Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

VIDEO shokuese/ Po jepte deklaratë për mediat, deputetes i shpërthen eksplozivi në kokë

Një moment i tmerrshëm është regjistruar në kryeqytetin e Hondurasit, Tegucigalpa, kur Gladys Aurora López, deputete e Partisë Kombëtare, u plagos rëndë nga një pajisje shpërthyese që shpërtheu vetëm disa centimetra larg kokës së saj. Ngjarja ndodhi të enjten gjatë një interviste për mediat, kur López po fliste qetësisht para kamerave dhe papritmas një objekt […]

The post VIDEO shokuese/ Po jepte deklaratë për mediat, deputetes i shpërthen eksplozivi në kokë appeared first on BoldNews.al.

Përfundon numërimi i votave për deputetë

PRISHTINË, 3 janar /ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i Kosovës bën të ditur se gjatë ditës së sotme (e shtunë), ora 14:00, në QKN e Prishtinës përfundoi verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularë e plotësuar në 262 vendvotime dhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë nga ato vendvotime.

Njëkohësisht, me këtë janë përmbyllur aktivitetet në të gjitha komunat e Kosovës, proces i cili kishte filluar më 29 dhjetor 2025.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi theksoi për KosovaPress se në vazhdim, aktivitetet e KQZ-së janë përqëndruar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ku nga data 2 janar janë duke u numëruar më shumë se 16 mijë fletëvotimet nga votimi i zhvilluar më 27 dhjetor në 29 përfaqësitë diplomatike dhe pasditen e së shtunës do të fillojë numërimi i fletëvotimeve nga votimi përmes postës që deri më tani janë sjellur në Kosovë.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar me aktivitetet, të cilat kanë për qëllim të shpallen në një kohë sa më të shpejtë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat u mbajtën më 28 dhjetor 2025”, thotë ai.

Ndryshe, ditë më parë, nga dy kutitë postare të KQZ-së jashtë Kosovës, Berlin dhe Bernë, janë tërhequr më shumë se 28 mijë e 500 pako me fletëvotime që i takojnë votimit përmes postës dhe të cilat janë vlerësuar dhe verifikuar nga shërbimi votues i KQZ-së.

Nga numri i përgjithshëm i pakove me fletëvotime të supozuara që deri më tani kemi pranuar, pra nga më shumë se 28 mijë, pas vlerësimit dhe verifikimit janë aprovuar 27,600, ndërkaq janë refuzuar më shumë se 950. Arsyeja më e shprehur te zaret e refuzuara është sepse në pakon me fletëvotim mungon dëftesa e regjistrimit të votuesit. Pra, në procesin e numërimit do të përfshihen 27,600 zarfe të supozuara me fletëvotime.

Në votimin me postë, numri i shtetasve të regjistruar ka qenë rreth 58 mijë dhe pas përfundimit të tërheqjes së fletëvotimeve nga të gjitha kutitë postare, do të dihet se sa prej votuesve të regjistruar kanë ushtruar të drejtën e votës.

Sipas planifikimeve, tërheqjet e fundit të zarfeve me fletëvotime do të bëhen më 2 dhe 5 janar 2026.

Gjithashtu, në numërim do të përfshihen edhe fletëvotimet nga votimi me kusht dhe fletëvotimet nga votimi i personave me nevoja të veçanta.

Sipas të dhënave paraprake, nga 57 vendvotime me kusht, në 38 komuna të vendit, në përgjithësi janë evidentuar në sistem mbi 9900 votues të regjistruar për të votuar me kusht.

Numri i votuesve të regjistruar në programin e votimit të personave me nevoja të veçanta ka qenë 2860.

/KosovaPress/

The post Përfundon numërimi i votave për deputetë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PS heq dorë nga ndëshkimi për 19 deputetë, masa vetëm për 10 ligjvënës

✇Albeu
By: V K

Partia Socialiste, është tërhequr nga masat për 19 deputetë të PD-së, për cilët është kërkuar përjashtim me 10 ditë, nga 29 të tillë në total.

Në mbledhjen e Sekretariatit të Etikës, ku u diskutua kërkesa e mazhorancës për përjashtimin e deputetëve të opozitës nga mbledhjet e Kuvendit, me pretendimin se ushtruan dhunë në sallë, PS ka kërkuar masë ndëshkimore vetëm për 10 ligjvënës të PD-së.

Sakaq, Ulsi Manja, propozoi që mos të ketë përjashtime me 10 ditë nga Kuvendi për deputetët e opozitës.

Sakaq, për 10 deputetët, socialistët kanë kërkuar 60 deri në 30 ditë përjashtim.

The post PS heq dorë nga ndëshkimi për 19 deputetë, masa vetëm për 10 ligjvënës appeared first on Albeu.com.

Spiropali me deputetet shqiptare në Shkup: Interesi i shqiptarëve mbi dallimet politike

TIRANË, 23 dhjetor /ATSH/ Gjatë vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi në Shkup një tryezë të përbashkët me deputetet shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Në këtë takim, Spiropali theksoi rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit përtej ndarjeve politike, duke vënë në qendër interesin e përbashkët të shqiptarëve si komunitet shtetformues dhe rrugën e tyre drejt integrimit europian.

Ajo nënvizoi se, pavarësisht përkatësive të ndryshme politike, mesazhi ishte i unifikuar: më shumë bashkëpunim dhe më pak ndarje janë thelbësore për të ardhmen.

Ministrja vlerësoi gjithashtu rritjen e pranisë së grave shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, duke e cilësuar këtë si një zhvillim pozitiv për cilësinë e vendimmarrjes, forcimin e dialogut politik dhe ndërtimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse.

/gj.m/a.f/

The post Spiropali me deputetet shqiptare në Shkup: Interesi i shqiptarëve mbi dallimet politike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Debat i ashpër në Parlamentin turk, deputetët përplasen fizikisht/ VIDEO

Deputetët turq janë përfshirë në një sherr të dielën në mbrëmje, gjatë ditës së fundit të debatit për buxhetin. Deputetët u përplasë fizikisht dhe shkëmbyen fyerje me njëri-tjetrin e cila zgjati rreth 10 minuta. Deputetët e partisë në pushtet AKP u përplasën me kolegët e tyre nga Partia Republikane Popullore. CHP. Sherri filloi pas një […]

The post Debat i ashpër në Parlamentin turk, deputetët përplasen fizikisht/ VIDEO appeared first on BoldNews.al.

PS kërkon përjashtimin e 29 deputetëve të PD, shtyhet mbledhja e Komisionit të Etikës

Është shtyrë mbledhja e sekretariatit të Etikës për të shqyrtuar përjashtimin e 29 deputetëve të opozitës me kërkesë të PS pas kaosit të krijuar ditën e djeshme në Kuevnd. Mbledhja është shtyrë për shkak se bëhet fjalë për shumë deputetë dhe kërkohet shqyrtimi i provave. Mbledhja është shtyrë për të martën në orën 10:00. Ditën e sotme deputetët e opozitës kërkuan që mbledhja e Komisionit të…

Source

Përplasje fizike mes deputetëve në Parlamentin e Bullgarisë



Në Parlamentin e Bullgarisë ka ndodhur një situatë e pakëndshme e cila madje u transmetuar direkt në mediat e atjeshme.

Bëhet fjalë për një sulm fizik që ndodhi mes ligjvënësve nga pozita dhe partitë opozitare, transmeton Telegrafi.

Madje në një moment njëri prej tyre e godet një tjetër më grusht në fytyrë – duke i detyruar të pranishmit e tjerë të ndërhyjnë për ta qetësuar situatën.

Gjithçka ndodhi derisa po debatohej në Parlamentin bullgar për buxhetin – duke nxitur një përplasje pozitë-opozitë.

Në një moment njëri nga deputetët e godet me shqelm një tjetër dhe më pas e vazhdojnë me grushte.

E për ta qetësuar situatën, të pranishmit nxjerrin nga salla deputetin që sulmohet. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Deputetet meksikane kapen për flokësh në Kongres (VIDEO)

Një grup ligjvënësesh gra në Kongresin e Meksikos u përfshinë në një përleshje fizike më 15 dhjetor, me kamerat që transmetuan drejtpërdrejt përleshjen, ndërsa ato i tërhiqnin flokët njëra-tjetrës dhe shkëmbenin grushte. Sherri shpërtheu pasi një grup grash nga Partia e Veprimit Kombëtar (PAN) e krahut të djathtë iu afrua podiumit kryesor të legjislaturës në […]

The post Deputetet meksikane kapen për flokësh në Kongres (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

Zgjedhjet e 28 dhjetorit, KQZ certifikon 1.146 kandidatë për deputetë

PRISHTINË, 10 dhjetor/ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar në mbledhjen e sotme mbi 1 mijë e 146 kandidatë për deputetë nga radhët e 23 subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa 33 kandidatët nga Lista Serbe nuk kanë marrë votat e nevojshme për certifikim.

Nga 23 subjektet politike të certifikuara, 17 janë parti politike, 3 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur.

Kundër certifikimit të kandidatëve të Listës Serbe kanë votuar Sami Kurteshi e Alban Krasniqi nga Lëvizja Vetëvendosje.

Me gjashtë abstenime, dy vota kundër, dhe tre vota për është refuzuar certifikimi i listës së kandidatëve të Listës Serbe.

Anëtari i KQZ-së nga radhët e komunitetit boshnjak Almir Saiti ka lëshuar mbledhjen e KQZ-së në shenjë proteste ndaj vendimit për certifikimin e kandidatëve për deputetë nga radhët e Koalicionit Vakat, për të cilët tha se ka parregullsi dhe kërkoi që lista të mos certifikohet.

Në këtë mbledhje, KQZ certifikoi vetëm 42 nga 43 kandidatët e subjektit politik Koalicioni Vakat, nga radhët e komunitetit boshnjak, për shkak të pretendimeve se një nga kandidatet nga kjo listë i përket etnisë shqiptare. /KosovaPress/

The post Zgjedhjet e 28 dhjetorit, KQZ certifikon 1.146 kandidatë për deputetë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“60% e parlamentit, analfabetë funksionalë”, pedagogia: Po vrasin gjuhën shqipe

Pedagogia Nora Malaj ka ngritur alarmin në lidhje me përdorimin e gjuhës shqipe nga pjesa më e madhe e deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë. Malaj u shpreh se parlamentarët janë ata që po e vrasin të parët gjuhën shqipe. “Gjuha shqipe në parlament është strukur në një cep dhe ka frikë të dalë. Ka analfabetizëm […]

The post “60% e parlamentit, analfabetë funksionalë”, pedagogia: Po vrasin gjuhën shqipe appeared first on BoldNews.al.

Deputetët e PD-së i kthyen kurrizin, ironia e Ramës: Më mirë shpina sesa fytyra juaj

Kryeministri Edi Rama ironizoi opozitën pasi disa deputetë të PD i kthyen shpinën, teksa ai fliste në foltoren e Kuvendit. “Dhe të ankoheni për ligjin dhe të më ktheni mua kurrizin sikur nuk shkon. Më mirë shpina se fytyra juaj. Jam thellësisht i prekur nga konstatimi i zotit Noka, i cili akuzoi kryetarin e kuvendit për besnikëri të tepruar ndaj kryetarit të partisë, ndërkohë që Noka e ka…

Source

Deputetë të rinj shqiptarë, takim me parlamentarë britanikë

TIRANË, 18 nëntor /ATSH/ Në Kuvendin e Shqipërisë u zhvillua një takim i përbashkët mes deputetëve shqiptarë, kryesisht anëtarë të Klubit të të Rinjve dhe ligjvënës të zgjedhur për herë të parë, me dy parlamentarë britanikë, Martin Vickers, deputet konservator dhe kryetar i Grupit Ndërpartiak për Shqipërinë dhe Kosovën, si edhe John Grogan, ish-deputet laburist dhe ish-kryetar i po të njëjtit grup.

Deputetët e shumicës dhe opozitës shfaqën interes të përbashkët për të mësuar nga modelet më të mira britanike, veçanërisht në forcimin e lidhjes me zonat e tyre elektorale dhe rritjen e transparencës së punës parlamentare.

Gjatë diskutimeve u trajtuan tema me rëndësi si pjesëmarrja e të rinjve në politikë, mekanizmat e mbikëqyrjes, përfshirë kontrollin pas miratimit të ligjeve, si dhe rëndësia e dialogut dhe bashkëpunimit ndërpartiak.

Sesionit iu shtuan perspektiva të vlefshme nga folësit britanikë dhe më pas një debat i hapur me deputetët shqiptarë, duke krijuar një atmosferë konstruktive shkëmbimi idesh.

Ky takim shënoi një hap të rëndësishëm në thellimin e bashkëpunimit parlamentar mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke nxitur dialogun dhe partneritetin ndërinstitucional.

/gj.m/j.p/

The post Deputetë të rinj shqiptarë, takim me parlamentarë britanikë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gratë deputete të opozitës, kërkese Presidentit Begaj: Mos dekreto ligjin për barazinë gjinore

Deputetet e opozitës i janë drejtuar me një kërkesë zyrtare Presidentit të Republikës, që të kthejë për rishqyrtim në Kuvend ligjin për barazinë gjinore. “Ju kërkojmë që të paktën një herë të vetme gjatë ushtrimit të detyrës tuaj si President i Republikës, të ngriheni në lartësinë e detyrës, të ndaloni përçarjen, deformimin, denatyrimin dhe të ndiqni edhe këshillat e komuniteteve fetare…

Source

Rama mbledh deputetët e Tiranës në selinë e PS

Kryeministri Edi Rama raportohet se do të mbledhë deputetët e Tiranës në selinë e Partisë Socialiste, në orën 19:00. Nuk bëhet ende e ditur se përse është thirrur kjo mbledhje. Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese vendosi rrëzimin e dekretit të Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e pjesshme lokale në Tiranë, si dhe rrëzoi shkarkimin e Erion […]

The post Rama mbledh deputetët e Tiranës në selinë e PS appeared first on BoldNews.al.

SOFT NEWS – Deputetja gjermane fjalim historik në Bundestag me një… foshnjë në duar

BERLIN, 24 shtator /ATSH-DPA/ – Ligjvënësja gjermane, Hanna Steinmuller po nxit për një pjesëmarrje më të madhe të fëmijëve në jetën e përditshme, pasi u bë anëtarja e parë e parlamentit që iu drejtua Bundestagut, ndërsa mbante një foshnjë në duar.

Steinmuller, nga Partia e Gjelbër, po mbante djalin e saj të vogël kur mbajti një fjalim në Bundestag.

“Kjo nuk ishte e planifikuar”, tha Steinmuller për gazetën ”Tagesspiegel”.

“E solla djalin tim vetëm sepse po flinte. Mendova, nëse ia kaloj një kolegu tani, do ta zgjoj”, shtoi ajo.

Steinmuller, 32 vjeçe, vlerësoi presidenten e Bundestagut Julia Klockner për lejimin e ligjvënësve që të sillnin fëmijët e tyre në sallë kur ata ende ushqehen me gji.

Megjithatë, e marta shënoi herën e parë që një ligjvënëse iu drejtua seancës plenare ndërsa mbante një foshnjë.

Steinmuller i tha ”Tagesspiegel”-it se ishte e rëndësishme për të të tregonte se fëmijët janë pjesë e jetës së përditshme.

Ajo tha se pritshmëria e përbashkët mbetet që kujdesi për fëmijët të mund të organizohet gjatë gjithë ditës.

“Por, shumë njerëz nuk janë në gjendje ta bëjnë këtë, veçanërisht prindërit beqarë”, theksoi ajo.

“Ne besojmë se qeveria duhet të flasë më shumë për miliona njerëz që duhet të balancojnë punën dhe kujdesin për fëmijët çdo ditë”, postuan në mediat sociale të gjelbrit, të cilët janë në opozitë.

Ata vunë në dukje rëndësinë e të paturit udhëheqës politikë që e dinë se çfarë do të thotë të kujdesesh për një fëmijë./  a.jor.

The post SOFT NEWS – Deputetja gjermane fjalim historik në Bundestag me një… foshnjë në duar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përjashtimi i deputetëve nga Kuvendi/ Berisha: Do t’i përgjigjemi ‘dhëmb për dhëmb’ qeverisë

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën ka vendosur të përjashtojë për 10 ditë nga seancat plenare dy deputetët e Partisë Demokratike, Gazment Bardhin dhe Fidel Krekën. Vendimi ka sjellë reagimin e menjëhershëm të kreut të PD-së, Sali Berisha, i cili gjatë një konference për shtyp paralajmëroi se opozita do të kundërpërgjigjet me të gjitha format […]

The post Përjashtimi i deputetëve nga Kuvendi/ Berisha: Do t’i përgjigjemi ‘dhëmb për dhëmb’ qeverisë appeared first on BoldNews.al.

Menaxhimi i fondeve të BE-së, eurodeputetët përfundojnë misionin në Mal të Zi dhe Shqipëri

TIRANË, 18 shtator/ATSH/ Një delegacion nga Komisioni për Kontrollin Buxhetor, i udhëhequr nga kryetari Niclas Herbst, ka përfunduar një mision në Mal të Zi dhe Shqipëri, duke shqyrtuar masat ekzistuese për mbrojtjen e fondeve të Bashkimit Europian.

Eurodeputetët vlerësuan ngritjen dhe funksionimin fillestar të mekanizmave të rinj të kontrollit dhe auditimit të krijuar në kuadër të Mekanizmit për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor (RGF), i cili synon të garantojë menaxhimin e shëndoshë financiar të fondeve të BE-së.

Pas vizitës, Herbst tha se “RGF është një mundësi historike për Ballkanin Perëndimor, por suksesi i tij varet nga besueshmëria dhe qeverisja e fortë”.

“Gjatë misioneve në Mal të Zi dhe Shqipëri, ne vlerësuam nëse ekzistojnë themelet për menaxhim të shëndoshë financiar, auditim të pavarur dhe një qasje me tolerancë zero ndaj mashtrimit dhe korrupsionit. Mali i Zi mbetet pararendës, megjithatë të dy vendet kanë përparuar me përafrimin e kornizave të tyre ligjore dhe institucionale me standardet e BE-së, veçanërisht në shtetin e së drejtës, luftën kundër krimit të organizuar, rikuperimin dhe konfiskimin e aseteve, si dhe luftën kundër pastrimit të parave. Diskutimet me ministritë e financave dhe koordinatorët e RGF-së konfirmuan se mekanizmat për kontrollin e brendshëm dhe auditimin janë krijuar dhe funksionojnë”, u shpreh ai.

Megjithatë, sipas eurodeputetit Herbst, mbeten ende shqetësime serioze mbi faktin se si do të përdoren fondet e RGF-së.

“Sfidat përfshijnë korrupsionin e rrënjosur, krimin e organizuar, rreziqet e prokurimit me vonesa kronike në infrastrukturë, organet mbikëqyrëse që përballen me trysni politike, ndjekjen e dobët gjyqësore me gjykata të mbingarkuara, margjinalizimin e shoqërisë civile, keqpërdorimet e fondeve në të kaluarën në Shqipëri, si dhe mbështetjen me tepri të Malit të Zi te turizmi dhe pasuritë e paluajtshme. Rruga nga miratimi i rregullave të BE-së deri në ndërtimin e një kulture llogaridhënieje është e gjatë”, theksoi ai.

Eurodeputeti Herbst shprehu bindjen se në dy deri në tre vitet e ardhshme, Mali i Zi dhe Shqipëria do të tregojnë rezultate të prekshme duke i kushtuar burime zbatimit, duke siguruar pavarësinë gjyqësore dhe të auditimit, si dhe duke mundësuar pjesëmarrjen e shoqërisë civile.

Ai siguroi se Parlamenti Evropian do ta monitorojë nga afër zbatimin, pasi është në lojë besueshmëria e vetë procesit të zgjerimit të BE-së.

Vizita u zhvillua më 16-18 shtator në Mal të Zi dhe Shqipëri, ku u takuna me përfaqësues të qeverisë dhe zyrtarë përgjegjës për menaxhimin dhe mbrojtjen e fondeve të BE-së, me përfaqësues të shoqërisë civile, si dhe vizituan vendndodhjen e një projekti të financuar nga BE-ja.

/m.m/j.p/

The post Menaxhimi i fondeve të BE-së, eurodeputetët përfundojnë misionin në Mal të Zi dhe Shqipëri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vokshi: Krimi ka futur mbi 20 deputetë në Kuvend, janë përfaqësues të karteleve

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, e ftuar në Syri tv, akuzoi ashpër kryeministrin Edi Rama se po vendos një regjim pa llogaridhënie, përmes emërimit antikushtetues të një ministreje digjitale, ‘Diella’, që sipas saj është një fasadë për të fshehur korrupsionin dhe për të shmangur çdo përgjegjësi ligjore. Vokshi deklaroi se qëllimi i vërtetë i […]

The post Vokshi: Krimi ka futur mbi 20 deputetë në Kuvend, janë përfaqësues të karteleve appeared first on BoldNews.al.

Betohen 138 deputetë të rinj të Kuvendit, dy heqin dorë nga mandati

TIRANË, 12 shtator/ATSH/ Pas miratimit të mandateve të fituara dhe listës emërore të deputetëve për secilën parti politike nga Komisioni i Përkohshëm i Verifikimit të Mandateve, 138 deputetë të Legjislaturës XI të dalë nga zgjedhjet e 11 majit u betuan sot në Kuvend.

Ndërsa dy deputetë të zgjedhur më 11 maj, Tom Doshi dhe Sabina Jorgo, nga Partia Socialdemokrate, kanë paraqitur ditën e sotme pranë Komisionit shkresën për heqjen dorë nga mandati.

Deputetja Milva Ekonomi, përfaqësuese e Komisionit të Përkohshëm të Verifikimit të Mandateve, informoi se Kuvendi brenda 30 ditësh do të njoftojë KQZ-në për vakancën e krijuar pas kërkesës për dorëheqje të dy deputetëve.

Në seancën parlamentare të orës 17:00, deputeti socialist i qarkut të Vlorës, Vasil Llajo, lexoi formulën e betimit të deputetit, ndërsa të gjithë deputetët u përgjigjën: “Betohem!”.

“Betohem me nderin tim se do të kryej me ndërgjegje detyrën si deputet i popullit në Kuvend, do të përfaqësoj denjësisht popullin, do t’i bindem Kushtetutës dhe ligjeve, do të mbroj lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë, do të respektoj dhe do të mbroj të drejtat dhe liritë e shtetasve dhe do të punoj me të gjitha fuqitë e mia për përparimin e atdheut dhe mirëqenien e popullit tim”, u betuan deputetët.

Në këtë legjislaturë të re, 83 mandate do t’i ketë Partia Socialiste, 50 mandate koalicioni “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, 3 mandate Partia Socialdemokrate, 2 mandate Partia Mundësia, 1 mandat “Shqipëria Bëhet” dhe 1 mandat Lëvizja Bashkë.

Nga 138 deputetë që u betuan sot në Kuvendin e Shqipërisë, 71 prej tyre ulen për herë të parë në karrigen e parlamentit.

Të zgjedhurit vijnë nga profesione të ndryshme: nga drejtësia, nga ekonomia dhe të tjerë u përkasin fushave si mjekësia, shkencat natyrore, sociale, politike, po ashtu edhe nga inxhinieria, arti e sipërmarrja.

Kuvendi vijoi punimet me votimin e kandidaturës së Niko Peleshit, deputet i Partisë Socialiste, për Kryetar të Kuvendit.

Gjatë betimit të deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë Foto: Flor Abazaj, Andrin Hoxha
1 nga 18

/r.e//a.f/

The post Betohen 138 deputetë të rinj të Kuvendit, dy heqin dorë nga mandati appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Betohen 138 deputetë, heqin dorë nga mandati 2 të zgjedhurit e PSD

Pasditen e kësaj të premteje, 12 shtator, bënë betimin deputetët e rinj të këtij Kuvendi, të dalë nga zgjedhjet e 11 majit 2025. 138 deputetë dhanë betimin e tyre, ndërsa 2 të tjerë, Tom Doshi dhe Sabina Jorgo, hoqën dorë nga mandati i tyre. Seanca u drejtua nga Vasil Llajo, si deputeti më i vjetër […]

The post Betohen 138 deputetë, heqin dorë nga mandati 2 të zgjedhurit e PSD appeared first on BoldNews.al.

❌