❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

FOKUS – Kanadaja dhe Franca hapin konsullata nĂ« GroenlandĂ«

NUUK (GroenlandĂ«), 6 shkurt /ATSH/ – Kanadaja dhe Franca planifikojnĂ« tĂ« hapin sot konsullata diplomatike nĂ« kryeqytetin Nuuk, duke treguar mbĂ«shtetje pĂ«r aleatin e NATO-s, DanimarkĂ«n, dhe ishullin arktik, pas pĂ«rpjekjeve tĂ« Shteteve tĂ« Bashkuara pĂ«r tĂ« siguruar kontroll mbi territorin gjysĂ«m tĂ« pavarur danez, sipas AP.

Ministrja e Jashtme kanadeze, Anita Anand, po udhëton drejt Nuuk për të inauguruar konsullatën, e cila sipas zyrtarëve mund të ndihmojë gjithashtu në bashkëpunimin mbi çështje si ndryshimet klimatike dhe të drejtat e inuitëve.

Ajo do të shoqërohet nga guvernatorja kanadeze indigjene, Mary Simon.

Franca, për herë të parë, do të vendosë një konsullatë të përgjithshme në Groenlandë, me Jean-Noël Poirier në krye.

Ai do të ketë detyrën të thellojë projektet ekzistuese të bashkëpunimit në fushat kulturore, shkencore dhe ekonomike, duke forcuar gjithashtu lidhjet politike me autoritetet lokale.

Kanadaja kishte premtuar hapjen e një konsullate në 2024, para diskutimeve të Trump për një marrëveshje të mundshme të marrjes së Groenlandës.

Inaugurimi u shty nga moti i keq.

Vendimi francez u mor pas vizitës së presidentit Emmanuel Macron në Groenlandë në qershor.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin kërcënuar me tarifa ndaj Danimarkës dhe shteteve të tjera evropiane që kundërshtonin përpjekjet e tyre, por më pas e tërhoqën këtë kërcënim pas një marrëveshjeje të paqartë për qasje në mineralet e pasura të ishullit.

Negociatat teknike midis SHBA-së, Danimarkës dhe Greenlandit po vazhdojnë për një marrëveshje sigurie në Arktik, ndërsa grupet e punës po krijohen për këtë qëllim./  /Ad.Ab./ a.jor.

 

The post FOKUS – Kanadaja dhe Franca hapin konsullata nĂ« GroenlandĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MEDIA – Jeff Bezos shkarkon njĂ« tĂ« tretĂ«n e stafit tĂ« ”Washington Post”

UASHINGTON, 6 shkurt /ATSH/ – Gazeta e njohur amerikane ”Washington Post” njoftoi  punonjĂ«sit se po ecĂ«n pĂ«rpara me njĂ« valĂ« tĂ« gjerĂ« shkarkimesh, pjesĂ« e asaj qĂ« drejtuesit e pĂ«rshkruajnĂ« si njĂ« rivendosje strategjike tĂ« gjerĂ« tĂ« gazetĂ«s, sipas ”The Independent”.

Masat përfshijnë mbylljen e redaksisë së sportit, shkurtime të thella në mbulimin ndërkombëtar, çmontimin e seksionit të recensioneve të librave dhe ristrukturimin e ekipit të lajmeve lokale.

Edhe pse fillimisht nuk u bë e ditur shifra e saktë e të prekurve, më herët ishte raportuar se rreth 100 gazetarë nga redaksia dhe deri në 300 punonjës në total nga kompania mund të humbnin vendet e punës.

Megjithatë, pas emaileve të dërguara pritet që rreth një e treta e stafit, afërsisht 300 nga rreth 800 gazetarë të redaksisë,  të shkarkohen.

Disa punonjës e përshkruan situatën si një gjakderdhje.

”I pĂ«rket ndĂ«r ditĂ«ve mĂ« tĂ« errĂ«ta nĂ« historinĂ« e njĂ« prej organizatave mĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« lajmeve nĂ« botĂ«â€, deklaroi ish-redaktori ekzekutiv i ”Washington Post”, Marty Baron.

”Ambiciet e ‘Washington Post’ do tĂ« zvogĂ«lohen ndjeshĂ«m, stafi i tij i talentuar dhe i guximshĂ«m do tĂ« tkurret edhe mĂ« tej, dhe publikut do t’i mohohet raportimi nĂ« terren, i bazuar nĂ« fakte, nĂ« komunitetet tona dhe nĂ« mbarĂ« botĂ«n, raportim qĂ« Ă«shtĂ« mĂ« i nevojshĂ«m se kurrĂ«â€, shtoi ai.

Njoftimi, i bërë nga redaktori ekzekutiv Matt Murray, erdhi pas një apeli kolektiv të redaksisë, i cili i kërkoi publikisht pronarit miliarder të gazetës, Jeff Bezos, të tërhiqej nga planet për zvogëlim.

Fushata ”SaveThe Post” duket se nuk pati efekt.

Gjatë një telefonate me stafin, Murray theksoi se po eliminohet redaksia e sportit, për vite me radhë pjesë thelbësore e gazettes, megjithëse disa anëtarë do të mbeten në një seksion të ri që do të mbulojë kulturën e sportit.

Ai njoftoi gjithashtu tkurrjen e zyrave tĂ« huaja, ndryshime rrĂ«njĂ«sore nĂ« mbulimin lokal dhe pezullimin e podkastit kryesor ”Post Reports”.

Edhe seksioni i recensave të librave është shpërbërë pothuajse tërësisht.

”Nuk mund tĂ« jemi gjithçka pĂ«r tĂ« gjithĂ«â€, shkroi Murray nĂ« mesazhin e tij.

”Por duhet tĂ« jemi tĂ« pazĂ«vendĂ«sueshĂ«m aty ku konkurrojmĂ«. Kjo do tĂ« thotĂ« tĂ« pyesim vazhdimisht pse njĂ« histori ka rĂ«ndĂ«si, kĂ« i shĂ«rben dhe si u jep njerĂ«zve njĂ« kuptim mĂ« tĂ« qartĂ« tĂ« botĂ«s dhe njĂ« avantazh pĂ«r ta naviguar atĂ«â€, theksoi ai./  /Ad.Ab./ a.jor.

The post MEDIA – Jeff Bezos shkarkon njĂ« tĂ« tretĂ«n e stafit tĂ« ”Washington Post” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PEKIN – Kina mbĂ«shtet Iranin dhe kundĂ«rshton çdo kĂ«rcĂ«nim ndaj tij

PEKIN, 6 shkurt /ATSH-AFP/ – Kina ka deklaruar se mbĂ«shtet Iranin nĂ« mbrojtjen e interesave tĂ« tij dhe pĂ«rballĂ« çdo forme kĂ«rcĂ«nimi, sipas njĂ« komunikate tĂ« publikuar sot nga diplomacia kineze, pak pĂ«rpara bisedimeve tĂ« rĂ«ndĂ«sishme mes Teheranit dhe Uashingtonit.

”Pekini mbĂ«shtet Iranin nĂ« mbrojtjen e sovranitetit, sigurisĂ« dhe dinjitetit kombĂ«tar si edhe tĂ« tĂ« drejtave dhe interesave tĂ« tij legjitime”, deklaroi zĂ«vendĂ«sministri kinez i PunĂ«ve tĂ« Jashtme, Miao Deyu, gjatĂ« njĂ« takimi nĂ« kryeqytetin kinez me homologun e tij iranian, Kazem Gharibabadi.

”Kina kundĂ«rshton çdo kĂ«rcĂ«nim tĂ« njĂ«anshĂ«m ose pĂ«rdorim tĂ« forcĂ«s nĂ« marrĂ«dhĂ«niet ndĂ«rkombĂ«tare”, theksoi Miao gjatĂ« bisedĂ«s me pĂ«rfaqĂ«suesin iranian, i cili e informoi atĂ« mbi situatĂ«n e brendshme nĂ« Iran dhe mbi zhvillimet qĂ« lidhen me programin bĂ«rthamor tĂ« Teheranit, thuhet nĂ« komunikatĂ«n kineze tĂ« bĂ«rĂ« publike sot./  /Ad.Ab./  a.jor.

The post PEKIN – Kina mbĂ«shtet Iranin dhe kundĂ«rshton çdo kĂ«rcĂ«nim ndaj tij appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GREQI – NjĂ« i zhdukur dhe reshje tĂ« dendura shkaktojnĂ« probleme nĂ« disa rajone

ATHINË, 6 shkurt /ATSH-ANA/ – NjĂ« burrĂ« rezulton i zhdukur pasi tentoi tĂ« kalonte me makinĂ« njĂ« rrugĂ« tĂ« pĂ«rmbytur pranĂ« Komotinit, nĂ« GreqinĂ« veriore, ndĂ«rsa reshjet e dendura nĂ« disa rajone tĂ« vendit shkaktuan probleme serioze nĂ« qarkullim dhe çuan nĂ« mbylljen e shkollave.

Sipas një dëshmitari, shoferi i zhdukur u përpoq të kalonte një kalim ujor në zonën Ifestos, afër Komotinit, ku që nga orët e para të së enjtes ka pasur reshje të forta.

Dyshohet se automjeti i tij u rrëmbye nga ujërat e rrëmbyeshme të lumit Vozvozis.

Operacionet e kërkim-shpëtimit u vështirësuan për shkak të nivelit të lartë të ujit, ndërsa në terren u angazhuan shërbimet emergjente, policia greke dhe zyrtarë të Mbrojtjes Civile për të lokalizuar makinën dhe drejtuesin e saj.

Ndërkohë, kryebashkiaku i Pyrgos, Stathis Kannis, në Peloponezin veriperëndimor, urdhëroi mbylljen e shkollave fillore dhe të mesme për sot, për shkak të kushteve të rrezikshme të motit dhe problemeve në infrastrukturën e qytetit dhe rrjetin rrugor. Një rrëshqitje dhe shembja e një ure mbi lumin Kladeos, në zonën Koskina të Olimpisë së Lashtë, dëmtuan tubacionin kryesor të ujësjellësit, duke lënë pa ujë Pyrgosin dhe Olimpin antik.

Kannis bëri të ditur gjithashtu se tre shkolla u evakuuan në një zonë të Pyrgosit me histori përmbytjesh, ndërsa shprehu shqetësim për rrezikun e daljes nga shtrati të lumit Alfios.

Në ishullin e Samothrakës, reshjet e vazhdueshme i kthyen përrenjtë në rrjedha të furishme, duke rrëmbyer degë, gurë dhe dhe.

Kryebashkiaku Thanassis Vitsas tha se ishulli është mësuar me pamje të tilla, pasi relievi i tij bën që të nevojiten reshje të gjata për të ndikuar seriozisht në qarkullim.

Duke bërë një bilanc të reshjeve, Observatori Kombëtar i Athinës njoftoi se sasitë më të dendura të shiut u regjistruan në disa zona të Peloponezit.

Sipas rrjetit të stacioneve automatike, reshjet më të mëdha u shënuan në Andritsena të prefekturës Ilia (114 milimetra), pasuar nga Stemnitsa në Arkadi (98,6 milimetra) dhe Mystras në Lakoni (88,6 milimetra).

Observatori theksoi se reshje pati pothuajse në të gjitha rajonet e Greqisë./  /Ad.Ab./ a.jor.

The post GREQI – NjĂ« i zhdukur dhe reshje tĂ« dendura shkaktojnĂ« probleme nĂ« disa rajone appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KOMENT – Milano 2026 njĂ« olimpiadĂ« qĂ« bĂ«n thirrje pĂ«r paqe nĂ« njĂ« botĂ« nĂ« pĂ«rplasje

MILANO, 6 shkurt /ATSH/ – Olimpiada dimĂ«rore Milano–Cortina 2026, qĂ« fillon sot, zhvillohet nĂ« njĂ« moment historik tĂ« ngarkuar me tensione, kur rendi ndĂ«rkombĂ«tar duket gjithnjĂ« e mĂ« i brishtĂ« dhe konfliktet po rikthehen si mjet i zakonshĂ«m i politikĂ«s globale.

Në këtë klimë pasigurie, Lojërat Olimpike shfaqen jo vetëm si një ngjarje sportive, por si një simbol i rrallë i bashkimit dhe i vlerave të përbashkëta njerëzore, sipas Euronews.

Italia, vend pritës i olimpiadës, përpiqet ta shndërrojë këtë edicion në një festë që shkon përtej sportit, duke ndërthurur traditën olimpike me kulturën, historinë dhe mikpritjen që e karakterizon.

Milano dhe Cortina d’Ampezzo nuk ofrojnĂ« vetĂ«m pista gare dhe arena sportive, por njĂ« hapĂ«sirĂ« ku kombet mblidhen nĂ« kushte barazie, larg logjikĂ«s sĂ« pĂ«rplasjes dhe armiqĂ«sisĂ«.

Që nga zanafilla e tyre në Greqinë e lashtë, Lojërat Olimpike janë menduar si një institucion paqeje.

Ato shoqëroheshin nga Armëpushimi Olimpik, një marrëveshje e shenjtë që detyronte qytet-shtetet të ndalonin luftërat dhe të garantonin sigurinë e atletëve dhe të udhëtarëve gjatë zhvillimit të Lojërave.

Për më shumë se 1 000 vjet, ky armëpushim u respektua dhe u zbatua edhe ndaj fuqive më të mëdha të kohës, duke treguar se edhe në një botë të dominuar nga rivalitetet, vlerat e përbashkëta mund të vendosen mbi interesat e ngushta politike dhe ushtarake.

Në dallim nga arenat romake, ku dhuna dhe dominimi ishin pjesë e spektaklit, Olimpiada përfaqësonte një vizion alternativ të qytetërimit.

Ajo lartësonte konkurrencën paqësore, dinjitetin njerëzor dhe ekselencën, duke e parë forcën jo si mjet shtypjeje, por si shprehje të disiplinës dhe vetëpërmbajtjes.

Sot, ky vizion përballet me sfida serioze.

Lufta në Ukrainë, krizat humanitare në Gaza, konfliktet e vazhdueshme në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe rajone të tjera tregojnë se ideja se forca bën të drejtën po rikthehet rrezikshëm në skenën ndërkombëtare.

Ringjallja e OlimpiadĂ«s moderne nĂ« vitin 1896 u frymĂ«zua pikĂ«risht nga dĂ«shira pĂ«r t’i kundĂ«rvĂ«nĂ« kĂ«saj logjike njĂ« model tjetĂ«r marrĂ«dhĂ«niesh mes kombeve.

Sporti u pa si një mjet edukimi, dialogu dhe ndërtimi besimi, jo si një iluzion idealist, por si një nevojë reale për bashkëjetesë në një botë të ndërlidhur.

Historia moderne ofron shembuj konkretë të këtij roli.

Në disa raste, gjatë olimpiadave janë hapur korridore humanitare, janë shmangur përplasje ushtarake dhe janë krijuar kushte për komunikim diplomatik mes palëve në konflikt, duke dëshmuar se sporti mund të krijojë hapësira të përkohshme paqeje.

Në një epokë të sfidave globale, ku ndryshimet klimatike, pabarazitë sociale, migracioni masiv dhe zhvillimi i shpejtë teknologjik po ndryshojnë jetën e njerëzve, zgjidhjet nuk mund të vijnë nga konfrontimi dhe politika me rezultat zero.

Ato kërkojnë bashkëpunim, besim dhe institucione të forta shumëpalëshe.

Evropa e njeh këtë realitet më mirë se kushdo tjetër. E ndërtuar mbi përvojën shkatërruese të dy luftërave botërore, ajo u konceptua si një projekt paqeje i bazuar në ligj, dialog dhe respekt të ndërsjellë, parime që sot po vihen në provë nga krizat e reja.

NĂ« kĂ«tĂ« kontekst, olimpiada e Milano–Cortinas fiton njĂ« domethĂ«nie qĂ« shkon pĂ«rtej medaljeve, rekordeve dhe ceremonive.

Ajo ofron një moment reflektimi për rolin e Evropës dhe të komunitetit ndërkombëtar në mbrojtjen e paqes dhe të rendit të bazuar në rregulla.

Thirrja për respektimin e Armëpushimit Olimpik, e mbështetur nga Kombet e Bashkuara dhe nga 165 shtete, e forcon këtë mesazh, duke e kthyer olimpiadën në një apel simbolik për vetëpërmbajtje, dialog dhe tolerancë në një botë të përçarë.

Milano–Cortina 2026 mund tĂ« mbetet nĂ« kujtesĂ« jo vetĂ«m pĂ«r sukseset sportive, por edhe si njĂ« kujtesĂ« se njerĂ«zimi ka ende zgjedhje.

Në një kohë kur frika dhe forca po fitojnë terren, kjo olimpiadë ofron një skenë ku dinjiteti, bashkëpunimi dhe përgjegjësia e përbashkët mund të riafirmohen si themele të qytetërimit modern./  /Ad.Ab./  a.jor.

The post KOMENT – Milano 2026 njĂ« olimpiadĂ« qĂ« bĂ«n thirrje pĂ«r paqe nĂ« njĂ« botĂ« nĂ« pĂ«rplasje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

LONDËR – Starmer u kĂ«rkon falje viktimave tĂ« Epstein pĂ«r skandalin Mandelson

LONDËR, 5 shkurt /ATSH-DPA/ – Kryeministri britanik Keir Starmer u ka kĂ«rkuar falje viktimave tĂ« Jeffrey Epstein pĂ«r emĂ«rimin e Peter Mandelson si ambasador tĂ« BritanisĂ« sĂ« Madhe nĂ« Uashington, ndĂ«rsa pĂ«rpiqet tĂ« pĂ«rballojĂ« njĂ« krizĂ« politike.

Starmer kĂ«mbĂ«nguli sot se “askush prej nesh nuk e dinte thellĂ«sinĂ« e errĂ«sirĂ«s” sĂ« marrĂ«dhĂ«nies sĂ« Mandelson me tĂ« dĂ«nuarin pĂ«r krime seksuale, nĂ« kohĂ«n kur ai u pĂ«rzgjodh pĂ«r kĂ«tĂ« detyrĂ«.

Mes pasigurive nĂ« rritje pĂ«r tĂ« ardhmen e tij politike, kryeministri tha se ndante “zemĂ«rimin dhe frustrimin” e kolegĂ«ve pĂ«r kĂ«tĂ« çështje, por u zotua se do tĂ« vazhdojĂ« detyrĂ«n si kryeministĂ«r.

“U zgjodha nĂ« vitin 2024 me njĂ« mandat pĂ«r ta ndryshuar vendin pĂ«r mirĂ« dhe kĂ«tĂ« kam ndĂ«rmend ta bĂ«j”, tha Starmer duke u pĂ«rballur me  zemĂ«rimin e deputetĂ«ve laburistĂ« pĂ«r vendimin e tij.

Ai e trajtoi skandalin në fillim të një fjalimi mbi programin qeveritar të rigjallërimit të komuniteteve në qytetin jugor të Hastings.

“Ka qenĂ« e njohur publikisht prej kohĂ«sh qĂ« Mandelson e njihte Epstein, por askush prej nesh nuk e dinte thellĂ«sinĂ« e errĂ«sirĂ«s sĂ« asaj marrĂ«dhĂ«nieje”, tha Starmer.

“Viktimat e Epstein kanĂ« jetuar me trauma qĂ« shumica prej nesh vĂ«shtirĂ« se mund t’i kuptojĂ«, dhe janĂ« detyruar t’i pĂ«rjetojnĂ« ato sĂ«rish e sĂ«rish”, tha ai.

“Dua tĂ« them kĂ«tĂ«, mĂ« vjen keq,  mĂ« vjen shumĂ« keq pĂ«r atĂ« qĂ« ju Ă«shtĂ« bĂ«rĂ«, mĂ« vjen keq qĂ« kaq shumĂ« njerĂ«z me pushtet ju dĂ«shtuan, mĂ« vjen keq qĂ« besova gĂ«njeshtrat e Mandelson dhe e emĂ«rova, dhe mĂ« vjen keq qĂ« edhe sot jeni tĂ« detyruar ta shihni kĂ«tĂ« histori tĂ« shpaloset sĂ«rish publikisht”, shtoi  Starmer duke u kĂ«rkuar falje viktimave tĂ« Epstein.

“Por, dua tĂ« them edhe kĂ«tĂ«: nĂ« kĂ«tĂ« vend, ne nuk do tĂ« kthejmĂ« kokĂ«n mĂ«njanĂ«, nuk do tĂ« ngremĂ« supet dhe nuk do t’i lejojmĂ« tĂ« pushtetshmit ta trajtojnĂ« drejtĂ«sinĂ« si opsionale. Do tĂ« ndjekim tĂ« vĂ«rtetĂ«n, do tĂ« mbrojmĂ« integritetin e jetĂ«s publike dhe do tĂ« bĂ«jmĂ« gjithçka qĂ« Ă«shtĂ« nĂ« fuqinĂ« tonĂ«, nĂ« interes tĂ« drejtĂ«sisĂ«, pĂ«r tĂ« siguruar llogaridhĂ«nie. Kjo Ă«shtĂ« ajo qĂ« publiku pret, ajo qĂ« viktimat meritojnĂ« dhe ajo qĂ« do tĂ« bĂ«j”, shtoi ai./ /Ad.Ab./  a.jor.

The post LONDËR – Starmer u kĂ«rkon falje viktimave tĂ« Epstein pĂ«r skandalin Mandelson appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PORTUGALI – 11 viktima dhe miliarda euro dĂ«me pas stuhive katastrofike

LISBONË, 5 shkurt /ATSH-DPA/ – Stuhi tĂ« rĂ«nda kanĂ« shkaktuar shkatĂ«rrime tĂ« shumta nĂ« Gadishullin Iberik, duke lĂ«nĂ« tĂ« paktĂ«n 11 tĂ« vdekur nĂ« Portugali qĂ« nga java e kaluar dhe duke detyruar mijĂ«ra njerĂ«z tĂ« evakuohen nĂ« SpanjĂ«, ndĂ«rsa autoritetet paralajmĂ«rojnĂ« pĂ«r mot tĂ« ekstrem nĂ« ditĂ«t nĂ« vijim.

”NĂ« Portugali, njĂ« burrĂ« 70-vjeçar u gjet i vdekur nĂ« makinĂ«n e tij, e cila ishte pĂ«rfshirĂ« nga uji i njĂ« lumi nĂ« komunĂ«n e Serpas”, raportoi sot agjencia shtetĂ«rore e lajmeve LUSA.

Vdekja e tij rrit numrin e të vdekurve nga stuhitë në Portugali që nga java e kaluar në 11 persona.

Ministri portugez i Ekonomisë, Manuel Castro Almeida, vlerësoi se dëmi i shkaktuar nga stuhitë arrin mbi 4,0 miliardë euro (rreth 4,7 miliardë dollarë), raportoi  sot transmetuesi shtetëror RTP.

Pesë persona humbën jetën kur sistemi i stuhive atlantike kaloi në disa zona me shpejtësi erë mbi 200 kilometra në orë.

Pesë të tjerë vdiqën në ditët pasuese gjatë operacioneve të pastrimit dhe rikuperimit./ /Ad.Ab./

The post PORTUGALI – 11 viktima dhe miliarda euro dĂ«me pas stuhive katastrofike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Trump paralajmĂ«ron Iranin pĂ«rpara negociatave nĂ« Oman

UASHINGTON, 5 shkurt /ATSH/ – Presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmĂ«roi liderin suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, duke thĂ«nĂ« se duhet tĂ« jetĂ« “shumĂ« i shqetĂ«suar”, ndĂ«rkohĂ« qĂ« rifillojnĂ« bisedimet e paraformale bĂ«rthamore pas sulmeve amerikane ndaj objekteve bĂ«rthamore iraniane vitin e kaluar, sipas Reuters.

Tensionet mes dy vendeve janë rritur pas shtypjes brutale të protestave antiqeveritare në Iran.

Trump ka rritur prezencën ushtarake në rajon, duke dërguar një flotë të madhe dhe duke kërcënuar përsëri me sulme të reja, ndërsa Irani ka paralajmëruar për hakmarrje të shpejtë ndaj forcave dhe objektivave amerikane në Lindjen e Mesme. Një dron iranian u rrëzua nga forcat amerikane këtë javë.

Bisedimet janë caktuar të zhvillohen nesër në Muskat, kryeqytetin e Omanit, me pjesëmarrjen e ministrit të Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, dhe përfaqësuesit special të Trump, Steve Witkoff.

Kërkesa amerikane përfshin diskutime mbi programin bërthamor, raketat dhe mbështetjen për grupe militante, ndërsa Irani kërkon të fokusohet vetëm në programin bërthamor dhe heqjen e sanksioneve.

Kjo diferencë në agjendë ka rritur dyshimet për dështimin e negociatave, pasi SHBA-ja kërkonte një dialog më të gjerë, ndërsa Irani insiston të mos diskutojë për raketat, të cilat i konsideron për vetëmbrojtje kundër Izraelit.

Rifillimi i bisedimeve vjen pas dështimit të negociatave indirekte në mes të vitit 2025, pas sulmeve izraelite dhe më pas goditjeve amerikane ndaj objekteve bërthamore iraniane. Trump ka thënë se këto sulme parandaluan një konflikt më të gjerë rajonal dhe se Irani po tentonte të rindizte programin e tij bërthamor në vende alternative.

Irani hyn në bisedime duke përballur presion të brendshëm nga protestat e shtypura dhe dobësim të ndikimit rajonal pas goditjeve izraelite ndaj Hezbollahut në Liban dhe rënies së Bashar al-Assad në Siri. Me tensionet dhe flotat e vendosura në rajon, bisedimet në Oman kanë rëndësi të madhe për shpërshkallëziin e situatës, edhe pse rreziku i përleshjeve mbetet i lartë.  /Ad.Ab./ a.jor.

The post FOKUS – Trump paralajmĂ«ron Iranin pĂ«rpara negociatave nĂ« Oman appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PEKIN – Xi: SHBA tĂ« jetĂ« e kujdesshme nĂ« furnizimin e Tajvanit me armĂ«

PEKIN, 5 shkurt /ATSH/ – Presidenti kinez, Xi Jinping i tha homologut tĂ« tij amerikan, Donald Trump se Shtetet e Bashkuara duhet tĂ« tregohen tĂ« kujdesshme nĂ« furnizimin e Tajvanit me armĂ«, gjatĂ« njĂ« bisede telefonike tĂ« zhvilluar mbrĂ«mĂ«, sipas  BBC.

Sipas medias shtetërore kineze, Xi e quajti Tajvanin çështjen më të rëndësishme në marrëdhëniet Kinë-SHBA.

Sipas agjencisë shtetërore Hsinhua, Xi tha se i kushton rëndësi të madhe marrëdhënieve me Uashingtonin dhe shprehu shpresën se të dyja palët do të gjejnë mënyra për të zgjidhur mosmarrëveshjet.

Trump e përshkroi bisedën si të shkëlqyer.

Telefonata vjen pas një vale vizitash të liderëve perëndimorë në Kinë muajt e fundit, përfshirë kryeministrin britanik Keir Starmer, në përpjekje për të rivendosur marrëdhëniet me ekonominë e dytë më të madhe në botë.

Vetë Trump pritet të vizitojë Kinën në prill, një udhëtim për të cilin tha se e pret me padurim.

Trump shtoi se Pekini po shqyrton blerjen e 20 milionë tonëve sojë amerikane, nga rreth 12 milionë tonë aktualisht.

”MarrĂ«dhĂ«nia me KinĂ«n dhe marrĂ«dhĂ«nia ime personale me presidentin Xi, Ă«shtĂ« jashtĂ«zakonisht e mirĂ«, dhe tĂ« dy e kuptojmĂ« sa e rĂ«ndĂ«sishme Ă«shtĂ« ta mbajmĂ« kĂ«shtu”, shkroi ai nĂ« njĂ« postim nĂ« Truth Social.

Në dhjetor, administrata Trump njoftoi një shitje të madhe armësh për Tajvanin me vlerë rreth 11 miliardë dollarë.

Pekini reagoi duke thënë se kjo përpjekje për të mbështetur pavarësinë e Tajvanit do të përshpejtojë shtytjen drejt një situate të rrezikshme dhe të dhunshme në Ngushticën e Tajvanit./   /Ad.Ab./ a.jor.

The post PEKIN – Xi: SHBA tĂ« jetĂ« e kujdesshme nĂ« furnizimin e Tajvanit me armĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MYNIH – Reza Pahlavi nĂ« KonferencĂ«n e SigurisĂ« mes tensioneve pĂ«r Iranin

MYNIH, 5 shkurt /ATSH-DPA/ – Reza Pahlavi, djali i shahut tĂ« fundit tĂ« Iranit dhe njĂ« nga figurat mĂ« tĂ« njohura tĂ« opozitĂ«s iraniane nĂ« mĂ«rgim, pritet tĂ« marrĂ« pjesĂ« javĂ«n e ardhshme nĂ« KonferencĂ«n e SigurisĂ« nĂ« Mynih, thanĂ« burimet.

OrganizatorĂ«t i thanĂ« se Pahlavi, 65 vjeç, ka konfirmuar pjesĂ«marrjen nĂ« konferencĂ«n qĂ« do tĂ« mbahet nga 13 deri mĂ« 15 shkurt dhe qĂ« mbledh liderĂ« tĂ« lartĂ« politikĂ« dhe ekspertĂ« tĂ« sigurisĂ« nĂ« hotelin ”Bayerischer Hof” nĂ« Mynih.

Qeveria e Iranit fillimisht ishte ftuar në këtë konferencë, por më pas ftesa u tërhoq pas shtypjes së dhunshme të protestave, ku mbetën të vrarë mijëra persona.

Ministria e Jashtme e Gjermanisë kishte këshilluar kundër ftesës për Teheranin.

Pahlavi ka shprehur mbështetje për protestat masive kundër udhëheqjes iraniane dhe shihet gjerësisht si figura më e njohur dhe me ndikim e opozitës iraniane jashtë vendit.

Imazhet e tij janë shfaqur në tubime solidariteti për lëvizjen protestuese iraniane, përfshirë edhe në Gjermani.

NjĂ« demonstratĂ« Ă«shtĂ« planifikuar nĂ« Mynih mĂ« 14 shkurt nĂ«n sloganin ”TĂ« drejtat e njeriut dhe liria nĂ« Iran. Solidaritet ndĂ«rkombĂ«tar me popullin iranian”.

Pahlavi ka bërë thirrje për pjesëmarrje në këtë tubim përmes rrjeteve sociale, ndërsa organizatorët synojnë të mobilizojnë deri në 100 000 persona.

Më shumë se 60 liderë botërorë dhe rreth 100 ministra të Jashtëm dhe të Mbrojtjes pritet të marrin pjesë në konferencë.

Pahlavi mori pjesë për herë të fundit në këtë event në vitin 2023.

Detajet mbi paraqitjet e tij të planifikuara këtë vit ende nuk janë bërë të ditura.

Babai i tij, Mohammad Reza Shah Pahlavi, sundoi Iranin nga viti 1941 deri në rrëzimin e tij gjatë Revolucionit Islamik të vitit 1979.

Reza Pahlavi, i cili ishte shpallur princ i kurorës nga i ati, jeton prej dekadash në mërgim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./  /Ad. Ab./  a.jor.

The post MYNIH – Reza Pahlavi nĂ« KonferencĂ«n e SigurisĂ« mes tensioneve pĂ«r Iranin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GJERMANI – Shiu i akullt ndalon fluturimet nĂ« aeroportin e Berlinit

BERLIN, 5 shkurt /ATSH-DPA/ – AvionĂ«t nuk kanĂ« mundur tĂ« nisen nga aeroporti ”Berlin Brandenburg” (BER) sot nĂ« mĂ«ngjes pĂ«r shkak tĂ« kushteve tĂ« akullta, bĂ«ri tĂ« ditur njĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«se e aeroportit.

”Aktualisht nuk po kryhen nisje nga BER pĂ«r shkak tĂ« kushteve tĂ« motit”, tha ajo duke shtuar se avionĂ«t nuk mund tĂ« nisen pĂ«r shkak tĂ« shiut qĂ« ngrin shpejt.

Sipas saj, ndërprerja prek vetëm nisjet, ndërsa fluturimet që mbërrijnë vijojnë të ulen normalisht.

Mbetet e paqartë se sa do të zgjasë pezullimi i ngritjeve.

Pasagjerët duhet të presin anulime fluturimesh dhe vonesa të konsiderueshme dhe këshillohen të kontrollojnë statusin e fluturimeve të tyre pranë kompanive ajrore.

Ndërkohë, Shërbimi Meteorologjik Gjerman (DWD) paralajmëroi për një rrezik të lartë të kushteve të rrezikshme të akullit në Berlin, për shkak të shiut që ngrin shpejt./  /Ad.Ab./ a.jor.

The post GJERMANI – Shiu i akullt ndalon fluturimet nĂ« aeroportin e Berlinit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – HRW: Situata pĂ«r migrantĂ«t nĂ« Gjermani Ă«shtĂ« pĂ«rkeqĂ«suar

BERLIN/NJU JORK, 4 shkurt /ATSH-DPA/ – Kushtet e jetesĂ«s pĂ«r migrantĂ«t dhe pasardhĂ«sit e tyre nĂ« Gjermani janĂ« pĂ«rkeqĂ«suar, deklaroi sot  organizata ndĂ«rkombĂ«tare pĂ«r tĂ« drejtat e njeriut Human Rights Watch (HRW).

“Ngritja e politikave regresive pĂ«r migracionin dhe azilin, shtimi i krimeve dhe gjuhĂ«s sĂ« urrejtjes, si dhe kufizimet ndaj lirisĂ« sĂ« shprehjes dhe tubimit kanĂ« ngritur shqetĂ«sime serioze,” thuhet nĂ« raportin e HRW pĂ«r GjermaninĂ«.

Sipas Almaz Teffera, studiuese e HRW për çështjet e racizmit, retorika politike e partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) është përvetësuar gjithnjë e më shumë edhe nga partitë demokratike. Ajo e bëri këtë deklaratë në Berlin, gjatë prezantimit të raportit vjetor më të fundit të organizatës. AfD ka në qendër të programit të saj kërkesën për ligje më të ashpra mbi emigracionin.

Teffera theksoi se Ă«shtĂ« e dĂ«mshme qĂ« fillimisht njerĂ«zit me prejardhje migrante tĂ« etiketohen si problem dhe mĂ« pas tĂ« sqarohet se ”migrantĂ«t e mirĂ« qĂ« punojnĂ« fort kĂ«tu nuk janĂ«, gjoja, objekt i kritikave”.

Sa i përket politikës së jashtme, drejtori i HRW për Gjermaninë, Philipp Frisch, tha se si qeveria e mëparshme e qendrës së majtë, ashtu edhe ajo aktuale e qendrës së djathtë, kanë shpërdoruar kredinë morale të Gjermanisë në arenën ndërkombëtare, duke humbur kështu ndikim.

Sipas Frisch, mbështetja pothuajse e pakushtëzuar e qeverisë gjermane për qeverinë izraelite, përballë sulmeve sistematike ndaj popullsisë civile palestineze në Rripin e Gazës, është arsyeja kryesore për këtë humbje besueshmërie dhe influence ndërkombëtare./ /Ad.Ab./ a.jor.

The post FOKUS – HRW: Situata pĂ«r migrantĂ«t nĂ« Gjermani Ă«shtĂ« pĂ«rkeqĂ«suar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ANALIZË – Fundi i traktatit New START rikthen botĂ«n nĂ« epokĂ«n e pasigurisĂ« bĂ«rthamore

NJU JORK, 4 shkurt /ATSH/ – Skadimi i traktatit New START, marrĂ«veshja e fundit qĂ« rregullonte dhe kufizonte arsenalet bĂ«rthamore tĂ« Shteteve tĂ« Bashkuara dhe RusisĂ«, shĂ«non njĂ« kthesĂ« tĂ« rrezikshme nĂ« arkitekturĂ«n globale tĂ« sigurisĂ«, sipas AP.

Pakti i fundit i mbetur për armët bërthamore midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara skadon nesër duke hequr çdo kufizim në dy arsenalet më të mëdha atomike për herë të parë në më shumë se gjysmë shekulli.

Dy fuqitë që zotërojnë mbi 90 për qind të armëve bërthamore në botë mbeten pa asnjë kufizim ligjor mbi numrin e kokave bërthamore strategjike dhe mjeteve që i transportojnë ato.

Ky zhvillim nuk është thjesht një ngjarje teknike apo procedurale, por një ndryshim thelbësor që rrit ndjeshëm rrezikun e përshkallëzimit, keqinterpretimit dhe destabilizimit global.

New START kishte shërbyer si shtylla e fundit e një sistemi kontrolli armësh që nisi gjatë Luftës së Ftohtë, kur Uashingtoni dhe Moska, pavarësisht armiqësisë ideologjike, arritën të kuptonin se kufizimi i armëve bërthamore ishte një interes i përbashkët ekzistencial.

Marrëveshja vendoste kufij të qartë: jo më shumë se 1 550 koka bërthamore të vendosura dhe jo më shumë se 700 raketa ndërkontinentale, raketa të lëshuara nga nëndetëset dhe bombardues strategjikë për secilën palë.

Po aq e rëndësishme sa vetë shifrat ishte edhe mekanizmi i verifikimit, përmes inspektimeve në terren, që krijonte transparencë dhe ulte dyshimet reciproke.

Pa këto kufizime, rreziku i një gare të re armatimi bëhet real dhe i menjëhershëm.

Ekspertët paralajmërojnë se të dyja palët kanë kapacitete teknike dhe industriale për të rritur relativisht shpejt numrin e armëve të vendosura.

Në një mjedis të tillë, vendimmarrja nuk udhëhiqet më nga logjika e stabilitetit afatgjatë, por nga impulsi për të mos mbetur prapa rivalit.

Kjo logjikë e sigurisë përmes epërsisë ka prodhuar historikisht cikle të rrezikshme përshkallëzimi.

Dimensioni politik e ndërlikon edhe më tej situatën.

Oferta e presidentit rus Vladimir Putin për të respektuar kufijtë e New START edhe për një vit tjetër, nëse SHBA-ja bën të njëjtën gjë, u pa nga disa si një përpjekje për të blerë kohë për negociata, por nga të tjerë si një manovër taktike për të zhvendosur përgjegjësinë tek Uashingtoni.

Nga ana e tij, presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur interes për ruajtjen e kufizimeve bërthamore, por ka insistuar në përfshirjen e Kinës në një marrëveshje të re.

Ky kushtëzim ka bllokuar çdo përparim konkret, pasi Pekini refuzon të pranojë kufizime mbi një arsenal që është shumë më i vogël se ai i SHBA-së dhe Rusisë, edhe pse në rritje të shpejtë.

Kjo situatë hap rrugën për një garë trepalëshe armatimi. Në mungesë të kufijve, SHBA-ja dhe Rusia mund të rrisin arsenalet e tyre për të ruajtur epërsinë reciproke, ndërsa Kina, duke u ndjerë e rrethuar dhe e pambrojtur, mund të përshpejtojë ndjeshëm zgjerimin e kapaciteteve të saj bërthamore.

Një konkurrencë e tillë nuk do të kufizohej vetëm në numra, por edhe në teknologji të reja, duke përfshirë armë hipersonike, sisteme autonome dhe platforma të reja bartëse.

Konteksti i luftës në Ukrainë e bën këtë skenar edhe më alarmues.

QĂ« nga fillimi i pushtimit nĂ« shkurt 2022, Kremlini ka pĂ«rdorur vazhdimisht kĂ«rcĂ«nimin bĂ«rthamor si instrument presioni strategjik. Rishikimi i doktrinĂ«s bĂ«rthamore ruse nĂ« vitin 2024, i cili ul pragun pĂ«r pĂ«rdorimin e armĂ«ve bĂ«rthamore, sinjalizon njĂ« gatishmĂ«ri mĂ« tĂ« madhe pĂ«r t’i pĂ«rfshirĂ« ato nĂ« llogaritjet ushtarake. Kjo pĂ«rfaqĂ«son njĂ« ndryshim tĂ« rrezikshĂ«m nga parimi tradicional i pĂ«rdorimit vetĂ«m si mjet parandalimi ekstrem.

Në të njëjtën kohë, zhvillimi i armëve të reja ruse, si raketat me energji bërthamore dhe dronët nënujorë të armatosur bërthamor, synon të kapërcejë sistemet perëndimore të mbrojtjes raketore. Këto armë, për nga natyra e tyre e re dhe shpesh e paprovuar plotësisht, shtojnë pasigurinë dhe e bëjnë edhe më të vështirë vlerësimin e qëllimeve dhe kapaciteteve reale të palës tjetër.

Nga ana amerikane, planet pĂ«r sistemin e mbrojtjes raketore “Golden Dome” dhe sinjalet pĂ«r njĂ« rikthim tĂ« mundshĂ«m tĂ« testeve bĂ«rthamore pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« qĂ« nga viti 1992 kanĂ« shkaktuar shqetĂ«sim tĂ« thellĂ« nĂ« MoskĂ« dhe Pekin. Historikisht, çdo pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar mburoja tĂ« fuqishme mbrojtĂ«se ka nxitur palĂ«n tjetĂ«r tĂ« rrisĂ« arsenalin sulmues, pĂ«r tĂ« garantuar se mund tĂ« depĂ«rtojĂ« çdo sistem mbrojtjeje. Kjo dinamikĂ« e lidh ngushtĂ« zhvillimin e armĂ«ve mbrojtĂ«se me rritjen e armĂ«ve ofensive, duke ushqyer njĂ« spirale tĂ« rrezikshme konkurrimi.

Çmontimi i traktateve tĂ« mĂ«parshme, nga Traktati ABM te ai INF, ka dobĂ«suar gradualisht sistemin e kontrollit tĂ« armĂ«ve. New START ishte pengesa e fundit ndaj njĂ« gare tĂ« pakufizuar. Me skadimin e tij, bota pĂ«rballet me njĂ« boshllĂ«k normativ dhe ligjor, ku çdo veprim justifikohet nga nevoja pĂ«r siguri kombĂ«tare, por nĂ« praktikĂ« rrit pasigurinĂ« kolektive.

Në thelb, ajo që po ndodh nuk është vetëm një krizë marrëveshjesh, por një krizë besimi dhe komunikimi strategjik. Pa mekanizma verifikimi, pa kanale të qëndrueshme dialogu dhe pa kufij të pranuar reciprokisht, rreziku i keqllogaritjeve rritet ndjeshëm.

Në një botë të karakterizuar nga konflikte rajonale, polarizim politik dhe përparime të shpejta teknologjike, mungesa e kontrollit bërthamor përbën një kërcënim ekzistencial.

Siç paralajmërojnë ekspertët e sigurisë, skadimi i New START mund të shënojë fillimin e një periudhe të re të konkurrencës bërthamore globale, më të paqëndrueshme dhe më të paparashikueshme se ajo e Luftës së Ftohtë.

Ndryshe nga ajo epokë, sot mungon një arkitekturë e fortë marrëveshjesh dhe një kulturë e konsoliduar e menaxhimit të krizave.

Kjo e bën botën jo më të sigurt, por dukshëm më të ekspozuar ndaj rreziqeve që dikur konsideroheshin të kontrolluara./  /Ad.Ab./  a.jor.

The post ANALIZË – Fundi i traktatit New START rikthen botĂ«n nĂ« epokĂ«n e pasigurisĂ« bĂ«rthamore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GAZA – 17 tĂ« vrarĂ« pas sulmeve izraelite

RAFAH, 4 shkurt /ATSH-AFP/ – Sulmet izraelite mbi Rripin e GazĂ«s kanĂ« shkaktuar vdekjen e 17 personave, pĂ«rfshirĂ« tre fĂ«mijĂ«, sot nĂ« mĂ«ngjes, njoftoi Mbrojtja Civile e territorit palestinez, nĂ« njĂ« bilanc tĂ« ri.

Më herët, ushtria izraelite kishte bërë të ditur se kishte kryer sulme, pas të shtënave ndaj ushtarëve të saj, të cilat kanë plagosur rëndë një oficer./ (vijon) /Ad.Ab./ a.jor.

The post GAZA – 17 tĂ« vrarĂ« pas sulmeve izraelite appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BERLIN – Energjia dhe armĂ«t nĂ« qendĂ«r tĂ« vizitĂ«s sĂ« Merz nĂ« vendet e Gjirit

BERLIN, 4 shkurt /ATSH-DPA/ – Kancelari gjerman Friedrich Merz niset sot  pĂ«r vizitĂ«n e tij tĂ« parĂ« nĂ« rajonin e pasur dhe strategjikisht tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m tĂ« Gjirit.

Ndalesa e parë do të jetë Arabia Saudite, e ndjekur nga Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kancelari Merz synon të intensifikojë partneritetet me vendet prodhuese të naftës dhe gazit, me pritshmëri që bashkëpunimi të forcohet veçanërisht në sektorin e energjisë.

Në bisedime do të përfshihen edhe marrëveshjet për armë.

Eksportet e armëve drejt këtyre tre vendeve, të qeverisura në mënyrë autokratike, janë trajtuar me shumë kujdes nga qeveritë e mëparshme gjermane për shkak të shqetësimeve mbi të drejtat e njeriut dhe përfshirjes së tyre në konflikte rajonale.

Qeveria e Merz tani synon të zbusë këtë qasje kufizuese.

Një temë e rëndësishme do të jetë përshkallëzimi i situatës në dhe rreth Iranit.

Së fundmi janë rritur sërish shqetësimet për një luftë të re, pasi presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar vazhdimisht udhëheqjen në Teheran me sulme ushtarake, pjesërisht për shkak të veprimeve brutale të forcave shtetërore kundër demonstruesve gjatë protestave masive të fundit.

Mendohet se mijëra, në mos dhjetëra mijëra njerëz, janë vrarë. Ushtria amerikane ka rritur ndjeshëm praninë e saj në rajon që nga fillimi i janarit, por raportimet më të fundit thonë se negociata mes përfaqësuesve amerikanë dhe iranianë pritet të zhvillohen të premten. /Ad.Ab./

The post BERLIN – Energjia dhe armĂ«t nĂ« qendĂ«r tĂ« vizitĂ«s sĂ« Merz nĂ« vendet e Gjirit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Bill dhe Hillary Clinton do tĂ« dĂ«shmojĂ« nĂ« Kongres pĂ«r çështjen Epstein nĂ« fund tĂ« shkurtit

UASHINGTON, 4 shkurt /ATSH-DPA/ – Ish-presidenti i SHBA-sĂ«, Bill Clinton, dhe bashkĂ«shortja e tij, ish-sekretarja e Shtetit Hillary Clinton, pritet tĂ« dĂ«shmojnĂ« para Kongresit amerikan nĂ« fund tĂ« kĂ«tij muaji, nĂ« kuadĂ«r tĂ« njĂ« hetimi tĂ« udhĂ«hequr nga republikanĂ«t lidhur me Jeffrey Epstein, i dĂ«nuar pĂ«r krime seksuale.

James Comer, kryetari republikan i Komisionit të Mbikëqyrjes në Dhomën e Përfaqësuesve, tha se të dy kanë rënë dakord të paraqiten për pyetje, të cilat do të transkriptohen dhe filmohen.

Hillary Clinton është planifikuar të dëshmojë më 26 shkurt, ndërsa bashkëshorti i saj më 27 shkurt, të dy nën betim.

Sipas medieve amerikane, pranimi i ClintonĂ«ve pĂ«r tĂ« dĂ«shmuar i shtyu republikanĂ«t nĂ« DhomĂ«n e PĂ«rfaqĂ«suesve tĂ« anulojnĂ« njĂ« votim tĂ« planifikuar pĂ«r njĂ« masĂ« “pĂ«rçmimi ndaj Kongresit” ndaj tyre.

Kjo masë ishte shtyrë përpara pasi Clintonët kishin refuzuar për muaj të tërë të bashkëpunonin me hetimin parlamentar mbi aktivitetet e Epstein, duke argumentuar se hetimi ishte i motivuar politikisht.

Comer tha se anëtarët e komisionit nga të dyja partitë kanë theksuar se askush nuk është mbi ligjin, përfshirë edhe  çiftin Clinton.

Ai kritikoi ata për, sipas tij, sfidimin e përsëritur të thirrjeve zyrtare për dëshmi dhe për pranimin për të dëshmuar vetëm përballë mundësisë së procedurave për përçmim ndaj Kongresit.

Emri dhe imazhe të Bill Clinton shfaqen në dokumentet e hetimit për Epstein, megjithëse ish-presidenti ka mohuar vazhdimisht çdo sjellje të pahijshme të lidhur me njohjen e tij me Epstein.

Jeffrey Epstein, një multimilioner, drejtoi për vite me radhë një rrjet trafikimi seksual, duke shfrytëzuar dhjetëra gra të reja dhe të mitura.

Ai vdiq në burg në vitin 2019, në moshën 66-vjeçare, ndërsa priste gjyqin për akuza federale për trafikim seksual./  /Ad.Ab./ a.jor.

The post SHBA – Bill dhe Hillary Clinton do tĂ« dĂ«shmojĂ« nĂ« Kongres pĂ«r çështjen Epstein nĂ« fund tĂ« shkurtit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GREQI – ArkeologĂ«t gjejnĂ« veglat mĂ« tĂ« vjetra nĂ« botĂ« prej druri

NJU JORK, 3 shkurt /ATSH/ – ArkeologĂ«t kanĂ« zbuluar dy vegla prej druri qĂ« datojnĂ« rreth 430 000 vjet mĂ« parĂ« nĂ« zonĂ«n arkeologjike Marathousa, nĂ« jug tĂ« Peloponezit, Greqi, sipas AP.

Ky zbulim i bën këto vegla prej druri më të vjetrat që janë gjetur ndonjëherë në botë.

Veglat ofrojnë një pasqyrë të rrallë mbi jetën e njerëzve të lashtë, duke treguar përdorimin e drurit si mjet për punë të ndryshme përpara sen të ekzistonte Homo sapiens.

Marathousa ndodhet pranë një liqeni dhe ka qenë një zonë e pasur me kafshë dhe bimësi, gjë që e bëri vendin një mjedis ideal për njerëzit e lashtë.

Shkencëtarët besojnë se vendi mund të ketë qenë përdorur për gjueti dhe përgatitjen e ushqimit dhe veglat prej druri mund të jenë përdorur për gërmime ose punime të tjera praktike.

Një nga veglat e gjetura është një shkop i gjatë dhe i hollë prej rreth 80 centimetra, i cili mund të jetë përdorur për gërmime në baltë ose për nxjerrjen e ushqimeve të ndryshme nga toka ose uji.

Vegla e dytë është më e vogël, rreth 5,7 centimetra, dhe mendohet të jetë përdorur për formësimin e veglave prej guri ose për punë të tjera dore.

Ky nivel detajimi tregon aftësi të avancuara teknologjike për kohën.

Ruajtja e veglave prej druri është jashtëzakonisht e rrallë, sepse druri zakonisht prishet me kalimin e mijëra viteve.

Kjo bën që gjetja e tyre në Marathousa të jetë një rast unik, duke u ofruar shkencëtarëve prova të drejtpërdrejta të përdorimit të drurit nga njerëzit e lashtë.

Përveç drurit, gjetjet e tjera përfshijnë vegla prej guri dhe mbetje kafshësh, duke ndihmuar në krijimin e një pamjeje më të plotë të jetës në atë kohë.

Studiuesit nuk kanë gjetur eshtra njerëzish në vendin e gjetjes, prandaj nuk është e qartë cili grup njerëzor i përdori këto vegla.

Megjithatë, bazuar në kohën dhe vendin, shkencëtarët mendojnë se mund të kenë qenë neandertalët ose një specie tjetër homini i hershëm që jetonte në atë rajon.

Në përfundim, gjetja e veglave prej druri në Marathousa jo vetëm që thyen rekorde të vjetërsisë, por ofron edhe një dritare të rrallë për të kuptuar inovacionin dhe aftësitë teknike të njerëzve të lashtë, duke shtuar njohuritë tona mbi historinë e hershme njerëzore./  /Ad.Ab./ a.jor.

 

 

The post GREQI – ArkeologĂ«t gjejnĂ« veglat mĂ« tĂ« vjetra nĂ« botĂ« prej druri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

DUBAI – Sanchez: Qeveria do tĂ« ndalojĂ« rrjetet sociale pĂ«r fĂ«mijĂ«t nĂ«n 16 vjeç

DUBAI, 3 shkurt /ATSH/ – Spanja do tĂ« ndalojĂ« pĂ«rdorimin e rrjeteve sociale pĂ«r fĂ«mijĂ«t nĂ«n 16 vjeç dhe do tĂ« kĂ«rkojĂ« nga platformat tĂ« pĂ«rdorin mjete tĂ« rrepta verifikimi tĂ« moshĂ«s, duke iu bashkuar AustralisĂ«, FrancĂ«s dhe DanimarkĂ«s nĂ« pĂ«rpjekjet pĂ«r tĂ« kufizuar ndikimin e platformave digjitale tek fĂ«mijĂ«t, sipas CNN.

“FĂ«mijĂ«t tanĂ« janĂ« tĂ« ekspozuar nĂ« njĂ« hapĂ«sirĂ« qĂ« nuk ishte menduar kurrĂ« pĂ«r ta pĂ«r t’u naviguar vetĂ«m. NjĂ« hapĂ«sirĂ« e mbushur me varĂ«si, abuzim, pornografi, manipulim dhe dhunĂ«â€, tha sot kryeministri spanjoll Pedro Sanchez.

“Ne nuk do ta pranojmĂ« mĂ« kĂ«tĂ«, do t’i mbrojmĂ« ata nga ‘perĂ«ndimi i egĂ«r digjital’”, theksoi ai.

Duke folur në Samitin Botëror të Qeverive në Dubai, Sanchez tha se qeveria e tij do të propozojë gjithashtu ligje të reja që parashikojnë përgjegjësi penale për drejtuesit e rrjeteve sociale në rast se ata dështojnë të heqin përmbajtje të paligjshme ose që nxitin urrejtje.

Procesi i miratimit të ligjit do të fillojë javën e ardhshme.

Australia u bë vendi i parë në botë që zbatoi një ndalim të rrjeteve sociale për nën 16-vjeçarët, duke ndaluar aksesin në 10 platforma, përfshirë Facebook, TikTok, Instagram, Snapchat dhe X.

Britania e Madhe po konsideron një masë të ngjashme, ndërsa Franca dhe Danimarka kanë njoftuar së fundmi planet për të ndaluar fëmijët nën 15 vjeç të përdorin rrjetet sociale.

Të tjera vende në Evropë gjithashtu po ndjekin një qasje më të ashpër ndaj kompanive të rrjeteve sociale.

“Spanja u Ă«shtĂ« bashkuar pesĂ« vendeve  tĂ« tjera evropiane tĂ« pĂ«rkushtuara pĂ«r zbatimin mĂ« tĂ« rreptĂ«, mĂ« tĂ« shpejtĂ« dhe mĂ« efektiv tĂ« rregullave tĂ« rrjeteve sociale”, tha Sanchez.

Ai nuk përmendi vendet, por shpjegoi se grupi do të mbajë takimin e parë në ditët e ardhshme me qëllim koordinimin e zbatimit përtej kufijve./  /Ad.Ab./ a.jor.

The post DUBAI – Sanchez: Qeveria do tĂ« ndalojĂ« rrjetet sociale pĂ«r fĂ«mijĂ«t nĂ«n 16 vjeç appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Erdogan diskuton bashkĂ«punimin rajonal gjatĂ« turneut nĂ« ArabinĂ« Saudite dhe Egjipt

STAMBOLL, 3 shkurt /ATSH-DPA/ – Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan po viziton sot ArabinĂ« Saudite dhe nesĂ«r Egjiptin pĂ«r tĂ« diskutuar thellimin e marrĂ«dhĂ«nieve dypalĂ«she si edhe zhvillimet rajonale dhe globale, njoftoi zyra e tij e komunikimit.

”Erdogan pritet tĂ« takohet nĂ« Riad me princin e kurorĂ«s Mohammed bin Salman pĂ«r tĂ« shqyrtuar hapat drejt forcimit tĂ« lidhjeve diplomatike dhe ekonomike”, bĂ«ri tĂ« ditur zyra e tij nĂ« platformĂ«n X.

Erdogan do tĂ« udhĂ«tojĂ« nesĂ«r drejt Kajros pĂ«r tĂ« bashkĂ«kryesuar mbledhjen e dytĂ« tĂ« KĂ«shillit tĂ« BashkĂ«punimit Strategjik Turqi–Egjipt me presidentin Abdel Fattah al-Sisi, ku bisedimet do tĂ« kenĂ« fokus tĂ« veçantĂ« mbi PalestinĂ«n.

Presidenti turk pritet gjithashtu të marrë pjesë në një forum biznesi në kryeqytetin egjiptian.

”Vizitat e njĂ«pasnjĂ«shme vijnĂ« nĂ« njĂ« kohĂ« kur Ankaraja po pĂ«rpiqet tĂ« rindĂ«rtojĂ« lidhjet e sigurisĂ« dhe diplomacisĂ« me partnerĂ« kyç nĂ« Lindjen e Mesme pas luftĂ«s nĂ« Gaza, duke synuar njĂ«kohĂ«sisht rritjen e tregtisĂ« dhe investimeve”, raportoi agjencia shtetĂ«rore turke e lajmeve AA.

Vizitat pasqyrojnë edhe dëshirën e Arabisë Saudite dhe Egjiptit për një koordinim më të ngushtë me Turqinë.

Ky ndryshim vjen në mes të shqetësimeve në rritje për rrezikun e një konflikti më të gjerë rajonal dhe dyshimeve gjithnjë e më të mëdha mbi besueshmërinë e garancive të sigurisë nga SHBA-ja./  / Ad.Ab./  a.jor.

The post FOKUS – Erdogan diskuton bashkĂ«punimin rajonal gjatĂ« turneut nĂ« ArabinĂ« Saudite dhe Egjipt appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Trump: RepublikanĂ«t duhet tĂ« marrin kontrollin e zgjedhjeve nĂ« disa shtete

UASHINGTON, 3 shkurt /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan Donald Trump sugjeroi qĂ« Partia Republikane tĂ« marrĂ« kontrollin e procesit zgjedhor nĂ« rreth 15 shtete, pĂ«rpara zgjedhjeve tĂ« mesmandatit qĂ« pritet tĂ« mbahen nĂ« nĂ«ntor.

“RepublikanĂ«t duhet tĂ« thonĂ« se ne duam tĂ« marrim kontrollin, duhet tĂ« marrim kontrollin e votimit nĂ« tĂ« paktĂ«n rreth 15 shtete”,  deklaroi Donald Trump, i pyetur nga podkasteri konservator dhe ish-zĂ«vendĂ«sdrejtori i FBI-sĂ«, Dan Bongino.

“RepublikanĂ«t duhet ta nacionalizojnĂ« votimin”, kĂ«mbĂ«nguli presidenti amerikan.

NĂ« Shtetet e Bashkuara, proceset zgjedhore menaxhohen nga shtetet dhe jo nga qeveria federale.

Zgjedhjet e mesmandatit parashikohen të jenë të vështira për shumicën republikane në Kongres, në një kohë kur operacionet e ashpra të policisë së emigracionit, që shkaktuan dy viktima në janar në Minneapolis,  po kundërshtohen gjithnjë e më shumë dhe kostoja e jetesës po rëndon mbi familjet.

Si dëshmi e kësaj pakënaqësie të elektoratit ndaj Partisë Republikane, demokratët fituan të shtunën një vend senatori në një bastion republikan në Teksas. Vjeshtën e kaluar, Nju Xhersi dhe Virxhinia zgjodhën guvernatorë demokratë.

Po ashtu, një demokrat u zgjodh së fundmi kryetar bashkie i Nju Jorkut.

Donald Trump i inkurajoi shtetet republikane të ndryshojnë rishpërndarjen e hartës elektorale për të favorizuar partinë e tij.

Gjatë intervistës, presidenti Trump rikonfirmoi gjithashtu, sërish pa asnjë provë, se kishte fituar zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 kundër Joe Bidenit.

Javën e kaluar, FBI-ja (policia federale amerikane) kreu një kontroll në një qendër zgjedhore në Xhorxhia, në qendër të akuzave të pabazuara për mashtrim gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Donald Trump u padit në vitin 2023 nga drejtësia federale dhe ajo e shtetit të Xhorxhias për përpjekje të paligjshme për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020, të fituara nga demokrati Joe Biden. Këto ndjekje penale u hoqën pas zgjedhjes së tij në vitin 2024 për një mandat të dytë./  /Ad.Ab./ a.jor.

The post SHBA – Trump: RepublikanĂ«t duhet tĂ« marrin kontrollin e zgjedhjeve nĂ« disa shtete appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌