Vakancat në Gjykatën Kushtetuese, KED cakton relatorët
TIRANĂ, 14 janar /ATSH/ KĂ«shilli i EmĂ«rimeve nĂ« DrejtĂ«si (KED) me pĂ«rbĂ«rjen e re tĂ« zgjedhur me short nga Presidenti i RepublikĂ«s, zhvilloi mbledhjen e tij tĂ« parĂ« nĂ« ambientet e GjykatĂ«s sĂ« LartĂ«.
KED vlerësoi se, me konstituimin e tij, duhet të angazhohet menjëherë për të përmbushur të gjitha kompetencat dhe detyrimet që i ngarkon Kushtetuta dhe ligji, të cilat lidhen me verifikimin, vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për pozicionet vakante për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.
Këshilli realizoi procedurat e shortit elektronik për caktimin e anëtarëve relatorë për vendet vakante të cilat janë aktualisht në proces shqyrtimi pranë KED.
Në mbledhjen e KED, u caktua që vendi vakant në Gjykatën Kushtetuese, i shpallur nga organi i emërtesës Presidenti i Republikës, më datë 30.10.2025 të ketë relatore Afërdita Ndoin për kandidatët: Arta Vorpsi, Brunilda Bara, Genci Gjonçaj.
KED caktoi relator Alfred Progonati për kandidatët: Lulzim Hamitaj, Jordan Daci, Naureda Llagami, Roland Ilia.
Gjithashtu, në mbledhje u caktua relatore Ornela Naqellari për kandidatët: Alaudin Mala dhe Alban Toro.
Për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, i rishpallur nga organi i emërtesës Kuvendi i Shqipërisë, më datë 10.12.2025 relatore u caktua Afërdita Ndoi për kandidatët: Arta Vorpsi dhe Genci Gjonçaj.
KED caktoi relatore Klodiana Veizin për kandidatët: Fatmira Luli, Helena Papa, Lulzim Karini.
Njëherësh, KED caktoi relator Alfred Progonatin për kandidatët: Jordan Daci, Lulzim Hamitaj, Naureda Llagami, Roland Ilia.
KED theksoi nĂ« njoftim se krahas angazhimit maksimal tĂ« kĂ«tij kĂ«shilli, shpejtĂ«sia e procesit tĂ« verifikimit, besueshmĂ«ria dhe integriteti i tij varet gjithashtu edhe nga kontrolli dhe informacionet qĂ« duhet tĂ« dĂ«rgohen nga institucionet publike e subjektet private, tĂ« cilat, sipas dispozitave ligjore, duhet tâi kthejnĂ« pĂ«rgjigjet nĂ« kohĂ«n mĂ« tĂ« shpejtĂ« tĂ« mundshme, me informacione tĂ« plota dhe tĂ« sakta nĂ« shĂ«rbim tĂ« realizimit me sukses tĂ« misionit kushtetues e ligjor tĂ« KED.
/e.i/a.f/r.e/
The post Vakancat në Gjykatën Kushtetuese, KED cakton relatorët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.



