Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të ketë rinumërim të plotë të të gjitha votave në vendvotimet në 28 komuna.
Po ashtu është vendosur që të shkarkohet përfaqësuesit politikë në Komisionin Komunal Zgjedhor në Prizren, ku sipas kreut të KQZ-së, Kreshnik Radoniçi, janë vënë re dallimet më të mëdha në votat për kandidatët për deputetë.
Paraprakisht, në këto 28 komuna KQZ kishte vendosur që të rinumëroheshin vetëm 10 për qind e vendvotimeve, ndërkaq në 10 komuna të tjera vendosi për rinumërim të plotë.
Vendimi i 19 janarit vjen pasi gjatë rinumërimit të pjesshëm u vërejtën dallime të mëdha në votat për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit të vitit 2025.
Pas zbulimit të këtyre devijimeve, partitë dhe organizatat e shoqërisë civile kërkuan rinumërim të plotë të votave.
GjatĂ« mbledhjes, kreu i KQZ-sĂ«, Kreshnik Radoniçi, tha se nĂ« mbledhjen e mbajtur nga KĂ«shilli pĂ«r Operacione i KQZ-sĂ« u analizua raporti i rinumĂ«rimit tĂ« pjesshĂ«m. Sipas tij, dallimi nĂ« votat pĂ«r partitĂ« politike Ă«shtĂ« minimal dhe âi papĂ«rfillshĂ«mâ, ndĂ«rkaq ai te kandidatĂ«t ka âshkallĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« pasaktĂ«sisĂ«â.
âPrizreni Ă«shtĂ« rasti mĂ« ekstremâ, tha Radoniqi, duke shtuar se 20.343 vota u janĂ« zbritur kandidatĂ«ve pĂ«r deputetĂ« gjatĂ« rinumĂ«rimit. Ai tha se nĂ« komuna tĂ« tjera nuk vĂ«rehen dallime tĂ« mĂ«dha nĂ« votat pĂ«r kandidatĂ«.
Anëtarët e partive politike në KQZ përkrahën të dyja rekomandimet, duke kërkuar që të ketë përgjegjësi ligjore për devijimin e rezultatit.
Në mbledhje, anëtari nga radhët e komunitetit boshnjak, Almir Sahiti, kërkoi që në rinumërim të përfshihen edhe votat e diasporës. Kryetari i KQZ-së tha se për këtë propozim do të vendoset pas mbledhjes, ndërkaq disa anëtarë të tjerë thanë se këto vota veçse janë numëruar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, aty ku gjetën edhe mospërputhjet në votat për kandidatë për deputetë.
Më 13 janar, KQZ-ja nisi rinumërimin e plotë të votave në 10 komuna (Dragash, Kaçanik, Leposaviq, Prizren, Skenderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillugu), pasi në verifikimin e 2 për qind të vendvotimeve gjeti mospërputhje të votave të kandidatëve.
Ndërkaq, tani numërimi i plotë do të bëhet edhe në 28 komuna të tjera, ku paraprakisht u vendos të numëroheshin vetëm 10 për qind e vendvotimeve: Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Istog, Klinë, Fushë-Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Zubin-Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Hani i Elezit, Graçanicë, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.
Pas konstatimit se ka dallim nĂ« vota pĂ«r kandidatĂ«t pĂ«r deputetĂ«, Prokurori i Shtetit u vu nĂ« lĂ«vizje mĂ« 19 janar. Koordinatorja nacionale pĂ«r zgjedhje, prokurorja Laura Pula, u ka kĂ«rkuar kryeprokurorĂ«ve nĂ« tĂ« gjitha prokuroritĂ« themelore, qĂ« nĂ« tĂ« gjitha komunat ku ka pĂ«rfunduar procesi i rinumĂ«rimit âtĂ« fillojnĂ« grumbullimin e informatave tĂ« nevojshme dhe tĂ« sigurojnĂ« prova relevante, qĂ« vĂ«rtetojnĂ« kryerjen e ndonjĂ« vepre penale qĂ« ndĂ«rlidhet me procesin zgjedhorâ.
Një ditë më parë, Prokuroria Themelore e Prizrenit e autorizoi Policinë që të identifikojë fajtorët për këtë mospërputhje në vota.
Përfaqësuesit e partive politike, ndërkaq, kërkuan votimin e plotë të votave, ndërkaq, koalicioni i organizatave që monitoron procesin zgjedhor në Kosovë, Demokracia në Veprim (DnV), kërkoi që të ketë një hetim në nivel kombëtar.
DnV-ja tha se subjekt i hetimeve nuk duhet tĂ« jenĂ« vetĂ«m komisionerĂ«t, por edhe kandidatĂ«t qĂ« kanĂ« ârezultojnĂ« pĂ«rfitues nga kĂ«to mospĂ«rputhje dhe manipulimeâ, tha DnV.
Më 9 janar, KQZ-ja njoftoi se kishte përfunduar procesi i numërimit të të gjitha votave. Votat e rregullta u numëruan nëpër qendrat komunale të numërimit, ndërksa votat tjera, përfshirë ato nga diaspora në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
Gjatë procesit të numërimit, në qendrat komunale të numërimit, çdo fletëvotim kalon përmes disa kontrolleve: lexohet me zë të lartë nga një numërues, shfaqet në ekran përmes kamerës dhe regjistrohet në sistem elektronik nga një zyrtar tjetër, ndërsa një person i tretë e verifikon fletën.
Megjithatë, manipulimi thuhet se bëhet në fazën e leximit të votave për kandidatë. Kur një fletëvotim i takon një partie, ai përmban edhe vota për disa kandidatë. Numëruesi mund të ndryshojë verbalisht numrin e kandidatit të votuar, duke e zëvendësuar me numrin e një kandidati tjetër.
Kështu, sistemi regjistron votë për kandidatin e gabuar, edhe pse fletëvotimi real tregon diçka tjetër. Numri i votave për parti nuk ndryshon, vetëm ndryshon numri i votave për kandidatë brenda të njëjtës parti.
Manipulimi i votave nĂ« KosovĂ« Ă«shtĂ« vepĂ«r penale. MegjithatĂ«, sĂ« voni organizata joqeveritare ĂOHU publikoi njĂ« hulumtim qĂ« tregoi se mbi 90 pĂ«r qind e rasteve pĂ«r manipulime zgjedhore pĂ«rfundojnĂ« me dĂ«nime me kusht ose gjoba.
Sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje është fituesja e zgjedhjeve me mbi 51 për qind të votave të fituara. Ajo pritet të ketë 57 ulëse në legjislaturën e dhjetë./REL