❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Hamza: PDK-ja hyn në fazë të re riorganizimi, zgjedhjet e brendshme hap i domosdoshëm



Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka deklaruar se partia po hyn në një fazë të re riorganizimi, duke theksuar rëndësinë e zgjedhjeve të brendshme për forcimin dhe hapjen e mëtejme të PDK-së.

Hamza ka bërë të ditur se për këtë proces ka diskutuar edhe me kryetarët e degëve, duke e cilësuar atë si një hap të domosdoshëm për konsolidimin e strukturave partiake.

“PDK-ja po hyn nĂ« njĂ« fazĂ« tĂ« re riorganizimi. Zgjedhjet e brendshme, pĂ«r tĂ« cilat sot diskutova edhe me kryetarĂ«t e degĂ«ve, janĂ« hap i domosdoshĂ«m pĂ«r forcimin e PDK-sĂ«,” ka shkruar Hamza.

Ai ka theksuar se ambicia e partisë është më e madhe, pasi sipas tij, Kosova ka nevojë për një PDK më të fortë, më të hapur dhe më të organizuar. Në këtë drejtim, Hamza ka vënë theksin te puna e vazhdueshme në terren, aktivizimi i degëve dhe krijimi i hapësirës më të madhe për të rinjtë në të gjitha nivelet e partisë.

“Kjo kĂ«rkon punĂ« tĂ« vazhdueshme, degĂ« aktive dhe hapĂ«sirĂ« mĂ« tĂ« madhe pĂ«r tĂ« rinjtĂ«, nĂ« çdo nivel tĂ« partisĂ«,” ka shtuar ai.

Në fund, kryetari i PDK-së ka nënvizuar se ky proces është rruga drejt një partie më afër qytetarëve dhe gjithmonë në shërbim të Kosovës.

“Kjo Ă«shtĂ« rruga pĂ«r njĂ« PDK mĂ« afĂ«r qytetarĂ«ve dhe gjithnjĂ« nĂ« shĂ«rbim tĂ« KosovĂ«s,” ka shkruar Hamza nĂ« Facebook./Telegrafi/

PDK kërkon rinumërim të votave në të gjithë Kosovën

PRISHTINË, 19 janar /ATSh/ Kryetari i PDK-sĂ«, Bedri Hamza ka reaguar lidhur me rinumĂ«rimin e pjesshĂ«m tĂ« votave, duke e cilĂ«suar situatĂ«n si “tepĂ«r shqetĂ«suese” pĂ«r shkak tĂ« mospĂ«rputhjeve tĂ« mĂ«dha tĂ« zbuluara.

Ai ka vlerësuar se, në rrethanat e krijuara, rinumërimi i plotë i votave në të gjithë Kosovën është hap i domosdoshëm dhe i drejtë, duke kërkuar veprim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse për të mbrojtur integritetin e procesit zgjedhor.

Sipas Hamzës, çdo vonesë apo hezitim përbën cenim të drejtpërdrejtë të besimit qytetar.

“NĂ« kĂ«to rrethana tĂ« krijuara, si Kryetar i PDK-sĂ« vlerĂ«soj se rinumĂ«rimi i plotĂ« i votave nĂ« tĂ« gjithĂ« KosovĂ«n Ă«shtĂ« hap i domosdoshĂ«m dhe i drejtĂ«. Institucionet pĂ«rgjegjĂ«se e kanĂ« detyrim kushtetues tĂ« veprojnĂ« menjĂ«herĂ« pĂ«r ta mbrojtur integritetin e procesit zgjedhor. Çdo vonesĂ« apo hezitim Ă«shtĂ« cenim i drejtpĂ«rdrejtĂ« i besimit qytetar”, shkruan Hamza nĂ« Facebook.

Personat që vërtetohet se kanë cenuar vullnetin e qytetarëve në zgjedhjet e 28 janarit 2025 mund të dënohen nga 3 deri në 5 vjet. Kështu thonë njohësit e çështjeve juridike të cilët theksojnë se falsifikimi i rezultatit zgjedhor përbën vepër të rëndë penale, raporton KosovaPress.  

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, i ka cilësuar manipulimet me vota si një nga skandalet më të mëdha që ka cenuar integritetin e procesit zgjedhor në Kosovë.

Ndërsa, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka deklaruar për KosovaPress se në varësi nga gjetjet gjatë rinumërimit në këto 28 komuna, KQZ mund të marrë vendim të ri për rinumërim të vendvotimeve të tjera.


/KosovaPress//r.e/

The post PDK kërkon rinumërim të votave në të gjithë Kosovën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hamza kërkon rinumërim të plotë të votave në gjithë Kosovën pas mospërputhjeve të evidentuara



Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar pas gjetjeve nga rinumërimi i pjesshëm i votave, duke i cilësuar si tepër shqetësuese mospërputhjet e mëdha të evidentuara gjatë këtij procesi.

Në një reagim publik, Hamza ka vlerësuar se në rrethanat e krijuara, rinumërimi i plotë i votave në të gjithë Kosovën është hap i domosdoshëm dhe i drejtë për të garantuar integritetin e procesit zgjedhor.

Ai ka theksuar se institucionet përgjegjëse kanë obligim kushtetues të veprojnë pa vonesë për mbrojtjen e integritetit të zgjedhjeve, duke paralajmëruar se çdo hezitim apo vonesë në veprim cenon drejtpërdrejt besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor.

Sipas Hamzës, transparenca dhe veprimi i menjëhershëm institucional janë thelbësore për ruajtjen e besimit publik dhe funksionimin demokratik të vendit. /Telegrafi/


Iu hoqën mbi 3 mijë vota, reagon Hasani: Votat e mia u rritën padrejtësisht - drejtësia të mos hesht



Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Nait Hasani ka reaguar lidhur me manipulimin e votave ku nga procesi i rinumërimit të disa vendvotimeve atij i janë larguar deri më tani 3 mijë e 414 vota.

Sipas tij, procesi ka shkaktuar cenim të rëndë të vullnetit të lirë të qytetarëve dhe manipulim të emrit të tij.

“Me atĂ« qĂ« pash nĂ« rinumĂ«rim, votat e mia janĂ« rritur nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« padrejtĂ«, duke u pĂ«rdorur emri im pĂ«r manipulime tĂ« papranueshme zgjedhore. Ky veprim pĂ«rbĂ«n jo vetĂ«m shkelje ligjore, por edhe akt tĂ« rĂ«ndĂ« moral dhe politik”, ka shkruar Hasani.

Ai refuzon çdo votë që nuk buron nga vullneti i lirë i qytetarëve dhe siguron se qëndron pranë demokracisë dhe transparencës.

“UnĂ« refuzoj kategorikisht çdo votĂ« qĂ« nuk buron nga vullneti i lirĂ« i qytetarit. Nuk kam hyrĂ« nĂ« politikĂ« pĂ«r tĂ« fituar me mashtrime, por pĂ«r tĂ« fituar me besim. Nuk kam nevojĂ« pĂ«r vota tĂ« vjedhura, sepse respektoj votĂ«n e ndershme mĂ« shumĂ« se çdo rezultat”, u shpreh Hasani.

Hasani thekson gjithashtu rëndësinë e drejtësisë dhe përkushtimin e tij për të mbrojtur të ardhmen demokratike të vendit.

“DrejtĂ«sia nuk duhet tĂ« heshtĂ«. As unĂ« nuk do tĂ« hesht. UnĂ« do tĂ« vazhdoj tĂ« qĂ«ndroj nĂ« anĂ«n e qytetarĂ«ve, nĂ« anĂ«n e votĂ«s sĂ« lirĂ« dhe nĂ« anĂ«n e sĂ« vĂ«rtetĂ«s, edhe nĂ«se kjo rrugĂ« Ă«shtĂ« mĂ« e vĂ«shtirĂ«. Ky reagim nuk Ă«shtĂ« pĂ«r tĂ« mbrojtur vetĂ«m emrin tim, por pĂ«r tĂ« mbrojtur tĂ« ardhmen demokratike tĂ« KosovĂ«s”, ka shkruar ai. /Telegrafi/

Rreth 6 mijë vota më pak pas rinumërimit, reagon Paçarizi



Procesi i rinumërimit të votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka ngritur shqetësime serioze për integritetin e zgjedhjeve, duke nxitur reagime publike dhe thirrje për hetime të thelluara institucionale.

Me mbi gjysmën e procesit tashmë të përfunduar, rinumërimi i pjesshëm i votave për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit ka nxjerrë në pah mospërputhje të shumta.

Sipas të dhënave nga rinumërimi, disa kandidatë kanë rezultuar me mijëra vota më shumë gjatë numërimit fillestar sesa u takonin realisht.

Ndër ta është edhe kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Fetah Paçarizi, i cili pas rinumërimit ka humbur gjithsej 5.942 vota. Për këtë çështje, Paçarizi ka reaguar publikisht, duke e cilësuar situatën si alarmante dhe serioze.

“ÇfarĂ« po ndodh gjatĂ« procesit tĂ« rinumĂ«rimit tĂ« votave nga KQZ Ă«shtĂ« shqetĂ«suese dhe cenon drejtpĂ«rdrejt besimin e qytetarĂ«ve nĂ« procesin zgjedhor”, ka deklaruar Paçarizi, duke theksuar se kĂ«to zhvillime ngrenĂ« dyshime tĂ« arsyeshme mbi korrektĂ«sinĂ« e numĂ«rimit dhe rinumĂ«rimit tĂ« votave.

Ai ka kërkuar rinumërim të plotë të votave në të gjithë vendin, përfshirë edhe votat e diasporës, me qëllim garantimin e transparencës, barazisë dhe respektimit të vullnetit real të qytetarëve.

Paçarizi ka sqaruar se është i përfshirë rishtas në politikë dhe se nuk ka mbajtur asnjëherë poste apo përgjegjësi politike, duke theksuar se nuk ka pasur asnjë ndikim në procesin zgjedhor dhe se distancohet nga çdo keqpërdorim apo manipulim i mundshëm i votës.

Në reagimin e tij, ai ka bërë thirrje që Prokuroria e Shtetit të nisë hetime të plota, të pavarura dhe profesionale, ndërsa ka kërkuar nga KQZ-ja që të japë llogari publike dhe të ofrojë prova të qarta për ligjshmërinë dhe korrektësinë e veprimeve të saj.

“PavarĂ«sia institucionale nuk nĂ«nkupton mungesĂ« pĂ«rgjegjĂ«sie. Gabimi apo manipulimi i kĂ«tij niveli Ă«shtĂ« pĂ«rgjegjĂ«si shtetĂ«rore”, ka theksuar Paçarizi, duke kĂ«rkuar transparencĂ«, hetim dhe pĂ«rgjegjĂ«si pĂ«r tĂ« ruajtur besimin nĂ« procesin zgjedhor./Telegrafi.

Iu hoqën mbi 2 mijë vota, Veselaj-Gutaj: Kjo nuk është demokraci, por sabotim i shtetit



Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Luljeta Veselaj-Gutaj ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në procesin zgjedhor, duke thënë se i është cenuar integriteti personal dhe politik, si dhe integriteti i shtetit demokratik.

Në një postim publik, ajo ka theksuar se këtë vit shënon 20 vjet angazhim politik dhe se për herë të parë, sipas saj integriteti i saj është cenuar nga keqmenaxhimi i procesit zgjedhor.

“20 vjet tĂ« jetĂ«s sime kam punuar me profesionalizĂ«m, parime tĂ« drejta, kompetencĂ« dhe integritet, i cili pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« jetĂ«n time po mĂ« cenohet nga individĂ« qĂ« procesin zgjedhor e kanĂ« menaxhuar me papĂ«rgjegjĂ«si dhe agjenda tĂ« panjohura pĂ«r mua dhe pa dijeninĂ« time”, ka shkruar Veselaj-Gutaj.

Ajo ka vlerësuar se tjetërsimi i votës përbën një nga goditjet më të rënda ndaj demokracisë dhe ka paralajmëruar se do të kërkojë përgjegjësi nga institucionet e drejtësisë.

“TjetĂ«rsimin e votĂ«s e konsideroj krimin mĂ« tĂ« madh qĂ« mund t’i ndodhĂ« demokracisĂ« dhe rrugĂ«s sonĂ« pĂ«r njĂ« shoqĂ«ri tĂ« drejtĂ«. Kjo nuk mund assesi tĂ« falet”, ka theksuar ajo.

Sipas Veselaj-Gutajt, ajo që ka ndodhur nuk mund të quhet thjesht vjedhje, por sabotim i shtetit dhe i procesit demokratik.

“Kjo nuk Ă«shtĂ« demokraci, madje nuk mund ta quajmĂ« as vjedhje, Ă«shtĂ« sabotim i shtetit, dhe i gjithĂ« asaj pĂ«r çka sakrifikuam nĂ« kĂ«tĂ« çerek shekull”, ka shkruar ajo.

Veselaj-Gutaj ka kërkuar që të gjithë përgjegjësit të vihen para drejtësisë dhe që të bëhet rinumërim i votave në të gjitha komunat.

“Kjo dukuri qĂ« i preku tĂ« gjithĂ« kandidatĂ«t pa asnjĂ« pĂ«rjashtim
 duhet tĂ« ndalohet qysh tash dhe tĂ« papĂ«rgjegjshmit tĂ« sillen para pĂ«rgjegjĂ«sisĂ«. Madje rinumĂ«rimi duhet tĂ« bĂ«het nĂ« tĂ« gjitha komunat”, ka theksuar ajo.

Pavarësisht zhgënjimit, ajo ka bërë të ditur se do të vazhdojë angazhimin e saj politik.

“NdonĂ«se e mllefosur dhe e zhgĂ«njyer me kĂ«tĂ« dukuri tĂ« shĂ«mtuar, unĂ« do tĂ« vazhdoj rrugĂ«n time nĂ« karrierĂ«n politike me plot pĂ«rgjegjĂ«si, kompetencĂ« dhe integritet”, ka pĂ«rfunduar Veselaj-Gutaj.

Kujtojmë se ish-deputetes së PDK-së deri tash i janë larguar mbi dy mijë vota pas rinumërimit. /Telegrafi/

PDK: Vota e qytetarëve është e shenjtë, çdo cenim i saj është i papranueshëm



Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka deklaruar se po e përcjell me vëmendje procesin e rinumërimit të votave dhe mospërputhjet e evidentuara në disa komuna të vendit.

Në një komunikatë për media, PDK thekson se çdo indikacion për cenim apo manipulim të votës është i papranueshëm.

“Vota e qytetarĂ«ve Ă«shtĂ« e shenjtĂ« dhe çdo trajtim jokorrekt ose pĂ«rpjekje pĂ«r manipulim shkel parimet demokratike qĂ« ne mbrojmĂ«,” thuhet nĂ« deklaratĂ«.

Subjekti politik rikujton se çdo votë duhet të trajtohet me respekt dhe kujdes nga momenti i hedhjes deri në certifikimin përfundimtar të rezultateve, duke theksuar se eliminimi i çdo dyshimi është në interes të kandidatëve, institucioneve dhe qytetarëve.

PDK shton se pret me besim konkluzionet zyrtare të organeve përgjegjëse, përfshirë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, dhe rikonfirmon përkushtimin e saj për integritetin e procesit zgjedhor dhe respektimin e votës së qytetarëve./Telegrafi/

Kush janë kandidatët më të favorizuar dhe cilët u dëmtuan më shumë pas rinumërimit të gjysmës së votave



Kur janë rinumëruar gati gjysma e kutive të votimit nga 914 që janë dërguar për verifikim, janë vërejtur ndryshime të dukshme në votat e kandidatëve për deputetë.

Nga tri partitë më të votuara në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) shfaq më së shumti ndryshime në votat për kandidatët pas nisjes së rinumërimit të pjesshëm, raporton Telegrafi.

Në shumicën e rasteve, kandidatëve të caktuar u janë shtuar vota në masë të madhe, derisa pas rinumërimit ka pasur edhe kandidatë të dëmtuar me mbi 500 vota.

Në partitë tjera ndryshimet kanë qenë të vogla.

PDK– KandidatĂ«ve qĂ« mĂ« sĂ« shumti iu hoqĂ«n vota pas rinumĂ«rimit

Fetah Paçarizi: -4,416 vota

Nait Hasani: -2,416

Kujtim Gashi: -1,710

Arianit Çollaku: -1,434


PDK– KandidatĂ«ve qĂ« mĂ« sĂ« shumti iu rikthyen votat nga KQZ pas rinumĂ«rimit

Uran Ismaili: +531 vota

Arian Tahiri: +464

Përparim Gruda: +379

Vlora Çitaku: +353


LDK– KandidatĂ«ve qĂ« mĂ« sĂ« shumti iu hoqĂ«n vota pas rinumĂ«rimit

Xhavit Uka: -1,105 vota

Driton Selmanaj: -773

Anton Quni: -440

Visar Azemi: -352


LDK– KandidatĂ«ve qĂ« mĂ« sĂ« shumti iu rikthyen votat nga KQZ pas rinumĂ«rimit

Paris Guri: +150 vota

Gëzim Hazrolli: +112

Festim Kabashi: +89

Ukë Rugova: +82


LVV– KandidatĂ«ve qĂ« mĂ« sĂ« shumti iu hoqĂ«n vota pas rinumĂ«rimit

Arbër Rexhaj: -457 vota

Rea Krasniqi: -425

Valon Ramadani: -380

Dafina Alishani: -310


LVV– KandidatĂ«ve qĂ« mĂ« sĂ« shumti iu rikthyen votat nga KQZ pas rinumĂ«rimit

Hajrulla Çeku: +111 vota

Alban Bajrami: +91

Driton Hyseni: +74

Hekuran Murati: +68

Procesi i rinumërimit pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim, ndërsa KQZ-ja ka bërë të ditur se rezultatet përfundimtare do të publikohen vetëm pas përfundimit të plotë të verifikimit të të gjitha vendvotimeve të përfshira në këtë proces./Telegrafi/

PDK shpenzoi rreth 272 mijë euro për fushatën e zgjedhjeve lokale



Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka shpenzuar rreth 272 mijë euro për fushatën e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit 2025.

Përmes një raporti të KQZ-së bëhet e ditur se këto shpenzime janë kryesisht për reklama rreth 50 mijë euro dhe shpenzimet lidhur me donacionet dhe kontributet ne natyrë në mallra dhe shërbim rreth 222 mijë euro.


Ndërsa, sa i përket donacioneve dhe kontributeve kjo parti ka pranuar rreth 25 mijë euro.

Për më shumë shikoni raportin e plotë. /Telegrafi/

PDK: Gjykimi në Hagë të përmbyllet me drejtësi dhe liri për çlirimtarët



Pas njoftimit të Gjykatës Speciale se nga 9 deri më 18 shkurt do të zhvillohen deklaratat përmbyllëse në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët ndodhen në paraburgim në Hagë që mbi pesë vjet, Partia Demokratike e Kosovës thekson edhe një herë nevojën që ky proces, i shoqëruar me problematika serioze, të përmbyllet me drejtësi.

PDK thekson se ky proces është karakterizuar me zvarritje të panevojshme, paqartësi procedurale dhe vendime që kanë ngritur shqetësime të vazhdueshme mbi standardet e drejtësisë dhe respektimin e të drejtave themelore të njeriut.

“KĂ«to rrethana kanĂ« cenuar perceptimin e drejtĂ«sisĂ« sĂ« barabartĂ« dhe kanĂ« rĂ«nduar padrejtĂ«sisht mbi çlirimtarĂ«t dhe ish-udhĂ«heqĂ«sit e shtetit tonĂ«, tĂ« cilĂ«t tashmĂ« kanĂ« kaluar njĂ« periudhĂ« tĂ« gjatĂ« nĂ« paraburgim”, thuhet nĂ« njoftim.

PDK thekson tutje se në këtë fazë përmbyllëse është thelbësore që gjykimi të përqendrohet ekskluzivisht te drejtësia e paanshme, te faktet dhe te provat, duke u larguar nga çdo qasje politike, interpretuese apo spekulative që e ka shoqëruar këtë proces gjatë këtyre pesë viteve.

“DĂ«shmitarĂ«t kyç nĂ« kĂ«tĂ« proces gjyqĂ«sor kanĂ« hedhur poshtĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« qartĂ« pretendimet kryesore tĂ« aktakuzĂ«s, duke rrĂ«zuar çdo dyshim mbi fajĂ«si individuale, grupore apo komanduese. KĂ«to dĂ«shmi kanĂ« kontribuar ndjeshĂ«m nĂ« sqarimin e rrethanave faktike dhe kanĂ« rrĂ«zuar bazĂ«n e akuzave tĂ« prokurorisĂ«.

Partia Demokratike e KosovĂ«s mbetet e pĂ«rkushtuar ndaj sundimit tĂ« ligjit, paqes dhe drejtĂ«sisĂ«, duke besuar se vetĂ«m njĂ« vendim i drejtĂ« dhe profesional mund tĂ« kontribuojĂ« nĂ« mbylljen e kĂ«tij kapitulli tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r KosovĂ«n, drejtĂ«sinĂ« ndĂ«rkombĂ«tare dhe tĂ« ardhmen e rajonit tonĂ«â€, thuhet tutje nĂ« reagimin e PDK-sĂ«. /Telegrafi/

SituatĂ« “win-win” pĂ«r Kurtin, Sopjani paralajmĂ«ron LDK-nĂ« dhe PDK-nĂ« pĂ«r zgjedhjen e presidentit



Pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit në Kosovë, ku Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e Albin Kurtit arriti rezultatin më të mirë në historinë e saj me 51 për qind të votave.

Zgjedhjet i dhanë LVV-së shumicën për formimin e Qeverisë, ndërsa presidenti mbetet ende një pikëpyetje.

Në këtë kontekst, avokati Shkëlzen Sopjani komentoi në FIVE të TV Dukagjinit mbi rëndësinë e veprimeve të partive opozitare, Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Sipas Sopjanit, LDK-ja mund tĂ« fitojĂ« kohĂ« dhe tĂ« rifitojĂ« ndikim vetĂ«m pĂ«rmes bashkĂ«punimit me Kurtin, i cili ka “dy karta shumĂ« tĂ« forta” nĂ« zgjedhjen e presidentit.

Ai theksoi se, nĂ«se Kurti mbĂ«shtet Vjosa Osmanin si kandidate pĂ«r presidente, kjo mund ta vendosĂ« LDK-nĂ« nĂ« njĂ« pozicion delikat, ndĂ«rsa PDK-nĂ« nĂ«se mbĂ«shtetet njĂ« kandidat tjetĂ«r.“ShpĂ«timi i LDK-sĂ« Ă«shtĂ« njĂ« proces mĂ« i ngadaltĂ«, mĂ« i mirĂ« menduar. Prej bazĂ«s e lart. NĂ« kĂ«tĂ« proces LDK-nĂ« i vyen me ble kohĂ«. MundĂ«sia e vetme e LDK-sĂ« me fitu atĂ« kohĂ«, Ă«shtĂ« tĂ« bashkĂ«punojnĂ« me Kurtin. Sepse tĂ« zgjedhja e presidentit Albin Kurtit i ka dy karta shumĂ« tĂ« forta".

"NĂ«se shkon me Vjosa Osmanin, qĂ« sĂ« paku ende nuk ka indicie tĂ« qarta qĂ« do tĂ« shkoj me Osmanin si kandidate pĂ«r presidente
 pĂ«rkundra janĂ« disa lĂ«vizje qĂ« lĂ«nĂ« tĂ« kuptohet qĂ« mund tĂ« jetĂ« dikush tjetĂ«r. NĂ«se shkon me njĂ« kandidat tjetĂ«r mund ta vendos nĂ« pozitĂ« tĂ« jashtĂ«zakonisht tĂ« keqe PDK-nĂ« dhe ta dĂ«mtoj PDK-nĂ«. NĂ«se PDK-ja nuk e voton kandidatin nĂ« fjalĂ«. Apo nĂ«se shkon me Vjosa Osmanin prapĂ« e vendos nĂ« pozitĂ« shumĂ« tĂ« keqe LDK-nĂ«. Pra Kurti e ka ‘win win’. Duhet tĂ« jenĂ« shumĂ« tĂ« kujdesshme se si do t’i qasen zgjedhjes sĂ« presidentit. Sepse me njĂ« kandidat apo tjetĂ«r i vendos nĂ« pozitĂ« tĂ« pa lakmueshme qoftĂ« PDK-sĂ«, qoftĂ« LDK-nĂ« dhe ajo u kushton me elektorat”, ka thĂ«nĂ« Sopjani.

Refuzohet si e pabazuar ankesa e PDK-së, e paraqitur kundër vendimit të PZAP-së



Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e parashtruar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), të paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Sipas një njoftimi për media thuhet se pasi PZAP ka hedhur si të pas-afatshme ankesën ZP.Anr.69/2025, të datës 08.01.2026.

"Ky subjekt politik, ka paraqitur ankesë në Gjykatën Supreme, duke propozuar, mes tjerash, që Gjykata Supreme të urdhërojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të anulojë të gjitha fletëvotimet e pranuara me postë, pas datës 29.12.2026, ora 16:00 dhe të përjashtojë nga numërimi të gjitha fletëvotimet me postë të pranuara pas këtij afati, përfshirë ato të pranuar më 02.01.2026 dhe 05.01.2026, si dhe të bëjë rishikimin e rezultatit zgjedhor, pa përfshirjen e këtyre fletëvotimeve", thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se Gjykata Supreme e Kosovës e vlerësoi ligjshmërinë e vendimit të kontestuar, dhe pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, gjeti se ankesa është e pathemeltë.

"Gjykata Supreme, nisur nga gjendja faktike dhe ligjore e çështjes, e pranon në tërësi si të drejtë dhe të bazuar qëndrimin juridik të PZAP-së, me të cilin e ka hedhë poshtë si të pas-afatshme ankesën e subjekti politik, Partia Demokratike e Kosovës", thuhet në njoftim.

Gjykata Supreme vlerĂ«son se afatet ligjore janĂ« garanci pĂ«r palĂ«n ankuese dhe detyrim pĂ«r organet pĂ«rgjegjĂ«se pĂ«r shqyrtimin e ankesave brenda afatit kohor, ndĂ«rsa veçanĂ«risht afatshmĂ«ria e ankesave nĂ« procesin zgjedhor Ă«shtĂ« jetike pĂ«r t’u pĂ«rmbyllur si i tillĂ« dhe tĂ« mos ketĂ« prolongime kohore. /Telegrafi/

Hamza në Reçak: Liria jonë u ndërtua mbi sakrificën dhe gjakun e të rënëve



Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza bashkë me partiakët e tij ka bërë sot homazhe sot në shënimin e 27 vjetorit të Masakrës së Reçakut.

Hamza pas homazhe në një prononcim për media ka thënë se me nderim dhe respekt nderojnë të rënët e kësaj masakre e cila ka kontribuuar në lirimin e vendit.

“Sot bashkĂ« me strukturat jemi kĂ«tu pĂ«r tĂ« shpreh nderimin dhe respektin pĂ«r tĂ« rĂ«nĂ«t, qĂ« Ă«shtĂ« njĂ« nga ngjarjet qĂ« ka kontribuuar nĂ« lirimin e KosovĂ«s. FalĂ«nderoj William Wolker qĂ« ka bĂ«rĂ« publike kĂ«tĂ« ngjarje. Shprehim respektin deri nĂ« pĂ«rulje pĂ«r sakrificĂ«n e tĂ« rĂ«nĂ«ve”, ka thĂ«nĂ« Hamza. /Telegrafi/

PDK akuzon Qeverinë Kurti për krizën energjetike, Mustafa: Do të inicojmë komision hetimor



Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa ka thënë se kriza energjetike që e ka kapluar vendin dhe reduktimet e shpeshta ditëve të fundit, janë rezultat i keqmenaxhimit të sektorit të energjisë nga Qeveria Kurti.

Mustafa, në një konferencë për media, theksoi se barra e këtij dështimi po bie në kurriz të mijëra familjeve dhe bizneseve, të cilat ndonëse po i paguajnë faturat me çmime të larta, kanë mbetur pa furnizim të qëndrueshëm dhe pa siguri energjetike.

“Kosova sot po pĂ«rballet me njĂ« krizĂ« serioze energjetike, tĂ« shoqĂ«ruar me reduktime tĂ« shpeshta tĂ« energjisĂ« elektrike nĂ« tĂ« gjithĂ« territorin e saj. ËshtĂ« tĂ«rĂ«sisht e papranueshme qĂ« qytetarĂ«t e KosovĂ«s tĂ« pĂ«rballen me errĂ«sirĂ«, mungesĂ« tĂ« ngrohjes dhe pasiguri tĂ« madhe nĂ« dimĂ«r, nĂ« kohĂ«n kur nevoja pĂ«r energji elektrike Ă«shtĂ« mĂ« e madhe se kurrĂ«, e kur siguria dhe stabiliteti janĂ« jetike. Kjo krizĂ« nuk ka ardhur rastĂ«sisht. Kjo krizĂ« Ă«shtĂ« pasojĂ« direkte e njĂ« keqmenaxhimi pesĂ«vjeçar, tĂ« papĂ«rgjegjshĂ«m dhe pa vizion, tĂ« sektorit tĂ« energjisĂ« nga kjo Qeveri”, tha ai.

PDK shpreh solidaritet të plotë me të gjithë qytetarët e Kosovës, që këto ditë janë duke u përballur me reduktime në temperatura të ulëta të dimrit, me pasiguri në furnizim dhe me kosto të papërballueshme.

“PĂ«rveç dĂ«shtimit pĂ«r tĂ« siguruar prodhim tĂ« mjaftueshĂ«m vendor tĂ« energjisĂ« elektrike, Kosova Ă«shtĂ« detyruar tĂ« rrisĂ« ndjeshĂ«m importin e energjisĂ«, i cili po realizohet me çmime jashtĂ«zakonisht tĂ« larta dhe nĂ« dĂ«m tĂ« interesit publik”, tha Mustafa.

Mustafa kërkoi nga Qeveria e Kosovës të mos arsyetohet për këtë gjendje alarmante, por të marrë veprime të menjëhershme, për tejkalimin e saj.

“KĂ«rkojmĂ« masa emergjente pĂ«r stabilizimin e furnizimit me energji elektrike, transparencĂ« tĂ« plotĂ« pĂ«r kontratat e importit dhe prezantimin e njĂ« plani tĂ« qartĂ«, serioz dhe tĂ« besueshĂ«m pĂ«r garantimin e sigurisĂ« energjetike tĂ« vendit. ËshtĂ« po ashtu e shqetĂ«suese dhe e papranueshme qĂ« njĂ« sektor qĂ« pĂ«r pesĂ« vite me radhĂ« Ă«shtĂ« shoqĂ«ruar me afera dhe skandale tĂ« njĂ«pasnjĂ«shme, me dyshime serioze pĂ«r korrupsion tĂ« madh, tĂ« mos pĂ«rballet asnjĂ«herĂ« me llogaridhĂ«nie, por ta gĂ«zojĂ« vazhdimisht mbrojtjen politike tĂ« QeverisĂ«â€, shtoi ai.

Mustafa paralajmëroi se me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, PDK do të kërkojë themelimin e një komisioni të ri parlamentar, me mandat të qartë dhe gjithëpërfshirës, për hetimin e të gjitha aferave, dyshimeve për keqpërdorime dhe keqmenaxhimit të thellë të sektorit të energjisë gjatë viteve të fundit.

“QĂ«llimi ynĂ« Ă«shtĂ« i qartĂ«: zbardhja e tĂ« vĂ«rtetĂ«s, pĂ«rcaktimi i pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« politike dhe institucionale, dhe garantimi i transparencĂ«s dhe llogaridhĂ«nies ndaj qytetarĂ«ve tĂ« KosovĂ«s. Kosova ka nevojĂ« pĂ«r pĂ«rgjegjĂ«si, kompetencĂ« dhe vizion. QytetarĂ«t meritojnĂ« ngrohje nĂ« kĂ«to ditĂ« tĂ« ftohta dhe siguri nĂ« furnizim, jo kriza tĂ« pafundme dhe justifikime boshe”, theksoi ai.

Hamza takon ambasadorin Walker: Me guxim i dha jehonë botërore krimit serb në Reçak



Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka nisur sot ditën me ambasadorin William Walker.

Hamza në një postim në Facebook shkruan se ambasadori Walker me guxim i dha jehonë botërore krimit serb në Reçak dhe nuk lejoi që e vërteta të mbetej e heshtur.

Lexoni të plotë postimin:

Ditën e sotme e nisa me mikun e madh të Kosovës, Ambasadorin William Walker. Në ditët e nderimit për viktimat e Masakrës së Reçakut, si çdo vit tjetër, Ambasadori Walker është pranë nesh, ashtu siç ishte edhe në janarin e vitit 1999, kur me guxim i dha jehonë botërore krimit serb në Reçak dhe nuk lejoi që e vërteta të mbetej e heshtur.

Miqësia dhe kontributi i Ambasadorit William Walker për Kosovën janë të jashtëzakonshme.

Faleminderit për gjithçka që ke bërë për Kosovën, Ambasador!. /Telegrafi/

PZAP refuzon katër ankesa, njëra e Haxhiut dhe tjetra e Nurës



Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar katër ankesa në lidhje me numërimin e votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Sipas një publikimi në faqen zyrtare të PZAP-së, bëhet e ditur se ky institucion i ka konsideruar tri ankesa si të pas-afatshme, ndërsa një ankesë, sipas tyre, është tërhequr.

Ankesa e Bekim Haxhiut është hedhur e pas-afatshme me të cilën ka kërkuar që të urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) që të anuloj të gjitha fletëvotimet e pranuara me postë pas datë 29.12.2025 dhe të përjashtoj nga numërimi të gjitha fletëvotimet të pranuara pas këtij afati përfshirë ato të pranuara me 02.01.2026 dhe 05.01.2026, për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvend të Republikës së Kosovës.

Po ashtu PZAP ka hedhur të palejuar ankesën e parashtruar nga kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Jakup Nura.

Nura nga PZAK kishte kishte kĂ«rkuar ëë tĂ« urdhĂ«rohet KQZ-ja qĂ« t’i numĂ«roj tĂ« gjitha vendvotimet nĂ« KomunĂ«n e Skenderajt. /Telegrafi/

A mund të ketë bllokadë për zgjedhjen e Presidentit? Demi shpjegon pse nuk pritet krizë




Zgjedhja e Presidentes apo Presidentit të ri të Kosovës, sipas analistit të politikave Agron Demi, nuk pritet të shoqërohet me bllokadë institucionale, pavarësisht debateve politike që mund të zhvillohen.

Sipas tij, bazë për këtë është vendimi i Gjykata Kushtetuese e Kosovës në rastin e Behgjet Pacollit, i cili përcakton qartë obligimin e deputetëve për të marrë pjesë në procesin e votimit.

“DeputetĂ«t janĂ« tĂ« obliguar me marrĂ« pjesĂ« nĂ« votim. Edhe nĂ«se nuk arrihet zgjedhja nĂ« dy rundet e para, nĂ« rundin e tretĂ« Presidenti zgjidhet me 61 vota, por deputetĂ«t duhet tĂ« jenĂ« tĂ« pranishĂ«m”, u shpreh Demi nĂ« “PĂ«rballje Podcast”, shkruan Telegrafi.

Ai theksoi se partitë politike nuk kanë më hapësirë për manovra apo bllokada të qëllimshme, pasi përvoja e kaluar ka treguar se zvarritjet institucionale nuk u kanë sjellë përfitime politike.


“Bllokada disamujore, edhe pse realisht pĂ«rgjegjĂ«sia ishte kryesisht e partisĂ« nĂ« pushtet, nĂ« perceptimin publik pĂ«rfundimisht nuk e dĂ«mtoi VetĂ«vendosjen”, tha Demi, duke shtuar se kjo parti ka arritur ta menaxhojĂ« narrativĂ«n politike nĂ« favor tĂ« saj.

Sipas analistit, njĂ« raund i ri zgjedhjesh parlamentare nuk do t’u konvenonte as partive opozitare.

Ai përmendi se Lidhja Demokratike e Kosovës pritet të hyjë në procese të brendshme zgjedhore, ndërsa një lidership i ri nuk do të rrezikonte përballjen me zgjedhje të reja brenda pak muajsh.

- YouTube www.youtube.com

Një situatë e ngjashme, sipas tij, vlen edhe për Partinë Demokratike të Kosovës dhe AAK-në, të cilat nuk kanë interes të futen sërish në një cikël zgjedhor të shpejtë.

Demi foli edhe pĂ«r faktorĂ« tĂ« jashtĂ«m qĂ« mund tĂ« ndikojnĂ« nĂ« kalkulimet politike, pĂ«rfshirĂ« vendimet e mundshme nga Haga pĂ«r ish-krerĂ«t e UÇK-sĂ« dhe PDK-sĂ«.

Në përmbyllje, Demi theksoi se rezultatet e zgjedhjeve të fundit dhe pjesëmarrja e mërgatës kanë treguar se Vetëvendosje, veçanërisht lideri i saj Albin Kurti, ka qenë disa hapa përpara në menaxhimin e skenarëve politikë.

“Edhe zvarritjet institucionale, nĂ« fund, janĂ« shndĂ«rruar nĂ« avantazh elektoral pĂ«r partinĂ« nĂ« pushtet”, tha ai, duke shtuar se dalja mĂ« e ulĂ«t nĂ« votime nĂ« disa raste ka ndikuar drejtpĂ«rdrejt nĂ« rezultatin final.

Haliti zgjidhet sërish deputetë, thotë se mori mbështetje nga mijëra qytetarë



Nga zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, Xhavit Haliti u zgjodh sërish deputetë i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Sipas rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ai mori 24 mijë e 603 vota.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, Haliti falënderoi të gjithë ata që e përkrahën duke treguar se këto ditë ka pranuar me mijëra mesazhe urimi.

Ai tha se për mandatin e radhës e ka uruar, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ish-ministri i Financave, Arben Malaj, prefekti i Qarkut të Korçës, Nertil Jole, si dhe nga kolegë deputetë nga Kosova.

“MijĂ«ra urime! Faleminderit, President Begaj! Faleminderit kolegĂ«, miq dhe qytetarĂ«! KĂ«to ditĂ« kam pranuar mijĂ«ra mesazhe urimi nga qytetarĂ«, miq dhe bashkĂ«punĂ«torĂ«, si dhe nga personalitete tĂ« larta institucionale, pĂ«rfshirĂ« Presidentin e RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, Bajram Begaj, ish-ministrin e Financave, Arben Malaj, dhe prefektin e Qarkut tĂ« Korçës, Nertil Jole, si dhe nga kolegĂ« deputetĂ« nga Kosova, ShqipĂ«ria dhe Maqedonia e Veriut, nga Parlamenti Evropian, Asambleja Parlamentare e NATO-s dhe Asambleja Parlamentare e KĂ«shillit tĂ« EvropĂ«s. Faleminderit nga zemra pĂ«r çdo urim dhe pĂ«rkrahje”, ka shkruar Haliti nĂ« Facebook. /Telegrafi/


Bekim Haxhiu ankohet në PZAP për votat me postë



Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka dorëzuar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke kontestuar votat me kusht dhe votat me postë nga zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.

Haxhiu, i cili nuk ka arritur të sigurojë një ulëse në legjislaturën e dhjetë të Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar se ankesa e tij lidhet me shkelje serioze të integritetit të procesit zgjedhor, konkretisht me pranimin dhe numërimin e fletëvotimeve me postë pas afatit ligjor.

Në një postim në Facebook, ai ka theksuar se ligji parashikon qartë se fletëvotimet me postë pranohen vetëm deri më 29 dhjetor 2025, në orën 16:00, ndërsa sipas tij, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar dhe numëruar mbi 23 mijë vota që kanë mbërritur pas këtij afati.

Haxhiu ka vlerësuar se kjo nuk është çështje teknike, por shkelje e drejtpërdrejtë e ligjit, duke theksuar se asnjë vendim administrativ nuk mund të ndryshojë afatet ligjore.

Ai ka shtuar se pranimi i votave jashtë afatit ka ndikuar drejtpërdrejt në ndarjen e mandateve dhe renditjen e kandidatëve, duke deformuar rezultatin zgjedhor.

“Nuk kĂ«rkoj privilegj. KĂ«rkoj vetĂ«m zbatim tĂ« barabartĂ« dhe strikt tĂ« ligjit pĂ«r tĂ« gjithĂ«. Mbrojtja e votĂ«s sĂ« ligjshme Ă«shtĂ« mbrojtje e demokracisĂ«. Pa ligj, nuk ka zgjedhje tĂ« ndershme”, ka shkruar Haxhiu nĂ« Facebook.

“Ç’mi ke trazuar mercenarĂ«t, o Besian”, Abdixhiku i reagon Musliut: I keni partitĂ« tuaja, ka kush merret me LDK-nĂ«



Deklarata e disa dite më parë e Besian Mustafës nga Lidhja Demokratike e Kosovës se LDK bëri gabim trashanik kur votoi Hashim Thaçin për president ka ngjallur reagime.

Ndaj kësaj deklarate fillimisht reagoi Ganimete Musliu nga Partia Demokratike e Kosovës, e cila tha se gabimi trashanik i LDK-së nuk ka qenë Hashim Thaçi, por heshtja, frika dhe mungesa kronike e guximit politik e kësaj partie.

“Gabimi trashanik i LDK-sĂ« nuk ka qenĂ« Hashim Thaçi. Gabimi trashanik i LDK-sĂ« ka qenĂ« heshtja, frika dhe mungesa kronike e guximit politik. Ka qenĂ« paaftĂ«sia pĂ«r t’u pĂ«rballur me tĂ« vĂ«rtetĂ«n dhe mungesa e kurajĂ«s pĂ«r t’i drejtuar kritikĂ« tĂ« hapur Donika GĂ«rvallĂ«s, Faton Pecit dhe Vjosa Osmanit, duke ushqyer iluzione tĂ« rreme se kĂ«ta do t’ia kthenin votat e humbura dhe do t’i riparonin dĂ«met kolosale qĂ« vetĂ« ia shkaktuan LDK-sĂ«â€, ka shkruar Musliu.


E lidhur me deklaratën e Ganimete Musliut, ka reaguar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku në një postim në Facebook duke aluduar në deklaratën e Musliut, ka thënë se ka kush merret me LDK-në.

Lexoni të plotë postimin e Abdixhikut:

ǒmi ke trazuar mercenarët, o Besian?

Besiani, një politikan shembullor, e LDK me gjithë të, nuk kanë frikë nga zhurma. As nga sulmet e paguara. LDK nuk matet me tituj portalesh mercenarizmi e as me opinione të porositura nga dëshpërimi se nuk i fusin thonjtë dot tek anëtarësia e LDK-së. Nuk po ju dëgjojnë. Nuk po ju llogarisin.

I keni partitë tuaja.

Mbajeni duhmën e pazareve mes tyre.

Ka kush merret me LDK-në. Veç ju dhe partitë tuaja, kurrë jo. Kjo shtëpi e ka anëtarësinë që e do pa kushte; që e mbronë nëpër ditë të vështira, nëpër sulme, nëpër zhgënjime.

Sa herë që LDK është sulmuar, ka qenë sepse ka qenë e fortë nga brenda. Dhe kjo i bën nervoz. Sepse uniteti ynë, në të mirë e vështirë - sidomos në të vështirë - është pengesë fatale për pazare, për pushtete të lehta dhe për interesa primitive. Sulmet nuk na dobësojnë. Na bëjnë më të qartë pse jemi këtu.

Ne nuk do të përgjigjemi me mllef. Do të përgjigjemi me punë. Me program. Me besim te shteti dhe te qytetari. Me njerëz të së ardhmes, mu sikurse Besiani!

Kjo Ă«shtĂ« pĂ«rgjigjja jonĂ«. QetĂ«. Drejt. Dhe pĂ«rpara. Trazimet le tĂ« vazhdojnĂ«. Hapur, madje. Le t’i ballafaqojmĂ« mercenarĂ«t dhe paratĂ« qĂ« i aktivizojnĂ« kundĂ«r njerĂ«zve mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« Lidhjes; sikurse Besian Mustafa. /Telegrafi/



❌