol mĂ« aktiv nĂ« kuptimin dhe menaxhimin e shĂ«ndetit dhe mirĂ«qenies, duke mbĂ«shtetur kujdesin e profesionistĂ«ve shĂ«ndetĂ«sorĂ« pa i zĂ«vendĂ«suar ata”, thekson OpenAI. Kjo deklaratĂ« vjen si pĂ«rgjigje ndaj shqetĂ«simeve tĂ« ngritura edhe nga mjekĂ«t nĂ« Itali dhe vende tĂ« tjera, pĂ«r rrezikun e pĂ«rhapjes sĂ« informacionit tĂ« pasaktĂ« apo potencialisht tĂ« rrezikshĂ«m.

“ChatGPT ShĂ«ndet Ă«shtĂ« projektuar pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur asistencĂ«n mjekĂ«sore, jo pĂ«r ta zĂ«vendĂ«suar atĂ«. Nuk Ă«shtĂ« i destinuar pĂ«r diagnozĂ« apo trajtim. PĂ«rkundrazi, ndihmon pĂ«rdoruesit tĂ« orientohen nĂ« pyetjet e pĂ«rditshme dhe tĂ« kuptojnĂ« tendencat me kalimin e kohĂ«s, jo vetĂ«m momentet e izoluara tĂ« sĂ«mundjes, duke i pĂ«rgatitur mĂ« mirĂ« pĂ«r bisedat e rĂ«ndĂ«sishme me mjekĂ«t”, sqaron kompania.

Risitë e platformës

QĂ«llimi i portalit tĂ« ri Ă«shtĂ« tĂ« bashkojĂ« nĂ« njĂ« vend tĂ« gjitha informacionet shĂ«ndetĂ«sore tĂ« pĂ«rdoruesve. “Sot, tĂ« dhĂ«nat shĂ«ndetĂ«sore janĂ« shpesh tĂ« fragmentuara mes portaleve, aplikacioneve, pajisjeve tĂ« veshshme, PDF-ve dhe shĂ«nimeve mjekĂ«sore. Kjo e bĂ«n tĂ« vĂ«shtirĂ« krijimin e njĂ« pasqyre tĂ« plotĂ« dhe i detyron njerĂ«zit tĂ« orientohen vetĂ« nĂ« njĂ« sistem shĂ«ndetĂ«sor kompleks”, shpjegon OpenAI.

Me ChatGPT ShĂ«ndet do tĂ« jetĂ« e mundur lidhja e sigurt e kartelave elektronike shĂ«ndetĂ«sore dhe aplikacioneve tĂ« mirĂ«qenies, si Apple Health, Function dhe MyFitnessPal. Kjo do t’i lejojĂ« ChatGPT-sĂ« tĂ« ndihmojĂ« nĂ« kuptimin e rezultateve tĂ« fundit tĂ« analizave, pĂ«rgatitjen pĂ«r vizitat mjekĂ«sore, marrjen e kĂ«shillave mbi ushqimin dhe aktivitetin fizik, apo vlerĂ«simin e alternativave tĂ« ndryshme tĂ« sigurimeve shĂ«ndetĂ«sore.

Kur do të jetë i disponueshëm

Aktualisht, funksionaliteti i ri nuk Ă«shtĂ« ende i aksesueshĂ«m pĂ«r tĂ« gjithĂ«. “Po fillojmĂ« me njĂ« grup tĂ« vogĂ«l pĂ«rdoruesish pĂ«r tĂ« mbledhur komente dhe pĂ«r tĂ« pĂ«rmirĂ«suar mĂ« tej pĂ«rvojĂ«n”, bĂ«n tĂ« ditur OpenAI. Me shtimin e pĂ«rmirĂ«simeve tĂ« tjera, kompania parashikon zgjerimin gradual tĂ« aksesit, duke e bĂ«rĂ« ChatGPT ShĂ«ndet tĂ« disponueshĂ«m pĂ«r tĂ« gjithĂ« pĂ«rdoruesit nĂ« web dhe iOS nĂ« javĂ«t nĂ« vijim. Ata qĂ« dĂ«shirojnĂ« qasje tĂ« hershme, mund tĂ« regjistrohen nĂ« listĂ«n e pritjes.

Waymo Ojai së shpejti do të ofrojë udhëtime autonome në të gjithë SHBA-në



Waymo ka operuar një flotë robotaksi autonome për ca kohë tani, fillimisht në San Francisko dhe më pas duke u zgjeruar vitin e kaluar në Los Angeles, Phoenix, Austin dhe Atlanta.

Tani kompania në pronësi të Alphabet po përgatitet të përditësojë linjën e saj, duke plotësuar Jaguar I-Paces të modifikuar me një furgon të ri të ndërtuar nga prodhuesi kinez i makinave Zeekr.

Waymo konfirmoi lajmin për InsideEVs në CES 2026, duke dhënë detaje se si ndërtohen furgonët dhe si do të përshtaten në operacionet ekzistuese të Waymo.

Furgoni i ri autonom ishte shfaqur më parë si Zeekr C1Me dhe Zeekr RT, por tani mban një emër të ri: Waymo Ojai, transmeton Telegrafi.

I emëruar për një qytet kalifornian në veri të Los Angeles, zëdhënësi i Waymo Chris Bonelli i tha InsideEVs se emri u zgjodh sepse shoferët amerikanë nuk e njohin markën Zeekr, një degë e gjigantit të automobilave Geely.

Waymo planifikon ta shtojë Ojai në operacionet e saj në rritje më vonë këtë vit, megjithëse kompania nuk specifikoi se në cilat qytete do të shfaqet furgoni i ri.

I ndërtuar ekskluzivisht për Waymo, Zeeker ndërton karrocerinë e furgonit në Kinë përpara se ta dërgojë atë në SHBA, ku Waymo përshtat paketën e saj të softuerëve dhe gamën e sensorëve.

Bonelli tha se Ojai nuk preket nga rregulloret e qeverisë amerikane që synojnë të parandalojnë shitjen e makinave kineze te klientët në SHBA.

Një seri prej 13 kamerash, gjashtë sensorësh radari dhe katër sensorësh lidar janë të vendosur në pjesën e jashtme të Ojai, dhe janë të pajisur me ngrohës të integruar për të zvogëluar grumbullimin e akullit dhe fshirëse të vogla dhe lëng për të pastruar papastërtinë.

Këto karakteristika do të jenë kritike, ndërsa Waymo zgjerohet përtej qyteteve me mot të ngrohtë dhe në klima më të vështira në verilindje të Shteteve të Bashkuara.

Ndërkohë që nuk ka detaje zyrtare mbi sistemin e fuqisë, dokumentet e mëparshme të certifikimit nga Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada për Zeekr CM1e tregojnë një motor elektrik të vetëm të montuar në pjesën e pasme që prodhon 268 kuaj fuqi dhe 252 lb-ft çift rrotullues.

Dokumentet nga EPA tregojnë një bateri litium-jon fosfati prej 93 kWh, por nuk ka një shifër zyrtare të autonomisë. Ojai thuhet gjithashtu se ka një arkitekturë elektrike 800 volt, duke e lejuar atë të karikohet më shpejt se I-Pace.

Së bashku me Ojai, Waymo planifikon të shtojë në flotën e saj Hyundai Ioniq 5s të modifikuar, të cilët janë gjithashtu të pajisur me softuerin dhe harduerin më të ri të kompanisë.

Ioniqs dhe Ojai do të bashkëjetojnë me I-Paces për të paktën disa vite, pasi Jaguar kanë ende qindra mijëra milje të mbetura në ciklet e tyre të punës. /Telegrafi/

Mashtrimet me ‘call center’: Gjermania merr tĂ« pandehur kreun e Milton Group

Mikheil Biniashvili, 50 vjeçar, me shtetĂ«si gjeorgjiane, u mor i pandehur tĂ« mĂ«rkurĂ«n nga Prokuroria e Bambergut nĂ« landin e BavarisĂ«, i konsideruar si kreu i njĂ« rrjeti ndĂ«rkombĂ«tar mashtrimi, i njohur si Milton Group, i cili dyshohet se mashtroi mĂ« shumĂ« se 1000 qytetarĂ« nĂ« vende europiane gjermanisht-folĂ«se nĂ«pĂ«rmjet investimeve fiktive. Biniashvili akuzohet se [
]

The post Mashtrimet me ‘call center’: Gjermania merr tĂ« pandehur kreun e Milton Group appeared first on Reporter.al.

Duel yjesh Donçiç-Shai/ Sërish një mbrëmje spektakolare në basketbollin amerikan

Fatin nuk e patën njësoj, veçse paraqitjen po. Luka Donçiç dhe Shej Gilgës-Aleksandër dhanë një tjetër mbrëmje spektakolare në basketbollin amerikan, me pikë të shumta dhe gjithçka tjetër.

Gjigandi nga Sllovenia I bëri të gjitha gabimet e mundshme, dhe e ndjeu mungesën e Lebron Xhejmsit, që pushoi këtë herë, ndonëse ishte më I miri në parket.

Luka shënoi 38 pikë, kapi 10 topa në tabela dhe shërbeu 10 asistë, por Los Anxhelos Lejkërsat u mundën në Arenën e San Antonios me shifrat 107-91.

Spërsat ia dolën duke përfituar nga gabimet e shumta të sllovenit në gjuajtjet për tri pikë, duke realizuar dy nga 10, ndërsa Spërsat u mbështetën tek 27 pikët e Keldon Xhonsonit dhe 16 pikëve e 14 topave në tabela të yllit kryesor, Viktor Uembanijama.

Një humbje që ndalon hovin e kalifornianëve, që mbetën pak më prapa nga Oklahoma e San Antonio, dhe u mbërritën nga Denveri.

Shej Gilgës Aleksandër gjithashtu bëri shumë gabime, duke I ngjarë disi rivalit, por kampionët e NBA-së, fituan.

Lideri I tyre realizoi plot 46 pikë, shënuesi më I mirë I mbrëmjes së fundit, dhe shtoi 6 topa në tabela e 6 asistë.

Shej gaboi nga distanca, por gjithçka tjetër e bëri mirë.

Oklahoma kryeson Konferencën Perëndimore me 31 fitore e 7 humbje, ndjekur nga San Antonio, Denveri dhe Lejkërsat./abcnews.al

OpenAI lanson ChatGPT Health me integrimin e Apple Health dhe MyFitnessPal



OpenAI po lanson ChatGPT Health, i cili është një vend i veçantë brenda ChatGPT ku mund të lidhni llogaritë tuaja Apple Health, MyFitnessPal, Function, Weight Watchers, AllTrails, Instacart dhe Peloton dhe të bëni pyetje në lidhje me shëndetin tuaj.

OpenAI thotë se ChatGPT është "i projektuar në bashkëpunim të ngushtë me mjekët" për të "ndihmuar njerëzit të marrin një rol më aktiv në kuptimin dhe menaxhimin e shëndetit dhe mirëqenies së tyre". Dhe të përdorin më shumë ChatGPT, transmeton Telegrafi.

Bazuar në "analizën e de-identifikuar të bisedave", OpenAI e di se mbi 230 milionë njerëz në të gjithë globin tashmë e pyesin ChatGPT-në në lidhje me shëndetin dhe mirëqenien, dhe ChatGPT Health është menduar si një vend për ta bërë këtë më të sigurt.

Në Health, ekziston "enkriptim dhe izolim i ndërtuar me qëllim", thuhet në njoftimin për shtyp të OpenAI, "për të mbajtur bisedat shëndetësore të mbrojtura dhe të ndara në ndarje".

Kompania gjithashtu premton se nuk do të përdorë bisedat tuaja të Health për të trajnuar modelet e saj, dhe thekson se nëse dëshironi siguri shtesë, mund të aktivizoni vërtetimin shumëfaktorësh.

OpenAI po bashkëpunon me b.well, "rrjetin më të madh dhe më të sigurt të të dhënave shëndetësore të lidhura drejtpërdrejt për konsumatorët amerikanë", i cili "i përmbahet standardeve më të larta të industrisë në sigurinë dhe privatësinë e të dhënave" nëse dëshironi të lidhni edhe të dhënat tuaja mjekësore.

Modeli special i Health mund të shpjegojë, ndër të tjera, rezultatet e analizave laboratorike në një gjuhë të kuptueshme, të përgatisë pyetje për një takim, të interpretojë të dhëna nga pajisjet e veshshme dhe aplikacionet e Wellness-it dhe të përmbledhë udhëzimet e kujdesit. Për të përdorur Health, thjesht zgjidheni atë nga menyja anësore në ChatGPT.

ChatGPT Health tani është i disponueshëm për "një grup të vogël përdoruesish të hershëm" jashtë Zonës Ekonomike Evropiane, Zvicrës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Integrimet e të dhënave mjekësore janë vetëm për SHBA-në. /Telegrafi/

I gjeneruar ky version i CR7 si punonjës supermarketi

Pretendimi: Kjo video tregon futbollisitin Cristiano Ronaldo duke punuar në një supermarket Kaufland

Verdikti: E pavërtetë, Gjeneruar me AI

———————————————–

NjĂ« video qĂ« duket se tregon futbollistin portugez Cristiano Ronaldo nĂ« “ditĂ«n e parĂ« tĂ« punĂ«s nĂ« Kaufland,” njĂ« rrjet supermarketesh gjerman.

Megjithatë, video e mësipërme nuk është e vërtetë. Ajo është gjeneruar me anë të programeve të inteligjencës artificiale (AI). 

Një tregues që na bën të dyshojmë vërtetësinë e videos është fakti se, në të, portugezi Ronaldo duket se flet rumanisht. 

Më tej, me anë të motorrit të kërkimit pamor Google Lens, Faktoje gjeti se video e mësipërme është postuar fillimisht në Instagram nga një llogari rumune, e cila poston shpesh përmbajtje të gjeneruara dukshëm me AI.

Nuk ka ndonjë provë, dëshmi apo raportim se futbollisti i famshëm portugez ka punuar në një supermarket Kaufland. Nëse kjo do të kishte ndodhur vërtet, do të prisnim që të kishte foto dhe video të tjera të kësaj ngjarjeje të habitshme.

Për të parandaluar që përmbajtje të tilla të keqinterpretohen, është e rëndësishme që çdo video, foto ose material tjetër i gjeneruar ose i manipuluar me inteligjencë artificiale të shënohet si i tillë. Kjo do të ndihmojë në informimin e audiencës dhe në mbrojtjen e tyre nga dezinformimi. Facebook i detyron përdoruesit të etiketojnë imazhet dhe videot e gjeneruara me AI si të tilla.

The post I gjeneruar ky version i CR7 si punonjës supermarketi appeared first on Faktoje.al.

Arusha miqësore në rrugët e Kukësit e krijuar nga Inteligjenca Artificiale

Pretendimi: Ky imazh tregon një arushë me këlyshët e saj në fshatin Kolesjan të Kukësit

Verdikti: E pavërtetë, Gjeneruar me AI

————————————————–

Në dhjetor 2025, një imazh që pretendohet se tregonte një arushë me katër këlyshët e saj në Kukës u shpërnda gjerësisht në rrjete sociale, media dhe portalet shqipfolëse. Ky imazh idilik i maleve shqiptare u shpërnda edhe nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla.

Megjithatë, imazhi i mësipërm është i rremë dhe me gjasa i gjeneruar me anë të programeve të inteligjencës artificiale (AI).

Me anë të motorit të kërkimit Google Lens, Faktoje gjeti videon nga është shkëputur imazhi i mësipërm, botuar në Youtube më 23 dhjetor 2025 nga një llogari që poston video të gjeneruara me AI.

Në versionin video, origjina artificiale e pamjeve dallohet në defektet logjike, si mungesa e gjurmëve mbi borë pasi ariu i vogël kalon mbi të.

Ndërkaq, pasi imazhi nisi të qarkullonte në rrjet blogeri Ben Trota botoi një video nga vendi ku pretendohej se ishte xhiruar arusha. Në videon e tij, vërehet qartë se atje nuk ka borë. Sipas Trotës, bora ende nuk kishte filluar të binte në Kukës në ato ditë kur pretendohet të jetë shkrepur foto.

Trota gjithashtu thekson se arinjtĂ« me nisjen e dimrit hyjnĂ« nĂ« hibernim pĂ«r t’u rishfaqur nĂ« pranverĂ«, njĂ« fakt natyror qĂ« u mĂ«sohet fĂ«mijĂ«ve qĂ« nĂ« shkollĂ«n fillore. 

Viraliteti i imazhit frymëzoi krijime spontane të komentuesve që shpotisnin artificialitetin e tij. 

The post Arusha miqësore në rrugët e Kukësit e krijuar nga Inteligjenca Artificiale appeared first on Faktoje.al.

"U jep njerëzve paqe, për ne myslimanët është e veçantë", Yamal flet pasi vizitoi një xhami në Dubai



Superylli 18-vjeçar i Barcelonës, Lamine Yamal, kaloi disa ditë në Dubai, ku shkoi me pushime gjatë pushimit të La Ligës.

Në Dubai, ai u takua me tifozët, ishte i ftuar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Globe Soccer, u takua me figura sportive dhe shfrytëzoi rastin për të vizituar një xhami.

Ai foli për këtë në një intervistë me mediat në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku zbuloi se sa shumë do të thotë besimi për të.

"Një xhami i jep një personi paqe të madhe. Pavarësisht se cilës fe i përket, kur shkon atje, e ndjen atë paqe. Për ne myslimanët, kjo paqe është shumë më e veçantë", ka thënë fillimisht Yamal.

"E kaluam gjithë ditën atje. Ishte një moment plot paqe në këtë udhëtim. E shijova shumë", shtoi futbollisti i madh i Barcelonës.

đŸššđŸŽ™ïž| Lamine Yamal: "The mosque brings a lot of peace, regardless of your religion. If you go there, you will feel the peace, and for us Muslims, it brings even more peace." â€â˜đŸ»
pic.twitter.com/H7gFJDxkHB
— BarçaTimes (@BarcaTimes) January 5, 2026


Udhëtimi i tij në Dubai u ndoq gjerësisht në rrjetet sociale, ku Yamal i kënaqi fansat kur postoi një video trembëdhjetë minutëshe nga udhëtimi.

Tani Yamal është zhvendosur në Arabinë Saudite, ku do të rifillojë detyrat e tij në sezonin aktual me Barcelonën të mërkurën. Më pas, katalunasit do të luajnë gjysmëfinalet e Superkupës së Spanjës kundër Athletic Bilbaos në Xheda.

Barcelona do të vazhdojë garën në La Liga më 18 janar me një ndeshje kundër Real Sociedad, ndërsa tre ditë më vonë do të ketë një ndeshje të Ligës së Kampionëve kundër Slavias në Pragë. /Telegrafi/

Gjiganti i makinave Hyundai do të përdorë robotë të ngjashëm me njerëzit në fabrika



Hyundai Motor Group thotë se do të përdorë robotë të ngjashëm me njerëzit në fabrikat e saj nga viti 2028, ndërsa kompanitë e mëdha garojnë për të përdorur teknologjinë e re.

Firma e Koresë së Jugut prezantoi Atlas, një robot humanoid të zhvilluar nga Boston Dynamics, në Panairin e Elektronikës së Konsumatorit (CES) në Las Vegas të hënën.

Hyundai thotë se "planifikon të integrojë Atlas në të gjithë rrjetin e saj global", duke përfshirë një fabrikë në shtetin amerikan të Xhorxhias.

Firma të tjera që kanë thënë se do të përdorin robotë humanoidë në operacionet e tyre përfshijnë Amazon, Tesla dhe gjigantin kinez të prodhimit të makinave BYD.

Robotët Atlas do të marrin gradualisht përsipër më shumë detyra, tha Hyundai.

Firma zotëron një shumicë aksionesh në Boston Dynamics, kompaninë teknologjike të famshme për qenin robot Spot.

Atlas, i cili është projektuar për përdorim të përgjithshëm industrial, po zhvillohet për të punuar së bashku me njerëzit dhe për të menaxhuar në mënyrë autonome makinat.

Hyundai tha se robotët do të ndihmojnë në lehtësimin e tendosjes fizike të punëtorëve njerëzorë, do të trajtojnë detyra potencialisht të rrezikshme dhe do të hapin rrugën për përdorim më të gjerë të teknologjisë.

Firma nuk tha se sa robotë do të vendoste fillimisht ose sa do të kushtojë projekti. /Telegrafi/

❌