Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ylli i Bayernit po e pret Arsenalin për një transferim në Londër



Tashmë është e sigurt se Leon Goretzka do të largohet nga Bayern Munich këtë verë, pas tetë vitesh të suksesshme me klubin bavarez.

Mesfushori 31-vjeçar do të jetë i disponueshëm si transferim i lirë, çka e bën atë një objektiv shumë tërheqës për klubet elitare evropiane.

Interes për të kanë shfaqur Bayer Leverkusen dhe disa klube të mëdha nga Serie A, por vëmendja më e madhe vjen nga Liga Premier.

Arsenali kishte tentuar ta transferonte Goretzkën që në dimër, por ai vendosi të qëndronte në Mynih. Sipas gazetarit të Bild, Christian Falk, situata tani ka ndryshuar dhe një transferim në Londër është një mundësi reale nëse Arsenali paraqet ofertë konkrete.

Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta po kërkon një mesfushor qendror dhe profili i Goretzkës i përshtatet plotësisht kërkesave të tyre.

Edhe Tottenham Hotspur ka shfaqur interes, por lojtari dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, gjë që aktualisht e bën të vështirë një transferim te Spurs.

Ndërkohë, Liverpooli dhe Atletico Madrid mbeten rivalët kryesorë të Arsenalit për transferimin e Goretzkas. /Telegrafi/

Më i vlerësuari i javës në Serie A, Aro Muric pjesë e 11-shes më të mirë



Arijanet Muric ka vazhduar me paraqitje spektakolare në Serie A me fanellën e Sassuolos.

Portieri kosovar ka qenë vendimtar në fitoren e Sassuolos 2-1 ndaj Atalantës.

27-vjeçari pati gjashtë pritje ndaj bergamaskëve.

E falë paraqitjes fantastike, Aro mori notën më të lartë në ndeshje dhe njëherit më të lartën në Serie A nga SofaScore 9.5.

SofaScore e ka publikuar formacionin e javës në Serie A, ku Aro Muric është në portë.

Në formacion janë edhe dyshja e Interit, Luis Henrique dhe Federico Dimarco, Dossena dhe Kabasele në mbrojtje.

Në mesfushë janë De Roon, Luka Modric dhe Thorstvedt, derisa treshja e sulmit përbëhet nga Berardi, Davis dhe Rodriguez. /Telegrafi/

Gjiganti anglez rivalizon Realin për transferimin e Schlotterbeck



Qendërmbrojtësi i Borussia Dortmund, Nico Schlotterbeck pritet të jetë një nga emrat më të përfolur të merkatos së verës.

Situata e tij kontraktuale dhe paqartësia rreth rinovimit kanë shtuar spekulimet për një largim të mundshëm në fund të sezonit.

Sipas raportimeve të Bild, eliminimi i Atalanta nga Liga e Kampionëve ka ndikuar në dinamikën mes klubeve të interesuara. Humbja e pësuar nga Dortmundi në ndeshjen e kthimit takim që Schlotterbeck e humbi ka zgjeruar hendekun mes dy skuadrave dhe ka rritur presionin mbi klubin gjerman.

Mbrojtësi i lindur në vitin 1999 është i lidhur me Dortmundin deri më 30 qershor 2027. Megjithatë, aktualisht një largim duket më i mundshëm sesa një zgjatje kontrate, ndërsa drejtuesit e klubit po përpiqen të gjejnë një marrëveshje të re me lojtarin.

Situata e tij po monitorohet nga disa klube të mëdha evropiane. Real Madrid e konsideron Schlotterbeck si një profil shumë interesant, sidomos në prag të ndryshimeve të mundshme në repartin defensiv. Largimi i pritshëm i David Alaba dhe pasiguria rreth rinovimit të Antonio Rüdiger e bëjnë përforcimin në mbrojtje një prioritet për madrilenët.

Në garë pritet të hyjë edhe Liverpool, i cili synon të forcojë vijën e prapme me një mbrojtës të nivelit të lartë dhe e sheh 26-vjeçarin si një opsion ideal.

Sa i përket çmimit, flitet për një shifër rreth 50 milionë euro, në përputhje me vlerën aktuale të tregut për qendërmbrojtësit e nivelit të lartë.

Me interesin në rritje dhe paqartësinë kontraktuale, vera pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e Schlotterbeck. /Telegrafi/

Arbeloa flet për humbjen nga Getafe dhe tregon se është i tërbuar me yllin e Realit



Trajneri i Real Madrid, Alvaro Arbeloa, mbrojti paraqitjen e skuadrës së tij pas humbjes 1-0 ndaj Getafes të hënën në mbrëmje.

Edhe pse pranoi se madrilenët mund të luajnë më mirë, ai theksoi se ekipi i tij kishte bërë mjaftueshëm për të marrë tre pikët. Kjo humbje do të thotë se diferenca me Barcelonën në krye të La Liga mbetet katër pikë.

Megjithatë, Arbeloa ishte i bindur se gara për titull është ende e hapur.

“Jo, tani nuk kemi asnjë objektiv tjetër përveçse të fitojmë 36 pikët që mbeten në lojë. Ky është Real Madridi dhe askush nuk dorëzohet këtu. Është një diferencë që mendojmë se mund ta ngushtojmë".

Pavarësisht se trajneri i Getafes, Jose Bordalas, deklaroi se skuadra e tij e zbatoi në mënyrë perfekte planin e lojës, Arbeloa beson se Real Madridi krijoi rastet më të mira.

“Ne patëm raste më të qarta se Getafe. Patëm shansin e Vinicius, shansin e Rudiger, shansin e Rodrygo... E dinim llojin e ndeshjes që do të luanim. Nuk ndodhi asgjë që nuk e dinim se do të ndodhte".

Ai mori mbi vete përgjegjësinë për humbjen, duke refuzuar të fajësojë lojtarët.

“Nuk mund t’i fajësoj lojtarët e mi për përpjekjen e tyre. Përgjegjësia për përmirësimin e lojës sonë është e imja. Nëse dikush është përgjegjës për humbjen, ai jam unë".

Arbeloa pati edhe rezerva për gjykimin, ndonëse pranoi se skuadra e tij duhet të kishte qenë më agresive dhe më e rrezikshme në të dy krahët, në vend që të mbështetej vazhdimisht te Vinícius Junior.

Në fund të ndeshjes, Franco Mastantuono u përjashtua për mospajtim, çka do ta lërë jashtë përballjes ndaj Celta Vigo. Edhe kartonët e verdhë për Dean Huijsen dhe Alvaro Carreras do t’i mbajnë ata jashtë kësaj sfide. Arbeloa ishte veçanërisht kritik ndaj Mastantuonos:

“Është e papranueshme. Gjëja e Mastantuonos nuk mund të ndodhë. Kartonët e verdhë të Huijsen dhe Carreras janë pjesë e lojës. Por do të kemi tre lojtarë shumë të rëndësishëm në Vigo”, tha ARbeloa. /Telegrafi/

Gattuso po mendon ta ftoj yllin italian pas tre viteve në Kombëtare



Trajneri i Kombëtares së Italisë, Gennaro Gattuso, po planifikon të rikthejë në ekip mesfushorin me përvojë Marco Verratti për ndeshjet e ardhshme kualifikuese të Kupës së Botës.

Sipas gazetarit Nicolo Schira, Gattuso e konsideron 33-vjeçarin si një përforcim të rëndësishëm për mesfushën e “Azzurrëve”.

Raportohet se në orët e fundit ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë mes palëve dhe Verratti ka konfirmuar gatishmërinë për t’u rikthyer te Italy national football team.

Ky zhvillim vjen si befasi, duke qenë se mesfushori nuk ishte pjesë e kombëtares prej tre vitesh. Pas largimit nga Paris Saint-Germain, ai vazhdoi karrierën në Katar, fillimisht te Al-Arabi SC dhe më pas te Al-Duhail SC.

Mungesa e gjatë nga lista e kombëtares kishte bërë që shumëkush të mendonte se karriera e tij ndërkombëtare kishte përfunduar.

Verratti ka regjistruar 55 paraqitje me Italinë, ndërsa suksesi i tij më i madh me kombëtaren mbetet triumfi në UEFA Euro 2020.

Italia do të përballet me Irelanden në gjysmëfinalet e fazës eliminatore për një vend në FIFA World Cup 2026, turne që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë. /Telegrafi/

Guardiola e pranon publikisht: Ndaj Realit nuk kemi përparësi shkaku i orarit



Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, beson se skuadra e tij do të jetë në një pozicion të pafavorshëm përpara përballjes me Real Madrid në Ligën e Kampionëve, për shkak të një orari të ngjeshur ndeshjesh.

Konkretisht, Guardiola është i pakënaqur me kohën e caktuar për ndeshjen e FA Cup kundër Newcastle United.

Sfida ndaj Newcastle është planifikuar për të shtunën në orën 21:00, ndërsa City do të udhëtojë drejt stadiumit Santiago Bernabeu të mërkurën, më 11 mars. Kjo do të thotë se anglezët do të kenë vetëm 94 orë në dispozicion mes dy ndeshjeve, një situatë që e ka zhgënjyer trajnerin spanjoll.

“Newcastle në orën 21:00 të mbrëmjes. Faleminderit shumë për atë kohë që na dhatë, në mënyrë që të shkojmë në Madrid me më pak kohë për t’u rikuperuar”, deklaroi Guardiola me ironi.

telegrafi.com

Ai shpjegoi më tej pse orari i vonshëm përbën problem për skuadrën e tij.

“Është një gjë të kthehesh në Manchester në orën 7 ose 8 të mbrëmjes dhe të fillosh rikuperimin, dhe është diçka tjetër të arrish në orën 1 ose 2 të mëngjesit. Ky është një ndryshim i madh".

"E di që të gjitha ekipet në Kupën FA luajnë në orën 3 të pasdites. Në rregull, ne luajmë në orën 8 të mbrëmjes. Lodhja, e dini, detajet bëjnë diferencën, si goditjet nga këndi, goditjet e lira apo rivëniet anësore. Këto lloj detajesh vendosin ndeshje të mëdha. Kemi më pak kohë dhe, pasi të kthehemi, duhet të udhëtojmë përsëri për në Madrid”, përfundoi ai. /Telegrafi/

Shkëlqeu në fundjavë, Muslija në formacionin e javës në Bundesliga 2



Florent Muslija ka vazhduar me paraqitje fantastike me fanellën e Fortuna Dusseldorf në Bundesliga 2.

Mesfushori dardan ka shkëlqyer në fitoren e skuadrës së tij 2-1 ndaj VFL Bochum në fundjavë.

Muslija shënoi golin e fitores, derisa është përfshirë në formacionin e javës në Bundesliga 2 nga SofaScore.

Reprezentuesi dardan u vlerësua me notën 8.8. 27-vjeçari këtë edicion ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar në gjashtë të tjerë. /Telegrafi/

Nderohet ylli i Kosovës, Astera Tuhina



Basketbollistja e Kosovës, Astera Tuhina, ka përmbyllur sezonin e rregullt në NCAA me skuadrën e Oregon Ducks, duke u nderuar në ceremoninë e veçantë të Senior Day.

Në ndeshjen e fundit të sezonit të rregullt, Oregon u përballë me Washington Huskies, ku Tuhina kontribuoi me një treshe të rëndësishme, duke lënë sërish gjurmë në parket.

Edhe pse sfida përfundoi me humbje të ngushtë 70-69 për Ducks, vëmendja ishte e përqendruar te ceremonia emocionuese e nderimit të senioreve.

Pas përfundimit të sezonit të rregullt, Oregon do të vazhdojë garën në Big Ten Women's Basketball Tournament, ku Ducks futen si ekipi i renditur i 11-ti dhe do të përballen me Purdue Boilermakers në raundin e parë.

Për Tuhinën, ky sezon përfaqëson një kapitull të rëndësishëm në karrierën e saj universitare në SHBA, duke përfaqësuar me dinjitet jo vetëm Oregonin, por edhe Kosovën në një nga konferencat më të forta të basketbollit universitar amerikan.


Astera është pjesë e Kosovës A, e më pas ka qenë pjesë e grupmoshave, derisa është një lojtare me të ardhme të ndritur.

Kujtojmë se Astera në vitin 2022 ka përfaqësuar Kosovën në FIBA Kampionatin Evropian për Shtetet e Vogla, duke hyrë në Top 5 të kampionatit.

Astera vazhdon të jetë një nga ambasadoret më të mira të basketbollit të Kosovës në arenën ndërkombëtare. /Telegrafi/

Messi është i katërti në historinë e futbollit për më shumë gola të shënuar nga goditjet e lira



Ylli argjentinas, Lionel Messi, vazhdoi shkëlqimin në vitin 2026 në MLS me fanellën e Inter Miamit. Gjatë natës, ai ishte heroi i Inter Miamit në ndeshjen jashtë fushe kundër Orlandos.

Ekipi nga Florida festoi pas një kthese të madhe me rezultatin 4:2, me Messin që shënoi dy herë dhe ishte lojtari kryesor i mbrëmjes.

Një nga dy golat e shënuar nga Messi erdhi nga goditjet e dënimit.

Siç njoftoi Fabrizio Romano, Messi është në vendin e katërt në historinë e futbollit për sa i përket numrit të golave të shënuar nga goditjet e lira.


Messi ka shënuar 70 gola nga goditjet e lira në karrierën e tij.

Tre brazilianë janë përpara argjentinasit. I treti është Juninho me 72 gola nga goditjet e dënimit, i dyti është Roberto Dinamita me 75, ndërsa i pari është Marcelino Carioca me 78.

Messit i duhen edhe nëntë gola deri në fund të karrierës nga gjuajtja e lirë që të bëhet lojtari me më së shumti gola në histori të futbollit nga goditjet e lira. /Telegrafi/

Yaya Toure me kritika për lojën e dy gjigantëve londinezë: Tre gola nga goditjet standarde



Arsenali ka arritur një fitore me shumë mund, por tejet të vlefshme ndaj Chelseat në derbin londinez.

“Topçinjtë” triumfuan me rezultat 2-1, në një ndeshje ku të tre golat u realizuan nga goditjet standarde, duke i dhënë sfidës një rrjedhë të pazakontë për një përballje të këtij niveli.

Ish-mesfushori i Manchester Cityt dhe Barcelonës, Yaya Toure, komentoi pas ndeshjes duke u shprehur i zhgënjyer me mënyrën se si u vendos rezultati.

“Në fillim, loja nuk ishte e keqe, ishte mjaft interesante, por në fund u zhgënjeva pak,” u shpreh ai.

“Dua të shoh lojë emocionuese, pasime, sulme dhe mundësi shënimi. Në fund, pamë tre gola nga goditjet standarde, gjë që është pak e çuditshme për një derbi.”

“Fitorja ishte shumë e rëndësishme për Arsenalin, por si tifoz, do të doja të shihja më shumë,” përfundoi Toure. /Telegrafi/

Mario Ilievski shpallet më i miri i xhiros së 22-të në Superligë



Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të javës në Superligën e futbollit kosovar.

Për javën e njëzet e dytë të këtij edicioni, ky çmim i është ndarë për herë të dytë futbollistit të FC Prishtina, Mario Ilievski, i cili shënoi një eurogol nga distanca më shumë se 40 metra në ndeshjen kundër FC Drita, e cila përfundoi me rezultat 1:1.

Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.

Pasi mori këtë çmim, Mario u shpreh i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës:“Fillimisht, faleminderit për vlerësimin. Kam shënuar një gol të çmendur dhe nuk dija as si të veproja; vetëm kam vrapuar tek fansat që të festojmë bashkë. Është një gol që nuk shënohet çdo herë".


"Kemi edhe 14 ndeshje dhe çdo ndeshje është një finale për ne. Nuk jemi të lumtur me rezultatet, sepse e dimë që mund të bëjmë më mirë e më mirë, por do të luftojmë në çdo ndeshje që të dalim në vendin e parë.Dua këtë çmim t’ua dedikoj tifozëve “Plisat”, të cilët na dhuruan një atmosferë të zjarrtë dje dhe shpresoj që do të jenë në çdo ndeshje për të na dhuruar një atmosferë të tillë” tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.

Një rregull i ri nga FIFA, lojtarët tani mund marrin shumë lehtë kartonë të kuq



Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka hapur mundësinë që lojtarët të përjashtohen nga ndeshja, ose të marrin një karton të kuq, nëse mbulojnë gojën gjatë përleshjeve me kundërshtarët.

Kjo temë është diskutuar më tej javët e fundit pasi futbollisti i Real Madridit, Vinicius Junior, pretendoi se lojtari i Benfica-s, Gianluca Prestianni, e fyeu në mënyrë raciste gjatë një ndeshjeje të Ligës së Kampionëve.

Prestianni, i cili i mohon akuzat, iu afrua Viniciusit ndërsa ia mbulonte gojën me bluzën e tij gjatë fitores 1-0 në ndeshjen e parë të play-off-eve. Ai është pezulluar përkohësisht për ndeshjen e kthimit ndërsa po zhvillohet një hetim.

Çështja e lojtarëve që mbulojnë gojën ishte gjithashtu në fokus në takimin e Bordit Ndërkombëtar të Shoqatës së Futbollit (IFAB) të mbajtur të shtunën.

Masat mund të hyjnë në fuqi që në Kupën e Botës këtë verë.

“Nëse një lojtar mbulon gojën dhe thotë diçka, dhe kjo ka pasoja raciste, atëherë ai duhet të përjashtohet, kjo është e qartë”, tha Infantino për Sky News.

"Duhet të ketë një supozim se ai tha diçka që nuk duhej ta kishte thënë, përndryshe nuk do të kishte nevojë ta mbulonte gojën".

"Thjesht nuk e kuptoj, nëse nuk ke asgjë për të fshehur, nuk e mbulon gojën kur thua diçka. Kaq është, është e thjeshtë. Dhe këto janë hapa që mund dhe duhet të ndërmarrim për të qenë seriozë në luftën tonë kundër racizmit", shtoi Infantino. /Telegrafi/

Reali ka vendosur për mbrojtësin që do ta transferojë në verë



Real Madrid synon të përforcojë repartin defensivë gjatë afatit kalimtar të verës dhe drejtuesit e klubit duket se tashmë kanë vendosur për objektivin kryesor.

Sipas raportimit të Diario AS, madrilenët nuk pritet të hasin pengesa të mëdha në garën për transferimin e Nico Schlotterbeck, falë marrëdhënieve shumë të mira që kanë me Borussia Dortmund.

Mbrojtësi gjerman është identifikuar si objektivi kryesor në kuadër të riorganizimit të mbrojtjes, pasi pritet që David Alaba dhe Antonio Rudiger të largohen pas përfundimit të kontratave të tyre.

Raportohet se Schlotterbeck ka zgjedhur të mos nënshkruajë zgjatje me Dortmundin, duke preferuar një hap të madh në karrierë drejt një klubi elitar evropian. Kontrata e tij aktuale me klubin gjerman është e vlefshme deri në qershor 2027.

Presidenti i madrilenëve, Florentino Perez, ka ruajtur marrëdhënie të forta me Dortmundin ndër vite, bashkëpunim që rezultoi vendimtar edhe në transferimin e Jude Bellingham në vitin 2023.

Klubi gjerman më herët kishte informuar Realin edhe për situatën e Erling Haaland kur ai kërkonte largimin, megjithatë sulmuesi norvegjez përfundoi te Manchester City. /Telegrafi/

Mourinho me fjalë të mëdha për racizmin, paralajmërim i rëndë për Presstiannin



Trajneri i Benficës, Jose Mourinho, foli pa asnjë hezitim rreth skandalit që ndodhi në ndeshjen e play-off-it të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit, në kuadër të raundit të 1/8-ave të Ligës së Kampionëve.

Si kujtesë, ndeshja e luajtur në Lisbonë u eklipsua nga një incident që ndodhi midis lojtarit argjentinas të Benficas, Gianluca Presstianni, dhe Vinicius Junior.

Pasi shënoi golin, braziliani iu ankua gjyqtarit se argjentinasi e kishte ofenduar në baza raciste dhe e kishte quajtur "majmun".

Mourinho me të drejtë refuzoi ta mbronte lojtarin e tij, por gjithashtu nuk donte ta sulmonte kundërshtarin, dhe mbrojti lojën e ndershme dhe thirri prezumimin e pafajësisë.

"Nuk dua të vesh as fanellën e bardhë të Real Madridit dhe as atë të kuqe të Benficës", tha Mourinho dhe vazhdoi:

"Nëse vërtetohet se lojtari im nuk i ka respektuar këto parime, të cilat janë edhe parimet e mia edhe të Benficas, karriera e tij me mua ka mbaruar. Ka dashuri për lojtarin, por nuk ka mbështetje të pakushtëzuar. Nëse ai është vërtet fajtor, unë nuk do ta shoh më kurrë në të njëjtën mënyrë dhe ai ka mbaruar me mua".

Ju kujtojmë se pas kësaj ndeshjeje UEFA e pezulloi Prestiannin, i cili nuk do të jetë në gjendje të luajë në Ligën e Kampionëve derisa të përfundojë hetimi.

Nëse vërtetohet se ai me të vërtetë e ka fyer Viniciusin në mënyrë raciste, ai mund të pezullohet për dhjetë ndeshje./Telegrafi

Barcelona merr goditje të madhe, ylli i skuadrës lëndohet dhe mungon ndaj Atleticos



Robert Lewandowski nuk do të jetë në dispozicion të Barcelonës në përpjekjen për të përmbysur disavantazhin 4-0 ndaj Atletico Madrid në gjysmëfinalen e Copa del Rey.

Sulmuesi 37-vjeçar është jashtë për shkak të një dëmtimi dhe do të mungojë në sfidën e së martës në orën 21:00 në “Spotify Camp Nou”.

Klubi katalanas konfirmoi lajmin me një deklaratë zyrtare: “Lewandowski pësoi një traumë në ndeshjen e djeshme kundër Villarrealit. Testet e kryera sot diagnostikuan një frakturë kocke në anën e brendshme të zgavrës së syrit të majtë. Lojtari do të humbasë ndeshjen e së martës kundër Atlético de Madrid”, thuhet në njoftimin e klubit katalunas.

Lëndimi ndodhi në minutën e 88-të të takimit ndaj Villarrealit, kur fytyra e tij u përplas me shpatullën e mbrojtësit Pau Navarro. Lewandowski ndjeu menjëherë dhimbje rreth syrit, por arriti të vazhdojë lojën dhe madje shënoi golin e katërt në portën e zbrazët pas asistimit të Jules Kounde.

Polaku i bashkohet listës së mungesave ku përfshihen i pezulluari Eric García, si dhe të dëmtuarit Frenkie de Jong, Andreas Christensen dhe Gavi.

Me Barcelonën që ka nevojë për një përmbysje të madhe për të siguruar finalen e Kupës së Mbretit, mungesa e Lewandowskit është një goditje e rëndë për trajnerin Hansi Flick, i cili aktualisht ka vetëm Ferran Torres si sulmues qendror në dispozicion. /Telegrafi/

Drama e ish-sulmuesit të Barcelonës: Më zbritën nga aeroplani në Iran, u largova me makinë drejt Turqisë



Munir El Haddadi përjetoi orë të tëra tensioni ekstrem në Iran, pasi ishte gati të largohej me aeroplan, por një urdhër i minutës së fundit detyroi evakuimin e fluturimit dhe ndryshimin total të planeve të tij.

Ish-sulmuesi i Barcelonës, që gjatë karrierës ka veshur edhe fanellat e Valencia, Getafe, Sevilla, UD Las Palmas, Leganés dhe Deportivo Alaves, arriti të largohej nga Irani pas sulmeve të nisura nga United States dhe Israel ndaj objektivave të ndryshëm në rajon.

Sipas raportimit të Marca, 30-vjeçari spanjollo-maroken përjetoi një situatë dramatike. Ai ndodhej në aeroplan, gati për t’u nisur së bashku me Ivan Sanchez, kur në momentin e fundit erdhi një urdhër për evakuim për shkak të alarmit për një sulm ajror.

Të gjithë pasagjerët u detyruan të zbrisnin dhe fluturimi u anulua.

El Haddadi luan te skuadra Esteghlal FC së bashku me reprezentuesin shqiptar Jasir Asani.

Jasir Asani dhe Munnir El Haddadi

Pa pasur mundësi të prisnin, ata improvizuan një zgjidhje tjetër. Klubi i siguroi një shofer dhe Munirit iu desh të udhëtonte plot 16 orë me makinë për të arritur në kufirin me Turqinë. Burime pranë lojtarit e përshkruan situatën si “çmenduri”.

Aktualisht, futbollisti ndodhet në Turqi dhe pritet të kthehet në Spanjë në orët në vijim.

Ndërkohë, liga iraniane është pezulluar dhe e ardhmja sportive në vend mbetet e pasigurt.

Vetë Munir reagoi përmes një mesazhi publik: “Dua t’i falënderoj të gjithë për mesazhet dhe shqetësimin e tyre në lidhje me situatën time në Iran. Dje plani ishte të largoheshim nga vendi me aeroplan, por u evakuuam dhe nuk mundëm të niseshim. Klubi më siguroi një makinë që të mund të largohesha nga vendi me rrugë tokësore dhe, falë kësaj, arrita të kaloja kufirin pa probleme. Aktualisht jam i sigurt në Turqi dhe do të mbërrij në Spanjë brenda pak orëve të ardhshme", tha ish-sulmuesi i Barcelonës. /Telegrafi/

Ballkani kthehet te fitorja, mposht me vështirësi Drenicën



Ballkani është rikthyer te fitoret pasi ka mposhtur Drenicën me rezultat minimal 1-0.

Ka qenë një ndeshje shumë e luftuar, me Ballkanin që krijoi shumë raste të mira shënimi në pjesën e parë.

Suharekasit bënë tetë gjuajtje në portën e mysafirëve, por Kenan Haxhihamza ishte fantastik duke bërë pritje të jashtëzakonshme.

Gjithsesi 45 minutat e para u mbyllën ashtu siç filluan, me rezultatin baras 0-0.

Në pjesën e dytë, mysafirët krijuan më shumë nga loja, por pa arritur të gjenin golin.

E në minutën e 78-të, vendasit gjetën golin e epërsisë kur braziliani Giovanni Ribeiro u gjend bukur në zonë dhe realizoi për 1-0.

Me këtë fitore Ballkani rikthehet në krye të tabelës me 39 pikë, një më shumë se Drita që ka një ndeshje më pak të zhvilluar, derisa Drenica mbetet e fundit me vetëm 21 pikë.

Ndeshjen e ardhshme Ballkani e luan në udhëtim te Llapi, derisa Drenica para adhuruesve të vet pret Dukagjinin. /Telegrafi/

Milani merr fitore me shumë vuajtje ndaj Cremoneses



Milani ka marrë një fitore me shumë vuajtje ndaj Cremoneses duke triumfuar në udhëtim 0-2.

Pas një pjese të parë të barabartë 0-0, Milani në pjesën e dytë gjeti golat dhe fitoren.

Rossonerët krijuan më shumë raste shënimi, por për të parë golat u desh të pritej minuta shtesë.

Ishte minuta e 90-të e ndeshjes, kur Luka Modric harkoi bukur në zonë derisa Pavlovic realizoi me kokë për 0-1.

E katër minuta më vonë Milani gjeti edhe golin e dytë pas një kundërsulmi të shpejtë.

Christopher Nkunku asistoi bukur te RafaelLeaoi cili ishte i vetëm dhe realizoi në portën bosh për 0-2.

Milani vazhdon të jetë në pozitën e dytë me 57 pikë, 10 më pak se lideri Inter.

Ndeshjen e radhës Cremonese e luan në udhëtim te Lecce, derisa Milani pret rivalin lokal Interin. /Telegrafi/

Manaj sërish hero i Sivassporit, shënon për fitoren e madhe



Rey Manaj ka qenë hero i Sivassporit në kuadër të xhiros së 28-të në Ligën e Parë të Turqisë.

Sulmuesi shqiptar ishte ittullar ndaj Serik spor, ku Sivasspor arriti fitore minimale 0-1.

Golin e vetëm e shënoi Manaj në pjesën e dytë duke konfirmuar formën e shkëlqyer.

MAÇ SONU |
Serik Spor Futbol A.Ş. 0-1 Özbelsan Sivasspor

📲 #SERvSVS | #GösterGücünü ❤️🤍 pic.twitter.com/O0IKuXfzf7
— Sivasspor (@Sivasspor) March 1, 2026


Në pesë ndeshje me fanellën e Sivasspor, Manaj ka shënuar katër gola dhe ka asistuar në një tjetër, teksa sot ishte edhe kapiten i skuadrës.

Mekëtë fitore Sivasspor ngjitet në pozitën e 13-të në Ligën e Parë me 38 pikë, teksa vazhdon të mbajë shpresa për Play-Off për inkuadrim në Superligë. /Telegrafi/

Shumë klube pas Tonalit, por Newcastle kërkon mbi 100 milionë euro për të



Sandro Tonali pritet të përballet me Barcelonën në Ligën e Kampionëve , është vënë në qendër të vëmendjes për performancat e tij të shkëlqyera. Mesfushori italian ka tërhequr interesim të madh nga disa klube të njohura evropiane.

Pavarësisht pengesës në karrierën e tij pas përfshirjes në një rast bastesh, realiteti është se 25-vjeçari është rikthyer me energji të re. Kujtojmë se Newcastle bëri një investim të konsiderueshëm prej 60 milionë eurosh për ta transferuar atë, një shifër që tashmë duket e justifikuar.

Pasi e ka kapërcyer atë periudhë të vështirë, Tonali po tregon ndikimin dhe lidershipin e tij në Ligën Premier. Ai është shndërruar në një nga forcat kryesore në mesfushën e skuadrës së drejtuar nga Eddie Howe, që synon të bëjë paraqitje dinjitoze edhe në Ligën e Kampionëve.

Me tre gola dhe katër asistime në 42 paraqitje këtë sezon, mesfushori është kthyer në një lojtar kyç në projektin e klubit anglez. Forma e tij e mirë ka bërë që ai të futet në radarin e Manchester United.

Megjithatë, gara për nënshkrimin e tij pritet të jetë e ashpër. Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, edhe Arsenal, Manchester United, PSG, Roma, Napoli dhe Juventus janë të interesuara për italianin.

Gjithsesi, Newcastle nuk ka ndërmend ta lëshojë lehtë një nga asetet e tij më të rëndësishme. Klubi anglez e ka vlerësuar Tonalin me plot 120 milionë euro, një shifër që paralajmëron një verë të nxehtë për yllin italian. /Telegrafi/

❌