❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“ËshtĂ« njĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r tutoracion ndĂ«rkombĂ«tar”, Hamasi hedh poshtĂ« planin amerikan pĂ«r GazĂ«n

✇Albeu
By: M C

Grupi islamist palestinez Hamas ka kritikuar njĂ« projektrezolutĂ« tĂ« KĂ«shillit tĂ« Sigurimit tĂ« mbĂ«shtetur nga SHBA- tĂ« mbi tĂ« ardhmen e GazĂ«s, duke e quajtur atĂ« njĂ« “pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« imponuar tutelĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare” nĂ« territor. Hamasi dhe grupe tĂ« tjera palestineze thonĂ« se shohin “rreziqe” nĂ« projektrezolutĂ«n, e cila bĂ«n thirrje pĂ«r vendosjen e njĂ« Force NdĂ«rkombĂ«tare Stabilizimi.

“MarrĂ«veshja e propozuar hap rrugĂ«n pĂ«r dominim tĂ« jashtĂ«m nĂ« vendimmarrjen kombĂ«tare palestineze, duke transferuar administrimin e GazĂ«s dhe projektet e rindĂ«rtimit nĂ« njĂ« entitet ndĂ«rkombĂ«tar mbikombĂ«tar me kompetenca tĂ« gjera — duke i hequr nĂ« mĂ«nyrĂ« efektive palestinezĂ«ve tĂ« drejtĂ«n pĂ«r tĂ« menaxhuar punĂ«t e tyre”, tha grupi nĂ« njĂ« deklaratĂ«.

Sipas Hamasit, pĂ«rpjekjet humanitare duhet tĂ« “kryhen pĂ«rmes institucioneve tĂ« pĂ«rshtatshme palestineze nĂ«n mbikĂ«qyrjen e Kombeve tĂ« Bashkuara” dhe “tĂ« bazuara nĂ« respektin pĂ«r sovranitetin palestinez dhe nevojat e popullsisĂ«â€.

Ndihma nuk duhet tĂ« pĂ«rdoret pĂ«r tĂ« margjinalizuar institucionet palestineze, tha grupi. Ai gjithashtu konfirmoi se hedh poshtĂ« “çdo kusht qĂ« lidhet me çarmatimin e GazĂ«s”.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së po diskuton sot situatën në Lindjen e Mesme, një muaj pasi hyri në fuqi një armëpushim pas më shumë se dy vitesh lufte në Gaza. Projektrezoluta e administratës amerikane pritet gjithashtu të jetë në axhendë.

Ajo mbështetet nga aktorë rajonalë, përfshirë Egjiptin, Katarin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Pakistanin, Arabinë Saudite, Jordaninë dhe Turqinë, ndër të tjera.

Vendet perëndimore kanë bërë thirrje që plani i paqes në Gaza të sigurohet përmes një mandati të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Përveç çarmatosjes së Hamasit, ky plan parashikon një fazë të dytë me përfshirjen e ushtarëve të huaj për të stabilizuar enklavën bregdetare dhe një qeveri kalimtare të përbërë nga teknokratë palestinezë.

The post “ËshtĂ« njĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r tutoracion ndĂ«rkombĂ«tar”, Hamasi hedh poshtĂ« planin amerikan pĂ«r GazĂ«n appeared first on Albeu.com.

FOKUS – Rikthehet armĂ«pushimi nĂ« Gaza pas sulmeve tĂ« rĂ«nda izraelite

TEL AVIV, 29 tetor /ATSH/-  Ushtria izraelite tha sot se armëpushimi ishte rikthyer në Gaza, pasi kreu sulme të rënda ajrore gjatë natës në territorin palestinez që shkaktuan vdekjen e 104 personave, përfshirë 46 fëmijë, sipas zyrtarëve lokalë të shëndetësisë, sipas NPR.

Sulmet – mĂ« vdekjeprurĂ«set qĂ« nga fillimi i armĂ«pushimit mĂ« 10 tetor – shĂ«nuan sfidĂ«n mĂ« serioze pĂ«r armĂ«pushimi deri mĂ« sot.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se kishte urdhĂ«ruar sulmet pasi akuzoi Hamasin pĂ«r shkelje tĂ« armĂ«pushimit – pĂ«r dorĂ«zimin e trupave tĂ« pengjeve izraelitĂ« kĂ«tĂ« javĂ«.

Kjo u përkeqësua nga sulmet dhe vrasja e një ushtari izraelit gjatë një shkëmbimi zjarri në Rafah, qyteti më jugor në Gaza.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në një udhëtim në Azi, mbrojti sulmet, duke thënë se Izraeli ishte i justifikuar në kryerjen e tyre pasi Hamasi vrau ushtarin izraelit, i cili mbante gjithashtu shtetësi amerikane.

Hamasi hodhi poshtë çdo përfshirje në sulmet vdekjeprurëse dhe nga ana tjetër akuzoi Izraelin për një shkelje të hapur të marrëveshjes së armëpushimit.

Gjithashtu, Hamasi tha se do të vononte dorëzimin e trupit të një pengu tjetër izraelit për shkak të sulmeve ajrore.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Izraelit, Oren Marmorstein, tha se Hamasi ishte përgjegjës për pasojat e shkeljes së armëpushimit dhe ia atribuoi numrin e lartë të të vdekurve sulmeve të grupit militant që përdori civilët si mburoja njerëzore.

Marmorstein tha se Uashingtoni ishte informuar për sulmet dhe se ato ishin kryer në koordinim të plotë me SHBA-në.//a.i/

The post FOKUS – Rikthehet armĂ«pushimi nĂ« Gaza pas sulmeve tĂ« rĂ«nda izraelite appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

A mund ta arrijë Trump paqen e përjetshme në Gazë?

LuftĂ«rat e kaluara nĂ« Lindjen e Mesme jo vetĂ«m qĂ« kanĂ« sjellĂ« vuajtje tĂ« mĂ«dha njerĂ«zore, por kanĂ« krijuar edhe rrugĂ« tĂ« reja drejt paqes. E njĂ«jta gjĂ« vlen pĂ«r luftĂ«n nĂ« dhe rreth GazĂ«s. Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara e kanĂ« dobĂ«suar ndjeshĂ«m, ndoshta edhe nĂ« mĂ«nyrĂ« vendimtare, tĂ« ashtuquajturin Bosht tĂ« RezistencĂ«s – [
]

The post A mund ta arrijë Trump paqen e përjetshme në Gazë? appeared first on Reporter.al.

Sa do të kushtojë rindërtimi i Gazës? I dërguari i SHBA: Do të duhen 50 miliardë dollarë

RindĂ«rtimi i Rripit tĂ« GazĂ«s do tĂ« kushtojĂ« 50 miliardĂ« dollarĂ«. “VlerĂ«simet janĂ« nĂ« rangun e 50 miliardĂ« dollarĂ«ve”, tha Steve Witkoff, i dĂ«rguari special i SHBA-sĂ«, i cili luajti njĂ« rol kyç nĂ« negociatat e marrĂ«veshjes sĂ« armĂ«pushimit. “Mund tĂ« jetĂ« pak mĂ« pak; mund tĂ« jetĂ« pak mĂ« shumĂ«. Mendoj se nuk janĂ« shumĂ« para nĂ« atĂ« rajon”, shtoi mĂ« tej ai. Witkoff dhe dhĂ«ndri i Trump


Source

TEL AVIV – Izraeli rifillon lejimin e ndihmave nĂ« Rripin e GazĂ«s

TEL AVIV, 20 tetor /ATSH-DPA/- Izraeli ka lejuar hyrjen e mallrave humanitare në Rripin e Gazës pasi më parë kishte ndaluar shpërndarjen e ndihmave pas asaj që i quajti sulme terroriste ndaj forcave të saj që vranë dy persona, thanë sot burimet e sigurisë.

UdhĂ«heqja politike ka urdhĂ«ruar qĂ« ndihma humanitare tĂ« vazhdojĂ« tĂ« hyjĂ« nĂ« Rripin e GazĂ«s pĂ«rmes Kalimit tĂ« Kerem Shalom dhe kalimeve tĂ« tjera pas inspektimit izraelit, nĂ« pĂ«rputhje tĂ« plotĂ« me marrĂ«veshjen e nĂ«nshkruar”, tha njĂ« zyrtar izraelit i sigurisĂ«.

Megjithatë, mbetet e paqartë se sa kalime janë rihapur në të vërtetë për shpërndarjen e ndihmave.

Burimet e sigurisĂ« kishin deklaruar se shpĂ«rndarja e ndihmĂ«s nĂ« Rripin e GazĂ«s u pezullua pĂ«r shkak tĂ« “shkeljes flagrante” tĂ« marrĂ«veshjeve tĂ« armĂ«pushimit nga grupi militant islamik Hamas.

Sipas ushtrisë izraelite, ushtarët në Rripin jugor të Gazës u sulmuan dje me një raketë antitank, duke rezultuar në vdekjen e dy ushtarëve. Në përgjigje, Izraeli kreu sulmet ajrore më të rënda që nga fillimi i armëpushimit më 10 tetor.

Hamasi i ka hedhur poshtë akuzat për sulme ndaj forcave izraelite.

Burime spitalore raportuan se në sulmet izraelite ishin vrarë 44 palestinezë.

Burime izraelite të sigurisë deklaruan gjithashtu se pika kufitare e Rafahut midis Rripit të Gazës dhe Egjiptit do të mbetej e mbyllur për trafikun e pasagjerëve deri në një njoftim të mëtejshëm.

Pas zbatimit të armëpushimit, shpërndarja e ndihmave ishte zgjeruar si pjesë e marrëveshjes, me një objektiv prej 600 kamionësh në ditë. /a.i/

The post TEL AVIV – Izraeli rifillon lejimin e ndihmave nĂ« Rripin e GazĂ«s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

LONDËR – BM ndĂ«rpret fluturimet mbikĂ«qyrĂ«se nĂ« Gaza pas kthimit tĂ« pengjeve

LONDËR, 16 tetor /ATSH-DPA/- Britania e Madhe ka pĂ«rfunduar fluturimet e saj tĂ« mbikĂ«qyrjes mbi GazĂ«n pas lirimit tĂ« pengjeve tĂ« mbajtura nga Hamasi, tha sot Ministria e Mbrojtjes (MoD).

Avionët britanikë të mbikëqyrjes kanë kryer fluturime mbi Gazë që nga dhjetori 2023, pasi qeveria britanike njoftoi që tha se ata ishin të angazhuar vetëm për të gjetur pengje.

Ministria britanike e Mbrojtjes njoftoi sot se fluturimet kishin pĂ«rfunduar me arritjen e marrĂ«veshjes se planit tĂ« paqes, tĂ« hĂ«nĂ«n – tĂ« ndĂ«rmjetĂ«suar nga SHBA-ja – qĂ« mundĂ«soi lirimin e 20 pengjeve tĂ« mbetura gjallĂ«.

Fluturimi i fundit u zhvillua më 10 tetor, tre ditë përpara se marrëveshja e paqes të nënshkruhej zyrtarisht.

Sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey tha se ishte krenar pĂ«r pĂ«rpjekjet e BritanisĂ« sĂ« Madhe – pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur kthimin e sigurt tĂ« pengjeve dhe profesionalizmin e personelit tĂ« shĂ«rbimit tĂ« pĂ«rfshirĂ«.

“Kthimi i sigurt i tĂ« gjithĂ« pengjeve, sĂ« bashku me rivendosjen e menjĂ«hershme tĂ« ndihmĂ«s, janĂ« hapat e parĂ« nĂ« pĂ«rpjekjet pĂ«r tĂ« siguruar njĂ« paqe tĂ« qĂ«ndrueshme”, shtoi ai. //a.i/

 

The post LONDËR – BM ndĂ«rpret fluturimet mbikĂ«qyrĂ«se nĂ« Gaza pas kthimit tĂ« pengjeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gazë: Sa realist është çarmatimi i Hamasit?

Si do bĂ«het mĂ« tej me Hamasin? Sipas planit tĂ« presidentit tĂ« SHBA-sĂ«, Donald Trump, milicĂ«t nĂ« Rripin palestinez tĂ« GazĂ«s duhet tĂ« çarmatosen tĂ«rĂ«sisht. Por kjo ende nuk Ă«shtĂ« arritur. Sipas medieve izraelite, si Jerusalem Post, organizata militante-islamike zhvillon luftime tĂ« dhunshme kundĂ«r grupeve rivalizuese. Si pasojĂ« janĂ« vrarĂ« tĂ« paktĂ«n 32 vetĂ«. NĂ« rrjetet [
]

The post Gazë: Sa realist është çarmatimi i Hamasit? appeared first on BoldNews.al.

BRUKSEL – BE mirĂ«pret marrĂ«veshjen pĂ«r planin e paqes Izrael-Hamas

BRUKSEL, 9 tetor /ATSH-DPA/- ZyrtarĂ«t mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« Bashkimit Evropian kanĂ« mirĂ«pritur sot marrĂ«veshjen midis Izraelit dhe organizatĂ«s militante palestineze “Hamas” mbi fazĂ«n e parĂ« tĂ« njĂ« plani paqeje pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s nĂ« Rripin e GazĂ«s.

“Tani, tĂ« gjitha palĂ«t duhet t’i pĂ«rmbahen plotĂ«sisht kushteve tĂ« marrĂ«veshjes. TĂ« gjithĂ« pengjet duhet tĂ« lirohen nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« sigurt. Duhet tĂ« vendoset njĂ« armĂ«pushim i pĂ«rhershĂ«m. Vuajtjet duhet tĂ« marrin fund”, shkroi presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen nĂ« X.

“MundĂ«sia e sotme duhet tĂ« shfrytĂ«zohet”, shtoi ajo.

“ËshtĂ« mundĂ«sia pĂ«r tĂ« krijuar njĂ« rrugĂ« tĂ« besueshme politike drejt paqes dhe sigurisĂ« sĂ« qĂ«ndrueshme”, tha Von der Leyen.

“MarrĂ«veshja pĂ«r fazĂ«n e parĂ« tĂ« marrĂ«veshjes sĂ« paqes nĂ« Gaza shĂ«non njĂ« progres tĂ« madh”, tha shefja e punĂ«ve tĂ« jashtme tĂ« BE-sĂ«, Kaja Kallas nĂ« X.

“BE do tĂ« bĂ«jĂ« çmos pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur zbatimin e saj”, shtoi ajo.

“Kjo Ă«shtĂ« njĂ« mundĂ«si thelbĂ«sore qĂ« duhet tĂ« shfrytĂ«zohet pĂ«r tĂ« hedhur themelet pĂ«r njĂ« paqe tĂ« qĂ«ndrueshme, tĂ« bazuar nĂ« njĂ« zgjidhje me dy shtete”, tha presidenti i KĂ«shillit Evropian, AntĂłnio Costa.

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, tha se marrĂ«veshja shĂ«nonte njĂ« moment vendimtar pĂ«r paqen nĂ« Lindjen e Mesme dhe hap njĂ« rrugĂ« qĂ« mund t’i japĂ« fund ciklit ndĂ«r breza – tĂ« dhunĂ«s, vuajtjeve dhe terrorit qĂ« ka pllakosur rajonin.

“Kjo u jep shpresĂ« tĂ« gjithĂ« banorĂ«ve nĂ« Gaza qĂ« kĂ«rkojnĂ« njĂ« tĂ« ardhme paqĂ«sore dhe familjeve tĂ« atyre pengjeve qĂ« ende vuajnĂ« nĂ« tunelet e Hamasit”, tha ajo. //a.i/

The post BRUKSEL – BE mirĂ«pret marrĂ«veshjen pĂ«r planin e paqes Izrael-Hamas appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Trump: Izraeli dhe Hamasi kanë rënë dakord për fazën e parë të planit të paqes në Gaza

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se Izraeli dhe Hamasi kanë rënë dakord për fazën e parë të planit të paqes në Gaza.

Përmes një postimi në Truth Social, Trump u shpreh se të gjithë pengjet do të lirohen shumë shpejt dhe Izraeli do të tërheqë trupat e tij në një vijë të rënë dakord si hapat e parë drejt një paqeje të qëndrueshme dhe të përjetshme.

Trump shtoi se të gjitha palët do të trajtohen në mënyrë të drejtë.

“Kjo do tĂ« thotĂ« qĂ« TË GJITHË pengjet do tĂ« lirohen shumĂ« shpejt dhe Izraeli do tĂ« tĂ«rheqĂ« trupat e tij nĂ« njĂ« vijĂ« tĂ« dakordĂ«suar si hapat e parĂ« drejt njĂ« Paqeje tĂ« FortĂ«, tĂ« QĂ«ndrueshme dhe tĂ« PĂ«rjetshme.

“TĂ« gjitha palĂ«t do tĂ« trajtohen nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« drejtĂ«â€ pĂ«rpara se tĂ« falĂ«nderojĂ« ndĂ«rmjetĂ«suesit dhe kombet e pĂ«rfshira “qĂ« punuan me ne pĂ«r ta bĂ«rĂ« tĂ« mundur kĂ«tĂ« Ngjarje Historike dhe tĂ« PaparĂ«â€.  TË LUMUR JANË PAQËBËRËSIT!”, shkruan Trump.

Lufta në Gazë nisi më 7 tetor 2023 pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë. Si pasojë e ofensivës hakmarrëse të Izraelit, në Rripin e Gazës janë vrarë më shumë se 67.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në këtë enklavë./abcnews.al

Donald Trump: Ka mundësi reale për një marrëveshje të paqes në Gazë

✇Albeu
By: V K

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ka “gjasa reale” qĂ« tĂ« arrihet njĂ« marrĂ«veshje e paqes nĂ« GazĂ«, teksa negociatorĂ«t nga Izraeli dhe Hamasi – grupi palestinez, i shpallur organizatĂ« terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – mbajtĂ«n bisedime indirekte nĂ« pĂ«rvjetorin e dytĂ« tĂ« luftĂ«s.

“Ne jemi afĂ«r qĂ« tĂ« arrijmĂ« njĂ« marrĂ«veshje nĂ« Lindjen e Mesme qĂ« do tĂ« sjellĂ« paqe nĂ« Lindjen e Mesme”, tha Trump pĂ«r gazetarĂ«t nĂ« ZyrĂ«n Ovale teksa u takua me kryeministrin kanadez, Mark Carney.

Trump tha se negociatorët amerikanë janë përfshirë në bisedimet që po mbahen në Egjipt.

Shtëpia e Bardhë, tha të hënën se i dërguari i posaçëm i Trumpit, Steve Witkoff, dhe dhëndëri i presidentit, Jared Kushner do të luajnë rol në këto bisedime.

“Ka gjasa reale qĂ« ne mund tĂ« bĂ«jmĂ« diçka”, tha Trump.

“Mendoj se ekziston mundĂ«sia qĂ« ne tĂ« mund tĂ« kemi paqe nĂ« Lindjen e Mesme. Kjo madje shkon pĂ«rtej situatĂ«s nĂ« GazĂ«. Ne duam lirimin e menjĂ«hershĂ«m tĂ« pengjeve. Ekipet tona janĂ« atje dhe pothuajse çdo shtet nĂ« botĂ« ka mbĂ«shtetur planin”, shtoi ai.

The post Donald Trump: Ka mundësi reale për një marrëveshje të paqes në Gazë appeared first on Albeu.com.

GAZA – TĂ« paktĂ«n 57 palestinezĂ« tĂ« vrarĂ« pas sulmeve tĂ« fundit izraelite

GAZA, 2 tetor /ATSH/- Sulmet izraelite vranĂ« tĂ« paktĂ«n 57 palestinezĂ« nĂ« Rripin e GazĂ«s, thanĂ« sot zyrtarĂ«t e shĂ«ndetĂ«sisĂ«, ndĂ«rsa Hamasi po shqyrton ende pĂ«rgjigjen e tij ndaj propozimit tĂ« presidentit tĂ« SHBA-sĂ«, Donald Trump pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s gati 2-vjeçare, sipas AP.

Plani kĂ«rkon qĂ« Hamasi tĂ« kthejĂ« 48 pengjet e mbetura – rreth 20 prej tyre mendohet se janĂ« ende gjallĂ« – tĂ« heqĂ« dorĂ« nga pushteti dhe tĂ« çarmatoset nĂ« kĂ«mbim tĂ« lirimit tĂ« qindra tĂ« burgosurve palestinezĂ« dhe pĂ«rfundimit tĂ« luftimeve.

Megjithatë, propozimi, i cili është pranuar nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, nuk përcakton asnjë rrugë drejt shtetësisë palestineze.

Palestinezët mezi presin që lufta të përfundojë, por shumë prej tyre besojnë se plani favorizon Izraelin, dhe një zyrtar i Hamasit tha se disa elementë ishin të papranueshëm.

Katari dhe Egjipti, dy ndërmjetës kryesorë, thanë se miratimi i propozimit kërkonte më shumë negociata mbi elementë të caktuar. //a.i/

 

The post GAZA – TĂ« paktĂ«n 57 palestinezĂ« tĂ« vrarĂ« pas sulmeve tĂ« fundit izraelite appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Greqia dhe Italia i kĂ«rkojnĂ« Izraelit tĂ« garantojĂ« sigurinĂ« e flotĂ«s sĂ« ndihmĂ«s pĂ«r GazĂ«n

ATHINË/ROMË, 1 tetor /ATSH-DPA/- Greqia dhe Italia i kanĂ« bĂ«rĂ« thirrje Izraelit tĂ« garantojĂ« sigurinĂ« e njĂ« flotilje ndihmash pĂ«r GazĂ«n, e pĂ«rbĂ«rĂ« nga mĂ« shumĂ« se 40 anije private.

Ministri i Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis dhe ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani i bënë thirrje shtetit izraelit nëpërmjet një deklarate të përbashkët të lëshuar sot.

Ministrat iu drejtuan gjithashtu aktivistĂ«ve, duke i nxitur ata tĂ« pranonin propozimin e  Patriarkana Latine, Patriarku Latin i Jerusalemit – qĂ« synonte uljen e tensioneve.

Patriarkana po ofron të dorëzojë ndihmën te banorët e Gazës në emër të flotiljes, në vend të vetë aktivistëve në anije që shpërndajnë ndihmat.

Më herët, aktivistët refuzuan një ofertë të ngjashme të bërë nga kryeministrja italiane, Giorgia Meloni.

Flotilja “Globale Sumud” pĂ«rbĂ«het nga dhjetĂ«ra anije qĂ« synojnĂ« tĂ« dorĂ«zojnĂ« ndihmat nĂ« Gaza.

Iniciativa të ngjashme në të kaluarën kanë çuar vazhdimisht në tensione me Izraelin.

Sot pasdite, flotilja ishte pozicionuar pranë brigjeve të Egjiptit dhe po lëvizte drejt Rripit të bllokuar të Gazës. //a.i/

The post FOKUS – Greqia dhe Italia i kĂ«rkojnĂ« Izraelit tĂ« garantojĂ« sigurinĂ« e flotĂ«s sĂ« ndihmĂ«s pĂ«r GazĂ«n appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

TEL AVIV – Izraeli: Rreth 800 000 banorĂ« tĂ« larguar nga Qyteti i GazĂ«s

TEL AVIV, 29 shtator /ATSH-DPA/- Rreth 800 000 palestinezĂ« janĂ« larguar nga Qyteti i GazĂ«s – pĂ«r shkak tĂ« ofensivĂ«s tokĂ«sore tĂ« vazhdueshme nga ushtria izraelite, sipas burimeve ushtarake izraelite.

Në ditët e mëparshme, Izraeli vlerësoi largimin e rreth 700 000 banorëve.

Para fillimit tĂ« ofensivĂ«s sĂ« fundit nga ushtria izraelite, rreth 1 milion banorĂ« dhe persona tĂ« zhvendosur brenda vendit – jetonin nĂ« Qytetin e GazĂ«s.

Shifrat nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur. Aktualisht, nuk ka vlerësime të përditësuara palestineze mbi numrin e njerëzve që kanë ikur nga Qyteti i Gazës.

Dëshmitarët okularë konfirmojnë se njerëzit vazhdojnë të ikin nga zona në jug të Rripit të Gazës. Megjithatë, ata thanë se numri i tyre është ulur.

Ushtria e Izraelit filloi ofensivĂ«n tokĂ«sore nĂ« Qytetin e GazĂ«s rreth dy javĂ« mĂ« parĂ«, me qĂ«llim shpĂ«rbĂ«rjen e organizatĂ«s islamiste palestineze “Hamas”, e cila shkaktoi njĂ« eksod masiv. //a.i/

The post TEL AVIV – Izraeli: Rreth 800 000 banorĂ« tĂ« larguar nga Qyteti i GazĂ«s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VARSHAVË – Wadephul: Zgjidhja pĂ«r konfliktin nĂ« Gaza Ă«shtĂ« e arritshme

VARSHAVË, 29 shtator /ATSH-DPA/- NjĂ« zgjidhje pĂ«r luftĂ«n nĂ« Gaza Ă«shtĂ« “e arritshme” falĂ« pĂ«rpjekjeve tĂ« SHBA-sĂ«, tha sot ministri i JashtĂ«m gjerman, Johann Wadephul.

Në një takim me homologët e tij polakë, francezë dhe ukrainas në Varshavë, Wadephul i bëri thirrje Izraelit dhe grupit militant palestinez, Hamas të bien dakord me planin e paqes të presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

“NjĂ« zgjidhje Ă«shtĂ« e arritshme. Ne u bĂ«jmĂ« thirrje tĂ« gjitha palĂ«ve tĂ« pĂ«rfshira qĂ« tani tĂ« kenĂ« guximin pĂ«r tĂ« ndĂ«rmarrĂ« hapin e fundit vendimtar”, tha ai.

“Kjo luftĂ« tani duhet tĂ« marrĂ« fund dhe Hamasi duhet t’i lejojĂ« mĂ« nĂ« fund pengjet tĂ« kthehen te familjet e tyre”, shtoi Wadephul.

Qeveria gjermane ka punuar shumĂ« nĂ« muajt e fundit pĂ«r tĂ« arritur nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ«. Tani Ă«shtĂ« koha pĂ«r tĂ« hapur derĂ«n pĂ«r paqe afatgjatĂ«â€, shtoi ai.

Berlini është i bindur se vetëm një zgjidhje e negociuar me dy shtete do të sjellë paqe dhe se Hamasi nuk mund të luajë më asnjë rol në qeverisjen e Gazës.

Trump do t’i paraqesĂ« kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu njĂ« plan pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund konfliktit tĂ« pĂ«rgjakshĂ«m sot nĂ« mbrĂ«mje nĂ« ShtĂ«pinĂ« e BardhĂ«.

“Konsultimet mbi planin janĂ« nĂ« fazat pĂ«rfundimtare”, tha Trump pĂ«r Axios.//a.i/

The post VARSHAVË – Wadephul: Zgjidhja pĂ«r konfliktin nĂ« Gaza Ă«shtĂ« e arritshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pse Italia dërgoi një fregatë tek flota e Gazës?

Ministri i Mbrojtjes i ItalisĂ«, Guido Crosetto, njoftoi se anija “Fasan” e marinĂ«s italiane do tĂ« ndihmojĂ« pĂ«r operacione tĂ« mundshme shpĂ«timi. Rreth 50 anije tĂ« flotĂ«s Sumud ndodhen aktualisht pranĂ« ishullit grek tĂ« KretĂ«s nĂ« Detin Mesdhe. Ministri i JashtĂ«m italian, Antonio Tajani, i kishte bĂ«rĂ« mĂ« parĂ« thirrje Izraelit tĂ« garantonte sigurinĂ« e flotĂ«s. Midis aktivistĂ«ve [
]

The post Pse Italia dërgoi një fregatë tek flota e Gazës? appeared first on BoldNews.al.

BERLIN – Protesta kundĂ«r luftĂ«s nĂ« Gaza parashikon pjesĂ«marrje rekord

BERLIN, 23 shtator /ATSH-DPA/- Dhjetëra mijëra njërëz pritet të marrin pjesë të shtunën në Berlin -në një protestë të madhe kundër luftës në Gaza.

“Protesta “TĂ« gjithĂ« sytĂ« nga Gaza” pritet tĂ« jetĂ« demonstrata mĂ« e madhe nĂ« Gjermani nĂ« solidaritet me GazĂ«n”, tha sot bashkĂ«organizatori Jules El-Khatib nĂ« njĂ« konferencĂ« pĂ«r shtyp.

“Deri mĂ« tani, protesta mĂ« e madhe ishte me pjesĂ«marrjen e 50 000 personave nĂ« Berlin. Ne duam ta tejkalojmĂ« kĂ«tĂ« shifĂ«r”, tha ai.

Protesta po organizohet nga njĂ« aleancĂ« prej 50 shoqatash, duke pĂ«rfshirĂ« “Amnesty International”, “Medico International” dhe pĂ«rfaqĂ«sues nga komunitetet palestineze dhe hebraike nĂ« kryeqytetin gjerman.

Organizatorët akuzojnë Izraelin për gjenocid kundër palestinezëve në Gaza, një akuzë që qeveria izraelite e ka mohuar me vendosmëri.

Thirrja pĂ«r demonstratĂ«n thotĂ«: “Ne dĂ«nojmĂ« tĂ« gjitha krimet e luftĂ«s dhe shkeljet e tĂ« drejtave tĂ« njeriut, pavarĂ«sisht nĂ«se ato kryhen nga aktorĂ« izraelitĂ« apo palestinezĂ«â€.

Megjithatë, mes ofensivës së vazhdueshme izraelite në Gaza, kritika kryesore i drejtohet qeverisë izraelite dhe mbështetësve të saj.

Protesta bĂ«n thirrje pĂ«r njĂ« fund tĂ« “bashkĂ«punimit gjerman”, duke pĂ«rfshirĂ« njĂ« embargo ushtarake ndaj Izraelit, mbĂ«shtetje pĂ«r njĂ« armĂ«pushim dhe rritjen e pĂ«rpjekjeve pĂ«r tĂ« siguruar lirimin e tĂ« gjitha viktimave tĂ« krimeve tĂ« luftĂ«s – qĂ« janĂ« tĂ« ndaluara nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« paligjshme – mijĂ«ra prej tyre nĂ« burgjet izraelite dhe dhjetĂ«ra tĂ« tjerĂ« tĂ« mbajtur peng nĂ« Gaza.

Protesta, fillimisht ishte planifikuar tĂ« zhvillohej pĂ«rpara ndĂ«rtesĂ«s sĂ« parlamentit, por u zhvendos nĂ« monumentin “Victory Column” – nĂ« marrĂ«veshje me autoritetet e Berlinit, thanĂ« organizatorĂ«t. //a.i/

The post BERLIN – Protesta kundĂ«r luftĂ«s nĂ« Gaza parashikon pjesĂ«marrje rekord appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GAZË – TĂ« paktĂ«n 13 tĂ« vrarĂ« nĂ« njĂ« sulm pranĂ« Spitalit Al-Shifa

TEL AVIV, 17 shtator /ATSH-DPA/- Të paktën 13 palestinezë janë vrarë në sulmin e dyshuar izraelit në Qytetin e Gazës pranë Spitalit al-Shifa, sipas burimeve mjekësore.

Një zëdhënëse e ushtrisë izraelite tha se raportet po hetoheshin.

Banorët deklaruan se anëtarët e një familjeje që po largohej nga jugu u goditën gjithashtu.

Këto pretendime nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Agjencia palestineze e lajmeve WAFA raportoi më herët se të paktën 45 persona ishin vrarë sot në sulme të ndara në Rripin e Gazës, përfshirë 32 të vrarë në Qytetin e Gazës.

Izraeli nisi dje një ofensivë tokësore në Qytetin e Gazës. Sipas qeverisë, qëllimi është të shpërbëjë organizatën islamike Hamas dhe të sigurojë lirimin e pengjeve të mbetura izraelite.

Lufta në Gazë filloi më 7 tetor 2023, kur Hamasi dhe terroristë të tjerë islamistë nisën sulmin ndaj Izraelit, duke vrarë rreth 1 200 persona dhe duke rrëmbyer më shumë se 250 në Rripin e Gazës.

“QĂ« atĂ«herĂ«, mĂ« shumĂ« se 65 000 palestinezĂ« nĂ« territorin bregdetar janĂ« vrarĂ«, pĂ«rfshirĂ« gra dhe fĂ«mijĂ«â€, sipas MinistrisĂ« sĂ« ShĂ«ndetĂ«sisĂ« tĂ« kontrolluar nga Hamasi. //a.i/

The post GAZË – TĂ« paktĂ«n 13 tĂ« vrarĂ« nĂ« njĂ« sulm pranĂ« Spitalit Al-Shifa appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

DOHA – Arabia Saudite dĂ«non operacionin tokĂ«sor izraelit nĂ« Qytetin e GazĂ«s

DOHA, 17 shtator /ATSH/- Katari dhe Arabia Saudite dënuan sot vendimin izraelit për të zgjeruar sulmin e tij të vazhdueshëm ushtarak në Qytetin e Gazës, duke e konsideruar një shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare.

Ushtria izraelite zgjeroi ofensivën e saj në qytetin me popullsi të dendur, si pjesë e planit të Tel Avivit për të pushtuar plotësisht zonën.

Në një deklaratë, Ministria e Jashtme e Katarit e dënoi sulmin duke e quajtur një zgjatim të luftës së gjenocidit kundër popullit vëllazëror palestinez dhe një shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare.

“PĂ«rshkallĂ«zimi izraelit kĂ«rcĂ«non paqen dhe sigurinĂ« rajonale dhe ndĂ«rkombĂ«tare”, paralajmĂ«roi ministria – duke bĂ«rĂ« thirrje pĂ«r solidaritet ndĂ«rkombĂ«tar vendimtar pĂ«r ta detyruar Izraelin tĂ« pĂ«rmbushĂ« rezolutat e legjitimitetit ndĂ«rkombĂ«tar.

Arabia Saudite dĂ«noi me forcĂ« operacionet vdekjeprurĂ«se ushtarake nĂ« Rripin e GazĂ«s dhe krimet e vazhdueshme kundĂ«r palestinezĂ«ve – mes dĂ«shtimit tĂ« bashkĂ«sisĂ« ndĂ«rkombĂ«tare pĂ«r tĂ« marrĂ« masa efektive pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund kĂ«saj qasje kriminale.

“MbretĂ«ria paralajmĂ«ron pĂ«r rrezikun e madh tĂ« politikĂ«s sĂ« vazhdueshme tĂ« pĂ«rgjakshme tĂ« Izraelit kundĂ«r Rripit tĂ« GazĂ«s dhe popullsisĂ« sĂ« tij”, tha ministria.

Ajo u bĂ«ri thirrje anĂ«tarĂ«ve tĂ« pĂ«rhershĂ«m tĂ« KĂ«shillit tĂ« Sigurimit tĂ« OKB-sĂ« – tĂ« miratojnĂ« rezoluta tĂ« menjĂ«hershme pĂ«r tĂ« ndaluar mekanizmin e Izraelit pĂ«r vrasje, uri dhe zhvendosje – kundĂ«r palestinezĂ«ve dhe tĂ« zbatojnĂ« me vendosmĂ«ri tĂ« gjitha rezolutat ndĂ«rkombĂ«tare pĂ«rkatĂ«se mbi autoritetet pushtuese izraelite.

Ushtria izraelite ka vrarë pothuajse 65,000 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, në Gaza që nga tetori i vitit 2023.

Bombardimet e pamëshirshme e kanë bërë enklavën të pabanueshme dhe kanë çuar në uri dhe përhapjen e sëmundjeve.

Të martën, Komisioni i Pavarur Ndërkombëtar i Hetimit i OKB-së mbi Territorin e Pushtuar Palestinez konfirmoi se Izraeli kishte kryer gjenocid në Gaza.//a.i/

The post DOHA – Arabia Saudite dĂ«non operacionin tokĂ«sor izraelit nĂ« Qytetin e GazĂ«s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Nuk u intereson pĂ«r popullin e GazĂ«s”/ Netanyahu: Vrasja e udhĂ«heqĂ«sve tĂ« Hamasit do t’i jepte fund luftĂ«s

✇Albeu
By: M C

Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se eliminimi i udhĂ«heqĂ«sve tĂ« Hamasit do t’i jepte fund luftĂ«s nĂ« Gaza pas sulmeve ajrore tĂ« fundit nĂ« Doha.

“UdhĂ«heqĂ«sit terroristĂ« tĂ« Hamasit qĂ« jetojnĂ« nĂ« Katar nuk interesohen pĂ«r fatin e popullit tĂ« GazĂ«s. Ata kanĂ« bllokuar pĂ«rpjekjet pĂ«r armĂ«pushim me qĂ«llim qĂ« ta zgjasin luftĂ«n pĂ«r njĂ« kohĂ« tĂ« pacaktuar. Eliminimi i tyre do tĂ« lejonte eliminimin e pengesĂ«s kryesore pĂ«r lirimin e tĂ« gjithĂ« pengjeve tona dhe pĂ«rfundimin e luftĂ«s,” shkroi ai nĂ« njĂ« postim nĂ« Twitter.

Familjet e pengjeve, nga ana e tyre, e akuzojnë Netanyahun se është një pengesë për përfundimin e luftës në Gaza.

“Operacioni qĂ« u zhvillua nĂ« Katar dĂ«shmoi pa asnjĂ« dyshim se ekziston njĂ« pengesĂ« pĂ«r kthimin e pengjeve dhe pĂ«rfundimin e luftĂ«s: Kryeministri Netanyahu. Sa herĂ« qĂ« Ă«shtĂ« gati tĂ« arrihet njĂ« marrĂ«veshje, Netanyahu e saboton atĂ«â€, tha Forumi i Familjeve tĂ« Pengjeve nĂ« njĂ« deklaratĂ« tĂ« lĂ«shuar sot.

The post “Nuk u intereson pĂ«r popullin e GazĂ«s”/ Netanyahu: Vrasja e udhĂ«heqĂ«sve tĂ« Hamasit do t’i jepte fund luftĂ«s appeared first on Albeu.com.

Izraeli: Mbi 250 mijë banorë janë larguar nga Gaza

Ushtria izraelite tha se më shumë se 250.000 persona janë larguar nga Qyteti i Gazës për në pjesë të tjera të territorit palestinez në javët e fundit, që kur Izraeli intensifikoi sulmet e tij ndaj qendrës më të madhe urbane të Gazës.

“Sipas vlerĂ«simeve tĂ« ushtrisĂ« izraelite, mĂ« shumĂ« se çerek milion banorĂ« tĂ« qytetit tĂ« GazĂ«s janĂ« larguar nga qyteti pĂ«r sigurinĂ« e tyre”, tha nĂ« X zĂ«dhĂ«nĂ«si i ushtrisĂ« izraelite, Avichay Adraee.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se afër 1 milion palestinezë jetojnë në dhe përreth Qytetit të Gazës.

Më 13 shtator, ushtria izraelite lëshoi pamflete nga ajri duke iu bërë thirrje banorëve të qarqeve perëndimore që të evakuohen, teksa agjencia për mbrojtje civile e Gazës raportoi për sulme të vazhdueshme.

“Ushtria izraelite po operon me forcĂ« shumĂ« intensive nĂ« zonĂ«n tuaj dhe Ă«shtĂ« e pĂ«rkushtuar qĂ« ta shkatĂ«rrojĂ« dhe mposhtĂ« Hamasin [grupin palestinez tĂ« shpallur organizatĂ« terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian]”, thuhet nĂ« pamflet.

❌