Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Prag katastrofe në Përmet! Rrëshqitje masive dherash, 8 banesa buzë greminës

Prag tragjedie duket se është ajo që mund të ndodhë në Malishovë të Përmetit. Një banor i fshatit ka denoncuar rastin. Nga rrëshqitja e dheut banesat e tyre rrezikojnë që shumë shpejt të përfundojnë në greminë duke u rrezikuar kështu edhe jetën. Për News 24, ai ka shpjeguar se rrezikohen tetë banesa ndërsa fillesat e […]

The post Prag katastrofe në Përmet! Rrëshqitje masive dherash, 8 banesa buzë greminës appeared first on BoldNews.al.

Rrëshqitje masive dherash në Përmet, banori: Shtëpitë dridhen sikur bie tërmet

Një qytetar nga Malëshova e Përmetit ka denoncuar situatën ku ndodhet ai dhe fqinjët e tij. Nga rrëshqitja e dheut banesat e tyre rrezikojnë që të përfundojnë në greminë duke u rrezikuar kështu edhe jetën. Ai ka shpjeguar se rrezikohen tetë banesa ndërsa fillesat e greminës së krijuar janë tashmë vetëm një metër larg shtëpisë së parë. ”Jam banor i fshatit Maleshovë, në rrethin e Përmetit…

Source

Ndihmë! Jetët tona janë në rrezik”/ Prag katastrofe në Përmet! Rrëshqitje masive dherash, 8 banesa buzë greminës, banori: Shtëpitë dridhen sikur bie tërmet

Prag tragjedie duket se është ajo që mund të ndodhë në Malëshovë të Përmetit.

Një qytetar ka denoncuar në BalkanWeb situatën ku ndodhet ai dhe fqinjët e tij. Nga rrëshqitja e dheut banesat e tyre rrezikojnë që shumë shpejt të përfundojnë në greminë duke u rrezikuar kështu edhe jetën.

Ai ka shpjeguar se rrezikohen tetë banesa ndërsa fillesat e greminës së krijuar janë tashmë vetëm një metër larg shtëpisë së parë.

“Jam banor i fshatit Maleshovë, në rrethin e Përmetit, dhe po ju shkruaj me shqetësim të thellë dhe frikë reale për jetën e familjeve tona.
Si pasojë e reshjeve të mëdha, në fshatin tonë ka ndodhur një rrëshqitje masive dheu, e cila po përhapet në një sipërfaqe shumë të gjerë. Aktualisht 8 banesa ndodhen në rrezik të menjëhershëm, ndërsa në 3 prej tyre jetojnë familje, ku rrëshqitja ka mbërritur vetëm 1 metër larg themeleve.
Është krijuar një humnerë rreth 300 metra e gjatë dhe mbi 40 metra e thellë, që po zgjerohet vazhdimisht. Banesat lëkunden fort në çdo moment, duke krijuar ndjesinë e një tërmeti të pandalur dhe duke rritur rrezikun për shembje.
Kjo situatë është jashtëzakonisht alarmante dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet përgjegjëse, për verifikim në terren, evakuim të banorëve dhe marrje masash emergjente, përpara se të humbasë ndonjë jetë njerëzore. Jeta e familjeve tona është në rrezik”, shkruan ai.

The post Ndihmë! Jetët tona janë në rrezik”/ Prag katastrofe në Përmet! Rrëshqitje masive dherash, 8 banesa buzë greminës, banori: Shtëpitë dridhen sikur bie tërmet appeared first on Albeu.com.

Reshjet e dendura të shiut dhe përmbytjet/ Bllokohet aksi Leskovik-Përmet

Në aksin rrugor Leskovik – Përmet, në zonën e fshatit Petran si pasojë e çedimit të shtratit të rrugës qarkullimi i mjeteve është plotësisht i pamundur.

Për arsye sigurie, njoftohet se ky aks rrugor do të mbetet i bllokuar deri në një njoftim të dytë.

Ndërkohë vendi është përfshirë prej katër ditësh nga reshje ë dendura të shiut. Si pasojë, përmbytje masive janë regjistruar në gjithë territorin e vendit duke shkaktuar dëme në banesa e biznese. Në Durrës një ditë më parë u raportua edhe një viktimë nga moti i keq.

Gjithashtu ka pasur bllokime në disa akse në vend si pasojë e rrëshqitjes së dherave si edhe inerteve të rëna në rrugë.

Këtë të premte u zhvillua edhe mbledhja e Emergjencave Civile, drejtuar nga kryeministri Edi Rama ku shpalosën të gjitha problematikat si edhe masat për t’u ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga përmbytjet.

Reshjet çajnë rrugën në Përmet, bllokohet lidhja me Çarçovën

Reshjet e fuqishme të shiut kanë shkaktuar çarje të karrexhatës në aksin “Përmet–Çarçovë”, në afërsi të Urës së Petranit, duke e bërë të pakalueshëm segmentin rrugor. Për pasojë, lëvizja drejt dhe nga Çarçova është ndërprerë. Banorët dhe udhëtarët janë detyruar të gjejnë rrugë të tjera, pasi nuk ka të dhëna se kur do të rikthehet […]

The post Reshjet çajnë rrugën në Përmet, bllokohet lidhja me Çarçovën appeared first on BoldNews.al.

Beton mbi bukuritë natyrore! Llixhat e Bënjës në Përmet drejt shkatërrimit/ VIDEO

Llixhat e Bënjës në Përmet, të njohura për bukurinë dhe ujërat e tyre termalë, po kthehen nga një atraksion natyror në një zonë të betonizuar. Vaskat natyrore po zëvendësohen me struktura artificiale, duke kërcënuar ekosistemet që jetonin aty dhe duke ndryshuar ekuilibrin natyror të ujit. Në pamjet e mëposhtme shihen disa fadroma dhe kamionë që […]

The post Beton mbi bukuritë natyrore! Llixhat e Bënjës në Përmet drejt shkatërrimit/ VIDEO appeared first on BoldNews.al.

Atmosferë festive në Përmet

TIRANË, 23 dhjetor /ATSH/ Atmosfera festive e dhjetorit ka përfshirë edhe qytetin e Përmetit.

Bredhi gjigant në qendër të qytetit, dritat shumëngjyrëshe dhe dekori i veçantë e kanë “veshur” Përmetin me një atmosferë festive për këtë muaj të fundvitit.

Kryeministri Edi Rama, ndau momente nga festa në qytet, ku u bashkuan shumë qytetarë, të cilët shijuan momentin e ndezjes së dritave të pemës dhe koncertin e grupit artistik të fëmijëve.

Atmosfera e krijuar nga zbukurimet dhe dritat e shumta do ta shoqërojë këtë muaj gjithë qytetin e Përmetit, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve, por edhe vizitorëve të ndryshëm.

/e.i/j.p/

The post Atmosferë festive në Përmet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Projekt tinzar”, Shehu: Rama po shkatërron spitalin e Përmetit për qendra refugjatësh

Deputeti Tritan Shehu ka shprehur shqetësimin e tij për atë që e cilëson si një manovër të fshehtë të Qeverisë për të transformuar spitalin e Përmetit dhe vetë zonën e Përmetit në një qendër pritjeje për emigrantë. Shehu ngriti pyetje të drejtpërdrejta mbi arsyet pse po shtyhet përpara një projektvendim që, sipas tij, synon hapjen […]

The post “Projekt tinzar”, Shehu: Rama po shkatërron spitalin e Përmetit për qendra refugjatësh appeared first on BoldNews.al.

Brenda dy vitesh, tre përmetarë zhduken në të njëjtën rrugë! Asnjë gjurmë për fatin e tyre

Një ngjarje e rëndë po trondit komunitetin e Përmetit! Tre qytetarë janë zhdukur në të njëjtën vijë rrugore, duke krijuar një situatë shqetësuese dhe misterioze. Agron Çumani është parë për herë të fundit para 3 ditësh në segmentin e vjetër të rrugës Përmet-Lëshicë, dhe prej atëherë asgjë nuk dihet për fatin e tij. Në të […]

The post Brenda dy vitesh, tre përmetarë zhduken në të njëjtën rrugë! Asnjë gjurmë për fatin e tyre appeared first on BoldNews.al.

Qendra e Vizitorëve në Përmet dritare e re drejt Parkut Kombëtar të Vjosës

TIRANË, 31 tetor/ATSH/ Qendra e Vizitorëve në Përmet po merr formë ditë pas dite si një dritare e re drejt Parkut Kombëtar të Vjosës.

Ky projekt rijetëson edhe një simbol natyror dhe kulturor siç është Guri i Qytetit, duke e kthyer në një muze që bashkon historinë me natyrën, ku çdo vizitor do të mund të mësojë, të eksplorojë dhe të frymëzohet.

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj dhe drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Daniel Pirushi, inspektuan sot nga afër punimet që po kryhen për këtë qendër.

“Vjosa është një lumë që nuk kalon vetëm në zona natyrore, por ka edhe 7 qytete që përshkon. Një nga muzetë dhe qendrat që ne po e bëjmë në zonë urbane po e gërsheton shumë bukur me dy elementët e tjerë të projektit që janë në zona më shumë rurale”, theksoi Jaupaj.

Ministri Jaupaj kërkoi që të gjithë elementet natyrorë dhe kulturorë të qytetit të përfshihen në muzealizimin që i bëhet kësaj qendre.

Më tej, Jaupaj e vuri theksin tek orët mjedisore që zhvillohen në shkolla, që synojnë kultivimin e dashurisë për mjedisin.

“Zonat e mbrojtura janë ato orë mjedisore që fëmijët dhe të rinjtë pëlqejnë më shumë dhe është një aset që duhet ruajtur dhe duhet shtuar. Sa më afër me natyrën, një prezantimin i gjithë elementëve natyrorë të Shqipërisë, në mënyrë që mjedisin ta konsiderojmë si një vlerë qytetare”, tha Jaupaj.

Ai shtoi se “shkolla është afër, besoj se edhe zyra e Vjosës me pjesën e ekipit që do të këtë në zonën e Përmetit do angazhohet edhe më tej në edukimin mjedisor”.

Përmeti, i vendosur në anën e majtë të rrjedhës së sipërme të lumit Vjosë ofron për vizitorët bukuri të shumta natyrore dhe monumente kulturore e historike. Çdo vit Përmeti tërheq një numër të lartë turistësh vendas e të huaj, pasi kombinon ecjen në kanion, lundrimin e lumit me gomone apo kajak, alpinizmin, si dhe vizitat në pikat turistike të tij.

1 nga 4

/k.s/r.e/

The post Qendra e Vizitorëve në Përmet dritare e re drejt Parkut Kombëtar të Vjosës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Paketa e Maleve”, miratohen zonat prioritare në Belsh, Përmet, Skrapar dhe Elbasan

TIRANË, 29 tetor /ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për shpalljen e disa zonave me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore në disa bashki si Belsh, Përmet, Skrapar dhe Elbasan.

Vendimi u mor në mbështetje të ligjit për Paketën e Maleve, me propozim të ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor.

Konkretisht në bashkinë e Belshit janë shpallur disa zona me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore, në fshatrat Qafshkallë, Gradishtë, Seferan-Hysë, Shegas, Fierzë.

Në bashkinë e Elbasanit janë shpallur zona me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore, në fshtarat, Funar, Gjinar, Tregan, Shushicë.

Në bashkinë e Përmetit janë shpallur zona me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore, fshatrat Kanikol dhe Draçovë.

Në bashkinë e Skraparit është shpallur zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore, në Helmës-Staraveckë, njësia administrative Potom.

Llojet e aktiviteteve që do të zhvillohen në këto zona janë të zhvillimit ekonomik, të zhvillimit industrial, të zhvillimit turistik.

Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, Agjencia e Zhvillimit të Territorit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Belsh për zbatimin e këtij vendimi.

Paketa e Maleve synon të krijojë kushte më të favorshme për zhvillimin e turizmit, agropërpunimit, bujqësisë dhe blegtorisë në zonat me potencial të lartë natyror.

Aplikimet për “Paketën e Maleve” mbeten të hapura deri në fund të vitit 2025, ndërsa 500 aplikantët e parë do të përfitojnë lehtësira fiskale për një periudhë 10-vjeçare, një masë që synon të nxisë investimin e hershëm dhe të qëndrueshëm në këto zona.

Vendimi i plotë

/m.q/j.p/

The post “Paketa e Maleve”, miratohen zonat prioritare në Belsh, Përmet, Skrapar dhe Elbasan appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ngjyrat e vjeshtës pikturojnë Malin e Nëmërçkës në Përmet



Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje mahnitëse nga Mali i Nëmërçkës, që shfaqet në ngjyrat e vjeshtës në zemër të Jugut të Shqipërisë.

Mali i Nëmërçkës, po shndërrohet në një prej destinacioneve të preferuara të turizmit malor vitet e fundit.

“Pamje vjeshte nga Mali i Nëmërçkës, në zemër të Jugut të Shqipërisë, mes qetësisë së Përmetit dhe hijeshisë së Vjosës”, shkruan Rama, teksa ka publikuar videon në rrjetet sociale.



Mali i Nëmërçkës është pjesë e një vargmali mes Përmetit dhe Gjirokastrës. Nëmërçka ka një shpat të mprehtë malor që bie direkt në Luginën e Vjosës. Maja më e lartë është Maja e Papingut, ose maja e Dritës, 2485 m, që është dhe pika më e lartë e gjithë vargmalit Trebeshinë- Dhëmbel-Nemërçkë. Të tjera maja të këtij mali janë: Maja e Gatakut, Maja e Qesarit dhe Maja e Poliçanit.

Turizmi malor në Shqipëri vlerësohet si një nga resurset turistike më të mëdha të vendit, krahas bregdetit, duke tërhequr turistë të huaj dhe vendas.

Përmirësimi i infrastrukturës, sigurisë dhe investimet në këtë sektor po rriten dita-ditës, duke shtuar dhe të ardhurat për banorët dhe operatorët turistikë.

Turizmi malor në Shqipëri jo vetëm po e zgjat sezonin, por edhe po diversifikon ofertën e atraksioneve për turistët vendas e të huaj. /Telegrafi/

Gonzato nga Përmeti: Shqipëria duhet të riciklojë deri 65% të mbetjeve deri në vitin 2036

TIRANË, 22 tetor /ATSH/ Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato zhvilloi një vizitë në Përmet ku u takua me kryetaren e bashkisë Alma Hoxha për projektin e Qendrës së Riciklimit të Mbetjeve.

Në një prononcim për mediet, ambasadori tha se qendra e riciklimit të mbetjeve jashtë Përmetit do të bëjë të mundur uljen e mbetjeve.

Ai theksoi se, kjo qendër do të riciklojë gjithashtu plastikën, letrën, kartonin, aluminin dhe qelqin dhe në këtë mënyrë do të ulet ndikimi i mbetjeve te mjedisi.

“Një ndikim që është rritur edhe për shkak se është rritur turizmi”, tha ai.

Për këtë arsye, Gonzato, vlerësoi faktin se vetë bashkia i ka kushtuar vëmendje aspektit të qëndrueshëm të turizmit dhe mjedisit. Gonzato informoi se i ka thënë kryetares së bashkisë se nuk ka investuar vetëm në infrastrukturë por edhe tek vetë njerëzit.

“Pamë edhe shkollën këtu afër dhe gjithçka që ka të bëjë me edukimin sa i përket mjedisit është pjesë e kurrikulës së shkollës. Aty takuam mësues dhe nxënës që ishin entuziastë për të ruajtur mjedisin, për riciklimin, pra sa i përket qëndrueshmërisë së mjedisit”, tha Gonzato.

Gonzato u shpreh se këto projekte vijnë në kuadër të negociatave të Shqipërisë me BE-në dhe grup-kapitullit të mjedisit, që është edhe më i vështiri.

“Shqipëria ka hapur 5 nga 6 grup-kapitujt që duhet të negociojë me BE. Dhe grup-kapitulli fundit që u hap përfshin gjithçka që ka të bëjë me ndryshimet klimatike dhe mjedisin. Ky është kapitull shumë i ndërlikuar me disa objektiva të qarta dhe ambicioze”, tha Gonzato.

Ambasadori theksoi se, deri në vitin 2036, në Shqipëri 65% e mbetjeve duhet të riciklohen dhe prandaj shtoi ai duhet të nisë puna që tani.

“Në Shqipëri deri në vitin 2036, 65% e mbetjeve do duhet të riciklohen. Që do të thotë se puna duhet të fillojë që tani. Po që tani duhet të fillojmë dhe të ndryshojmë edhe mendësinë e qytetarëve”, tha ai.

Gonzato theksoi se projekte për menaxhimin e mbetjeve do të shtrihen edhe në Gjirokastër, Korçë, por edhe në zona të tjera.

Gjithashtu ambasadori i BE vizitoi edhe qendrën e ping-pongut në Përmet, një tjetër qendër e restauruar nga BE-së.

Gonzato përmendi edhe dy fonde prej nga 50 milionë eurosh që i kanë dhënë qeverisë për përmirësimin e efikasitetit të energjisë në ndërtesat publike si dhe për rininë.

“Pjesë e këtyre 50 milionë eurove është edhe që në qytete të ketë vende karikimi për automjete apo biçikleta elektrike. Një gjë që është shumë e rëndësishme edhe për faktin se unë vetë kam një automjet elektrik dhe patëm problem për të gjetur një vend për të karikuar makinën, por besoj që herën tjetër që do vijmë në Përmet do të ketë një tjetër në qendër të Përmetit”, tha Gonzato.

“Përparësi tjetër për bashkinë është edhe rinia dhe diskutuam se si mund të japim stimuj për rininë që rinia të qëndrojë në Përmet ose të kthehet në Përmet”, tha ai.

“Këtu sërish i tregova kryetares se BE i ka dhënë qeverisë 50 milionë euro të tjera që kanë të bëjnë me garancinë rinore”, nënvizoi ai.

“Garancia rinore është një program shumë i rëndësishëm për rininë që ka ofruar në zona pilote edhe trajnime për rininë për t’i ndihmuar që të kalojnë nga bankat e shkollës në tregun e punës”, tha Gonzato.

/gj.m/j.p/

 

The post Gonzato nga Përmeti: Shqipëria duhet të riciklojë deri 65% të mbetjeve deri në vitin 2036 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përmet, hapet qendra e rikuperimit të materialeve të riciklueshme

TIRANË, 21 tetor/ATSH/ Në qytetin e Përmetit u hap sot qendra e re e rikuperimit të materialeve të riciklueshme, financuar nga projekti i Bashkimit Europian “BE për Ekonominë Qarkulluese dhe Qytete të Jetueshme”, në bashkëpunim me Gjermaninë.

Ky investim mbron mjedisin dhe shëndetin publik, ndërsa mbështet Shqipërinë në rrugën drejt anëtarësimit në BE, veçanërisht në kuadër të Kapitullit 27 – Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike.

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato i pranishëm në ceremoninë e hapjes tha se “Përmeti po tregon se si mund të duket e ardhmja e ekonomisë qarkulluese në Shqipëri. Kjo qendër e re mban mbetjet larg lumenjve dhe landfilleve, krijon mundësi ekonomike dhe mbështet rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së”.

“Gjithashtu qendra tregon se kur komunitetet lokale, BE-ja dhe partnerët tanë punojnë së bashku, ndryshimi bëhet realitet”, theksoi Gonzato.

Qendra e ndërtuar me ekspertizën e GIZ — do të grumbullojë, ndajë dhe presojë materiale si plastika, letra dhe metali, duke i mbajtur larg landfilleve, lumenjve dhe natyrës.

Këto materiale të riciklueshme mund të shiten më pas tek industria e riciklimit, duke ndihmuar bashkinë të mbulojë kostot operative dhe madje të gjenerojë të ardhura.

Bashkia e Përmetit grumbullon rreth 1700 tonë mbetje në vit dhe pothuajse vetëm një e treta e tyre mund të riciklohet.

/k.s/a.f/r.e/

The post Përmet, hapet qendra e rikuperimit të materialeve të riciklueshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjykata e Gjirokastrës lë në fuqi pezullimin nga detyra për Dhurim Çenkon, shefin e Krimeve në Përmet

Gjykata e Gjirokastrës ka lënë në fuqi masën e sigurisë të pezullimit nga detyra për shefin e Krimeve në Policinë e Përmetit, Dhurim Çenko. Prokurori Mariglen Meta kërkoi lënien në fuqi të pezullimit nga detyra për Dhurim Çenko, kërkesë që u pranua dhe u vendos edhe nga gjykatësja Nertila Përallaj. Sipas vendimit, masa e sigurisë […]

The post Gjykata e Gjirokastrës lë në fuqi pezullimin nga detyra për Dhurim Çenkon, shefin e Krimeve në Përmet appeared first on BoldNews.al.

Pas 30 vitesh në emigracion, familja Mullaraj hap në Përmet fermën bio


TIRANË, 7 tetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama solli nga Përmeti një tjetër shembull frymëzues të rikthimit nga emigracioni dhe investimit në vendlindje, përmes historisë së familjes së Arqile Mullarit.

Pas 30 vitesh emigracion, familja Mullaraj është rikthyer në Shqipëri për të hapur fermën “Aoss Bio Farm”, e cila prodhon bulmet të cilësisë së lartë me standarde moderne.

Kryeministri Rama ndau ndau pamje nga ferma dhe puna e përditshme e familjes Mullaraj.

Ferma “Aoss Bio Farm” është një model i sipërmarrjes familjare që kontribuon në zhvillimin e zonës, ruajtjen e traditës dhe promovimin e produkteve vendase në tregun vendas dhe më gjerë.

Bujqësia organike në Shqipëri po zhvillohet gjithmonë e më tepër, duke sjellë jo vetëm produkte cilësore në treg, por edhe fitime më të larta për fermerët.

Sipas të dhënave nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, në Skemën Kombëtare të mbështetjes për Bujqësinë 2025 janë shpallur përfitues me subvencione 203 fermerë për zhvillimin e fermave organike. /j.p/

The post Pas 30 vitesh në emigracion, familja Mullaraj hap në Përmet fermën bio appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Skandali seksual në Përmet, AMP pezullon shefin e Krimeve Dhurim Çenko

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë–Gjirokastër) ka njoftuar se është pezulluar nga detyra nënkomisari Dhurim Çenko, me funksion Shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Përmetit, pas skandalit seksual që tronditi qytetin. Në qendër të skandalit janë dy efektivë policie, Pajtim Baka dhe Artur Ago, të cilët abuzuan seksualisht me një 16-vjeçare. […]

The post Skandali seksual në Përmet, AMP pezullon shefin e Krimeve Dhurim Çenko appeared first on BoldNews.al.

SKANDAL/ Kërcënoi gazetarin, Policia lë të lirë djalin e shefit të Krimeve në Përmet (EMRI)

Policia e Gjirokastrës ka lënë të lirë 21-vjeçarin Boris Çenko, djalin e shefit të Krimeve në Komisariatin e Përmetit, Dhurim Çenko, i cili në mënyrë skandaloze kërcënoi ditën e sotme për shkak të detyrës gaztetarin Pirro Nase. Në një reagim për mediat, blutë e Gjirokastrës bëjnë me dije se e kanë shoqëruar në komisariat të […]

The post SKANDAL/ Kërcënoi gazetarin, Policia lë të lirë djalin e shefit të Krimeve në Përmet (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

Shefi i Komisariatit të Përmetit u pezullua pas skandalit seksual, i biri kërcënon gazetarin: Do të të q…

Djali i shefit të Krimeve në Komisariatin e Përmetit, Dhurim Çenko, ka kërcënuar publikisht gazetarin Pirro Nase pas publikimit të lajmit mbi skandalin seksual në Policinë e Përmetit. Në bisedën e regjistruar nga gazetari përdor fjalë kërcënuese dhe ofenduese ndaj gazetarit. Arsyetimi i kërcënimit, lidhet me raportimin për pezullimin e babait të tij, pasi ishte […]

The post Shefi i Komisariatit të Përmetit u pezullua pas skandalit seksual, i biri kërcënon gazetarin: Do të të q… appeared first on BoldNews.al.

Kishte dijeni për abuzimin seksual të 16-vjeçares nga një efektiv, pezullohet shefi i Komisariatit të Përmetit

Shefi i Komisariatit të Përmetit, Dhurim Çenko, është pezulluar nga detyra pas dyshimeve se kishte dijeni për rastin e rëndë të abuzimit seksual të një 16-vjeçareje nga njerku i saj dhe një efektiv policie. Nga hetimet ka rezultuar se në këtë histori janë përfshirë katër persona. Tre prej tyre janë arrestuar, ndërsa një tjetër është […]

The post Kishte dijeni për abuzimin seksual të 16-vjeçares nga një efektiv, pezullohet shefi i Komisariatit të Përmetit appeared first on BoldNews.al.

❌