NĂ« QendrĂ«n Kryesore tĂ« MjekĂ«sisĂ« Familjare âDr. Fatmir Krasniqiâ nĂ« FushĂ« KosovĂ« Ă«shtĂ« vendosur dhe funksionalizuar ekrani informues, pĂ«rmes tĂ« cilit qytetarĂ«t mund tĂ« informohen nĂ« kohĂ« reale pĂ«r listĂ«n e barnave esenciale qĂ« gjenden nĂ« stok nĂ« barnatore.
Ky sistem informues u mundëson qytetarëve qasje të drejtpërdrejtë në të dhëna të sakta dhe të verifikueshme mbi disponueshmërinë e barnave esenciale, duke rritur transparencën, llogaridhënien institucionale dhe besimin në shërbimet shëndetësore publike.
Nga Komuna e Fushë Kosovës është bërë e ditur se vendosja e këtij ekrani është pjesë e angazhimeve për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe informimin e drejtë të qytetarëve.
Komuna e Fushë Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar të jetë pranë qytetarëve dhe në shërbim të nevojave të tyre në sektorin e shëndetësisë. /Telegrafi/
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përmes Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, ka njoftuar se po vazhdon realizimi i pagesave për fermerët në kuadër të Programit të Pagesave Direkte.
Sipas njoftimit të ministrisë, gjatë këtij viti është shënuar një rritje e ndjeshme e numrit të aplikuesve, me mbi 3,000 fermerë më shumë krahasuar me vitin paraprak, çka ka ndikuar që një numër i vogël i pagesave të realizohen me vonesë.
Po ashtu, gjatë vitit 2025 janë rritur pagesat për njësi përkrahjeje për disa kultura dhe sektorë bujqësorë. Në sektorin e blegtorisë, është shënuar rritje e numrit të lopëve qumështore për rreth 10,000 krerë krahasuar me vitin paraprak. Në pemëtari, subvencionet janë rritur nga 450 euro në 600 euro për hektar, ndërsa pagesat direkte për dele janë rritur nga 25 euro në 30 euro për krerë. Rritje është shënuar edhe në bletari, nga 20 euro në 25 euro për koshere, si dhe në akuakulturë, nga 0.20 euro për kilogram në 0.25 euro për kilogram.
Nga MBPZHR bëhet e ditur se këto rritje kanë ndikuar që buxheti i planifikuar për subvencione të mos jetë i mjaftueshëm për realizimin e të gjitha pagesave brenda vitit 2025.
Ministria thekson se procesi i realizimit të pagesave është në zhvillim dhe do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, deri në përfundimin e plotë të të gjitha pagesave të parapara sipas Programit të Pagesave Direkte.
MBPZHR ka ritheksuar përkushtimin e saj për mbështetjen e vazhdueshme të sektorit të bujqësisë dhe fermerëve në vend, duke falënderuar fermerët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin. /Telegrafi/
Emergjenca e Spitalit të Përgjithshëm në Gjakovë ka përballuar një ngarkesë të konsiderueshme pune gjatë vitit 2025, duke ofruar shërbime mjekësore për mijëra pacientë, përfshirë raste urgjente dhe me rrezik të lartë për jetën.
Sipas raportit vjetor të punës për vitin 2025, në Emergjencë janë realizuar gjithsej 22,371 vizita mjekësore, ndërsa janë ofruar 4,544 konsulta mjekësore për pacientë me gjendje të ndryshme shëndetësore.
Raporti evidenton edhe një numër të madh të rasteve specifike. Gjatë vitit 2025 janë trajtuar 1,183 raste aksidentesh, 253 raste rrahjeje, 20 raste therjeje, 39 raste të dhunës në familje, 23 tentativa për vetëvrasje, si dhe 4 raste plagosjeje.
Po ashtu, gjatë vitit të kaluar në Emergjencën e Spitalit të Gjakovës janë regjistruar gjithsej 64 raste exitusi.
Nga Spitali i Gjakovës bëhet e ditur se këto të dhëna pasqyrojnë ngarkesën e lartë të punës në Emergjencë gjatë vitit 2025, si dhe përkushtimin profesional të stafit shëndetësor në ofrimin e shërbimeve të pandërprera, cilësore dhe në kohë për qytetarët. /Telegrafi/
Gjykata Themelore në Prizren, Dega në Dragash, ka bërë të ditur se ndaj Ferzidin Bozës nga fshati Restelicë i Komunës së Dragashit janë trajtuar gjithsej tri raste penale në vitet e fundit, për të cilat janë marrë aktgjykime dënuese, përfshirë edhe shqiptimin e masave të detyrueshme të trajtimit psikiatrik në liri.
Sipas njoftimit zyrtar tĂ« gjykatĂ«s, rasti i parĂ« mban numrin P.nr. 2/22 dhe Ă«shtĂ« gjykuar mĂ« 15 korrik 2022. NĂ« kĂ«tĂ« rast, Boza Ă«shtĂ« shpallur fajtor pĂ«r veprĂ«n penale âLĂ«ndim i lehtĂ« truporâ, pĂ«r çka i Ă«shtĂ« shqiptuar dĂ«nim me burgim nĂ« kohĂ«zgjatje prej gjashtĂ« muajsh.
Megjithatë, dënimi është pezulluar për një periudhë verifikuese prej dy vitesh, me kusht që i dënuari të mos kryejë ndonjë vepër tjetër penale. Përveç kësaj, gjykata ka shqiptuar edhe masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik ambullantor në liri, në kohëzgjatje prej dy vitesh. Zbatimi i kësaj mase i është besuar Qendrës për Shëndet Mendor në Prizren, e cila është obliguar ta pranojë të dënuarin për trajtim dhe të njoftojë gjykatën për gjendjen e tij shëndetësore së paku një herë në gjashtë muaj. Për këtë masë janë njoftuar edhe Shërbimi Sprovues në Prizren dhe Qendra për Punë Sociale në Dragash.
Rasti i dytĂ«, me numĂ«r P.nr. 56/21, Ă«shtĂ« pĂ«rfunduar me aktgjykim dĂ«nuese mĂ« 22 gusht 2022. NĂ« kĂ«tĂ« lĂ«ndĂ«, Ferzidin Boza Ă«shtĂ« shpallur fajtor pĂ«r veprĂ«n penale âDhuna nĂ« familjeâ dhe Ă«shtĂ« dĂ«nuar me gjashtĂ« muaj burgim, dĂ«nim i cili nuk do tĂ« ekzekutohet nĂ«se brenda njĂ« periudhe verifikuese prej njĂ« viti nuk kryen ndonjĂ« vepĂ«r tjetĂ«r penale. Edhe nĂ« kĂ«tĂ« rast, gjykata ka shqiptuar masĂ«n e trajtimit tĂ« detyrueshĂ«m psikiatrik nĂ« liri, e cila do tĂ« zbatohet nga personeli mjekĂ«sor i QendrĂ«s sĂ« ShĂ«ndetit Mendor nĂ« Prizren deri nĂ« pĂ«rmirĂ«simin e gjendjes mendore tĂ« tij, por jo mĂ« gjatĂ« se tre vjet. Qendra Ă«shtĂ« obliguar qĂ« çdo gjashtĂ« muaj ta informojĂ« gjykatĂ«n pĂ«r ecurinĂ« e trajtimit.
Rasti i tretĂ«, me numĂ«r P.nr. 65/24, Ă«shtĂ« gjykuar mĂ« 17 tetor 2024. NĂ« kĂ«tĂ« rast, Boza Ă«shtĂ« shpallur fajtor sĂ«rish pĂ«r veprĂ«n penale âLĂ«ndim i lehtĂ« truporâ dhe Ă«shtĂ« dĂ«nuar me gjashtĂ« muaj burgim. NĂ« dĂ«nim Ă«shtĂ« llogaritur edhe koha e kaluar nĂ« paraburgim nga data 30 qershor 2024 deri mĂ« 25 shtator 2024. Me propozimin dhe pĂ«lqimin e tĂ« akuzuarit dhe mbrojtĂ«sit tĂ« tij, gjykata ka vendosur qĂ« dĂ«nimi me burgim tĂ« zĂ«vendĂ«sohet me dĂ«nim me gjobĂ« nĂ« shumĂ«n prej 2 mijĂ« euro. Pas llogaritjes sĂ« kohĂ«s sĂ« kaluar nĂ« paraburgim, nga kjo shumĂ« janĂ« zbritur 260 euro, ndĂ«rsa pjesa e mbetur duhet tĂ« paguhet nĂ« afatin ligjor pas plotfuqishmĂ«risĂ« sĂ« aktgjykimit.
Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar se gjatë ditës do të informojë opinionin publik për rrjedhën e mëtejmë të rastit, nëse pranohet ndonjë kërkesë për caktim të masës së sigurisë, si dhe për kohën e mbajtjes së seancës dëgjimore. /Telegrafi/
NĂ« zyrat e KomunĂ«s sĂ« GraçanicĂ«s Ă«shtĂ« mbajtur ceremonia e nĂ«nshkrimit tĂ« Grant KontratĂ«s pĂ«r âProjektin pĂ«r sigurimin e pajisjeve mjekĂ«sore pĂ«r QendrĂ«n Diagnostikuese GraçanicĂ«â, nĂ« kuadĂ«r tĂ« NdihmĂ«s Japoneze pĂ«r Grante pĂ«r Projektet e SigurisĂ« Bazike NjerĂ«zore (GGP).
Grant kontrata është nënshkruar nga i Ngarkuari me Punë i Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Hiroyasu Tanigaki, dhe kryetari i Komunës së Graçanicës, Novak Ziviq, si partner zbatues i projektit.
Me këtë rast, Tanigaki e ka uruar Ziviqpër zgjedhjen e tij në postin e kryetarit të komunës, duke i dëshiruar suksese në ushtrimin e mandatit. Ai ka theksuar se Japonia mbetet e përkushtuar për të mbështetur projektet që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve.
âNa bĂ«n veçanĂ«risht tĂ« kĂ«naqur qĂ« pĂ«rmes kĂ«tij projekti tĂ« mbĂ«shtesim QendrĂ«n Diagnostikuese dhe KomunĂ«n e GraçanicĂ«s nĂ« pĂ«rpjekjet e tyre pĂ«r tĂ« pĂ«rmirĂ«suar kushtet e jetesĂ«s sĂ« qytetarĂ«ve nĂ« kĂ«tĂ« komunĂ« dhe nĂ« rajonin pĂ«rrethâ, ka deklaruar Tanigaki.
Projekti synon përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Graçanicës dhe zonave përreth, përmes sigurimit të pajisjeve moderne mjekësore.
NĂ« kuadĂ«r tĂ« tij, nĂ« laboratorin klinik tĂ« QendrĂ«s Diagnostikuese do tĂ« instalohet njĂ« analizues shtesĂ« imunoanalitik, i cili do tâu mundĂ«sojĂ« rreth 4 mijĂ« e 100 pacientĂ«ve nĂ« vit marrjen e diagnozave mĂ« tĂ« sakta dhe zbulimin e hershĂ«m tĂ« sĂ«mundjeve.
Po ashtu, nĂ« repartin e fizioterapisĂ« do tĂ« dhurohet njĂ« pajisje pĂ«r terapi me valĂ« goditjeje radiale ekstrakorporale, e cila do tâu mundĂ«sojĂ« rreth 430 pacientĂ«ve nĂ« vit trajtim adekuat sipas nevojave tĂ« tyre shĂ«ndetĂ«sore.
Vlera totale e projektit kap shumën prej 59 mijë e 700 euro.
Ndihma Japoneze për Grante për Projektet e Sigurisë Bazike Njerëzore (GGP) është një nga skemat e Ndihmës Zyrtare të Japonisë për Zhvillim, e cila mbështet organizatat joqeveritare dhe institucionet publike lokale në adresimin e nevojave bazike të komuniteteve, veçanërisht në fushat e shëndetit, arsimit, mjedisit dhe mirëqenies sociale.
Në Kosovë, Japonia ka zbatuar skemën GGP edhe para shpalljes së pavarësisë, ndërsa pas pavarësisë, shuma totale e granteve të ndara përmes kësaj skeme arrin në 4 milionë e 410 mijë e 415 euro për 66 projekte në mbarë vendin. /Telegrafi/
BanorĂ«t e lagjes âQendraâ tĂ« PrishtinĂ«s, protestuan tĂ« mĂ«rkurĂ«n kundĂ«r ndĂ«rmarrjes âPrishtina Parkingâ, pĂ«r shkak tĂ«, siç thanĂ«, parkimit tĂ« pakontrolluar qĂ« po shkakton tollovi tĂ« vazhdueshme, bllokimeve disaorĂ«she tĂ« rrugĂ«ve, konflikteve mes banorĂ«ve, si edhe mungesĂ«s sĂ« gjobave dhe transparencĂ«s pĂ«r lejet e parkimit rezidencial. Ata kĂ«rkuan zgjidhje urgjente, si parkim vetĂ«m pĂ«r rezidentĂ«t dhe vendosjen e njĂ« laure pĂ«r ta shmangur kaosin nĂ« lagje.
Banor i kësaj lagjeje, Luan Dizdari, tha se banorët po përballen vazhdimisht me tollovi dhe bllokime disaorëshe, veçanërisht në zonën e tunelit, për shkak të parkimit të pakontrolluar.
âNuk jemi aspak tĂ« kĂ«naqur, bĂ«het tollovi gjithmonĂ«, kemi problem,zakonisht te tuneli kĂ«tu, aty bllokohet, ka dy a tre orĂ« duhet me i prit⊠Zoti na ruajt naj njeri smut me kon, bllokoheshâŠzgjedhja e vetme me hek Prishtina Parking prej kĂ«tu hiq, sepse kĂ«tu po parkohen edhe makina tjera qĂ« vin prej gjithkahit dhe shumica i kanĂ« renĂ« nĂ« fije, po i fusin ku nuk ka gjoba edhe bllokon⊠bejnĂ« kishe policia e komunĂ«s, ata po japin diçka letra, herĂ« vin herĂ« nuk vin, veç bĂ«het tollovi mosvetâŠduhet me bĂ« njĂ« rampĂ« vetĂ«m na kĂ«tu tĂ« lagjes tonĂ« me u parku edhe sâke me pas problem, me tĂ« vĂ«rtetĂ« shumĂ« herĂ« mĂ« ka ndodh me thĂ«nĂ« ec largoma kerrin se sâpo mundem me dalâ, theksoi Dizdari.
âMe kĂ«rkesĂ«n e qytetarĂ«ve Ă«shtĂ« thirrĂ« protesta lidhur me pakĂ«naqĂ«sitĂ« e Prishtina Parking, edhe kĂ«tu duke e falĂ«nderu PolicinĂ« e KosovĂ«s se moti ka mujt me ndodh edhe naj vrasje, sepse ka konflikte tĂ« mĂ«dha mbrenda lagjes, kemi pa kanqĂ«si. UnĂ« si pĂ«rfaqĂ«suese e kom kĂ«rku listĂ«n tĂ« cilĂ«n ata i kanĂ« pajis qytetarĂ«t me leje si banor rezidencial, tĂ« njĂ«jtit janĂ« pĂ«rgjigj qĂ« sâkanĂ« drejtĂ« me dhanĂ« detaje sepse janĂ« tĂ« dhĂ«na konfidenciale, mirĂ«po kanĂ« harru qĂ« unĂ« jam pĂ«rfaqĂ«suese nĂ« komunitet edhe ndodh qĂ« kam tĂ« dhĂ«na shumĂ« mĂ« shumĂ« se ata qĂ« janĂ« nĂ« ndĂ«rmarrje, unĂ« i kam tĂ« gjitha tĂ« dhĂ«nat e banorĂ«ve rezidencial dhe kam takimet e rregullta me qytetarĂ«tâ, theksoi Hasani.
NdĂ«rmarrja âPrishntina Parkingâ i menaxhon disa nga zonat e parkimit tĂ« komplekset banesore nĂ« kryeqytet.
Shpend Ahmeti, ish-kryetar i Prishtinë, ka dalë sot më 21.01.2026 para Gjykatës në seancën e shqyrtimit fillestar për t`u ballafaquar me aktakuzën e prokurorisë lidhur me mosraportim të pasurisë.
Sipas aktakuzës i pandehuri Shpend Ahmeti nuk ka deklaruar mjetet financiare në shumë prej 54,400.00 euro të pranuara nga llogaritë personale të nënës së tij dhe 118 mijë euro të tij. Sipas Prokurorisë shuma e përgjithshme e mjeteve të padeklaruara arrin vlerën prej 172,600.00 euro.
Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Dren Paca, i akuzuari Shpend Ahmeti u deklarua rreth fajësisë.
Ahmeti tha se nuk ndihet fajtor për veprën e cila i vihet në barrë.
Tutje, pas deklarimit të tij, gjyqtari Leon Përlaska njoftoi të akuzuarin dhe mbrojtjen e tij se në afat prej 30 ditësh kanë të drejtë të paraqesin kundërshtimin e provave dhe të paraqesin kërkesë për hedhje të aktakuzës.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 23.12.2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit.
Në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të siguruar nga KALLXO.com thuhet se i pandehuri Shpend Ahmeti në periudhën kohore nga viti 2018 e në vazhdimësi deri në vitin 2022, në Prishtinë, në cilësinë e Kryetarit të Komunes së Prishtines edhe pse i obliguar të bëjë deklarimin e pasurisë vjetore në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, me dashje ka paraqitur deklarata të pasakta të pasurisë duke mos deklaruar te ardhurat reale.
âSi person zyrtar, ka qenĂ« i obliguar tĂ« bĂ«jĂ« deklarimin e saktĂ«, tĂ« plotĂ« dhe nĂ« kohĂ« tĂ« pasurisĂ«, tĂ« ardhurave, dhuratave, dobive pasurore dhe detyrimeve financiare, me rastin e paraqitjes se deklaratave vjetore pranĂ« AgjencisĂ« pĂ«r Parandalimin e Korrupsionit, me dashje ka paraqitur deklarata tĂ« pasakta tĂ« pasurisĂ«, duke mos deklaruar tĂ« ardhurat reale, respektivisht duke mos deklaruar deponimet nĂ« para tĂ« gatshme (cash) tĂ« realizuara personalisht gjatĂ« viteve pĂ«rkatĂ«se, si drejtĂ«pĂ«rdrejt ashtu edhe pĂ«rmes bankomatĂ«ve (ATM), nĂ« llogaritĂ« e tij personale pranĂ« BankĂ«s Ekonomike dhe BankĂ«s KombĂ«tare Tregtare (BKT), nĂ« vlerĂ« tĂ« pĂ«rgjithshme prej 118,200.00 euro.â- thuhet nĂ« aktakuzĂ«.
Sipas PSRK-sĂ« i pandehuri Ahmeti nĂ« vazhdimĂ«si ka kryer veprĂ«n penale âMosraportimi ose raspotimi i rremĂ« i pasurisĂ«, tĂ« ardhurave, i dhuratave, i dobisĂ« tjetĂ«r materiale ose i detyrimeve financiare.
Ahmeti ishte për dy mandate kryetar i Prishtinës, i njëjti kishte fituar si pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje mandatin e parë në vitin 2013-të dhe përfundoi mandatin e dytë në vitin 2021.
Prokuroria Themelore nĂ« Prizren â Departamenti pĂ«r Krime tĂ« RĂ«nda, ka njoftuar se nĂ« fshatin RestelicĂ« tĂ« KomunĂ«s sĂ« Dragashit ka ndodhur njĂ« rast i vrasjes sĂ« rĂ«ndĂ«, i cili dyshohet se ka ndodhur brenda rrethit familjar.
Sipas të dhënave fillestare të hetimit, i dyshuari F.B. dyshohet se ka privuar nga jeta nënën e tij, T.B., duke ushtruar dhunë fizike në shtëpinë e tyre.
Rasti është raportuar në orët e hershme të mëngjesit, pas së cilës në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurorja kujdestare nga Departamenti për Krime të Rënda, njësitet relevante të Policisë së Kosovës, krim-teknika si dhe zyrtarë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të përcaktimit të saktë të shkakut të vdekjes dhe përfundimit të procedurave hetimore.
Nga të dhënat zyrtare të Prokurorisë Themelore në Prizren, rezulton se i dyshuari ka pasur çrregullime mendore dhe ka qenë i përfshirë më herët në tri raste penale të dhunës në familje.
Një rast është trajtuar gjatë vitit 2024, ndërsa dy raste gjatë vitit 2021. Për këto raste, prokuroria kishte ndërmarrë veprimet ligjore përkatëse, kishte ngritur aktakuza dhe ishin nxjerrë aktgjykime dënuese.
Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të vdekjes. /Telegrafi/
Spitali i PĂ«rgjithshĂ«m âDr. Sami Haxhibeqiriâ nĂ« MitrovicĂ« ka shĂ«nuar rritje tĂ« konsiderueshme tĂ« ndĂ«rhyrjeve kirurgjike gjatĂ« vitit 2025, duke realizuar 500 operacione mĂ« shumĂ« krahasuar me vitin 2024.
Sipas të dhënave zyrtare të spitalit, gjatë vitit 2025 janë kryer gjithsej 3 mijë e 369 operacione kirurgjike, një shifër kjo më e lartë edhe në raport me vitet paraprake.
Ndërhyrjet janë realizuar me sukses të plotë nga ekipet mjekësore të degëve kirurgjike.
Operacionet janë kryer në Kirurgji të Përgjithshme, Ortopedi, Otorinolaringologji, Oftalmologji, Urologji si dhe në Obstetrikë dhe Gjinekologji, duke reflektuar një angazhim të shtuar dhe kapacitete më të avancuara shërbimi për pacientët.
Drejtuesit e institucionit kanë përgëzuar stafin e degëve kirurgjike dhe të anestezionit, përfshirë mjekët, infermierët dhe stafin tjetër mbështetës, për profesionalizmin, përkushtimin dhe punën e palodhshme gjatë gjithë vitit 2025. /Telegrafi/
Drejtoria e Inspekcionit nĂ« KomunĂ«n e Gjilanit ka publikuar bilancin vjetor tĂ« punĂ«s pĂ«r periudhĂ«n janarâdhjetor 2025, duke prezantuar tĂ« dhĂ«na tĂ« detajuara mbi aktivitetet inspektuese nĂ« fushĂ«n e ndĂ«rtimit, veprimtarive afariste, komunikacionit, mjedisit dhe hapĂ«sirave publike.
Në sektorin e ndërtimit, gjatë vitit 2025 janë hartuar gjithsej 308 procesverbale, janë shqiptuar 15 gjoba dhe janë shqyrtuar 36 ankesa nga qytetarët.
Nga Drejtoria theksohet se është rritur ndjeshëm vetëdijesimi i qytetarëve për pajisje me leje ndërtimi, ndërsa ndërtimet e larta janë mbajtur nën kontroll të vazhdueshëm përmes matjeve gjeodezike për çdo etazhitet.
Inspektorët kanë realizuar përcjellje të vazhdueshme të punimeve, gjë që, sipas tyre, ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së ndërtimit.
Në fushën e veprimtarive afariste, gjatë vitit janë inspektuar 261 biznese, shumica prej tyre biznese të reja. Për këtë periudhë janë hartuar 261 procesverbale, janë realizuar 163 pranime të kushteve minimale teknike për subjekte afariste, si dhe është bërë kontrolli i dokumentacionit të konformitetit të mallrave sipas standardeve evropiane.
Po ashtu, është mbyllur një subjekt afarist dhe janë shqiptuar 10 gjoba mandatore, ndërsa të hyrat nga pranimet teknike kanë arritur vlerën prej 14,600 euro.
Drejtoria ka raportuar edhe për bashkëpunim me Policinë e Kosovës lidhur me organizimin e ahengjeve të maturantëve, ku gjatë inspektimeve janë ndaluar pijet alkoolike për persona nën moshën 18-vjeçare.
NĂ« sektorin e komunikacionit janĂ« hartuar 176 procesverbale, janĂ« iniciuar 35 kundĂ«rvajtje dhe janĂ« shqiptuar 10 gjoba. Inspektimet kanĂ« pĂ«rfshirĂ« linjat komunale tĂ« autobusĂ«ve, taksitĂ« legale dhe ilegale, si dhe aktivitete vetĂ«dijesuese nĂ« shkolla fillore tĂ« mesme tĂ« ulĂ«ta, ku gjatĂ« muajit shtator janĂ« mbajtur ligjĂ«rata me temĂ«n âFĂ«mijĂ«t miq nĂ« trafikun rrugorâ nĂ« tetĂ« shkolla tĂ« zonĂ«s urbane tĂ« Gjilanit.
Në aspektin e mjedisit, Drejtoria ka monitoruar hapësirat urbane dhe rurale, duke trajtuar kërkesa dhe ankesa të qytetarëve për ndotje, hedhje të mbeturinave dhe pajisje me leje mjedisore komunale. Pas inspektimeve në terren janë lëshuar vendime, gjoba, afate ligjore dhe akte të tjera normative.
Po ashtu, është bërë monitorimi i zbatimit të lejeve mjedisore për subjektet afariste dhe është realizuar bashkëpunim me operatorë publikë për pastrimin e disa lokacioneve në qytet.
GjatĂ« vitit 2025, Drejtoria e Inspekcionit ka bashkĂ«punuar ngushtĂ« me PolicinĂ« e KosovĂ«s, MMPHI-nĂ«, KPMM-nĂ«, prokurorinĂ«, ndĂ«rmarrjet publike lokale dhe kompani tĂ« shĂ«rbimeve publike, duke pĂ«rfshirĂ« âHidromoravaâ, NPL âTreguâ, âEco Higjienaâ dhe KEDS-in.
Në kuadër të shqyrtimit të ankesave zyrtare, janë shqiptuar 13 gjoba mandatore, janë hartuar 109 procesverbale dhe janë pranuar 39 kërkesa zyrtare. Sipas Drejtorisë, masat e ndërmarra kanë përfshirë vërejtje verbale, ndërprerje punimesh, dhënie afatesh ligjore dhe shqiptim gjobash.
Drejtoria e Inspekcionit në Gjilan vlerëson se puna gjatë vitit 2025 ka kontribuar në forcimin e zbatimit të ligjit, rritjen e rendit dhe përmirësimin e standardeve në fusha të ndryshme të jetës publike në komunë. /Telegrafi/
Ekipet e KRM âPastrimiâ po vazhdojnĂ« angazhimin nĂ« terren edhe gjatĂ« orĂ«ve tĂ« natĂ«s, me qĂ«llim tĂ« largimit tĂ« mbeturinave tĂ« grumbulluara dhe vendosjes sĂ« kontejnerĂ«ve nĂ« zonat ku Ă«shtĂ« paraqitur nevojĂ« urgjente.
Nga kjo ndërmarrje bëhet e ditur se puna po zhvillohet me intensitet të shtuar, lagje pas lagjeje dhe derë më derë, në mënyrë që situata të rikthehet në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur.
KRM âPastrimiâ ka falĂ«nderuar qytetarĂ«t pĂ«r durimin dhe bashkĂ«punimin, duke theksuar se angazhimi i ekipeve nuk do tĂ« ndalet derisa gjendja tĂ« stabilizohet plotĂ«sisht dhe shĂ«rbimi tĂ« jetĂ« nĂ« nivelin e duhur. /Telegrafi/
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vazhdon të mbetet adresa e parë e besimit për qytetarët, përmes bashkëpunimit dhe veprimeve të përgjegjshme në shërbim të komunitetit.
Sipas njoftimit, mbrëmë rreth orës 22:00, në Stacionin Policor në Podujevë, dy qytetarë me inicialet S.B dhe L.B kanë dorëzuar një portofol të gjetur, i cili përmbante para dhe dokumente personale.
Pas procedurave të nevojshme, portofoli i është kthyer pronarit të tij, duke përmbyllur me sukses rastin.
Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe gjestin human, duke vlerësuar veprimet që forcojnë besimin dhe solidaritetin në shoqëri. /Telegrafi/
Sot është realizuar rrënimi i një objekti të ndërtuar pa leje në pronë komunale pranë Stacionit të Autobusëve, bazuar në vendimin e Kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Faton Peci.
Veprimi u ndërmor nga Drejtoria e Inspekcionit me qëllim të lirimit të hapësirës së uzurpuar dhe rikthimit të saj në shërbim të interesit publik.
Kryetari Peci theksoi se ânuk do tĂ« lejohet ndĂ«rtimi i objekteve kundĂ«rligjshĂ«m, dhe aksionet do tĂ« vazhdojnĂ« deri nĂ« lirimin e plotĂ« tĂ« hapĂ«sirave publike, pĂ«r tĂ« garantuar rendin dhe respektimin e ligjitâ.
Ky veprim përfaqëson një hap konkret të Komunës së Mitrovicës drejt ruajtjes së rendit urban dhe mbrojtjes së pronës publike. /Telegrafi/
Ekipet e KRU âHidrodriniâ, tĂ« sektorit tĂ« Kanalizimit nga Istogu dhe Peja, kanĂ« realizuar intervenime pastrimi dhe zhbllokime tĂ« rrjetit tĂ« kanalizimit nĂ« tre lokalitete tĂ« fshatrave tĂ« Istogut.
Zhbllokime janĂ« kryer nĂ« fshatrat Gurrakoc, Saradran dhe Zabllaq, si pasojĂ« e bllokimeve tĂ« shkaktuara nga mbeturina tĂ« ngurta, gjĂ«ra ushqimore tĂ« jashtĂ« pĂ«rdorimit dhe objekte tĂ« tjera qĂ« rrjeti i kanalizimit nuk Ă«shtĂ« i destinuar tâi pĂ«rballojĂ«.
KRU âHidrodriniâ apelon tek qytetarĂ«t qĂ« tĂ« shmangin hedhjen e materialeve tĂ« papĂ«rshtatshme nĂ« kanalizim, pĂ«r tĂ« garantuar funksionimin e rregullt tĂ« sistemit dhe shmangien e dĂ«meve. /Telegrafi/
Pas një shtyrjeje të përkohshme të procesit mësimor për shkak të problemeve të ngrohjes qendrore, nga data 19 janar, mësimi në shkollat e Komunës së Fushë Kosovës ka rifilluar në ambiente të ngrohta dhe të përshtatshme për nxënësit dhe mësimdhënësit.
GjatĂ« kĂ«saj periudhe, janĂ« instaluar dhe riparuar sisteme tĂ« reja ngrohjeje nĂ« shkollat âMihal Gramenoâ, âHoxhĂ« Kadri Prishtinaâ, âLismiriâ, âDaut Bogujevciâ dhe âVĂ«llezĂ«rit FrashĂ«riâ, duke siguruar kushte mĂ« tĂ« mira pĂ«r zhvillimin normal tĂ« procesit mĂ«simor.
Komuna ka publikuar një video ku tregohet ambienti i përmirësuar mësimor, ndërsa nxënësit tashmë vijojnë mësimin në kushte më të sigurta dhe komode.
Autoritetet komunale bëjnë me dije se arsimi mbetet prioritet kryesor dhe do të vazhdojnë angazhimet për përmirësimin e kushteve në të gjitha institucionet arsimore. /Telegrafi/
Në një aksion të ndërmarrë sot nga Drejtoria e Inspekcionit dhe trupa inspektuese e Komunës së Obiliqit, është liruar prona e uzurpuar në fshatin Plemetin, konkretisht objekti i Shtëpisë së Kulturës, i cili ishte në shfrytëzim pa bazë ligjore për më shumë se 25 vjet.
Sipas njoftimit të komunës, ky veprim shënon një hap të rëndësishëm drejt rikthimit të rendit ligjor dhe respektimit të së drejtës së pronës.
Aksioni është realizuar në përputhje të plotë me ligjet në fuqi, duke dëshmuar angazhimin e institucioneve komunale për zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesit publik.
Drejtoria e Inspekcionit thekson se do të vazhdojë trajtimin e të gjitha rasteve të uzurpimit të pronës, pa dallim, duke respektuar parimet e barazisë dhe sundimit të ligjit.
Ky aksion tregon përkushtimin institucional të Komunës së Obiliqit për forcimin e rendit juridik dhe garantimin e të drejtave pronësore për qytetarët. /Telegrafi/
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka emëruar Behram Latifin drejtor të Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural.
Sipas njoftimit të komunës, Latifi ka përfunduar studimet në Fakultetin Juridik, drejtimi i përgjithshëm. Ai ka përvojë profesionale në sektorin publik, ku ka shërbyer si zyrtar ligjor dhe zyrtar ekzekutiv në Shërbimin Korrektues të Kosovës, si dhe në Inspektoratin e Punës, ku ka mbajtur disa pozita, përfshirë zyrtar të lartë për bashkëpunim profesional, ushtrues detyre i menaxherit të personelit dhe udhëheqës i Divizionit për Cilësi të Inspektimeve dhe Standardizim të Gjobave.
Po ashtu, Latifi ka përvojë edhe në sektorin privat, ku ka ushtruar detyra menaxheriale.
Kryetari Bulliqi i ka uruar Latifit suksese dhe punë të mbarë në detyrën e re, duke shprehur besimin se ai do të kontribuojë në zhvillimin e sektorit të bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural në Komunën e Podujevës. /Telegrafi/
Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit njofton se po vazhdon zbatimi i masave për rritjen e sigurisë në trafik.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve, Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit është duke realizuar shqiptimin e gjobave ndaj kundërvajtësve në bazë të monitorimit të kamerave të sigurisë.
Nga data 13.01.2026 deri më 19.01.2026 nga kjo njësi janë shqiptuar 1369 gjoba për kundërvajtje të ndryshme, përfshirë edhe përdorimin e telefonit mobil gjatë vozitjes, të cilat janë evidentuar nga kamerat e sigurisë apo gjatë zbatimit të detyrave të rregullta.
Me këtë rast, Policia e Kosovës u bën apel të gjithë shoferëve që të shmangin përdorimin e telefonit gjatë vozitjes dhe të respektojnë rregullat e trafikut rrugor, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe ruajtjes së jetës së qytetarëve. /Telegrafi/
NĂ« fshatin Nagavc tĂ« komunĂ«s sĂ« Rahovecit ndodhet njĂ« lis shumĂ«vjeçar, i njohur nga banorĂ«t si âLisi i MujĂ«sâ, i cili mbart njĂ« histori tĂ« veçantĂ« dhe Ă«shtĂ« futur nĂ« listĂ«n e objekteve nĂ«n mbrojtje nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit HapĂ«sinor qĂ« nga viti 2016.
Në pamje të parë, ky lis mund të duket i zakonshëm, por sipas banorëve të fshatit, ai është shumë i vjetër dhe nuk mbahet mend as nga paraardhësit e tyre.
Ata kanë treguar për Telegrafin se ndër vite lisi është shfrytëzuar edhe si pikë ndalese nga kalimtarë të shumtë, për shkak të kuriozitetit dhe veçantisë që ka.
MegjithatĂ«, âLisi i MujĂ«sâ ka nisur tĂ« dĂ«mtohet si pasojĂ« e proceseve natyrore, ndĂ«rsa njĂ« degĂ« e tij tashmĂ« Ă«shtĂ« thyer. BanorĂ«t shprehin shqetĂ«sim se mungesa e mirĂ«mbajtjes po e kthen kĂ«tĂ« monument natyror nĂ« rrezik pĂ«r fshatin.
Sipas banorit të Nagavcit, Sadat Gashi, lisi nuk është mirëmbajtur prej vitesh, ndonëse ndodhet nën mbrojtjen e Ministrisë së Kulturës.
Ai thekson se një nga degët e lisit gjendet mbi telat e rrymës elektrike dhe ekziston rreziku që të shembet në çdo moment, duke shkaktuar dëme materiale dhe duke rrezikuar dhjetëra shtëpi të fshatit.
Po ashtu, një pjesë e degëve shtrihen mbi rrugën kryesore të fshatit Nagavc, çka paraqet rrezik serioz për lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve.
Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse, në mënyrë që të ruhet kjo vlerë natyrore, por njëkohësisht të garantohet siguria e qytetarëve. /Telegrafi/