Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Trump kërcënon të përdorë ushtrinë për të shuar protestat në Minnesota

Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi se mund të aktivizojë Aktin e Kryengritjes për të dërguar ushtrinë në Minnesota, pas protestave të dhunshme në Minneapolis kundër rritjes së pranisë së agjentëve të emigracionit (ICE). Tensionet u përshkallëzuan pas vrasjes së qytetares amerikane Renee Good nga një agjent i ICE-së dhe plagosjes së një shtetasi venezuelian gjatë një ndalimi nga oficerët federalë. Trump akuzoi autoritetet lokale për moszbatim të ligjit dhe paralajmëroi ndërhyrje ushtarake nëse protestat vazhdojnë.

Administrata federale ka dërguar rreth 3 mijë oficerë të armatosur në zonë, çka ka nxitur reagime të forta nga banorët dhe drejtuesit lokalë. Kryetari i Bashkisë së Minneapolisit, Jacob Frey, e quajti praninë e ICE-së “pushtim” dhe sjelljen e agjentëve “të neveritshme dhe të patolerueshme”. Ndërkohë, DHS pretendon se të shtënat e fundit ndodhën në vetëmbrojtje, por versioni zyrtar nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur.

Kërcënimi i Trump-it ka hapur përplasje ligjore me shtetin e Minnesota-s, i cili ka paditur administratën federale për shkelje të të drejtave civile. Ndërkohë, opinioni brenda elektoratit republikan mbetet i ndarë mbi ashpërsinë e zbatimit të ligjit të emigracionit, ndërsa një gjykatë federale pritet të vendosë në ditët në vijim mbi kërkesën për ndalimin e përkohshëm të operacioneve të ICE-së.

Ish-presidenti i Koresë së Jugut dënohet me pesë vjet burg për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Ish-presidenti i Koresë së Jugut është dënuar me pesë vjet burg për shkak të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.

Yoon Suk Yeol është shpallur fajtor për keqpërdorim të detyrës, pengim të drejtësisë dhe falsifikim të dokumenteve lidhur me përpjekjen e tij të dështuar për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme në vitin 2024.

Prokurorët kishin kërkuar një dënim prej 10 vjetësh, por gjykata vendosi të dënojë Yoon me 5 vjet burgim.

Kjo është e para nga katër gjyqet lidhur me dekretin e tij për ligj ushtarak, që shkaktoi trazira politike dhe protesta, dhe parlamenti e anuloi vendimin menjëherë.

Akuza më serioze për të, për kryengritje, për të cilën prokurorët po kërkojnë dënimin me vdekje, pritet të vendoset në muajin shkurt.

Ndryshe, gjatë përpjekjes për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme, ai përdorimi trupat e tij të sigurisë për të penguar arrestimin dhe për shkatërrimin e dokumenteve.

Aksident i rëndë në Durrës/ Automjeti bie nga mbikalimi, humb jetën e reja

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Durrës. Rreth orës 22:15 te ura e Dajlanit, automjeti i drejtuar nga 26-vjeçari, banues në Fier, ka rënë nga mbikalimi.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë pasagjerja, shtetasja V. G., 18 vjeçe, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi A. Xh., si dhe dy këmbësorë, shtetasit T. T., 33 vjeç, dhe A. M., 35 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit./abcnews.al

Fituesja e Nobelit për Paqe i dorëzon medaljen Trump/ A e pranoi Presidenti?!

Udhëheqësja e opozitës së Venezuelës, Maria Corina Machado, u tha gazetarëve jashtë Kapitolit të SHBA-së se ia dorëzoi Donald Trumpit medaljen e saj të Çmimit Nobel për Paqen.

Kishte pasur spekulime nëse ajo do t’ia jepte çmimin presidentit të SHBA-së gjatë takimit të tyre në Shtëpinë e Bardhë.

Por ajo tha se kjo u bë në “njohje të angazhimit të tij unik ndaj lirisë”, shkruan skynews.

Nuk është e qartë nëse Trump e ka pranuar medaljen.

Si kujtesë, Machado fitoi Çmimin Nobel për Paqen për vitin 2025 – një nder që vetë Trump e dëshironte qartë – për përpjekjet e saj në fushatën kundër regjimit shtypës të Nicolas Maduros në Venezuelë.

SHBA arrestoi Maduron për ta nxjerrë në gjyq për vepra penale të lidhura me drogën, në një bastisje të guximshme, në fillim të këtij muaji.

PS mbledh sot grupin parlamentar, çfarë do të diskutohet

Partia Socialiste mbledh këtë të premte, 16 janar, Grupin Parlamentar. Takimi nis në orën 10:00 të mëngjesit me fjalën e kryeministrit Edi Rama.

Sipas agjendës është parashikuar që të mbajë nga një fjalë edhe kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi dhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Nga ana tjetër, deputetët e PS do të dëgjojnë edhe raportet e veprimtarive të Komisioneve Parlamentare. Është parashikuar që secili relator të ketë dhjetë minuta kohë për raportin ndërsa folësit do të kenë jo më shumë se dy minuta për të diskutuar.

Është parashikuar që mbledhja të zgjasë deri rreth orës 13:30. Më pas i është lënë radha konkluzioneve që do të mbyllet në fund me fjalën e kryeministrit Edi Rama.

Parashikimi i motit, 16 janar 2026

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura në pjesën më të madhe të territorit, pas orëve të mesditës mot me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Në veriperëndim – perëndim, pjesërisht në qendër dhe në ekstremin jugor në orët e mëngjesit deri në orët e mesditës reshje shiu tëherëpashershme me intensitet të ulët të karakterit lokal. Mjegull /mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes.

Era do të fryjë me drejtim verilindje– juglindje, me shpejtësi mesatare 5 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 9 m/s.. Deti – Valëzimi forcës 1-2 ballë.

Horoskopi 16 janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi-Keqkuptimet do t’ju prishin ditën sot dhe tensionet nuk do të mungojnë, njëlloj si ditët e kaluara. Do të ndjeni nevojën që të përqendroheni më shumë në rikuperimin e gjendjes psikologjike dhe fizike gjatë kësaj dite. Situata financiare po i kthehet gradualisht normalitetit.

Demi-Planet mund të ndryshojnë për shkak të zhvillimeve të papritura. Ndikimi i favorshëm i Hënës, Mërkurit dhe Saturnit në shenjën tuaj, do të thotë më shumë vëmendje lidhur me çështjet profesionale dhe paratë. Ndoshta një ndryshim i nisur, do të mund të përfundojë.

Binjakët-Jeni zgjuar shumë të lumtur sot dhe kjo do e bëjë të kënaqshme ditën tuaj. Në familje paraqiten disa situata të sikletshme që me ndikimin e kundërt të Venusit, rrezikoni që të humbni kohë, si dhe do t’ju duhet që të rishihni disa marrëveshje. Ndiqni rrjedhën dhe mos ecni kundër rrymës, pa qenë të bindur për veprimet tuaja.

Gaforrja-Do të jeni të detyruar të punoni vazhdimisht. Nuk duhet të mërziteni, nëse ndonjë nga këto ditë bëni më shumë për veten se për të tjerët. Ka ardhur momenti që të vlerësoni veten tuaj. Është mirë që të gjeni një marrëveshje lidhur me ndjenjat tuaja.

Luani-Sot do të përshkoheni nga dëshira e madhe për të dalë nga një sërë vështirësish. Mund të ndodhin vonesa apo keni mungesë vendosmërie, por asgjë më shumë. Kjo ditë favorizon fushën e ndjenjave, ku do të rigjeni emocionet e humbura ditët e fundit.

Virgjëresha-Rrezikoheni të përfshiheni në konflikte familjare për shkak të mendimeve ndryshe. Të lindurit e kësaj shenje janë të ndarë në dy grupe, ata që kanë një dashuri dhe nuk arrijnë që ta jetojnë siç duhet dhe ata që nuk kanë një ndjenjë të konsoliduar. Ballafaqimi me problemet sot mund të jetë me rrezik.

Peshorja-Mos e humbni durimin, pasi në fund do të dalë e vërteta. Nëse keni pësuar një zhgënjim në dashuri, ky është momenti për të reflektuar dhe për të lënë pas gjithçka. Kjo ditë do të jetë mjaft e rëndësishme, për të kuptuar drejtimin se nga ju çon zemra.

Akrepi-Do të ishte mirë që të mos gjykoni, pasi do të jeni të përhumbur dhe rrezikoni që të gaboni rëndë. Nuk do të jeni në formë perfekte, madje do të shfaqni nervozizëm. Personat që ju rrethojnë, mund të mendojnë se nuk jeni mirë. Jeni në një fazë rebelimi, ndaj bëni kujdes.

Shigjetari-Kjo është dita e duhur për të nisur një fazë të re në jetën tuaj, sidomos lidhur me anën profesionale. Hëna do t’i shqetësojë jo pak të lindurit e kësaj shenje, për shkak të ndikimit të kundërt të saj. Megjithatë duhet të rrini të qetë, pasi është situatë kalimtare. Ky muaj parashikon mundësi të mëdha sa u takon ndjenjave.

Bricjapi-Keni humbur humorin e zakonshëm dhe kërkoni të mbështeteni diku. Prisni rikuperim të shpejtë sa u takon çështjeve personale dhe atyre profesionale. Mos e shfryni mërzinë tuaj tek njerëzit më të dashur. Për emocionet, parashikohen mundësi të mëdha për të ardhmen.

Ujori-Kjo ditë është nën ritmet e duhura për të lindurit e kësaj shenje. Mundohuni që ta merrni çdo situatë me qetësi! E keni më të vështirë që të menaxhoni anën emocionale tuajën, ndaj mundohuni të mbani situatën nën kontroll.

Peshqit-Ka ardhur momenti të merrni në dorë jetën tuaj dhe të ndryshoni gjërat që nuk shkojnë. Dashuria për të lindurit e kësaj shenje pritet të jepet pa limit! Por kur ekzagjerohet, mund të kthehet kundër. Kjo ditë parashikon jo pak shqetësime sa i takon dashurisë dhe ndjenjave.

Familjet britanike çojnë TikTok në gjykatë për vdekjen e fëmijëve nga sfidat e rrezikshme

Pesë familje në Britani pretendojnë se fëmijët e tyre vdiqën ndërsa përpiqeshin të kryenin “sfidën e errësirës”, një sipërmarrje e rrezikshme që ekziston prej dekadash dhe është ndaluar nga platformat kryesore të mediave sociale, përfshirë TikTok.

Prindërit kanë ngritur një padi në Shtetet e Bashkuara për vdekjet, duke fajësuar platformën për vdekjet, në një përpjekje për të përcaktuar saktësisht se çfarë ndodhi në orët e fundit të fëmijëve të tyre.

Sipas Sky News , rasti ka të bëjë me pesë të mitur, të moshës midis 12 dhe 14 vjeç, të cilët u gjetën pa ndjenja në incidente të ndara gjatë një periudhe prej disa muajsh. Familjet besojnë se fëmijët e tyre u përpoqën të imitonin “sfidën” specifike, e cila bazohet në ndalimin e përkohshëm të frymëmarrjes , me rrezikun e dëmtimit serioz të trurit ose vdekjes.

Vajza 13-vjeçare e Liam Walsh, Maya, u gjet pa ndjenja tre vjet më parë. Disa muaj më parë, më 9 dhjetor 2021, 12-vjeçari Noah Gordon kishte vdekur, pasi ishte gjetur nga vëllai i tij në dhomën e tij të gjumit. Pavarësisht përpjekjeve për ringjallje nga nëna e tij, Louise Gordon, dhe motra e tij, fëmija nuk u kthye.

Nëna e Noah tha se, duke kontrolluar telefonin e tij, ai po kërkonte mesazhe nga shkolla ose shenja ngacmimi, pa menduar më parë të shqyrtonte përmbajtjen që kishte parë në mediat sociale.

Pasuan tre incidente të tjera të ngjashme. 14-vjeçari Jules u gjet pa ndjenja nga nëna e tij, Ellen Room, rreth një orë pasi u kishte thënë lamtumirë miqve të tij që dolën nga shtëpia duke qeshur. 12-vjeçari Archie do të shkonte në kinema me nënën e tij, Holly Dance, por në vend të kësaj ajo telefonoi 999 , në një telefonatë që zgjati katër minuta e 23 sekonda. Archie mbeti në aparatura për katër muaj para se të vdiste.

Fëmija i pestë, Isaac 13-vjeçar, u gjet pa ndjenja nga nëna e tij, Lisa Kennevan, e cila gjithashtu u përpoq ta ringjallte. Kur policia sekuestroi pajisjet e tij elektronike, ata gjetën video që dukeshin se ishin regjistruar në TikTok, por që nuk ishin postuar, në të cilat Isaac tregon qafën dhe qesh.

Prindërit besojnë se fëmijët e tyre u ekspozuan ndaj ” sfidës së ndërprerjes së energjisë ” përmes TikTok, megjithëse thonë se nuk kanë prova. Kompania ka thënë se të dhënat në lidhje me përmbajtjen që shikonin fëmijët mund të jenë fshirë, si pjesë e rregullave të privatësisë.

TikTok ka pohuar vazhdimisht se sfida nuk ka qenë kurrë një trend në platformën e saj dhe se është ndaluar që nga viti 2020. Në të njëjtën kohë, ajo thekson se heq 99% të përmbajtjes që shkel rregullat e saj para se të raportohet.

Seanca e parë dëgjimore e çështjes është planifikuar për të premten. Atje, TikTok pritet të kërkojë rrëzimin e padisë, duke argumentuar se çështja është ngritur në juridiksionin e gabuar, pasi incidentet ndodhën në Mbretërinë e Bashkuar.

Familjet thonë se përpjekja e tyre për të zbuluar saktësisht se çfarë ka ndodhur ka “ngrirë” procesin e zisë. Siç thonë ata, pasiguria rreth rrethanave të vdekjes së fëmijëve të tyre e bën të pamundur shkarkimin mendërisht dhe pranimin e humbjes.

Në një deklaratë për Sky News, TikTok shprehu ngushëllimet e saj për familjet, duke përsëritur se ndalon rreptësisht çdo përmbajtje që promovon ose inkurajon sjellje të rrezikshme dhe se ka sisteme zbulimi dhe ekipe speciale për ta hequr atë menjëherë.

Procesi ligjor pritet të përcaktojë nëse dhe në çfarë mase platforma është përgjegjëse për ekspozimin e të miturve ndaj sfidave të rrezikshme në internet.

The post Familjet britanike çojnë TikTok në gjykatë për vdekjen e fëmijëve nga sfidat e rrezikshme appeared first on iconstyle.al.

Horoskopi për ditën e sotme, 16 janar 2026

Dashi
Lajme të mira do t’ju vijnë sot. Mbani sytë hapur mbi periodikët në fushën tuaj të interesit. Një artikull ose letër drejtuar redaktorit do t’ju ngjallë një ide që mund t’ju çojë në një nxitje të jashtëzakonshme në botën e karrierës. Jini të hapur ndaj të gjitha mundësive.
Demi
Je në një pozicion tani që po të bën nervoz. Je si një zhytës në një platformë të lartë që shikon përtej buzës. Të kërcesh nga uji me siguri do të jetë e frikshme, por thellë-thellë, e di që pasi të hidhesh në ujë, do të jesh mirë.
Binjakët
Qetësia e djeshme është pas teje. Sot është një ditë krejt e re. Qasju asaj me një qëndrim krejt të ri. Ke shumë për të pritur dhe ke potencialin për të arritur shumë gjëra. Asgjë nuk është përtej aftësive të tua.
Gaforrja
Temperatura e ditës po rritet, së bashku me temperamentin e të tjerëve në punë. Dikush që ishte i sjellshëm dje mund të bëhet armiqësor sot. Veproni lehtë dhe përpiquni të mos i dekurajoni të tjerët ndërsa kryeni rutinën tuaj të përditshme.
Luani
Të tjerë janë të etur të ecin përpara. Njerëzit po të japin frymë thellë ndërsa presin që ti të bësh hapin tjetër. Ky presion nga të tjerët mund të ketë një efekt shumë negativ në punën tënde. Përshpejto ritmin, por mos u bëj i pakujdesshëm.
Virgjëresha
Do të zbulosh se e vetmja mënyrë për të zgjidhur një situatë të caktuar është përmes përballjes së drejtpërdrejtë. Kjo sigurisht nuk është specialiteti yt dhe do të preferoje shumë më tepër të ikje dhe të fshiheshe, por mbaje mend se fshehja nuk do ta zgjidhë problemin në përgjithësi.
Peshorja
Lëreni anën tuaj agresive të dalë në pah sot. Dikush në vendin e punës mund t’ju zemërojë dhe mund të tundoheni t’i ngulisni këto ndjenja brenda jush. Mos e bëni. Lërini të dalin. Kundërsuluni. Ju keni një pikëpamje që duhet dëgjuar dhe respektuar.
Akrepi
Dikush do të përpiqet t’ju përdorë si një kukull. Kini kujdes nga njerëzit e tjerë që përfitojnë nga talentet tuaja dhe ju kërkojnë të bëni gjëra që nuk janë në përshkrimin e punës suaj. Natyra juaj e përshtatshme mund të jetë e shpejtë për të thënë po, kur në të vërtetë duhet të thoni jo.
Shigjetari
Një bisedë që do të zhvilloni sot ka të ngjarë të ketë një efekt shumë të thellë tek ju. Një transformim i madh mund të ndodhë si rezultat i një dialogu të thjeshtë me dikë që takoni gjatë regjimit tuaj të përditshëm të punës. Merrini seriozisht këto takime.
Bricjapi
Mund të kesh menduar se e kishe dikë nën kontroll – pikërisht aty ku e doje. Megjithatë, sot do të zbulosh se nuk është kështu. Ky person po kundërsulmon dhe ka çdo të drejtë ta bëjë këtë. Ji i vetëdijshëm për nevojat e tij ose të saj.
Ujori
Bëni një udhëtim të shkurtër sot. Nëse keni ndonjë punë për t’u kujdesur në një qytet aty pranë, kjo është dita për ta përfunduar. Dilni nga rutina juaj e zakonshme dhe përqafojeni një ndryshim në peizazh. Kjo do t’ju bëjë jashtëzakonisht produktivë.
Peshqit
Komunikimi është një mjet shumë efektiv për ju sot. Përballuni me çdo detyrë që ka të bëjë me dhënien e informacionit të rëndësishëm te njerëzit e tjerë. Çfarëdo që dërgoni – qoftë me email, telefon apo postë të rregullt – do të përmbushet me sukses.

The post Horoskopi për ditën e sotme, 16 janar 2026 appeared first on iconstyle.al.

Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/ Avokati: Vendimi përcakton përfundimisht se çfarë duhet përdorur dhe çfarë jo

TIRANË- Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë padisë së një personi, i cili ishte ankuar se SPAK dhe GJKKO, pas sekuestrimit të celularit, i kishin marrë dhe përdorur të gjitha të dhënat personale, që kishin gjetur në aparat.

Kushtetuesja e ka quajtur këtë shkelje të të drejtave të njeriut dhe të privacisë dhe ka urdhëruar përdorimin vetëm të komunikimeve për çështje në hetim, të cilat do të përcaktohen si të tilla paraprakisht me vendim gjykate, duke i vënë kështu një vijë të kuqe kufizuese SPAK-ut dhe GJKKO-së.

Avokati i njohur Arbër Hoxha,i ftuar në “Ora e Fundit”, u shpreh se vendimi i Kushtetuese normoi një rregull dhe standard, me të cilin deri tani është abuzuar ndjeshëm.

Sipas tij, kufizimi i të drejtës për të përdorur të dhënat në celularë apo mjete të tjera është në vazhdën e shtetit të së drejtës dhe në përputhje me normat e Konventës së të drejtave të njeriut.

“Liria e komunikimit dhe fshehtësia e komunikimit garantohen nga Kushtetuta dhe nga Konventa e të Drejtave të Njeriut. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese normon Prokurorinë e Posaçme dhe prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, që të mbajnë parasysh të drejtat e njeriut për fshehtësinë e komunikimeve dhe përdorimi i të dhënave duhet të jetë i lidhur me objektin e hetimit për të cilin është kërkuar nga Prokuroria dhe të miratuar nga Gjykata.

Ky është vendim i rëndësishëm pasi përcakton përfundimisht se çfarë duhet përdorur dhe çfarë jo. Vendimi i Kushtetueses nuk duhet kuptuar si vendim kundër SPAK, por është në vazhdën e shtetit të së drejtës. Deri tani, Prokuroria e ka zbatuar pak ose shumë pak këtë gjë”, tha ai.

Ai  u shpreh se pas këtij vendimi, asnjë peron nuk duhet të dorëzojë telefonin, pa iu komunikuar një vendim gjykata.

“Çdo person, i cili merret në cilësinë e të pandehurit, tani është i detyra e oficerëve të OPGJ, të cilët duhet t’i bëjnë me dije personin që të kenë të pranishëm mbrojtësin. Nuk mund t’i sekuestrohet tani telefoni sipas vendimit të Kushtetuese, pa një vendimmarrje nga ana e gjykatës”, tha ai./abcnews.al

Ministri i Jashtëm danez: Blerja e Groenlandës nga SHBA jashtë çdo diskutimi

Është “jashtë çdo diskutimi” që Shtetet e Bashkuara të blejnë Groenlandën, përsëriti sot ministri i Jashtëm danez për shtypin danez, në përgjigje të komenteve të bëra nga sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.

“Kjo është jashtë diskutimit. Kjo nuk është ajo që duam në Danimarkë, as në Groenlandë dhe është në kundërshtim me të gjitha rregullat ndërkombëtare. Kjo shkel sovranitetin tonë”, tha Lars Lokke Rasmussen për transmetuesin publik DR.

Karoline Leavitt deklaroi gjatë një konference për shtyp se vendosja e trupave evropiane në Groenlandë “nuk kishte ndikim në objektivin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump për të blerë” territorin autonom danez.

Vajza e dyshuar e Freddie Mercury vdes në moshën 48 vjeçare: Cili ishte shkaku i vdekjes së Bibi?

Vajza e supozuar e Freddie Mercury-t ka ndërruar jetë në moshën 48-vjeçare, duke rikthyer në vëmendje një nga historitë më misterioze dhe të diskutuara të jetës private të legjendës së grupit Queen.

E njohur publikisht me emrin Bibi, ajo u bë e njohur për publikun vetëm një vit më parë, pasi autorja Lesley Ann Jones publikoi librin “Love, Freddie”, ku pretendonte se këngëtari kishte një vajzë të lindur fshehurazi në vitin 1976. Ky zbulim tronditi fansat në mbarë botën dhe rihapi debatet mbi jetën personale të Mercury-t, e cila deri atëherë ishte konsideruar si një nga më të ruajturat në historinë e muzikës.

Sipas raportimeve, Bibi ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me kordomën, një formë shumë e rrallë e kancerit të shtyllës kurrizore. Lajmi është konfirmuar nga bashkëshorti i saj, Thomas, i cili bëri me dije se ajo u shua në paqe, duke lënë pas dy djem të vegjël, 9 dhe 7 vjeç. “Tani ajo është me babanë e saj të dashur, Freddie-n, në botën e mendimeve. Hiri i saj u shpërnda mbi Alpe,” u shpreh ai.

Sipas autores Jones, Freddie Mercury kishte një lidhje të ngushtë dhe të thellë emocionale me vajzën e tij, të cilën e quante me përkëdheli “trésor” dhe “bretkosa ime e vogël”. Ajo pretendon se këngëtari e mbrojti me fanatizëm identitetin e saj nga sytë e publikut dhe se qëndroi pranë saj deri në vdekjen e tij në vitin 1991.

Në qendër të këtij rrëfimi janë 17 ditarë personalë, të cilët, sipas Bibit, ia kishte lënë vetë Mercury pak para se të ndërronte jetë. Në këta ditarë thuhet se përshkruhet marrëdhënia e tyre, që nga momenti kur ai mësoi për shtatzëninë në vitin 1976, e deri në muajt e fundit të jetës së tij. Jones pohon gjithashtu se disa nga këngët e Queen, si “Bijou” dhe “Don’t Try So Hard”, janë frymëzuar pikërisht nga kjo lidhje atërore.

Megjithatë, pretendimet e Bibit janë kundërshtuar nga persona të afërt me Mercury-n, përfshirë ish-të fejuarën e tij, Mary Austin, e cila ka deklaruar se nuk ka pasur kurrë dijeni për ekzistencën e një vajze dhe se do të ishte “e shokuar” nëse kjo do të rezultonte e vërtetë.

Pavarësisht polemikave, autorja Lesley Ann Jones ka mbrojtur gjithmonë qëndrimin se Bibi nuk kërkonte as famë dhe as përfitime financiare, por vetëm të tregonte të vërtetën e saj dhe të vendoste në vend një pjesë të historisë së fshehur të Freddie Mercury-t.

Vdekja e saj lë pas jo vetëm dy fëmijë të mitur, por edhe një kapitull të hapur dhe ende të paqartë në biografinë e një prej ikonave më të mëdha të muzikës rock, duke e bërë edhe më enigmatike botën private të artistit legjendar.

The post Vajza e dyshuar e Freddie Mercury vdes në moshën 48 vjeçare: Cili ishte shkaku i vdekjes së Bibi? appeared first on iconstyle.al.

“Dil me Rihannën!”/ Këshilla e nënës që i ndryshoi jetën ASAP Rocky-t

Mund të mos ketë qenë dashuri me shikim të parë për ASAP Rocky-n dhe Rihannën, por nëna e reperit ishte e bindur që në moshë të vogël se të dy ishin të destinuar të ishin çift. Siç tha ai, edhe pse ishin miq, nenaa e inkurajoi të birin t’i afrohej yllit në mënyrë romantike.

Artisti i nominuar për çmimin Grammy, i cili është në një lidhje me këngëtaren e famshme që nga viti 2019 dhe ka tre fëmijë me të, kujtoi fillimin e lidhjes së tyre në një intervistë me podkastin e New York Times.

“Nëna ime thoshte gjëra të tilla si: ‘E di që të pëlqen kjo vajzë me të cilën je tani, por dua që të jesh me RiRi-n'”, tha ASAP Rocky, 37 vjeç. “Dhe unë i thashë: ‘Mami, pse vazhdon ta thuash këtë? Ajo as nuk më shikon ashtu. Relaksohu, mami. Ajo është thjesht shoqja ime'”, shtoi ai.

ASAP Rocky dhe Rihanna e treguan për herë të parë kiminë e tyre në fillim të viteve 2010, kur ASAP Rocky u shfaq në remiksin e këngës së Rihannës “Cockiness (Love It)” në vitin 2012. Të dy më vonë e performuan këngën sensuale së bashku në MTV Video Music Awards.

Vitin pasardhës, Rihanna u shfaq në videoklipin muzikor të A$AP Rocky për këngën “Fashion Killa”, ndërsa këngëtarja fituese e çmimit Grammy e zgjodhi atë edhe si artistin hapës në turneun e saj botëror Diamonds.

Pavarësisht miqësisë së tyre të ngushtë, A$AP Rocky zbuloi në Popcast se ishte nëna e tij, Reena “Renee” Black, ajo që e inkurajoi të ndiqte një lidhje romantike me Rihannën. “Nënat e dinë më mirë ,” bëri shaka ai, duke shtuar se nëna e tij e përshkroi Rihannën si “të vërtetë”.

“Ajo ka qenë gjithmonë e dashura ime, e kupton çfarë po them?” tha A$AP Rocky. “Jam mirënjohës që ajo erdhi në jetën time në atë kohë, sepse nuk mendoj se isha gati për këtë më parë. As unë nuk mendoj se ishte.”

Të dy artistët filluan të dilnin bashkë në fund të vitit 2019, pas lidhjes së këngëtares nga Barbadosi me biznesmenin saudit Hassan Jamil. Së bashku ata kanë tre fëmijë: RZA Athleston, tre vjeç, Riot Rose, dy vjeç dhe vajzën katërmuajshe Rocky.

“Ishte sikur ishim në të njëjtën gjatësi vale. Lindëm në të njëjtin vit. Babai im është nga vendi i saj. Kur kthehem atje, shoh të dyja anët e familjes sime. Ka kaq shumë ngjashmëri sa është pothuajse qesharake. Qeshim shumë për këtë,” ndau ASAP Rocky.

The post “Dil me Rihannën!”/ Këshilla e nënës që i ndryshoi jetën ASAP Rocky-t appeared first on iconstyle.al.

Alarm i kuq për stuhinë “Goretti”, po i afrohet Britanisë së Madhe

Një paralajmërim i rrallë i nivelit të kuq për erëra të rrezikshme dhe të stuhishme është lëshuar nga Met Office për jugperëndimin e Anglisë, ndërsa stuhia ”Goretti” pritet të sjellë shpejtësi ere deri në 160 km/h.

Paralajmërimi prek veçanërisht Cornwallin dhe Ishujt Scilly.

Sipas parashikimeve, pjesë të këtyre zonave do të goditen nga erëra të fuqishme që zgjasin dy deri në tre orë, ndërsa në zona të ekspozuara priten erëra maksimale prej 130–160 km/h ose edhe më shumë.

Autoritetet paralajmërojnë për dëmtime të ndërtesave, dallgë shumë të mëdha, mbetje që fluturojnë në ajër duke rrezikuar jetën, ndërprerje të energjisë elektrike dhe anulime të transportit publik.

Një paralajmërim i kuq nënkupton se pritet mot jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe se qytetarët duhet të ndërmarrin masa për të mbrojtur veten.

Met Office thekson se ekziston rrezik serioz për jetën, me ndërprerje të mëdha në udhëtime, furnizim me energji dhe dëme të gjera në prona dhe infrastrukturë, duke këshilluar shmangien e udhëtimeve.

Stuhia, e emërtuar nga shërbimi meteorologjik francez Meteo France, është përshkruar si një ngjarje me shumë rreziqe.

Përveç erërave ekstreme, parashikohet edhe reshje intensive bore, me deri në 30 centimetra në disa pjesë të Britanisë së Madhe.

Trump kërcënon të aktivizojë “Aktin e Kryengritjes”

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi se mund të përdorë një ligj shekullor për të vendosur trupa amerikane në Minesota, ndërsa zyrtarët shtetërorë dhe federalë përplasen mbi taktikat e përdorura nga agjentët e imigracionit.

“Nëse politikanët e korruptuar të Minesotës nuk i binden ligjit dhe nuk i ndalojnë kryengritësit profesionistë të sulmojnë Patriotët e ICE-së, të cilët po përpiqen vetëm të bëjnë punën e tyre, unë do të vendos Aktin e Kryengritjes të cilin shumë presidentë e kanë bërë para meje, dhe do t’i jap shpejt fund absurditetit që po ndodh në atë shtet dikur të madh”, tha Trump.

“Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje”, shtoi ai.

Akti i Kryengritjes – i miratuar për herë të parë në vitin 1792 dhe i ndryshuar në vitin 1871 – lejon vendosjen e trupave brenda SHBA-së në situata të caktuara.

Ligji funksionon në përputhje me Aktin Posse Comitatus, të miratuar në vitin 1878, i cili në përgjithësi ndalon përdorimin e ushtrisë brenda SHBA-së.

Trump më parë kërcënoi të aktivizonte Aktin e Kryengritjes dhe të dërgonte trupa amerikane në përgjigje të protestave kundër ICE në Portland vjeshtën e kaluar.

Herën e fundit që një president e përdori ligjin ishte në vitin 1992, kur guvernatori i Kalifornisë i kërkoi presidentit George HW Bush ndihmë në menaxhimin e trazirave në Los Angeles.

Reçaku sot, dhimbja që bashkoi shqiptarët

Me qindra qytetarë nga gjitha trevat shqiptare edhe sot bën homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak. Në 27 vjetorin e masakrës, ku u vranë mizorisht gra e burra të këtij fshati, qytetarët kanë kujtuar 15 janarin e vitit 1999.

Habib Veseli nga Reçaku, tregon se si i kishte parë të gjitha kufomat në xhaminë e fshatit, pas vrasjes dhe masakrimit të tyre.

Hajredin Haziri i cili jeton nga Zvicra, thotë se gjitha familjet në Reçak të cilët kanë humbur më të dashurit e tyre duhet të gëzojnë respekt të veçantë nga institucionet.

Edhe Mexhide Luboshtani e cila ka shumë familjarë nga fshati Reçak, kujton ditën e 15 janarit të vitit 1999. Në 27 vjetorin e kësaj masakre, në Kompleksin Memorail në Reçak kanë bërë homazhe krerët e shtetit, krerë të partive politike e diplomatë të huaj.

Edhe këtë vit, në Reçak erdhi ai që i tha botës se aty ishte kryer krim kundër njerëzimit -ish shefi i atëhershmen i Misionit Verifikues të OSBE-së, William Walker.

Më 15 janar të vitit 1999 forcat serbe vranë mizorisht 45 civilë shqiptarë në fshatin Reçak të komunës së Shtimes. Ngjarja e rëndë në Reçak nxiti reagimin e ndërkombëtarëve ku NATO vendosi të sulmoi caqet ushtarake policore serbe./Kosovapress/

“Kina po mendon strategji të reja”, Kamberi: Groenlanda, ambicie e hershme e Trump. Kërkon të zgjerojë perimetrin e sigurisë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Geron Kamberi, tha se Kina ka nisur të mendojë strategji për sigurimin e burimeve energjitike.

Ai shtoi se situata globale multipolare ka vendosur rendin ndërkombëtar në një çekuilibër, duke rritur nevojën për manovra diplomatike dhe ekonomike.

Kamberi komentoi gjithashtu situatën e Groenlandës, duke thënë se interesi i Trump ka qenë që në administratën e parë dhe se presidenti kërkon të zgjerojë perimetrin e sigurisë.

“Kina ka nevojë për burime energjitike dhe në Venezuelë e Iran ka qenë blerës i rregullt i burimeve të tyre. Për shkak të shqetësimeve gjeopolitike, Kina ka nisur të mendojë strategji të reja. Kjo është e kuptueshme, pasi jetojmë në një botë multipolare që e ka vendosur rendin global në një lloj çekuilibri. Lëvizjet e fundit tregojnë se qendrat e mëdha të fuqisë janë alarmuar nga krijimi i fuqive të reja, duke lindur nevoja për këto manovra diplomatike dhe ekonomike.

Sa i përket Groenlandës dhe deklaratave të Trump, mund të themi se ka një ironi të vogël: sipas dy ministrave, Groenlanda tha se ‘jemi dakord për të mos rënë dakord’. Kjo tregon sa e ndërlikuar dhe dramatike mund të duket situata, duke i dhënë një ngjyrim thuajse komik dialogut diplomatik.

Gjithsesi, kjo krizë ka potencial të rrisë bashkëpunimin mes SHBA dhe BE. Çdo veprim ushtarak amerikan ndaj Groenlandës, ku aktualisht ndodhet një bazë strategjike, është me rëndësi të madhe. Historia nuk është e re: Trump në administratën e parë pati shprehur interes për blerjen e Groenlandës, një kërkesë që duket se lidhet me zgjerimin e perimetrit të sigurisë për të shmangur çdo kërcënim.

Në këtë kontekst, mund të ketë një rritje të interesit për minerale, jo vetëm për arsye strategjike, por edhe për shkak të ndryshimeve klimatike që e bëjnë rajonin gjithnjë e më të aksesueshëm.”

Aksidentohet autobusi që transportonte nxënës, një viktimë dhe dhjetëra të plagosur në Chicago

Një autobus që transportonte nxënës është aksidentuar ‘kokë më kokë’ me një makinë në periferi të Chicagos.

Si pasojë një person ka humbur jetën, ndërsa të paktën 11 të tjerë u plagosën.

Nxënësit e lënduar u transportuan menjëherë në spital, njoftuan mediat amerikane.

Autoritet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit të rëndë.

Italia/ Zjarri përfshiu spitalin në Milano, evakuohen të gjithë pacientët dhe personeli

Zjarri ka përfshirë një spital në Milano. Sipas mediave të huaja Spitali Saco në Milano u evakuua pas përfshirjes nga flakët.

Mediat italiane raportuan se nuk pati të lënduar. Një total prej 130 personash u evakuuan, nga të cilët 98 ishin pacientë.

Zjarri shpërtheu në bodrumin e pavijonit numër 16, dhe më pas u përhap shpejt në ambientet e arkivit të diagnostikimit.

Përshkallëzimi i tensioneve dhe rëndësia territoriale/ Tafani: Groenlanda pa rëndësi strategjike, thjesht fiksim i Trump!

“Groenlanda është më tepër fiksim i Trump se çështje e sigurisë së Amerikës”, kështu është shprehur Endri Tafani ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare, në emisionin “War Report” në ABC News, ndërsa foli për përshkallëzimin e tensioneve mes SHBA dhe Groenlandës.

“Groenlanda është një vend me mot të vështirë, dhe çdo furnizim mund të bëhet nga ajri ose nga deti. Sa i përket mineraleve të rralla është vërtet e pasur. Por në vend të parë është Kina, më pas është Brazili, apo vende si Australia. Pra nuk është se është vendi me burime të jashtëzakonshme, ka minerale por jo në sasi të jashtëzakonshme siç i kanë vendet e tjera, për më tepër që kostot janë shumë të larta që futesh dhe të nxjerrësh ato minerale. Pra po shohësh nga çdo pikëpamje nuk bën sens”, tha ai.

Më tej gjatë intervistës tha është një sfidë e madhe që të mbahet një bazë në Groenlandë dhe sipas tij ajo që po bën presidenti Trump nuk ka vlerë.

“Është sfidë e madhe të mbash bazë në Groenlandë dhe nga ana e sigurisë nuk ja vlen. Dhe sa i përket sulmit nga ana e Rusisë, Rusia e di që nëse do donte të sulmonte do merrte përgjigje të menjëhershme nga SHBA.  Pra është me tepër një politike që nuk bën sens nga ana strategjike”, tha ai.

/abcnews.al/

❌