Tragjedi në Itali! Katër anëtarë të familjes shqiptare gjenden të vdekur në banesë, u helmuan nga monoksidi i karbonit
Një tragjedi e rëndë ka tronditur komunitetin e Rughit, një fshat në Piana di Lucca të Italisë, ku një familje shqiptare është gjetur e pajetë nga monoksidi i karbonit. Siç shkruajnë mediat italiane, viktimat janë babai 48-vjeçar, nëna 42-vjeçare, djali 23-vjeç dhe vajza më e vogël, vetëm 15 vjeç.
Sipas të dhënave të para, shkaku i vdekjes së tyre dyshohet të ketë qenë thithja e monoksidit të karbonit nga një sistem ngrohjeje i prishur. Ekspertët e zjarrfikësve do të kryejnë hetimet teknike për të saktësuar shkakun e ngjarjes.
Ngjarja u zbulua pasi familja nuk iu përgjigj telefonatave të një të afërmi të familjes. Vëllai i pronarit të shtëpisë shkoi për të kontrolluar dhe, duke kuptuar tragjedinë, njoftoi autoritetet. Në vendngjarje u dërguan zjarrfikësit, karabinierët dhe shërbimet e emergjencës. Fatkeqësisht, kur arritën, të katër anëtarët e familjes ishin tashmë të vdekur.
Tre ushtarë të Armatës, të cilët u përpoqën të shpëtonin familjen Kola, u intoksikuan lehtë dhe u shtruan për kontrolle mjekësore, por gjendja e tyre është e stabilizuar. Edhe një i afërm i familjes, i cili ishte i pari që shkoi në vilë, u dërgua në spital.
Kryetari i bashkisĂ« Leonardo Fornaciari shprehu ngushĂ«llimet e tij: âDhimbje e madhe, nuk ka fjalĂ« pĂ«r tĂ« shprehur atĂ« qĂ« po ndjejmĂ« nĂ« kĂ«tĂ« moment. Duhet vetĂ«m tĂ« mbĂ«shtesim familjarĂ«t e tjerĂ«.â
Monoksidi i karbonit është jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe mund të shkaktojë dhimbje koke, marramendje, konfuzion, humbje të vetëdijes dhe vdekje, sidomos kur viktimat janë duke fjetur, gjë që e bën të vështirë zbulimin e rrezikut në kohë.
Hetimet për të përcaktuar shkakun e saktë të ngjarjes do të vazhdojnë në ditët në vijim.

















