❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Bujqësia, midis konsolidimit dhe rënies

Eksportet e prodhimeve të freskëta u rritën me ritme dyshifrore si në vlerë dhe në sasi gjatë 8-mujorit 2025, por nga ana tjetër, sektori thelloi më tej rënien me 2.6% në 6-mujorin e parë. Fermerët dhe eksportuesit pohojnë se bujqësia po konsolidohet në ferma të mëdha të specializuara për eksport, teksa po falimentojnë fermat e vogla të bujqësisë tradicionale. Arsyet pse importet dhe eksportet e ushqimeve po rriten njëkohësisht. Kostot e anëtarësimit që po vënë me shpatulla pas muri bujqësinë. Serbia është partneri kryesor në eksporte, teksa tregjet e BE-së shfaqin luhatje

 

Blerina Hoxha

Rritja e eksporteve bujqësore si në sasi dhe në vlerë dhe në anën tjetër, rënia e prodhimit po tregon se sektori po shkon drejt konsolidimit. Fermat e vogla dhe të mesme në zonat e rurale të vendit po falimentojnë nga tkurrja dhe plakja e popullsisë, teksa po rriten dhe po zgjerohen fermat e mëdha blegtorale dhe ato në serra në zonat me bujqësi intensive si Fieri, Lushnja etj., me synim eksportin.

TĂ« dhĂ«nat e periudhĂ«s 2021–2025 tregojnĂ« rritje tĂ« qĂ«ndrueshme dhe tĂ« fortĂ« tĂ« eksporteve tĂ« zarzavateve dhe frutave, ku totali Ă«shtĂ« zgjeruar me rreth 70%. Vlera e tyre arriti nĂ« mbi 17.1 miliardĂ« lekĂ« nĂ« 10-mujorin e 2025-s, nga 10.1 miliardĂ« lekĂ« nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« vitit 2021.

Të krahasuara me 10-mujorin e 2024, eksportet e frutave dhe zarzavateve u rritën me 22% në vlerë.

Mariglen Ziu, fermer i cili operon në sektorin e prodhimit në fushë në zonën e Samaticës në Berat, thotë se prodhimi nuk po zgjerohet, por po manovrohet me disa kultura që besohet se rrisin vlerën. Për shembull, vitet e fundit, është rritur ndjeshëm eksporti i bostaneve dhe lakrave.

 

Burimi: INSTAT

 

Frutat dhe zarzavatet dy vitet fundit kanĂ« rritur ndjeshĂ«m vlerĂ«n dhe sasinĂ« e eksporteve. Kultivimi i tyre zakonisht bĂ«het nĂ« ferma tĂ« specializuara nĂ« shumĂ« hektarĂ«, si nĂ« serrĂ« dhe nĂ« fushĂ« pĂ«r t’u eksportuar. Fermeri Ziu thotĂ« se nuk po zgjerohet baza e njerĂ«zve qĂ« po merret me bujqĂ«si, pĂ«rkundrazi numri i tyre po tkurret çdo ditĂ«, por disa ferma tĂ« mĂ«dha po zgjerojnĂ« sipĂ«rfaqet, tha ai.

Në anën tjetër, sektori bujqësor thelloi tkurrjen këtë vit me -2.6% në 6-mujorin e parë. Bujqësia është në vitin e pestë të rënies, si volum prodhimi. Ruzhdi Koni, eksportues me përvojë i prodhimeve bujqësore, tha se rritjet e shitjeve jashtë vendit po pasqyrojnë evolucionin e segmentit eksportues të bujqësisë, i cili është bërë gjithnjë e më i specializuar dhe më i lidhur me tregjet europiane.

Kjo, sipas tij, ka mundësuar rritjen e vlerës dhe sasisë së eksportit, pavarësisht sfidave të përgjithshme që po kalon sektori. Të dhëna nga INSTAT treguan se punësimi në sektorin bujqësor shënoi rënie vjetore me 10% në tremujorin e tretë të këtij viti, duke reflektuar edhe tkurrjen e fortë të popullsisë në fshat.

Në të njëjtën kohë, me rritjen e eksporteve bujqësore, po rriten edhe importet. Në 10-mujorin e këtij viti, grupi i ushqimeve shënoi rritje me 2% në sasi dhe në 3.4% në vlerë. Në mungesë të prodhimit të gjerë në ferma të vogla për treg dhe për vetëkonsum, tregu po furnizohet nga jashtë.

Në mes të problemeve me copëzimin e lartë, mungesën e subvencioneve, prodhuesit përballen me humbje të larta pas korrjeve. Më shumë se 25% e prodhimit në disa kultura përfundon në mbetje pas të korrave, për shkak të çmimit të ulët, ose mungesës së kapaciteteve magazinuese.

 

Burimi: INSTAT

 

Pse po rriten eksportet

Zoti Koni thotë se rritja e eksporteve bujqësore lidhet me disa faktorë që kanë vepruar pas pandemisë. Së pari, çmimet ndërkombëtare të frutave dhe zarzavateve janë rritur ndjeshëm pas vitit 2022, për shkak të inflacionit në grupin e ushqimeve.

Në të njëjtën kohë, ndryshimet klimatike dëmtuan prodhuesit e rëndësishëm si Italia, Spanja dhe Greqia. Shqipëria ka përfituar nga kjo situatë, duke qenë në gjendje të ofrojë produkte konkurruese në momente kur furnizuesit tradicionalë kishin ulur volumet. Kjo ka bërë që vlera e eksporteve të rritet dhe volumi real i prodhimit mund të ketë qenë më i moderuar.

Në shumë raste, eksportuesit shqiptarë kanë shitur sasi të ngjashme me të një vit më parë, por me çmime dukshëm më të larta, duke gjeneruar një rritje të shpërndarë në të gjithë zinxhirin ofertues.

Në të njëjtën kohë, Shqipëria ka konsoliduar një bërthamë të prodhuesve të mëdhenj, të aftë të konkurrojnë në tregjet ndërkombëtare. Zoti Ziu tha se investimet në serra në zonat e Lushnjës, Divjakës, Fierit dhe Krujës, së bashku me përhapjen e teknologjive moderne të vaditjes, plehërimit të kontrolluar dhe cikleve të prodhimit gjatë gjithë vitit, kanë rritur ndjeshëm vëllimin e prodhimit të orientuar drejt eksportit.

Këta prodhues tani operojnë me kontrata të qëndrueshme me kompani grumbulluese dhe tregtarë eksporti. Një rol të madh ka edhe ngritja e kapaciteteve të përpunimit dhe ruajtjes në magazina frigoriferike, linja seleksionimi, paketimi dhe certifikime si GlobalG.A.P.

Të dhënat tregojnë se çmimet e eksporteve po vijnë në rënie pas rritjes post-pandemike.

Nga viti 2021 deri në 2023, eksportet e grupit të ushqimeve në Lek u rritën dukshëm, nga rreth 35.9 miliardë lekë në vitin 2021 në mbi 46.3 miliardë lekë në vitin 2023.

Kjo periudhë shoqërohet edhe me rritje të sasisë së eksportuar, fakt që tregon ecuri pozitive të sektorit, e ndikuar si nga kërkesa e jashtme, ashtu edhe nga çmimet më të larta të produkteve ushqimore në tregjet ndërkombëtare.

Në vitin 2024, megjithëse sasia e eksporteve rritet sërish, pati një ulje të theksuar të çmimit mesatar për kilogram, i cili zbret nga 142.3 lekë/kg në vitin 2023 në vetëm 111.3 lekë/kg në vitin 2024.

Kjo për shkak se çmimet në tregjet ndërkombëtare ranë dhe gjithashtu u rrit eksporti i bostanit që peshon më shumë, po kushton më pak.

Në vitin 2025, vlera e eksporteve të ushqimeve ra më tej duke arritur në 108.7 lekë/kg në 10-mujorin 2025, niveli më i ulët i pesëvjeçarit. Kjo tregon se rritja e eksporteve në vlerë këtë vit nuk është pasojë e çmimeve më të larta, por nga zgjerimi i volumit të eksporteve.

Megjithatë, ky zhvillim pozitiv në segmentin eksportues ekziston paralelisht me një tkurrje të dukshme të bujqësisë në shkallë kombëtare.

Arsyeja kryesore është emigrimi masiv i fuqisë punëtore rurale, i cili ka lënë pas parcela të shumta të papunuara dhe ka shtuar kostot e prodhimit për fermerët që vijojnë aktivitetin.

Shumë ferma të vogla nuk arrijnë të përballojnë shpenzimet gjithnjë e më të larta për plehra, farëra, pesticidet dhe naftën bujqësore, duke rezultuar në braktisje të tokës vit pas viti. Rënia e investimeve në fermat e vogla dhe të mesme në bujqësi ka reduktuar prodhimin total, duke bërë që sektori në tërësi të japë kontribut më të ulët në ekonomi.

 

Burimi: INSTAT

 

Rriten edhe importet e ushqimeve

Gjatë periudhës janar-tetor 2025, importet e ushqimeve u rritën si në vlerë dhe në sasi. Të dhënat zyrtare tregojnë se u importuan 135 miliardë lekë ushqime (rreth 1.4 miliardë euro) ose 28% më shumë se në 10-mujorin 2021.

Rritja e qëndrueshme e importeve po vjen në një kohë që popullsia e vendit po tkurret, sidomos në moshat e reja që janë edhe konsumatorët më të mëdhenj.

Një pjesë e mirë e prodhimit bujqësor shqiptar nuk është më konkurrues në tregun e brendshëm, ku çmimet janë shpesh më të ulëta se ato të tregjeve të jashtme. Kjo ka bërë që prodhuesit më të mirë ta zhvendosin fokusin drejt eksporteve, duke lënë konsumatorin vendas gjithnjë e më të varur nga importet, sidomos për produkte sezonale.

Fermeri Ziu thotë se eksportet po rriten jo sepse prodhimi vendas është i mjaftueshëm, por sepse pjesa më cilësore dhe me rendiment më të lartë e prodhimit kanalizohet drejt tregut të huaj, siç edhe ai po vepron me prodhimet e veta.

Gjithashtu importet në sektorin e bujqësisë po nxiten edhe nga flukset turistike, të cilat në vend që të nxisin prodhimin vendës kanë rritur importet, jo vetëm në bujqësi, po në të gjithë zinxhirin e turizmit.

Ekspertët pohojnë se bujqësia ka hyrë në një proces të fortë ristrukturimi, ku nga njëra anë, një segment i modernizuar për eksport po rritet me ritme të larta dhe nga ana tjetër, bujqësia tradicionale po tkurret me shpejtësi. Në total, bujqësia mbetet ndër sektorët me rënien më të madhe të kontributit në PBB me 15.6% në vitin 2024 nga 19.2% në vitin 2014, duke nxjerrë në pah vështirësi të theksuara strukturore.

Importet e ushqimeve janĂ« rritur si nĂ« sasi, ashtu edhe nĂ« vlerĂ« monetare (lek), ndĂ«rsa çmimi mesatar pĂ«r kilogram ka pĂ«suar luhatje tĂ« ndjeshme gjatĂ« periudhĂ«s 2021–2025.

Sasia e ushqimeve të importuara nisi me rreth 904.7 milionë kg në vitin 2021 në 10-mujor dhe ra lehtë në 2022, por më pas rritja bëhet e qëndrueshme vit pas viti, duke ndjekur rritjen e numrit të turistëve dhe rënien e prodhimit vendas.

NĂ« 10-mujorin 2024, arrihet niveli 1.078 miliardĂ« kg, ndĂ«rsa pĂ«r 2025, sĂ«rish ka rritje tĂ« fortĂ«, nĂ« 1.1 miliardĂ« kg, duke shĂ«nuar nivelin mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« pesĂ«vjeçarit. NĂ« vlerĂ« monetare, importet kanĂ« ndjekur tĂ« njĂ«jtin trend rritĂ«s, por me luhatje mĂ« tĂ« theksuara. Pasi u ngjitĂ«n nĂ« 138 miliardĂ« lekĂ« nĂ« vitin 2022, bien nĂ« 121.6 miliardĂ« lekĂ« nĂ« 2023, pĂ«r t’u rritur sĂ«rish nĂ« 130.6 miliardĂ« lekĂ« nĂ« 2024 dhe tĂ« projektohen nĂ« 135.1 miliardĂ« lekĂ« pĂ«r vitin 2025.

Çmimi mesatar pĂ«r kilogram ushqim tĂ« importuar ka pĂ«suar luhatje nga krizat e viteve tĂ« fundit. Nga 116.6 lekĂ«/kg nĂ« 2021, ai u rrit fuqishĂ«m nĂ« 157.6 lekĂ«/kg nĂ« 2022, si pasojĂ« e inflacionit ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« ushqimeve dhe rritjes sĂ« kostove tĂ« transportit.

Më pas, çmimi shënon një korrigjim në vitet 2023 dhe 2024, duke rënë përkatësisht në 132.3 dhe 121.1 lekë/kg, gjë që sugjeron stabilizim të tregjeve ndërkombëtare.

Në 10-mujorin 2025 ka rënie sërish me 120 lekë/kg, por ende shumë më poshtë krahasuar me kulmin e 2022, duke reflektuar stabilizim pas krizës.

 

Burimi: INSTAT

 

Dështoi sezoni i dytë i prodhimit

Sezoni i dytë i mbjelljeve që nxjerr prodhimi në dhjetor-janar në zonën e Myzeqesë po rezulton me humbje për prodhuesit, si rrjedhojë e dëmeve që sollën përmbytjet e nëntorit dhe çmimet e ulëta të produkteve në tregjet e eksportit.

Fermeri Ziu tha se Shqipëria është konkurruese për sezonin e dytë të prodhimit, për shkak të favorizimit gjeografik dhe klimës duke eksportuar me çmime të larta perime të freskëta në tregjet e rajonit dhe më gjerë, që tashmë e ka mbyllur sezonin e të korrave.

Por kĂ«tĂ« vit, situata ka ndryshuar nĂ« dĂ«m tĂ« fermerĂ«ve. Prodhimet pĂ«r eksport nĂ« fushĂ« – presh, lakra, karotĂ« e etj., u dĂ«mtuan tĂ«rĂ«sisht nga pĂ«rmbytjet e nĂ«ntorit. “Humbjet e mia nĂ« kĂ«tĂ« sezon janĂ« 2,5 milionĂ« lekĂ« (tĂ« reja) pasi rreth 30 dynymĂ« lakĂ«r tĂ« mbjella nĂ« fushĂ« u shkatĂ«rruan”, tha Mariglen Ziu.

Nga ana tjetër, çmimi i prodhimeve të dyta në tregjet e eksportit janë shumë të ulëta për shkak se moti i ngrohtë e ka favorizuar prodhimin edhe në vendet fqinje. Kjo bëri që në tregje të ketë prodhime të mjaftueshme dhe çmimet të jenë shumë të ulëta.

Në 10-mujorin 2025, një kilogram fruta dhe zarzavate u shit nga eksportuesit me 64.9 lekë, sipas të dhënave të INSTAT, por në nëntor dhe dhjetor, çmimet janë edhe më të ulëta. Në vitin 2023, çmimi për kilogram ishte 76 lekë duke arritur nivelin më të lartë historik dhe pas kësaj po vjen me ulje.

Fermerët shqiptarë janë tërësisht të ekspozuar ndaj çmimeve të tregut, kostove të lëndëve të para dhe krizave klimatike, pasi nuk përfitojnë mbështetje financiare dhe nuk janë të përfshirë edhe në sistemin e sigurimeve.

NĂ« vitin 2026, fermerĂ«ve do t’iu shpĂ«rndahen 5.2 miliardĂ« lekĂ« nĂ« formĂ«n e subvencioneve dhe granteve sipas MinistrisĂ« sĂ« BujqĂ«sisĂ«. ShqipĂ«ria vijon tĂ« ofrojĂ« shumĂ« mĂ« pak mbĂ«shtetje pĂ«r bujqĂ«sinĂ« se Europa dhe Rajoni, teksa nuk po mundemi tĂ« pĂ«rfitojmĂ« nga fondet e BE-sĂ«, pĂ«r shkak tĂ« korrupsionit qĂ« u gjet nĂ« pĂ«rdorimin e tyre.

 

Burimi: INSTAT

 

Eksportet e zarzavateve, partneri kryesor Serbia, rritje e fortë me Poloninë

Eksportet e zarzavateve (pa frutat) arritën në 12.4 miliardë lekë me rritje 20% në vlerë. Tregu më i madh i eksportit këtë vit ishte me Serbinë. Drejt këtij vendi u eksportuan 2.6 miliardë lekë zarzavate, me rritje vjetore 25% duke zënë 21% të totalit të shitjeve të perimeve dhe zarzavateve nga janari në tetor 2025.

Të dhënat tregojnë qartë se struktura e eksporteve të zarzavateve shqiptare mbetet e përqendruar kryesisht në tregun rajonal, duke reflektuar një varësi të fortë nga vendet fqinje dhe Ballkani Perëndimor.

Një prirje e ngjashme vërehet edhe me Kosovën, Bosnjë-Hercegovinën dhe Maqedoninë e Veriut, ku eksportet janë rritur me ritme dyshifrore, duke konfirmuar se rajoni mbetet boshti kryesor i shkëmbimeve tregtare të Shqipërisë.

Edhe Kroacia dhe Bullgaria zënë një peshë të rëndësishme në hartën e eksporteve, ndonëse dinamika është e ndryshme. Ndërsa eksportet drejt Bullgarisë janë rritur ndjeshëm me 26%, Kroacia shfaq rënie të lehtë, duke sinjalizuar luhatje të kërkesës ose ndryshime në strukturën e produkteve të eksportuara. Në tërësi, Ballkani vazhdon të dominojë, jo vetëm për shkak të afërsisë gjeografike, por edhe për shkak të kostove më të ulëta logjistike dhe lidhjeve tradicionale tregtare.

Zoti Koni tha se ka pasur rritje të fortë në pranverë, të lakrës dhe bostanit në tregjet e reja të BE-së, sidomos në Poloni dhe në disa vende nordike.

Eksportet e zarzavateve të freskëta në tregjet e Bashkimit Europian shfaqen më të fragmentuar. Italia, historikisht një nga partnerët kryesorë të Shqipërisë, shënon rënie të fortë të eksporteve, me mbi 38% më pak krahasuar me një vit më parë, duke dhënë një sinjal shqetësues për dobësimin e kërkesës ose zhvendosjen e flukseve tregtare.

Një rënie e ndjeshme vërehet edhe në Francë, Zvicër dhe Norvegji, gjë që tregon se eksportet shqiptare në disa nga tregjet e zhvilluara europiane po përballen me vështirësi.

Megjithatë, ka edhe përjashtime pozitive brenda BE-së. Eksportet drejt Gjermanisë u rritën me 97%, në Poloni, me 106%; në Rumani, 66%, dhe në Suedi, 145%, me rritje të fortë, për shkak të bazës së ulët që kanë, por edhe faktit se në këto tregje ka hapësirë për zgjerim dhe se disa sektorë po arrijnë të depërtojnë më mirë.

 

Burimi: INSTAT

 

Burimi: INSTAT

 

Humbje të mëdha pas të korrave

Prodhimi pa planifikim dhe problemet në zinxhirin e furnizimit bëjnë që një pjesë e madhe e prodhimit bujqësor të përfundojë në mbeturina. Fermerët në zonën e Lushnjës pohuan se shpesh, gati gjysma e një kulture hidhet sërish në tokë.

Statistikat e bujqësisë kanë besueshmëri të ulët sipas Eurostat dhe qeveria nuk i orienton fermerët për prodhimet në bazë të planeve të konsumit të brendshëm.

Vendi nuk ka ende njĂ« sistem kombĂ«tar monitorimi qĂ« t’i masĂ« rregullisht pĂ«r tĂ« gjitha kulturat. Raportet sektoriale tregojnĂ« se  humbjet e kulturave bujqĂ«sore variojnĂ« nga 10% nĂ« mbi 50% pĂ«r frutat. Humbjet pĂ«rfshijnĂ« dĂ«mtimet nĂ« korrje, mungesĂ«n e frigoriferĂ«ve, dĂ«met gjatĂ« transportit dhe ato nĂ« treg.

VĂ«rehet se pas çdo cikli prodhimi, shumĂ« fermerĂ« detyrohen tĂ« hedhin sasi tĂ« konsiderueshme tĂ« frutave, jo sepse janĂ« tĂ« parregullta pĂ«r konsum, por sepse nuk kanĂ« kushte pĂ«r t’i ruajtur ose pĂ«r t’i çuar me kohĂ« nĂ« treg ose çmimet janĂ« shumĂ« tĂ« ulĂ«ta.

Mungesa e teknologjisë së duhur në fazën e korrjes po dëmton shumë fruta dhe perime nga trajtimi i pakujdesshëm. Në shumë zona, produkti mbetet me orë të tëra në diell para se të largohet nga parcela, duke përshpejtuar kalbjen.

Më tej, faza e ruajtjes paraqet sfidat më të mëdha. Shqipëria ka kapacitete të kufizuara frigoriferike, shumë prej të cilave përdoren në mënyrë joefikase.

Studimet tregojnë se mungesa e ftohjes së menjëhershme pas korrjes, është një faktor kritik që rrit ndjeshëm humbjet, sidomos te mollët dhe agrumet. Paketimi i papërshtatshëm, higjiena e pamjaftueshme e magazinave dhe mjetet transportuese pa kontroll temperature i shtojnë më tej dëmet.

Gjatë transportit, humbjet thellohen nga rrugët e amortizuara dhe nga përdorimi i mjeteve që nuk janë frigoriferike, çka çon në dëmtime mekanike dhe rënie të cilësisë.

Në treg, sidomos në tregjet e hapura, produktet ekspozohen ndaj temperaturave të larta, diellit, lagështisë apo kushteve të pasigurta të ruajtjes, duke bërë që frutat dhe perimet të humbin shpejt vlerën tregtare ose të dalin nga përdorimi.

Një studim i mëparshëm i CIHEAM, i vetmi me matje të drejtpërdrejtë në tregjet e Korçës, gjeti se humbjet në hallkat e tregtimit për fruta si mollët, pjeshkat apo rrushi varionin nga 11% deri në mbi 17%, pa llogaritur humbjet në fushë e të transportit, që do ta rritnin edhe më shumë shifrën reale.

Humbjet pas korrjes në Shqipëri janë pasojë e strukturës së fragmentuar të bujqësisë, ku fermat e vogla dhe individuale nuk kanë kapacitet të investojnë në depo, linja selektimi apo teknologji ruajtjeje. Mungesa e kooperativave funksionale, aksesit në tregje dhe shërbimeve këshillimore bujqësore e bën të vështirë standardizimin e praktikave moderne.

Sipas të dhënave zyrtare të Eurostat dhe Komisionit Europian, çdo vit në BE hidhet 60 milionë tonë ushqim, 130 kg ushqim i hedhur për frymë në vit.

Kjo përfshin ushqimin e humbur dhe të hedhur në të gjithë zinxhirin ushqimor nga prodhimi në fermë, përpunimin, shpërndarjen, dyqanet, restorantet e deri te shtëpitë e konsumatorëve. Humbjet në BE janë më të ulëta se në Shqipëri pasi zinxhirët e furnizimit dhe ekonomia qarkulluese funksionojnë të mirorganizuara.

 

 

Kostot e bujqësisë nga anëtarësimi në BE

ShqipĂ«ria synon tĂ« bĂ«het vend anĂ«tar i BE-sĂ« deri nĂ« vitin 2030, por pĂ«r t’u pĂ«rshtatur me standardet e Bashkimit Europian (BE) nĂ« kuadĂ«r tĂ« procesit tĂ« anĂ«tarĂ«simit, bujqĂ«sia duhet tĂ« kalojĂ« nga njĂ« sektor kryesisht informal dhe me produktivitet tĂ« ulĂ«t, nĂ« njĂ« sistem tĂ« formalizuar, tĂ« certifikuar dhe tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m, nĂ« pĂ«rputhje me PolitikĂ«n e PĂ«rbashkĂ«t BujqĂ«sore (CAP) tĂ« BE-sĂ«.

PĂ«r njĂ« fermĂ« mesatare perimesh ose frutash 10–15 ha nĂ« fazĂ«n e parĂ« vjen kostoja e certifikimit pĂ«r kriterin GlobalG.A.P., qĂ« Ă«shtĂ« praktikisht kusht bazĂ« pĂ«r shumĂ« importues europianĂ«, shpenzimi fillestar pĂ«r pĂ«rgatitje, dokumentacion dhe auditim varion zakonisht nga 1.500 deri nĂ« 3.000 euro.

Më pas, certifikimi duhet rinovuar çdo vit, me një kosto vjetore që shkon nga 800 deri në 1.500 euro, në varësi të madhësisë së fermës dhe numrit të parcelave. Ruzhdi Koni, i cili eksporton prej vitesh prodhime bujqësore, thotë se kostot e përshtatjes për të gjithë zinxhirin bujqësor shqiptar janë shumë të larta për kapacitetet e fermave shqiptare.

Pas certifikimit, vjen formalizimi dhe administrimi. Regjistrimi i aktivitetit, kontabiliteti, deklarimet fiskale dhe shĂ«rbimet bazĂ« administrative kushtojnĂ« mesatarisht 600 – 1.200 euro nĂ« vit. KĂ«to janĂ« kosto qĂ« mĂ« parĂ« mungonin pĂ«r fermerin informal, por bĂ«hen tĂ« domosdoshme pĂ«r eksport.

NjĂ« tjetĂ«r zĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m Ă«shtĂ« gjurmueshmĂ«ria dhe dokumentacioni teknik. Standardet e BE-sĂ« kĂ«rkojnĂ« regjistrat e prodhimit, pĂ«rdorimit tĂ« pesticideve, kĂ«shillim agronomik dhe nĂ« disa raste, pĂ«rdorimin e sistemeve digjitale tĂ« thjeshta me shpenzime shtesĂ« rreth 500 – 1.000 euro nĂ« vit, kryesisht pĂ«r shĂ«rbime kĂ«shillimore dhe menaxhim dokumentacioni.

Kostot rriten ndjeshĂ«m kur futemi tek analizat laboratorike. Zoti Koni thotĂ« se pĂ«r çdo ngarkesĂ« eksporti kĂ«rkohen analiza pĂ«r mbetje pesticidesh dhe parametra tĂ« tjerĂ«. NjĂ« analizĂ« e plotĂ« pĂ«r njĂ« produkt tĂ« freskĂ«t kushton zakonisht 150 – 300 euro pĂ«r ngarkesĂ«. NĂ«se njĂ« eksportues dĂ«rgon 20 – 30 ngarkesa nĂ« vit, vetĂ«m analizat mund tĂ« arrijnĂ« 3.000 – 7.000 euro nĂ« vit.

Në nivel tregu, ka edhe kosto kontraktuale dhe rrezik komercial. Për të përmbushur kontratat me importuesit europianë, eksportuesi duhet të mbajë rezerva, të sigurojë furnizim alternativ dhe të përballojë humbje nga refuzimi i ndonjë ngarkese.

EkspertĂ«t e sektorit pĂ«rllogarisin se, kostoja fillestare pĂ«r hyrje nĂ« eksport drejt BE-sĂ« (certifikim + investime bazĂ«) mund tĂ« arrijĂ« nĂ« 25.000 – 50.000 euro, ndĂ«rsa kostoja vjetore e mirĂ«mbajtjes sĂ« standardeve varion zakonisht nga 6.000 deri nĂ« 12.000 euro, pa llogaritur rreziqet tregtare.

BE ka rregulla shumĂ« tĂ« rrepta pĂ«r ushqimin qĂ« qarkullon nĂ« tregun e pĂ«rbashkĂ«t. ShqipĂ«ria duhet tĂ« zbatojĂ« plotĂ«sisht standardet HAÇP, ISO 22000 dhe GlobalG.A.P.

 

Anëtarësimi na bën jokonkurrues

Në perspektivën e anëtarësimit në BE, eksportet bujqësore shqiptare do të përballen me një presion edhe më të madh konkurrues. Hapja e plotë e tregut do të thotë më shumë mundësi për eksport, më shumë konkurrencë nga prodhues të konsoliduar europianë.

Ekspertët thonë se pa investime serioze në standarde, organizim dhe përpunim, ekziston rreziku që bujqësia shqiptare të mbetet kryesisht furnizuese e tregjeve periferike ose të eksportojë vetëm produkte me vlerë të ulët. Nëse arrin të kalojë nga eksporti i rastësishëm tek eksporti i certifikuar, bujqësia shqiptare mund të shndërrohet në një nga sektorët më të prekshëm pozitivisht nga integrimi europian.

Eksportet shqiptare bujqësore drejt Bashkimit Europian mbeten ende të kufizuara në vëllim dhe të përqendruara në pak produkte, pavarësisht potencialit që ka vendi ynë për shkak të klimës, pozicionit gjeografik dhe kostos relativisht të ulët të prodhimit.

Aktualisht, Shqipëria eksporton kryesisht fruta dhe perime të freskëta, bimë mjekësore e aromatike, vaj ulliri dhe, në një masë më të vogël, produkte të përpunuara. Megjithatë, prania në tregun europian është ende e brishtë dhe e paqëndrueshme, pasi një pjesë e madhe e eksporteve realizohet në mënyrë sezonale dhe pa kontrata afatgjata.

Pengesë kryesore për rritjen e eksporteve mbetet përmbushja e standardeve të sigurisë ushqimore dhe e kërkesave teknike të BE-së. Tregu europian kërkon gjurmueshmëri të plotë të produktit, dokumentacion të saktë mbi përdorimin e pesticideve, certifikime të njohura në rang ndërkombëtar dhe kontrolle të rregullta laboratorike.

Në shumë raste, fermerët shqiptarë prodhojnë cilësi të mirë, por nuk arrijnë ta dokumentojnë atë sipas rregullave të BE-së, çka e bën produktin të papranueshëm për importuesit europianë. Kjo krijon një hendek mes potencialit real të prodhimit dhe aftësisë për ta shndërruar atë në eksport të qëndrueshëm.

Megjithatë, në disa nënsektorë, Shqipëria ka arritur të krijojë një pozicion më të qëndrueshëm. Bimët mjekësore dhe aromatike janë shembulli pozitiv, pasi vendi ka përfituar nga tradita, biodiversiteti dhe integrimi më i hershëm në zinxhirë eksporti të strukturuar.

Edhe në këtë rast, vlera e shtuar mbetet e kufizuar, pasi eksportet realizohen kryesisht në formë lënde të parë dhe jo si produkte të përpunuara me markë shqiptare.

The post Bujqësia, midis konsolidimit dhe rënies appeared first on Revista Monitor.

Toka bujqĂ«sore nĂ« rrethinat e TiranĂ«s kushton deri nĂ« 100 euro/mÂČ, rreth 70 herĂ« mbi mesataren e BE

Nëse në Farkë rreth 3 vite më parë toka bujqësore shitej me çmim 50 euro për metër katror, aktualisht çmimi ka arritur nga 70 euro deri në 100 euro për metër katror.

Sipas të dhënave nga tregu, çmimi i tokës është dyfishuar. Në rrethina të tjera të Tiranës, sipas agjentëve imobiliarë, si fshati Mullet apo Ndroq çmimi i tokës bujqësore është mbi 50 euro për metër katror.

Nëse do të blihet 1 hektar (ha) tokë këto në këto zona, vlera do të kushtojë nga 500 mijë deri 700 mijë euro deri në 1 milion euro vlera maksimale në Farkë.

Sipas Stela Dhami nga “Colliers International Albania” rritja e ndjeshme tĂ« çmimet tĂ« tokĂ«s bujqĂ«sore Ă«shtĂ« sepse shumica e saj shfrytĂ«zohet pĂ«r ndĂ«rtim, dhe madje nuk ka mĂ« hapĂ«sira tĂ« gjelbra tĂ« lira nĂ« kĂ«to zona. Zonja Dhami nĂ«nvizon se edhe vetĂ« pronarĂ«t nuk janĂ« tĂ« interesuar tĂ« ulin çmimin e shitjes sĂ« tokĂ«s bujqĂ«sore, dhe shumĂ« prej tyre preferojnĂ« ta menaxhojnĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« “tĂ« zgjuar” tokĂ«n bujqĂ«sore.

Krahasuar me vendet e Bashkimit Europian çmimet e tokës bujqësore në rrethinat e Tiranës kushtojnë shumë herë më shtrenjtë.

Në vendet e BE-së, sipas të dhënave të Eurostat, çmimi mesatar i tokës bujqësore për vitin 2024 arriti 15,224 euro për ha apo rreth 1.5 euro për metër katror. Krahasuar me 2023 çmimi i shitjes për tokën bujqësore në BE u rrit 6.1% (nga 1.4 euro për metër katror arriti në 1.5 euro për metër katror).

Sipas të dhënave të disponueshme, shtetet me çmimin më të lartë mesatar për 1 hektar tokë bujqësore është Malta me 201,263 euro, pasuar nga Holanda me 96,608 euro dhe Portugalia me 76,556 euro. Ndërkaq, çmimet më të ulëta janë regjistruar në Letoni (4,825 euro), Lituani (5,590 euro) dhe Sllovaki (5,823 euro).

Referuar tabelave tĂ« detajuara publikuar nga Eurostat, pas MaltĂ«s, njĂ« ndĂ«r zonat mĂ« tĂ« shtrenjta pĂ«r tokĂ«n bujqĂ«sore Ă«shtĂ« Flevoland tĂ« HollandĂ«s. Çmimi i tokĂ«s bujqĂ«sore nĂ« kĂ«tĂ« zonĂ« nĂ« 2024 arriti 187 mijĂ« euro pĂ«r hektar.

Flevoland është zona kryesore bujqësore me tokë të re, shumë pjellore dhe të shtruar afër detit dhe kjo e bën çmimin e tokës atje shumë të lartë krahasuar me pjesën tjetër të Hollandës.

Çmimi tĂ« larta shitjeje, ofrohen edhe nĂ« ishujt Kanarias tĂ« SpanjĂ«s çmimi ka arritur 148 mijĂ« euro pĂ«r ha, sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« Eurostat pĂ«r 2024.

Në vendet e rajonit çmimet e tokës bujqësore janë më të ulëta. Në Selanik të Greqisë çmimi i tokës bujqësore është 14,600 euro për ha apo rreth 1.5 euro për metër katror.

 

The post Toka bujqĂ«sore nĂ« rrethinat e TiranĂ«s kushton deri nĂ« 100 euro/mÂČ, rreth 70 herĂ« mbi mesataren e BE appeared first on Revista Monitor.

Kriza e blegtorisë, importet e bulmetit u rritën me 62% ndërmjet 2021-2025

Bilanci tregtar i Shqipërisë për produktet e shportës po dëshmon një varësi gjithnjë e më të theksuar nga importet jashtë vendit.

Sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« INSTAT nga tregtia e jashtme, kategoria “Produkte bulmetore, vezĂ«t dhe mjalti” ka pĂ«suar njĂ« rritje tĂ« fortĂ« tĂ« vlerĂ«s sĂ« importit, duke u ngjitur nga 6.8 miliardĂ« lekĂ« nĂ« vitin 2024, nĂ« rreth 7.7 miliardĂ« lekĂ« nĂ« vitin 2025.

Ky zgjerim prej rreth 14% brenda një viti kalendarik dhe 62% që nga viti 2021, po tregon se prodhimi vendas po humbet terren me shpejtësi përballë produkteve që vijnë kryesisht nga vendet e Rajonit dhe Bashkimit Evropian.

Kjo rritje e importeve vjen si pasojë e drejtpërdrejtë e një krize strukturore që ka mbërthyer sektorin e blegtorisë në Shqipëri. Prej vitesh, numri i krerëve në blegtori po pëson rënie sistematike, e nxitur nga braktisja e fshatit, plakja e popullsisë rurale dhe mungesa e interesit të të rinjve për të trashëguar fermat familjare.

Nga ana tjetër kostoja e prodhimit vendas është shtrenjtuar për shkak të rritjes së çmimeve të inputeve bujqësore dhe bazës ushqimore. Blegtorët shqiptarë po e gjejnë veten të pafuqishëm për të konkurruar me prodhuesit e huaj, të cilët mbështeten nga skema subvencionimi dhe teknologji më efikase.

Sakaq, tregu po reagon duke u orientuar drejt mbushjes sĂ« vakumit tĂ« krijuar nga prodhimi vendas pĂ«rmes importeve. NdĂ«rsa konsumi i brendshĂ«m mbetet relativisht i qĂ«ndrueshĂ«m dhe kĂ«rkesa nga sektori i turizmit po rritet vit pas viti, mungesa e qumĂ«shtit dhe nĂ«nprodukteve tĂ« tij “Made in Albania” po plotĂ«sohet nga fabrikat e huaja.

Forcimi i monedhës vendase e ka bërë importin e djathit, qumështit apo gjalpit nga vendet e Bashkimit Evropian shumë më të lirë sesa vitet e kaluara. Për një tregtar, sot është me më leverdi të sjellë një maune me qumësht nga Italia apo Hungaria, sesa të grumbullojë sasi të vogla qumështi nëpër fshatrat e Shqipërisë me kosto logjistike të lartë. Leku i fortë po godet rëndë prodhuesin vendas që nuk konkurron dot me çmimet e huaja.

Kjo situatë krijon një rreth vicioz ku, sa më shumë rriten importet, aq më shumë ulet presioni mbi institucionet për të mbështetur blegtorinë lokale, duke e lënë këtë të fundit në mëshirë të fatit dhe të zhvlerësuar përballë konkurrencës rajonale.

Ekspertët e fushës paralajmërojnë se nëse kjo tendencë e reflektuar në shifrat e vitit 2025 do të vijojnë me të njëjtat ritme. Shqipëria rrezikon të humbasë sovranitetin ushqimor në produktet bazë. Rritja e importeve me plot 10 milionë euro brenda një viti po tregon se politikat e subvencionimit nuk kanë arritur të frenojnë tkurrjen e stallave.

Burimi: Instat

The post Kriza e blegtorisë, importet e bulmetit u rritën me 62% ndërmjet 2021-2025 appeared first on Revista Monitor.

Teliti: Fermerët të njihen me detyrimet dhe sfidat e integrimit në BE, laboratorë në të 12 drejtoritë rajonale

TIRANË, 4 shkurt /ATSH/ Ersida Teliti nga Qendra pĂ«r KonsumatorĂ« ShqiptarĂ« tha sot se duhet njĂ« fushatĂ« ndĂ«rgjegjĂ«simi pĂ«r fermerĂ«t dhe bizneset e lidhura me sigurinĂ« ushqimore, mbi detyrimet dhe sfidat qĂ« lidhen me integrimin nĂ« Bashkimin Europian.

Teliti ishte e pranishme sot në Këshillin Kombëtar të Integrimit në Kuvend, ku u diskutua adresimi i rekomandimeve të Raportit të Komisionit Europian 2025 në fushën e sigurisë ushqimore, në kuadër të procesit të integrimit në BE.

Të pranishëm në aktivitet ishin ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, si dhe aktorë të tjerë të shoqërisë civile.

Teliti tha se 95% e shqiptarëve duan integrimin në BE, por mbi 75% nuk kanë besim te institucionet që garantojnë sigurinë ushqimore.

“PĂ«rafrimi i legjislacionit me BE, kĂ«rkon njĂ« nivel tĂ« lartĂ« zbatueshmĂ«rie. PĂ«r kĂ«tĂ«, ne rekomandojmĂ« qĂ« tĂ« gjitha institucionet shqiptare tĂ« ruajnĂ« memorien historike tĂ« inspektorĂ«ve tĂ« trajnuar dhe qĂ« pĂ«r arsye tĂ« caktuara nuk duhet tĂ« largohen nga puna.

“AKU dhe reforma e inspektorĂ«ve janĂ« çështje shumĂ« sensitive. NĂ« gjykimin tim, AKU dhe 12 drejtoritĂ« rajonale duhet tĂ« jenĂ« jashtĂ« konceptit tĂ« reformĂ«s sĂ« inspektorateve. Duhet tĂ« fuqizohen laboratorĂ«t, jo vetĂ«m ISUV-i, por edhe nĂ« tĂ« 12 drejtoritĂ« rajonale. Sot, me reformĂ«n e njĂ«rit prej ministrave, ka vetĂ«m 7 laboratorĂ«; do tĂ« ishte mirĂ« qĂ« pranĂ« çdo drejtorie rajonale tĂ« kishte laboratorĂ«.

“Zinxhiri nga ferma tek tavolina duhet tĂ« jetĂ« i gjurmueshĂ«m, nga momenti i inspektimit nĂ« pikat kufitare deri tek tryezat tona.

“ËshtĂ« shumĂ« e nevojshme qĂ« tĂ« gjitha bizneset, qofshin fermerĂ« tĂ« vegjĂ«l, tĂ« ndĂ«rgjegjĂ«sohen dhe tĂ« ndĂ«rmerret njĂ« fushatĂ« mbi detyrimet dhe problematikat nĂ« kuadĂ«r tĂ« procesit tĂ« anĂ«tarĂ«simit. Kur tĂ« jemi shtet anĂ«tar, do tĂ« jetĂ« shumĂ« vonĂ« pĂ«r tĂ« mbrojtur fermerĂ«t, veçanĂ«risht ata tĂ« vegjĂ«l, nga falimentimi pĂ«r shkak tĂ« mosplotĂ«simit tĂ« standardeve – gjurmĂ«t dhe elementĂ«t e problemeve i ndjejmĂ« edhe sot”, tha Teliti.

/a.f/r.e/

The post Teliti: Fermerët të njihen me detyrimet dhe sfidat e integrimit në BE, laboratorë në të 12 drejtoritë rajonale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Salla: Mbështetje rekord për bujqësinë gjatë këtij viti

TIRANË, 2 shkurt /ATSH/ Ministri i BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, zhvilloi sot njĂ« takim dĂ«gjese me fermerĂ«t e DibrĂ«s, Klosit, Matit dhe BulqizĂ«s, nĂ« kuadĂ«r tĂ« hartimit tĂ« SkemĂ«s KombĂ«tare 2026.

Gjatë bashkëbisedimit, fermerët parashtruan sugjerimet dhe nevojat e tyre konkrete, me synim orientimin e mbështetjes financiare drejt sektorëve ku nevoja është më e madhe.

Ministri Salla theksoi se viti 2026 do të shënojë një mbështetje rekord për bujqësinë, e cila do të jetë plotësisht në dispozicion të fermerëve, por do të kërkojë angazhim, aplikim dhe bashkëpunim në grupe, si pjesë e procesit të formalizimit të sektorit.

Ai bëri të ditur se mbështetja do të realizohet përmes subvencioneve direkte, skemave të granteve, garancisë shtetërore deri në 70 për qind dhe kompensimit të TVSH-së për të gjithë fermerët, për çdo produkt të shitur nga 1 janari 2026 e në vijim.

Sipas ministrit, dëgjesat me fermerët janë thelbësore për ndërtimin e një panorame të qartë mbi sfidat dhe potencialet e bujqësisë, në funksion të një skeme sa më efikase dhe gjithëpërfshirëse.

Më herët, ministri Salla, së bashku me deputeten e PS, Ogerta Manastirliu, zhvilloi një takim në Baldushk me fermerët e qarkut Tiranë. Gjatë këtij takimi u diskutua mbi sugjerimet dhe nevojat e fermerëve për adresimin dhe përdorimin sa më efikas të mbështetjes financiare.

Ministri vuri nĂ« dukje se Skema KombĂ«tare 2026 po hartohet mbi bazĂ«n e kontributit tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« tĂ« fermerĂ«ve, me synim rritjen e konkurrueshmĂ«risĂ« sĂ« prodhimeve “Made in Albania” dhe ndĂ«rtimin e njĂ« bujqĂ«sie mĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme, nĂ« pĂ«rputhje me vizionin afatgjatĂ« “BujqĂ«sia 2030”.

/gj.m/j.p/

The post Salla: Mbështetje rekord për bujqësinë gjatë këtij viti appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Jemi nĂ« hall”, zĂ«ri i fermerit nga Divjaka qĂ« sfidoi monologun e qeverisĂ«

NjĂ« dĂ«gjesĂ« qĂ« duhej tĂ« ishte dialog, rezultoi monolog. NĂ« DivjakĂ«, njĂ« fermer kĂ«rkoi vetĂ«m njĂ« minutĂ« pĂ«r tĂ« folur pĂ«r hallin e mbijetesĂ«s, pĂ«rballĂ« njĂ« kryeministri me mikrofon dhe njĂ« ekonomie “tĂ« hapur” qĂ« nuk mbron askĂ«nd. 

Esmeralda Topi 

Në Divjakë, një nga zonat më pjellore të Shqipërisë, qeveria kishte shkuar për të dëgjuar fermerët. Të paktën kështu u njoftua. 

Dëgjesa për Skemën Kombëtare 2026 duhej të shërbente për të ndërtuar një panoramë të nevojave në terren. Por ajo që ndodhi në sallë ishte krejt tjetër. Një monolog i gjatë pushteti përballë qindra fermerëve që prisnin, radhën për të folur.

Fjalimet nisën me drejtuesen politike të qarkut, vijuan me kryetarin e bashkisë, ministrin e Financave, ministrin e Bujqësisë dhe u mbyllën me kryeministrin. 

Takimi u ndĂ«rpre disa herĂ« nga njĂ« zĂ« fermeri qĂ« mezi dĂ«gjohej nga salla. “Ore, na mbroni!” 

I njĂ«jti qĂ« u ngrit nĂ« kĂ«mbĂ« sapo kryeministri lajmĂ«roi se duhej tĂ« largohej pĂ«r njĂ« angazhim tjetĂ«r. “Mesa kuptoj, nuk ju vijnĂ« mirĂ« informacionet!”, i tha.

“Ti nuk na kupton mirĂ«, kĂ«shtu qĂ« mos fillo nga e kundĂ«rta,” iu pĂ«rgjigj kryeministri.

“E kemi nga halli, s’e kemi nga qejfi
”, tha fermeri, ende pa mikrofon.

“DĂ«gjo, unĂ« e kuptoj shumĂ« mirĂ«â€Šâ€, vijoi Rama.

“Nuk ka lidhje personale, as politikĂ« s’po bĂ«j
”, u pĂ«rpoq tĂ« sqarojĂ« fermeri.

“UnĂ« po bĂ«j politikĂ« pĂ«r veten time,” u pĂ«rgjigj kryeministri.

“Jo, mos mĂ« keqkupto, tĂ« lutem mĂ« dĂ«gjo
 mesa kuptoj unĂ«, nuk tĂ« vijnĂ« informacionet e sakta
”

“Po nga e kupton ti?”, pyeti Rama.

“Po tĂ« tĂ« vinin informacionet e sakta, do thoje qĂ« ne kemi tĂ« drejtĂ« qĂ« nĂ« fjalĂ«n e parĂ«â€

“PĂ«r çfarĂ« tĂ« thashĂ« unĂ« qĂ« s’ke tĂ« drejtĂ«? Ti s’ke folur akoma,” ia preu kryeministri.

Fermeri iu kthye sallĂ«s: “NjĂ« minutĂ«, njĂ« minutĂ« se jam ngritur unĂ« tani. Jam fermer. Punoj 8–10 hektarĂ« tokĂ«, herĂ« dy bĂ«hen 20 hektarĂ«. Ne jemi shtresa mĂ« e pambrojtur nĂ« ShqipĂ«ri”

“Po pĂ«r çfarĂ«?”, ndĂ«rhyri Rama.

“Ja ta shpjegoj. I thamĂ« ministrit tĂ« Financave kur u mblodhĂ«m pĂ«r fushatĂ« politike: na mbro se po hyjnĂ« mallra nga jashtĂ«â€

 “Kjo nuk ekziston,” e ndĂ«rpreu kryeministri.

“Ju doni ta bĂ«ni monopol mallin, mĂ« tha. QĂ« nuk Ă«shtĂ« e vĂ«rtetĂ«â€Šâ€, vijoi fermeri.

“TĂ« lutem
”, tha Rama.

“UnĂ« kam respekt, por do flas se jam nĂ« hall. Kryetari e di shumĂ« mirĂ«, zoti kryeministĂ«r, qĂ« ne e marrim mallin pa likuidim
”

“O miku im, unĂ« kam njĂ« problem shumĂ« tĂ« madh: mua njeri nuk mĂ« imponohet dot me forcĂ«,” tha Rama.

“Me zor nuk imponohesh mbi tĂ« tjerĂ«t qĂ« ta marrĂ«sh fjalĂ«n se do ti. Ulu, ulu. Ka radhĂ« dhe ka edukatĂ«. Fjala nuk merret me zor”

“Ore, do mbaj familjen unĂ«, se nuk e mbaj dot me fjalĂ«,” u dĂ«gjua fermeri.

“JanĂ« 500 veta kĂ«tu,” tha Rama.

“TĂ« njĂ«jtin hall kanĂ«,” erdhi pĂ«rgjigjja.

“MĂ« dĂ«gjo mua tani. Nuk ekziston nĂ« njĂ« ekonomi tĂ« hapur mbyllja e kufijve tĂ« produkteve. E kuptove?”

Debati vazhdoi derisa Rama e mbylli: “Mos ta zgjasim kĂ«tĂ« muhabet se Ă«shtĂ« muhabet kot. T’i mbyllim kufijtĂ« qĂ« ti tĂ« shesĂ«sh mallin, kjo nuk ekziston”

“Dakord
 ne s’kemi forcĂ«,” tha fermeri, duke ngritur supet, i dorĂ«zuar.

Kryeministri u largua, sinjali u ndërpre. Dëgjesa mbaroi me të vetmin fermer që tregoi hallin e tij, që tha se e ndante me 500 të tjerët që ishin aty dhe duartrokitën teksa kryeministri iku.

Përfundim 

Dëgjesa në Divjakë është një shembull se si propaganda mund të maskojë realitetin. Ajo që duhej të ishte një dialog për nevojat e fermerëve u shndërrua në një monolog të pushtetit, ku zëri i atyre që prodhojnë ushqimin nuk u dëgjua. Fermeri që sfidoi rregullin e mikrofonit dhe kërkoi vetëm një minutë për të folur, nuk arriti të ndryshojë vendimet, por u bë simbol i hallit të një shtrese të pambrojtur. Asaj që propaganda përpiqet ta fshehë. Të paktën publikisht. Për aq sa dëgjuam e pamë me dyer të hapura.    

The post “Jemi nĂ« hall”, zĂ«ri i fermerit nga Divjaka qĂ« sfidoi monologun e qeverisĂ« appeared first on Faktoje.al.

Qeveria takimi me fermerët: Po rishikojmë planin e mbështetjes, në shtator pritet të hapet IPARD 3

Në takimin me fermerët në Divjakë për Skemën Kombëtare 2026, ku të pranishëm ishin Kryeministri Edi Rama, Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe Ministri i Financave Petrit Malaj, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, deklaroi se po rishikohet plani i mbështetjes duke marrë në konsideratë kërkesat dhe sugjerimet e fermerëve.

“JanĂ« shumĂ« tĂ« domosdoshme dhe tĂ« dobishme qĂ« ne ta rishikojmĂ« pjesĂ«n e mbĂ«shtetjes dhe mĂ«nyrĂ«n si do tĂ« jemi ndaj aplikantĂ«ve, pĂ«r tĂ« ulur numrin e krerĂ«ve pĂ«r bagĂ«ti nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« pĂ«rfitojnĂ« sa mĂ« shumĂ« fermerĂ«. Kemi marrĂ« sugjerime pĂ«r bletarinĂ« dhe kĂ«rkesa qĂ« lidhen me certifikatat e pronĂ«sisĂ« dhe kontratat e tokave me qira. Jemi duke i rishikuar, kemi bĂ«rĂ« njĂ« plan me AZHBR dhe MinistrinĂ« e BujqĂ«sisĂ« dhe do tĂ« shikojmĂ« atĂ« qĂ« na sugjeroni, pĂ«r t’i pĂ«rafruar edhe me skemĂ«n e naftĂ«s, ku kemi pasur problematika tĂ« shtuara sipas propozimeve tĂ« fermerĂ«ve.

Duhet tĂ« jemi sinkron, tĂ« mbĂ«shtesim edhe pĂ«rmes IPARD-it, ku sĂ« shpejti do tĂ« ketĂ« mbĂ«shtetje pĂ«r tĂ« gjithĂ« sektorin bujqĂ«sor. Do tĂ« ndĂ«rtohen edhe dhoma frigoriferike, do tĂ« ketĂ« mbĂ«shtetje pĂ«r fermerĂ«t e tĂ« gjitha fushave, si bimĂ«t medicinale, dhe mbi tĂ« gjitha duhet tĂ« jemi nĂ« terren bashkĂ« me fermerĂ«t. Ju do tĂ« jeni zĂ«ri dhe mbĂ«shtetja pĂ«r çdo punĂ« qĂ« do tĂ« krijojmĂ« sĂ« bashku,” pĂ«rfundoi Ministri Salla.

Na ana tjetĂ«r kryeministri Edi Rama deklaroi se fondet pĂ«r bujqĂ«sinĂ« nuk mungojnĂ«, por problemi qĂ«ndron te mungesa e instrumenteve dhe projekteve tĂ« mirĂ«fillta pĂ«r t’i pĂ«rthithur ato. Sipas tij ka njĂ« mangĂ«si nĂ« pushtetin vendor, i cili duhet tĂ« jetĂ« shumĂ« mĂ« aktiv nĂ« bashkĂ«punimin me fermerĂ«t dhe bujqit pĂ«r tĂ« adresuar kĂ«to financime.

“Si pjesĂ« e kĂ«tij cikli dĂ«gjesash qĂ« ka organizuar ministri i bujqĂ«sisĂ« pĂ«r tĂ« kolauduar tĂ« gjithĂ« planin e mbĂ«shtetjes pĂ«r kĂ«tĂ« vit. Ministri i financave foli me shifra konkrete qĂ« janĂ« domethĂ«nĂ«se. UnĂ« dua tĂ« fokusohem nĂ« njĂ« tjetĂ«r aspekt qĂ« ka tĂ« bĂ«jĂ« me mundĂ«sitĂ« e pashfrytĂ«zuara pasi ne jemi mĂ«suar qĂ« t’i referohemi buxhetit tĂ« shtetit, por buxheti Ă«shtĂ« tani vetĂ«m njĂ«ri nga komponentĂ«t e zinxhirit tĂ« financimeve tĂ« bujqĂ«sisĂ«.

Natyrisht që buxheti është më i thjeshti se përcaktohet nga qeveria dhe vjen tek bujku me një kanal të drejtpërdrejtë është aplikimi përkatës. Komponentët janë pak më të vështirë, por janë komponentë që do të jenë më të pranishëm që duhet të gjithë të përpiqen të mësojnë dhe të aftësohen për ti shfrytëzuar. Unë them që sot në vendin tonë çështja e financimit të projekteve që secili ka, nuk është problem në aspektin financiar.

Ajo qĂ« Ă«shtĂ« problem Ă«shtë  mungesa e informacionit dhe mungesa e pĂ«rgatitjes pĂ«r t’i thithur ato para, e njĂ«jta vlen dhe pĂ«r atĂ« qĂ« lidhet me BE. Ne do tĂ« kemi gjithmonĂ« e mĂ« shumĂ« fonde nga BE. Por sa tĂ« aftĂ« do tĂ« jemi ne pĂ«r t’i thithur ato para. Duhen disa gjĂ«ra tĂ« pashmangshme, qĂ« lidhen me dosjet qĂ« duhet tĂ« ketĂ« njĂ« projekt dhe argumentet pse duhet financuar.

Ne kemi vënë në dispozicion 250 milionë euro, që mund të shkojnë edhe në 1 miliard nëse do të shfrytëzohen. Të gjithë mund të shkojnë të marrin kredi në banka me garanci nga shteti. Për të shfrytëzuar këtë garanci duhet një dosje e mirëfilltë.

Ka njĂ« mangĂ«si nĂ« pushtetin vendor, duhet tĂ« jenĂ« shumĂ« mĂ« aktivĂ« me fermerĂ«t dhe bujqit pĂ«r t’i adresuar kĂ«to financime. Nuk duhet tĂ« ketĂ« asnjĂ« problem nĂ«se duhet njĂ« komponent agro-pĂ«rpunimi. BujqĂ«sia Ă«shtĂ« njĂ« sektor qĂ«, pĂ«r tĂ« funksionuar siç duhet, duhet tĂ« ketĂ« mbĂ«shtetjen e duhur”.

Deri më tani janë zhvilluar 18 takime me fermerët në qarqe të ndryshme të vendit, nga 23 të planifikuara gjithsej. Dëgjesat për Skemën Kombëtare 2026 do të vijojnë në të gjitha qarqet e vendit, me synimin që politikat mbështetëse të ndërtohen në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me fermerët dhe të reflektojnë nevojat reale të sektorit bujqësor.

Malaj: Jemi besimplotë dhe shpresëplotë se në shtator do të hapet dhe IPARD III, 118 milionë euro për bujqësinë

Ministri i Financave, z. Petrit Malaj tha se qeveria është e angazhuar të ndërtojë një model i cili synon të mbështesë drejtpërdrejt fermerët dhe është i ngritur në katër komponentë kryesorë:

1.Skema e Granteve, me një fond minimal prej 20 milionë euro për vitin 2026;

2.Skema e Subvencioneve direkte për fermerët, me 31 milionë euro të buxhetuara për vitin 2026;

3 Garancia Sovrane, e cila mundëson për të gjithë fermerët kredi të buta me normë interesi 2 %, me garanci shtetërore rreth 70 % të vlerës së kredisë, në total 30 milionë euro për vitin 2026;

4.Kompensimi i TVSH për të gjithë fermerët, ku nga 1 janari 2026 fermerët do të kompensohen me 10% të vlerës së faturave të shitjes së produkteve bujqësore, dy herë në vit.

“PĂ«r çdo produkt qĂ« keni filluar tĂ« shisni nga data 1 janar 2026 e nĂ« vazhdim do tĂ« duhet tĂ« mblidhni faturat pĂ«r produktet qĂ« çoni te grumbulluesit dhe dy herĂ« nĂ« vit, mĂ« 30 qershor dhe mĂ« datĂ«n 1 janar do tĂ« çoni faturat pranĂ« autoriteteve tatimore dhe do tĂ« kompensoheni me 10 % tĂ« vlerĂ«s sĂ« faturave”, tha z. Malaj.

Ministri i Financave u shpreh optimisht për hapjen e programit IPARD III në shtator.

“BujqĂ«sia ka nevojĂ« pĂ«r mĂ« shumĂ«, por jemi tĂ« bindur se jemi nĂ« rrugĂ«n e duhur pĂ«r ta bĂ«rĂ« bujqĂ«sinĂ« shqiptare mĂ« konkurruese dhe mĂ« tĂ« fortĂ« nĂ« tregjet evropiane. Nga ana tjetĂ«r, jemi besimplotĂ« dhe shpresĂ«plotĂ« se nĂ« shtator do tĂ« hapet dhe IPARD 3, qĂ« janĂ« dhe 118 milionĂ« euro tĂ« tjera pĂ«r sektorin e bujqĂ«sisĂ«.”, pĂ«rfundoi Ministri Malaj.

 

The post Qeveria takimi me fermerët: Po rishikojmë planin e mbështetjes, në shtator pritet të hapet IPARD 3 appeared first on Revista Monitor.

Skema kombëtare për fermerët/ Balluku: Buxheti 2026 më i madh historik për bujqësinë, blegtorinë e peshkimin

Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë ishte e pranishëm në takimin me fermerët për Skemën Kombëtare 2026. Balluku tha se buxheti 2026 është buxheti më i madh në histori për bujqësinë, blegtorinë dhe peshkimin

“Fryma nĂ« DivjakĂ« dhe nĂ« Lushnje edhe kur kemi problematika apo dĂ«me nga pĂ«rmbytjet Ă«shtĂ« komplet ndryshe.

Më është dashur të hy në serat tuaja, të marr mësime nga më të mirët këtu dhe të kuptoj që edhe tokat tuaja ranore e përballojnë më mirë përmbytjen.

Me rëndësi është të mirëkuptohemi, të mbështesim njëri tjetrin.

Qeveria e angazhuar maksimalisht nĂ« mbĂ«shtetjen e fermerĂ«ve. Tek shihja 2025, mbi 600 mln lekĂ« janĂ« vĂ«nĂ« nĂ« dispozicion tĂ« skema dhe janĂ« ezauruar nĂ« 95% tĂ« tyre. Buxheti 2026 mĂ« i madh historik pĂ«r bujqĂ«sinĂ«, blegtorinĂ« dhe peshkimin.” u shpreh Balluku./abcnews.al

Salla: Bashkëpunim ndërkombëtar për avancimin e bujqësisë digjitale

TIRANË, 29 janar /ATSH/ PĂ«rparimi i reformave nĂ« sektorin agro-ushqimor dhe pĂ«rafrimi i tyre me standardet e Bashkimit Evropian ishte nĂ« fokus tĂ« takimit tĂ« zhvilluar nĂ« TiranĂ« ndĂ«rmjet ministrit tĂ« BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, dhe pĂ«rfaqĂ«suesve tĂ« donatorĂ«ve tĂ« huaj, Delegacionit tĂ« Bashkimit Evropian, BashkĂ«punimit Gjerman pĂ«r Zhvillim dhe OrganizatĂ«s sĂ« Ushqimit dhe BujqĂ«sisĂ« sĂ« Kombeve tĂ« Bashkuara (FAO).

Gjatë takimit, ministri Salla theksoi rëndësinë e ndërtimit të sistemeve funksionale që synojnë përmirësimin e qeverisjes dhe administrimit në bujqësi, si dhe zbatimin e politikave të orientuara drejt Politikës së Përbashkët Bujqësore (CAP) të Bashkimit Evropian.

Ministri vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë me partnerët ndërkombëtarë për avancimin e bujqësisë digjitale, forcimin e shërbimeve këshillimore për fermerët, garantimin e sigurisë ushqimore dhe zhvillimin e sistemeve bujqësore të qëndrueshme ndaj ndryshimeve klimatike.

Nga ana e tyre, donatorët theksuan se synimi kryesor mbetet përkthimi i prioriteteve të reformave në rezultate konkrete për fermerët dhe komunitetet rurale, duke kontribuar në ndërtimin e një sektori agroushqimor modern, efikas dhe të qëndrueshëm.

Ky angazhim vjen në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme për zhvillimin rural, forcimin e kapaciteteve institucionale dhe përmbushjen e kërkesave të Bashkimit Evropian për integrimin e sektorit bujqësor shqiptar në standardet evropiane.

1 nga 2

/e.xh/r.e/a.f/

The post Salla: Bashkëpunim ndërkombëtar për avancimin e bujqësisë digjitale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

DĂ«mshpĂ«rblimet pĂ«r bujqĂ«sinĂ«/ Braçe-Vengut: Ku janĂ« paratĂ«?! S’po i gjej as nĂ« buxhet as nĂ« relacion

Deputeti socialist, Erion Braçe ka kritikuar ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu pĂ«r dĂ«mshpĂ«rblimet nga pĂ«rmbytjet nĂ« sektorin e bujqĂ«sisĂ«. Socialisti tha se nĂ« buxhet nuk janĂ« pagesat pĂ«r zonat Gramshit dhe tĂ« DelvinĂ«s, tĂ« cilat u goditĂ«n dy herĂ« nĂ« nĂ«ntor dhe janar, nga pĂ«rmbytjet dhe ngricat. Sipas Braçes, Vengu tha se paratĂ« kanĂ« kaluar, [
]

The post DĂ«mshpĂ«rblimet pĂ«r bujqĂ«sinĂ«/ Braçe-Vengut: Ku janĂ« paratĂ«?! S’po i gjej as nĂ« buxhet as nĂ« relacion appeared first on BoldNews.al.

Fatura e dëmeve të përmbytjeve mund të arrijë deri në 300 milionë euro

Me rreth 12 mijë hektarë tokë të përmbytur, vlera e dëmit në bujqësi nga prodhimi me shumicë te çmimet e tregut varion nga 14 deri në 30 miliardë lekë (300 milionë euro), sipas vlerësimeve paraprake të ekspertëve. Të dhënat e posaçme nga burimet brenda Ministrisë së Bujqësisë tregojnë se përmbytjet e fundit në nivel kombëtar kanë dëmtuar rreth 3,598 hektarë drithëra, foragjere rreth 3,148 hektarë, kultura të tjera bujqësore rreth 4,151 hektarë perime dhe luleshtrydhe 480 hektarë, kryesisht në serra, ndërsa pemë frutore, vreshta dhe ullinj, rreth 790 hektarë. Mbi 1570 banesa janë dëmtuar dhe infrastruktura e transportit ka pësuar shumë dëme. Si po rritet fatura nga mungesa e përgjegjësisë institucionale për të frenuar kostot nga ndryshimi i motit

 

Blerina Hoxha

Dy hektarë serra të shkatërruara. Rreth 40 mijë euro investime të humbura dhe mbi 100 mijë euro mall që nuk do të dalë kurrë në treg është fatura e fermës me serra perimesh të Mirlind Saraçit në Kosovë të Vogël të Lushnjës.

Përmbytjet e ditëve të fundit i kanë shkaktuar dëme rreth 150 mijë euro, për rikuperimin e të cilave duhen vite punë, pasi uji dhe llumi kanë prishur edhe cilësinë tokës dhe ndikojnë negativisht për mbjelljet e ardhshme.

ZhgĂ«njimi i tij shkon pĂ«rtej dĂ«mit material. Pas 15 vitesh emigracion nĂ« Itali, ai u kthye nĂ« ShqipĂ«ri rreth 12 vite mĂ« parĂ«, me bindjen se pĂ«rvoja dhe kursimet do tĂ« mjaftonin pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar njĂ« fermĂ« funksionale. Sot, kthimin e quan “gabimin e jetĂ«s”, jo sepse bujqĂ«sia nuk funksionon, por sepse rreziku mbetet i pambuluar dhe pĂ«rgjegjĂ«sia shpesh mbetet pa adresĂ«.

ShqetĂ«simi i Mirlindit nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m me motin ekstrem, por edhe me funksionimin e shtetit. “Askush nuk njofton? As pĂ«r reshjet e pritshme, as pĂ«r hapjen e portave tĂ« HEC-eve”. Mirlindi thotĂ« se nuk pati asnjĂ« paralajmĂ«rim pĂ«r hapjen e portave tĂ« digĂ«s.

Humbja nuk erdhi nga mungesa e informacionit dhe e koordinimit, që në zona të tilla shpesh rezulton po aq shkatërruese sa vetë përmbytja.

Historia e Mirlindit është e qindra fermerëve në zonë. Gentian Ziu, fermer nga Samatica e Beratit, thotë se dëmet janë përhapur në disa fshatra dhe përfshijnë serra, kultura në fushë dhe pemëtore, ndërsa një bilanc i saktë financiar mbetet ende i pamundur.

NĂ« SamaticĂ«, sipas tij, janĂ« dĂ«mtuar rreth 8 hektarĂ« serra tĂ« sapombjella, ndĂ«rsa 3.5 hektarĂ« lakĂ«r, gati pĂ«r treg, janĂ« shkatĂ«rruar plotĂ«sisht. Krahas tyre, dĂ«me tĂ« konsiderueshme janĂ« raportuar edhe nĂ« pemĂ«tore, ku pjeshka, ulliri, mandarinat dhe portokajtĂ« janĂ« prekur nĂ« shkallĂ« tĂ« ndryshme, pa mundĂ«si pĂ«r tĂ« dhĂ«nĂ« ende njĂ« shifĂ«r pĂ«rfundimtare. “JanĂ« shumĂ«â€, thotĂ« ai, duke theksuar se situata nĂ« terren ndryshon nga dita nĂ« ditĂ«.

NĂ« tĂ« gjithĂ« Beratin, panorama Ă«shtĂ« po aq e rĂ«ndĂ«. “DĂ«met nĂ« serra janĂ« tĂ« pallogaritshme”, shprehet z. Ziu, duke shtuar se fermerĂ«t janĂ« pĂ«rballur jo vetĂ«m me pĂ«rmbytjet, por edhe me ngrica, me temperatura qĂ« kanĂ« zbritur deri nĂ« minus 5 gradĂ«. “Problem me ngricat, problem me pĂ«rmbytjet”, pĂ«rmbledh ai situatĂ«n, duke e cilĂ«suar si njĂ« goditje tĂ« dyfishtĂ« pĂ«r prodhimin bujqĂ«sor.

Ilir Pilku, analist i të dhënave mbi bujqësinë, tha së dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e fundit në bujqësi janë rreth 150 milionë euro vetëm për prodhuesit. Ai e ka bërë këtë përllogaritje bazuar në sipërfaqen e përmbytur dhe llojet e kulturave të mbjella me çmimet e tyre të prodhimit.

Duke përllogaritur vlerën në tregun me pakicë dhe eksport, humbjet dyfishohen në 30 miliardë lekë dhe shpërndahen në të gjithë zinxhirin e bujqësisë nga fermeri, qendra e grumbullimit, eksporti dhe konsumatorët, të cilët do të paguajnë çmime më të larta dhe të investimeve të humbura në serra.

Ruzhdi Koni, i cili eksporton fruta dhe perime tĂ« freskĂ«ta nga serrat, me kompaninĂ« e tij “Agrokoni”, tha se, pĂ«rmbytjet kanĂ« dĂ«mtuar rĂ«ndĂ« fermat e specializuara pĂ«r eksport qĂ« janĂ« tĂ« pĂ«rqendruara nĂ« zonĂ«n e Beratit, LushnjĂ«s dhe Fierit. Zoti Koni parashikon se kĂ«to dĂ«me kanĂ« efekte tĂ« gjĂ«ra nĂ« ekonomi dhe pritet tĂ« ndikojnĂ« nĂ« uljen e eksporteve deri nĂ« 30%.

Përveç të mbjellave, dëme janë krijuar edhe në blegtori, në ushqimin e kafshëve, shpendë dhe pemëtari, banesa, rrugë dhe infrastruktura të tjera.

Fondet që qeveria ka në dispozicion nëpërmjet emergjencave civile nuk plotësojnë as 5% të dëmeve të deklaruara deri më tani në bazë të sipërfaqes së përmbytur.

Kryeministri Rama tha se fermerët do të dëmshpërblehen nga përmbytjet e fundit, por Ministria e Bujqësisë ende nuk e ka një faturë finale rreth dëmeve, kostove, pasi të dhënat janë në përditësim.

Në Shqipëri, humbjet për shkak të klimës përballohen tërësisht nga fermerët pasi nuk funksionojnë skemat e sigurimeve, teksa qeveria jonë ofron mbështetje shumë të ulët për prodhuesit e cila nuk mjafton as në kohë normale për kostot e larta që përballet sektori.

 

Kulturat e dëmtuara në 12 mijë ha sipas qarqeve, 5791 fermerë të prekur

Për momentin nuk ka një vlerësim zyrtar kombëtar total për humbjet monetare, por sipas të dhënave nga operativë nga dikasteri i Bujqësisë, deri më datë 16 janar reshjet, përmbytjet dhe ngricat e janarit kanë prekur rreth 5,791 fermerë dhe rreth 12,172 hektarë sipërfaqe bujqësore, si dhe 5,551 krerë bagëti dhe 147 koshere bletësh. Të dhënat janë provizore dhe pritet të përditësohen.

Në Fier janë dëmtuar gjerësisht perimet 151 ha, drithërat 1,250 ha dhe foragjeret 1,700 ha. Janë raportuar edhe dëme shumë të mëdha në pemë frutore (rreth 300,000 rrënjë), si dhe sipërfaqe me vreshta dhe ullinj. Fieri është një nga qarqet me goditjen më të fortë në bujqësi.

Qarku i Beratit ka dĂ«me tĂ« shpĂ«rndara nĂ« disa kultura – 247 ha drithĂ«ra, 368 ha foragjere, 270 ha kultura tĂ« tjera dhe 192 ha pemĂ« frutore.

Korça ka një nga sipërfaqet më të mëdha të prekura me drithëra 1,360 ha dhe foragjere 415 ha, duke u renditur ndër qarqet më të goditura për këto kultura.

Në Gjirokastër, dëmet janë më të kufizuara me rreth 85 ha drithëra, 9 ha foragjere, si dhe dëme në pemë frutore 5,700 rrënjë dhe vreshta 24,000 rrënjë.

Në Vlorë janë prekur kryesisht drithërat 80 ha, foragjeret (25 ha) dhe një sipërfaqe e vogël me perime 2 ha, si dhe pemë frutore 12,000 rrënjë.

Në Elbasan janë raportuar dëme më të kufizuara 36 ha drithëra, 23 ha foragjere, si dhe dëme në pemë frutore 1,600 rrënjë dhe vreshta 280 rrënjë.

Në Shkodër dhe Lezhë dëmet janë përqendruar kryesisht në drithëra, foragjere dhe perime dimërore, për shkak të përmbytjeve. Shumë sipërfaqe kanë qenë nën ujë për disa ditë, duke rritur rrezikun e humbjes së prodhimit.

Në Tiranë dhe Durrës janë dëmtuar drithëra, foragjere dhe perime, si dhe pemë frutore dhe vreshta.

Në disa zona të Durrësit, dëmi ka arritur deri në 96% për disa kultura.

Një nivel kombëtar, drithërat janë dëmtuar në rreth 3,598 ha, foragjeret rreth 3,148 ha, kultura të tjera bujqësore rreth 4,151 ha, perime dhe luleshtrydhe rreth 480 hektarë, kryesisht në serra, ndërsa pemë frutore, vreshta dhe ullinj, rreth 790 hektarë.

 

 

Blegtoria, 5551 krerë të prekur

Përmbytjet dhe ngricat e janarit 2026 kanë goditur rëndë jo vetëm kulturat bujqësore, por edhe blegtorinë dhe bletarinë. Drithërat, foragjeret dhe pemëtaria janë ndër sektorët më të prekur, ndërsa në blegtori, problemi kryesor mbetet humbja e ushqimit dhe dëmtimi i stallave.

Në bletari, dëmet janë më të kufizuara në numër, por me ndikim të madh ekonomik për fermerët e vegjël. Situata mbetet dinamike dhe pritet që shifrat të rishikohen me raportime të reja nga terreni.

Të dhëna operative nga Ministria e Bujqësisë, tregojnë se janë raportuar edhe dëme në blegtori, me rreth 5,551 krerë të prekur në rang vendi. Dëmet përfshijnë humbje të pjesshme të bagëtive nga përmbytjet ose shembja e stallave në disa zona.

Dëmtim të bazës ushqimore për bagëtinë, sidomos në qarqet ku janë përmbytur foragjeret dhe drithërat (si Fier, Korçë, Berat, Lezhë dhe Shkodër) dhe rrezik për shëndetin e gjësë së gjallë nga lagështia, të ftohtit dhe mungesa e ushqimit.

Gjithashtu, në rang vendi, janë raportuar 147 koshere të dëmtuara. Dëmet në bletari lidhen kryesisht me përmbytjen e zonave ku ndodheshin kosheret, si dhe të ftohtin dhe ngricat, që dobësojnë kolonitë e bletëve.

 

Nga prodhimi në treg, 14-30 miliardë lekë dëm në bujqësi

Duke e bazuar në sipërfaqet dhe llojet e prodhimeve të dëmtuara dëmet financiare për prodhuesit, duke përfshirë xhiron e humbur nga prodhimet që nuk arritën të dalin në treg dhe humbjet e mundshme në eksport, luhaten nga 14 deri në 30 miliardë lekë, sipas vlerësimeve paraprake.

NĂ« nivele specifike drithĂ«rat, tĂ« kultivuara nĂ« 3 598 hektarĂ«, kanĂ« humbur vlera qĂ« llogariten nga 2.88 deri nĂ« 4.32 miliardĂ« lekĂ«.

Foragjeret, nĂ« 3 148 hektarĂ« tokĂ«, pĂ«rbĂ«jnĂ« njĂ« humbje prej 1.57 deri nĂ« 3.15 miliardĂ« lekĂ«. NĂ« rastin e kultivimeve tĂ« tjera bujqĂ«sore, qĂ« zĂ«nĂ« 4 151 hektarĂ«, dĂ«met llogariten nga 3.32 deri nĂ« 6.23 miliardĂ« lekĂ«.

Humbjet për perimet dhe luleshtrydhet, kryesisht në 480 hektarë serrash intensive, arrijnë 4.8 deri në 12 miliardë lekë, ndërsa pemët frutore, vreshtat dhe ullinjtë, që zënë 790 hektarë, përfaqësojnë një humbje prej 1.58 deri në 3.95 miliardë lekë.

Ekspertët kanë kategorizuar sipërfaqet e dëmtuara sipas kulturës dhe kanë përdorur rendimentet mesatare për hektar, të dhëna nga statistikat e Ministrisë së Bujqësisë dhe nga përvojat konkrete të fermerëve.

Për drithërat dhe foragjeret janë përdorur rendimente relativisht të ulëta, ndërsa perimet intensive dhe serrat japin fitime shumë herë më të larta. Humbja për secilën kategori është llogaritur duke shumëzuar sipërfaqen e dëmtuar me xhiron bruto mesatare për hektar, duke marrë parasysh një gamë skenarësh nga pesimistë deri tek optimistë.

Humbjet për fermerët prodhues përllogariten deri në 140-150 milionë euro, por vlera në treg e këtyre prodhimeve është rreth 300 milionë euro, duke përfshirë edhe produktet që nuk arritën të shiteshin dhe të ardhurat e humbura nga eksporti.

Një hektar serrash që nuk ka mundur të dalë në treg përkthehet në dhjetëra milionë lekë të humbura, ndërsa humbjet në drithëra dhe foragjeret ndikojnë në furnizimin e bagëtisë dhe zinxhirin e ushqimit.

Në blegtori dhe në bujqësi, dëmet variojnë nga 280-570 milionë lekë. Për të vlerësuar humbjen ekonomike, është përdorur një metodë e bazuar në praktikën e përditshme të fermave dhe të dhënat e Ministrisë së Bujqësisë.

Çdo krerĂ« ka njĂ« kosto mesatare prej 50 000 deri 100 000 lekĂ«sh pĂ«r njĂ« sezon pĂ«r ushqimin dhe shĂ«rbimin. Bazuar nĂ« kĂ«tĂ« vlerĂ«sim, dĂ«met nga bagĂ«tia arrijnĂ« nĂ« total rreth 280–570 milionĂ« lekĂ«, duke reflektuar humbjet pĂ«r fermerĂ«t dhe investimet e shpenzuara pĂ«r pĂ«rkujdesjen e kafshĂ«ve. NĂ« bletari, situata Ă«shtĂ« mĂ« e kufizuar nĂ« numĂ«r, por me ndikim tĂ« madh ekonomik pĂ«r fermerĂ«t e vegjĂ«l.

JanĂ« raportuar 147 koshere tĂ« dĂ«mtuara, kryesisht nga pĂ«rmbytjet dhe ngricat qĂ« dobĂ«suan kolonitĂ« e bletĂ«ve dhe shkatĂ«rruan prodhimin e mjaltit. Vlera mesatare e njĂ« koshere Ă«shtĂ« llogaritur rreth 50 000–100 000 lekĂ«, duke dhĂ«nĂ« njĂ« humbje totale pĂ«r bletarinĂ« prej rreth 7–15 milionĂ« lekĂ«.

Por sipas ekspertëve, humbjet shkojnë përtej familjeve fermere, pasi ato godasin tregjet e grumbullimit, përpunimit dhe eksportit, duke ulur sasinë e mallrave në treg dhe duke rritur presionin mbi çmimet e brendshme.

Çdo hektar i dĂ«mtuar Ă«shtĂ« mijĂ«ra kilogramĂ« perimesh, drithĂ«rash dhe frutash qĂ« nuk arrijnĂ« nĂ« treg, njĂ« kosto qĂ« ndikon nĂ« ekonominĂ« kombĂ«tare dhe nĂ« sigurimin e ushqimit pĂ«r qytetarĂ«t.

 

Burimi: INSTAT, vlerësime të Monitor për tendencën, bazuar në intervistat me operatorët e tregut

 

Miliona të tjera dëme, nga rrugët te shtëpitë

Përmbytjet e janarit 2026 nuk shkatërruan vetëm tokën bujqësore dhe fermat, por kanë përfshirë edhe komunitetet urbane dhe infrastrukturën e vendit, duke nxjerrë në pah dobësitë strukturore të menaxhimit të ujit dhe planifikimit urban në Shqipëri.

Sipas raportimeve nga emergjencat civile tĂ« paktĂ«n 1 587 banesa janĂ« pĂ«rmbytur nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin, ndĂ«rsa mijĂ«ra tĂ« tjera janĂ« ndikuar nga ujĂ«rat qĂ« kanĂ« hyrĂ« brenda shtĂ«pive, kanĂ« dĂ«mtuar mobilie, pajisje dhe infrastrukturĂ« tĂ« brendshme.

Në disa zona, banorët raportojnë dëme që tejkalojnë dhjetëra miliona lekë për familje, me pajisje shtëpiake, mobilie dhe struktura të brendshme të papërdorshme pasi uji ka depërtuar thellë në hapësirat jetësore.

Këto humbje, të shpërndara në mijëra shtëpi, përbëjnë një ngarkesë të rëndë financiare për familjet e prekura dhe tregojnë një pamje të qartë se sa i cenueshëm është strehimi vendas ndaj motit ekstrem dhe mungesës së sistemeve efektive të parandalimit të përmbytjeve.

Në anën tjetër, rrjetet e transportit, arteriet që lidhin qytetet dhe fshatrat u goditën në mënyrë të konsiderueshme. Rrugët kryesore u bllokuan për shkak të ujit dhe rrëshqitjeve, duke shkaktuar ndërprerje të qarkullimit dhe izolim të disa komuniteteve rurale. Janë raportuar edhe shembje të pjesshme të segmenteve të rrugëve dhe dëmtime të mbikalimeve.

Ekspertët kanë përllogaritur se vetëm shkatërrimi dhe riparimi i segmenteve rrugore kryesore mund të arrijë dhjetëra deri në qindra milionë euro në një vit normal, për shkak të nevojës për rivendosje të shtresave rrugore, urave etj.

 

Eksportet e frutave dhe zarzavateve pritet të bien me 20-30%

Eksportet frutave dhe perimeve arritën një vlerë prej 19 miliardë lekësh në 11-mujorin e vitit 2025, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, por për të gjithë vitin 2025, vlera e tyre pritet të kalojë mbi 210 milionë euro.

Eksportuesit paralajmĂ«rojnĂ« se dĂ«met e shkaktuara nga pĂ«rmbytjet dhe ngricat nĂ« serrat e vendit mund tĂ« ulin volumin e prodhimit qĂ« shkon nĂ« tregjet ndĂ«rkombĂ«tare deri nĂ« 10–30%, duke çuar nĂ« njĂ« humbje tĂ« pritshme nĂ« vlerĂ« midis 21 dhe 63 milionĂ« eurosh tĂ« vlerĂ«s sĂ« eksporteve bujqĂ«sore, grupi mĂ« i qĂ«ndrueshĂ«m nĂ« rritje, si nĂ« volum dhe nĂ« vlerĂ«, nĂ« vitin 2025.

Ruzhdi Koni, eksportues i njohur, nĂ«nvizon se “serrat e specializuara pĂ«r eksport janĂ« goditur rĂ«ndĂ« dhe njĂ« pjesĂ« e konsiderueshme e prodhimit nuk mund tĂ« shkojĂ« nĂ« eksport. Kjo do tĂ« ndikojĂ« menjĂ«herĂ« nĂ« marrĂ«dhĂ«niet tona me partnerĂ«t dhe nĂ« planifikimin pĂ«r sezonet e ardhshme”.

Përtej humbjes direkte të volumit të eksportit, prodhuesit përballen edhe me shpenzime shtesë për riparimin e serrave dhe për sigurimin e cilësisë së perimeve që mbeten, duke rritur presionin financiar mbi fermerët.

Humbja e një pjese të konsiderueshme të eksporteve nuk është vetëm një sfidë për bizneset, por ka edhe efekt zinxhir mbi ekonominë kombëtare, duke ndikuar në punësimin rural, stabilitetin e çmimeve dhe konkurrencën e Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare.

Ekspertët e sektorit bujqësor dhe përfaqësuesit e fermerëve këmbëngulin se duhet një qasje e integruar, që përfshin investime në infrastrukturën e serrave, sisteme paralajmëruese dhe siguri klimatike, si dhe mbështetje financiare për eksportuesit që përballen me humbje të papritura.

Pa këto ndërhyrje, vlerat e eksportit që u deshën të shënonin rritje të qëndrueshme rrezikojnë të tkurren, duke e kthyer progresin e arritur në sektorin bujqësor në një fitim të pasigurt dhe të cenueshëm ndaj kapriçiove të natyrës.

 

Lexoni edhe:

Bujqësia e nënfinancuar, fondet nuk mjaftojnë për dëmet

 

The post Fatura e dëmeve të përmbytjeve mund të arrijë deri në 300 milionë euro appeared first on Revista Monitor.

Bujqësia e nënfinancuar, fondet nuk mjaftojnë për dëmet

Përmbytjet dhe ngricat e muajve të fundit kanë shkaktuar dëme të mëdha në bujqësinë shqiptare, duke shkatërruar kulturat, serrat, pemët frutore, bagëtinë etj.

 

Për vitin 2026, buxheti i Ministrisë së Bujqësisë është vetëm 16 miliardë lekë, një shumë që duket e madhe në letër, por që nuk mjafton për të mbuluar as funksionimin rutinë të sektorit dhe as nuk bëhet fjalë për të përballuar dëmet e shkaktuara nga përmbytjet dhe fenomenet e tjera ekstreme.

Në kontekstin e kontributit të bujqësisë në ekonominë shqiptare, ky buxhet është i pamjaftueshëm. Sektori bujqësor, jo vetëm që siguron një pjesë të konsiderueshme të Prodhimit të Brendshëm Bruto në rreth 15% të tij, por mbështet edhe punësimin në zonat rurale dhe furnizon tregun me ushqim për qytetarët, duke luajtur një rol strategjik për ekonominë kombëtare.

Historikisht, bujqësia ka marrë më pak fonde në raport me sektorë të tjerë të ekonomisë, pavarësisht rëndësisë së saj strategjike. Kjo ka lënë fermerët të ekspozuar ndaj rreziqeve natyrore dhe ka penguar investimet për modernizim, sigurime bujqësore dhe infrastrukturë mbrojtëse si digat dhe kanalizimet.

Por kryeministri Edi Rama ka premtuar se qeveria do të kompensojë dëmet ndaj familjeve, fermerëve dhe subjekteve të prekur. Gjatë një mbledhjeje të Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile, ai theksoi se procesi i kompensimit do të realizohet duke përfshirë dëmet e shkaktuara në banesa, tokë bujqësore dhe gjënë e gjallë që u humbën nga përmbytjet e ditëve të fundit.

Rama u shpreh se Ministria e Financave Ă«shtĂ« angazhuar pĂ«r tĂ« siguruar fondet e nevojshme dhe se pas normalizimit tĂ« situatĂ«s, autoritetet do tĂ« nisin verifikimin nĂ« terren pĂ«r vlerĂ«simin e dĂ«meve,– njĂ« hap ky i parĂ« drejt kompensimit tĂ« drejtĂ« dhe tĂ« plotĂ«. Sipas tij, ky proces do tĂ« zhvillohet nĂ« bashkĂ«punim tĂ« ngushtĂ« me pushtetin vendor, kryetarĂ«t e bashkive dhe deputetĂ«t, me synimin qĂ« tĂ« pĂ«rfshihen tĂ« gjitha rastet e prekura pa dallim.

Por fermerĂ«t nuk janĂ« optimistĂ«. NĂ« zonĂ«n e MyzeqesĂ« ka pasur pĂ«rmbytje edhe nĂ« muajin nĂ«ntor 2026. “Na kanĂ« pyetur vetĂ«m njĂ« herĂ« atĂ« tĂ« drejtorisĂ« rajonale dhe mĂ« pas, asnjĂ« masĂ« apo zhdĂ«mtim”, tha fermeri Ziu.

 

Fatura rëndohet nga çorganizimi institucioneve

Plani Kombëtar për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike, i hartuar nga qeveria, përshkruan rreziqet që rriten vazhdimisht për sektorët si bujqësia dhe zhvillimi urban, por gjithashtu thekson se për të zbatuar me sukses masat e nevojshme duhen 8-9 miliardë dollarë investime për të minimizuar pasojat.

Aktualisht hendeku midis planeve strategjike dhe fondeve të mobilizuara është shumë i madh. Vetëm 7% e fondeve të parashikuara deri në vitin 2027 janë angazhuar në Programin Buxhetor Afatmesëm, duke lënë mbi 93% të kostos së planit të pambuluar. Masat për përshtatjen ndaj klimës janë fiktive përderisa nuk mbështeten me fonde.

Një tjetër dimension problematik lidhet me monitorimin dhe vlerësimin e politikave klimatike. Institucionet përgjegjëse për mbledhjen dhe analizimin e të dhënave, përfshirë rrjetin meteorologjik kombëtar, kanë mungesë kapacitetesh me vetëm 95 pika matëse në vitin 2025 nga 116 pika në 2014.

Kjo, së bashku me mungesën e një sistemi të integruar të paralajmërimit në kohë reale, e bën të vështirë për autoritetet të parashikojnë dhe përgjigjen me kohë ndaj fenomeneve ekstreme, që shpesh kthehet në tragjedi kur reshjet bien jashtë normales.

Teksa janë miratuar dokumente kyçe dhe janë përfshirë masa në sektorë të shumtë, vonesa në miratimin e metodologjive të monitorimit dhe vlerësimit ka dobësuar aftësinë për të ndjekur përparimin e zbatimit dhe për të korrigjuar politikën në kohë.

Në këtë boshllëk institucional, investimet janë shpesh të fragmentuara dhe jo të sinkronizuara, duke mos i përqendruar burimet aty ku ndikimi do të ishte më i madh.

Raportet ndërkombëtare rekomandojnë investime në infrastrukturë dhe menaxhim të ujit për të mbrojtur vendin nga katastrofat që po shtohen me ritme alarmante, por pa një koordinim dhe politikat e duhura, ato mbeten shpesh projekte pa ndikim në terren.

 

Lexoni edhe:

Fatura e dëmeve të përmbytjeve mund të arrijë deri në 300 milionë euro

The post Bujqësia e nënfinancuar, fondet nuk mjaftojnë për dëmet appeared first on Revista Monitor.

Behram Latifi emërohet drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Podujevë



Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka emëruar Behram Latifin drejtor të Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural.

Sipas njoftimit të komunës, Latifi ka përfunduar studimet në Fakultetin Juridik, drejtimi i përgjithshëm. Ai ka përvojë profesionale në sektorin publik, ku ka shërbyer si zyrtar ligjor dhe zyrtar ekzekutiv në Shërbimin Korrektues të Kosovës, si dhe në Inspektoratin e Punës, ku ka mbajtur disa pozita, përfshirë zyrtar të lartë për bashkëpunim profesional, ushtrues detyre i menaxherit të personelit dhe udhëheqës i Divizionit për Cilësi të Inspektimeve dhe Standardizim të Gjobave.

Po ashtu, Latifi ka përvojë edhe në sektorin privat, ku ka ushtruar detyra menaxheriale.

Kryetari Bulliqi i ka uruar Latifit suksese dhe punë të mbarë në detyrën e re, duke shprehur besimin se ai do të kontribuojë në zhvillimin e sektorit të bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural në Komunën e Podujevës. /Telegrafi/


Salla diskuton me homologun turk skemat e sigurimeve bujqësore sipas modelit TARSIM

TIRANË, 18 janar /ATSh/ Ministri i BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla zhvilloi njĂ« takim me ministrin e BujqĂ«sisĂ« dhe PylltarisĂ« tĂ« TurqisĂ«, İbrahim Yumaklı, gjatĂ« qĂ«ndrimit tĂ« tij nĂ« Berlin, nĂ« kuadĂ«r tĂ« Forumit Global pĂ«r BujqĂ«sinĂ« dhe Ushqimin (GFFA) 2026.

Salla bëri të ditur se, gjatë takimit u diskutua për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në sektorët kyç të bujqësisë dhe zhvillimit rural.

“NdamĂ« vlerĂ«simin pĂ«r marrĂ«dhĂ«niet ShqipĂ«ri-Turqi dhe diskutuam forcimin e bashkĂ«punimit nĂ« fushat e bujqĂ«sisĂ«, zhvillimit rural, sigurisĂ« ushqimore, si edhe tĂ« skemave tĂ« sigurimeve bujqĂ«sore sipas modelit TARSIM, duke riafirmuar partneritetin e qĂ«ndrueshĂ«m mes dy vendeve”, deklaroi ministri Salla.

Ai theksoi rëndësinë e shkëmbimit të eksperiencave dhe bashkëpunimit teknik për të përmirësuar praktikat e prodhimit bujqësor dhe sistemet e sigurimeve në sektorin e bujqësisë, duke synuar rritjen e qëndrueshmërisë së fermerëve dhe mbrojtjen nga rreziqet natyrore.

Takimi mes ministrave të Shqipërisë dhe Turqisë përfaqëson një hap konkret në thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe në përforcimin e partneritetit rajonal për sigurinë ushqimore dhe zhvillimin e qëndrueshëm rural.

/e.xh/r.e/

The post Salla diskuton me homologun turk skemat e sigurimeve bujqësore sipas modelit TARSIM appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Salla: Shqipëria mbështet angazhimin global për sigurinë ujore

TIRANË, 17 janar /ATSH/ Ministri i BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, mori pjesĂ« sot nĂ« KonferencĂ«n e Ministrave tĂ« BujqĂ«sisĂ«, tĂ« zhvilluar nĂ« kuadĂ«r tĂ« Forumit Global pĂ«r BujqĂ«sinĂ« dhe Ushqimin (GFFA) 2026, me pjesĂ«marrjen e 61 ministrave tĂ« bujqĂ«sisĂ« dhe 14 pĂ«rfaqĂ«suesve tĂ« lartĂ« tĂ« organizatave ndĂ«rkombĂ«tare.

Konferenca u fokusua nĂ« dialogun agro-politik mbi temĂ«n e kĂ«tij viti “Uji. Korrjet. E ardhmja jonĂ«.”, duke vĂ«nĂ« theksin nĂ« rĂ«ndĂ«sinĂ« e sigurisĂ« ujore pĂ«r garantimin e sigurisĂ« ushqimore dhe zhvillimin e qĂ«ndrueshĂ«m tĂ« sektorit bujqĂ«sor.

Gjatë punimeve të konferencës u miratua Komunikata Përfundimtare e GFFA 2026, e cila riafirmon mesazhin se pa ujë nuk ka ushqim dhe pa siguri ujore nuk mund të ketë siguri ushqimore.

Ministri Salla theksoi se Shqipëria mbështet plotësisht këtë angazhim dhe qasjen që e sheh bujqësinë si pjesë të zgjidhjes globale, përmes përdorimit të ujitjes inteligjente, zbatimit të praktikave që ruajnë tokën dhe burimet ujore, reduktimit të ndotjes dhe zhvillimit të bioekonomisë blu.

Pjesëmarrja e Shqipërisë në GFFA 2026 vlerësohet si një mundësi për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimin e praktikave më të mira në fushën e bujqësisë dhe ushqimit.

/gj.m/a.f/

The post Salla: Shqipëria mbështet angazhimin global për sigurinë ujore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pa masa, ndryshimet e klimës do të krijojnë 17 miliardë USD humbje në bujqësi

Sektori i bujqësisë dhe ekonomia e vendit do të përballen me humbje që përllogariten deri në 17 miliardë dollarë deri në vitin 2050 nga ndryshimet klimaterike sipas skenarëve që ka zhvilluar Programi i Kombeve të Bashkuara (PNUD) në kuadër të planit Kombëtar të adoptimin ndaj klimës. Klima në Shqipëri pritet të ndryshojë ndjeshëm deri në [
]

The post Pa masa, ndryshimet e klimës do të krijojnë 17 miliardë USD humbje në bujqësi appeared first on BoldNews.al.

Nis evidentimi i pasojave të përmbytjeve në Maliq, dëme në të mbjellat e drithërave

TIRANË, 14 janar /ATSh/ NĂ« BashkinĂ« Maliq ka nisur puna e komisionit pĂ«r evidentimin e dĂ«meve tĂ« shkaktuara nĂ« sektorin e bujqĂ«sisĂ« nga reshjet intensive tĂ« shiut qĂ« pĂ«rfshinĂ« vendin tonĂ« gjatĂ« ditĂ«ve tĂ« fundit.

Drejtori i Drejtorisë Rajonale për Bujqësinë në qarkun Korçë, Vullnet Gjolla, informoi për ATSH se procesi i vlerësimit po zhvillohet në terren dhe po ndiqet nga afër nga strukturat përkatëse.

Sipas Gjollës, zonat më të prekura në qarkun Korçë janë fusha e Maliqit, e cila paraqet problematika të përsëritura për shkak të strukturës së tokës torfike, e cila mban ujë në sipërfaqe gjatë reshjeve intensive.

Ai sqaroi se dëmet janë evidentuar në disa njësi administrative, përfshirë Pojanin, Pirgun, Vreshtasin dhe bashkinë Maliq.

“DĂ«met janĂ« konstatuar kryesisht nĂ« tĂ« mbjellat bujqĂ«sore, veçanĂ«risht nĂ« drithĂ«rat e mbjella gjatĂ« muajit nĂ«ntor, tĂ« cilat janĂ« dĂ«mtuar si pasojĂ« e reshjeve tĂ« rĂ«na gjatĂ« kĂ«tij muaji” bĂ«ri tĂ« ditur Gjolla.

Sa i përket sektorit të blegtorisë, drejtori i Drejtorisë Rajonale për qarkun Korçë theksoi se nuk janë konstatuar dëme.

Procesi i evidentimit të dëmeve vijon dhe të dhënat përfundimtare do të përpilohen pas përfundimit të verifikimeve në terren, në bashkëpunim me strukturat vendore dhe ato të emergjencave civile. e.xh/j.p/

The post Nis evidentimi i pasojave të përmbytjeve në Maliq, dëme në të mbjellat e drithërave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shkarkimet nga digat dhe kanalet e bllokuara, rritet sipërfaqja e serrave të përmbytura, kostot

Që nga nëntori i vitit 2025 dhe deri më tani serrat e Myzeqesë janë përmbytur tre herë, por së fundmi dëmet janë kolosale si për ekonominë lokale të fermerëve dhe për atë kombëtare nga mungesa e prodhimit. Ende pa u vlerësuar dëmet e nëntorit, serrat u rrafshuan për të tretën herë.

Mirlind Saraçi nga Fshati i Kosovë e Vogël në Lushnje ka pësuar rreth 150 mijë euro dëme nga përmbytja e tre hektarëve serrë dhe dëmtimi i prodhimit gati për treg këto ditë. Si ai qindra dhe mijëra fermerë në të gjithë vendin kanë pësuar dëme të mëdha, të nxitura më shumë nga mungesa e menaxhimit se sa nga reshjet.

Fermeri tha se këtë herë sipërfaqja e përmbytur është shumë e madhe dhe se shkak për rritjen e nivelit të ujit u bë hapja e portave të HEC-it të Banjës. Hapja e portave gjeti kanalet të mbyllura (si ne foton më poshtë ) thotë Mirlindi. Në zonën e tij ka 13 vite që nuk është vënë dorë në hapjen e kanaleve dhe kolektorëve kryesorë, teksa qindra milionë euro janë investuar në serra.

Për shkak të hapjes së portave uji ka përmbytur një ditë më parë dhe vijon sipërfaqe të reja që nuk ishin prekur nga reshjet.

Ekspertët llogarisin se deri dje sipërfaqja e përmbytur ka arritur në rreth 40 mijë hektarë dhe po zgjerohet.

Ai tha se ndërtimet pa leje mbi kanale dhe kolektorë të mëdhenj janë toleruar ndër vite, duke bllokuar rrjedhën natyrore të ujit dhe duke e bërë zonën veçanërisht të rrezikuar nga përmbytjet.

Sipas tyre, ky degradim i sistemit të kullimit e ka bërë territorin të ekspozuar ndaj reshjeve, ndërsa situata është përkeqësuar ndjeshëm nga menaxhimi i digave dhe hidrocentraleve. Fermerët pretendojnë se rezervuarët janë mbushur dhe më pas portat janë hapur për shkarkim, pa i lajmëruar më parë.

Projektet e hidrocentraleve me basen po ndikojnë në sigurinë energjitike të vendit, por sakaq kanë rritur ekspozimin e pjesës tjetër të vendit ndaj përmbytjes. Zona e Shkodrës është përmbytur historikisht nga hapja e portave të kaskadave mbi lumin Drin, por ndërkohë investime me kaskada janë bërë edhe në HEC-et e tjera te vendit dhe kryesisht në Devoll.

Gjithashtu dëme ka edhe në blegtori. Në Dimal të Beratit rreth zonave Banaj dhe Sheq, ka humbje te rezervave ushqimore ndërsa mijëra shpendë kanë ngordhur. Të gjitha zonat e përmbytura janë në emergjencë për ushqime për bagëtitë.

Të dhënat zyrtare tregojnë të INSTAT tregojnë se zonat e përmbytura kontribuojnë në 65 për qind të prodhimit të perimeve në vend dhe dominojnë pothuajse 80 për qind te eksporteve të prodhimeve të freskëta.

Përveç dëmit që është krijuar në ekonominë e fermerëve, dëmtimet e këtyre ditëve pritët të ndikojnë negativisht në çmimet e pakicës të prodhimeve bujqësore dhe gjithashtu të ndikojnë negativisht eksportet e këtij grupi.

Vitin e kaluar, eksportet e ushqimeve dhe pijeve ishin të vetmet që ruajtën ritmet e rritjes gjatë gjithë vitit, ndryshe nga grupet e tjera që janë në trend rënës dhe me luhatje prej gati dy vitesh./ B.Hoxha

The post Shkarkimet nga digat dhe kanalet e bllokuara, rritet sipërfaqja e serrave të përmbytura, kostot appeared first on Revista Monitor.

Ngricat pas përmbytjeve rrafshojnë prodhimin bujqësor

Uji në fusha dhe në serra dëmtoi prodhimin në fazë vjelje, ndërsa ngricat e dy ditëve të fundit kanë dëmtuar rëndë fidanët e sezonit të hershëm në zonat me bujqësi intensive në qarqet e Beratit, Lushnjës, Fierit.

Ngricat ne ditën e parë të vitit, përmbytjet dhe sërish ngricat e dy ditëve të fundit i kanë dhënë goditje finale prodhimit më bujqësi intensive.

Ministria e Mbrojtjes raportoi se deri dje ishin përmbytur rreth 13 mijë hektarë tokë. Në zonat me bujqësi intensive të Myzeqesë, përmbytjet e fundit kanë prekur drejtpërdrejt fshatra të njohur për serat dhe prodhimin e hershëm, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në struktura, fidanë dhe tokë bujqësore.

Në territorin e Lushnjës, më të goditurat kanë qenë zona si Plug, Karavasta e Re dhe Krutje, ku uji ka hyrë në parcela me sera plastike, duke i mbajtur për ditë të tëra nën ujë dhe duke dëmtuar prodhimin e perimeve të stinës së hershme. Në këto fshatra, serat kanë përqendrim të lartë dhe furnizojnë eksportin.

Në Fier përmbytjet kanë prekur fshatra me traditë në kultivimin në sera, si Hoxhara, Suk 1 dhe Kallm i Madh. Në këto zona, uji ka mbuluar jo vetëm tokën bujqësore, por edhe rrugicat lidhëse dhe kanalet anësore, duke e bërë të pamundur ndërhyrjen e shpejtë të fermerëve për shpëtimin e serave, pohojnë fermerët. Dëmet nuk janë kufizuar vetëm te prodhimi aktual, por edhe te përgatitja e tokës për ciklin e ardhshëm të mbjelljeve.

Mariglen Ziu një fermer që kultivon sipërfaqe të mëdha me sera në Samaticë tha se në qarkun e Beratit, përmbytjet kanë prekur veçanërisht fshatra përgjatë ultësirës dhe afër lumenjve, si Otllak, Velabisht dhe Kozare, ku toka me sera dhe kultura perimore ka mbetur e përmbytur për periudha të zgjatura. Kjo ka sjellë kalbje të rrënjëve, humbje të fidanëve dhe, në shumë raste, nevojën për të rifilluar të gjithë ciklin e prodhimit nga e para, tha fermeri. Ngricat e dy ditëve të fundit dëmtuan të gjitha bimët e tjera që nuk ishin të mbuluara nga uji tha ai.

Gjithashtu dëme ka edhe në blegtori. Në Dimal të Beratit rreth zonave Banaj dhe Sheq, ka humbje te rezervave ushqimore ndërsa mijëra shpendë kanë ngordhur. Të gjitha zonat e përmbytura janë në emergjencë për ushqime për bagëtitë.

Të dhënat zyrtare tregojnë të INSTAT tregojnë se zonat e përmbytura kontribuojnë në 65 për qind të prodhimit të perimeve në vend dhe dominojnë pothuajse 80 për qind te eksporteve të prodhimeve të freskëta.

Përveç dëmit që është krijuar në ekonominë e fermerëve, dëmtimet e këtyre ditëve pritët të ndikojnë negativisht në çmimet e pakicës të prodhimeve bujqësore dhe gjithashtu të ndikojnë negativisht eksportet e këtij grupi. Vitin e kaluar eksportet e ushqimeve dhe pijeve ishin të vetmet që ruajtën ritmet e rritjes gjatë gjithë vitit, ndryshe nga grupet e tjera që janë në trend rënës dhe me luhatje prej gati dy vitesh.

Humbjet nga përmbytjet dhe ngricat janë më të mëdha se kapaciteti financiar i një familjeje bujqësore. Fermerët shqiptare as marrin subvencione dhe as nuk janë të siguruar kështu që janë ekspozuar totalisht ndaj humbjeve. Në vendet e BE-së, një pjesë e primit të sigurimit mbulohet nga shteti, duke e bërë sigurimin të përballueshëm. Në Shqipëri, kjo mungesë e mbështetjes e lë fermerin të vetëm përballë klimës./ B.Hoxha

 

The post Ngricat pas përmbytjeve rrafshojnë prodhimin bujqësor appeared first on Revista Monitor.

Bujqësia, mes konsolidimit në ferma të mëdha dhe falimentit të njësive tradicionale

Në vitin 2026, pritet që prodhimi bujqësor në Shqipëri të mbetet nën presion, duke vijuar trendin rënës të pesë viteve të fundit.

Sipas ekspertit të bujqësisë, Nevion Telha, prodhimi është gjithnjë e më i ekspozuar ndaj goditjeve klimatike, me dëme të përsëritura nga ngricat, përmbytjet dhe moti i paqëndrueshëm, ndërsa mungesa e fuqisë punëtore po e kufizon zgjerimin real të sipërfaqeve të punuara.

Si pasojë, prodhimi në shkallë kombëtare pritet të mbetet i ulët, pavarësisht përmirësimeve të pjesshme në disa kultura të caktuara.

Në të kundërt, eksportet bujqësore pritet të vijojnë rritjen edhe në vitin 2026, por kryesisht përmes zgjerimit të volumit dhe jo përmes çmimeve.

Eksportuesi Ruzhdi Koni thekson se rritja e shitjeve jashtë vendit është rezultat i profesionalizimit të segmentit eksportues dhe lidhjes më të fortë me tregjet europiane, edhe në kushte kur çmimet ndërkombëtare kanë rënë ndjeshëm krahasuar me vitet post-pandemike

Sipas tij, eksportet në vitin 2026 do të mbështeten te ferma të mëdha të specializuara dhe kontrata më të strukturuara, ndërsa marzhet e fitimit do të mbeten të ngushta.

Fermeri Mariglen Ziu, i cili zotëron disa hektarë serrë me destinacion eksportin, thotë se baza e prodhuesve në bujqësi po tkurret çdo vit dhe zgjerimi po ndodh vetëm në disa ferma të mëdha, kryesisht në serra dhe në kultura me vlerë eksporti si bostani, lakra dhe perimet e fushës.

Ky trend pritet të thellohet në vitin 2026, duke e bërë bujqësinë gjithnjë e më të përqendruar dhe më pak gjithëpërfshirëse.

Bujqësia tradicionale parashikohet të tkurret fort vitin që vjen. Fermat e vogla, të orientuara drejt tregut vendas dhe vetëkonsumit, pritet të falimentojnë për shkak të kostove të larta, mungesës së subvencioneve, humbjeve pas korrjeve dhe pamundësisë për të përballuar standardet e BE-së.

Siç vëren Ruzhdi Koni, kostot e certifikimit, formalizimit dhe analizave laboratorike e bëjnë bujqësinë tradicionale gjithnjë e më jokonkurruese.

Në këtë kontekst, importet e ushqimeve pritet të rriten edhe në vitin 2026, duke zëvendësuar prodhimin vendas në tregun e brendshëm.

Sipas fermerëve dhe eksportuesve, pjesa më cilësore e prodhimit do të vazhdojë të orientohet drejt eksporteve, ndërsa konsumatori vendas do të mbështetet gjithnjë e më shumë te produktet e importuara.

Në tërësi, viti 2026 pritet të konsolidojë një model bujqësor bazuar në një ferma të mëdha të përqendruar në pak aktorë dhe për eksport përballë një bujqësie tradicionale në tkurrje, me ndikim gjithnjë e më të kufizuar në prodhimin kombëtar, punësim dhe sigurinë ushqimore të vendit.

 

 

Blegtoria, pritet të thellohet në zonat rurale dhe malore

Blegtoria shqiptare pritet të vijojë tkurrjen edhe në vitin 2026, duke reflektuar një prirje rënëse që është konsoliduar gjatë dekadës së fundit.

Sipas Gerta Lokut, fermere e cila mbarështon prej vitesh dhi, reduktimi i numrit të krerëve është veçanërisht i dukshëm te familjet e vogla rurale, që tradicionalisht mbanin një ose dy krerë bagëti për mbijetesë. Largimi i popullsisë nga fshatrat, plakja e banorëve të mbetur dhe mungesa e trashëgimisë familjare në bujqësi po e përshpejtojnë këtë proces.

Në zonat malore, pritshmëritë për shtim janë pothuajse zero. Përkundrazi, reduktimi i krerëve shihet si i pashmangshëm, me shumë familje që po heqin dorë gradualisht nga blegtoria për shkak të kostove të larta dhe mungesës së fuqisë punëtore.

Edhe familjet më të mëdha në zona tradicionale blegtorale, raportojnë ulje të numrit të krerëve, duke treguar se tkurrja nuk prek më vetëm fermat e vogla, por po shtrihet më gjerë.

Një tjetër zhvillim shqetësues për vitin 2026 është rreziku i zhdukjes së racave vendase, veçanërisht te bagëtitë e imta, thotë znj. Loku. Fokusi po zhvendoset gjithnjë e më shumë drejt dhive të importuara, ndërsa racat autoktone po humbasin terren për shkak të mungesës së programeve mbështetëse të synuara dhe të qëndrueshme.

Masat mbështetëse, ndonëse ekzistojnë në letër, ende nuk po arrijnë në mënyrë efektive te fermeri i vogël.

Skemat kombëtare të subvencionimit dhe kreditë sovrane konsiderohen më të përshtatshme për fermerët me kapacitet financiar dhe formalizim të plotë, ndërsa fermerët e vegjël përballen me barriera të larta, si kërkesa për regjistrim në QKB dhe nevoja për investime që shpesh tejkalojnë mundësitë e tyre reale, analizon znj. Loku.

Drita, një blegtore në zonën e Lezhës, thotë se është në dilemë për vijimin e aktivitetit prej mungesës së tregut, çmimeve të ulëta dhe kostove të larta të aktivitetit. Nuk pritet zgjerim për vitin 2026.

TĂ« dhĂ«nat zyrtare tĂ« INSTAT tregojnĂ« se nĂ« periudhĂ«n 2014 – 2024, numri i gjedhĂ«ve Ă«shtĂ« reduktuar me mbi njĂ« tĂ« tretĂ«n krahasuar me njĂ« dekadĂ« mĂ« parĂ«, ndĂ«rsa lopĂ«t e qumĂ«shtit kanĂ« shĂ«nuar rĂ«nie tĂ« vazhdueshme, pavarĂ«sisht luhatjeve tĂ« lehta vjetore.

Edhe bagëtitë e imta kanë ndjekur të njëjtën prirje: delet dhe dhitë janë pakësuar ndjeshëm, duke reflektuar braktisjen graduale të blegtorisë familjare në zonat rurale dhe malore.

 

Lexoni edhe:

Dilemat e ekonomisë, nga pesimizmi i bizneseve te rreziku i flluskës në ndërtim

The post Bujqësia, mes konsolidimit në ferma të mëdha dhe falimentit të njësive tradicionale appeared first on Revista Monitor.

❌