Komisioni Evropian i kërkon Shqipërisë përmirësim të legjislacionit mjedisor dhe forcim të institucioneve që zbatojnë ligjin.
Në raportin e progresit për vitin 2025, BE vëren mungesë përparimi në kapitullin 27 për mjedisin, duke theksuar dobësi serioze në planifikim, investime dhe transparencë publike.
Raporti thekson se kapaciteti institucional për planifikim, investim dhe koordinim strategjik në çështjet mjedisore mbetet i dobët.
Vlerësimet e ndikimit në mjedis konsiderohen me cilësi të ulët dhe se rekomandimet e institucioneve rrallë zbatohen ose monitorohen. Pjesëmarrja publike në vendimmarrje cilësohet minimale, ndërsa ligji mjedisor zbatohet vetëm pjesërisht.
Lexo: Peizazhet e Mbrojtura u dorëzohen investitorëve
Ndryshimet nĂ« ligjin pĂ«r âZonat e Mbrojturaâ shihen me shqetĂ«sim pĂ«r situatĂ«n mjedisore. Sipas raportit ato çuan nĂ« shkatĂ«rrimin e zonave tĂ« habitateve natyrore dhe dobĂ«sim tĂ« kapaciteteve inspektuese pĂ«r krimet mjedisore.
Si shembull, Komisioni pĂ«rmend ndĂ«rtimin e njĂ« resorti nĂ« Peizazhin e Mbrojtur BunĂ«-VelipojĂ«, pavarĂ«sisht protestave lokale dhe listimit tĂ« zonĂ«s pĂ«r tâu bĂ«rĂ« pjesĂ« e rrjetit Natura 2000.
Raporti kritikon zgjatjen e ligjit për Investimet Strategjike deri në vitin 2027, duke e lidhur atë me rritjen e presionit mbi zonat e mbrojtura. Në të theksohet gjithashtu ndërtimi i Aeroportit të Vlorës në zonën Pishë Poro-Nartë, pavarësisht kërkesave të përsëritura të Konventës së Bernës për pezullimin e punimeve.
âPavarĂ«sisht kĂ«rkesĂ«s sĂ« Komitetit tĂ« PĂ«rhershĂ«m tĂ« KonventĂ«s sĂ« BernĂ«s nĂ« dhjetor 2023 dhe dhjetor 2024 pĂ«r tĂ« pezulluar punimet deri sa tĂ« kryhet njĂ« procedurĂ« e re dhe e mjaftueshme VNM-je,â theksohet nĂ« raport.
Lexo: Kur natyra pĂ«rballet me betonin: Ămimi i lartĂ« i Aeroportit tĂ« VlorĂ«s
Sipas Komisionit, fondet e kufizuara, shkarkimet e shpeshta të stafit dhe mungesa e ekspertizës kanë dobësuar administratën qendrore.
Hetimet për inceneratorin e Tiranës dhe çështja e mbetjeve të rrezikshme të kthyera nga Tajlanda mbeten sipas Komisionit shembuj të krizës së besueshmërisë në menaxhimin mjedisor.
âNjĂ« hetim mbi 102 kontenierĂ« me mbetje tĂ« dyshuara toksike tĂ« kthyer nga Tajlanda nĂ« tetor 2024 Ă«shtĂ« ende nĂ« vazhdimâ, thuhet nĂ« raport.
Pikat e tjera shqetësuese për mjedisin
Paketa e maleve cilësohet si ligj që rrezikon pyjet dhe kullotat, duke hapur rrugë për ndërtime në shkallë të gjerë. Prerjet dhe gjuetia e paligjshme, sipas raportit, janë shtuar edhe brenda zonave të mbrojtura.
Shqipëria nuk ka ndaluar ende plastikën njëpërdorimshe, ndërsa projektet për ndarjen e mbetjeve mbeten të kufizuara me vetëm një projekt pilot në Berat.
Lexo: Një vit heshtje për kontrabandën me mbetje të rrezikshme
Raporti thotë se duhet veprim urgjent kundër hedhjes së mbetjeve.
Edhe menaxhimi i ujërave paraqet probleme. Sipas raportit, nga shtatë planet e baseneve lumore, vetëm pesë janë zbatuar (Drini-Buna, Semani, Ishmi, Erzeni dhe Mati), ndërsa dy (Shkumbini dhe Vjosa) janë ende në pritje.
Sipas Komisionit, Shqipëria nuk ka pasur përparime sa i përket cilësisë së ajrit.
Lexo: âPaketa e Maleveâ, njĂ« tjetĂ«r ligj klientelist
Sistemi i monitorimit të cilësisë rekomandohet të zgjerohet dhe përmirësohet, pasi aktualisht ka vetëm shtatë stacione automatike në të gjithë vendin dhe shumica janë jashtë funksionit.
Nga ana tjetër, raporti vëren se Shqipëria nuk ka përgatitur ende harta strategjike për zhurmat dhe nuk ka të dhëna të aksesueshme për publikun.
Në fushën e kimikateve, raporti thekson mungesën e një kuadri rregullator të përshtatur për regjistrimin, vlerësimin dhe kufizimin e tyre.
Lexo: Menaxhimi i mbetjeve dështoi. Le të rinisim nga e para!
Ngjashëm, përshtatja me normat e BE-së sa i përket klimës, mbetet e kufizuar pa ndonjë zhvillim të veçantë.
Raporti shënon se ligji për klimën duhet përditësuar për të përputhur objektivin e neutralitetit klimatik deri në vitin 2050, ndërsa vendimi për ndërtimin e një termocentrali të ri në mars 2025 rrezikon përmbushjen e këtyre qëllimeve.
Sipas Komisionit, Shqipëria duhet të zhvillojë një strategji të zhvillimit me karbon të ulët dhe të integrojë ndryshimet klimatike në politikat sektoriale. Për momentin, vetëm tetë bashki kanë përgatitur planet lokale të adaptimit.
Lexoni gjithashtu:
The post Shqipëria mbetet pas në mbrojtjen e mjedisit, BE kërkon veprime konkrete appeared first on Citizens.al.