❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“BE do tĂ« punojĂ« me DanimarkĂ«n dhe GroenlandĂ«n”/ Ursula von der Leyen: Tarifat amerikane janĂ« njĂ« vendim i gabuar

Ursula von der Leyen ka kritikuar kërcënimin e Donald Trump për të vendosur tarifa ndaj tetë vendeve evropiane që kundërshtuan përpjekjet e tij për të blerë Groenlandën.

Ajo nĂ«nvizoi se e BE- do tĂ« punojĂ« “krah pĂ«r krah” me DanimarkĂ«n dhe GroenlandĂ«n dhe se nuk do tĂ« mungojĂ« mbĂ«shtetja ekonomike dhe infrastrukturore ndaj tyre.

“Siguria nĂ« Arktik mund tĂ« arrihet vetĂ«m duke u koordinuar sĂ« bashku dhe kjo Ă«shtĂ« arsyeja pse tarifat shtesĂ« tĂ« propozuara janĂ« njĂ« gabim”, tha presidentja e Komisionit

Von der Leyen gjithashtu solli në vëmendje strategjinë e Komisionit të BE për këtë çështje duke shpjeguar edhe pikët kryesore që përmban kjo strategji.

-Solidaritet i plotë me Groenlandën dhe Danimarkën në mbështetje të sovranitetit të territorit;

-“NjĂ« rritje masive e investimeve evropiane nĂ« GroenlandĂ«â€ pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur infrastrukturĂ«n dhe biznesin lokal;

-Investime në sigurinë e Arktikut me SHBA-në dhe partnerë të tjerë si Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Norvegjia dhe Islanda;

-Një strategji e re sigurie e BE-së, duke përfshirë një përmirësim të strategjisë së sigurisë së Arktikut.

Kosovë/ LDK thërret Kuvendin e partisë, kryetari Abdixhiku pritet të kërkojë votëbesim

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbledhë kuvendin e përgjithshëm më 31 janar, ku kryetari Lumir Abdixhiku pritet të kërkojë votëbesim para 355 delegatëve, pas rezultatit të dobët në zgjedhjet e 28 dhjetorit, edhe pse pritshmëritë ishin që kjo parti të merrte një vendim për fatin e Abdixhikut më shpejt.

Pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së, e cila zgjati katër orë të hënën, zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, tha se statuti i kësaj partie e njeh të drejtën e kryetarit për të kërkuar votëbesim.

“Natyrisht, duke filluar nga njĂ« analizĂ« e rezultateve tĂ« zgjedhjeve tĂ« fundit dhe duke kulmuar, sipas kĂ«rkesĂ«s sĂ« vet kryetarit Abdixhiku, do tĂ« ftohet kuvendi si organi mĂ« i lartĂ« vendimmarrĂ«s i LDK-sĂ« mĂ« 31 janar. NĂ« kĂ«tĂ« kuvend, siç e ka deklaruar vetĂ« kryetari Abdixhiku, ai do tĂ« ofrojĂ« dorĂ«heqjen e tij duke i lĂ«nĂ« Kuvendit tĂ« vendosĂ« edhe pĂ«r kĂ«tĂ« çështje dhe pĂ«r diskutime tĂ« tjera qĂ« mund tĂ« fliten nĂ« atĂ« Kuvend”, u shpreh zĂ«dhĂ«nĂ«si i LDK, Besian Mustafa.

Sipas tij, vetëm pas kësaj procedure dhe varësisht prej rezultatit të votimit mund të shkohet te procesi zgjedhor i LDK-së, ku mund të ketë edhe shpallje të kandidaturave për kryetar të partisë më të vjetër në Kosovë.

“Kryetari Abdixhiku nĂ« kĂ«tĂ« kuvend do tĂ« kĂ«rkojĂ« votĂ«besim. Kuvendi i LDK-sĂ«, qĂ« i ka 355 delegatĂ«, do tĂ« vendosĂ« nĂ« kĂ«tĂ« kĂ«rkesĂ« nĂ«se vazhdon tĂ« kĂ«tĂ« besim tĂ« kryetari i partisĂ« apo jo. Statuti i LDK-sĂ« e njeh tĂ« drejtĂ«n e kryetarit tĂ« partisĂ« pĂ«r tĂ« kĂ«rkuar votĂ«besim, andaj njĂ« gjĂ« tĂ« tillĂ« do ta kĂ«rkojĂ« mĂ« 31 janar”, shtoi ai.

Po ashtu, Mustafa foli edhe për keqpërdorimet dhe vjedhjet e votave brenda subjekteve politike. Ai tha se për të gjithë ata zyrtarë të LDK-së që rezulton se kanë pasur dorë në manipulimin me vota, do të ketë pasoja edhe politike.

“KĂ«to shkelje janĂ« tĂ« rĂ«nda tĂ« demokracisĂ« dhe duhet ndjekur penalisht dhe secili duhet tĂ« japĂ« pĂ«rgjegjĂ«si ligjore dhe penale. Por, siç ka thĂ«nĂ« edhe vetĂ« kryetari Abdixhiku, do tĂ« ketĂ« edhe pasoja politike pĂ«r tĂ« gjithĂ« anĂ«tarĂ«t e LDK-sĂ«, pavarĂ«sisht nivelit tĂ« tyre tĂ« pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« qĂ« e mbajnĂ«, nĂ«se rezulton nga procesi hetues ligjor qĂ« kanĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« kĂ«to procese tĂ« jashtĂ«ligjshme”, tha ai.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 13.24 për qind të votave nga zgjedhjet e 28 dhjetorit, që i sigurojnë 15 deputet në Kuvend, rezultati i dytë më i ulët ën historinë e kësaj partie që nga themelimi i saj.

Rritet numri i viktimave në Spanjë/ Të paktën 41 të vdekur nga përplasja e trenave, dëshmia tronditëse e së mbijetuarës

Numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë ka shkuar të paktën 41.

Një tjetër trup u gjend brenda rrënojave të trenit të parë të dalë nga shinat ndërsa trupa të tjerë janë ende të bllokuar.

Megjithatë numri përfundimtar nuk mund të konfirmohet derisa ekipet e shpëtimit të heqin vagonët nga shinat.

Përplasja ndodhi në një fshat kodrinor me ullinj, në rrëzë të një vargmali në Adamuz të Andaluzisë. Vendi është i arritshëm vetëm nga një rrugë me një korsi, duke e bërë të vështirë për ekipet e shpëtimit të hyjnë me makineri të rënda.

Ekspertët thonë se një defekt në nyjen hekurudhore mund të jetë çelësi për të përcaktuar shkakun e daljes nga shinat që çoi në përplasjen midis dy trenave.

Vagonët e Trenit që shkonte në Madrid dyshohet se kanë dalë nga Shinat pikërisht nga kjo nyje e thyer duke u përplasur me trenin që vinte përballe në Aamuz, pranë qytetit të Kordobes.

Ndërkohë rrëfimet e të mbijetuarve të tragjedisë janë tronditëse. Një prej tyre tha për televizionin shtetëror të Spanjës se ishte ulur në një nga vagonët që pësoi goditjen më të rëndë.

Bashkë me një koleg, asaj iu desh të thyente xhamat për të dalë jashtë, ku u përballën me skena kaosi dhe britmash.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez vizitoi vendin e tragjedisë, ndërsa tre ditë zie kombëtare janë shpallur në kujtim të personave që humbën jetën.

Ngarkohet sistemi, vijnë reduktimet e energjisë elektrike në Kosovë

Kosova nuk po e zgjidh dot problemin me furnizimin e vendit me energji elektrike. Edhe këtë të martë autoritetet kanë paralajmëruar se në të gjithë Kosovën do të ketë ndërprerje të herëpashershme të dritave.

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike ka njoftuar se po përballet me vështirësi të jashtëzakonshme në balancimin e sistemit elektroenergjetik në kohë reale, si pasojë e raportit të prishur mes energjisë në dispozicion dhe kërkesës reale për konsum.

Sipas njoftimit zyrtar, të martën e 20 janarit, KESCO ka grumbulluar rreth 26.17 për qind më pak energji sesa kërkesa reale e konsumatorëve.

Për shkak të gjendjes së krijuar, KOSTT ka njoftuar se është detyruar të ndërpresë furnizimin me energji elektrike në disa fasha orare, si masë e fundit për garantimin e operimit të sigurt të sistemit, deri në stabilizimin dhe përmirësimin e situatës.

Megjithatë, rreth një javë më parë KOSTT-i njoftoi për normalizim dhe stabilizim të gjendjes në sistemin elektroenergjetik, duke thënë se është rritur prodhimi vendor i energjisë dhe se janë implementuar masa të koordinuara për balancimin e ngarkesës, edhe pse problematikat u shfaqën përsëri.

Ministrja e ekonomisĂ« nĂ« detyrĂ« Artane Rizvanolli, nuk parashtron asnjĂ« masĂ« pĂ«r ti dhĂ«nĂ« zgjidhje situatĂ«s, por bĂ«nĂ« thirrje pĂ«r “pak kursim tĂ« energjisĂ« elektrike”.

/abcnews.al/

Faza e re e negociatave për anëtarësim/ Toni Gogu: Transparencë në platformat televizive. Drejtësia sociale në fokus!

Në Kryeministri është mbajtur konferenca e radhës, ku u diskutua, faza e re e negociatave me Bashkimin Europian dhe angazhimi politik e qytetar.

Gjatë fjalës së tij Toni Gogu ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin, tha se do të ketë një fokus i veçantë do të jetë për platformat televizive , dezinformimit, si edhe drejtësisë sociale.

“Do tĂ« ketĂ« ritĂ«m tĂ« integrimit tĂ« vendit, zakonet ligjore, zakonet parlamentare duhet tĂ« mbizotĂ«rojnĂ« nĂ« jetĂ«n shoqĂ«rore dhe shtetĂ«rore tĂ« vendit. NjĂ« pjesĂ« e rĂ«ndĂ«sishme ka tĂ« bĂ«jĂ« edhe me rolin e medias, rritja e transparencĂ«s gjatĂ« vitit do tĂ« ketĂ« platformĂ« pĂ«r median, propozime konkrete pĂ«r nisma ligjore. PĂ«rmirĂ«simet qĂ« bĂ«hen nĂ« ligjin pĂ«r median audiovizive ka tĂ« bĂ«jĂ« me transparencĂ«n, publiku Ă«shtĂ« i interesuar se cili qĂ«ndron pas medias. NjĂ« punĂ« e madhe Ă«shtĂ« edhe pĂ«r dezinformimit, por me rĂ«ndĂ«si Ă«shtĂ« edhe mbrojtja e gazetarĂ«ve. NjĂ« aspekt me rĂ«ndĂ«si ka tĂ« bĂ«jĂ« me drejtĂ«sinĂ« sociale. Familja shqiptare Ă«shtĂ« duke u pĂ«rleshur me pĂ«rbindĂ«shin e dhunĂ«s. Ndryshimet ligjore qoftĂ« nĂ« ligjin pĂ«r mbrojtjen e familjes nga dhuna, kemi ndryshime nĂ« Kodin Penal edhe pĂ«r tĂ« miturit. NjĂ« pjesĂ« e ndryshimeve ka tĂ« bĂ«jĂ« mĂ« dhunĂ« qĂ« ushtrohet ndaj mĂ« tĂ« dobĂ«tĂ«ve nĂ« shoqĂ«rinĂ« tonĂ« nĂ« botĂ«n digjitale. NjĂ« tjetĂ«r çështje me rĂ«ndĂ«si Ă«shtĂ« lufta ndaj korrupsionit, por pĂ«r kĂ«tĂ« do flasĂ« ministrja. JanĂ« dy ligje qĂ« forcojnĂ« luftĂ«n kundĂ«r narkotikĂ«ve. Por unĂ« doja tĂ« veçoja punĂ«n pĂ«r rolin e medias dhe drejtĂ«sinĂ« sociale. Kemi ligjet e tjera qĂ« kanĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« me rolin e komisioneve hetimore”, tha ai.

“MarrĂ«veshja pĂ«r t’i rikthyer sovranitetin ishujve Chagos, dobĂ«si”/ Britania i pĂ«rgjigjet Trump: Nuk do bĂ«jmĂ« kurrĂ« kompromis pĂ«r sigurinĂ« kombĂ«tare

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë reagim zyrtar duke iu përgjigjur kritikave të Donald Trump për marrëveshjen e saj për Ishujt Chagos.

“MbretĂ«ria e Bashkuar nuk do tĂ« bĂ«jĂ« kurrĂ« kompromis pĂ«r sigurinĂ« tonĂ« kombĂ«tare. Ne vepruam sepse baza nĂ« Diego Garcia ishte nĂ«n kĂ«rcĂ«nim pasi vendimet e gjykatĂ«s minuan pozicionin tonĂ«.”, tha njĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«s i qeverisĂ«.

Gjithashtu theksohet se marrĂ«veshja “siguron operacionet e bazĂ«s sĂ« pĂ«rbashkĂ«t SHBA-Britani e Madhe nĂ« Diego Garcia pĂ«r breza me radhĂ«â€.

“ËshtĂ« mirĂ«pritur publikisht nga SHBA-tĂ«, Australia dhe tĂ« gjithĂ« aleatĂ«t e tjerĂ« tĂ« Five Eyes, si dhe nga partnerĂ«t kryesorĂ« ndĂ«rkombĂ«tarĂ«, pĂ«rfshirĂ« IndinĂ«, JaponinĂ« dhe KorenĂ« e Jugut.”, thuhet mĂ« tej nĂ« deklaratĂ«.

Nga ana e tij Trump tha se plani i BritanisĂ« pĂ«r t’i rikthyer sovranitetin e Ishujve Chagos Mauritiusit ishte njĂ« “akt dobĂ«sie absolute”.

/abcnews.al/

Gjykatësit duan rritje rroge/ Kushtetuesja shqyrton sot kërkesën e Unionit të gjyqtarëve

“Kushtetuesja” do tĂ« shqyrtojĂ« kĂ«tĂ« tĂ« martĂ« kĂ«rkesĂ«n e Unionit tĂ« gjyqtarĂ«ve qĂ« ka tĂ« bĂ«jĂ« me rritjen e pagave.

Kjo është kërkesa e dytë që gjyqtarët kanë për rritje rrogë.

Mbetet pĂ«r t’u parĂ« se si do tĂ« jetĂ« qĂ«ndrimi i pĂ«rfaqĂ«suesve tĂ« KĂ«shillit tĂ« Ministrave.

Shpërdorim detyre dhe lojëra fati/ AMP ekzekuton masa sigurie për 6 efektivë dhe 1 person

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Elbasan ka ekzekutuar masat e sigurisë ndaj 6 punonjësve dhe 1 qytetari.

Mësohet se 7 personat janë dënuar për organizim të lojërave të fatit dhe shpërdorim detyre.

Ndërsa dy efektivë dhe një qytetar janë vendosur nën arrest shtëpie, kurse 4 prej tyre janë nën masën e ndalimit të daljes jashtë shtetit dhe detyrimit të paraqitjes.

Njoftimi i plotë:

NĂ« kuadĂ«r tĂ« operacionit “Last Bet” zhvilluar nga Agjencia e MbikĂ«qyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë), nĂ«n drejtimin e ProkurorisĂ« PranĂ« GjykatĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m Elbasan, u ekzekutua vendimi penal i GjykatĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m Elbasan, e cila ka caktuar:

MasĂ«n e sigurimit personal me karakter shtrĂ«ngues “Arrest nĂ« shtĂ«pi” parashikuar nga neni 237 i Kodit tĂ« Pr. Penale, ndaj;

Nënkomisar R.T., me detyrë Specialist për krimet, pranë Stacionit të Policisë Manëz, në Komisariatin e Policisë Durrës.

Inspektor E.K., me detyrë Ndihmës Specialist / Kontrollor pranë Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës.

Shtetasi I.T., banues në Tiranë

Masat e sigurimit personal me karakter ndalues “Ndalim i daljes jashtĂ« shtetit” dhe “Detyrim pĂ«r t’u paraqitur nĂ« policinĂ« gjyqĂ«sore”, parashikuar nga neni 233 dhe 234 i Kodit tĂ« Pr. Penale, ndaj;

Komisar D.S., me detyrë Shef i Seksionit për hetimin e krimeve në volum në Komisariatin e Policisë Devoll.

Nënkomisar A.M., me detyrë Përgjegjës turni pranë Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës.

Inspektor G.B., me detyrë Ndihmës Specialist / Kontrollor pranë Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës.

Inspektor E.D., me detyrĂ« TrupĂ« shĂ«rbimi operacional pranĂ« Seksionit Special tĂ« NdĂ«rhyrjes Taktike, nĂ« njĂ«sinĂ« speciale “Renea”.

Caktimi i masave tĂ« sigurisĂ« u bĂ« i mundur nĂ« kuadĂ«r tĂ« procedimit penal tĂ« vitit 2025, ku nga veprimet e thelluara hetimore, rezultoi se shtetasit e mĂ«sipĂ«rm duke shfrytĂ«zuar atributet e funksionit, nĂ« bashkĂ«punim me njĂ«ri-tjetrin, kanĂ« organizuar dhe favorizuar ushtrimin e llotarive tĂ« palejuara / basteve sportive, duke konsumuar elementĂ«t e veprave penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarisĂ« sĂ« lojĂ«rave tĂ« fatit nĂ« kundĂ«rshtim me ligjin” dhe “ShpĂ«rdorim i detyrĂ«s”, parashikuar nga neni 197/25 dhe 248 i Kodit Penal.

Në funksion të veprimeve procedurale u sekuestruan 7 telefona celularë, të cilët dyshohet të jenë përdorur për kryerjen e aktivitetit kriminal.

Trump nuk heq dorë: Do të vendos 100% tarifa për vendet evropiane nëse nuk pranojnë kontrollin e Groenlandës

Presidenti i SHBA-sĂ«, Donald Trump ka pĂ«rsĂ«ritur qĂ«llimin e tij pĂ«r tĂ« vendosur tarifa “100%” ndaj vendeve evropiane qĂ« kundĂ«rshtojnĂ« kĂ«rkesat e tij pĂ«r tĂ« marrĂ« kontrollin e GroenlandĂ«s.

Kjo ka shkaktuar reagime të forta nga qeveritë evropiane dhe Bashkimi Evropian , të cilat thonë se sovraniteti i ishullit është i panegociueshëm. 

NĂ« njĂ« intervistĂ« me NBC News, Trump tha se do tĂ« vendoste njĂ« tarifĂ« prej 10% pĂ«r “tĂ« gjitha produktet” e importuara nĂ« Shtetet e Bashkuara nga Britania e Madhe nga 1 shkurti, e cila do tĂ« rritej nĂ« 25% nga 1 qershori, nĂ«se nuk arrihet njĂ« marrĂ«veshje pĂ«r tĂ« blerĂ« GroenlandĂ«n nga Danimarka.

 

VIDEO/ Rama: Ambientet e reja sportive dhe këndi i lojërave për fëmijë në parkun e liqenit të Paskuqanit, drejt përfundimit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga ambientet e reja sportive dhe këndin e lojërave për fëmijë në Parkun e Liqenit të Paskuqanit.

Rama shprehet se tashmë punimet janë drejt përfundimit dhe se kjo zonë do të ketë ambiente bashkëkohore sportive.

“MIRËMËNGJES dhe me ambientet e reja sportive e kĂ«ndin e lojĂ«rave pĂ«r fĂ«mijĂ« nĂ« Parkun e Liqenit tĂ« Paskuqanit, tanimĂ« drejt pĂ«rfundimit, ju uroj njĂ« ditĂ« tĂ« mbarĂ«â€, shprehet Rama.

EMRI/ Ishte shtruar në QSUT pas një ndërhyrjeje kirurgjikale, ndërron jetë i dënuari

Ka ndërruar jetë i dënuari i sigurisë së Lartë Mihal Mërkuri. Mësohet se ai ishte shtruar në reanimacionin qendror në pavijonin e kirurgjisë, pasi i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të hemoragjisë së brendshme.

Raportohet se Mërkuri ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak dhe hemoragjisë në kokë.

Mihal MĂ«rkuri ishte i dĂ«nuar me 10 vjet burg pĂ«r veprat penale “vrasje me dashje e mbetur nĂ« tentativĂ«â€ dhe “prodhim e mbajtje pa leje tĂ« armĂ«ve luftarake dhe municionit”.

Ai është ekstraduar nga Greqia më datë 20.06.2023 dhe është transferuar në IEVP Burrel më datë 15.02.2025, nga IEVP Korçë.

Sherr mes dy drejtuesve të mjeteve, ndërron jetë 60-vjeçari në Fushë Mamurras

Rreth orĂ«s 00:40, nĂ« aksin rrugor Mamurras–FushĂ« KrujĂ«, pranĂ« fshatit Bushnesh pĂ«r motive tĂ« dobĂ«ta ka ndodhur njĂ« konflikt midis dy drejtuesve tĂ« mjeteve, ku si pasojĂ« ka gjetur vdekjen shtetasi Petrit Ndou rreth 60 vjeç.

Autor i dyshuar i ngjarjes është shtetasi Andi Vokri, 28 vjeç, banues në Thumanë, Mamurras, i cili u arrestua në flagrancë nga policia menjëherë pas ngjarjes.

Për hetimin e plotë të kësaj ngjarjeje janë administruar disa dëshmi dhe deklarata. Sipas burimeve, janë pyetur nëna dhe bashkëshortja e autorit, Dhurata Ndreka dhe Gentjana Vokri.

Po ashtu, është pyetur edhe Kleo Ndou, 30 vjeç, banues në Thumanë.

Deklaratat e Trump për të vendosur forca amerikane, ushtarët danezë zbarkojnë në Groenlandë

Ushtarët danezë kanë zbarkuar në aeroportin e Nuuk.

Kjo lëvizje vjen pas qëndrimit të presidentit amerikan Donald Trump se do të urdhëronte ushtrisë amerikane të aneksonte Groenlandën.

Vendimi i Trump për të blerë Groenlandën ka shkaktuar tensione, ndërsa pritet që në Forumin Ekonomik në Davos të diskutohet për këtë çështje.

Trump: EvropianĂ«t nuk do t’i rezistojnĂ« planit pĂ«r tĂ« blerĂ« GroenlandĂ«n

“Nuk mendoj se do tĂ« bĂ«jnĂ« shumĂ« rezistencĂ«. Duhet ta arrijmĂ« kĂ«tĂ« objektiv”, tha Presidenti amerikan Donald Trump gjatĂ« njĂ« interviste pĂ«r gazetarĂ«t nĂ« Florida.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara do tĂ« flasin pĂ«r planin e blerjes sĂ« GroenlandĂ«s nĂ« Forumin Ekonomik BotĂ«ror (WEF) nĂ« Davos qĂ« do tĂ« mbahet kĂ«tĂ« javĂ« dhe argumentoi edhe njĂ« herĂ« se Danimarka “nuk mund ta mbrojĂ«â€ GroenlandĂ«n.

“I njoh udhĂ«heqĂ«sit e DanimarkĂ«s, janĂ« njerĂ«z tĂ« mrekullueshĂ«m, janĂ« njerĂ«z shumĂ« tĂ« mirĂ«, por as nuk shkojnĂ« atje. Duhet ta marrim sepse ata nuk mund ta mbrojnĂ«â€, u shpreh Trump.

Presidenti amerikan konfirmoi gjithashtu tĂ« hĂ«nĂ«n nĂ« mbrĂ«mje se kishte ftuar homologun e tij rus Vladimir Putin tĂ« bashkohej me “KĂ«shillin e Paqes”, njĂ« iniciativĂ« qĂ« synon zgjidhjen e konflikteve ndĂ«rkombĂ«tare. “Ai Ă«shtĂ« ftuar”, u tha zoti Trump gazetarĂ«ve.

Lufta në Ukrainë/ Kievi pa energji dhe pa ujë pas sulmeve me raketa nga forcat ruse

Forcat ruse nisën një sulm me raketa dhe dronë në Kiev gjatë natës. Si pasojë janë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe ujit në disa pjesë të qytetit, tha kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko.

Klitschko nëpërmjet një reagimi në platforma sociale, sqaroi se sulmi ndodhi në bregun lindor të lumit Dniepër. Gjithashtu nga bombardimet një ndërtesë u godit dhe një person u plagos.

Timur Tkachenko , kreu i komandës ushtarake të kryeqytetit ukrainas, vuri në dukje se gjithashtu depot ishin dëmtuar dhe se makinat ishin në flakë.

Tragjedia në Spanjë, Vjosa Osmani: Kosova qëndron në solidaritet me popullin e Spanjës

Ngushëllime për tragjedinë e Spanjës kanë dërguar edhe liderët politik në Kosovë. Presidentja, Vjosa Osmani ka shprehur keqardhjen e saj për humbjen e të paktën 39 viktimave nga aksidenti hekurudhor.

“Shpreh ngushĂ«llimet tona mĂ« tĂ« sinqerta pĂ«r familjet qĂ« kanĂ« humbur mĂ« tĂ« dashurit e tyre dhe u urojmĂ« shĂ«rim tĂ« shpejtĂ« tĂ« gjithĂ« tĂ« lĂ«nduarve. Kosova qĂ«ndron nĂ« solidaritet me popullin e SpanjĂ«s nĂ« kĂ«tĂ« kohĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ«â€, ka shkruar ajo nĂ« platformĂ«n “X”.

Edhe Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, ka reaguar pas aksidentit tragjik.

Përmes një shkrimi në X, Kurti shprehu tronditjen për ngjarjen.

“Jemi thellĂ«sisht tĂ« pikĂ«lluar nga lajmet qĂ« vijnĂ« nga Spanja pĂ«r aksidentin tragjik tĂ« trenit qĂ« mori shumĂ« jetĂ«. Mendimet tona janĂ« me viktimat dhe familjet e tyre, ndĂ«rsa ekipeve tĂ« shpĂ«timit u urojmĂ« forcĂ« nĂ« pĂ«rpjekjet e tyre,” shkruan Kurti

Ngjarja ka tronditur opinionin publik në Spanjë dhe më gjerë, ndërsa autoritetet përkatëse po vazhdojnë operacionet e shpëtimit dhe hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ vendos për rinumërim të plotë të votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të ketë rinumërim të plotë të të gjitha votave në vendvotimet në 28 komuna.

Po ashtu është vendosur që të shkarkohet përfaqësuesit politikë në Komisionin Komunal Zgjedhor në Prizren, ku sipas kreut të KQZ-së, Kreshnik Radoniçi, janë vënë re dallimet më të mëdha në votat për kandidatët për deputetë.

Paraprakisht, në këto 28 komuna KQZ kishte vendosur që të rinumëroheshin vetëm 10 për qind e vendvotimeve, ndërkaq në 10 komuna të tjera vendosi për rinumërim të plotë.

Vendimi i 19 janarit vjen pasi gjatë rinumërimit të pjesshëm u vërejtën dallime të mëdha në votat për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit të vitit 2025.

Pas zbulimit të këtyre devijimeve, partitë dhe organizatat e shoqërisë civile kërkuan rinumërim të plotë të votave.

GjatĂ« mbledhjes, kreu i KQZ-sĂ«, Kreshnik Radoniçi, tha se nĂ« mbledhjen e mbajtur nga KĂ«shilli pĂ«r Operacione i KQZ-sĂ« u analizua raporti i rinumĂ«rimit tĂ« pjesshĂ«m. Sipas tij, dallimi nĂ« votat pĂ«r partitĂ« politike Ă«shtĂ« minimal dhe “i papĂ«rfillshĂ«m”, ndĂ«rkaq ai te kandidatĂ«t ka “shkallĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« pasaktĂ«sisĂ«â€.

“Prizreni Ă«shtĂ« rasti mĂ« ekstrem”, tha Radoniqi, duke shtuar se 20.343 vota u janĂ« zbritur kandidatĂ«ve pĂ«r deputetĂ« gjatĂ« rinumĂ«rimit. Ai tha se nĂ« komuna tĂ« tjera nuk vĂ«rehen dallime tĂ« mĂ«dha nĂ« votat pĂ«r kandidatĂ«.

Anëtarët e partive politike në KQZ përkrahën të dyja rekomandimet, duke kërkuar që të ketë përgjegjësi ligjore për devijimin e rezultatit.

Në mbledhje, anëtari nga radhët e komunitetit boshnjak, Almir Sahiti, kërkoi që në rinumërim të përfshihen edhe votat e diasporës. Kryetari i KQZ-së tha se për këtë propozim do të vendoset pas mbledhjes, ndërkaq disa anëtarë të tjerë thanë se këto vota veçse janë numëruar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, aty ku gjetën edhe mospërputhjet në votat për kandidatë për deputetë.

Më 13 janar, KQZ-ja nisi rinumërimin e plotë të votave në 10 komuna (Dragash, Kaçanik, Leposaviq, Prizren, Skenderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillugu), pasi në verifikimin e 2 për qind të vendvotimeve gjeti mospërputhje të votave të kandidatëve.

Ndërkaq, tani numërimi i plotë do të bëhet edhe në 28 komuna të tjera, ku paraprakisht u vendos të numëroheshin vetëm 10 për qind e vendvotimeve: Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Istog, Klinë, Fushë-Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Zubin-Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Hani i Elezit, Graçanicë, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.

Pas konstatimit se ka dallim nĂ« vota pĂ«r kandidatĂ«t pĂ«r deputetĂ«, Prokurori i Shtetit u vu nĂ« lĂ«vizje mĂ« 19 janar. Koordinatorja nacionale pĂ«r zgjedhje, prokurorja Laura Pula, u ka kĂ«rkuar kryeprokurorĂ«ve nĂ« tĂ« gjitha prokuroritĂ« themelore, qĂ« nĂ« tĂ« gjitha komunat ku ka pĂ«rfunduar procesi i rinumĂ«rimit “tĂ« fillojnĂ« grumbullimin e informatave tĂ« nevojshme dhe tĂ« sigurojnĂ« prova relevante, qĂ« vĂ«rtetojnĂ« kryerjen e ndonjĂ« vepre penale qĂ« ndĂ«rlidhet me procesin zgjedhor”.

Një ditë më parë, Prokuroria Themelore e Prizrenit e autorizoi Policinë që të identifikojë fajtorët për këtë mospërputhje në vota.

Përfaqësuesit e partive politike, ndërkaq, kërkuan votimin e plotë të votave, ndërkaq, koalicioni i organizatave që monitoron procesin zgjedhor në Kosovë, Demokracia në Veprim (DnV), kërkoi që të ketë një hetim në nivel kombëtar.

DnV-ja tha se subjekt i hetimeve nuk duhet tĂ« jenĂ« vetĂ«m komisionerĂ«t, por edhe kandidatĂ«t qĂ« kanĂ« “rezultojnĂ« pĂ«rfitues nga kĂ«to mospĂ«rputhje dhe manipulime”, tha DnV.

Më 9 janar, KQZ-ja njoftoi se kishte përfunduar procesi i numërimit të të gjitha votave. Votat e rregullta u numëruan nëpër qendrat komunale të numërimit, ndërksa votat tjera, përfshirë ato nga diaspora në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Gjatë procesit të numërimit, në qendrat komunale të numërimit, çdo fletëvotim kalon përmes disa kontrolleve: lexohet me zë të lartë nga një numërues, shfaqet në ekran përmes kamerës dhe regjistrohet në sistem elektronik nga një zyrtar tjetër, ndërsa një person i tretë e verifikon fletën.

Megjithatë, manipulimi thuhet se bëhet në fazën e leximit të votave për kandidatë. Kur një fletëvotim i takon një partie, ai përmban edhe vota për disa kandidatë. Numëruesi mund të ndryshojë verbalisht numrin e kandidatit të votuar, duke e zëvendësuar me numrin e një kandidati tjetër.

Kështu, sistemi regjistron votë për kandidatin e gabuar, edhe pse fletëvotimi real tregon diçka tjetër. Numri i votave për parti nuk ndryshon, vetëm ndryshon numri i votave për kandidatë brenda të njëjtës parti.

Manipulimi i votave nĂ« KosovĂ« Ă«shtĂ« vepĂ«r penale. MegjithatĂ«, sĂ« voni organizata joqeveritare ÇOHU publikoi njĂ« hulumtim qĂ« tregoi se mbi 90 pĂ«r qind e rasteve pĂ«r manipulime zgjedhore pĂ«rfundojnĂ« me dĂ«nime me kusht ose gjoba.

Sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje është fituesja e zgjedhjeve me mbi 51 për qind të votave të fituara. Ajo pritet të ketë 57 ulëse në legjislaturën e dhjetë./REL

Nga Korça në Kalabri: Spiro Pano, shqiptari që mblodhi thesaret arbëreshe

Në një lidhje Skype nga Kalabria për ABC e Mëngjesit, vjen historia e jashtëzakonshme e Spiro Panos, kompozitor, instrumentist, pedagog dhe muzikolog, njeriut që ia kushtoi jetën ruajtjes dhe ringjalljes së këngëve të vjetra arbëreshe.

Nga Korça, “Parisi i vogĂ«l”, drejt ArbĂ«risĂ« sĂ« madhe, rrugĂ«timi i tij Ă«shtĂ« njĂ« udhĂ«tim i pandĂ«rprerĂ« mes kulturĂ«s, identitetit dhe pasionit.

Ai ka mbledhur në fshatrat arbëreshe me qindar këngë, i ka rregjistruar, transkriptuar në partitura, duke krijuar e ruajtur thesarin më të madh etnokulturor. Ai ka regjistruar ndoshta brezin e fundit të arbëreshëve që këndonin këngët e vjetra arbërore, duke i shpëtuar kështu nga zhdukja këto këngë antike.

Lidhja me Arbërinë nis herët, shumë përpara rënies së komunizmit. Por, një kërkim 6-mujor në Kalabri për muzikën arbëreshe kthehet në një fat që zgjat përjetë. Në vitin 1992 largohet për specializim në Itali dhe vendos të jetojë e punojë atje, duke u fokusuar plotësisht te trashëgimia arbëreshe.
Në Kalabri, ku flitet një shqipe e bukur e gërshetuar me arbërishten, Spiro Pano ndërton një shkollë muzike që nxjerr emra të njohur të skenës italiane, madje edhe të Sanremos.

Pedagog në Konservatorin e Kozencës, ai jep mësim për një gamë të gjerë instrumentesh, nga violonçeli te pianoforti e klarineta.
NĂ« vitin 1981 emĂ«rohet kontrabasist i OrkestrĂ«s Simfonike tĂ« Teatrit KombĂ«tar tĂ« OperĂ«s dhe Baletit, ndĂ«rsa deri nĂ« fillim tĂ« viteve ’90 Ă«shtĂ« pjesĂ« e koncerteve mĂ« tĂ« mĂ«dha nĂ« vend. Dashuria pĂ«r muzikĂ«n e tabanit e çon nĂ« krye tĂ« grupit “Na bashkoi kĂ«nga popullore”, ku bashkĂ«punon me emra tĂ« njohur si Agim Duro, Nimet Salabegu dhe Frederik Ndoci, duke pĂ«rpunuar kĂ«ngĂ« pa ua prishur bukurinĂ« e lindur.
Autor kompozimesh, bashkautor i librit “Diversiteti ArbĂ«resh”, akordues instrumentesh dhe piktor i ekspozuar.

❌