Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Zvarritja e çështjes Balluku rikthen protestat përpara Kuvendit

Zvarritja e vendimmarrjes për imunitetin e zv.kryeministres Belinda Balluku riktheu sot protestat qytetare përpara Kuvendit.

Këshilli i Mandateve shtyu sërish mbledhjen, edhe pse ishte paralajmëruar se do të merrte një vendim këtë javë.

Ndërkohë, edhe Gjykata Kushtetuese nuk ka marrë një vendim përfundimtar mbi pezullimin Ballukut, e cila mban njëherësh edhe postin e ministres së Infrastrukturës.

Aktivistë dhe qytetarë e cilësuan këtë situatë si një zvarritje të qëllimshme të procesit.

Të indinjuar nga mungesa e ndëshkimit për korrupsionin e pretenduar nga hetimet e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), dhjetëra protestues u mblodhën sot përpara hyrjes së Kryesisë së Kuvendit.

Ata shpalosën një banderolë me mesazhin: “Për drejtësi deri në fund!”.

“Kërkojmë në mënyrë të menjëhershme ndërprerjen e këtij procesi farsë, mbledhjen urgjente të Këshillit të Mandateve dhe trajtimin e çështjes me transparencë të plotë,” theksoi Sidorela Vatnikaj, nga organizata “Drejtësi Sociale”.

Sipas saj, çdo shtyrje tjetër përbën një akt të vetëdijshëm kundër demokracisë dhe vullnetit qytetar.

Gjatë protestës, aktivistët hodhën dhjetëra çelësa përpara hyrjes së Kryesisë si shenjë simbolike e një prej pretendimeve të ngritura, sipas së cilave dyshohet se numri dy i qeverisë ka kapitalizuar pasuri të majme nga korrupsioni dhe abuzimi me pushtetin.

“A ka hall më të madh për qytetarin, kur prokuroria thotë se një ministër është duke vjedhur?” drejtoi si pyetje retorike Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare, teksa akuzoi disa deputetë se po bllokojnë qëllimisht procesin.

Qiraxhi përmendi me emra Niko Peleshin, Taulant Ballën, Blendi Çuçin, Ulsi Manjën dhe Blendi Çomon, duke i cilësuar si pengues të drejtësisë.

“Kudo në botë shqiptarët mund të blejnë një shtëpi. I vetmi vend ku nuk munden, është Shqipëria,” tha ai në përmbyllje.

Aktivisti Andi Tepelena solli në vëmendje edhe pasojat sociale të qeverisjes. Ai theksoi emigrimin masiv të të rinjve duke referuar si shifër se 79% e studentëve synojnë të largohen nga vendi.

Kjo ishte protesta e dytë e këtij grupimi. Në dhjetor 2025, ata protestuan bashkë me Partinë Mundësia me moton “Peshku qelbet nga koka”.

Çfarë dimë deri më tani?

Që prej vjeshtës së vitit 2025, zëvendëskryeministrja Balluku është në qendër të një procesi hetimor dhe politik, që përfshin akuzat penale të SPAK, vendimet e gjykatave, si dhe ndërhyrjen institucionale të nivelit të lartë.

Në nëntor 2025, SPAK i bëri ballafaqim Ballukut dhe ish-drejtorëve të ARRSH-së, nën varësi të saj, me akuzat për shkelje të procedurave të prokurimit në projekte të mëdha, përfshirë tenderët për Tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Madhe të Tiranës, me vlerë qindra miliona euro.

Hetimi përfshinte pretendime se një grup zyrtarësh kishte favorizuar kompani të caktuara në shkelje të ligjit të prokurimeve. SPAK kërkoi më pas pezullimin nga detyra dhe një ndalim të daljes nga vendi për Ballukun, si masa sigurie.

Më 20 nëntor 2025, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) i miratoi masat e kërkuara.

Kryeministri Edi Rama reagoi publikisht kundër vendimit të GJKKO-s, duke e cilësuar ndërhyrje të paprecedentë të sistemit të drejtësisë në funksionimin e ekzekutivit dhe e çoi çështjen para Gjykata Kushtetuese.

Kjo solli një konflikt kompetencash mes institucioneve, duke reflektuar tensione rreth ndarjes së pushteteve.

Më 12 dhjetor, me shumicë votash, Gjykata Kushtetuese vendosi ta rikthejë në detyrë Ballukun, duke pezulluar përkohësisht efektet e vendimit të GJKKO-s deri në shqyrtim të mëtejshëm.

Vendimi u arrit pas një ankimi të Kryeministrit dhe u argumentua se masa e pezullimit nga detyra kishte krijuar mosmarrëveshje kompetencash në interpretimin e ligjit kushtetues mbi imunitetin dhe funksionimin e përgjithshëm të ekzekutivit, pra qeverisë.

Pas kësaj lëvizjeje, SPAK kërkoi zyrtarisht heqjen e imunitetit të Ballukut me synimin për të vendosur ndaj saj një masë më të fortë sigurie, çka nënkupton arrestimin.

Më 17 dhjetor, Kuvendi i mohoi anëtarëve të Këshillit të Mandateve dosjen hetimore duke e argumentuar këtë si informacion “sekret hetimor”. Ekspertët e quajtën vendimin absurd.

Gjykata Kushtetuese njoftoi të martën se i nevojitej më shumë kohë për t’u shprehur për çështjen e pezullimit nga GJKKO-ja, qëndrim që u përdor nga shumica socialiste si argument për të frenuar procesin e shqyrtimit të imunitetit të Ballukut.

Lexoni gjithashtu:

The post Zvarritja e çështjes Balluku rikthen protestat përpara Kuvendit appeared first on Citizens.al.

Në pritje të Kushtetueses, Peleshi shtyn pa afat Këshillin e Mandateve për Ballukun

Pas 1 muaj e gjysmë zvarritje mazhoranca socialiste ka vendosur të kërkojë akoma më shumë kohë për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, SPAK, për arrestimin e zv.Kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila akuzohet për “shkelje të barazisë në tendera” me vlerë qindra milionë euro. Në kundërshtim me rregulloren […]

The post Në pritje të Kushtetueses, Peleshi shtyn pa afat Këshillin e Mandateve për Ballukun appeared first on Reporter.al.

Çështja “Balluku” në ngërç/ Kushtetuesja pa vendim, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin ka shtyrë mbledhjen e cila ishte parashikuar të mbahej mesditën e kësaj të mërkure, për shqyrtimin e çështjes së imunitetit të Belinda Ballukut, të cilën SPAK kërkon ta arrestojë. Mbledhja ishte parashikuar të mbahej orën 12:00, ndërsa Këshilli, ka njoftuar shtyrjen e saj duke mos caktuar ende një datë […]

The post Çështja “Balluku” në ngërç/ Kushtetuesja pa vendim, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve appeared first on BoldNews.al.

Kushtetuesja pa vendim për Ballukun, Lala: Po fiton kohë deri në vendimin e Këshillit të Mandateve

Gazetarja Klodiana Lala deklaroi në emisionin “Studio 24” se, ka kometuar shtyrjen e vendimt nga Gjykata Kushtetuese për çështjen e zv/kryeministres Belinda Balluku. Sipas Lalës, kjo do të thotë se nuk do të ketë asnjë vendim për lejimin ose jo të ushtrimit të detyrës nga Balluku në të njëjtën ditë kur mblidhet Këshilli i Mandateve […]

The post Kushtetuesja pa vendim për Ballukun, Lala: Po fiton kohë deri në vendimin e Këshillit të Mandateve appeared first on BoldNews.al.

“Mandatet” vendosin nesër për imunitetin e Ballukut, njoftohet protestë para Kuvendit

Këshilli i Mandateve pritet të mblidhet ditën e nesërme (28 janar) për të vendosur mbi imunitetin e Belinda Ballukut, të cilën SPAK do ta arrestojë. Mbledhja do të mbahet në kryesinë e Kuvendit, teksa një thirrje për protestë është ndarë në rrjetet sociale, ditën e sotme. Sipas njoftimit të ndarë për mediat, protesta do të […]

The post “Mandatet” vendosin nesër për imunitetin e Ballukut, njoftohet protestë para Kuvendit appeared first on BoldNews.al.

Mbledhja për imunitetin e Ballukut/ PD: Precedent i rrezikshëm! I dhanë kohë të prishë provat

Partia Demokratike e ka cilësuar si precedent të rrezikshëm, zvarritjen e procesit të imunitetit të Belinda Ballukut, të cilën SPAK kërkon ta arrestojë. Këtë të hënë u njoftua se Këshilli i Mandateve do të mblidhet më 28 janar ora 12:00, ndërkohë që PD, argumenton se janë plot 6 javë që nga kërkesa e SPAK dhe […]

The post Mbledhja për imunitetin e Ballukut/ PD: Precedent i rrezikshëm! I dhanë kohë të prishë provat appeared first on BoldNews.al.

PD kërkon mbledhjen e Këshillit të Mandateve: Rama po mban peng procesin për Ballukun

Anëtarët demokratë të Këshillit të Mandateve janë paraqitur mesditën e kësaj të enjte në kryesinë e Kuvendit, ku kanë kërkuar që të zhvillohet mbledhja për imunitetin e Belinda Ballukut. Por pavarësisht kërkesës së tyre edhe ditën e sotme mbledhja nuk është zhvilluar pasi pala socialiste nuk është paraqitur. Në një deklaratë për mediat, demokratët thonë […]

The post PD kërkon mbledhjen e Këshillit të Mandateve: Rama po mban peng procesin për Ballukun appeared first on BoldNews.al.

PS bojkoton mbledhjen e Këshillit, Bardhi: Ballukut i dhanë 3 javë kohë, por afati skadoi

Partia Socialiste ka bojkotuar mbledhjen e Këshillit të Mandateve të thirrur nga Partia Demokratike. Në një komunikim për gazetarët, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, e ka cilësuar këtë situatë si një akt të paprecedentë. Ai theksoi se kërkesa është e bazuar në rregulloren e Kuvendit, e cila sipas tij duhet të mbetet […]

The post PS bojkoton mbledhjen e Këshillit, Bardhi: Ballukut i dhanë 3 javë kohë, por afati skadoi appeared first on BoldNews.al.

PD kërkon sërish mbledhjen e Këshillit të Mandateve për imunitetin e Ballukut

TIRANË, 30 dhjetor /ATSH/ Partia Demokratike njoftoi sot se do të kërkojë sërish mbledhjen e Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të zv/ kryeministres Belinda Balluku.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, deklaroi se Partia Socialiste po vonon shqyrtimin e kërkesës, duke i dhënë përparësi kërkesave të Ballukut, ndërkohë që SPAK ka paralajmëruar se Balluku po tenton të prishë provat dhe të intimidon dëshmitarët.

“Prej dy javësh po presim pesë anëtarët e mazhorancës në këshill, të cilët duket se po i ikin përgjegjësisë për të shqyrtuar kërkesën e prokurorisë. SPAK ka kërkuar shqyrtimin brenda 3-5 ditëve nga marrja e kërkesës, por deri tani nuk është kryer as dëgjimi i prokurorisë në Kuvend”, tha Bardhi.

Ai theksoi se akti i mazhorancës për vonesën e shqyrtimit është i paprecedentë dhe shtoi se PD do të rithërrasë mbledhjen e Këshillit të Mandateve më 6 janar në orën 11:00.

Bardhi apeloi gjithashtu tek kryetari i Kuvendit që të mos pengojë procesin dhe të mundësojë autorizimin për veprim të prokurorisë në përputhje me Kushtetutën.

/gj.m/j.p/

 

The post PD kërkon sërish mbledhjen e Këshillit të Mandateve për imunitetin e Ballukut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Parlamenti nuk është zyrë noterie, SPAK u fut në territorin e ekzekutivit

TIRANË, 30 dhjetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se mazhoranca do të mbajë qëndrimin e saj në Këshillin e Mandateve për kërkesën e ardhur nga SPAK për heqjen e imunitetit ndaj zv.kryeministres, Belinda Balluku, por shtoi se parlamenti nuk noterizon kërkesat e SPAK.

I pyetur në konferencën e fundvitit me gazetarët, të mbajtur në Kryeministri lidhur me qëndrimin e mazhorancës për çështjen e zv.kryeministres, Belinda Balluku, Rama ngriti pyetjen.

“Keni dëgjuar ndonjë fjalë të vetme avokatie për rastin konkret nga ana jonë? Pyetje e kam këtë. Nuk besoj. As unë dhe askush tjetër nuk ka hyrë në përmbajtjen e rastit”, tha Kryeministri.

“Por ky rast ndryshon nga rastet e tjera sepse ka ardhur tek ne, pra nuk është një rast në rrugën e pushtetit gjyqësor, të cilin si shumë raste të tjera pushteti gjyqësor në këtë rast prokuroria e ndjek pa pasur nevojë të ndalojë në derën tonë”, tha Rama.

Dhe, theksoi Kryeministri, “kur rasti vjen në derën tonë, flas të pushtetit legjislativ, atëherë pushteti legjislativ duhet të shprehet. Nuk është noter i prokurorisë”.

“Këshilli i Mandateve nuk është një zyrë noterie, është një kuazi gjykatë. Parlamenti nuk noterizon kërkesat që vijnë. I merr, i sheh”, nënvizoi Rama.

Duke folur për 16 mijë faqet e paraqitura nga SPAK në Këshillin e Mandateve, Rama u shpreh se nuk janë produkt i hetimit.

“Nuk do të doja në fakt ta kishe përmendur atë 16 mijë faqe me prova, se ajo më provokon. Më ka provokuar që ditën e parë. Po të isha unë në Këshillin e Mandateve do të thoja atyre që erdhën: çohuni ikni dhe kthehuni me një dosje për parlamentin e Shqipërisë, për deputetët. Nuk mund të vini këtu me 16 mijë faqe që i quani prova”, tha Rama.

“E dini ju çfarë janë ato 16 mijë faqe? Nuk janë absolutisht produkt i hetimit, se s’ka si të jenë produkt i hetimit. Janë 16 mijë faqe ku janë futur brenda kontrata, studime, arkivi i Ministrisë futur brenda. 16 mijë faqe janë një vandak me dokumente zyrtare dhe kjo është afërmendsh, s’ka nevojë fare ta shohësh”, theksoi Rama.

Kryeministri nënvizoi se, “USB-në e sjellë nga prokuroria nuk e ka tërhequr asnjë deputet i PS-së dhe nuk e ka tërhequr as ministrja, avokati. Që të jemi shumë të qartë, për të mos krijuar asnjë shteg që pastaj të tjerët të thonë i kanë nxjerrë këta ato”.

Rama theksoi se, “nuk kemi të bëjmë këtu me ndryshim qëndrimi, këtu kemi të bëjmë me një qëndrim të duhur, shumë korrekt nga ana jonë, sepse rasti vjen në parlament”.

“Dhe përpara se të vinte në parlament, rasti erdhi, u fut në territorin e pushtetit ekzekutiv brutalisht me një kërkesë skandaloze për pezullim e pandodhur në historinë e botës”, tha Rama.

“Tani mund ta them me plot gojën, sepse e kemi kërkuar gjithandej. Nëse ka një të dytë, nuk ka. Nuk ka ndodhur as në Europë jo e jo, por nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës që të mblidhen bashkë një prokuror dhe një gjykatës dhe të thonë pezullohet ky ministri se kështu kemi vendosur ne”, theksoi kreu i qeverisë.

“Kështu që erdhi aty rasti dhe duhej mbajtur një qëndrim patjetër. Mbajtëm një qëndrim institucional, shkuam në Gjykatën Kushtetuese dhe për këtë në parlament do të mbajmë patjetër qëndrim, nuk diskutohet”, shtoi Rama.

/gj.m/j.p/r.e/

The post Rama: Parlamenti nuk është zyrë noterie, SPAK u fut në territorin e ekzekutivit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PD kërkon mbledhjen e Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e imunitetit të Ballukut

TIRANË, 29 dhjetor /ATSH/ Pesë anëtarë të Partisë Demokratike në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, kërkuan sërish mbledhjen e këshillit për ditën e martë, për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku.

“Thirrja e mbledhjes së Këshillit me kërkesë të gjysmës së anëtarëve është e detyrueshme sipas rregullores”, thuhet në kërkesën e PD-së drejtuar kryeparlamentarit Niko Peleshi.

Më tej, në kërkesë nënvizohet se kryetari i Kuvendit ka detyrim të njoftojë rendin e ditës.

“Për këtë arsye, përmbushni detyrimin tuaj ligjor dhe mos u bëni pengesë për drejtësinë”, thuhet në shkresën e anëtarëve demokratë të Këshillit të Mandateve drejtuar Kuvendit”.

Balluku është marrë e pandehur nga SPAK, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogorasë”.
/m.q/j.p/

The post PD kërkon mbledhjen e Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e imunitetit të Ballukut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Imuniteti i Ballukut, Bylykbashi: Peleshi po pengon procesin

TIRANË, 26 dhjetor /ATSH/ Pesë anëtarët e Partisë Demokratike në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, thirrën sot në orën 11:00 mbledhjen e Këshillit, për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku.

Deputetët e opozitës janë paraqitur në ambientet e sallës, por sipas tyre, e kanë gjetur derën e mbyllur, duke i penguar që të ushtrojnë përgjegjësinë e tyre.

Sipas deputetit të Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi u ka mbyllur derën duke bllokuar procesin e heqjes së imunitetit për Ballukun.

“Kryetari i Kuvendit sërish refuzon që të thërrasë pjesën tjetër, të bëjë veprimet e tij të domosdoshme të kërkuara nga ligji, duke bllokuar një proces shumë të rëndësishëm kushtetues të parlamentit të Shqipërisë, për heqjen e imunitetit dhe mospengimin e drejtësisë në hetimin e kësaj afere skandaloze korruptive.

“Ne presim këtu që Kuvendi të na vërë në dispozicion që kjo mbledhje e thirrur rregullisht të jetë funksionale, por, ja ku jemi, Kryetari i Kuvendit na ka mbyllur derën”, theksoi Bylykbashi.

Gjithashtu, sipas PD-së, Peleshi nuk lejon mediet që të futen as në sallën e grupit parlamentar të PD.

/m.q/a.f/r.e/

The post Imuniteti i Ballukut, Bylykbashi: Peleshi po pengon procesin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut/ A do të mblidhet sot Këshilli i Mandateve?

Imuniteti i zv/kryeministres Belinda Balluku, ka mbetur pezull prej disa ditësh, pasi Këshilli i Mandateve nuk mori një vendim për kërkesën e SPAK për arrestimin e saj, mbledhjen e kaluar. Pesë anëtarët demokratë të Këshillit, i janë drejtuar me shkresë kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi ku kërkojnë mbledhjen e Këshillit ditën e sotme, (26 dhjetor […]

The post SPAK kërkon arrestimin e Ballukut/ A do të mblidhet sot Këshilli i Mandateve? appeared first on BoldNews.al.

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, deputetët e PD kërkojnë sot mbledhjen e Këshillit të Mandateve

✇Albeu
By: V K

Pesë anëtarë të Partisë Demokratike të Këshillit të Mandateve, iu drejtuan me shkresë kryetarit të Kuvendit ku kërkojnë mbledhjen sot të Këshillit të Imunitetit për shqyrtimin e kërkesës së SPAK, për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku.

Kjo është kërkesa e dytë që i drejtohet kryetarit të Kuvendit. Socialistët kanë deklaruar se shqyrtimi i kërkesës se Prokurorisë së Posaçme, nuk do bëhet para se të shprehet Gjykata Kushtetuese për çështjen e pezullimit të anëtarit të qeverisë.

Demokratët vene theksin te kërkesa e SPAK që çështja të shqyrtohet brenda 5 ditëve, për shkak të rrezikshmërisë së zëvendës kryeministres për të prishur prova apo intimiduar dëshmitarë.

“Duke mbajtur në konsideratë shënimin e Prokurorisë së Posaçme në kërkesë dhe gjatë mbledhjes së datës 19 Dhjetor 2025, ku nënvizohet se znj. Belinda Balluku është konstatuar me metoda speciale hetimi se po intimidon dëshmitarë/prish prova;

Duke mbajtur në konsideratë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme që çështja të shqyrtohet nga Këshilli brenda 3-5 ditë nga mbledhja e datës 19 Dhjetor 2025, për shkak të natyrës së ngutshme që ka kërkesa dhe nevojës për moscenimin e hetimeve”, thuhet në kërkesën e demokratëve, duke kërkuar që mbledhja të mbahet më 26 dhjetor.

Mbledhja e kaluar Këshillit të Imunitetit dhe Mandateve u zhvillua më 19 dhjetor, me pjesëmarrjen e 10 deputetëve dhe nën prezencën e 3 prokurorëve të posaçëm, drejtuesit të ri të SPAK Klodian Braho dhe dy prokurorëve të çështjes Dritan Prençi dhe Dorina Bejko.

Diskutimet u rrotulluan rreth USB-së me mbi 10 mijë faqe prova kundër Ballukut e dorëzuar nga SPAK ku argumentohet kërkesa e depozituar. Kjo USB iu shpërnda të gjithë anëtarëve, ndërsa palët nuk ranë dakord për caktimin e një date fikse për mbledhjen e ardhshme pas njohjes me provat.

The post SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, deputetët e PD kërkojnë sot mbledhjen e Këshillit të Mandateve appeared first on Albeu.com.

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut/ PD letër Peleshit: Të mblidhemi për shqyrtim më 26 dhjetor

Deputetët e PD, anëtarë të Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, i kanë kërkuar Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, thirrjen e mbledhjes së Këshillit për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për imunitetin e Belinda Ballukut. Në shkresë ata kërkojnë që mbledhja të zhvillohet ditën e premte, më 26 dhjetor, në orën 11:00. Demokratët argumentojnë se më […]

The post SPAK kërkon arrestimin e Ballukut/ PD letër Peleshit: Të mblidhemi për shqyrtim më 26 dhjetor appeared first on BoldNews.al.

PD kërkoi mbledhje urgjente të Këshillit të Mandateve për imunitetin e Ballukut, PS refuzon, Manja: Kemi angazhime të tjera

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, Partia Demokratike, ka kërkuar një mbledhje urgjente të Këshillit të Imunitetit dhe Mandateve për Belinda Ballukun, por mazhoranca socialiste ka refuzuar.

Ulsi Manja, si anëtar i këtij këshilli tha se ka angazhime të tjera, takime me elektoratin.

“Sekretariati e mbaroi mbledhjen për sot, ndërsa unë si anëtari i këshillit të mandateve kam angazhime të tjerë me elektoratin”, iu përgjigj Ulsi Manja gazetarëve.

Kujtojmë që ditën e djeshme, 5 anëtarët e PD në Këshillin e Imunitetit kanë kërkuar që të martën (sot), ora 11.00, të mblidhet Këshilli për Imunitetin për të shqyrtuar kërkesën e prokurorisë për heqjen e imunitetit të Zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Kërkesa e PD

Bardhi, në një deklaratë ku shprehet se duhet te diskutohet autorizimi për arrestimin apo heqjen e lirisë ndaj zëvendëskryeministres, ministres dhe deputetes Belinda Balluku.

“Sot, ne 5 anëtarët e Partisë Demokratike në Këshillin e Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve, i kemi dërguar një kërkesë urgjente Kryetarit të Kuvendit për të mbledhur Këshillin e Mandateve nesër në orën 11:00, për të vijuar shqyrtimin e kërkesës së SPAK-ut, me anë të së cilës kërkohet autorizimi për arrestimin apo heqjen e lirisë ndaj zëvendëskryeministres, ministres dhe deputetes Belinda Balluku.

Edi Rama dje njoftoi se do të vijonte bllokimin e drejtësisë dhe pengimin e saj deri në muajin shkurt, kur Gjykata Kushtetuese të shprehet përfundimisht mbi një kërkesë të tij për masën e parë ndaluese të marrë nga SPAK dhe Gjykata e Posaçme ndaj Belinda Ballukut.

Në fakt, kërkesa e sjellë në Kuvend nga Prokuroria dhe çështja që po trajtohet në Gjykatën Kushtetuese nuk kanë asnjë lidhje me njëra-tjetrën. Gjatë kohës kur Rama iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, për shkak se Prokuroria kishte marrë masën ndaluese për ushtrimin e funksionit për zonjën Balluku, ajo akuzohej për dy krime, me një vlerë dëmi prej 2010 milionë euro, dhe dosja e saj ishte kjo.

Sot që kërkesa e Prokurorisë ka ardhur në Kuvend për përshkallëzimin e masës ndaluese ndaj zonjës Balluku, pra për masë arresti apo heqje të lirisë, ajo akuzohet për plot 11 krime, me një vlerë dëmi prej 1.1 miliardë euro. Dhe dosja e saj është kjo, së bashku me provat që Prokuroria i ka sjellë në këtë USB Kuvendit.

Ndaj, thirrja ime sot shkon për Kryetarin e Kuvendit që të mos pengojë drejtësinë, të mos bëhet vegël e interesave personale apo e frikës që ndjen Edi Rama nga hetimi i plotë, i shpejtë dhe i pa ndikuar i Prokurorisë në rastet korruptive të Belinda Ballukut.

Tashmë i madh e i vogël e dinë që Edi Rama nuk po e pengon drejtësinë për shkak të Belinda Ballukut, por po e pengon drejtësinë për shkak të frikës së tij dhe sepse është i ndërgjegjshëm se urdhëruesi i çdo afere korruptive të kryer nga Belinda Balluku është vetë Edi Rama.”

Në kërkesën e 5 anëtarëve të PD drejtuar Kryetarit të Kuvendit thuhet se:

“Në mbështetje të nenit 13, pika 6, dhe nenit 118 të Rregullores së Kuvendit, Ne, 1/2 e anëtarëve të Këshillit:
– Duke e konsideruar periudhën më shumë se 3 ditore si të mjaftueshme për palët që të njihen me aktet dhe të përgatiten për praqitjen e agumenteve/mbrojtjen, bazuar edhe në precedentin parlamentar të dy rasteve të fundit të marra në shqyrtim nga Këshilli, ku afati në dispozicion të palëve ka qenë 48-72 orë;
– Duke mbajtur në konsideratë shënimin e Prokurorisë së Posacme në kërkesë dhe gjatë mbledhjes së datës 19 Dhjetor 2025, ku nënvizohet se znj. Belinda Balluku është konstatuar me metoda speciale hetimi se po intimidon dëshmitarë/prish prova;
– Duke mbajtur në konsideratë kërkesën e Prokurorisë së Posacme që cështja të shqyrtohet nga Këshilli brenda 3-5 ditë nga mbledhja e datës 19 Dhjetor 2025, për shkak të natyrës së ngutshme që ka kërkesa dhe nevojës për moscenimin e hetimeve;
– Me qëllim që Këshilli dhe Kuvendi të mos bëhen pengesë për drejtësinë dhe për hetimin e cështjeve nga Prokuroria e Posacme;
Kërkojmë:
1. Mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ditën e martë, datë 23 Dhjetor 2025, ora 11.00, me Rend Dite: “Vijimi i shqyrtimit të kërkesës nr. 13019 Prot., datë 16.12.2025, me anë të së cilës Prokuroria e Posacme ka kërkuar dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit – Zëvendëskryeministrit – Ministrit, znj. Belinda Balluku.”.

Deputetët e PD theksojnë se: “thirrja e mbledhjes së Këshillit me kërkesë të 1/2 së anëtarëve është e detyrueshme sipas Rregullores, sepse Këshilli thirret në dy forma sipas pikës 6, të nenit 13 të Rregullores së Kuvendit: (1) me kërkesë të Kryetarit të Kuvendit; (2) me kërkesë të 1/2 së anëtarëve të Këshillit. Nëse thirret nga 1/2 e anëtarëve të Këshillit, Kryetari i Kuvendit ka detyrimin të njoftojë Rendin e Ditës për anëtarët e tjerë dhe palët që mund të jenë thirrur në proces. Për këtë arsye, përmbushni detyrimin tuaj ligjor dhe mos u bëni pengesë për drejtësinë.”.

The post PD kërkoi mbledhje urgjente të Këshillit të Mandateve për imunitetin e Ballukut, PS refuzon, Manja: Kemi angazhime të tjera appeared first on Albeu.com.

“Pas rikthimit në detyrë Balluku ka kërcënuar vartës”, Bardhi: SPAK solli prova në Këshillin e Mandateve!

Deputeti demokrat Gazmend Bardhi foli mbi mbledhjen në Këshillin e Mandateve të premten e kaluar ku u shqyrtua mandati i Belinda Ballukut, në praninë e prokurorëve të SPAK. Bardhi në “Studio24” thekson se Balluku pas rikthimit në detyrë ka kërcënuar vartësit e saj që bashkëpunojnë me drejtësinë. Këtë gjë sipas tij e ka sjellë SPAK […]

The post “Pas rikthimit në detyrë Balluku ka kërcënuar vartës”, Bardhi: SPAK solli prova në Këshillin e Mandateve! appeared first on BoldNews.al.

Imuniteti i Ballukut/ PD kërkesë Kuvendit: Të mblidhet të martën Këshilli i Mandateve

Pesë anëtarët e Partisë Demokratike, në Këshillin e Imunitetit kanë kërkuar që të martën, ora 11.00, të mblidhet Këshilli për Imunitetin për të shqyrtuar kërkesën e prokurorisë për heqjen e imunitetit të Zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, shprehet se 3 ditë kanë qënë mjaftueshëm për palën mbrojtëse që të […]

The post Imuniteti i Ballukut/ PD kërkesë Kuvendit: Të mblidhet të martën Këshilli i Mandateve appeared first on BoldNews.al.

Shkruan DW: Këshilli i Mandateve pa vendim për imunitetin e Ballukut

Pas pesë orësh mbledhje me dyer të mbyllura Këshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë nuk arriti të merrte vendim lidhur me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, SPAK, për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Mbledhja u mbyll pa konsensus, ndërsa mazhoranca kërkoi më shumë kohë për t’u njohur me provat e reja të paraqitura nga Prokuroria. Balluku mungon në takim Në të…

Source

DW: Këshilli i Mandateve pa vendim për imunitetin e Belinda Ballukut

✇Albeu
By: V K

Pas pesë orësh mbledhje me dyer të mbyllura, Këshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë, nuk arriti të merrte vendim lidhur me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, SPAK, për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Mbledhja u mbyll pa konsensus, ndërsa mazhoranca kërkoi më shumë kohë për t’u njohur me provat e reja të paraqitura nga Prokuroria.

Balluku mungon në takim

Në të njëjtën kohë kur drejtuesi i SPAK-ut, Klodian Braho, së bashku me dy prokurorët e çështjes, ndodheshin në Kryesinë e Kuvendit për të paraqitur kërkesën për autorizimin e masës së arrestit, zv.kryeministrja Belinda Balluku merrte pjesë në mbledhjen e qeverisë.

Pas pesë orësh mbledhje me dyer të mbyllura Këshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë nuk arriti të merrte vendim lidhur me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, SPAK, për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Mbledhja u mbyll pa konsensus, ndërsa mazhoranca kërkoi më shumë kohë për t’u njohur me provat e reja të paraqitura nga Prokuroria.

Takimi i Këshillit të Mandateve u zhvillua me dyer të mbyllura, me argumentin se materialet e hetimit përbëjnë sekret hetimor.

Dhjetë deputetët anëtarë të Këshillit kanë marrë në dorëzim dokumentacionin e SPAK-ut, që përfshin me mijëra faqe prova, që sipas Prokurorisë duhet të shqyrtohen vetëm nga anëtarët e këtij organi, pa praninë e deputetëve të tjerë apo të medias.

Përplasje politike për afatin

Debatet në Këshillin e Mandateve u përqendruan kryesisht te koha e nevojshme për shqyrtimin e kërkesës së SPAK-ut.

Mazhoranca socialiste thotë se rregullorja i jep Kuvendit deri në dy javë për këtë procedurë, kohë që sipas saj përfshin edhe pushimet parlamentare, duke e shtyrë vendimmarrjen për në janar.

Nga ana tjetër, kryetari i grupit parlamentar tëPartisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi për mediat se opozita do të kërkojë thirrjen e një mbledhjeje të re në fillim të javës së ardhshme, duke e cilësuar çështjen si urgjente.

“SPAK tha se tri ditë janë të mjaftueshme, maksimumi pesë ditë. Pesë anëtarët e opozitës në këshill do ta thërrasin mbledhjen të hënën, maksimumi të martën. Ndërsa PS kërkon që mbledhja të zhvillohet më 20 janar”, – tha Bardhi.

Sipas tij, zvarritja e procesit po e kthen Kuvendin në pengesë për drejtësinë dhe i jep zëvendëskryeministres kohë për të ndikuar mbi provat e hetimit.

Akuzat ndaj Ballukut

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe e Energjisë, Belinda Balluku, është nën akuzë nga Prokuroria e Posaçme për veprën penale të “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera ose ankande publike” e depozituar më 31 tetor 2025.

Në kuadër të hetimit SPAK-u vendosi masën e pezullimit të saj nga funksionet zyrtare, si edhe ndalimin e largimit jashtë vendit, masa që u rrëzuan më pas nga Gjykata Kushtetuese.

Balluku i ka mohuar akuzat, duke i cilësuar ato si të pabazuara dhe politike, dhe ka deklaruar se do të bashkëpunojë me drejtësinë për zbardhjen e plotë të çështjes.

The post DW: Këshilli i Mandateve pa vendim për imunitetin e Belinda Ballukut appeared first on Albeu.com.

❌