❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Lamtumirë Fitim Makashi, një emër që la gjurmë në Teatrin Kombëtar

TIRANË, 31 janar/ATSH/ Ka ndĂ«rruar jetĂ« sot nĂ« moshĂ«n 82-vjeçare aktori i njohur i kinemasĂ« dhe teatrit shqiptar, Fitim Makashi.

Teatri Kombëtar i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë komunitetit artistik për ndarjen nga jeta të aktorit Makashi, një prej figurave që ka dhënë një kontribut të çmuar në historinë e këtij institucioni.

“Puna dhe pĂ«rkushtimi i tij nĂ« skenĂ« dhe jashtĂ« saj lanĂ« gjurmĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme nĂ« jetĂ«n artistike dhe nĂ« kujtesĂ«n e Teatrit KombĂ«tar. Ai do tĂ« mbahet mend pĂ«r profesionalizmin, pasionin dhe dashurinĂ« pĂ«r artin”.

I lindur më 10 prill 1944 në Gjirokastër, Fitim Makashi kreu studimet për aktrim në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë dhe u angazhua për vite me radhë në Teatrin Popullor, ku interpretoi dhjetëra role në drama dhe komedi, duke u vlerësuar për seriozitetin dhe natyrshmërinë e tij në skenë.

Makashi la gjurmĂ« tĂ« pashlyeshme edhe nĂ« kinematografinĂ« shqiptare, duke interpretuar nĂ« filma tĂ« njohur qĂ« nga vitet ’60 deri nĂ« fillim tĂ« viteve ’90. Midis filmave ku luajti pĂ«rfshihen: “Dueli i heshtur” (1967), “Prita” (1968), “NjĂ«siti gueril” (1969), “NdĂ«rgjegja” (1972), “Rugicat qĂ« kĂ«rkonin diell” (1975), “NĂ« fillim tĂ« verĂ«s” (1975), “IlegalĂ«t” (1976), “Nga mesi i errĂ«sirĂ«s” (1978), “Intendenti” (1980), “GjurmĂ« nĂ« kaltĂ«rsi” (1981), “Tre njerĂ«z me guna” (1985), “Shpella e piratĂ«ve” (1991) dhe “Vdekja e kalit” (1992). Interpretimet e tij u dalluan pĂ«r karakter tĂ« fortĂ« dhe prani tĂ« veçantĂ« artistike, duke e bĂ«rĂ« pjesĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« brezit qĂ« ndĂ«rtoi identitetin e kinemasĂ« shqiptare.

Përveç karrierës si aktor, Fitim Makashi kontribuoi si pedagog, duke ndihmuar në formimin e brezave të rinj të artistëve shqiptarë.

Trashëgimia e tij artistike dhe ndikimi në teatrin dhe filmin shqiptar mbeten pjesë e rëndësishme e kujtesës kulturore kombëtare.

Stili artistik i Fitim Makashit karakterizohej nga një thellësi emocionale dhe një interpretim i natyrshëm, që e bën çdo rol të tij të paharrueshëm. Me një aftësi të jashtëzakonshme për të sjellë personazhe kompleksë në skenë dhe ekran, ai ka krijuar portrete autentike që mbeten të ngulitura në kujtesën e publikut. Qasja e tij ndaj aktrimit është e ndjeshme dhe e detajuar, duke i dhënë një dimension të veçantë çdo figure që ka interpretuar. Nën elegancën e tij artistike fshihet një forcë e madhe shprehëse, që ka kontribuar në zhvillimin e teatrit dhe kinemasë shqiptare.

Fitim Makashi është babai i artistit Redon Makashi.

Publiku shqiptar nderon kujtimin e tij dhe rolin që luajti në zhvillimin e artit skenik dhe kinematografik në vend.

/r.e/ /a.g/

The post Lamtumirë Fitim Makashi, një emër që la gjurmë në Teatrin Kombëtar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Parku i ri pranĂ« BunĂ«s, “mushkĂ«ri e re” pĂ«r ShkodrĂ«n


TIRANË, 31 janar/ATSH/ Punimet pĂ«r ndĂ«rtimin e parkut rekreativ pranĂ« UrĂ«s sĂ« BunĂ«s nĂ« ShkodĂ«r, pjesĂ« e projektit pĂ«r transformimin urban tĂ« hyrjes sĂ« qytetit, vijojnĂ« sipas planit dhe pritet tĂ« krijojnĂ« njĂ« hapĂ«sirĂ« moderne, tĂ« gjelbĂ«r dhe tĂ« aksesueshme pĂ«r qytetarĂ«t.

Parku shtrihet nĂ« njĂ« sipĂ«rfaqe prej rreth 18 hektarĂ«sh dhe do tĂ« jetĂ« njĂ« zonĂ« multifunksionale pĂ«r pushim, rekreacion dhe aktivitete nĂ« natyrĂ«, duke u konceptuar si “mushkĂ«ri e re” pĂ«r qytetin.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kantieri i punimeve dhe theksoi se projekti synon të krijojë një hapësirë të hapur për familjet, të rinjtë dhe të gjithë qytetarët, duke përmirësuar cilësinë e jetesës dhe duke shtuar hapësirat publike.

“NjĂ« hapĂ«sirĂ« prej 18 hektarĂ«sh, e dominuar nga gjelbĂ«rimi, qĂ« po merr formĂ« si “mushkĂ«ria e re” e qytetit njĂ« zonĂ« e hapur pĂ«r familjet, tĂ« rinjtĂ« dhe tĂ« gjithĂ« ata qĂ« duan natyrĂ«n, qetĂ«sinĂ« dhe cilĂ«sinĂ« e jetesĂ«s”, theksoi Rama.

Sipas Kryeministrit, hyrja e Shkodrës nuk po ndryshon vetëm pamje, por po fiton një dimension të ri, më shumë hapësirë publike, më shumë gjelbërim, më shumë jetë.

Punimet përfshijnë sistemimin e territorit, krijimin e shtigjeve pedonale, hapësirave çlodhëse dhe ambienteve rekreative, duke ruajtur harmoninë me mjedisin përreth. Parku ndodhet mes Bunës dhe rrugës kryesore hyrëse të qytetit dhe kombinon zonat e gjelbra me hapësirat për pushim, këndet e lojrave për fëmijë, zonat sportive dhe të piknikut.

Një element i veçantë janë Kopshtet e Pazarit të Vjetër, të cilat pasqyrojnë rëndësinë historike të Pazarit të Shkodrës për qytetin dhe për Ballkanin. Kopshtet përbëhen nga 30 dhoma, që ngjasojnë me rrugicat e pazarit të ndara sipas zejeve, ndërsa gjeometria e tyre është e frymëzuar nga motivet e veshjeve tradicionale të ekspozuara në Muzeun Historik të Shkodrës.

Këndet e lojrave për fëmijë përbëhen nga pesë ishuj lojërash me programe argëtuese për fëmijët e moshave të ndryshme, ndërsa zona e lojërave të tavolinës është e dedikuar për shah, pingpong dhe lojëra të tjera për të gjitha moshat.

Vëmendje e veçantë është kushtuar gjelbërimit. Pemët ekzistuese ruhen dhe parku do të pasurohet me bimësi të re, duke përfshirë pemë të larta, shkurre dhe bimë të ulëta, për të krijuar një hapësirë të bukur, natyrale dhe të qëndrueshme për qytetarët.

/r.e/

The post Parku i ri pranĂ« BunĂ«s, “mushkĂ«ri e re” pĂ«r ShkodrĂ«n appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Akreditohen 71 institucione shëndetësore gjatë 2025-ës

TIRANË, 31 janar/ATSH/ Operatori i ShĂ«rbimeve tĂ« Kujdesit ShĂ«ndetĂ«sor pĂ«rmbylli procesin e akreditimit tĂ« institucioneve shĂ«ndetĂ«sore pĂ«r vitin 2025, njĂ« proces qĂ« synon rritjen e sigurisĂ« sĂ« pacientĂ«ve dhe pĂ«rmirĂ«simin e vazhdueshĂ«m tĂ« cilĂ«sisĂ« sĂ« shĂ«rbimeve shĂ«ndetĂ«sore nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin.

Gjatë këtij procesi janë akredituar gjithsej 71 institucione shëndetësore, nga të cilat 66 qendra shëndetësore, 4 spitale bashkiake dhe 1 spital rajonal.

Sipas Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, procesi i akreditimit shërben si një mekanizëm i rëndësishëm për garantimin e transparencës dhe përmirësimin e performancës së institucioneve shëndetësore, duke nxitur zbatimin e praktikave më të mira në ofrimin e shërbimeve.

Akreditimi i institucioneve shëndetësore për vitin 2025 konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt forcimit të sistemit publik të kujdesit shëndetësor, duke rritur besimin e qytetarëve dhe duke garantuar shërbime më të sigurta, më cilësore dhe më të aksesueshme për të gjithë pacientët.

Operatori thekson se procesi do të vijojë edhe në vitet në vijim, si pjesë e angazhimit për rritjen e standardeve dhe përmirësimin e vazhdueshëm të kujdesit shëndetësor në Shqipëri.

/r.e/

The post Akreditohen 71 institucione shëndetësore gjatë 2025-ës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Avokati i Popullit: MonitorojmĂ« protestĂ«n e thirrur nga “ShqipĂ«ria BĂ«het”

TIRANË, 31 janar/ATSH/ Avokati i Popullit bĂ«n tĂ« ditur se do tĂ« monitorojĂ« protestĂ«n e organizuar sot nga Partia ShqipĂ«ria BĂ«het, nĂ« kuadĂ«r tĂ« ushtrimit tĂ« mandatit tĂ« tij kushtetues pĂ«r mbrojtjen e tĂ« drejtave dhe lirive themelore tĂ« njeriut.

Sipas deklaratës së përcjellë në media, një ekip vëzhguesish të Avokatit të Popullit është angazhuar në terren, ndërsa strukturat përkatëse janë vënë në gatishmëri për të qenë të pranishme, sipas nevojës, në ambientet e komisariateve të policisë dhe institucioneve shëndetësore.

Ky angazhim, theksohet më tej, synon ndjekjen nga afër të çdo veprimi pasues dhe garantimin e respektimit të standardeve ligjore dhe të të drejtave të qytetarëve.

“Avokati i Popullit do tĂ« vijojĂ« monitorimin e situatĂ«s dhe do tĂ« ushtrojĂ« kompetencat e tij ligjore nĂ« pĂ«rputhje me zhvillimet nĂ« terren”, thuhet nĂ« deklaratĂ«.

/r.e/

The post Avokati i Popullit: MonitorojmĂ« protestĂ«n e thirrur nga “ShqipĂ«ria BĂ«het” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Transporti hekurudhor, qymyri dhe nafta mbajnë peshën kryesore

TIRANË, 31 janar/ATSH/ Transporti hekurudhor nĂ« vend shĂ«noi rĂ«nie gjatĂ« tremujorit tĂ« katĂ«rt tĂ« vitit 2025, si nĂ« transportin e mallrave, ashtu edhe nĂ« atĂ« tĂ« pasagjerĂ«ve.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga INSTAT-i, gjatë kësaj periudhe, përmes rrjetit hekurudhor u transportuan rreth 98,9 mijë tonë mallra, me një rënie prej 26% krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2024.

Edhe volumi i mallrave të transportuar u ul ndjeshëm, duke zbritur në 3,36 milionë tonë kilometra, ose 25% më pak se një vit më parë.

Sipas të dhënave, transporti hekurudhor i mallrave mbetet i përqendruar kryesisht në distanca të shkurtra, ndërsa pjesën dërrmuese të ngarkesave e përbëjnë qymyri, linjiti, nafta bruto dhe gazi natyror, të cilat përfaqësojnë mbi 93% të totalit të mallrave të transportuara me hekurudhë.

Rënie e ndjeshme u regjistrua edhe në transportin e pasagjerëve. Gjatë tremujorit të katërt 2025, vetëm 178 pasagjerë udhëtuan me tren, duke shënuar një ulje prej 73,3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Aktualisht, gjatësia e rrjetit hekurudhor në shfrytëzim në Shqipëri është 253 kilometra, me linja funksionale që lidhin kufirin me Gjormin, Durrësin me Elbasanin, Rrogozhinën me Fierin dhe Fierin me Vlorën.

/r.e/

The post Transporti hekurudhor, qymyri dhe nafta mbajnë peshën kryesore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sigurimet shënojnë rritje të qëndrueshme në 2025-ën, dominojnë ato motorike

TIRANË, 31 janar/ATSH/ Tregu i sigurimeve nĂ« ShqipĂ«ri vijoi tendencĂ«n pozitive gjatĂ« vitit 2025, duke shĂ«nuar rritje tĂ« ndjeshme tĂ« tĂ« ardhurave dhe tĂ« numrit tĂ« kontratave tĂ« sigurimit.

Referuar raportit të publikuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), të ardhurat nga primet e shkruara bruto arritën në rreth 27,1 miliardë lekë, ose 10,5% më shumë krahasuar me vitin 2024. Gjatë vitit, u lidhën gjithsej 1,68 milionë kontrata sigurimi, me një rritje vjetore prej 5,1%.

Struktura e tregut mbetet e orientuar kryesisht drejt sigurimeve të Jojetës, të cilat përbëjnë 91% të vëllimit të përgjithshëm të primeve. Sigurimet e Jetës zënë 9%, ndërsa risigurimi ka një peshë minimale. Sipas të dhënave, 62,4% e primeve i përkasin sigurimeve të detyrueshme dhe 37,6% sigurimeve vullnetare.

Gjatë vitit 2025, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve arritën në rreth 8,6 miliardë lekë, duke shënuar një ulje prej 0,8% krahasuar me vitin paraardhës. Sigurimi motorik mbetet zëri kryesor, me 6,5 miliardë lekë dëme të paguara, ose mbi 76% të totalit.

Në sigurimin e detyrueshëm motorik, primet e shkruara bruto arritën në rreth 16,9 miliardë lekë, me një rritje vjetore prej 12,2%. Brenda këtij segmenti, MTPL e brendshme regjistroi rritje si në prime, ashtu edhe në numrin e kontratave, ndërsa Kartoni Jeshil shënoi rritje të primeve, por ulje të kontratave. Sigurimi kufitar pati një rënie të lehtë si në vëllim, ashtu edhe në kontrata.

Sigurimet vullnetare gjatë vitit 2025 sollën të ardhura prej rreth 10,2 miliardë lekë, ose 7,9% më shumë se në vitin 2024, ndërsa numri i kontratave u rrit me 10%. Brenda tyre, sigurimet e pronës dhe përgjegjësive siguruan rreth 4,2 miliardë lekë, ku peshën kryesore e mbajnë sigurimi nga zjarri dhe dëmtimet në pronë.

Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit arritën në rreth 1,4 miliardë lekë, me rritje prej 3,7%, ndërsa sigurimet e Jetës shënuan një ecuri të fortë, me prime të shkruara bruto në vlerën e rreth 2,4 miliardë lekë, ose 17,6% më shumë krahasuar me vitin 2024.

/r.e/

The post Sigurimet shënojnë rritje të qëndrueshme në 2025-ën, dominojnë ato motorike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tiranë-Katania, linjë e re direkte ajrore nga muaji maj

TIRANË, 30 janar/ATSH/ Nga Aeroporti NdĂ«rkombĂ«tar i TiranĂ«s nis njĂ« linjĂ« e re ajrore direkte drejt Katanias, Itali, duke zgjeruar mĂ« tej lidhjet ajrore mes ShqipĂ«risĂ« dhe ItalisĂ« dhe duke ofruar mĂ« shumĂ« alternativa udhĂ«timi pĂ«r pasagjerĂ«t.

Linja TiranĂ«-Katania do tĂ« operojĂ« katĂ«r herĂ« nĂ« javĂ«, çdo tĂ« hĂ«nĂ«, tĂ« mĂ«rkurĂ«, tĂ« premte dhe tĂ« diel. Shitja e biletave nis mĂ« 30 janar, ndĂ«rsa fluturimi i parĂ« Ă«shtĂ« planifikuar pĂ«r mĂ« 4 maj. Çmimet e biletave nisin nga 19,99 euro.

Hapja e kësaj linje pritet të lehtësojë udhëtimet për pushime, vizita familjare dhe qëllime biznesi, si dhe të mbështesë flukset turistike dhe lidhjet ekonomike mes dy vendeve.

Katania, e vendosur në bregun lindor të Sicilisë, është një nga destinacionet më tërheqëse të Mesdheut, e njohur për trashëgiminë historike, arkitekturën baroke dhe afërsinë me malin Etna, vullkani më aktiv në Evropë.

/r.e/a.f/

The post Tiranë-Katania, linjë e re direkte ajrore nga muaji maj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Transporti ajror i pasagjerëve, rritje me 9,5% gjatë 3-mujorit të katërt 2025

TIRANË, 30 janar/ATSH/ Transporti ajror nĂ« ShqipĂ«ri shĂ«noi rritje tĂ« ndjeshme gjatĂ« tremujorit tĂ« katĂ«rt 2025.

Gjatë kësaj periudhe sipas INSTAT-it, udhëtuan gjithsej 2.611.748 pasagjerë, nga 2.385.329 pasagjerë që udhëtuan në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke shënuar një rritje prej 9,5 %.

Në transportin ajror operuan 28 shoqëri ajrore, nga të cilat 27 janë shoqëri të huaja dhe 1 shoqëri shqiptare. Në hapësirën ajrore shqiptare fluturuan 89.257 avionë, ku 82,8 % e tyre përbëhen nga mbikalime.

Sa i përket transportit të mallrave, volumi i mallrave, përfshirë postën, të hyrë dhe të dalë përmes transportit ajror ka rezultuar 743 tonë, nga të cilat 72,4 % janë mallra të hyrë dhe 27,6 % mallra të dalë. Krahasuar me tremujorin e katërt 2024, volumi i mallrave ka shënuar një rritje prej 18,9 %. /j.p/

1 nga 4

The post Transporti ajror i pasagjerëve, rritje me 9,5% gjatë 3-mujorit të katërt 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbi 13 mijë të trajnuar nga programet e formimit profesional, rritet pjesëmarrja e të rinjve dhe grave

TIRANË, 30 janar/ATSH/ GjatĂ« vitit tĂ« shkuar mbi 13 mijĂ« individĂ« nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin kanĂ« pĂ«rfituar nga programet e formimit profesional, duke shĂ«nuar njĂ« rritje prej 11% krahasuar me vitin 2024.

Referuar të dhënave nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA), një pjesë e konsiderueshme e përfituesve janë të rinjtë deri në moshën 29 vjeç, ose 7642 kursantë, duke shënuar një rritje prej 22,7%, krahasuar me një vit më parë.

Njëkohësisht, 7296 gra dhe vajza kanë ndjekur programe formimi profesional, me një rritje prej 18,9%.

Të dhënat tregojnë se nga këta 1156 përfitues të grupeve në nevojë janë përfshirë në programet e aftësimit, si pjesë e skemës së ndihmës ekonomike. Gjithashtu, 356 persona nga komunitetet rome dhe egjiptiane dhe 233 persona me aftësi të kufizuara kanë marrë pjesë në këto trajnime, sipas politikave për përfshirje sociale dhe barazi në tregun e punës.

AKPA thekson se qĂ«llimi kryesor i kĂ«tyre programeve mbetet aftĂ«simi profesional cilĂ«sor dhe krijimi i mundĂ«sive tĂ« barabarta pĂ«r tĂ« gjithĂ«, me fokus te tĂ« rinjtĂ«, gratĂ« dhe grupet vulnerabĂ«l, pĂ«r t’u integruar qĂ«ndrueshĂ«m nĂ« tregun e punĂ«s.

Programet përfshijnë trajnime profesionale, mbështetje për vetëpunësim dhe masa për fuqizim ekonomik, në bashkëpunim me institucionet publike dhe partnerët e tjerë. /j.p/

The post Mbi 13 mijë të trajnuar nga programet e formimit profesional, rritet pjesëmarrja e të rinjve dhe grave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rritje e transportit të mallrave dhe pasagjerëve në porte

TIRANË, 30 janar/ATSH/ Porti i DurrĂ«sit vijon tĂ« mbetet qendra kryesore e transportit detar, duke pĂ«rfaqĂ«suar 93,8 % tĂ« volumit tĂ« mallrave tĂ« transportuara gjatĂ« tremujorit tĂ« katĂ«rt tĂ« vitit 2025, ose 1.9 milionĂ« tonĂ«, njĂ« rritje prej 5,5 % krahasuar me tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« vitit tĂ« kaluar.

Volumi i mallrave të transportuara përmes detit gjatë periudhës tetor-dhjetor llogaritet 2.1 milionë tonë.

Grupet kryesore të mallrave të transportuara nëpërmjet rrugëve detare përfshijnë koksin dhe produktet e rafinuara të naftës, që përbëjnë 15,2 % të volumit të përgjithshëm të mallrave, metale bazë dhe produkte metalike të fabrikuara, përveç makinerive dhe pajisjeve, me 12,5 %, si dhe produkte të tjera minerale jo metalike, me 12,2 %.

Një pjesë tjetër e konsiderueshme e transportit përbëhet nga qymyri dhe linjiti, nafta bruto dhe gazi natyror, që zënë 11,3 % të volumit të mallrave të dërguara përmes porteve.

Në katër porte detare, të Durrësit, Vlorës, Shëngjinit dhe porti i Limjonit (Sarandë), gjatë këtij tremujori kanë hyrë dhe dalë 268 anije, kryesisht të huaja, ndërsa numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar përmes portave është 221.628, ku Durrësi udhëhiqet me 61,9 % të totalit, ndjekur nga Saranda me 30,8 % dhe Vlora me 7,3 %.

Importet dominuan tregun me 64,5 % të totalit të mallrave të transportuara, ndërsa eksportet përbënin 35,3 %. /j.p/

1 nga 4

The post Rritje e transportit të mallrave dhe pasagjerëve në porte appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ibrahimaj: Kualifikim profesional dhe marrëveshje për punonjës të huaj për plotësimin e mungesave në treg

TIRANË, 30 janar/ATSH/ Ministrja e EkonomisĂ« dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi sot gjatĂ« mbledhjes sĂ« KĂ«shillit KombĂ«tar tĂ« PunĂ«s se mungesa e fuqisĂ« punĂ«tore dhe nevoja pĂ«r kualifikim janĂ« ndĂ«r prioritetet kryesore pĂ«r tregun e punĂ«s nĂ« vitin 2026.

Ministrja Ibrahimaj vuri në dukje se adresimi i mungesës së fuqisë punëtore kërkon masa të koordinuara, përfshirë kualifikimin profesional dhe marrëveshjet me vendet e treta për plotësimin e nevojave të tregut të punës.

“Siç jeni nĂ« dijeni qeveria shqiptare ka njĂ« politikĂ« pĂ«r migracionin, ka njĂ« strategji kombĂ«tare pĂ«r migracionin e cila ka tĂ« parashikuar njĂ« sĂ«rĂ« masash. Adresimi i mungesĂ«s sĂ« fuqisĂ« punĂ«tore, por edhe i fuqisĂ« punĂ«tore tĂ« kualifikuar do tĂ« jetĂ« pjesĂ« e diskutimeve tĂ« ditĂ«s sĂ« sotme, ku nĂ« fakt qeveria shqiptare ka ndĂ«rmarrĂ« masa tĂ« rĂ«ndĂ«sishme me qĂ«llim kualifikimin e fuqisĂ« punĂ«tore, por edhe me qĂ«llim plotĂ«simin e nevojave pĂ«r fuqi punĂ«tore edhe nĂ«pĂ«rmjet marrĂ«veshjeve qĂ« na jemi duke nĂ«nshkruar me vendet tĂ« treat”, tha ajo.

Në kuadër të diskutimeve u theksua rëndësia e rishikimit të Kodit të Punës dhe përafrimit të legjislacionit me standardet e Bashkimit Europian, si dhe roli i pagës minimale në përmirësimin e mirëqenies së punonjësve, ku qeveria synon rritjen graduale të saj gjatë katërvjeçarit të ardhshëm, duke e afruar atë me standardin europian, minimalisht 60% e pagës mesatare.

Një tjetër çështje është statusi i minatorit, për të cilën ministrja tha se synohet zgjidhje e qëndrueshme në bashkëpunim me palët sociale.

â€œĂ‡Ă«shtja e statusit tĂ« minatorĂ«ve dhe problematikat e lidhura me pĂ«rfitimin 1% apo 0,6% pĂ«r 1136 minatorĂ«t, Ă«shtĂ« njĂ« element qĂ« sigurisht ka marrĂ« vĂ«mendje dhe diskutime dhe nĂ« mbledhjet e mĂ«parshme tĂ« KĂ«shillit KombĂ«tar tĂ« PunĂ«s dhe besoj qĂ« sot do tĂ« kemi njĂ« diskutim shterrues pĂ«r kĂ«tĂ« çështje”, tha ajo.

NĂ« kuadĂ«r tĂ« reformave, u prezantua gjithashtu Krijimi i Komitetit NdĂ«rministror pĂ«r Çështjet e SigurisĂ« dhe ShĂ«ndetit nĂ« PunĂ« dhe ndryshimet nĂ« ligjin pĂ«r nxitjen e punĂ«simit, tĂ« cilat synojnĂ« modernizimin e shĂ«rbimeve, digjitalizimin e proceseve, forcimin e GarancisĂ« Rinore dhe krijimin e Observatorit tĂ« Tregut tĂ« PunĂ«s.

Ministrja Ibrahimaj vlerësoi rëndësinë e dialogut social si një komponent kyç të mirëqeverisjes dhe nënvizoi se konstituimi i ri i Këshillit Kombëtar të Punës dhe mbledhja e parë që në muajin janar janë hapa konkretë për forcimin e tij. /j.p/

The post Ibrahimaj: Kualifikim profesional dhe marrëveshje për punonjës të huaj për plotësimin e mungesave në treg appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbi 1 milion mjete rrugore, dominojnë Volkswagen dhe Mercedes

TIRANË, 30 janar/ATSH/ NĂ« tremujorin e katĂ«rt tĂ« vitit 2025, numri i mjeteve rrugore nĂ« qarkullim nĂ« ShqipĂ«ri arriti nĂ« 1.048.092, me autoveturat qĂ« pĂ«rbĂ«jnĂ« 80,8 % tĂ« totalit, ndĂ«rsa motorĂ«t pĂ«rbĂ«jnĂ« 6,1 % dhe automjetet pĂ«r transport tĂ« pĂ«rzier 5,8 %.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave (INSTAT), Tirana zë peshën më të madhe të mjeteve, me 34,7 % të totalit, e ndjekur nga Durrësi me 13,6 %. Numrin më të ulët e kanë Gjirokastra dhe Kukësi, përkatësisht 2,1 % dhe 2,4 %.

Gjatë këtij tremujori janë regjistruar për herë të parë 24.854 mjete, nga të cilat 81,2 % ishin autovetura. Qarku i Tiranës kryeson regjistrimet e reja, me 40,3 % të totalit.

Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2024, numri total i mjeteve është rritur me 9,3 %, ndërsa regjistrimet e reja kanë shënuar rritje prej 8,5 %.

Në mesin e automjeteve të regjistruara për herë të parë, Volkswagen kryeson me 18,6 %, ndjekur nga Mercedes-Benz me 17,5 %. /j.p/

The post Mbi 1 milion mjete rrugore, dominojnë Volkswagen dhe Mercedes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

StartupBlink 2026: Shqipëria e 8-ta në Europë për kushte fiskale të favorshme

TIRANË, 29 janar/ATSH/ ShqipĂ«ria po konsolidon gradualisht pozicionin e saj si njĂ« nga mjediset mĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme tĂ« biznesit nĂ« Ballkan, sipas raportit mĂ« tĂ« fundit tĂ« StartupBlink – Innovators Business Environment Index (IBEI) 2026. Vendi renditet i 3-ti nĂ« Ballkan pĂ«r rregullimin dhe qeverisjen, duke reflektuar pĂ«rmirĂ«sime tĂ« dukshme nĂ« kuadrin ligjor, rregullator dhe procedural.

Në renditjen e përgjithshme të indeksit, Shqipëria zë vendin e 60-të në nivel global dhe të 35-të në Europë, ndërsa në Ballkan pozicionohet e 8-ta për mjedisin e biznesit të inovatorëve. Ky rezultat vlerësohet si domethënës, pasi tejkalon renditjen e Shqipërisë në Global Startup Ecosystem Index 2025, duke treguar se kushtet themelore të mjedisit të biznesit po zhvillohen më shpejt sesa vetë rezultatet e ekosistemit të startup-eve.

Raporti thekson se ShqipĂ«ria renditet e 3-ta nĂ« Ballkan nĂ« kategorinĂ« funksionale “rregullim dhe qeverisje”, e cila mat efikasitetin e institucioneve, transparencĂ«n dhe qartĂ«sinĂ« e rregullave pĂ«r sipĂ«rmarrjen. Po ashtu, vendi pozicionohet i 4-ti nĂ« EuropĂ«n Jugore dhe i 8-ti nĂ« EuropĂ« pĂ«r taksimin, duke reflektuar vlerĂ«sime relativisht pozitive pĂ«r kushtet fiskale dhe nivelin e tatimit mbi fitimin.

“ShqipĂ«ria renditet e 3-ta nĂ« Ballkan pĂ«r rregullimin dhe qeverisjen e biznesit, qĂ« mat sa efikase, tĂ« qarta dhe tĂ« parashikueshme janĂ« rregullat ligjore dhe procedurat.
NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, vendi renditet i 4-Ă«rt nĂ« EuropĂ«n Jugore dhe i 8-ti nĂ« EuropĂ« pĂ«r tatimet, duke treguar se kushtet fiskale pĂ«r bizneset janĂ« relativisht tĂ« favorshme”, citohet raporti.

Në nivel parametrash, disa tregues kontribuojnë ndjeshëm në performancën e përgjithshme të Shqipërisë. Hapja tregtare, norma e tatimit mbi korporatat, si dhe normat e kreditimit dhe aksesit në financë vlerësohen brenda 25 përqindëshit më të mirë të vendeve të përfshira në indeks.

MegjithatĂ«, raporti evidenton se “aksesi nĂ« kapital dhe infrastruktura financiare” mbetet njĂ« fushĂ« ku ShqipĂ«ria ka ende hapĂ«sirĂ« pĂ«r pĂ«rmirĂ«sim, veçanĂ«risht nĂ« lidhje me kanalet e investimit, lidhjet bankare dhe pĂ«rdorimin e instrumenteve financiare bashkĂ«kohore.

Sipas analizës së StartupBlink, vitet e fundit Shqipëria ka ristrukturuar bazat e mjedisit të saj të biznesit përmes digjitalizimit të shërbimeve, thjeshtimit të procedurave dhe rritjes së hapjes ndaj investimeve të huaja. Regjistrimi online i bizneseve dhe reduktimi i barrierave administrative kanë lehtësuar hyrjen e sipërmarrësve të rinj në treg.

Investimet në teknologji, turizëm, bujqësi dhe energji mbeten në qendër të politikave ekonomike, ndërsa institucione si Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Qendra Kombëtare e Biznesit luajnë rol kyç në mbështetjen e kompanive dhe investitorëve.

“Hapja ndaj investimeve Ă«shtĂ« zgjeruar, rregulloret janĂ« rishikuar dhe pozicioni i vendit mes tregjeve rajonale dhe atyre europiane Ă«shtĂ« shndĂ«rruar nga njĂ« fakt gjeografik nĂ« njĂ« aset strategjik. Me kalimin e regjistrimit tĂ« kompanive nĂ« format online dhe reduktimin e hapave procedurale, nisja e njĂ« biznesi ka kaluar nga njĂ« pengesĂ« administrative nĂ« njĂ« proces rutinĂ«. KĂ«to ndryshime kanĂ« ndihmuar nĂ« krijimin e njĂ« komuniteti sipĂ«rmarrĂ«s mĂ« tĂ« sigurt, tĂ« mbĂ«shtetur nga njĂ« forcĂ« punĂ«tore e re nĂ« moshĂ«, e cila po pĂ«rvetĂ«son me shpejtĂ«si aftĂ«si tĂ« reja. Investimet e huaja pĂ«rbĂ«jnĂ« njĂ« shtyllĂ« kryesore tĂ« mendimit ekonomik tĂ« qeverisĂ«. Teknologjia, turizmi, bujqĂ«sia dhe energjia janĂ« nĂ« qendĂ«r tĂ« kĂ«saj agjende, duke reflektuar sektorĂ« me potencial pĂ«r pĂ«rfitime afatgjata. Disa institucione ndihmojnĂ« nĂ« shndĂ«rrimin e kĂ«tyre ambicieve nĂ« praktikĂ«. NjĂ« prej tyre Ă«shtĂ« Agjencia Shqiptare e Zhvillimit tĂ« Investimeve (AIDA), e cila asiston kompanitĂ« nĂ« orientimin pĂ«r lejet dhe mekanizmat e incentivave. Qendra KombĂ«tare e Biznesit bashkon regjistrimin dhe licencimin nĂ« njĂ« ndĂ«rfaqe tĂ« vetme digjitale, duke reduktuar vonesat tipike tĂ« sistemeve tĂ« mĂ«parshme. Dhomat e tregtisĂ«, pĂ«rfshirĂ« DhomĂ«n e TregtisĂ« dhe IndustrisĂ« TiranĂ«, u ofrojnĂ« bizneseve tĂ« vogla akses nĂ« rrjete, pĂ«rfaqĂ«sim dhe mbĂ«shtetje tĂ« pĂ«rditshme. KĂ«to reforma e kanĂ« shtyrĂ« ShqipĂ«rinĂ« drejt njĂ« mjedisi biznesi mĂ« koherent dhe tĂ« parashikueshĂ«m. Institucionet funksionojnĂ« me mĂ« shumĂ« qartĂ«si, transparenca Ă«shtĂ« pĂ«rmirĂ«suar dhe rruga pĂ«r themeluesit dhe investitorĂ«t Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« mĂ« e lehtĂ« pĂ«r t’u ndjekur”, citohet raporti.

Në kontekstin e Evropës Juglindore, raporti e përshkruan Shqipërinë si një treg që po ofron gjithnjë e më shumë parashikueshmëri institucionale, qartësi rregullatore dhe një bazë më të qëndrueshme për ndërtimin e operacioneve afatgjata të biznesit, veçanërisht për sipërmarrjet inovative dhe investitorët që kërkojnë tregje në zhvillim. /j.p/

https://www.startupblink.com/ibei-report

1 nga 4

The post StartupBlink 2026: Shqipëria e 8-ta në Europë për kushte fiskale të favorshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tregtia dhe shërbimet ushqimore, në krye të bizneseve të reja në vitin 2025

TIRANË, 29 janar/ATSH/ Tregtia me shumicĂ« dhe pakicĂ«, si edhe sektori i akomodimit dhe shĂ«rbimit ushqimor, kanĂ« kryesuar regjistrimet e bizneseve tĂ« reja, sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« publikuara nga Qendra KombĂ«tare e Biznesit (QKB).

Sipas statistikave zyrtare, sektori i tregtisë, përfshirë riparimin e automjeteve dhe motorçikletave, regjistroi numrin më të lartë të subjekteve të reja, me 5,341 biznese. Në vend të dytë renditet akomodimi dhe shërbimi ushqimor, me 2,878 regjistrime të reja, duke reflektuar vijimësinë e rritjes së aktivitetit turistik në vend.

Ndërtimi vijon të mbetet ndër sektorët më aktivë, me 1,663 biznese të reja, i ndjekur nga aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 1,645 regjistrime, informacioni dhe komunikacioni me 1,547 subjekte të reja, si dhe shërbimet administrative dhe mbështetëse me 1,515 regjistrime.

Të dhënat tregojnë gjithashtu interes në rritje për sektorët e transportit dhe magazinimit, ku gjatë vitit 2025 u regjistruan 1,433 biznese të reja, duke reflektuar zgjerimin e zinxhirit të furnizimit dhe shërbimeve logjistike.

Në total, gjatë vitit 2025 u regjistruan 20,765 subjekte të reja, duke shënuar rritje krahasuar me vitin 2024 dhe 2023. Shpërndarja gjeografike tregon se Tirana vijon të mbajë peshën kryesore të regjistrimeve me 11,175 biznese të reja, e ndjekur nga Durrësi, Vlora dhe Fieri, ndërsa rritje të qëndrueshme janë evidentuar edhe në qarqet e tjera të vendit.

Në fushën e lejeve dhe licencave, gjatë vitit 2025 janë lëshuar 2,000 licenca të reja, kryesisht për shërbime mjekësore dhe stomatologjike, prodhim dhe tregti ushqimore, farmaci, aktivitete të lidhura me automjetet dhe operatorë turistikë.

Po ashtu, janë dhënë 249 leje të reja, ku përfshihen lejet mjedisore të tipit B, lejet për peshkim dhe shfrytëzim të faunës ujore dhe lejet minerare.

Një tjetër element i rëndësishëm mbetet përfshirja e grave në sipërmarrje, ku gjatë vitit 2025 rezultojnë 6,596 subjekte të drejtuara nga femra.

Gjatë kësaj periudhe, QKB ka administruar gjithsej 177,307 aplikime, nga të cilat 154,436 në Regjistrin Tregtar, 13,025 në Regjistrin e Lejeve, Licencave dhe Autorizimeve dhe 9,846 në Regjistrin e Pronarëve Përfitues. /j.p/

The post Tregtia dhe shërbimet ushqimore, në krye të bizneseve të reja në vitin 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ibrahimaj: Libri i Bardhë, udhërrëfyes për bashkëpunimin me komunitetin e biznesit

TIRANË, 29 janar/ATSH/ Ministrja e EkonomisĂ« dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesĂ« nĂ« prezantimin e “Librit tĂ« BardhĂ«â€, njĂ« aktivitet tĂ« organizuar nga Shoqata e InvestitorĂ«ve tĂ« Huaj (FIAA), ku theksoi rĂ«ndĂ«sinĂ« e kĂ«tij dokumenti si njĂ« udhĂ«rrĂ«fyes strategjik pĂ«r politikĂ«n ekonomike dhe bashkĂ«punimin me komunitetin e biznesit.

Ministrja Ibrahimaj vuri nĂ« dukje se “Libri i BardhĂ«â€ Ă«shtĂ« njĂ« instrument kyç pĂ«r hartimin e ligjeve dhe politikave bazuar nĂ« rekomandimet e komunitetit tĂ« biznesit, duke siguruar qĂ« vendimmarrja e qeverisĂ« tĂ« jetĂ« e orientuar nga nevojat reale tĂ« tregut dhe standardet e Bashkimit Evropian.

“Ky Ă«shtĂ« Libri im i dytĂ« i BardhĂ«, nĂ« tĂ« cilin jam pjesĂ«, dhe jam shumĂ« e lumtur qĂ« mund tĂ« kontribuoj nĂ« pĂ«rfshirjen e rekomandimeve pĂ«r sektorĂ« dhe fusha tĂ« ndryshme tĂ« politikave nĂ« punĂ«n tonĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t. Libri i ri i BardhĂ« do tĂ« jetĂ« njĂ« udhĂ«rrĂ«fyes shumĂ« i dobishĂ«m pĂ«r vitet qĂ« vijnĂ«â€, deklaroi ministrja Ibrahimaj.

Ajo gjithashtu theksoi se viti 2025 ka shënuar rezultate pozitive për ekonominë shqiptare, me rritje të investimeve, eksporteve dhe punësimit, si dhe ulje të papunësisë dhe rritje të numrit të bizneseve që operojnë në vend.

Ministrja Ibrahimaj theksoi se këto rezultate tregojnë një klimë të favorshme për biznesin dhe forcën adaptuese të komunitetit të tij.

Ministrja nënvizoi edhe sfidat për vitin 2026, duke përmendur procesin e integrimit në BE, zbatimin e reformave të planifikuara dhe nevojën për bashkëpunim të ngushtë me komunitetin e biznesit për të arritur standardet e tregut të përbashkët evropian.

Ajo informoi se MEI po punon për dokumente strategjike, si programi i eksporteve dhe programi industrial, që do të udhëheqin zhvillimin e sektorëve ekonomikë në përputhje me politikën industriale të BE-së.

“Ne do tĂ« jemi aty pĂ«r tĂ« ndihmuar komunitetin e biznesit tĂ« arrijĂ« standardet e kĂ«rkuara, tĂ« rrisim produktivitetin dhe konkurrueshmĂ«rinĂ«. Komuniteti i biznesit, shqiptar dhe i huaj, do tĂ« jetĂ« mbĂ«shtetĂ«si ynĂ« kryesor nĂ« kĂ«tĂ« rrugĂ«tim”, shtoi ministrja Ibrahimaj.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të institucioneve vendase, si edhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë. /j.p/

The post Ibrahimaj: Libri i Bardhë, udhërrëfyes për bashkëpunimin me komunitetin e biznesit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rikthehet në funksionim normal platforma e fiskalizimit

TIRANË, 29 janar/ATSH/ Administrata Tatimore bĂ«n tĂ« ditur se problematika e evidentuar ditĂ«t e fundit nĂ« pĂ«rdorimin e PlatformĂ«s Qendrore tĂ« LĂ«shimit tĂ« Faturave tĂ« Fiskalizuara Ă«shtĂ« zgjidhur dhe se Ă«shtĂ« plotĂ«sisht funksionale dhe nĂ« shĂ«rbim normal pĂ«r tĂ« gjithĂ« tatimpaguesit.

Duke marrë shkas nga vështirësitë e hasura gjatë kësaj periudhe, Administrata Tatimore rikujton procedurat që duhet të ndiqen në rastet kur, për arsye objektive, krijohen pengesa në procesin e fiskalizimit të faturave, me qëllim garantimin e vijimësisë së aktivitetit ekonomik dhe respektimin e detyrimeve ligjore.

Sipas DPT-së, rreth 139 mijë tatimpagues që përdorin software për lëshimin e faturave duhet të vijojnë normalisht lëshimin e tyre edhe në rastet kur faturat nuk pajisen menjëherë me kodin unik (NIVF).

Me rikthimin e plotë të platformës, këta tatimpagues janë të detyruar të fiskalizojnë faturat e pafiskalizuara, duke siguruar gjenerimin e kodit unik për secilën faturë të lëshuar.

NdĂ«rkohĂ«, rreth 3 mijĂ« tatimpagues qĂ« nuk disponojnĂ« software fiskalizimi dhe pĂ«rdorin PlatformĂ«n Qendrore tĂ« Faturave, mund tĂ« pajisen me njĂ« zgjidhje software-ike tĂ« pĂ«rshtatshme pĂ«r aktivitetin e tyre ose t’i drejtohen DrejtorisĂ« Rajonale Tatimore pĂ«rkatĂ«se pĂ«r t’u pajisur me bllokun e veçantĂ« tĂ« faturave.

Ky bllok përdoret edhe në rast defekti apo ndërprerjeje të plotë të punës së software-it. Faturat e lëshuara në këtë mënyrë duhet të raportohen pranë Administratës Tatimore brenda afateve ligjore.

Për sa i përket fiskalizimit të faturave në proceset e zhdoganimit, Administrata Tatimore sqaron se afati ligjor është 7 ditë nga data e daljes së mallrave në qarkullim të lirë. Në rastet kur ky afat tejkalohet për shkak të vështirësive në aksesimin e platformës, Drejtoritë Rajonale Tatimore do të shqyrtojnë situatat konkrete rast pas rasti.

Administrata Tatimore u bën thirrje tatimpaguesve të ndjekin me kujdes udhëzimet e përcaktuara, në funksion të respektimit të legjislacionit në fuqi dhe mbarëvajtjes së aktivitetit të tyre ekonomik. /j.p/

The post Rikthehet në funksionim normal platforma e fiskalizimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Medalje ari për prodhuesin shqiptar të vajit të ullirit në panairin Gulfood 2026 në Dubai

TIRANË, 29 janar/ATSH/ Produktet “Made in Albania” po vijojnĂ« tĂ« shĂ«nojnĂ« sukses nĂ« skenĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare, duke u prezantuar me dinjitet nĂ« njĂ« nga panairet mĂ« tĂ« mĂ«dha globale tĂ« ushqimit dhe pijeve, Gulfood 2026, qĂ« po zhvillohet nĂ« Dubai.

Prej disa ditësh, kompanitë shqiptare janë aktive në panair dhe aktualisht ndodhen në ditën e tretë të ekspozimit, duke tërhequr interes të konsiderueshëm nga blerës, distributorë dhe vizitorë profesionistë nga Lindja e Mesme, Azia, Evropa dhe Amerika e Veriut.

Pjesëmarrja në Gulfood ofron një platformë unike për prezantimin e produkteve shqiptare, veçanërisht në sektorin agroushqimor, duke krijuar mundësi konkrete për bashkëpunime tregtare dhe hyrje në tregje të reja.

Nje prej kompanive shqiptare pĂ«rfaqĂ«suese nĂ« panair, Musai Olive Oil Ă«shtĂ« vlerĂ«suar me medalje ari nĂ« Dubai nĂ« konkursin “Olive Oil Competition”, njĂ« nga konkurset mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« vajit tĂ« ullirit, ku marrin pjesĂ« prodhues nga e gjitha vendet qĂ« ekspozojnĂ« nĂ« Gulfood.

Menaxheri i projektit International Trade Centre, UN Agency Genti Beqiri, bëri të ditur se ky vlerësim konfirmon cilësinë e lartë të vajit të ullirit shqiptar dhe rrit më tej profilin e Shqipërisë si vend prodhues i produkteve premium.

Gjatë panairit, stenda e Shqipërisë është vizituar edhe nga përfaqësues të qeverisë së Dubait dhe institucioneve lokale, duke reflektuar interesin në rritje për produkte autentike, të certifikuara dhe me origjinë të qartë nga rajone me potencial bujqësor si vendi ynë.

Gulfood mbledh çdo vit mbi 5,000 ekspozues nga më shumë se 120 vende dhe tërheq mbi 150,000 vizitorë profesionistë, duke u konsideruar si një nga ngjarjet më të rëndësishme globale për industrinë ushqimore.

Sipas Beqirit, prania e kompanive shqiptare nĂ« kĂ«tĂ« panair pĂ«rfaqĂ«son njĂ« hap tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m drejt forcimit tĂ« markĂ«s “Made in Albania” dhe rritjes sĂ« eksporteve nĂ« tregje me vlerĂ« tĂ« lartĂ«.

“Suksesi i Musai Olive Oil dhe interesi i tregut pĂ«r produktet shqiptare nĂ« Gulfood dĂ«shmojnĂ« se investimi nĂ« cilĂ«si, standarde ndĂ«rkombĂ«tare dhe promovim tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m po sjell rezultate konkrete, duke e pozicionuar ShqipĂ«rinĂ« gjithnjĂ« e mĂ« fuqishĂ«m nĂ« hartĂ«n globale tĂ« produkteve agroushqimore”, u shpreh menaxheri i projektit International Trade Centre, UN Agency Genti Beqiri. /j.p/

1 nga 3

The post Medalje ari për prodhuesin shqiptar të vajit të ullirit në panairin Gulfood 2026 në Dubai appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nis studimi i fizibilitetit për menaxhimin e mbetjeve në Tiranë-Durrës, Fier dhe Elbasan

TIRANË, 28 janar/ATSH/ Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Sofjan Jaupaj theksoi sot se investimet mbeten njĂ« element thelbĂ«sor pĂ«r avancimin e reformĂ«s sĂ« menaxhimit tĂ« mbetjeve nĂ« ShqipĂ«ri, duke e cilĂ«suar kĂ«tĂ« proces si njĂ« prioritet tĂ« lidhur ngushtĂ« me mbrojtjen e mjedisit, shĂ«ndetin publik dhe integrimin europian tĂ« vendit.

Gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Ministrinë e Mjedisit, në bashkëpunim me partnerët francezë u bë e ditur se nisja e studimit të fizibilitetit për tri zona strategjike të vendit: Tiranë-Durrës, Fier dhe Elbasan.

Këto zona përfaqësojnë rreth 65% të gjenerimit të mbetjeve urbane në Shqipëri.

Sipas ministrit Jaupaj, studimi synon të ofrojë skenarë konkretë dhe operativë për trajtimin e mbetjeve në të gjitha hallkat e zinxhirit, duke krijuar një bazë të qëndrueshme për investime afatgjata në sektor.

“Fokusi ynĂ« Ă«shtĂ« i qartĂ«: mĂ« shumĂ« ndarje tĂ« mbetjeve nĂ« burim, mĂ« shumĂ« riciklim dhe mĂ« shumĂ« investime qĂ« mbrojnĂ« mjedisin, shĂ«ndetin publik dhe promovojnĂ« ekonominĂ« qarkulluese”, u shpreh Jaupaj.

Ai nĂ«nvizoi se me miratimin e ligjit tĂ« ri pĂ«r menaxhimin e mbetjeve, ligjit pĂ«r pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« e zgjeruar tĂ« prodhuesit, si dhe me krijimin e “AKEM” si njĂ« shoqĂ«ri aksionere shtetĂ«rore, Ă«shtĂ« pĂ«rmbyllur faza e parĂ« e reformĂ«s nĂ« kĂ«tĂ« sektor.

Ministri shtoi se hapi i radhës lidhet me konkretizimin e investimeve, të cilat përbëjnë një nga shtyllat kryesore të Kapitullit 27, në kuadër të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

/a.f/r.e/

The post Nis studimi i fizibilitetit për menaxhimin e mbetjeve në Tiranë-Durrës, Fier dhe Elbasan appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dogana në Konferencën Ndërkombëtare të Teknologjisë në Abu-Dabi

TIRANË, 28 janar/ATSH/ Drejtoria e PĂ«rgjithshme e Doganave po merr pjesĂ« nĂ« KonferencĂ«n dhe EkspozitĂ«n Teknologjike 2026 tĂ« OrganizatĂ«s BotĂ«rore tĂ« Doganave (WCO), e cila nisi sot nĂ«n temĂ«n “Fleksibiliteti Doganor nĂ« njĂ« BotĂ« Komplekse: Sigurimi dhe LehtĂ«simi i TregtisĂ« pĂ«rmes Inovacionit”.

Ky eveniment treditor, që mbledh mbi 1500 pjesëmarrës nga më shumë se 100 vende, është një platformë ndërkombëtare për shkëmbimin e praktikave më të mira, promovimin e inovacionit teknologjik dhe forcimin e bashkëpunimit mes administratave doganore dhe sektorit privat.

GjatĂ« konferencĂ«s, u theksua roli i teknologjive inteligjente, bashkĂ«punimit publik-privat dhe pĂ«rmirĂ«simit tĂ« sigurisĂ« sĂ« zinxhirĂ«ve tĂ« furnizimit, si faktorĂ« kyç pĂ«r njĂ« doganĂ« moderne dhe efikase. Takimi synon rritjen e aftĂ«sisĂ« sĂ« doganave pĂ«r t’u pĂ«rshtatur me rreziqet nĂ« ndryshim dhe pĂ«r tĂ« lehtĂ«suar tregtinĂ« ndĂ«rkufitare nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« sigurt dhe tĂ« shpejtĂ«.

Ceremoninë e hapjes e drejtuan sekretari i përgjithshëm i WCO, Ian Saunders, dhe personalitete të larta të Emirateve të Bashkuara, përfshirë Ali Mohammed Hammad Al Shamsi, kryetar i Autoritetit Federal të Identitetit, Shtetësisë, Doganave dhe Sigurisë së Portit, si dhe Ahmed Abdullah bin Lahij Al Falasi, drejtor i përgjithshëm i Doganave dhe Sigurisë së Portit.

Pjesëmarrja e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave në këtë konferencë synon të forcojë shkëmbimin e eksperiencave ndërkombëtare, të njohë trendet më të fundit teknologjike dhe të përmirësojë kapacitetin e saj për të menaxhuar me efikasitet flukset e tregtisë ndërkombëtare.

/r.e/a.f/

The post Dogana në Konferencën Ndërkombëtare të Teknologjisë në Abu-Dabi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Krijohet Agjencia “Innovation4Albania”, nxitje inovacionit dhe startup-eve

TIRANË, 28 janar/ATSH/ KĂ«shilli i Ministrave miratoi vendimin pĂ«r ngritjen e AgjencisĂ« “Innovation4Albania”, njĂ« institucion publik buxhetor nĂ«n varĂ«sinĂ« e MinistrisĂ« sĂ« EkonomisĂ« dhe Inovacionit, me seli nĂ« TiranĂ«.

Agjencia financohet nga buxheti i shtetit, donacione dhe burime të tjera të ligjshme, dhe ka si mision të nxisë dhe promovojë inovacionin në administratën publike, të mbështesë zhvillimin e ekosistemit të startup-eve dhe të bashkëpunojë me ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë për futjen e teknologjive të avancuara.

Agjencia do të zhvillojë dhe zbatojë politika, programe dhe projekte në fushën e inovacionit, do të identifikojë koncepte dhe teknika të reja për përmirësimin e shërbimeve publike, do të asistojë institucionet publike në zgjidhjen e problematikave komplekse dhe do të menaxhojë fondet mbështetëse për nismat e startup-eve.

Ajo do tĂ« ofrojĂ« shĂ«rbimin “one stop-shop” pĂ«r startup-et, do tĂ« organizojĂ« dhe promovojĂ« aktivitetet nĂ« nivel kombĂ«tar dhe ndĂ«rkombĂ«tar dhe do tĂ« monitorojĂ« zbatimin e granteve dhe masave mbĂ«shtetĂ«se.

PranĂ« AgjencisĂ« funksionojnĂ« edhe njĂ«sitĂ« e inovacionit nĂ« ministritĂ« dhe institucionet qendrore, tĂ« cilat pĂ«rfshihen nĂ« ciklin e “Inovacionit tĂ« hapur” duke identifikuar sfidat dhe mundĂ«sitĂ« pĂ«r zgjidhje tĂ« reja teknologjike, organizuar projekte pilot dhe aktivitete testuese, dhe duke pĂ«rgatitur rekomandime pĂ«r politikave publike.

Një rol këshillimor dhe bashkëpunues do të ketë edhe Këshilli i Inovacionit, ku Agjencia do të shërbejë si sekretariat teknik.

Agjencia drejtohet nga një drejtor i përgjithshëm, i cili emërohet nga ministri përgjegjës për inovacionin dhe mbështetet nga një zëvendësdrejtor. Përzgjedhja e stafit bëhet nëpërmjet procedurave konkurruese, ndërsa strukturat dhe organika e Agjencisë miratohen me urdhër të Kryeministrit.

Agjencia përfaqëson institucionet ekzistuese të inovacionit dhe startup-eve, duke transferuar punonjësit, asetet dhe fondet përkatëse, dhe shpenzimet për efektet financiare të vendimit për vitin 2026 përballohen nga fondet e miratuara për institucionet përkatëse.

Ky vendim shfuqizon vendimet e mëparshme për Agjencinë e Inovacionit dhe Ekselencës dhe Agjencinë Shtetërore për Mbështetjen dhe Zhvillimin e Startup-eve dhe Lehtësuesve dhe hyn në fuqi pas publikimit në Fletoren Zyrtare.

/a.f/r.e/

The post Krijohet Agjencia “Innovation4Albania”, nxitje inovacionit dhe startup-eve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌