❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Reshje dëbore në qarkun e Shkodrës, 15 cm në Qafën e Thores

TIRANË, 2 janar/ATSH/ NĂ« territorin e qarkut ShkodĂ«r, kryesisht nĂ« zonat malore, kanĂ« filluar reshjet e dĂ«borĂ«s, ndĂ«rsa nĂ« zonat e ulĂ«ta vijojnĂ« reshjet e shiut.

Nga informacioni i siguruar nëpërmjet strukturave operacionale në terren Prefektura e Shkodrës informon se në Shkodër në zonat me fluks të lartë lëvizjeje dhe në akset rrugore ku ka prezencë dëbore dhe ngricash, është shtuar patrullimi nga shërbimet e Policisë rrugore.

Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë apelohet për drejtuesit e automjeteve të përdorin goma me zinxhirë ose goma dimërore, si dhe për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Në territorin e bashkisë Shkodër vijojnë reshje shiu, ndërsa në zonat malore ka reshje dëbore.

NĂ« aksin rrugor Bogë–Theth mjetet e firmĂ«s mirĂ«mbajtĂ«se ndodhen nĂ« terren dhe po kryejnĂ« hedhjen e kripĂ«s, megjithĂ«se nĂ« disa segmente rruga paraqitet me ngrica.

Në Qafë Thore trashësia e dëborës arrin rreth 15 cm, qarkullimi vijon pa probleme.

Në bashkinë Malësi e Madhe vijojnë reshje dëbore në qytetin e Koplikut, trashësia e dëborës arrin rreth 3 cm. Në fshatin Vrith ka pasur problematika në qarkullimin rrugor, ku është ndërhyrë për menaxhimin e fluksit.

NdĂ«rsa nĂ« bashkinĂ« FushĂ«-ArrĂ«z vazhdojnĂ« reshjet e dĂ«borĂ«s me intensitet tĂ« ulĂ«t, me trashĂ«si 5–8 cm. RrugĂ«t janĂ« tĂ« hapura dhe qarkullimi vijon normalisht.

Në bashkinë Pukë ka reshje dëbore me intensitet të ulët, trashësia e dëborës arrin rreth 5 cm. Momentalisht nuk raportohen situata problematike.

NĂ« aksin rrugor Bogë–Theth po kryhet hedhja e kripĂ«s, nĂ« disa segmente ka prezencĂ« ngricash. BorĂ«pastrueset janĂ« nĂ« terren duke ndĂ«rhyrĂ« pĂ«rgjatĂ« aksit pĂ«r pastrimin e rrugĂ«s.

NĂ« aksin rrugor Tamarë–Dogana Vermosh, tri borĂ«pastruese janĂ« nĂ« terren pĂ«r pastrim dhe hedhjen e kripĂ«s.

Në aksin rrugor Dedaj-Razëm dy borëpastruese aktualisht po punojnë në këtë segment, është hedhur sasi kripe dhe është pastruar në vendet kritike.

/k.s/j.p/r.e/

The post Reshje dëbore në qarkun e Shkodrës, 15 cm në Qafën e Thores appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aksi KukĂ«s–Tuneli i Kalimashit, fluks normal automjetesh

TIRANË, 2 janar/ATSH/ Rruga e Kombit, nĂ« tĂ« dyja drejtimet e lĂ«vizjes KukĂ«s – Tuneli i Kalimashit mesditĂ«n e sotme ka njĂ« fluks normal automjetesh.

Prefekti i qarkut tĂ« KukĂ«sit, Dritan Baji tha sot pĂ«r ATSH-nĂ« se “pas aksidentit tĂ« ndodhur mĂ«ngjesin e sotĂ«m nĂ« kĂ«tĂ« aks qarkullimi i mjeteve Ă«shtĂ« normalizuar”.

Mediet raportuan sot se për shkak të prezencës së akullit, përgjatë segmentit Milot-Kalimash u regjistruan tre aksidente rrugore.

Nga aksidentet u dëmtuan gjashtë persona, të cilët kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalin e Rrëshenit dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Qarku i Kukësit është përfshirë sot nga reshje shiu të dendura dhe erë të fortë duke sjellë vështirësi në orët e paradites.

Prefekti Baji i bën thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të përshtatin shpejtësinë, për shkak të lagështisë dhe kushteve të pafavorshme të motit.

Ditën e sotme gjithë veriu u përfshi nga reshje të dendura shiu dhe dëbore në zonat malore, ndërkohë që rrugët kombëtare janë të kalueshme.

1 nga 2

/k.s/j.p/

The post Aksi KukĂ«s–Tuneli i Kalimashit, fluks normal automjetesh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Reshje dëbore në Qafë Thanë, policia apel për përdorimin e zinxhirëve

TIRANË, 2 janar/ATSH/ Reshjet e dĂ«borĂ«s kanĂ« pĂ«rfshirĂ« ditĂ«n e sotme edhe zonĂ«n e QafĂ« ThanĂ«s, nĂ« Pogradec.

Drejtoria Vendore e PolicisĂ« Elbasan bĂ«n tĂ« ditur pĂ«r ATSH-nĂ« se “nĂ« orĂ«t e paradites nĂ« DragostunjĂ« ka pasur prezencĂ« akulli, ndĂ«rsa Policia Rrugore ndodhet nĂ« krye tĂ« detyrĂ«s pĂ«r tĂ« menaxhuar situatĂ«n dhe ardhur nĂ« ndihmĂ« mjeteve qĂ« bllokohen”.

Autoritetet policore i bëjnë apel drejtuesve të mjeteve të jenë të pajisur me zinxhirë, ndërkohë që lëvizja vijon e ngadaltë në të dy krahët e rrugës.

Sipas policisë, kontraktorët po kryejnë kriposjen e rrugës për të shmangur ngricat dhe rrëshqitjet e automjeteve.

Aktualisht ngrica ka te Çesmja e Miftarit, ndĂ«rkohĂ« qĂ« vihet re njĂ« trafik i shtuar tĂ« automjeteve qĂ« qarkullojnĂ« drejt juglindjes.

/k.s/j.p/

 

The post Reshje dëbore në Qafë Thanë, policia apel për përdorimin e zinxhirëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qendra Muzeore Krujë mirëpriti mbi 212 mijë vizitorë gjatë 2025-ës

TIRANË, 2 janar/ATSH/ Qendra Muzeore KrujĂ« ka tĂ«rhequr mijĂ«ra turistĂ« nga e gjithĂ« bota gjatĂ« vitit 2025.

Drejtori i Muzeut të Krujës, Medi Hafizi tha sot për ATSH-në se mbi 212 mijë vizitorë e kanë vizituar Qendrën Muzeore Krujë gjatë 2025.

Këto shifra, sipas, dëshmojnë një rritje të vazhdueshme të interesit të publikut për historinë dhe kulturën shqiptare, duke e kthyer Krujën në një ndër destinacionet më të rëndësishme të turizmit kulturor në vend.

Hafizi tha se nga 212 mijĂ« vizitorĂ«, rreth 182 mijĂ« prej tyre vizitorĂ« kanĂ« vizituar muzeun “Gjergj Kastrioti SkĂ«nderbeu”, ndĂ«rsa mbi 30 mijĂ« Muzeun Etnografik.

Gjatë vitit 2025, nga turistët e huaj që vizituan Krujën kryesojnë polakët, francezët, amerikanët dhe spanjollët, por një numër të konsiderueshëm kanë zënë edhe turistët kinezë, gjermanë, izraelitë, bullgarë, hungarezë dhe italianë.

Parashikimet pĂ«r vitin 2026 janĂ« edhe pĂ«r mĂ« shumĂ« vizitorĂ« nĂ« pazarin karakteristik tĂ« KrujĂ«s, Muzeun KombĂ«tar “Gjergj Kastrioti SkĂ«nderbeu” dhe Muzeun Etnografik,

Ndërtuar në shekullin V-VI, Kalaja e Krujës, së bashku me Muzeun Kombëtar që ndodhet brenda saj, përfaqëson një nga monumentet arkitekturore më të çmuara në Shqipëri. Muzeu përkujton jetën dhe luftërat e Gjergj Kastriotit. Po kështu  Pazari i Vjetër është ndër më të njohurit në vend, me rrugicat e ngushta me kalldrëm ku ofrohen punime artizanale tradicionale.

/k.s/j.p/

The post Qendra Muzeore Krujë mirëpriti mbi 212 mijë vizitorë gjatë 2025-ës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Reshje dëbore në qarkun e Kukësit, Baji për ATSH-në: Rrugët kombëtare të qarkullueshme

TIRANË, 2 janar/ATSH/ Qarku i KukĂ«sit Ă«shtĂ« pĂ«rfshirĂ« nga reshjet e dĂ«borĂ«s nĂ« zonat malore mbi 700 metra mbi nivelin e detit, duke sjellĂ« edhe ulje tĂ« mĂ«tejshme tĂ« temperaturave.

Prefekti i qarkut tĂ« KukĂ«sit, Dritan Baji tha sot pĂ«r ATSH-nĂ« se “i gjithĂ« territori i qarkut KukĂ«s Ă«shtĂ« i pĂ«rfshirĂ« nga reshje shiu me intensitet tĂ« ulĂ«t shoqĂ«ruar me erĂ«, ndĂ«rsa nĂ« zonat malore nga dĂ«bora. TĂ« gjitha akset rrugore nacionale janĂ« tĂ« qarkullueshme”.

“Nga bashkitĂ« KukĂ«s, Has  dhe TropojĂ« nuk kemi raportime pĂ«r ndonjĂ« problematikĂ« emergjente”, tha Baji.

I gjithë qarku Kukës furnizohet me energji elektrike përveç njësisë administrative Margegaj, Lekbibaj dhe fshati Berishë, njësia administrative Bytyç bashkia Tropojë.

Sipas tij, furnizimi me ujë të pijshëm bëhet sipas orareve të përcaktuara nga Drejtoria e Ujësjellës Kanalizimeve  Kukës.

Prefekti Baji i bën apel drejtuesve të mjeteve të kenë kujdes sidomos gjatë orëve të natës dhe mëngjesit herët për shkak të ngricave në rrugë.

Reshjet e dëborës kanë përfshirë mëngjesin e sotëm edhe Pukën.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet me reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formë shtrëngatash ndërsa në relievet malore veri-verilindje mbi 500-700 metër dhe juglindje-jug mbi 700-900 metër reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar.

/k.s/j.p/

The post Reshje dëbore në qarkun e Kukësit, Baji për ATSH-në: Rrugët kombëtare të qarkullueshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Çela pĂ«r ATSH-nĂ«: Aplikacioni TEA, 170 mijĂ« shkarkime nĂ« 2025-Ă«n

TIRANË, 31 dhjetor/ATSH/ Aplikacioni TEA (Tourism Events of Albania) gjatĂ« kĂ«tij viti qĂ« po mbyllet ka ofruar njĂ« pĂ«rvojĂ« tĂ« pĂ«rmirĂ«suar dhe mĂ« gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se pĂ«r tĂ« gjithĂ« ata qĂ« kanĂ« eksploruar bukuritĂ« natyrore dhe kulturore tĂ« ShqipĂ«risĂ«.

Falë TEA-s turistët kanë shijuar krahas natyrës, maleve, detit e kulinarisë, edhe eventet kulturore e artistike.

Drejtoresha e AgjencisĂ« KombĂ«tare tĂ« Turizmit, Zana Çela bĂ«n tĂ« ditur pĂ«r ATSH-nĂ« se “TEA, guida digjitale e eventeve Ă«shtĂ« shkarkuar 170 mijĂ« herĂ«, nĂ« krahasim me 2024 kur Ă«shtĂ« shkarkuar 90 mijĂ« herĂ«â€.

“Ky aplikacion nĂ« krahasim me vitin 2024 ka pĂ«suar rritje. NĂ« 2024 nĂ« TEA janĂ« pĂ«rfshirĂ« 2144 aktivitete, ndĂ«rsa nĂ« 2025, 3331 aktivitete, ku vendin kryesor e zĂ«nĂ« ato tĂ« Agroturizmit, Art Fest, Festivale Muzikore, Artet Pamore, TrashĂ«gimi Kulturore dhe TeatĂ«r”, tha Çela.

AKT promovon Shqipërinë globalisht si një destinacion autentik, të sigurt dhe mikpritës, me një ofertë të larmishme.

“Agjencia zbaton njĂ« paketĂ« tĂ« integruar promovimi; pĂ«rveç prezantimit tĂ« ShqipĂ«risĂ« nĂ« panaire tĂ« rĂ«ndĂ«sishme ndĂ«rkombĂ«tare, promovimi digjital ka qenĂ« shumĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r suksesin. Promovimi digjital dhe marketingu tradicional ecin krah pĂ«r krah, duke pĂ«rdorur teknologjitĂ« e reja dhe duke krijuar aplikacione digjitale, si aplikacioni TEA, TEA Digital Tourism App”, theksoi Çela.

Sipas saj, aplikacioni TEA është një zgjidhje inovative e zhvilluar nga AKT-ja, që vendos teknologjinë digjitale në qendër të promovimit të turizmit.

“TEA shĂ«rben si njĂ« asistent personal pĂ«r udhĂ«tarĂ«t, duke ofruar aktivitete kulturore, artistike dhe sportive, si dhe shĂ«rbime praktike”, tha Çela.

Disa nga vendet ku është shkarkuar ky aplikacion janë Shqipëria, Italia, SHBA, Anglia, Franca, Spanja, Turqia, Holanda, Kosova etj.

Aplikacioni TEA, i vetmi udhërrëfyes digjital i Shqipërisë turistike është një shembull i shkëlqyer sesi teknologjia mund të përdoret për të përmirësuar dhe modernizuar përvojën turistike, duke ofruar informacion të shpejtë, të saktë dhe të përshtatur për turistët.

Me TEA, turistët navigojnë nëpër destinacione të ndryshme turistike të Shqipërisë. Ata njihen me monumentet historike, aktivitetet kulturore dhe artistike, por edhe informacion mbi shërbimet utilitare në nevojë të turistëve, si: hotele, bare e restorante, kontakte, etj.

/k.s/j.p/

The post Çela pĂ«r ATSH-nĂ«: Aplikacioni TEA, 170 mijĂ« shkarkime nĂ« 2025-Ă«n appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lahuta “stolis” kalanĂ« e ShkodrĂ«s

TIRANË, 30 dhjetor/ATSH/ Kalaja e RozafĂ«s, njĂ« prej dĂ«shmive mĂ« tĂ«rheqĂ«se tĂ« historisĂ« shqiptare, kĂ«tĂ« fundvit ndriçon mĂ« shumĂ«.

Përveç dritave shumëngjyrëshe që e rrethojnë atë, në qiell ndrit lahuta shqiptare tashmë pasuri e trashëgimisë kulturore jomateriale në listën e UNESCO-s.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga lahuta, e cila ka stolisur Kalanë e Shkodrës, që këto ditë të fundit të vitit pret vizitorë vendas dhe të huaj, që shijojnë mbrëmjet mes historisë dhe panoramës që ajo ofron mbi qytet.

Një nga thesaret më të çmuara të identitetit tonë kulturor, arti i të luajturit, të kënduarit dhe bërjes së lahutës u shpall më 9 dhjetor të këtij viti pasuri e trashëgimisë kulturore jomateriale në listën e UNESCO-s.

Arti i të kënduarit, të luajturit dhe bërja e lahutës përfaqësojnë një element thelbësore të identitetit në hapësirën shqiptare rurale të kultivuar ndër shekuj në krahinat veriore dhe përtej që nga Malësia e Madhe, Dukagjini, Malësia e Gjakovës, Rugova, Drenica, Plava dhe Gucia. Eposi i Kreshnikëve dhe balada të traditës shqiptare veriore, në duart e lahutarit kanë shprehur në shekuj virtytet e trimërisë, qëndresës, nderit, besës dhe mikpritjes.

/k.s/a.f/r.e/

The post Lahuta “stolis” kalanĂ« e ShkodrĂ«s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Miratohet krijimi i bazës së të dhënave të Sistemit të Menaxhimit të Informacionit të Arsimit të Lartë

TIRANË, 30 dhjetor/ATSH/ KĂ«shilli i Ministrave miratoi sot krijimin e bazĂ«s sĂ« tĂ« dhĂ«nave shtetĂ«rore tĂ« Sistemit tĂ« Menaxhimit tĂ« Informacionit tĂ« Arsimit tĂ« LartĂ« (SMIAL).

Sipas vendimit të miratuar në mbledhjen e sotme të qeverisë institucioni administrues i bazës së të dhënave shtetërore SMIAL është Qendra e Shërbimeve Arsimore.

Të dhënat e bazës shtetërore ndahen në të dhëna parësore dhe dytësore. Ndërkohë që të dhënat parësore të SMIAL-it konsiderohen të dhënat e mbledhura nga Qendra e Shërbimeve Arsimore.

Të dhënat dytësore të SMIAL-it konsiderohen të dhënat që merren nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile, Regjistri Elektronik Kombëtar për të Huajt në Republikën e Shqipërisë, Regjistri Tregtar dhe nga Sistemi i Tatimit Elektronik.

Sistemi SMIAL ndërvepron me bazën e të dhënave shtetërore të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile; Sistemin e Provimit të Shtetit dhe provimeve të tjera të digjitalizuara; Regjistrin Elektronik Kombëtar për të Huajt në Republikën e Shqipërisë; Regjistrin Tregtar dhe Sistemin e Tatimit Elektronik.
Institucioni administrues siguron që përpunimi i të dhënave personale në SMIAL të kryhet në përputhje me parimet dhe kërkesat e legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale, duke garantuar ligjshmërinë, drejtësinë, transparencën, minimizimin e të dhënave, saktësinë dhe ruajtjen e tyre, vetëm për periudhën e nevojshme për të përmbushur qëllimin e grumbullimit.
Pas përfundimit të afatit të përcaktuar të ruajtjes, të dhënat personale fshihen ose anonimizohen, sipas procedurave të miratuara nga institucioni administrues, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Organizimi e funksionimi i brendshĂ«m i sistemit dhe i bazĂ«s sĂ« tĂ« dhĂ«nave tĂ« SMIAL-it pĂ«rcaktohen e miratohen me rregullore tĂ« brendshme tĂ« institucionit administrues, nĂ« pĂ«rputhje me parashikimet e ligjit “PĂ«r bazĂ«n e tĂ« dhĂ«nave shtetĂ«rore”.
Palët zbatojnë masat e duhura teknike dhe organizative për të siguruar një nivel sigurie të përshtatshëm ndaj rrezikut, për çdo veprim në regjistër lidhur me aksesin, ndryshimin, korrigjimin, përhapjen e të dhënave personale, me qëllim garantimin e gjurmueshmërisë, konfidencialitetit, integritetit, disponueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e sistemeve e të shërbimeve të përpunimit.
Për zbatimin e vendimit ngarkohen Ministria e Arsimit, Qendra e Shërbimeve Arsimore, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë dhe institucionet e arsimit të lartë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn nĂ« fuqi pas botimit nĂ« “Fletoren zyrtare”.
/k.s/r.e/a.f/

The post Miratohet krijimi i bazës së të dhënave të Sistemit të Menaxhimit të Informacionit të Arsimit të Lartë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qeveria miraton dhënien e pensioneve speciale për artistë e sportistë të njohur

TIRANË, 30 dhjetor/ATSH/ Qeveria miratoi sot vendimin pĂ«r dhĂ«nien e shtesĂ«s sĂ« pensionit tĂ« posaçëm pĂ«r disa artistĂ« e sportistĂ« tĂ« njohur.

Ky vendim u miratua nĂ« mbĂ«shtetje tĂ« ligjit  “PĂ«r sigurimet shoqĂ«rore nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â€, tĂ« ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit.

Këshilli i Ministrave miratoi dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm për Agim Nuri Bajko, në masën e dhjetëfishit të pensionit social; dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror Agustin Pjetër Kola, në masën e dhjetëfishit të pensionit social; dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror Aishe Daut Stari, në masën e dhjetëfishit të pensionit social; dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror Edra Kabil Alibegaj, në masën e dhjetëfishit të pensionit social; dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror Kostandin Aleko Kamberi, në masën e dhjetëfishit të pensionit social; Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror Kostandin Llazar Shkurti, në masën e dhjetëfishit të pensionit social.

Gjithashtu u miratua dhënia e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror Kujtim Rexhep Vorpsi, në masën e dhjetëfishit të pensionit social; Dhënia e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror Leonard Sifi Toska, në masën e dhjetëfishit të pensionit social; Dhënia e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror Nikolin Luigj Gurakuqi, në masën e dhjetëfishit të pensionit social; Dhënia e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror Rapo Selman Tao, në masën e dhjetëfishit të pensionit social; Dhënia e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror Shegushe Hysni Bebeti, në masën e dhjetëfishit të pensionit social; dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror Vasillaq Thoma Ruci, në masën e dhjetëfishit të pensionit social si dhe dhënia e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror Virxhil Athanas Karaja, në masën e dhjetëfishit të pensionit social.

KĂ«to vendime hyjnĂ« nĂ« fuqi menjĂ«herĂ« dhe botohen nĂ« “Fletoren zyrtare”.

/k.s/a.f/r.e/

The post Qeveria miraton dhënien e pensioneve speciale për artistë e sportistë të njohur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Miratohet kompensimi i të ardhurave mujore të pensionistëve

TIRANË, 30 dhjetor/ATSH/ KĂ«shilli i Ministrave miratoi sot kompensimin e tĂ« ardhurave mujore deri nĂ« 1 800 lekĂ« nĂ« muaj pĂ«r personat me tĂ« ardhura deri nĂ« 40 000 lekĂ« nĂ« muaj sipas disa kategorive.

Sipas vendimit të qeverisë, përfitojnë kompensim të të ardhurave mujore deri në 800 lekë në muaj personat me të ardhura deri në 22 000 (njëzet e dy mijë) lekë në muaj; përfitojnë kompensim të të ardhurave mujore deri në 1 000 (një mijë) lekë në muaj personat me të ardhura deri në 18 000 (tetëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj; përfitojnë kompensim të të ardhurave mujore deri në 600 (gjashtëqind) lekë në muaj personat me të ardhura deri në 30 000 (tridhjetë mijë) lekë në muaj.

Gjithashtu pĂ«rfitojnĂ« kompensim tĂ« tĂ« ardhurave mujore deri nĂ« 700 (shtatĂ«qind) lekĂ« nĂ« muaj personat me tĂ« ardhura deri nĂ« 18 000 (tetĂ«mbĂ«dhjetĂ« mijĂ«) lekĂ« nĂ« muaj; pĂ«rfitojnĂ« mbĂ«shtetje financiare pĂ«r vitin 2025, nĂ« masĂ«n 15 000 (pesĂ«mbĂ«dhjetĂ« mijĂ«) lekĂ«, kategoritĂ« e mĂ«poshtme: Familjet dhe individĂ«t, qĂ« trajtohen me ndihmĂ« ekonomike; FĂ«mijĂ«t pa kujdes prindĂ«ror, tĂ« vendosur nĂ« familje kujdestare; Personat me aftĂ«si tĂ« kufizuara; IndividĂ«t pĂ«rfitues tĂ« statusit; “Statusi i invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”, IndividĂ«t pĂ«rfitues tĂ« statusit “PĂ«r statusin e tĂ« verbrit”; NdihmĂ«sit personalĂ« tĂ« pĂ«rfituesve tĂ« pagesave tĂ« aftĂ«sisĂ« sĂ« kufizuar.

Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi llogariten në shumën 9 800 960 000 lekë, të cilat ndahen: 9 728 460 000 lekë, për mbulimin e pagesave të kompensimit të të ardhurave mujore të pensionistëve; 72 500 000 lekë shpenzime administrative për procedurat teknike të zbatimit të këtij vendimi dhe për pagesën e komisioneve të shërbimit të pagesave të pensioneve nga Posta Shqiptare, sh.a. dhe bankat e nivelit të dytë.
Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, në shumën 9 800 960 000 lekë do të përballohen nga buxheti i shtetit, i planifikuar në buxhetin për sigurimet shoqërore, për vitin 2026.
Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore.
Ky vendim hyn nĂ« fuqi pas botimit nĂ« “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 janar 2026.
/k.s/a.f/r.e/

The post Miratohet kompensimi i të ardhurave mujore të pensionistëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbështetje financiare prej 15 000 lekësh për disa kategori të veçanta

TIRANË, 30 dhjetor/ATSH/ KĂ«shilli i Ministrave miratoi sot mbĂ«shtetjen financiare pĂ«r vitin 2025, nĂ« masĂ«n 15 000 lekĂ« pĂ«r disa kategori tĂ« veçanta.

Sipas vendimit tĂ« qeverisĂ« familjet dhe individĂ«t, qĂ« trajtohen me ndihmĂ« ekonomike sipas ligjit “PĂ«r asistencĂ«n sociale nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â€, tĂ« ndryshuar, pĂ«rfshirĂ« edhe ata qĂ« pĂ«rfitojnĂ« nga fondi shtesĂ« mbi fondin e kushtĂ«zuar pĂ«r ndihmĂ«n ekonomike janĂ«: FĂ«mijĂ«t pa kujdes prindĂ«ror, tĂ« vendosur nĂ« familje kujdestare; Personat me aftĂ«si tĂ« kufizuara, sipas ligjit “PĂ«r asistencĂ«n sociale nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â€, tĂ« ndryshuar; IndividĂ«t pĂ«rfitues tĂ« statusit, sipas ligjit “Statusit tĂ« invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”, tĂ« ndryshuar; IndividĂ«t pĂ«rfitues tĂ« statusit sipas ligjit “PĂ«r statusin e tĂ« verbrit”, tĂ« ndryshuar; NdihmĂ«sit personalĂ« tĂ« pĂ«rfituesve tĂ« pagesave tĂ« aftĂ«sisĂ« sĂ« kufizuar.

Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, llogariten në shumën 2 227 500 000 lekë dhe përballohen nga buxheti i akorduar për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, për vitin 2025.

Mbështetjet financiare të patërhequra parashkruhen pas datës 30.6.2026.

Për zbatimin e vendimit ngarkohet Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Ky vendim hyn nĂ« fuqi menjĂ«herĂ« dhe botohet nĂ« “Fletoren zyrtare”.

/k.s/a.f/r.e/

The post Mbështetje financiare prej 15 000 lekësh për disa kategori të veçanta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Librazhdi pret ndërrimin e viteve me aktivitete dhe atmosferë festive


TIRANË, 30 dhjetor/ATSH/ Qyteti i Librazhdit po e pret ndĂ«rrimin e viteve me njĂ« atmosferĂ« festive. Aktivitetet e shumta tĂ« organizuara gjatĂ« ditĂ«ve tĂ« fundit kanĂ« krijuar entuziazĂ«m te qytetarĂ«t, tĂ« cilĂ«t janĂ« mbledhur nĂ« sheshin kryesor pĂ«r tĂ« festuar, duke shijuar muzikĂ«n nga kĂ«ngĂ«tarĂ«t e ftuar.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga atmosfera festive në Librazhd, ku qytetarë të të gjitha moshave shihen teksa kërcejnë dhe argëtohen nën ritmet e muzikës, duke i dhënë qytetit një energji të veçantë në prag të Vitit të Ri.

Gjatë gjithë muajit dhjetor, në Librazhd janë zhvilluar aktivitete të ndryshme kulturore dhe argëtuese për fëmijë dhe të rritur, përfshirë shfaqje artistike dhe koncerte me këngëtarë të njohur të skenës shqiptare.

Atmosfera festive është ndjerë në të gjithë vendin, ku qytetet e Shqipërisë janë zbukuruar me dekorime shumëngjyrëshe, pemë Krishtlindjesh dhe ndriçime vezulluese që kanë transformuar sheshet dhe rrugët kryesore.

Gjatë ditëve të dhjetorit, në sheshet kryesore të qyteteve janë organizuar aktivitete festive me muzikë live dhe performanca artistike, të cilat do të kulmojnë mbrëmjen e nesërme, më 31 dhjetor, në natën e ndërrimit të viteve.

/k.s/a.f/r.e/

The post Librazhdi pret ndërrimin e viteve me aktivitete dhe atmosferë festive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FSDKSH kontroll administrativ mbi gjurmueshmërinë e barnave të rimbursueshme

TIRANË, 30 dhjetor/ATSH/ Fondi i Sigurimit tĂ« DetyrueshĂ«m tĂ« Kujdesit ShĂ«ndetĂ«sor (FSDKSH) informon opinion publik dhe median se ka nisur kontrollin administrativ mbi gjurmueshmĂ«rinĂ« e barnave tĂ« rimbursueshme.

NĂ« njĂ« reagim pĂ«r mediet FSDKSH thekson se “ky kontroll synon mbrojtjen e interesit publik, garantimin e ligjshmĂ«risĂ« dhe pĂ«rdorimin korrekt tĂ« fondeve publike”.
“Proceset e verifikimit janĂ« iniciuar, ndĂ«r tĂ« tjera, edhe nĂ«pĂ«rmjet kĂ«rkesave zyrtare tĂ« disa prej subjekteve farmaceutike dhe zhvillohen nĂ« bazĂ« tĂ« kuadrit ligjor nĂ« fuqi dhe tĂ« dhĂ«nave nga sistemet zyrtare”, u shpreh FSDKSH.
Me kërkesë të Urdhrit të Farmacistëve, FSDKSH priti dje në një takim përfaqësues të urdhrit dhe rreth 50 subjekte farmaceutike, me qëllim sqarimin e çështjeve të ngritura.
Gjatë diskutimeve u theksua se nuk është marrë ende asnjë vendim përfundimtar, nuk ka ndëshkime kolektive dhe procedurat e kontrollit po zhvillohen në përputhje me ligjin.
Aktualisht, Fondi vijon punën për analizimin e informacionit dhe shqyrtimin e observacioneve të paraqitura nga subjektet farmaceutike, brenda afateve ligjore.
Sipas FSDKSH-së, në përfundim të procesit do të bëhet publik Raporti Përfundimtar i Kontrollit.
FSDKSH mbetet i përkushtuar për transparencë, dialog dhe bashkëpunim me të gjitha palët, duke garantuar zbatimin korrekt të ligjit dhe funksionimin e qëndrueshëm të skemës së sigurimit shëndetësor.
Ky kontroll po kryhet nĂ« kuadrin ligjor dhe nĂ«nligjor nĂ« fuqi, i cili rregullon administrimin e skemĂ«s sĂ« Sigurimit tĂ« DetyrueshĂ«m tĂ« Kujdesit ShĂ«ndetĂ«sor, kryesisht ligjin “PĂ«r Sigurimin e DetyrueshĂ«m tĂ« Kujdesit ShĂ«ndetĂ«sor nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â€.
/k.s/r.e/a.f/

The post FSDKSH kontroll administrativ mbi gjurmueshmërinë e barnave të rimbursueshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria drejt heqjes së tarifave roaming me BE-në

TIRANË, 30 dhjetor/ATSH/ Ministria e InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ« ka nxjerrĂ« sot pĂ«r konsultim publik projektligjin “PĂ«r disa shtesa dhe ndryshime nĂ« ligjin “PĂ«r komunikimet elektronike”, i cili synon pĂ«rafrimin e legjislacionit shqiptar me atĂ« evropian pĂ«r zbatimin e regjimit “Roaming Like At Home” (RLAH).

Kjo nismë ligjore vjen në kuadër të procesit të integrimit të përshpejtuar të Shqipërisë në tregun unik digjital të BE-së.

Sipas relacionit shoqĂ«rues tĂ« projektligjit, objektivi politik Ă«shtĂ« qĂ« “zbatimi efektiv i tarifave zero pĂ«r roaming me BE-nĂ« tĂ« realizohet nĂ« vitin 2026”.

Projektligji është një hap i nevojshëm për realizimin e RLAH, e cila do të sillte përfitime për lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe përmirësonte klimën e biznesit midis Republikës së Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit Evropian dhe do të ishte një hap i rëndësishëm drejt integrimit në tregun unik digjital të BE-së.

Për herë të parë, shtohen dispozita ndëshkuese administrative (gjoba) për operatorët që nuk do të respektojnë rregullat e reja të shërbimit roaming.

Ligji harmonizon tarifat e terminimit të thirrjeve zanore me shumicë (wholesale), një hap teknik i domosdoshëm për të mundësuar uljen e kostove për përdoruesin fundor.

Realizimi i RLAH do të thotë se qytetarët shqiptarë që udhëtojnë në vendet e BE-së do të mund të përdorin minutat, SMS-të dhe internetin e paketës së tyre kombëtare pa kosto shtesë, njëlloj siç ndodh aktualisht me vendet e Ballkanit Perëndimor.

E njëjta gjë do të vlejë edhe për qytetarët evropianë që vizitojnë Shqipërinë, duke ndikuar pozitivisht në turizëm dhe në klimën e biznesit.

Palët e interesuara kanë afat 20 ditë nga shpallja e njoftimit për të dërguar komentet dhe rekomandimet e tyre lidhur me këtë projektligj, para se ai të kalojë për miratim në Këshillin e Ministrave dhe më pas në Kuvend.

Për zbatimin e këtij ligji ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

/k.s/r.e/a.f/

The post Shqipëria drejt heqjes së tarifave roaming me BE-në appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Firmoset kontrata për impiantin MIDA Steel në Elbasan

TIRANË, 29 dhjetor/ATSH/ Kurum International Albania dhe Danieli Officine Meccaniche S.p.A. kanĂ« nĂ«nshkruar zyrtarisht kontratĂ«n e investimit pĂ«r ndĂ«rtimin e njĂ« impianti tĂ« ri pĂ«r prodhimin e çelikut nĂ« ZonĂ«n Industriale tĂ« Metalurgjikut nĂ« Elbasan.

Ky projekt shënon një moment të rëndësishëm për industrinë shqiptare, pasi me realizimin e tij Shqipëria bëhet vendi pritës i impiantit të parë MIDA Steel në Europë, duke u pozicionuar drejtpërdrejt në tregun europian të çelikut të gjelbër dhe duke ndjekur standardet më të avancuara të teknologjisë dhe mbrojtjes së mjedisit.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kontratës ishte i pranishëm edhe kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, i cili u shpreh se ky investim përbën një hap të rëndësishëm drejt modernizimit industrial dhe zhvillimit ekonomik të qytetit.

Sipas tij, hapja e impiantit të ri do të rrisë ndjeshëm numrin e vendeve të punës, duke krijuar mundësi konkrete punësimi për qytetarët e Elbasanit dhe zonave përreth, si dhe do të ndikojë pozitivisht në rritjen e ekonomisë lokale.

Ky investim strategjik pritet të sjellë një ndikim të drejtpërdrejtë në forcimin e rolit të Elbasanit si qendër industriale, duke nxitur zhvillimin e sektorëve të lidhur me industrinë e çelikut, rritjen e të ardhurave për familjet dhe përmirësimin e klimës së biznesit në qytet.

Ndërtimi i impiantit MIDA Steel konsiderohet gjithashtu një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të qëndrueshëm, pasi fokusohet në prodhimin e çelikut me teknologji moderne dhe miqësore me mjedisin, në përputhje me kërkesat e tregut europian.

/k.s/j.p/

 

The post Firmoset kontrata për impiantin MIDA Steel në Elbasan appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qytetarët në protestë, Mersini: Riparohet së shpejti defekti, ka nisur furnizimi me ujë në disa lagje të Vlorës

TIRANË, 29 dhjetor/ATSH/ QytetarĂ«t e VlorĂ«s po protestojnĂ« sĂ«rish sot pĂ«rpara bashkisĂ« sĂ« qytetit, pasi prej 4 ditĂ«sh qyteti nuk furnizohet me ujĂ« pĂ«r shkak tĂ« njĂ« defekti nĂ« linjĂ«n kryesore.

Ata kĂ«rkuan njĂ« takim me kryetaren e bashkisĂ«, Brunilda Mersini pĂ«r zgjidhjen e problemit, ndĂ«rsa deklaruan pĂ«r mediet se “mungesa e ujit po u vĂ«shtirĂ«son jetĂ«n e pĂ«rditshme”.

Kryetarja e bashkisĂ« sĂ« VlorĂ«s, Brunilda Mersini nĂ« njĂ« prononcim pĂ«r mediet tha se ujĂ«sjellĂ«si nuk Ă«shtĂ« nĂ« varĂ«si tĂ« bashkisĂ«, por, sipas saj, â€œĂ«shtĂ« momenti tĂ« menaxhojmĂ« kĂ«tĂ« fatkeqĂ«si”.

“Lajmi i mirĂ« Ă«shtĂ« se sot testimi ka rezultuar pozitiv dhe pjesa e Lungomares po furnizohet me ujĂ« me njĂ« presion minimal. Ka filluar furnizimi edhe nĂ« njĂ« pjesĂ« tĂ« lagjeve, pastaj ngadalĂ« do tĂ« furnizohen edhe lagjet e tjera”, u shpreh Mersini.

Mersini u shpreh se në qytet operojnë prej 3 ditësh mbi 15 bote uji, por i është dhënë prioritet institucioneve.

Kryebashkiakja Mersini, po ashtu, njoftoi se pjesa që duhet për riparimin e defektit në linjën kryesore është gjendur dhe është duke mbërritur në aeroportin e Rinasit.

Sipas saj, protesta organizohet nga opozita dhe nga anĂ«tarĂ«t e KĂ«shillit Bashkiak tĂ« opozitĂ«s, por theksoi Mersini “nuk Ă«shtĂ« momenti qĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« opozitĂ«â€.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve Flauers Shoshi, vuri në dukje se një shkarje e dheut dhe depërtimi i ujit kanë shkaktuar defektin.

“Tubi aktual Ă«shtĂ« plastik dhe aktualisht nuk pĂ«rdoret mĂ«. Tani, pĂ«r kĂ«tĂ« diametĂ«r pĂ«rdoren tuba gize dhe çeliku. Gjithsesi, kjo Ă«shtĂ« ndĂ«rhyrja e tretĂ« riparuese qĂ« bĂ«het. KĂ«tĂ« herĂ« jemi mĂ« tĂ« kujdesshĂ«m dhe nuk po e hapim deri nĂ« fund linjĂ«n, pĂ«r shkak se pamĂ« qĂ« presioni i lartĂ« mund ta dĂ«mtojĂ«â€, u shpreh ai.

Shoshi tha se punonjësit e ujësjellësit dhe inxhinierët janë në krye të detyrës.

Duke shprehur mirĂ«njohjen pĂ«r punonjĂ«sit qĂ« kanĂ« qĂ«ndruar 72 orĂ« nĂ« ujĂ« dhe nĂ« kushte brutale atmosferike pĂ«r t’i sjellĂ« ujĂ« qytetit Shoshi i kĂ«rkoi ndjesĂ« tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«ve qĂ« nuk po marrin furnizim.

“Jemi nĂ« detyrĂ« ditĂ« e natĂ«, deri sa ta kthejmĂ« furnizimin me ujĂ« tĂ« VlorĂ«s nĂ« normalitet”, tha Shoshi.

Defekti në ujësjellës ka ndodhur në tubin kryesor që furnizon depot e qytetit, me diametër 1000 milimetra, duke sjellë edhe mungesën e furnizimit me ujë. Kjo linjë është një investim i vitit 2009-2010.

Qytetarët nisën protestën që prej mbrëmjes së djeshme.

/k.s/j.p/

 

The post Qytetarët në protestë, Mersini: Riparohet së shpejti defekti, ka nisur furnizimi me ujë në disa lagje të Vlorës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gazetari Aristir Lumezi, “Qytetar Nderi” i Elbasanit pas vdekjes

TIRANË, 29 dhjetor/ATSH/ KĂ«shilli Bashkiak i Elbasanit ka nderuar pas vdekjes gazetarin dhe kryeredaktorin Aristir Lumezi me titullin “Qytetar Nderi”.

Mirënjohja iu dorëzua djalit të tij nga kryetari i bashkisë, Gledian Llatja. Ky titull simbolizon trashëgiminë e rëndësishme që Lumezi la pas në fushën e gazetarisë dhe edukimin e brezave të rinj.

Aristir Lumezi, me një karrierë prej dy dekadash dha një kontribut të vyer në median e shkruar dhe atë vizive shqiptare.

Ai shĂ«rbeu si gazetar i politikĂ«s dhe mbajti postin e kryeredaktorit tĂ« gazetĂ«s “Panorama”, duke udhĂ«hequr me profesionalizĂ«m dhe etikĂ«.

NĂ« motivacionin e titullit theksohet: “PĂ«r kontributin e çmuar nĂ« gazetarinĂ« shqiptare si gazetar, pedagog dhe kryeredaktor, duke formuar breza tĂ« rinj profesionistĂ«sh dhe duke udhĂ«hequr me profesionalizĂ«m dhe etikĂ«, pĂ«r avancimin e gazetarisĂ« dhe informimin e saktĂ« tĂ« publikut”.

Kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja, u shpreh se figura të tilla janë shembull frymëzimi për brezat e rinj dhe përkushtim ndaj profesionit dhe komunitetit.

1 nga 3

/k.s/j.p/

The post Gazetari Aristir Lumezi, “Qytetar Nderi” i Elbasanit pas vdekjes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fluturime akrobatike dhe çaste magjike nĂ« shfaqjen “Piter Pan” tĂ« Cirkut KombĂ«tar

TIRANË, 28 dhjetor/ATSH/ “Piter Pan” titullohet premiera e re e Cirkut KombĂ«tar, qĂ« po shfaqet nĂ« skenĂ«n e ArTurbina nĂ« kryeqytet, njĂ« udhĂ«tim magjik mes fantazisĂ«, guximit dhe Ă«ndrrave qĂ« nuk shuhen kurrĂ«.

Kjo shfaqje bazohet në fabulën e Piter Panit dhe sjell plot surpriza për fëmijët e vegjël, që nga skenografia e kostumografia, deri te numrat e lartësive.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga kjo shfaqje, me fluturime akrobatike, numra sfidues dhe çaste magjike.

Shfaqja me drejtuese artistike, regji, libret dhe koreografi nga Olta Ahmetaj, u realizua me 
pjesëmarrjen speciale të Trupës Profesioniste të Cirkut Kombëtar: Silvana Dumi, Fitnete Duro, Brunilda Demollari, Xhejms Kodra, Alketa Haxhiu, Eris Hoxha dhe Mario Elezi.

Ideja, grafikat dhe realizimi janĂ« nga Andi Kotri, muzika nga Sajmir Çili dhe Alfons Zgjana, kostumografia nĂ« shfaqje Ă«shtĂ« pĂ«rgatitur nga Burbuqe Çoçka, skenografia nga Lirim Lila dhe efektet speciale nga Ilir Karaj.

“Piter Pan dhe aventurat nĂ« ishullin e Kurrkundit” vjen si njĂ« shfaqje e ndĂ«rtuar me pĂ«rkushtim artistik, kushtuar fĂ«mijĂ«ve, prindĂ«rve dhe gjithĂ« familjes. NjĂ« rrĂ«fim skenik, qĂ« ndĂ«rthur teatrin, muzikĂ«n, koreografinĂ« dhe elementĂ«t e artit tĂ« cirkut, duke krijuar njĂ« pĂ«rvojĂ« kulturore tĂ« plotĂ«, edukative dhe frymĂ«zuese pĂ«r publikun e tĂ« gjitha moshave.

“Piter Pan” u shfaq premierĂ« mĂ« 26 dhjetor, ndĂ«rkohĂ« qĂ« do tĂ« vijojĂ« deri mĂ« 30 dhjetor nĂ« ArtTurbina.

/k.s/r.e/

The post Fluturime akrobatike dhe çaste magjike nĂ« shfaqjen “Piter Pan” tĂ« Cirkut KombĂ«tar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mjekët e Spitalit të Traumës apel qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë festave

TIRANË, 28 dhjetor/ATSH/ MjekĂ«t e Spitalit Universitar tĂ« TraumĂ«s gjatĂ« kĂ«tyre ditĂ«ve festive apelojnĂ« pĂ«r kujdes tĂ« shtuar.

Në një video të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale mjekët e këtij spitali u bëjnë apel qytetarëve të respektojnë rregullat e qarkullimit, të bëjnë kujdes në konsumimin e pijeve alkoolike dhe të tregojnë kujdes në përdorimin e mjeteve piroteknike.

Dr. Ervin Sulaj, shef i shĂ«rbimit tĂ« Anestezi-Reanimacionit pranĂ« kĂ«tij spitali, tha se â€œĂ«shtĂ« rritur cilĂ«sia e shĂ«rbimit nĂ« Spitalin Universitar tĂ« TraumĂ«s me investimet qĂ« janĂ« bĂ«rĂ« sĂ« fundmi qoftĂ« nĂ« reanimacion, qoftĂ« nĂ« ambientet e sallave, aparaturat e reja qĂ« kanĂ« ardhur. Jemi nĂ« gatishmĂ«ri, tĂ« pĂ«rballojmĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« cilĂ«sore tĂ« gjitha urgjencat qĂ« paraqiten kĂ«tu”.

Sulaj u bën apel qytetarëve që në këtë periudhë festash të jenë më të kujdesshëm gjatë lëvizjes me automjete.

Dr. Agustin Suma, shef shĂ«rbimi i UrgjencĂ«s, u shpreh se “ne trajtojmĂ« çdo ditĂ« trauma, politrauma dhe dĂ«mtime nga mĂ« tĂ« ndryshmet, kjo nuk na dekurajon por na motivon qĂ« 24 orĂ« tĂ« jemi nĂ« shĂ«rbim tĂ« tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«ve qĂ« paraqiten pranĂ« nesh”.

NdĂ«rsa mjekja okuliste Leodita Gjana theksoi se “nĂ« kuadrin e festave tĂ« fundvitit meqenĂ«se me pĂ«rdorimin e shtuar tĂ« alkoolit, tĂ« fishekzjarreve, tĂ« kapsollave rastet me trauma perforative okulare shtohen, doja tĂ« tĂ«rhiqja vĂ«mendjen pĂ«r njĂ« kufizim dhe pĂ«rkujdesje ndaj kĂ«tyre efekteve”.

Dr. Admir Mustafa, mjek imazherist, tha se “patologjia e UrgjencĂ«s nĂ« spitalin e TraumĂ«s Ă«shtĂ« njĂ« nga sektorĂ«t kryesorĂ« qĂ« kĂ«rkon njĂ« shpejtĂ«si diagnostikuese me pĂ«rdorimin e grafive, ekove dhe skanerit. Ne kemi aparatura tĂ« njĂ« gjenerate tĂ« re qĂ« na mundĂ«son kryerjen e kĂ«tyre ekzaminimeve duke respektuar mbi tĂ« gjitha protokollet dhe standardet bashkĂ«kohore”.

Spitalet dhe Urgjenca Mjekësore do të jenë në gatishmëri 24 orë në ditët festive. Urdhri, i firmosur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala përcakton sigurimin e gatishmërisë të shërbimeve shëndetësore gjatë sezonit të festave, me qëllim garantimin e kujdesit shëndetësor dhe sigurisë për qytetarët, pa asnjë ndërprerje, veçanërisht në datat 31 dhjetor 2025 dhe 1-2 janar 2026.

/k.s/r.e/

The post Mjekët e Spitalit të Traumës apel qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë festave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama në podkast me boksierin Jurgen Uldedaj, që ka ngritur flamurin shqiptar në arenën ndërkombëtare

TIRANË, 28 dhjetor/ATSH/ NĂ« podkastin “Flasim – Yje tĂ« vitit”, Episodi 12, Sezoni 5, kryeministri Edi Rama kishte tĂ« ftuar boksierin Jurgen Uldedaj.

Megjithëse që prej vitit 2017 stërvitet midis Gjermanisë dhe Anglisë, Jurgen Uldedaj ndeshet me siglën e flamurit kuqezi, duke përfaqësuar Shqipërinë në çdo ndeshje ndërkombëtare. Ai ka bërë që flamuri shqiptar të ngrihet me krenari në shumë arena evropiane dhe botërore, duke e kthyer çdo fitore në një moment emocionues për sportin kombëtar.

Uldedaj u shpall në tetor të këtij viti kampion bote në versionin IBO Cruiserweight (International Boxing Organization) për peshën e rëndë.

Në nisje të podkastit Uldedaj i dorëzoi kryeministrit Rama një dhuratë simbolike nga federata e boksit IBO, një nga pesë federatat e boksit profesionist botëror.

Uldedaj tregoi për nisjen e karrierës së tij dhe nisjen drejt Gjermanisë.

“Jetoj nĂ« Gjermani prej 11 vitesh, atje e zhvilloj pĂ«rgatitjen fizike, nĂ« pjesĂ«n malore tĂ« Mynihut. Atje kam trajnerin kryesor tĂ« pĂ«rgatitjes fizike, ndĂ«rsa nĂ« Angli kam trajnerin e boksit, qĂ« bĂ«j stĂ«rvitje teknike”, tha ai.

Kryeministri Rama e pyeti Uldedajn se si filloi kjo ngjitje, nga momenti kur la Lezhën dhe si e zgjodhi rrugën për të vazhduar.

“ÇuditĂ«risht sportistĂ«t vijnĂ« nga paraardhĂ«s sportistĂ«, unĂ« asnjĂ« pjesĂ«tar tĂ« familjes nuk e kam pasur sportist. Para pak kohĂ«sh u shpalla edhe “Qytetar Nderi” i LezhĂ«s. E kam filluar nĂ« LezhĂ«, kam qenĂ« pak i shĂ«ndoshĂ« dhe u futa pĂ«r t’u dobĂ«suar pak, ishte mosha qĂ« fillon merr peshĂ«. Aty fillova, ishin trajnerĂ«t qĂ« spikatĂ«n talentin. Hyra direkt nĂ« boks, pasi isha luftarak, tek sporti i boksit gjeta edhe veten”, theksoi Uldedaj.

Ky sport, shtoi ai, është komplet e kundërta, të disiplinon të jep një kulturë që nuk ta jep çdo lloj sporti.

“NĂ« LezhĂ« ishte vetĂ«m hapi i parĂ« shkak u bĂ«ra edhe unĂ« tĂ« iknim nĂ« TiranĂ« edhe pĂ«r shkollĂ« edhe pĂ«r stĂ«rvitje mĂ« profesionale. NĂ« ShqipĂ«ri ndenja 6-7 vite, kam ikur 17 vjeç nĂ« Gjermani, derisa ndenja nĂ« ShqipĂ«ri u bĂ«ra pjesĂ« e ekipit kombĂ«tar mora medalje bronzi nĂ« kampionat evropian dhe botĂ«ror dhe e mbylla me medalje ari”, tha Uldedaj.

MĂ« tej, Uldedaj tregon se “nĂ« Gjermani nĂ«nshkrova kontratĂ« me njĂ« nga klubet mĂ« prestigjioze, zhvillova njĂ« karrierĂ« prej 15 ndeshjesh. NĂ« 2018 kam bĂ«rĂ« ndeshje nĂ« ShqipĂ«ri me gjermanĂ«t dhe ka qenĂ« aktiviteti i parĂ« i boksit profesionist nĂ« ShqipĂ«ri dhe nga atĂ«herĂ« nuk kam marrĂ« mĂ« pjesĂ« nĂ« ShqipĂ«ri. MĂ« mungon dhe shumĂ« shpejt do tĂ« bĂ«jmĂ« diçka tĂ« madhe kĂ«tu”.

I pyetur nga Kryeministri nĂ«se Ă«shtĂ« dĂ«mtuar gjatĂ« ndeshjeve, Uldedaj tha se “ka qenĂ« njĂ« periudhĂ« dĂ«mtim pas dĂ«mtimi. NjĂ« sportist duhet tĂ« jetĂ« shumĂ« i fortĂ« psikologjikisht, aq sa edhe fizikisht, nĂ« sportet individuale, sepse unĂ« kam thyer dorĂ«n, bĂ«rrylin, jam bĂ«rĂ« 4 herĂ« operacion. KĂ«to janĂ« disa pjesĂ« qĂ« vetĂ«m sportisti dhe rrethi i shokĂ«ve i pĂ«rjetojnĂ«, kur dalim nĂ« ring ose nĂ« fushĂ« shohin ndeshjen, por nuk e dinĂ« se çfarĂ« Ă«shtĂ« hequr pĂ«r tĂ« ardhur deri aty”.

Pyetjes sĂ« Kryeministrit nĂ«se ka parĂ« ndonjĂ« talent shqiptar qĂ« mund tĂ« jetĂ« i niveleve tĂ« larta, Uldedaj iu pĂ«rgjigj se “nuk i kam ndjekur aq nga afĂ«r, por ShqipĂ«ria gjithmonĂ« ka nxjerrĂ« talente, dĂ«shira ime Ă«shtĂ« qĂ« kur tĂ« pĂ«rfundoj t’iu vij nĂ« ndihmĂ« talenteve tĂ« vegjĂ«l”.

/k.s/r.e/

The post Rama në podkast me boksierin Jurgen Uldedaj, që ka ngritur flamurin shqiptar në arenën ndërkombëtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌