❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Fëmijët bëhen obezë që si foshnje: Këto zakone formohen që në muajt e parë të jetës



Ekspertët shpjegojnë çfarë ndodh në muajt e parë të jetës dhe pse ka rëndësi vendimtare

Zakonet e përvetësuara në muajt e parë të jetës mund të kenë ndikim afatgjatë në shëndet, paralajmëron një studim i ri që lidh sjelljet e foshnjave dy muajshe me rrezikun e obezitetit që në moshën gjashtë muajshe. Studiuesit nga Universiteti Penn State kanë identifikuar nëntë modele specifike sjelljeje që lidhen me indeks më të lartë të masës trupore (BMI).

Studimi, i publikuar në revistën shkencore JAMA Network Open, ka ndjekur rreth 150 nëna dhe foshnjat e tyre. Ekipi ka përdorur pyetësorë të detajuar për të mbledhur të dhëna mbi rutinat e ushqyerjes, modelet e gjumit dhe nivelin e aktivitetit ditor. Rezultatet treguan një lidhje të qartë mes zakoneve të hershme dhe rritjes së përshpejtuar të peshës trupore në muajt pasues të jetës.

“QĂ« nĂ« moshĂ«n dy muajshe mund tĂ« vĂ«rejmĂ« modele nĂ« ushqyerje, gjumĂ« dhe lojĂ«, tĂ« cilat mund tĂ« formĂ«sojnĂ« rritjen e fĂ«mijĂ«s”, ka deklaruar autorja e studimit, Jinging Ma. “Kjo tregon sa e rĂ«ndĂ«sishme Ă«shtĂ« tĂ« identifikohen herĂ«t sjelljet me rrezik, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« parandalohet shtimi i tepĂ«rt nĂ« peshĂ« dhe t’u ndihmohet familjeve tĂ« krijojnĂ« rutina tĂ« shĂ«ndetshme”.

Zakone të ushqyerjes që bartin rrezik

Analiza tregoi se foshnjat me BMI më të lartë ushqeheshin më shpesh me shishe më të mëdha sesa ato të rekomanduara për moshën e tyre. Ushqyerja e shpeshtë gjatë natës u veçua gjithashtu si faktor rreziku, ashtu si edhe situatat kur prindërit gabimisht mendojnë se foshnja është e uritur më shpesh sesa është realisht, shkruan Daily Mail, përcjell Telegrafi.

shutterstock

Rutinat e gjumit që ndikojnë në peshën trupore

Katër modele gjumi u lidhën me BMI të rritur:

‱ shkuarja nĂ« gjumĂ« pas orĂ«s 20:00
‱ zgjimi mĂ« shumĂ« se dy herĂ« gjatĂ« natĂ«s
‱ vendosja e foshnjĂ«s nĂ« shtrat vetĂ«m pasi tĂ« ketĂ« fjetur plotĂ«sisht
‱ gjumi nĂ« dhomĂ« ku televizori Ă«shtĂ« i ndezur

Ekspertët theksojnë se këto rutina mund të prishin ritmin natyror të gjumit, gjë që ndikon në rregullimin e oreksit dhe metabolizmit.

Sa e rëndësishme është loja e pandërprerë?

Sa i përket aktivitetit dhe stimulimit, foshnjat prindërit e të cilave gjatë lojës shikonin televizor ose përdornin telefonat celularë kishin BMI më të lartë. Mungesa e kohës së kaluar në lojë aktive, si koha që foshnja kalon shtrirë mbi bark, u shoqërua gjithashtu me peshë më të madhe trupore.

Këto aktivitete janë thelbësore për zhvillimin e muskujve, koordinimin dhe nxitjen e shpenzimit normal të energjisë.

Zakonet e hershme formësojnë shëndetin e ardhshëm

Studiuesit paralajmërojnë se grumbullimi i tepërt i yndyrës në gjashtë muajt e parë të jetës mund të ndikojë në zhvillimin e metabolizmit dhe të rrisë prirjen për shtim në peshë në fëmijëri dhe në moshën e rritur. Obeziteti gjatë gjithë jetës rrit rrezikun për diabet të tipit 2 dhe sëmundje të zemrës.

Studimi ishte përqendruar te familjet me të ardhura më të ulëta, ndërsa autorët theksojnë se kërkime të mëtejshme duhet të përfshijnë edhe një spektër më të gjerë socioekonomik.

“Duke pasur parasysh kohĂ«n e kufizuar gjatĂ« vizitave pediatrike, Ă«shtĂ« thelbĂ«sore qĂ« profesionistĂ«t shĂ«ndetĂ«sorĂ« tĂ« dinĂ« se nĂ« çfarĂ« duhet tĂ« pĂ«rqendrohen”, pĂ«rfundon autorja kryesore Jennifer Savage Williams. “Identifikimi i hershĂ«m i zakoneve kyçe mund tĂ« bĂ«jĂ« njĂ« ndryshim tĂ« madh nĂ« shĂ«ndetin e fĂ«mijĂ«ve.” /Telegrafi/

Nga Greqia në Irlandë, e vendet arabe, shqiptarët që punojnë jashtë fituan 663 mln euro në 2024

Gjetja e një pune jashtë vendit, qoftë edhe përkohësisht është bërë një tendencë e qëndrueshme gjatë viteve të fundit dhe kjo reflektohet dhe në të ardhurat që ata po gjenerojnë nga punësimi sezonal.

Afërsia me vendet si Italia e Greqia, por dhe mundësia për të punuar online kanë zgjeruar gjeografinë e shteteve nga të cilët shqiptarët gjenerojnë të ardhura.
Eurostat, në sistemin e vet të të dhënave, krahas prurjeve nga emigrantët, publikon dhe të ardhurat nga transferta nga puna sezonale për shtetasit shqiptarë për vitin 2024.

Nga rreth 2.1 miliardë euro janë dërguar në Shqipëri gjatë vitit 2024 nga transfertat personale dhe kompensimi i punonjësve, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, transfertat personale përbënin 31.6% të totalit, ose 663 milionë euro.

Kjo është shuma e fituar nga ata që punojnë jashtë shtetit dhe e transferuar në Shqipëri, të paktën zyrtarisht. (Kompensimi i punonjësve përfshin paga dhe të ardhura që rezidentë të një vendi fitojnë duke punuar përkohësisht jashtë shtetit, p.sh. punë sezonale, përpara se të zbriten taksat dhe kontributet).

Emigrantët dhe ata që punojnë përkohësisht jashtë dërguan 2.1 miliardë euro në Shqipëri në 2024-n

Të ardhurat nga puna jashtë vendit janë rritur vazhdimisht vitet e fundit, duke reflektuar rritje e emigrimit, qoftë edhe të përkohshëm. Në vitin 2022, po sipas Eurostat, transfertat personale ishin 455 milionë euro, në 2023-n arritën në 629 milionë euro, me një rritje prej 38%. Në 2024-n rritja u ngadalësua në 5.1%, duke arritur në 663 milionë euro.

Vendin e parë e mban Greqia. Shteti fqinjë bëhet pritës sidomos në verë e vjeshtë i qindra shqiptarëve që shkojnë të punojnë në bujqësi. Transfertat personale nga puna sezonale nga Greqia ishin 156 milionë euro në 2024-n.

Në vend të dytë është Italia, gjithashtu një vend i preferuar për emigrantët për shkak të afërsisë gjeografike dhe mundësive që ka për punësim. Tranfertat nga Italia ishin 126 milionë euro në 2024-n, sipas Eurostat.

Në vend të tretë është Gjermania, që vitet e fundit është bërë një vend i preferuar nga shumë profesionistë. Transfertat nga Gjermania ishin 69 milionë euro në 2024-n.

Mbretëria e Bashkuar është destinacioni tjetër i preferuar i të punësuarve sezonalë, që kanë gjeneruar rreth 65 mln euro në 2024-n.

Pas tij renditen Zvicra me 27 milionë euro, Turqia me 20 milionë euro.

Edhe Irlanda është një vend i preferuar, me 19.7 milionë euro transferta.

Franca, ndonëse është shteti kryesor për kërkesat e azilantëve është i teti për transfertat e të punësuarve sezonalë.
Destinacione të tjera nga ku sigurohen të ardhura nga puna e përkohshme janë Austria (16.9 milionë euro), Shtetet e Bashkuara (14.2 milionë euro), Polonia (13.5 mln euro), Holanda (11.5 mln euro).

Gjeografia e shqiptarëve që punojnë përkohësisht jashtë ka arritur deri në vendet arabe të Gjirit Persik, ku transfertat arritën në 2.3 milionë euro në 2024.

Në punët sezonale dhe të përkohshme jashtë vendit, shtetasit shqiptarë angazhohen tradicionalisht në sektorë që kërkojnë fuqi punëtore intensive dhe fleksibile. Pjesa më e madhe punon në bujqësi, veçanërisht në mbledhjen e frutave, perimeve dhe ullinjve, në serra dhe në përpunimin fillestar të produkteve bujqësore. Ky profil mbetet dominues, sidomos në vendet fqinje dhe në disa tregje të Europës Perëndimore.

Një tjetër sektor i rëndësishëm është turizmi dhe shërbimet, ku shqiptarët punësohen sezonalisht në hotele, restorante dhe struktura akomoduese gjatë muajve të verës. Punët tipike përfshijnë shërbimin në restorante, kuzhinë ndihmëse, pastrim, mirëmbajtje dhe shërbime mbështetëse.

Ndërtimi vijon të jetë një fushë e rëndësishme e punësimit sezonal dhe të përkohshëm, me angazhime në punime fizike, përfundime ndërtimi, rikonstruksione dhe projekte infrastrukturore. Në disa vende, shqiptarët angazhohen edhe në industri përpunuese dhe logjistikë, kryesisht në linja paketimi, magazina dhe përpunim ushqimor.

Së fundmi, po vihet re edhe një rritje graduale e përfshirjes së shqiptarëve në shërbime të lidhura me teknologjinë e informacionit, kryesisht në forma fleksibile ose kontrata afatshkurtra. Këto përfshijnë zhvillim softuerësh, testim aplikacionesh, mbështetje teknike, shërbime digjitale dhe punë të tjera IT të ofruara nga distanca për kompani të huaja. Edhe pse ky segment është ende më i vogël krahasuar me punët tradicionale sezonale, ai po zgjerohet me shpejtësi, i nxitur nga aftësitë e të rinjve shqiptarë, puna në distancë dhe kërkesa në rritje për shërbime digjitale.

The post Nga Greqia në Irlandë, e vendet arabe, shqiptarët që punojnë jashtë fituan 663 mln euro në 2024 appeared first on Revista Monitor.

BB: Tre drejtimet për ndërhyrje afatshkurtra në skemën e pensioneve

Banka Botërore sugjeron se përmirësimi i skemës publike të pensioneve në afat të shkurtër mund të arrihet edhe pa një ristrukturim të plotë të sistemit, por përmes një sërë masash që adresojnë dobësitë aktuale të skemës kontributive.

Të rritet presioni mbi pagesën e kontributeve

Theksi kryesor i BankĂ«s nĂ« dokumentin e fundit “Rritja e QĂ«ndrueshmĂ«risĂ« Fiskale” mbetet te rritja e numrit tĂ« kontribuuesve dhe rregullsisĂ« sĂ« pagesĂ«s sĂ« tyre si kusht bazĂ« pĂ«r pensione tĂ« mjaftueshme dhe financiarisht tĂ« pĂ«rballueshme.

Një nga problematikat kryesore të skemës ka të bëjë me daljen e parakohshme nga tregu i punës ose punën e zezë. Të dhënat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore tregojnë se për personat që dolën në pension në vitin 2022, kontributi i fundit mesatar ishte regjistruar në vitin 2013, rreth nëntë vite para daljes në pension. Ky hendek tregon rënien e pjesëmarrjes në tregun e punës në moshat mbi 50 vjeç dhe nevojën për politika që nxisin qëndrimin më gjatë në tregun formal të punës.

Përvoja e vendeve të OECD-së dhe Bashkimit Europian tregon se programe trajnimi për të rriturit dhe heqja e barrierave për punonjësit në fund të karrierës mund të japin rezultate pozitive, ndërsa për Shqipërinë kërkohet një analizë më e thelluar e tregut të punës për këtë grup-moshë.

Kush nuk plotëson kushtet, të rritet ndihma sociale, jo pensioni

Një tjetër rrezik për qëndrueshmërinë e sistemit janë indeksimet progresive apo rritjet e forta të pensioneve minimale. Këto masa mund të dëmtojnë perceptimin e drejtësisë në sistem dhe të ulin nxitjen për kontribute, duke përforcuar nën-raportimin e pagave, i cili sipas krahasimit të të dhënave të ISSH-së me Anketën e Forcës së Punës është tashmë një fenomen i përhapur. Në vend të rritjeve të përgjithshme, një qasje më efikase do të ishte mbështetja e familjeve me të ardhura të ulëta përmes skemave të ndihmës sociale, pa shtrembëruar logjikën e kontributeve të pensioneve.

Sfidë serioze mbetet edhe mbulimi i ulët dhe zbatimi i dobët i detyrimeve. Pavarësisht subvencioneve të larta për punonjësit ruralë, numri i kontribuuesve aktivë në zonat rurale ka rënë në vetëm 25 mijë persona në vitin 2022. Zhvillimet pas ndryshimeve të vitit 2024 tregojnë se pensioni social ka dekurajuar kontributet, ndërsa heqja e tij nuk konsiderohet e realizueshme politikisht. Në këtë kontekst, politikat pritet të fokusohen në stimuj më të mirë, thjeshtim procedurash, komunikim më efektiv dhe rishikim të skemave vullnetare. Edhe pensionet private, ndonëse janë rritur ndjeshëm gjatë dekadës së fundit, mbulojnë më pak se 3% të të punësuarve, kryesisht për shkak të fleksibilitetit të ulët dhe mungesës së përfitimeve afatshkurtra, çka i bën më pak tërheqëse për emigrantët dhe punonjësit informalë.

Skemë e posaçme për emigrantët

Migracioni i lartë mbetet një faktor kyç që rëndon mbi sistemin e pensioneve. Mbi 2.2 milionë shtetas shqiptarë jetojnë jashtë vendit, shumica në moshë pune. Kjo rrit raportin e varësisë së të moshuarve dhe ul bazën e kontribuuesve. Ekspertët theksojnë nevojën për skema të posaçme sigurimesh shoqërore për emigrantët, që të ofrojnë mbrojtje dhe ndaj rreziqeve të tjera sociale. Ndonëse Shqipëria ka disa marrëveshje për transferimin e të drejtave, kërkohet koordinim më i mirë i të dhënave, projeksione afatgjata dhe skema vullnetare më të përshtatura.

Sipas Bankës Botërore një rol të rëndësishëm luan edhe edukimi dhe komunikimi publik mbi pensionet. Rënia e viteve të kontributeve tek pensionistët e rinj tregon mungesë ndërgjegjësimi për lidhjen mes kontributeve dhe nivelit të pensionit. Instrumente si kalkulatorët e pensioneve, që parashikojnë përfitimet bazuar në historikun individual të kontributeve, mund të rrisin transparencën, besimin dhe nxitjen për pjesëmarrje më të madhe në sistem, duke përforcuar qëndrueshmërinë e tij në afat të shkurtër dhe të mesëm. /B. Hoxha

The post BB: Tre drejtimet për ndërhyrje afatshkurtra në skemën e pensioneve appeared first on Revista Monitor.

Banka e Shqipërisë shtyn edhe një vit programin për mbështetjen e SME-ve

Banka e Shqipërisë ka vendosur të shtyjë edhe me një vit programin e mbështetjes me kredi të biznesit mikro, të vogël dhe të mesëm. Në mbledhjen e fundit të vitit të kaluar, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës Qendrore vendosi disa ndryshime në rregulloren përkatëse, që ishte miratuar në janar 2025.

Sipas ndryshimeve në rregullore, afati maksimal kohor për disbursimin e kredive që do të jenë pjesë e këtij programi dhe për aksesin fillestar të tyre në instrumentin e rifinancimit të Bankës së Shqipërisë do të jetë data 31 dhjetor 2026, ndërsa afati i mëparshëm kishte qenë data 31 dhjetor 2025. Për të ruajtur afatin maksimal 5-vjeçar të huave të dhëna në kuadrin e këtij programi, kohëzgjatja e zbatimit të nismës është shtyrë deri në 31 dhjetor 2031.

Kjo iniciativë e Bankës së Shqipërisë ishte i pari program me anë të të cilit u ofrua mbështetje direkte për një segment të veçantë të biznesit në treg, nëpërmjet financimit me kushte të lehtësuara.

Likuiditeti i vënë në dispozicion nga Banka e Shqipërisë për bankat, në kuadër të programit, ka një normë interesi vjetor prej 0.5%. Rregullorja parashikon edhe mundësinë që kostoja e rifinancimit të barazohet me atë të normës bazë të interesit të vendosur nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, në rast se kjo normë bie poshtë nivelit 0.5%.

Sektori bankar mund të japë kredi për SME-të në kuadër të këtij programi me një normë interesi vjetore jo më të madhe se 3.5% në vit. Banka e Shqipërisë vlerëson se vendosja e një tavani maksimal për kreditë e disbursuara si pjesë e këtij programi ju ofron SME-ve më shumë siguri e garanci në planet e tyre të investimit dhe zhvillimit. Diferenca prej 3 pikësh përqindjeje midis kostos së likuiditetit të vënë në dispozicion nga Banka e Shqipërisë dhe çmimit të një kredie individuale është e përafërt, ndonëse më e ulët, me diferencën midis çmimit mesatar të një kredie për SME-të gjatë tre viteve të fundit dhe kostos së depozitave me afat për këtë periudhë.

NĂ« rast se kĂ«to kredi do tĂ« garantohen me garanci shtetĂ«rore, norma tavan e interesit do tĂ« jetĂ« edhe mĂ« e ulĂ«t. NĂ« rastin kur garancia mbulon 15% – 35% tĂ« rrezikut tĂ« kredisĂ«, interesi nuk mund tĂ« jetĂ« mĂ« i lartĂ« se 3%. NĂ« rast se garancia sovrane mbulon 35% – 55% tĂ« rrezikut tĂ« kredisĂ«, interesi maksimal do tĂ« jetĂ« 2.5%. NĂ« rast se garancia sovrane mbulon 55% – 75% tĂ« rrezikut tĂ« kreditit, norma tavan e interesit do tĂ« jetĂ« 2%.

Deri tani, Banka e Shqipërisë nuk ka publikuar informacion lidhur me shkallën e përdorimit të këtij programi gjatë vitit të parë të zbatimit të tij.

Megjithatë, statistikat tregojnë se në fund të nëntorit 2025, portofoli i kredisë për bizneset mikro, të vogla dhe të mesme arriti në 236.5 miliardë lekë, në rritje me 9.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo normë rritje ishte lehtësisht më e lartë se rritja mesatare e kredisë për bizneset në total për të njëjtën periudhë.

Gjithashtu, norma e rritjes së kredisë për SME-të ishte afërsisht dy herë më e lartë krahasuar me rritjen prej 4.6% që ishte regjistruar në vitin e mëparshëm (nëntor 2023-nëntor 2024).

 

The post Banka e Shqipërisë shtyn edhe një vit programin për mbështetjen e SME-ve appeared first on Revista Monitor.

Krujë, situata nën kontroll pas 24 orë reshjesh shiu

TIRANË, 6 janar/ATSH/ NĂ« territorin e bashkisĂ« KrujĂ« pas 24 orĂ«sh reshje shiu tĂ« pandĂ«rprera situata paraqitet nĂ«n kontroll.

Kryetari i bashkisë së Krujës, Artur Bushi vuri në dukje se deri më tani nuk ka asnjë banesë të përmbytur dhe të gjitha akset rrugore janë të kalueshme pa probleme.

Sipas tij, uji është i pranishëm në toka bujqësore, kryesisht në disa fshatra të Njësisë Bubq dhe Thumanë.

Kryebashkiaku Bushi tha se të gjitha ekipet e Emergjencave Civile, Shërbimeve Publike janë në terren dhe në gjendje gatishmërie për çdo situatë të mundshme emergjente.

Sipas parashikimeve meteorologjike 24 orët në vijim priten të jenë me reshje edhe më intensive, ndaj kujdesi do të jetë i shtuar.

Bushi i bën apel banorëve që për çdo situatë urgjente të kontaktojnë autoritetet.

/k.s/j.p

The post Krujë, situata nën kontroll pas 24 orë reshjesh shiu appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu: Situatë kritike nga reshjet në Gjirokastër e Durrës, kaskada e Drinit e qëndrueshme

TIRANË, 6 janar /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, tha sot se nĂ« GjirokastĂ«r situata paraqitet kritike, pĂ«r shkak tĂ« reshjeve tĂ« dendura tĂ« shiut dhe vĂ«rshimit tĂ« ujĂ«rave.

Gjatë një interviste për mediet, Vengu theksoi se energjia elektrike në Gjirokastër është ndalur për arsye sigurie.

“QĂ« nga pasditja e sotme kemi njĂ« agravim tĂ« situatĂ«s në GjirokastĂ«r, ka njĂ« vĂ«rshim tĂ« ujĂ«rave nĂ« lagjen 18 shtatori. Forcat e Armatosura janĂ« nĂ« gatishmĂ«ri pĂ«r t’i ardhur nĂ« ndihmĂ« pĂ«r evakuime. Energjia elektrike Ă«shtĂ« ndaluar pĂ«r efekte sigurie dhe shpresojmĂ« qĂ« nĂ« vijim tĂ« krijojmĂ« njĂ« situatĂ« mĂ« pozitive nĂ« GjirokastĂ«r dhe tĂ« mundĂ«sohet rikthimi i energjisĂ«. ËshtĂ« problematike situata”, tha Vengu.

Duke u ndalur në qarkun e Shkodrës, Vengu nënvizoi se kaskada e Drinit është e qëndrueshme.

“NĂ« ShkodĂ«r, pĂ«rpjekja jonĂ« ka qenĂ« kĂ«to ditĂ« e pĂ«rqendruar nĂ« kaskadĂ«n e Drinit, nĂ« mirĂ«menaxhimi i saj dhe sot kemi njĂ« situatĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme. QĂ« prej ditĂ«s sĂ« shtunĂ« forcat janĂ« nĂ« terren”, tha Vengu.

Sa i përket situatës në Lezhë, Vengu tha se po monitorohet bastioni i Gjadrit, pasi ka prurje të shumta.

“NĂ« LezhĂ« sot kemi pasur zona tĂ« prekura nga uji, por situata Ă«shtĂ« nĂ« kontroll sepse Ă«shtĂ« mirĂ«menaxhuar. Kemi pasur situatĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« nĂ« Laç”, tha ai.

Ministri tha se edhe në Durrës situata vijon që të jetë problematike, ku rreth 800 banesa janë përmbytur, ndërsa 180 banorë janë evakuuar.

“Situata nĂ« DurrĂ«s Ă«shtĂ« ende problem. JanĂ« 800 banesa tĂ« prekura dhe qindra tĂ« tjera tĂ« rrethuara nga uji, 180 banorĂ« tĂ« evakuuar dhe tĂ« akomonduar pranĂ« dy kavalishencave nĂ« DurrĂ«s dhe aty do tĂ« ofrohet ushqim dhe shĂ«rbim mjekĂ«sor. Po reshjet e shiut do tĂ« vijojnĂ« dhe nuk jemi ende jashtĂ« rrezikut”, tha ai.

Vëngu bëri me dije se deri më tani nuk janë konstatuar probleme në argjinatura.

“NjĂ« lajm pozitiv Ă«shtĂ« se nĂ« argjinatura nuk kemi pasur probleme qoftĂ« nĂ« LezhĂ« apo edhe nĂ« jug tĂ« vendit. NĂ«se reshjet nuk pĂ«rkeqĂ«sohen do tĂ« jemi nĂ« njĂ« situatĂ« qĂ« do ta mirĂ«menaxhojmĂ« zonĂ«n e nĂ«n ShkodrĂ«s. Jemi nĂ« komunikim pĂ«r tĂ« ulur kuotat dhe aty ku Ă«shtĂ« e mundur tĂ« bĂ«hen shkarkime. NĂ« nivel vendor ka pasur gatishmĂ«ri edhe nga forcat e armatosura, mjete gomone pompa thithĂ«se kanĂ« qenĂ« nĂ« dispozicion”,shtoi Vengu.

“NĂ« kemi shpĂ«rndarĂ« hartĂ«n e zonave tĂ« riskut nĂ« nivel kombĂ«tar dhe kemi komunikuar me bashkitĂ« dhe me prefekturat”, pĂ«rfundoi ministri. /m.q/j.p

The post Vengu: Situatë kritike nga reshjet në Gjirokastër e Durrës, kaskada e Drinit e qëndrueshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KINEMA – Mickey Rourke mohon fushatĂ«n e donacioneve nĂ« emrin e tij: “PoshtĂ«ruese, nuk do tĂ« kĂ«rkoja kurrĂ« para”

NJU JORK, 6 janar /ATSH-/ – Dikush krijoi njĂ« ”GoFundMe” pĂ«r tĂ« mĂ« dhuruar para, si pĂ«r bamirĂ«si. Ai person nuk jam unĂ«. Dua tĂ« jem i qartĂ« pĂ«r kĂ«tĂ« gjĂ«, deklaroi aktori i njohur amerikan Mickey Rourke pas krimimit tĂ« kĂ«saj iniciative pa miratimin e aktorit, shkruan corriere.it.

NdĂ«rsa fushata e mbledhjes sĂ« fondeve e nisur nga ekipi i tij kaloi 100 000 dollarĂ«t, Mickey Rourke pĂ«rdori mediat sociale pĂ«r tĂ« sqaruar dhe pĂ«r t’u distancuar.

“ËshtĂ« e sikletshme, por jam i sigurt se do ta kaloj si çdo gjĂ« tjetĂ«r”, theksoi ai nĂ« njĂ« video tĂ« postuar nĂ« profilin e tij nĂ« Instagram.

PĂ«r tĂ« shmangur dĂ«bimin, Ă«shtĂ« hapur njĂ« fushatĂ« GoFundMe me titull “Help Mickey Rourke Stay in His Home” (“Ndihmoni Mickey Rourke tĂ« qĂ«ndrojĂ« nĂ« shtĂ«pinĂ« e tij”).

Fushata është hapur nga Liya-Joelle Jones, pjesë e ekipit të tij të menaxhimit, me miratimin e plotë të aktorit.

QĂ«llimi i fushatĂ«s Ă«shtĂ« mbledhja e 100 000 dollarĂ«ve, shumĂ« qĂ« do tĂ« shĂ«rbejĂ« pĂ«r tĂ« mbuluar borxhin e qirasĂ« dhe pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« aktorit njĂ« stabilitet tĂ« pĂ«rkohshĂ«m financiar. Brenda njĂ« kohe tĂ« shkurtĂ«r, janĂ« mbledhur dhjetĂ«ra mijĂ«ra dollarĂ« nga fansa dhe mbĂ«shtetĂ«s.

Rourke kishte marrë shtëpinë me qira në muajin mars 2025, me një pagesë fillestare prej rreth 5 200 dollarësh në muaj, e cila më vonë u rrit në afro 7 000 dollarë.   /os/

 

The post KINEMA – Mickey Rourke mohon fushatĂ«n e donacioneve nĂ« emrin e tij: “PoshtĂ«ruese, nuk do tĂ« kĂ«rkoja kurrĂ« para” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria nën pushtetin e motit të keq/ Rritet niveli lumit Vjosa në Urën e Mifolit, shkon në 5.9 metra

Reshjet e dendura të shiut në Qarkun e Gjirokastrës kanë sjellë rritje të nivelit të lumit Vjosa, veçanërisht në zonën e Novoselës. Autoritetet janë në komunikim të vazhdueshëm me Prefekten e Qarkut Gjirokastër për ndjekjen nga afër të situatës dhe vlerësimin e çdo rreziku të mundshëm.

Sipas të dhënave zyrtare, në orën 21:00 niveli i lumit Vjosa në Urën e Mifolit ka arritur kuotën 5.9 metra. Strukturat përgjegjëse janë në gatishmëri të plotë dhe po monitorojnë në mënyrë të pandërprerë zhvillimet, si dhe parashikimet e motit për orët dhe ditët në vijim.

Të gjitha strukturat qendrore dhe vendore në nivel qarku janë angazhuar për të garantuar sigurinë e banorëve dhe për të ndërhyrë menjëherë në rast të përkeqësimit të situatës. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të ndjekin njoftimet zyrtare dhe të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në zonat pranë lumit./abcnews.al

PĂ«r 15 ditĂ«, 15 vite/ “21 Janari”, Mahmutaj: ËshtĂ« rikuperuar serveri i KryeministrisĂ«. Berisha mĂ« afĂ«r qelisĂ«

VetĂ«m 15 ditĂ« para pĂ«rvjetorit tĂ« tragjedisĂ« sĂ« “21 Janarit”, gazetari Fatos Mahmutaj, i plagosur gjatĂ« protestĂ«s, ka rikthyer nĂ« vĂ«mendje ngjarjen duke kĂ«rkuar rihapjen e hetimeve. I ftuar nĂ« “Ora e Fundit” nĂ« ABC News, Mahmutaj deklaroi se pĂ«rgjegjĂ«sia kryesore pĂ«r dhunĂ«n i takon ish-kryeministrit Sali Berisha, duke pretenduar se gardistĂ«t hapĂ«n zjarr drejt protestuesve nĂ« momentet e fundit tĂ« protestĂ«s.

Ai theksoi se 4 persona humbën jetën dhe 137 të tjerë u plagosën, ndërsa shtoi se ekzistojnë prova të reja, përfshirë pamje filmike, përgjime dhe të dhëna të rikuperuara nga serverët e Kryeministrisë, të cilat sipas tij janë verifikuar edhe nga partnerët amerikanë të drejtësisë. Mahmutaj nënvizoi se familjarët e viktimave dhe të plagosurit kërkojnë vetëm drejtësi për ngjarjen e 21 Janarit.

“GjithĂ« strumbullari I kĂ«saj proteste Ă«shtĂ« Sali Berisha, ai qĂ« gjithmonĂ« ka qĂ«lluar pas shpine, kur protesta po mbaronte. Filluan qĂ« tĂ« qĂ«llonin tĂ« gjithĂ« gardistĂ«t. UnĂ« kam identifikuar edhe dy persona qĂ« qĂ«lluan drejt protestuesve. UnĂ« dua vetĂ«m drejtĂ«si pĂ«r kĂ«tĂ« ngjarje. KatĂ«r familjarĂ« nuk filluan qĂ« tĂ« ktheheshin nĂ« familjet e tyre. 137 persona tĂ« plagosur, tĂ« gjithĂ« kĂ«ta kĂ«rkojnĂ« drejtĂ«si dhe vetĂ«m drejtĂ«si.

Do mjaftonin vetĂ«m pamjet bruto tĂ« televizioneve kombĂ«tare qĂ« kjo çështje tĂ« rihapej dhe tĂ« zbardhej. MegjithĂ«se kjo çështje Ă«shtĂ« e zbardhur dhe tĂ« vendoset gishti mbi autorin, qĂ« Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« dhe e pĂ«rsĂ«ris qĂ« Ă«shtĂ« Sali Berisha. Provat e reja, nuk po merrem me serverin dhe rikuperimin e serverit tĂ« kryeministrisĂ«. ËshtĂ« rikuperuar nĂ« pjesĂ«n e tij mĂ« tĂ« madhe dhe provat janĂ« gjetur. ËshtĂ« zbardhur nga partnerĂ«t amerikanĂ« tĂ« drejtĂ«sisĂ«. Nga server kanĂ« dalĂ« pĂ«rgjimet e brendshme. BerishĂ«n tani po e shikojmĂ« gjithnjĂ« edhe mĂ« tĂ« trembur, e ndjen qĂ« Ă«shtĂ« mĂ« afĂ«r qelisĂ«. TĂ« mos themi qĂ« kemi prova shumĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme qĂ« janĂ« pamjet filmike”, tha Mahmutaj.

SHBA “do blejnĂ«â€ GroenlandĂ«n/ Administrata amerikane thotĂ« se pĂ«rdorimi i ushtrisĂ« Ă«shtĂ« opsion

Presidenti i Shteteve tĂ« Bashkuara, Donald Trump, dhe ekipi i tij po diskutojnĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« aktive mĂ«nyrat se si SHBA-tĂ« mund ta “blejnĂ«â€Â GroenlandĂ«n , me ShtĂ«pinĂ« e BardhĂ« qĂ« tani deklaron drejtpĂ«rdrejt se pĂ«rdorimi i ushtrisĂ« amerikane â€œĂ«shtĂ« gjithmonĂ« njĂ« opsion”.
Deklarata vjen nĂ« njĂ« kohĂ« tensionesh nĂ« rritje, me udhĂ«heqĂ«sit evropianĂ« dhe Kryeministrin e GroenlandĂ«s qĂ« e paralajmĂ«rojnĂ« Uashingtonin te mos ndermarre veprime ushtarake , pas pĂ«rshkallĂ«zimit tĂ« retorikĂ«s sĂ« Trump. Klima Ă«shtĂ« pĂ«rkeqĂ«suar mĂ« tej nga operacioni i fundit i SHBA-sĂ« nĂ« VenezuelĂ«, me arrestimin e Nicolas Maduros, njĂ« zhvillim qĂ« – sipas diplomatĂ«ve evropianĂ« – ka pĂ«rforcuar ndjesinĂ« se ShtĂ«pia e BardhĂ« Ă«shtĂ« e pĂ«rgatitur tĂ« marrĂ« masa ekstreme.

Danimarka reagoi menjëherë me ministrin e jashtëm të këtij shteti qe kërkoi një takim zyrtar me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Marco Rubio për të diskutuar zhvillimet e fundit.

Starmer: Jemi më afër paqes se kurrë, por rrugët më të vështira janë përpara

Kryeministri britanik Keir Starmer ka folur nĂ« Paris, duke thĂ«nĂ« se â€œĂ«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme” qĂ« aleatĂ«t evropianĂ« dhe amerikanĂ« tĂ« punojnĂ« krah pĂ«r krah pĂ«r paqe.

“Jemi mĂ« afĂ«r kĂ«tij qĂ«llimi se kurrĂ«â€, shtoi kryeministri britanik, por ai paralajmĂ«roi: “RrugĂ«t mĂ« tĂ« vĂ«shtira janĂ« ende pĂ«rpara”.

Starmer pĂ«rshkruan disa nga detajet nĂ« deklaratĂ«n qĂ« nĂ«nshkroi me Volodymyr Zelensky dhe Emmanuel Macron, duke pĂ«rfshirĂ« “qendrat ushtarake”.

MegjithatĂ«, ai pĂ«rsĂ«riti njĂ« paralajmĂ«rim tĂ« dĂ«gjuar prej kohĂ«sh nga Evropa – se Putini “nuk Ă«shtĂ« gati pĂ«r paqe”.

“GjatĂ« disa javĂ«ve tĂ« fundit, kemi parĂ« tĂ« kundĂ«rtĂ«n. Sulme tĂ« mĂ«tejshme tĂ« tmerrshme nĂ« UkrainĂ«, vrasjen e civilĂ«ve tĂ« plagosur dhe ndĂ«rprerjen e energjisĂ« pĂ«r miliona njerĂ«z nĂ« mes tĂ« dimrit”, shtoi lideri britanik.

Starmer gjithashtu zotohet të mbajë presionin mbi Rusinë dhe mbështetjen për Ukrainën, si dhe thotë se Britania e Madhe do të marrë pjesë në monitorimin e armëpushimit të udhëhequr nga SHBA-të

Keni sy kafe? Këto ngjyra i bëjnë të shkëlqejnë si gurë të çmuar



Nga tonet pastel dhe rozë, te safiri, ari dhe hijet gri - ja si ta nxirrni në pah bukurinë natyrale të syve kafe

Ndoshta keni menduar se “tĂ« gjithĂ« kanĂ« sy kafe”, por nĂ« fakt, syri kafe Ă«shtĂ« njĂ« avantazh i madh. Mund tĂ« eksperimentoni lirshĂ«m me hije dhe laps, sepse pothuajse çdo ngjyrĂ« ju shkon. MĂ« poshtĂ« janĂ« disa kĂ«shilla inspiruese qĂ« mund t’i pĂ«rdorni pĂ«r çdo rast.

Ngjyrat pastel

Luani me nuancat pastel, mund t’i theksoni me shkĂ«lqim ose t’i lini tĂ« duken si njĂ« pikturĂ« akvareli, ashtu si njĂ« artist nĂ« telajo.

Hije pastel abstrakte
Hijet rozĂ« janĂ« perfekte pĂ«r sytĂ« kafe. Me rozĂ«n nuk mund tĂ« gaboni dhe nuk ka pse tĂ« frikĂ«soheni t’i kombinoni me buzĂ«kuq tĂ« sĂ« njĂ«jtĂ«s ngjyrĂ«. NĂ«se dĂ«shironi njĂ« pamje mĂ« tĂ« butĂ«, “nude”, provoni tĂ« harmonizoni skuqĂ«sin pĂ«r faqe me hijen e syve, truku Ă«shtĂ« tĂ« pĂ«rdorni tĂ« njĂ«jtin produkt.

Eksperimente me hije rozë
Dëshironi ta çoni dukjen në një nivel tjetër? Pamja perlash është një trend i madh dhe hijet perla i gjeni pothuajse në çdo dyqan kozmetike. Qoftë për një koktej me shoqet apo për në teatër, do të jeni në qendër të vëmendjes. Kombinimi me nuanca portokalli është e duhura.

Hije rozë në kombinim me laps neon

Nëse dëshironi pikërisht këtë pamje, aplikoni një hije rozë të çelët dhe me shkëlqim në qepalla dhe shtoni lapsin neon. Pjesën tjetër të grimit mbajeni të thjeshtë, transmeton Telegrafi.

shutterstock

Ngjyrat e gurëve të çmuar

Nuk jeni tĂ« sigurt nĂ«se pasteli apo roza janĂ« pĂ«r ju? DĂ«shironi diçka mĂ« tĂ« guximshme? NĂ«se keni sy kafe, kĂ«rkoni frymĂ«zim te gurĂ«t e çmuar - rubinĂ«, smeraldĂ«, safirë  Ngjyrat e pasura tĂ« bizhuterive luksoze do t’i bĂ«jnĂ« sytĂ« tuaj kafe tĂ« duken magnetikĂ«.

Sy kafe me laps rubini
Me një ngjyrë kaq të guximshme mund të arrini një pamje luksoze, mjafton vetëm lapsi i syve. Në sytë kafe, ngjyrat e forta kurrë nuk duken të lira.

Ngjyra e safirit
Hijet safir nuk janĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ«, por nĂ«se keni sy kafe, mos hezitoni t’i provoni. Zgjidhni hijet safir pĂ«r daljet nĂ« mbrĂ«mje nĂ« vend tĂ« “smoky eyes” klasik. PĂ«r njĂ« pamje tĂ« sofistikuar dhe si gur i çmuar, mbajini buzĂ«t nĂ« tone neutrale nude.

Hijet gri

NĂ«se ende nuk besoni se sytĂ« kafe janĂ« njĂ« bekim, ndoshta do t’ju bindĂ« fakti se, pĂ«rveç ngjyrave luksoze dhe tĂ« pasura, mund tĂ« zgjidhni edhe nuanca gri.

Smokey gri
Gri është një kontrast i bukur për sytë kafe, tonet metalike të ftohta theksojnë ngrohtësinë natyrale të syve kafe. Për një smokey klasik, përdorni hije gri të errët dhe shpërndajeni gradualisht me kafe neutrale. Lapsi gri është ideal kur dëshironi një grim që zgjat gjithë ditën dhe natën.

Nuancat e arta dhe të verdha

Hija e artë me sy kafe është një kombinim jashtëzakonisht i bukur. Shumica e syve kafe kanë pigmente të arta ose të verdha, veçanërisht kur ndriçohen nga dielli. Shtoni një shkëlqim më të errët në palën e qepallës për një efekt më dramatik.

Prekje elegante ari
SytĂ« kafe kanĂ« njĂ« shkĂ«lqim natyral, ndaj hijet e arta si bakri, bronzi, ari rozĂ« dhe tonet e verdha me shkĂ«lqim do t’i theksojnĂ« edhe mĂ« shumĂ«. PĂ«rdorni hije ari pĂ«r njĂ« drekĂ« ose pĂ«r njĂ« mbrĂ«mje elegante.

Hije të verdha lozonjare
SytĂ« kafe janĂ« ndoshta tĂ« vetmit pĂ«r tĂ« cilĂ«t nuk keni pse tĂ« shqetĂ«soheni nĂ«se hije e verdhĂ« Ă«shtĂ« “shumĂ«â€. PĂ«r ta, ajo Ă«shtĂ« thjesht perfekte. /Telegrafi/

Si trajtohen ndrydhjet: Metoda që ndihmojnë rikuperimin e ligamenteve të tendosura



Dallimet, përdorimi i saktë dhe kur është e domosdoshme ndërhyrja mjekësore

Ndrydhjet ndodhin kur ligamentet, inde të forta në formë shiriti që lidhin kockat brenda një nyje, shtrihen ose çahen përtej kufirit normal të lëvizjes. Nyjet janë veçanërisht të prirura ndaj ndrydhjeve kur një person humb ekuilibrin dhe rrëzohet, çka shkakton shtrirje të ligamenteve gjatë përkuljes së nyjës. Këto lëndime janë shumë të shpeshta gjatë periudhës së dimrit, kur rrugët janë të mbuluara me borë dhe akull.

5 lloje të ndrydhjeve dhe 3 shkallë të dëmtimit të ligamenteve të nyjeve

Çdo nyje e mbĂ«shtetur nga ligamente mund tĂ« pĂ«sojĂ« ndrydhje. Ndrydhjet mĂ« tĂ« shpeshta janĂ«:

  • Ndrydhja e kyçit tĂ« kĂ«mbĂ«s
  • Ndrydhja e kyçit tĂ« dorĂ«s
  • Ndrydhja e gjurit
  • Ndrydhja e gishtĂ«rinjve (nganjĂ«herĂ« quhen edhe “gishta tĂ« bllokuar”)
  • Ndrydhja e gishtit tĂ« madh

Shkallët e ndrydhjes së ligamenteve

Shkalla 1:
Ligamentet janë të shtrira dhe indi ligamentar mund të jetë lehtë i dëmtuar. Zakonisht bëhet fjalë për një lëndim të lehtë që shërohet me pushim dhe shtrirje të lehtë.

Shkalla 2:
Ligamentet janë pjesërisht të çara. Mund të jetë e nevojshme mbajtja e një splinti ose pajisjeje tjetër për imobilizim.

Shkalla 3:
Ligamentet janë plotësisht të çara. Nevojitet mbajtja e ortozës, splintit ose allçisë për disa javë. Në disa raste mund të kërkohet edhe ndërhyrje kirurgjikale për rikuperim të plotë dhe kthim në aktivitetet normale, transmeton Telegrafi.

Cilat janë simptomat e ligamentit të tendosur?

Simptomat më të shpeshta të ndrydhjes janë:

  • Dhimbje
  • Ënjtje
  • Mavijosje ose ndryshim i ngjyrĂ«s sĂ« lĂ«kurĂ«s
  • PaqĂ«ndrueshmĂ«ri (ndjesia se nuk mund ta mbĂ«shtetni peshĂ«n ose tĂ« lĂ«vizni rehat nyjĂ«n)
  • Ulje e amplitudĂ«s sĂ« lĂ«vizjes (vĂ«shtirĂ«si ose dhimbje gjatĂ« lĂ«vizjes sĂ« nyjĂ«s)

Profesioni shĂ«ndetĂ«sor e diagnostikon ndrydhjen pĂ«rmes ekzaminimit fizik. ËshtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme t’i tregoni mjekut se kur i keni vĂ«rejtur pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« simptomat, veçanĂ«risht nĂ«se e dini saktĂ«sisht shkakun e lĂ«ndimit.

Si trajtohen ndrydhjet?

PavarĂ«sisht shkallĂ«s, ndrydhjet shoqĂ«rohen zakonisht me Ă«njtje tĂ« indeve pĂ«rreth. ËshtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme tĂ« pushoni dhe tĂ« shmangni ngarkesĂ«n e plotĂ« mbi nyjĂ«n ose kĂ«mbĂ«n e dĂ«mtuar. Ngritja e nyjĂ«s mbi nivelin e zemrĂ«s ndihmon gjithashtu nĂ« uljen e Ă«njtjes.

Nëse mjeku ka vendosur diagnozën, simptomat mund të trajtohen në shtëpi duke ndjekur metodën e njohur R.I.C.E.:

Pushim (Rest):
Shmangni aktivitetin që shkaktoi lëndimin dhe mos e përdorni pjesën e dëmtuar derisa të fillojë shërimi.

Akull (Ice):
Vendosni kompresa të ftohta për 15 minuta, disa herë në ditë, gjatë 24 orëve të para. Akullin mbështilleni me peshqir ose leckë të hollë për të shmangur kontaktin direkt me lëkurën.

Kompresion (Compression):
MbĂ«shtillni nyjĂ«n e dĂ«mtuar me fashĂ« elastike pĂ«r tĂ« zvogĂ«luar Ă«njtjen. Mjeku mund t’ju tregojĂ« mĂ«nyrĂ«n e saktĂ« dhe tĂ« sigurt tĂ« aplikimit.

Elevacion (Elevation):
Mbajeni nyjën e dëmtuar mbi nivelin e zemrës sa më shpesh të jetë e mundur.

Trajtime shtesë

Medikamentet anti-inflamatore josteroide (NSAID), si aspirina ose ibuprofeni, apo acetaminofeni, mund të ndihmojnë në uljen e dhimbjes dhe inflamacionit. Ndiqni gjithmonë udhëzimet për dozimin dhe konsultohuni me mjekun nëse dhimbja vazhdon ose nuk përmirësohet pas disa ditësh.

Trajtime të tjera që mund të jenë të nevojshme përfshijnë:

  • OrtozĂ« ose splint pĂ«r stabilizimin e nyjĂ«s
  • Çizme ortopedike pĂ«r ecje
  • Shkopinj ndihmĂ«s (shkopinj ecjeje)
  • Fizioterapi

Operacioni është rrallë i nevojshëm pas ndrydhjeve, por mund të kërkohet në raste të rënda ose kur ka dëmtime shtesë, si fraktura apo luksacione. Disa persona kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale edhe në rast se e ndrydhin të njëjtën nyje disa herë radhazi. /Telegrafi/

Plani i paqes për Ukrainën, ku bien dakord evropianët dhe ku jo



Të dhënat tregojnë se evropianët ngurrojnë të bëjnë lëshime të rëndësishme ndaj Rusisë, ndërsa në të njëjtën kohë bien dakord se është koha për të nxitur një zgjidhje me Ukrainën, shkruan euronews.

Ndërsa Ukraina është gati të hyjë në vitin e pestë të pushtimit në shkallë të plotë, Kievi është në proces të shqyrtimit të versionit më të fundit të planit të paqes të ndërmjetësuar nga SHBA-të, i cili u prezantua për herë të parë nëntorin e kaluar.

Ukraina dhe SHBA-të kanë arritur një marrëveshje të gjerë mbi garancitë e sigurisë, tha presidenti Volodymyr Zelensky javën e kaluar, por raportet sugjerojnë se mosmarrëveshjet vazhdojnë mbi lëshimet territoriale ndaj Rusisë, çështja më e diskutueshme e planit, transmeton Telegrafi.

Edhe pse udhëheqësit evropianë kanë munguar kryesisht në hartimin e dokumentit, opinioni publik në të gjithë kontinentin, i përpiluar nga YouGov, tregon se ku qëndrojnë evropianët për propozimin me 20 pika, si dhe për një draft të mëparshëm me 28 pika.

Të anketuarit në Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani, Francë, Spanjë, Itali dhe Poloni bien dakord se termi më pak i pranueshëm i një marrëveshjeje të mundshme paqeje do t'i mundësonte Rusisë të mbante të gjitha territoret ukrainase që mban aktualisht - që përbëjnë afërsisht një të pestën e Ukrainës.

Vija e kuqe tjetër do të ishte detyrimi i Kievit që të kufizonte ushtrinë e saj në 600,000 nga 800,000 që është aktualisht.

Qytetarët evropianë gjithashtu kundërshtuan fuqimisht ndalimin e Ukrainës nga anëtarësimi në aleancën ushtarake të NATO-s.

Kundërshtimi ndaj të tre propozimeve - humbje territoriale, ushtri e reduktuar dhe mungesë anëtarësimi në NATO - është më i fortë në Mbretërinë e Bashkuar, me Spanjën që gjithashtu del si kundër e vendosur.

Në të njëjtën kohë, Italia qëndron si më e hapura ndaj Ukrainës që bën lëshime territoriale.

Ndërsa italianët janë vetëm pak kundër mbajtjes së të gjithë territorit të pushtuar nga Rusia, ata janë të vetmit të anketuar në Evropë që mendojnë se do të ishte e pranueshme të propozohej që Ukraina t'ia dorëzonte rajonin e Donbasit, Rusisë në mënyrë që t'i jepej fund luftës.

Mbështetja e Ukrainës deri në fitoren përfundimtare apo shtytja për një marrëveshje?

Megjithatë, të anketuarit mbeten të ndarë në pyetjen qendrore të mbështetjes së Ukrainës deri në fitore apo shtytja për një plan paqeje.

Të anketuarit britanikë dhe polakë mendojnë se Evropa duhet ta mbështesë Ukrainën derisa Rusia të tërhiqet, por shumica e të intervistuarve në Gjermani, Francë, Itali dhe Spanjë thonë se do të mbështesnin një marrëveshje paqeje - edhe nëse kjo përfshin Rusinë që mban pjesë të territorit ukrainas.

ÇfarĂ« ka propozuar Evropa dhe çfarĂ« vjen mĂ« pas?

Më herët në dhjetor, udhëheqësit nga Gjermania, Danimarka, Finlanda, Franca, Italia, Lituania, Holanda, Norvegjia, Polonia, Suedia, Mbretëria e Bashkuar dhe BE ranë dakord për një plan evropian me gjashtë pika.

Në vend që të propozonin një rival ndaj propozimit të SHBA-së, udhëheqësit i paraqitën idetë e tyre si të bazuara në atë që ishte tashmë në tryezë - duke treguar atë që ata e quajnë "konvergjencë e fortë midis SHBA-së, Ukrainës dhe Evropës".

Plani gjithashtu propozon një rol më praktik evropian në të ardhmen e Ukrainës pas luftës, duke u zotuar të ndihmojë në rigjenerimin e forcave të Ukrainës, sigurimin e qiellit të saj dhe mbështetjen e deteve më të sigurta, "përfshirë edhe përmes operimit brenda Ukrainës".

Megjithatë, nuk hyn në detaje mbi çështjen e territorit, duke deklaruar vetëm se vendime të tilla "janë për popullin e Ukrainës, sapo të vendosen në mënyrë efektive garanci të forta sigurie".

Të martën, mbi 20 vende nga Koalicioni i të Gatshmëve u takuan në Paris për të sqaruar më shumë rreth angazhimeve të tyre të sigurisë për Ukrainën.

Një deklaratë e përbashkët tha se ata ranë dakord të vazhdojnë ndihmën ushtarake afatgjatë dhe armatimin për forcat e armatosura të Ukrainës, të cilat "do të mbeten vija e parë e mbrojtjes dhe parandalimit" pas nënshkrimit të çdo marrëveshjeje paqeje.

Ata gjithashtu u zotuan të ofrojnë masa parandaluese në tokë, det dhe ajër sapo "të ketë ndodhur një ndërprerje e besueshme e armiqësive".

KQZ publikon rezultatet përfundimtare të votave me kusht



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet e përditësuara për votat me kusht, ku janë numëruar 100 për qind e vendvotimeve, përkatësisht 57 nga 57.

Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje renditet e para me 50.98 për qind, duke siguruar gjithsej 5,035 vota.

Në vendin e dytë është renditur Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 19.75 për qind ose 1,951 vota, ndërsa pas saj vjen Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 10.79 për qind apo 1,066 vota.

Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 5.88 për qind të votave, përkatësisht 581 vota.

Këto të dhëna janë publikuar nga KQZ më 6 janar 2026 dhe i referohen vetëm votimit me kusht në nivel vendi.

Maresca thyen heshtjen pas largimit nga Chelsea



Pesë ditë pasi u largua nga Chelsea, eksperti italian i futbollit Enzo Maresca, postoi një mesazh lamtumire në rrjetet sociale.

Maresca foli pasi menaxhmenti i Blues njoftoi se "sjellja e tij në ditët e fundit të mandatit të tij ishte joprofesionale dhe plot mungesë respekti".

Ata gjithashtu pohuan se Marescas i mungonte "forca mendore dhe pjekuria emocionale".

“Largohem me qetĂ«sinĂ« e brendshme se po e lĂ« njĂ« klub prestigjioz si Chelsea aty ku e meriton tĂ« jetĂ«â€.

"Dua tĂ« falĂ«nderoj tĂ« gjithĂ« tifozĂ«t pĂ«r mbĂ«shtetjen e tyre gjatĂ« 18 muajve tĂ« fundit. MbĂ«shtetje qĂ« ishte vendimtare nĂ« kualifikimin pĂ«r LigĂ«n e KampionĂ«ve, fitimin e LigĂ«s sĂ« KonferencĂ«s dhe fitimin e KupĂ«s sĂ« BotĂ«s pĂ«r Klube”.

“Fitore qĂ« do t'i mbaj gjithmonĂ« nĂ« zemĂ«r. NjĂ« falĂ«nderim i veçantĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ« lojtarĂ«t qĂ« mĂ« kanĂ« shoqĂ«ruar nĂ« kĂ«tĂ« udhĂ«tim tĂ« mrekullueshĂ«m", shtoi ai.

Në vend të kësaj, skuadra do të drejtohet nga anglezi Liam Rosenior (41), i cili e ka drejtuar Strasburgun që nga vera e vitit 2024.

Ai është trajneri i katërt në krye të Chelseat që kur biznesmeni amerikan Todd Boehly u bë pronari kryesor i klubit në vitin 2022. /Telegrafi/

Shtinte me armĂ« mbi helikopterin e policisĂ«, qeni i SWAT-it nĂ« Los Angeles “neutralizon” tĂ« dyshuarin



NjĂ« qen policie nĂ« Los Angeles ‘neutralizoi’ njĂ« person tĂ« armatosur nĂ« verandĂ«n e tij, pasi ai qĂ«lloi me revole njĂ« helikopter policie, duke i dhĂ«nĂ« fund njĂ« pĂ«rleshjeje pothuajse katĂ«r-orĂ«she me policinĂ« - tregojnĂ« pamjet e publikuara.

Pamjet dramatike të policisë treguan momentin kur qeni u lirua nga oficerët, duke u hedhur mbi të dyshuarin pasi ai kishte shënjestruar helikopterin që fluturonte sipër tij.

Qeni e ‘neutralizoi’ lehtĂ«sisht Anthony Whitsey, 57 vjeç, pasi hapi derĂ«n e tij tĂ« pĂ«rparme pĂ«r tĂ« folur me policinĂ«, tregon videoja, transmeton Telegrafi.

Para se të nxirrej, Whitsey u pa para shtëpisë së tij, duke u ankuar dhe duke qëlluar me një pistoletë 9 mm në ajër drejt helikopterit.

Çmenduria u zhvillua nĂ« mes tĂ« ditĂ«s, pasi oficerĂ«t morĂ«n njĂ« telefonatĂ« nĂ« lidhje me njĂ« sulm me njĂ« armĂ« vdekjeprurĂ«se.

Pasi vendosën një helikopter, oficerët e panë të dyshuarin, i cili më pas qëlloi "rreth tre deri në pesë" fishekë në helikopterin.

Pasi u qëllua nga oficerët, Whitsey përfundimisht e hodhi armën në oborrin e tij të përparmë dhe u tërhoq në shtëpi.

Më pas, qeni pati një shans kur Whitsey doli shkurtimisht në verandën e tij për t'u përballur me ekipin SWAT.

Ai u dërgua në një spital lokal, u trajtua për lëndime dhe më pas u ndëshkua për sulm me një armë vdekjeprurëse ndaj një oficeri policie, tha policia e Los Anxhelosit.

Whitsey nuk u godit me plumba gjatë përleshjes, por qeni i kafshoi shpatullat, krahët dhe këmbët. /Telegrafi/

- YouTube youtube.com


Pas vërshimeve, procesi mësimor shtyhet deri më 12 janar në të gjitha shkollat



Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka njoftuar se për shkak të reshjeve të fundit atmosferike dhe kushteve të vështirësuara në disa zona të vendit, fillimi i procesit mësimor shtyhet deri më 12 janar 2026.

Sipas njoftimit zyrtar, si pasojë e vërshimeve dhe situatës së rënduar në shumicën e komunave, si dhe e qarkullimit të vështirësuar për shkak të reshjeve të vazhdueshme, të cilat sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, është marrë vendim që pushimi dimëror të vazhdojë edhe për dy ditë shtesë në nivel vendi, përkatësisht më 8 dhe 9 janar.

“MĂ«simi pĂ«r gjysmĂ«vjetorin e dytĂ« do tĂ« fillojĂ« tĂ« hĂ«nĂ«n, mĂ« 12 janar 2026”, thuhet nĂ« njoftimin e MAShTI-t.

Ministria ka bërë të ditur se është në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe se, bazuar në informacionet e pranuara nga terreni, është konstatuar se fillimi i procesit mësimor i paraparë për ditën e enjte është i pamundur.

Po ashtu, theksohet se orët e humbura mësimore gjatë këtyre dy ditëve do të zëvendësohen gjatë pjesës së dytë të vitit shkollor 2025/2026 për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.

MAShTI ka falënderuar prindërit, nxënësit dhe mësimdhënësit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, duke theksuar se siguria e nxënësve dhe e stafit arsimor mbetet prioritet kryesor.

Kosova është përballur me përmbytje vitet e fundit, të cilat kanë shkaktuar kryesisht dëme materiale.

Vlerësohet se dëmtimi i shtretërve të lumenjve, si pasojë e nxjerrjeve të paligjshme të zhavorrit, kontribuon shumë në përmbytjen e zonave./Telegrafi.

Sony dhe Honda do të prodhojnë një SUV



Koncepti i parë i automjetit që do të dalë në treg në vitin 2026 vjen nga një markë që mund të mos e dini se ekziston.

Afeela është produkt i Sony Honda Mobility, një sipërmarrje e përbashkët midis dy gjigantëve japonezë të formuar për të ndërtuar automjete elektrike, transmeton Telegrafi.

Edhe pse tregu i automjeteve elektrike po ftohet në Shtetet e Bashkuara, modeli i ri po ecën përpara me ambiciet e tij elektrike në segmentin e nivelit të lartë.

Edhe pse dërgesat e limuzinës Afeela 1 nuk do të fillojnë deri më vonë këtë vit, tashmë ekziston një ekuivalent për SUV.

I shfaqur këtë javë në CES në Las Vegas si prototip, automjeti elektrik me lartësi të lartë është planifikuar të dalë në shitje në SHBA më së shpejti në vitin 2028.

Nuk do ta quanim domosdoshmërisht një SUV me formë konvencionale, pasi është më afër një limuzine me lartësi të lartë.

Silueta e tij të kujton Mercedes-Maybach Ultimate Luxury të vitit 2018, megjithëse me një profil më pak të çuditshëm.

Siç pritej, stili nuk largohet shumë nga limuzina, duke përqafuar minimalizmin për të arritur sipërfaqe të lëmuara në të gjithë trupin.

Palosjet dhe këndet mbahen në minimum dhe nuk ka doreza të dukshme të dyerve.

Edhe pse sigurisht nuk është dizajni më emocionues në botën e SUV-ve, prototipi është i këndshëm për syrin. Nëse duket i njohur, kjo ndodh sepse i ngjan konceptit Vision-S 02 që Sony zbuloi në CES në vitin 2022.

Specifikimet teknike janë të mbuluara me mister, por koncepti paraprak maste 4,895 mm në gjatësi, 1,930 mm në gjerësi dhe 1,650 mm në lartësi.

Ai kishte një bazë rrotash fellneve prej 119.3 inç, rrota 20 inç dhe peshonte 2,480 kilogramë.

Meqenëse modeli i prodhimit është ende të paktën disa vite larg, Afeela nuk po zbulon detaje mbi çmimet.

Për kontekst, limuzina fillon nga 89,900 dollarë në versionin bazë Origin dhe rritet në 102,900 dollarë për versionin Signature në krye të gamës.

Lidhja midis Sony dhe Honda është interesante dhe mund të tërheqë disa blerës, por SUV-i nuk do të arrijë deri në vitin 2028, në rastin më të mirë.

Gjithashtu, vlen të përmendet se limuzina nuk do të jetë ekskluzive për SHBA-në, pasi do të dalë në shitje në Japoni në gjysmën e parë të vitit 2027.

Lansimi i SUV-it në tregje të tjera do të kishte kuptim, por Afeela ende përballet me një betejë të vështirë. /Telegrafi/

Razer prezanton kufjet "e bazuara në AI" me kamera që shohin atë që shihni ju



Në CES, Razer ka zbuluar Project Motoko, kufjet që janë "bazuar në AI" dhe ka kamera të integruara.

Ajo përzien "lojërat, stilin e jetës dhe produktivitetin në një platformë inteligjente", pohon njoftimi zyrtar për shtyp, transmeton Telegrafi.

Kamerat e dyfishta të Motoko-s me pamje nga personi i parë janë të pozicionuara në nivelin e syrit për të parë në thelb atë që shihni, duke mundësuar njohjen e objekteve dhe tekstit në kohë reale - përkthimin e shenjave të rrugës, ndjekjen e përfaqësuesve të palestrës, përmbledhjen e dokumenteve në lëvizje, të gjitha këto.

Ekzistojnë gjithashtu mikrofonë të dyfishtë në distancë dhe afër, që punojnë së bashku për të kapur komandat zanore dhe për të kapur dialogun brenda pamjes.

Kufjet "interpretojnë dhe përgjigjen menjëherë, duke vepruar si një asistent i AI-së me kohë të plotë që përshtatet me oraret, preferencat dhe zakonet".

Motoko "lidhet pa mundim" me Grok, ChatGPT dhe Gemini, çfarëdo që të thotë kjo.

Siç mund ta keni menduar deri tani, ky është një koncept, "që ofron një pamje të së ardhmes së pajisjeve të veshura të drejtuara nga AI", jo një produkt i vërtetë. /Telegrafi/

❌