❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Si do të plotësohet DIVA për herë të parë për të përfituar kompensimin për arsimin

Nga data 22 Janar është hapur sistemi e-Tax për plotësimin dhe dorëzimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave Individuale.

Risia e këtij viti është plotësimi i DIVA-s edhe nga individë që nuk e kanë detyrim plotësimin, por që kanë fëmijë të moshës nën 18 vjeç dhe do të përfitojnë kompensimin për arsimin nga rillogaritja e tatimit, pas zbritjeve të shpenzimeve me vlerë 48 mijë lekë në vit (kjo përfitohet nga çdo individ pavarësisht nivelit të të ardhurave) dhe 100 mijë lekë në vit (vetëm nga individët me të ardhura deri 1.2 mln lekë në vit).

Monitor sqaron hap pas hapi të gjithë procedurat që duhet të ndjekin individët që kërkojnë të plotësojnë DIVA-n për herë të parë me qëllim përfitimin e kompensimit.

Vlera e kompesimit do të llogaritet automatikisht nga sistemi e-Tax dhe nuk do të ngarkohet asnjë dokumentacion. Dokumentacioni do të ruhet nëse do të kërkohet nga tatimet.

NĂ« fund tĂ« plotĂ«simit tĂ« deklaratĂ«s kush do tĂ« rezultojĂ« me tatim tĂ« mbipaguar, qĂ« Ă«shtĂ« kompensimi, do tĂ« duhet tĂ« dorĂ«zojĂ« njĂ« kĂ«rkesĂ« nĂ« DrejtoritĂ« Rajonale tĂ« Tatimeve pĂ«r t’iu kthyer mbrapsht. Procedurat pĂ«r plotĂ«simin e kĂ«rkesĂ«s pritet tĂ« sqarohen nĂ«pĂ«rmjet njĂ« udhĂ«zimi nga tatimet.

Si plotësohet për herë të parë DIVA

Për individët që do të deklarojnë DIVA për herë të parë fillimisht duhen të regjistrohen elektronikisht në https://www.tatime.gov.al

Për të dyja kategoritë si individët që plotësojnë për herë të parë DIVA dhe ata që e kanë plotësuar më parë në faqen e tatimeve do të zgjidhin moduli e-Shërbime.

Më do të logohet te rubrika INDIVID duke vendosur kredencialet, numrin personal të identifikimit dhe fjalëkalimin, nëpërmjet e-Albania.

Në menunë Deklarata do të përzgjidhet rubrika Tatimi mbi të ardhurat personale, ku do të klikohet mbi tab Krijo deklaratë, duke klikuar mbi periudhën 2025, janar-dhjetor.

Menjëherë pas kësaj do të shfaqet Deklarata Individuale e të Ardhurave.

Deklarata DIVA 2025, gjenerohet e paraplotësuar automatikisht me të dhënat e të ardhurave vjetore bruto nga pagat apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit për individët, si edhe me përllogaritjen e Tatimit mbi të ardhurat nga Punësimi.

Afati për plotësimin dhe dorëzimin e DIVA është deri më 31 Mars 2026.

Detyrimin për plotësimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave e kanë individët me të ardhura mbi 1.2 mln lekë në vit, të dypunësuarit dhe ata që kanë krijuar të ardhura të padeklaruar mbi 50 mijë lekë në vit nga qiraja, honorarë etj.

Risi janë plotësimi i DIVA-s nga individët që kërkojnë të përfitojnë kompensimin e fëmijëve.

Pra me qëllim përfitimin e kompensimit për arsimin e fëmijëve DIVA mund të plotësohet edhe nëse nuk ke detyrimin, pra edhe nga individë me të ardhura nën 1.2 mln lekë në vit.

Kompensimi për fëmijët do të përfitohet nga individët që do të dalin me tatim të mbipaguar, pra nga rillogaritja e tatimit pas zbritjes së shpenzimeve nga baza e tatueshme.

Diferenca e tatimit vjetor të paguar gjatë 2025, nga rillogaritja e tatimit, pas zbritjes së bazës së

tatueshme të shpenzimeve 48 mijë lekë në vit, pavarësisht nivelit të ardhurave dhe 100 mijë lekë nëse të ardhurat janë deri në 1,2 mln lekë, do jepet si kompensim për fëmijët.

Vlera e kompensimit llogaritet automatikisht nga sistemi. Sistemi e-Tax, e llogarit automatikisht vlerën e kompensimit, pasi bëhet deklarimi I të ardhurave, edhe për ata individë që se kanë detyrimin ta bëjnë.

Në total administrata tatimore llogarit se fondi për kompensimin do të jetë me vlerë 15 mln Euro.

 

 RUBRIKAT E PLOTA TË DIVA-S

SEKSIONI A: TË DHËNA IDENTIFIKUESE

(3/4) REZIDENT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË     Po Jo

TË DHËNA IDENTIFIKUESE PËR INDIVIDIN

(5) Emri

Atësia

Mbiemri

Gjinia: M, F

(6) Numri i identifikimit personal sipas letërnjoftimit të deklaruesit

(7) Adresa Kryesore:

(8) Qyteti/Komuna/Rrethi: Tirane

(9) Statusi i Deklaruesit

i/e martuari/e martuar me fëmijëbeqar/ei/e vei/e divorcuarkryefamiljar/e

TĂ« DHËNA PLOTËSUESE PËR INDIVIDIN

(10) Telefoni

Cel.

Posta Elektronike (e-mail)

(11) Të dhëna mbi pronësinë e banesës kryesore:  a) në pronësi b) me qira c) falas nga pronarid) të tjera

(12) Emër/ Mbiemër i pronarit

Adresa

ADRESA E BANIMIT NËSE ËSHTË E NDRYSHME NGA ADRESA E TË DHËNAVE IDENTIFIKUESE

(13) Adresa

(14) Nr. Tel:

Cel.

Posta Elektronike (e-mail)

(15) Të dhëna mbi pronësinë e banesës ku jeton: a) në pronësi, b) me qira, c) falas nga pronari, d) të tjera

(16) Emri /Mbiemri i pronarit

Adresa

PERSONA NË KUJDESTARINË E DEKLARUESIT

(17) Persona nën kujdestarinë e deklaruesit gjithsej

Numri i personave brenda familjes në kujdestari

Të tjerë persona në kujdestari

FËMIJË NËN MOSHËN 18 VJEÇ

(18)Numri i fëmijëve në ngarkim të deklaruesit nën moshën 18 vjeç (Plotësohet nga prindi që ka të ardhurat vjetore me të larta në familje)

SEKSIONI B : TË DHËNA PËR LLOGARITJEN E TATIMIT

TE ARDHURAT BRUTO

(3) Të ardhurat bruto nga marrëdhëniet e punësimit

(4) Të ardhurat bruto nga marrëdhëniet e ngjashme me punësimin por që nuk konsiderohen nga marrëdhëniet e punësimit

(5) TĂ« ardhurat bruto nga dividendi

(6) TĂ« ardhurat bruto nga qiraja

(7) Kthimi i investimit nga skemat e sigurimit të jetës dhe/ose pensionit privat

(8) TĂ« ardhurat bruto nga interesat bankare

(9) Fitimi kapital i krijuar nga investimet në tituj

(10) Fitimi kapital i tatueshëm i krijuar nga kalimi i së drejtës së pronësisë së pasurisë së luajtshme

(11) Shuma bruto të fituara nga lotari apo lojra të tjera të fatit

(12) Të ardhurat bruto nga pasuria intelektuale, liçensa, të drejta ekskluzive dhe pasuri të tjera që përbëhen vetëm nga të drejta dhe që nuk kanë formë fizike

(13) Fitime kapitale nga kalimi i së drejtës së pronësisë së pasurisë së paluajtshme nëpërmjet shitjes

(14) Fitime kapitale nga kalimi i së drejtës së pronësisë së pasurisë së paluajtshme nëpërmjet dhurimit tek trashëgimtarët ligjorë të përjashtuar nga tatimi ose deri në vlerën 5,000,000 lekë

(15) Fitime kapitale të tatueshme nga kalimi i së drejtës së pronësisë së pasurisë së paluajtshme nëpërmjet dhurimit

(16) Fitime kapitale nga kalimi i së drejtës së pronësisë së pasurisë së paluajtshme nëpërmjet trashëgimisë tek trashëgimtarët ligjorë të përjashtuar nga tatimi ose deri në vlerën 5,000,000 lekë

(17) Fitime kapitale të tatueshme nga kalimi i së drejtës së pronësisë së pasurisë së paluajtshme nëpërmjet trashëgimisë

(18) Të ardhura nga nxjerrja apo përfitimi i mjeteve virtuale

(19) TĂ« ardhura nga transaksionet me mjetet virtuale

(20) Të ardhura bruto të tjera të papërmendura më lart të realizuara brenda territorit të Republikës së Shqipërisë

(21) Të ardhura bruto të tjera të papërmendura më lart të realizuara jashte territorit të Republikës së Shqipërisë

(22) Të ardhura bruto të tjera përjashtuara nga tatimi

(23) SHUMA E TË ARDHURAVE BRUTO

SHPENZIME TË ZBRITSHME

(24) Zbritje nga te ardhurat nga punesimi sipas nenit 22, pika 1, gërmat a, b dhe c           

(25) Shumë kompensimi për çdo fëmijë në ngarkim të tij më pak se 18 vjeç        

(26) Shpenzime për arsimin e fëmijëve

(27) Zbritje për kontributin ne skemën e pensionit privat nga te ardhurat e punësimit

(28) Zbritje për kontributin në skemën e pensioneve private nga të ardhurat e dividendit

(29) Zbritje për kontributin në skemën e pensioneve private nga të ardhurat tjera përveç të ardhurave nga dividendi

(30) SHUMA E SHPENZIMEVE TË ZBRITSHME DHE ZBRITJEVE TË TJERA (kutia 24 deri 29)

LLOGARITJA E TATIMIT PËR TU PAGUAR

(31) Të ardhurat e tatueshme nga marrëdhëniet e punësimit

(32) Tatimi i llogaritur mbi të ardhurat e tatueshme nga marrëdhëniet e punësimit

(33) TĂ« ardhurat e tatueshme nga dividendi

(34) Tatimi i llogaritur mbi te ardhurat e tatueshme nga dividendi

(35) Të ardhura të tatueshme pa të ardhurat nga dividendi dhe marrëdhëniet e punësimit

(36) Tatimi i llogaritur për të ardhurat e tatueshme pa të ardhurat nga punësimi dhe dividendi

(37) SHUMA E TATIMIT TË LLOGARITUR

TATIMET E PAGUARA GJATË PERIUDHËS TATIMORE

(38) Tatimi mbi të ardhurat bruto nga marrëdhëniet e punësimit

(39) Tatim mbi të ardhurat e ngjashme me marrëdhëniet e punësimit por që nuk konsiderohen nga marrëdhëniet e punësimit

(40) Tatimi mbi dividentin

(41) Tatimi mbi qiranë

(42) Tatimi mbi fitimet kapitale të realizuara nga skemat e sigurimit të jetës dhe/ose pensionit privat

(43) Tatimi mbi interesat bankare

(44) Tatimet mbi fitimet kapitale të krijuara nga investimet në tituj

(45) Tatimet mbi fitimet kapitale të tatueshme nga kalimi i së drejtës së pronësisë së pasurisë së luajtshme

(46) Tatimi mbi fitimet nga lotaritë apo lojrat e tjera të fatit

(47) Tatimi mbi të ardhurat bruto nga të ardhurat nga pasuria intelektuale, liçensa, të drejta ekskluzive dhe pasuri të tjera që përbëhen vetëm nga të drejta dhe që nuk kanë formë fizike

(48) Tatimi mbi fitimet kapitale nga tjetërsimi i pasurisë së paluajtshme nëpërmjet shitjes

(49) Tatimi mbi fitimet kapitale të tatueshme nga tjetërsimi i pasurisë së paluajtshme nëpërmjet dhurimit

(50) Tatimi mbi fitimet kapitale të tatueshme nga tjetërsimi i pasurisë së paluajtshme nëpërmjet trashëgimisë

(51) Tatimi mbi të ardhurat nga nxjerrja apo përfitimi i mjeteve virtuale

(52) Tatimi mbi të ardhura nga transaksionet me mjetet virtuale

(53) Tatimi mbi të ardhura të tjera të pa përmenduara më lart të realizuara brenda territorit të R. Sh

(54) Tatimi i llogaritur dhe i paguar mbi të ardhurat bruto të realizuara jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë

(55) Kreditimi i tatimit të huaj

(56) SHUMA E TATIMIT TË PAGUAR

(57) TATIMI I MBIPAGUAR           

(58) TATIMI I DETYRUAR PËR T’U PAGUAR

https://monitor.al/hapet-aplikimi-per-diva-e-tax-llogarit-automatikisht-kompensimin-e-arsimit/

https://monitor.al/arsimi-nuk-ka-kompensim-direkt-480-ose-1000-euro-do-kete-rillogaritje-tatimi-pas-plotesimit-diva/

 

 

The post Si do të plotësohet DIVA për herë të parë për të përfituar kompensimin për arsimin appeared first on Revista Monitor.

Programi i ri, qeveria investon më shumë në beton sesa në njerëz

Treguesit buxhetorĂ« tĂ« periudhĂ«s afatmesme 2025–2029 tregojnĂ« qartĂ« se modeli i qeverisjes mbetet i mbĂ«shtetur kryesisht te investimet kapitale, rrugĂ«, ndĂ«rtesa, vepra infrastrukturore dhe shumĂ« mĂ« pak te investimi nĂ« kapitalin njerĂ«zor, pra arsim dhe shĂ«ndetĂ«si.

Sipas Kuadrit tĂ« ri Makroekonomik 2027–2029, shpenzimet kapitale do tĂ« lĂ«vizin nĂ« njĂ« interval shumĂ« tĂ« lartĂ« prej 6–6.5% tĂ« PBB-sĂ« nĂ« vit gjatĂ« periudhĂ«s afatmesme. NĂ« vitin 2026, ato arrijnĂ« nĂ« 6.5% tĂ« PBB-sĂ«, njĂ« nivel qĂ« e vendos ShqipĂ«rinĂ« ndjeshĂ«m mbi mesataren e Bashkimit Europian, ku investimet publike zakonisht sillen rreth 3–3.5% tĂ« PBB-sĂ«.

Kjo e bën Shqipërinë një nga ekonomitë më të orientuara drejt investimeve publike në rajon dhe në Europë, duke reflektuar një strategji zhvillimi që mbështetet fort në ndërtim dhe infrastrukturë si motorë të rritjes ekonomike.

Në kontrast të fortë, financimi për arsimin dhe shëndetësinë mbetet dukshëm më i ulët.

Shpenzimet pĂ«r shĂ«ndetĂ«sinĂ«, tĂ« pĂ«rfaqĂ«suara kryesisht nga skema e sigurimeve shĂ«ndetĂ«sore, luhaten nga 2.4% e PBB-sĂ« nĂ« 2025–2026, pĂ«r tĂ« rĂ«nĂ« gradualisht nĂ« 2.1% nĂ« 2029. Kjo do tĂ« thotĂ« se, nĂ« terma relativĂ«, shĂ«ndetĂ«sia po humbet peshĂ« nĂ« ekonomi, edhe pse nevojat pĂ«r shĂ«rbime shĂ«ndetĂ«sore rriten me plakjen e popullsisĂ« dhe emigracionin e personelit mjekĂ«sor.

Fondet pĂ«r arsimin do tĂ« vijnĂ« gjithashtu nĂ« ulje si nĂ« raport me PBB-nĂ«, ashtu edhe me shpenzimet buxhetore, sipas parashikimeve nĂ« buxhetin afatmesĂ«m 2026–2028. Shpenzimet publike pĂ«r arsimin nĂ« vitin 2022 ishin vetĂ«m 2.9% e PBB-sĂ«, ndĂ«rsa kĂ«tĂ« vit pritet tĂ« arrijnĂ« nĂ« 2.4% tĂ« PBB-sĂ« dhe nĂ« vitin 2028 do tĂ« jenĂ« vetĂ«m 2.1% tĂ« PBB-sĂ«. Kjo tregon se teksa ekonomia rritet, ndahen mĂ« pak fonde pĂ«r arsimin.

Struktura e buxhetit tregon se rritja ekonomike po kërkohet përmes investimeve fizike dhe jo përmes përmirësimit të produktivitetit të punës, cilësisë së arsimit apo shëndetit të forcës punëtore.

Në afat të shkurtër, kjo qasje mund të mbështesë rritjen përmes ndërtimit dhe punësimit në sektorë të lidhur me infrastrukturën. Por në afat të gjatë do të kemi një ekonomi me shumë kantiere ndërtimi, por me mungesë gjithnjë e më të madhe mësuesish, mjekësh dhe profesionistësh të kualifikuar.

Megjithë këtë nivel të lartë shpenzimesh për investime publike nga buxheti i shtetit, vendi vazhdon të vuajë nga mungesa e infrastrukturës bazë aty ku është përqendruar popullsia, aktiviteti ekonomik dhe presioni urban, në qendrat e mëdha, sidomos në Tiranë dhe zonën metropolitane përreth saj.

Në vend që kapitali publik të drejtohet aty ku kthimi social dhe ekonomik është më i lartë, ai shpërndahet në qindra projekte të vogla, të shkëputura nga njëra-tjetra, pa sinergji dhe pa një vizion territorial të zhvillimit.

Kjo copĂ«zim e buxhetit ka njĂ« efekt tĂ« dyfishtĂ« negativ: nga njĂ«ra anĂ«, asnjĂ« projekt nuk merr financimin e mjaftueshĂ«m pĂ«r t’u bĂ«rĂ« realisht transformues dhe nga ana tjetĂ«r krijohet njĂ« terren ideal pĂ«r abuzime, ri-negocime kontratash, shtesa fondesh dhe zhvendosje tĂ« qĂ«llimshme tĂ« prioriteteve.

Pasojat tashmë janë të dukshme. Qendra e vendit, ku jeton dhe punon mbi gjysma e popullsisë dhe ku prodhohet pjesa dërrmuese e PBB-së, mbetet e nënfinancuar në infrastrukturë urbane, transport publik, ujësjellës, kanalizime, shkolla, spitale, hapësira publike, strehim./ B.Hoxha

Burimi: Ministria e Financave

The post Programi i ri, qeveria investon më shumë në beton sesa në njerëz appeared first on Revista Monitor.

Digjitalizimi i shërbimeve vendore, KI: Transformimi digjital i shërbimeve mbetet kompleks

Digjitalizimi i shërbimeve publike është pjesë e axhendës së vendorëve në përgjigje të një rruge të prirë më herët nga institucionet qendrore.

Sekretariati i Këshillit të Investimeve në këtë kontekst ka analizuar situatën aktuale me problemet por edhe sfidat që shfaqen para duke sugjeruar kështu edhe një sërë rekomandimesh që mund ta bëjnë këtë proces më të lehtë për të gjithë palët.

Sipas Sekretariatit transformimi digjital të shërbimeve administrative mbetet kompleks. Në nivel vendor, panorama kombëtare paraqitet e fragmentuar (kapacitete asimetrike/të limituara në burime njerëzore, teknologji, infrastrukturë dhe institucione).

Dokumenti verën se sektori privat si një partner i rëndësishëm në këtë proces nuk përfshihet në dokumentet strategjikë teksa biznesi mbetet rezervuar për përfitimet reale.

Shërbimet online kanë një eksperiencë pozitive për biznesin siç është platforma për lejet e ndërtimit por bashkitë hasin probleme sa i takon mirëmbajtjes apo konfuzionit të përgjegjësive që sjell kjo platformë. Sekretariati vërën se në nivel kombëtar, ofrimi i shërbimeve të digjitalizuara nga njësitë e qeverisjes vendore mbetet jo i barabartë dhe në disa zona mjaft i kufizuar.

Duke pasur parasysh këtë panoramë KI ka bërë të paktën 7 rekomandime sa i takon qasjes së pushtetit vendor drejt dixhitalizimit të shërbimeve të tij publike.

Rekomandim 1: Organet drejtuese të Qeverisjes Vendore, përtej angazhimit të qëndrueshëm politik dhe drejtimit të reformave për digjitalizimin, të hartojnë objektiva të qartë dhe tregues performance që konsiderojnë harmonizimin e interesave midis të gjithë aktoreve përfshirë edhe biznesin si dhe riformulimi i treguesve të performancës së shërbimeve ndaj biznesit dhe monitorimi i tyre, të jenë pjesë e planifikimit dhe raportimit periodik

Rekomandim 2: Mundësimi i një tranzicioni gradual dhe të matur nga zyrat fizike drejt digjitalizimit të shërbimeve vendore, i mirë koordinuar brenda bashkive (p.sh.task force me fokus digjitalizimin me përfaqësues nga seksione të ndryshme) me angazhimet buxhetore dhe upskilling do të rriste besimin dhe optimizmin e pritshmërive për cilësi të shërbimeve digjitale.

Rekomandim 3: Investimet publike lokale në infrastrukturë dhe sisteme digjitale duhet të jenë të harmonizuara strategjikisht me platformat dhe iniciativat kombëtare, për të garantuar një koordinim institucional të sigurt, të besueshëm dhe të qëndrueshëm, veçanërisht në aspektin e shkëmbimit të të dhënave midis administratës qendrore tatimore dhe njësive të qeverisjes vendore.

Rekomandim 4: Pushteti vendor duhet të sigurojë që procesi i digjitalizimit të zhvillohet në përputhje me një kornizë të qartë rregullatore që respekton parimet themelore etike dhe ligjore.

Rekomandim 5: Ekziston një nevojë e qartë për përmirësimin e kuadrit ligjor që rregullon taksat dhe tarifat vendore. Siç është evidentuar në mënyrë të përsëritur nga Këshilli i Investimeve, sistemi aktual është i vjetëruar dhe nuk pasqyron në mënyrë adekuate zhvillimet socio-ekonomike dhe reformat politike të viteve të fundit.

Rekomandim 6: Dhomat e tregtisĂ« dhe shoqatat e biznesit tĂ« luajnĂ« njĂ« rol aktiv nĂ« lehtĂ«simin e tranzicionit digjital. NĂ« partneritet me autoritetet lokale, ato duhet tĂ« investojnĂ« sĂ« bashku nĂ« pĂ«rpjekjet pĂ«r ngritjen e kapaciteteve tĂ« aktorĂ«ve. KĂ«to pĂ«rpjekje duhet tĂ« synojnĂ« rritjen e pjesĂ«marrjes nĂ« hartimin dhe zbatimin e reformave lokale – veçanĂ«risht ato qĂ« synojnĂ« thjeshtimin e detyrimeve tatimore dhe uljen e barrierave burokratike.

Rekomandim 7: Hartimi dhe zbatimi i një metodologjie të qëndrueshme dhe transparente për vlerësimin e pasurive të paluajtshme nëpërmjet një procesi të gjerë konsultues më grupet e interesit. Rekomandohet hartimi i një metodologjie të qëndrueshme dhe të standardizuar për vlerësimin e tregut dhe çmimet e referencës, në bashkëpunim me komunitetin e biznesit dhe organizatat profesionale.

The post Digjitalizimi i shërbimeve vendore, KI: Transformimi digjital i shërbimeve mbetet kompleks appeared first on Revista Monitor.

ShqetĂ«suese: NxĂ«nĂ«si kapet me shufĂ«r metali nĂ« shkollĂ«n “Adem Gllavica” nĂ« Lipjan, Policia konfiskon mjetin

Një incident shqetësues është raportuar sot në Lipjan, ku një nxënës është kapur me një shufër metalike brenda ambientit shkollor.

Burime policore bĂ«jnĂ« tĂ« ditur se rasti ka ndodhur mĂ« 22.01.2026, rreth orĂ«s 08:30, nĂ« rrugĂ«n “Avdi Kelmendi”, kur Drejtori i SHMP “Adem Gllavica” ka njoftuar PolicinĂ« se te nxĂ«nĂ«si E.B., rreth 15-vjeçar, gjatĂ« kontrollit nga kujdestari i tij, Ă«shtĂ« gjetur njĂ« shufĂ«r metali.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë patrulluese, ndërsa i dyshuari është intervistuar në prani të prindit (babait).

Sipas informatave, mjeti i dyshuar Ă«shtĂ« konfiskuar nga Policia, ndĂ«rkohĂ« qĂ« Ă«shtĂ« njoftuar edhe Prokurori i Shtetit dhe rasti Ă«shtĂ« iniciuar si “ArmĂ«mbajtje pa leje”.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post ShqetĂ«suese: NxĂ«nĂ«si kapet me shufĂ«r metali nĂ« shkollĂ«n “Adem Gllavica” nĂ« Lipjan, Policia konfiskon mjetin appeared first on Sinjali.

Skema Kombëtare, Salla vijon dëgjesat me fermerët e Lezhës, Kurbinit dhe Mirditës 

TIRANË, 22 janar /ATSH/ Ministri i BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, zhvilloi takime me fermerĂ«t e LezhĂ«s, Kurbinit dhe MirditĂ«s, nĂ« kuadĂ«r tĂ« dĂ«gjesave pĂ«r hartimin e SkemĂ«s KombĂ«tare tĂ« MbĂ«shtetjes 2026.

Salla tha se qëllimi i këtyre takimeve është mbledhja e mendimeve dhe sugjerimeve drejtpërdrejt nga terreni, në mënyrë që ndryshimet në skemën e re të reflektojnë një qasje sa më të përbashkët dhe konsensuale të fermerëve.

“Kemi ardhur pĂ«r tĂ« bashkĂ«biseduar me ju pĂ«rpara se tĂ« detajojmĂ« SkemĂ«n KombĂ«tare 2026, pĂ«r tĂ« na sugjeruar aty ku duhet tĂ« ndryshojmĂ« qasjen dhe tĂ« pĂ«rmirĂ«sojmĂ« masat mbĂ«shtetĂ«se”, u shpreh ministri Salla.

I shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, dhe kryetarja e Bashkisë Kurbin, Majlinda Cara, ministri Salla në bashkëbisedim me fermerët u ndal tek masat kryesore mbështetëse që duhet të vijojnë me prioritet, si dhe në propozimet e reja që duhet të merren në konsideratë për sektorë të tjerë të bujqësisë.

Dëgjesat me fermerët do të vijojnë edhe në zona të tjera të vendit, me synimin për ndërtimin e një skeme mbështetjeje sa më efikase dhe të përshtatur me nevojat reale të sektorit bujqësor.

e.xh/j.p/

The post Skema Kombëtare, Salla vijon dëgjesat me fermerët e Lezhës, Kurbinit dhe Mirditës  appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Në 24 janar do të tregojmë fuqinë e opozitës

TIRANË, 22 janar/ATSH/ Kryetari i PartisĂ« Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se nĂ« situatĂ«n aktuale kauza e protestĂ«s sĂ« opozitĂ«s Ă«shtĂ« mĂ« e ligjshme se nĂ« çdo protestĂ« tjetĂ«r.

Në një intervistë televizive, Berisha theksoi se arsyeja e parë është se qeveria nuk ka legjitimitetin për shkak të farsës elektorale, kjo, sipas tij, është faktuar nga raportet ndërkombëtare dhe nga Departamenti i Shtetit.

Së dyti, sipas kreut të PD, një qeveri që del nga zgjedhje të ndershme, por vjedh qytetarët humbet legjitimitetin.

“Efekti mĂ« i tmerrshĂ«m i censurĂ«s Ă«shtĂ« se i bĂ«n njerĂ«zit qĂ« tĂ« mos dinĂ« se çfarĂ« tĂ« besojnĂ«. Jep 40 rroga analistĂ«sh qĂ« nĂ« çdo studio mashtrojnĂ« qytetarĂ«t”, theksoi Berisha duke iu referuar klimĂ«s aktuale.

Kreu i PD-së u shpreh se Rama nuk është alternativë dhe duhet të largohet.

“NĂ« datĂ«n 24 do tĂ« tregojmĂ« fuqinĂ« e opozitĂ«s, kreativitetin e saj.Opozita do tĂ« qĂ«ndrojĂ« deri nĂ« pikĂ«n e fundit tĂ« saj se kĂ«ta kanĂ« zero legjitimitet”, deklaroi Berisha.

Berisha foli edhe në lidhje me votimin në parim në parlament për aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes për Gazën, ku përfaqësues do të jetë kryeministri Edi Rama.

Berisha tha se PD votoi pro për të treguar partneritetin e vendit dhe të PD-së me SHBA.

“U votua nĂ« parim sepse unĂ« dua ta them kĂ«tu, gjatĂ« gjithĂ« kohĂ«s nĂ« pushtet, porosi e prerĂ« e pĂ«rfaqĂ«suesve tĂ« ShqipĂ«risĂ« nĂ« tĂ« gjitha institucionet ndĂ«rkombĂ«tare, ka qenĂ« do tĂ« votoni siç votojnĂ« Shtetet e Bashkuara, pĂ«r çështje sigurie. SĂ« dyti, u detyrohemi pavarĂ«sinĂ« e KosovĂ«s, betejĂ«n ajrore kundĂ«r Beogradit dhe mbĂ«shtetjen e fuqishme ndaj KosovĂ«s”, tha Berisha.

Ne, vijoi Berisha, dokumentin nuk e votuam nen për nen, ne votuam në parim.

Sa i pĂ«rket projektit tĂ« dhĂ«ndrit tĂ« Donald Trump, Jared Kushner pĂ«r ishullin e Sazanit, Berisha tha se edhe ai kur ishte kryeministĂ«r ka tentuar qĂ« Sazanin t’ia jepte ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi pĂ«r zhvillim, por diçka e tillĂ« nuk u realizua.

“ZvĂ«rneci Ă«shtĂ« investim kryekĂ«put privat. Nuk kam parĂ« qĂ« Ă«shtĂ« dhĂ«nĂ« tokĂ« publike. Si mund tĂ« jem kundĂ«r kur ka njĂ« ujdi mes privatĂ«ve. JanĂ« tĂ« mirĂ«pritur. VijmĂ« te Sazani, tokĂ« publike. Si ta kundĂ«rshtoja unĂ« kur unĂ« vet isha pĂ«rpjekur qĂ« tĂ« jepej pĂ«r zhvillim”, tha Berisha.
/k.s/j.p/

The post Berisha: Në 24 janar do të tregojmë fuqinë e opozitës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Horoskopi ditor për nesër, e premte 23 Janar 2026

DASHI Kjo Ă«shtĂ« njĂ« kohĂ« kur ndjeni diçka qĂ« ndryshon brenda jush. Nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« dĂ«shirĂ« pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« gjĂ«ra, por njĂ« nevojĂ« pĂ«r tĂ« thĂ«nĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ«n tuaj. Yjet flasin pĂ«r lĂ«vizje, pĂ«r zgjedhje qĂ« nuk mund tĂ« shtyhen mĂ«. NĂ« punĂ«, ka njĂ« sfidĂ«: ose provoni se kush jeni, ose ndryshoni drejtim. [
]

The post Horoskopi ditor për nesër, e premte 23 Janar 2026 appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Rama është kriminel i implikuar në vrasje, Agasi nuk lëvizte pa miratimin e tij

Kreu i PD-sĂ«, Sali Berisha, i ftuar nĂ« emisionin Opinion, akuzoi rĂ«ndĂ« kryeministrin Edi Rama, duke deklaruar se ai Ă«shtĂ« “kriminel i implikuar nĂ« vrasje”. Sipas BerishĂ«s, Ergys Agasi nuk lĂ«vizte asnjĂ« milimetĂ«r pa miratimin e RamĂ«s, duke theksuar se çdo veprim i tij ishte i koordinuar dhe i kontrolluar drejtpĂ«rdrejt nga kryeministri. “Ta kemi [
]

The post Berisha: Rama është kriminel i implikuar në vrasje, Agasi nuk lëvizte pa miratimin e tij appeared first on BoldNews.al.

Roma triumfon ndaj Stuttgartit, vendos Pisilli me dopietë

Roma vazhdon momentin e saj pozitiv nĂ« Europa League dhe korr fitoren e katĂ«rt radhazi, duke mposhtur Stuttgartin 2-0 nĂ« Olimpico. Protagonist absolut i mbrĂ«mjes ishte mesfushori i ri NiccolĂČ Pisilli, i cili vendosi ndeshjen me njĂ« dopietĂ« vendimtare. VerdhekuqtĂ« u shfaqĂ«n tĂ« organizuar dhe cinikĂ«, duke rrezikuar shumĂ« pak pĂ«rballĂ« gjermanĂ«ve. Goli i parĂ« erdhi nĂ« minutĂ«n e 40-tĂ«, kur Pisilli


Source

Rrezik i shtuar nga ortekët në Brezovicë, ShKShMK apelon për kujdes maksimal



Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës (ShKShMK) ka njoftuar për rrezik të shtuar nga ortekët në zonën e Brezovicës, pas raportimit të një aksidenti orteku të ndodhur sot në një zonë jashtë shtegut të rregulluar.

Sipas njoftimit, orteku është iniciuar nga disa skitarë, por fatmirësisht personat e përfshirë kanë shpëtuar pa lëndime trupore.

ShKShMK bën të ditur se më 18 janar 2026, gjatë kontrollimit të shtresave të borës në zonën e Brezovicës, teknikët e kërkim-shpëtimit kanë identifikuar dy shtresa problematike të borës.

Shtresa mĂ« shqetĂ«suese, sipas tyre, Ă«shtĂ« ajo bazĂ« mbi vegjetacion, e njohur si “Ground-based Persistent Weak Layer – Depth Hoar”.

Si pasojë e reshjeve të fundit të borës, të shoqëruara me erëra të forta nga juglindja, janë krijuar akumulime të shtresave të konsoliduara të borës, të cilat kanë rritur peshën dhe presionin mbi shtresat e dobëta ekzistuese. Bazuar në vlerësimin aktual, ky kombinim faktorësh ka krijuar kushte të pafavorshme dhe rrezik të shtuar për ortekë.

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor apelon për kujdes maksimal gjatë skijimit dhe aktiviteteve bjeshkatare, veçanërisht në faqet veriore, duke theksuar se rreziku nuk përjashtohet as në orientime dhe pozita të tjera gjeografike.

Qytetarëve u rekomandohet që të shmangin lëvizjet jashtë shtigjeve të sigurta, të informohen paraprakisht për kushtet e borës dhe motit, të përdorin pajisje adekuate të sigurisë dhe të mos veprojnë individualisht në terrene të rrezikshme./Telegrafi/


Liverpooli pranon ta largojë Chiesan te njëri nga gjigantët italianë vetëm me një kusht



Liverpooli nuk ka ndërmend ta lejojë Federico Chiesan të largohet në formë huazimi gjatë afatit kalimtar të janarit, përveç nëse në tavolinë vjen një ofertë e përshtatshme për transferim të përhershëm, raportojnë mediat britanike.

Pavarësisht interesimit nga Juventusi dhe Napoli, klubi anglez mbetet i vendosur në qëndrimin e tij, duke i dhënë përparësi përfitimit financiar dhe jo një largimi të përkohshëm të sulmuesit italian.

Chiesa ka kaluar njĂ« periudhĂ« jo tĂ« lehtĂ« nĂ« “Anfield”, me minuta tĂ« kufizuara nĂ« dispozicion dhe njĂ« dĂ«mtim tĂ« lehtĂ« sĂ« fundmi, çka ka nxitur interesimin e klubeve nga Serie A pĂ«r njĂ« rikthim tĂ« mundshĂ«m nĂ« Itali.

Megjithatë, drejtuesit e Liverpoolit nuk e shohin me sy të mirë një huazim, sidomos në këtë fazë të sezonit, dhe janë të gatshëm të negociojnë vetëm nëse paraqitet një ofertë serioze për transferim të plotë.

Federico Chiesa iu bashkua Liverpoolit në verën e vitit 2024 nga Juventusi, por ende nuk ka arritur të sigurojë një vend të rregullt titullari nën drejtimin e trajnerit Arne Slot.

Me afatin kalimtar që po i afrohet mbylljes, çdo lëvizje e mundshme e italianit do të varet nga një ofertë e konsiderueshme që mund ta bindë klubin anglez të ndahet me të. /Telegrafi/

Pas lirimit nga burgu serb, Haziri apelon: Mos kaloni përmes Serbisë



77-vjeçari Hazir Haziri nga Podujeva është liruar mbrëmë nga burgu në Serbi, ku ishte mbajtur për rreth katër muaj, ndonëse ndaj tij nuk ishte vërtetuar asnjë vepër penale. Ai ishte arrestuar muaj më parë nga autoritetet serbe pa arsyetim të qartë dhe, sipas familjarëve, ishte mbajtur padrejtësisht në paraburgim.

Haziri ishte dërguar në një nga burgjet qendrore në Serbi, ku, siç rrëfen vetë ai, ishte përballur me kushte të rënda dhe provokime nga të burgosur të tjerë. Ai ka treguar se për shkak të këtyre rrethanave, për një periudhë të gjatë kishte shmangur daljen nga qelia.

Pas lirimit, Haziri sot ka rrëfyer përjetimet e tij në prani të familjarëve dhe miqve, duke e cilësuar këtë periudhë si shumë të vështirë. Ai ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që e kanë ndihmuar dhe përkrahur gjatë kësaj kohe, përfshirë Zyrën Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd.

Sipas tij, pĂ«rvoja e gjeneratĂ«s sĂ« tij, e cila gjatĂ« viteve ’60 e deri nĂ« vitin 2000 ka vuajtur dĂ«nime tĂ« gjata nĂ« burgjet serbe nĂ« kushte tĂ« rĂ«nda, i ka dhĂ«nĂ« forcĂ« pĂ«r ta pĂ«rballuar paraburgimin.

Haziri ka treguar se, edhe në ditët e fundit të qëndrimit në burg, ishte informuar se do të vazhdonte të mbahej për shkak të pretendimeve lidhur me një telefon dhe një ekspertizë, por se mbrëmë është njoftuar papritur për lirimin e tij, gjë që fillimisht nuk e kishte besuar.

Pas lirimit, Hazir Haziri ka apeluar tek qytetarët shqiptarë që të shmangin kalimin tranzit përmes Serbisë, për shkak të rrezikut të ndalimeve dhe arrestimeve pa bazë./RTK

Detaje dhe pamje të sulmit mafioz gjatë një ndeshjeje futbolli - persona të maskuar si policë vranë tre persona në Ekuador



Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Ekuador, ku persona të armatosur, të maskuar si oficerë policie, sulmuan një fushë futbolli dhe vranë tre persona me gjakftohtësi gjatë një ndeshjeje rekreative.

Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë, sulmi ndodhi në një komunitet të rrethuar pranë qytetit portual të Guayaquil.

Ajo që filloi si një ndeshje e zakonshme mbrëmjeje në një fushë futbolli artificial, u shndërrua brenda pak minutash në skenë tmerri.

Tre burra të maskuar, të veshur si policë, hynë papritur në kompleks, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Lojtarët, duke kuptuar se diçka nuk shkonte, u shtrinë menjëherë në tokë për të shmangur vëmendjen.

Sulmuesit identifikuan shpejt objektivin e tyre – njĂ« burrĂ« i veshur me tĂ« zeza nĂ« qendĂ«r tĂ« fushĂ«s.

Ai u dhunua dhe më pas u qëllua për vdekje nga afër, ndërsa të tjerët shikonin të tmerruar.

I gjithë sulmi zgjati rreth pesë minuta, pas së cilës autorët u larguan me shpejtësi.

InformaciĂłn revela que alias “Marino”, lĂ­der de Los Lagartos, fue asesinado en la cancha de la Isla MocolĂ­ tras una traiciĂłn interna; se movĂ­a entre España, DubĂĄi y Cuba. pic.twitter.com/qF7rTIm6KF
— Catalina Garcia (@CataGarciaTA) January 9, 2026

Pas të shtënave, dy trupa të tjerë u gjetën në zonën përreth, duke e çuar numrin e viktimave në tre.

Sipas gazetës ekuadoriane El Universo, sulmuesit fillimisht kishin neutralizuar rojet e sigurisë së komunitetit, duke i rrahur, lidhur dhe duke u marrë armët, përpara se të kryenin ekzekutimin.

NjĂ« nga viktimat u identifikua si Stalin Rolando Olivero Vargas, i njohur me nofkĂ«n “Marino”, 40 vjeç.

Ai ishte ish-i dënuar dhe dyshohej të ishte lider i bandës kriminale Los Lagartos, e cila vepron në jug të Guayaquilit.

Trascienden nuevas imĂĄgenes del triple crimen registrado en la isla #MocolĂ­, donde le quitaron la vida a alias “El Marino”, cabecilla de Los Lagartos, y a dos de sus acompañantes. Los atacantes vestĂ­an prendas similares a las de la PolicĂ­a.

Más noticias en
 pic.twitter.com/3UUKIKKoQb
— TC Televisión (@tctelevision) January 10, 2026

Sipas ministrit të Brendshëm, John Reimburg, Vargas mund të jetë shënjestruar nga një bandë rivale.

Dy viktimat e tjera janë Jefferson Xavier Salon Olivero (33) dhe Richard Josue Mina Vergara (29), të cilët, sipas autoriteteve, kishin precedentë të rëndë penalë, përfshirë trafik droge dhe vepra të rënda penale.

Autoritetet zbuluan gjithashtu se Vargas kishte menduar tĂ« largohej nga banda e tij pĂ«r t’iu bashkuar njĂ« grupi rival, gjĂ« qĂ« besohet se mund tĂ« ketĂ« çuar nĂ« eliminimin e tij. Deri mĂ« tani nuk Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« asnjĂ« arrestim, ndĂ«rsa hetimet pĂ«r ngjarjen mbeten nĂ« vazhdim. /Telegrafi/

Kur Ă«shtĂ« momenti i duhur pĂ«r t’ia vendosur fĂ«mijĂ«s aparatin dentar pĂ«r drejtim tĂ« dhĂ«mbĂ«ve?



NjĂ« kontroll nĂ« kohĂ«n e duhur mund tĂ« parandalojĂ« probleme tĂ« mĂ«dha mĂ« vonĂ« dhe t’i japĂ« fĂ«mijĂ«s siguri, shĂ«ndet oral dhe njĂ« buzĂ«qeshje tĂ« natyrshme

Ass.Dr.Sci. Visar Disha
Specialist i Protetikes Stomatologjike
Specialist i Ortodoncisë dhe Ortopedisë së Nofullave
Specialist i Kirurgjisë Orale dhe Implantologjisë
Tel. +38344559287

ShumĂ« prindĂ«r pyesin: “Kur Ă«shtĂ« koha e duhur pĂ«r t’ia vendosur fĂ«mijĂ«s aparatin dentar?” Kjo pyetje Ă«shtĂ« thelbĂ«sore, sepse drejtimi i dhĂ«mbĂ«ve nuk lidhet vetĂ«m me pamjen estetike, por edhe me shĂ«ndetin oral dhe zhvillimin e duhur tĂ« nofullĂ«s.

Vizita e parë tek ortodonti rekomandohet të bëhet rreth moshës 6-7 vjeçare, kohë kur dalin dhëmbët e përhershëm dhe mund të vërehen qartë shenjat e para të keqvendosjes së dhëmbëve.

Pse është i rëndësishëm zbulimi i hershëm?

Ndërhyrja në kohë ka shumë përparësi:

  • Parandalim i problemeve mĂ« tĂ« mĂ«dha – Sa mĂ« herĂ«t tĂ« zbulohet shtrembĂ«rimi i dhĂ«mbĂ«ve ose moszhvillimi i duhur i nofullĂ«s, aq mĂ« lehtĂ« korrigjohet.
  • Zhvillim i shĂ«ndetshĂ«m i nofullave – Aparatet e hershme ortodontike mund tĂ« udhĂ«heqin rritjen e nofullĂ«s, duke krijuar hapĂ«sirĂ«n e duhur pĂ«r dhĂ«mbĂ«t e pĂ«rhershĂ«m.
  • VetĂ«besim i lartĂ« pĂ«r fĂ«mijĂ«n – NjĂ« buzĂ«qeshje e bukur ndikon drejtpĂ«rdrejt nĂ« sigurinĂ« emocionale dhe sociale tĂ« fĂ«mijĂ«s.

Shenjat që prindërit nuk duhet ti injorojnë !

Prindërit mund të dallojnë disa tregues të hershëm që fëmija mund të ketë nevojë për aparat ortodonik:

  • DhĂ«mbĂ« tĂ« shtrembĂ«r ose tĂ« grumbulluar

  • Kafshim i parregullt (dhĂ«mbĂ«t e poshtĂ«m mbulojnĂ« tĂ« sipĂ«rmet)

  • HapĂ«sira tĂ« mĂ«dha mes dhĂ«mbĂ«ve (diastema)

  • Kafshim i hapur (dhĂ«mbĂ«t e sipĂ«rm nuk kontaktojnĂ« me dhĂ«mbĂ«t e poshtĂ«m)
  • FrymĂ«marrje me gojĂ«
  • VĂ«shtirĂ«si nĂ« shqiptim ose pĂ«rtypje

Nëse vëreni këto shenja,është koha të konsultoheni me ortodontin.

Llojet e aparateve ortodontike për fëmijë

Aparatet e lĂ«vizshme – pĂ«rdoren kryesisht nĂ« moshat mĂ« tĂ« vogla, pĂ«r tĂ« ndihmuar rritjen e nofullĂ«s dhe pĂ«r tĂ« korrigjuar shenjat e para tĂ« shtrembĂ«rimit tĂ« dhĂ«mbĂ«ve.

Aparatet fikse (braketat) – aplikohen zakonisht pas daljes sĂ« dhĂ«mbĂ«ve tĂ« pĂ«rhershĂ«m, pĂ«r tĂ« arritur drejtimin e plotĂ« tĂ« dhĂ«mbĂ«ve dhe pĂ«rmirĂ«simin e kafshimit.

Ortodonti është ai që vendos se cili aparat është më i përshtatshëm për fëmijën tuaj, në bazë të moshës dhe nevojave klinike.

Cilat janë përfitimet e drejtimit të hershëm të dhëmbëve?

  • Pamje estetike dhe buzĂ«qeshje natyrale.
  • HigjienĂ« orale mĂ« e lehtĂ« dhe parandalim i kariesit.
  • PĂ«rtypje dhe tĂ« folur mĂ« i saktĂ«.
  • VetĂ«besim dhe buzĂ«qeshje e sigurt nĂ« çdo situatĂ«.

Mesazhi im

Koha më e mirë për të kontrolluar nëse fëmija ka nevojë për aparat dentar është rreth moshës 6-7 vjeçare. Një vizitë e thjeshtë tek Ortodonti mund të bëjë diferencën mes një trajtimi të shkurtër dhe efektiv ose një procesi më të gjatë e të vështirë në të ardhmen.

Mos e lini vendimin pĂ«r mĂ« vonĂ« – njĂ« konsultĂ« e hershme i jep fĂ«mijĂ«s tuaj mundĂ«sinĂ« pĂ«r tĂ« pasur jo vetĂ«m dhĂ«mbĂ« tĂ« drejtĂ«, por edhe njĂ« buzĂ«qeshje qĂ« do ta shoqĂ«rojĂ« gjithĂ« jetĂ«n. /Telegrafi/

"Më ka prekur në moral", Alba Pollozhani tregon se nga kush u zhgënjye në Big Brother



“Kush tĂ« ka zhgĂ«njyer mĂ« sĂ« shumti deri tani?”, ishte pyetja e publikut qĂ« e bĂ«ri tĂ« mendonte Alba Pollozhanin.

Por banorja nuk hezitoi të përgjigjej, duke përmendur edhe raste konkrete.

“PĂ«r ta thĂ«nĂ« realitetin jam zhgĂ«njyer nga çdokush nĂ« sasi tĂ« ndryshme, por kjo jo patjetĂ«r pĂ«r faj tĂ« tyre”, u pĂ«rgjigj Alba.

Foto: YouTube

"Një rast konkret tani ka qenë me Labin që afrimitetin tim njerëzor e ka përkthyer komplet për të sulmuar moralin tim si femër. Realisht më ka prekur e pranoj, po sidoqoftë çdokush dëshmon veten e vet. Ndonjëherë bëhet e tepërt ngarkesë. Vet unë, nuk dua të dëgjoj fjalë të tilla", tutje tha.

"Për momentin Albës i ka rënë pak disponimi a më bën mua të dobët, jo nuk më bën. Jam e sigurt që mund të kem bërë gabime kundrejt të tjerëve, por Alba nuk shpif. Të vij Labi të shpif diçka që nuk ka qenë të më prek te morali. E kam pritur siç pres nga të tjerët këtu brenda", shtoi mes të tjerash.

"Limin nuk mund ta komentoj dhe ta fus me të gjithë banorët e tjerë. Te Limi është përzier edhe çështje tjetër përpos lojës. Kemi pasur një histori dhe kam zgjedhur heshtjen në drejtim të Limit. Deri diku ndihem e zhgënjyer nga Limi", tha Pollozhani.

Në nominim veç Albës janë edhe Arditi, Hygerta, Labinoti dhe Ludo Lee. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

SHBA-të do të dërgojnë aeroplanmbajtëse dhe asete ushtarake në Lindjen e Mesme, mes tensioneve me Iranin



Një grup sulmues i aeroplanmbajtëseve ushtarake amerikane dhe asete të tjera do të mbërrijnë në rajonin e Lindjes së Mesme në ditët në vijim.

Kështu siç shkruan Reuters, përcjell Telegrafi, kanë thënë të enjten dy zyrtarë amerikanë, edhe pse presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shpreh shpresë për të shmangur veprime të reja ushtarake kundër Iranit.

Sipas mediumit në fjalë, anijet luftarake amerikane, përfshirë aeroplanmbajtësen USS Abraham Lincoln, disa shkatërrues dhe aeroplanë luftarakë, filluan të lëvizin nga Azia-Paqësori javën e kaluar, ndërsa tensionet midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara u rritën pas një shtypjeje të ashpër të protestave në të gjithë Iranin në muajt e fundit.

Një nga zyrtarët theksoi se sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore po drejtohesin gjithashtu për Lindjen e Mesme.

Shtetet e Bashkuara shpesh rrisin nivelet e trupave amerikane në Lindjen e Mesme në momente tensionesh të larta rajonale, diçka që ekspertët vërejnë se mund të jetë tërësisht mbrojtëse.

Megjithatë, ushtria amerikane organizoi një grumbullim të madh trupash verën e kaluar përpara sulmeve të saj të qershorit kundër programit bërthamor të Iranit dhe më vonë u mburr se si e mbajti sekret qëllimin e saj për të sulmuar.

Trump kishte kĂ«rcĂ«nuar vazhdimisht tĂ« ndĂ«rhynte kundĂ«r Iranit pĂ«r shkak tĂ« vrasjeve tĂ« fundit tĂ« protestuesve atje, por protestat u pakĂ«suan javĂ«n e kaluar dhe “retorika e Trump nĂ« lidhje me Iranin Ă«shtĂ« zbutur”.

Ai e ka kthyer vëmendjen e tij në çështje të tjera gjeopolitike, përfshirë Grenlandën.

Të mërkurën, Trump tha se shpresonte që të mos kishte veprime të mëtejshme ushtarake amerikane në Iran, por tha se Shtetet e Bashkuara do të vepronin nëse Teherani do të rifillonte programin e tij bërthamor.

"Ata nuk mund ta bëjnë programin bërthamor", i tha Trump CNBC-së në një intervistë në Davos të Zvicrës, duke vënë në dukje sulmet e mëdha ajrore të SHBA-së në objektet bërthamore të Iranit në qershor 2025. "Nëse e bëjnë, do të ndodhë përsëri". /Telegrafi/

Erik Lloshi flet pas daljes nga BBV: Nuk jam agresiv, kam qenë vetëm impulsiv

I ftuar mbrĂ«mjen nĂ« emisionin “Big Brother Radio” nĂ« Top Albania Radio ka qenĂ« ish-banori i “Big Brother VIP”, Erik Lloshi, i cili u largua nga shtĂ«pia tĂ« martĂ«n pas njĂ« nominimi tĂ« ardhur pĂ«rmes Zarfit tĂ« Zi, si pasojĂ« e njĂ« shkeljeje rregullash nga “VĂ«llai i Madh”.

NĂ« studion e radios, kĂ«ngĂ«tari ndau reflektimet e tij pĂ«r eksperiencĂ«n nĂ« shtĂ«pinĂ« mĂ« tĂ« famshme nĂ« ShqipĂ«ri, duke treguar se hyrja nĂ« BBV nuk ishte njĂ« vendim i marrĂ« lehtĂ«. Sipas tij, ai ishte i vetĂ«dijshĂ«m qĂ« qĂ«ndrimi, por edhe dalja nga formati, do tĂ« shoqĂ«roheshin me komente dhe kritika, disa prej tĂ« cilave nuk do t’i pĂ«lqenin.

“Ne jemi njerĂ«z qĂ« jo vetĂ«m punojmĂ«, por edhe jetojmĂ«,” u shpreh ai, duke theksuar se publiku shpesh harron anĂ«n njerĂ«zore tĂ« personazheve publikĂ«.

Duke folur për sjelljen e tij brenda shtëpisë, Eriku sqaroi se disa momente janë interpretuar gabim. Ai pranoi se ka pasur ditë impulsive, por mohoi kategorikisht të ketë qenë agresiv.

“Nuk jam njeri agresiv. UnĂ« bĂ«j muzikĂ«, bĂ«j art dhe njĂ« artist nuk mund tĂ« jetĂ« agresiv,” tha ai, duke shtuar se energjia dhe “kimia” me njerĂ«zit janĂ« pjesĂ« e natyrĂ«s sĂ« tij dhe e lidhjes qĂ« ai krijon me publikun.

The post Erik Lloshi flet pas daljes nga BBV: Nuk jam agresiv, kam qenë vetëm impulsiv appeared first on iconstyle.al.

Horoskopi 23 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

✇Albeu
By: M C

Dashi

Dite edhe me mosmarrĂ«veshje, por edhe me pasion te zjarrte kjo e sotmja pĂ«r te dashuruarit. Do pĂ«rjetoni emocione pa fund. Beqaret do realizojnĂ« takime vĂ«rtet interesante te cilat mund t’ua shndĂ«rrojnĂ« jetĂ«n pĂ«rgjithmonĂ«. Situata financiare do konsolidohet tej mase. As vete nuk do e kuptoni sepse gjithçka do vendoset ne rregull.

Demi

Do ju kushtoni rëndësi te madhe edhe detajeve te vogla sot juve te dashuruarit dhe gjerat do ecin për mrekulli. Do i harroni njëherë e mire problemet dhe mosmarrëveshjet e dikurshme. Beqaret do vërtiten gjate gjithë kohës ne kërkim te dashurisë, por nuk do e gjejnë atë. Ne planin financiar nuk duhet te rrezikoni shume edhe sikur gjendja te jete e qëndrueshme.

Binjaket

jeta sentimentale e çifteve do jete e favorizuar ne çdo moment. Do dashuroheni me ëmbëlsi me atë qe keni ne krah. Priten dashuri me shikim te pare gjate kësaj dite për beqaret. Shume gjera kane për te ndryshuar rrënjësisht për ta. Ne planin financiar përfitoni nga atmosfera e qete për te riorganizuar gjendjen sepse me vone do jete e pamundur.

Gaforrja

Te dashuruarit do kalojnĂ« njĂ« dite shume normale dhe aspak problematike. Ne mbrĂ«mje mund te ketĂ« edhe ndonjĂ« darke romantike. Ju beqaret nuk duhet t’iu besoni plotĂ«sisht atyre qe do iu joshin sepse disa janĂ« eksperte te gĂ«njeshtrave. Do vuani me vone nĂ«se nxitoheni. Ne planin financiar situata do ndĂ«rlikohet edhe me tepĂ«r pĂ«r shkak te shpenzimeve te detyruara.

Luani

Merkuri nuk do krijoje kushtet e favorshme sot pĂ«r te dashuruarit dhe nga ana tjetĂ«r do i nxite ata te debatojnĂ« me njeri-tjetrin. Dita do jete delikate. Beqaret do jene te pafat dhe nuk do e gjejnĂ« personin e Ă«ndrrave. Financat do jene shume te mira. Do i kryeni te gjitha shpenzimet e domosdoshme dhe do ju mbeten edhe disa para pĂ«r t’i hequr mĂ«njanĂ«.

Virgjeresha

Dite e mrekullueshme dhe e mbushur me kënaqësi pa fund kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni te bekuar nga yjet ne çdo moment. Beqaret do kenë një dite plot angazhime dhe nuk do kenë mundësi për te dale neper takime. Financat do jene ne një gjendje me te mire se kohet e fundit, por ende nuk është koha për te bere investime te tejskajshme.

Peshorja

Do jeni mjaft ne humor gjate kësaj dite ju te dashuruarit dhe do përgatisni surpriza pa fund për partnerin. Shpeshherë do përjetoni kënaqësi te papërshkrueshme. Beqaret do qëndrojnë serish te vetmuar dhe do e vuajnë tej mase këtë. Mos e fajësoni gjithë kohës veten për gjendjen delikate te financave, por mundohuni te gjeni nga një zgjidhje.

Akrepi

Dite shume e turbullt dhe e mbushur me mosmarrëveshjet te shumta kjo e sotmja për te dashuruarit. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar. As beqaret nuk do arrijnë ta bëjnë për vete atë qe kane kohe qe e pëlqejnë dhe kjo do i mërzitë. Jupiteri do iu beje me te organizuar ne planin financiar. Situata do vije duke u përmirësuar.

Shigjetari

Venusi do e mbroje sot jetën tuaj ne çift. Klima do jete e ngrohte dhe ju do jeni mjaft seksuale. Do jeni te kuptueshëm dhe do toleroni mjaft. Edhe beqaret me ne fund do vendosin pak rregull ne jetën e tyre. Tregohuni sa me te hapur ndaj takimeve dhe mund te ndeshni personin e ëndrrave. Projekti qe kishit menduar për te përmirësuar financat do te realizohet.

Bricjapi

Jeta sentimentale e çifteve do jete e favorizuar. Iu jeni nder ata qe i jepni njĂ« rĂ«ndĂ«si te madhe asaj dhe e gjeni kohen kurdoherĂ«. Do ndiheni mire sot. Edhe jeta e beqareve do jete me e animuar. Do keni takime interesante te cilat mund t’iu ndryshojnĂ« rrjedhĂ«n e gjithçkaje. Mos e lini zgjedhjen e problemeve financiare pĂ«r me vone, merruni sot sepse situata mund te ndĂ«rlikohet.

Ujori

Gjate kësaj dite do flisni për disa tema delikate me partnerin tuaj. Ai do iu kuptoje dhe do iu mbështesë ne gjithçka. Edhe ata qe kane pasur probleme do mund te vendosin paqen. Dita për beqaret do jete shume e këndshme. Do keni takime interesante me persona qe ia vlen te krijoni një lidhje. Financat do jete te qëndrueshme, por gjithsesi nuk është momenti i duhur për te bere transaksione.

Peshqit

Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni vesh për çdo gjë me personin qe keni ne krah dhe priten veç gjera te mira te ndodhin. Për beqaret do ketë veçse mundësi për aventura kalimtare, asgjë me tepër sesa aq. Financat do jene mjaft delikate. Do ju duhet durim dhe mund për ta stabilizuar situatën sa me pare.

The post Horoskopi 23 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on Albeu.com.

“Zgjodha vajzĂ«n me lejen e babait”/ Berisha komenton deklaratĂ«n e RamĂ«s: Ishte bĂ«rĂ« gati, por Trump nuk e donte atje

✇Albeu
By: M C

Kreu i PartisĂ« Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar mungesĂ«n e kryeministrit Edi Rama nĂ« Forumin e Davosit. I ftuar nĂ« emisionin “Opinion”, Berisha u shprehur se kjo ka ardhur pasi Donald Trump nuk e ka dashur qĂ« Rama tĂ« ishte atje. Sipas Kryedemokrati, Rama ishte bĂ«rĂ« gati tĂ« shkonte nĂ« Davos pas darkĂ«s me Ivanka Trump nĂ« VlorĂ«, por udhĂ«timi Ă«shtĂ« anuluar nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« papritur.

“Ai darkonte me zonjĂ«n Kushner dhe do merrte avionin. PĂ«r njĂ« orĂ« e gjysmĂ« do shkonte nĂ« Davos. Armiku numĂ«r njĂ« i shqiptarĂ«ve Ă«shtĂ« Edi Rama. Ndodhi diçka e papritur, sepse Rama ishte bĂ«rĂ« gati tĂ« shkonte nĂ« Davos. Ai darkonte me zonjĂ«n Kushner dhe do merrte avionin. PĂ«r njĂ« orĂ« e gjysmĂ« do shkonte nĂ« Davos. Por, besoj se Trump nuk donte qĂ« Rama tĂ« ishte nĂ« Davos”, tha Berisha.

The post “Zgjodha vajzĂ«n me lejen e babait”/ Berisha komenton deklaratĂ«n e RamĂ«s: Ishte bĂ«rĂ« gati, por Trump nuk e donte atje appeared first on Albeu.com.

Erik Lloshi pas daljes nga BBV: “UnĂ« nuk jam njeri agresiv, disa prej ditĂ«ve tĂ« mia kanĂ« qenĂ« impulsive“

✇Albeu
By: M C

I ftuar nĂ« emisionin “Big Brother Radio” ka qenĂ« ish-banori i “Big Brother VIP” , Erik Lloshi.

Ai përfundoi rrugëtimin e tij të martën pas një nominimi nga Zarfi i Zi që erdhi në shtëpi për shkeljen e rregullave nga Vëllai i Madh.

Mbrëmjen e kaluar në studion e Top Albania Radios, këngëtari ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me rrugëtimin e tij në shtëpinë më të famshme.

Si kanë qenë ditët e qëndrimit në shtëpinë e BBV për Erik Lloshin?

E kam menduar shumë para se të futesha në shtëpinë e Big Brother VIP. E dija shumë mirë që dhe kur të dilja do të kisha pakënaqësitë e mia duke parë disa komente që normalisht nuk do të më pëlqenin. Njerëzit duhet të kuptojnë diçka, që ne jemi persona që dhe jetojmë, jo vetëm punojmë.

Disa prej ditëve të mia që kanë qenë impulsive do të thoja, jo agresive siç është interpretuar sepse unë nuk jam njeri agresiv. Përderisa unë bëj muzikë dhe bëj art, një artist nuk mund të jetë kurrësesi agresiv. Përderisa kam impaktin e mirë te njerëzit, prapë nuk kam se si të jem agresiv. Kam atë kiminë me njerëzit.

The post Erik Lloshi pas daljes nga BBV: “UnĂ« nuk jam njeri agresiv, disa prej ditĂ«ve tĂ« mia kanĂ« qenĂ« impulsive“ appeared first on Albeu.com.

❌