Rama ndan pamje nga pritja nĂ« Pallatin Presidencial tĂ« Abu Dhabit ku u nderua me urdhrin âZayedâ
TIRANĂ, 14 janar/ATSH/- Kryeministri Rama Ă«shtĂ« nderuar me medaljen mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« Emirateve tĂ« Bashkuara Arabe nga Presidenti Sheikh Mohammed Bin Zayed Al Nahyan.
Rama ka publikuar nĂ« rrjetet sociale momente nga pritja nĂ« Pallatin Presidencial tĂ« Abu Dhabit duke e cilĂ«suar âvideokartolinĂ« e njĂ« momenti tĂ« paharrueshĂ«mâ.
Medalja, që mban emrin e themeluesit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikut Zayed përfaqëson vlerësimin më të lartë shtetëror dhe i akordohet personaliteteve që kanë kontribuar në forcimin e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
Ky nderim i jashtëzakonshëm vjen si shprehje e marrëdhënieve të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, si dhe e vlerësimit për rolin dhe angazhimin e Kryeministrit Rama në promovimin e bashkëpunimit dypalësh dhe vizionit të përbashkët për zhvillim të qëndrueshëm.
Rama ka theksuar se ky vlerësim i dedikohet çdo shqiptari që i ka besuar udhëheqjen dhe përfaqësimin e vendit, duke e konsideruar medaljen një nder për Shqipërinë dhe përfaqësimin e saj në arenën ndërkombëtare.
Kryeministri Rama po zhvillon njĂ« vizitĂ« nĂ« Emiratet e Bashkuara Arabe nĂ« kuadĂ«r tĂ« âJavĂ«s sĂ« QĂ«ndrueshmĂ«risĂ« 2026â, me ftesĂ« tĂ« Presidentit tĂ« Emirateve tĂ« Bashkuara Arabe.
The post Rama ndan pamje nga pritja nĂ« Pallatin Presidencial tĂ« Abu Dhabit ku u nderua me urdhrin âZayedâ appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
































